Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Luginė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 12.4.2010, 22:54   21
Citim:
Tirana aplikon viza pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės

Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės kanė reaguar pėr shkak tė aplikimit tė vizave nga ana e shtetit shqiptar.

Nė vendkalimet shqiptare, kryesisht nė Qafė Thanė, qytetarė nga Lugina e Preshevės nuk janė lejuar tė hyjnė nė territorin shqiptar, pėr shkak tė mosposedimit tė vizės hyrėse. Autoritetet kufitare shqiptare i kanė sugjeruar qytetarėve tė Luginės sė Preshevės qė tė pajisen me viza hyrėse nė ambasadėn e Shqipėrisė nė Beograd.

Muhamer. A nga Presheva i cili sot nuk ėshtė lejuar pėr tė hyrė nė kalimin kufitar Qafė Thanė ka theksuar pėr agjencina INA se ėshtė detyruar qė tė kthehej nė shtėpi, pasi qė ėshtė refuzuar nga policia kufitare.

“Mė ndaluan qė tė hyjė pėr shkak se nuk kisha vizė. Deri tani nuk kam pasur njė problem tė tillė, por ata mė njoftuan se vizat do tė vlejnė pėr tė gjithė shtetasit e Serbisė”, ka theksuar Muhamer.A nga Presheva.

Edhe njė grup studentėsh nga Lugina e Preshevės kėto ditė gjithashtu janė ballafaquar me njė problem tė tillė nė pikėn e kalimit kufitar Qafė Thanė.

Komuna e Preshevės pas situatės sė krijuar ka kontaktuar Ministrinė e Jashtme nė Tiranė, e cila ka konfirmuar se do tė hiqet sė shpejti kjo masė lidhur me kėrkesėn pėr vizė hyrėse pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės nė territorin shqiptar.

“Qeveria dhe Ministria e Jashtme shqiptare nesėr do tė mblidhet pėr tė vendos largimin e kėsaj mase administrative aplikim pėr vizė hyrėse nė Shqipėri, vetėm pėr shqiptarėt e luginės sė Preshevės”, ka bėrė tė ditur komuna e Preshevės, kryetari i sė cilės, Ragmi Mustafa ka komunikuar me pėrfaqėsuesit e lartė tė Ministrisė sė Jashtme nė Tiranė. (Besim Ymeri/INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...e40b72c6d&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.4.2010, 22:58   22
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Vijnė djemtė deri nė Qafė-Thanė dhe i dėrgon derri i kuq nė Beograd! Shtet pederastėsh.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.4.2010, 15:16   23
Citim:
Tirana heq vizat pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės

Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė tė martėn miratoi vendimin pėr liberalizimin e regjimit tė vizave tė qėndrimit afatshkurtėr pėr shtetasit e Serbisė.

Sipas vendimit pėrfituesit kryesor janė shqiptarėt e rajonit tė Luginės sė Preshevės

Ne lidhje me procedurat e mėparshme shqiptarėt e Luginės sė Preshevės kanė reaguar pėr shkak tė aplikimit tė vizave nga ana e shtetit shqiptar.

http://www.ina-online.net/default.as...a01f806ea&ln=3

Citim:
Shqipėria heq vizat me Serbinė

Qeveria miratoi sot njė shtesė nė vendim “Pėr pėrcaktimin e kritereve dhe procedurave dhe tė dokumentacionit pėr hyrjen qėndrimin dhe trajtimin e tė huajve nė Republikėn e Shqipėrisė”.

Me anė tė kėtij vendimi, Ministria e Punėve tė Jashtme propozon liberalizimin e regjimit tė vizave tė qėndrimit afatshkurtėr pėr shtetasit e Serbisė.

Kjo masė do tė lehtėsojė lėvizjen edhe tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe tė gjithė shtetasve serbė me kombėsi shqiptare, tė cilėt pėr shkak tė regjimit tė vizave, qė tė hyjnė nė Shqipėri u duhet tė marrin vizė nė ambasadėn shqiptare nė Beograd.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=55822
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.4.2010, 16:06   24
Citim:
Meta: Heqja e njėanshme e vizave pėr Serbinė, favorizim pėr preshevarėt

Tiranė, 15 prill - Vendimi i Qeverisė sė Shqipėrisė pėr heqjen e njėanshme tė vizave pėr shtetasit serb qė udhėtojnė drejt Shqipėrisė ėshtė pritur me reagime nė Tiranė. Ndėrkohė qė ky vendim nga zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Ilir Meta, ėshtė argumentuar, si domosdoshmėri pėr tė favorizuar lėvizjen e lirė tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por zoti Meta nuk shpjegon se pse kjo ndėrmarrje ishte e njėanshme, duke bėrė qė tė pėrfitojnė vetėm shtetasit serbė dhe jo ata shqiptarė, tė cilėt pėr tė shkuar nė Serbi do tė vazhdojnė tė pajisen me viza.

“Kur isha pėr vizitė nė Beograd biseduam rreth heqjes sė vizave me homologun Jeremiē, por pala serbe nuk reagoi rreth kėtyre bisedimeve, kėshtu qė u detyruam tė marrim njė vendim tė tillė pėr hir tė Shqipėrisė evropiane”, deklaroi Ilir Meta.

Por njė vendim i tillė ka ngjallur polemika dhe ka ngritur pikėpyetje edhe nė rrethin e politikanėve dhe historianėve.

Historiani Pėllumb Xhufi e cilėson qesharak justifikimin e qeverisė. ”Asgjė nuk e justifikon qeverinė pėr kėtė vendim po tė kemi parasysh se Beogradi po punon dite e natė kundėr pavarėsisė sė Kosovės dhe po pengon integrimin e saj”, shprehet Xhufi.

Ndėrsa ish-ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, duke iu referuar praktikave tė mėparshme, pohon se pėr shqiptarėt e Preshevės mund tė kishte lehtėsira tė tjera, pa e ndėrmarrė njė hap tė tillė.

“Nuk favorizohen 8 milionė serbė pėr Preshevėn. Ka mėnyra tė tjera pėr t’i favorizuar shqiptarėt e Luginės si nė kufi, apo dhėnie vizash nė Kosovė, Shkup, Beograd etj.”.

Mustafaj thekson se ky veprim ėshtė njė dhuratė e panevojshme pėr Serbinė.

”Heqja e vizave ėshtė njė dhuratė e panevojshme pėr Serbinė. Nuk pėrmirėsohen marrėdhėniet me dhurata”, tha Mustafaj.

Por ndėrsa ish-ministri i Jashtėm ngre dyshime, historiani Pėllumb Xhufi ėshtė i drejtpėrdrejtė nė akuzat e tij kur pohon se njė vendim i tillė po bėhet pėr t'i hapur rrugė biznesit serb, tashmė i deklaruar si i favorizuar nga qeveria Berisha, duke pėrmendur nė ketė pikė biznesmenin Damir Fazliq e Miroslav Mishkoviē.

Qeveria e Shqipėrisė miratoi tė martėn me anė tė njė shtese nė vendimin "Pėr pėrcaktimin e kritereve dhe procedurave dhe tė dokumentacionit pėr hyrjen, qėndrimin dhe trajtimin e tė huajve nė Republikėn e Shqipėrisė".

http://www.koha.net/index.php?cid=1,24,18065
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.4.2010, 23:26   25
Citim:
LDD thyen tabunė e vizitave zyrtare nė Serbi

Preshevė, 16 prill – Kryetari i LDD-sė akademik Nexhat Daci ėshtė pritur me entuziazėm nė Kuvendin Komunal tė Bujanocit, duke u bėrė udhėheqėsi i parė i njė partie politike nga Kosova qė viziton zyrtarisht komunat e Kosovės Lindore tė udhėhequra nga shqiptarėt.

Ardhja e tij nė Bujanoc si pėrfaqėsues politik i Kosovės, i entuziazmoi jashtė mase qytetarėt tė cilėt nė sallėn e Kuvendit Komunal tė Bujanocit e pritėn me duartrokitje, pėr ēka z.Daci u shpreh se ishte i emocionuar, ndėrkohė qė para tė pranishmėve u shpreh se ata do ta kenė gjithnjė pėrkrahjen e tij dhe tė subjektit tė cilin ai e udhėheq.

Kryetari i komunės sė Bujanocit z.Shaip Kamberi duke e falėnderuar z. Daci pėr pranimin e ftesės dhe ardhjen, kėrkoi nga z. Daci, qė edhe pėr interes tė partisė sė tij ėshtė qė tė kontribuojė nė rregullimin e statusit tė qytetarit tė shqiptarėve tė Luginė.

Sa i pėrket integrimit dhe dhėnies sė tė drejtave shqiptare, z.Daci u shpreh se nuk ėshtė i kėnaqur por ėshtė optimist.

“Gjėrat sė shpejti do tė ndryshojnė duke pasur parasysh se nė Kosovė tė drejtat e pakicave janė shumė tė avancuara dhe u shpreh se nė njė tė ardhme tė shkurtėr Serbia do tė mėsojė nga shteti ynė demokratik Kosova”, tha Daci, i cili tha pėr vete se ka thyer tabunė, e cila ekziston nga viti ‘99 dhe se vizitat e tilla nuk do tė ndalojnė kėtu, por ato do tė vazhdojnė nė tė ardhmen edhe nga institucionet mė tė larta tė shtetit tė Kosovės.

Vizita ėshtė bėrė me ftesė tė perfektit tė komunės sė Bujanocit, z. Shaip Kamberi.

http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=56389
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.4.2010, 14:39   26
Citim:
Lugina e Preshevės peng nė raportet mes Kosovės dhe Serbisė

Zgjidhja e problemit tė shqiptarėve nė Lugina e Preshevės, vazhdon tė mbetėt peng si pasoj e mosmarrėveshjeve nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit zyrtar.

Kėshtu konstatuan, pėrfaqėsues politik tė Luginės, gjatė njė takimi me kryetarin e AAK-sė, Ramush Haradinaj.

Riza Halimi, kryetar i Partisė pėr Veprim Demokratik, dhe deputeti i vetėm shqiptar nė Parlamentin e Serbisė, tha se ēfarėdo relaksimi i raporteve nė mes Kosovės dhe Serbisė, do tė ndikonte nė avancimit tė shqiptarėve, tė cilėt jetojnė brenda kufijve shtetėror serb.

“Shumė probleme jetėsore nuk zgjidhen apo shumė ngadalė zgjidhen, pikėrisht edhe pėr shkak tė raporteve ekzistuese nė mes tė Beogradit dhe Prishtinės zyrtare. Ēfarėdo relaksimi nė kėtė plan do tė kontribuonte qė atje probleme tė zgjidhen nė mėnyrė efikase”, thotė Riza Halimi, Kryetar i Partisė pėr Veprim Demokratik.

Jonuz Musliu, kryetar i Lėvizjes sė Progresit Demokratik, tha se zhvillimi i kėsaj pjesė tė banuar me shqiptar, ėshtė i pa mundshėm pa ndihmėn e Prishtinės dhe Tiranės zyrtare.

"Ėshtė nė interes tė Kosovės, por edhe tė Luginės sė Preshevės, qė kjo pjesė e banuar e shqiptar, tė jetė njė vend i sigurt, ku nė fushėn politike, ekonomik dhe sociale tė ndihmohet nga Kosova. Por natyrisht se pa ndihmėn e Prishtinės dhe Tiranės, vėshtirė do ta kemi qė tė t’ia dalim”, thekson Jonuz Musliu, Kryetar i Lėvizjes sė Progresit Demokratik.

Ndėrsa, kreu i partisė opozitare AAK, Ramush Haradinaj, shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, i ka quajtur si interes legjitim pėr Kosovėn. Ai tha se shteti i Kosovės, duhet t’i shfrytėzoj tė gjitha mundėsitė, pėr t’ju dal nė ndihmė shqiptarėve qė jetojnė nė kėto treva.

