Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.10.2008, 20:02   1

Shkrim i cituar Z1: Caktimi i kufirit me Greqinė


Citim:
Zėvendės ministri i mjedisit Aleksandėr Garuli thotė se Shqipėria ka nė plan tė shėnojė kufirin e ri ujor me Greqinė pėr herė tė parė. Ai tha tė dielėn (5 tetor) se zyrtarėt e tė dy vendeve do tė nėnshkruajnė shpejt njė pakt nė qytetin grek tė Janinės pėr tė shėnuar kufijtė detarė, liqenorė e lumorė. Ai do tė hyjė nė veprim me ratifikimin nga tė dy parlamentet e vendeve.

http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/newsbriefs/setimes/newsbr...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2009, 11:23   2
Citim:
Zbardhet marrėveshja e pėrafruar Shqipėri-Greqi pėr ujėrat detare

Pėrmes matjeve tė kujdesshme dhe me metoda shkencore, nga specialistėt mė tė mirė tė palės shqiptare dhe asaj greke, ndarja e ujėrave detare mes dy vendeve fqinje ėshtė bėrė milimetrikisht e barabartė. Vetėm pasi ėshtė verifikuar njė gjė e tillė, Shqipėria dhe Greqia kanė rėnė dakord pėr firmosjen se shpejti tė marrėveshjes dypalėshe pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė Shelfit Kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare.

Marrėveshja qė ėshtė pėrafruar mė datė 19 mars 2009 mes Shqipėrisė dhe Greqisė, e miratuar dy ditė mė parė nga Kėshilli i Ministrave e qė do tė nėnshkruhet nga kryeministrat Berisha dhe Karamanlis nė datėn 27 prill nė Tiranė, konsiston nė pėrcaktimin e Shelfit Kontinental dhe tė hapėsirave tė tjera detare mes dy vendeve. Kjo marrėveshje ėshtė fryt i njė negocimi tė kujdesshėm pėr rreth njė vit, nė disa seanca, nė Tiranė dhe nė Athinė, tė realizuara nė njė frymė bashkėpunimi e mirėkuptimi reciprok dhe me njė dėshirė tė ndarė mes tė dy palėve pėr tė bėrė mė tė mirėn, pra njė ndarje tė drejtė e tė ndershme tė kufirit detar. Gazeta ka mundur tė sigurojė marrėveshjen e pėrafruar, ndėrkohė qė kryenegociatori i palės shqiptare, Ferit Hoxha, shpjegon thelbin e marrėveshjes mes Shqipėrisė dhe Greqisė.

Sipas tij, pėrfundimi i kėsaj marrėveshjeje ėshtė shprehje dhe materializim i vullnetit politik pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė pėrbashkėta me anė tė bisedimeve dhe marrėveshjeve, duke u bazuar nė respektin pėr tė drejtėn ndėrkombėtare dhe nė interes tė forcimit tė marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė. Kjo marrėveshje i shtohet kuadrit tashmė tė gjerė dhe gjithnjė e mė solid kontraktual dypalėsh mes Shqipėrisė dhe Greqisė.

“Ėshtė njė marrėveshje shumė e rėndėsishme edhe pse pėr thjeshtėsi do ta quaja njė marrėveshje standard, e njėjtė nė thelb me atė qė Shqipėria ka nėnshkruar me Italinė nė vitin 1992, e qė shpreh tė njėjtat koncepte tė unifikuara, tė detyrueshme nga ligji ndėrkombėtar nė kėtė fushė. Nuk dėshiroj tė hyj nė hollėsira apo detaje juridike, por pėr tė kuptuar saktėsisht pėrmbajtjen dhe pėr tė evituar ēdo keqkuptim, mė lejoni tė pėrmend bazėn juridike tė marrėveshjes”, - u shpreh z. Hoxha.

Baza juridike nė tė drejtėn ndėrkombėtare pėr pėrcaktimin e Shelfit Kontinental gjendet nė Konventėn pėr tė Drejtėn e Detit (e njohur ndryshe si Konventa e Montego Bay sipas emrit tė vendit ku u pėrfundua nė vitin 1982), e cila ka hyrė nė fuqi mė 16 nėntor 1994. Greqia ėshtė palė qė prej 21 korrikut 1995, ndėrsa Shqipėria qė nga data 23 qershor 2003. Duke qenė se tė dyja vendet janė palė nė kėtė traktat ndėrkombėtar, sipas nenit 83 tė Konventės, ato duhet “tė pėrcaktojė me marrėveshje mbi bazat e ligjit ndėrkombėtar kufirin e Shelfit Kontinental”.

Z. Hoxha thotė se ėshtė pikėrisht kjo gjė qė kanė bėrė delegacionet e tė dy vendeve. Nė kėtė rast, Shelfi Kontinental pėrfshin shtratin e detit dhe tabanin e zonės nėnujore qė shtrihet pėrtej detit tė tij territorial, pėrgjatė zgjatimit natyral tė territorit tė tij tokėsor deri nė kufirin mė tė largėt tė kufirit kontinental, ose nė njė distancė prej 200 milje detare nga vijat bazė nga tė cilat ėshtė matur gjerėsia e detit territorial, kur kufiri kontinental nuk shtrihet deri nė kėtė distancė. Shelfi pėrfshin zgjatjen nėnujore te masės se tokės dhe pėrbėhet nga fundi i detit, uljet dhe ngritjet e tij. Ai nuk pėrfshin masėn ujore dhe ajrore mbi tė.

Kryenegociatori i palės shqiptare pohon se Shelfi Kontinental nė kuptimin gjeologjik matet duke filluar nga pika nė tė cilėn toka takon me ujin, ndėrsa nė kuptimin juridik ai fillon nė pjesėn e shtratit tė detit ku mbarojnė ujėrat territoriale. Nė kuptimin gjeologjik, Shelfi mbaron nė pjerrėsinė kontinentale, ndėrsa nė kuptimin juridik mund tė mbarojė nė pika tė ndryshme, nė varėsi tė kufirit. Parimi bazė i pėrdorur e qė ėshtė edhe metoda mė e pėrhapur nė pėrfundimin e marrėveshjeve tė tilla ėshtė ai i equidistancės, ose bashkėlargėsisė, d.m.th. pėrcaktimi i njė vije ndarėse me largėsi tė njėjtė nga tė gjitha pikat e vijės bazė tė shteteve bregdetare.

Jurisprudenca e ka pranuar gjerėsisht kėtė metodė si mė tė pėrshtatshme pėr pothuajse tė gjitha rrethanat. Kjo ėshtė e shprehur qartė nė marrėveshje. Kufiri mes dy vendeve ėshtė ndarė nė mėnyrė tė barabartė, pra me njė vijė tė mesme gjithkund tė baraslarguar nga pikat mė tė dala tė kufirit tokėsor tė tė dyja vendeve. Nė konceptin e kufirit tokėsor bėjnė pjesė edhe ishujt, tė cilėt janė pjesė e territorit tė palės pėrkatėse.

Por cilat janė pikat ndarėse pėr tė cilat do tė nėnshkruhet marrėveshja? Z. Hoxha shpjegon se “pikat ndarėse janė gjithsej 150 pika – koordinata - pjesė e marrėveshjes tė cilat tė bashkuara nė njė vijė tė pandėrprerė pėrbėjnė vijėn ndarėse, pra vijėn e mesme e qė pėrcakton hapėsirat detare tė secilit vend”. Sipas tij, pėrcaktimi i sistemit tė tė dhėnave (geodetic datum) ka qenė pjesė e diskutimit dhe gjatė negocimit janė pėrdorur dy sisteme tė njohura gjerėsisht.

“Pėr tė shmangur ēdo keqkuptim dhe pėr tė thjeshtėsuar sa mė shumė gjėrat nė aspektin teknik, nė raundin e fundit u vendos tė mbahej sistemi i tė dhėnave i pėrdorur nga pala jonė, WG84. Nė pjesėt ku bashkohet deti i mė shumė se dy vendeve bregdetare duhet pėrcaktuar pika treshe (triple point). Meqenėse Greqia ka nėnshkruar Marrėveshje tė Shelfit me Italinė (24 maj 1977) dhe po ashtu edhe Shqipėria me Italinė (18 dhjetor 1992), nė tė ardhmen tė tria vendet do tė pėrcaktojnė bashkėrisht pikėn treshe ku takohen pikat fundore tė vijės sė tre vendeve”, - theksoi z. Ferit Hoxha. Kurse pėr sa u pėrket hamendėsimeve nė shtyp se pala jonė nuk ka marrė ēfarė i takon, Hoxha bėn tė qartė se “unė nuk e di se ku mbėshteten afirmime tė tilla totalisht, e pėrsėris totalisht, pa asnjė bazė reale. Ndarja ėshtė “milimetrikisht” e barabartė, e ndershme dhe secila palė ka marrė atė qė i takon, as mė shumė e as mė pak. Matjet janė bėrė me metoda shkencore, nga specialistėt mė tė mirė tė tė dyja palėve dhe ato kanė qenė tė verifikuara dhe tė certifikuara me kujdesin maksimal. Ēdo pretendim tjetėr ėshtė pėr mė sė paku pasaktėsi”.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=17869

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2009, 11:40   3
allianz
 
Ēa dmth kjo nė gjuhė tė pėrditshme? Qė varkat e anijet shqiptare mund tė shkojnė deri nė ishujt 'grekė' dhe ato greke tė vijnė deri nė Sazan?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2009, 15:43   4
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Jo, "zgjatimi" nuk ka tė bėjė me zgjerim nė teritor tė njėri tjetrit.

Sipas sė drejtės ndėrkombėtare kufiri detar shkon nga 6 deri 12 milje, pra kjo pėrfshin tėrė detin, edhe tokėn nėnujore, edhe ujin edhe ajrin mbi tė.

Kurse ky "zgjatimi nėnujor" pėrfshin siē thuhet deri nė 200 milje larg bregut tė detit, por ky sovranitet shtrihet vetėm mbi tokėn nėnujore, por nuk shtrihet ky sovranitet as mbi ujin e as mbi ajrin qė gjendet mbi atė tokė.

Kjo tokė nėnujore, ėshtė ndarė, dmth i ėshtė caktuar kufiri greko-shqiptar, njėsoj sikurse janė tė vėnė gurėt kufitarė nė tokė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.4.2009, 20:01   5
radio zimbabve
 
Teknikisht Greqisė i duhet caktimi i kufirit me Shqipėrinė sipas "shelfit kontinental", qė ta ketė si precedent pėr caktimin e kufirit detar pėr ishujt e Egjeut Lindor. Siē ėshtė tani puna, Turqia i thotė se nuk mund tė caktohet kufiri detar sipas "shelfit kontinental" me pretekstin se ishujt nė diskutim nuk kanė "shelf kontinental". Ky ėshtė problem i madh pėr Greqinė dhe nė fakt i duhet njė pėrcaktim rigoroz i kufirit me Shqipėrinė qė ta ketė si precedent tė fortė pėr tė ushtruar presion mbi turqit nė nivel organizmash ndėrkombėtare pėr tė zgjidhur kėtė problem shumėvjeēar qė ka me ta.

Tanėt e dinė kėtė, por duket se kanė kėrkuar nga Greqia thjesht OK e saj pėr hapat e integrimit nė BE dhe asgjė tjetėr. Ne nuk ėshtė se humbim gjė, madje mund tė shfrytėzojmė terren qė deri tani nuk e shfrytėzojmė dot meqė kėshtu siē ėshtė sot edhe sikur tė bėhen shpime pėr naftė atje, do krijohet problem i madh qė mund sjellė pagesa dėmshpėrblimesh sa tė na vijė mendja rrotull. Duhet luajtur qė tė fitohet diēka mė shumė prej grekėve, p.sh. duke nisur nga lėvizja e lirė pėr ēamėt te kthimi i pronave tė konfiskuara. Por qė varet ēfarė vlerėson mė shumė politika shqiptare, se duket sikur peshorja anon nga "integrimi nė BE".
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.9.2009, 23:27   6
Citim:
Kuvendi miraton sot marrėveshjen e ujėrave me Greqinė

Kuvendi pritet tė miratojė sot nė seancėn e pasdites projektligjin pėr marrėveshjen e ndarjes sė ujėrave territoriale me shtetin grek. Kjo marrėveshje e nėnshkruar disa muaj mė parė midis dy qeverive u kundėrshtua nga opozita, pasi sipas saj, nuk kishte pasur transparencė, ndėrsa qeveria deklaroi se marrėveshje zgjidhi njė problem shekullor mes dy shteteve, qė ishte pėrcaktimi i saktė tė kufirit ujor mes dy vendeve.

Nga ana tjetėr, qeveria tha se pėr ndarjen e ujėrave ėshtė vepruar nė bazė tė marrėveshjeve ndėrkombėtare qė kanė nėnshkruar tė dyja vendet, nė rastin konkret, atė tė Montego Bay.

Nga ana tjetėr, sot paradite do tė mblidhen komisionet parlamentare pėr tė shqyrtuar disa projektligje "Pėr shfuqizimin e ligjit tė vitit 1998 "Pėr rregullimin e pasojave qė kanė rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr. 204, datė 5.6.1992 "Pėr pasurinė e sindikatave", ndėrsa Komisioni i Ligjeve do tė diskutojė disa ndryshime nė ligjin "Pėr pėrgjimin e telekomunikacioneve"” etj.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=22030
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.10.2009, 11:02   7
Citim:
Marrėveshja me Greqinė, ankesė nė Gjykatėn Kushtetuese

Tiranė – Shtatė parti me nė krye Partinė Socialiste do tė depozitojnė sot pranė Gjykatės Kushtetuese njė kėrkesė pėr tė shpallur tė pa vlefshme marrėveshjen me Greqinė pėr detit, e nėnshkruar disa muaj mė parė.

Pėr kėtė arsye, gjatė ditės sė djeshme kreu i PS Edi Rama mblodhi nė njė tryezė, kryetarėt e disa partive, ku pėrveē tė majtave nė opozitės, edhe parti tė djathta, tė cilat nuk kanė asnjė deputet nė Parlament.

Ankimimi mbėshtetet nė nenin 2 tė Kushtetutės, ku thuhet se: “Sovraniteti nė Republikėn e Shqipėrisė i pėrket popullit. Populli e ushtron sovranitetin nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tij ose drejtpėrsėdrejti. Pėr ruajtjen e paqes dhe tė interesave kombėtare, Republika e Shqipėrisė mund tė marrė pjesė nė njė sistem sigurimi kolektiv, nė bazė tė njė ligji tė miratuar me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit”.

Ankesa bazohet edhe nė nenin 3 tė Kushtetutės, ku thuhet se: “Pavarėsia e shtetit dhe tėrėsia e territorit tė tij, dinjiteti i njeriut, tė drejtat dhe liritė e tij, drejtėsia shoqėrore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombėtar dhe trashėgimia kombėtare, bashkėjetesa fetare, si dhe bashkėjetesa dhe mirėkuptimi i shqiptarėve me pakicat janė baza e kėtij shteti, i cili ka pėr detyrė t’i respektojė dhe t’i mbrojė”.

Kėto dhe tė tjera baza kushtetuese janė ato shtylla ku ėshtė mbėshtetur ankesa e koalicionit tė kėtyre partive, sipas tė cilave me kėtė marrėveshje preket tėrėsia territoriale e vendit.

