Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.10.2008, 17:43   1

Shkrim i cituar Hagė: Del Ponte mbulon krimet serbe, gjykata akuzon zėdhėnėsen pėr zbulimet


Hagė, 27 tetor Nė Tribunalin e Hagės fillon sot procesi kundėr ish zėdhėnėses sė prokurores, Karla del Ponte, Florense Hartman, e cila akuzohet pėr bėrjen publike tė tė dhėnave sekrete tė Tribunalit tė Hagės pėr krime lufte. Florense Hartman akuzohet pėr botimin gjatė kėtij dhe vitit tė kaluar tė dokumenteve sekrete nga procesi kundėr ish diktatorit, Sllobodan Millosheviē, tė vdekur nė Hagė.

http://www.kosova.com/artikulli/49621
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.9.2009, 03:07   2
Citim:
Gjykata e Hagės dėnon ish zėdhėnėsen Hartman me 7000 euro

Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės pėr ish Jugosllavinė ka shpallur fajtore ish zėdhėnėsen e kėsaj gjykate. Hagė Florenc Hartman u dėnua me 7000 euro gjobė pasi ka publikuar nė librin e saj, e mė pas nė njė artikull reviste, informacione konfidenciale rreth gjykimit tė Sllobodan Millosheviēit.

Hartman i ėshtė referuar dokumenteve nga Kėshilli i Lartė i Mbrojtjes i Serbisė, tė cilat mund tė lidhin Beogradin zyrtar me masakra, si ajo e Srebrenicės. Dokumenta tė tilla nuk janė ende publike.

http://www.rtklive.com/?categoryId=3&newsId=39919
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.9.2009, 13:32   3
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Tregojnė haptas se aty ėshtė njė dreq i madh.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.9.2009, 16:15   4
lulja
 

tung


Pershedetje ,po kush po shkone mare se krejte tollovi ka te shkojne pa rregull e pa drejtesi , po ske qfare te besh...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.9.2009, 03:46   5
Citim:
Liria e fjalės dhe dėnimi i gazetares Hartman
Bajrush Morina, Bota sot

“Rri e qetė dhe sillu mirė” ose “mos diskuto nė opinion pėr vendimet e Gjykatės sė Apelit e as pėr pėrmbajtjen e saj”. Kjo ka qenė kėrkesa e avokatit mbrojtės tė ish-zėdhėnėses sė Tribunalit tė Hagės znj.Florence Hartman. Por trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bakone Justice Maloto nuk mori parasysh kėtė “masė dėnimi” pėr gazetaren e njohur Florence Hartman dhe i shqiptoi asaj dėnimin mandatar prej 7 mijė eurosh gjobė.

Ish-zėdhėnėsja e Tribunalit tė Hagės pėr 7 vjet me radhė, reporterja shumėvjeēare e “Lė Mondit” nga luftimet nė Kroaci e Bosnjė, gazetarja qė zbuloi njė varrezė masive nė afėrsi tė Vukovarit mė vitin 1992, e shpėrblyer mė vitin 1997me ēmimin mė tė lartė francez pėr guxim profesional “La Fondation de France”, dėshmitarja e disa proceseve kundėr disa serbėve tė akuzuar, ka pėrmbledhur nė librin e saj tė fundit “Paqja dhe dėnimi” tė gjitha ato shėnime, vėrejtje e sugjerime tė cilat gjatė kohės sa ka qenė zėdhėnėse e Tribunalit, ose nuk ka pasur kohė t’i botojė ose e ka pasur tė ndaluar t’i bėjė tė njohura pėr publikun.

Por pėrse nė tė vėrtetė ėshtė dėnuar gazetarja Florence Hartman?

Pika 1.Me vetėdije dhe me qėllim ka penguar zbatimin e drejtėsisė tė Gjykatės Ndėrkombėtare duke zbuluar informacione nė kundėrshtim me Urdhrin e Kėshillit tė Ankesave, tė 20 shtatorit 2005 dhe Urdhrin e Kėshillit tė Ankesave tė 6 prillit 2006, sepse mė 10 shtator ka shkruar dhe botuar librin “Paqja dhe dėnimi” nė botim tė “Flammariona”.

Pika 2. Me vetėdije dhe me qėllim ka penguar zbatimin e drejtėsisė tė Gjykatės Ndėrkombėtare duke zbuluar informacione nė kundėrshtim me Urdhrin e Kėshillit tė Ankesave, tė 20 shtatorit 2005 dhe Urdhrin e Kėshillit tė Ankesave tė 6 prillit 2006, sepse ka shkruar artikullin me titull “Dokumentet kyē, tė fshehura, lidhur me gjenocidin”, botuar mė 21 janar tė vitit 2008 nga Instituti i Bosnjės.

Thėnė mė qartė dhe “shqipėruar” mė mirė nga kėto konstrukte juridike tė vendimit pėr dėnimin e gazetares Florence Hartman del se ajo ėshtė shpallur fajtore, sepse ka botuar njė libėr nė tė cilin ka hapur “dyert e mbyllura” tė Tribunalit tė Hagės dhe ka shkruar dhe ka botuar njė shkrim nė tė cilin ka hedhur dritė mbi dokumentet e fshehura tė krimeve serbe ndaj popullatės myslimane gjatė luftės nė Bosnjė. Me njė fjalė, Florence Hartman ka zbardhur disa “faqe tė zeza” tė krimeve serbe dhe ka ndriēuar disa prapaskena tė “errėta” tė punės sė Tribunalit tė Hagės.

Librin “Paqja dhe dėnimi” kam pasur rastin ta lexoj nga “hapėsira” e kufizuar e Tribunalit, nga ato prapaskena jo vetėm fizike por edhe juridike qė mund tė shihen e tė pėrjetohen vetėm nga ata qė janė kanė pasur punė me Prokurorinė e Tribunalit Ndėrkombėtar. Duke lexuar kėtė libėr lexuesi i “mbyllur nė qeli” zhgėnjehet edhe mė tepėr pėr pastėrtinė e drejtėsisė ndėrkombėtare, nė ndėrkohė qė ngazėllehet dhe “ngushėllohet” shpirtėrisht nga guximi i gazetares Florence Hartman pėr tė nxjerrė nė opinion tė gjitha ato tė pathėna tė Tribunalit tė Hagės, pėrkatėsisht tė Prokurorisė sė Tribunalit.