“Pėr ne, shqiptarėt e Preshevės janė interes legjitim nė pėrputhje me kriteret e bashkėpunimit tė trendėve integruese dhe ka shumė drejtime qė mundemi t’i ndihmojmė. Unė e fillova me pozicionin social dhe ekonomik, ju e dini se njė pjesė e madhe e njerėzve tė Luginės jetojnė nė Kosovė, shumica e tė cilėve kanė vėshtirėsi tė shumta dhe kuptohet e kanė mė vėshtirė lidhjen me vendlindjen nė rast se nuk ka njė interesim tė Prishtinės zyrtare pėr t’ju lehtėsuar lidhjen”, vlerėsoi Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-sė.

Edhe pėr kundėr nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Konēulit nė shkurt tė vitit 2001, ku solli edhe fundin e konfliktit nė mes palės serbe dhe asaj shqiptare nė Luginėn e Preshevės, kėta tė fundin kanė bėrė njė sėrė ankesash te Bashkėsia Ndėrkombėtare, duke i sensibilizuar ata pėr shkeljet e njė pas njėshme qė po i bėn shteti serb kėsaj marrėveshje.

http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/37002.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.5.2010, 22:18   27
Citim:
Ambasadori i Shqipėrisė vizitoi Preshevėn

Ambasadori i Shqipėrisė i akredituar nė Beograd, Shpėtim Ēaushi, nė shoqėrim tė sekretarit politik pranė kėsaj ambasade Skender Shehu, kanė vizituar sot komunėn e Preshevės.

Gjatė vizitės sė tij nė Preshevė ambasadori i Shqipėrisė ėshtė takuar me udhėheqėsit e pushtetit lokal tė kėsaj komune . Temė diskutimi e kėtij takimi ishte situata aktuale politike dhe ajo e sigurisė nė komunėn e Preshevės, problemet me tė cilat po pėrballen qytetarėt nė aspektin ekonomik, dhe nė sfera tė tjera . Me kėtė rast Amasadori i Shqipėrisė Shpėtim Ēaushi theksoi se ky ishte njė takim ishte i njė rėndėsie tė veēantė dhe i frytshėm nė ēdo aspekt.

Po ashtu ambasadori shqiptarė theksoi se me pėrfaqėsuesit politik tė komunės sė Preshevės ėshtė biseduar edhe pėr formimit e kėshillit nacional, duke dhėnė qėndrimet e shtetit shqiptar se shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, duhet tė formojnė kėshillin nacional

Ndėrkohė ambasadori Shpėtim Ēaushi ėshtė takuar edhe me kryetarin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare Orhan Rexhepi, si dhe me kryetarin e Unionit Demokratik Shqiptar Rahmi Zylfiun.(Rijad Demiri/INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...817b230bf&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.6.2010, 23:00   28
Citim:
Tirana dhe Prishtina tė mbrojnė ēėshtjen e pazgjidhur tė shqiptarėve nėn Serbi

Deri mė tani, nga institucionet e Shqipėrisė dhe Kosovės, nuk u arrit sė paku nga dy Parlamentet tė pėrgatitet dhe miratohet ndonjė deklaratė, pse jo edhe nga njė rezolutė lidhur me shkeljen e tė drejtave tė shqiptarėve tė mbetur nėn administrimin e Serbisė.

Diplomacia e Tiranės dhe politika e Prishtinės, sė bashku me dy akademitė tona, nuk duhet tė presin qė dikush ua kryen punėt e shtėpisė. Ata duhet tė ulen sa mė parė dhe tė pėrpilojnė njė platformė dhe program, tė unisojnė, harmonizojnė qėndrimet lidhur me ēėshtjen e pazgjidhur tė kėsaj krahine shqiptare.


* * *

Me tė drejtė, ne popullata shqiptare nga Komuna e Medvegjės, Bujanocit dhe Preshevės jemi duke pritur nga Tirana dhe Prishtina qė ta ngrenė zėrin, mbrojnė dhe pėrfaqėsojnė edhe interesat e shqiptarėve nga kjo hapėsirė etnike shqiptare. Tė ngrihet zėri, shtrohet dhe tė mbrohen tė drejtat qė na takojnė si ato individuale dhe ato kolektive nė tė gjitha instancat ndėrkombėtare.

Kjo duhet tė rrjedhė sė pari pas konsultimeve e kėto tė jenė tė rregullta, intensive me pushtetin lokal dhe subjektet nga tri komunat. Kjo tė mos jetė sa pėr tė thėnė dhe arsyetuar para opinionit.

Por thjesht shteti shqiptar ėshtė anėtar i barabartė i Kėshillit tė Sigurimit dhe kjo ēėshtje tė ngrihet para kėsaj organizate tė OKB-sė. Kurse Kosova mund ta ngrejė kėtė ēėshtje nė nivele tė tjera, po ashtu qė mund tė njoftojnė dhe sensibilizojnė opinionin ndėrkombėtar qė ēėshtja e shqiptarėve tė kėsaj krahine po pret dhe duhet gjetur njė zgjidhje e drejtė.

Nė kėtė krahinė me shumicė shqiptare nė Serbi, situata ėshtė tejet e keqėsuar, qė nga viti 1990 e kėndej. Banorėt atje ende janė duke u pėrballuar me shumė tė papritura, pėrveē udhėheqėsve tė tyre tė ndarė e pėrēarė nė tetė subjekte politike, qė ėshtė shqetėsuese e mbi tė gjitha ėshtė me institucionet e dy shteteve tona lidhur me qėndrimin jo tė prerė ndaj ēėshtjes sė pazgjidhur tė kėsaj krahine.

Tė nderuar anėtarė tė dy akademive tona, profesorė tė tjerė me tituj tė lartė shkencorė tė instituteve tė ndryshme dhe nga tė gjitha universitetet ku do qė punoni. Liderė tė partive politike nė Shqipėri dhe Kosovė, tė pozitės dhe opozitės, ministra, deputetė, ambasadorė, konsuj dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė zgjedhur dhe emėruar tė institucioneve tė Shqipėrisė dhe Kosovės dhe personalitete me ndikim nė jetėn publike dhe politike.

Tė nderuar veprimtarė tė ndryshėm tė tė gjitha kohėrave, e ndjeva pėr borxh dhe mora guximin t’ju drejtohemi nė kėtė formė pėrmes kėsaj letre, pa dashur fare tė ul kontributin e asnjėrit nga ju.

Si banorė nga kjo pjesė e hapėsirės sonė etnike, qė mė shtyu mė sė shumti, ėshtė edhe njė lloj reagimi me njėfarė mėnyre tė rrjedhave qė janė duke u zhvilluar nė ato pjesė.

Ajo qė mė shtyu kur ne nuk kemi ende tė qartė se cila duhet tė jetė zgjidhja dhe cilat rrugė duhet tė ndiqen pėr ta arritur qėllimin.

Veēmas unė e besoj edhe opinionin gjithėshqiptar, kur nuk jemi treguar unik:

- Se a duhet shqiptarėt tė marrin pjesė nė zgjedhjet pėr Parlamentin e Serbisė.
- Se a kanė nevojė tė marrin pjesė nė trupin koordinues
- Se a duhet tė formojnė Kėshillin Nacional sipas ligjeve serbe
- Thirrjen nė rezultatet e referendumit tė mbajtur mė 1 e 2 mars 1992 pėr bashkėngjitje me Kosovėn apo pėr njė autonomi politiko-territoriale
- Nė pikat e arritura tė marrėveshjes sė Konēulit, qė tė plotėsohet apo shpallet si e vdekur kjo marrėveshje . Dhe ēėshtje tė tjera.

Cilat janė hapat e gabuar qė ka udhėhequr Shqipėria dhe Kosova kundrejt kėsaj krahine shqiptare pas qershorit 1999 e deri mė sot?

Gabimet ishin edhe tė dyanshme, pra tė udhėheqėsive vendore tė tri komunave dhe tė bartėsve politikė dhe institucionalė tė Tiranės dhe Prishtinės.

Kėsaj here po paraqesim vetėm gabimet e institucioneve tė dy shteteve, sepse tė vendorėve i kemi paraqitur mė herėt nė njė publikim, kurse kur t’i pėrshkruajmė edhe gabimet e institucioneve tė Republikės sė Serbisė dhe tė faktorit ndėrkombėtar, atėherė themi se i kemi paraqitur nga katėr kėndvėshtrime problematikėn e kėsaj krahine.

- Nuk u mor parasysh se nė ēfarė pozite kanė mbetur popullata me rastin e tėrheqjes sė forcave vrastare prej Kosovės, duke u stacionuar dhe pėrqendruar nė kėto hapėsira.
- Nuk u ngrit me kohė problematika e kategorisė tė tė zhvendosurve qė nga fillimi i luftimeve nė mes tė forcave tė ushtrisė serbe dhe UĒPMB-sė.
- Nuk ėshtė bėrė regjistrimi i tė zhvendosurve, pranimi dhe vendosja nėpėr objekte banimi kolektiv, mė lehtė do tė dihej dhe pranohej edhe nga ndėrkombėtarėt, ka ende tė zhvendosur prej andej.
- Asnjėherė nuk u ngrit ēėshtja se ku janė shqiptarėt qė kishin prona dhe pasuri tė patundshme nėpėr qytete tė Republikės sė Serbisė si Beogradi, Nishi, Leskoci, Vranjė, Novi Sad etj.
- Pas pėrfundimit tė luftimeve dhe nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Konēulit, nuk u zu nė gojė kjo marrėveshje.
- Referendumi i mbajtur mė 1 e 2 mars 1992, jo qė nuk u pėrmend, por u harrua fare, sikur tė mos kishte ndodhur.
- Pėr mosnjohje tė diplomave nga dy shtetet, nė kohėn kur nuk ka media dhe ka ngufatje tė informimit nė gjuhėn shqipe
- Nuk u bė krahasimi nė mes tė tė drejtave qė po kėrkon vazhdimisht Serbia pėr bashkėvendėsit e saj, pra pėr serbėt lokalė tė Kosovės. Po ato tė drejta duhet dhe ju takojnė edhe shqiptarėve qė jetojnė anekėnd Serbisė e veēmas nė Komunėn e Medvegjės, Bujanocit dhe Preshevės.
- Nuk mbėshtetėn dhe nuk paraqitėn arsyeshmėrinė pėr unitet dhe domosdoshmėrinė e themelimin tė Kėshillit Nacional tė shqiptarėve .
- Nuk ngritėn ēėshtjen e mungesės sė pėrkujdesjes shėndetėsore, ku shqiptarėt nė Serbi qė pėrbėjnė mbi 100 mijė banorė, ende nuk kanė spital regjional, por bredhin pėr shėrim herė nė Prishtinė, Nish, Shkup e Beograd.
- Pse nuk pėrkrahet hapja e njė universiteti publik nė gjuhėn shqipe.
- Pėrdorimi i flamurit ende ėshtė ēėshtje e pazgjidhur nė tri komunat e cekura.
- Asnjėherė nuk u tėrhoq njė paralele krahasimore pėr investimet se sa janė bėrė pėr kthim tė serbėve lokalė tė Kosovės dhe tė tė zhvendosurve tė ardhur nga andej qė janė nė Kosovė.
- Cepotini, njė bazė ushtarake e ushtrisė serbe, ku janė vendosur pjesėtarėt e xhandarmėrisė dhe forcave elite speciale. Ky objekt ushtarak, mė i madhi nė rajon, ku janė ndarė nga qeveria e Serbisė 17 milionė euro. Gjashtė kilometra afėr qytetit tė Bujanocit, ėshtė rrezik pėr tėrė rajonin e Ballkanit e aq mė shumė kėrcėnim dhe presion psikik pėr mbijetesėn e banorėve shqiptarė nė kėto hapėsira.
- Nė tri komunat e cekura mė lartė mungon liria e lėvizjes veēmas nė Komunėn e Medvegjės, Karadakė tė Preshevės dhe Malėsinė e Bujanovcit.
- Opinioni i Kosovės dhe masmediat tona sikur nuk patėn interesim fort pėr zhvillimet qė po rrjedhin brenda Serbisė dhe qėndrimit tė saj ndaj shqiptarėve.
- Nuk u shfrytėzua koha dhe momenti historik qė gjatė bisedimeve tė delegacionit tė Kosovės me atė tė Serbisė nėn prezencėn e faktorit ndėrkombėtar, pėrfundimisht tė hapet kutia e Pandorės lidhur me ndėrtimin e raporteve Kosovė-Serbi, duke e shtruar nė tavolinė edhe ēėshtjen e kėsaj krahine dhe pasuritė e shqiptarėve nėpėr qytete tė Serbisė.
- Nuk u ndėrtua njė qėndrim, platformė a strategji afatshkurtėr, afatmesėm apo afatgjatė, se ēfarė dhe si t’i artikulojnė kėrkesat e ne shqiptarėve nga kjo pjesė.
- Institucionet e Shqipėrisė e Kosovės dhe partitė politike gabuan shumė rėndė kur gjatė konsultave se a duhet apo jo tė marrin pjesė nė zgjedhjet nacionale nuk na udhėzuan drejt!

