Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Luginė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.5.2012, 22:35   61
Citim:
Lugina e Preshevės proteston kundėr tarifave tė policave tė sigurimit

Aktivistė tė Shoqėrisė Civile tė Luginės sė Preshevės, nė shenjė pakėnaqėsie pėr mos heqjen e tarifave tė policave tė sigurimit nga Qeveria e Kosovės, kanė vendosur njė billbord nė vendkalimin kufitar nė Muqibabė, nė tė cilėn ėshtė shkruar “Na kini ndimu...”

Sipas tyre, vendimi pėr zbritjen e tarifave tė policave ėshtė mė se pezhorativ, ndėrkohė qė zyrtarė tė lartė tė Qeverisė sė Kosovės iu kishin premtuar delegacioneve tė shumta tė shqiptarėve tė Luginės se taksat do tė hiqen tėrėsisht.

Vendosja e policave tė sigurimit pėr automjetet me targa tė Serbisė, ka goditur kryesisht shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe tė Medvegjės, pėrderisa serbėt vazhdojnė tė pėrdorin targat e vjetra tė pėrdorura qė nga koha e RSFJ-sė, e pėr tė cilat nuk paguajnė fare taksa tė sigurimit.

Ndėrkohė, taksat nė fjalė kanė zvogėluar nė mė se 80 pėr qind lėvizjen e automjeteve nė drejtim tė Kosovės, duke shkaktuar dėme nė ekonomi nė tė dyja anėt e kufirit si dhe pakėnaqėsi e revoltė ndėr qytetarėt shqiptar tė Luginės sė Preshevės.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=43&id=168514
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2013, 21:44   62
Citim:
Liderėt e Luginės kėrkuan ndihmė nga Prishtina

Me ftesė tė PDK-sė nė Konventėn e kėsaj partie morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit nga Lugina e Preshevės tė cilėt kėrkuan nga kryeministri Hashim Thaēi ndihmė pėr Luginėn.

Dje nė ditėn e parė tė Konventės sė PDK-sė, pėrfaqėsuesit e Luginės para kryemisnirit Hashim Thaēi, anėtarėve tė tjerė tė qeverisė sė Kosovės, liderėve tjerė shqiptarė dhe ndėrkombėtarėve, kėrkuan njėzėrit pėrkrahje dhe ndihmė pėr tejkalimin e situatės tejet tė vėshtirė tė shqiptarėve etnik nė Medvegjė, Bujanoc dhe Preshevė e cila u tensionua pėr shkak politikės diskriminuese, veēanėrisht pas largimit tė lapidarit tė UĒPMB-sė nga qendra e Preshevės, transmeton agjencia e lajmeve "Presheva Jonė".

Kryetari i Partisė Demokaratike Shqiptare tė Luginės sė Preshevės, Ragmi Mustafa, uroi qė Hashim Thaēi tė vazhdoj tė jetė kryeministėr i Kosovės dhe kryetar i PDK-sė.

"Ai ishte personaliteti qė vuri firmėn ne pamavrėsisė sė Kosovės, me shpresė qė njė ditė ai tė jetė edhe nėnshkrues i bashkimit kombėtar tė shqiptarėve..”, tha Mustafa. Kurse, Riza Halimi deputet dhe kryetar i PVD-sė duke uruar PDK-nė dhe kyretarin e saj Thaēi pėr kongresin ai paraqiti sitautėn e brishtė nė Luginėn e Preshevės dhe kėrkoi angazhim nga qeveria e Kosovės.

Dr.Skender Destani, lider i BDL-sė , diksutimi i tė cilit kryekėput u pėrqėndruar rreth situatės sė tensionuar dhe zhvillimet e fundit nė Luginėn e Preshevės ai kėrkoi nga Prishtina qė pėrveē fjalėve e deklaratave tė anagazhohet mė shumė, duke thėnė se shqiptarėt e Luginės sė Preshevės sytė i kan sytė kah Prishtnina.

Kurse kryetari Bujanocit Nagip Arifi, lider i PD-sė duke pėrshėndetur kongresin nė fjalė dhe tė pranishmit ai ka ftuar qverinė e Kosovės njė pėrkujdesje dhe angazhim mė tė madhe nė trojet jashta Kosovės, sidomos nė Luginė.

