Kthehu   Kreu > D1 > Punishte
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 23.9.2008, 10:53   1
allianz
 

Artikull Etimologji: Devoll


Gjeta artikullin e mėposhtėm nė shtyp sot. Lexojeni pėr tė kuptuar se si "analizohet" prejardhja e emrave. Emri i artikullit nė shtyp ėshtė ėshtė "Lumi i Djallit", gjė qė do shkonte me shqipen Diell-Djall, por nuk ėshtė ky pėrfundimi i dr. prof.-ėve mė poshtė qė janė dashuruar me opinionet e akademikėve bullgarė e sllavė meqėnėse dikur rajoni ka rėnė nė duar sllave sipas po dokumenteve sllave:

Citim:
Mbi vendndodhjen e Devollit, nėn vėshtrimin toponimik
Dr. Dhimitri Bello*, Prof. as. Robert Damo**

Emėrtimin Devoll, me trajta paksa tė ndryshme fonetike, e hasim shumė herėt. Devolli fillimisht pėrmendet si qytet nga Ptolemeu nė shekullin II e.s. Sipas gjeografit tė njohur grek, ekzistonte njė qytet i fisit ilir tė Ordejve, i quajtur Debolia. Mė pas, nė studime dhe dokumente tė ndryshme, emri paraqitet me forma tė ndryshme

Pakkush e di sot se emri Devoll haset nė funksion tė trefishtė nominativ; si emėr qyteti, lumi dhe rrethi. Tek ne rėndom njihet me dy funksionet e fundit. Krahina gjeografike dhe etnografike qė formon edhe rrethin me kėtė emėr, kufizohet nga lindja me Republikėn e Greqisė, nė perėndim me vargmalin e Moravės, nė jug me Greqinė dhe rrethin e Kolonjės dhe nė veri me liqenin e Prespės dhe rrethin e Korēės. Lumi Devoll (196 km) buron nė kėmbė tė Gramozit, vazhdon rrjedhėn e vet nė veri drejt qytetit tė Bilishtit, pėr t’u kthyer mė pas nė perėndim nėpėr grykėn midis Malit tė Thatė nė veri dhe Moravės nė jug, ku bashkohet nė thellėsi me lumin Osum, qė buron po nga Gramozi, dhe formojnė sė bashku Semanin.

Grykėn qė lidh fushėn e Devollit me atė tė Korēės, atė tė Cangonjit, helenėt e vjetėr e kanė quajtur (Propilion) me kuptimin “roje e portės”. Mendohet se nga ky emėr i vjetėr ka ngelur emri i fshatit tė sotėm Pilur (Komuna Progėr, rrethi i Devollit), nė krahun e majtė tė rrugės nacionale Bilisht-Korēė.

Emėrtimin Devoll, me trajta paksa tė ndryshme fonetike, e hasim shumė herėt. Devolli fillimisht pėrmendet si qytet nga Ptolemeu nė shekullin II e.s. Sipas gjeografit tė njohur grek, ekzistonte njė qytet i fisit ilir tė Ordejve, i quajtur Debolia. Mė pas, nė studime dhe dokumente tė ndryshme, emri paraqitet me forma tė ndryshme.

Nė Mesjetė, tek Ana Komnena, kemi njė devijim fonetik dhe semantik tė emrit duke e quajtur Lumi i Djallit, flumen Diaboli, ndėrsa nė kohėn e kryqėzatave arrin tė quhet flumen Deamonis. Po kėshtu, emrin e hasim edhe nė trajtat e tjera nė periudha tė ndryshme si Deaboli, Deabolis, Deebu (1273), Deavolis, Dievolis, si dhe Euali (1351, 1367), Drevale, Jevali (1360, 1363), Dievali (1344, 1347, 1359), Devoli (1380)[1].

Etimologjia e emrit tė Devollit po kėshtu ėshtė e diskutueshme. Tek studiues tė ndryshėm kemi etimologji tė ndryshme. Mjaft prej tyre, siē e pamė edhe nga format e sipėrpėrmendura, emrin e lidhin me kuptimin e djallit, demonit.

