Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1908-1910: Kongresi i alfabetit tė gjuhės shqipe
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 15.11.2008, 18:04   1
kalimtar/e
 

Shkrim i cituar Pėrgatitja e Kongresit


Lėndė nga "Kongresi Manastirit", Shaban Demiraj - Kristaq Prifti, Akademia Shkencave e Shqipėrisė, Instituti Historisė, Tiranė 2004, fq 68-83.

Citim:
Pėrgatitja e Kongresit


Pėrhapja e shkollave dhe e shkrimit shqip, si edhe sukseset, qė arritėn patriotėt shqiptarė nė luftėn pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė popullit shqiptar, bėnė edhe mė tė ngutshme nevojėn e vendosjes sė njė alfabeti tė vetėm tė gjuhės shqipe. Rilindėsit me tė drejtė e konsideronin mungesėn e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe, jo vetėm njė problem gjuhėsor e kulturor, por edrie njė shenjė dasie, qė pengonte bashkimin e shqiptarėve. Ndėrsa zgjidhja e saj do tė ndihmonte si nė lėvrimin e mėtejshėm tė gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe, ashtu edhe nė konsolidimin e unitetit kombėtar dhe tė bashkimit politik tė popullit shqiptar nė luftėn kundėr robėrisė osmane.

Nismėn pėr thirrjen e kongresit kombėtar pėr vendosjen e njė alfabeti tė vetėm e mori klubi shqiptar "Bashkimi" i Manastirit, qė luante rolin kryesor midis klubeve shqiptare.

Qysh nė ditėt e para pas shpalljes sė kushtetutės patriotėt shqiptarė, e nė mėnyrė tė veēantė drejtuesit e klubit "Bashkimi" tė Manastirit, duke kuptuar rėndėsinė e madhe qė kishte ēėshtja e alfabetit tė vetėm pėr zhvillimin e mėtejshėm tė lėvizjes kombėtare nė Shqipėri, e shpallėn atė si detyrėn e tyre mė tė ngutshme.

Mė 27 gusht tė vitit 1908, pas vendimit qė kishte marrė qė mė 21 gusht, kryesia e klubit "Bashkimi" tė Manastirit, shpalli Zėdhėnien (Thirrjen) e saj, me tė cilėn u bėri tė ditur gjithė klubeve dhe shoqėrive brenda dhe jashtė Shqipėrisė propozimin pėr mbledhjen e kongresit tė alfabetit mė 14 nėntor tė vitit 1908, nė tė cilin "do tė ftoheshin tė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, si dhe tė jashtmit e ēdo filolog, qė interesohej pėr kėtė ēėshtje, pėr tė marrė pjesė nė kėtė kongres tė madh"1.

Nė shtator klubi i Manastirit u shpėrndau atyre ftesat pėr zgjedhjen e delegatėve, nė tė cilat theksohej se "interesi kombėtar lyp nevojėn e njėsimit tė alfabetit tė gjuhės sonė pėr pėrparimin dhe lumturimin e popullit tonė", se kjo vepėr "ka me forcue fletėt ma tė shkėlqyeshme tė historisė sonė kombėtare", se "alfabeti i gjuhės qė ėshtė ēelėsi i plotėsimit tė tė tanė nevojave qytetėrore e tė pėrparimit industriuer, pėr neve sot ėshtė... njė nga nevojat e para me rėndėsi"2.

I mbledhur nė kohėn, kur shumica e atdhetarėve shqiptarė i mbaheshin orientimit se lėvizja politike kombėtare, pas shpalljes sė kushtetutės, duhej tė zhvillohej me mjete legale nė kuadrin e regjimit xhonturk dhe nuk shtruan nevojėn e luftės sė armatosur pėr pėrmbysjen e tij, Kongresi u thirr me moton: "Jo me pushkė e barut, por me penė e me letra!"3, qė u pėrfshi edhe nė ftesat e shpėrndara nė ato ditė.

Nisma e klubit "Bashkimi" tė Manastirit pėr thirrjen e kongresit tė alfabetit u prit me gėzim nga klubet dhe gjithė atdhetarėt shqiptarė dhe gjeti pėrkrahjen e tyre tė plotė. Konsulli austro-hungarez nė Shkodėr, Posfai, shkruante nė fillim tė nėntorit se njoftimi pėr kėtė kongres "pati jehonė tė madhe"4.

Nė letrat, qė i erdhėn klubit "Bashkimi" tė Manastirit nga klubet dhe shoqėritė shqiptare, si nga ai i Elbasanit, i Janinės, i Shkupit, i Shkodrės, i Beratit, i Starovės, i Ohrit, nga kolonitė shqiptare tė Kajros, tė Aleksandrisė, tė Bukureshtit, tė Varnės, nga shoqėria "Besa-besėn" dhe nga dhjetėra klube, shoqėri dhe atdhetarė shqiptarė brenda dhe jashtė atdheut, shprehej entuziazmi i tyre pėr thirrjen e kongresit dhe gatishmėria pėr tė dėrguar pėrfaqėsuesit e tyre nė kėtė kongres5.

Nė letėrkėmbimin me klubin e Manastirit klubi "Bashkimi" i Elbasanit, duke treguar, bashkė me emrat e delegatėve tė zgjedhur, gatishmėrinė e tij pėr tė marrė pjesė nė kongres, shkruante se "kjo ēėshtje (e njėsimit tė alfabetit-shėn.aut.) ka tė bėjė me pėrparimin dhe arsimimin e kombit tonė tė paditur"6. Ndėrsa kolonia shqiptare e Kajros, nėpėrmjet njė letre tė pėrfaqėsuesit tė saj, Foqion Turtullit, e quante njė punė shumė tė mirė zgjidhjen e ēėshtjes sė abecesė dhe shkruante se "ēėshtja e abecesė ėshtė njė ēėshtje e madhe dhe na pengon shumė pėrparimin kombėtar", se "me abecenė unike do t'u jepet njė goditje e fortė shkollave dhe intrigave greke nė Shqipėrinė e Jugut"7.