Pas fjalimeve tė liderėve nga Lugina e Preshevės tė cilat u mirėpirtėn nga tė pranishmit nė sallė fjalėn e mori kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi i cili justifkoi shqetėsimet e pėrfaėqesuesve nga Lugina mbi sitautėn e ditėve tė fundit, duke pohuar se qeveria e Kosovės do tė vazhdojė tė pėrkujdeset pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan, nė veēanti atyre nė Luginėn e Preshevės, tė drejtat e tė cilėve mė sė shumti janė tė cenuar nga Beogradi.

Kryeministri Thaēi ka deklaruar se bashkimin e kombit e kanė vulosur dėshmorėt, ndėrsa bashkimi do tė ndodhė nė BE. Kreu i PDK-sė tha se gjithmonė e kanė pasur guximin pėr tė qenė tė bashkuar, pėr tė luftuar dhe pėr tė fituar, e kjo u bė nga lufta e UĒK-sė, dhe kontribut i tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė.

http://www.kosova-sot.info/politike/...-nga-prishtina
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.3.2013, 21:10   63
Citim:
Lugina do vetėm bashkim me Kosovėn

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	ragmi-mustafa.jpg
Shikimet:	427
Madhėsia:	16,3 KB
NNJ:	4813Prishtinė, 1 mars - Lugina e Preshevės duhet t’i bashkohet Kosovės, nuk ėshtė zgjidhje ndonjė asociacion i komunave shqiptare sipas modelit tė komunave serbe nė Kosovė. Ky ėshtė qėndrimi i prerė i kryetarit tė Komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa, pas deklarimit tė zėvendėskryeministrit tė Kosovės, Hajredin Kuēi, i cili ka theksuar se liderėt shqiptarė duhet qė tė pėrpilojnė propozime konkrete pėr krijimin e ndonjė asociacioni tė komunave, e qė mė pas kjo platformė tė paraqitet si kėrkesė ndaj palės serbe gjatė bisedimeve nė Bruksel.

Nė njė prononcim pėr Telegrafin, Mustafa ka deklaruar se nuk do tė lodhen qė tė bėjnė projekte tė tjera, pėr shkak se mbrojnė fuqimisht plebishitin pėr bashkimin me Kosovėn gjatė referendumit nė vitin 1992, e cila u materializua edhe gjatė luftės sė UĒPMB-sė.

“Edhe kryeministri Hashim Thaēi edhe zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi duhet ta kenė qė qartė se nuk ka zgjidhje tjetėr. T’u kėrkosh shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės diēka tjerėt pėrveē bashkimit me Kosovėn, ėshtė sikur kosovarėve t’u kėrkohet heqja dorė nga pavarėsia”, ka thėnė Mustafa.

Kreu i Preshevės ka vlerėsuar se liderėt e Kosovės duhet qė tė mos pėrdorin thashetheme tė tilla pėr tė pėrfituar politikisht.

Ndėrkohė, zėvendėskryeministri Kuēi ka arsyetuar faktin e mospėrfshirjen e Luginės sė Preshevės nė tryezėn e bisedimeve nė Bruksel, duke thėnė se kėtė nuk mund ta bėjnė nė rast se mungojnė iniciativat konkrete nga ana e shqiptarėve tė kėsaj pjese.

http://www.koha.net/?page=1,15,136965
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.4.2013, 21:56   64
Citim:
Lugina e Preshevės mund t’i kapė sėrish armėt

Prishtinė, 2 prill 2013 - Pėrfaqėsuesit politikė tė Luginės sė Preshevės tėrheqin vėrejtjen se pėrfundimi i dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit po e lė pa e zgjidhur edhe problemin e shqiptarėve atje. Kryetari i Komunės sė Bujanocit, Jonuz Musliu, ka thėnė se Kosovės do t’i kushtojė shumė mosinteresimi pėr kėtė pjesė tė shqiptarėve.

“Kėrkesat tona janė qė problemet tė zgjidhen ėn pajtim me tė drejtat qė u jepen serbėve nė veri. Ne nuk po kėrkojmė ndonjė gjė mė shumė por sė paku tė trajtohemi njėjtė”, ka thėnė ai. Musliu gjatė njė interviste pėr gazetėn "Tribuna", e ka pėrshkruar gjendjen nė Luginė si tejet alarmante. Ai nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė shqiptarėt tė riarmatosen nėse nuk ka pėrmirėsim tė gjendjes.

