Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Luginė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 25.12.2011, 20:56   41
Citim:
Me tarifat kufitare goditen shqiptarėt e Kosovės Lindore

Lajmi se sė shpejti do tė aplikohen tarifat kufitare mes Kosovės dhe Serbisė, me pagesė, ka shokuar shqiptarėt e Kosovės Lindore- thuhet nė njė reagim tė Partisė Demokratike Kombėtare.

“Me kėto tarifa pagesore goditen vetėm shqiptarėt e Kosovės Lindore, ngaqė ata kanė nevojė tė qarkullojnė mes kufijve Serbi-Kosovė, mė shumė se sa serbėt kosovarė. Nė vend qė Kosova pėr bashkėkombėsit e vet tė kujdeset qė tua lehtėsojė qarkullimin e lirė, ajo edhe mė shumė i shtrėngon ata tė integrohen nė Serbi, madje edhe tė asimilohen kombėtarisht. Si mund ta ruajnė shqiptarėt e Kosovės Lindore identitetin, kur atyre u gjobiten paratė nė emėr tė kalimit kufitar, pėr t’u takuar me tė afėrmit e tyre, pėr t’u shkolluar e pėr tė zhvilluar biznes”, thuhet nė reagim.

Mė tej, theksohet se me kėto veprime Qeveria e Kosovės po e vėshtirėson komunikimin me vėllezėrit e saj nė krahun e saj lindor “duke i lėnė ata matanė kufirit nė mėshirėn e ligjeve tė Serbisė dhe kamxhikut financiar nėse hyjnė nė shtetin e dytė tė tyre amė Kosovėn”. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=19247
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.1.2012, 21:35   42
Citim:
Izolim pėr banorėt e Luginės

Marrėveshja e shumėpėrfolur pėr lėvizjen e lirė, e arritur nė dialogun teknik Prishtinė-Beograd, e cila ka nisur tė zbatohet javėn e fundit tė dhjetorit, ka sjellė deri tė izolimi i banorėve tė Luginės sė Preshevės, pėr shkak tė vendosjes sė tarifave tė larta pėr policat kufitare tė sigurimit.

Madje, pėrfaqėsuesit shqiptarė tė Luginės sė Preshevės thonė se kjo marrėveshje pėrveē se ka cunguar lirinė e lėvizjes edhe ashtu tė kufizuar, ka zhytur nė bllokadė tė tėrė qarkullimin e qytetarėve tė atjeshėm. Mirėpo, autoritetet qeveritare nė Prishtinė, zotohen se brenda pakė ditėsh kompanitė e sigurimeve do tė arrijnė njė marrėveshje pėr heqjen e kėtyre tarifave.

Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal tė Bujanocit, i ka deklaruar gazetės pėrmes telefonit se marrėveshja e arritur pėr lirinė e lėvizjes mes palės kosovare dhe asaj serbe, ėshtė e disfavorshme dhe ka dėmtuar nė masė tė madhe xhepin e varfėr tė shqiptarėve tė Luginės. Ai madje, ka theksuar se nga paraqitja e tarifave enorme dhe reciprociteti nė kuadėr tė kėtyre tarifave pėr policat kufitare tė sigurimit, shihet se nuk ėshtė lehtėsuar lėvizja e lirė, por pėrkundrazi ėshtė vendosur embargo pėr shqiptarėt.

“Me kėtė marrėveshje ėshtė bėrė njė kolaps pėr banorėt shqiptarėt tė Luginės dhe se qytetarėt tashmė janė tė izoluar. Kjo marrėveshje vetėm sa ka cunguar lirinė edhe ashtu tė kufizuar tė lėvizjes, si dhe ka bllokuar qarkullimin e lirė”, ka thėnė Musliu.

Sipas marrėveshjes, tarifat doganore qė momentalisht paguhen nga veturat me targa tė Serbisė qė hyjnė nė Kosovė, kanė edhe ēmimet e caktuara. Qytetarėt e Luginės sė Preshevės pėr tė hyrė nė Kosovė me veturė, paguajnė 60 euro pėr 15 ditė, ndėrsa tarifa vjetore kushton hiq mė pak se 603 euro. Por, kjo tarifė nuk vlen edhe pėr qytetarėt qė hyjnė me targa tė Kosovės nė Serbi, tė cilėt pėrveē se pajisen me targa provuese tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Beogradit, ata detyrohen tė paguajnė pėr policat kufitare tė sigurimit as mė shumė dhe as mė pak se 240 euro pėr njė muaj.

Mirėpo, njė qytetar nga Lugina e Preshevės i ka deklaruar gazetės se kjo masė nuk vlen edhe pėr qytetarėt serbė, tė cilėt po vazhdojnė tė qarkullojnė pa u penguar, me targat e tyre tė vjetra ilegale ( GL, PR, UR...etj), pavarėsisht se njė gjė e tillė ėshtė nė kundėrshtim me vetė marrėveshjen e arritur nė dialogun teknik mes Prishtinės dhe Beogradit.

Edhe Belgzim Kamberi, kryetar i Kėshillit tė tė Drejtave tė Njeriut nė Luginė tė Preshevės, thotė se kjo marrėveshje vetėm sa ka pėrkeqėsuar lirinė e lėvizjes dhe ėshtė nė dėm tė shqiptarėve tė asaj ane.

“Ėshtė cenuar nė masė tė madhe liria e lėvizjes dhe me kėtė marrėveshje, Prishtina zyrtare ka diskriminuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė qytetarėt e Kosovės Lindore”, ka thėnė Kamberi. Sipas tij, ėshtė e logjikshme qė tė ketė reaksione tė qytetarėve tė Luginės pėrmes protestave tė ndryshme, nė rast se nuk hiqen brenda pak ditėsh tarifat e larta doganore.

Mirėpo, zėvendėskryeministrja Edita Tahiri, e cila po udhėheq dialogun Prishtinė-Beograd, ėshtė zotuar se brenda pak ditėsh do tė hiqen krejtėsisht tarifat pėr policat kufitare tė sigurimit. Ajo ka pranuar se kėto tarifa janė mjaft tė larta krahasuar standardin jetėsor tė qytetarėve tė Luginės, pavarėsisht se janė tė pėrkohshme, porse ėshtė arsyetuar se kjo masė ėshtė vendosur me insistimin e palės serbe.

“Pakėnaqėsitė e banorėve tė asaj ane kanė bazė dhe janė tė kuptueshme, pasi qė tarifat janė mjaft tė larta, tė cilat po pamundėsojnė lirinė e lėvizjes. Por, i siguroj qytetarėt e Luginės se shumė shpejt kompanitė e sigurime do tė bėjnė njė marrėveshje komerciale pėr heqjen e tarifave”, ka thėnė Tahiri pėr gazetėn.

Zėvendėskryeministrja ka pranuar se qytetarėt serbė ende po vazhdojnė t’i pėrdorin tabelat e vjetra ilegale, porse u zotua se kjo praktikė do tė pėrfundojė brenda pak ditėsh.

Bisedimet nė mes tė janarit

Dialogu teknik mes Prishtinės dhe Beogradit pritet tė vazhdojė gjatė janarit, ku palėt pritet tė takohen nė Bruksel kah mesi i kėtij muaji, pėr tė diskutuar pėr ēėshtjen e energjetikės, telekomunikacionit dhe pėrfaqėsimit tė Kosovės nė nisma rajonale.