Institucionet e dy shteteve tona ėshtė dashur t’ju japin instruksione tė qarta partive politike tė kėsaj krahine, qė duhet tė marrin pjesė nė zgjedhje nacionale serbe, por me kusht :

- I - Nėse ju garantohen pesė vende nė Parlamentin e Serbisė dhe tri vende mund t’i fitojnė me vota tė drejtpėrdrejta, pėrndryshe asesi jo.
- II – Ku sė bashku me deputetėt e minoriteteve tė tjera nė Serbi si boshnjakėt e Sangjakut, hungarezėt e Vojvodinės, bullgarėt dhe romėt do tė krijonin njė klub tė deputetėve tė pakicave, por edhe do tė udhėheqin ministrin pėr minoritete edhe atė me rotacion!

B – Asnjėherė nė vija institucionale tė dy shteteve nuk ėshtė debatuar nė Parlamente me njė pikė rendi tė punės qė tė ngrihet ēėshtja pėr shqiptarėt nga Komuna e Medvegjės, Bujanocit dhe Preshevės.

Si tė veprohet dhe tė ndėrtohet njė qėndrim institucional nga Shqipėria dhe Kosova kundrejt ēėshtjes sė kėsaj krahine

Institucionet e dy shteteve, sė bashku pozitė dhe opozitė, njerėz me ndikim nė jetėn publike, e politika nė bashkėpunim tė plotė me dy akademitė tė bashkėrendojnė qėndrimet, e tė shkruhet njė program, strategji, veprim, gjithmonė nė konsultim tė ngushtė edhe me miqtė amerikanė dhe faktorin ndėrkombėtar politik edhe me subjektet nga kjo pjesė.

Formimi i njė departamenti nė kuadėr tė njė ministrie ėshtė me rėndėsi jetike. Por hapja e tyre ėshtė po aq me rėndėsi sa edhe njerėzit qė do tė punojnė dhe zgjidhen. Kėta zyrtarė duhet tė jenė nga ajo pjesė, por mbi tė gjitha qė i njohin rrethanat.

Kjo ėshtė dashur tė bėhet qė pas konfliktit tė armatosur nė mes tė forcave serbe dhe UĒPMB-sė tė vitit 2000/2001. Departamenti duhet tė jetė koordinues, ndėrlidhės, por shumė efikas.

Nė kuadėr tė njė ministrie duhet tė themelohet njė departament edhe pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi dhe Ēamėri dhe pėr diasporė.

Ēfarė pune dhe roli mund tė luajnė kėto departamente !

Tė marrin dhe grumbullojnė tė dhėna tė sakta dhe zyrtare pėr tė zhvendosurit dhe shpėrngulurit e luftės pėr pasuritė e tyre tė patundshme qė kanė atje.

Tė hartojnė njė strategji se kush mund tė kthehet prej kategorisė sė tė zhvendosurve, kjo temė duhet tė ngrihet dhe tė jetė tema bosht. Tė kėrkojnė mjete dhe donatorė pėr kthimin e atyre tė zhvendosurve qė dėshirojnė tė kthehen, nėse u krijohen kushte paraprakisht dhe ka siguri tė mjaftueshme.

Tė shikohet mundėsia se cilat janė mundėsitė pėr rregullimin e dokumentacionit pėr posedimin e dy nėnshtetėsive. Do tė pranohej edhe zyrtarisht nga tė gjitha instancat numri i tė zhvendosurve, mė e rėndėsishmja ėshtė tė pranohen nga organet serbe dhe ndėrkombėtarėt.

Tė bashkėpunojnė ngushtė me institucionet lokale tė tri komunave. Pėr regjistrimin e kėsaj kategorie tė vlerėsohet nė nivel mė tė lartė se a duhet tė marrin pjesė nė kėto regjistrime tė popullatės si kosovarė apo si tė zhvendosur. Tė zhvendosurit do tė pėrfitojnė mjaft, ata do tė kthehen tė jetojnė prej nga kanė ardhur apo do tė investohet pėr t’u integruar nė jetėn kosovare.

Duhet tė mbajė edhe kontakte me pėrfaqėsi tė huaja si OSBE, UNHCR dhe me qeverinė qendrore tė Republikės sė Serbisė nė Beograd. Hapja e kėsaj teme tabu shėnon shkrirjen e kėsaj teme, lidhur me qėndrimin qė kanė mbajtur institucionet e dy shteteve, do t’i ndihmonte edhe njohjes mė tė mirė.

Serbia nuk do tė ketė kohė tė merret me ēėshtje tė tjera, por do tė ballafaqohet edhe me qėndrimin qė mban ndaj shtetasve tė vetė.

Pėrfaqėsuesit e tetė partive politike qė veprojnė nė kėtė krahinė do tė orientohen nė kohė dhe hapėsirė se si ta ngrenė, shtrojnė dhe mbrojnė ēėshtjen e tyre jetike pėr ēka edhe kanė mandatin e popullit qė e pėrfaqėsojnė.

Ne shqiptarėt arritėm tė formojmė njė kėshill ndėrpartiak tė partive shqiptare nė ish- ngrehinėn artificiale tė quajtur Jugosllavi. Po neve, nga kjo ish-hapėsirė na mungojnė takime dhe konsulta tė niveleve tė ndryshme. Duhet tė mendojmė drejt se raportet shqiptaro-serbe ende janė tė ngrira, janė raporte shumė tė ftohta gati edhe tė njė lufte tė heshtur dhe tė pashpallur.

Pasi t’i marrim kėto shumė seriozisht atėherė duhet vepruar, qė pas tė gjitha atyre qė kanė ndodhur, duhet tė kemi njė marrėveshje nė mes tė dy popujve mė tė mėdhenj nė kėto pjesė tė Ballkanit.

Pėrcaktimi dhe ridefinimi i kufijve nė mes tė dy popujve duhet tė ndodhė patjetėr, kur do tė ndodhė, varet po ashtu jo vetėm nga ne, por edhe nga nevoja dhe interesi i faktorit politik dhe ushtarak ndėrkombėtar. Pėr fund, paralajmėrimet se do tė organizohen bisedime praktiko-teknike midis Kosovės dhe Serbisė, duhet tė pėrgatitemi pėr tė gjitha mundėsitė dhe alternativat e mundshme.

Nė kėto bisedime duhet tė shtrohet drejt dhe me kompetencė edhe ēėshtja e pazgjidhur e shqiptarėve nga kjo krahinė e mbetur nėn administrimin e Serbisė.

http://216.75.13.41/index/rajon/b8bc...68a64a899.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.6.2010, 08:25   29
Citim:
Serbia do tė liberalizojė vizat me Shqipėrinė

“Ju i hoqėt vizat pėr serbėt, por edhe Serbia do tė liberalizojė vizat me Shqipėrinė”. Kėshtu njoftoi tė mėrkurėn zėvendėsministri i Jashtėm serb, Zdravko Ponosh gjatė njė takimi me anėtarė tė shoqatės serbe-malazeze qė u zhvillua nė Shkodėr.

“Kemi diskutuar pėr heqjen e vizave me Shqipėrinė. Diskutimet janė kryer nė nivel tė Ministrive tė jashtme tė dy vendeve. Serbia sė shpejti do tė heqė vizat pėr Shqipėrinė”, deklaroi Ponosh pėr mediet.

Deklarata e ministrit serb Ponosh vjen pak kohė pas vendimit tė Shqipėrisė pėr heqjen e vizave ndaj qytetarėve serbė. Vendimi u mor nga qeveria shqiptare me propozim tė Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė.

Heqja e vizave pėr qytetarėt serbė qė dėshirojnė tė shkelin nė Shqipėri u pėrmend fillimisht gjatė takimeve zyrtare qė ministri i Jashtėm Ilir Meta kreu nė muajin prill nė Beograd.

http://www.kosova-sot.info/politike/...-me-shqiperine
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.7.2010, 18:43   30
Citim:
Lugina e Preshevės tė pėrfshihet nė bisedime

Bujanoc. Kryetari i sapozgjedhur i Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, Galip Beqiri, thotė se nė bisedimet teknike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, tė cilat pritet tė fillojnė gjatė muajve tė ardhshėm, duhet tė pėrfshihen edhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės.

“Nėse fillojnė bisedimet teknike mes Serbisė dhe Kosovės edhe ne shqiptarėt e Luginės duhet tė jemi pjesė e kėtyre bisedimeve. Nėse nė kėto bisedime janė pjesė edhe serbėt e veriut tė Mitrovicės, atėherė pse tė mos jemi edhe ne shqiptarėt. Ky ėshtė edhe njė apel pėr faktorin shqiptar qė edhe ne tė kyēemi nė kėto bisedime, sepse kemi mjaft pėr tė biseduar”, thotė Beqiri.

Nė njė interviste pėr “Zėrin”, Beqiri ka bėrė tė ditur se tashmė i ka tė pėrcaktuara tė gjitha prioritet si kryetar i Kėshillit, nė mėnyrė qė, siē thotė ai, tė fillojė zgjidhja e problemeve tė shumta me tė cilat ballafaqohen shqiptarėt e kėsaj treve.

Ndėr prioritetet kryesore, sipas tij, ėshtė fusha e arsimit, ku pėrfshihet njohja e diplomave tė studentėve tė Luginės qė kanė diplomuar nė Universitetet e Kosovės, pėrdorimi i simboleve kombėtare, kthimi i investimeve nė Luginė, e cila deri mė tani ka qenė e harruar nė aspektin e zhvillimit ekonomik, etj.

Sipas Beqirit, janė rreth 100 studentė nga Lugina e Preshevės tė diplomuar nė Universitetin e Prishtinės, ndėrsa
Qeveria e Serbisė vazhdon tė mos i njohė diplomat e tyre, pasi qė mbajnė logon e Republikės sė Kosovės.

Ai thotė se pėr nostrifikimin e kėtyre diplomave ka biseduar edhe me ministrin e Pushtetit Lokal tė Serbisė, Milan Markoviē.

Beqiri thotė se nė bazė tė ligjit pėr pakicat nacionale janė katėr fusha, me tė cilat duhet tė veproj Kėshilli Nacional i Shqiptarėve tė Luginės: Fusha e arsimit, fusha e informimit, pėrdorimi zyrtar i gjuhės dhe kulturės.

Kreu i kėtij Kėshillit thotė se prioritet kryesor do tė jetė fusha e arsimit, e cila lėmi, siē thotė ai, ballafaqohet me probleme tė mėdha nė Luginėn e Preshevės.

Pėr ēėshtjen e pėrdorimit zyrtar tė simboleve kombėtare nė Luginė, Beqiri potencon se pjesa mė e madhe e pakicave nė Serbi e kanė tė zgjidhur ēėshtjen e pėrdorimit zyrtar tė simboleve, pasi qė, sipas tij, ato mė herėt e kanė formuar Kėshillin Nacional, i cili i ka zgjidhur kėto probleme.

“Jam i bindur se edhe Kėshilli i Shqiptarėve tė Luginės do tė mundohet ta zgjidhė ēėshtjen e pėrdorimit tė simboleve kombėtare”, shprehet ai.

Ndėrkaq, brenga kryesore e shqiptarėve tė Luginės, sipas Beqirit, mbetet zhvillimi ekonomik i Komunės sė Bujanocit, Preshevės dhe Medvegjės, pasi qė, siē thotė ai, numri i tė papunėve nė kėto komuna po rritet nga dita nė ditė.