“Nėse fillojnė vrasjet, dėbimet atėherė nuk mbetet rrugė tjetėr nė Preshevė, Medvegjė e Bujanoc”, ka vlerėsuar Musliu. Ai nuk sheh rrugė tjetėr pėr veriun pos autonomisė pėr serbėt. Por, edhe kjo sipas tij nuk do t’i kėnaqė apetitet e Beogradit. Musliu ka bėrė tė ditur sė qytetarėt dhe politika nė Preshevė, nuk dinė ende asgjė as pėr fatin e lapidarit qė ishte larguar dhunshėm mė 20 janar nga forcat serbe.

http://www.kosova.com/artikulli/92195
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.4.2013, 22:02   65
Citim:
Bizneset shqiptare nė Serbi kėrkojnė mbėshtetjen e Tiranės

Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė Tiranė dhe Komuna e Bujanocit nėnshkruan dje, datė 19 prill 2013 marrėveshjen e bashkėpunimit, duke krijuar kėshtu njė marrėdhėnie tė re partneriteti.

Nė takimin e organizuar nė Tiranė nga Dhoma e Tregtisė, Industrisė Tirane, ku merrnin pjesė pėrfaqėsues tė biznesit nga krahina e Bujanocit dhe biznese anėtare tė Dhomės, angazhimi i palėve nė rritjen e shkėmbimit tregtar tashmė merr njė dimension tė ri.

Sipas Jakės, Dhoma e Tregtisė ėshtė shprehur e gatshme tė afrojė tė gjitha burimet e saj njerėzore, nė mėnyrė qė pėr sipėrmarrjen e kėsaj zone apo pėr banorėt e saj tė krijojė tė gjithė lehtėsitė e mundshme, qė tė kenė njė derė tė hapur nė vendin tonė.

“Ajo qė ne ju premtojmė sipėrmarrėsve tė kėsaj zone, ėshtė lėnia hapur e pjesėmarrjes nė panairet qė Dhoma e Tiranės organizon, duke ju dhėnė kėshtu njė mundėsi tė vendosjes sė kontaktit tė drejtpėrdrejtė me kompanitė shqiptare”, u shpreh ai duke shtuar se njė tjetėr mundėsi ėshtė “pjesėmarrja nė trajnime apo workshop-e qė organizon institucioni ynė, do tė jenė njė alternativė tjetėr e hapur pėr sipėrmarrėsit e kėsaj zone, pasi ne besojmė se kualiteti i burimeve njerėzore ėshtė garanti i suksesit”.

Kryetari i Komunės sė Bujanocit, Nagip Arifi, tha se, pėr bizneset shqiptare nė Serbi ėshtė shumė e rėndėsishme mbėshtetja dhe bashkėpunimi me sipėrmarrjen shqiptare.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...jen-e-tiranes/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.5.2013, 22:10   66
Citim:
Medvegja kėrkon fond zhvillimor nga Kosova e Shqipėria

Emri:  femibehanemedvegjefc5.jpg
Shikimet: 43
Madhėsia:  44,1 KBAfro 500 njerėz i duartrokitėn njė moderatori qė paralajmėronte fillimin e mbledhjes tradicionale tė shqiptarėve nė fshatin Tupallė tė komunės sė Medvegjės.

Kishin ardhur i madh e i vogėl pėr tė parė kėtė tubim folklorik qė njė herė nė vit dyfishon numrin e banorėve tė kėtyre trevave.

Komuna nė jug tė Serbisė, qė gjendet rreth 65 kilometra nė lindje nga Prishtina, numėron vetėm 550 shqiptarė, sipas nėnkryetarit tė Kuvendit komunal tė Medvegjės, Fehmi Beha.

Ai tha se ėshtė i lumtur qė njėherė nė vit, e di sigurt se po bėhen dyfish sesa qė janė, pas largimit tė shqiptarėve nga shtėpitė e tyre tė kėsaj treve, me t’u pėrfunduar lufta nė Kosovė, nė vitin 1999.

“Njerėzit, tė cilėt nuk kanė qenė mė parė nė Medvegjė, tash e kanė kuptuar se ėshtė vėshtirė qė tė jetohet nė Medvegjė. Mirėpo, mungesa e popullatės, sidomos e popullatės shqiptare, pasi qė nė vitin 1999 u shpėrngulėn nga kėtu, mė shkurt u dėbuan nga Medvegja me dhunė, atėherė edhe nuk mund tė thuhet se ėshtė lehtė tė jetohet nė Medvegjė”, tha Beha pėr Radion Evropa e Lirė.

