Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1908-1910: Kongresi i alfabetit tė gjuhės shqipe
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.11.2008, 20:15   1
kalimtar/e
 

Punim Kongresi nė shtypin e kohės


Gazeta "LIRIJA"; Selanik, Nr. 15, 8 nėntor 1908. Artikull pa emėr autori.

Ribotuar nė "Mendimi Politik e shoqėror i Rilindjes Kombėtare Shqiptare - Pėrmbledhje artikujsh nga shtypi", Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Instituti i Historisė, Vll. II, Tiranė 1976.


Citim:
Qė nė krye tė vjeshtės sė parė Kulb'i Manastirit Bashkimi bėnte kėtė grishim:
Shoqėrija e Klubit "Bashkim" me anė tė Pleqėsisė saj mer nderė t'u ftonjė tė urdhėroni e tė ndodhi ndė Kongren'e Pėrgjithēme e cila do tė hapetė mė 1 tė Vjeshtėsė III-tė, ditėn e Shtunė, ndė Manastir, ndė Klub «Bashkim». S'kemi dyshim se tė gjithė mirėdashėsit vėllezėrė shqiptarė, si dhe zotėria juaj prej shumė kohėsh e tėhu do tė kenė ndjerė nevojėn e madhe pėr tė dhėnė njė funt ēėshtjes sė Abecesė. Edhe meqėnė qė sot ardhi njė ditė e pėlqyerė pėr istorin tonė, qė tė nisim liruar e papengim tė punojmė pėr mbrothėsin'e lumtėrin e kombit tėnė [. . .], andaj kjo ēėshtje e Abecesė lipsetė tė jetė fillimi, qė pa atė nuku do mundimė tė harijmė qėllimetė tona tė lartėra pėr mbrothėsi tė gjuhėsė. Pėrandaj, pra, u lutemi t'i jepni kėsaj ēėshtje rėndėsinė qė lipsetė, tė nderoni kombinė me tė ardhurit e zotėrisė suaj ndė kėtė kongre (mbledhje), e cila do tė mbaronjė njė punė pėr lumėrin'e lartėsin'e gjuhėsė kombit shqiptar.

Me vendim tė shokėvet e me kujdesi tė Pleqėsisė Klubit "Bashkim", u bė e u shkrua t'u dėrgonetė zotėrisė suaj.

Manastir 1 Vjesht'e I-rė 1908
Pleqėsi e Klubit «Bashkimi»
Kongresi qe shėnuarė pėr tė shtunė, 1 vjesht'e tretė (nantor), dhe nga ēdo an e Shqipėrisė ishinė ftuarė gjith'ata qė me ditje, me mėndje dhe me fuqi tė tyre munt tė ndihnin pėr tė dhėnė njė funt kėsaj ngatėresės sė abecesė, qė na kish ndarė gjer mė sot dhe s'na linte tė bashkojmė fuqitė dhe tė punojmė s'bashkut pėr tė xbukuruarė gjuhėnė dhe pėr tė pėrhapurė mėsimnė nė vėnt tėnė.

Sikundrė qė e kemi thėnė dhe mė parė, gjer mė sot nė Shqipėri pėrdorenė njė shumicė abece: mė e pėrhapura ėshtė aji qė i thon e Stambollit, ajo abece me 36 shkronja dhe me tė cilėn po shtypim kėtė fletė. Po, veē kėsaj abeceje, nė Shkodrė brėnda ka dhe tri tė tje-ra [...].

Mos pandehetė se veē kėtyre tė katrė abeceve s'kish tjatrė. Jo, mos u gėnjeni. Se shqiptarėtė qė kanė qenė kaqė shterpė pėr vepra literare, kanė qėnė shumė pėllorė dhe shumė tė zotėr pėr tė ēpikur abece! Thonė se mė i madhi ēpikės amerikan, Edisoni, ka ēpikurė gjer mė sot 300 vegėla dhe maqina. Ashtu dhe shqiptarėtė. Mė i dobėt i shkronjėset mė i gjor'i fjalėradhosėset kujtonetė se do tė linte njė emrė tė pavdekurė dyke ngrehurė njė palė shkronja tė ra, duke ndėruarė zėn'e shkronjavet.

Edhe kėshtu dita me ditė po na dilte nga njė abetare, si kėrpudhatė pas shiut!

