Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Luginė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.10.2008, 13:43   2

Shkrim i cituar Luginė: Serbia njeh diplomat me vulėn e UNMIK-ut


Qeveria serbe ka miratuar vendimin qė nė tėrė territorin e Serbisė tė njihen diplomat e lėshuara nga Universiteti i Prishtinės me vulėn e UNMIK-ut, por ende jo ato me shenjėn "Republika e Kosovės".

Kjo vjen pas protestave kundėr vendimeve arbitrare tė qeverisė serbe ndaj shqiptarėve tė Luginės.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=1813
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.3.2009, 15:24   3

Shkrim i cituar Lugina kėrkon fakultete nė gjuhėn shqipe


Tė mėrkurėn nė mėngjes muret e ndėrtesave nė qendėr tė Preshevės zbardhėn tė shkruara me parrulla nė shqip dhe serbisht ku thuhej: “S’dua xhandarmėrinė”, “Dua t’mė pranohet diploma”, “Dua fakultet nė gjuhėn time”.

Drejtoria policore e Vranjės njoftoi se parrullat ishin shkruar mbi objekte shtetėrore dhe private ndėrkaq duke e vlerėsuar veprimin si rast pėr ndjekje penale. Banorėt e Preshevės pohojnė se policia e Vranjės ka dėrguar njė njėsi speciale nė qytet pėr kapjen e "personave pėrgjegjės".

“Tė gjitha subjektet politike edhe mė parė kanė tėrhequr vėrejtjen pėr praninė e tepruar tė pjesėtarėve tė policisė nė rajon, kėshtu qė as unė nuk shoh asgjė diskutabile kėtu, sepse kėta grafitė qartazi qė paraqesin njė pasqyrim tė disponimit tė opinionit lokal”, ka pohuar Riza Halimi pėr ditoren serbe ‘Danas’, duke pėrkujtuar edhe faktin se “rrėfimi” pėr hapjen e njė Fakulteti tė Mėsuesisė ėshtė i vjetėr plot 6 vjet.

Halimi ka kritikuar hapjen e Shkollės sė Biznesit nė Medvegjė, duke e karakterizuar atė si “njė lėvizje joracionale”, sepse atje ka fare pak shqiptarė tė moshės adoleshente, duke theksuar nga ana se nė Preshevė dhe Bujanoc pėr ēdo vit dalin nga tetėqind maturantė, tė cilėt mė tej s’kanė kushte pėr shkollim nė vendlindjet e tyre.

“Fakti qė gjatė bisedimeve tė deritanishme me ministrat kompetent u dėshmua si reale nevoja e hapjes sė njė institucioni pėr shkollim tė lartė nė Preshevė gjatė tri viteve tė ardhshme, tregon se nuk kemi shkuar larg nė zgjidhjen e problemit akut tė arsimit, i cili pastaj pas vetes ngrehė edhe problemet tjera, siē ėshtė ai i pranimit tė diplomave tė Universitetit tė Prishtinės”, theksoi Halimi.

http://www.gazetaexpress.com/index.p...o/4596/C5/C18/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.6.2009, 05:41   4
Citim:
Diskriminohen nxėnėsit shqiptarė

Tė drejtat e shqiptarėve nė Preshevė nė krahasim janė mė tė ngulfatura se sa tė atyre tė serbėve nė Kosovė, sidomos nė sferėn e arsimimit. Problemet mė tė theksuara janė nė lėndėt e historisė, nė atė tė gjeografisė, tė gjuhės shqipe...Kėto shqetėsime i ka shprehur pėr gazetėn tonė "Bota Sot" z. Abdyrrahman Zylfiu, drejtori i gjimnazit "Skėnderbeu" nė Preshevė. Qyteti i Preshevės sė bashku me fshatrat pėr rreth nė gjimnazin drejtimi pėrgjithshėm si dhe drejtimet e ndara teknike, sė bashku numėrojnė rreth tre mijė nxėnės. Pėr njė pjesė e madhe, pas mbarimit tė shkollė sė mesme ia mėsyjnė dyerve tė universiteteve mė tė afėrta si nė Prishtinė, Tiranė apo nė atė tė Tetovės. Por, ka edhe tė atillė qė dalin jashtė pėr tė studiuar, kėta tė fundit varet nga xhepi i tyre.

Sa i pėrket arsimimit dhe teksteve nė shkollat shqipe nė rajonin e Preshevės, nxėnėsit bashkė me mėsimdhėnėsit viteve tė fundit po ballafaqohen me probleme tė larmishme, sidomos me tekstet tė cilat janė diskriminuese pėr shqiptarėt.

Nga viti 2002 kėshilli i profesorėve tė lėndėve pėrkatėse bėnė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr pėrmirėsimin e kėsaj gjendjeje, duke pėrpiluar dhe hartuar alternativa tė ndryshme, madje ata kanė arritur edhe deri tek pėrgatitja e teksteve "ideale" pėr nxėnėsit shqiptarė dhe ato tekste i janė dėrguar ministrisė sė Beogradit, e cila nuk kishte vullnetin e nevojshėm pėr tė marrė nė konsideratė kėto projekte. Sa i pėrket lėndės sė gjuhės dhe letėrsisė shqipe, grupi i cili ėshtė marrė me kėtė ēėshtje kanė hartuar plan-programin, qė nuk pėrputhet me atė qė ka imponuar regjimi i Beogradit.