Beha, qė ėshtė edhe kryetar i degės sė Partisė pėr Veprim Demokratik nė kėtė komunė, theksoi se para luftės nė Kosovė, regjistrat tregonin pėr njė numėr dhjetėfish mė tė madh tė shqiptarėve nė Medvegjė.

“Po nė vitin 1999, sipas tė gjitha tė dhėnave, mbi 5000 shqiptarė janė dėbuar nga komuna e Medvegjės. Nė Medvegjė pėr momentin jetojnė diku rreth 550 shqiptarė”, shpjegoi ai pėr Radion Evropa e Lirė.

Takimet e vendlindjes nė Medvegjė, edhe kėtė vit sollėn nė oborrin e shkollės fillore tė Tupallės tupanin dhe surlen, qė e ka pėrcjellė me vjet kėtė tubim tė shqiptarėve. Me tingujt e tyre vallėzonin djem e vajza tė kėtyre trevave, qė dikur ishin mė shumė nė numėr.

Se sa ishin dikur dhe sa janė tani nė kėto anė, e shpjegoi pėr Radion Evropa e Lirė, kryetari i bashkėsisė lokale tė fshatit, Sokol Halimi:

“Ne jetojmė nė kushte tė vėshtira. Shiko, ne i kemi pasur 450 nxėnės nė kėtė shkollė kėtu. Sot sa i kemi? 21 nxėnės, me dy paralele tė ndara. Besoni qė dhuratat pėr Vitin e Ri, personalisht unė ua kam blerė, se nuk kanė pasur familjet e tyre. Njė krizė nė tė gjitha anėt. Kemi presion nė tė gjitha mėnyrat, domethėnė pa marrė parasysh s’kemi kushte pėr jetesė”.

Tė mbledhurve nė tubim u foli edhe kryetari i komunės, Sllobodan Drashkoviē, i cili tha se sė shpejti pritet tė hapet njė vendkalim i ri mes Kosovės dhe Serbisė, nė drejtim tė Kamenicės.

“Ne, si komunė, do tė mundohemi qė t’i bėjmė edhe mė tė mira manifestimet. Qė tė shoqėrohemi, tė luajmė futboll, dhe tė jemi miq, sepse vetėm ashtu mund tė mbijetojmė dhe tė jemi bashkė”, tha Drashkoviē.

Nė Tubimet e Vendlindjes nė Tupallė u pa edhe njė deputet i Kosovės.

Jeton Svirca, me prejardhje nga fshati Svircė i komunės sė Medvegjės, tha se tė parėt e tij ishin larguar nga trojet e veta nė vitin 1878, dhe se nė shikim tė parė vėrehet mungesa e shqiptarėve nė kėtė komunė.

“Nė njė moment tė caktuar ata (tė shpėrngulurit) mund tė kthehen. Por, kjo duhet tė jetė politikė e komunės sė Medvegjės, por edhe e politikės sė politikanėve nė Kosovė, qė tė angazhohen tė kthehen tė gjithė tė shpėrngulurit, tė cilėt janė larguar nga kėto treva. Le tė kthehen dhe tė punojnė e ta zhvillojnė kėtė vend”, tha Svirca.

Mirėpo, sipas nėnkryetarit tė Kuvendit Komunal tė Medvegjės, vetėm fjalėt nuk mjaftojnė.

Fehmi Beha tha se qeveritė e Kosovės dhe Shqipėrisė, duhet tė thurin plane, dhe tė ndihmojnė financiarisht kthimin e shqiptarėve, sepse kjo trevė po boshatiset nga shqiptarėt.

“Duke marrė parasysh numrin e vogėl tė popullatės shqiptare qė jeton kėtu, atėherė me tė vėrtetė po frikėsohemi se dita-ditės duke u zvogėluar numri i shqiptarėve, Medvegja do tė mbetet pa shqiptarė, nė qoftė se nuk ndėrmerret diēka, sidomos nga qeveritė e dy shteteve, tė Kosovės dhe Shqipėrisė, qė ta ndihmojmė kthimin e shqiptarėve”.