Mirėpo, udhėheqėsi i ekipit tė Beogradit, Borisllav Stefanoviē, ka thėnė se pala serbe ka kėrkuar qė nė ēėshtjen e pėrfaqėsimit rajonal tė Kosovės, tė merret parasysh Rezoluta 1244 e KS-it, derisa kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri, thotė se nuk ėshtė hera e parė qė Serbia vė kushte nė kuadėr tė dialogut.

Sipas saj, Serbia tashmė ka marrė obligime nė raport me Bashkimin Evropian dhe ato duhet zbatuar, nėse vėrtet dėshiron qė ta marrė statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsim nė BE.

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...ret-e-lugines/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.1.2012, 11:58   43
Citim:
Shqiptarėt e Luginės thirrje krerėve tė Shqipėrisė dhe Kosovės: Na vizitoni

Preshevė, 8 janar - Intelektualėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės apelojnė qė presidentja e Kosovės, ai Shqipėrisė dhe dy kryeministrat tė vizitojnė komunat Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc.

Njė nismė e ndėrmarrė nga intelektualėt ėshtė shfaqur nėpėrmjet njė letre apeli, pas vizitave tė shpeshta tė presidentit serb Boris Tadiē nė Kosovė, raporton agjencia INA.

“Meqė presidenti Tadiē dhe zyrtarėt e tjerė serb hyjnė e dalin nė Kosovė pėr njė grusht bashkėvendės tė tyre, presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha apo kryeministri Hashim Thaēi tė marrin pėrgjegjėsinė dhe shembullin duke bėrė pėrpjekje diplomatike qė tė vijnė njė ditė tė vizitojnė tre komunat e anashkaluara shqiptare nėn Serbi, tė vizitojnė monumentet kulturo – historike shqiptare si Molla e Kuqe, Masurica dhe lokalitete tjera, etj”, theksojnė intelektualėt shqiptarė.

Njė arsye tjetėr qė pėrmendet ėshtė edhe simbolika e vizitės tė ndodhė gjatė marsit, kur mė 1 dhe 2 mars tė kėtij viti shėnohet 20 vjetori i referendumit pėr bashkėngjitje me Kosovėn dhe 11 vjetori i Marrėveshjes Paqėsore tė Konēulit, qė parandaloi konfliktin e armatosur tė UCPMB-sė me forcat shtetėrore serbe.

Intelektualėt shqiptarė tė Luginės apelojnė qė institucionet shqiptare nė Tiranė, por sidomos nė Prishtinė tė ngrenė zėrin pėr tė shėnuar dhe rikujtuar dėbimin dhe gjenocidin masiv tė ushtruar ndaj shqiptarėve duke i dėbuar nga vendbanimet shqiptare nė Serbinė Qendrore.

Ilir Meta, nė cilėsinė e zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė jashtėm shqiptar dy vite mė parė ishte njėri ndėr zyrtarėt mė tė lartė tė institucioneve tė shtetit shqiptar qė vizitoi Luginėn e Preshevės.

http://koha.net/?page=1,15,83200
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.1.2012, 21:10   44
Citim:
Kosovė, Thaēi nuk ėshtė i gatshėm ta vizitojė Luginėn e Preshevės, Jahjaga hesht

Zėvendėskryeministrja e Kosovės, Mimoza Kusari-Lila, dje, nė kontekst tė kėrkesės sė njė grupi tė intelektualėve shqiptarė tė Luginės sė Preshevės drejtuar Presidentes sė Kosovės, Presidentit tė Shqipėrisė, Kryeministrit tė Kosovės dhe Kryeministrit tė Shqipėrisė pėr vizitė, ka thėnė se vizita e shefit tė saj nė komunat e banuara me shqiptarė nė Serbi mbetet peng i mosnormalizimit tė raporteve tė tė dyja vendeve.

“Synimi i qeverisė sė Kosovės ėshtė kontributi i vazhdueshėm nė normalizimin e raporteve ndėrfqinjėsore nė Ballkan. Nė njė tė ardhme nuk mund tė ketė diēka qė vizita nė Luginėn e Preshevės tė mos mund tė konsiderohet e pamundshme, ngase vjen natyrshėm, por kur tė krijohen kushtet qė ajo tė bėhet nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme”, ka thėnė Kusari-Lila.

“Raportet e Kosovės me Serbinė janė nė proces tė normalizimit dhe gradualisht besoj qė do tė vijė dita kur liderėt institucionalė tė Kosovės, tė Shqipėrisė e tė vendeve tė tjera mund tė vizitojnė Luginėn e Preshevės dhe vende tė tjera nė Serbi”.

Intelektualėt shqiptarė qė jetojnė nė Serbi kanė apeluar pėrmes njė letre tė njėjtėn ditė qė presidentėt dhe kryeministrat e Kosovės e Shqipėrisė tė vizitojnė komunat Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc. Nismėn e tyre ata e kanė ndėrmarrė pas vizitave tė shpeshta tė Presidentit serb, Boris Tadiē, nė Kosovė.

Nuk dihet ende nėse Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga e ka nė plan vizitėn nė tri komunat e banuara me shqiptarė, konform apelit tė intelektualėve tė Luginės. Kėshilltari politik pėr media dhe marrėdhėnie me publikun i Presidencės, Arbėr Vllahiu, ka parapėlqyer qė pyetja t’i dėrgohet me shkrim nėpėrmjet e-mailit. Mirėpo, dje, deri nė orėt e mbrėmjes ai nuk ka kthyer pėrgjigje.

http://sot.com.al/index.php?option=c...oni&Itemid=484

Citim:
Makolli synon tė vizitojė Luginėn e Preshevės

Ministri i Diasporės, Ibrahim Makolli, shumė shpejt pritet tė bėjė njė vizitė zyrtare nė Serbi, ku do tė qėndrojė nė Luginėn e Preshevės. Lidershipi politik i Luginės po bėnė pėrgatitjet teknike me autoritetet nė Beograd pėr lejimin e kėsaj vizite zyrtare.

“Unė tani jam nė kontakt me lidershipin politik e Luginės sė Preshevės pėr aranzhimin e kėsaj vizite. Pėr procedurat rreth marrjes sė lejes pėr kėtė vizitė zyrtare do tė merren lidershipi institucional i Luginės sė Preshevės”, ka konfirmuar tė matėn pėr Portalin KosovaTimes.net ministri Makolli.

Kjo do tė ishte vizita e parė e njė zyrtari tė institucioneve tė Kosovės nė komunat shqiptare nė Serbi. Ministri Makolli ka thėnė se dėshiron tė zhvillojė njė vizitė zyrtare tek bashkėkombėsit shqiptarė qė jetojnė nė trojet e tyre autoktone, pėr tė parė mundėsinė e bashkėrendimit tė aktiviteteve nė kuadėr tė fushėveprimit tė pėrkujdesjes institucionale tė Kosovės pėr bashkatdhetarėt qė jetojnė jashtė shtetit. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=19498
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.1.2012, 21:35   45
Citim:
Makolli nuk lejohet tė hyjė nė Preshevė

Autoritetet nė Serbi e kanė pamundėsuar vizitėn e ministrit tė Diasporės, Ibrahim Makolli, pėr nė Luginė tė Preshevės.