Ai thotė se edhe faktori ndėrkombėtarė ka obligim qė kompanitė e huaja t’i drejtojė kah Lugina e Preshevės.

http://www.zeri.info/artikulli/1/4/9...t-ne-bisedime/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.9.2010, 22:16   31
Citim:
Riza Halimi viziton ambasadėn amerikane dhe shqiptare nė Beograd

Luginė e Preshevės, 29 shtator – Lideri i Partisė pėr Veprim Demokratik, Riza Halimi, njėherėsh dhe deputet nė kuvendin e Serbisė, gjatė njė vizite qė zhvilloi, tė martėn, nė Ambasadėn e Shqipėrisė nė Beograd, me ambasadorin , Shpėtim Ēaushi dhe me bashkėpunėtorėt e tij, ka biseduar pėr ēėshtjet aktuale mė tė rėndėsishme qė po mbizotėrojnė nė Luginė tė Preshevės.

Me kėtė rast, theksoi Halimi, tė jetė potencuar kontributi i rėndėsishėm i udhėheqjes sė Shqipėrisė qė u dha nė pėrgatitjet e konstituimit tė Kėshillit Nacional tė shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės.

Gjithashtu, sipas Halimit, gjatė kėtij takimi ėshtė konstatuar se ndihma e shtetit shqiptar pėr Luginėn e Preshevės duhet tė zgjerohet pėrveē kuotave pėr studime nė Universitetet e Shqipėrisė me anė tė Kėshillit Nacional ėshtė e domosdoshme tė zgjerohet edhe nė fushėn e sigurimit tė teksteve mėsimore.

Mirėpo, shtoi mė tej Halimi, ashtu siē ėshtė biseduar me kryeministrin Berisha dhe me ministrin e Punėve tė Jashtme Meta, kėsaj radhe ėshtė konfirmuar se qeveria shqiptare nė bashkėpunim me qeverinė e Serbisė ėshtė e gatshme tė realizojė projekte tė rėndėsishme jetėsore nė Luginė tė Preshevės, me ē’rast projektet rajonale nė arsim, kulturė dhe informim do t’i realizojė me anė tė Kėshillit Nacional, sikurse edhe pėr projektet e niveleve komunale do tė jenė partnerė edhe pushtetet lokale.

Deputeti Halimi, po tė martėn, nė Beograd me ftesė tė ambasadores sė SHBA-ve nė Beograd, Mary Burce Warlick dhe me drejtoreshėn Susan Fritz, me ē`rast ėshtė biseduar pėr situatėn aktuale politike dhe tė sigurisė nė Luginė tė Preshevės, si dhe pėr gjendjen e vėshtirė ekonomike e posaēėrisht, nė kėtė takim tė jetė potencuar domosdoshmėria e vazhdimit dhe intensifikimit tė ndihmės sė Qeverisė Amerikane dedikuar afaristėve nė Luginė tė Preshevės.

Me kėtė rast, Halimi, potencoi domosdoshmėrinė e pėrkrahjes sė bashkėpunimit ndėr-rajonal dhe ndėrkufitar qė do tė mundėsohej me anė tė eliminimit tė pengesave administrative qė paraqiten aktualisht nė qarkullimin e lirė tė njerėzve dhe mallrave.

Sipas Halimit nė kėtė takim me pėrfaqėsueset e ambasadės amerikane nė Beograd, theks i veēantė posaēėrisht i ėshtė kushtuar rėndėsisė sė madhe ekonomike tė hapjes sė vendkalimit kufitar Miratoc –Llojan qė do ta finalizonte projektin madhor tė rrugės lokale Lluēan-Miratoc, tė financuar nga USAID-i dhe Trupi Koordinues, i nisur qė nga viti 2005.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,35699
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.10.2010, 20:46   32
Citim:
Zgjidhja mė e mirė, bashkimi me Kosovėn

Ragmi Mustafa ka disa vjet qė ėshtė i pari i komunės sė Preshevės. Si i tillė ai mund tė konsiderohet se ėshtė lideri i parė i shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės pėr faktin se Presheva ėshtė komuna mė e madhe shqiptare nė Serbinė jugore.

Mustafa ėshtė njė prej atyre liderėve politikė qė lirinė e ka ideal, por qė pėr lirinė e popullit shqiptar, disa vite mė parė ka zgjedhur edhe mjetet jopolitike. Nuk ėshtė i njohur si njė ndėr komandantėt e UĒPMB-sė por nuk ka shpresuar dhe besuar se me Serbinė ėshtė i mundshėm dialogu politik.

Madje edhe sot kur udhėheq komunėn mė tė madhe tė shqiptarėve nė luginė, kur ėshtė “i detyruar” tė veprojė me metoda politike, ai nuk u bindet tė gjitha “urdhrave” tė Beogradit kur ėshtė fjala pėr organizimin politik e institucional tė shqiptarėve nė luginė.

Vendimet qė i konsideron se janė kundėr interesave tė shqiptarėve, i refuzon apo i kthen “mbrapsht” nė Beograd. Pėr nė Beograd nuk merr rrugė me dėshirė, vetėm kur e do puna. Nė Tiranė e nė Prishtinė vjen sa herė t’ia do shpirti.

Ragmi Mustafa nuk ka hyrė nė politikė vetėm pėr tė marrė “njė rrogė”. Ai ėshtė i interesuar qė tė bėj mė shumė pėr Preshevėn dhe pėr shqiptarėt e asaj ane. Por ai ka edhe njė ėndėrr: bashkimin me Republikėn e Kosovės. Pastaj Lugina e Preshevės do tė quhej Kosovė Lindore. Pėr kėtė dėshirė flet pa ngurrim prandaj i pret bisedimet mes Prishtinės e Beogradit. Edhe nė kėtė intervistė ai flet pėr synimet e tija qė janė pjesė e synimeve tė popullit shqiptar tė Kosovės

Z. Mustafa, cila ėshtė gjendja politike nė Preshevė?
Gjendja aktuale politike nė Preshevė ėshtė shumė komplekse. Sigurisht se veprojnė shumė parti politike qė tubojnė shqiptarėt. Secila prej tyre synon pushtetin lokal ku edhe mund tė pėrfaqėsohen nė institucione shtetėrore shqiptarėt. Pikėpamjet e politikės shqiptare nė sensin e zgjidhjeve tė ndryshme, natyrisht se, shpeshherė janė tė ndryshme. Kėtė e kuptojmė si veprim demokratikė i politikės shqiptare nė Preshevė. Nga ana tjetėr, sa herė qė paraqiten qasje tė reja nė zgjidhjen e problemeve politike nė regjion, atėherė nė mėnyrė automatike reflektohen edhe nė Preshevė. Prandaj gjendja e politikės nė Preshevė, kryesisht varet nga intensiteti i reflektimeve tė politikės nė regjion e sidomos nė Republikėn e Kosovės.

Qė nga 1 janari 2011 nė shėrbim ushtarak tė Serbisė do tė shkojnė vetėm ata qė kanė dėshirė. A ėshtė pėrmbyllur njė episod pėr bashkėkombėsit tanė, qė kanė pritur ndoshta se njė ditė dhunshėm do tė jenė edhe shqiptarėt e kėsaj ane nė ushtrinė serbe?
Mund tė konsiderohet se ėshtė mbyllur njė kaptinė shumė e dhimbshme pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės. Pėrfundimisht ėshtė mbyllur mundėsia e vrasjeve misterioze tė tė rinjve shqiptarė duke u fabrikuar njėkohėsisht edhe epitete tė paqėndrueshme. Pėr kėtė duhet tė falėnderojmė Bashkimin Evropian i cili ėshtė kėmbėngulės pėr reforma nė Serbi. Kėto reforma nė fakt, pjesa dėrmuese e tyre, shpėtojnė shqiptarėt. Nga ana tjetėr ka edhe reformat ė cilat pjesėrisht nė mėnyrė direkte apo indirekte tangojnė shqiptarėt e Luginės sė Preshevės si qė ishte ajo e gjyqėsisė.

Sa jeni tė pėrgatitur, qė nėse ftoheni nga pala e ndėrkombėtarėve pėr tė marrė pjesė nė bisedimet e reja qė parashihen nė mes Kosovės dhe Serbisė?
Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės nė masė tė konsiderueshme janė tė pėrgatitur pėr hyrjen e tyre nėse ftohen nga ndėrkombėtarėt nė bisedimet Prishtinė- Beograd. Kėtė e them me kusht qė t’i pėrmbahemi verdiktit tė popullit tė dhėnė nė referendumin e 1 e 2 marsit tė vitit 1992 si dhe platformės politike tė 14 janarit tė vitit 2006. Gjithsesi tė jenė nė palėn kosovare tė sinkronizuar nė qėndrime me delegacionin e Republikės sė Kosovės. Gjatė tėrė kohės tė kemi pashmangshėm edhe mbėshtetjen e merituar ndėrkombėtare. Tek e fundit, bisedimet Prishtinė-Beograd nuk paraqesin njė sistem ekuacionesh mė shumė tė panjohura. Problemi ėshtė fare i thjeshtė, por varet nga mėnyra e qasjes, transparenca dhe vullneti politik nga tė dy palėt.

Do kėrkoni ribashkim me Kosovėn apo ndonjė status special pėr kėto tri treva?
Zgjidhja mė fatlume e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės ėshtė padyshim ribashkimi me Republikėn e Kosovės.

Cili ėshtė bashkėpunimi juaj me partitė tjera nė kėto tre komuna?
Bashkėpunimi me partitė tjera politike qė tubojnė shqiptarėt nė tre komunat Preshevė, Bujanoc e Medvegjė pėr interesat e pėrgjithshėm politikė, nuk mungon. Ky bashkėpunim ėshtė treguar vitin 1992 kur ėshtė organizuar referendum pėr autonomi politike e territorial me tė drejtė bashkimi me Kosovėn dhe nė janar tė vitit 2006, kur nė saje tė ndryshimeve politike nė rajon, ėshtė miratuar platforma e pėrbashkėt politike. Edhe nė vazhdimėsi ka pasur bashkėpunim, por edhe do tė ketė, varėsisht prej situatave politike qė shkaktohen nė regjion dhe Luginė. Nė aspektin e ushtrimit tė drejtimit me pushtetin lokal, PDSH, ka bashkėpunuar me tė gjitha partitė politike shqiptare qė veprojnė nė Luginė tė Preshevės. Natyrisht se shpeshherė ka dallime si nė aspektin lokal, por edhe regjional apo tė ngjashme, por kėto dallime politike janė pjesė e pandashme e zhvillimeve demokratike.

Po me Medvegjėn, si ėshtė puna, e kam fjalėn, me partinė autoktone atje, keni raporte bashkėpunimi?
Fatkeqėsisht Medvegja, sot, tubon rreth 600 shqiptarė qė jetojnė e veprojnė nė kėtė komunė. Organizimi politik i mėvetėsuar i shqiptarėve atje ėshtė mbase i pamundur pa bashkėpunimin me Preshevėn respektivisht Bujanocin. Ekziston bashkėpunim me shqiptarėt e Medvegjės pa dallim tė simpatisė sė tyre politike, ndaj organizimeve politike nė Preshevė apo Bujanoc. Konsideroj se shqiptarėt e Medvegjės, meritojnė tė mbėshteten, ndihmohen dhe mirėtrajtohen, sė paku, nga subjektet politike nė Luginė tė Preshevės.

Cili ėshtė bashkėpunimi juaj me qeverinė e Kosovės?
Bashkėpunimi im personal me autoritetet e Republikės sė Kosovės pikėrisht qeverinė e saj ėshtė i nivelit tė konsiderueshėm. Njė bashkėpunim i tillė ėshtė mė se i nevojshėm, por edhe i domosdoshėm pėr rrethanat politike tė pakicave kombėtare nė dy shtetet fqinje si qė janė Serbia dhe Kosova. Sidomos nė kohėn kur priten bisedimet Prishtinė-Beograd, e tė cilat do tė reflektojnė edhe nė Luginė tė Preshevės, njėlloj sikur nė veriun e Kosovės.