Ish vėrtet se gjithė kėto abetare pėr themel kishin abetarenė latine, si dhe ajo e Stambollit, po ēdo ēpikės letravet u epte njė zė tė ri, dhe zėretė qė s'janė nė abetare latine, i bėnte me njė bashkim letrash pas qejfit tė tij.

Pra, nga ky shkak libratė, fletoretė, gazetatė dhe tė tjera shkrime shqip s'pėrhapeshin dot nė Shqipėri, se nukė kėndoheshin dot pej ēdo njeriu. A ėshtė pun'e lehtė qė tė mėsojė njeriu ditė pėr ditė njė abetare tė re?

Kjo e ligė ish njė mėkat'e madhe pėr ne, ish njė e vėshtir'e fortė pėr kombėsinė tėnė dhe njė ndalim nė pėrparim tė gjuhėsė. Pra kongresi kish pėr qėllim shėrimin e kėsaj plage qė na kish poshtuarė tė gjithė fuqinė.

Na kėtu program'i kongresit, ashtu si qe poligrafisurė dhe si ish pėrndarė tė delegatėt [...]
Tė gjitha kėto mbledhje tė kongresit do tė mbahenė ndė Klub tė Shoqėrisė mirėbėrėse «Bashkim» qė mė 8 gjer mė 10 orė pas dreke. Pleqėsia do tė ndanjė tjetėr orė pėr mbledhjet e saj tė veēanta.

Shėnim

Tė gjithėve shqiptarėve do t'u epetė nga njė kartė e vulosurė me vulėn e Shoqėrisė, do tė ketė dhe emėrin e mbajtėsit. Ay qė ka kėtė, kartė, do tė ketė tė drejtė tė hynjė nė mbledhjet tė para e tė veēanta. Tė shtunė, mė 4 orė pas dreke, mbledhja do tė zgjedhė kryesonjės pėr tė udhėhequr punėt e kongresit.


Mbledhje e I-rė tė shtunė, edhe mbledhj'e II-tė, tė dielė.

Kėto dy mbledhje do tė jenė tė liruara si pėr shqiptarėt, kėshtu edhe pėr ēdo tjetėr kombas, edhe do tė flitetė vetėm pėr ēėshtjen e abecesė; gjithėkush do tė jetė i liruarė tė apė mėndjen e vet edhe vėshtrimet e tija fillollogjike pėr kėtė ēėshtje.


Mbledhj'e III-tė, tė hėnėn.

Kjo mbledhje do tė jetė vetėm pėr shqiptarėt qė kanė tė drejtė tė apėnė Zė, tė cilėtė dyke hyrė ndė mbledhje janė detyruar tė rėfejnė kartėn me emėrin. Ndė kėtė mbledhje do tė zgjidhetė pleqėsia, e cila do tė vendosnjė abecenė kombiare.

Si tė zgjidhetė pleqėsia, do tė japė besė se do tė vėshtronjė kėtė punė me ndėrgjegjje tė qėruar nga tjetra anė edhe tė gjithė shqiptarėtė do tė apėnė besė se do tė presėnė vendimnė tė Pleqėsisė. Ay qė tė ketė mėndje tė ndryshme edhe tė punonjė kundre kėti vendimi, do tė quhetė trathėtor i kombit Shqiptar. Mbledhja do tė mbylletė me njė fjalė kėshillore si pėr Pleqėsinė kėshtu edhe pėr tė gjithė shqiptarėtė, nga njė zotni tė ēquar.


Mbledhj'e IV, tė martėn dhe mbledhj'e V, tė mėrkurė.

Kėto dy mbledhje do tė jenė tė veēantė vetėm pėr pleqėsinė.


Mbledhj'e VI, tė enjten

Kjo mbledhje do tė jetė e liruar si pėr shqiptarėtė, kėshtu edhe pėr ēdo tjetėr kombas. Ndė kėtė mbledhje do tė ēpalletė abeceja kombtare, Pas kėsaj do tė mbahenė kėto fjalė: «Dobia nga bashkimi i shqiptarėvet me Xhemietin edhe ndė mest tė tyre»1 edhe «Nevojat qė kemi pėr tė qytetėruarė Shqipėrinė me anėn tė diturisė».

I liruarė ėahtė cilido nga miqtė tė marė pjesė ndė tė folurė pėrmbi kėto dy ēėshtje.


Mbledhj'e VII, tė premten.