Riza Halimi, deputeti i vetėm shqiptar nė Parlamentin e Serbisė tha se kjo ēfarė ka bėrė Qeveria nė Beograd paraqet njė skandal politik.

Ndėrkohė, ministri me kėtė veprim Qeveria nė Beograd tregon se nuk ka hequr dorė nga mentaliteti i sė kaluarės. Me kėtė rast, Makolli ka paralajmėruar se do tė bėjė sėrish pėrpjekje pėr tė vizituar Luginėn e Preshevės.

Ndryshe, ministri i Diasporės, Ibrahim Makolli ishte paraparė tė takohet me kryetarin e komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberi, mė pas kryetarin e Preshevės, Ragmi Mustafa dhe pas tyre edhe me kryetarin e Kėshillit Nacional Shqiptar, Galip Beqiri.

Ai madje pėr mediat kosovare kishte thėnė se s’do tė lejojė t’i preken targat e makinės gjatė vizitės nė Luginė tė Preshevės.

“Unė do tė shkojė me makinė, ajo qė e them ėshtė se tabelat e makinės nuk pranoj qė tė ndėrrohen”, ka thėnė ministri i Diasporės nė Qeverinė e Kosovės pėr atė nėse do tė lejojė tė enjten kur tė udhėtojė pėr nė Serbi qė makinės sė tij zyrtare nė kufi t’i ndėrrohen targat RKS pėr t’u zėvendėsuar me tė pėrkohshme, konform marrėveshjes pėr lėvizje tė lirė tė arritur mė 2 korrik tė vitit tė kaluar nė Bruksel./Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=19553

Citim:
Daēiē: Makolli nė Serbi vetėm si qytetar, jo si ministėr

(E plotėsuar) Ministri i Punėve tė Brendshme tė Serbisė, Ivica Dacic deklaroi sot se ēdokush nga Kosova mund tė vjen nė Serbi si qytetar i zakonshėm, e jo si ministėr dhe kjo ėshtė definuar me marrėveshjen e delegacioneve mes Prishtinės dhe Beogradit nė Bruksel.

”MPB nuk ėshtė informuar se ėshtė arritur marrėveshje qė politikanėt e Kosovės tė vijnė nė Serbi pėr tė kryer funksionet e veta politike. Ēdokush mund tė vjen si qytetar i zakonshėm, jo si ministėr i ashtuquajtur i diasporės”, tha Dacic ne nje konference pėr gazetarė.

Ai rikujtoi se MPB e Serbisė nė pėrputhje me dialogun nė Bruksel ka definuar kushtet nėn tė cilat personat me dokumente nga Kosova "mund tė kalojnė vijėn administrative dhe kufirin e Serbisė drejt vende tė Evropės".

Makolli s'mori pėrgjigje zyrtare se pėrse nuk iu lejua kalimi

Ministri i Diasporės, Ibrahim Makolli, ka thėnė se me moslejimin e vizitės sė tij nė Preshevė dhe nė Bujanoc, Serbia po dėshmon se nuk mund tė shkėputet nga e kaluara dhe se nuk ėshtė e interesuar qė tė pėrmirėsojė raportet nė Ballkan.

“Kjo dėshmon dhe njėherė se Serbia sė pari nuk ėshtė e interesuar pėr zbatim tė marrėveshjeve qė arrihen, dhe sė dyti, me kėso lloj veprimesh, Serbia po dėshmon se nuk ėshtė e interesuar pėr pėrmirėsim tė marrėdhėnieve nė Ballkan. Me forma tė tilla ajo po ndikon nė pėrkeqėsimin e raporteve tė pėrgjithshme nė Ballkan”, tha Makolli, siē transmeton Evropa e Lirė.

Ai sė bashku me njė delegacion nga Ministria e Diasporės, tė cilėt po planifikonin njė vizitė nė komunėn e Preshevės dhe Bujanocit, ėshtė ndaluar nė kufirin mes Kosovės dhe Serbisė nė Konēul.

Ministri Makolli tha se as ai, dhe as pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal nė Luginėn e Preshevės nuk kanė marrė pėrgjigje zyrtare se pėrse nuk lejohet kalimi.

“Jozyrtarisht kemi marrė njė pėrgjigje, pėrmes sė cilės, deklarimi i autoriteteve tė Beogradit ka qenė se vizita nuk mund tė realizohet nė asnjė formė tė mundshme”, tha Makolli.

Ai sqaroi se vizita e tij ishte zyrtare, por, nga ajo qė ka kuptuar gjatė qėndrimit nė zonėn neutrale, “autoritetet serbe nuk do tė mė lejonin hyrjen nė Luginė as si qytetar e as si ministėr”.

Serbia kthen mbrapsht Makollin

Ministri i Diasporės, Ibrahim Makolli, rreth orės 11:00 ėshtė kthyer mbrapsht nė vendkalimin kufitar tė Konēulit dhe nuk iu ėshtė lejuar qė tė hyjė nė territorin e Serbisė.

Ministri i Diasporės nuk ėshtė lejuar tė hyjė si delegacion zyrtar i Republikės sė Kosovės dhe prandaj ka hequr dorė, duke u kthyer nė Kosovė.

Serbia ka thėnė se ai mund tė hyjė brenda si qytetar privat i Serbisė.

Makolli, megjithatė, e ka takuar nė zonėn neutrale Riza Halimin.

Ditė mė parė, qeveritarė serbė kanė deklaruar se ministri Makolli mund tė hyjė nė territorin e Serbisė pa asnjė problem dhe nuk ka nevojė tė kėrkojė leje, pasi qė, sipas zyrtarėve serbė “ai ėshtė qytetar i Serbisė”.

Ministri Makolli ėshtė pritur tė takohet me kryetarin e Komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberi dhe atė tė Preshevės, Ragmi Mustafa.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,13,71457
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.1.2012, 09:44   46
Citim:
Haxhinasto takim me delegacionin e Luginės sė Preshevės

Tiranė - Njė pėrfaqėsi nga Lugina e Preshevės viziton sot Tiranėn. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme shqiptare, Haxhinasto takohet sot me njė pėrfaqėsi tė Luginės, ku do tė diskutohet pėr thellimin e komunikimit me autoritetet shqiptare tė Preshevės, veēanėrisht mbėshtetja qė qeveria shqiptare jep nė fushėn e arsimit dhe kulturės. Mė pas do tė ketė dhe njė konferencė shtypi, si dhe delegacioni do tė takohet me kryeministrin Berisha.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/29126
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.1.2012, 14:00   47
Citim:
Lugina e Preshevės pajiset me tekste nga Shqipėria

Tiranė, 28 janar - Shqipėria pritet tė ēojė shumė shpejt tekste shkollore pėr ciklin e ulėt dhe tė mesėm nė Luginėn e Preshevės. Nėnshkrimi i marrėveshjes ėshtė bėrė sot, ndėrsa ministri i Jashtėm shqiptar, Edmond Haxhinasto ka pritur njė delegacion nga Presheva, i pėrbėrė nga Riza Halimi, deputet nė parlamentin serb dhe kryetar i Partisė pėr Veprim Demokratik; Galip Beqiri, kryetar i KNSH, dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunės sė Bujanocit.