“Ta financojnė dhe ndihmojnė pra tė krijojnė fonde tė posaēme pėr kthimin e shqiptarėve ne Medvegjė. Janė tė boshatisura shtėpitė, janė tė rrėnuara, oborret e shtėpive janė mbushur me ferra me drunj, ta merr mendja se qe 100 vjet s’ka jetuar askush aty”, tha Beha.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,13,110525
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.5.2013, 22:17   67
Citim:
Musliu: Thaēi ta shkelė Bujanocin, edhe pa leje tė Daēiqit

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	jonuz-musliu.jpg
Shikimet:	412
Madhėsia:	151,8 KB
NNJ:	4811Liderėt e Kosovės dhe tė Shqipėrisė duhet qė tė jenė mė kėmbėngulės pėr tė kėrkuar zgjidhjen e problemeve tė shqiptarėve nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė, ka vlerėsuar Jonuz Musliu, kryetar i Partisė sė Progresit Demokratik. Ai ka deklaruar pėr Telegrafin se Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, do tė duhej qė tė shkelte me kėmbė tokat shqiptare nė Luginėn e Preshevės, edhe nėse pėr njė vizitė tė tillė nuk do ta kishte miratimin e Beogradit.

“Kur shkon pėr shembull zėvendėskryeministri i Serbisė dhe kryexhandari serb nė veri tė Kosovės, pėrse tė mos vijė Hashim Thaēi te ne. Ta shohė dhe ta prekė realitetin. Ai le tė vijė edhe pa leje, ėshtė pjesė e luftės. Ai duhet tė thotė: unė shkoj nė Bujanoc dhe pikė. Por, deri tash nuk ka pasur, as tentim sė paku”, ka thėnė Musliu, i cili ka qenė pėrfaqėsues politik i UĒPMB-sė.

http://www.lajmpress.com/lajme/bota_rajoni/20823.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.6.2013, 00:45   68

Prishtinė: Thaēi: Ndryshime kushtetuese pėr Luginėn


Citim:
Dėshton rezoluta pėr Kosovėn Lindore

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	largea_thaci-kuvendi1369993835.jpg
Shikimet:	415
Madhėsia:	21,9 KB
NNJ:	4808Nė mungesė tė kuorumit, Kuvendi i Kosovės ka dėshtuar tė miratojė Rezolutėn pėr Luginėn e Preshevės.

Nė momentin e votimit prezentė nė sallėn e Parlamentit kanė qenė vetėm 56 deputetė, ndėrsa Kryetari i Kuvendit e ka ndėrprerė seancėn.

Veē kėsaj, LDK dhe Vetėvendosje kanė kundėrshtuar propozimin qė nė rezolutė tė futet edhe pika, e cila obligon Qeverinė tė propozojė ndryshime kushtetuese qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt qė jetojnė jashtė terrirotit tė Kosovės.

"Nė sallė janė 56 deputetė. Nė mungesė tė kuorumit seanca ndėrpritet. Nė seancėn e radhės e votojmė tekstin e Rezolutės", ka thėnė Kryetari i Kuvendit.

Thaēi: Ndryshime kushtetuese pėr Luginėn

Kryeministri Hashim Thaēi, ka propozuar qė nė vend tė njė Rezolute tė Kuvendit tė Kosovės, siē kishte propozuar deputeti nga radhėt e LDK-sė, Lutfi Haziri, tė nisė ndryshimi i Kushtetutės sė Kosovės, duke ndryshuar Pikėn 4 qė do tė sanksiononte tė drejtėn e Kosovės pėr t’u kujdesur pėr shqiptarėt jashtė kufijve, nė bazė tė tė drejtės ndėrkombėtare.

"Unė propozoj qė ta ndryshojmė Kushtetutėn e Kosovės, konkretisht nenin 1 tė saj. Nė pikėn 4 tė nenit ,1 duhet tė thuhet se Kosova interesohet pėr tė drejtat e shqiptarėve jashtė kufijve tė saj, nė bazė tė ligjeve dhe kėsaj kushtetute", tha Thaēi para deputetėvve, derisa ka shtuar se kjo ēėshtje nuk zgjidhet me politikė stinore paraelektorale.

Kreu i ekzekutivit ka thėnė se ēėshtjen e shqiptarėve atje e ka pėrmendur nė ēdo takim qė kanė pasur brenda dhe jashtė vendit, ndėrsa ka thėnė nuk mund tė ketė normalizimin tė marrėdhėnieve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė pa u zgjidhur ēėshtja e shqiptarėve nė Luginė.

Kryeministri Thaēi ka thėnė se megjithatė nuk mund tė bėhet njė balancė ndėrmjet veriut tė Kosovės dhe shqiptarėve tė tri komunat me popullsi shqiptare nė kėtė pjesė tė Serbisė.