Nė njoftimin pėr shtyp tė publikuar pėr media nga Zyra pėr e Shtypit e Tribunalit ndėr tė tjera shkruan: “Fakti qė e akuzuara ka qenė pėr 6 vjet nė detyrėn e zėdhėnėses sė Prokurorisė, do tė thotė se ajo ka qenė e vetėdijshme pėr faktin se ēka nėnkuptojnė disa vendime tė besueshme”. Pra Trupi Gjykues e ka “rėnduar” gazetaren Hartman me kėtė fakt duke e akuzuar atė se me vetėdije ka publikuar disa dokumente tė besueshme.

Nė fakt, ata qė kanė lexuar librin “Paqja dhe dėnimi” mund tė binden se tė gjitha faktet e botuara nė librin nė fjalė kanė qenė pothuaj tė njohura pėr opinionin publik. Askush nuk ka dyshuar nė involvimin e kriminelit Milosheviē nė tė gjitha luftėrat e pėrgjakshme tė ish-Jugosllavisė, prandaj ēka ka tė panjohur pėr opinionin dhe cilat janė ato “vendime tė besueshme” qė kanė tė bėjnė me krimet e Milosheviēit dhe regjimit tė tij pėr tė cilat nuk do tė duhej tė merrte vesh opinioni?!

Florence Hartman ka qenė e para zyrtare e Tribunalit qė ia ka dorėzuar me dorė tė vet aktakuzėn kriminelit Slobodan Miulosheviē, pas arrestimit tė tij dhe nė prag tė transferimit nė Qendrėn e Paraburgimit nė Sheveningen tė Hagės. Por, pėrderisa me rastin e dorėzimit tė kėsaj aktakuze ajo ka kryer njė shėrbim zyrtar (si zėdhėnėse e Prokurorisė sė Tribunalit), sepse kur ka shkruar librin ka pėrdorur “lapsin” e saj tė gazetarisė e jo qėndrimin zyrtar.

Ajo ka qenė gazetare e njohur, para se tė bėhej zėdhėnėse zyrtare e Tribunalit.

Ajo ėshtė dėnuar si gazetare e njohur pėr arsye se nuk ka mundur tė mbetej gjithmonė zyrtare e Tribunalit.

Ajo edhe pas kėtij vendimi tė Trupit Gjykues tė Tribunalit do tė mbetet njė gazetare e guximshme qė ėshtė dėnuar pėr shkak se ka mbrojtur lirinė e fjalės.

Prandaj Florence Hartman ėshtė gazetare e pafajshme!

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=31723
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.8.2010, 22:08   6
Citim:
Hetohet ish-kryeprokurorja Del Ponte

Ish-kryeprokurorja e Gjykatės Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė, Carla del Ponte, e cila prapa grilave i dėrgoi disa prej drejtuesve kryesorė tė luftėrave nė Ballkan, do tė hetohet pėr lejimin e frikėsimit dhe tė dhėnies sė ryshfetit pėr dėshmitarėt, si dhe pėr shkatėrrimin, gjegjėsisht dėmtimin e provave.

Gjykatėsit e OKB nė Tribunalin e Hagės pėr ish-Jugosllavinė kanė urdhėruar hetime tė pavarura ndaj praktikave tė Del Pontes dhe tė dy prokurorėve kryesorė Hidelgard Ultz Retzlaff dhe Daniel Saxon, tė cilėt janė ende pjesė e gjykatės.

Hetimi filloi pas ankesave tė dėshmitarėve se ishin kėrcėnuar, paguar dhe keqtrajtuar, dhe se provat e tyre ishin dėmtuar.

Ėshtė kjo hera e parė gjatė 17 vjetėve sa ekziston kjo gjykatė qė prokurorėt e saj kryesorė tė pėrballen me dėnim tė mundshėm pėr shkak tė mosrespektimit tė rregullave tė Tribunalit.

Gjatė tetė viteve sa ishte kryeprokurore, Carla Del Ponte, e cila aktualisht shėrben si ambasadore e Zvicrės nė Argjentinė, njihej si njė luftarake, por dhe si tejet kundėrthėnėse. Ajo u largua nga detyra nė vitin 2007.

Akuzat kundėr saj ndėrlidhen me shqetėsimet lidhur me praktikat qė pėrdorte ekipi i hetuesve tė saj nė procesin kundėr kriminelit serb Vojislav Seselj, qė konsiderohet si njėri prej udhėheqėsve mė famėkeq tė luftėrave nė ish-Jugosllavi.

“Disa prej dėshmitarėve kanė folur pėr presion dhe kėrcėnime qė u ishin bėrė hetuesit e Prokurorisė”, thuhet nė deklaratėn e gjykatėsit tė rastit tė Seselj.

“Prokuroria ka siguruar dėshmi nė mėnyrė tė paligjshme, pėrmes kėrcėnimeve ose blerjes sė dėshmitarėve”, pohon ai.

Ndėrkaq, nė dėshmitar serb pohoi se i ishte ofruar njė punė e paguar mirė nė SHBA nėse do tė dėshmonte nė favor tė Prokurorisė.

“Deklarata tregon edhe pėr pagjumėsinė e detyruar gjatė marrjes nė pyetje, pėr presion psikologjik, e nė njė fazė dhe pėr shantazh, kėrcėnime dhe pagesa tė paligjshme”.

Njė hetues i pavarur, i cili besohet tė jetė gjykatės francez, do tė raportojė lidhur me kėto akuza brenda gjashtė muajve.

Prokuroria e Hagės i ka hedhur poshtė akuzat, megjithėse ka premtuar se do tė bashkėpunojė.

“Besojmė se ekipi ynė e bėrė punė profesionale dhe sipas rregullave”, tha Frederick Suinen, kėshilltar i posaēėm i kryeprokurorit aktual tė Tribunalit, Serge Brammerz.