Po me Tiranėn zyrtare?
Pėrmes autoriteteve tė qeverisė shqiptare nė Tiranė, bashkėpunimi ėshtė shumė i ngrohtė, vėllazėror dhe shumė i dashur. Kujtoj se nuk dallon shumė nga bashkėpunimi me qeverinė e Kosovės nė Prishtinė.

Pajtoheni edhe Ju, se dikur Presheva e kishte primatin e shumė organizimeve si, politike, ekonomike, kulturore dhe sportive, e ky primat tash ka kaluar nė Bujanoc apo kryeqytet i kėtyre tre komunave ėshtė Bujanoci?
Jo, nuk ka kaluar asgjė nė Bujanoc sa i pėrket organizimeve politike, kulturore, sportive apo tė ngjashme. Tani qė disa vite me ardhjen e merituar tė shqiptarėve nė pushtet vendor nė Bujanoc, kanė filluar kėto aktivitetet qė, shumė e shumė vite mė parė, organizoheshin nė Preshevė. Tani vėmendja ndonėse tėrhiqet si kureshtje nga fakti se pėr herė tė parė viteve tė fundit zhvillohen ngjarje tė ngjashme si nė Preshevė edhe nė Bujanoc. Sėrish vatėr e ngjarjeve tė mira e interesante zhvillohen nė Preshevė dhe me fanatizėm ruhet kultivimi i kulturės kombėtare.

Sa jeni tė kėnaqur me mediat lokale qė funksionojnė nė Preshevė, e Bujanoc?
Mediat elektronike dhe tė shkruara nė Preshevė e Bujanoc janė tė moshės shumė tė re. Kėto janė vė nė jetė pas luftėrave nė Kosovė e Luginė tė Preshevės. Ende janė nė fazėn e zhvillimit tė tyre, prandaj konsiderojė se janė nė rrugė tė mbarė. Problemi kryesorė i tyre mė zhvillim mė tė vrullshėm ėshtė financimi dhe gjetja e burimeve tė qėndrueshme financiare. Shpresoj pėr njė zhvillim mė tė hovshėm ekonomikė tė Preshevės e Bujanocit, nė radhė tė parė, do tė ndikojė nė mėnyrė automatike zhvillimin e mėtutjeshėm tė mediumeve lokale. Pėr momentin, jam i kėnaqur qė pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės ėshtė nė funksion informimi i pacensuruar nė gjuhėn shqipe.

Janė tė dirigjuara nga ndonjė subjekt politik?
Nuk konsideroj se nė mėnyrė kontinuele janė tė dirigjuara mediumet elektronike dhe tė shkruara nga ndonjė subjekt politikė. Nė momente tė caktuara mund tė vėrehen edhe kolorite tė tilla ndikimi, por nė esencė, tė gjitha janė tė pavarura, sepse themelimi i tyre nuk ėshtė mbėshtetur nga asnjė subjekt politikė nga pikėpamja financiare.

A keni edhe Ju televizion, radio apo gazetė?
Jo, nuk kam e as nuk pėrpiqem tė kem ndonjėherė. Nuk shoh perspektivė, as politike, e as tjetėr me drejtimin e ndonjė televizioni, radio apo gazete tė njėanshme. Pa dashje, mund tė biesh nė shtrembėrimin e informacionit duke keqpėrdorur ndikimin nga pozicioni i pronėsisė nė televizion, radio apo gazetė.

Deri tani, sa jeni i pari i Preshevės, sa jeni tė kėnaqur me punėn qė keni bėrė nga plani dhe projekti qė e keni paraqitur para qytetarėve para zgjedhjeve?
Nė masė tė konsiderueshme projektet e paraqitura nė zgjedhjet e fundit lokale janė tė pėrfunduara por njė seri e tyre nė pėrfundim e sipėr. Pėr kėtė mandat qeverisje gjer verėn e vitit 2012, sigurisht se do tė zbatohen dhe realizohen tė gjitha premtimet e dhėna verėn e vitit 2008.

Ēka u bė me qendrėn e Preshevės?
Qendra e qytetit tė Preshevės ka qenė njė nga premtimet publike nė zgjedhjet e verės sė vitit 2008. Jam shumė i kėnaqur qė ky projekt qė solli ndryshime nė qytetin e Preshevės kėtė vit ėshtė pėrfunduar. Njė ambient krejt ndryshe ėshtė krijuar dhe iu ėshtė kthyer tė rinjve, qendra e qytetit nė qendrėn e vėrtetė tė saj. Pa dyshim se edhe nė lokacione tė tjera tė qytetit, pėr vitet tjera do tė mundohemi tė sjellim ambiente tė tilla. Ky ambient i krijuar natyrisht se ėshtė mirėpritur dhe pėrshėndetur ngrohtėsisht nga qytetarėt e qytetit tė Preshevės, por edhe mbarė Komunės.

Nė ēėshtjen e arsimit tė lartė, do tė ketė Presheva universitet nga Tirana apo Prishtina, apo ato do tė shkojnė nė Medvegjė e Bujanoc?
Gjer tani tė gjitha bisedimet rreth shkollimit nė gjuhėn shqipe si tė politikės shqiptare nė Luginė, si me autoritetet qeveritare por edhe ndėrkombėtare, asocojnė nė gjithpėrfshirjen proporcionale tė tė tri komunave nė fjalė. Kujtoj se, kjo transparencė, do tė respektohet gjer nė fillimin e shkollimit nė gjuhėn shqipe. Propozimet e politikės shqiptare nė Luginė tė Preshevės janė pėr njė mini Universitet nė Luginė tė Preshevės, ku mėsimet do tė ndiqnin nė gjuhėn shqipe, shqiptarėt, nė gjuhėn serbe, serbėt dhe, mundėsia nė gjuhėn angleze pėr tė gjitha komunitetet. Fakultetet do tė ishin tė karakterit fleksibil, qė tė mos ngjajė hiperproduksion i kuadrove nė kėto komuna kaq tė vogla dhe akoma tė pazhvilluara ekonomikisht. Profesorėt universitar tė jenė vendor, me tituj akademikė dhe tė tjerėt tė vijnė si, nga Kosova, Shqipėria apo Maqedonia. Gjer tani jemi nė rrugė tė mbarė dhe kemi siguruar mbėshtetjen e parezervė tė OSBE-sė dhe komisarit tė lartė pėr pakica kombėtare nė Evropė, Z. Knut Volebek. Shpresojmė nė njė tė ardhme shumė tė afėrt, tė fillon shkollimi i lartė nė gjuhėn shqipe, nė Preshevė, Bujanoc dhe nė Medvegjė. Pėrgatitjet pėr hapėsirat e fakultetit janė nė rrjedhė e sipėr nė kuadėr tė objektit tė shtėpisė sė kulturės nė Preshevė. Kujtoj se nė tetorin e vitit 2011, do tė arrijmė formimin e grupeve tė para tė studentėve qė do tė ndjekin mėsimet nė gjuhėn shqipe nė Preshevė.

Kėshilli nacional si po funksionon, a do t’i jepni ndonjė “injeksion”, nėse kėrkohet nga ana e juaj pėr tė realizuar ndonjė pikė qėllimi nga pikat qė i ka pėr t’u zbatuar nė Preshevė?
Pėr momentin, Kėshilli nacional i shqiptarėve nė Serbi, ėshtė i formuar vetėm nga njė subjekt politikė. Kuadrot janė nga subjekti politikė PVD. Bashkėpunimi me Kėshillin nacional ėshtė plotėsisht i njėjtė si bashkėpunimi me PVD. PDSH ėshtė e vendosur qė tė mos njeh kėtė Kėshill.

Keni vizituar tė rinjtė e komunės sė Preshevės, qė u morėn nga policia speciale e Serbisė dhe tash po vuajnė nė burgjet serbe?
Nė disa prej seancave gjyqėsore i kemi vizituar, por edhe ndjekur gjykimin e nėntė tė rinjve shqiptarė nė gjykatėn speciale pėr krime lufte nė Beograd. Qėndrimi i tyre ėshtė shumė dinjitoz, i pathyeshėm dhe shumė i qartė. Kėta djem tė rinj, qė nga fillimi i gjykimit tė kanė treguar pafajėsinė e tyre. Nga ana tjetėr, nuk kanė para kujt ta dėshmojnė atė pafajėsi, sepse politika serbe ėshtė ngushtė e lidhur nė kėtė proces. Megjithatė, fundi i gjykimit tė tyre duhet tė jetė lirimi dhe bashkėngjitja familjeve tė tyre si dhe integrimi nė shoqėrinė preshevare.

Ēka do tė bėni, nėse Kosova dhe Serbia, pajtohen qė tė kemi ndėrrim territoresh Veri-Kosovė Lindore?
Jemi shumė tė gatshėm qė njė gjė tė tillė ta pėrqafojmė edhe pse Lugina e Preshevės e meriton ribashkimin me Republikėn e Kosovės edhe pa shkėputje tė Veriut tė Kosovės. Megjithatė, nėse Prishtina zyrtare dhe Beogradi pajtohen pėr kėmbim territoresh, shqiptarėt e Luginės sė Preshevės nuk do tė kundėrshtojnė. Atėherė, do tė jemi Kosovė Lindore e vėrtetė. Njė kėmbim i tillė territoresh do sillte paqe ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve, do tė siguronte stabilitet politik nė regjion. Sigurisht se pėr tė gjitha kėto ngjarje, tė mos mungojė mbėshtetja e komunitetit ndėrkombėtar, e sidomos SHBA-ve.

Kur do tė pėrfundojnė punimet e autorrugės, ku siē dihet, kanė humbur jetėn shumė bashkėkombės, si shkaktarė rruga e papėrfunduar?
Pėrfundimi i punėve nė autorrugėn Shkup-Beograd, nė pjesėn njėzetkilometėrshe nė territorin e Komunės sė Preshevės, pritet gjatė kėtij viti tė pėrfundojnė. Nė kėtė projekt, Komuna e Preshevės nuk ka ndikim, pasiqė nuk e mbėshtet nė pikėpamje financiare. Edhe ne jemi tė shqetėsuar pėr humbjen e jetės sė qytetarėve tanė nė kėtė pjesė tė autorrugės, prandaj shpeshherė gjatė kėtyre dy viteve, pėrcjellim reagime zyrtare tė ashpra ndaj autoriteteve zyrtare tė qeverisė serbe nė Beograd.

A jeni lodhur me detyrėn e tė parit tė Preshevės?
Nuk guxon qė tė tregosh shenja lodhjeje nė funksionin e Kryetari tė Komunės nga fakti se me vetėdėshirė kemi kėrkuar votat pėr njė funksion tė tillė. Pėrderisa shihen rezultate dhe pėrparime nė shumė segmente tė jetės sė qytetarėve tė Komunės sė Preshevės, lodhja e tė parit tė komunės ėshtė e padukshme dhe seriozisht mungon. Prandaj pėr punė tė mbara dhe tė mira nė interesat ė qytetarėve tė Komunės sė Preshevės fjala lodhje mungon nga shprehjet e pėrditshme tė Kryetarit tė Komunės.

Sa orė nė dite punoni si kryetar i Preshevės?
Nuk ėshtė e limituar koha e punės sime. Edhe nė Komunė, kabinet, rrugė a gjetiu, kryetari i Komunės ėshtė nė punė. Shumė pak kohė tė lirė mund tė shfrytėzojė kryetari i Komunės.

Me faktorin ndėrkombėtarė si po ju shkojnė punėt?
Raportet me faktorin ndėrkombėtar janė nė nivelin e konsiderueshėm. Brenda njė viti realizohen jo mė pak se dhjetėra takime me tema tė ndryshme, varėsisht nga ngjarjet politike nė regjion. Pėrkujdesi i faktorit ndėrkombėtar ndaj Luginės sė Preshevės, lidhet me faktin se edhe mė tej konsiderohet se nė kėtė rajon ka probleme, tė cilat duhet zgjidhur. Ata do tė jenė prezent nė Luginė tė Preshevės, pėrderisa nuk zgjidhen tė gjitha problemet e hapura politike. Edhe nė sferėn e investimeve kemi prezencėn e faktorit ndėrkombėtar si tė USAD-it amerikan, Help-i Evropian, Delegacioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Na thoni, se a e keni menduar ndonjėherė, se do tė jeni i pari i Preshevės?
Jo, asnjėherė pėrderisa nuk jam zgjedhur kryetar i Partisė Demokratike Shqiptare.

