Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1908-1910: Kongresi i alfabetit tė gjuhės shqipe
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.11.2008, 19:43   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Miratimi i programit kombėtar nė Kongres


Nga "Kongresi Manastirit", Shaban Demiraj - Kristaq Prifti, Akademia Shkencave e Shqipėrisė, Instituti Historisė, Tiranė 2004.

Citim:
Lėvizja kulturore kombėtare e vitit 1908, qė vazhdoi deri nė vitin 1912, karakterizohet nga njė program i pėrbashkėt politik e kulturor, qė u vu nė themel tė klubeve shqiptare, u formulua nė Kongresin e Manastirit dhe u pasurua nė kongreset e njėpasnjėshme, tė cilat u thirrėn pėr ēėshtjet e kulturės e tė arsimit kombėtar dhe pėr problemet politike tė kohės.

Me gjithė vendin e madh qė zunė nė Kongresin e Manastirit ēėshtjet e njėsimit tė alfabetit, ai nuk mbeti njė mbledhje thjesht gjuhėsore, nuk u kufizua vetėm me kėtė problem, qė ishte nga mė tė rėndėsishmit pėr pėrparimin e gjithanshėm tė kombit shqiptar, pėr emancipimin e tij kulturor e politik.

Nė sajė tė veprimtarisė sė patriotėve mė tė pėrparuar tė lėvizjes shqiptare, ky kuvend diskutoi edhe problemet e tjera politike tė kohės. Ēėshtjeve tė tilla iu kushtuan tėrėsisht diskutimet qė u zhvilluan nė mbledhjet e fshehta, programi dhe vendimet e tė cilave iu bėnė tė ditura vetėm njė pakice delegatėsh dhe nuk iu njoftuan mbledhjeve plenare tė Kongresit.

Sipas disa tė dhėnave, gjatė gjithė periudhės sė Kongresit duket se janė zhvilluar 6 mbledhje tė tilla, ku u rrahėn probleme politike tė kohės, qė kishin tė bėnin me marrėdhėniet e shqiptarėve me turqit e rinj, nga ecuria e tė cilave do tė pėrcaktohej vetė zhvillimi i lėvizjes kombėtare dhe e ardhmja e saj, lufta pėr sigurimin e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve, pėr konsolidimin e kombit shqiptar, si edhe pėr zhvillimin ekonomik e kulturor tė vendit1.

Duke diskutuar ēėshtjen e qėndrimit ndaj Turqisė dhe ndaj shteteve evropiane, atdhetarėt e mbledhur nė Kongres shfaqėn mosbesimin e shqiptarėve ndaj turqve tė rinj dhe dėnuan ndėrhyrjen e shteteve tė huaja nė Shqipėri2.

Konkluzionet e diskutimeve dhe vendimeve, qė u morėn nė mbledhjet e fshehta, u pėrfshinė nė programin kombėtar prej 18 pikash, qė iu dha deputetit tė Korēės, Shahin Kolonjės, pėr ta paraqitur nė parlament nė emėr tė shqiptarėve3. Programi kombėtar i aprovuar nė Kongres ėshtė njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme tė Kongresit tė Manastirit. Nė kėtė dokument u pasqyruan synimet e shqiptarėve pėr tė siguruar autonominė e vendit.

Konsulli austriak nė Manastir Posfai, nė informacionin qė i dėrgonte Vjenės mė 30 nėntor 1908, shkruante se ky program ishte hartuar nga Shahin Kolonja. Edhe prirjet e qarta autonomiste tė kėtij dokumenti Posfai ua atribuon pikėpamjeve radikal-nacionale tė Shahin Kolonjės4.

Sadoqė ēėshtja e autonomisė sė Shqipėrisė nuk shėnohej haptazi si kėrkesė e drejtpėrdrejtė, nė programin e Kongresit tė Manastirit parashtroheshin njė varg kėrkesash, qė do tė ēonin dora-dorės nė realizimin e saj. Vendin kryesor nė program e zinin kėrkesat politike, ndėr tė cilat mė e rėndėsishme ishte ajo e "njohjes zyrtare prej qeverisė tė gjuhės shqipe dhe tė kombėsisė shqiptare dhe shėnimi nė letėrnjoftim "shqiptar i krishterė" dhe "shqiptar mysliman"5. Nė lidhje tė ngushtė me kėtė kėrkohej themelimi i shkollės sė pavarur, kombėtare shqipe, duke shpallur gjuhėn shqipe "si gjuhė mėsimi nė tė gjitha shkollat shtetėrore". Gjuha turke do tė mėsohej vetėm nga viti i katėrt (si gjuhė e dytė)6.