Ndėrkohė, iniciuesi i kėtij debati parlamentar, deputeti Lutfi Haziri ka thėnė se miratimi i kėsaj Rezolute tė Kuvendit ėshtė e domosdoshme pėr tė kanalizuar veprimet pėr mbrojtjen e tė drejtave tė qytetarėve atje.

http://www.botasot.info/kosova/22563...e-per-luginen/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.6.2013, 11:42   69
Citim:
Daci: Lugina po zbrazet

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	largea_atdhe_mulla_nexhat_daci_013_872969-jpg1370068538.jpg
Shikimet:	417
Madhėsia:	38,6 KB
NNJ:	4810Ish-kryetari i Kuvendit tė Kosovės, tashmė kryetar i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, Nexha Daci, ka thėnė se i gjithė spektri politik nė Kosovė duhet tė ketė unitet kur ėshtė nė pyetje mbrojtja e tė drejtave tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės.

Ai ka thėnė se ėshtė pėr keqardhje qė partitė politike nuk gjetėn gjuhė tė pėrbashkėt pėr Luginėn.

“Po tė kishte qėndrim tė drejtė kombėtar dhe politik, sot mund tė bėhej njė sintezė e mirė nė bazė tė fjalėve qė janė dhėnė nga grupi parlamentar i PDK-sė, LDK-sė dhe AAK-sė”, ka thėnė Daci pėr Epoka e Re. “Kryeministri Thaēi nuk e kishte tė keqe idenė, por ajo do tė sfondohej shumė mė mirė me sintezėn e kėtyre grupeve parlamentare, duke e fuqizuar idenė e tij”.

Ai u ka bėrė thirrje partive politike qė tė mos barrikadohen brenda vetes. Daci ka shtuar se Prishtina dhe Tirana nuk bėn tė heqin dorė na mbrojtja e tė drejtave tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės.

“Ėshtė e dhimbshme se si po zbrazet Lugina. Ajo ėshtė pa pėrkrahjen e duhur tė Prishtinės e Tiranės”, ka thėnė Daci.

http://www.botasot.info/kosova/22574...na-po-zbrazet/

Citim:
Arifi: Shqiptarėt e Luginės u zhgėnjyen, por shpresojnė!

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	nagip-arifi.jpg
Shikimet:	419
Madhėsia:	35,2 KB
NNJ:	4814Shqiptarėt nė tri komunat nė Luginėn e Preshevės i kanė pasur sytė e drejtuar nė mediat e Kosovės duke pėrcjellė debatin nė Kuvendin e Kosovės. Edhe drejtuesit e subjekteve politike kanė qenė tė pranishėm nė kėtė debat, gjatė tė cilit nuk u arrit tė miratohej rezoluta e propozuar pėr shkak tė mungesės sė numrit tė mjaftueshėm tė deputetėve.

Kryetari i Komunės sė Bujanocit, Nagip Arifi, ka thėnė pėr Telegrafin se ka qenė njė iniciativė e mirė e deputetėve tė Republikės sė Kosovės, por nė fund u zhgėnjyen pėr shkak se pėr njė ēėshtje shumė me rėndėsi pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, nuk pati kuorum tė mjaftueshėm pėr ta miratuar rezolutėn e propozuar.

Ai ka deklaruar se shpreson se nė ditėn tė vijim deputetėt do ta pėrmirėsojnė pėrgjegjėsinė ndaj shqiptarėve nė kėtė pjesė.

“Kam pasur shumė thirrje telefonike nga banorėt qė jetojnė nė pjesėn kėndej dhe andej kufirit, sepse tė gjithė kanė qenė para ekranit duke e pėrcjellė se do tė bėhet diēka. Megjithatė, shpresojmė se kjo qė ka filluar do tė mbarojė pėr tė mirė”, ka thėnė Arifi.

Sipas tij, pėr ato tetė orė sa kanė qenė tė pranishėm duke e pėrcjellė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, ka parė - pėr fat tė keq - se ka njė ndarje ndėrmjet shqiptarėve.

“Por, ka ende kohė pėr t’u pėrmirėsuar. Shpresojmė se do tė arrihet njė konsensus ndėrmjet partive politike qė nė njė seancė tė radhės kjo tė miratohet, edhe pse kemi dashur shumė qė tė miratohej sot. Por, prapė kemi kurajėn qė tė jetojmė kėtu”, ka theksuar Arifi. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=32660

Citim:
Deputetėt e Kosovės dėshpėrojnė shqiptarėt e Luginės

Mos aprovimi i Rezolutės pėr pėrmirėsimin e tė drejtave tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, nė Parlamentin e Republikės sė Kosovės, pėrkundėr pritjeve tė jashtėzakonshme tė shqiptarėve tė kėsaj zone ka qenė dėshpėrues.