Sipas akademikut bullgar St. Mlladenov, toponimi fillimisht duhet tė ketė qenė njė substrat hidronimi dhe burimin e sheh nė rrėnjėn trakase Dev-ula me kuptimin “rrjedh” [2]. Sipas njė tjetėr studiuesi, po bullgar, Zhivko Vojnikov [3], toponimin e nxjerr nga protobullgarishtja (gjuhė ugro-fine), duke e lidhur kėtė me semantikė paralele me iranishten dewol, diwol me kuptimin “mur” dhe jep analogen indoevropiane tė trakishtes dava- deva me kuptimin “fortesė, qytet”. Nė librin e vet “Tė njohim Devollin”, Ismet Larti jep dy variante tė etimologjisė sė Devollit qė lidhet me sllavishten; Deabolis si fjalėformė nga sllavishtja de “ku” dhe boli “dhemb”, pra “ku dhemb” dhe varianti tjetėr referuar njė gazetari maqedonas Devoll, po nga sllavishtja, de “ajs, ec” dhe voll “ka” dhe del “ajs o ka” [4].

Referuar dokumentimit tė parė shkrimor tė emrit, etimologjitė qė lidhen me gjuhė tė cilat janė shfaqur tepėr mė vonė nė Ballkan, pas shekullit II, duhet tė jenė tė gabuara. Kėshtu qė etimologjia duhet kėrkuar tek njė substrat mė i hershėm. Mirėpo kufizimi “kohė e hershme”, nuk na e lehtėson shumė ēėshtjen, duke ditur hipotezat e shumta nė lidhje me gjuhėt e vjetra nė Ballkan. Nėse do tė kishim njė qartėsi, pėr sa i pėrket kuptimit tė emrit tė vjetėr, ndoshta do na e lehtėsonte edhe pėrcaktimin e saktė tė vendndodhjes sė qytetit. Qyteti, siē del nga shumica e burimeve historike, pėrmendet deri rreth shek XIII. Dihet qė pushtimi turk, qytetin e ka gjetur tė shkatėrruar plotėsisht. Edhe pėr sa i pėrket vendndodhjes sė kėtij qyteti kemi hipoteza tė ndryshme. Nėse marrim parasysh Ptolemeun, qė e quan qytet tė fisit ilir tė Ordejve, vendndodhja e tij nuk saktėsohet, pasi edhe shtrirja e kėtij fisi nuk dihet saktėsisht. Sipas historisė sė Shqipėrisė dhe hartės sė fiseve ilire, ky fis zinte njė vend nė jug tė lynkestėve, tė cilėt gjendeshin nė lindje tė enkelejve, pėrtej liqeneve tė Ohrit dhe tė Prespės. Sipas Karl Paēit [5], nė veprėn e tij “Ilirėt”, ordejtė i vendos nė Devollin e Poshtėm e nė Shkumbinin e Mesėm, ku ishte qyteti “Scampa”, Elbasani i sotėm. Nė njė hartė tė botuar nė librin “Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė”, vendoset pak a shumė nė fushėn e Korēės. Duke iu referuar toponimisė shumė studiues kėtė qytet e pėrcaktojnė nė fshatin e sotėm Zvezdė nė juglindje tė Korēės. Kjo mė shumė mbėshtetur nė jetėshkrimin e Peshkopit Mihail tė Devollit [6] (ka qenė Peshkop grek i qytetit tė Devollit nė fillim tė shek. XII), qė tregon se nė fillim tė shekullit XII, qyteti i Devollit ėshtė quajtur Selasforos, “Dritėmbajtės”. Dhe nėpėrmjet kėtij emėrtimi i bėhet lidhje kuptimore me trajtėn sllave zvezdė, “yll”. Ndėrsa Ylli Kasmi jep njė zhvillim tė tillė tė emrit Deabolis, Deabolis>Deebolis>Deell>Dell. Dhe kėtė e lidh me shtratin e vjetėr tė lumit Seman, sot i tharė, qė banorėt vendas e quajnė Dell. Po kėshtu edhe historiani bullgar V. Zllatarski, vendndodhjen e Devollit tė vjetėr e lidh me fshatin Gostimė, afėr Cėrrikut, ku sipas tij, referuar njė harte tė vjetėr austriake edhe sot duken rrėnoja tė njė qyteti tė vjetėr [7]. Pukėvili shkruan se nė juglindje tė Korēės ka parė gėrmadhat e njė qyteti tė vjetėr me mure ciklopike, qė nga banorėt vendas quhej Devolli i vjetėr nė turqisht Eski Devoll. Kurse nė verilindje tė kėtyre rrėnojave, nė njė distancė jo fort tė largėt ėshtė njė vendbanim (vilage) Devoll, emėr tė cilin e mban gjithė rrethina [8]. Lidhur me kėtė emėrtim turk, edhe Ismet Larti nė librin e cituar thotė se deri nė fillim tė shekullit XX, fshatarėt e Mborjes (fshat nė lindje tė Korēės, sot pothuajse i bashkuar me tė) vazhdonin tė quanin gėrmadhat e njė qyteti tė vjetėr nė afėrsi tė fshatit tė tyre Devoll i Vjetėr, kurse nė dokumentacioni zyrtar turk ishte Eski Devoll. Edhe Aravantinos pėrcakton dy Devoll, tė madh e tė vogėl, dhe pėrcaktimin e bėn nė verilindje tė Korēės [9]. Sipas Findlejt [10] koordinatat e kėtij qyteti jepen rreth zonės sė Prespės, ndoshta edhe ky autor ka pasur parasysh Zvezdėn se harta ėshtė e vjetėr dhe mund tė ketė gabime. Ndėrsa Tomashek [11] jep dy vendbanime me emrin Devoll nė pjesėn e sipėrme tė lumit afėr burimeve tė tij, por duke marrė parasysh emrin e vonė bizantin Devoll- Selasfor e lidh kėtė me emrin sllav Zvezdė.