Abdylrrahman Zylfiu, profesor i historisė, njėherėsh edhe drejtor i shkollės sė mesme "Skėnderbeu" duke shprehur shqetėsimet e tij, tha pėr gazetėn tonė: "tendenca e grupit tė historianėve ka qenė qė nė plan-programin arsimor tė futet 30 % e njėsive mėsimore nga historia e popullit shqiptarė". Mirėpo, sipas tij, kjo ėshtė mundėsuar vetėm pas klasės sė gjashtė fillore dhe nga kėtu fillon diskriminimi i nxėnėsve shqiptarė nė viset tona.

Kėrkesat e arsimtarėve dhe institucioneve lokale tė Preshevės janė "tė njohura, ku nga autoritetet kėrkojnė minimumin, qė nga 30 % qė do tė thotė nga 74 orė gjithsej nė javė, rreth 20 orė tė jenė dedikuar historisė sė popullit shqiptarė, por regjimi i Beogradit ka lejuar vetėm 8 %, shifėr kjo qė flet pėr diskriminim total pėr zhvillimin e kulturės dhe njohjes sė historisė sė popullit tė atij kombi qė i takojmė. Pėrderisa, nxėnėsve serbė nė Kosovė u lejohet tė mėsojnė pėr Kral Nikollėn dhe jo pėr Skėnderbeun, Ibrahim Rugovėn apo Adem Jasharin, shqiptarėve nė komunėn e Preshevės, jo vetėm qė iu ndalohet tė mėsojnė figurat e tyre tė ndritshme kombėtare, por atyre iu imponohet tė mėsohet Kral Nikolla apo Ivo Andriqi.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=21221
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.6.2009, 05:42   5
Citim:
Komuna e Preshevės nuk mund tė pėrcaktojė studentėt

Me anė tė njė shkrese zyrtare dėrguar Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė si dhe ambasadės sė saj nė Beograd, nga ana e kryetarit tė komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberit dhe kryetarit tė asamblesė komunale Jonuz Musliut kundėrshtohet shkresa e dėrguar nga Komuna e Preshevės pėr regjistrimin e studentėve atje.

Kamberi dhe Musliu, nė shkresėn e tyre tė 23 qershorit kanė kėrkuar, qė tė mos merret parasysh kėrkesa zyrtare e dėrguar nga komuna e Preshevės drejtuar Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė pasi qė ajo nuk pėrputhet realitetin, sepse ajo kėrkesė anashkalon plotėsisht mundėsin e regjistrimit tė studentėve tė komunės sė Medvegjės si dhe ėshtė kufizuar konkurrenca e drejt studentėve.

“Askush nuk e ka tė drejtėn t’i seleksionoj studentėt, as komunat e as partitė politike, por testimi i aftėsive ėshtė bazė pėr seleksionimin e studentėve sipas aftėsive tė treguara nė testim, kur dihet se Komuna e Bujanocit dhe ajo e Medvegjės janė mė tė prekura nga mungesa e kuadrove deficitare”, thuhet nė letrėn dėrguar nga drejtuesit e Bujanocit.

Kjo dėshmon edhe njėherė mospajtueshmėrinė dhe pėrēarjet e vazhdueshme tė shqiptarėve. / K. M.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=21222
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2009, 21:18   6

Shkrim i cituar Luginė: Kėrkohet hapja e fakulteteve nė Preshevė e Bujanoc


Zyrtarėt shqiptarė pėr arsim tė komunės sė Bujanocit, kanė reaguar sot kundėr vendimit tė Ministrisė sė Arsimit tė Serbisė, e cila ka lejuar hapjen e shkollės sė lartė, drejtimi i ekonomisė dhe drejtėsisė, nė Medvegjė me mėsim nė gjuhėn shqipe dhe serbe duke thėnė, se nė Medvegjė aktualisht jetojnė vetėm disa qindra shqiptarė dhe kanė kėrkuar hapjen e fakulteteve nė Preshevė dhe Bujanoc ku jetojnė 70 mijė shqiptarė.

Ata kanė deklaruar se me kėtė vendim Ministria e Arsimit tė Serbisė nuk po tregon vullnet tė mirė pėr zgjidhjen e problemit tė shkollimit tė lartė pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės , tė cilėt nė kėto rrethana tė vėshtira politike dhe ekonomike, detyrohen tė shkollohen jashtė vendit.

http://www.rtklive.com/?categoryId=3&newsId=38263
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.9.2009, 00:13   7

Shkrim i cituar Luginė: Mungon historia dhe letėrsia shqiptare nė shkolla


Nė shkollat e Luginės sė Preshevės, vazhdon diskriminimi i nxėnėsve shqiptarė, sidomos me pėrmbajtjet mėsimore qė iu imponohen. Pėr gjendjen e tanishme na flet znj. Hafize Aliu, drejtoreshė e shkollės fillore "Ibrahim Kelmendi" nė Preshevė.

Ajo, fillimisht shprehu keqardhje qė nė qytetin e Preshevės, "mungon njė institucion i dytė shkollor, i ciklit tė ulėt, pasi nė shkollėn fillore "Ibrahim Kelmendi", mėsimet i zhvillojnė afėr 2500 nxėnės, qė ėshtė shumė pėr kapacitetet hapėsinore qė ka kjo shkollė."

Ndėrkaq, sa i pėrket plan-programit nė frymėn e tė cilit edukohen fėmijėt preshevarė, drejtoresha pohoi se disa lėndė, si Letėrsia shqipe, Historia shqiptare, Arti, Kultura dhe Gjeografia, janė lėndėt mė tė diskriminuara nga pushteti serb.

Ndėrsa nxėnėsit e shkollave fillore nė trojet e tjera shqiptare mėsojnė pėr historinė kombėtare dhe letėrsinė e rilindasve, nxėnėsit shqiptarė nė Luginė detyrohen tė mėsojnė histori serbe dhe letėrsi serbe me emra si Vuk Karaxhiēi e tė ngjashėm!