Marrėveshja pėr pėrcaktimin e kufirit detar me Greqinė, u firmos mes dy qeverive nė 27 prill tė kėtij viti.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...alitet&nr=6446

Citim:
Ministria e Mbrojtjes hodhi poshtė dje tė gjitha spekulimet lidhur me pėrcatimin e kufirit detar me fqinjin jugor

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka sqaruar me detaje marrėveshjen e nėnshkruar mes Shqipėrisė e Greqisė pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

Nė njė mėngjes pune me drejtuesit e mediave, ministri Imami dhe admirali Gerveni, sqaruan tė gjithė procedurėn e ndjekur nė pėrcaktimin e kufijve detar midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Por, kjo nuk ka mjaftuar pėr liderin e opozitės, i cili mblodhi pasditen e djeshme krerėt e partive tė opozitės, qė nuk pėrfaqėsohen nė Kuvend, pėr tė ankimuar marrėveshjen nė Gjykatėn Kushtetuese, ndonėse marrėveshja nuk ka absolutisht asnjė lloj cėnimi tė pikave kufitare detare tė Shqipėrisė, siē trumbetojnė disa media tė kryetarit tė opozitės.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ftoi opozitėn pėr ta sqaruar marrėveshjen pėr kufirin ujor Shqipėri-Greqi. Numri njė i dikasterit tė Mbrojtjes ka ftuar PS-nė pėr tė ēuar ekspertėt e saj pranė Ministrisė sė Mbrojtjes, pėr tė zbardhur tė vėrtetat e koordinatave tė reja. Imami ka sqaruar pėr gazetarėt se shtetit fqinj nuk i ėshtė dhuruar asnjė sipėrfaqe ujore sado e vogėl dhe jo t'i jetė dhuruar 254 km2 siē pretendohet nga kėto media.

Marrėveshja ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare, ėshtė bėrė nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare.

Sipas Konventės sė OKB, asnjė vend nuk mund ta shtrijė hapėsirėn e tij detare mė shumė nga sa i takon. Kjo do tė thotė, qė edhe njė peshkarexhė tashmė e ka tė qartė se deri ku e ka kufirin e peshkimit dhe nėse e kalon atė kufi, qoftė tė Shqipėrisė, tė Greqisė apo tė Italisė, atėherė ka penalitete.

Vetė konventa parashikon qartė edhe mėnyrėn se si mund tė shfrytėzohen burimet. Admirali Kristaq Gerveni, gjatė shpjegimit pėr drjetuesit e mediave theksoi se, kjo marrėveshje ka pėrcaktuar njėherė e mirė kufirin mes dy vendeve, si njė detyrim tė Konventės sė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtėn e Detit, nė tė cilėn tė dy vendet janė palė.

Admirali Gerveni tha se, nėpėrmjet kėsaj marrėveshje ėshtė saktėsuar vija kufitare e shėnjuar nė bazė tė 150 koordinatave, qė janė absolutisht e barazlarguar nga pikat mė tė dala tė kufirit tokėsor tė secilit vend. Nė kėtė mėnyrė, bien poshtė informacionet e botuara nė shtyp, sipas sė cilės Shqipėria i kishte falur hapėsirė detare shtetit fqinj.

Gerveni tha gjatė shpjegimit tė procedurave tė matjes sė kordinatave, se nė procesin e negocimit tė kėsaj marrėveshjeje tė rėndėsishme, matjet janė bėrė me metodat shkencore mė tė avancuara dhe nga specialistėt mė tė mirė.

Kjo marrėveshje, tashmė pjesė e rėndėsishme e kuadrit ligjor dypalėsh, respekton nė mėnyrė rigoroze, tė drejtė dhe tė barabartė, sovranitetin dhe integritetin e tė dy vendeve.

Tė gjitha dispozitat e parashikuara nė Marrėveshje, respektojnė legjislacionin shqiptar nė fuqi, parashikimet e Konventės sė OKB-sė pėr tė Drejtėn e Detit, si dhe janė konform tė drejtės dhe praktikave ndėrkombėtare nė ēėshtjet e delimitimit.

Admirali Gerveni tha se, nuk janė tė sakta botimet nė shtyp, sipas tė cilės pala shqiptare ka negocuar me palėn greke me hartat e vendit fqinj. Gerveni theksoi se, negocimet janė bėrė me hartė shqiptare dhe jo me ato tė vendeve fqinje. Kurse teksi i marrėveshjes dhe kordinatat janė bėrė nė gjuhėn angleze.

Autoritetet shqiptare kanė pėrpiluar kėtė hartė pas vendosjes sė koordinatave nė vendet pėrkatėse. Referuar konventės ndėrkombėtare tė Montego Bay, e miratuar nė vitin 1982 dhe ratifikuar si nga Greqia ashtu edhe nga Shqipėria, ėshtė bėrė pėrcaktimi i kufirit. Kristaq Gerveni, thotė se harta tregon qartė se ėshtė respektuar parimi i barazlargėsisė. Sipas tij, duke iu referuar konventės, ėshtė bėrė i mundur caktimi i saktė i kufirit mes tė dyja vendeve.

Admiral Gėrveni shprehet se, pėr pėrcaktimin e kufirit janė pėrdorur teknikat dixhitale mė tė pėrparuara. Admirali tha para gazetarėve, se Shqipėria nuk ka pasur asnjėherė kufij detar tė njohur ndėrkombėtarisht me Greqinė.

"Asnjėherė kufiri detar nuk ka qenė i pėrcaktuar me Greqinė. Kjo gjithmonė ka qenė nė praktikė dhe e zbatuar, qė dihej qė anijet shqiptare duhet tė kalonin, brenda 4 miljeve pėr shembull, nga Gjiri i Sarandės, dhe nga ana tjetėr 4 milje nga Gjiri i Korfuzit. Por kjo e pashkruar, joligjėrisht e pranuar", tha ai.

Gjatė sistemit komunist, caktimi i vijės sė kufirit nė det ėshtė bėrė me dekrete tė veēanta tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Deri nė vitin 1961, gjerėsia e ujėrave territoriale tė shtetit shqiptar ka qenė 10 milje, me dekretin e shtatorit tė kėtij viti u rrit nė 12 milje, gjė qė vazhdoi edhe me dekretin e marsit 1970. Nė vitin 1976, kjo gjerėsi u rrit nė 15 milje.

Por kėto kufij njiheshin vetėm nga shteti jonė dhe nuk mund tė pėrdoreshin.


Ndarja e detit

Ndarja e kufirit ujor nis nga fundi i pikės tokėsore qė ka Shqipėria lidhje me detin. Po tė shikohet nė hartė, rrethi qė shpėrndahet, nis nga kepi Sidero. Mė pas, kepi Sidero dhe kepi i Karagollit krijojnė njė drejtėz sipas konventės ndėrkombėtare. E njėjta gjė ka ndodhur edhe nė Gjirin e Butrintit, ku janė bashkuar me njė drejtėz dy kepet mė tė larta. E njėjta gjė ka ndodhur me tė gjitha gjiret e tjera nė hartėn shqiptare dhe nė atė greke.

Pas pėrcaktimit tė drejtėzave, janė bėrė rrathėt dhe me qendrat e tyre ėshtė bėrė kufiri. Njėkohėsisht, njė tjetėr detaj, sipas konventės, ėshtė edhe mėnyra se si punohet me ishujt. Si nga pala greke ashtu edhe nga pala shqiptare, tė gjithė ishujt janė cilėsuar si kepe, nė kuptimin qė ata kanė qenė "fundi i kompasit". Pėr shembull, duket nė hartė ishulli i Stillos.

Po tė shikohet me sy tė lirė, rrathėt nisin nga ky ishull jo nga gjiri poshtė tij. E njėjta situatė pėrsėritet mė nė veri, nė ishullin grek tė Barketės. Mė pas, kufiri ecėn mė tej nė Detin Jon. Me mesin e Detit Jon, nė njė pikė tė barazlarguar nga Shqipėria, Italia dhe Greqia, nuk ka njė kufi, pasi duhet qė tė tria vendet tė miratojnė njė marrėveshje tė pėrbashkėt.

Mes tė tria vendeve do tė pėrcaktohet pika qė lidh nė njė vend tė caktuar dhe ndan njėkohėsisht detin shqiptar, atė italian dhe hapėsirėn ujore greke.


Konventa e Montego Bay

Legjislacioni ndėrkombėtar, mė konkretisht Konventa e OKB-sė e vitit 1982 "Mbi tė drejtėn e detit", ku shteti shqiptar ka aderuar me Ligjin Nr. 9055, datė 24.4.2003, ka pėrcaktuar shumė saktė (nė nenin 3) gjerėsinė e ujėrave territoriale:

"Ēdo shtet ka tė drejtėn e vendosjes sė njė gjerėsie mbi ujėrat territoriale deri nė kufirin qė nuk kalon 12 milje detare, tė matur nga vija bazė, dhe mėnyrėn e kufizimit tė detit territorial ndėrmjet shteteve qė janė ballė pėr ballė ose fqinjė (nė nenin 15). Kur brigjet e dy shteteve janė ballė pėr ballė ose nė afėrsi me njėri-tjetrin asnjė nga dy shtetet nuk do tė ketė tė drejtėn, pėrveē kur ėshtė bėrė njė marrėveshje ndėrmjet tyre, pėr tė zgjeruar detin territorial pėrtej vijave tė mesme, pikat e sė cilės janė tė baraz-larguara nga pikat mė tė afėrta tė vijave bazė nga tė cilat matet gjerėsia e detit territorial tė dy shteteve".

Hartimi i dispozitave tė kėsaj Marrėveshje ėshtė mbėshtetur plotėsisht mbi parimet e pėrgjithshme tė sė drejtės ndėrkombėtare, kryesisht nė Konventėn mbi tė Drejtėn e Detit tė vitit 1982 (UNCLOS), nė ligjet shqiptare, si dhe nė eksperiencat e vendeve tė tjera qė kanė nėnshkruar marrėveshje tė ngjashme.

Sipas nenit 15 tė kėsaj kur brigjet e dy shteteve janė ballė pėr ballė ose nė afėrsi me njėri-tjetrin, asnjė nga dy shtetet nuk do tė ketė tė drejtėn, pėrveē kur ėshtė bėrė njė marrėveshje ndėrmjet tyre, pėr tė zgjeruar detin territorial pėrtej vijave tė mesme, pikat e sė cilės janė tė barazlarguara nga pikat mė tė afėrta tė vijave bazė nga tė cilat matet gjerėsia e detit territorial tė dy shteteve.

Parimi ose metoda e barazdistancės, dm.th pėrcaktimi i njė vije ndarėse me largėsi tė njėjtė nga tė gjitha pikat e vijės bazė tė shteteve bregdetare, pranohet nga jurisprudenca si metoda mė e pėrshtatshme. Vija mediane pėrmban 150 koordinata, duke u bazuar nė 3 gjire tė mbyllura greke dhe 5 gjire tė mbyllura shqiptare.


Kufiri detar, i pėrcaktuar mbi parimin e barazlargėsisė

Shqipėria dhe Greqia me dėshirėn pėr tė forcuar lidhjet e fqinjėsisė sė mirė dhe bashkėpunimit ndėrmjet dy vendeve; pėr tė zhvilluar mė tej bashkėpunimin ekzistues nė bazė tė Traktatit tė Miqėsisė, Bashkėpunimit, Fqinjėsisė sė Mirė dhe Sigurisė midis Republikės sė Greqisė dhe Republikės Shqipėrisė, tė nėnshkruar mė 21.03.1996;

dhe tė vetėdijshėm pėr nevojėn pėr tė delimituar me saktėsi hapėsirat detare, mbi tė cilat dy vendet ushtrojnė apo do tė ushtrojnė sovranitetin, tė drejtat sovrane apo juridiksionin e tyre nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe, duke njohur nė veēanti rėndėsinė e delimitimit tė shelfit kontinental me qėllim zhvillimin e tė dyja vendeve si dhe duke patur parasysh dhe zbatuar dispozitat pėrkatėse tė Konventės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtėn e Detit (1982), palė e sė cilės janė tė dy vendet dhe duke vendosur qė kufijtė detarė do tė pėrcaktohen nė bazė tė parimit tė barazlargėsisė qė shprehet nga vija e mesme me dėshirėn pėr tė mbrojtur me efektshmėri mjedisin detar nga veprimtaritė kėrkuese dhe shfrytėzuese qė mund tė shkaktojnė apo ka tė ngjarė tė shkaktojnė ndotjen e tij;

kanė rėnė dakord qė kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e barazlargėsisė.

Nė mėnyrė mė specifike, vija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e barazlarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale ashtu edhe ishullore) nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale detare.

Palėt kanė rėnė dakord qė, aktualisht, delimitimi nuk duhet tė shtrihet pėrtej pikės 150. Nė vijim, delimitimi do tė shtrihet derisa tė prekė pikėn treshe tė barazlarguar, duke zbatuar metoda tė njėjta me ato qė janė pėrdorur pėr pėrcaktimin e limiteve ndėrmjet pikave 1 dhe 150.


Neni 1

1.Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e barazlargėsisė, nė mėnyrė mė specifike, vija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e barazlarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale ashtu edhe ishullore) nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale detare.

2.Sistemi gjeodezik ėshtė WGS 84.

3.Palėt kanė rėnė dakod qė, aktualisht delimitimi nuk duhet tė shtrihet pėrtej pikės 150. Nė vijim, delimitimi do tė shtrihet derisa tė prekė pikėn treshe tė barazlarguar, duke zbatuar metoda tė njėjta me ato qė janė pėrdorur pėr pėrcaktimin e limiteve ndėrmjet pikave 1 dhe 150.


Neni 2

Nė zbatim tė Konventės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtėn e Detit (1982) Palė e sė cilės janė tė dy vendet, Republika e Greqisė nga ana e kufirit detar tė pėrcaktuar nė Nenin 1 tė kėsaj Marrėveshjeje qė ndodhet pranė Republikės sė Shqipėrisė, dhe Republika e Shqipėrisė nė kufirin detar qė ndodhet pranė Republikės sė Greqisė nuk do tė kėrkojnė apo ushtrojnė pėr asnjė qėllim sovranitet, tė drejta sovrane ose juridiksion mbi ujin, shtratin e detit ose nėntokėn.


Neni 3

Nėse njė depozitė e burimeve jo tė gjalla natyrore, qė pėrfshin edhe rėrė dhe zhavorr, ndahet nga vija e kufirit sipas pėrcaktimit tė Nenit 1 tė kėsaj Marrėveshjeje dhe nė rast se ajo pjesė e depozitės, e cila ndodhet nga njėra anė e vijės sė kufirit ėshtė plotėsisht ose pjesėrisht e shfrytėzueshme nėpėrmjet impianteve tė vendosura nė anėn tjetėr tė vijės, palėt marrin pėrsipėr, pas konsultimeve paraprake me mbajtėsit e lejeve tė shfrytėzimit, nėse ka tė tillė, qė tė arrijnė nė njė marrėveshje mbi mėnyrėn e shfrytėzimit tė depozitės, pėr tė siguruar njė shfrytėzim qė sjell pėrfitim maksimal dhe qė ēdo palė tė ruajė tė drejtat e saj tė plota mbi kėto burime. Nė veēanti, kjo procedurė do tė zbatohet nė rast se mėnyra e pėrdorur pėr shfrytėzimin e asaj pjese tė depozitės, e cila ndodhet nga njėra anė e vijės sė kufirit, ndikon nė kushtet e shfrytėzimit tė pjesės tjetėr tė depozitės.