Edhe Loni Logori, po si pėrfaqėsues i kolonisė sė Egjiptit, duke miratuar nismėn e klubit "Bashkimi" tė Manastirit, i shkruante atij se kongresi i gjuhės shqipe "do tė jetė mė i madhi ēap i shqiptarėve nė qytetėrim dhe nė bashkim"8.

Kolonia shqiptare e Amerikės, nėpėrmjet Fan S. Nolit, dha gjithashtu miratimin e saj pėr mbajtjen e kongresit dhe, pasi njoftonte klubin e Manastirit se do tė dėrgonte si pėrfaqėsues tė saj Sotir Pecin, shkruante: "Ne shqiptarėt jashtė jemi gati tė vijmė pas gjurmave tė shoqėrisė suaj dhe do t'u ndihmojmė nė ēdo ēėshtje... Qėllimi ynė dhe mendimet tona mund tė mblidhen nė njė fjalė: qytetėrimi i Shqipėrisė"9.

Atdhetarė tė tjerė i shkruanin klubit "Bashkimi" tė Manastirit se ai "do tė ndihmojė edhe pėr pėrparimin e vendit tonė nė fushėn ekonomike, nė industri, tregti etj."10

Nuri Vila, duke miratuar vendimin pėr thirrjen e kongresit tė alfabetit, i shkruante klubit "Bashkimi" tė Manastirit se "bashkimi i alfabeteve do tė thotė bashkimi i kombit..." se me kėtė "themelohet e ardhrryja e kombit... Nė u bashkofshim, vazhdon ai mė poshtė, do t'u apim armiqėve provėn se kombi i ynė ėshtė bėrė njė si komb kundėr ēdo rreziku, se ēėshtja kombėtare ėshtė para ēdo gjėje"11.

Nė kėtė letėrkėmbim tė pragut tė Kongresit tė Manastirit u shfaqėn edhe mendime pėr alfabetin e pėrbashkėt, qė duhej tė caktonte Kongresi. Nga dokumentet, e hulumtuara prej nesh, e qė ruhen nė Arkivin Qėndror tė Shtetit, kuptohet se shumica e atyre qė hynė nė korrespondencė me klubin e Manastirit kėrkoi qė tė caktohej pėr gjuhėn shqipe njė alfabet thjesht latin, i papėrzier. Alfabetin latin, siē mund tė pritej, e pėrkrahėn mė shumė shqiptarėt jashtė atdheut, tė cilėt, pėr shkak tė njohjes sė gjuhėve evropiane tė mbėshtetura nė kėtė alfabet i njihnin mė mirė epėrsitė e tij. Mė tė pakėt ishin pėrkrahėsit e alfabetit tė Stambollit, edhe pse ai kishte marrė njė perhapje tė gjerė nė Shqipėrjnė me Jugut.

Kėshtu Loni Logori i shkruante kryesisė sė klubit "Bashkimi" tė Manastirit se ne tė kolonisė sė Egjiptit "jemi tė gjithė pėr alfabetin e Shkodrės (tė "Bashkimit"), sepse ėshtė i thjeshtė dhe njėosur se ėshtė thjeshtė latinisht", "ėshtė "modus vivendi", qė pėrdor tėrė bota e qytetėruar". Ndėrsa pėr letrat (shkronjat) e Stambollit shkruante se ato "do tė jenė shumė tė shtrenjta, se duhet bėrė porosi pėr ato shkronja qė nuk gjenden kurkund e kushtojnė pesė herė mė shumė, se edhe librat qė do tė shtypim do tė kushtojnė mė shumė", se po tė marrim ato "do tė kemi pėrēarje gjithmonė nė mes tonė, " shkronjat latine janė tė lehta pėr t'u mėsuar dhe janė shumė tė bukura". "Shqiptarėt,- shkruante ai,- duhet tė vejnė (tregojnė-shėn.aut) mė shumė pamėsi dhe tė marrin gjėrat qė janė mė praktike nė botė"12.

Klubi i Janinės, meqė njė pjesė e madhe e nxėnėsve tė kėtij qyteti kishin mėsuar ta shkruanin gjuhėn shqipe me alfabetin e Stambollit, mendonte se zgjedhja e njė alfabeti tjetėr "do tė sillte tė ftohtė nė mes tė atyre nxėnėsve qė kanė fituar njė lehtėsi tė madhe nė mėsime"13. Doktor Adhamidhi, propozonte gjithashtu se "duhet tė marrim alfabetin latin si gjithė shtetet, duke dubluar ato shkronja qė na duhen si "dh", "th"14. Pėr alfabetin latin u shpreh edhe Llambi N. Kota nė letrėn qė i dėrgonte klubit tė Manastirit nga Aleksandria15, Preng Bibė Doda, i cili nė letrėn e tij, dėrguar po atij klubi nga Shkodra, theksonte se "veē abeceja e Shoqėrisė "Bashkimi" u pėrgjigjet nevojave tė gjuhės sonė u shėrben tregtisė dhe shkrimtarėve"16.

Nuri Vila, ndonėse mbronte nė letrėn e tij alfabetin e Stambollit, pranonte se as ai dhe asnjė prej alfabeteve nuk ėshtė i pėrsosur. Por ai kėrkonte qė alfabeti qė do tė caktohej, tė mos kishte shkronja dyshe, qė e vėshtirėsojnė gjuhėn e qė janė tė ēpikura si dh, gj, etj., qė ato tė zėvendėsohen me shkronjat e pėrafėrta me njė shenjė sipėr, si p.sh. nj= n po kėshtu edhe pėr tė tjerat"17.