Gjykatėsi Jean-Claude Antonetti, i cili edhe ka urdhėruar hetimin e Del Pontes, dhe qė drejton gjykimin e Sjesjelj, deklaroi se Tribunali i ka marrė shumė seriozisht akuzat, pėrderisa hodhi poshtė mundėsinė e cenimit tė tė drejtave tė tė akuzuarve. (The Guardian)

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../36880/C5/C18/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.8.2010, 21:22   7
Citim:
Tribunali pėrgėnjeshtron hetimet kundėr Del Pontes

Tribunali nė Hagė i ka pėrgėnjeshtruar njoftimet e disa mediave se kanė filluar hetime kundėr ish-kryeprokurores Karla del Ponte dhe prokurorėve tė tjerė, pėr shkak tė presioneve ndaj disa dėshmitarėve.

Nė njoftimin nga Tribunali theksohet se kėshilli gjyqėsor ka caktuar tė emėrohet njė bashkėpunėtor ligjor tė gjykatės, i cili do t'i hetonte frikėsimet e mundshme dhe presionet nga ana e hetuesve tė prokurorisė, dhe t'i hetojė teknikat, me tė cilat ata janė shėrbyer pėr t'i siguruar dėshmitė fillestare me shkrim nga dėshmitarėt.

Njoftimet pėr nisjen e hetimeve janė bėrė publike nė njė shkrim tė sė pėrditshmes "The Guardian".

http://www.evropaelire.org/content/article/2133001.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.2.2011, 09:52   8
Citim:
Gratė e Srebrenicės akuzojnė Del Ponten

Tuzėll, 20 shkurt – Shoqata e grave tė Srebrenicės ėshtė e vendosur qė tė akuzojė ish-prokuroren e Tribunalit tė Hagės, Carla Del Ponte.

Gratė e Srebrenicės, siē raporton FoNet, duke u mbėshtetur nė njė raport tė REL-it, kanė mbledhur mbi 4 mijė nėnshkrime dhe po pėrgatisin akuzėn. Ato do t’i pėrfaqėsojė juristi nga Tuzlla, Damir Aliq, me ndihmėn e njė ekipi avokatėsh nga Londra.

Nėnat dhe gratė e Srebrenicės kėrkojnė tė pėrcaktohet pėrgjegjėsia e Carla Del Pontes pėr asgjėsimin e gjėsendeve tė gjetura nė varrezat masive, tė cilat nė Tribunalin e Hagės janė pėrdorur si dėshmi.

Procesi i nisur ėshtė akoma nė fazėn fillestare.

“Ne do tė nisim mbledhjen e dėshmive kėtu nė Bosnjė e Hercegovinė dhe jashtė. Ndihmėn profesionale e kanė ofruar tashmė avokatė nga Londra, tė cilėt pa kompensim material do ta ndihmojnė ekipin nga Tuzlla nė kėtė proces”, thotė Aliq.

“Mė sė shumti dėshmi ka nė Tribunalin e Hagės. Ato qė do tė na japin neve, me siguri do tė shėrbejnė si dėshmi. Ato qė nuk do tė na japin, ne do tė bėjmė pėrpjekje qė nė mėnyra tė tjera t’i marrim”, thotė Aliq.

“Avokatėt londinezė janė Fergus Randolf dhe Hugh Merser nga Londra. Ata janė avokatė me njė pėrvojė shumė tė gjatė nė raste tė kėtilla dhe nė raste tė pėrafėrta”, thotė Damir Aliq.

Familjet e viktimave janė tė vetėdijshme se i pret njė proces i gjatė dhe i rėndė.

“Ne gjithnjė themi se nė BeH kanė vrarė fėmijėt tanė, ndėrsa nė ‘shtėpinė e drejtėsisė’ janė vrarė kujtimet pėr mė tė dashurit tanė. Kjo nuk ka guxuar tė ndodhė. Kjo nuk ka qenė privatėsia e tyre. Nėse kjo ju ka takuar dikujt, ju ka takuar familjeve tė viktimave”, thotė Hatixha Mehmetoviē nga Shoqata e Nėnave tė Srebrenicės.

http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,17,50172
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.8.2011, 19:41   9
Citim:
Karla del Ponte nė bankėn e tė akuzuarve?

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Karla del Ponte mund tė ndodhet nė bankėn e tė akuzuarve pėr zhdukjen e sendeve nga varret masive, qė janė pėrdorur si dėshmi nė proceset gjyqėsore.

Nė fund tė vitit 2005 dhe nė fillim tė vitit 2006 nė Gjykatėn e Hagės janė shkatėrruar rreth 1.000 sende personale tė viktimave tė gjenocidit, shumė prej tė cilave ishin pėrdorur si prova materiale nė proceset gjyqėsore.

Shumica e kėtyre sendeve ishte nga varrezat masive. Prokuroria nė Hagė disa vite mė vonė vendosi qė ato "tė shkatėrrohen, pėr shkak se ishin nė fazėn e kalbjes dhe paraqisnin rrezik pėr shėndetin e njeriut".

Kjo ishte njė goditje pėr ata qė i kishin mbijetuar gjenocidit, sepse siē theksojnė pėrfaqėsuesit e shoqatave tė Srebrenicės "janė shkatėrruar kujtimet e tė vrarėve". Ata nuk i ka qetėsuar as sqarimi se tė dhėnat dhe fotografitė e sendeve tė shkatėrruara ndodhen nė arkivin e gjykatės. Sendet personale tė tė vrarėve pėr tė mbijetuarit kanė njė vlerė shumė tė madhe emocionale.


Objektet janė shkatėrruar pa pėlqimin e familjeve tė viktimave

"Kujtimet e fundit tė fėmijėve tanė dhe bashkėshortėve u shkatėrruan gjatė mandatit tė Karla del Pontes, e cila edhe e ka nėnshkruar vendimin pėr shkatėrrimin e atyre sendeve. Ne do tė vazhdojmė tė kėrkojmė qė ata tė cilėt janė pėrgjegjės tė dalin para drejtėsisė, sepse ata duhet tė kishin kėrkuar pėlqimin e familjeve ose tė shtetit tonė, Bosnjė e Hercegovinės", thotė kryetarja e shoqatės "Nėnat e Srebrenicės", Hajra Ēatiq.

Shoqatat e Srebrenicės kanė mbledhur 4000 nėnshkrime tė personave tė mbijetuar, tė cilėt kanė kėrkuar angazhimin e njė ekipi tė avokatėve. Prokurori nga Tuzla Damir Aliq ėshtė anėtar i grupit, qė do tė pėrfaqėsojė viktimat falas nė kėtė rast.

