MBARĖVAJTJA
|
Shkrimi mė poshtė sqaron se si fakt pėr shpifjet me Teheran e themelime u bė njė kaqol francez, tė cilin mė pas evropianėt e kopjuan si "autoritet" sa herė qė pėrmendnin prejardhjen e qytetit duke krijuar pėrrallėn e famshme "tė themelimit nga Sulejmani pėr nder tė Teheranit". "Historia" anglo-franke siē kemi parė shpesh kėtej nėpėr tema tė tjera ėshtė e mbushur me kėshtu "keqkuptimesh". Lexoni e qeshni:
Citim:
Disa shėnime nė lidhje me origjinėn e emrit Tiranė, Kryeqytetit tė Shqipėrisė
S. Sofie Juka
Jo tė gjitha enciklopeditė pėrmbajnė informacion pėrsa i pėrket origjinės sė emrit Tiranė, Tirana, kryeqytetit tė Shqipėrisė... Por, praktikisht tė gjitha ato qė kanė informacion pohojnė se emri vjen nga Teheran.
Kėshtu pėr shembull The New Columbia Encyclopedia (1975), nė artikullin ‘Tiranė, Tirana’, lexohet:
“Tirana u themelua nė fillim tė shekullit 17-tė nga gjenerali turk Sulejman Pasha i cili ėshtė varrosur atje. Nė fillim u quajt Teheran nga njė fitore e turqėve nė Persi.” Kjo lloj formule, me disa lloj variantesh, ėshtė pėrsėritur pothuaj nė tė gjitha enciklopeditė qė kanė tė bėjnė me kėtė ēėshtje, qofshin ato amerikane ose jo. The Illustrated Library of the World and Its People (1966) thotė tė njėjtėn gjė:
“…Sulejman Pasha i cili e quajti Teheran pėr shkak tė njė fitoreje turke nė Persi.” Madje edhe Meri Edit Durham (Mary Edith Durham) nuk e vuri nė dyshim pohimin se emri Tirana vinte nga emri i kryeqytetit tė Iranit:
“Tirana u themelua nė vitin 1600 nga njė bej i pasur qė i vuri kėtė emėr pėr tė pėrkujtuar njė fitore nė Teheran” (The Burden of the Balkans, London, 1909, f. 301). Por, siē do tė shohim gjatė kėsaj eseje, pretendimi se emri Tiranė, Tirana lidhet me Teheranin ėshtė i pabazuar. Nė fakt, dokumente ekzistuese provojnė qartė se emri ekzistonte para shekullit 17-tė, d.m.th. para kohės kur thuhet se ėshtė themeluar qyteti.
***
Njė raport i quajtur “Relazione dell’Albania e sue cittą, fiumi, monti, piani, confini, etc. fatta l’anno 1580” pėrmban dy fragmente ku pėrmendet Tirana, Tiranna:
…le pianure della Tiranna (sic), che sono fra il castello di Passrella (Petrella) e cittą di Croya…(Starine XII, f. 197)
b. In schiroccho da Cruia ore tre cavallo vi č il borgo di Tirana, popolato la maggior parte da greci (ortodoksė sh. ynė) e catolici. Distante da Tirana ore 4 a cavallo per levante vi č la cittą nominata Petrella, popolata con metą da greci (ortodoksė sh. ynė)…
(Ibidem, f. 202) Ky dokument ėshtė i rėndėsishėm ngaqė nė atė emri Tiranna, Tirana ėshtė pėrdorur njė herė pėr njė qytet dhe njė herė tjetėr pėr tė treguar njė fushė. Pėr mė tepėr, raporti pėrmban njė informacion me shumė interes nė lidhje me fenė: sipas kėtij dokumenti, nė vitin 1570 Tirana duket tė ketė pasur shumė pak myslimanė; popullsia e saj, me sa thuhet, ishte njė pėrzierje ortodoksėsh (greci) dhe katolikėsh.[1]
Tirana pėrmendet gjithashtu nga humanisti shqiptar Marin Barleti. Siē dihet, Barleti ka jetuar nė gjysmėn e dytė tė shekullit 15-tė deri nė vitin 1510 ose 1515. Ai shkruajti nė Venedik dhe nė Romė, ku ai u vendos si rezultat i rėnies sė Shkodrės nė duar tė turqve, qyteti i tij i lindjes. Libri i tij mbi rrethimin e Shkodrės – De obsidione Scodrae – u botua nė 1504 nė Venedik dhe historia e tij e Skėnderbeut u shfaq rreth viteve 1508-1510[2] Nė kėtė vepėr tė fundit, Barleti pėrmend Tiranėn, kur tregon pėr betejat ndėrmjet turqve dhe shqiptarėve, qė u bėnė nė kėtė qytet dhe nė rrethinat e tij.