Xhemal Frashėri, nga shqiptarėt e kolonisė sė Egjiptit, i ftuar gjithashtu nė kongres, i shkruante Naum Naēos nga Gjeneva, ku kishte shkuar pėrkohėsisht, se, siē u kam kumtuar edhe mė parė "pėr alfabetin dhe fjalėtoren, po them mendjen time pėr alfabet latinishte...". Mė poshtė shkruante se "edhe neve e duam ABC qė shkroi Naimi, Vaso Pasha, por s'ėshtė pėr sentiment, por pėr tė mirėn e vendit"18.

Pėr ABC-ėnė latine u shprehėn edhe shqiptarėt e Italisė (arbėreshėt), qė nėpėrmjet njė letre tė Franēesk Kinigos (Chinigo), i propozonin kryesisė sė Klubit "Bashkimi" tė Manastirit "tė merrej alfabeti latin, qė ėshtė mė i lehtė dhe i shėrben gjithė kombit mbrenda e jashtė Shqypnisė"19.

Me rėndėsi tė veēantė ishte fakti qė nismėn pėr thirrjen e Kongresit tė alfabetit e pėrkrahu edhe Shoqėria "Bashkimi" e Shkodrės, e cila nė njė thirrje, qė publikoi qysh mė 20 gusht 1908, theksonte se " kjo shoqėri kishte pranuar qė 10 vjet mė parė alfabetin latin si mė i lehti pėr t'u mėsuar dhe qė pėrdor gjithė bota. Megjithatė, ajo e ka konsideruar kėtė tė pėrkohshėm, duke pritur qė tė bėhet njė mbledhje e pėrgjithshme e shqiptarėve"20.

Shoqėria e Jezuitėve nė Shkodėr, sado qė u ftua disa herė nga klubi i Manastirit, pėr tė dėrguar delegatin e saj nė Kongresin e alfabetit, nuk pranoi tė merrte pjesė nė tė, duke shkaktuar me kėtė qėndrim keqardhjen e kryesisė sė atij klubi. Megjithatė, ishte pozitiv fakti qė kjo shoqėri deklaroi me kėtė rast, se "do tė vazhdonte tė pėrdorte alfabetin e shkrimtarėve tė vjetėr, por deri sa tė krijohej njė alfabet unik pėr gjithė kombin". Ndėrsa nė pragun e Kongresit, mė 10 nėntor 1908, rektori i Seminarit tė Jezuitėve, duke i kumtuar klubit tė Manastirit se nuk do tė dėrgonte delegat nė atė kongres, theksonte se jezuitėt "shpresonin se ai do tė zgjidhte problemin e ABC-ėsė, se ata ishin pėr alfabetin latin dhe se do tė pranonin vendimin qė do tė merrte kongresi"21.

Ndryshe nga kėta veprimtarė e shoqėri, Faik Konica, ndonėse i qe kushtuar prej vitesh lėvrimit tė gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe dhe mezi e kishte pritur njė ngjarje tė tillė, siē ishte njėsimi i alfabetit, nuk pranoi tė merrte pjesė nė Kongresin e Manastirit, nuk e mirėpriti atė. Mbi kėtė qėndrim tė F.Konicės hedh dritė letėrkėmbimi i tij me atdhetarėt e tjerė rilindės. Nga njė letėr qė Faik Konica i pati dėrguar Lef Nosit nga ShBA mė 27 tetor tė vitit 1908, nė kohėn kur po bėheshin pėrgatitjet pėr thirrjen e Kongresit tė Manastirit, kuptohet qartė se ai ishte kundėr mėnyrės se si po organizohej ky kuvend dhe nuk e miratonte kėtė nismė. Madje nė kėtė letėr i bėnte thirrje edhe Lef Nosit tė "mos e pakėsonte (ulte) emrin e tij duke u pėrzjerė me kėta njėrės"22. Lef Nosi, siē dihet nuk i mori parasysh kėto kėshilla tė Konicės, shkoi nė Kongres dhe qe ndėr delegatėt mė aktivė tė kėtij kuvendi.

Por nga kjo letėr kuptohet se F. Konica deri nė ato ditė nuk kishte marrė ftesė tė posaēme nga organizatorėt e Kongresit. Pėr kėtė ēėshtje bėnte fjalė edhe Luigj Gurakuqi nė njė letėr, qė ia dėrgonte qysh mė 8 tetor tė vitit 1908 Fehim Zavalanit, kryetar i Klubit "Bashkimi" tė Manastirit, i cili kishte marrė nismėn pėr thirrjen e Kongresit. L. Gurakuqi i thoshte F. Zavalanit se "nga Elbasani mė shkruajnė se Ju keni qėllim tė mos e ftoni nė mbledhje Faik be Konicėn, drejtorin e "Albanias" sė Londonit; unė nuk e zė besė kėtė punė, por si do qė nė qoftė, Ju lutem edhe njėherė qė tė thirrni tė gjithė shkronjėsit shqiptarė e kryetarėt e klubeve e tė shoqėrive kudo qė tė ndodhen. Kėshtu qė mbledhja e Manastirit tė dalė njė mbledhje kombėtare dhe e pėrgjithshme e qė t'i jap fund njė herė e pėrgjithmonė ēėshtjes sė alfabetit"23.

Megjithatė, ndonėse me vonesė, Faik Konica u thirr nė Kongres. Nė ftesė ishte shėnuar se "kombi i ynė ka nevojė tė madhe pėr njėrėz tė tillė si Zotėria e juaj pėr t'i dhėnė fund kėsaj ēėshtjeje kaq tė vyer". T.Osmani shkruan se Faiku kishte mbetur i fyer ngaqė e kishin ftuar shumė vonė24. Sipas J. Kastratit ftesa duhet t'i ketė vajtur Konicės rreth njė javė para fillimit tė punimeve tė Kongresit*. Vetė Faiku mė vonė do tė shkruante kėshtu nė artikullin e tij "Kongresi i shqiptarėve xhonturq": "Besoj se ėshtė e tepėrt tė ju mėsoj se nuk u ftova te ky i vetthėnė "kongres", pėrveēse nė orė tė fundit, me ē'qėllim e kuptoni vetė"25.