Kur do ta vizitoni Zvicrėn dhe a keni ndonjė projekt enkas pėr bashkatdhetarėt tanė?
Nė momentin kur do tė mund t’u ofrojė bashkatdhetarėve tanė nė Zvicėr projekt konkret pėr investimet e sigurta tė tyre nė Komunėn e Preshevės, sigurisht se do tė jem aty. Kjo do tė ndodhė atėherė kur do ta rregullojmė infrastrukturėn e nevojshme nė zonat e caktuara industriale. Sidomos pas miratimit tė ligjit pėr kalimin e pronave, komunave. Atėherė, do tė jemi nė gjendje qė pa pagesė, investitorėve potencial, t’u japim lokacione tė caktuara nė shfrytėzim me qėllim tė rimėkėmbjes ekonomike tė Komunės sonė.

http://www.telegrafi.com/?id=19&a=202
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.11.2010, 12:14   33
Citim:
Rexhepi: Shqipėria “natyrale” jo reale

Ministri i Punėve tė Brendshme i Kosovės dhe nėnkryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės, Bajram Rexhepi, i ka thėnė FoNet-it, agjenci serbe e lajmeve, se ideja mbi Shqipėrinė “natyrore” dhe bashkimi me territoret nė tė cilat jetojnė shqiptarėt “nuk ėshtė reale”, duke theksuar se bėhet fjalė pėr iluzionin, tė cilin e promovojnė disa parti tė vogla politike.

“Kėtė tregim nė programet e veta e kanė disa parti tė vogla. Kosova dhe Shqipėria janė dy shtete, tė cilat kanė aq shumė tė pėrbashkėta, por ekzistojnė si shtete tė veēanta. Dhe tė tilla do tė mbesin”, ėshtė shprehur Rexhepi. I pyetur se kur do tė fillojė dialogu midis Beogradit e Prishtinės, Rexhepi ėshtė pėrgjigjur se ai mund tė fillojė “nė ēdo moment”, por do tė ishte mė i efektshėm pas formimit tė qeverisė sė re tė Kosovės.

Ai ka paraparė se ky do tė jetė “dialog pėr ēėshtje teknike midis dy shteteve sovrane tė pavarura” dhe ka shtuar se mbi ēėshtjen e personave tė zhdukur bashkėpunimi tashmė ekziston. Rexhepi konsideron se do tė duhej tė flitej pėr targat dhe dokumentet, infrastrukturėn, energjetikėn e ēėshtje tė tjera.

http://www.kosova-sot.info/politike/...yrale-jo-reale
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.11.2010, 13:18   34
Citim:
Shqipėria natyrale, prokuroria serbe kėrcėnon me padi

Preshevė, 4 nėntor - Pas publikimit tė deklaratave dhe tė fjalimeve solemne qė mbajtėn pėrfaqėsuesit e Luginės sė Preshevės, nė ceremoninė e promovimit tė Listės sė Shqipėrisė Natyrale nė Tiranė, gjatė tėrė javės pati reagime tė ndryshme nga pėrfaqėsues tė institucioneve qeveritare tė Serbisė, partive politike serbe e shqiptare pozitė-opozitė dhe reagime nga vendi e rajoni.

Lidhur me kėtė ka reaguar edhe zėdhėnėsi i Prokurorisė Republikane, pėr mundėsinė e hetimeve nga kjo prokurori.

Lideri i Partisė Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, njėherėsh dhe prefekt i Preshevės, ka deklaruar tė enjten se qėndron prapa asaj qė ka thėnė nė Tiranė dhe nuk ka asgjė pėr t`u diskutuar. Sipas Mustafės, prokuroria le tė bėjė punėn e vet, ndėrsa ai ėshtė i gatshėm pėr t`iu pėrgjigjur ftesės sė mundshme pėr ndjekje penale dhe ėshtė i gatshėm tė sqarojė qėndrimin e kumtuar nė konferencėn e Tiranės.

Edhe lideri i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, njėherėsh nėn/kryetar i Kuvendit tė Komunės sė Preshevės, ka ripėrsėritur qėndrimin e tij lidhur me deklaratėn e dhėnė pak ditė mė parė nė Tiranė.

“Atė qė e thash para mediave nė Tiranė, po e pėrsėris prapė, ky ėshtė njė moment i madh historik”, theksoi Rexhepi, duke shtuar se “Lugina e Preshevės ėshtė territori shqiptar mė i okupuari, edhe atė qė moti nga shumė perandori, e sė fundi edhe nga Serbia”.

Fundja, sipas Rexhepit, Presheva dhe Bujanoci deri nė vitin 1956 kanė qenė pjesė administrative e Kosovės, ndonėse edhe atėherė nėn okupimin serb.

“Kushdo qė thotė se kjo nuk ėshtė diēka reale, ai nuk ėshtė shqiptar”, theksoi Rexhepi, dhe shtoi se “kėshtu thonė po ata qė dikur kanė thėnė se nuk ėshtė reale Kosova tė ndahet nga Serbia”.

“Dy vjet mė parė ndodhi kidnapimi i nėntė djemve tanė tė Preshevės dhe si pasojė ndodhi largimi i mė se 6 pėr qind tė banorėve shqiptarė nga Presheva e Bujanoci”, ndaj theksoi Rexhepi, “Prokuroria le tė urdhėrojė, se bash mė ka marrė malli pėr burgjet serbe”.

Ndėrkaq, po tė enjten, lideri i Partisė Liberal-Demokrate, Ēedomir Jovanoviē, qė njihet si politikani mė proevropian nė Serbi, ka deklaruar se ēdo kush nė Serbi ka tė drejtė tė paraqesė qėndrimet e tij politike dhe perspektivėn e tij pėr tė ardhmen. Sipas tij, qeveria nuk mund t`i zgjidhė problemet me shqiptarėt nga jugu i varfėr, duke i nisur procedurat gjyqėsore pėr shkak tė "shprehjes sė lirė tė qėndrimeve politike".

Jovanoviē tha se nė Serbi ekziston lėvizja e cila mbėshtet mbretėrinė, e cila ėshtė nė kundėrshtim me kushtetutėn dhe askush nuk reagon pėr tė vepruar ashtu siē kėrkohet ndaj Ragmi Mustafės.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,24,39406
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.11.2010, 16:15   35
Citim:
Lugina do tė jetė pjesė e Shqipėrisė etnike

Lideri Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, njėherėsh nėnkryetar i komunės sė Preshevės dhe ish-komandant i lėvizjes ēlirimtare pėr Luginė tė Preshevės (UĒPMB), nė njė intervistė dhėnė tė shtunėn gazetės serbe Press, ka deklaruar se Lugina e Preshevės mė sė largu nė vitin 2015, do tė jetė pjesė e Shqipėrisė Etnike.

Sipas Rexhepit, deklarata e tij dhėnė ditė mė parė nė Tiranė se se ‘Lugina e Preshevės ėshtė territori mė i okupuar shqiptar’, ishte e vonuar dhe assesi e nxituar. Nė fund tė fundit, sipas tij, Presheva dhe Bujanoci deri nė vitin 1956, kanė qenė pjesė e Kosovės dhe nuk sheh diēka kontestuese tė ketė nė deklaratėn e tij.

I pyetur se Prokuroria Republikane tė ketė paralajmėruar hetime kundėr tij, Rexhepi pėrgjigjet se “unė kam qenė mė parė njė i burgosur politik, pėr herė tė parė nė vitin 1982, edhe motra ime ishte njė e burgosur politike, ishte dėnuar kur kishte qenė vetėm 17-vjeēare, ndaj prokuroria le tė urdhėrojnė menjėherė tė kryejė punėn e vetė”. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=11143
Citim:
Orhan Rexhepi: Lugina e Presheva do tė jetė pjesė e Shqipėrisė etnike

Preshevė, 6 nėntor - Lideri Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, njėherėsh nėnkryetar i komunės sė Preshevės dhe ish-komandant i lėvizjes ēlirimtare pėr Luginė tė Preshevės (UĒPMB), nė njė intervistė dhėnė tė shtunėn, mediave serbe (gazetės Press) thotė se Lugina e Preshevės mė sė largu nė vitin 2015, do tė jetė pjesė e Shqipėrisė Etnike.

“Rexhepi nuk e ka ndėrmend tė tėrhiqet nga deklarata e tij, e javės sė kaluar nė Tiranė, kur ka thėnė se "Lugina e Preshevės ėshtė territori mė i okupuar shqiptar", madje, ai ka ftuar prokurorinė serbe pėr tė nxjerrė njė urdhėr pėr arrestimin e tij, ngase siē ka deklaruar ai, ta ketė marrė malli pėr burgjet serbe!”, shkruan gazeta “Press”.

Sipas Rexhepit, deklarata e tij nė Tiranė, ishte e vonuar dhe assesi e nxituar. Nė fund tė fundit, sipas tij, Presheva dhe Bujanoci deri nė vitin 1956, kanė qenė pjesė e Kosovės dhe nuk sheh diēka kontestuese tė ketė nė deklaratėn e tij.

I pyetur se Prokuroria Republikane tė ketė paralajmėruar hetime kundėr tij, Rexhepi pėrgjigjet se “unė kam qenė mė parė njė i burgosur politik, pėr herė tė parė nė vitin 1982, edhe motra ime ishte njė e burgosur politike, ishte dėnuar kur kishte qenė vetėm 17-vjeēare, ndaj prokuroria le tė urdhėrojnė menjėherė tė kryejė punėn e vetė”.

Ndėrsa nė pyetjen se gjithė kėtė, mbase po bėni pėr marketing politik dhe pėr tė fituar vota, Rexhepi, thekson: “ Shikoni, Lugina e Preshevės lirinė ėshtė duke pritur njė kohė shumė tė gjatė, madje mė tepėr se dymijė vjet”.

I pyetur se si mendoni t`i realizoni qėllimet tuaja pa ndonjė luftė tė re, Rexhepi sqaroi: “Tashmė, nė janar tė vitit tė ardhshėm (2011) do t'i drejtohemi Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe do tė kėrkojmė rishikimin e marrėveshjes sė Konferencės sė Londrės tė vitit 1913”.

Nėse kjo "marrėveshje", thekson Rexhepi, ėshtė konsideruar si joreale nga Medlin Olbrajt, Robin Cook dhe Toni Bler, pse atėherė ne shqiptarėt ta respektojmė atė.

Ndėrkaq, nė pyetjen se ēfarė prisni, kush do tė qėndrojė pas tė gjitha kėrkesave dhe sugjerimeve tuaja, Rexhepi, sqaroi se “ne tė gjithė do tė qėndrojmė prapa Platformės pėr krijimin e Shqipėrisė Natyrale, tė promovuar javėn e kaluar. Tė gjithė! Sė shpejti Shqipėria Natyrale si shtet do tė ketė sė paku dhjetė milion banorė”.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,39563
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.11.2010, 19:42   36
allianz
 
Citim:
Thėnė nga pressonline.rs

INTERVISTĖ, Orhan Rexhepi, Zėvendės-Kryetar i Kuvendit tė Preshevės

Arrestomėni, por Presheva do tė bėhet Shqipėri

Orhan Rexhepi, nėnkryetar i komunės sė Preshevės, ish-komandant i lėvizjes terroriste UĒPMB, lideri Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nė njė intervistė pėr gazetėn Press thotė se Presheva mė sė largu nė vitin 2015. me siguri do tė jetė pjesė e Shqipėrisė sė Madhe!

Rexhepi nuk ka ndėrmend tė tėrhiqet nga deklarata e tij e javės sė kaluar nė Tiranė, kur ai tha se "Lugina e Preshevės ėshtė territorit mė i okupuar Shqiptar". Ai madje, thėrret prokurorinė serbe pėr tė nxjerrė njė urdhėr pėr arrestimin e tij, sepse, siq thotė ai, e ka marrė malli pėr burgjet serbe!

