Kthehu   Kreu > D2 > D2L
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 8.9.2008, 10:45   1
Haki Kola
 

Punim Gjurmėt e kanunit tė gjelbėr


Nga Haki KOLA

Rrapshi i Hotit i ngjan nje sofre gjigande, ku natyra ka lozur si me format e cuditeshme te shkembit karstik duke krijuar shtyllat e fameshme, pasoje ndoshta e erozionit te shkembit nga era e fuqishme, ashtu edhe me pejsazhet e mrekullueshme, si te lugines se Cemit, ashtu edhe te kembeve te Velecikut, si nje ure qe lidh luginen e Cemit me ate te Perroit te thate te Shkrelit. Pjese e nje vargu te famshem malor te Bjeshkeve te Nemuna dhe pllajes karstike Velecik Bridash, e ndodhur ne pjesen jugperendimore te vargut ne fjale, ndahet nga Bjeshket e Nemuna me gropen e Kozhnjes dhe ate te Mekzezes (permbi Boge). Mbizoterimi i shkembinjve karbonatike, siperfaqja e sheshte e kurrizit dhe reshje te shumta (rreth 3000 mm ne vit) ndikojne ne zhvillimin kudo te karstit. Tome Curraj, kryetar i Komunes se Kastratit kerkon mendim nga Dr Nehati apo Gjoni e Admiri, te cilet kane hasur ndoshta edhe eksperienca te ngjashme, kur shprehet skeptik per zgjedhjen e duhur ne mbjelljen e arrave, disa fidana vertet model te sapo mbjelle nga ne Rrapsh te Hotit. Argumentat e tij vijne nga pervoja si agronom dhe ai ia ka friken eres se forte e te vazhdueshme qe fryn e merr perpara cdo gje, pengese qe duket se projektuesi e kishte zgjidhur me nje mbeshtetese si tek vreshti me shtylla e tel per cdo fidan, ndersa rezerva e dyte ishte nese mund te rritet arra ne nje shkemb te tille karstik me mungese te theksuar te lageshtires, argument qe zbehej tek shihej nje dru i vjeter shelgu simbol i lageshtire dashjes qe po mplakej e shtohej me te rinj ne krye te ngastres.