Ka mundėsi qė kjo rrethanė ta ketė shtyrė Faikun qė ta kundėrshtonte thirrjen e Kongresit dhe tė shprehej me pėrēmim ndaj tij dhe organizatorėve tė kėtij kuvendi. Megjithatė, kjo nuk duhet tė ketė qėnė arsyeja e vetme e kėtij qėndrimi. F. Konica nuk pranoi tė merrte pjesė nė punimet e Kongresit tė Manastirit edhe pasi e mori ftesėn nga nismėtarėt e tij, ndonėse ajo ishte hartuar me fjalė qė tregonin respekt tė veēantė pėr tė.

Faiku kishte njė koncept tjetėr pėr rrugėn qė duhej ndjekur pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe. Ai mendonte se kjo ēėshtje nuk mund tė zgjidhej dhe nuk duhej vendosur nga njė forum i tillė i gjerė dhe laraman nga pėrbėrja siē ishte Kongresi qė po pėrgatitej, ku pėrveē gjuhėtarėve, gazetarėve dhe shkrimtarėve, do tė merrnin pjesė edhe drejtuesit e veprimtarėt e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.

Ai gjykonte se ēėshtja e alfabetit duhej shqyrtuar dhe vendosur nga njė forum i pėrbėrė nga gjuhėtarė dhe lėvrues tė gjuhės shqipe. Ndaj edhe nuk pajtohej me zgjidhjen e ēėshtjes sė abecesė shqipe, siē shprehej ai, me mekanizmin e votės, me parimin e shumicės.

"Qiriazi me tė tjerė , - shkruante Faiku nė letrėn qė i dėrgoi Lef Nosit mė 27 tetor 1908,- botuan te gazetat qė kanė pėr tė mbajtur njė "kongres" nė Manastir. Thonė, - kush tė dojė le tė vijė. Domethėnė nė qofshin 20 veta si ju, tė cilėt tė kenė mejtuar pėr kėtė ēėshtje, fjala e tyre nuk do tė ketė ndonjė rėndėsi fare, nė u ndothēin atje 21 hamenj dhe bujq me mendje tjetėr!... Ku ėshtė dėgjuar qė njė kongres letrar tė jetė si kursėtore! Kush tė dojė le tė vijė. Nuk ka kėtu njėrėz tė zgjedhur me arsye dhe tė ftuar, s'ka njė program pune? Besoj se ėshtė e para herė qė njė problem literature do tė zgjidhet pas parimit tė shumicės"26.

Kėto mendime mund tė konsideroheshin tė arsyeshme dhe tė pranueshme nė qoftė se shqiptarėt do tė kishin njė shtet ose edhe njė shoqėri tė organizuar, ku forumet e specializuara tė merrnin vendime tė detyrueshme pėr tė gjitha ēėshtjet e alfabetit dhe tė kulturės kombėtare. Por, siē dihet, shqiptarėve u mungonin kėta organizma. Ndaj drejtuesit e klubeve dhe tė lėvizjes kulturore e politike kombėtare gjetėn rrugėn mė tė pėrshtatshme pėr tė mėnjanuar kėto mungesa dhe, njėherazi, pėr t'u dhėnė vendimeve qė do tė merreshin, njė karakter tė detyrueshėm, thirrėn njė kongres tė pėrgjithshėm, kombėtar, ku u pėrfaqėsuan tė gjitha krahinat e vendit dhe krahas gjuhėtarėve, shkrimtarėve dhe publicistėve tė shquar, morėn pjesė edhe veprimtarė tė lėvizjes kombėtare.
_________________________
1. Arkivi Qendror i Shtetit (mė tej: AQSH), F. Shoqėria kulturore shqiptare e Bukureshtit, D.80, fl.219. Shih edhe: Haus und Hof Staats Archiv, Wien, Politisches Archives Albanien (mė tej: HHStA,PA,A), Manastir, 21 gusht, 1908; "Kombi", Boston, nr.106, 26 tetor 1908, "Zėdhėnje".
2. AQSH, F. Klubi shqiptar "Bashkimi" i Manastirit, D.7, fl.9 (50086). "Letėr-Ftesė" pėr Kongresin e gjuhės shqipe, 10 vjeshtė e parė, 1324/23 shtator 1908.
3. Po aty.
4. HHStA,PA,A. Shkodėr, nr.80, 9 nėntor 1908.
5. AQSH, F. Klubi shqiptar "Bashkimi" i Manastirit, D.5, fl.148, 283; D.6, fl.221; D.6, dok.48; D.6, fl.170, Dok.84. Shih edhe Fondi: Shoqėritė kulturore "Drita", "Dituria", "Bashkimi", D.77.
6. AQSH, F. Klubi shqiptar "Bashkimi" i Manastirit, D.6, fl.221; fl. 158-159, Elbasan, 5 tetor 1908; D.5, Dok. nr.48, 21 shtator 1908.
7. Po aty, D.5, fl.683.
8. Po aty, D.5, fl.148.
9. Po aty, dosje pa numėr, dok.84.
10. Po aty. F. Klubi "Bashkimi" i Manastirit, D.7, fl.9, dok.50.086.
11. Po aty, F.Themistokli Gėrmenji, D.12.
12. Po aty, F. Klubi "Bashkimi" i Manastirit, D.5, fl.148.
13. Po aty, D.6, fl.170.
14. Po aty, D.5, dok. me dt. 9 tetor 1908.
15. Po aty, F. Klubi "Bashkimi" i Manastirit, D.5, 20 tetor, 1908.
16. Po aty, F.Themistokli Gėrmenji, D.ll.
17. Po aty, F. Themistokli Gėrmenji, D.12.
18. Po aty, D.17.
19. Po aty, Dok, me dt.19.11.1908.
20. Po aty, F. Klubi i shoqėrisė "Bashkimi", Shkodėr.
21. Po aty, F. Klubi "Bashkimi" i Manastirit, D.8, Dok.50 092; D.10, fl.387; F. Themistokli Gėrmenji, Nr.39.
22. Po aty, Fondi Lef Nosi, Dos.55/2, fl. 157. Letėr e F. Konicės, Oakley., City, 27 tetor 1998.
26. AQSH, Fondi Lef Nosi, Dos.55/2, fl.157. Letėr e F. Konicės, 27 tetor 1908.

