Kthehu   Kreu > D1 > 1200 p.e.s. - 28 p.e.s.: Shtetet Ilire
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 7.11.2006, 21:53   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Mburojat ilire


Citim:
Armėt mbrojtėse tė ilirėve pėrfshijnė njė inventar tė pasur objektesh. Mburojat pėrdoren qysh nga fundi i periudhės sė bronzit, por pėr to dimė fare pak deri nė shekujt e fundit tė periudhės sė vjetėr tė hekurit. Nė atė periudhė, nė tė vėrtetė mburojat bėheshin nga druri, kryesisht nga druri dhe lėkura, kėshtu qė prej tyre nuk ėshtė ruajtur asgjė. Vetėm atėherė kur mburojave nė mes u vihej pjesa metalike (umbo) ėshtė e mundshme qė edhe nė pikėpamje arkeologjike tė vėrtetohet ekzistenca e asaj pjese tė armatimit tė ushtarit ilir.

Mburojat, tė cilat mbanin zakonisht ilirėt ishin tė rumbullakėta, por aty-kėtu nė qarkun e kulturės lindore tė Alpeve dhe te japodėt paraqitej edhe tipi oval.10 Njė ekzemplar shumė tė mirė tė mburojės sė rrumbullakėt e kemi tė paraqitur nė njė varėse nga bronzi, e veshur me argjend, prej shek. IV para e.re., qė ėshtė zbuluar nė nekropolin e liburnėve nė Nin. Kjo varėse paraqet luftėtarin e stilizuar me pėrkrenare me njė xhufkė tė lartė dhe me mburojėn e rrumbullaktė konvekse tė stolisur me rrathė koncentrikė.11 Mburoja tė rrumbullakta kanė pasur edhe ilirėt nga Gllasinaci, gjithashtu edhe nga jugu i Shqipėrisė sė sotme. Kėto i shohim tė paraqitura nė monedhat e qyteteve ilire, Scodra dhe Lissos tė cilat u farkuan mbasi kjo pjesė e Ilirisė ra nėn pushtetin e mbretit maqedon, Filipit V, nė vitin 213. Nė to numizmatėt vėrejtėn tipin e mburojės maqedone, ndėrsa arkeologu shqiptar Hasan Ceka, shfaqi mendimin se kjo mburojė me formė tė rumbullakėt dhe me gjysmėrrathė koncentrikė nė skaje, nuk duhet tė jetė maqedone, sepse motivi i rrethit koncentrik ėshtė shumė i njohur edhe tek ilirėt, edhe tek maqedonėt dhe sipas kėsaj ky detal nuk tregon patjetėr origjinėn maqedone tė kėtij tipi tė mburojės. Ceka, prandaj, konkludon se mburoja tė tilla njihnin nė tė njėjtėn kohė edhe maqedonėt, edhe ilirėt.12

Emri:  mburoja-ilire.jpg
Shikimet: 1282
Madhėsia:  16,3 KB
Varėse bronzi nė formė tė luftėtarit tė stilizuar nga Nini,
lartėsia 4 cm, shek. VI para e. re.
Muzeumi Arkeologjik, Zarė.

Nė dobi tė kėsaj teze flet edhe pėrmbajtja qė u paraqitet nė njė pllakė tė praruar nga periudha helene qė u zbulua nė Gradishtė afėr katundit Selcė e Poshtme nė afėrsi tė Pogradecit nė Shqipėri. Nė tė shohim luftėn e ilirėve me maqedonėt; ilirėt mbajnė mburoja tė rrumbullakta ashtu si edhe ushtari maqedon, kurse i vetmi ndryshim midis atyre mburojave ėshtė numri i stolive nė formė tė gjysmėrrathėve koncentrikė.13 Prej kėsaj paraqitjeje ėshtė e qartė se edhe ilirėt njihnin mburojėn e rrumbullaktė tė ngjashme me atė maqedone, qė gjithashtu ishte e stolisur me motive. Ky motiv nuk ishte vetėm stoli, por kishte edhe domethėnie simbolike, gjegjėsisht apotropeike. kp1

E ngjashme me mburojėn ovale ilire, nė viset veriore, ishte ajo qė sollėn keltėt. Pėrveē pjesės sė metalit (umbos) asgjė tjetėr nuk ėshtė ruajtur nga mburojat kelte, mirėpo ėshtė e njohur se kishin formė tė zgjatur, se ishin tė bėrė nga druri dhe se nė mes kishin njė pjesė tė hekurit.14


10 Nė njė rryp tė brezit nga Vaca nė Litia kemi njė paraqitje shumė realiste tė mburojės ovale. Nė bazė tė formės sė njė zinxhiri tė hekurt nga Novo Mesta, Stane Gabrovec, ka pėrfunduar se me formė ovale ishte edhe mburoja qė e mbante ilir, qė u zbulua nė njė varr tė hapur aty. Shih, S. Gabrovec, Grob z oklepom iz Novega Mesta, Situla, 1/1960, fq. 46. Mburojė ovale mbante gjithashtu edhe luftėtari i paraqitur nė njė urnė nga Ribiqi, Shih Dimitrije Sergejevski, Japodske urne, Glasnik Zemaljskog muzeja, 4-5/1949-1950, fq. 51-52, T. I, 2.
11  Nga Nini (?) rrjedh edhe njė varėse e ngjashme qė ka humbur, por vizatimi i sė cilės ėshtė ruajtur. Pėr to shih Sime Batovic, Nekoliko ilirskih antropomorfnih figura iz Sjeverne Dalmacije, Arheoloski vesnik, 6/1955, zv. 2, fq. 233 e tutje, T.I. 7 dhe 8.
12  Hasan Ceka, Questions de numismatique illyrienne, Tiranė, 1972, fq. 165-167; Po ai, Problémes de numismatique ilyrienne, Studia Albanica, 1/1964, nr. 2, fq.90.
13 Fotografia shumė e mirė e kėsaj pllake mund tė shihet nė publikimin "Shqipėria arkeologjike", Tiranė, 1971, fot. 47. Shėnimet mbi qytetin ilir dhe pėr nekropolėn nė atė lokalitet i sjell Neritan Ceka, La ville illyrienne de la Basse - Selce, Iliria, 2/1972, fq. 167-215.
14 Pjesė tė kėtilla janė gjetur shumė nė varrezat kelte. Shih Slavenka Ercegovic. Keltski konjancki grob s Gardosa u Zemunu, Vjesnik Arheoloskog muzeja u Zagrebu, ser. III, 2/1961, fq. 128-129.


A. Stipēeviē - "Ilirėt"
kp1 - Apotropeik dmth. shmangės (i rrezikut, goditjes, tė keqes, etj.), shpėtues, ruajtės, mbrojtės nga e keqja.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2006, 16:50   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Ushtarė ilirė nga vitet 400 para erės sonė:

  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:41.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.