Veleciku ngrihet ne jugperendim te pllajes duke arritur ne 1725 m lartesi, dhe ndan si nje kufi natyror karstin e lartesive te Alpeve nga karsti i ulet i Kastratit. Ai ka formen e nje koni te perbere teresisht nga gelqerore me shpate qe ngrihen si mure te larta, teper te karstifikuara ne pjesen e siperme, cka e deshmon si pusi vertikal ne maje te tij ashtu edhe zgavrimet e shumta nper shpate. Shpati jugperendimor zbret pjerrtas ne fushen karstike te Troshanit dhe eshte pothuajse teresisht i mbuluar nga kullotat alpine, te cilat perbejne burimin kryesor per kullotjen e blegtorise per banoret e Kastratit. Shpati verilindor eshte pothuaj i thepisur, ai bie thike mbi Gropat e Vrrinit, dhe deri ne afersi te tyre eshte I mbuluar teresisht nga pyje te larte ahu. Ndersa Gropat e Vrrinit sherbejne si kullota kur pjesa e siperme e malit mbulohet nga bora. Ne mes dy tre rrugekalimeve te mundeshme, vendosim te ndjekim rrugen malore te rrezes se Velecikut per te udhetuar neper fshatin Kastrat drejt Vrithit, Razmes e Shkrelit, ne kerkim te qershive te egra te Kastratit, e pervojes fare te vecante ne administrimin e kullotave si ne Kastrat e ne Shkrel, apo ne zgjidhjet origjinale ne sigurimin e ujit te pijshem per blegtorine, qe ne keto zona te thata shkembore i ngjan nje legjende, plot me histori e gjurme krojesh te thate e ish mullinjsh me uje ku duken vetem gjurmet e gureve. Ndersa i bejme vend ne makine dhe njihemi me nje udhetar vendali qe vinte nga festa e Strelces se Kelmendit, ish punetor i ndermarrjes se kullotave ne kohen kur keto ndermarrje i administronte shteti, shohim muret e pafund, te ndertuar ne menyre te palexueshme, si nje shume e pafund vathash teper te medha, me te cilet eshte ndare i gjithe territori per rreth fshatit. Muret jane rreth 1 meter te larte dhe gjyesem meter te gjere, pergjithesisht ndertuar me kujdes, duke shoqeruar gjate gjithe gjatesise se saj rrugen automobilistike qe shkon drejt fshatit. Hapesira brenda tyre dikur toke shkembore e cveshur vitet e fundit eshte mbuluar nga lajthia, shkoza, lisi e frasheri, qe nga dita ne dite me shtatin e kurorat qe u rriten po i maskojne muret dhe me larmine e ngjyrave te vjeshtes krijojne nje pejsazh ku e kuqeremta me te verdhen perzier me te gjelbren, shkembin e driten e diellit krijojne nje pikture te vecante, gati te pabesueshme. Puna e pare te shkon mendja se muret jane rrenoja kalash e fortifikimesh te vjetra, por e pabesueshmja qendron ne faktin qe kane shtrirje te gjere si dhe guret duken te palidhur me llac. Ndersa e pyesim bashkeudhetarin per arsyen e ndertimit e moshen e ketyre mureve, ai fillon historine e gjate te Kastratit, popullimit mbijeteses dhe te arsyes se ndertimit te tyre. Muret jane te vjetra, pothuaj qe me popullimin masiv te krahines rreth 5 shekuj me pare dhe perfaqesojne evolucionin e marredhenieve ekonomike e sociale me natyren. Cdo ndarje e re e fisit eshte shoqeruar me disa vite pune per reflektimin e saj ne ndarjen e prones. Ato perbejne deshmine e zbatimit te kanunit, por edhe te vullnetit per pune te jashtezakoneshme apo vleresimit te qofte edhe nje pellembe toke.

Ndersa Admiri pyet per festen e Strelces, udhetari na shpjegon se ne malesi pergjithesisht lidhjet e gjakut jane pershtatur me shtrirjen territoriale. Psh nga fisi i Shkrelit u ngul njera kembe e fisit me barqet e veta ne Vrith, tjetra ne Berzhete e treta ne Dedaj dhe vellai i vogel ne Zagore. Keshtu edhe fiset e tjera. Pra fshatrat per rreth kane lidhje te ngushta dhe pothuaj cdo muaj ne nje nga fshatrat ka nje feste, qe duket se vijne nga lashtesia, duke ecur ne udhen e shtepise shtet qe i duhet te kete sa me shume marredhenie me fqinjet. Askush nuk therret askend, por dera eshte e hapur dhe shtepia vleresohet sa me shume njerez ti marrin pjese ne feste. Ky vend ne lashtesi ka qene i gjithe nje mal e pyll i pafund ku pjestaret e fiseve hapnin ara e livadhe kudo qe gjenin vend te pershtatshem. Une nuk jam historian, ata qe u them kam te degjuara. Gjyshi im thoshte shpesh ne kuvendet e gjata qe organizoheshin ne oden e burrave qe cdo fisi ne kete bote pershtypjet e para te jetes i jane paraqitur me eposin, ne librin shume te vyer ku mund te mesojme biografine kombetare po ashtu sic e mesojme nga keto mure qe shohim deshmi te mbeturinave kanunit per pyllin e kulloten si dhe te marredhenieve tona pronesore pra te kultures sone materiale. Sic duket me shtimin e popullsise e te nevoajve, lufta per mbijetese llogaritej ne faktin se sa mund ti merrej natyres, fakt qe kurre nuk i beri njerezit te kujtonin se sa pylli e kullota mund ti jepnin ato qe u kerkohej. Keto toka hynin ne perdorim personal megjithese baza e tyre mbetej e perbashket, pasi e drejta qe jepte kanuni, mbronte bazen e perbashket jo vetem te kullotave, por edhe te tokes bujqesore qe perdorej per te kultivuar kultura te ndryshme kryesisht dritherat. Nga perdorimi i gjate dhe kalimi per trashegim nga nje brezni ne tjetren ?toka e xane? sic quhej toka e re, mori gjithnje e me teper tiparet e prones private. Ndersa dalim nga lugina ne ane te shpatit, per cdo here shpaloset Liqeni e Shkodres, fusha e bregdeti qe na kthen ne realitetin e se perditsdhmes, qe sikur te humbet kur mbetesh brenda ishullit te izoluar ne mes muresh qe kryqezohen e ndajne e ndajne vazhdimisht.