Ka edhe hipoteza tė tjera, nga studiues tė tjerė, rreth vendndodhjes sė kėtij qyteti qė shkojnė qė nga burimet nė rrjedhėn e sipėrme tė lumit dhe deri nė bashkimin e tij me Osumin, qė tė krijojnė njė ide tė turbullt.

Po ku ka qenė ky qytet? Kėtė radhė do mundohemi t’i afrohemi sadopak, duke e trajtuar ēėshtjen mė shumė nė anėn gjuhėsore, referuar kjo edhe me historinė dhe kronikat e ndryshme tė kohės, gojėdhėnave tė ndryshme tė pėrcjella brez pas brezi. Por mė parė duhen pėrcaktuar koha e lulėzimit tė madh tė kėtij qyteti dhe protagonistėt mė tė rėndėsishėm tė kohės. Qyteti pavarėsisht se ėshtė pėrmendur qysh nė shekullin II, nuk ka tė dhėna tė tjera historike pėr zhvillimin e tij. Devolli bėhet i njohur nė histori, mė shumė nė shekujt IX-XII. Nė atė kohė qyteti lidhet historikisht me mbretėrinė bullgare dhe Perandorinė Bizantine, qė nė kohėn e car Borisit I, mbretit tė parė bullgar dhe deri nė rėnien e mbretėrisė bullgare dhe triumfin e Bizantit me Vasilin II, i njohur nė histori si Vasil Bullgaroktoni (Bullgarvrasėsi). Ky qytet paraqet rėndėsi tė madhe si pėr albanologjinė po kėshtu edhe pėr sllavistikėn, pėrkatėsisht bullgaristikėn. Fama e madhe e kėtij qyteti lidhet mė shumė me misionin kishtar dhe arsimor tė Klimentit dhe Naumit, nxėnės tė dy shenjtorėve vėllezėr Shėn Kirilli dhe Metodi, misionarė bizantinė qė ngarkohen pėr hartimin e alfabetit sllav, qė njihet sot tek ne si Cirilik pėr nder tė Shėn Kirillit. Misionarėt vdesin nė Moravi (Ēekia e sotme), duke lėnė njė alfabet tė quajtur glagolik me paraqitje si hieroglifė. Janė pikėrisht nxėnėsit e tyre dhe kryesisht Klimenti dhe Naumi qė hartojnė alfabetin qė kanė edhe sot sllavėt. Pra, me pak fjalė, Devolli ėshtė njė nga qendrat e hartimit tė alfabetit sllav. Sė bashku me Devollin nė atė kohė, nga tokat Shqiptare, ranė nėn sundimin bullgar edhe zona tė tjera qė njihet si krahina me emrin Kutmiēevica. Disa studiues bullgarė kėtė e nxjerrin me prejardhje nga parabullgarishtja, qė do tė thotė “toka tė reja tė pushtuara” [12]. Kutmiēevica pėrfshinte tri qendra kryesore; Ohrin, Devollin dhe Gllavenicėn (Ballshi i sotėm). Klimenti, nė atė kohė, shkonte nga njė fshat nė tjetrin pėr tė pėrhapur fenė e krishterė dhe shkrimin sllav, si dhe njohuri tė ndryshme nė fushėn e bujqėsisė dhe pemėve frutore. Brenda 7 vjetėve, 3.500 nxėnės tė dalė nga kėto shkolla u bėnė priftėrinj, mėsues etj. Nė Devoll, ai ngriti dhe njė azil, njė jetimore dhe njė mensė pėr tė varfrit[13]. Nė vitin 886 Borisi I, kėtu ndėrton edhe njė nga 7 kishat mė tė mėdha, tė bėra menjėherė pasi Bullgaria pranon fenė e krishterė. Pra, pėrderisa Devolli pėrbėnte njė qendėr tė rėndėsishme arsimore, kulturore dhe fetare pikėrisht nė kohėn e sundimit bullgar dhe nė Devoll pėr herė tė parė ėshtė hartuar shkrimi sllav, janė kryer shėrbesat e para nė tė ashtuquajturėn gjuhė sllavo-kishtare, qyteti duhet kėrkuar nė treva ku kanė mbetur sadopak shenja tė gjuhės sllave, pavarėsisht kohės sė gjatė. Dhe ne mendojmė se kėto “kritere” i plotėson treva nė rrjedhėn e sipėrme tė lumit Devoll. Mė poshtė po japim disa nga argumentet se pėrse mendojmė se mund tė jetė nė kėtė vend:

- Leksiku nė tė folmen e Devollit tė sipėrm ėshtė mjaft i pasur me huazime sllave. Numrin mė tė madh tė huazimeve nė kėtė zonė e pėrbėjnė sllavizmat, nga tė cilat shumica i pėrkasin sferės sė bujqėsisė [14]. Studiuesja ruse, Desnickaja, referuar kėtyre huazimeve shprehet: “Nė leksikun e Devollit ka veēanėrisht shumė elemente sllave, tė cilat mund t’i marrim edhe si huazime edhe si shtresė tė ngelur tė leksikut, qė ėshtė ruajtur nė tė folmen e sllavėve tė asimiluar”[15].

- Deri nė vitet ‘70 tė shekullit XIX, banorėt e Devollit ishin dygjuhėsh. Kjo dėshmohet nė njė shkrim tė revistės “Albania”, botuar nė 1898 nė Bruksel. Aty thuhet se banorėt e Devollit flisnin shqip dhe njė gjuhė “tė pėrzier bullgare”. Nė atė kohė, krerėt e 50 fshatrave u mblodhėn dhe u betuan se nuk do tė flisnin mė gjuhėn bullgare dhe nuk do ju a mėsonin fėmijėve tė tyre [16].

- Nė kėto treva ekzistojnė toponime tė shumta sllave, qė pėrbėjnė edhe shumicėn e toponimisė. Ne po shkėpusim disa prej tyre, qė ndoshta lidhen me periudhėn e pėrmendur tė Devollit Mesjetar.
Bozhigrad. Fshat dhe qendėr komune nė Devollin e sipėrm, sot njihet edhe me emrin Miras. Ėshtė kompozitė bullgare me dy tema fjalėformuese, mbiemėr + emėr bozhi dhe grad; mbiemri bozhi qė shpjegohet edhe me bullgarishten e sotme “Zoti, i zoti” dhe emri grad, qė ėshtė “qytet ose kėshtjellė”. Pra na del Qyteti i Zotit ose Kėshtjellė e Zotit. Mendojmė se ndoshta para dyndjeve sllave qyteti tė ketė qenė me formė fillestare Theopolis “Qytet i Zotit” dhe pas dyndjeve sllave tė jetė pėrshtatur nė gjuhėn e tyre, siē ka ndodhur nė pjesėn dėrmuese tė rasteve, ose siē e kemi nė rastin e sipėrpėrmendur Glavenica qė ėshtė njė pėrkthim i emrit tė mėparshėm Kefalonia. Mė pas kjo trajtė tė ketė kaluar nga Teopolis> Deobolis>Deabolis>Devoll. Edhe nė mos qoftė kėshtu, duke gjykuar vetėm nga semantika e fjalės Qytet i Zotit. Mendja tė shkon pėr njė qytet tė rėndėsishėm.