- Deklarata ime nė Tiranė ishte e vonuar, assesi jo e nxituar. Nė fund tė fundit, Presheva dhe Bujanoci deri nė vitin 1956. kanė qenė pjesė e Kosovės. Nuk po e shoh se ēka ka kontestuese kėtu?

Por Prokuroria Republikane paralajmėron hetime kundėr jush?

- Unė kam qenė mė parė njė i burgosur politik, pėr herė tė parė nė vitin 1982, edhe motra ime ishte njė e burgosur politike, ishte dėnuar kur kishte qenė vetėm 17 vjeēare! Sa mė pėrket mua le tė urdhėrojnė menjiherė.

Riza Halimi thotė se gjithė kėtė po e flisini vetėm pėr tė fituar vota?

- Shikoni, Lugina e Preshevės lirinė ėshtė duke pritur njė kohė shumė tė gjatė, madje 2238 vjet!

Nga na doli tash kjo?

- Atėherė kur Romakėt pushtuan Ilirinė, pėrkatėsisht kur ra nga froni Mbretėresha Teuta. Pra mbi ne, ishin sė pari Romakėt, pastaj Bizantinėt, Sllavėt, Otomanėt dhe sė fundi pėrsėri Sllavėt ... Nė venat tona rrjedh gjak lashtėsie dhe kurrė nuk do tė zhduket. Kėtu pra nuk ka marketing, nuk ka asnjė lloj iluzioni, Shqipėria Natyrale do tė bėhet.

PROKURORIA: Jemi duke mbledhur dėshmi

Nė Prokurorinė Publike Republikane na u konfirmua dje se kanė filluar hetimet kundėr Orhan Rexhepit, por edhe kundėr Kryetarėve tė Komunave tė Preshevės dhe Bujanocit Ragmi Mustafa dhe Jonuz Musliu, tė cilėt ishin nė takimin nė Tiranė ku bėnė thirrje pėr pėrmbysjen e rendit kushtetues tė Serbisė.

Siq kuptuam, janė duke u mbledhur dėshmi kundėr tyre dhe se vendimi pėrfundimtar pėr veprime tė mėtutjeshme do tė merret javėn qė vjen.

Si mendoni tė realizoni qėllimet tuaja pa ndonjė luftė tė re?

- Tashmė, nė Janar 2011. do t'i drejtohemi Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe do tė kėrkojėmė rishikimin e marrėveshjes sė Konferencės sė Londrės 1913. Nėse kjo "marrėveshje" ėshtė konsideruar si joreale nga Medlin Ollbrajt, Robin Cook dhe Toni Bler, pse ne shqiptarėt ta respektojmė atė ...

Ju thatė se Tubimi i Tiranės ishte njė moment historik, sepse tėrė jetėn tuaj keni luftuar qė Presheva dhe Bujanoci tė bėhen pjesė integrale e Kosovės, me kėtė edhe pjesė inegrale e Shqipėrisė ...

- Rėndėsi tė madhe ka Tubimi i Tiranės, sepse nga ky Tubim nė mėnyrė tė organizuar kemi filluar sulmin vendimtar mbi gjithēka qė na ka qėndruar nė rrugėn e realizimit tė kėrkesave tona tė mėdha, qė pėrfundimisht tė bėhemi Zot nė vendit tonė. Mė shumė se 30 vjet luftoj pėr tė arritur te ky qėllim, sė pari pėrmes demonstratave, duke shkruar parrolla dhe nė fund duke e hedhur pushkėn krahut! Ēdo gjė ėshtė duke shkuar nė kėtė drejtim , tė gjitha rrethanat nė rajonit po shkojnė nė kėtė drejtim. Shumė, shumė shpejt, mė sė largu nė vitin 2015, Lugina e Preshevės do tė bėhet pjesė integrale e Shqipėrisė Natyrale.

Ēfarė prisni ju, kush do tė qėndrojė pas tė gjitha kėrkesave dhe sugjerimeve tuaja?

- Ne tė gjithė do tė qėndrojė prapa Platformės pėr krijimin e Shqipėrisė Natyrale, tė promovuar javėn e kaluar. Tė gjithė! Sė shpejti Shqipėria Natyrale si shtet do tė ketė sė paku dhjetė milion banorė.

http://www.pressonline.rs/sr/vesti/v...Albaniji!.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.11.2010, 20:22   37
Citim:
Ēoviē: Me kujdes situata nė Luginėn e Preshevės

Ish-kryetari i Trupit Koordinues pėr Jugun e Serbisė, Nebojsha Ēoviē deklaroi se ideja pėr njė Shqipėri natyrale ka ekzistuar gjithmonė nė korpusin kombėtar shqiptar.

Ai kėto komente i bėri pėr mediat nė gjuhėn serbe, tė cilat po vijojnė debatin lidhur me formimin e Listės pėr Shqipėrinė Natyrale, tė proklamuar nga veprimtari Koēo Danaj. Ēoviē ka komentuar edhe praninė e liderėve politik tė Luginės sė Preshevės nė promovimin e kėtij aktiviteti nė Tiranė.

"Ėshtė e vėrtetė se atje kanė qenė njerėz nga strukturat politike shqiptare nga Serbia Jugore, tė cilat kanė peshė specifike tė vogėl nė politikė. Por, ndoshta e tėra kjo me qėllim ėshtė imagjinuar si planifikim strategjik, si njė tullumbace prove qė me deklarata tė tilla politike tė dalin ata mė pak tė rėndėsishmit politikisht, qė pastaj tė thuhej lėrini ata, se e kanė bėrė kėtė nga disa arsye personale vetėm pėr tė rritur rejtingun e tyre politik", deklaroi Ēoviē, duke shtuar se me kujdes duhet pėrcjellur nga afėr ēdo gjė qė ndodh nė jug tė Serbisė dhe nė bazė tė kėsaj duhet marrė masa parandaluese.

Ai sugjeron se "masa kryesore parandaluese ėshtė ti sqarohet komunitetit ndėrkombėtar pėr ekzistencėn e ideve tė tilla qė mund tė rrezikojnė sigurinė nė rajonin e Evropės Juglindore. Dhėnia e hapėsirės nė mediat serbe pėr rastin e promovimit tė Listės pėr Shqipėrinė Natyrale, nga qarqe politike shqiptare nė rajonin e Luginės bėhet e ditur se nuk pėrjashtohen skenarė shtetėrore nė Luginėn e Preshevės.

http://www.ina-online.net/Default.as...878795d12&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.1.2011, 08:59   38

Shkrim i cituar Tirana dhe Prishtina duhet tė ndėrhyjnė nė Luginė


Citim:
Serbia do t'i dėnojė dhe dėbojė tė gjithė shqiptarėt e Luginės sė Preshevės

Kėshtu duke u dėnuar rinia shqiptare nga kjo krahinė po krijon efekte tė frikės dhe pasigurisė psikologjike pėr tė futur indinjatė tė thellė. Sa mė shumė tė dėnohen dhe dėbohen shqiptarė, nė anėn tjetėr ėshtė duke e mbushur dhe plotėsuar me forca tė ushtrisė, armatim dhe tė hapė baza ushtarake do tė mbillet njė psikozė te vendasit.

Beogradi me kėto burgime qė nuk ėshtė i ndalur do tė jetė njė shtet policoro-ushtarak . Kėshtu nga kėto tri Komuna tė banuara me shqiptarė pėr njė dekada do tė pėrgjysmohet numri i banorėve vendas shqiptarė.

Dėnimet e inskenuara tė regjimit tė Beogradit kanė prapavijėn e vetė tė futjes sė frikės dhe panikut ndėr popullatėn vendase tė Luginės sė Preshevė. Kėtė rajon duan tė mbajnė tė lidhur nė pranga sa mė shumė banorė vendas nga kjo Krahinė shqiptare duhet tė dėbohen dhe burgosen.

Opinioni nga e gjithė hapėsira jonė etnike duhet tė alarmohet. Masmediat tona duhet tė tregojnė interesim mė shumė se herėve tė tjera pėr zhvillimet e fundit qė po rrjedhin lidhur ndarjen drakonike, 101 vite burgje tė rėnda pėr tė rinjtė shqiptarė.

Na duhet tė ngrisim zėrin tonė tė arsyes e tė denoncojmė dhe tė dėnojmė tė gjithė veprimet ,veēmas rol tė posaēėm kanė diplomacia e Tiranės dhe politika e zyrtare e Prishtinės sė bashku me dy akademitė tona pėr kėtė dėnim duhet tė mbrohen tė drejtat qė na takojnė si ato individusle edhe kolektive nė tė gjitha instancat ndėrkombėtare .

Me tė drejtė ne popullata shqiptare nga Komuna e Medvegjės, Bujanocit dhe Preshevės jemi duke pritur nga Tirana dhe Prishtina pėr njė reagim institucional .

Asnjėherė nė vija insitucionale nuk ėshtė debatuar nė parlament tė Kosovės pėr Luginėn e Preshevės me njė pikė tė rendit tė punės. Qė nga viti 1999 e deri mė sot asnjė Kryeministėr, President apo Kryetar i Kuvendi tė Kosovės apo i Shqipėrisė nuk e ka ngritė kėtė ēėshtje para ndėrkombėtarėve, por as para opinionit tė gjerė.

Burgosjet e fundit edhe mė shumė na forcojnė propozimin tonė tė para disa viteve qė shumė shpejt dhe sa me mė ngulm duhet tė ftohet njė mision mbikėqyrės, faktembledhės dhe i pėrhershėm tė jetė prezent nė kėtė krahinė por i mandatuar nga NATO apo OKB-ja.

Me detyra tė caktuar pėr vėzhgim dhe krijimin e lirisė sė lėvizjes nėse ato pak banorė qė kanė pranuar tė jetojnė edhe nėn psikozėn e frikės apo tė kthehet dikush nga tė zhvendosurit.

Nėse vazhdohet kėshtu jo se do tė kthehet dikush por edhe ato qė janė duke jetuar me njėqind zore do tė detyrohen t'i lėshojnė trojet e tyre. Duke u bindur thellė nė pafajėsinė e nėntė shqiptarėve nga Presheva, kėrkojmė anulimin e kėtij vendimi si dhe lirimin e menjėhershėm tė tyre, dėnimet e fundit ishin drakonike ndaj tė rinjve shqiptarė nga gjykata serbe pėr krime lufte nė Beograd.

Burgosjet kanė shkaktuar shqetėsime dhe reagime tė ashpra. Ėshtė momenti i fundit qė tė ndėrtohet njė qėndrim, platformė a strategji afatshkurtėr, afatmesėm apo afatgjatė, se ēfarė dhe si t'i artikulojnė kėrkesat e tyre shqiptarėt e Luginės sė Preshevės .

Institucionet e Kosovės dhe tė Shqipėrisė duhet tė na japin instruksione tė qarta.


Tė protestohet nė tė njėjtėn ditė dhe kohė nė mė shumė qytete

Tė shikohet mundėsia qė brenda njė kohe tė shkurtėr tė njėjtėn ditė dhe kohė tė bėhet njė orė protestė pėr lirimin e kėtyre tė rinjve shqiptarė.

Protesta ėshtė mirė tė organizohet si nė: Tiranė, Prishtinė, Shkup, Medvegjė Bujanoc, Preshevė, Gjilan, por edhe nė tri qytete tė jashtme si nė Nju-Jork, Bruksel dhe nė Strasburg.


***


Nė kėtė krahinė me shumicė shqiptare nė Serbi, situata ėshtė e tejet e keqėsuar kundruall tensioneve qė pas qershorit 1999 e kėndej. Banorėt atje, ende janė duke u pėrballuar me shumė tė papritura, pėrveē udhėheqėsve tė tyre tė ndarė e pėrēarė nė tetė subjekte politike, qė ėshtė shqetėsuese e mbi tė gjitha ėshtė e papritur me bartėsit e institucioneve tė Prishtinės dhe Tiranės me qėndrimin ndaj ēėshtjes sė pazgjidhur.

Pėr nėntė tė rinjtė shqiptarė drejtėsia serbe mesatarisht iu ndau me mbi 11 vjet heqje lirie. Kėto burgosje duhet tė trondisin si Medvegjėn, Bujanocin e Preshevėn ashtu edhe Tiranėn, Prishtinėn e Shkupin.