Turqit na thote Pashku sipas dokumenteve qe u referohet shkencetari shkodran Rrok Zojzi, per disa shekuj nuk arriten te hyjne ne Kastrat. Duke pushtuar fushen ata i mbyllen banoret ne luginat e maleve duke e penguar zbritjen e tyre ne kullota dimerore. Kjo mendohet te kete qene arsyeja qe malesoret u detyruan ti drejtohen shpatmalit shkembor e te tentojne ta bindin qe te prodhoje buke. Ne hapat e pare duket se lufta nuk ka qene vetem me shkembin por edhe me trungun e rrenjet e lisave, si dhe me punen raskapitese per shkuljen e kercunjve te tokes se pyllit, - ne deshiren e perjeteshme per te shkundur nga krahet tralisjen roberonjese te shkaktuar nga kercenimi i nje kurore gjigande qe rrinte mbi koke, nga perplasja monotone e degeve, ne shqetesimin e perjetshem te ndjelle nga afersia e strofullave te arinjve, te limereve hajduteve apo te pushtuesve qe trokisnin dite pas dite si dhe nga halucionet e djajve- ne kerkesen dhe nevojen per te shpetuar nga tutoria e pyllit, pasi liria dhe dielli nga malesoret duheshin shume me teper se nje jete e qete, sado te mira qe te kete patur ajo. Por duhej edhe forazh edhe ai nga shkembi, hiq gure e bej mure filloi rrethimi i kullotave per ti perdorur si livadhe qe kositeshin per te bere barin e dimrit, i cili parapushtimit turk sigurohej duke shtegtuar ne pjesen fushore, ne fushat e Shkodres e Lezhes e deri ne Ishem. Shkaqet historike dhe kerkesat per buke na kane detyruar ti shtyjme me tutje muret e pishave dhe lisave gjigande. Nganjehere te shkon mendja se me kete qendrim fillimisht humben te gjithe druret e Bjeshkeve te Nemuna, ku me pas u largua edhe uji, e pasardhesit e Mujit e Halilit zbriten me poshte.Por edhe me vone asgje nuk ndryshoi nga renia ne qafe e pyllit, kur ai u paksua aq shume sa qe mund te ecesh ne zona te tera te cveshura, ne alpet qe ne lashtesi ishin streha ne e sigurte e pyjeve gjgande. Duhet folur me shpesh per gabimet qe kemi bere duke tentuar qe me dhune ta kthejme malin ne fushe e ta detyrojme qe ne vend te drureve te prodhoje buke. Perseritja e ketyre gabimeve mund te ndikoje keq ne mireqenien e brezave qe do te vijne. Le te merremi vesh pyllin nuk e kane kursyer as ne zonen fushore te vendit. Ai eshte prere qe nga Shkodra e deri ne Vlore. Problemi eshte qe alpet jane edhe vendburim i ujrave. Brenga e shkretimit dhe ilaci i sherimit kane bashkejetuar. Ne keto 15 vjet eshte prere pothuaj I gjithe pylli I larte. Ai shkoi jashte per elemente, ndonjehere u shit edhe per hic. Une them se fajtor ishte shteti. Ai perpoq qe te mbante nje kembore qe nuk mundi ta tunde. Neve po na erdhi per mbare, pasi duke e quajtur te shtetit, ne prerje u perfshi pothuaj cdo familje. Shume pak fituam e shume humbem, por kjo ndodhi kudo. Nese shteti do te na e kishte njohur, pasi gjithkush e din se ai eshte me pare I joni dhe me pas ne bashke me te jemi te shtetit. E preme se e quajtem si te huajin dy leke I fituam, por jashte mase jemi demtuar. Ne nuk eshte se jemi shkaterrues. Keto mure per mua paraqesin kujdesimin deri ne dhimbje per token qofte edhe kur ajo eshte shkembore. Une nuk i di prapesite qe kane bere te paret me pyllin, por une shoh se sot cdo familje ruan qofte edhe filizin me te vogel. Nese doni ta shikoni me syte tuaj thote shoferi i sherbimit pyjor te koplikut, shkoni ne Vrith e takoni Prek Milajn. Ai ka vite qe punon. Me siguri edhe sot aty e keni, kur te kalojme ne rrugen qe ndan Vrithin nga Razma, me siguri qe do ta shohim duke punuar, hequr e sistemuar gure e zgjeruar kulloten. Por jo vetem kulloten, ai ruan edhe cdo bime tjeter, te cilat po hedhin shtat e duke se neser do te behen lisa te rritur.