Pėr Deutsche Welle-n ai thotė se: "ka shumė gjasa qė nė listėn e tė akuzuarve tė jetė edhe ish-kryeprokurorja Karla del Ponte dhe rrethi i afėrt i njerėzve, tė cilėt vendosėn pėr shkatėrrimin e provave."


"Shkatėrrimi i provave ėshtė urdhėruar nga Karla del Ponte"

"Dyshimi bazė se zonja Karla del Ponte ka urdhėruar shkatėrrimin e kėtyre sendeve ėshtė konfirmuar nga burime tė shumta dhe ne po merremi me kėtė problem nė mėnyrė sistematike. Ne pėrgatitemi pėr tė ngritur njė kallėzim ose aktpadi dhe do ta bėjmė kėtė sapo tė kemi mbledhur provat e mjaftueshme", thotė Aliq.

Ekipi i avokatėve, tė cilit i janė bashkuar edhe avokatėt britanikė Hugh Mercer dhe Jessica Wells, ka llogaritur nė mbėshtetjen e institucioneve tė Bosnjė e Hercegovinės, thekson Aliq.

"Kemi premtime tė dhėna gojarisht, por jo edhe mbėshtetje konkrete. Autoritetet e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Bosnjė e Hercegovinės kanė anuluar njė takim tė paraparė pėr ditėn e enjte (11.8.). Ne kemi mbėshtetjen e shumė individėve, duke pėrfshirė kėtu edhe atė tė anėtarit tė presidencės sė Bosnjė e Hercegovinės, Bakir Izetbegoviē dhe shpresojmė qė kjo mbėshtetje do tė jetė edhe mė e madhe", tha Aliq.

Ekipi i avokatėve synon qė tė ndihmojė nėnat nga Srebrenica qė tė kenė njė pėrgjigje pėr atė se kush dhe pse i shkatėrroi kujtimet e mė tė dashurve tė tyre, dhe pse pėr kėtė ėshtė heshtur pėr vite me rradhė. Anėtarėt e ekipit tė avokatėve mendojnė se pėrgjigjet ndaj kėtyre pyetjeve do tė bėhen tė njohura shumė shpejt.

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15312975,00.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2011, 17:50   10
Citim:
Fletė arresti pėr zėdhėnėsen e Karla Del Ponte

Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte nė ish-Jugosllavi ka lėshuar njė fletarrest pėr ish-zėdhėnėsen franceze tė prokurorisė sė gjykatės pėr shkak tė refuzimit tė saj pėr tė paguar 7 mijė euro, njofton agjencia e lajmeve AFP.

“Republika franceze urdhėrohet dhe autorizohet nė kėtė mėnyrė ta kėrkojė, arrestojė, burgos dhe t`ia dorėzoje tribunalit, Florence Hartmanin”, citon agjencia njė urdhėr tė gjykatės nė Hagė.

Hartman ėshtė gazetare franceze, e cila deri nė vitin 2006 ka qenė zėdhėnėse e ish-prokurorės nė Tribunalin e Hagės, Karla Del Ponte.

Nė shtator tė vitit 2009, ajo ishte dėnuar nga gjykata me njė gjobė prej 7 mijė eurosh pasi , siē thuhet, ka publikuar nė librin e saj, e mė pas nė njė artikull reviste me informacione konfidenciale rreth gjykimit tė Sllobodan Millosheviēit.

http://www.ora-news.com/v2/index.php...id=32243&nid=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.4.2012, 21:23   11
Citim:
'Ēfarė kėrkon Bildt kėtu, ai e lavdėronte Millosheviēin’

Shėnimi i 20 vjetorit tė fillimit tė rrethimit tė Sarajevės, mori njė kthesė tė papritur, kur nė rrugė u takuan ish-zėdhėnėsja e Tribunalit tė Hagės Florence Hartmann dhe ish Pėrfaqėsuesi i Lartė nė Bosnjė, Karl Bildt.

Para kalimtarėve tė habitur, afėr mijėra karrigeve tė kuqe, qė pėrfaqėsonin viktimat e rrethimit, Hartmann e pyeti ministrin e jashtėm suedez, Bildt, se pėrse kishte ardhur nė Sarajevė.

“Nuk ėshtė dashur tė vinte nė Sarajevė. Ėshtė dashur tė vijė atėherė kur ka mundur tė bėjė diēka”, iu tha ajo gazetarėve, qė ishin nė takim.

“Ai nuk meriton tė jetė sot kėtu. Kur ka mundur tė bėnte diēka, ai thoshte se Sllobodan Millosheviēi ėshtė njė njeri i mirė, dhe kjo ėshtė e shkruar edhe nė transkripte”, ka thėnė ajo.

Hatmann ka thėnė se Bildt me politikėn e tij nuk ka bėrė asgjė pėr tė shkurtuar vuajtjet e Sarajevės, ku pėr 1395 ditė tė rrethimit, forcat serbe vranė 11 541 veta, prej tyre mbi 1500 fėmijė. gjatė rrethimit dhe gjithė Bosnjės. “Pėr kėtė arsye mendoj se nuk e kishte vendin kėtu”, ka thėnė Hartmann. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=4&a=10342
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.9.2012, 21:00   12
Citim:
Carla Del Ponte do tė hetojė krimet nė Siri

New York, 28 shtator - Ish-kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Carla Del Ponte ėshtė emėruar anėtare e Panelit tė Kombeve tė Bashkuara qė do tė hetojė krimet e luftės nė Siri. Paneli mbledh prova pėr procese gjyqėsore, qė nė tė ardhmen mund tė ngrihen kundėr tė dyshuarve pėr krime nė konfliktin ndėrmjet trupave tė presidentit Bashar al-Assad dhe forcave opozitare.

Pėrveē Del Pontes, Kėshilli pėr tė Drejta tė Njeriut i OKB-sė ka emėruar tė premten anėtar tė panelit edhe Vitit Muntarbhorn, profesor tajlandez, i cili ka hetuar tė drejtat humane nė Korenė e Veriut, transmeton rel.