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=30098
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.9.2010, 09:51   8
Citim:
Bujanoc: Kėrkohet hapja e fakultetit dhe njohja e diplomave

Kryetari i komunės sė Bujanocit nė Luginėn e Preshevės, Shaip Kamberi ka kėrkuar hapjen e fakultetit nė gjuhėn shqipe nė kėtė komunė, por edhe njohjen e diplomave tė universiteteve tė Kosovės nga ana e Qeverisė serbe.

Ai kėtė e ka shpalosur nė njė takim me kryeministrin serb Mirko Cvetkoviē dhe ministrin e pushtetit local, Milan Markoviē.

Gjatė kėtij takimi Kamberi dhe zyrtarėt e qeverisė serbe kanė diskutuar edhe pėr problemet e tjera qė janė tė pranishme nė komunat e pjesės jugore, ndėr tė cilat edhe ato tė banuara me shqiptarė, tė cilat pėrballen me kapacitete tė dobėta ekonomike, shėndetėsore, infrastrukturė dhe probleme tjera.

Qeveria e Serbisė nė kėta takim vendosi qė edhe komuna e Bujanocit tė pėrfitojė 12 milion dinarė si mjete plotėsuese pėr vitin 2010, nga fondi prej 500 milion dinarėve, pėr komunat e pa zhvilluara nė Serbi.

http://www.ina-online.net/Default.as...d43f7486c&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.11.2010, 21:40   9
Citim:
Studentėt shqiptarė tė Universitetit tė Nishit nė Medvegjė tė pakėnaqur me trajtimin

Studentėt shqiptar tė Universitetit tė Nishit nė Medvegjė tė pakėnaqur me trajtim qė ju ofrohet nė Fakultetin e Juridik-ut dhe Ekonomik-ut. Ata me kėtė rast kanė drejtuar nė organet kompetente nė Beograd,Nish dhe nė Medvegjė shqetėsimet e tyre tė vazhdueshme.

-Ambasadės sė Republikės sė Shqipėrisė nė Beograd
-Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Beograd
-Ministrisė sė Arsimit nė Beograd

-Trupit Koordinues pėr Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc
-Kryetarit tė komunės sė Medvegjės
-Fakultetit Ekonomik dhe Juridik nė Nish.

UNIVERSITETI I NISHIT
Fakulteti Ekonomik-Juridik
Paralelet nė Medvegjė
Studentėt shqiptarė

Kėrkesė pėr shqyrtim:

Obligimet dhe kompetencat kanė marrė karakter tė njė loje,tė njė marketingu, i cili deri mė tani ėshtė pėrdorur pjesėrisht nė suaza tė caktuara tė politikės ,tė cilėn e bartin organet qė u zotuan se premtimet e dhėna do t’i pėrmbushin deri nė masėn e domosdoshme pėr studime normale nė gjuhėn amtare – shqipe.

Studentėt shqiptarė ne Universitetin e Nishit nė Medvegjė pėrsėri vitin e ri akademik e fillojnė me probleme tė ngjashme, ku si shtesė problemet kanė arritur deri te xhepi i vetė studentit.

Preokupim madhor paraqet Buxheti – financimi i njė viti shkollor pėr kėta studentė, sepse pjesa dėrmuese e tyre nuk janė pjesė e kėtij buxheti.
Po ashtu, problemet me pėrkthim vazhdojnė tė jenė brengė e rėndėsishme e studentėve shqiptarė.

Organet kompetente po heshtin, nė kohėn kur studentėt shqiptarė nė fakultetin ekonomik, tėrė semestrin e parė (dimėror) e kaluan pa literaturė tė pėrkthyer, ndėrkaq tė njėjtit studentė sot nuk gėzojnė ndonjė afat tė posaēėm, apo njė mundėsi qė do t’iu ofrojė njė vit tė ri akademik pa vetėfinancim.

Duhet tė pranojmė faktin se tė gjitha kėto probleme me tė vėrtetė po e humbin vullnetin e kėtyre studentėve pėr mėsim dhe njėherėsh po e humbin kuptimin e tė gjitha premtimeve publicistike tė cilat ndoshta edhe hamendėn opinionin e gjerė.

Pėr tė qenė me konkret, kėrkojmė nga organet tė cilat mundėsuan hapjen e kėtij Fakulteti nė gjuhėn shqipe qė tė shqyrtojnė kėrkesėn tonė sa mė parė qė ėshtė e mundur, dhe tė jenė mė real me premtimet e tyre.

Ne kėrkojmė takim tė jashtėzakonshėm me kėto organe dhe pėrgjigje pėr kėtė kėrkesė, nė mėnyrė qė tė kuptojmė njėherė e mirė se cilat janė shkaqet qė ne, si studentė shqiptarė, ballafaqohemi me probleme tė tilla gjatė gjithė kohės sė studimeve.
http://www.medvegja.net/web/studente...ur-me-trajtim/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2010, 23:07   10
Citim:
Nxėnėsit e Luginės mėsojnė pa tekste shkollore

Preshevė, 17 nėntor - Profesorėt nė shkollat e Luginės sė Preshevės diktojnė dhe nxėnėsit shkruajnė pėr shkak tė mungesės sė teksteve shkollore. Atyre nuk u lejohet tė marrin tekste nga Kosova pėr arsye politike, ndėrsa me Shqipėrinė nuk kanė njė marrėveshje.

Mėsimdhėnėsit shpresojnė se kjo situatė do tė zgjidhet, por nga ana tjetėr pranojnė se nuk ėshtė e lehtė.