Nese dikur halli na detyroi te donim me shume kulloten e token e bukes se sa pyllin, ne jemi ne gjendje ti ngjajme kohes e te vlersojme ate qe bejne fqinjet tane, Mali I zi, Kroacia apo Sllovenia. Nese leverdia eshte tek pylli ai do te shtohet edhe tek ne. Por nese ne keto mure ne I kemi te ndare perdoruesit, ka edhe shume gjera te tjera qe nuk mund te zgjidhen me vetem nga kanuni. Ai e ka bere te tijen. E kemi zbatuar sic dijtem dhe konflikte nuk kemi. Tani rradhen e ka ligji qe duhet tu pershtatet kushteve, te njohe ate qe trashegojme nga kanuni, por te shkoje edhe me tej. Ligji duhet te krijoje kushte qe pylli ajri e pejsazhi yne i bukur te shendrrohen ne mall e vlerat e tyre te testohen ne treg. Ne malesoret jemi gati. Nese kjo do te kishte ndodhur me fitoren e demokracise, pylli i larte nuk do te ishte demtuar. Ai do te ishte trajtuar sipas vendimeve qe do te merrte pronari real ne konsulence me inxhinieret, dhe motosharrat qe kane zhurmuar gjithe keto vite duke prere malin do te ishin perdorur per ti sherbyer si pyllit dhe Kastratit. Sidoqofte me mire vones se kurre. Sa me shpejt qe te permiresohet ligji aq me mire do te jete per ne dhe
per pyllin...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.9.2008, 10:51   2
Haki Kola
 

Punim Plaku dhe Mali


Fshati ka zene ne menyre te crregullt pothuaj pjesen me te madhe te pllajes.Rruget e rrugicat te cojne si ne bahcet me peme nga me te ndryshmet ashtu edhe drejt kullave tradicionale e banesave te reja te shperndara anes arezave te vogla ngritur afer shpateve te rrethuar me mure.