Carla Del Ponte pati nxitur reagimin e liderėve kosovarė kur ka folur pėr “trafikimin e organeve tė tė rrėmbyerve serbė nė Kosovė”.

http://koha.net/?page=1,16,117028
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.11.2012, 21:28   13
Citim:
Gotovina padit del Ponten

Zagreb, 21 nėntor - Mbrojta e gjeneralit kroat Ante Gotovina nė Tribunalin e Hagės ka paralajmėruar se ka ndėr mend ta padisė ish – kryeprokuroren e Tribunalit tė Hagės Carla del Ponte pėr shkak tė deklaratės se lirimi i gjeneralėve Gotovina e Markaē nuk ėshtė drejtėsi. Kėtė ajo e kishte thėnė nė intervistė pėr gazetėn serbe “Blic” tė Beogradit.

http://koha.net/?page=1,15,124140
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2012, 21:30   14
Citim:
Emmerson: Madame Del Ponte, kėrkoni falje

Hagė, 29 nėntor - “Mė nė fund, pas shtatė vitesh tė gjata dhe dy gjykimeve gjithashtu tė gjata, Tribunali vendosi drejtėsi ndaj Ramush Haradinajt dhe popullit tė Kosovės”, thuhet nė deklaratėn e lėshuar me shkrim tė avokatit mbrojtės tė zotit Haradinaj, Ben Emmerson.

Nėpėrmjet kėsaj deklarate, zoti Emmerson ka bėrė tė ditur se ish kryeministri i Kosovės, Haradinaj, kthehet sonte, duke pėrcjellė porosinė e vetė zotit Haradinaj se ai sė shpejti “do tė ri-marrė pozitėn e tij si lider politik i vendit, pėr tė udhėhequr qeverinė qė pėrfaqėson tė gjithė qytetarėt e Kosovės, ēfarėdo gjuhe qė ata flasin, nga cilido vend qė vijnė dhe pavarėsisht pėrkatėsisė etnike”.

“Ėshtė koha pėr pajtim”, citohet tė ketė thėnė Haradinaj, Nė deklaratėn me shkrim tė lėshuar nga avokati mbrojtės i tij, Ben Emmerson.

“Me mbėshtetjen e komunitetit ndėrkombėtar dhe bekimin e qytetarėve, ai do tė pėrfundojė punėn qė nisi kur u bė kryeministėr nė vitin 2004, duke mundėsuar shtetėsi tė plotė pėr pavarėsinė e Kosovės”, thuhet nė deklaratė.

“Ky vendim, qė pason procesin mė tė gjatė dhe mė tė mundimshėm nė historinė e sė drejtės ndėrkombėtare, ėshtė njė dėshmi e tėrėsishme e pafajėsisė sė zotit Haradinaj”, thuhet nė deklaratė, nė tė cilėn avokati Emmerson gjithashtu thotė se “ėshtė koha e fundit qė armiqtė e Kosovės sė lirė tė pranojnė kėtė vendim tė historisė”.

Emmerson ka kėrkuar edhe nga ish prokurorja e Tribunalit Ndėrkombėtgar, Carla del Ponte, e cila edhe ka ngritur aktpadinė kundėr tij, qė “t’i kėrkojė falje zotit Haradinaj dhe tė gjithė kosovarėve pėr gabimet e rėnda tė gjykimit tė saj nė kėtė rast”.

http://koha.net/?page=1,13,125235

Citim:
Del Ponte: S'jam e befasuar me vendimin

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Karla Del Ponte, ka deklaruar se nuk ėshtė e befasuar me vendimin e sotėm pėr lirimin e Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt, por me faktin se ka qenė vėshtirė tė mblidhen dėshmi tė mjaftueshme pėr ngritjen e aktakuzės. "Hetimi i Ramush Haradinajt ka qenė i vėshtirė. Nuk kishte bashkėpunim me Kosovėn, kėshtu qė ka qenė shumė e vėshtirė tė mblidhen dėshmitė e mjaftueshme pėr tė ngritur aktakuzėn”, i ka thėnė Del Ponte agjencisė serbe tė lajmeve Tanjug. Sipas saj edhe kur janė mbledhur dėshmitė, dėshmitarėt i ndryshonin deklaratat e tyre. Pėr kėtė arsye Prokuroria kishte iniciuar rast tė ri, por edhe kėsaj radhe kishin hasur nė problemet e njėjta. Ajo nuk ka komentuar por ka qeshur me kėrkesėn e avokatit tė Haradinajt, Ben Emerson qė t’i kėrkoi falje publike tė akuzuarve dhe popullit tė Kosovės.

http://www.kosova-sot.info/politike/...ar-me-vendimin
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.11.2012, 21:31   15
Citim:
Del Ponte fajtore pėr gjyqin ndaj Haradinajt

Ish- prokurori i Tribunalit tė Hagės, Jeffrey Nice ka deklaruar se pėrgjegjėsi tė madhe nė rastin e lirimit tė Haradinajt, Gotovinės dhe Markaqit, bart ish-kryeprokurorja Carla Del Ponte, e cila ka injoruar kėshillat e juristėve tė dėshmuar pėrbrenda Tribunalit, tė cilėt, paraprakisht, kishin paralajmėruar se akuzės sė saj i mungonin provat.

Ai nė njė intervistė pėr “Dnevni Avaz”, ka thėnė se e gjithė procedura kundėr ish-komandantit tė UĒK-sė ėshtė njė turp pėr gjithė zyrėn e prokurorisė sė Tribunalit tė Hagės, pėr atė se ata janė liruar por pėr atė qė e gjithė procedura ėshtė ndjekur ashtu siē nuk do tė duhej.

Sipas tij, juristė tė kualifikuar edhe para se tė ngitej procedura ndaj Haradinajt dhe bashkėluftėtarėve tė tij nė Tribunalin e Hagės, i kanė sugjeruar kryeprokurores sė atėhershme, Carla Del Ponte se nuk kishte prova dhe as dėshmi tė mjaftueshme pėr ngritje tė akuzės.

“Carla Del Ponte pas atij momenti ‘urdhėroi’ tre juristė tė cilėt nuk kanė pėrvojė si avokatė nė Gjykatė dhe tė cilėt pas ngritjes sė akuzės nuk kanė pėrfaqėsuar rastin nė gjykatė, nė emėr tė prokurorisė”, ka thėnė Nice.

Ai ka thėnė se edhe pėrbrenda Tribunalit ka pasur vėrejtje tė hapura tė cilat i janė drejtuar Del Pontes nė lidhje me mangėsitė e akuzės.