Nėse burimet jo tė gjalla natyrore tė njė depozite qė shtrihet nė tė dyja anėt e vijės sė kufirit nė fjalė janė shfrytėzuar, palėt marrin pėrsipėr qė pas konsultimeve paraprake me mbajtėsit e lejeve tė shfrytėzimit, nėse ka tė tillė, tė arrijnė njė marrėveshje nė lidhje me kompensimin e duhur. Lejet e shfrytėzimit qė janė dhėnė para lidhjes sė kėsaj Marrėveshjeje do tė jenė tė vlefshme vetėm brenda kufijve tė zonės detare pėrkatėse, siē pėrcaktohet nga kufiri nė Nenin 1 tė kėsaj Marrėveshjeje, nga ana e palės qė ka dhėnė lejet.


Neni 4

Palėt do tė marrin tė gjitha masat e mundshme pėr tė siguruar qė kėrkimet nė shelfin kontinental dhe shfrytėzimi i burimeve natyrore tė saj tė mos ketė efekte negative mbi ekuilibrin ekologjik apo tė ndėrhyjnė nė mėnyrė tė pajustifikuar nė pėrdorimet e tjera legjitime tė detit.


Neni 5

Asnjė prej dispozitave tė kėsaj Marrėveshjeje nuk do tė prekė tė drejtat dhe liritė e lundrimit, tė parashikuara nė Konventėn e Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtėn e Detit (1982).


Neni 6

Palėt marrin pėrsipėr tė zgjidhin, nėpėrmjet rrugėve diplomatike, ēdo mosmarrėveshje qė mund tė lindė nė lidhje me interpretimin apo zbatimin e kėsaj Marrėveshjeje. Nėse njė mosmarrėveshje e tillė nuk zgjidhet brenda katėr muajve nga dita nė tė cilėn njė nga palėt bėn tė ditur synimin e saj pėr tė filluar procedurėn e parashikuar nė paragrafin e mėsipėrm, ajo do t'i dėrgohet, me kėrkesėn e secilės prej palėve, Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė ose ndonjė organi tjetėr ndėrkombėtar tė zgjedhur me pėlqimin e ndėrsjellė tė palėve.


Neni 7

Kjo Marrėveshje do t'i nėnshtrohet procesit tė ratifikimit. Instrumentet e ratifikimit do tė shkėmbehen nė Athinė. Kjo Marrėveshje hyn nė fuqi ditėn e shkėmbimit tė instrumenteve tė ratifikimit.

Admirali Kristaq Gerveni hodhi poshtė tė gjitha spekullimet mediatike, duke nėnvizuar se ato janė tė pabaza dhe tė pavėrteta. Ai theksoi se, pėrcaktimi i kufirit detar ėshtė bėrė nė pėrputhje me Konventėn e OKB-sė dhe ligjet e vendit.


Eshtė respektuar Gjiri i Sarandės
Neni 10
Gjiret

Ky nen lidhet vetėm me gjiret, brigjet e tė cilit i pėrkasin vetėm njė shteti tė vetėm.

Pėr qėllimet e kesaj Konvente, njė gji ėshtė njė shkallėzim i identifikuar mirė, penetrimi i tė cilit ėshtė nė proporcion tė tillė me gjėrėsinė e grykės sė tij sa tė pėrmbajė brėnda ujėra tė kufizuara nga toka dhe tė pėrbėjė mė shumė se njė kurbė tė butė nė bregdet. Njė shkallėzim nuk do tė merret nė konsideratė si gji, pėrveē se kur sipėrfaqja e tij ėshtė mė e madhe, ose aq e madhe, sa gjysma e rrethit, diametri i tė cilit ėshtė njė vijė e drejtė e hequr gjatazi grykės sė kėtij shkallėzimi.
Gjiri i zmadhuar i paraqitur nė media nuk ekziston zyrtarisht. Ai s'ėshtė as gji i mbyllur as historik. Hapėsira midis vijės sė verdhė (kufiri imagjinar) dhe vijės sė kuqe (kufiri real) ėshtė 15km2


Nga ana gjeografike

Nė Udhėzuesin e Lundrimit pėr Detet Adriatik dhe Jon, botim i vitit 1992, nė faqen 66 thuhet shprehimisht: "Gjiri i Sarandės formohet midis Kepit Denta nė jug dhe Kepit Paladha nė veriperėndim". Sipėrfaqja e Gjirit tė Sarandės ėshtė = 4.4 km2, sipėrfaqja e gjysėmrrethit ėshtė = 4.8 km2, kjo midis kepeve meė tė dala tė Gjirit tė Sarandeės. Nuk ėshtė i pranueshėm pėrcaktimi i Gjirit tė Sarandės nga Kepi i Qefalit deri te Kepi i Demės (pranė Ksamilit).

Kjo pjesė bregdeti pėrbėhet nga njė tėrėsi gjiresh mė tė vegjėl (Gjiri i Sarandės, Gjiri i Limionit, Gjiri i Kasolles dhe Gjiri i Baxhos). Eshtė bregdet shumė i hapur dhe nuk i plotėson kushtet e njė gjiri sipas Nenit 10 tė Konventės.

Nė asnjė botim detar (nė libėr apo hartė) nuk ėshtė hasur pėrcaktimi i Gjirit tė Sarandės i kufizuar nga Kepi Qefalit dhe Kepit Dema. Edhe nė hartat e prodhuara nga Instituti Gjeografik i Ushtrisė, nuk e gjejmė kėtė pėrcaktim. Pra, si pasojė edhe trekėndeshi i krijuar prej 15 km2 midis vijės ndarėse reale dhe vijės sė pretenduar ėshtė pa baza juridike dhe profesionale.


Nga ana historike

Pėrcaktimin e njė gjiri si "gji historik" janė:
Gjatė ushtrimit tė sovranitetit pranohet nga shtetet e tjera si gji historik

Duhet tė ketė evidencė pėr pėrjashtimin e anijeve tė huaja dhe kontrollin e sė drejtės sė lundrimit nė kėtė gji.

Nga ana tjetėr, nuk ka asnjė ligj, asnjė vendim tė Kuvendit, asnjė akt ligjor (VKM) tė Kėshillit tė Ministrave apo qoftė edhe njė vendim tė Bashkisė sė Qytetit tė Sarandės qė tė pėrcaktojė njė status tė tillė.

Nuk ka argumente historike apo arkeologjike siē mund tė ishin: - zhvillimi i betejave detare, njė qytet antik i fundosur, pasuri nėnujore etj.

Porti i Sarandės ėshtė deklaruar port i hapur i Republikės sė Shqipėrisė.

Shėnim: Ky pėrcaktim bėhet pėr ato gjire ku distanca qė bashkon dy brigjet mė tė dala i kalon 24 milje detare.

Ishulli Barketa i cili nė fakt ėshtė njė shkėmb

Nga ana juridike
Neni 6
Shkėmbinjtė

Nė rastet e ishujve tė vendosur nė cekina ose tė ishujve qė kanė bregdet tė thepisur, vija bazė pėr matjen e gjerėsisė sė ujėrave territoriale merret vija e zbaticės nė drejtim tė detit e shkėmbit, siē tregohet nga simbolet pėrkatėse nė hartat e njohura zyrtarisht nga shteti bregdetar.

Neni 121
Regjimi i ishujve

1. Njė ishull ėshtė i njė forme natyrale toke i rrethuar me ujė dhe i cili ėshtė mbi nivelin e ujit nė kohėn e zbaticės mė tė madhe.

2. Me pėrjashtim siē parashikohet nė paragrafin 3, deti territorial, zona e zgjatur, zona ekonomike ekskluzive dhe shelfi kontinental i njė ishulli pėrcaktohen nė pėrputhje me parashikimet e kėsaj konvente tė zbatueshėm si dhe pėr pjesėn tjetėr tė territorit.

3. Shkėmbinjtė, tė cilėt nuk mund tė pėrballojnė banime njerėzore ose jetė ekonomike nė pronat e tyre nuk do tė kenė zona ekonomike ekskluzive ose shelf kontinental.

Greqia nuk ėshtė shtet arqipelag
Neni 46

Pėr qėllimet e kėsaj Konvente:

(a) "Shtete arqipelage" nėnkupton njė shtet tė pėrbėrė i gjithi nga njė ose shumė arqipelage dhe mund tė pėrfshijė ishuj tė tjerė;

(b) "arqipelag" nėnkupton njė grup ishujsh, duke pėrfshirė njė pjesė ishujve, qė ndėrlidhin ujėrat dhe karakteristikat natyrale, tė cilat janė aq afėr tė lidhura sa ishuj tė tillė, ujėrat dhe karakteristikat e tjera natyrale formojnė njė entitet gjeografik, politik dhe ekonomik, ose tė cilat historikisht janė konsideruar si tė tilla.

Neni 47

Vijat bazė tė arqipelagut

Njė shtet arqipelag mund tė heqė vijat bazė tė drejta tė arqipelagut qė bashkojnė pikat e ishujve mė anėsor dhe tė cekinave tė thata tė arqipelagut, me kusht qė brenda vijave bazė tė tilla tė pėrfshihen ishujt kryesorė dhe njė zonė nė tė cilėn raporti i zonės sė ujėrave mbi raportin e tokės, duke pėrfshirė dhe ishujt e vegjėl ėshtė 1 me 1 dhe 9 me 1.

Regjimi i ishujve

1. Njė ishull ėshtė i njė forme natyrale toke i rrethuar me ujė dhe i cili ėshtė mbi nivelin e ujit nė kohėn e zbaticės mė tė madhe.

2. Me pėrjashtim siē parashikohet nė paragrafin 3, deti territorial, zona e zgjatur, zona ekonomike ekskluzive dhe shelfi kontinental i njė ishulli pėrcaktohen nė pėrputhje me parashikimet e kėsaj konvente tė zbatueshėm si dhe pėr pjesėn tjetėr tė territorit.

3. Shkėmbinjtė, tė cilėt nuk mund tė pėrballojnė banime njerėzore ose jetė ekonomike nė pronat e tyre nuk do tė kenė zona ekonomike ekskluzive ose shelf kontinental.

Nga ana gjeografike

Eshtė vėrtetuar se Ishulli i Othonit ėshtė ishull i banuar

Shqipėria dhe Greqia si dy vende fqinj bregdetare nuk kanė pėrcaktuar mė parė kufijtė detarė ndėrmjet tyre. Protokolli i Firences i 26 Korrikut 1926 pėrcakton vetėm kufirin tokėsor. Negocimi dhe nėshkrimi i marrėveshjes me Greqinė ėshtė baza e vetme juridike qė mundėson pėrcaktimin e vijės ndarėse apo me termin e pėrgjithshėm pėrcaktimin e kufirit detar ndėrmjet dy vendeve.

Dekreti nr.3321, date 1.9.1961 "Mbi ujėrat territoriale dhe ujėrat e brendshme tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė" pėrcakton se kufiri i jashtėm i ujėrave territoriale tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė nė ngushticat e Korfuzit shtrihet gjer nė vijėn qė pėrshkon mesin e ngushticave".

Dekreti nr.4650, datė 9.3.1970 "Mbi kufirin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė" pėrcakton se: "Ujėrat territoriale tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė shtrihen gjatė gjithė bregdetit tė saj, nė njė gjerėsi prej 12 miljesh detare (22.224 m), duke filluar nga vija e drejtė qė shkon nga derdhja nė det e lumit tė Bunės, nėpėr Kepin e Muzhit (Rodomit), tė Pallės sė Durrėsit, tė Lagit (kalasė sė Turrės), tė Semanit, bregut tė ishullit tė Sazanit dhe gjer nė mes tė ngushticės sė kanalit tė Korfuzit.

Llogaritja e sipėrfaqes ujore 354.4 km2 qė pretendohet se Shqipėria ka humbur argumentohet me:
trekėndeshin imagjinar qė krijohet nga spostimi i koordinatave 150 - 125,

trekėndeshi qė krijohet pėrballė Gjirit tė Sarandės (qė apriori konsiderohet si gji i mbyllur)

Neglizhimi i Ishullit tė banuar tė Othonit

Neglizhimi i Ishullit (shkėmbit) Barketa

Greqia nuk ėshtė trajtuar si shtet arqipelag
http://www.rilindjademokratike.com/R...r/politika.htm
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.10.2009, 18:19   8
puntori
anėtar/e
 
puntori
 
Anėtarėsuar: 4.2009
Un mendoj se qeveria duhet tė pajisė flotėn me anije tė reja dhe aparatura moderne dhe tė bėjė vetė matjet nė terren. Sa pėr zėrat qė qarkullojnė unė nuk shqetėsohem shumė, gjithsesi mendoj se qeveria shqiptare nuk duhet tė bėjė marrveshje tė kėtilla me shtetin grek pėr sa kohė Greqia ka lėnė ''zvarrė'' shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me ēamėt dhe atė tė ligjit tė luftės. Edhe ne duhet t'i lemė zvarrė ēėshtje tė tilla qė prekin interasat e Greqisė...

Shqipėria nuk ėshtė pėrfshirė nė projektet e gazsjellėsve, pra ne nuk humbim gjė duke lėnė vakume ligjore... Le t'i zvarrisim gjonat siē bėn IRJM-ja me Shqipėrinė Veriore.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.10.2009, 09:56   9
Citim:
E vėrteta e ndarjes sė kufirit detar Shqipėri-Greqi
Ferit Hoxha

Jam i lumtur qė jam sot pėrpara jush pėr tė zhvilluar njė bashkėbisedim tė hapur nė lidhje me Marrėveshjen qė Shqipėria dhe Greqia kanė negociuar dhe nėnshkruar nė lidhje me pėrcaktimin e Shelfit kontinental dhe hapėsirave tė tjera detare qė u pėrkasin nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare. Mė lejoni tė falėnderoj Presidentin Ēili pėr kėtė mundėsi.

Nė cilėsi tė mėparshme unė kam pasur nderin tė kem njė rol parėsor nė kėto bisedime dhe meqenėse ndodhem pėr njė udhėtim pune nė Tiranė mė dukej mėse e udhės tė zhvillonim kėtė bisedė me njė nga universitetet e njohura nė Shqipėri, ku, ndėr tė tjera studiohet Ligji ndėrkombėtar edhe e Drejta e Detit.

Prej disa javėsh po zhvillohet njė lloj debati - nė fakt mė shumė janė pretendime individuale - nė lidhje me gjoja pasaktėsitė e matjeve tė bėra pėr pėrcaktimin e vijės mediane mes Shqipėrisė dhe Greqisė dhe si rrjedhojė qenka falur, dhėnė apo lėshuar, njė hapėsirė detare nė mėnyrė tė padrejtė etj.