Pothuajse u jemi afruar nje kopeshti rreze pyllit, ku ka vertet shume lloje pemesh, nje si stad kalimtar midis zabelit e bahces, ku Pashku na kallezon qershive te egra. Ndersa perpiqemi te dallojme qershite realisht te egra qe perdoren zakonisht si nenshartesa, te cilat na zhgenjejne me trupin e deformuar e te degezuar, takohen edhe hibride gjysem te eger me trup piramidal me kurore te bukur, te cilat duken si me te pershtateshme per tu rekomanduar qe te zevendesojne akacien e te jene si pioneret qe mund te perdoren ne te ardhmen per pyllezime. Tek perpiqet qe te beje sa me shume fotografi e matje, Gjoni pyet Pashkun nese e mban me ne fshat pushtetin e dikurshem bajraktari. Nderkohe bashkeudhetari qe vazhdon te na shoqeroje kembengul te futemi ne shtepi te tij, ai shpjegon qe deri vone ne marredheniet fisnore bajraktari thjeshte mbante pecen. Por funksioni i tij behet i rendesishem ne fillim te shekullit te XIX kur Turqia, duke shfrytezuar traditat e vendit, nderroi taktike e filloi te ndikonte duke krijuar xhibalin, duke arritur te nderhynte e influencoi pleqerine edhe ne kanun dhe megjithese dihej se bajraktari ishte vellai i trete, me ndihmen e qeverise filloi te merrte pushtetin e fisit. Megjitheate bajraktari nuk arriti ta shpjere bajrakun turk ne Malesi, zhduku pecen e vjeter dhe mbeti bajraktar pa bajrak. Me mbeshtetjen qe mori nga Turqia, arriti te hynte ne pari dhe dalengadalete zevendesonte parine e cila shkoi drejt harreses. Me pare u zhduk plaku i fisit, me vonet kreret e medha. Bajaraktari si pasardhes i djalit te trete, zinte nje vend te trete ne kuvend, ne te lare te duarve vecanerisht ne festat e fshatrave, ne sofer etj. Me influencen qe mori, ne Kastrat vetem streha e bajraktarit zuri vend te pare.

Eshte kjo periudhe pajtimi me qeverine turke qe sipas dokumenteve te Zojzit, disa blegtore, duke perfituar nga pushtuesi siguruan kullota te gjera dimrore ne fusha te ulta bregdetare dhe krijuan kope te medha dhensh, qe filluan tjua jepnin partnereve me interesa e perfitime. Keto marredhenie u krijuan vetem ne fusha e ne kullota dimrore, te cilat perdoreshin si mall i huaj vetem me qellim perfitimi, pa rregulla e mure. Kjo te sjell ne mendje ndryshimin e madh te perdorimit e degradimin e kodrave per rreth Lezhes e Shkodres si dhe mbi perdorimin e maleve per rreth fushes se Torovices.

Ndersa kalojme shtepine e dasmes, ku shohim vargje njerezish te veshur ne menyre festive qe hyjne e dalin, Admiri pyet per funksionimin e shoqates se perdoruesve te pyjeve e kullotave dhe nese mbledhjet apo vendimet qe merren nga shoqata ngjajne sadopak me kuvendet e dikurshme te Kastratit. Pashku, kryetar i shoqates e sheh qe i duhet ti marre fjalen bashkefshatarit te tij, qe mezi ndahet duke kembengulur te na dergoje ne shtepi. Brez pas brezi vazhdon Pashku vullneti perbashket i ketyre shtepive te shperndara, shprehej ne kuvend, pese veta ne paste familja apo 50 veta, ne kuvend perfaqesohej burre per shtepi, pse cdo shtepi perfaqesonte vetem nje pjese ne pronen e perbashket. (Ne rast se tatezoti kishte vdekur e perfaqesonte rregullisht djali i pare).Ne kuvend kishte secili vendin e tij te caktuar dhe nuk mund tja zinte tjetri. Kjo nuk mbeshtetej as ne gjendjen ekonomike dhe as ne moshen, por ne parimin e paralindesise, jo te personave te kohes, por te prejardhjes se tyre. Ne kete menyre uleshin edhe ne sofer ne Malesi te madhe. Ne kuvend , secili kishte te drejte te barabarte, pse secili kishte pjesen e tij ne pronen e perbashket. Vendime te ndryshme te kuvendit formonin normat e ndryshme te kanunit. I tere kanuni qe ne pretendojme se e njohim dhe e kemi zbatuar fshehtesisht ne kohen e komunzimit por mbahemi se e vazhdojme haptazi tani, eshte nje permbledhje normash te vendosura ne kuvende te ndryshme te mbajtura gjate shekujsh. Ne qofte se shkelej kjo demokraci e merrte fund mareveshja brenda fisit, pas kesaj vinte ndarja: -secili merrte barkun e pronen e tij dhe dilte fis me vehte. Ndarja behej nga lart poshte: me pare ndahej prona e perbashket ne aq pjese sa djem pati tatezoti i pare, pastaj pjesa nendahej ne sa djem kishte tatezoti i dyte e keshtu deri ne fund. Cdo ndarje shtonte muret ne kullota, nje pune ku merrnin pjese burrat e kerkonte vite te perfundohej. Muri ndante, kulloten pyllin e arat, kishte rregulla per te lene rruget, hyrjet e daljet, por uji qe ishte problematik nxirrej nga puse qe hapeshin ne vende ku secili mund ta perdorte.

