Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1908-1910: Kongresi i alfabetit tė gjuhės shqipe > 100-vjetori
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 13.11.2008, 21:49   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar 100-vjetori i ABC-sė, Manastiri gatitet pėr festė


Nga Bardhyl Berberi

Manastiri ka veshur petkun e festės. Vetėm pas pak ditėsh kėtu do tė festohet me madhėshti 100-vjetori i alfabetit shqip. Qėndroj pėrpara ndėrtesės historike nė oborrin e gurtė tė saj para kėsaj porte historike, ndėrsa pyes veten “Vėrtet kėtu lindi alfabeti ynė?!” …

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	manastir.jpg
Shikimet:	180
Madhėsia:	66,7 KB
NNJ:	1504

Atė 14 nėntor tė vitit 1908 kur delegatėt nga tėrė trevat shqiptare kaluan kėtė prag, frynte erė dhe binte dėborė, e cila i kishte veshur kėsulėn e bardhė Pelisterit piktoresk duke i dhėnė njė hijeshi tė veēantė atė ditė Manastirit. Tė gjitha trevat shqiptare e ndjenė se kishte filluar njė kohė e re, koha e tė mėsuarit tė gjuhės mėmė me shkronjat e saj, qė shqiptarėt e kishin ruajtur nė shekuj si gjuhė qė flitej, por nuk shkruhej. Tė moshuarit ua kishin transmetuar mė tė rinjve brez pas brezi, ndėrsa ato ditė tė jashtėzakonshme hodhėn themelet e ėndrrave tė shqiptarėve pėr gjuhėn e tyre.

Nė orėt e para tė mėngjesit, para kėsaj ndėrtese historike ishin grumbulluar mijėra shqiptarė qė tė ftohtin e madh e pėballonin mes kėngėve dhe valleve kombėtare. Kostumet shumėngjyrėshe nga tė gjitha trevat shqiptare dhe hareja tė jepnin idenė se aty zhvillohej njė dasmė e madhe.

Para ndėrtesės, nė tė dyja anėt e lumit Draguar, pėrveē qytetarėve, ishin rreth 100 nxėnės shqiptarė, tė cilėt mėsonin nė shkollat e mesme tė Manastirit. Nė kėto gjimnaze kishte edhe 4-5 profesorė shqiptarė, midis tyre edhe Bajo Topulli, zv.drejtor i njėrit nga gjimnazet turke tė Manastirit.

Kėnga dhe vallja pushoi duke u kthyer nė ovacione tė zjarrta kur filluan tė vijnė delegatėt pranė ndėrtesės.

Nė sallėn e Kongresit, rruga drejt bashkimit

Nė sallėn e madhe u futėn delegatėt pjesėmarrės tė ardhur nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė, si dhe nga komuniteti shqiptar nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Amerikė etj. Nė Kongres morėn pjesė pjesėmarrės tė ēdo feje, njerėz tė ditur qė erdhėn nė kėtė Kongres pėr njė qėllim tė madh kombėtar.

Kryetar i Kongresit u zgjodh me vota tė fshehta Mit’hat Frashėri, nėnkryetar Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qiriazi. Ditėn e tretė tė punimeve u krijua Komisioni i Alfabetit tė Gjuhės Shqipe dhe kryetar i kėtij komisioni u zgjodh poeti Gjergj Fishta me anėtarė tė tjerė Ndre Mjedėn, Luigj Gurakuqin, Sotir Pecin, Bajo Topullin etj.

Kongresi i Manastirit u nda nė katėr grupe dhe tri ditė rresht punuan veēmas. Grupet patėn diskutime tė gjata dhe tė ashpra pėr tė zgjedhur variantin e secilit grup, madje debati zgjati saqė u rrezikua edhe kompromisi. Por kėmbėngulja e Ndre Mjedės ēoi nė arritjen e njė kompromisi tė madh historik.

Nė procesverbalin origjinal tė Kongresit lexojmė: “Tė nesėrmen, para se tė fillonte punimet kongresi Dom Ndre Mjeda shkoi tek Mit’hat Frashėri dhe i paraqiti dy alfabete. Zoti Frashėri, pas njė diskutimi tė shkurtėr i kėnaqur i tha Mjedės qė kėto dy variante t’i paraqiteshin komisionit.