“Furnizohemi me tekste nė mėnyrė tė zorshme, ndėrsa nxėnėsve u japim mėsim me shėnime”, deklaron mėsuesi Begzad Abdullahu.

Edhe nxėnėsit shprehin shqetėsimin e tyre pėr kėtė problem, qė sipas tyre i pengon nė zgjerimin e njohurive.

“Jemi tė detyruar tė marrim shėnime dhe ne humbim njė kohė shumė tė vlefshme pėr tė mėsuar dhe pėr tė lexuar”, thotė nxėnėsi Flamur Krasniqi.

Pak kohė mė parė policia serbe arrestoi njė tė ri, i cili po transportonte libra kontrabandė me traktor.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,40685
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.2.2011, 08:29   11
Citim:
Kėshilli Nacional tubon drejtorėt e shkollave shqipe pėr tė debatuar pėr problemet e arsimit shqip

Drejtorėt e shkollave tė mesme dhe fillore tė komunės sė Bujanocit dhe Preshevės, zhvilluan sot njė takim me kryetarin e Kėshillit Nacional, Galip Beqirin, te cilėt sė bashku parashtruan problemet me tė cilat ballafaqohen sot dhe historikisht shkollat me tekstet mėsimore nė Luginė tė Preshevės. Takimi u zhvillua nė ambientet e Shtėpisė sė Kulturės nė Bujanoc.

Shkaku i kėsaj mbledhje tė sotshme ishte konsultimi apo para pėrgatitje siē e quajti kryetari i Komisionit pėr Arsim nga Kėshilli Nacional Zejnullah Fejzullahu, i cili tha se nesėr do tė zhvillohet njė takim me pėrfaqėsuesit e Trupit Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė dhe pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Arsimit tė Serbisė, ku pėrfaqėsuesit e Komisionit pėr Arsim nė kuadėr tė Kėshillit Nacional do tė i parashtrojnė problemet e teksteve mėsimore nė gjuhėn shqipe pėr shkollat e mesme dhe fillore nė Luginė tė Preshevės dhe pėr ndryshimin e plan programeve pėr lenden e Historisė, lenden e kulturės figurative dhe atė muzikore si dhe disa lėnde tė cilat kanė tė bėjnė me ēėshtjen nacionale nė ciklin e ulėt tė shkollave fillore.

Nė mbledhjet e sotshme ishin tė pranishėm drejtorėt e shkollave tė mesme dhe fillore nga Bujanoci dhe Presheva, Shefi i Departamentit pėr Arsim Agim Hasani, pedagog si dhe profesor.

Se cilat do tė jenė propozimet pėr takimin e nesėrm Zejnullah Fejzullahu, sqaron mė tej.

Fejzullahu: “Ne i kemi tri variante tė cilat janė, varianti i parė ka mė qenė hartimi i teksteve origjinale, pėr tė cilin nė takimin e nesėrm do tė kėrkojmė edhe hapjen e njė konkursi nė kuadėr tė ministrisė sė arsimit dhe tė gjithė ata qė kanė dėshirė pėr tekste origjinale, munden tė konkurrojnė ku mė tė mirėt do tė fitojnė. Ndėrsa varianti i dytė thotė Fejzullahu, ėshtė “importimi i teksteve nga Kosova dhe Shqipėria sepse sic e dimė me Kosovėn kemi pasur harmonizimin e planė programeve nė njė periudhė mjaftė tė gjatė edhe pse tash ka ndryshime sepse ata kanė shkollimin 9 vjeēar, kurse tek ėshtė sistemi 8 vjeēar dhe aty ku nuk ka mundėsi varianti i parė dhe i dytė do tė parashtrohet varianti i tret i cili ėshtė me pėrkthimin e teksteve nga gjuha serbe me njerėz mjaftė profesional tė cilėt do tė i shmangin defektet tė cilat sot pėr sot ekzistojnė nga gjuha serbe ne atė shqipe”.

Nga ana tjetėr kryetari i Komisionit pėr Arsim tė Lartė, njėherėsh dhe drejtor i Shkollės se mesme “Skėnderbeu” ne Presheve, z.Abdurrahman Zulfiu, deklaroi se problemet rreth teksteve dhe plan programeve mėsimore nė shkollat e mesme nė Luginė tė Preshevės janė mjaftė tė mėdha qė nga viti 1982 – 83. Zulfiu: “Me ndryshimit tė cilat u bėnė nga demonstratat revolucionare nė Kosovė, pra nė Prill me 1981. Edhe nga viti 1982 – 83, atėherė ministria e arsimit me njė fjalė qeveria e atėhershme e Serbisė bėnin njė ndryshim mjaftė tė madh nė planė programet pra tė Gjuhės dhe Historisė kombėtare shqiptare dhe sot ne po i diskutojmė kėto, po i analizojmė nė nivel aktiv tė drejtorėve tė dy komunave Bujanoc, Preshevė dhe kėtu janė prezent edhe Pedagogėt por edhe ne si anėtarė tė grupeve punuese pran Kėshillit Nacional Shqiptar, ku nesėr do tė i paraqesim vrenjtet tona dhe kėrkesat tona nė lidhje me tekstet.

Nė mbledhjen e zhvilluar sot nė sallėn e vogėl tė Shtėpisė se Kulturės, kryetari i Kėshillit Nacional Galip Beqiri i prezantoi tė pranishmėve punėn e Kėshillit e konkretisht nė fushėn e Arsimit pėr ēka dhe u diskutuan problemet e ndryshme pėr arsim qė momentalisht i preokupojnė shkollat nė Luginė tė Preshevės.

http://www.preshevanews.net/index.ph...rticle&id=2554
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.5.2011, 21:54   12
Citim:
Me alfabete nga Tirana apo Beogradi?