Qe ta mbyll fjalen thote Pashku, me duket se jemi larg kuvendeve e kanuneve te dikurshme. Te kuptohemi, fshati nuk eshte me ai I dikurshem, ligji eshte perzier me kanunin, ju te pyjeve keni futur edhe planin e mbareshtrimit. Edhe me pyjoren kemi disa probleme. Poshte Rrapshit te Hotit jane rreth 700 hektare pyje te kastratit qe pyjorja nuk I jep. Ne komunen tone, shkencetaret si Ahmet Osja e te tjere thone se prodhohet sherbela me e mire ne bote. Ajo kerkohet dhe can ne tregjet e botes. Por ligja e bimeve medicinale nuk ia njeh kete te drejte shoqates. Ta kam fjalen, se nuk eshte e lehte te besh mbledhje e te marresh vendime, kur ato nuk mund te zbatohen. Nese shteti nuk i unifikon ligjet, dhe nuk na e njeh ligjerisht, kete toke qe ne e kemi perdorur historikisht, eshte me mire te mos mblidhesh ne kuvend se sa te mblidhesh e te thuash te paverteta.

Nje plak i mocem perpiqet te shmange delet e te hape rrugen makines. Ndersa takohemi e prezantohemi e pyesim per historine e mureve te Kastratit. Muret thote ai jane ndertuar nga halli, kur turqit mbyllen rrugen e shtegtimit per ne fushe. Blegtoret e pare qe erdhen te themi ne para pese apo gjashte shekujsh, ishin Dedlit qe u shtuan e arriten ne rreth 500 familje, qe gjithmone jane konsideruar te ardhur, prane tyre banonin Jeranet me afro 100 familje me te cilet Dedlat mbaheshin si nip e bije, ndersa te vendit ne Kastrat konsiderohen rreth 80 familje, te perfaqesuara sic tregonte gjyshi im nga tre fise Petrajt, Palajt e Tetajt qe konsiderohen si banore te hershem. Keto tri shtresa te ndryshme lidheshin vazhdimisht me krushqi me njera tjetren, aq sa te tria kane raporte aferie nip-daje, prap se prap kane edhe diferencimet dhe here pas here ndahen nga njeri tjetri, per arsye te prones qe nuk e kishin te perbashket, si dhe te disa te drejtave te fituara ne menyra te ndryshme historikisht mbi njeri tjetrin.

Pra brez pas brezi tregohet se ne nje kohe te lashte ne kete vend banonte nje popullsi tjeter, me vone u shtua nje popullsi e re, e cila ta don mendja te kete qene nomade dhe me vone kane ardhur grupe te reja popullsie qe jane ngulitur prane tyre.