Kjo mbledhje do tė jetė e liruarė vetėm pėr shqiptarėt, tė cilėt dyke hyrė, lipset tė tregojnė kartėn edhe tė gjithė mundin tė marėn pjesė ndė kėto dy ēėshtje.

1-a. Tė bėhet njė lutje zyrtarisht qeverisė nderēime pėr tė pėrmbajturė mėsonjės tė gjuhėsė shqip ndėpėr gjithė mėsonjėtoret tyrqisht qė gjenden ndė Shqipėri, edhe vetė shqiptarėt ku tė shohin nevojė, tė hapin mėsonjėtore shqip pėr tė mėsuarė mė tė lartėrat mėsime tė ēdo dege tė diturisė.

2. Tė njihet njė qendrė e shqiptarėvet e tė jetė ndė lidhje edhe bashkim me Itihat Xhemieti2 pėr ēdo punė edhe pėr ēdo nevojė tė mbrothėsisė edhe pėrparimit mėmėdheut tonė. Kjo qendrė, duke pasur lidhje edhe marėveshje me tė gjitha shoqėrirat edhe klubet nde Shqipėri, do tė muntnjė tė vepėronjė me Xhemietin pėr tė mirėn e lulėzimn'e vendit tonė. Pas kėtyre do tė mbahenė kėto fjalė: "Nevoja, pėr tė pėrhapurė mjeshtėritė ndė Shqipėri", "Trimat qė ka nxjerrė Shqipėria edhe si kanė punėmarė pėr tė mburuare mbretėrinė Osmanie". Mbi kėto dy ēėshtje ėshtė i liruarė sicilido tė marė pjesė edhe tė flasė.


Mbledhj'e VIII, tė shtunė

Ndė kėtė mbledhje do tė epetė funt edhe do tė bėnetė vendim pėr tė dy ēėshtjetė tė mbledhjesė premtesė.

I liruarė ėshtė tė flasė sicilido pėrmi kėto ēėshtje: «Pasja e Shqipėrisė». «Detyra qė ka ēdo shqiptar tė ndihmojė me tė holla pėr mbrothėsinė e kombit tė vet».


Mbledhj'e IX, tė dielė

Ndėr kėtė mbledhje do tė flitenė vetėmė fjalė; sicilido ėshtė i liruar tė flasė pėrmi ēdo ēėshtje edhe mė ēdo gjuhė.

Nė kongres muarė pjesė 32 delegatė, tė dėrguarė 23 qytete, klube a shoqėri tė Shqipėrisė [...]

_______________________
1. Ky fjalim u mbajt nė kongres nga Abdyl Ypi, i cili qendronte nė pozitat e bashkėpunimit me xhonturqit.
2. Komiteti Bashkim e Pėrparim, siē quhej komiteti i turqve tė rinj.

vijon...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2008, 20:21   2
kalimtar/e
 
Citim:
Tani le tė themi ditė pėr ditė gjith ngjarjet e kongresit dhe fjalėt e delegatėvet.

Dit'e parė 1 vjesht'e 3-tė, e shtunė.

Delegatėt u mblodhėn nė sallė nė Klubit Bashkim, mė 5 orė allaturka. Ishin atje dhe shqiptarė tė tjerė nga Manastiri dhe gjetkė.

Kryetar i Klubit tė Manastirit, Fehim be Zavalani, hapi kongresin, duke rrėfyerė qėllimin'e tij dhe duke iu luturė zotit t'u ndihnjė delegatėvet nė punė tė vjejturė tė tyre, nga e cila do tė dalė bashkim'i kombit tėnė, qė tė muntnjė tė vejė pėrpara nė qytetėri. Pastaj zoti Gj. Qiriaz kėndoi me radhė emėrat e tė gjithė tė dėrguarėt nga shoqėritė, klubet a qytetet tė Shqipėrisė. Nga ēdo vėnt ishinė thirurė nga dy delegatė, dhe pėr ata vėnde qė kishin dėrguarė vetėm njė, u vendos qė ata delegatė tė kenė dy zėra.

Mbi kėtė delegatėt u hoqnė mė njė dhomė dhe zunė tė zgjedhinė me zė tė pshehtė kryetarėt dhe shkronjėsit [.. .]