Sipas Barletit, kishte dy qytete me kėtė emėr: Tirana (sic), major dhe Tirana minor: kjo e fundit e vendosur pranė Croyas (Krujės).[3]
Pėrmendja e Tyranna major dhe Tyranna minor bėhet gjithashtu edhe nga Pierr dė Lavarden (Pierre de Lavardin). Nė variantin anglisht tė veprės sė tij - The Historie of George Castriot surnamed Scanderbeg, King of Albania, London 1596 – lexohet si mė poshtė:
“The armie of the Albanoys being arrived before the walles, and the companies quartered into diuerse parts, the towne was quickely enuironned to the most aduantage that might be diuesed: the quarter parte of their forces were lodged in Tirana the greater, so named by reason of a lesser seated neere Croja
- Ushtria e arbėrorėve mbasi arriti para mureve dhe kompanitė u vendosėn nė pjesė tė ndryshme, qyteti u rrethua menjėherė nė mėnyrėn mė tė favorshme qė mund tė vendosen: njė e katėrta pjesė e forcave tė tyre vendos nė Tiranėn e madhe, e quajtur kėshtu pėr shkak tė njė mė tė vogle pranė Krujės” (f. 28); “Tirana e madhe njė qytet nė Epir” (f. 28); Tirana e vogėl nė Epir…” (f. 45) “…ndėrmjet Tiranės sė vogėl dhe Epidamit qė ėshtė Durrrėsi (nė fund tė f. 45); “Tirana e vogėl…” (f.208). Sipas Lavardenit, ky qytet zinte njė vend mjaft tė nderuar ndėr qytetet e tjera tė kėsaj province para luftėra civile tė Qesarit dhe Pompeit, gėrmadhat e tė cilit dhe shumė gjurmė dhe shenja tė veēanta qė kanė mbetur, mund tė tregojnė jo mjegullisht fisnikėrinė e lashtė tė vendit dhe famėn. (ibidem f. 208).[4]
Kėto dokumente nuk lėnė asnjė dyshim se Tirana ekzistonte para ardhjes sė turqve nė atė zonė. Pėr mė tepėr, meqenėse ishin dy qytete me atė emėr, mund tė merret me mend, ashtu siē bėri fon Hahni (von Hahn) qė e theksoi kėtė fakt, se Tiranė, Tirana ishte njė emėr vendas.
Nė lidhje me origjinėn e hershme tė kėsaj tė fundit, Lavardini ka shprehur njė opinion tė ngjashėm:
Pėrsa i pėrket emrit, unė nuk gjej tė ketė patur ndonjė tjetėr as nė fillim nga detyrimi, ose mė pas nga uzurpimi, as tė vjetrit nuk pėrmendin ndonjė njeri qė tė ishte themeluesi, dhe prandaj ne mund t’ia referojmė themelimin fillestar tė tij banorėve tė tij tė parė (ibidem f.208). Duke qenė tė pėrjashtuara lidhjet ndėrmjet Tiranė, Tirana me Teheranin, pėr shkak tė tė dhėnėva tė cituara mė sipėr, tani ngrihet ēėshtja se si ka filluar ky informacion i gabuar.