Tek blegtoret endacake te dikurshem si prone e perbashket duhet te kete qene vetem tufa e dheneve kurse me vone duhet te jete shtrire edhe mbi kullotat. Te gjitha legjendat qe tregohen per fise te ndryshme tregojne se te paret e tyre qene pronare tufash, por qe nuk kishin kullote e silleshin andej kendej duke kerkuar ushqim per tufat e tyre. Legjendat lidhen pastaj me te drejten qe kishte fisi mbi tufen duke vene theksin se fillimisht e drejta e ndarjes nuk njihej. Megjitheate delet qene te parat qe kaluan ne prone private. Ndersa format e bashkesise se kullotave vazhduan jeten e tyre deri ne ditet tona, vecanerisht ne kullotat verore. Kur prona e fiseve filloi te perfshinte edhe kullotat fiset filluan te behen me te forta pasi karakteri i prones u be me i qendrueshem. Prona e perbashket qe quhej e fisit kishte shenjat e saj dalluese qofte ne kafshe ashtu edhe ne kullota. Kullotat kishin kufinje te caktuar qe ne raste te shumta ishin ?kufij gjaku? si deshmi lufterash ne mes te fiseve per zoterimin e tyre. Brenda kullotave te fisit , qe per te evituar konfliktet e metejshme por edhe per te shtuar numrin e gjese se gjalle qe mund te kullosnin, filluan te pastroheshin nga guret, e nderkohe per te evituar konfliktet guret vendoseshin me kujdes ne formen e mureve qe ndanin me fisin tjeter, ndonjehere ndare nga i njejti zjarr. Brenda murit kullosnin vetem kafshet me shenjat dalluese te fisit si psh nje vesh i prere etj. E drejta e trashegimise mbi pronen e perbashket ishte per cdo anetar te fisit. Ai e deshmonte kete te drejte duke vertetuar prejardhjen nga tatezoti, i pari qe la ate prone qe mbeti e pandare. Preardhja deshmohet me ane te emrit, mbiemerit dhe gjenealogjiese.

Cdo anetar i fisit ka emrin e vet vetjak, perdor si mbiemer emrin e bababit, te gjyshit e katragjyshit

Ne malesin e Shkrelit e Kastratit secili e dinte permendesh vargun e brezave qe e lidhte me babain e pare. Psh ne fisin e Hotit zinxhiri shkonte nga Kole Pashkja, I Pashko Markut, Mark Zefit, Zef Marashit, Marash Ucit., Uc Mehmetit, Mehmet Gjonit, Gjone Leks, Leke Marashit, Marash Brules, Brule Vuksanit, Vuksan Pepes, Pepe Cekut, Ceke Jungjit, Jungj Geges, Gege Lazrit, Lazer Kecit, Kec Pantes etj, tek I cili qendronte pasi ishte babai I pare nga kishin trasheguar pronen. Emri mbiemri e breznite kishin rendesine e dokumenteve te sotme te trashegimise per te vertetuar pronen.

Prej fisit te Kelmendi llogariten rreth 50 mije te shperndare ne troje te ndryshme.Kec Panta baba i pare i Hotit largohet 18 breza, qe i bie ta kete fillimin ne shekullin e XIV.

Ky kolektiv njerezish qe mbeshtetej mbi nje prone te perbashket zuri te zgjeronte territorin dhe duke u spostuar per ne periferi. Boga eshte e fisit te Kelmendit, por u shkeput nga trungu i fisit kaloi vargun e Maleve, duke u vendosur me se nje dite larg, po ashtu Shkrelesit u larguan me shume se tre dite nga djepi i fisit te tyre.

Megjithese u larguan ne distanca te largeta, ruajten te drejten e prones se perbashket si dhe traditat e perbashketa. Psh Shkrelesit kudo ndodheshin ne Gryke Lugje, apo ne Shtoj te Ulqinit, Ne Breg te Matit apo ne breg te Ishmit e konsideronin te veten token e Shkrelit dhe ruanin traditat te perbashketa me Shkrelin e vendit

Por pas largimit ata ne disa raste hyjne ne marredheniet me fiset e vendit ku vajten dhe ndersa nje pjese qendruan shqiptare nje pjese e tyre u sllavizuan.Mendohet se megjithekete ata ruajne idene e nje prejardhje te perbashket.