Nė vetvete debati publik pėr ēėshtje tė rėndėsishme ėshtė njė gjė e mirė, pozitive, ėshtė pjesė e demokracisė dhe e pjesėmarrjes sė publikut nė vendimmarrje. Po nė kėtė optikė e kam parė edhe debatin e hapur nga njė ish-kolonel i ushtrisė shqiptare. Sa mė i madh tė jetė interesimi i publikut pėr vendimet qė merren, aq mė tė mira kanė shanse tė jenė ato.

Duke theksuar njė gjė tė tillė, mė duhet tė vė nė dukje se fatkeqėsisht, konkluzionet e kolonelit nuk kanė tė bėjnė me fakte, por janė vetėm dėshira dhe i gjithė argumentimi i tij mbėshtetet mbi atė qė ai do tė kishte dashur tė ishte por qė, nė konkluzionet tona, nuk ėshtė e mundur. Ėshtė pikėrisht kjo qė do tė mundohem tė shpjegoj sa mė hollėsisht, duke analizuar marrėveshjen nga pikėpamja e fushės sė veprimit tė Ministrisė sė Jashtme. Pėr aspekte teknike, metodologjinė e matjeve dhe rezultatet e tyre do tė flasė, me ilustrime konkrete, Kundėradmirali Gerveni.


II. Sfondi historik:

Shqipėria dhe Greqia, si dy vende fqinje bregdetare nuk kanė pėrcaktuar asnjėherė mė parė kufijtė detare ndėrmjet tyre. Protokolli i Firences i 26 korrikut 1926, pėrcakton vetėm kufirin tokėsor.

Nė vitin 1993, njė vit pas negocimit tė marrėveshjes pėr pėrcaktimin e shelfit Kontinental me Italinė, mė saktė mė 9 prill 1993, gjatė takimit tė komisionit miks shqiptaro-grek, nga Zv/ministri i atėhershėm shqiptar i jashtėm, i ėshtė propozuar palės greke tė bėhej njė marrėveshje pėr ujėrat e pėrbashkėta dhe shelfin Kontinental. Pala greke nuk dukej tė ishte e pėrgatitur tė bėnte tė njėjtėn gjė. Ky problem ėshtė ngritur nga po Zv/ministri edhe nė qershor 1993, gjatė nėnshkrimit tė marrėveshjes mes dy MPJ-ve, por pala greke nuk ka kthyer asnjėherė pėrgjigje dhe nuk tregoi asnjėherė ndonjė interes.

Edhe ish Kryeministri Meksi, nė maj 1993, e ka ngritur si problem, por pėrsėri qėndrimi i palės tjetėr nuk ka ndryshuar. Nuk ka prova qė kjo ēėshtje tė jetė diskutuar mė pas. Kjo situatė ka vazhduar deri nė vitin 2006.

Kėrkesa e palės greke pėr t'u angazhuar nė kėtė ushtrim erdhi pas publikimit nė njė tė pėrditshme shqiptare tė njė harte qė pėrcaktonte vendin se ku po kėrkohej naftė nė det, nga njė kompani e huaj e licencuar nga qeveria shqiptare, Medoil. Me pretendimin se po kėrkohej tė shfrytėzohej nė njė territor, i cili, sipas pėrllogaritjeve greke, gjendet nė njė hapėsirė detare qė koinēidon me atė qė do tė ishte vija mediane, nėse do tė ishte ndarė hapėsira detare, pala greke kėrkoi, qė nė bazė tė Konventės sė Kombeve tė Bashkuara mbi Detin, UNCLOS, nė tė cilėn tė dy vendet janė palė, tė angazhoheshim nė negocimin e shelfit kontinental dhe hapėsirave pėrkatėse ujore.

Duke mos parė ndonjė kundėrshtim pėr t'u angazhuar nė njė ushtrim qė pala jonė e ka kėrkuar vite mė parė, ėshtė krijuar, me urdhėr tė Kryeministrit, grupi ndėrinstitucional i punės me pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Ministrisė sė Mbrojtjes, Ministrisė sė Drejtėsisė, Institutit tė Hidrografisė Ushtarake, Ministrisė sė Brendshme, Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, etj. Kėsisoj, bisedimet mund tė konsiderohen se janė zhvilluar nė harkun kohor 2006 *2009.

Gjatė kėsaj kohe janė bėrė pėrgatitjet e nevojshme pėr bisedime, janė zhvilluar disa raunde bisedimesh nė Tiranė dhe Athinė, ka pasur njė shkėmbim tė pėrhershėm informacioni mes tė dy palėve, ėshtė diskutuar nė takime tė drejtpėrdrejta apo nė distancė pėr tė harmonizuar gjuhėn e tekstit tė marrėveshjes, ashtu dhe pėr tė bėrė matjet e nevojshme, pėr t'i shkėmbyer, krahasuar, verifikuar, rishkėmbyer, riparė, rikrahasuar e kėshtu me radhė, deri nė pėrcaktimin e koordinatave tė sakta e qė do tė sanksiononin arritjen e marrėveshjes.


III. Parimet mbi tė cilat janė zhvilluar bisedimet:

Janė mbi 150 shtete nga 192 qė ka OKB-ja, qė e kanė nėnshkruar apo ratifikuar Konventėn. Shqipėria ėshtė bėrė palė nė vitin 2003. Pėrcaktimi i Shelfit Kontinental mes vendeve ėshtė njė ushtrim qė ėshtė bėrė rėndom nga shumė vende nė rastin kur, pėr arsye tė ndryshme, u ėshtė dashur tė pėrcaktojnė kufijtė detarė.

Nė bazė tė qėndrimit tonė, ashtu si edhe nė marrėveshjen me Italinė, ka qėndruar shprehja e vullnetit politik pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė pėrbashkėta pėrfshirė edhe atyre delikate e tė ndjeshme si ndarja e kufijve, me anė tė marrėveshjeve, duke u bazuar nė respektin pėr tė drejtėn ndėrkombėtare dhe nė interes tė forcimit tė marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė.

Tė dy shtetet janė palė nė Konventėn e Montego-Bay pėr tė Drejtėn e Detit, e cila njihet dhe si "Kushtetuta e Deteve" - UNCLOS - dispozitat e sė cilės kanė qenė udhėrrėfyese tė kėtyre bisedimeve. Palėt vinin nė takim nga eksperienca tė mėparshme tė ngjashme, marrėveshja pėr ndarjen e shelfit Kontinental me Italinė e pėrfunduar nga pala greke nė vitin 1977, ndėrsa nga ana jonė po me Italinė nė vitin 1992.

Pėrcaktimi i kufirit detar me Greqinė ėshtė me rėndėsi dhe interes tė dukshėm pėr Shqipėrinė, pasi ėshtė i lidhur natyrshėm me sovranitetin shtetėror, por ka rėndėsi edhe pėr sa u pėrket fushave tė lundrimit, tė peshkimit, tė ēėshtjeve mjedisore, shfrytėzimit tė nėntokės apo kėrkimeve shkencore, shfrytėzimi i tė cilave kėrkojnė pėrcaktime tė sakta juridike dhe gjeografike.

Procesi i bisedimit nuk ka qenė as i lehtė e as diēka rutinė! Ekipi shqiptar ka funksionuar i mbledhur nė permanencė, ka organizuar me dhjetėra e dhjetėra takime pune, ka pasur momente tė vėshtira, ka pasur diskutime tė shumta, shpesh herė debate me orė tė tėra me palėn greke, shkėmbime informacioni sipas nevojės pėr tė qartėsuar pozicionet dhe qėndrimet, por gjithnjė tė bazuara mbi njė dialog tė pandėrprerė me dėshirėn e mirė pėr tė arritur njė marrėveshje tė mirė, tė ndershme nė bazė tė njė ndarjeje tė barabartė nė pėrputhje me kuadrin ligjor ndėrkombėtar.

Nuk ka asnjė dyshim se marrėveshja pėrfaqėson njė moment me rėndėsi nė marrėdhėniet mes dy vendeve. Ėshtė folur pėr takime tė fshehta, pėr mungesė transparence, pėr mungesė hartash etj. Aktiviteti diplomatik, nė mėnyrė tė veēantė procesi i negocimit, ka specifikasitetin e tij dhe pėrmbajtja e aksioneve tė tilla ėshtė natyrshėm gjithnjė e rezervuara. Kushdo qė ngatėrron natyrėn e aktivitetit diplomatik me fshehtėsinė ka thjesht njė kuptim tė cekėt pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe mėnyrėn e zhvi1limit tė tyre.

Nuk ka absolutisht asnjė lloj mungese transparence, pasi gjithēka ėshtė herė publike nė momentin e duhur. Teksti i marrėveshjes, para se tė nėnshkruhej u ėshtė dėrguar pėr miratim disa ministrive, pėrveē miratimit qė i ėshtė bėrė mė pas nė qeveri.


IV. Legjislacioni i brendshėm shqiptar:

Legjislacioni shqiptar, nė evoluimin e tij nė vite, nuk ka pasur asnjėherė njė pėrcaktim tė qartė pėr sa i pėrket kufirit detar me Greqinė. Kundėradmirali do ti shpjegojė nė detaje edhe duke cituar pjesėt pėrkatėse nė njė prezantim grafik, por ajo qė ėshtė e rėndėsishme tė theksohet ka tė bėjė me faktin se ka pasur njė kufi tė deklaruar nga pala jonė, por asnjėherė tė negociuar apo tė ndarė, asnjėherė tė pėrcaktuar me koordinata tė sakta gjeografike.

Ujėrat territoriale shqiptare, nė deklarimet e shtetit shqiptar kanė qenė nė fillim 6 milje, pastaj 12, mė pas 15 janė kthyer pėrsėri nė 12 milje. Duke u bėrė palė nė UNCLOS ky diskutim ėshtė i mbyllur, sepse konventa e pėrcakton qartė qė ato janė deri nė 12 milje detare.

E theksoj kėtė pėr tė qartėsuar faktin se deklarimi i bėrė nė media se "vija ndarėse e pėrcaktuar nė Marrėveshjen me Greqinė ka ndryshime nga vija e vjetėr e pėrcaktuar mė parė nuk ėshtė e vėrtetė, pėr arsyen e thjeshtė se pėrtej pėrkufizimit tė vagullt "midis bregdetit shqiptar dhe ishujve tė Republikės greke deri pėrmes Kanalit tė Korfuzit" nuk ekzistojnė as koordinata tė sakta gjeografike mbi tė cilėn tė ekzistonte njė vijė ndarėse e kufirit ujor.

Nė Arkivin Shtetėror shqiptar nuk ka asnjė pėrcaktim juridik dhe as gjeografik se ku ndodhet kjo vijė ndarėse pėrveē hartave ilustrative tė hartuara nga institucionet, por pa ndonjė efekt juridik apo shkencor. E vetmja vijė ndarėse me Greqinė ėshtė ajo qė pėrcaktohet nga Marrėveshja e nėnshkruar kėtė vit.

Negocimi dhe nėnshkrimi i marrėveshjes me Greqinė, ėshtė baza e vetme juridike qė mundėson pėrcaktimin e vijės ndarėse, apo me termin e pėrgjithshėm, pėrcaktimin e kufirit detar ndėrmjet dy vendeve.



V. Diskutimi mbi Gjirin e Sarandės

Pas pak, konkretisht dhe me ilustrimet pėrkatėse zoti Gerveni do tė shpjegojė se nė fakt, nė realitet, nė pėrfundim tė negociimeve, Gjiri i Sarandės, pėr specifikėn gjeografike qė ka, edhe pse nuk e plotėson kushtin e pėrcaktuar nga Konventa e Detit ėshtė nė fakt gji i mbyllur, pra llogaritja e koordinatave nuk fillon nga qyteti por nga tė dy kepet qė pėrcaktojnė Gjirin e Sarandės.

Kjo ėshtė njė pikė themelore pėr tė qartėsuar dhe pėr tė kuptuar se sa emocionale dhe tė pabaza janė pretendimet pėr kėtė pikė. Kėsisoj, i gjithė debati pėr kėtė pikė ėshtė i kotė, shterpė dhe pa asnjė efekt nė realitet.


Hartat qė do tė shikoni pak mė pas do t'ua ilustrojnė kėtė qė po them. Pėrpara se t'ia lė vendin Kundėradmiralit pėr atė qė ėshtė edhe pjesa mė thelbėsore, pra matjet nė terren, dėshiroj tė theksoj sa disa momente qė mė duken tė rėndėsishme:

-Nėse gjithkush ka tė drejtė tė shprehė mendimin e vet, tė bėjė analiza, studime, tė bėjė ndalje apo tė vendosė kufij sipas dėshirės, duhet bėrė e qartė se nė thelb pretendimet e tanishme mbėshteten nė dėshira, nė atė se si do tė donim ndoshta tė ishte, por siē nė fakt nuk ka mundėsi tė jetė.

-Negocimi ėshtė njė ushtrim shumė kompleks dhe do tė ishte vetėm njė pėrsėritje nėse do tė thoja se nė tė pėrfshihen shumė elementė e qė vendimmarrėsit i gjykojnė me vend pėr arritjen e qėllimit. Qėllimi ynė ishte dhe ėshtė arritja e njė marrėveshjeje tė ndershme, qė pėrcakton pėrfundimisht hapėsirat pėrkatėse, qė i jep Shqipėrisė atė pjesė tė sovranitetit qė i takon, qė forcon mė tej kuadrin e bashkėpunimit dypalėsh dhe jo njė proces negocimi qė cenon klimėn e marrėdhėnieve, do tė hapte probleme tė reja tė panevojshme e pabazė, me njė vend kufitar si Greqia dhe qė do tė kishte implikime nė ēėshtje tė tjera parėsore nė politikėn e jashtme tė Shqipėrisė dhe qė janė ndėr prioritetet absolute tė vendit.

Kufiri detar sipas "Marrėveshjes ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė shelfit Kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare", ėshtė bėrė duke u bazuar tėrėsisht nė metodat bashkėkohore tė pėrcaktimit tė kufirit detar dhe mbi parimet qė respektojnė legjislacionin shqiptar nė fuqi dhe plotėsisht nė konformitet me parashikimet e Konventės sė OKB-sė pėr tė Drejtėn e Detit.

Negocimi ka qenė njė ushtrim i pėrgjegjshėm, absolutisht serioz dhe profesional, nuk ėshtė konsideruar asnjėherė si njė gjė qė duhej bėrė, por si njė akt i rėndėsishėm nė konsolidimin e marrėdhėnieve me Greqinė, bazuar nė traktatin e miqėsisė dhe bashkėpunimit dhe ku pala jonė ka shprehur dhe mbrojtur interesat e veta brenda kuadrit tė pėrcaktuar dhe filozofisė qė udhėheq politikėn e jashtme tė shtetit shqiptar. Si e tillė kjo marrėveshje ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm nė marrėdhėniet mes dy vendeve dhe u lejon tė dy vendeve tė ushtrojnė sovranitetin e tyre nė pjesėt respektive.

Nė Marrėveshje ėshtė parashikuar se shteti bregdetar ushtron mbi detin territorial dhe shelfin Kontinental tė drejta sovrane me qėllim shfrytėzimin dhe eksplorimin e burimeve tė tij natyrore. Marrėveshja rregullon edhe regjimin qė do tė zbatohet ndaj depozitave tė burimeve natyrore (biologjike) dhe jo-natyrore (minerale) tė cilat janė shfrytėzuar si dhe instalimeve pėr shfrytėzimin e tyre, tė cilat janė pozicionuar nė vijėn ndarėse.

