Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Ushtri
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.10.2008, 18:02   1

Shkrim i cituar Z1·SHV| Bundesveri pajis FSK-nė


Sot nė Kosovė arrin pėr njė vizitė Ministri gjerman i mbrojtjes, Franc Jozef Jung. Ai do tė bisedojė me pėrfaqėsues tė institucioneve kosovare si dhe do tė vizitojė ushtarėt gjermanė tė KFOR-it.

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=27818
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.10.2008, 19:47   2

Shkrim i cituar Gjermania 7 mln € pėr Forcėn e Sigurisė sė ShV


"Gjermania do tė ndihmojė nė krijimin e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės dhe pėr kėtė kemi zotuar njė shumė prej shtatė milion eurosh, tė cilat do tė shėrbejnė jo vetėm pėr ndėrtimin e kapaciteteve tė saj, por ndihma do tė jetė edhe nė pajisje", tha ministri Jung.

Ai ka premtuar se Gjermania do tė vazhdojė tė pėrkrahė Kosovėn edhe nė zhvillimin ekonomike dhe nė fusha tė tjera.

http://www.kosova.com/artikulli/49642
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2009, 23:43   3

Shkrim i cituar Bundesveri nis pajimin e FSK-sė me 200 automjete ushtarake, 15 instruktorė


Zyrtari i lartė i Ministrisė gjermane tė Mbrojtjes nė Berlin, koloneli Diter Jensh tha se Gjermania ka veēuar pėr FSK-nė 204 automjete ushtarake me vlerė rreth 2.6 milionė euro si dhe nė planin profesional me 15 ushtarakė pėr ngritjen e strukturave tė FSK-sė dhe stėrvitjen e pjesėtarėve tė kėsaj force.

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=31800
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.9.2009, 00:17   4
Citim:
Japonia premton ndihmė pėr FSK-nė

Prishtinė, 9 shtator - Ministri i Forcės sė Sigurisė se Kosovės Fehmi Mujota sot priti Atashenun Ushtarak tė Ambasadės japoneze nė Vjenė tė ngarkuar edhe pėr Kosovėn, kolonelin Junji Koitabashi.

Ministri Mujota e njoftoi mysafirin me tė arriturat e FSK-sė, me procesin e trajnimit, ushtrimet, nivelin e kapaciteteve, nevojėn e mentorimit, procesin e rekrutimit, pėrbėrjen etnike dhe perspektivėn e FSK sė, si dhe e falėnderoi pėr ndihmėn dhe pėrkrahjen e Japonisė dhėnė popullit dhe Qeverisė sė Kosovės.

Atasheu Koitabashi, duke vlerėsuar lart tė arriturat e FSK-sė, premtoi angazhimin e shtetit tė tij, pėr tė ndihmuar nė fushat qė FSK-ja ka nevojė tė dėshmojė kapacitete e para operacionale.

http://www.kosova.com/artikulli/55983
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.5.2010, 19:27   5
Citim:
Guttenberg pėr reduktim tė mandatit tė Bundesverit nė Kosovė

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg synon tė ulė kufirin maksimal pėr mandatin e Bundesverit nė Kosovė me 1000 ushtarė.

"Nė Kosovė ne vėmė nė dispozicion, nė bazė tė mandatit deri nė 3.500 ushtarė", tha Guttenberg pėr gazetėn gjermane "Welt am Sonntag".

"Sė shpejti ky kufi do tė ulet me 1000 ushtarė", tha ministri gjerman. "Nė rast se situata nė Ballkan do tė vazhdojė tė jetė e stabiliziuar do tė kthehen nė tė ardhmen ushtarė tė tjerė nė shtėpi."

"Misioni nė Kosovė", ka thėnė ministri gjerman i Mbrojtjes, "tregon se suksesi ka nevojė pėr njė kohė tė gjatė".

Qė nga viti 1999 nė Kosovė kanė qenė me shėrbim rreth 100.000 ushtarė tė Bundesverit. Gjermania ofron kontigjentin mė tė madh tė KFOR-it nė Kosovė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=58884
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.5.2010, 22:30   6
Citim:
Rreth raportimeve lidhur me reduktimin e trupave Gjermane nė Kosovė

"Mediat vendase dje raportuan pėr njė intervistė tė Ministrit Gjerman tė Mbrojtjes, Karl Theodor zu Guttenberg, nė tė cilėn ai ka deklauar se numri i personelit tė kontingjentit Gjerman nė KFOR do tė ndėrrojė nga 3500 nė 2500. KFOR-i dėshiron ta qartėsojė kėtė deklaratė.

Ndryshimi i pėrmendur ėshtė pėrshtatje e limitit maximal qė do tė ipet nga Parlamenti Gjerman. Parlamenti ėshtė duke pėrgatitur mė 11 Qershor zgjatjen e mandatit tė KFOR-it pėr njė vit me kėto limite pėrkatėse.