“Njė jurist me pėrvojė dhe unė i patėm shkruar Del Pontes vetėm disa muaj para ngritjes sė aktakuzės, duke e paralajmėruar se nuk mund tė ngritė akuzė pa konsensusin e kolegjiumit tė avokatėve, i cili ėshtė njė lloj testi pėr qėndrueshmėrinė e akuzės sipas sasisė dhe forcės sė provave. Kjo nė fakt ishte njė praktikė ndėrmjet avokatėve tė prokurorisė nė kohėn e mandatit Louise Arbour, paraardhėses sė Del Pontes”, ka thėnė Nice.

“Ne i patėm sqaruar qė testimi i akuzės ėshtė i nevojshėm nė mėnyrė qė t’u mundėsohej avokatėve tė dėshmuar qė tė jepnin vėrejtjet e tyre. Por, Del Ponte refuzoi”, ka thėnė Nice. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=26872

Citim:
Ish-prokurori i Hagės: Del Ponte fajtore pėr gjyqin e Haradinaj

HAGE- Ish- prokurori i Gjykatės sė Hagės, Jeffrey Nice ka deklaruar se ish-kryeprokurorja Carla Del Ponte, ka injoruar kėshillat e juristėve, tė cilėt, paraprakisht kishin paralajmėruar se akuzės sė saj pėr Ramush Haradinaj i mungonin provat.

Nė njė intervistė pėr “Dnevni Avaz”,Nice ka thėnė se e gjithė procedura kundėr ish-komandantit tė UĒK-sė ėshtė njė turp pėr gjithė zyrėn e prokurorisė sė Gjykatės sė Hagės.

Sipas tij, juristė tė kualifikuar edhe para se tė ngitej procedura ndaj Haradinajt dhe bashkėluftėtarėve tė tij nė Gjykatėn e Hagės, i kanė sugjeruar kryeprokurores sė atėhershme, Carla Del Ponte se nuk kishte prova dhe as dėshmi tė mjaftueshme pėr ngritje tė akuzės.

Ai ka thėnė se edhe brenda Gjykatės sė Hagės ka pasur vėrejtje tė hapura tė cilat i janė drejtuar Del Pontes nė lidhje me mangėsitė e akuzės.

“Njė jurist me pėrvojė dhe unė i patėm shkruar Del Pontes vetėm disa muaj para ngritjes sė aktakuzės, duke e paralajmėruar se nuk mund tė ngrejė akuzė pa konsensusin e kolegjiumit tė avokatėve, i cili ėshtė njė lloj testi pėr qėndrueshmėrinė e akuzės sipas sasisė dhe forcės sė provave. Kjo nė fakt ishte njė praktikė ndėrmjet avokatėve tė prokurorisė nė kohėn e mandatit Louise Arbour, paraardhėses sė Del Pontes”, ka thėnė Nice.

“Ne i patėm sqaruar qė testimi i akuzės ėshtė i nevojshėm nė mėnyrė qė t’u mundėsohej avokatėve tė dėshmuar qė tė jepnin vėrejtjet e tyre. Por, Del Ponte refuzoi”, ka thėnė Nice.

http://www.balkanweb.com/kosova/2686...aj-111502.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.12.2012, 21:32   16
Citim:
Lirimi i Haradinaj, Qeveria shqiptare: Do kėrkojmė hetimin e Carla del Pontes

TIRANĖ-Shqipėria do u kėrkojė instancave pėrkatėse ndėrkombėtare tė nisin hetimet ndaj ish-Prokurores sė Hagės, Carla del Ponte. Kėshtu bėri tė ditur nė njė njoftim pėr shtyp, kryeministria duke pėrshėndetur lirimin nga akuzat tė ish-kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj.

“Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė do ti kėrkojė instancave pėrkatėse ndėrkombėtare tė autorizojnė dhe ndėrmarrin njė hetim tė pavarur ndaj ish-Prokurores sė TPNJ, Carla del Ponte nė lidhje me pretendimet e ngritura pėr rolin e saj tendencioz dhe tė paligjshėm nė cėshtjen kundėr ish -kryeministrit tė Kosovės z. Haradinaj dhe ju kėrkon Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB dhe Tribunalit Penal Ndėrkombėtar pėr ish Jugosllavinė tė nisin menjėhėre njė hetim pėr tė nxjerrė nė pah tė vėrtetėn nė lidhje me kėtė ēėshtje”.

“Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė pėrshėndet vendimin e pafajėsisė pėr herė tė dytė tė Tribunalit Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė (TPNJ), pėr ish-kryeministrin e Kosovės Ramush Haradinaj pas njė procesi hetimi prej kaq vitesh nėn akuza tė pėrsėritura nga ish-Prokurorja e Pėrgjithshme e TPNJ zn. Carla del Ponte”.

Sipas njoftimit pėr shtyp, Qeveria shqiptare bashkohet kėshtu plotėsisht me kėrkesėn e autoriteteve zyrtare tė Kroacisė pėr hetim tė pavarur tė prokurores Carla Del Ponte lidhur me akuzėn e ngritur ndaj gjeneralit Gotovina dhe bashkėpuntoreve tė tij, tė cilėt Gjykata e Hagės, i shpalli tė pafajshem.

Mė tej, qeveria shqiptare risolli nė vėmendje dhe pėrshėndeti rishtasi qėndrimin e ish-kryeministrit Haradinaj ndaj kėrkesave tė TPNJ, dorėheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe paraqitjen e tij para TPNJ.

Mė tej qeveria shqiptare nė njoftim theksoi se “edhe opinioni publik shqiptar ėshtė tronditur thellė nga deklaratat e fundit tė prokuroreve tė famshem te TPNj, qė kanė ngritur akuzat ndaj Slloboban Milloshevicit si dhe ndaj autorėve tė Masakrės sė Sebrenicės, nė tė cilat pohohet se akuza e ngritur ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinajt dhe bashkėpuntorėve tė tij nga Prokurorja Carla del Ponte ėshtė hartuar pa bazė tė mjaftueshme provash, duke mos marre parasysh dhe anashkaluar rekomandimin e prokurorėve tė cėshtjes kundėr ngritjes sė aktakuzės pėr mungesė provash, madje duke kėrkuar edhe fshirjen e kėtij rekomandimi nga regjistrat kompjuterikė tė TPNJ dhe shkarkimin e tyre nga ēėshtja”.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1

Citim:
Kosova i bashkohet Shqipėrisė: Tė hetohet Carla del Ponte

PRISHTINĖ- Pas qėndrimit tė Shqipėrisė, edhe Qeveria e Kosovės njofton opinionin se do tė kėrkojė hetimin e ish-kryeprokurores sė Tribunalit tė Hagės, Carla del Ponte.

