Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 2.11.2008, 10:04   1

Shkrim i cituar Festa tė albanezėve dhe jokurrizorėsh tė tjerė


Citim:
Festa tradicionale e Halloween, e importuar vitet e fundit edhe nė Shqipėri, ėshtė festuar dje pothuajse nė tė gjitha klubet e natės nė kryeqytet. Shumica e tyre kanė siguruar veshje, maska apo dekorime pėr pjesėn e fytyrės.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=52631
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2008, 11:13   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Festa tradicionale e Halloween
Ky qė e ka shkrujt duhet tė ketė traditė tė vjetėr britanike...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.11.2008, 20:30   3
Citim:
Kėshtu kanė zgjedhur tė festojnė nė njė mbrėmje magjike dhe tė zjarrtė natėn e Halloween-it gjimnazistėt e shkollės sė mesme "Ēajupi". Thuajse askush nga nxėnėsit e kėsaj shkolle nuk ka munguar nė kėtė mbrėmje tė veēantė, qė dalėngadalė po kthehet nė njė traditė shumė festive pėr tė rinjtė e kryeqytetit.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=47012
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.10.2009, 12:29   4
Citim:
Hallouin 2009, ide pėr maskat dhe tualetin

Po afrohet nata me e tmerrshme e vitit! 31 Tetori, Dita e Hallouin, pėrgatituni tė rijetoni ėndrrat tuaja mė tė kėqija! Mostra, zombi, vampirė, shtrigan. Kjo feste ėshtė tradicionale nė Amerikė, por prej disa vitesh Hallouin po organizohet edhe kėtu nė Shqipėri.

Kėshtu qė, mbrėmjen e 31 tetorit nė festė ju duhet tė mendoni pėr njė tualet me tė vėrtetė tė tmerrshėm! Nėse po mendoni qė tė festoni Hallouinin sonte ajo qė nuk mund tė mungojė ėshtė veshja e duhur!

Hallouin ka filluar tė festohet tashmė edhe nė vendin tonė, ku organizohen festa mbi kėtė temė, edhe pse nuk e kemi huazuar tė gjithėn, siē ėshtė xhiroja e famshme shtėpi mė shtėpi duke bėrė “ėmbėlsirė apo shaka”.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=21696

Citim:
Hallouini , festohet edhe nė Tiranė

Sot nė tė gjithė botėn festohet Hallouini, por ajo do tė festohet edhe nė Tiranė. Kėshtu sot nė mjediset e Teatrit Kombėtar pėr Fėmijė do tė organizohet njė aktivitet, i cili do tė vijė ndryshe nga ato qė jemi mėsuar tė shohim nė skenėn e tij.

Nė orėt e vona tė mbrėmjes kjo festė tė organizohet me aktivitete nga mė tė ndryshmet nė lokalet e Tiranės.

Nga mbarimi i shekullit tė XIX, Hallouini nė Amerikė u bė njė festė qė shėrbente mė shumė pėr bashkimin e fqinjėve qė tė shkėmbenin vizita mes tyre, sesa pėr fantazmat, magjitė dhe shtrigėritė. Nė fillim tė shekulli XX, mbrėmjet kushtuar Hallouinit u bėnė festa ku tė rritur e fėmijė festonin sė bashku. Mbrėmjet kishin nė qendėr lojėra, ushqime, veshje festive. Prindėrit, tė inkurajuar nga gazetat dhe nga liderėt lokalė bėnin diēka “frikėsuese” ose “qesharake” nė festimet e Hallouinit. Nė kėtė mėnyrė Hallouini humbi shumė nga karakteri fetar apo supersticioz (bestytnor ) gjatė shekullit XX. Nė vitet 1920 e 1930, Hallouini u bė festė jofetare, por qendrat e banimit i organizonin festimet me parada, me mbrėmje tė mėdha, me dėfrime dhe tė ngrėna. Pavarėsisht organizimit tė mirė u vunė re akte vandale gjatė kėtyre festimeve. Nė vitet ‘50, tradita shumėshekullore rilindi. Sot amerikanėt shpenzojnė ēdo vit rreth 7 miliardė dollarė nė festimet e kėsah feste.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ture&Itemid=59
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2011, 15:34   5
Shqiptaria
 
Efektet apo simptomat e globalizmit janė kėto festa tė importuara , por nuk ėshtė vetėm nje fenomen nė Shqipėri por kudo nėpėr botė . Jokurrizorėt ? E ke tepruar paksa me kėtė term .
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2011, 18:50   6
kalimtar/e
 
Derisa nuk pėrballojnė efektet e globalizimit ēa i bie tė jenė! Janė i njėjti molusk qė pėr Ditė Flamuri kalben nė qendra bastesh apo duke parė telenovela.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2011, 21:48   7
Shqiptaria
 
S'ėshtė puna tek perballimi i efekteve pasi asnjėri nga ato (mendimi im) s'i shikon kėto gjėra ne kėtė prizėm kaq pak tolerues dhe kaq ultra-nacionalist , ėshtė thjesht njė trend i shoqėrive moderne qė japin e marrin me njėra-tjetrėn pavarėsisht se ne mė shumė marrim se japim .