Duhet tė kihet parasysh se vetė shqiptarėt nuk e lidhin Tiranėn me Teheranin. Sipas njė besimi popullor shqiptar, emri Tiranė vjen nga tjerrė dhe ranė. Pėr tė mbėshtetur kėtė ‘pretendim’ me ‘evidencė’ tė supozuar tregohet historia e mėposhtme:
thuhet se njė zotėri po kalonte nė njė vend kur ai vuri re njė djalė qė po mbante lart njė grusht me rėrė dhe po e linte tė binte pak e e nga pak nė njė mėnyrė qė dukej si njė vijė e hollė ose si njė spango. I pyetur nga zotėria se ēfarė po bėnte, djali u pėrgjigj: “po tjerri ranė.” Kėshtu tjerri ranė, tjerrė ranė ėshtė pretenduar tė jetė sipas kėtij besimi popullor – origjina e emrit Tiranė.[5]
***
Ndonėse Tirana ekzistonte, siē provohet nga dokumentet, pėrpara pushtimit turk, gjatė rrjedhės sė viteve ajo u bė njė fshat i vogėl[6] : supozohet qė tė ketė filluar tė marrė rėndėsi nė fillim tė shekullit 17-tė.
Pėrsa i takon zhvillimit tė ri tė qytetit, tregohet njė histori e cila, siē do ta shohim shkurtimisht, duhet tė shihet si burrimi i atij gabimi qė e lidhte emrin Tiranė me Teheranin.
Sipas kėsaj historie, e cila rrėfehet nga fon Hahni[7],
ishte nė Shqipėri njė shėrbėtor i ri nė shėrbim tė njė beu tė varfėr. Ky shėrbėtor pa njė herė njė ėndėrr sikur hėna kishte zbritur nga qielli dhe po qėndronte mbi shpatullat e tij, duke ndriēuar pėrqark. Ky vegim donte tė thoshte – kėshtu mendoi i zoti i tij – se shėrbėtori do tė kishte njė tė ardhme tė shkėlqyer. Prandaj, megjithėse ky ishte i vetmi shėrbėtor qė ai kishte, beu e bindi atė tė largohej prej tij dhe tė shkonte e tė pėrpiqej pėr tė gjetur fatin e tij diku gjetkė.
Disa vite mė vonė mbas largimit tė shėrbėtorit tė tij, Sulejmani u thirr nė kryeqytetin turk dhe menjėherė iu kėrkua tė paraqitej para Vezirit tė Madh. E madhe ishte habia e Sulejmanit kur pa se ky i fundit nuk ishte tjetėr veēse shėrbėtori i tij i dikurshėm. Ngaqė nuk e kishte harruar asnjėherė tė zotin e tij tė respektuar, Veziri i Madh e luti qė tė thoshte se ēfarė ai do tė dėshironte tė kishte. Dėshira e Sulejmanit ishte t’i jipej qeverisja e Sanxhakut tė Ohrit. Ajo iu dha me gėzim.
Njė herė, gjatė kohės si qeveritar, Sulejmani doli pėr gjah. Ndėrsa po endej nėpėr kodra e fusha, ai humbi rrugėn dhe arriti nė fshat tė vogėl me pothuaj pesėmbėdhjetė shtėpi qė quhej Tirana. Duke i pėlqyer shumė vendi dhe rrethinat e tij[8], ai vendosi tė ndėrtonte atje njė xhami.
Pak mbas ndėrtimit tė xhamisė, Sulejmani u vu nė krye tė njė ushtrie dhe u dėrgua pėr tė luftuar nė Azi. Kur ishte nė Persi, ai e ndjeu se jeta e tij po i afrohej fundit dhe shprehu dėshirėn qė trupi i tij tė balsamohej, tė dėrgohej nė Tiranėn e tij tė dashur dhe tė varrosej nė xhaminė qė ai kishte ngritur atje, e cila qysh prej atėhere mban emrin e tij. Kjo histori ėshtė treguar pak vite mė vonė nė mėnyrė identike nga H.L. Hekard (Hecquard), konsulli francez nė Shkodėr.[9] Sipas tė dyve, von Hahnit dhe Hekardit, kur Sulejmani shkoi atje vendi quhej tashmė Tirana; nuk u quajt prej tij.
Pasuesi i Hekardit, A. Degrand, nė librin e tij Souvenirs de la Haute Albanie (1901) ritregon tė njėjtėn histori, por me ndryshime tė rėndėsishme dhe pa hijeshinė e tregimit tė fon Hahnit.
Nė versionin e Degrandit:
njė njeri me emrin Sulejman (sic) i cili vinte nga njė familje mjaft e njohur, kishte pasur njė kėshtjellė nė Mullet, me pamje nga lumi Erzen, d.m.th. nė njė largėsi tė mirė nga vendndodhja e Tiranės sė sotme. Nė atė kohė, nė vendin ku ėshtė tani kryeqyteti i Shqipėrisė, ishin pyje dhe livadhe nė zotėrim tė njė beu tė quajtur Selman. Sulejmani u dashurua me atė vend, por Selmani nuk pranonte t’ia shiste.