“Qeveria e Republikės sė Kosovės, ndonėse gjithmonė me besimin e plotė nė pafajesinė e Ramush Haradinajt nė luftėn e pastėr tė UĒK-sė, por edhe tė gjykuarve tė tjerė tė kėtij Tribunali- akuzat e pabazuara ndaj Fatmir Limajt dhe pjesėtarėve tjerė tė UĒK-sė tė gjithė tė shpallur tė pafajshėm, ka qenė gjithnjė mbėshtetėse e fuqishme dhe bashkėpunėtore e punės sė kėtij Tribunali. Kjo ėshtė bėrė pikėrisht pėr tė vėrtetuar pėr tė shumtėn herė, nga instanca mė e lartė, qė kėta persona dhe kjo luftė kanė qenė gjithnjė tė pastėr dhe nė pėrputhje me tė gjitha ligjet e luftės”, thuhet nė komunikatėn e shpėrndarė pėr media nga Qeveria e Kosovės.

Qeveria ndan mendimin qė kjo tolerancė ėshtė abuzuar nga ish-kryeprokurorja del Ponte, e cila edhe tani ka pranuar publikisht qė akuza e ngritur kundėr Haradinajt ishte e pa mbėshtetur me prova qė mund tė ēonin nė dėnimin e tij.

“Bazuar nė kėtė, Qeveria e Repiblikės sė Kosovės kėrkon nga autoritetet kompetente ndėrkombėtare qė tė nisin hetime kundėr Carla del Ponte pėr keqpėrdorimin e autoritetit tė saj si Kryeprokurore nė rastin Haradinaj, rastin Limaj e tjere nė vitin 2003 dhe lidhur me fabrikimet fantastiko-shkencore tė Carla del Pontes lidhur me akuzat e Dick Martit e mė gjerė”, thuhet ndėr tė tjera nė komunikatė.

Qeveria e Republikės sė Kosovės, i bėn thirrje Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Tribunalit dhe autoriteteve tė tjera ndėrkombėtare OKB-sė qė dhe tė fillojė hetimin e veprimeve tė saja tė kundėrligjshme tė cilat nė ēdo situatė do tė arsyetonin zhveshjen e saj nga privilegjet qė ajo do tė gėzonte normalisht si Prokurore.

http://www.balkanweb.com/kosova/2686...te-111687.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.12.2012, 21:35   17
Citim:
Presidenti i Shqipėrisė: Hetim tė pavarur pėr Carla Del Ponten

TIRANE-Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Bujar Nishani kėrkoi sot qė institucionet ndėrkombėtare pėrkatėse tė kryejnė njė hetim tė pavarur ndaj ish-Prokurores Carla del Ponte nė lidhje me pretendimet e ngritura pėr rolin e saj nė hetimin ndaj zotit Ramush Haradinaj dhe bashkėpunėtorėve tė tij.

Kjo kėrkesė vjen njė ditė pas deklaratės sė kryeministrisė qė kėrkoi po ashtu hetim tė del Pontes.

Sic bėn tė ditur presidenca gjatė njė njoftimi pėr shtyp, Presidenti gjeti rastin tė pėrshėndesė edhe njė herė vendimin objektiv tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės qė shkarkoi ish-Kryeministrin e Kosovės Ramush Haradinaj dhe bashkėpunėtorėt e tij nga tė gjitha akuzat, pas njė procesi tė drejtė dhe transparent.

Tė njėjtat burime theksojnė se shokuese janė deklartat e disa prokurorėve kohėt e fundit.

“Zoti Haradinaj u pėrball dy herė me akuzat e ngritura nga ish-Prokurorja e Pėrgjithshme e Gjykatės znj. Carla del Ponte. Por ajo qė po pėrbėn lajmin mė shokues kėto ditė janė deklaratat e fundit tė prokurorėve tė njohur tė kėsaj Gjykate, se akuza e ngritur ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkėpunėtorėve tė tij nga Prokurorja Carla del Ponte ėshtė hartuar pa bazė tė mjaftueshme provash. Madje ajo nuk ka marrė parasysh kėshillat e prokurorėve tė ēėshtjes kundėr ngritjes sė aktakuzės pėr mungesė provash, madje duke kėrkuar edhe fshirjen e kėtij rekomandimi nga regjistrat kompiuterikė dhe shkarkimin e tyre nga ēėshtja”.

Sipas presidencės, hetimi ndaj del Pontes dhe dalja nė pah e sė vėrtetės nė lidhje me kėtė ēėshtje i shėrben drejtėsisė ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi dhe besueshmėrisė sė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1

Citim:
Hoxhaj: Del Ponte e ka keqpėrdorė pozitėn e saj

Ministri i jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, e ka akuzuar sot ish kryeprokuroren e Tribunalit tė Hagės pėr Krime tė Luftės, Carla del Ponte, pėr keqpėrdorim tė pozitės sė saj.

Nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė, gjatė qėndrimit tė tij nė Pragė, Hoxhaj tha se del Ponte kishte inicuar rigjykim tė ish kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj, me akuza pėr krime tė luftės, pa kurrfarė provash dhe me kėtė e ka dėmtuar imazhin e Kosovės.

“Ne mendojmė se Carla del Ponte i ka keqpėrdorė autoritetet e saj dhe kompetencat dhe qeveria jonė ka kėrkuar hetim adekuat, tė plotė, lidhur me atė se si ajo kishte inicuar pėrsėri procesin e dytė kur pėr tė nuk ka pasur asnjė lloj tė fakteve. Tashmė gjykata ka konfirmuar se kjo nuk ishte e domosdoshme. Ne shpresojmė se do tė kemi qartėsi tė plotė lidhur me kėtė ēėshtje, pasi ajo e kishte turpėruar dinjitetin e zotit Haradinaj, tė shtatasve tanė dhe tė Kosovės nė tėrėsi”, tha Enver Hoxhaj.