Ndryshuar sė fundmi nga sub674843 : 17.11.2008 nė 19:47.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.11.2008, 18:24   2
kalimtar/e
 
Citim:
F. Konica nuk e ndryshoi qėndrimin e tij edhe pas pėrfundimit tė punimeve tė Kongresit tė Manastirit, nuk i miratoi vendimet e tij pėr ēėshtjen e alfabetit tė shqipes. Nė shkrimin qė botoi nė revistėn "Albania", pas Kongresit, ai e quajti atė "kongres tė shqiptarėve xhonturq". "Ky kongres, - shkruante Konica, - do tė mbetet nė histori tė lėrimit shqiptar si njė nga faqet mė tė pandershme e mė tė turpshme"27. Nė kėtė artikull ai paraqet edhe projektin e tij pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė alfabetit. "Tė krijohet,-shkruan ai,- njė komision me nja 15 specialistė dhe po aq shokė tė tyre-linguistė, me njė arbitėr-albanolog tė huaj, pastaj tė mblidhet ndonjė kongres"28.

Nė kongres nuk morėn pjesė edhe intelektualė tė tjerė, tė njohur nė fushėn e lėvrimit tė gjuhės shqipe si A. Xhuvani, Asdreni, A.Z. Ēajupi, Sh. Gjeēovi etj.
Por, historia u dha tė drejtė atyre intelektualėve shqiptarė, qė morėn nismėn pėr organizimin e Kongresit tė alfabetit dhe miratuan vendimet pėr ēėshtjen e njėsimit tė abecesė shqipe, provoi se rruga qė ndoqėn udhėheqėsit e lėvizjes kulturore-kombėtare pėr zgjidhjen e problemit tė alfabetit, ishte mė e drejta dhe se vepra e kryer nė Kongresin e Manastirit nuk mbeti, siē e kishte parashikuar Konica, nė letrėn qė i dėrgonte Lef Nosit "si njė nga mė tė ndyrat dhe mė tė zezat faqe tė historisė shqipe"29, por si njė nga mė tė ndriturat e saj.

Kohės nė prag tė Kongresit tė Manastirit i pėrket edhe nisma qė Ndre Mjeda mori nė Shkodėr pėr tė arritur njė marrėveshje ndėrmjet shqiptarėve pėr ēėshtjen e alfabetit, nė bazė tė njė alfabeti tė hartuar prej tij. Pėr kėtė alfabet bėnte fjalė edhe konsulli austriak nė Manastir (Posfai), kur i shkruante Vjenės, mė 31 gusht tė vitit 1908, se "Mjeda, pak kohė mė parė, u kishte paraqitur Gjergj Qiriazit dhe Mithat Frashėrit edhe njė "Projekt-alfabet", siē e quante ai, nė tė cilin kishin vėnė edhe kėta nėnshkrimet e tyre30. Nė kėtė informacion nuk jepen hollėsirat e nevojshme pėr tė kuptuar se ēfarė pėrfaqėsonte ky "Projekt-alfabet", por merret rne mend se ai nuk mund tė ishte alfabet i "Agimit", ithtar i tė cilit ishte Mjeda e qė ishte tanimė i njohur, por njė variemt tjetėr, i pėrpunuar prej tij31.

Ka shumė mundėsi qė ky alfabet tė jetė ai, pėr tė cilin bėnte fjalė N. Naēi nė letrėn qė i dėrgonte nga Shkodra shoqėrisė "Bashkimi" tė Bukureshtit, mė 8 mars 1907, nė emėr tė "Shoqėrisė Ndihmėse", e cila sapo ishte themeluar nė kėtė qytet. Nė kėtė letėr N.Naēi shkruante se "u lutej gjithė tė kėtueshmėve, gjithė shokėve qė njė orė e mė parė tė mbarojė ēėshtja e alfabetit, ej cila kėshtu si gjendet sot ėshtė nė rrezik tė na bjerė grindje tė mėdha e tė rrezikshme pėr kombin tonė. Kėtu ndė Gegėri, vijonte ai, kanė dy palė alfabete tė "Bashkimit" dhe tė "Agimit". Janė dy tarafe, por kanė ardhur "nė njė farė; kuptimi nė mendimin qė tė bashkohen". "Bashkimi pra rnund tė vijė, kur toskė e gegė tė bėjnė tė gjithė ndoca kurbane mbi kėtė ēėshtje...Shoqėria e jonė si qėllim tė parė ka bashkimin e alfabetit"32.