Pas dreke delegatėt mblidhenė prapė mė 9 allaturka, dhe nė kėtė mbledhje ndodhenė dhe shumė tė huaj si dhe valiu i Manastirit. Selahedin beu, oficer kajmekam, qė ėshtė shqiptar nga Prizrendi dhe njė nga tė parė e Xhemietit Bashkim dhe Mbrothėsi, dhe delegat i Manastirit, mbajti njė fjalė ku rėfeu gjithė rėndėsin'e kongresit.

U vendos qė gjer sa tė vinjė kryetari [...], zoti GJ, Qiriaz tė mbajė atė vėnt. Pastaj u tha se ēdo folės ėsht'i lirė tė rrėfejė mendimn'e tij pėr abecenė, duke dhėnė ēdo folėsi 15 minuta kohė. Zoti Hil Mosi, delegat i Shkodrėsė kėndon ca tejshkrime tė dėrguarė prej shqiptarėvet tė Italisė prej Bib Doda pashė Mirditėsė, prej Primo Doqit, abatit tė Mirditėsė dhe prej Zhezyitet tė Shkodrėsė. Pastaj, duke marrė fjalėnė vetė, rrefeu gazė qė ndjeu duke parė tė mbledhurė kėtu Shqiptarė tė ardhurė nga gjithė viset e Shqipėrisė, burra, djem, shkrimtarė dhe luftėtarė dhe sosi fjalėnė duke thirurė: Rroftė Shqipėrija; Rroftė Kombi Shqiptar, rroftė Lirija.

Zoti Mjeda3 delegat i shoqėrisė Agim nė Shkodrė, rrėfeu ngjarjenė qė ka abece e Stambollit me tė Agimit, meqėnėse qė tė dyja kanė njė shėnjė tė vetėmė pėr ēdo zė.

Zoti G. Cilka foli duke rrėfyerė gjithė lehtėsirėn qė ka abece e Stambollit dhe gjithė dobinė qė i ka sjellė kombit tėnė, duk me qėnė se ėshtė mė e pėrhapurė e abecevet nė vėnt tėnė [. . .]


Dit'e dytė 2 vjesht'e 3-tė, e dielė

Kėtė ditė nuk u mblodhė veē pas dreke; kur arritmė nė Klub nxėnėsit e shkollės idadie kishinė marrė lejė nga dreqtonjėsi dhe ishinė mbledhurė mė njė dhomė tė klubit, ku me zė tė lartė kėndoninė kėngė patrictike shqip.

Fjalorėt edhe sot folė mi abecenė, pa mendime tė pėrgjithėshme.

Zoti Hil Mosi tba se do tė bėhetė njė abece e re, duke bashkuarė tė tri abecetė qė janė sot me tė pėrdorura: e Stambollit, e Agimit; dhe e Bashkimit.

Zoti Luixhi Gurakuqi, delegat i shqiptarėvet tė Italisė dhe i Shkodrėsė, tha se do tė jetė mė mirė tė bėhetė njė abece e re, pėr tė mos thyerė zemrėn askujt. Pastaj rrėfeu qė duhet tė mejtohemi mirė pėr nevojat e gjuhėsė dhe tė dialektevet si dhe tė shkronjėtoresė [...]

Zoti Mihal Gramenua, delegat i Korēėsė, foli pėr lehtėsin e abeces sė Stambollit dhe rrėfeu sa ėsht'e pėrhapurė kjo abece nėpėr male, nėpėr fshatra e nėpėr njerės qė kanė mėsuarė shqip me njė dashuri tė madhe, dhe duk me mos u trėmburė nga shtrėngimet e qeveris' sė parė.

Zoti Dhimitraq Buda, delegati i Elbasanit, tha se qėllimi i kongresit s'ėshtė tė mirretė me fillollogji, se kėtė fuqi s'e kanė delegatėt. Pra ėshtė mė mirė tė mirremi me abecetė vetėm, pa hyrė nė thellėsi tė gjuhėsisė.

Seiahedin beu, delegat i Manastirit, kėndoi nė gjuhėn turqisht ca mendime tė pėrgjithshime mi abecenė. Fjalėt e folėsit u pėrkthyenė shqip [. . .]