Pas takimit, nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp, Haxhinasto deklaroi se pėrveē diskutimeve pėr koordinimin e festimeve me rastin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, “u diskutua rreth arsimit pėr pėrafrimin e teksteve dhe rreth bashkėpunimeve nė rrafshin ekonomik”, transmeton gazeta Panorama.

Sipas tij, do tė nėnshkruhet njė marrėveshje pėr tė dėrguar tekste pėr ciklin e ulėt dhe atė tė mesėm.

Riza Halimi e cilėsoi takimin tė frytshėm.

http://koha.net/?page=1,15,85745

Citim:
Haxhinasto: Tekste shkollore pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės

Emri:  haxhinasto_halimi_560980121.jpg
Shikimet: 115
Madhėsia:  16,3 KBShqiptarėt e Luginės sė Preshevės nė Serbi kėrkojnė mbėshtetje mė intensive nga Tirana zyrtare pėr tė zgjidhur disa probleme me shtetin serb pėrsa i takon arsimit, kulturės dhe lėvizjes sė lirė.

Njė nga kėto probleme, ajo e abetareve, do tė zgjidhet sė shpejti nėpėrmjet njė marrėveshje mes Shqipėrisė dhe Serbisė, gjė qė u konfirmua nga Ministri i Jashtėm, Edmond Haxhinasto gjatė takimit me tė vetmin deputet shqiptar nė parlamentin e Serbisė, Riza halimi dhe kryetarin e Kėshillit Nacional Shqiptar tė Luginės sė Preshevės, Galip Beqiri.

“Kemi shprehur gatishmėrinė tonė tė plotė qė tė ketė njė angazhim mė tė madh pėrsa i takon ēėshtjes sė teksteve. Sė bashku me homologėt e institucioneve pėrkatėse tė Serbisė do tė arrijmė njė marrėveshje pėr tekstet qė do tė dėrgojmė pėr ciklin e ulėt dhe shkollėn e mesme tė Luginės sė Preshevės”, tha nė fjalėn e rastit, Ministri i Jashtėm, Edmond Haxhinasto.

“Biseduam pėr probleme tė ndjeshme tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, zgjidhja e tė cilave kėrkon sigurisht njė ndihmė tė madhe tė konsiderueshme tė qeverisė shqiptare. Unė jam optimisit se tė gjitha kėto probleme do t’i zgjidhim edhe pse kėrkojnė njė angazhim tė jashtėzakonshėm dhe posaēėrisht kėto ditė kur kemi dhe probleme tė qarkullimit tė lirė tė qytetarėve”, tha Riza Halimi, deputet shqiptar nė parlamentin e Serbisė dhe pėrfaqėsues i shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės.

Gjatė takimit mes zotit Haxhinasto dhe pėrfaqėsuesve tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės u bashkėrenduan edhe aktivitetet qė shqiptarėt e kėsaj zone nė Serbi do tė organizojnė me rastin e 100-vjetorit tė themelimit tė shtetit shqiptar.

http://ina-online.net/shqiperia/13639.html

Citim:
Rama nė Preshevė: Tė gjithė bashkė pėr njė rilindje shqiptare

Preshevė, 28 janar 2012, NOA - Ndėrsa kryeministri shqiptar Sali Berisha u etiketua nga tė rinjtė e Qendrės sė Djathtė tė Ballkanit si kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve, Edi Rama deklaroi nga Presheva se unifikimi i interesave pėrmes njė politike tė Rilindjes Shqiptare, do tė jetė garancia e vetme pėr njė tė ardhme tė pėrbashkėt tė shqiptarėve nė rajon, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Me kėtė platformė kreu i opozitės shqiptare ka motivuar vizitėn e tij nė Luginėn e Preshevės, ku dhe promovoi librin e tij mė tė fundit “Kurbani”.

“Idetė e programit tonė pėr njė Rilindje Shqiptare mbi mbrojtjen e shqiptarėve kudo jetojnė posaēėrisht nė kėtė luginė”, u shpreh Rama gjatė takimit me banorėt e Preshevės. “Nga ky pikėvėshtrim, - tha Rama, qeveria e Beogradit duhet tė angazhohet seriozisht pėr pėrmbushjen e detyrimeve ndaj shqiptareve qė banojnė nė Luginėn e Preshevės dhe ndaj Bashkimit Evropian”.

Sipas Ramės, Kushtetuta e Shqipėrisė e pėrcakton qartė se shteti shqiptar duhet tė mbrojė dhe tė pėrkujdeset pėr tė drejtat e popullit shqiptar, kudo ai banon.

Kėsisoj, duhet angazhim dhe vėmendje mė e madhe pėr shqiptarėt, qė banojnė nė Luginėn e Preshevės.

Rama tha se tashmė qė Kosova ėshtė njė Republikė e pavarur dhe njė shtet sovran, tashmė qė ēėshtja e Kosovės ėshtė njė ēėshtje e zgjidhur, angazhimi i Shqipėrisė nė raport me shtetin serb duhet tė pėrqendrohet tek problematika e Luginės sė Preshevės.

Kreu i opozitės shpalosi pėrpara banorėve tė Preshevės angazhimin e tij pėr tė zbatuar projekte konkrete nė dobi tė shqiptarėve.

“Duke qenė se gjendja e shkollave nė Luginė ėshtė e vėshtirė dhe nė Luginė mungon njė maternitet, Partia Socialiste do tė propozojė vendosjen e njė fondi tė veēantė nga parlamenti shqiptar pėr tė ndėrtuar njė shkollė dhe njė maternitet nė Preshevė”, tha Rama.

Ai foli gjithashtu pėr nevojėn dhe mbėshtetjen financiare pėrmes bursave tė studimit pėr studentėt nga Lugina, qė ndjekin studimet e larta nė Shqipėri, duke propozuar ngritjen e njė universiteti tė Evropės Juglindore nė Preshevė, ku njėsoj si nė Tetovė, tė mund tė studiohet nė gjuhėn shqipe, angleze dhe serbe.

Edi Rama theksoi se opozita shqiptare pėrmes programit tė ri pėr njė Rilindje Shqiptare, do tė riorganizojė shėrbimin konsullor, nė mėnyrė qė tė hapet njė konsullatė shqiptare nė Preshevė.

http://www.noa.al/3/artikull.php?id=143214
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.1.2012, 23:56   48
allianz
 
Citim:
Kreu i opozitės shpalosi pėrpara banorėve tė Preshevės angazhimin e tij pėr tė zbatuar projekte konkrete nė dobi tė shqiptarėve.
Po ky me kė u takua? Se pėrfaqėsuesit zyrtarė s'qenė aty... qė dmth. se as vizita s'ishte zyrtare, por pėr arsye tjetėr. Atėherė nė ēfarė funksioni e "shpalosi angazhimin e tij"? Si shkrimtar? Kėshtu dhe gazetari shprehet keq, nuk mund tė thotė "kreu i opozitės", pėrderisa nuk paska shkuar zyrtarisht, por "shkrimtari".
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.2.2012, 19:32   49
Citim:
Makolli takoi liderėt e Luginės sė Preshevės

Ministri i Diasporės, Ibrahim Makolli takoi liderėt politik shqiptarė tė Luginės sė Preshevės nė nė vazhdėn e koordinimit tė politikave dhe strategjisė sė pėrbashkėt pėr diasporė.