Ndodhi qė njėherė Sulejmani kishte shkuar nė Stamboll. I pranuar nė pallatin e Padishahut, thuhet se ai krijoi nė nderim tė kėtij tė fundit njė panegjerik, nė sajė tė sė cilit iu dha titulli Pasha. Pastaj ai u bė komandanti i njė ushtrie dhe u dėrgua nė Persi. Mbasi u shqua nė luftime tė ndryshme, ai vendosi tė kthehej nė Shqipėri. Kur ishte atje, ai u ndie se kishte tė drejtė – i inkurajuar siē ishte nga tė gjitha fitoret qė atij i kishin dhėnė famė – tė pėrvetėsonte tokėn e kundėrshtarit tė tij, qė e kishte lakmuar pėr kaq kohė. Pastaj, ai ndėrtoi atje njė shtėpi pėr veten e tij. Ai tėrhoqi nė atė zonė njerėz tė tjerė, tė cilėt ndėrtuan gjithashtu shtėpitė e tyre. Kėshtu lindi njė qytet, tė cilin, sipas Degrandit, Sulejmani e quajti Teheran nė kujtim tė njė beteje tė fituar nga ai nė Persi. Kjo ėshtė, sipas menditit tė Degrandit, origjina e emrit tė qytetit, qė nga deformimi u transformua nė ‘Tiran’ nga turqit dhe nė ‘Tirana’ nga shqiptarėt.[10]
Gjatė qėndrimit tė tij si konsull francez nė Shkodėr, Degrandi zbuloi nė Kalanė e Dalmaces, njė vend jo shumė larg Shkodrės, njė nekropol tė rėndėsishėm. Arkeologė tė shquar kanė shkruar rreth kėtij nekropoli dhe objektet e gjetura tė tij janė lidhur me qytetėrimin ilir.
Si pasojė e kuriozitetit tė ngjallur nga kėto gjetje interesante, Degrandi, i cili pati shkruar rreth tyre nė librin e tij “Souvenirs… (shih ff. 249-268), u pa si njė autoritet nė ēėshtjet shqiptare.[11] Prandaj duket pothuaj e sigurtė, qė shėnimet e Meri Edit Durhamit nė lidhje me origjinėn e emrit Tirana, janė bazuar nė Degrandin, duke patur parasysh faktin se libri i Degrandit u botua nė 1901 dhe Burden of the Balkans u duk nė 1906.[12]
Qė nga ajo kohė, gabimi duket tė jetė pėrsėritur mekanikisht.[13]
Nė lidhje me emrin Tiranė, J.G. fon Hahni e gjurmon origjinėn e tij te Ilirėt dhe Etruskėt. Ai vėren se Tuscus dhe Turrhenus janė dy forma tė ndryshme tė rrėnjės tyrs; qė nė greqisht kjo rrėnjė ka dhėnė tyrsis dhe nga ku tyrsen, tursni, tyrrhenoi; nė latinisht: turris, Turnus. Fon Hahni vuri re se kur cus i shtohet tyrs, jep turscus dhe tuscus, duke shtuar se tė dy format – d.m.th. Tuscus dhe Tyrrhenus – gjenden nė Shqipėri: Emri latin - ose ndoshta etrusk – Tuscus nė Toskėri dhe Tyrrhenus in Tyranna, Tiranė, Tirana.[14]
Fon Hahni pėrmend, veē kėsaj, se Toskėria dhe Toskana (nga Tuscus Tuscia) janė tė sė njėjtės familje, duke treguar kėshtu se i njėjti popull qė jetoi nė Shqipėri ka jetuar gjithashtu edhe pėrtej Adriatikut.
Nga kėto tė dhėna ai arriti nė pėrfundim se shqiptarėt e jugut, toskėt, janė Tyrrhenoi, d.m.th. etruskė, ashti si ishin banorėt e Toskanės (Tuscus-Etrusk).[15]
Pėrsa i pėrket origjinės sė emrin Tyrrhenoi, fon Hahni sugjeronte lidhje tė mundėshme ndėrmjet, nga njėra anė, tė perėndisė etruske Turs ose perėndeshės etruske Turan dhe, nga ana tjetėr, tė fjalės shqipe turr (sulm, vrap), turrės (vrapues, sulmues).