Bashkimi, sipas kėsaj shoqėrie, theksonte N. Naēi, atėherė mund tė bėnet, "kur alfabeja tė kreet me njė mėnyrė qė tė mund tė kėnaqnjė gjithė palėt, Toskė e Gegė, domethėnė Alfabe e "Bashkimit", "Agimit" dhe e Stambollit tė bėhen njė...Mos bėjmė qė tė bashkojmė alfabetin dhe tė nxjerrim ndė mest ndonjė alfabet tė ri. Kėtu janė me njė mendje dhe kanė bėrė njė farė alfabeti, tė cilin po ua dėrgojmė qė ta shikoni; ėshtė bėrė me njė mėnyrė qė tė mundin tė tre partitė (pėrkrahėsit e tri alfabeteve-shėn.aut.) ta pėlqejnė se ka shkronja prej tė trijave. Shikojeni dhe gjykoni me vėmendje dhe dėrgoni pėrgjigje kėtu nė Shkodėr dhe nė Manastir*. Nė fund tė letrės N. Naēi, qė ka vėnė nėnshkrimin e tij, thotė se atė "duhej ta nėnshkruante edhe dikush tjetėr, por nuk po nėnshkruan pėr arsye qė dihen. Ju e merrni me mend kush ėshtė"33.

Nėse ky alfabet ėshtė po ai i N. Mjedės, pėr tė cilin bėhej fjalė nė relacionin e konsullit austriak, Posfai, atėherė ka mundėsi qė tė ketė qėnė Dom Ndre Mjeda ai, qė duhej tė vinte nėnshkrimin, por nuk ka dashur ta bėjė kėtė, pėr tė mos bėrė publike pikėpamjen e tij para thirrjes sė kongresit, ēka e vėshtirėsonte pozitėn e tij si themelues i alfabetit tė shoqėrisė "Agimi".
Bashkėngjitur me kėtė letėr N.Naēi jep edhe alfabetin e pėrzierė tė "Shoqėrisė Ndimėse", qė po e paraqisim mė poshtė:

A, b, c, c, d, dh, ė, e, f, g, g, h, i, j, k, I, II, m, n, n,
o, p, q, r, rr, s, s, t, th, u, v, x, x , y, z, i 34.

Nga krahasimi i kėtij alfabeti tė pėrzjerė me tri alfabetet kryesore qė ishin nė pėrdorim nė atė kohė nxjerrim kėto pėrfundime:

1.Nga alfabeti i Stambollit janė marrė shkronjat q, x (qė nuk ndeshen te "Bashkimi" dhe "Agimi"), si edhe c, z (qė i ka edhe "Agimi") dhe y (e kanė edhe "Bashkimi" dhe "Agimi").

2. Nga alfabeti i "Bashkimit" janė marrė: dh, II, p (e ka edhe "Agimi") dhe th, rr.

3. Nga alfabeti i "Agimit" (varianti i vitit 1904) janė marrė /e/ pėr ė, s pėr sh dhe me disa ndryshime edhe shkronjat:
c (te "Agimi » c) pėr ē. ė (te "Agimi" e) pėr e. g (te"Agimi"g ) pėr gj
n (te "Agimi" h ) pėr nj z(te "Agimi" i ) pėr zh

4. x ėshtė vėnė pėr xh

5. Shkronjat a, b, d, f, g, h, i, j, k, I, m, n, o, r, s, t, u, v, y janė tė pėrbashkėta pėr tė tri alfabetet.

Krahas propozimeve pėr alfabetin e vetėm qė duhej tė vendosej pėr gjuhėn shqipe, atdhetarėt intelektualė shfaqėn mendimet e tyre edhe pėr formimin e njė gjuhe tė njėsuar letrare. Me vlerė tė veēantė janė idetė e Faik Konicės, Aleksandėr Xhuvanit, Andon Zako Ēajupit e tė shumė tė tjerėve, tė parashtruara nė shtypin e kohės pėr vendosjen e njė gjuhe letrare tė njėsuar, "tė njė ligjėronje" tė pėrbashkėt, siē shpreheshin ata.

Si njohės tė historisė sė gjuhės dhe tė kulturės evropiane, rilindėsit nuk mendonin se kjo gjuhė e njėsuar letrare do tė arrihej "duke i ngjitur e duke i trazuar ligjėronjat (les dialectes) e vendit, por duke u lėnė ligjėronjat e tjera dhe duke dalė sipėr njė ligjėronjė"35.

Kėto mendime u rigjallėruan gjatė pėrgatitjes sė Kongresit tė Manastirit. Nė letrėn qė i dėrgoi kryesisė sė klubit "Bashkimi" tė Manastirit, mė 21 shtator 1908, klubi i Elbasanit, duke dhėnė pėlqimin pėr mbledhjen e Kongresit pėr alfabetin, propozonte gjithashtu qė nė kėtė kuvend tė merrej njė vendim edhe pėr vendosjen e njė ligjėroje tė pėrgjithshme nė gjithė Shqipėrinė. Ky klub propozonte qė si ligjėrojė e tillė e pėrbashkėt tė merrej ajo e Elbasanit, tė cilėn e quante "ma tė bukurėn e gjithė ligjėrojave, qė fliten sot", ku "ėshtė bashkuar toskėnishtja me gegėrishten, e qė mund tė mirret vesht e tė flitet prej tė gjithė shqiptarėve"36.

Nė tetor tė vitit 1908, intelektualėt e klubeve dhe tė shoqėrive kulturore tė Elbasanit, nėpėrmjet njė letre tė Simon Shuteriqit, duke polemizuar me mendimet e atyre atdhetarėve rilindės, qė e quanin tė parakohshme vendosjen e njė gjuhe tė njėsuar letrare, i shkruanin klubit tė Manastirit se ata nuk e kuptonin kėtė si "njė gjuhė qė duhej tė flitej detyrimisht nėpėr gjithė qytetet e Shqipėrisė, sepse ishin tė ndėrgjegjshėm qė "kjo kėrkonte njė shkallė diturie dhe arsimi mė tė lartė". Nė periudhėn e parė, - theksonin ata, duhej qė "tė gjithė gjuhėtarėt tė njihnin njė ligjėronjė tė pėrgjithshme dhe qė kjo tė futej nėpėr tė gjitha mėsonjėtoret shqiptare. Kjo ishte njė praktikė e ndjekur nga gjithė kombet.