Nė tė tre komunat me popullsi, nė pjesėn e tyre mė tė madhe, shqiptare tė Preshevės, Bujanocit dhe tė Medvegjės nė jug tė Serbisė, nxėnėsit e fillores qė do t’i ndjekin mėsimet nė gjuhėn shqipe, qė nga 1 shtatori i kėtij viti, do tė kenė mundėsi tė zgjedhin mes abetares tė sjellė nga Shqipėria dhe abetares qė nė gjuhėn shqipe ka pėrgatitur Instituti pėr Tekstet Shkollore e Mjetet Didaktike tė Beograd.

Kjo ėshtė mundėsuar si rezultat i njė marrėveshjeje tė arritur ditėt e fundit mes kėtij instituti dhe ambasadės sė Shqipėrisė nė Beograd, vinte nė dukje dje gazeta e pėrditshme serbe, “Politika”, duke iu referuar organit koordinues pėr komunat e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės.

Po ashtu, Kėshilli Kombėtar i Shqiptarėve tė pjesės jugore tė Serbisė ka marrė pėrsipėr pėrgatitjen e botimin e teksteve shkollore qė kanė tė bėjnė me historinė dhe kulturėn kombėtare shqiptare. Qeveria e Serbisė, me kėtė rast, deklaron se projekti i mėsipėrm ka si synim integrimin mė tė mirė tė pakicės kombėtare shqiptare.

Nė organin koordinues pėr tre komunat e lartpėrmendura qė funksionojnė pranė qeverisė serbe, vihet nė dukje se qė nga viti 2000 e deri mė sot, nga buxheti i Serbisė kėtyre u komunave u janė caktuar mė shumė se 80 milionė euro pėr zhvillimin e infrastrukturės sė tyre, si dhe u janė dhėnė bursa nxėnėsve shqiptarė tė shkollave tė mesme, janė financuar organizatat joqeveritare etj.

Po pavarėsisht se ēfarė pretendon organi koordinues i qeverisė serbe pėr tre komunat e sipėrpėrmendura me popullsi kryesisht shqiptare, tė njė mendimi krejtėsisht tjetėr janė pėrfaqėsuesit e lartė politikė e administrativė shqiptarė tė kėtyre komunave.

“Kemi vite qė i parashtrojmė organit koordinues qeveritar serb dhe organizatave ndėrkombėtare problemet tona, bisedojmė pėr to nė tryezat e rrumbullakėta, konferenca e seminare. Por, pavarėsisht se ēfarė pretendohet nga qeveria serbe, ne ende nuk mund ta pėrdorim lirisht shkrim-kėndimin dhe gjuhėn shqipe, po ashtu as flamurin kombėtar shqiptar. Ndėrkohė, gjatė kufirit me Kosovėn ende sundon regjimi policor dhe shqiptarėve qė banojnė nė zonat kufitare, nuk u ėshtė mundėsuar ende lėvizja e lirė”, vuri nė dukje ditėt e fundit Ragmi Mustafa, kryetar i Komunės sė Preshevės dhe kryetar i Partisė Demokratike tė Shqiptarėve, duke shtuar se situatėn e pėrgjithshme e rėndon gjendja e keqe ekonomike dhe mungesa e perspektivės nė tre komunat nė fjalė.

Z. Mustafa theksoi edhe njė herė tjetėr se, sipas mendimit tė tij, tani qė kanė rifilluar bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit, mėnyra mė e mirė pėr zgjidhjen paqėsore tė problemeve mes serbėve dhe shqiptarėve do tė ishte bashkimi i kėtyre komunave me Kosovėn.

“Nėse do tė ndodhte kjo, ne nuk do t’i kėrkonim mė Beogradit as libra, as projekte dhe as programe nė gjuhėn shqipe dhe as pėrdorim tė lirė tė gjuhės shqipe dhe tė flamurit shqiptar. Beogradi nė kėtė mėnyrė do tė shkarkohej nga barra e do tė kishte njė pakicė kombėtare mė pak dhe atėherė ai do ta kishte mė tė lehtė qė tė shpejtonte nė rrugėn pėr nė BE!”, tha kryetari i Komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa.

http://www.gazeta-shqip.com/sociale/...55c625136.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.6.2011, 23:25   13
Citim:
Kamberi kėrkon zgjidhjen e problemit tė diplomave tė Kosovės

Bujanoc, 2 qershor – Kryetari i Kėshillit pėr tė Drejtat e Njeriut (KDNJ) nė BUjanoc, Belgzim Kamberi ka kėrkuar sot nga hsteti serb dhe shefi i Trupit koordinues pėr Luginėn e Preshevės, Millan Markoviē qė tė zgjidhet ēėshtja e diplomave tė Kosovės.

Emri:  protesta-lugine.jpg
Shikimet: 246
Madhėsia:  43,2 KB

Kamberi akuzoi Markoviēin se qėndron prapa hetimit qė udhėhiqet ndaj tij, gjashtė muaj pas protestave tė tė rinjve nė Preshevė, ku ishte kėrkuar njohja e diplomave tė universiteteve tė Kosovės. Nė konferencė pėr shtyp, Kamberi tha se ajo protestė ishte e paraqitur nė mėnyrė tė rregullt dhe se ka kaluar pa kurrfarė problemesh.

“Problemi doli nė pah mė vonė, gjashtė muaj pas protestės, kur mua mė morėn nė polici pėr shkak tė njė bilbordi nė tė cilin kishim ngjitur diplomėn pėr Markoviēin”, tha Kamberi, duke vlerėsuar se Markoviēi ėshtė politikan dhe se ata kanė pasur tė drejtė ta kritikojnė.