Shfletojmė dokumentacionin e Kongresit, fletė tė zverdhura nga koha, por qė shndritin nga idetė. Aty ndodhet edhe kumtesa e Gjergj Fishtės qė njihej si Homeri shqiptar. Fjalė zemre qė prekin zemrat e tė gjithė delegatėve: “Vėllezėr nuk kam ardhur kėtu qė tė mbroj asnjė alfabet, por qė tė gjithė sė bashku tė krijojmė njė alfabet tė pėrbashkėt. Jemi kėtu jo pėr t’u pėrēarė, por pėr t’u bashkuar...” dhe nė fund tė fjalėve, njė pėrqafim nė foltore me lot nė sy nga kleriku mysliman, Ibrahim Efendiu…

Mjeda, tepėr i emocionuar e ndez sallėn kur ngrihet dhe reciton vargjet e tij, tė skalitura mjeshtėrisht: “Pėrmbi za qė lėshon bilbili/ Gjuha shqipe m’shungullon/ Pėrmbi erė qi nep zymbyli/ Pa da zemrėn ma ngushėllon…

Aty janė kujtimet e Mihal Gramenos, i cili kėtė moment historik e pėrshkruan kėshtu: “Ah, me sa gėzim e pritėm kėtė ditė tė Kongresit tonė tė ABC-sė, sepse ky kongres nuk ishte thjesht njė kongres gjuhėtarėsh, por njė kongres kombėtar pėr ēėshtje tė rėndėsishme tė lėvizjes sonė kombėtare”.

Ēfarė ka mbetur sot nga Manastiri i Kongresit?

Qyteti historik i Manastirit, ashtu si 100 vjet mė parė, pret shumė miq dhe tė ftuar pėr tė festuar kėtė ngjarje tė madhe historike pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė jetojnė. Shumė njerėz kanė sjellė nė dhomėn-muze tė kongresit relike.

Kryetari i Shoqatės sė Historianėve Shqiptarė nė Maqedoni, prof. Nebi Dervishi, ka sjellė nė muze foto tė rralla tė 11 anėtarėve tė komisionit tė Kongresit tė Manastirit tė papublikuara mė parė, njė abetare e vitit 1909, qė mban firmėn e Parashqevi Qirjazit, njė fjalor tė Sami Frashėrit, i botuar nė vitin 1901.

Por, tek shėtit nėpėr Manastir, kėtė qytet i cili ka mbartur shumė ngjarje historike pėr shqiptarėt, ėshtė e vėshtirė tė gjesh gjurmėt e kohės sė shkuar. Nga shtypshkronja Universale qė shtypi abetaret dhe librat shqip, nuk ka mbetur as nam, as nishan. Edhe pse familja Qirjazi me pesė anėtarėt e saj kanė dhėnė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr kėtė ngjarje historike ku u ngrit shtypshkronja dhe mbajti delegatėt nė hotelin e saj tė Gėrmenjėve, nuk ka asnjė rrugė me emrin e kėsaj familjeje nė Manastir. Ndėrtesa historike e Kongresit tė Manastirit ishte nė gjendje tė mjerueshme dhe gati drejt rrėnimit. Njė ndėrhyrje e para disa kohėve mė parė shpėtoi rrėnimin e saj. Kati i parė i ndėrtesės historike i ėshtė shitur pėr biznes ish-prefektit tė parė tė Manastirit! Ajo qė ka mbetur si gjurmė nė Manastir dhe qė nuk mund tė zhduket, ėshtė vetėm fusha e Pellagonisė qė na kujton tė parėt tanė, pellazgėt.

ABC-ja e Manastirit e 14 Nėntorit 1908 do tė mbetet nė qiellin e gjuhės dhe kulturės shqiptare si ylli i mėngjesit.

Skica e Poradecit

Poeti i mirėnjohur Lasgush Poradeci, atėherė nxėnės nė vitin e parė tė kolegjit rumun nė Manastir, nė njė skicė tė tijėn (qė mund tė jetė krijimi i tij i parė), e pėrshkroi kėshtu kėtė moment:

“Ishte njė i ftohtė i madh me dėborė dhe ne prisnim nė tė dyja anėt e lumit Draguar qė nanuriste me qetėsi perėndie. Pas pak ēastesh filluan tė vijnė delegatėt. Vijnė me radhė llandonėt me nga katėr kuaj secili, tė zbukuruar me flamuj kombėtarė dhe kuajve iu kishin lidhur fjongo kuqezi nėpėr kėmbė. Sipėr mbi njė karrocė fluturonte njė korb. Ndalon karroca dhe prej saj del Ēerēiz Topulli. Mė pas ai mori nė shenjė korbin, duke sharė ashtu siē shajnė burrat kur korbi ra para kėmbėve tė Mihal Gramenos. “Tė lumtė Ēerēiz, - i thotė Mihali. - Kongresi i ABC-sė do tė na vejė mbarė”

http://www.shekulli.com.al/news/52/A...008-11-13.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:13.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.