Duke pėrfunduar, dėshiroj tė theksoj se tė gjitha dispozitat e parashikuara nė Marrėveshje respektojnė legjislacionin shqiptar nė fuqi, janė nė pėrputhje me tė drejtė dhe praktikave ndėrkombėtare nė ēėshtjet e delimitimit.

Duke marrė parasysh ndjeshmėrinė qė kanė ēėshtje tė tilla, kudo e pėr mė tepėr nė Ballkan, emocionet qė i ka karakterizuar gjithnjė marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Greqisė, pėrfshirė momente delikate nė tė shkuarėn dhe pasionin qė zgjojnė ato nė publikun e gjerė, duke pasur parasysh ēėshtje tė rėndėsishme qė ne ende kemi pėr tė zgjidhur me Greqinė, duke pasur parasysh tė sotmen nė NATO, tė nesėrmen nė BE, por tė pėrhershmen si fqinjė, duke mirėkuptuar njė ndjenjė qė mund tė zgjohet nga njė shikim i thjeshtė jo profesional i hartave, duhet tė theksoj se me pėrfundimin e marrėveshjes pėr tė cilėn po flasim ne kemi hedhur njė hap tė kujdesshėm, por tė rėndėsishėm nė ndėrtimin e marrėdhėnieve qė forcohen, zhvillohen dhe qė shkėputen gjithnjė e nė mėnyrė tė pakthyeshme me tė kaluarėn problematike tė marrėdhėnieve me Greqinė.

Mė lejoni tė them qartė dhe pa ekuivok: Pala shqiptare nuk ka falur asnjė milimetėr nga sa i takon sipas gjeografisė dhe zbatimit tė sė drejtės ndėrkombėtare ku ėshtė palė, nuk ka lėnė asnjė centimetėr dhe nuk ka dhuruar asnjė metėr nga hapėsira e saj detare. Ne nuk hymė nė bisedime pėr tė fituar mė shumė se sa na takon, por vetėm pėr tė ndarė dhe pėr ta bėrė detin njė pikėtakimi dhe jo mė njė brez ndarės.

http://www.rilindjademokratike.com/R...r/opinione.htm
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.11.2009, 15:15   10
Citim:
Kushtetuesja merr nė gjykim kufijtė me Greqinė

Mė 8 dhjetor, ora 10. 00, Gjykata Kushtetuese do tė nisė shqyrtimin nė seancėn plenare tė “Marrėveshjes sė nėnshkruar mes Shqipėrisė e Greqisė pėr kufijtė detarė”.

Me kėtė vendim pezullohet dhe procedura e ratifikimit tė marrėveshjes nga Kuvendi deri nė shpalljen e njė vendimi nga kjo gjykatė.

Gjykata Kushtetuese mori dje nė shqyrtim paraprak kėrkesėn me objekt: Shqyrtimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė tė Marrėveshjes sė nėnshkruar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė, “Pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”.

Kėrkesa ishte paraqitur nė kėtė gjykatė jo vetėm nga Partia Socialiste e Shqipėrisė, por edhe nga Partia Social- Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane, Partia “Ligj dhe Drejtėsi” si dhe partia G99, por “Mbledhja e Gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese ēmon se bazuar nė nenin 31 tė ligjit nr 8577, dt. 10.02. 2000, “pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, eksziston shkaku dhe baza ligjore pėr shqyrtimin gjyqėsor tė kėrkesės vetėm sa i takon subjektit kėrkues Partia Socialiste e Shqipėrisė”,- thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė shpėrndarė nga kjo Gjykatė.

Nė pėrfundim tė shqyrtimit me shumicė votash, mbledhja e gjyqtarėve vendosi “Kalimin e ēėshtjes pėr shqyrtim nė seancė plenare me subjekt kėrkues PSSH dhe rrėzimin e kėrkesės pėr subjektet e tjera. Pezullimin e procedurave tė ratifikimit tė marrėveshjes nga Kuvendi deri nė shpalljen e vendimit pėrfundimtar.”

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=11094&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2010, 01:34   11
Citim:
Pakti i ujėrave me Greqinė, Kushtetuesja diskuton pėr rinegocim

Nė Gjykatėn Kushtetuese ėshtė diskutuar marrėveshja detare e Shqipėrisė me Greqinė. Burime brenda kėsaj gjykate bėjnė tė ditur pėr "Ora News" se nuk ėshtė dalė me njė vendim, por ėshtė kėrkuar qė tė rinegociohet.

http://www.ora-news.com/mat1.php?idm=45179

Citim:
Kushtetuesja anulon marrėveshjen pėr caktimin e kufijve detarė me Greqinė

Gjykata Kushtetuese anulon marrėveshjen pėr caktimin e kufijve detar mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Vendimi ėshtė marrė pas ankimimit rreth 3 muaj mė parė tė kėsaj marrėveshje nga Partia Socialiste. Nė nėntor tė vitit 2009 Gjykata Kushtetuese shqyrtoi pėr rreth 7 orė lidhur me kėtė marrėveshje.

Pas njė shqyrtimi tė gjatė tė bėrė edhe dje mėsohet se rreth orė 19:00 ėshtė marrė vendimi pėr anulimin e kėsaj marrėveshje si antikushtetuese. Duket se arsyeja kryesore e anulimit tė kėsaj marrėveshje tė ėshtė mungesa e aktit tė plotfuqishmėrisė nga ana e grupit negociator. Pra negociatorėt e kėsaj marrėveshje kanė diskutuar pėr tė kėtė ēėshtje pa marrė aktin e plotfuqishmėrisė nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi.

Sot pritet zbardhja e plotė e vendimit.

http://www.ballkan.com/index.php?pag...ws&newsID=3789
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2010, 15:26   12
Citim:
NJOFTIM

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė njofton se nė mbledhjen e saj tė dt.26.01.2010, nė bazė tė nenit 131/ b) tė Kushtetutės, vendosi njėzėri tė deklarojė si tė papajtueshme me Kushtetutėn projekt-marrėveshjen e nėnshkruar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė “Pėr delimitimin e zonave pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”.

Gjykata Kushtetuese thekson se nė projekt-marrėveshjen nė fjalė konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale qė bien nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe Konventėn e Tretė Ndėrkombėtare tė OKB-sė pėr tė Drejtėn e Detit tė vitit 1982.

Vendimi i arsyetuar i kėsaj Gjykate do tė vihet nė dispozicion nė njė kohė tjetėr tė pėrshtatshme.

http://www.gjk.gov.al/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2010, 22:01   13
Citim:
Kufiri, Athina: Tė shqetėsuar nga vendimi

Athina zyrtare ka reaguar pasditen e sotme ndaj vendimit tė Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė, qė anulon marrėveshjen kufitare me Greqinė, duke deklaruar se ėshtė shumė e shqetėsuar.

Numri dy i diplomacisė greke, Dimitris Drucas ka deklaruar se do te kėrkoje sqarime nga qeveria shqiptare pėr kėtė vendim, njoftojnė mediat nė Tiranė

“Ky ėshtė njė zhvillim qė nuk na bėn tė lidhur. Jemi tė shqetėsuar pėr kėtė situatė dhe nė pritje tė sqarimeve tė kėtij vendimi. Ne nuk mund tė komentojmė vendimet e gjykatave, por presim nga pala shqiptare qė tė vendosė njė zgjidhje tė ēėshtjes”, ka pohuar Drucas.

Ai ka shtuar mė tej se do tė takohem qė sot nė Londėr me homologun shqiptar Ilir Meta pėr daljen nga kjo situatė. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...0b7d78ad7&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.1.2010, 14:04   14
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Duket se arsyeja kryesore e anulimit tė kėsaj marrėveshje tė ėshtė mungesa e aktit tė plotfuqishmėrisė nga ana e grupit negociator. Pra negociatorėt e kėsaj marrėveshje kanė diskutuar pėr tė kėtė ēėshtje pa marrė aktin e plotfuqishmėrisė nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi.
Nė mos qoftė kaq trashanik "gabimi", logjika e do qė tė jetė i paramenduar pėr zvarritje pėrderisa vetė reagimi ndaj vendimit ka qenė sikur pritej rrėzimi e jo miratimi, e mbase dhe do tė dėgjohet shpesh si argument (justifikim) ana kushtetuese nė nivel zyrtar tani.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.1.2010, 16:11   15
Citim:
Berisha: Do tė zbatohet vendimi i Gjykatės Kushtetuese

Vendimi i Gjykatės Kushtetuese pėr marrėveshjen detare me Greqinė nuk mund tė diskutohet, por do tė zbatohet, ka deklaruar kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha.

Ai ka thėnė se “do tė autorizohet menjėherė grupi pėr tė nisur punėn, pasi Shqipėria dhe Greqia do tė kenė marrėveshjen e tyre pėr kufijtė detarė”.

Mediat nė Tiranė citojnė Berishėn tė ketė thėnė se “do tė provohet pėr sė dyti vėrtetėsia e kėsaj qė Gjykata ka vendosur”.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=45386
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.4.2010, 19:10   16
Citim:
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e plotė pėr paktin detar me Greqinė

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur dje plotėsisht vendimin e saj qė lidhet me paktin e qeverisė shqiptare me atė greke, pėr ndarjen e re tė kufirit detar midis Shqipėrisė dhe Greqisė.

Kushtetuesja e ka konsideruar tė papajtueshėm me Kushtetutėn marrėveshjen ujore me Greqinė, pakt i cili u komentua aq fort nga politika pėr disa javė me radhė.

Pothuajse nė tė gjithė materialin e saj tė gjerė qė argumenton rrėzimin e paktit, Kushtetuesja paraqet dy arsye themelore, qė lidhem me ndjekjen e proceduarave nga grupi negociues si dhe me pėrmbajtjen e marrėveshjen.

Mė konkretisht Kushtetuesja vė nė dukje mos pajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi tė rregullt nga Presidenti i Republikės pėr zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrėveshjes, mangėsitė serioze nė pėrmbajtjen e marrėveshjes, moszbatimin e parimeve bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare pėr ndarjen e hapėsirave detare midis dy vendeve me qėllim arritjen e njė rezultati tė drejtė dhe tė ndershėm si dhe mosmarrjen parasysh tė ishujve si rrethana tė veēanta nė delimitimin e hapėsirave detare.

Nė vendimin e saj, Kushtetuesja thekson se delegacioni shqiptar nuk ka treguar kujdesin e duhur pėr pėrcaktimin e statusit dhe shtrirjes sė gjirit tė Sarandės dhe nuk ka bėrė pėrpjekje qė tė njėjtin status tė fitonte edhe gjiri i Sarandės, ndėrkohė qė ka pranuar kėrkesėn e palės greke qė gjiri i Korfuzit tė trajtohet si gji me statusin e ujėrave tė brendshme.

Kushtetuesja gjithashtu ka shprehur rezerva edhe pėr sa i pėrket informacionit pėr paktin, duke theksuar se qeveria duhet tė ishte treguar mė transparente.

Ndėrkaq, vendimi qė rrėzonte shtetin shqiptar dhe atė grek, u publikua nga Kushtetuesja disa javė mė parė por vetėm sot u zbardh vendimi i plotė.

Ankesa u bė nga Partia Socialiste, e pėrfaqėsuar nga Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Myslym Pashaj, me autorizim. Ndėrkohė, subjekt i interesuar ishte Presidenti i Republikės, nė mungesė, Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė, i pėrfaqėsuar nga Lulėzim Lelēaj, me autorizim, Kėshilli i Ministrave, i pėrfaqėsuar nga Marsida Xhaferllari, me autorizim, Ministria e Punėve tė Jashtme, e pėrfaqėsuar nga Ledia Hysi, me autorizim, Ministria e Mbrojtjes, e pėrfaqėsuar nga Kundėradmiral Kristaq Gėrveni, Rezart Tėrshana dhe Miranda Zeka, me autorizim.

Objekti i ankesės ishte shqyrtimi i pajtueshmėrisė me Kushtetutėn e Shqipėrisė tė marrėveshjes sė nėnshkruar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse, tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare.


Vendimi

Pas shqyrtimit tė ankesės, Gjykata Kushtetuese vendosi deklarimin si tė papajtueshme me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ė tė Kushtetutės tė marrėveshjes. Kėtė pėrfundim Kushtetuesja e ka argumentuar me njė relacion prej 46 faqesh, duke interpretuar nenet e kushtetutės dhe parashikimet e konventave tė ndryshme Evropiane.

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, nė mbėshtetje tė neneve 131 shkronja “b”, 134 shkronja “f” tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė; neneve 49/2 e 51 tė ligjit nr. 8577, dt. 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, njėzėri vendosi deklarimin si tė papajtueshme me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ė tė Kushtetutės tė marrėveshjes sė lidhur midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė “Pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse, tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”. Ky vendim ėshtė pėrfundimtar, i formės sė prerė dhe hyn nė fuqi ditėn e botimit nė Fletoren Zyrtare”, theksohet nė relacionin e Kushtetueses prej 46 faqesh.


Arsyet e rrėzimit tė paktit

1- Anashkalimi i Presidentit
2- Mangėsi nė pėrmbajtjen e marrėveshjes
3- Titulli i marrėveshjes ėshtė i paqartė
4- Moszbatimin e parimeve bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare pėr ndarjen e hapėsirave
5- Mosrespektim tė vijės bazė tė bregdetit
6- Mosrespektim i gjirit tė Sarandės
7- Shkėmbi Barketa nuk ka shėrbyer si vijė ndarėse
8- Marrėveshja nuk ėshtė shoqėruar me harta tė plota
9- Informacioni nuk ka qenė i plotė


Kushtetuesja: Ankimimi i PS, i ligjshėm

Njė tjetėr moment i diskutueshėm ka qenė edhe paligjshmėria e Partisė Socialiste pėr tė vėnė nė lėvizje Kushtetueses, pasi asokohe opozita nuk ishte nė Kuvend dhe deputetėt nuk kishin bėrė betimit.

Mirėpo, Kushtetuesja e legjitimoi kėrkesėn e socialistėve pėr tė rrėzuar paktin me argumentin me faktin se PS ėshtė partia mė e madhe nė vend.

Gjykata, gjatė shqyrtimit paraprak tė kėrkesės, me vendimin e datės 26.11.2009, marrė nė Mbledhjen e Gjyqtarėve, bazuar nė nenin 52/3 tė Ligjit nr. 8577, dt. 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, me shumicė votash 5 me 4, vendosi: a) kalimin nė seancė tė ēėshtjes; b) legjitimimin e Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, c) rrėzimin e kėrkesės pėr subjektet e tjera kėrkuese”, pohon Kushtetuesja nė relacionin e saj.


PD: Do tė respektojmė vendimin e Kushtetueses pėr paktin me Greqinė

Maxhoranca do tė pranojė vendimin e Gjykatės Kushtetuese, pavarėsisht nėse mund tė ketė rezerva pėr tė. Kėshtu ėshtė shprehur deputeti i Partisė demokratike Osman Metalla lidhur me vendimin e Gjykatės Kushtetuese, pėr ta vlerėsuar si antikushtetuese marrėveshjen mes Greqisė dhe Shqipėrisė pėr ndarjen e ujėrave detare.