Mendimtarėt rilindės, ashtu si veprimtarėt mė tė shquar tė lėvizjes kombėtare nuk mund ta konceptonin Shqipėrinė autonome pa afirmimin kombėtar tė shqiptarėve nėpėrmjet njohjes zyrtare tė gjuhės shqipe, pa krijuar kushtet pėr zhvillimin e lirė dhe pėr mėsimin e saj tė detyrueshėm nė shkollat e vendit, pa njė rrjet tė dendur shkollash kombėtare tė tipeve tė ndryshme, qė do tė ndihmonin pėr ta futur Shqipėrinė nė rrugėn e pėrparimit e tė qytetėrimit.

Parashikohej gjithashtu likuidimi i shkollave tė huaja dhe shndėrrimi i tyre nė shkolla kombėtare shqiptare, duke i hequr ato nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur shtetėrore. Pėr kėtė qėllim "duhej tė ndaloheshin subvencionet qė qeveria greke u jepte shkollave pėr ortodoksėt shqiptarė", tė cilat tė mbaheshin nga shteti "dhe tė bėheshin shkolla shqipe kombėtare"7.

Pėr mbajtjen e shkollave, pėrveē shpenzimeve tė zakonshme, qė duhej tė bėnte shteti, kėrkohej gjithashtu qė tė pėrdorej njė pjesė e tė ardhurave tė institucioneve dhe sidomos tė atyre myslimane. Pėr kėtė duhej tė administroheshin mė mirė pronat e tė ardhurat e institucioneve fetare, kishtare ortodokse dhe myslimane. Po kėshtu, me qėllim qė tė shtoheshin shkollat nė Shqipėri dhe tė pėrhapej arsimi shqip, t'u njihej e drejta kėshillave administrative tė sanxhaqeve dhe tė vilajeteve pėr tė vėnė taksa tė veēanta8.

Pjesė e rėndėsishme e programit tė autonomisė sė Shqipėrisė ishin kėrkesat e tilla si emėrimi i nėpunėsve shqiptarė nė administratėn e tė gjitha vilajeteve shqiptare, zgjedhja e organeve lokale dhe zgjerimi i kompetencave tė tyre sidomos nė vjeljen dhe shpėrndarjen e taksave.

Nė kėtė grup duhet radhitur edhe kėrkesa pėr ta shkurtuar shėrbimin ushtarak nė 2,5-2 vjet dhe pėr ta kryer atė nė Shqipėri, nėn drejtimin e oficerėve shqiptarė, tė dalė nga shkollat ushtarake shqiptare ēka do tė ēonte nė praktikė nė themelimin e njė ushtrie kombėtare shqiptare. Si oficerėt e ushtrisė ashtu dhe ata tė xhandarmėrisė duhej tė ishin shqiptarė9.

Njė nga kėrkesat mė tė rėndėsishme nė fushėn e arsimit kombėtar ishte ajo e themelimit tė njė universiteti shqiptar. Parashikohej qė tė pėrgatiteshin profesorėt shqiptarė pėr kėtė universitet, duke dėrguar nė vendet e Evropės dhe nė SHBA ēdo vit pesė studentė me bursėn e shtetit10. Ishte kjo njė aspiratė e mendjeve mė tė ndritura tė kombit tonė, qė u pėrpunua sėrish nė Kongresin e Manastirit tė vitit 1908 dhe do tė bėhej realitet me luftėn dhe mundin e intelektualėve dhe tė popullit shqiptar vetėm pas disa dhjetėra vjetėsh: mė 1957, kur u themelua (pasi ishin ngritur institutet e larta mė 1946) Universiteti i Tiranės dhe mė 1968, kur pas pėrpjekjeve dhe kėrkesave masive tė intelektualėve dhe tė tė rinjve shqiptarė tė Kosovės u krijua Universiteti i Prishtinės nė gjuhėn shqipe.


__________
1. HHStA,PA,A. Informacion i konsullit austriak nė Manastir, 30 nėntor 1908.
2. Po aty.
3. Po aty.
4. Po aty.
5. "Programi kombėtar i Kongresit tė Manastirit prej 18 pikash", nė: HHStA,PA,A. Informacion i konsullit austriak Posfai nė Manastir, nr.73, 23 nėntor 1908 dhe 30 nėntor 1908, pika 16. Titulli ėshtė vėnė prej nesh. Ky program, me pėrmbajtje tė njėjtė, por me disa ndryshime nė renditjen e pikave tė tij, ėshtė botuar edhe nė gazetėn "Korēa" Korēė, nr.6, 18 shkurt 1909, me titullin: "Ē'lipset tė kėrkojmė nga deputetėt shqyptarė?".
6. Po aty, pika 1.
7. Po aty, pika 2.
8. Po aty, pikat 2,3,10.
9. Po aty, pikat 5,6,7.
10. Po aty. pika 15.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2008, 20:21   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Shqiptarėt e Maqedonisė arritėn tė merrnin arsim tė lartė nė gjuhėn amtare shqipe nė fillim nė njė Akademi Pedagogjike dhe nė njė Katedėr tė gjuhės shqipe nė Shkup, e mė pas (nga viti 1994) nė Universitetin e Tetovės, qė u themelua me nismėn dhe mbėshtetjen financiare tė popullit shqiptar nė kėtė republikė, si edhe nė Universitetin e Evropės Juglindore, tė ngritur kohėt e fundit po nė Tetovė.