Ndaj edhe shqiptarėt duhej tė bėnin tė njėjtėn gjė, madje shumė shpejt, "sepse me treqind ligjėronja nuk mund tė pėrparojė kombi"37.

Nė pėrgjigjen qė kryesia e klubit tė Manastirit i dėrgoi klubit "Bashkimi" tė Elbasanit, i kumtoi se e miraton kėtė propozim, se e quan "punėn e ligjėrojes sė pėrbashkėt me rėndėsi" dhe se pėrfaqėsuesi i atij klubi mund ta hapė kėtė ēėshtje nė kongres"38.

Kėto tė dhėna si edhe letrat qė pothuajse tė gjitha klubet shqiptare i dėrguan kryesisė sė klubit "Bashkimi" tė Manastirit, nė tė cilat, duke miratuar nismėn pėr thirrjen e Kongresit tė alfabetit, i njoftuan edhe emrat e delegatėve qė do t'i pėrfaqėsonin nė kėtė kuvend, dėshmojnė se mbledhja e kėtij kongresi ishte bėrė tanimė njė ēėshtje mbarėkombėtare. Ky fakt nuk mbeti pa u vėnė re edhe nga konsujt e huaj nė Shqipėri. Nė relacionin e tij tė datės 25 gusht 1908, konsulli francez nė Shkodėr, duke vėnė nė dukje kėtė afrim tė qėndrimeve tė shoqėrive shqiptare pėr ēėshtjen e alfabetit, shkruante se "komitetet e ndryshme, qė mbronin alfabete tė ndryshme nė Shqipėrinė Qendrore po punojnė tani pėr njė alfabet unik shqiptar". Ai veēonte gjithashtu, si njė provė tė rėndėsishme pėr kėtė unitet tė shqiptarėve miratimin e nismės pėr thirrjen e Kongresit pėr njėsimin e alfabetit nga Preng Doēi, njė nga themeluesit e shoqėrisė "Bashkimi" tė Shkodrės. Konsulli francez shprehte bindjen se "nėse kėto komitete (shoqėri) do tė arrijnė tė merren vesh dhe tė bėjnė lėshime reciproke, duke hequr dorė nga amurpropri i tyre, kjo do tė jetė shenjė e njė lėvizjeje kombėtare me tė vėrtetė shqiptare"39.

Edhe konsulli austro-hungarez nė Manastir, Posfai, duke vlerėsuar kėtė lėvizje pėr thirrjen e Kongresit tė alfabetit, nė relacionin e tij tė datės 31 gusht i shkruante Vjenės se nė Shqipėri, "para se tė fillohet njė veprimtari intensive publicistike (me shtypin librat, shkollat), duket se po bėhet e domosdoshme qė tė arrihet zgjidhja e mosmarrėveshjeve nė ēėshtjen e alfabetit ose tė paktėn tė bėhet njė pėrpjekje serioze nė kėtė drejtim"40.

Megjithėse Kongresi i Manastirit do tė thirrej pėr ēėshtjen e njėsimit tė alfabetit, qysh nė periudhėn pėrgatitore u duk qartė se ai, pėrveē kėsaj, do t'u jepte zgjidhje edhe problemeve tė tjera mė tė mprehta politike tė kohės. Kjo, me sa duket, ishte njė kėrkesė e klubeve shqiptare.

Kėshtu, klubi i Shkupit, nė letrėn e tij tė datės 6 nėntor, nėnshkruar nga Hamdi Beu, kryetar dhe Bajram Curri nėnkryetar, dėrguar pleqėsisė sė klubit tė Manastirit, duke miratuar nismėn pėr thirrjen e Kongresit tė alfabetit, shkruante se ai duhej mbledhur sa mė parė qė tė ishte e mundur, "se deri sa t'i vehet fund kėsaj pune s'kemi me mujt me ba kurgja pėrparime". Drejtuesit e kėtij klubi kėrkonin gjithashtu qė Kongresi i alfabetit tė shqyrtonte edhe ēėshtje tė tjera politike tė lėvizjes kombėtare. Kryesia e tij propozonte gjithashtu qė tė thirreshin nė Kongres edhe "tė gjithė deputetėt e Shqypnisė e me muj me baa njė program pėr t'drejtat qi do tė lypinė n'parlament pėr kombin ton"41.

Shqiptarėt e Amerikės, nėpėrmjet njė letre tė Fan Nolit, dėrguar mė 13 tetor 1908, i kėrkuan klubit tė Manastirit, qė, pėrveē ēėshtjes sė alfabetit, tė parashtroheshin nė Kongres edhe problemet politike tė lėvizjes kombėtare.

"Kam shpresė,- shkruante F. Noli nė letrėn e tij,- se klubi do tė kujdeset pėr tė mbaruar mė tepėr se sa zotohet dhe se do mos harrojė cilat kanė qėnė dhe janė dėshirat e pėrzemėrshme tė ēdo shqiptari atdhetar".

Njė pėrmbledhje e kėtyre kėrkesave politike kombėtare tė kolonisė shqiptare tė Amerikės i ishte dhėnė Sotir Pecit qė u dėrgua si delegat i saj nė Kongres. "S. Peci,- thuhej nė letrėn e F.S.Nolit,- sė bashku me kėrkimet qė do tė shtrojė pėrpara qeverisė, do tė ketė edhe tė drejtėn qė tė pėrfaqėsojė shqiptarėt e kėtueshėm nė zgjidhjen e ēėshtjes sė abc-sė". "Delegati ynė,- vijonte F.Noli,- do t'ju tregojė mė ēkoqitur kėrkimet e shqiptarėve tė Amerikės dhe pandeh se qeveria e xhonturqėve do ti gjejė mjaft tė arsyeshme qė tė na i jap..."42.