“Nuk mundet Markoviēi tė na thotė se problemin e diplomave po e zgjidhim nė Prishtinė. Ne jemi shtetas tė Serbisė, e jo tė Kosovės”, citohet nga Fonet tė ketė thėnė Belgzim Kamberi nė konferencė me gazetarė.

Nė ndėrkohė, si raporton agjencia PreshevaNwes, Millan Markoviē ėshtė tėrhequr nga akuza kundėr Belgzim Kamberit.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,61206
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.9.2011, 21:27   14
Citim:
Nxėnėsit shqiptarė nė Luginė pa tekste shkollore

Preshevė, 2 shtator – Deputeti i vetėm shqiptar nė Parlamentin serb, Riza Halimi deklaroi sot pėr agjencinė FoNet se asnjė libėr shkollor nė gjuhėn shqipe nuk ka arritur nė Luginėn e Preshevės. “Gjithēka ėshtė njėjtė si nė vitin e kaluar, abetarja pėr tė cilėn ne kemi paraqitur iniciativėn qysh nė gusht tė vitit tė shkuar, ende nuk ėshtė kryer, kurse nxėnėsit shqiptarė nuk i kanė marrė as librat shkollor pėr gjuhėn serbe, si gjuhė jo amtare”, tha Halimi dhe shoi se Trupi koordinues edhe kėtė vit u ka dhuruar ēanta shkollore me fletore pėr nxėnėsit.

Sipas tij, tekstet shkollore nė gjuhėn shqipe nga klasa 1 deri nė atė tė 4-tė, pėr tė cilat ėshtė arritur marrėveshja me Ministrinė e Arsimit tė Serbisė.

“Ėshtė pothuaj e sigurt se ato nuk do tė sigurohen deri nė fund tė kėtij viti shkollor”, tha Halimi dhe paralajmėroi se pėr kėtė problem do tė japin mendimin edhe kėshilltarėt e tri komunave nė Luginė.

Nė selinė e Trupit koordinues nė Beograd pohuan se 1 000 abetare dhe fletore ushtrimesh pėr fėmijėt shqiptarė do tė shpėrndahen tė hėnėn, kurse nė entet arsimore nė kėto komuna pohojnė se nga shtėpia botuese u ėshtė thėnė se abetarja do tė shtypet nė fund tė javės sė ardhshme.

http://www.koha.net/?page=1,15,68053
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.9.2011, 20:35   15
Citim:
Abetarja pa simbole kombėtare me pėlqimin e Tiranės

Ambasada e Shqipėrisė jep pėlqim qė tė hiqen simbolet kombėtare dhe shtetėrore nga Abetarja pėr nxėnėsit e Luginės sė Preshevės.

Njėmijė kopjet e Abetares nė gjuhėn shqipe, qė u janė dhuruar filloristėve shqiptarė tė Luginės mė 14 shtator, nuk i kanė simbolet kombėtare dhe shtetėrore.

Nė faksin tė cilin e posedon “presheva.com”, qė ėshtė dėrguar nga ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė nė Beograd, Shpėtim Ēaushi, jepet pėlqimin qė "Abetarja dhe fletorja punuese tė reprodukohet duke larguar simbolet nacionale dhe shtetėrore".

Kjo letėr i ėshtė dėrguar Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencave tė Republikės sė Serbisė, nė muajin prill tė vitit 2011. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=17347
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.10.2011, 22:28   16
Citim:
"Shpėtim mos ma prek abetaren"

Emri:  f.1001161857270_m.jpg
Shikimet: 215
Madhėsia:  32,3 KBMbrėmė nė rrugėt e Preshevės janė vendosur posterė me fotografinė e ambasadorit tė Republikės sė Shqipėrisė tė akredituar nė Beograd, Shpėtim Ēaushi, me mbishkrimin "Shpėtim mos ma prek abetaren".

Kėto posterė janė vendosur nė dyert e shkollės fillore "Ibrahim Kelmendi" nė Preshevė, si dhe nė rrugėn kryesore "15 Nėntori".

Posterėt janė vendosur pas publikimit tė lajmit dhe faksimilit nga “presheva.com”, se ambasadori i Shqipėrisė, Shpėtim Ēaushi, ka dhėnė pėlqimin qė abetarja pėr nxėnėsit e Luginės sė Preshevės tė revidohet duke larguar simbolet nacionale dhe shtetėrore shqiptare. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=17396

Citim:
Lugina e Preshevės: Posterė kundėr ambasadorit shqiptar nė Beograd

Komuna e Preshevės dhe dy komunat e tjera tė Luginės sė Preshevės janė gdhirė sot me posterė kundėr ambasadorit tė Shqipėrisė nė Beograd, Shpėtim Ēaushi.

“Shpėtim. Mos ma prek Abetaren” ėshtė mbishkrimi i posterit me foton e ambasadorit, informon agjencia e lajmeve INA.

Arsyeja e kėsaj fushate ėshtė pasi qė ditė mė parė ambasadori Ēaushi kishte dhėnė pėlqimin pranė autoriteteve tė Qeverisė dhe Ministrisė sė Arsimit nė Beograd, qė nga abetarja e gjysmė-unifikuar shqipe pėr nxėnėsit e Luginės sė Preshevės tė hiqen tė gjitha simbolet kombėtare shqiptare.

Ky vendim i diplomatit tė parė shqiptarė ka nxitur reagimet dhe shqetėsimin e shqiptarėve tė kėsaj zone, komunave dhe punonjėsve tė arsimit, etj.