Programi pėrmbante gjithashtu njė varg kėrkesash, qė kishin pėr qėllim zhvillimin ekonomik tė vendit e nė mėnyrė tė veēantė tėrheqjen e tij tė mėtejshme nė ekonominė e tregut, kapitaliste, pėr tė cilin ishte e interesuar borgjezia shqiptare. Tė tilla ishin kėrkesat "pėr hapjen dhe shfrytėzimin e minierave, pėr ndėrtimin e hekurudhave", qė duhej tė bėheshin "duke marrė parasysh interesat e Shqipėrisė", pėr ngritjen e dy ekonomive tė mėdha bujqėsore nė Myzeqe dhe tė shkollave bujqėsore qė do tė pėrgatitnin kuadrot pėr bujqėsinė, pėr rregullime lumenjsh, liqenesh etj.

Pėr tė ndihmuar zhvillimin ekonomik e kulturor tė vendit, parashikohej gjithashtu qė tė gjitha burimet financiare tė caktuara pėr ndėrtime publike si pėr rrugėt, urat dhe pėr mjetet e tjera tė transportit tė liheshin nė dispozicion tė vetė organeve lokale, tė cilat do tė pėrdornin pėr kėto qėllime edhe njė pjesė tė tė ardhurave tė pėrgjithshme11.

Pjesė e programit ekonomik ishte edhe kėrkesa pėr kufizimin e depėrtimit tė kapitalit tė huaj nė ekonominė shqiptare, qė kishte pėr qėllim t'i jepte mundėsi borgjezisė shqiptare tė shtinte nė dorė tregun dhe ekonominė e vendit12.

Sadoqė ky program pėrmbante nė thelb kėrkesat tradicionale autonomiste tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, i hartuar nė periudhėn kur pothuajse tė gjitha forcat politike shqiptare nuk kishin shtruar si detyrė tė ditės ta nxirrnin Shqipėrinė jashtė kuadrit tė Perandorisė Osmane dhe i destinuar pėr t'iu paraqitur Stambollit nė mėnyrė legale, ai nuk pėrfshinte ēėshtje tė tilla, tė domosdoshme pėr themelimin e njė shteti autonom, si veēimi i territoreve shqiptare dhe pėrcaktimi i kufijve tė Shqipėrisė, forma e qeverisjes sė saj etj.

Megjithatė, miratimi i kėtij programi, qė do t'i paraqitej parlamentit zyrtarisht nga njė forum mbarėkombėtar, nga Kongresi i Manastirit, ishte njė nga arritjet mė tė rėndėsishme tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, qė pėrmbysi orvatjet e turqve tė rinj pėr ta kufizuar Kongresin vetėm me ēėshtjet e alfabetit dhe pėr ta mbajtur larg problemeve tė mėdha politike tė kohės.

Miratimi i programit kombėtar tregoi gjithashtu se Lėvizja Kombėtare Shqiptare kishte ruajtur karakterin e saj tė pavarur edhe pas shpalljes sė Kushtetutės, se pėrpjekjet e turqve tė rinj pėr ta futur atė nė rrugėn e bashkėpunimit me regjimin e tyre dhe pėr tė vendosur kontrollin e vet mbi kėtė lėvizje, po dėshtonin.

Edhe ēėshtjet e tjera tė gjuhės shqipe, siē ishin ato tė drejtshkrimit, qė Kongresi i Manastirit vendosi tė shqyrtoheshin pas dy vjetėsh, nė njė kongres tjetėr nė Janinė, i cili, pėr shkak tė rrethanave politike tė kohės nuk u organizua dot, vazhduan tė mbeteshin nė qendėr tė vėmendjes sė patriotėve shqiptarė. Por ēėshtja e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe ndėrlikohej edhe nga mungesa e njė gjuhe letrare tė njėsuar pėr tė gjithė shqiptarėt.