Nė njoftimin pėr media bėhet e ditur se Makolli, u takua me deputetin popullor nė Parlamentin e Serbisė, Riza Halimi, kryetarin e Komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa, kryetarin e Komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Kėshillit Kombėtar tė Shqiptarėve tė Luginės sė Shqiptarėve, Galip Beqiri.

Takimi u mbajt nė vazhdėn e bisedimeve me tė gjitha institucionet dhe mekanizmat shqiptar tė rajonit, me qėllim hartimin e njė strategjie tė pėrbashkėt pėr diasporė.

Me kėtė rast, Makolli tha se politikat ndaj diasporės duhet tė jenė tė koordinuara me gjithė spektrin politik shqiptar, si nė Kosovės ashtu edhe jashtė saj, pasi, siē tha ai, diaspora ėshtė njė dhe e pandarė, pavarėsisht se nga cili vendbanim shqiptar vijnė ata. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=20005
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.2.2012, 20:23   50
Citim:
Shqiptarėt e Luginės duhet t’i gėzojnė tė drejtat e tyre

Zėvendėskryeministrja Republikės sė Kosovės, Edita Tahiri, ka pritur tė premten nė njė takim pėrfaqėsuesit politik nga Lugina e Preshevės nė pėrbėrje te tė cilit ishin, Riza Halimi, deputet nė parlamentin e Serbisė; Galip Beqiri, Kryetar i Kėshillit Kombėtar tė shqiptarėve dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunės sė Bujanocit.

Nė kėtė takim u fol pėr situatėn politike nė Luginėn e Preshevės, pėr gjendjen e shqiptarėve etnik tė kėsaj pjese, si dhe pėr efektet e marrėveshjeve teknike tė arritura nė Bruksel pėr pėrmirėsimin e jetės sė shqiptarėve atje, raporton Zyra pėr informim zėvendėskryeministres.

Delegacioni i Luginės sė Preshevės njoftoi zėvendėskryeministren Tahiri pėr zhvillimet mė tė reja nė fushėn e realizimit tė tė drejtave legjitime tė komunitetit shqiptarė atje, duke potencuar nė veēanti nė sfidat dhe vėshtirėsitė nė planin politik, ekonomik dhe arsimor. Ata po ashtu vunė nė dukje dukurinė e largimit tė vazhdueshėm tė shqiptarėve nga vendet e tyre nga mungesa e perspektivave tė qarta pėr shqiptarėt.

Zėvendėskryeministrja Tahiri duke shprehur shqetėsimin pėr gjendjen jo tė mirė tė shqiptarėve nė Luginė, premtoi angazhimin maksimal tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės nė mbėshtetje tė drejtave etnike tė shqiptarėve, si dhe pėr ruajtjen e identitetit etnik dhe kulturor nė trojet e tyre etnike.

Tahiri theksoi se tė drejtat e komuniteteve janė tė garantuara me standarde ndėrkombėtare, andaj Serbia duhet tė respektoj kėtė obligime ndėrkombėtare karshi shqiptarėve tė luginės sė Preshevės dhe t’u sigurojė mirėqenie e perspektive demokratike.

Duke folur pėr procesin e dialogut teknik nė Bruksel, Tahiri tha se dialogu ka pėr qėllim zgjidhjen e ēėshtjeve teknike mes dy shteteve fqinje, Kosovės dhe Serbisė, dhe marrėveshjet e arritura deri tash janė me efekte pozitive edhe pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, sepse sipas saj sigurojnė lėvizjen reciproke dhe tė njerėzve dhe mallrave.

Tahiri premtoi angazhimin e Qeverisė sė Kosovės pėr heqjen e tarifave tė sigurimit tė automjeteve qė po e vėshtirėson lėvizjen e lirė tė qytetarėve, duke iu bėrė me dije se qėndrimi i Kosovės nė dialog ka qenė pėr zgjidhje nė favor tė qytetarėve, dhe se pėr shkak se Serbia ka insistuar pėr tarifa tė larta atėherė Kosova ėshtė pėrgjigjur me reciprocitet. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=20053
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.2.2012, 21:50   51
Citim:
Libra pėr shqiptarėt nė Preshevė, Haxhinasto takon pėrfaqėsuesit e Shtėpive Botuese

TIRANE – Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtėm Edmond Haxhinasto takoi sot pėrfaqėsues tė disa Shtėpive Botuese shqiptare, tė cilat do tė dhurojnė njė sasi librash shkollorė pėr nxėnėsit shqiptare nė Luginėn e Preshevės. Ky kontribut erdhi menjėherė pas kėrkesės nė Tiranė tė liderėve lokalė tė Luginės sė Preshevės.

Ministri Haxhinasto tha se janė tė gjitha mundėsitė pėr unifikimin e teksteve shkollore, tė cilat kanė tė bėjnė me gjuhėn, kulturėn dhe trashėgiminė shqiptare.

“Kėto objektiva do tė realizohen nėpėrmjet marrėveshjeve pėrkatėse me tė gjithė pėrfaqėsuesit e institucioneve homologe tė kulturės dhe arsimit nė gjithė vendet e rajonit” - u shpreh Haxhinasto.

Mjaft Shtėpi Botuese ofruan njė kontigjent prej dhjetėra titujsh, si: libra shkollorė, abetare, gjuha shqipe etj; libra artistike tė shkrimtarėve tė njohur si Kadare etj; libra historikė si dhe numėr tė konsiderueshėm librash pėr fėmijė, tė cilat do tė dėrgohen nė Luginėn e Preshevės.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2012, 18:55   52
Citim:
Mustafa: Lugina e Preshevės pėrmes rrugės paqėsore bashkim me Kosovėn

Lugina e Preshevės pėrmes rrugėve paqėsore do tė synojė tė bėhet pjesė e shtetit tė Kosovės. Kėtė e ka theksuar kryetari i komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa nė njė intervistė pėr Ora News.

“Ne synojmė tė bėhemi pjesė e saj, jo pėrmes dhunės apo luftrave, por duke shfrytėzur metodat e paqes dhe parimit tė vetėvendosjes. BE dhe aktorėt e tjerė besoj se do tė nxisin dialogun nė favor tė stabilitetit nė vend.Ne jemi nėn qeverisjen e Serbisė, pavarėsisht se 97% e popullsisė janė shqiptarė. Problematikat janė numerike, por Kosova dhe Shqipėria kanė treguar se janė tė interesuara pėr mbarėvajtjen atje. Nė kuadėr tė 100- vjetorit tė pavarėsisė mendoj se po fillon njė erė e re qė bashkon shqiptarėt nė ekonomi dhe biznes. Aktiviteti i mbajtur nė 17 shkurt pėr javėt kombėtare tė biznesit, njė projekt qė synon promovimin e biznesit dhe produkteve shqiptare e qė merr jetė nė kuadėr tė festimeve tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė ishte shumė rezultativ dhe do tė mbarojė nė tė njėjtėn datė tė tetorit qė vjen. Urat e bashkėpunimit nė biznes janė njė nga synimet, presim ngjarje tė tjera edhe nė arsim, kulturė. Kohėt e errėta kanė mbaruar me komunizmin”, ka theksuar Mustafa, i cili ėshtė drejtues i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) nė Luginėn e Preshevės.