Siē dihet, fon Hahni ėshtė studjuesi qė zhvilloi teorinė sipas tė cilės shqiptarėt janė pasardhės tė ilirve, njė teori qė ishte propozuar mė parė nga filozofi Laibnic (Leibniz) dhe tė cilėn e kishte pranuar tashmė historiani Thunmann.
Pėrveē kėsaj, fon Hahni ishte njė dijetarėt e parė qė mendoi pėr njė lidhje tė mundshme ndėrmjet etruskėve dhe ilirėve. Mbas tij, studjues tė tjerė kanė pohuar tė njėjtėn teori: Ascoll, Bugge, Thomopulos, Jokl, ndėr tė tjerė. Kohėt e fundit, Zahari Majani (Zacharie Mayani) i kushtoi kėsaj ēėshtjeje njė vepėr shkencore: Les Etrusques commencent ą parler (Paris, Arthaud, 1961).[16]
Pėr shkak tė kėtyre vlerėsimeve, ngjashmėria ndėrmjet Tiranė, kryeqyteti i Shqipėrisė dhe Trani, qytet nė Apulia, nuk duket thjesht njė rastėsi, sidomos kur mendohet se “Trani shfaqet nė njė itinerar roman me emrin Turenum”,[17] njė tregues qė zbulon origjinėn etruske tė kėtij emri, sepse siē dihet “Tyrrhenoi” ėshtė emri i vjetėr grek pėr etruskėt.
Disa kėrkues (p.sh. Z. Majani, E. Gatti) i shikojnė tė gjitha grupet italike, qė dikur popullonin gadishullin italian, tė jenė ilirė. Etruskėt, nė mendimin e tyre, ishin njė nga kėto grupe ilirėsh. Por ka shumė studjues qė nuk pranojnė ndonjė lidhje ndėrmjet ilirėve dhe etruskėve.[18]
Herbig, njė prej tyre, kur pėrmend mbishkrimin nė stelėn e novilarės nė provincėn e Markes, nė Adriatik, pretendon se ishte tėrėsisht ilire dhe jo etruske, dhe kėshtu, duke arritur nė pėrfundim se etruskėt dhe ilirėt nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt.[19]
Specialistė nė Etruskologji mdoshta i konsiderojnė me tė drejtė lidhjet ndėrmjet etruskėve dhe ilirve thjesht si njė hamendje sesa si njė fakt i bindshėm. Por pėrsa i pėrket lidhjeve ndėrmjet ilirve dhe shqiptarėve, gjetjet e shumta arkeologjike nga gėrmimet qė janė bėrė nė Shqipėri gjatė tridhjet viteve tė kaluara, si edhe kėrkimet shkencore qė janė bėrė sė fundi nė fushėn linguistike, duket se nuk lėnė dyshim se shqiptarėt janė pasardhės tė ilirve.
Kjo pohon nė njė mėnyrė tė pakundėrshtueshme teorinė e fon Hahnit, qė mbasi ishte pranuar njėzėri pėr njė kohė tė gjatė si fakt i padikutueshėm, kishte filluar nė kthimin e shekullit, tė vihej nė diskutim nga disa studjues.[20]
Gjithashtu, ėshtė njė realitet i pranuar, qė ilirėt jetuan jo vetėm nė gadishullin ballkanik dhe nė Itali, por edhe nė bregun dalmat dhe – siē ėshtė dėshmuar nga kultura e Hallshtatit – deri nė Austri dhe Zvicėr. Pėr arsye tė kėtij fakti, ngjashmėria ndėrmjet Tirana, kryeqyteti i Shqipėrisė dhe Tirano, qyteti nė Lombardi nė lumin Adda, pranė kufirit zvicerian, bėhet i vlefshėm pėr vėmendje.
Megjithatė, mund tė kundėrshtohet – dhe me tė drejtė – ndaj metodės kombinuese, e cila qėndron nė krahasimin me njėra-tjetrėn tė fjalėve me dukje tė ngjashme, nė njė pėrpjekje pėr tė ndriēuar origjinėn e tyre.