“Ashtu siē jemi shprehur edhe mė parė maxhoranca do tė njohė dhe respektojė tė gjitha vendimet e Gjykatės Kushtetuese pavarėsisht nėse i pėlqejnė apo jo”, u shpreh deputeti demokrat. Metalla theksoi mė tej se maxhoranca kėrkon tė njėjtėn gjė edhe nga opozita, pra tė respektojė vendimet e gjykatave.

“Ne i respektojmė vendimet e gjykatave dhe tė njėjtėn gjė kėrkojmė edhe nga opozita. Kėrkojmė qė opozita tė zbatojė tė njėjtin etalon qė zbatojmė ne pėr vendimet e gjykatave”, u shpreh Metalla. Deputeti demokrat shtoi mė tej se maxhoranaca do ta rishikojė marrėveshjen me Greqinė, duke marrė nė konsideratė tė gjitha vėrejtjet e Kushtetueses.

“Ne do ta rishikojmė marrėveshjen dhe do ta pėrshtatim atė duke pasur parasysh tė gjitha vėrejtjet e Gjykatės Kushtetuese”, u shpreh Metalla.

Deputeti i Partisė Demokratike Osman Metalla duke theksuar sėrish se marrėveshja ėshtė shumė e mirė nga pikėpamja teknike, shtoi se Gjykata Kushtetuese e ka kthyer pėr rishikim atė pėr vėrejtje tė problemeve nga ana procedurale.

“Unė vazhdoj tė mendoj se marrėveshja me Greqinė pėr ujėrat detare ėshtė shumė e mirė nga ana teknike. Gjykata Kushtetues ėshtė shprehur nė mėnyrė eksplicite se e ka kthyer mbrapsht marrėveshjen jo pėr anėn e saj teknike, por pėr probleme procedurale”, tha deputeti demokrat Metalla.

Kushtetuesja e ka cilėsuar si njė shkelje mos marrjen e plotfuqisė sė Presidentit nga ana e grupit negociator tė marrėveshjes, kusht qė ėshtė i pėrcaktuar dhe nė konventat ndėrkombėtare. Konventa e Vjenės pėr tė Drejtėn e Traktateve e konsideron mungesėn e autorizimit dhe kompetencės pėr tė dhėnė pėlqimin pėr marrėveshjet ndėrkombėtare ose "ushtrimin ultra vires" tė kėsaj kompetence, si njė mundėsi pėr shpalljen e nulitetit tė marrėveshjes ndėrkombėtare tė nėnshkruar ndėrmjet shteteve pjesėmarrėse.

Kjo duket se ka qenė dhe pika kyēe mbi tė cilėn ėshtė mbėshtetur Gjykata Kushtetuese nė vendimin e saj pėr kėtė marrėveshje.

Megjithatė maxhoranca ėshtė shprehur e gatshme tė rishikojė marrėveshjen dhe tė zbatojė me pėrpikėri tė gjitha sugjerimet e bėra nga Gjykata Kushtetuese, pėr tė pėrmirėsuar defektet e saj nga ana procedurale.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=26398
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.4.2010, 19:37   17
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Kėto janė pjesėt relevante nga vendimi:

Citim:
O B J E K T I: Shqyrtimi i pajtueshmėrisė me Kushtetutėn e Shqipėrisė tė marrėveshjes sė nėnshkruar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė “Pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse, tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”.

BAZA LIGJORE: Nenet 131 shkronja “b”, 134 shkronja “f” tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė; neni 52 i ligjit nr.8577, dt.10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”.


GJYKATA KUSHTETUESE

Pasi dėgjoi relatorin e ēėshtjes, Xhezair Zaganjori; pėrfaqėsuesit e Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, qė kėrkuan pranimin e kėrkesės; pėrfaqėsuesit e subjekteve tė interesuara: Kuvendi i Shqipėrisė, Kėshilli i Ministrave, Ministria e Punėve tė Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes qė kėrkuan rrėzimin e saj, si dhe bisedoi ēėshtjen nė tėrėsi,

V Ė R E N:


I

1. Republika e Shqipėrisė dhe Republika e Greqisė, nėpėrmjet Ministrave respektivė tė Punėve tė Jashtme, mė datė 27.04.2009, kanė nėnshkruar Marrėveshjen “Pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse, tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”. Marrėveshja e lidhur i ėshtė dėrguar Kuvendit pėr ratifikim, nė pėrputhje me nenin 121 tė Kushtetutės. Sipas relacionit qė shoqėron marrėveshjen dėrguar Kuvendit, lidhja e kėsaj marrėveshje erdhi si nevojė jo vetėm e pėrcaktimit tė kufijve detarė midis dy vendeve fqinjė por edhe e pėrdorimit dhe shfrytėzimit ekonomik tė hapėsirave detare nga ana e shtetit shqiptar. Pala shqiptare ka qenė e interesuar tė lidhė kėtė marrėveshje nė kushtet kur marrėdhėniet midis dy vendeve zhvillohen nė njė klimė bashkėpunimi dhe tė mbėshtetura nė parimet e miqėsisė sė mirė. Tė dy shtetet janė palė nė konventėn kuadėr, Konventa e OKB-sė pėr tė Drejtėn e Detit, e cila theksohet se ka shėrbyer si bazė pėr lidhjen e marrėveshjes.

2. Gjykatės Kushtetuese (Gjykata) iu paraqit njė kėrkesė nga disa parti politike, konkretisht: Partia Socialiste e Shqipėrisė, Partia Social-Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane, Partia “Ligj dhe Drejtėsi” dhe Partia G 99, me objekt: “Shqyrtimi si i papajtueshėm me Kushtetutėn e Shqipėrisė i marrėveshjes sė nėnshkruar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė “Pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”.

3. Gjykata, gjatė shqyrtimit paraprak tė kėrkesės, me vendimin e datės 26.11.2009, marrė nė Mbledhjen e Gjyqtarėve, bazuar nė nenin 52/3 tė Ligjit nr.8577, dt.10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, me shumicė votash 5 me 4, vendosi: a) kalimin nė seancė tė ēėshtjes; b) legjitimimin e Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, c) rrėzimin e kėrkesės pėr subjektet e tjera kėrkuese . Nė zbatim tė nenit 52/3 tė kėtij ligji, kur ēėshtja kalon pėr shqyrtim nė seancė, pezullohen procedurat pėr ratifikimin e marrėveshjes deri nė dhėnien e vendimit pėrfundimtar nga kjo Gjykatė.

4. Kėrkuesi, Partia Socialiste e Shqipėrisė, pretendon se marrėveshja objekt kundėrshtimi nuk ėshtė nė pajtim me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ė tė Kushtetutės, pasi:
4.1 Mungon plotfuqia nga ana e Presidentit tė Republikės pėr negocimin dhe nėnshkrimin e marrėveshjes objekt shqyrtimi, gjė qė vjen nė kundėrshtim me nenin 4 tė ligjit nr.8371, dt.09.07.1998 “Pėr lidhjen e traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare” si dhe me parimet dhe frymėn kushtetuese tė kooperimit institucional. Presidenti i Republikės, si pėrfaqėsues i vetėm i unitetit tė popullit, ėshtė organi qė nė bazė tė ligjit duhet tė japė autorizimin pėr negocimin e marrėveshjeve ku palė ėshtė shteti shqiptar.

4.2 Grupi negociator i palės shqiptare ėshtė ngritur me Urdhėrin e Kryeministrit nr.135, dt.23.08.2007 “Pėr ngritjen e grupit ndėrinstitucional tė punės pėr pėrcaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinje”, me qėllim pėrcaktimin e shelfit kontinental me Greqinė, ndėrkohė qė bisedimet janė zhvilluar pėrveēse mbi shelfin kontinental edhe mbi hapėsira tė tjera detare.

4.3 Titulli dhe pėrmbajtja e marrėveshjes janė tė pazakonta. Titulli duhet tė jetė i tillė qė tė pasqyrojė pėrmbajtjen e marrėveshjes, e cila mund tė ketė pėr objekt pėrcaktimin e kufijve tė ujrave territorialė, ose tė shelfit kontinental, ose tė zonės ekonomike ekskluzive apo tė disa prej tyre. praktika ndėrkombėtare nuk njeh raste ku titulli i marrėveshjes tė jetė kaq i gjerė.

4.4 Nuk duhej tė ishte zbatuar parimi i barazlargėsisė strikte pėr pėrcaktimin e kufirit detar, i cili ka sjellė pasoja tė disfavorshme pėr shtetin shqiptar duke humbur padrejtėsisht sipėrfaqe tė konsiderueshme hapėsirash detare, pėr shkak se dy brigjet kanė kushte gjeografike tė ndryshme. Nė vend tė tij duhej zbatuar parimi i barazlargėsisė i kombinuar me ekitene (frėngjisht equite ose anglisht equity), i cili bėn tė mundur arritjen e njė rezultati tė drejtė dhe tė ndėrshem.

4.5 Nuk ėshtė pėrcaktuar paraprakisht vija bazė nga shteti shqiptar, e cila ka rėndėsi nė pėrcaktimin e shelfit kontinental dhe zonave tė tjera. Rėndėsia e vijės bazė qendron kryesisht tek fakti se brigjet e Shqipėrisė dhe Greqisė nuk janė tė njėjta, gjė e cila ndikon edhe tek pėrzgjedhja e parimit qė do tė zbatohet pėr vendosjen e kufirit ujor. Kėshtu p.sh, ishulli i Korfuzit krijon rrethana gjeografike tė pėrshtatshme pėr palėn greke, pasi futet nė hapėsirėn ujore qė duhej t’i takonte shtetit shqiptar. Gjithashtu, ishulli Othonoi krijon njė tjetėr zgjatim verior tė hapėsirės ujore greke nė disfavor tė palės shqiptare.

4.6 Delegacioni shqiptar nuk ka treguar kujdesin e duhur pėr pėrcaktimin e statusit dhe shtrirjes sė gjirit tė Sarandės dhe nuk ka bėrė pėrpjekje qė tė njėjtin status tė fitonte edhe gjiri i Sarandės, ndėrkohė qė ka pranuar kėrkesėn e palės greke qė gjiri i Korfuzit tė trajtohet si gji me statusin e ujrave tė brendshme. Kjo ka ēuar nė zvogėlimin e hapėsirės dhe pėr pasojė edhe afrimin e pajustifikuar tė vijės sė kufirit detar nė drejtim tė bregut tė Sarandės, pra nė disfavor tė interesave kombėtare.

4.7 Shkėmbi Barketa nuk duhet tė shėrbente si pikė skajore bazė prej tė cilės ka filluar matja e vijės sė barazlarguar nga pikat mė tė afėrta tė bregdetit shqiptar, por si vijė ndarėse e kufirit detar greko-shqiptar, sepse nuk ėshtė shkėmb por cekinė shkėmbore. Nuk ka motiv qė Barketės t’i njihej dhe t’i akordohej e drejta e hapėsirės ujore, pasi kjo cekinė shkėmbore duket dhe zhduket nė varėsi tė fenomeneve baticė-zbaticė.

4.8 Nuk ishte i nevojshėm pėrcaktimi i kufirit tė hapėsirave detare midis Shqipėrisė dhe Greqisė, pasi ky kufi ka qenė i pėrcaktuar mė parė. Nė Protokollin e Firences 1913 ėshtė pranuar se kufiri midis Shqipėrisė dhe Greqisė nė zonėn e kanalit tė Korfuzit kalon pėrmes ngushticės, gjė e cila nuk ėshtė kontestuar asnjėherė nga palėt. Gjithashtu, me ligjet e miratuara nga parlamenti shqiptar (ligji nr.8771, dt.19.04.2001 “Pėr kufirin shtetėror tė RSH”, i shfuqizuar me ligjin nr.9861, dt.24.01.2008) janė parashikuar si pjesė tė territorit shqiptar si ujrat territoriale ashtu dhe ujrat e brendshme.

4.9 Marrėveshja e nėnshkruar nuk ėshtė shoqėruar me hartat pėrkatėse por vetėm me koordinatat e kufirit ndarės, gjė qė e bėn tė paqartė pohimin se “vija e mesme qė pėrcaktohet nga vija gjeodezike qė bashkon pikat nė tabelė (neni 1/2 i marrėveshjes) ėshtė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e barazlarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė” (pika 1/1 e marrėveshjes). Mungesa e hartave lidhet edhe me parimin e transparencės qė duhet tė ishte zbatuar gjatė negocimit tė marrėveshjes nė fjalė.

4.10 Negocimi dhe hartimi i marrėveshjes ėshtė kryer nė fshehtėsi dhe nė mungesė tė transparencės. Qeveria ka detyrimin tė bėjė publike tė gjitha ēėshtjet, tė cilat kanė interes, sidomos ato lidhur me kufijtė e vendit dhe territorit tė shtetit. Ky ėshtė njė detyrim qė rrjedh edhe nga neni 23 i Kushtetutės qė garanton tė drejtėn e informimit. Nga ana e qeverisė nuk ka patur vullnet pėr tė dhėnė sqarime edhe kur u shfaq interesi i publikut pėr t’u informuar mė shumė mbi kėtė marrėveshje.
5. Presidenti i Republikės
5.1 Institucioni i Presidentit tė Republikės, me shkresėn nr.1976/1, dt.3.12.2009 drejtuar Gjykatės, shprehet se e lė nė ēmim tė kėsaj Gjykate vlerėsimin lidhur me pajtueshmėrinė me Kushtetutėn tė marrėveshjes objekt gjykimi.
6. Kuvendi i Shqipėrisė
6.1 Kėrkuesi nuk legjitimohet pėr arsye se partitė politike nuk janė subjekte tė pėrgjithshme tė parashikuara nga neni 134/1 i Kushtetutės. Vetėm subjektet e parashikuara nė kėtė dispozitė mund tė fillojnė njė kontroll abstrakt para Gjykatės Kushtetuese. Pavarėsisht numrit tė madh tė votuesve tė kėsaj partie, ajo nuk legjitimohet nė kėrkesėn e saj, pasi nuk arrin tė justifikojė interesat qė preken nga objekti i marrėveshjes. Partia Socialiste ka mundėsi tė shprehė kundėrshtimet dhe rezervat e veta lidhur me marrėveshjen gjatė shqyrtimit tė saj nė Kuvendin e Shqipėrisė dhe jo nė rrugėn e kontrollit kushtetues. Mungesa e kėsaj partie nė Kuvend nuk mund tė zėvendėsohet me mjete tė tilla juridike siē ėshtė ankimi kushtetues nė njė procedurė abstrakte kontrolli.

6.2 Nuk ka prova qė tė vėrtetojnė se kufiri detar midis Shqipėrisė dhe Greqisė ka ekzistuar. Pėr mė tepėr, nėse kufiri midis dy vendeve do tė kishte ekzistuar, nuk do tė kishte dalė nevoja e lidhjes sė kėsaj marrėveshjeje.

6.3 Mungesa e hartave shoqėruese ėshtė njė ēėshtje teknike qė nuk mund ta bėjė marrėveshjen antikushtetuese, pasi koordinatat janė tė mjaftueshme pėr tė pėrcaktuar kufirin.