Meqėnėse nė kėto mbledhje kushdo ish i liruarė tė rrėfejė mendimet e tij, ashtu edhe Ferid be Ypi dha njė fjalė, duke thėnė se s'ėshtė e drejtė t'i themi abece e Frashėrit asaj abes'sė Stambollit, meqėnėse kur u themelua mė 1879 nė Stamboll shoqėrija e shqiptarėvet nė atė shoqėri, veē Sami be Frashėrit, ishinė dhe Vasa pasha nga Shkodra, Kristoforidh Elbasani, Joan Vreto Postetani, Tahsim hoxha nga Filati dhe tė tjerė zotėrinj tė vlejturė. Folėsi pasdaj rrėfeu sa ėsht'ė pėrhapurė kjo abece jo vetėm nė Toskėri, po nė tė tėrė Shqipėrit, se pėrdoretė dhe nė Gegėri dhe pej ca shkronjėsve nga shqiptarėvet tė Italisė. Nė funt zoti Ferid numėroi dhe gazetatė shqip qė janė shtypurė me kėtė abetare [. . .]


Dit'e tretė 3 vjesht'e 3-tė, e hėnė

Manastiri kėtė ditė u gdhi i bardhė pej borėsė. Kjo ish shėnjė qė dhe delegatėt do tė dalinė faqebardhė prej kongresit, dhe ky mejtim do tė ish nė tė tėrė delegatėt se e panė qė tė ftohtit dhe tė lagėtit e kohėsė dimėrore nuk u pakėsoi as fare dėshirėnė dhe zjarrė.

Delegatėt pėrpara drekės u mblodhė nė mbledhje tė mbyllurė dhe zunė tė kuvėndojnė pėr zgjedhjen e komisionit.

Sikundrė qė ishte shkruarė dhe nė program, delegatėt tė tėrė do tė zgjithninė njė komision nė mes tė tyre, i cili do tė kuvendonte pėr tė dhėnė njė funt ēėshtjes abecesė.

Pas shumė kuvendeve, u vendos qė tė zgjidhetė njė komision fuqiplotė pej njėmbėdhjetė vetash; u vendos dhe qė ky komision tė zgjidhetė me zė tė fshehtė; vendimet (kararet) e komisionit do tė marrinė funt me shumėsi tė zėrevet, dhe delegatėt tė tėrė janė tė betuarė qė tė bėjnė kabull ē'tė vendosnjė komisioni.

Pasdreke nisi zgjedhj'e komisionit.

Ēdo klubi shoqėrije dhe qyteti iu dha dy zėre; pra ata delegatė qė kishin ardhurė me njė shok, kishinė sicilido nga njė zė; ata qė kishin ardhurė vetėm nja dy zė, dhe ata qė ishinė tė dėrguarė pej dy shoqėrive kishin nga katrė zė.

Ēdo delegati iu dhan'aqė bileta, sa zėra kishte, dhe u vendos qė ay qė tė fitojė mė tepėrė zė do tė jetė kryetar i komisionit [.. .]

U vendos qė komisioni tė mblidhet tė nesėrmen nė mėngjes.

Atė ditė mori fjalė Nikollė Kacori, delegat'i Durrėsit, i cili rrėfeu gaze qė ndien duke parė tė mbledhurė kėtu gjithė kėta shqiptarė tė ardhurė pėr tė hedhurė themel'e njė bashkimi dhe tė njė vėllazėrije [...]

Atė ditė nė mėngjes kish ardhurė tejshkrim nga Korēa pėr zgjedhjen e Shahin be Kolonjės si deputet. Mbrėmanet depyte i ri u dha njė darkė delegatėvet. Nė truvezė gazmore dhe vėllazėrije shumė dolli u ngrinė pėr gjithė Shqiptarėt, qė mė njė mėnyr a me njė tjatrė, i kanė shėrbyerė kombit. Nė kėto dolli s'u harruanė as ata qė s'qen atje, as ata qė mė s'jan' nė kėtė jetė, as qytetėt e Shqipėrisė. Kėto fjalė ngahera priteshinė me kėngė trimėrije dhe kombtare, qė ca nga delegatėt kėndoninė me zė tė bukurė. Edhe shumė herė kėto kėngė priteshin me fjalėt e zotit Hilė Mosit, pėr tė cilėn u tha se paskėtaj tė nėnshkrojė jo me psevdonim Sokol, po Bilbil!

Nė funt tė darkėsė Ēeēo Topulli4 me ca shokė hoqi njė valle shqip, qė gėzoi veshėt dhe syt'e gjithė gjendėset.


Dit e katėrt, e pestė dhe e gjashtė.
4,5,6 vjesht'e 3-tė e martė, e mėrkurė, e enjte.