Afro 3 km mė sipėr, nė drejtim tė kundėrt tė rrjedhės sė lumit, nė anė tė majtė tė rrugės pėr nė Arrzė e Nikolicė, ndodhet fshati Qytezė.

Qytezė. Toponimi shpjegohet me shqipen e sotme qytet me njė formant diminutivi –zė qytezė, pra qytet i vogėl. Ėshtė njė trajtė e hershme e shqipes (shih, Ēabej, Studime etimologjike v. VI f. 270). Fshati mendohet tė jetė formuar nė fund tė shek XVII. Pėr identitetin e kėtij fshati nuk ka tė dhėna tė sakta. Sipas banorėve, emri Qytezė i ėshtė vėnė nė kuptimi “kėshtjellė”. Kemi edhe njė fakt tjetėr, qė fshatrat fqinje tė Greqisė tė banuara me popullsi sllave si Slimnica, Pilkati, Janoveni, Kalevishti etj., e thėrrisnin Qytezėn “Gradishta” qė ėshtė po me rrėnjė sllave grad “qytet ose fortesė”. Kėtu ose sllavėt e kanė pėrkthyer trajtėn qytezė nė gradishtė ose Qyteza vetė tė jetė njė pėrshtatje e formės sllave nė shqip. Shkrimtari dhe studiuesi Petraq Samsuri na thotė se Qytezėn mė parė e quanin Qyteti i Zotit (togfjalėsh i njėjtė me Bozhigradin).

Mali i Ēernokut. Ndodhet midis Bozhigradit dhe Qytezės. Shpjegohet me etimologjinė bullgare ēerni “i zi”. Tek Zllatarski (lit. e cit. f.95), referuar shkrimeve tė Pahimerit, pėrmend edhe njė fortesė afėr Devollit tė quajtur kalaja e Ēernikut. Autori pėr tė pėrforcuar hipotezėn e tij pėr vendndodhjen e Devollit nė Gostimė, e lidh kėtė me Cėrrikun e sotėm. Nė Ēernokun e cituar nga ne nuk pėrmendet ndonjė gojėdhėnė, qė tė ketė pasur kėshtjellė nė atė vend. Mali i lartė ka njė shkėmb shumė tė madh nė majė. Por pėr kėtė mund t’i referohemi edhe njė herė gojėdhėnės pėr Qytezėn si kėshtjellė. Mendojmė pėr njė kalim Ēernik>Ēernok.

Duke dalė tek rruga kryesore pėr tė vazhduar pėr nė Nikolicė, pak mė sipėr rreth 2 km, nė tė djathtė tė rrugės kemi fshatin Sinicė.

Sinica. Toponim sllav. Nė kėtė rast forma na paraqitet e diskutueshme, formė e vjetėr dhe formė e re bullgare. Nėse i referohemi trajtės sė vjetėr bullgare СЫНЪ “kėshtjellė” sė bashku me formantin -ica, del “kėshtjellė e vogėl”. Por nėse e krahasojmė me bullgarishten e sotme син del “kaltėrsi ose blu”, qė mund tė jetė njė hidronim, meqė fshati pėrshkohet mes pėrmes me lumė, por mund tė jetė edhe sipas veshjes shkėmbore nė ngjyrė tė kaltėr qė ka ky fshat. Fakti qė edhe tek toponimet e tjera hasim formėn “kėshtjellė, fortesė, qytet” na bėn qė tė anojmė mė tepėr tek trajta e sllavishtes sė vjetėr.

Nikolica. Fshati shtrihet nė kėmbė tė malit tė Gramozit, vetėm disa kilometra larg burimit kryesor tė lumit Devoll. Sipas gojėdhėnave, qė na tregojnė banorėt e zonės (aktualisht nė fshat jeton vetėm njė familje), fshati ka kėtė emėr nga bashkimi i dy emrave tė banorėve tė parė nė njė kompozitė, tė ēiftit Niko dhe Lica. Referuar regjistrit turk tė Korēės 1431, fshati Nikolicė ka pasur vetėm 7 shtėpi. Nė Kodikun e Korēės dhe Selasforit [17], thuhet se: “deri nė gjysmėn e parė tė shek. XVIII, Nikolica ka qenė njė qytet me 6.000 banorė, ka pasur mitropoli, kisha tė bukura pasi edhe nė ditėt e sotme fshatarėt tė tregojnė gėrmadhat e mitropolisė dhe tė kishės katedrale tė Shėn Kollit. Atje ka lulėzuar zejtaria, sidomos tė pėrmendura kanė qenė objektet e prodhuara nga argjendarėt e qytetit nė fjalė”.