Ai ka folur mbi pjesėmarrjen e partisė qė drejton ai, nė zgjedhjet lokale tė 6 majit nė Serbi. Sipas tij, PDSH ėshtė kundėr pjesėmarrjes nė zgjedhjet parlamentare qė janė caktuar pėr tė njejtėn datė. (INA)

http://ina-online.net/rajon/15209.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.3.2012, 21:50   53
Citim:
Lugina e Preshevės kėrkon autonomi politike

Emri:  rajon-presheva_683611620.jpg
Shikimet: 109
Madhėsia:  13,0 KBKryetari i Komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberi kėrkon qė ēėshtja e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės tė zgjidhet nė korrelacion me atė tė serbėve tė veriut, dhe pėr kėtė ēėshtje ai kėrkon ndihmėn edhe tė Prishtinės por edhe tė Tiranės.

Kamberi thotė se konfliktet dhe trazirat nė Ballkan nuk do tė pėrfundojnė kurrė, nėse ndėrmjet krijohen standarde tė dyfishta mes shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe serbėve nė veri tė Kosovės.

“Pra, nėse aplikohen standardet e dyfishta, atėherė kjo do tė jetė njė burim i vazhdueshėm i konflikteve nė kėtė zonė tė Ballkanit Perėndimor. Ne mendojmė se vlerat e caktuara tė Planit tė presidentit Ahtisari tė cilat paraqesin standarde mė tė larta se ato qė i ka Kėshilli i Evropės, sa u pėrket tė drejtave tė komuniteteve, duhet tė jenė tė respektueshme edhe nė Luginė tė Preshevės”, thotė Kamberi nė njė intervistė pėr “Zėri”.

Kryetari i Bujanocit dhe ish-anėtari i grupit negociator gjatė konfliktit nė Luginėn e Preshevės e ndien veten tė izoluar nga marrėveshjet e bisedimeve Kosovė-Serbi.

Ai thotė se janė shqiptarėt e Luginės ata qė po e paguajnė “haraēin” e negociatave tė Brukselit.

Sipas Kamberit, edhe Qeveria e Kosovės po kontribuon nė kėtė izolim, pasi sipas tij ajo me njė vendim tė veēantė mund t’i heqė tarifat doganore.

Prefekti i Bujanocit i konsideron tė panevojshme dhe provokuese zgjedhjet e serbėve nė Kosovė, ndėrsa e konsideron rrezik permanent qė nė zgjedhjet lokale shqiptarėt tė humbasin komunėn e Bujanocit. (INA)

http://ina-online.net/rajon/15346.html

Citim:
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.3.2012, 20:39   54
Citim:
Lugina me pasaporta nė Kosovė

Aplikimi i njė varg masave diskriminuese nė raport me banorėt e Luginės sė Preshevės, e sidomos detyrimi qė ata tė udhėtojnė pėr nė Kosovė vetėm me pasaporta dhe jo me letėrnjoftime, ashtu sikurse parashihet me marrėveshjen pėr lėvizjen e lirė, tashmė ka arritur kulmin.

Qytetarėt e atjeshėm kanė akuzuar autoritetet e Prishtinės se po pėrdorin standarde tė dyfishta dhe po shkelin marrėveshjen pėr lėvizjen e lirė kur bėhet fjalė pėr banorėt e Kosovės Lindore, derisa potencojnė se qytetarėt nga Serbia hyjnė nė pjesėn veriore tė Kosovės, pa u kontrolluar fare, e madje edhe tė armatosur.

Duke tėrhequr kėtė diagonale, banorėt e Luginės sė Preshevės kanė thėnė se institucionet shtetėrore tė Kosovės nė pamundėsi qė tė shtrijnė autoritetin e atyre nė veri, po e shfryjnė gjithė dufin e tyre te banorėt e Luginės sė Preshevės, duke i obliguar ata qė tė udhėtojnė pėr nė Kosovė me pasaporta dhe jo me letėrnjoftime, siē parasheh marrėveshja pėr lėvizjen e lirė e arritur nė Bruksel vitin e kaluar.

Njė qytetar nga Kosova Lindore i ka deklaruar gazetės, se nga kjo javė ka filluar aplikimi i njė mase tė re diskriminuese, pas asaj tė policave tė sigurimit, qė udhėtimi pėr nė Kosovė tė bėhet vetėm me pasaporta.

“Nga dita e hėnė, ka filluar tė aplikohet kjo masė e dėmshme pėr qytetarėt e kėsaj ane. Jam nisur pėr nė Gjilan te disa tė afėrm qė kam, por nė punktin e Preshevės, doganierėt dhe Policia mė kthyen nė mungesė tė pasaportės, edhe pse kisha letėrnjoftimin dhe policėn e paguar tė sigurimeve nė vlerė prej 60 eurosh”, ka thėnė pėr gazetėn qytetari B. S.

Ai kėtė veprim tė autoriteteve tė Prishtinės e cilėson si njė kufizim i lėvizjes sė lirė pėr banorėt e Luginės.

Edhe Galip Beqiri, kryetar i Kuvendit tė Kėshillit Nacional kėtė veprim tė Prishtinės zyrtare e konsideron si dėnim tė radhės pėr banorėt e atjeshėm.

“Ky veprim, vėrtet ėshtė kulmi se ēka po iu ndodhė banorėve tė Luginės sė Preshevės. Vėrtet ėshtė tejkaluar ēdo limit. Obligimi i banorėve qė tė udhėtojnė me pasaporta pėr nė Kosovė ėshtė vetėvrasje pėr ta. Institucionet shtetėrore tė Kosovės po iu bėjnė hile banorėve tė Luginės dhe kjo ėshtė njė padrejtėsi, qė natyrisht duhet alarmuar”, ka thėnė Beqiri.

Ai ka theksuar se marrėveshja e arritur nė mes Kosovės dhe Serbisė pėr lėvizjen e lirė, vetėm sa ka vėshtirėsuar dhe izoluar jetėn e banorėve tė Kosovės Lindore.

E ndėrkaq, kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri i ka deklaruar gazetės “Zėri”, se nuk ėshtė e informuar lidhur me kėtė problematikė.

“Asnjė informacion zyrtar nuk e kam nė lidhje me obligimin e qytetarėve tė Luginės qė tė udhėtojnė nė Kosovė me pasaporta. Porosis gjithė opinionin e atjeshėm se kalimi ndėrkufitar nga Kosova pėr nė Serbi dhe anasjelltas, bėhet vetėm me letėrnjoftime, pa u obliguar qė t’i kenė edhe pasaportat, sepse kjo parashihet edhe me marrėveshjen pėr lėvizjen e lirė qė ėshtė arritur nė Bruksel”, ka thėnė Tahiri.

