Kthehu   Kreu > TM > Marrėveshje
Tituj tė ngjashėm
  • Shkrimi faliskan nga Kandhaon nė danėn "1200 p.e.s. - 28 p.e.s.: Shtetet Ilire"
  • Shkrimi oskan nga Kandhaon nė danėn "1200 p.e.s. - 28 p.e.s.: Shtetet Ilire"

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 29.10.2006, 14:06   1
fronti polar
MBARĖVAJTJA
veri-jug
 
fronti polar
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Vė re! R.E.N.D. - Shkrimi nė log


Mbi brendinė, faqosjen dhe paraqitjen e shkrimeve nė log.
fronti polar nuk ėshtė nė linjė  
I vjetėr 29.10.2006, 15:57   2
fronti polar
MBARĖVAJTJA
veri-jug
 
fronti polar
 
Anėtarėsuar: 7.2006

1. Gjuha e pėrdorur


1.1. Nė log nxitet shprehja nė tė gjitha tė folmet e shqipes krah njėsores, shkruar me plot 36 shkronjat e kėsaj. Mundėsisht pėrdor sa mė shumė rrėnjė shqipe, sinonime (n.q.s. ndjen se fjala mund tė jetė e panjohur, sqaroje nė kllapa me atė mė tė pėrhapurėn) e risi sa mė tė thekura.

Pėr arsye tė vetėkuptueshme nėse merr pjesė nė njė ēėshtje tė caktuar me njė tė folme tė caktuar, qėndroji besnik asaj tė folmeje nė tė gjitha shkrimet e asaj ēėshtjeje.
Komunikimi nė gjuhė tė huaj shuhet, pėrveē nėse pėrdoret shprehje e shkurtėr shabllon, apo nėse pėrfshihet nėn 1.2, apo nėse ėshtė anglisht dhe i pėrket danave tė anglishtes.

1.2. Citimet, pėrmendjet, referimet qė mbart pėr tė mbėshtetur shkrimin, sipas mundėsisė, parapėlqehen nė shqip, megjithatė mund tė sillen dhe vetėm nė gjuhėn amė.
fronti polar nuk ėshtė nė linjė  
I vjetėr 29.10.2006, 15:58   3
fronti polar
MBARĖVAJTJA
veri-jug
 
fronti polar
 
Anėtarėsuar: 7.2006

2. Brendia - R.E.N.D.


2.1. Radhit: Lėr njė rresht hapėsirė mes dy kryeradhėve, pasi, nė dallim nga botimi mbi letėr, nė ekran ėshtė mė e natyrshme pėr syrin tė ndjekė njė shkrim tė shkoqur, sesa njė shkrim tė ngjeshur e tė pandarė.
Shkrimet qė nuk ndjekin radhitjen faqosen nga MbV me shėnimin pėrkatės nė fund.

2.2. Emėrto: Citimet e ndryshme, pėrmendjet nga faqe tė tjera, referimet, etj. janė mbartje nė shkrim ndaj dhe duhet tė japėsh nė fund tė tyre burimin, si p.sh. titullin, librin, artikullin, veprėn, lentorin, pėrkthyesin, fletoren, nr. e faqes atje ose nyjen e faqes nė rrjet, tė gjitha kėto tė shtjella me urdhrin quote.
Shkrimet qė nuk citojnė burimin e lėndės sė mbartur nga tė tretė dėrgohen dhe ruhen nė karantinė deri nė sjelljen e burimit.

2.3. Ngulmo: Megjithė ravijimin e njė ēėshtjeje, shkrimet prierin tė shpėrndahen disi, por ėshtė e natyrshme qė kjo shpėrndarje tė sillet rreth kėtij ravijimi dhe tė mos fluturojė fusha e male kaluar. Qėndro nė ēėshtje, pėrndryshe hap ēėshtje tė re.
Shkrimet tymosėse, qaravitėse, moraliste, apo qė shmangin ēėshtjen me ose pa dashje dėrgohen nė karantinė ose fshihen.

2.4. Drejtshkruaj: Rishiko shkrimin, pėrshtat, ndrysho. Pėrdor doemos rregullat drejtshkrimore qė sqarohen tek Ēėshtjet e drejtshkrimit, tė cilat janė marrėveshje tepėr praktike qė veprojnė mbi tė gjitha tė folmet e shqipes dhe jo vetėm mbi njėsoren.
Shkrimet qė nuk ndjekin rregullat drejtshkrimore nė fjalė faqosen herėn e parė nga MbV me shėnimin pėrkatės nė fund.
fronti polar nuk ėshtė nė linjė  
I vjetėr 30.12.2006, 11:53   4
fronti polar
MBARĖVAJTJA
veri-jug
 
fronti polar
 
Anėtarėsuar: 7.2006

3. Tė tjera


3.1. Shprehi e mirė ėshtė qė tė shkruash sė pari nė njė program tė posaēėm, ta ruash atje shkrimin pėr ēdo rast e mandej ta hedhėsh nė log. Kėshtu shmangen kokėēarje qė mund tė lindin pėr shkak tė linjės, tė shfletuesit etj.
fronti polar nuk ėshtė nė linjė  
Ēėshtja u mbyll





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:11.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Kontakt · Prektora · Pyetje · Kreu
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.