Pastaj jokurrizorė ngjan pak racist si epitet po ashtu i nxituar dhe anti-social !

Ndryshuar sė fundmi nga Shqiptaria : 6.2.2011 nė 21:57.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2011, 22:32   8
kalimtar/e
 
Mirė e ke, trend shoqėror po bėhen dhe luledelet, pse duhet tė tregohemi jotolerantė, fundi i fundit marrje e dhėnie midis shoqėrive moderne...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2011, 23:03   9
kalimtar/e
 
Citim:
ėshtė thjesht njė trend i shoqėrive moderne qė japin e marrin me njėra-tjetrėn
Kėto trendet e shoqėrive moderne janė qė ēojnė nė shkombėtarizim. Frika e tė qėnit antisocial si kosto e mbrojtjes dhe e zhvillimit tė identitetit kombėtar (ose shkurt fare, e tė qėnit ai qė je) ėshtė punė pėr ty.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.2.2011, 08:58   10
kalimtar/e
 
Citim:
jokurrizorė ngjan pak racist si epitet
Termi "racist" nuk hyn fare kėtu dhe me tė po abuzohet shumė kohėt e fundit. Nuk po flasim pėr njė tjetėr racė, por pėr shqiptarė qė duhet tė ndėrgjegjėsohen ndaj veprimeve qė i bėjnė si tė ishin kope.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.10.2012, 20:11   11
Citim:
Hallouini, si kanė festuar shqiptarėt ndėr vite

Kungujt, kostumet e frikshme, maskat apo edhe qirinjtė e ndezur janė simboli i Hallouinit, festės qė prej disa vitesh po organizohet edhe nė Shqipėri.

Legjenda thotė se shpirtrat e vdekur gjatė atij viti mblidheshin sė bashku pėr t’u pėrzierė me botėn e tė gjallėve e pėr tė nisur mė pas rrugėn drejt njė bote tjetėr.

Megjithatė kjo mbetet vetėm njė legjendė, njė histori mes tė vėrtetės dhe trillimit qė nė ditėt e sotme pėrkthehet si njė arsye mė shumė pėr tė festuar.

“ Njerėzit i kushtojnė mė shumė vėmendje pėrzgjedhjes sė kostumeve dhe organizojnė festa nė kopshte, shkolla dhe qendra tregtare. Njerėzit janė mė tė interesuar pėr kėtė festė.” Kėshtu tregon Enida Hida nga shoqata e animatorėve, e cila tregon se nga viti nė vit, ka pasur ndryshime: “Dikur visheshin me kostumin e Borėbardhės, por vitet e fundit njerėzit e kanė kuptuar qė duhet tė vishen sa mė frikshėm tė jetė e mundur.“

Pavarėsisht faktit se e nesėrmja ėshtė e enjte, qė do tė thotė njė ditė pune, grupe tė ndryshme janė organizuar pėr tė dalė nė darkė, kėshtu qė tė shpresojmė se deri nė mėngjes do ta kemi fshirė nga fytyra maskėn e frikshme dhe qesharake. E sigurt qė do t’i kursejmė vetes vėnien nė lojė nga kolegėt e punės.

Zakonisht fėmijėt kanė frikė nga errėsira dhe figurat e frikshme, por kėtė festė duket se e kanė shumė pėrzemėr.

Si do tė festohet sot nė darkė? Kjo mbetet pėr t’u parė, vetėm mos harroni: Kostume tė frikshme!

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=245173&ref=ml
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.11.2012, 20:56   12
Citim:
Halloween nė Tiranė, kthehet nė traditė

Halloween nė Tiranė, kthehet nė traditėEdhe pse mes jave, pra e mėrkurė, zona trend e Tiranes per jeten e nates, ish Blloku, i ka pėrngjarė mbremjen e 31 tetorit nje nate tipike fundjave. Arseja e kishte emrin Halloween, ne menyren shqiptare te te festuarit pasi siē ndodh rendom per ne rendesi ka te jete feste.

Te rinjte, kane zgjedhur te maskohen siē eshte ne traditen e festes se njohur. Per dike maska ka pasur nje kosto te larte, per te tjere kane mjaftuar nje pale mustaqe te vizatura. Por maske e shtrenjte ose e lire, e rendesishme ishte te ishe i frikshem per te pasur efektin ne naten e shpirtrave.