Politikanėt dhe publicistėt e Luginės e vlerėsojnė mungesėn e kuorumit nė Kuvendin e Kosovės papėrgjegjėsi tė tė zgjedhurve tė popullit, ndėrkohė qė kanė shfaqur njė optimizėm nė propozimin Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēit, pėr ndryshimet kushtetuese, pėrmes sė cilave shihet njė garanci afatgjate pėr mbrojtjen e interesave tė shqiptarėve jo vetėm tė Luginės por edhe tė viseve jashtė Kosovės.

Kryetari i Komunės nė Bujanoc, Nagip Arifi, ėshtė shprehur i zhgėnjyer rreth mungesės sė djeshme tė kuorumit, nė kohė kur sipas tij debatohej pėr njė ēėshtje mjaft tė ndjeshme.

“Mendoj se ka qenė njė punė shumė e mirė, po ashtu edhe iniciativa e kryeministrit, i cili udhėheq qeverinė e Republikės sė Kosovės, pėr ndryshimin e Kushtetutės sė Kosovės ėshtė emirė. Mirėpo, ėshtė dėshpėruese fakti se dje edhe pse pat njė debat rreth aprovimit tė asaj rezulote, pas 7 orėve nuk pat kuorum”, ka thėnė Arifi, pėr RTK-nė.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,2,166196
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2013, 19:53   70
Citim:
Kuvendi miratoi rezolutėn pėr Luginėn

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	largea_kuvendi-i-kosoves_21370509949.jpg
Shikimet:	419
Madhėsia:	63,2 KB
NNJ:	4904Me 74 vota pėr, katėr kundėr dhe asnjė abstenim Kuvendi i Kosovės miratoi rezolutėn pėr shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės. Teksti i Rezolutės ėshtė lexuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Lutfi Haziri, iniciues i kėsaj nisme. Rezoluta kėrkon shtimin e kujdesit shtetėror tė Kosovės pėr shqiptarėt e tri komunave nė jug tė Serbisė, tė njohura me termin Lugina e Preshevės.

Deputeti Haziri ka kėrkuar nga Kuvendi i Kosovės, qė tė obligojė Qeverinė e Kosovės tė hapė njė Zyre nė Prishtinė dhe nė Gjilan pėr qytetarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės me qėllim mbrojtjen dhe pėrmirėsimin e gjendjes sė tyre nė Luginė dhe atyre tė cilėt janė shpėrngulur nga atje.

Rezoluta poashtu parasheh edhe vendosjen e reciprocitetit mes tė drejtave qė gėzojnė serbėt nė veri tė Kosovės me shqiptarėt nė Luginė. Ndėr kėrkesat kryesore tė rezolutės ishte edhe lirimi i tė burgosurve politik qė mbahen nėpėr burgjet e Serbisė deri te ajo qė Kėshilli i Evropės tė hetojė respektimin e tė drejtave tė shqiptarėve nė Luginė.

Po ashtu kėrkohet qė tė rritet edhe bashkėpunimi nė mes tė institucioneve tė Kosovės dhe pėrfaqėsueseve tė shqiptareve tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės nė pėrputhje me vullnetin e shprehur nė referendum pėr tė drejtėn e bashkėngjitjes me Kosovėn.

Njėherėsh, ėshtė kėrkuar qė Qeveria tė heq ngarkesėn e pagesės pėr qytetarėt nga Lugina tė cilėt duhet tė paguajnė nga 20 euro nė javė pėr kalimin e kufirit nga Serbia pėr nė Kosovė.

Partia Demokratike e Kosovės dhe kryeministri Hashim Thaēi, kėsaj radhe kishin hequr dorė nga neni njė i propozuar i cili kėrkonte qė me rezolutė tė kėrkohej amandamentimi i Kushtetutės me njė nen sipas tė cilit, Kosova do tė obligohej tė interesohej dhe kujdesej pėr shqiptarėt jashtė kufijve tė saj. Ndryshe, debati pėr Luginėn u zhvillua tė premten e kaluar nė Kuvend, por rezoluta nuk u votua pėr mungesė tė kuorumit./kosovasot/

http://www.kosova-sot.info/politike/...en-per-luginen
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.6.2013, 21:31   71
Citim:
‘Rebelohen’ pėrfaqėsuesit e Luginės

Emri:  f.0628085304538_m.jpg
Shikimet: 52
Madhėsia:  39,1 KBRatifikimi i marrėveshjes nga Kuvendi i Kosovės me Serbinė ka ‘rebeluar’ pėrfaqėsuesit e Luginės sė Preshevės.