Aktualisht, numri i pėrgjithshėm i ushtarėve Gjermanė nė misionin e KFOR-it ėshtė rreth 1500. Nuk ka vendim pėr pėrshtatjen e kėtij numri sipas pėrshtatjes sė trupave tė KFOR-it. Me mandatin e Parlamentit, Gjermania ka opcionin pėr tė pėrforcuar trupat nė Kosovė deri nė 2500 ushtarė nėse ėshtė e nevojshme.

http://rtv21online.com/home/?section...s&newsid=11423
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.5.2010, 08:02   7
Citim:
Bundestagu debatoi pėr mandatin e trupave gjermanė nė Kosovė

Berlin, 21 maj 2010 - Bundestagu debatoi tė enjten pėr zgjatjen e mandatit tė trupave gjermanė nė kuadėr KFOR it. Pėrfaqėsues tė partive qeveritare, si dhe socialdemokratėt e tė gjelbrit, u shprehėn pėr vazhdimin e misionit, tė majtėt jo.

Ministri gjerman i Punėve tė Jashtme, Guido Vestervele, kėrkoi nė fjalėn e tij zgjatjen e mandatit me njė vit: "Ky mandat, tė cilin unė sė bashku me ministrin e mbrojtjes po ia kėrkoj sot kėtij parlamenti, parashikon njė reduktim tė kufirit maksimal tė forcave tė Bundeswehr it nga 3500 nė 2500", tha Vestervele dhe shtoi: "Ne jemi optimistė se sė shpejti do tė ketė edhe reduktime tė tjera".

Gernot Erler, nė emėr tė socialdemokratėve u shpreh pro zgjatjes sė mandatit, por kėrkoi nga dy ministrat qė reduktimi i KFOR it nė Kosovė aktualisht 10 mijė ushtarė - tė mos ndodhė nė mėnyrė tė parregullt:

"Kam parasysh kėtu paralajmėrimin e francezėve pėr tėrheqjen e gjithė kontingjentit nė fazėn e dytė tė zvogėlimit tė trupave. Nė se kjo fillon e kthehet nė garė, atėherė mund tė jetė e rrezikshme pėr Kosovėn", tha politikani socialdemokrat.

Pėr ministrin e Mbrojtjes Karl Teodor cu Gutenberg, KF0R-i ka kaluar tani nė plan tė tretė, mbas Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK) dhe misionit tė EULEX it. Guttenberg tha se gradualisht po krijohen kushte pėr tėrheqje tė mėtejshme tė trupave, por shtoi:

"Pėr ne tė gjithė vlen motoja: "together in, together out", (bashkė hymė, bashkė do tė dalim). Hapa tė tjera unilateralė nuk na sjellin asnjė dobi dhe kėtė sinjal ua kemi dhėnė edhe partnerėve nė kuadėr tė KFOR it".

Pothuajse tė gjithė folėsit theksuan se problemi i korrupsionit dhe krimit tė organizuar mbetet njė sfidė pėr Kosovėn, ashtu si dhe gjendja e vėshtirė ekonomike me gjithė shifrat e rritjes prej 4 5 pėrqind nė vit.

Ministri i jashtėm Vestervele iu referua takimit tė tij tė fundit me presidentin e Kosovės Fatmir Sejdiu dhe ritheksoi mbėshtetjen e vazhdueshme tė Evropės nė pėrballimin e sfidave dhe rrugėn e saj drejt Bashkimit Evropian.

Zgjatja e mandatit tė ushtarėve gjermanė nė kuadėr tė Kforit ishte miratuar mė parė nga kabineti gjerman. Nė seancėn e sė enjtes u vendos qė ajo tė kalojė pėr diskutim nė komisionet pėrkatėse parlamentare. Miratimi pritet tė bėhet brenda javėve tė ardhshme.

Aktualisht nė Kosovė ndodhen 1500 ushtarė gjermanė, kostot vjetore tė angazhimit gjatė njėvjeēarit tė ardhshėm pritet tė kapin shumėn prej 99 milionė euro, njofton Dojēe vele.

http://www.kosova.com/artikulli/62001
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2010, 22:12   8
Citim:
FSK po “njihet” me Hekler & Koche G-36

Prishtinė. Kontingjenti i parė me 375 armė tė gjata tė prodhimit gjerman, Hekler & Koche G-36, tashmė ka arritur nė Forcat e Sigurisė tė Kosovės, ndėrsa shume shpejt pritet tė vijė edhe kontingjenti tjetėr, deklarojnė zyrtarė tė Ministrisė sė FSK-sė.