Referuar historisė sė Mesjetės, nė kohėn e car Samuillit (997-1014) nė mbretėrinė bullgare, si njė nga gjeneralėt mė besnikė tė Samuillit ėshtė pėrmendur dhe Nikolica i Larisės. Emri i saktė ėshtė Nikolla, por njihej si Nikolica pėr shtatin e shkurtėr tė tij. Pas shkatėrrimit tė ushtrisė bullgare nga Vasili II Bullgarvrasėsi dhe qėndrimit tė tij pėr 55 ditė nė qytetin e Devollit, dorėzohet edhe Nikolica. Njihet qė Vasili II, tė gjithė gjeneralėve tė vetėdorėzuar u jepte tituj, frone Patriarku dhe vende nėn sundim. Mendojmė se emri i kėtij vendbanimi tė jetė vendosur pėr nder kėtij gjenerali. (Autorėt janė ende nė vjelje tė tė dhėnave rreth Nikolicės). Gjatė hulumtimeve tona nė terren, nė njė pyll pėrbri fshatit, kemi gjetur edhe rrjetin e njė ujėsjellėsi me tubo qeramike. Nga konsultimet paraprake me arkeologėt, del qė qeramika i pėrket Mesjetės ndoshta edhe mė herėt, pa mundur tė bėhet pėrcaktimin e saktė i saj. Nga analizat qė janė dėrguar nė Itali, presim edhe konfirmimin pėr saktėsinė kohore, qė do tė na ndriēojnė mjaft pėr kohėn e kėtij vendbanimi.

Kemi edhe njė fakt tjetėr, se fshatrat e kėsaj zone, si Qytezė, Sinicė, Dardhė (ku ka edhe popullsi tė krishtere), ka kisha tė Shėn Kollit.

Dobėrgora: Ėshtė njė pyll afėr Arrzės, midis fshatrave Arrėz, Sinicė dhe Dardhė. Sipas banoreve tė kėtyre fshatrave, nė kėtė pyll ka pasur njė manastir, nė vendin ku sot ėshtė ndėrtuar njė vakėf me objekte tė fesė ortodokse dhe myslimane. Pėr kėtė pyll ka mjaft histori pėr shenjtorė qė mbrojnė pyllin. Dhe vėrtetė ėshtė njė pyll me sipėrfaqe tė konsiderueshme qė nuk kemi “ndėrhyrjen” e sėpatės. Ėshtė toponim i pastėr bullgar. Kompozitė mbiemėr+emėr. Mbiemri “i mirė” dhe emri “pyll”. Gėrmimet nė kėtė pyll, mund tė na japin informacione mjaft tė sakta dhe me rėndėsi historike. Ndoshta kėtu bėhet fjalė pėr ndonjė manastir me rėndėsi tė kohės. Kemi edhe njė fakt tjetėr. Pjesa e pyllit qė ėshtė me dru lisi, quhet Dobėrgor, ndėrsa pjesa me ah quhet Rahu i Kushtės. Ky ndodhet afėr kishės sė Shėn Pjetrit tė Dardhės nė majė tė pyllit qė dardharėt e quajnė pylli i Rahut. Rah kemi edhe nė pjesėn e pyllit nga ana e Sinicės. Ndėrmjet tri zonave tė quajtura Rah ndodhet Popoveni nga bullg. “e priftit”, vend mjaft i bukur, qė banorėt e zonės e pėrdornin pėr piknik.

Rahu. Po tek Zllatarski (f. 93) duke cituar Skilicėn (Gjon Skilica, autor bizantin i Mesjetės) midis tė tjerash lexojmė: “Pas vdekjes sė Ivan Vladislavit, dhe pas dorėzimit tė sė shoqes dhe parisė kryesore bullgare, Ivaci (njėri nga ushtarakėt bullgarė) largohet nė njė mal tė lartė qė quhej Vrohot, ku kishte kopshte dhe oborre shumė tė bukura. Pasi i shijoi kėto bukuri me ushtrinė qė kishte mendoi tė ngrinte krye dhe tė rimerrte pushtetin me ndihmėn e popullsisė vendase. Perandorit bizantin i tėrhoqi vėmendjen kjo dhe ktheu rrugėn e tij pėr nė Devoll (koha kur dorėzohet dhe Nikolica). Kėtu mendojmė pėr njė lidhje tė mundshme Vrohot me pyllin e Rahut, Vrohot>Rohot>Rahut. Pėr sa i pėrket bukurisė tė pėrshkruar nga Skilia, kemi Popovenin midis tre Raheve qė ėshtė dėshmi e gjallė edhe sot. Vargmali qė shoqėron nga ana perėndimore gjithė luginėn e lumit tė Devollit deri tek burimi ėshtė mali i Moravės.