Ata kėrkojnė tė drejta tė barabarta pėr qytetarėt e Luginės me ato tė serbėve nė Kosovė, e veēanėrisht nė veri tė vendit. Nė tė kundėrtėn ata paralajmėrojnė se do t’i pėrshkallėzojnė veprimet e tyre.

Lideri i Lėvizjes pėr Progres Demokratik (LPD) me seli nė Bujanoc, Jonuz Musliu, ka thėnė pėr Tribunėn se do tė bėjnė presion te Qeveria e Kosovės qė gjatė bisedimeve nė Bruksel tė kėrkojė reciprocitet tė tė drejtave tė shqiptarėve nė luginė me ato tė serbėve nė veri.

Sipas tij, Qeveria e Kosovės duhet ta kushtėzojė zbatimin e marrėveshjes me Serbinė me dhėnien e tė drejtave tė barabarta tė qytetarėve nė Luginė.

“Ėshtė momenti kyē qė edhe kryeministri Hashim Thaēi, ēfarėdo tė drejte qė i`u japė serbėve nė veri, duhet tė kėrkojė pikė pėr pikė tė drejta pėr qytetarėt nė Luginė, pėrndryshe nėse Serbia nuk i respekton shqiptarėt, atėherė do tė kėrkojmė nga Kosova qė tė stopohet marrėveshja dhe mos tė lėvizet nė zbatimin e saj”, ka thėnė Musliu. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=33542
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.6.2013, 21:34   72
Citim:
100 shtėpi pėr shqiptarėt nė Luginė

Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, takoi sot nė selinė e AAK-sė pėrfaqėsues tė Fondit Humanitar pėr Kosovėn Lindore, me seli nė Zvicėr, me tė cilėt bashkėbisedoi pėr situatėn dhe zhvillimet nė Luginė tė Preshevės, pozicionin e shqiptarėve atje dhe posaēėrisht, pėr iniciativėn e kėtij fondi pėr ndėrtimin e rreth 100 shtėpive pėr familjet shqiptare nė trevat e Luginės.

Kryetari Haradinaj, pasi qė e mirėpriti iniciativėn, shprehu gatishmėrinė dhe mbėshtetjen e tij tė plotė pėr kėtė projekt, duke i pėrgėzuar pėrfaqėsuesit e Fondit Humanitar pėr Kosovėn Lindore-Preshevė, Bujanoc e Medvegjė, dhe duke i ftuar qė kjo tė mos jetė iniciativa e vetme nė mbėshtetje tė njė jete mė tė mirė dhe mė tė sigurt tė shqiptarėve nė trevat e tyre historike nė Luginė tė Preshevės.

Kėto shtėpi do tė destinohen pėr familjet pa kulm mbi kokė, tė cilėve fuqia ekonomike nuk iu jep mundėsi qė kėta tė bėjnė vetė.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,2,167796
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.10.2013, 21:57   73
Citim:
Thaēi heq taksat pėr qytetarėt e Luginės

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	thaci,_perfaqesuesit_e_Lugines_460792.jpg
Shikimet:	410
Madhėsia:	29,7 KB
NNJ:	6298Nga data 21 tetor, sipas kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, qytetarėt e Luginės sė Preshevės do tė mund tė hyjnė nė Kosovė pa pagesė tė taksave pėr automjetet e tyre, njofton REL.

Thaēi i ka bėrė kėto komente nė takimin e sė mėrkurės, qė ka pasur me pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit.

“Nga 21 tetori i kėtij viti do tė hiqen plotėsisht taksat pėr veturat qė hyjnė nė Kosovė, apo dalin, dhe kėto obligime do t’i marrė Qeveria e Republikės sė Kosovės”, sqaroi Thaēi.

Sipas komunikatės sė Kryeministrisė, Thaēi ėshtė shprehur se si dhe qeveria e tj mbesin tė pėrkushtuar pėr mbėshtetjen e afirmimit tė tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve tė Luginės.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,15,123077
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:53.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.