6.4 Marrėveshja e nėnshkruar nga pala shqiptare dhe ajo greke ndodhet ende nė fazat e shqyrtimit parlamentar nė Kuvend, konkretisht nė komisionet parlamentare. Nė kėto kushte, ėshtė e pamundur tė paraqiten nga ana jonė parashtrime lidhur me disa aspekte tė pėrmbajtjes sė marrėveshjes.

7. Kėshilli i Ministrave
7.1 Kėrkuesi nuk legjitimohet pėr tė iniciuar njė gjykim tė kontrollit abstrakt tė normės ligjore, pėr shkak se subjekte tė tillė kanė detyrimin tė argumentojnė lidhjen e ēėshtjes me interesat e tyre, gjė tė cilėn kėrkuesi nuk rezulton ta ketė bėrė pėrmes kėsaj kėrkese. Kėrkuesi nuk ka dhėnė asnjė argument qė provon interesin e prekur nga ligji objekt shqyrtimi.

7.2 Shqipėria dhe Greqia nuk i kanė pėrcaktuar asnjėherė mė parė kufijtė detarė ndėrmjet tyre dhe pėr kėtė arsye faktet historike tė paraqitura nga kėrkuesi nuk janė tė sakta.

7.3 Konsultimi publik nuk ėshtė standard kushtetues por lidhet me vullnetin politik, prandaj nuk mund tė jetė shkak i tillė qė tė mund ta bėjė marrėveshjen antikushtetuese. Ky pretendim mund tė ngrihet nė rrugėn politike tė shprehjes sė mendimit, konkretisht gjatė procedurave parlamentare. Kėrkuesi i ka tė gjitha mundėsitė qė nė rrugė parlamentare tė realizojė procesin e konsultimit, i cili, sipas tij, ka munguar nė lidhjen e kėsaj marrėveshje.

7.4 Nuk qėndron pretendimi pėr mungesė informimi dhe transparence, pasi vetė kėrkuesi nuk ka pranuar tė marrė pjesė nė punimet e parlamentit. Ėshtė kjo arsyeja qė ai nuk ka pasur mundėsi tė njihet nga afėr me dokumentacionin lidhur me pėrgatitjen, negocimin dhe nėnshkrimin e marrėveshjes. Pėrveē kėsaj, kėrkuesi nuk paraqet asnjė provė qė tė vėrtetojė se i ėshtė mohuar dhėnia e informacionit pas kėrkesės sė bėrė zyrtarisht prej tij.

7.5 Pretendimi pėr mungesėn e hartave shoqėruese nuk ėshtė shkak pėr pavlefshmėri, pasi nė periudhėn e zhvillimit tė teknologjisė dixhitale pėrcaktimi i koordinatave ėshtė mė se i mjaftueshėm pėr tė pėrmbushur funksionin e pėrcaktimit tė kufirit.

7.6 Negocimi i marrėveshjes ėshtė shtrirė nė njė hark kohor prej 3 vitesh, megjithėse interesi i palės shqiptare pėr pėrcaktimin e saktė tė kufijve ka qenė i dokumentuar qė prej 1993. Nga ana e qeverisė janė bėrė tė gjitha pėrpjekjet qė bisedimet tė bėhen tė njohura pėr publikun qė prej momentit qė ka pasur interesim pėr kėtė ēėshtje.

I. Lidhur me ēėshtjen e legjitimimit tė kėrkuesit.

13.Gjykata vlerėson se kėrkuesi legjitimohet nė kuptim tė rregullimit tė parashikuar nga neni 134, shkronja “f” i Kushtetutės dhe neni 52/2 i ligjit nr. 8577, datė 10.2.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė” (mė poshtė: ligji pėr Gjykatėn Kushtetuese). Partia Socialiste e Shqipėrisė (PSSH) ėshtė njė parti politike e regjistruar nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Tiranė dhe e krijuar me Urdhėr tė Ministrit tė Drejtėsisė, nr.36/1, dt.15.08.1991. Aktualisht ajo ėshtė partia mė e madhe opozitare nė vend. Nė hyrjen e statutit tė kėsaj partie parashikohet se: “PSSH vepron nė respekt tė Kushtetutės, tė ligjeve, tė shtetit tė sė drejtės dhe tė formės parlamentare tė qeverisjes pėr mbrojtjen e sovranitetit kombėtar, rendit dhe drejtėsisė....PSSH ndjek objektiva politikė pėrmes tė cilave synon mbrojtjen dhe promovimin e vlerave dhe tė interesave kombėtare...”.

22. Nė ēėshtjen nė shqyrtim, Gjykata vėren se PSSH ėshtė njė subjekt politik qė nė zgjedhjet e fundit parlamentare tė 28 qershorit 2009 arriti tė siguronte 65 mandate nė Kuvendin e Shqipėrisė. Ky fakt e bėn atė njė subjekt tė posaēėm midis partive tė tjera politike. Bazuar nė kėtė nivel pėrfaqėsimi, duke patur parasysh karakterin dhe rėndėsinė e veēantė tė marrėveshjes sė nėnshkruar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė “Pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse, tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”, Gjykata ēmon se PSSH ka interes legjitim nė kuptim kushtetues pėr tė kėrkuar kontrollin e kushtetutshmėrisė sė kėsaj marrėveshjeje.

23. Pėr sa mė lart, Gjykata vlerėson se kėrkuesi, PSSH, legjitimohet nė kėrkimet e tij pėr kontrollin paraprak tė marrėveshjes sė lidhur midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė “Pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse, tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”.


II. Lidhur me pretendimin pėr zhvillimin e bisedimeve pa pasur plotfuqi nga Presidenti i Republikės.

33. Gjykata thekson se e drejta e Presidentit tė Republikės pėr tė lidhur marrėveshje ndėrkombėtare ėshtė njė funksion kushtetues dhe kėtė ai e ushtron ose vetė, ose duke i dhėnė plotfuqi qeverisė me qėllim pėrfaqėsimin e shtetit sipas tė drejtės ndėrkombėtare. Duke iu referuar fakteve tė bėra tė njohura nga pėrfaqėsuesi i subjektit tė interesuar, Ministria e Punėve tė Jashtme, rezulton tė jetė bėrė praktikė e vazhdueshme qė edhe nė raste tė tjera tė zhvillimit tė bisedimeve dhe nėnshkrimit tė marrėveshjeve me palė shtetin shqiptar, delegacioni shqiptar tė mos ketė qenė i pajisur me plotfuqi nga ana e Presidentit tė Republikės. Pra, ėshtė krijuar praktika e mospajisjes sė delegacionit shqiptar me plotfuqi, nėse pala tjetėr nė marrėveshje nuk e kėrkon njė gjė tė tillė. Gjykata vlerėson se ndjekja e njė praktike tė tillė rezulton tė mos ketė bazė kushtetuese ose ligjore, pasi kemi tė bėjmė me njė veprim tė paautorizuar nga organi, tė cilit i takon kjo kompetencė. Kjo sjellje institucionale e kthyer nė njė praktikė bie ndesh jo vetėm me nenin 92/ė tė Kushtetutės qė parashikon rolin dhe kompetencėn e Presidentit pėr lidhjen e marrėveshjeve ndėrkombėtare, por edhe me nenet 4 dhe 7 tė Kushtetutės.

47. Gjykata vlerėson se mosmarrja e plotfuqisė nga Presidenti i Republikės pėr lidhjen e marrėveshjes ose dhėnien e plotfuqisė, sipas ligjit, bie ndesh edhe me nenin 7 tė Kushtetutės, i cili garanton parimin e ndarjes dhe balancimit tė pushteteve. Ky parim shtrihet jo vetėm ndaj tri degėve tė pushtetit, ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqėsor, por edhe ndaj organeve tė tjera kushtetuese tė pavarura, kompetencat e tė cilave janė tė parashikuara nga dispozitat e Kushtetutės. Sipas kėtij parimi, asnjė organ, nė pėrbėrje ose jo tė njė prej tre pushteteve, nuk mund tė ndėrhyjė nė trajtimin dhe zgjidhjen e ēėshtjeve qė, sipas rastit, do tė pėrbėnin objektin qendror tė veprimtarisė sė organeve apo institucioneve tė tjera kushtetuese . Mospajisja e delegacionit me plotfuqi tė rregullt nga Presidenti i Republikės pėrbėn cenim tė kompetencave tė Presidentit tė Republikės tė parashikuara nga neni 92 i Kushtetutės, rrjedhimisht edhe tė parimit tė ndarjes dhe balancimit tė pushteteve garantuar nga neni 7 i Kushtetutės.

48. Nisur nga titulli i marrėveshjes objekt shqyrtimi, Gjykata konstaton se delegacioni shqiptar jo vetėm nuk ka marrė plotfuqi nga organi kompetent pėr fillimin e bisedimeve e mė pas nėnshkrimin e marrėveshjes me Republikėn e Greqisė, por, nga pikėpamja formalo-juridike, edhe autorizimi pėrkatės i lėshuar nga Kryeministri nuk ėshtė respektuar sa i takon objektit tė tij. Kėshtu, Urdhėri nr.135, dt.23.08.2007 i Kryeministrit pėrmban titullin “Pėr ngritjen e grupit ndėrinstitucional tė punės pėr pėrcaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinje”. Ndėrsa nėse i referohemi marrėveshjes pėrfundimtare tė lidhur midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė, nė titullin e saj, rezulton se objekt i marrėveshjes nuk ka qenė vetėm pėrcaktimi i shelfit kontinental por edhe “…i zonave tė tjera qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”. Pra, rezulton qė pala shqiptare tė ketė negociuar pėr njė objekt mė tė gjerė sesa ishte e autorizuar, duke kapėrcyer kufijtė e autorizimit tė dhėnė pėr objektin e bisedimeve dhe mė pas tė konkretizimit tė njė marrėveshjeje midis dy palėve. Ky tejkalim i objektit tė autorizimit nga grupi negociator e bėn marrėveshjen tė papajtueshme me parimin e shtetit tė sė drejtės i garantuar nga neni 4/2 i Kushtetutės.

52. Nga sa mė lart, Gjykata vlerėson se mospajisja e delegacionit shqiptar me plotfuqi tė rregullt nga Presidenti i Republikės ka sjellė si pasojė cenimin e kompetencės sė kreut tė shtetit si organi kompetent pėr pėrfaqėsimin e shtetit shqiptar nė marrėdhėnie me jashtė. Mungesa e plotfuqisė sė rregullt nga delegacioni shqiptar bie ndesh me kuadrin e brendshėm kushtetues dhe ligjor lidhur me pėrcaktimin e kritereve formale pėr negocimin dhe lidhjen e marrėveshjeve ndėrkombėtare. Si rrjedhojė, kjo papajtueshmėri prek edhe thelbin e marrėveshjes sė lidhur nga shteti shqiptar, i cili, nė ēdo rast, duhet tė shprehė vullnetin e tij nė pėrputhje me kėrkesat e legjislacionit tė brendshėm. Pėr kėtė arsye, Gjykata arrin nė pėrfundimin se marrėveshja e nėnshkruar midis RSH dhe RG pėr delimitimin e hapėsirave detare midis dy vendeve ėshtė lidhur nė kundėrshtim me kėrkesat e neneve 4, 7 dhe 92/ė tė Kushtetutės.


III. Lidhur me parimet dhe kriteret e kontrollit kushtetues tė marrėveshjes ndėrkombėtare nga Gjykata Kushtetuese.

58. Gjykata thekson se gjatė kontrollit kushtetues tė njė marrėveshje ndėrkombėtare ėshtė e rėndėsishme tė mbahet parasysh respektimi i parimit tė shtetit tė sė drejtės, i cili merr pėrparėsi ndaj njė mundėsie pėr tė rėnė ndesh me rregullat e pėrgjithshme tė sė drejtės ndėrkombėtare, i njohur sot me termin “international rule of laė”. Kur para njė gjykate kushtetuese shtrohet pėr shqyrtim interpretimi i njė marrėveshje ndėrkombėtare, ėshtė i pashmangshėm aplikimi i parimeve tė pėrgjithshme pėr kėtė qėllim. Sipas kėtyre parimeve, ēdo marrėveshje duhet interpretuar nė mėnyrė tė tillė qė palėt tė arrijnė atė objektiv pėr tė cilin kanė vendosur tė lidhin kėtė marrėveshje. Nga ana tjetėr, duhet tė mos rezultojė nga marrėveshja njė detyrim mė i madh ose mė i gjerė nga ai pėr tė cilin kanė shprehur vullnetin fillestar palėt.

60. Nga gama e gjerė e pretendimeve tė palėve, pėrveē ēėshtjes sė legjitimimit tė kėrkuesit dhe tė mungesės sė plotfuqisė tė trajtuara mė sipėr, Gjykata vlerėson se duhet tė pėrqendrohet dhe grupojė kryesisht ato qė kanė rėndėsi kushtetuese pėr ēėshtjen nė gjykim dhe konkretisht pretendimet lidhur me: a) titullin dhe pėrmbajtjen e marrėveshjes si dhe nevojen e pėrcaktimit tė hapėsirave detare respektive, b) zbatimin e parimit tė barazlargėsise strikte pėr ndarjen e hapėsirave detare qė u pėrkasin tė dy vendeve, c) ndikimin e ishujve dhe tė masave shkėmbore nė pėrcaktimin e hapėsirave detare dhe ē) mosparaqitjen e hartave analoge si pjesė shoqėruese tė marrėveshjes. Gjykata thekson se pretendimi pėr mungesė tė transparencės gjatė zhvillimit tė bisedimeve pėr lidhjen e marrėveshjes, pėr ēėshtjen nė gjykim, nuk paraqitet nė dimension kushtetues.


IV. Mbi titullin dhe pėrmbajtjen e marrėveshjes si dhe nevojėn e pėrcaktimit tė hapėsirave detare respektive.

69. Gjykata vėren se Konventa e OKB-sė mbi tė Drejtėn e Detit pėrcakton parimet dhe rregullat bazė, tė drejtat dhe detyrimet e pėrgjithshme tė shteteve palė nė fushėn e tė drejtės ndėrkombėtare detare. Zbatimi i saj nė ēdo rast konkret kėrkon marrjen parasysh tė rregullimeve kuadėr tė Konventės, si nė hartimin e legjislacionit kombėtar, ashtu edhe nė dialogun apo bisedimet qė kanė pėr qėllim pėrfundimin e marrėveshjeve pėrkatėse mes palėve tė interesuara nė fushėn e tė drejtės detare, veēanėrisht lidhur me ndarjen, pėrdorimin dhe shfrytėzimin e hapėsirave tė ndryshme detare. Po nė kėtė kuadėr, nė funksion tė zgjidhjes se ēėshtjes qė shqyrton, normat dhe parimet e Konventės shėrbejnė si orientim qendror edhe pėr vendimmarrjen e gjykatės apo tė njė arbitrazhit ndėrkombėtar mbi konfliktet apo problemet e tė drejtės ndėrkombėtare detare.

82. Referuar standardeve tė mėsipėrme, Gjykata konstaton se nė marrėveshjen objekt gjykimi ka disa shkelje kushtetuese, tė cilat nė mėnyrė tė grupuar janė si mė poshtė :

82.1 Pėrpara zhvillimit tė bisedimeve duhej tė ishin pėrcaktuar qartė hapėsirat detare qė duhej tė delimitoheshin si dhe brigjet detare respektive mbi bazėn e tė cilave do tė bėhej ky delimitim. Nė kėtė kuadėr, duhej tė ishte patur mirė parasysh natyra dhe statusi juridik i secilės prej hapėsirave detare qė do tė delimitohej.