Vitet e fundit, festa e Halloween duket se eshte kthyer ne tradite per jeten e nates edhe pse festimet lokalizohen kryesisht vetem ne Tirane. Per dyqanet e ndryshme dhe klubet e nates nata mes 31 tetorit dhe 1 nentorit eshte nje arsye me shume per te organizuar feste.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ure&Itemid=108
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.11.2012, 21:51   13
Citim:
Prishtina kremton me koncert Ditėn e Falėnderimeve

Prishtinė, 22 nėntor – Me rastin e festės mė tė preferuar tė amerikanėve nė SHBA, Ditės sė Falėnderimeve”, sonte nė sheshin Nėna Terezė nė Prishtinė ka filluar njė koncert i madh, nė tė cilin marrin pjesė shumė emra tė njohur tė estradės kosovare.

Si shkruan gazeta amerikane Wall Street Jpurnal, festa mė e preferuar e amerikanėve ėshtė burim i polemikave politike. Por, ky ka qenė rasti nė vitin 1789, kur Shtetet e Bashkuara kanė festuar pėr herė tė parė Ditėn e Falėnderimeve.

Polemika ka nisur mė 25 shtator nė New York, qytetin ku atėherė gjendej selia e qeverisė. Seanca konstituive e Kongresit tė parė ishte gati tė pėrfundojė, kur republikani Elias Boudinot nga New Jersey ėshtė ngritur pėr tė propozuar rezolutėn pėr krijimin e njė komitet tė pėrbashkėt me Senatin “derisa presidenti i SHBA-sė tė rekomandojė pėr popullin amerikan ditėn publike tė falėnderimeve dhe lutjeve”.

Njė ditė e falėnderimeve, ka thėnė ai, do t’iu mundėsonte amerikanėve tė shprehin mirėnjohjen ndaj Zotit pėr mundėsinė qė nė mėnyrė paqėsore tė krijojnė qeverinė.

Rezoluta e Boudinot ka shkaktuar debat tė fuqishėm, shkruan Wall Street Journal. Republikani Aedanus Burke, nga Karolina e Jugut, ka shprehur kundėrshtimet e tij me arsyetimin se falėnderimi ėshtė shumė evropian. Atij nuk i pėlqente “ky imitim i zakoneve evropiane”.

Republikani Thomas Tudor Tucker, po ashtu nga Karolina e Jugut, ka shprehur dy kundėrshtime tė tjera. “Pėrse presidenti duhet t’i detyrojė njerėzit tė bėjnė diēka qė ata ndoshta nuk e kanė ndėrmend ta bėjnė”, ka pyetur ai. “Nėse Dita e Falėnderimeve duhet tė ndodhė, atėherė le tė bėhet nga autoriteti i disa shteteve”, ka thėnė Tucker.

Kundėrshtimi i dytė i tij, sipas gazetės, kishte tė bėnte me ndarjen e kishės dhe shtetit. “Shpallja e Ditės sė Falėnderimeve ėshtė njė ēėshtje fetare dhe, si e tillė, ajo na nxjerr jashtė ligjit”, ka thėnė Tucker. Ligji i tė Drejtave nuk ishte ratifikuar deri nė vitin 1791, por Kongresi kishte tė miratuar vetėm formulimin e Amendamentit tė Parė dhe ai debat ishte i freskėt nė mendjen e secilit.

Nė fund, rezoluta megjithatė ka kaluar (numri i saktė i votave nuk ėshtė regjistruar) dhe Dhoma e Pėrfaqėsuesve ka emėruar komitetin. Rezoluta mė pastaj ėshtė zhvendosur nė Senat, ku ka kaluar po ashtu.

Mė 3 tetor, kujton WSJ, presidenti George Washington ka proklamuar Ditėn e Falėnderimeve. Ai ka caktuar tė enjten e 26 nėntorit tė vitit 1789 si “ditė publike tė falėnderimeve dhe lutjeve pėr Zotin, pėr kujdesin e Tij ndaj popullit tė kėtij vendi”.

Gazetat kanė publikuar njoftimin dhe festa ėshtė kremtuar gjerėsisht nė mbarė vendin. Pėr nder tė saj janė mbajtur shėrbime tė shumta fetare dhe kishat kanė kėrkuar donacione pėr tė varfrit, thuhet nė artikullin, qė e transmeton REL.

Atėbotė, Festa e Falėnderimeve nė Anglinė e Re ėshtė kremtuar njėsoj si sot, thotė Charles Lyle. Gjeli i detit dhe byreku me kungull kanė qenė nė qendėr tė tryezave.

Tradita e nisur nga George Washington ka mbijetuar pa polemika tė tjera. Qysh nga debati i shtatorit 1789, asnjė anėtar i Kongresit nuk ėshtė ankuar se falėnderimi ėshtė shumė evropian ose shkelje e ndarjes sė kishės nga shteti, shkruan Wall Street Journal.

http://koha.net/?page=1,13,124410
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:08.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.