Rezultatet e arrira nga kjo metodė janė, nė fakt, mė shpesh tė sforcuara dhe pa ndonjė vlerė shkencore. Nė kėtė rast, ngjashmėria ndėrmjet Tiranė – Tirano, Tiranė – Trani, mund tė jetė thjesht e rastėsishme dhe si pasojė pa ndonjė kuptim. Prandaj dikush mund tė argumentojė se nevojiten tė dhėna mė bindėse pėr tė mbėshtetur origjinėn iliro-etruske tė emrit Tiranė, Tirana.
Por, pėr shkak tė tė dhėnave tė mėsipėrme, duket tė mos ketė mė dyshim qė lidhja ndėrmjet kryeqytetit shqiptar dhe Teheranit ėshtė krejtėsisht imagjinare.
Shėnime
[1] Autori i kėtij raporti nuk njihet. Dokumenti u gjet sė bashku me “La Cronologia di Cattaro” tė Antonio Bisantit. Por Bisanti nuk mund tė jetė autori i tij. Raporti u botua nga ‘Jugoslavenska Akademija Znanosti I Umjetnosti’ nė Starine XII, Zagreb 1880 f. 193-205. Pėr informacion nė lidhje me dorėshkrimin shih ibidem, ‘Hyrje’ (nė serbokroatisht), f. 193.
[2] Marinus Barletius, Historia de Vita e Gestis Skanderbegi Epirotarum Principis, Romae, 1508-1519.
[3] Shih M. Barleti, Historia e jetės dhe e veprave tė Skėndėrbeut, Tiranė, 1964, ribotuar nga ‘Rilindja’, Prishtinė, 1967, ff. 75,78,247,248,250,260,263,277,462,464,477,479. Pėr Tirana minor shih ff. 462, 464.
[4] “Cette ville fut en assez honeste rang parmy les autres de la province paravant les guerres civiles de César et Pompée, les ruynes de laquelle et maints vestiges et remaques particuličres qui en sont demeurés peuvent no abscruément représenter l’ancienne noblesse du lieu et la réputation” (Jacques de lavardin, Histoire de George Castriot surnommé Scanderbeg, roy d’Albanie, Paris 1593, cituar nga Justin Godard nė L’Albanie en 1921, Paris 1922, f.51.
[5] Ky informacion i ėshtė dhėnė gojarisht autorit tė kėtij artikulli nga persona tė ndryshėm. Ndėr ata ėshtė Z. Lec Shllaku, botuesi i revistės shqiptare Koha e Jonė, botuar nė Paris.
[6] Ėshtė me interes tė vihet re se misionari Marin Bolizza nė raportin e tij rreth sanxhakut tė Shkodrės (1620) pėrmend disa qytete jashtė kėtij sanxhaku, si pėr shėmbull Lazzi, Mathia, Allesio (sic), Croya, Pres (Petrella), Durazzo. Por nuk pėrmendet nga ai Tirana (shih “Relazione et descrittione del Sangiacatto di Scutari fatta da Mariano Bolizza, nobile de Cattaro” (Starine XII Zagreb 1880) ff. 166-193.
[7] J.G. von Hahn, Albanesische Studien I, Jena 1854, f. 86.
[8] Shumė udhėtarė, pėrfshirė, ndėr tė tjerė, von Hahn, Degrand, Hecquard, e kanė lavdėruar bukurinė e rrethinave tė Tiranės.
[9] Hyacinthe Louis Hecquard, Histoire et description de la Haute-Albanie ou Guéguerie, Paris 1863 ff. 255-256.
[10] Op. cit. , ff. 205-207.
[11] Ndėrmjet atyre qė kanė shkruar pėr kėtė nekropol janė – pėrveē vetė Degrandit – A. Baldaci, S. Reinach, Th. Ippen, P. Traeger, F. Nopcza, L.M. Ugolini, L. Rey, D. Mustilli, ndėr tė tjerė. Objektet e gjetura tė kėtij nekropoli qė u dėrguan nė Francė nga Degrandi dhe qė tani gjenden nė Muzeumin e St. Germain-en-Laye, iu atribuan nė atė kohė njė epoke tė hershme tė qytetėrimit ilir. Sot, ka njė evidencė tė pakundėrshueshme se kėto gjetje lidhen me qytetėrimin iliro-shqiptar qė i pėrket epokės mesjetare (shekujt 7-8). Pėr historinė e kėtij nekropoli shih Hėna Spahiu, “Gjetje tė vjetra nga varreza mesjetare e Kalasė sė Dalmaces”), Iliria I, Tiranė, 1971, ff. 227-260. Shih gjithashtu S. Anamali, “De la civilisation haute-médiévale albanaise,” nė Les Illyriens et la genčse des Albanais, Tiranė 1970, ff. 184-187.