Javėn e kaluar Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime tė Luftės e liroi Ramush Haradinajn, nga tė gjitha akuzat pėr krime tė luftės gjatė konfliktit tė vitit 1998-1999.

Rrjedhimisht, qeveria e Kosovės dhe ajo e Shqipėrisė kanė kėrkuar hetime lidhur me punėn e del Pontes.

Tash pėr tash nuk ka pasur komente nga Tribunali i Hagės pėr Krime tė Luftės i Kombeve tė Bashkuara.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,13,98282

Citim:
Berisha: Pazar i Beogradit me del Ponten, tė hetohet prokurorja

TIRANĖ- Kreu i qeverisė shqiptare, Sali Berisha kėrkoi sot nga ish-prokurorja e Gjykatės sė Hagės, Carla Del Ponte, tė pranojė hetimin ndėrkombėtar.

Duke folur nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė, Berisha i bėri thirrje Carla del Pontes "qė nė interesin mė tė mirė tė pranojė hetimin e pavarur sepse deklaratat e kolegėve tė saj mė tė afėrt pėrbėjnė njė akuzė tė rėndė jo vetėm nė rrafshin personal, por edhe pėr mėnyrėn se si ajo drejtoi njė proces hetimor. Ajo ka vepruar me konceptin se nė Ballkan s'ka agresor dhe viktima, por tė gjithė janė agresorė dhe viktima, njė koncept ky tėrėsisht i gabuar".

"Akuza ndaj Haradinajt ishte njė pazar midis prokurores Del Ponte dhe Beogradit. Kjo ishte e programuar, nuk pėrfilli asnjė vendim. Akuzat ishin tė gatuara nga shėrbimet sekrete tė Beogradit. Uroj qė ajo tė mos i njohė vetes asnjė imunitet dhe siē bėri Dick Marty. I bėj thirrje ta pranojė hetimin nė tė mirė tė saj", theksoi Kryeministri Berisha.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2012, 21:37   18
Citim:
Kroacia ankesė nė OKB kundėr Del Pontes

Zagreb, 4 dhjetor 2012 - Mbrojtja e gjeneralit Ante Gotovine ka paraqitur ankesė para sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-moon kundėr ish kryeprokurores Carla del Ponte, pėr tė kėrkuar nisjen e hetimeve pėr shkak tė deklaratave tė saj se gjykimi i plotfuqishėm pėr lirimin e Ante Gotovinės dhe Mlladen Markaēit nuk paraqet drejtėsi, ka thėnė nė profilin nė Twitter, avokati Luka Mishetiq.

Mbrojtėsit e gjeneralit Gotovina kėrkojnė qė tė ndėrmerren hapa qė nė tė ardhmen Del Ponte tė pėrmbahet nga komentimet e tilla dhe qė tė ndėrmerren masa pėr tė kompensuar dėmin qė i ėshtė bėrė Gotovinės.

Edhe Kosova dhe Shqipėria kanė deklaruar se do tė kėrkojnė nisjen e hetimeve kundėr Carla del Pontes, nė rastin e shtyrjes pėrpara tė gjykimit tė dytė kundėr ish kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili bashkė me ish luftėtarėt e UĒK-sė, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj u liruan si tė pafajshėm nė javėn e kaluar nga Gjykata nė Hagė.

http://www.kosova.com/artikulli/88558
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.12.2012, 21:38   19
Citim:
Nėnat e Srebrenicės kėrkojnė hetime kundėr Del Pontes

Asociacioni i nėnave tė Srebrenicės dhe i Grave tė Srebrenicės kanė kėrkuar qė tė hetohet fajėsia zyrtare penale e Carla Del Pontes, pėr ngritjen e aktpadive tė motivuara politikisht.

Pėrfaqėsueset e kėtyre dy asociacioneve theksuan se ka tashmė disa vjet qė po pėrpiqen qė tė bindin organet politike tė Bosnjės qė tė ngritin ēėshtjen e pėrgjegjėsisė sė ish-kryeprokurores sė Tribunalit nė Hagė, por se kėto organe asnjėherė nuk kanė pranuar tė bėjnė njė gjė tė tillė.

“Kėrkojmė qė tė iniciohet pėrgjegjėsia pėr ngritjen e aktakuzave kundėr Naser Oricit, Sefer Halilovicit dhe gjeneralit Rasim Delic. Oric dhe Halilovic janė liruar nga tė gjitha akuzat, ndėrsa Delic ka vdekur, i lodhur nga lufta pėr tė shpėtuar nderin e tij ushtarak dhe nderin e popullit tė tij”, thuhet nė letrėn e dy asociacioneve.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,18,98447
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.12.2012, 21:38   20
Citim:
Haga: Nėse kėrkohet, do shqyrtojmė hetimin e Carla Del Pontes

HAGE - Gjykata e Hagės mund ta shqyrtojė kėrkesėn e Tiranės dhe Prishtinės pėr hetime kundėr Carla Del Pontes. Sipas zėdhėnėses sė kėtij tribunali, Magdalena Spalinska, njė kėrkesė e tillė ende nuk ka mbėrritur, por nėse kjo ndodh, padyshim qė do tė shqyrtohet.

E cituar nga agjencia “Presheva Jone”, Spalinska ka reaguar edhe pėr kėrkesėn e bėrė nė fillim tė kėsaj jave nga autoritetet serbe qė tė burgosurit serbė tė transferohen nga Haga pėr tė vuajtur dėnimin nė Serbi.

Lidhur me kėtė kėrkesė tė Beogradit, zėdhėnėsja e Gjykatės sė Hagės ėshtė shprehur se njė gjė tillė ėshtė e pamundur.

“Njerėzit nga Serbia, tė cilėt kanė qenė tė dėnuar nga Tribunali i Hagės, nuk mund tė vuajnė dėnimin nė Serbi. Ky ėshtė vendim i Tribunalit qė nga viti 1993, ku thuhet qartė se tė burgosurit e dėnuar nga gjykata ndėrkombėtare mund tė vuajnė dėnimin nė gjitha burgjet, por jo nė ato burgje tė origjinės sė tė burgosurit. Njėkohėsisht ky ėshtė dhe qėndrim i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė”- ėshtė shprehur zėdhėnėsja Spalinska.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:02.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.