82.2 Marrėveshja objekt shqyrtimi mban titullin “Marrėveshje ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė Shelfit Kontinental dhe tė zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”. Nė fakt, siē rezulton edhe nga hartat respektive tė paraqitura, nė rastin konkret, tė paktėn pėrsa i pėrket Republikės sė Shqipėrisė, rreth 90% e hapėsirave detare tė ndara me Republikėn e Greqisė janė Ujra tė Brendshme dhe Det Territorial. Konkretisht, nga 150 rrathet qė shėrbejnė pėr delimitimin e kufirit detar nga pjesa fundore e Kanalit tė Korfuzit deri nė veri tė tij, 140 prej tyre kanė rreze mė tė vogėl se 12 milje detare. Pra, marrėveshja nė fjalė nuk ndan Shelf Kontinental nė kuptimin juridik, ashtu siē thuhet nė titull, por kryesisht Ujrat e Brendshme dhe Detin Territorial. Mbi kėto ujra, nė hapėsirėn ajrore mbi to dhe nė shtratin e detit dhe nėntokėn poshtė kėtyre ujrave, shteti shqiptar ushtron sovranitet tė plotė territorial. Ato janė pjesė integrale e territorit tė shtetit shqiptar, nė njė kohė qė shteteve tė tjera u njihet e drejta e lundrimit paqėsor apo tė drejta tė tjera nė pėrputhje me dispozitat e Konventės sė OKB-sė mbi tė Drejten e Detit. Eshtė e qartė se pėr shkak tė distancės relativisht tė vogėl ndėrmjet brigjeve respektive, marrėveshja objekt shqyrtimi nė thelb merret kryesisht jo me caktimin e kufijve detarė nė kuptim tė pėrgjithshėm, por me pėrcaktimin e kufijve shtetėrore nė kuptim tė mirėfilltė ndėrmjet dy vendeve.


V. Lidhur me pretendimin pėr zbatimin e parimit tė barazlargėsisė strikte.

83. Kėrkuesi pretendon se nė pėrcaktimin e kufijve ujorė me Greqinė nuk duhet tė ishte zbatuar parimi i barazlargėsise strikte, pasi pėr shkak tė brigjeve tė thyera tė territorit grek, ky parim ka passjellė njė rezultat tė disfavorshėm pėr shtetin shqiptar, i cili rezulton tė kėtė humbur sipėrfaqe tė konsiderueshme ujore.

84. Gjykata vė nė dukje se hapėsirat detare qė pėrcakton Konventa e OKB-sė mbi tė Drejtėn e Detit dhe mbi tė cilat shteti bregdetar ushtron sovranitet apo tė drejta sovrane, kanė natyrė, gjerėsi dhe regjim tė ndryshėm nga njėra tjetra. Megjithatė, e pėrbashkėta pėr kėto hapėsira ėshtė interesi i madh dhe shumėdimensional qė ato kanė pėr shtetin bregdetar. Disa prej tyre konsiderohen pjesė integrale e territorit tė shtetit bregdetar. Nė tė tjera shteti bregdetar ushtron tė drejtat e sovranitetit dhe ka ekskluzivitetin e shfrytėzimit nė pėrputhje me dispozitat e Konventės. Nė kėtė kuptim, ėshtė mėse e nevojshme pėrcaktimi i ratione materia dhe ratione loci tė shtetit bregdetar nė hapėsirat detare qė i pėrkasin atij. Pėr kėto arsye, saktėsimi i kėtyre hapėsirave, apo nė njė kuptim mė tė pėrgjithshėm pėrcaktimi i qartė i shtrirjes sė juridiksionit tė shteteve bregdetare me brigje pranė apo pėrballė njeri tjetrit, ėshtė njė ēėshtje sa e rėndėsishme aq edhe e vėshtire e delikate. Ajo i shėrben njėkohėsisht edhe shmangies sė mosmarrėveshjeve apo situatave tė pasigurta nė marrėdhėnieve mes shteteve qė lagen nga ujrat detare.


VI. Lidhur me pretendimin e mosmarrjes parasysh tė pranisė sė ishujve apo masave shkėmbore nė pėrcaktimin e kufijve ujorė.

101. Kėrkuesi ka pretenduar se nė funksion tė parimit tė ekitesė, nė delimitimin e kufijve ujorė, marrėveshja objekt gjykimi duhet tė kishte patur mirė parasyh ndikimin qė kanė me kėtė rast ishujt apo masat shkėmbore. Mbi kėtė bazė, sipas tij, veēanėrisht problematik paraqitet rasti i ishullit (shkėmbit) Barketa, vija e kufirit pėrballė gjirit tė Sarandės, etj.

102. Gjykata vėren se ndėr faktorėt kryesorė qė duhen patur parasysh pėr tė garantuar zgjidhjen e drejtė e tė ndershme, tė cilėn synon parimi i Ekitesė pėr tė gjitha hapėsirat detare, janė prania e ishujve natyrorė, konfigurimi i bregut dhe gjatėsia e tij , struktura fizike dhe gjeologjike e fundit tė detit, burimet natyrore dhe akcesi nė kėto burime , etj.

103. Prania e ishujve natyrorė ėshtė njė element shumė i rėndėsishėm qė ndikon dukshėm nė delimitimin e kufijve (hapėsirave) detare. Nė fakt, nė nenin 121 tė Konventės, pasi pėrcaktohet nė paragrafin e parė kuptimi i ishullit natyror, theksohet se edhe ato gjenerojnė si rregull tė njėjtat hapėsira detare si pjesėt e tjera tė territorit. Paragrafi i tretė i kėtij neni bėn qartė dallimin mes ishujve dhe shkėmbinjve, duke saktėsuar sė kėto tė fundit (pra shkėmbinjtė), kur nuk janė tė banuar apo kanė aktivitet ekonomik, nuk mund tė kenė ZEE apo Shelf Kontinental.


VII. Lidhur me pretendimin pėr mosparaqitjen e hartave analoge si pjesė shoqėruese e marrėveshjes.

109. Kėrkuesi pretendon se grupi negociator gjatė zhvillimit tė bisedimeve dhe nėnshkrimit tė marrėveshjes dypalėshe nuk ka qenė i pajisur me harta analoge me qėllim pasqyrimin e vijės qė pėrcakton delimitimin e hapėsirave detare midis dy vendeve.

110. Gjykata ēmon se pretendimi i kėrkuesit nuk ėshtė i bazuar dhe pėr kėtė shkak nuk duhet pranuar. Neni 16 i Konventės pėr tė Drejtėn e Detit parashikon se “shtetet bregdetare do tė bėjnė publikimin e duhur tė hartave ose listave tė koordinatave dhe do tė depozitojnė njė kopje tė secilės prej hartave ose listave pėrkatėse tek Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara”. Pėrderisa kjo dispozitė parashikon si alternativė hartimin dhe publikimin (dorėzimin) e hartave dixhitale (nėpėrmjet koordinatave gjeografike dixhitale), rezulton se shteti shqiptar e ka pėrmbushur detyrimin e tij nė kuptim tė nenit 16 tė Konventės. Pėr kėtė arsye, nuk konstatohet mungesė e hartave shoqėruese tė marrėveshjes sė lidhur midis RSh dhe RG.


VIII. Lidhur me kushtetutshmėrinė e nenit 2 tė marrėveshjes.

111. Pavarėsisht se nuk ėshtė pretenduar nga kėrkuesi, Gjykata vėren gjithashtu se neni 2 i marrėveshjes objekt shqyrtimi shfaq probleme kushtetuese. Ky nen parashikon se: “Nė zbatim tė Konventės sė OKB-sė pėr tė Drejtėn e Detit, Republika e Greqisė nė anėn e kufirit detar qė ndodhet pranė Republikės sė Shqipėrisė dhe Republika e Shqipėrisė nė anėn e kufirit detar qė ndodhet pranė Republikės sė Greqisė, nuk do tė kėrkojnė apo ushtrojnė pėr asnjė qėllim sovranitet, tė drejta sovrane ose juridiksion mbi ujin, shtratin e detit ose nėntokėn”.

113. Pėr sa mė sipėr, Gjykata ēmon pėrfundimisht se marrėveshja e lidhur midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė “Pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse, tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”, ėshtė e papajtueshme me Kushtetutėn sa i takon ēėshtjeve lidhur me:
a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi tė rregullt nga Presidenti i Republikės pėr zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrėveshjes;
b) mangėsitė serioze nė pėrmbajtjen e marrėveshjes;
c) moszbatimin e parimeve bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare pėr ndarjen e hapėsirave detare midis dy vendeve me qėllim arritjen e njė rezultati tė drejtė dhe tė ndershėm;
ē) mosmarrjen parasysh tė ishujve si rrethana tė veēanta nė delimitimin e hapėsirave detare.

PĖR KĖTO ARSYE:

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, nė mbėshtetje tė neneve 131 shkronja “b”, 134 shkronja “f” tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė; neneve 49/2 e 51 tė ligjit nr.8577, dt.10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, njėzėri,

V E N D O S I:

- Deklarimin si tė papajtueshme me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ė tė Kushtetutės tė marrėveshjes sė lidhur midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė “Pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse, tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”.
- Ky vendim ėshtė pėrfundimtar, i formės sė prerė dhe hyn nė fuqi ditėn e botimit nė Fletoren Zyrtare.

Nr.37/24 i Regj. Themeltar

Nr.15 i Vendimit

Tiranė, mė 15.04.2010
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.10.2010, 19:32   18
Citim:
Haxhinasto: Pakti me Greqinė, negociata sipas Kushtetutės

Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto konfirmon se Tirana dhe Athina zyrtare kanė filluar negociatat pėr nėnshkrimin e njė marrėveshjeje tė re pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

Nė njė intervistė tė botuar sot ministri i Jashtėm deklaron se mes Greqisė dhe Shqipėrisė ekziston vullneti i mirė politik qė kjo ēėshtje tė zgjidhet nė frymėn e fqinjėsisė sė mirė dhe bashkėpunimit midis dy vende.

“Ne jemi nė kontakt me palėn greke dhe kemi shpjeguar se vendimi i Gjykatės Kushtetuese e bėn tė domosdoshme gjetjen e njė zgjidhje tjetėr pėr tė cilėn jemi tė gatshėm tė kontribuojmė, pėrfshirė edhe mundėsinė e rinegocimit tė marrėveshjes” thotė ministri Haxhinasto.

Sipas tij tė dy vendet janė nė fazėn e analizave dhe eksplorimit tė mundėsive tė ndryshme pėr arritjen e njė zgjidhje me mirėkuptim, e cila tė respektojė aktet ligjore ndėrkombėtare ku Shqipėria dhe Greqia janė palė, si dhe kuadrin kushtetues tė dy vendeve respektive.

Haxhinasto flet gjithashtu edhe pėr ēėshtjen e zgjidhjes sė kėrkesave tė komunitetit ēam, tė cilat sipas tij “janė plotėsisht tė mundura pėr t’u realizuar”.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=81436
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.11.2010, 14:44   19
Citim:
Greqia i rikthehet kėrkesės pėr ujėrat detare

Athinė – Greqia ka kėrkuar nga Shqipėria qė tė ratifikojė sa mė shpejt marrėveshjen pėr ujėrat territoriale nė detin Jon.

Athina zyrtare thekson se me ratifikimin e kėsaj marrėveshjeje synohet qė tė shfrytėzohen pasuritė natyrore.

“Marrėveshja pėr ujėrat midis Shqipėrisė dhe Greqisė ėshtė njė marreveshje e mire. Ajo ėshtė firmosur prej tė dy qeverive dhe ėshtė bazuar nė tė drejtėn ndėrkombėtare. Siē dihet, ēėshtja ėshtė komplikuar prej vendimit tė Gjykatės Kushtetuese shqiptare,por nė mendojmė se i takon Tiranės tė gjejė zgjidhje pėr ratifikimin e kėsaj marrėveshje nė Parlamentin e saj. Ne mendojmė se ratifikimi i kėsaj marrėveshje i hap rrugė shfrytėzimit prej dy vendeve, tė pasurive natyrore qė ndodhen nė zonė”, ka thėnė zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme tė Greqisė.

Megjithatė, ai nuk ka sqaruar nėse midis dy vendeve po zhvillohen kontakte pėr hartimin e njė marrėveshjeje tė re ose ndryshime nė atė aktuale.

http://www.gazetastart.com/lajme/Politike/27016/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.4.2011, 18:41   20
Citim:
Spahiu: Greqia tė respektojė sovranitetin dhe rendin juridik nė Shqipėri

Nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kreshnik Spahiu ka deklaruar sot se Greqia duhet tė respektojė rendin juridik dhe sovranitetin e Shqipėrisė nė lidhje me marrėveshjen e ndarjes sė ujėrave kufitare. Reagimi i nėnkryetarit tė KLD-sė ka ardhur pas deklaratave qė ka bėrė sot Ministri i Jashtėm grek, Dimitris Droutsas, i cili kėrkoi shpjegime nė lidhje me paktin detar.

“Nė Shqipėri Gjykata Kushtetuese ėshtė shprehur qartė nė lidhje me papajtueshmėrinė kushtetuese qė ka marrėveshja pėr ndarjen e kufirit jugor, ndarjen territoriale tė ujėrave. Ėshtė detyrim i tė gjitha institucioneve shqiptare dhe tė huaja tė respektojnė sovranitetin dhe rendin juridik nė Shqipėri. Ēdo lloj deklarate politike e cila vjen nė kundėrshtim tė hapur me parimet kushtetuese, me vendimet e gjykatave shqiptare, nė mos respektim tė frymės sė tė drejtės ndėrkombėtare nuk bėn gjė tjetėr veēse cenon rendin juridik nė Shqipėri”, tha sot Spahiu.

Duke u ndalur nė marrėveshjen pėr ujėrat, Sapahiu tha se pėr kėtė ēėshtje ėshtė shprehur qartė Gjykata Kushtetuese.

“Nuk ekziston asnjė marrėveshje juridike ligjore nė fuqi. Ka pasur vetėm disa negociata, ka qenė njė marrėveshje politike, pėr tė cilėn Gjykata Kushtetuese ėshtė shprehur qartė. Nė kėtė kontekst, do tė thoja qė, nuk ekziston asnjė marrėveshje mes shtetit grek dhe atij shqiptar pasi Gjykata Kushtetuese ėshtė shprehur pėr papajtueshmėrinė e saj”, tha Spahiu sot pėr mediat Sapahiu.

Ai theksoi se Greqia duhet tė respektojė parimet e Bashkimit Europian.

“Shteti grek ėshtė njė vend anėtar i BE-sė, ku nga parimet e respektimit tė shtetit ligjor ėshtė ngritur gjithė BE. Tė 27 vendet e BE nuk rrinė bashkė pėr shkak tė gjuhės, historisė, fesė por rrinė bashkė pėr shkak tė rregullave dhe shtetit juridik qė funksionon”, tha Saphiu.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=113287
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:04.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.