Komisioni kėto ditė punoi nė mbledhje tė mbyllurė.


Dit'e shtatė. 7 vjesht'e 3-tė, e premte.

Nė kėtė mbledhje tė katrėtė komisioni, duke marrė pėrpara syve sa pun'ėshtė bėrė pėr abecenė, mejtohetė se do tė ish shumė mė mirė duke mbajtur abece e Stambollit me nja dy ndryshime tė vegjėlė, dhe bashkė me kėtė duke marrė dhe njė abece fjeshtė latine me 25 shkronja, dhe duke bashkuarė dy shkronja pėr ata zėre qė s'janė nė atė abece dhe qė kemi nevojė nė gjuhė shqipe.

Kjo pun'u pėlqye pej gjithė shokėt tė komisionit dhe u vendos qė pas dreke abeceja tė botohetė pėrpara delegatėvet dhe shqiptarėvet tė tjerė.

Na kėtu verbal i kėti vendimi:
Vendimi i Komisionit mi ēėshtjen e abecesė:

Pas qė u kėnduan verbalėt e ditėve tjera e pas qė e pamė se puna qė kishim bėrė, ishte mjaft e madhe, po jo aq sa tė na kėnaqte tė gjithėve e t'i shėrbente si pėrparimit tė gjuhės, si tė pėrhapurit tė diturisė ndėr ne, tė shtyre edhe nga disa shkake tė pėrjashtme, u kėthyem prapa, e me pėlqim tė tė gjithėve u vendos qė tė miret Abeja e Stambollit e me tė bashkė edhe njė Abece fjesht latine qė tė mėsohen e tė pėrdoren bashkėrisht nė mest tė shqyptarėvet. Mėsimi ndė shkollė do tė jetė i shtrėnguar pėr tė dyja [..;.]

U dėftua edhe dėshiri, e komisioni e pėlqen shumė, qė pas dy vjetėsh tė mbahet njė kongres tjatrė, ku e kur ta vendosnjė kongresi i sotmė pėr orthografi e letrėturė tė gjuhės shqipe.

(Kėtu nėnshkruanė 11 shokė tė komisionit).

Vendimin e komisionit e pėlqyen tė gjithė Z. Z. delegatė, tė cilėt po e nėnshkruajmė duke dhėnė besėn se kanė pėr tė mbajtur.

(Kėtu nėnshkruan tė 21 delegatėt tė tjerė.)
Pasdreke, mė nėntė, sall'e klubit ish plot shqiptarė. Tė gjithė kishinė njė dėshirė tė madhe pėr tė mėsuarė fundin e punėsė dhe tė shohėnė ēfar abece u pėlqye pėr shkrimn'e gjuhėsė.

Kryetar'i kongresit hipi me parė nė fron dhe i tha gjindjesė qė komisioni i zgjedhurė pej delegatėvet mbaroi punėnė dhe vendosi abecenė me njė zė tė bashkėtė dhe duke shprehurė njė bashkim tė mbaruarė.

Mbi kėtė Zoti L. Gurakuqi zbuloi drasėn, ku ish shkruar abeceja [...]

Gjendja rrėfeu gazė duke pėrpjekurė duartė dhe duke thirurė: Rroft abeceja!

Meqėnėse pas programit ishinė pėr tė mbajturė dhe disa konferenca, kryetar i kongresit ēdo konference ia u ndau atyreve qė ishinė tė Zotėrit t'i thonė? Atė pasdreke u thanė dy nga kėta konferencė, dy tė vetėmė, se tė tjerėtė nga ngushtic' e kohėse mbenė pa thėnė.

I pari konferenc: "Dobija nga bashkim'i Shqypėtarėvet nė mes tė tyre dhe me xhemietinė" — u dha pej Zotit Abdyl Ypi Kolonjėsė, i cili foli me atė zjarr dhe shpirt qė i kemi parė dhe nė konferencė tė tjerė.

I dyti konferenc: "Detyra qė ka ēdo shqiptar tė ndihnjė me tė holla pėr mbrothėsin e kombit tė vet" — u tha prej Emzot Nikolla Kaēorrit [...]

Tėrė mi kėtė ēėshtje folė dhe zotėrinjt Gjergj Qiriaz dhe Ligor Cilka. duke ēfaqur gjithė hollėsit e ndihmėsė dhe bukurin' e veprėsė qė lehtėson mjerimin, shpėton jetėn dhe gėzon edhe shpirtin e ati qė e bėn lėmoshėn [.. .]


