Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 1.11.2008, 23:52   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Hapet "thesari" i anijeve tė lashta tė Butrintit


Citim:
Historia e anijeve antike tė zbuluara mes Sarandės dhe Porto Palermos nis tė rindėrtohet. Amforat dhe fragmente tė tjera tė gjetura nė to po i nėnshtrohen studimit. Prej disa kohėsh ato gjenden nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkiometrisė.

Vetėm pak ditė mė parė, njė nga tri amforat ėshtė zbrazur nga pėrmbajtja e saj. Gjetja e tri gozhdėve, fragmente ene kuzhine, fragmente pllakash apo pjesėza metali tė spirancave, janė "thesaret" e para qė dalin pas shumė shekujve nėn ujė.

Pėr mė tepėr, te kėto amfora janė gjetur edhe fragmentet e para tė drurit tė strukturave tė anijes, qė deri mė sot janė parė vetėm pėrmes zhytjes sė robotit. Prania e kėtyre strukturave u lokalizua njė vit mė parė, nė nėndetin shqiptar, dhe vetėm nė gusht tė kėtij viti ekspedita shqiptaro-amerikane zbuloi dy anijet e shek VI dhe tė shek IV, qė mbartnin amfora dhe pllaka qeramike. Tri prej tyre, tė cilat ndodhen nė laborator, u nxorėn nė sipėrfaqe.

Drejtuesi shqiptar i ekspeditės, arkeologu Adrian Anastasi theksoi atėherė se ndoshta kėto janė anijet e para nė Mesdhe tė gjetura me njė ngarkesė tė tillė tė plotė. Vėmendja tashmė ėshtė pėrqendruar nė laborator. Aty ku amforat po "zbėrthehen" nė pėrbėrje, por edhe pėr ndonjė vulė apo mbishkrim tė mundshėm.

"Aktualisht nė laborator janė tre amforat e plota, disa copėza tė tyre, disa enė kuzhine dhe njė pjesė prej plumbi e spirancės sė njėrės anije. Faza e parė e trajtimit tė tyre ka tentuar qė t'i ruajė nga thyerja si pasojė e kristalizimeve dhe kripėrave. Ato mbahen vazhdimisht nė ujė, deri sa analizat tė tregojnė se janė ēliruar nga kripėrat e detit.

Njė nga kėrkesat e grupit tė gėrmimit arkeologjik ishte nėse mund tė pėrcaktohej se me ēfarė kanė qenė tė mbushura kėto amfora. Por edhe nė lidhjet ndėrkombėtare qė bėmė me institucione evropiane, shumė tė avancuara nė kėtė drejtim, kjo ėshtė shumė e vėshtirė pėr t'u pėrcaktuar.

Nuk dihet nėse kanė qenė tė mbushura me musht, vaj ose diēka tjetėr", - shprehet Frederik Stamati, shef i Laboratorit tė Konservimit dhe Arkiometrisė.


Materialet

Vetėm pak ditė mė parė, njė nga amforat, ajo mė e vogla dhe mė e plota ėshtė zbrazur. Disa elemente tė gjetura nė brendėsi, kanė hapur rrugėn e hipotezave tė para. Si ka qenė ndėrtuar anija? Si ėshtė pėrmbytur? Ku janė prodhuar lėndėt e saj?

Specialistėt po shkojnė shekuj larg. "Amfora e parė rezultoi qė ishte e mbushur plot me guaska tė dimensioneve tė ndryshme, por qė nuk janė zhvilluar nė brendėsi tė saj. Ndėrsa ndėr materialet interesante ishin tri gozhdė.

Pėrbėrja e tyre nuk ėshtė analizuar akoma, por dukej si bakėr ose bronz. Janė gozhdė relativisht tė holla. Dy prej kokave tė tyre janė tė pėrthyera nė majė, gjė qė na tregon se sa ka qenė trashėsia e dėrrasės apo traut qė ėshtė mbėrthyer me to. Ndėrsa njėra ėshtė e konsumuar.

Janė tė prodhuara jo me derdhje, por me rrahje. Kjo gjė tregon se ėshtė synuar qė tė rritej fortėsia e metalit pėr tė mbajtur njė konstruksion anije", - thekson Stamati. Sipas tij, mungesa e njė radiografie para se kjo amforė tė derdhej, nuk u lejoi qė pėrmes pozicionit tė gozhdėve tė kuptonin edhe momentin kur ato janė shkėputur nga struktura e anijes. Stamati saktėson se nėse ato do tė gjendeshin nė fund, atėherė do tė thotė qė kanė rėnė nė momentet e mbytjes sė anijes. Ndėrsa nėse gjendeshin diku nga mesi a mė lart, ato janė shkėputur pas dekompozimit tė strukturave.


Fragmente druri

Fragmentet e drurit janė ndoshta edhe mė tė rėndėsishme. Nga pėrbėrja e anijes kanė dalė edhe disa prej tyre. Nėse roboti ka ofruar vetėm pamjet, njė copėz shumė e vogėl e kėtyre anijeve antike, tė ndodhura nė nėndet, mund tė preket edhe me dorė.

"Bashkė me gozhdėt kemi gjetur edhe fragmente druri nga konstruksioni i anijes. Ka pjesė ku duket edhe brima qė ėshtė bėrė me gozhdė. Sipas arkeologut tė ekspeditės, Adrian Anastasit, mendohet se kjo duhet t'i takojė konstruksionit tė sipėrm tė anijes.

Nė shekullin e VI para erės sonė, anijet ndėrtoheshin duke i ndėrthurur me kllapa pjesėt pėrbėrėse. "Ne kemi edhe fragmente tė kėtyre drurėve tė kapur nė kllapa. Ato janė tė zeza, por ende nuk kemi pėrcaktuar nėse kanė kėtė ngjyrė sepse janė djegur nga njė zjarr qė mund tė ketė rėnė atėherė, apo janė tė zeza nga kalimi i kohės", - thekson Stamati.

Detaje tė tjera mbeten tė zbulohen nga amforat qė ende nuk janė zbrazur, tė cilat do tė kalojnė mė parė nė njė radiografi.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=46746
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 08:58.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.