Marrėveshja e shumėpėrfolur pėr lėvizjen e lirė, e arritur nė dialogun teknik Prishtinė-Beograd, ėshtė kritikuar disa herė, sepse ėshtė vlerėsuar se ka ēuar nė izolimin e banorėve tė Luginės sė Preshevės, pėr shkak tė vendosjes edhe tė tarifave tė larta pėr policat kufitare tė sigurimit.

Madje, pėrfaqėsuesit shqiptarė tė Luginės sė Preshevės thonė se kjo marrėveshje pėrveē se ka cunguar lirinė e lėvizjes, edhe ashtu tė kufizuar, ka zhytur nė bllokadė tė tėrė qarkullimin e qytetarėve tė atjeshėm.

Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal tė Bujanocit, i ka deklaruar gazetės pėrmes telefonit se marrėveshja e arritur pėr lirinė e lėvizjes mes palės kosovare dhe asaj serbe, ėshtė e disfavorshme dhe ka dėmtuar nė masė tė madhe xhepin e varfėr tė shqiptarėve tė Luginės.

Ndėrsa, kryetari i Komunės sė Bujanocit, i ka deklaruar “Zėrit” se marrėveshja doganore ka bllokuar gjithė luginėn.

“Marrėveshja aktuale, respektivisht modalitetet e saj, tė respektimit tė saj sa i pėrket Luginės sė Preshevės, pėr momentin po dėmton vetėm popullatėn shqiptare tė Luginės sė Preshevės, sepse, sipas asaj qė po ndodh nė praktikė, jemi vetėm ne qė paguam tarifa 60 euro pėr 15 ditė pėr tė hyrė nė Kosovė”, ka thėnė Kamberi, sipas tė cilit, “serbėt e Kosovės edhe mė tej vazhdojnė pėrdorimin e tabelave tė vjetra, duke u liruar nga pagesat.

Pra, nė praktikė tė vetmit jemi ne qė paguajmė taksa dhe qė pengohemi nė qarkullimin e lirė”.

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...rta-ne-kosove/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2012, 21:05   55
Citim:
Pritet ulja e tarifave kufitare pėr shqiptarėt e Luginės

Zėvendėskryeministri i Republikės sė Kosovės, Hajredin Kuēi, ka pritur nė takim njė delegacion tė Lėvizjes sė Progresit Demokratik tė Luginės sė Preshevės, tė kryesuar nga kryetari Jonuz Musliu, me tė cilin ka biseduar pėr ēėshtjet qė janė me rendėsi politike pėr tė drejtat e shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės.

“Biseduam pėr gjendjen politike dhe tė sigurisė atje, natyrisht edhe pėr angazhimet qė i bėjnė kėta si parti edhe si individ, por do tė thosha edhe shqiptarėt nė tėrėsi, pėr tė forcuar identitetin e tyre kombėtar, pėr tė drejtat e tyre. Biseduam edhe pėr ēėshtje konkrete sikur qė mund tė jetė ajo, qė duhet tė bėhet njė trajtim adekuat pėr ish-luftėtarėt e ish-UĒPMB-sė, dhe mendoj se nė kėtė drejtim Kosova do ta jep kontributin e vet pėrmes kanaleve tė veta ndėrkombėtare”, tha Kuēi.

Zėvendėskryeministri i cili njėherėsh ėshtė edhe Ministėr i Drejtėsisė, ripėrsėrit angazhimin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr zvogėlimin e shumave tė taksave kufitare pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės dhe pėr mundėsinė e shpėrndarjes falas tė librave shkollore pėr aq sa pėrputhen programet arsimore tė ciklit fillor, pėr nxėnėsve shqiptarė tė Luginės, si dhe pėr pėrshpejtim tė procedurave pėr marrjen e diplomave nga studentėt e kėsaj anė.

Zėvendėskryeministri Kuēi po ashtu, tha se nėse gjinden metoda, Qeveria e Kosovės ėshtė e gatshme tė financoi ndėrtimin e njė shkolle nė Luginė tė Preshevės dhe tė ndonjė rruge qė i lidh shqiptaret e kėsaj ane me kufirin e Kosovės, si dhe premtoi qė nė dialogun e ardhshėm teknik me Serbinė, do tė ngritėt edhe ēėshtja e dokumentacionit tjetėr, pėrveē diplomave universitare, qė lėshohen nė Kosovė dhe tani pėr tani nuk njihen nga Serbia.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=21858
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.4.2012, 21:28   56
Citim:
Kryeministri Thaēi ripohoi mbėshtetjen pėr shqiptarėt e Luginės

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi ka pritur sot kryetarin e Komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa, me tė cilin ka biseduar pėr zhvillimet aktuale politike nė Luginėn e Preshevės, pėr avancimin e tė drejtave qytetare dhe nacionale tė shqiptarėve nė kėtė rajon dhe pėr tema tė tjera me interes.

Siē thuhet nė njoftimin e Kryeministrisė, Thaēi nė takim ripotencoi mbėshtetjen e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr shqiptarėt e Preshevės, si dhe pėr ata tė Bujanocit dhe Medvegjės pėr avancimin substancial tė pozitės sė tyre.

Kryeministri theksoi pėrkushtimin e Qeverisė dhe tė gjitha institucioneve tė Kosovės pėr krijimin e lehtėsirave pėr tė gjitha ata qytetarė tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės qė dėshirojnė tė kryejnė studimet unversitare nė Kosovė.

Nga ana e tij, kryetari i Komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa e informoi kryeministrin Thaēi pėr gjendjen aktuale nė Luginėn e Preshevės dhe nė kėtė kuadėr theksoi angazhimin e partive politike shqiptare pėr pėrmirėsimin e saj, nė funksion tė krijimit tė njė tė ardhmeje me tė mirė dhe mė tė sigurt pėr tė gjithė banorėt e kėtij rajoni. (INA)

http://ina-online.net/kosova/16628.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.4.2012, 18:02   57
Citim:
Ambasadori Ēaushi diplomati i parė shqiptarė nė Medvegjė

Ambasadori shqiptar nė Serbi, Shpėtim Ēaushi ka qėndruar pėr vizitė nė Medvegjė, ku ka takuar shqiptarėt dhe pėrfaqėsuesit e tyre nė kėtė komunė.

Ambasadori Ēaushi ka takuar pėrfaqėsuesit politik tė shqiptarėve nė kėtė komunė, banorė shqiptarė si dhe nxėnėsit e shkollės fillore “Zenel Hajdini nė Banjė tė Sijarinės.

Ambasadori shqiptar tha se ėshtė i prekur emocionalisht pėr kėtė vizitė tė parė nė kėtė trevė shqiptare dhe pėr kushtet e varfra dhe tė vėshtira tė shqiptarėve qė jetojnė dhe pjesa tjetėr qė vazhdimisht braktis vendlindjen.

Ambasadori Ēaushi nė takimin me kryetarin e komunės Sllobodan Drashkoviē ėshtė njohur pėr komunėn dhe kapacitetet e saj.