Dit'e tetė 8 vjesht' e tretė, e shtunė

Mė katrė tė mėngjesit allaturka, salla dhe tė katrė dhomat e klubit ishinė mbushurė me delegatė, me shoq tė klubit dhe me nxėnės tė shkollės idadie [. . .]


Dit'ė nėntė e Fundit
9 vjesht'e tretė, e dielė.


Delegatėt kėtė mėngjes u mblodhė dhe kuvenduanė pėr dy gjėrra:

E para u vendos qė klubetė dhe shoqėritė qė jan'nė Shqipėri, tė shkruajnė te klub'i Manastirit pėr ēdo gjė tė Vjejturė qė u shkon nė mėndje, dhe klub'i Manastirit tė ketė pėr detyrė tė bėjė nė muaj njė herė nga njė raport dhe ta dėrgojė nė tė tėrė klubet dhe shoqėritė. Me kėtė mėnyrė klub'i Manastirit do tė jetė si shkronjės i klubevet tė tjerė, po s'do tė ketė nonjė fuqi tjetrė.

E dyta u vendos qė pėr dy vjet tė mblidhetė njė kongre pėr gju hėt dhe pėr literaturė shqip, dhe u tregua pėr vent Janina dhe pėr ditė 10 korrik 1910. [. . .]

Kėtė mbrėmė delegatėt dhanė njė darkė pėr Pleqėsin e klubit tė Manastirit dhe pėr shqiptarėtė qė ndodheshin aty, dhe nė truvezė u rrėfye gjith gaz'i njė mbledhjeje kombiare tė tillė, mbledhje qė ish si ēap i parė qė bėnte kombi shqiptar dreq bashkimit dhe qytetėrisė, dhe u bėnė lutje qė, sikundėr qė ishinė tė mbledhurė dhe tė bashkuarė nė kėtė mėsallė, ashtu dhe gjithėnjė tė kenė dhe mėndjetė dhe zėmratė tė bashkuara pėr tė punuarė pėr tė mirėn e mėmėdheut.
Kėshtu u sos kongres' i Manastirit dhe kėshu u ndanė shqiptarėtė, duke mbajturė nė zėmrė tė tyre njė kujtim tė paharuarė nga kėto dhetė ditė tė shkuara me njė festė qė s'e kishinė parė kurrė gjer mė sot.


_______________________
3. Ndre Mjeda
4. Ēerēiz Topulli

Ndryshuar sė fundmi nga sub674843 : 17.11.2008 nė 20:24.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2008, 21:00   3
kalimtar/e
 
Po aty:

Citim:
GAZETATĖ

Gezeta Journal de Salonique, duke bėrė fjalė pej kongretit tė Manastirit, thotė:
Ky kongres ėshtė njė mėsim pėr kombet e Tyrqisė. Me njė kohė qė kėta kombe shkojnė kohėnė me fjalė dhe zihenė me shoku-shoknė, shqiptarėt qė pandehnin se janė njė komp i reptė, po merrenė me ne, me tė bėrė njė kongres pėr t'u mejtuar pėr abecenė dhe pėr gjuhėn e tyre. Me kėtė mėnyrė Shqiptarėtė rrėfejnė se janė mė tė urtė se tė tjerėtė dhe se kupėtuanė nevojat e tanishme tė mėmėdheut.

Tyrqia po mbytesh dhe vėndi ynė do tė copėtohesh. Kjo myxyrė po na vinte jo vetėm nga faj' i qeveris' sė parė, po nga faji ynė, dhe paditja na bėnte tė egėrė dhe tė liq: fuqin ten' e vdirnim me luftėra midis vėllezėrve, dhe armiqet po u shtohesh gazi.

Me tė ardhur konstitucioni,1 pun'e par e shqiptarėvet qė tė vendosin dhe tė hedhin themelet e gjuhėsė dhe tė mėsimit qė ėshtė burim i ēdo mbrodhėsie dhe ushqenjės i gjithė kombevet [. . .]

Shqiptarėtė qė i pandehnin se janė mė tė paqytetėruarėt e vėllezėrvet tanė, e kuptuanė kėtė gjė shum'mė parė se kombet e tjerė...

_____________
1. Me shpalljen e kushtetutės nė korrik tė vitit 1908.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:13.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.