Sipas kėtyre tė fundit, ushtarėt e FSK-sė fillimisht janė duke u “njoftuar” me armėt e reja, deri sa nė kontinuitet tė shpėrndahen ato.

Drejtori i Zyrės pėr marrėdhėnie me publikun nė MFSK, Ibrahim Shala, tha se kėto armė do tė shėrbejnė pėr trajnimin e pjesėtarėve tė FSK-sė dhe pas trajnimit do t’u shpėrndahen nėpėr njėsi sipas prioriteteve.

“Kėto janė armė tė para dhe nė tė ardhmen do tė blihen edhe kontingjente tjera pėr tė plotėsuar nevojat e FSK-sė pėr tė kryer detyrat e caktuara”, tha ai.

Ndėrkaq, rreth strukturimit tė FSK-se, se deri ku kanė shkuar procedurat, Shala tha se ngritja e strukturės sė FSK-sė ėshtė duke u zhvilluar sipas planit tė ngritjes sė kapaciteteve tė FSK-sė i pėrcaktuar edhe nga Ligji pėr FSK-nė.

“Ėshtė duke u bėrė certifikimi i disa njėsive si asaj tė ēminimit, zhytėsve etj. Ėshtė duke u punuar qė pėrmes trajnimeve tė arrihet niveli sa mė i lartė sipas standardeve tė NATO-s, qė arrihen kapacitetet e plota operacionale”, tha Shala.

Sipas tij, ka pėrfunduar e gjithė procedura e testimit dhe pėrzgjedhjes sė rekrutėve tė rinj pėr FSK-nė. “Po ashtu janė thirrur pėr trajnim 206 rekrutė tė rinj nga kontingjenti i fundit dhe me 31 maj 2010 do tė fillojnė trajnimin 8- javor si gjenerata e parė”, tha ai.

Ndėrkaq, pėr ata tė cilėt janė diskualifikuar nė fazėn e seleksionimit se pėrse nuk janė lajmėruar, Shala tha se pas pėrfundimit tė fazės seleksionuese nė javėn nė vazhdim janė duke u informuar tė gjithė pjesėmarrėsit edhe ata qė janė pranuar edhe ata qė nuk janė pranuar.

http://www.zeri.info/artikulli/1/2/7...mp-koche-g-36/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.6.2011, 21:45   9
Citim:
SHBA, 2.5 milionė dollarė pėr MFSK-nė

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (SHBA) kanė ndarė njė donacion prej 2.5 milionė dollarė pėr Ministrinė e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, i cili do tė pėrdoren pėr sistemin e menaxhmentit informativ.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	fsk.jpg
Shikimet:	236
Madhėsia:	52,1 KB
NNJ:	3016

Sipas njė njoftimi nga Ministria e FSK-sė thuhet se tė hėnėn do tė nėnshkruhet njė memorandum i bashkėpunimit midis MFSK-sė dhe Ambasadės sė SHBA-ve nė Prishtinė, pėr pranimin e kėtij donacioni.

Kėto mjete do tė pėrdoren pėr sistemin e menaxhmentit informativ, sistem ky i cili do t'iu ndihmojė departamenteve tė MFSK-sė nė kryerjen e detyrave dhe obligimeve tė veta me standarde profesionale mė tė avancuara.

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,56224
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.2.2012, 22:12   10
Citim:
Qeveria e Kosovės marrėveshje me SHBA, pėr statusin e forcave

Zėvendėssekretari i Shtetit i SHBA-sė, William Burns, dhe ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, nėnshkruan sot njė Marrėveshje pėr Statusin e Forcave.

"Nėnshkrimi i Marrėveshjes pėr Statusin e Forcave (MPSF) mes Qeverisė sė Kosovės dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, riafirmon dhe forcon partneritetin e thellė mes dy shteteve. Kjo mbėshtet bashkėpunimin dhe partneritetin tonė aktual pėr tė pėrparuar sigurinė e popullit tė Kosovės dhe pėr tė kontribuar nė stabilitetin dhe paqen nė Ballkan. MPSF siguron kornizėn ligjore brenda sė cilės personeli civil i ushtrisė amerikane dhe Departamentit tė Mbrojtjes tė SHBA-sė, e tė cilėt nuk janė pjesė e misionit tė NATO-s, do tė veprojnė nė Kosovė. Nė bazė tė kėsaj, ky personel do tė punojė me pjesėtarėt e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK) pėr tė zhvilluar tutje aftėsitė e FSK-sė nė kryerjen e katėr misioneve tė saj thelbėsore: Zjarrfikjen, Kėrkimin dhe Shpėtimin, Largimin e Materieve tė Rrezikshme, dhe Largimin e Mjeteve Eksplozive", thuhet nė deklaratėn e MPJ-sė.

http://sot.com.al/index.php?option=c...oni&Itemid=484
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:06.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.