[12] Nė kontrast me H.L. Hekard (Hecquard), i cili nė librin e tij tregon njė respekt dhe admirim tė vėrtetė pėr shqiptarėt, A. Degrand shfrytėzon ēdo rast pėr tė bėrė konstatime pėrēmuse pėr ta. Kėshtu, ndėrsa Hekardi, pėr shembull, preket nga pėrkushtimi i thjeshtė dhe i sinqertė i katolikėve shqiptarė ndaj besimit tė tyre dhe i pėrmend pėrzemėrsisht martirėt shqiptarė tė Kishės Katolike, Degrandi gjen gabime nė tė njėjtin pėrkushtim, duke e quajtur atė njė natyre tė pastėr supersticioze. Pėr mė tepėr, Degrandit i pėlqen tė theksojė influencėn orientale nė Shqipėri pėr shkak tė prapambetjes dhe tė ngjyrimit tė keq qė sugjeronte nė atė kohė orienti. Por nuk ka arsye tė besosh se gabimi qė ai bėri nė lidhje me origjinėn e emrit Tiranė ishte nė njė farė mėnyre i vullnetshėm dhe nga dashakeqėsia. Pėrkundrazi, ky gabim duhet tė ketė filluar thjesht nga fakti qė, sipas legjendės, Sulejmani luftoi dhe vdiq nė Persi.
[13] Njė pėrjashtim nga ky rregull ėshtė artikulli, “Tiranė, Tirana” nė Encyclopedia Americana (1984) shkruar nga profesorėt Ēarls dhe Barbara Jelaviē (Charles and Barbara Jelavich). Aty lexohet se “Qyteti ėshtė pėrmendur pėr herė tė parė nė shekullin e 15-tė.”
[14] J. G. Hahn, “Toskerei”, op.cit. I ff. 232-233, shėnimi 5. Pėr Tyrsene, Tusci, Tuscan, Etruscan shih gjithashtu Donald F. O’Reilly, “Monedhat Romane dhe Vulat Minoane”, SAN (Revistė e Shoqėrisė pėr Nunizmatikėn e Lashtė – Journal of the Society for Ancient Numismatics), 1982, Vol.XII No.2 f. 29, shėnimi 10.
[15] J.G. Hahni i konsederonte si epirotėt ashtu edhe maqedonasit tė ishin Tyrrhenoi, d.m.th. etruskė.
[16] Mund tė pėrmendet gjithashtu Enzo Gatti, Etruskėt (2 vol.). 1979 dhe Ilirėt (2 vol), 1980. Tė dyja veprat e botuara nė Chiaravalle nga Frama Sud.
[17] Encyclopedia Britanica, 1973, vol. 22, f. 158 (artikulli Trani).
[18] Siē dihet, janė formuluar tre teori kryesore nė lidhje me etruskėt: a. disa studjues i konsiderojnė ata si vendas nė Itali; b. tė tjerė mbrojnė pikėpamjen, si Herodoti, se ata erdhėn nė Itali nga Lidia, Azia e Vogėl, udhėhequr nga prijėsi i tyre Tyrrhenus; c. tė tjerė akoma mendojnė se ata ishin vendas nė Itali dhe nė Ballkan; qė mė pas migruan nė Azinė e Vogėl dhe nė fund u kthyen Europė; qė ata ishin, sipas tė gjitha gjasave, themeluesit e Trojės. Etruskėt njihen tė kenė banuar Etrurinė, d.m.th. pjesė e Toskanisė sė sotme (Tuscus=Etruscus), por nė shekullin e 6-tė P.K. ata u vendosėn edhe nė pjesė tė tjera tė Italisė, veēanėrisht nė Picenum, Apulia, Venedik.