“Kjo komunė ėshtė njė nga mė tė varfrat nė Serbi dhe duhen investime dhe treg i hapur. Unė jam pėr lėvizje tė lirė tė njerėzve. Marrėdhėniet e mira duhet tė vazhdojnė, tė ndėrtohen rrugė tė mira, ura tė mira dhe tė lėvizim tė lirė. Unė kėshtu e shoh Medvegjėn, mė vjen keq qė malli kėtu s’mund tė qarkullojė pėr Kosovė por do tė kėrkoj qė ky vendkalim tė hapet sa mė shpejt”, ka deklaruar Drashkoviē.

Ambasadori Ēaushi ka theksuar nevojėn e zhvillimit tė kėsaj komune, zhvillimin e infrastrukturės dhe njė pėrkujdesje mė e madhe pėr shqiptarėt. Ai ka bėrė thirrje qė kjo trevė tė mos braktiset dhe shqiptarėt e larguar tė kthehen nė vendlindjen e tyre.

Gjatė qėndrimit nė shkollėn “Zenel Hajdini” ėshtė zhvilluar takimi me nxėnėsit dhe stafin e shkollės, me ē`rast drejtori i shkollės Fadil Mustafa ka informuar se nė kėtė shkollė ka njė numėr prej rreth 30 nxėnėsve, derisa para vitit 1999 ka pasur mbi 200 nxėnės.

Vizita e ambasadorit shqiptar ėshtė realizuar nė bashkėpunim me Kėshillin Kombėtar Shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, tė udhėhequr nga Galip Beqiri. Ky i fundit ka shprehur shqetėsime pėr boshatisjen e kėtyre trevave, duke apeluar qė tė shpėrngulurit pas vitit 1999 tė kthehen nė tokat e tyre. “Shqiptarėt e Medvegjės janė pjesa mė e rrezikuar e substancės sonė kombėtare. Andaj duhet shtuar pėrkujdesja ndaj tyre”, theksoi Beqiri.

Kjo ėshtė vizita e parė e njė diplomati shqiptarė nė trevėn e Medvegjės. Komuna e Medvegjės para luftės sė Kosovės tė vitit 1999 ka numėruar rreth 6 mijė banorė, mirėpo ajo tashmė ėshtė zvogėluar dukshėm pėr shkak tė represionit dhe dhunės sė regjimit serb.

http://ina-online.net/rajon/16689.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.4.2012, 21:33   58
Citim:
Pacolli: Po punojmė qė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, t`iu kthehen pagesat pėr sigurimet

Zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli ka pritur nė njė takim kryetarin e Unionit Demokratik tė shqiptarėve, Rahmi Zylfiu.

Gjatė kėtij takimi, zėvendėskryeministri Pacolli u informua lidhur me problemet dhe sfidat me tė cila ballafaqohen qytetarėt shqiptarė qė jetojnė nė Luginėn e Preshevės. Zoti Zylfiu e informoi zėvendėskryeministrin Pacolli edhe me problemin me sigurimet qė qytetarėt shqiptarė tė asaj pjesė nė vazhdimėsi duhet t`i paguajnė sa herė qė udhėtojnė nė Kosovė.

Zėvendėskryeministri Pacolli, nė kėtė kontekst, e ka informuar Zylfiun se ėshtė duke zhvilluar biseda me Shoqatėn e Sigurimeve tė Kosovės, qė pagesat e sigurimeve pėr qytetarėt shqiptarė tė Luginės, t`iu kthehen, pėrveē nė rastet kur ata janė tė pėrfshirė nėpėr aksidente tė ndryshme.

Zėvendėskryeministri Pacolli ka thėnė se ideja ėshtė qė kompensimi i kėtyre pagesave tė bėhet nė disa periudha tė vitit.

Sipas tij, ky ėshtė njė detyrim qė institucionet e Kosovės, kanė ndaj qytetarėve shqiptarė tė Luginės sė Preshevės. (INA)

http://ina-online.net/kosova/16803.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.5.2012, 20:20   59
Citim:
Arrestimet e shqiptarėve, me motive elektorale

Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi, pas mbledhjes sė Qeverisė sė Kosovės, ka folur pėr situatėn e fundit nė Maqedoni, nė Preshevė, Medvegjė e Bujanovc. Ai ka thėnė se arrestimet e fundit janė politike dhe janė bėrė me qėllim tė rritjes sė frymės elektorale.

“Ne kemi reaguar edhe te faktori ndėrkombėtar dhe po ashtu atė ditė nė mėngjes kemi vėnė kontakte me pėrfaqėsuesit e shqiptarėve nė Bujanovc, Preshevė dhe Medvegjė. Unė personalisht, edhe pse nuk i bėjmė publike pėr medie, kam kontaktuar me telefonata. Natyrisht ndikimi ynė i do tė jetė pėrmes faktorit kombėtar, BE-sė dhe SHBA-sė, dhe jo me logjiken qė mund ta bėjmė atė si dukur qė bėnte Serbia pėr serbė e Kosovės. Kosova ėshtė pėr raporte tė mira me fqinjėt, por jo nė dėm tė drejtave tė shqiptarėve qė jetojnė atje, por problemin e shohim nė koordinim me faktorin ndėrkombėtar qė mund ta zgjidhim”, ka deklaruar Kuēi.

Ndėr tė tjera, Kuēi ėshtė shprehur se Kosova ėshtė e interesuar qė tė prodhojė paqe edhe pėr qytetarėt e vet, por edhe pėr tėrė rajonin.

http://www.kosova-sot.info/politike/...ive-elektorale
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.5.2012, 17:13   60
Citim:
Banorėt e Luginės me 20 euro 7 ditė nė Kosovė

Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Drejtėsisė, Prof. Dr. Hajredin Kuēi, sot u takua me Drejtorin e Bordit tė Byrosė Kosovare tė Sigurimeve, Rrahim Pacolli, me tė cilin diskutoi lidhur me lehtėsimin e taksave kufitare pėr qytetarėt e Luginės sė Preshevės.

Pas takimit, drejtori Pacolli tha se nė mbledhjen e mbajtur dje nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kompanive tė Sigurimeve, u vendosė se tarifat kufitare pėr veturat me targa tė Serbisė, ku bėjnė pjesė edhe qytetarėt e Luginės sė Preshevės tė ulėn.

“Ne dje kishim mbledhje tė Asamblesė sė Pėrgjithshme qė i pėrfaqėsojnė tė gjitha kompanitė dhe aty morėm njė vendim, qė tani automjetet me targat e Serbisė, qė i pėrket edhe qytetarėve tė Luginės sė Preshevės, tė kenė mundėsinė qė pėr 7 ditė tė qėndrimi nė Kosovė tė paguajnė 20 euro, pėr dallim nga tarifa e mė hershme qė ishte 60 euro pėr 15 ditė”, tha Pacolli.

Zėvendėskryeministri Kuēi kėtė vendim tė Byrosė Kosovare tė Sigurimeve e ka vlerėsuar si njė vendim tė mirė qė ndihmon qarkullimin e lirė pėr shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės dhe njė qėndrueshmėri pėr kompanitė e sigurimit nė Kosovė.

Kuēi tha se ky vendim ėshtė vullnet i njėanshėm i Qeverisė sė Kosovės dhe kompanive tė sigurimeve, me qėllim tė lehtėsimit tė qarkullimit tė lirė tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, por edhe tė qytetarėve tjerė pa dallime etnike. (KD/INA)

http://ina-online.net/rajon/17441.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:51.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.