Ky ėshtė njė proces i montuar politik nė vazhdėn e shumė veprimeve tė tjera tė cilat shteti i Serbisė po ndėrmerr ndaj shqiptarėve me qėllim tė futjes sė frikės dhe pasigurisė, si dhe tendencėn pėr barazimin e viktimės dhe krimeve tė kryera nė Kosovė dhe hapėsirat tjera tė ish-Jugosllavisė nga forcat paramilitare dhe ushtarako-policore serbe.


***

Beogradi nuk mėrzitet pėr arsimin e lartė dhe hapjen e njė Universiteti publik nė gjuhėn shqipe, fare nuk lodhet pėr lejimin e pėrdorimit tė Flamurit shqiptar qė ende ėshtė ēėshtje e pazgjidhur nė tri Komunat e cekura. Beogradit nuk ėshtė duke i mjaftuar vetėm mohimi i tė drejtave tė shqiptarėve nga kjo Krahinė shqiptare por do t'i nėnshtrojė, dėnojė , burgosė, denoncojė dhe tė ndihemi tė pasigurt nė trojet e tė parėve tanė.

http://bujanoci.net/?p=9526
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.1.2011, 10:01   39
Citim:
Shqiptarėt e "harruar" tė Luginės sė Preshevės

Prishtinė 24 janar - Kosova e Shqipėria duket se janė shumė tė zėnė. Kosova me zgjedhjet e Shqipėria me protesta tė dhunshme. Nė tėrė kėtė hallakamė, vėshtirė se dikujt i bie ndėrmend pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės. Pėr hallet e tyre duket se askush nuk mėrziten.

Ata janė tė harruar edhe nga Qeveria e Serbisė sė cilės juridikisht i pėrkasin, dhe nga ajo e Kosovės e cila arsyetohet se nuk mund tė bėjė shumė pėr ta pėr shkak tė pozitės sė saj jo tė mirė politike.

Sa i pėrket Shqipėrisė, ajo duket se ėshtė shumė e zėnė me vetveten qė tė merrte me shqiptarėt e Luginės sė Preshevės. Kėshtu, rreth 100 mijė shqiptarė qė jetojnė nė tri komunat, Preshevė, Medvegjė e Bujanoc, vazhdojnė tė kėrkojnė qė tė drejtat e tyre tė avancohen nė tė njėjtin nivel me tė drejtat qė gėzojnė serbėt nė Kosovė.

Riza Halimi, deputeti i vetėm shqiptar nė Kuvendin e Republikės sė Serbisė qė njėkohėsisht ėshtė edhe kryetar i Bashkimit pėr Veprim Demokratik, nė njė intervistė ekskluzive pėr Zhurnal, shpjegon pritjet qė shqiptarėt popullata e kėtij rajoni ka nga bisedimet e paralajmėruara Prishtinė-Beograd.


Zhurnal: Ėshtė paralajmėruar dialogu teknik Prishtinė-Beograd. Ku ėshtė Lugina e Preshevės nė tėrė kėtė proces?

Riza Halimi: Ne pėrveē interesimit qė kemi dhe qytetarėt e luginės qė nė kėtė dialog tė pėrfshihet edhe zgjidhja e problemeve qė kanė shqiptarėt nė kėtė rajon, tash pėr tash nuk ka ndonjė hap konkret. Ne kemi pasur edhe kėrkesa kur ishin paralajmėruar bisedimet nė Rambuje. Ne me njė shkresė iu patėm drejtuar konferencės sė Rambujesė, mė vonė edhe nė bisedimet e Vjenės. Ne kėrkonim nga pėrfaqėsuesit politik qė tė jemi pjesė e atyre bisedave. Tash nuk them se edhe kėsaj here do tė injorohemi, e posaēėrisht sepse po paralajmėrohen biseda pėr ēėshtje konkrete. Por kėtė e shohim njė shansė dhe mundėsi tonėn. Ne kemi pikėrisht probleme jetėsore qė ndėrlidhen me raportet e ngrira Prishtinė-Beograd. Nė ēfarėdo zbutje tė kėtyre raporteve ne shohim shans tonė pėr t’i zgjidhur problemet tė cilat janė faktikisht tė ndėrlidhura e qė janė pasojė e kėtyre raporteve momentale ndėrmjet kėtyre dy shteteve.

Zhurnal: Ju si parti politike, a jeni tė pėrgatitura sa duhet qė tė ndikoni, nė rast se kėto bisedime fillojnė?

Riza Halimi: Sė pari duhet tė them se ne kemi probleme praktike qė jemi duke i adresuar qė njė kohė tė gjatė nė drejtim tė Beogradit, pėrmes pushteteve lokale, me anė tė diskutimeve qė unė si deputet i paraqes ne parlament apo pėrmes institucioneve tė tjera qė u paraqiten organeve pėrkatėse pėr zgjidhjen e tė cilave, nuk ka pasur gatishmėri, nė radhė tė parė pėr ato teknike si ēėshtja e diplomave...

Zhurnal: Pra shkurt tė themi, ju nuk keni kurrfarė ndikimi?

Riza Halimi: Nė kėtė drejtim kemi injorim nga ana e strukturave shtetėrore tė cilat gjithnjė e mė qartė e thonė se pėrgjegjėsinė e kanė institucionet e Kosovės. Pėr shembull ata thonė pse kėto institucione, sa i pėrket diplomave, nuk e largojnė emėrtimin Republika e Kosovės, dhe ne nėse do tė ishte diploma vetėm me vulėn e UP-sė, do t’i pranonin dhe nė kėtė mėnyrė unė besoj se kjo mund tė zgjidhet vetėm me dialogun qė mund tė fillojė.

Zhurnal: Realisht, ju a prisni diēka konkrete nga ky dialog?

Riza Halimi: Unė thjesht besoj se edhe bashkėsia ndėrkombėtare e cila shpesh nga pragmatizmi ata janė nė gjendje t’i thjeshtėzojnė gjėrat, do tė ishte dashur tė kishte njė masė tė principialitetit. Derisa nė Kosovė serbėt paraqesin problemin e telefonisė mobile dhe bėjnė debat tė madh politik se nė vend tė rrjetit lokal kosovar ata duhet tė pėrdorin atė tė Serbisė, apo se cilat targa t’i pėrdorin dhe tė gjitha kėto kanė konotacione politike, nė anėn tjetėr problemet e shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės janė jetėsore, si e drejta pėr tė punuar me diplomė qė e ka marrė nė UP, e drejta pėr shtesa tė fėmijėve, pėr tė pasur dokumente personale, tė personave qė kanė lindur nė Kosovė, e qė iu mohohet kjo e drejtė etj. Pra kėtu kemi dallim tė madh tė problemeve sepse ne kemi probleme jetėsore qė kanė tė bėjnė me tė drejtėn elementare tė njeriut. Kurse nė anėn tjetėr problemet qė i paraqet popullata serbe nė Kosovė shpesh kanė ngjyrime politike.

Zhurnal: Shpesh partitė politike nė Luginė tė Preshevės shihen shumė tė pėrēara edhe pse keni shumė probleme. Pse ėshtė kėshtu?

Riza Halimi: Edhe pėrkundėr pėrēarjeve tė mėdha, ėshtė arritur tė hartohet njė dokument i pėrbashkėt, platforma e vitit 2006, pasi grupi i kontaktit kishte aprovuar kriteret pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, nė menjėherė pas dy apo tre muajsh pas kėtij dokumenti, aprovuam sė bashku, Kuvendet e Komunave nga tė gjitha partitė politike, njė dokument tė pėrbashkėt pėrmes tė cilit kėrkojmė reciprocitetin qė ato zgjidhje qė bėhen pėr serbėt nė Kosovė, tė njėjtat kritere tė vlejnė edhe pėr shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės.

Zhurnal: Por z. Halimi, tash jemi nė vitin 2011. Kėto kėrkesa me siguri i keni parashtruar edhe tek autoritetet e Kosovės. Ēfarė iu thonė ata?

Riza Halimi: Personalisht kam pasur rastin tė flas nė nivele tė larta tė Kosovės pėr ēėshtjen e diplomave dhe thjesht nė kėtė drejtim, nė pritje tė bisedave, kemi taktizim edhe tė strukturave nė Beograd edhe nė Prishtinė.

Zhurnal: Ju mendoni se jeni lėnė anash nga tė dy anėt?

Riza Halimi: Absolutisht po. Vetėm t’i marrim serbėt nė Kosovė. Ata kanė oferta shumė konkrete edhe nga Kosova edhe Serbia. Ne jemi nė situatė qė shpesh edhe ofertat nga Beogradi janė false dhe jo serioze kurse nga Prishtina nuk kemi kurrfarė oferte. Pra kėtu, diametralisht ndėrron pozita. Ne as afėrsisht nuk jemi nė tė njėjtin nivel nga aspekti i tė drejtave krahasuar me serbėt e Kosovės.

Zhurnal: Para njė viti e mė shumė nė Serbi ishte nė njė vizitė zyrtare ish zv. Kryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Ilir Meta. Ēfarė dobie ka sjellė kjo vizitė pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės?

Riza Halimi: Pėrveē paralajmėrimeve se edhe Qeveria Shqiptare ėshtė e interesuar tė ndihmojė nė zgjidhjen e problemeve, tash pėr tash asgjė konkrete nuk ka pasur. Por shumė ēėshtje tona janė tė lidhura me Kosovėn. Qeveria e Kosovės, shumė mė tepėr dhe nė mėnyrė efikase do t’i zgjidhte ato sikur tė kishte atmosferė tė volitshme politike sesa qė objektivisht mund tė bėjė qeveria nė Tiranė. Edhe pse unė nuk e kisha nėnēmuar edhe atė ndihmė, por nė mėnyrė shumė mė tė pėrshtatshme do ta zgjidheshin problemet me ndihmėn e Qeverisė sė Kosovės me njė reciprocitet me Qeverinė nė Beograd.

Zhurnal: Besoni se do tė ndodh ndonjėherė kėshtu, tė ketė reciprocitet.

Riza Halimi: Nėse mendojmė pėr zgjidhje afatgjate dhe stabilizim afatgjatė, nėse nuk merret parasysh dhe nuk pėrdoren kriteret unike, ēdo zgjidhje do tė jetė afatshkurtėr dhe nuk premton situatė stabile. / Zhurnal /

http://zhurnal.mk/ks/cont.asp?k=2120...ID=24111141225
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.4.2011, 11:26   40
Citim:
Lugina e Preshevės kėrkon zyrė pėrfaqėsimi nė Prishtinė

Prishtinė, 14 prill, NOA – Zv/kryeministrja kosovare Edita Tahiri, e cila ėshtė edhe kryetare e ekipit negociator me Serbinė, zhvilloi njė takim me pėrfaqėsuesin nga Bujanoci, Jonuz Mulsiun.

Mėsohet se ky i fundit i ka kėrkuar Tahirit, qė tė hapet njė zyrė, si pėrfaqėsi komunikimi nga Lugina e Preshevės nė Prishtinė.

Nga ana e saj, Tahiri premtoi pėrkrahje dhe angazhim maksimal pėr realizimin e tė drejtave tė plota tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės duke thėnė se Kosova do tė jetė gjithmonė njė krah i fuqishėm i shqiptarėve banorė tė saj.

Bėhet me dije gjithashtu se Musliu i ka deklaruar Tahirit situatėn e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe sfidat me tė cilat po ballafaqohen qytetarėt e saj.

Ai theksoi se edhe pas njė dekade, Marrėveshja e Konēulit ėshtė larg realizimit dhe rrjedhimisht tė drejtat e shqiptarėve etnik atje mbeten tė diskriminuara, si dhe perspektivat e cunguara shkaktojnė largimin e tyre nga trojet etnike.

Prandaj ai kėrkoi mbėshtetje mė tė madhe nga Kosova pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės nė tė gjitha planet, duke kėrkuar po ashtu qė ēėshtja e tyre tė pėrfshihet nė dialogun teknik ndėrshtetėror midis Kosovės dhe Serbisė.

http://www.noa.al/2011/04/lugina-e-p...-ne-prishtine/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:50.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.