Ėshtė e vėrtetė se me punėn e madhe tė Kristoforidhit, Samiut, Naimit dhe tė rilindėsve tė tjerė, lėvrimi i gjuhės shqipe kishte bėrė mjaft pėrpara nė tė gjitha drejtimet duke pėrfshirė kėtu edhe vendosjen e disa normave drejtshkrimore dhe afrimin gjithnjė e mė tė madh tė dy varianteve kryesore tė shqipes sė shkruar. Por kėto pėrpjekje duheshin vazhduar, derisa tė realizohej ėndrra e patriotėve shqiptarė pėr krijimin e njė shqipeje letrare tė njėsuar.

Kėtu nuk ėshtė rasti tė vihen nė dukje tė gjitha pėrpjekjet e bėra pas Kongresit tė Manastirit nga gjuhėtarėt, shkrimtarėt dhe arsimtarėt pėrparimtarė shqiptarė, pėr pėrpunimin e normave drejtshkrimore e gramatikore dhe pėr afrimin e dy varianteve kryesore tė shqipes sė shkruar. Por nuk mund tė mos vihet nė dukje puna e mirė e Komisisė Letrare Shqipe, qė u krijua nė Shkodėr mė 1916 nga njė grup intelektualėsh patriotė. Dhe si rezultat i kėtyre pėrpjekjeve dhe i qėndrimit gjuhė-dhe-arsimdashės tė popullit tonė, lėvrimi i gjuhės shqipe, me gjithė pengesat e disa forcave regresive bėri gjithnjė pėrpara, duke bėrė tė mundur edhe afrimin gjithnjė e mė tė madh midis dy varianteve tė shqipes letrare.

Megjithatė, ėndrra e patriotėve tanė tė sė kaluarės pėr krijimin e njė shqipeje letrare tė njėsuar, me norma drejtshkrimore, gramatikore dhe leksikore tė pėrpunuara dhe tė fiksuara mirė, nuk mund tė realizohej, pa u krijuar mė parė kushtet e nevojshme objektive dhe subjektive. Kėto kushte, pėr arsyet e njohura historike, nuk mundėn tė krijoheshin nė periudhėn e pushtimit tė huaj, as edhe nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shtetit tė pavarur shqiptar.

Vetėm pas Luftės sė Dytė Botėrore u krijuan kushtet e nevojshme objektive dhe subjektive pėr kapėrcimin shkallė-shkallė tė vėshtirėsive, qė pengonin vendosjen e njė gjuhe letrare tė njėsuar pėr tė gjithė shqiptarėt, me norma drejtshkrimore, gramatikore e leksikore tė pėrpunuara nė pėrputhje me -prirjet e zhvillimit tė gjuhės shqipe. Rrethanat e reja, qė u krijuan gjatė asaj periudhe e sidomos zhvillimi i letėrsisė shqiptare dhe lėvrimi i gjuhės shqipe nga studiues tė shquar shqiptarė, jo vetėm qė i dhanė njė shtysė tė fuqishme zhvillimit tė shpejtė e tė gjithanshėm tė shqipes letrare, por shtruan nė rendin e ditės si njė nevojė tė ngutshme edhe pėrpunimin e normave tė njėsuara drejtshkrimore, gramatikore e leksikore.

Pėrpunimi i kėtyre normave gjuhėsore tė njėsuara, nė pėrputhje me stadin e ri tė evolucionit tė shqipes dhe me prirjet e zhvillimit tė saj tė mėtejshėm si gjuhė letrare e pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt, ėshtė rezultat i njė pune tė vetėdijshme tė disa brezave gjuhėtarėsh, shkrimtarėsh, arsimtarėsh, shkencėtarėsh brenda dhe jashtė kufijve tė shtetit shqiptar.

Si rrjedhim, puna e kryer gjatė disa brezave u konsakrua mė nė fund me vendimet historike tė Konsultės Gjuhėsore tė Prishtinės mė 1968 dhe tė Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, qė u mbajt nė Tiranė nga 20 deri mė 25 nėntor 1972. Ky Kongres, nė tė cilin morėn pjesė 87 delegatė nga tė gjitha rrethet e vendit, pėrfaqėsues tė popullsisė sė Shtetit Shqiptar, tė popullsisė shqiptare tė Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi, si edhe pėrfaqėsues tė arbėreshėve tė Italisė, qe njė ngjarje e madhe nė jetėn shkencore e kulturore tė popullit shqiptar. Nga punimet e atij Kongresi doli fare qartė se gjuha letrare shqipe, duke pėrmbushur gjithnjė mė mirė kėrkesat e shumanshme tė veprimtarisė shoqėrore, "ka arritur njė shkallė tė tillė zhvillimi, qė na lejon tė pohojmė shkencėrisht se populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare tė njėsuar".


_________________
11. Po aty, pikat 9,11, 12.
12. Po aty, pika 9.

  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:09.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.