Ndersa ktheheshim drejt Razmes, silueta e Prekes dallohej qarte ne horizont. E thirrem nga larg, por zeri humbiste honeve e Preka vazhdonte punen e filluar vite me pare. Vendosem te mbaronim pune ne Razem e kur te ktheheshin ne Vrith te takonim e bisedonim me Preken. Ne buzembremje ai vazhdonte me ritem te avashte te filluar vite me pare. Ndersa delet vazhdonin te kullosnin ne nje parcele te rrethuar ne krahe, Preka i zhgulte e stivoste guret, ne forme piramidash te vogla. Masivi shkembor te krijonte pershtypjen e pafundesise se gureve. Kjo nuk e shqetesonte Preken qe me levizje te ngadalta e ngrinte qysqine dhe godiste ne plasaritjet e shkembit gelqeror, duke shfrytezuar shtresat dhe alterimin e tyre nga dielli uji e akulli. Delet brenda murit matane me duket se jane tuajat i them une, e ti po punon jashte mureve. Ashtu eshte me thote, kete pjese e kemi blere vitet e fundit dhe duhet pune per ta pastruar, eshtuar druret e barin. Besoj eshte e lodheshme, gjithe diten lufte me gurin vecanerisht per moshen tuaj thote Nehati. I kam kaluar te 87 tat pergjigjet qete Preka, por ndjehem mire e njeriu nje pune do e beje.

Pune e veshtire mbeshtet Admiri, po halli te detyron e kjo eshte realisht lufte per te mbijetuar, por edhe nje forme e permiresimit te pyllit e kullotes qe rralle e has ne libra. Ndoshta ju nuk e besoni nderhyn tekniku i zones pyjore, por Preka nuk e ben kete nga halli. Djemte e tij jane kapur fare mire, kane disa shtepi edhe lokali ne qender te fshatit eshte i tyre. Djemte i flasin vazhdimisht qe nuk ka moshe per kete pune e as nevojen nuk e kane per kete pune te lodheshme shton ai. Preka kembengul se e ben me deshire kete pune, pasi ne cdo gur qe heq, na tregon ai, shtohet bari, lulet por edhe dushku e frasheri duket sikur po vine dora dores.

Une nuk mund te rri gjithe diten duke pare cfare ben delja, lopa apo kali, bej me deshire ate qe mundem qe guri, bari e druri te zene secili vendin e tij. Kjo me shton kulloten, por edhe me kenaq kur shoh se si shtohen bimet atje ku bashkefshatareve te mij, por as edhe ju shkencetarve nuk u besohet. Une nuk e di se cfare thone librat tuaja, nuk e di as se si e gjykoni punen time. Por une e di se parameje kete qe bej une e ka bere stergjyshi, gjyshi e babai, ndoshta ne kushte shume me te veshtira se tani. Ky eshte vend i thate e i veshtire, por nese edhe te tjeret do te bejne ate qe une bej, bimet do te shtohen, dielli do te djege me pak, por edhe shi e lageshtire do te kete me shume. Gjoni i kerkon qe te marre qysqine per ti bere nje fotografi tek shgul guret e I stivos ata. Preka e merr me qejf qysqine dhe vazhdon ne ritmin e tij. Megjithese fotografimi mbaron shpejt ai vazhdon me ritmin e tij te ngadalte e njekohesisht vazhdon biseden me Gjonin. Djemve te mij nuk u pelqen ajo qe bej une. Kane edhe nje hall tjeter. Se mos kalimtaret e komshinjte i shajne, qe e kane detyruar te atin ne kete pune. Por asnjeri nuk me beson, ndoshta as ju, qe une nuk mund te mbyllem brenda, une nuk mund te behem tani shites, as te rrij e te shoh djemte se si sherbejne ne lokal apo ne dyqan. Une bej ate qe me pelqen, fshati e djemte e mij duhet te kuptojne qe kur kerkojme me shume drure, bar e gjethe per syrin tone, apo per gjene e gjalle, ne duhet te dijme, por edhe te punojme qe bimet te shtohen. Ne duam qe gjeja e gjalle te shtohet, te na jape mish e qumesht, por duhet te shohim edhe hallet e bimeve. Gjeja e gjalle nuk mund te ushehet me gure. Pra guret duhen larguar. Kur eshte e mundur kjo duhet bere. Nese zoti na ndihmon edhe ne duhet te kontribuojme qe ta shtojme ate qe zoti ka ne mendje te na jape. Nese ne duam me shume ajer, me shume bime, qumesht e mish, duhet qe te bejme ate qe mundemi, te largojme guret, qe teoka bari e gjethi te shtohen.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:52.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.