Po kėshtu Xhemal Frashėri, nga veprimtarėt kryesorė tė kolonisė sė Egjiptit, i shkruante nga Gjeneva Naum Naēit nė Manastir, se gjėndja e ndėrlikuar ndėrkombėtare e Shqipėrisė e sidomos rreziku qė i kanosej tėrėsisė sė tokave tė saj, duhet tė na nxisė tė shqyrtojmė nė kongres edhe ēėshtjet politike tė ditės. "Meqėnė qė armiqtė na shajnė qė do tė mblidhemi (nė kongres-shėn.aut.) jo pėr abecenė, por pėr politikė, vėrtetė edhe neve tė mblidhemi pėr politikė, qė t'i apim kurajo edhe Mbretėrisė sonė (Perandorisė Osmane-shėn.aut.) e ti themi: mos ep asnjė qime pe Shqipėrisė, lėna neve tė pėrgjigjemi vet, gjersa tė mos mbetet asnjė shqiptar"43.

Vendimi pėr thirrjen e Kongresit tė Manastirit pati jehonė edhe nė shtypin evropian. Gazetat franceze, italiane, zviceriane etj. shkruanin se shqiptarėt do tė mblidheshin nė kongres pėr qėllime politike, se kishin ndėrmend tė diskutonin ēėshtjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe se problemet e literaturės janė vetėm pretekst44, se "kongresi mund tė shndėrrohej nė njė bashkim politik dhe se shqiptarėt do tė japin besėn se do tė luftojnė me armė nė dorė pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre..."45.

Edhe konsulli francez nė Manastir, nė informacionin e tij tė 21 tetorit kundėrshtonte kėto lajme tė shtypit dhe shprehte bindjen se shqiptarėt do tė mblidheshin nė kongresin e tyre pėr ēėshtjen e alfabetit, se "objekti i kongresit ėshtė tė arrihet njė marrėveshje midis gjithė shqiptarėve pėr tė adaptuar njė alfabet unik si mjet pėr tė pėrhapur gjuhėn e tyre dhe literaturėn shqiptare". Megjithatė, edhe ai nuk e pėrjashtonte mundėsinė qė "ky hap i parė drejt njė bashkimi pėr njė ēėshtje linguistike (nė qoftė se do ta lejojė Komiteti xhonturk) tė ēonte mė vonė nė njė marrėveshje pėr ēėshtjet politike"46.

Shtypi i qarqeve qeveritare bullgare, serbe, malazeze, qė e ndiqte me shqetėsim vendimin pėr thirrjen e Kongresit shqiptar pėr alfabetin, zhvilloi nė ato ditė njė propagandė plot shpifje kundėr popullit shqiptar, duke shkruar se "shqiptarėt janė barbarė", "tė paqytetėrueshėm", "tė ndarė nė pesė besė e mendje", se "zihen e vriten nė mes tyre" dhe se "janė pėr t'u shpėrndarė" 47. Atdhetarėt shqiptarė shihnin pas kėsaj propagande synimin e qarqeve tė caktuara politike tė shteteve fqinje pėr ta ndarė e pėr ta copėtuar Shqipėrinė48.


________________
27. "Albania", 1908, F.24-33/XII Kongresi i shqiptarėve xhonturq nė Maqedoni.
28. Po aty.
29. AQSH, Fondi Lef Nosi, Dos.55/2, fl.157. Letėr e F. Konicės, 27 tetor 1908.
30. HHStA,PA,A. Manastir, 31 gusht 1908, nr.l5$o.
31. Pėr kėtė alfabet bėn fjalė edhe M.Domi, porr pa e lidhur atė me N.Mjedėn. Shih M.Domi, Alfabeti i gjuhės shqipe dhe Kongresi i Manastirit 14-22 nėntor 1908, nė: «Alfabeti i gjuhės shqipe..., Tiranė, 1972, f.30, shėnimi 29.
32. AQSH, Fondi: 99, viti 1907, Dos. 138 (77), f'|.i-2.
* Edhe kėtė alfabet e pėrmend, nė tė njėjtin punim e shėnim M. Domi, por pa dhėnė ndonjė mendim pėr autorėsinė e tij (shih: M. Domi, po aty).
33. AQSH, F. Shoqėritė kulturore "Drita", Dituria", "Bashkimi" -Koloni, D.77, Dok. nr.801239(480).
34. Po aty.
35. "Albania", Londėr, nr.ll dhe 12, 1905. Pėr themelim tė njė gjuhe letrare, Autor Lek Gruda (A. Xhuvani).
36. AQSH, F. Klubi "Bashkimi" i Manastirit, D.6, fl.160, 12 tetor
1908.
37. AQSH, F. Klubi "Bashkimi" i Manastirit, D.6, fl.160, 12 tetor
1908.
38. Po aty, D.8, dok.50092.
39. Archives du Ministėre des Affaires Etrangėres. France. (mė tej : AMAE, France), Politique. Intėrieure, Albanie. Vol.VII. Shkodėr, 25 gusht 1908.
40. HHStA,PA,A. Manastir, 31 gusht 1908, nr.1550.
41. AQSH, F.KIubi shqiptar "Bashkimi" i Manastirit, D,6, fl.255.
42. Po aty. D.80.
43. Po aty, F. Themistokli Gėrmenji, D.17.
44. Po aty, F. Themistokli Gėrmenji, Gjenevė, 14 tetor 1908, D.17. Shih -edhe AMAE, France. Informacion i konsullit francez nė Manastir, 21 tetor 1908.
45. AQSH, F. Klubi "Bashkimi" i Manastirit, D. (pa numėr), fl.2.
46. AMAE, France. Informacion i konsullit francez nė Manastir, 21 tetor 1908
47. Po aty, F. Themistokli Gėrmenji, Gjenevė, 14 tetor 1908, D.17. Dok. me datė 14 tetor 1908.
48. Po aty.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:11.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.