Morava. Pėr vjetėrsinė e kėtij emėrtimi nuk kemi asnjė tė dhėnė. Nuk po merremi me etimologjinė, pasi ėshtė mjaft e diskutueshme. Mendojmė pėr njė lidhje tė mundshme me Moravinė, vend nė lindje tė Bohemisė, nė Ēeki, ku thuhet se kanė kryer misionin e tyre dy vėllezėrit shenjtorė Kirill dhe Metodi, tė cilėt nuk arritėn tė kthehen kurrė nė vendin e vet. Pesė prej nxėnėsve tė tyre u kthyen, Klementi, Naumi, Gorazd moravasi, Angellari dhe Sava. Kėta sė bashku me dy mėsuesit e tyre, njihen si “Shtatė Shenjtorėt”. Kulti i tyre nuk ėshtė i njohur nė Evropė. Mendohet se ata janė nderuar nė trevat e Ohrit, Prespės dhe nė Rodopet (Bullgari)[18]. Nuk kemi tė dhėna pėr pėrhapjen e kėsaj ikone nė trevat e Devollit. Ekziston mundėsia (mendimi ynė), qė dy prej nxėnėsve Klimenti ose Naumi, qė mendohet tė kenė qenė vėllezėr gjaku, t’i kenė dhėnė emrin kėtij vargmali pėr nder tė Moravisė, vendi ku ata mėsuan.
- Vetė pozicioni strategjik i Bozhigradit (Mirasi) dhe Nikolicės, dendėsia e fshatrave tė shumta tė prishura, rruga e vėshtirė pėr tė arritur nė Nikolicė dhe natyra e bukur qė tė pėrcjellin kėto vende, janė shumė pranė perceptimit tė Ana Komnenės (pėr Devollin nė Aleksiada), si njė vend i mbrojtur mirė, i shtrirė rrėzė njė mali tė lartė tė panjohur, ku pėr tė mbėrritur atje duhet tė kalosh nėpėr ngushtica malesh tė pakapėrcyeshme lehtėsisht.

Natyrisht qė tema ėshtė tepėr e gjerė dhe kėrkon fakte dhe dėshmi tė tjera, por formanti konferencės dhe i punimit na bėn “tė kėnaqemi” me kėto tė dhėna. Ne jemi nė proces hulumtimesh dhe konsultimesh me specialistė tė fushave pėrkatėse pėr tė dalė nė njė konkluzion sa mė objektiv dhe koherent.


*Universiteti “Fan S. Noli”, Korēė


http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=10908
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.9.2008, 11:38   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Devolli fillimisht pėrmendet si qytet nga Ptolemeu nė shekullin II e.s. Sipas gjeografit tė njohur grek, ekzistonte njė qytet i fisit ilir tė Ordejve, i quajtur Debolia.
Problemi fillestar ėshtė puna e greqizmit tė Ptolemeut. Gjeografi nė fjalė nuk ishte grek. Nga e nxorrėn pėrfundimin se Ptolemeu ishte grek? Ndėrsa problemi kryesor i ēėshtjes ėshtė se ē'lidhje ka emri "Devoll" me sllavėt dhe toponimet shumė tė mėvonshme sllave tė zonės? Uroj qė tė ketė pasur dhe pjesė tjetėr ky referat sepse papagallimi i tezave bullgare, nuk d.m.th. punė shkencore.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.9.2008, 12:35   3
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Ndėrsa problemi kryesor i ēėshtjes ėshtė se ē'lidhje ka emri "Devoll" me sllavėt dhe toponimet shumė tė mėvonshme sllave tė zonės?
Pikėrisht duket poshtėrsi, ekziston emri antik, dihet cili ėshtė emri, shihet qė ėshtė "paraardhės" i emrit tė sotėm. Atėherė pėr ēfarė arsye lidhet me bullgarishten?
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:02.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.