Partitė politike shqiptare kanė kėrkuar qė kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtėm, Edmond Haxhinasto urgjentisht tė shkarkojnė ambasadorin Ēaushi.

http://ina-online.net/rajon/9826.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.10.2011, 21:05   17
Citim:
Berisha: Mbėshtetje pėr arsimin nė Luginėn e Preshevės

Tiranė - -Kryeministri Sali Berisha priti sot nė njė takim, njė delegacion nga komunat e Preshevės, Bujanovcit dhe Medvegjės, tė kryesuar nga zoti Galip Beqiri Kryetar i Kėshillit Kombėtar tė Pakicės Kombėtare Shqiptare.

Kryeministri Berisha i siguroi ata se qeveria shqiptare do tė vazhdojė tė mbėshtesė popullsinė e kėtyre krahinave, nė fushėn e arsimit, me tekste shkollore pėr arsimin fillor dhe tė mesėm, si dhe me aktivitete pėr trajnimin e mėsuesve tė gjuhės shqipe.

Gjithashtu, kryeministri u shpreh se do tė vazhdojė mbėshtetja pėr kuota tė veēanta pėr studentet nga kėto troje, si dhe do tė mbėshteten nisma tė tjera, tė arsimit tė lartė, duke dėrguar pedagoge universitare pėr tė zhvilluar ligjėrata dhe kurse afatshkurtra.

Kryeministri theksoi rėndėsinė e ruajtjes sė identitetit kombėtar dhe kulturor, si dhe respektimin e tė gjitha lirive dhe tė drejtave qė burojnė nga konventat ndėrkombėtare, tė domosdoshme pėr njė vend demokratik.

Nga ana e tij, zoti Beqiri falėnderoi kryeministrin Berisha dhe qeverinė shqiptare pėr mbėshtetjen e vazhdueshme qė tregon dhe parashtruan disa problematika qė kanė tė bėjnė me arsimin dhe shėndetėsinė, me qėllim qė edhe kjo krahinė tė zhvillohet si gjithė krahinat e tjera.

http://www.gazetastart.com/lajme/Politike/43415/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.10.2011, 20:57   18
Citim:
Cvetkoviē i pėrgjigjet Halimit: Serbia si njeh diplomat e Kosovės

Kryeministri i Serbisė, Mirko Cvetkoviē ka deklaruar se diplomat e Universitetit tė Prishtinės nuk mund tė pranohen nė Serbi, pasi, siē tha ai, Serbia nuk e njeh Kosovėn.

Qytetarėt e Serbisė tė cilėt kanė kryer fakultete nė Prishtinė nuk mund tė llogarisin se Serbia mund t’i pranojė, i ėshtė pėrgjigjur Cvetkoviē pyetjes sė deputetit shqiptar Riza Halimi.

Cvetkoviē nė Kuvendin e Serbisė ka thėnė se kjo mund tė rregullohet vetėm nė procesin e bisedimeve ndėrmjet Kosovės e Serbisė, raportuan mediet serbe.

Duke u pėrgjigjur nė njė pyetje tė deputetėve radikalė lidhur me mbajtjen e seancės parlamentare kushtuar Kosovės, kryeministri serb tha se ajo do tė propozohet tė mbahet mė 2 nėntor. Ai tha se atė ditė pritet tė paraqitet vetėm raporti pėr situatėn e jo edhe vendime apo konkluzione. (R.Demiri/INA)

http://ina-online.net/kosova/10735.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2012, 21:49   19
Citim:
Buja: MAShT gjithnjė nė ndihmė tė nxėnėsve tė Luginės sė Preshevės

Emri:  foto_nga_takimi_271216263.jpg
Shikimet: 176
Madhėsia:  21,0 KBMinistri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, z. Ramė Buja, ka pritur sot nė takim pėrfaqėsues tė Unionit Demokratik Shqiptarė nga Lugina e Preshevės, ku ėshtė diskutuar pėr problemet nė fushėn e arsimit, me tė cilat ballafaqohen shqiptarėt e asaj ane.

Ministri Buja, me kėtė rast, ka shfaqur zotimet se Ministria e Arsimit gjithnjė do t’u dalė nė ndihmė nxėnėsve dhe studentėve tė Luginės sė Preshevės.

Ministri Buja ka deklaruar se ēėshtja e furnizimit tė nxėnėsve me tekste shkollore, pėr aq sa u lejojnė plan- programet, nuk do tė jetė e vėshtirė pėr t’ u zgjidhur dhe se regjistrimi i studentėve nuk do tė ketė ndonjė pengesė, pavarėsisht ngarkesės qė po iu bėhet Universitetit tė Prishtinės dhe tė Prizrenit.

Mė tej, ministri tha se MAShT ėshtė duke punuar nė rregullimin e ēėshtjes sė diplomave nė mėnyrė tė ndėrsjellė, me ē’rast ka nėnshkruar edhe njė marrėveshje, me motivin e fuqishėm, qė t’u ndihmohet studentėve tė Luginės sė Preshėvės.

Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi i delegacionit, z. Rami Fazliu, kėrkoi nga institucionet arsimore qė tė ndihmojnė studentėt me benificione tė ndryshme, pasi qė nėntėdhjetė pėr qind prej tyre pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme zgjedhin qė tė vazhdojnė studimet nė Kosovė.

Fazliu po ashtu bėri tė ditur se mungesa e teksteve shkollore paraqet problem pėr nxėnėsit.

http://ina-online.net/kosova/16421.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.2.2013, 19:05   20
Citim:
Serbia nuk e lejon Abetaren unike nė Luginė

Nxėnėsit serbė nė Kosovė mėsojnė sipas plan-programeve tė Serbisė dhe nuk pengohen nga askush. Ligji kosovar pėr arsim nuk pėrfshin tė gjithė qytetarėt e vendit, pasi nuk respektohet nga komuniteti serb. Ky i fundit vazhdon tė refuzojė plan-programet e Qeverisė sė Kosovės, dhe tė punojė me ato tė Serbisė.