[19] Reallexicon i Ebertit, IX 1927 ff. 128-129, siē citohet nga Z. Mayani nė op.cit., f. 349.
[20] Studjuesit e pranojnė se shqiptarėt paraqesin njė degė tė veēantė tė gjuhėve indo-europiane dhe qė shqiptarėt janė njė popull i vjetėr. Por a janė ata ilirė, iliro-thrakas apo pasardhės tė ndonjė popullsie tjetėr? Nė vitin 1920 G. Wiegand duke vėnė nė diskutim teorinė e fon Hahnit, mbroi pikėpamjen qė djepi i shqiptarėve ishte afėrsisht Kosova e sotme, pėrfshirė Nishin dhe zonėn veri-lindore tė tij; qė nga atje shqiptarėt migruan nė zonat bregdetare ku ata gjetėn njė popullsi ilire me tė cilėn u pėrzien; qė shqiptarėt e sotėm janė kėshtu thrako-ilirė. Me kėtė teori u pajtua edhe Jokli. Tė tjerė mbronin pikpamjen qė djepi i shqiptarėve ishte mė nė lindje. Kėto teori qė nuk janė tė bazuara nė asnjė tė dhėnė historike, po humbasin terren pėr shkak tė zbulimeve tė bėra vitet e fundit nė fushat e arkeologjisė dhe linguistikės.
Sipas H. Mihaeskut (Mihaescu), “Problemi nė lidhje me karakterin autokton tė shqiptarėve ka qenė pėr njė kohė tė gjatė subjekt i njė debati nė fushėn e kėrkimit shkencor, por tani ky problem ėshtė zgjidhur: sot nuk ka as edhe dyshimin mė tė vogėl pėr qenien e tyre si popullsi vendase” (shih artikullin shumė interesant tė H. Mihaeskut “Linguistique et etnographie des Albanais”, Studia Albanica, Tiranė, 1982 ff. 138-147. Ky artikull ishte nė fillim njė kumtesė paraqitur nė “Konferencėn Kombėtare mbi Shqiptarėt, Gjuha dhe Kultura e tyre”, organizuar bashkėrisht nga “Akademia e Shkencave e Republikės Popullore tė Shqipėrisė” dhe Universiteti i Tiranės, mbajtur nė Tiranė nė 1982). Por herė pas herė mund tė takohet akoma ndonjė studjues qė mbron pikėpamjen se shqiptarėt nuk janė ilirė. Kėshtu sipas Z. Robert Minshall, shqipja duhet tė jetė njė ‘pėrfaqėsuese e mėvonshme e dakishtes”, njė gjuhė e afėrt me grupin thrako-frigjian qė flitej nė atė qė ėshtė sot Bullgaria dhe Anatolia.
Argumentat e paraqitur nga Z. Minshall nė mbėshtetje tė pretendimit tė tij bazohen nė linguistikė: Ilirishtja, pohon ai, ėshtė e lidhur me gjuhėt indo-europiane perėndimore, d.m.th. me gjuhėt italike, gjermanike, keltike, ndėrsa shqipja lidhet me grupin satem, tė cilit i pėrkasin gjuhėt europiane lindore, tė tilla si balto-sllave, armene dhe iraniane perėndimore (shih “Albanian Language”, nė Enciklopedinė Collier, 1980, vol.I f. 471). Nė pėrgjigje tė kėtij pohimi, mund tė citohet pjesa e mėposhtme, marrė nga njė artikull i M. Domit, botuar nė Studia Albanica 1982 II ff. 31-51: “Kėrkimet e fundit duket se kanė provuar qė nė lidhje me klasifikimin e gjuhėve indo-europiane nė centum dhe satem, ilirishtja nuk i pėrket grupit tė parė dhe shqipja tė dytit, siē kanė e mbrojtur disa studjues deri tani. Pėrkundrazi, tė dyja gjuhėt mund tė pėrfshihen nė grupin satem ose tė dyja ato mund tė pėrbėjnė njė grup jashtė klasifikimit nė centum dhe satem.” Cf. gjithashtu Martin E. Huld: “Pėrfshirja e shqipes ndėr gjuhėt satem ėshtė njė pikė e diskutueshme” (Basic Albanian Etymologies, Slavia Publishers Inc. Columbus Ohio, 1984, ff. 159-160
|
|