Kėtė privilegj nuk e kanė shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, pėrkundrazi kėrkesa e tyre pėr pėrdorimin e abetares sė pėrbashkėt nuk ka marrė pėrgjigje, shkruan “Zėri”.

Ministria e Arsimit e Serbisė ėshtė organi legjitim pėr komunitetin serb nė Kosovė, ndėrsa Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė e Kosovės nuk ėshtė, duke pėrfshirė kėtu dhe drejtorit komunale arsimore. 14 vjet pas luftės ky komunitet ėshtė “shah”nė vete, por nė anėn tjetėr mėsimdhėnės tė kėtyre nxėnėsve i marrin rrogat nga Qeveria e Kosovės.

Kėsaj lirie tė kėtij komuniteti nė Kosovė ia kanė lakmi pakicat shqiptare nė Serbi e Mal tė Zi. Kryetari i Kėshillit Kombėtar Shqiptarė (KKSH) pėr Luginė tė Preshevės, Galip Beqiri ka thėnė pėr “Zėrin” se abetarja unike ende nuk ėshtė lejuar tė pėrdoret pėr fėmijėt e klasave tė para nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė.

Beqiri ka bėrė tė ditur se para dy muajsh ka bėrė kėrkesė nė Ministrinė e Arsimit tė Serbisė qė tė lejohet pėrdorimi i kėsaj abetareje tė pėrbashkėt, por nuk ka marrė ende ndonjė pėrgjigje. Ai konsideron se vonesa e pėrgjigjes nėnkupton njė pėrgjigje negative.

“I jam drejtuar para dy muajsh Ministrisė sė Arsimit dhe nuk kam marrė pėrgjigje, kjo na bėnė tė ditur se nuk po lejohet pėrdorimi i abetares unike nė shkollat fillore ku mėsojnė fėmijėt shqiptarė. Nė shkollat tona tani pėrdorim abetaren e Shqipėrisė pėr fėmijėt, por atė tė para njė viti me autor Mimoza Xhokutaj dhe Shezai Rrokaj, dhe jo kėtė tė renė, jo uniken edhe me dy autorė tjerė nga Kosova”, tha ai.

Beqiri thotė se ka tekste tjera nga Shqipėria qė janė lejuar pėr shkollėn fillore si dhe ato tė autorėve vendorė. Sipas tij, deri nė 60 pėr qind tekstet pėr shkollėn fillore janė siguruar nė shqip, dhe shprehet optimist se deri nė fund tė vitit tė sigurojnė tė gjitha tekstet.

“Shumicėn e teksteve i kemi nga Shqipėria dhe tė autorėve tanė. Neve na lejohen tekstet e botuara nga Shqipėria, por jo dhe tė autorėve nga Kosova, kėto nuk lejohen nga Serbia pasi nuk e njeh Kosovėn si shtet. Tekstet nga Kosova refuzohen sa herė qė ne bėjmė kėrkesė”, tha ai.

Shkollat kanė dėshirė qė tė kenė dhe tekstet nga Kosova, sikurse nga Shqipėria. Problemin kryesor tani, Beqiri tha se pėrveē abetares unike e kanė me tekste tė shkollave tė mesme, ku mungojnė tekstet e reja. “Nė tė mesmen mėsimi mbahet me tekste tė vjetra dhe me shėnime”, ka thėnė Beqiri.

Abetarja e pėrbashkėt nuk ėshtė nė pėrdorim as nė Mal tė Zi, pėr komunitetin shqiptar atje. Bilal Halaj njohės i arsimit nė Mal tė Zi ka thėnė se do duhej tė lejohej abetarja unike pasi kėtė e garantojnė edhe konventat ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut.

Ai ka kėrkuar nga spektri politik shqiptar nė Mal tė Zi qė tė shtrijnė mė shumė ndikim tek qeveria sė bashku dhe me drejtorėt e shkollave. Halaj vlerėson se pa pėrpjekje e kėmbėngulje nė kėtė ēėshtje nga pėrfaqėsuesit shqiptarė nė institucionet e Kosovės, nuk mund tė ketė abetare nė pėrdorim pėr nxėnėsit shqiptarė nė Mal tė Zi.

Ai e quan abetaren unike tė kompletuar, shumė nė nivel dhe tė domosdoshme edhe pėr fėmijėt shqiptarė nė Mal tė Zi. Pėr dallim nga dy qeveritė e vendeve fqinje, qeveria e Kosovės ėshtė pafund liberale.

Ministria e Arsimit e Kosovės lejon qė nė shkollat ku mėsojnė nxėnės tė komunitetit serb tė punohet me planprograme serbe, tė mos njohin legjitimitetin e institucioneve tė Kosovės, por tė marrin paga nga qeveria e kėtij vendi dhe gjithashtu edhe atė tė Serbisė, tė cilėn e njohin si qeveri.

Drejtoresha pėr arsim nė komunėn e Rahovecit Besa-Hoxha Beqiri konfirmon se komuniteti serb nė Rahovec, por dhe nė Hoēė tė Madhe punon me plane tė Serbisė.

Ndryshe, mė 24 prill u pėrzgjodh teksti fitues pėr Abetaren e pėrbashkėt Shqipėri-Kosovė, quajtur ndryshe abetarja e kombit. Teksti i pėrzgjedhur ka si bashkautorė Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 pėrfaqėsuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu.

http://www.tvkoha.tv/12159/serbia-nu...ne-lugine.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:55.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.