Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.11.2008, 01:10   1

Shkrim i cituar Z1: Caktimi i kufirit me Malin e Zi


Mbulim.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.11.2008, 01:37   2

Shkrim i cituar ShP: Dėshton projekti i kalimit kufitar ujor me Malin e Zi


Projekti pėr vėnien nė funksionim tė pikės sė kalimit kufitar ujor Ura e Bunės tashmė mund tė thuhet se ka dėshtuar plotėsisht. E hapur qė nė qershor tė vitit 2006, kjo pikė, qė do tė lidhte Shkodrėn me Malin e Zi nė pikėn kufitare ujore Vir-Pazar, mendohej se do tė funksiononte normalisht, ndaj pala shqiptare vendosi dhe postėn policore. Efektivat e kėsaj poste qėndruan kot prej mė se dy vjet, pasi nuk pati asnjė lėvizje.

Duke parė mosfunksionimin e kėsaj pike ujore, edhe efektivat e policisė u larguan dhe tashmė kanė mbetur vetėm vendrojat e ngritura posaēėrisht pėr kėtė pikė tė kalimit kufitar ujor.

Ndėrkohė si pala shqiptare, ashtu dhe ajo malazeze dėshtimin e kėsaj pike ia hedhin njėra-tjetrės, duke mos marrė parasysh aspak pikat e marrėveshjes sė nėnshkruar mes tyre.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=55424
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.10.2009, 17:11   3

Shkrim i cituar Pejė: Mali i Zi vendos tabela kufitare nė territor shqiptar


Dy tabela me mbishkrimet “Mirė se vini nė Malin e Zi” dhe “Mirupafshim” janė vendosur me urdhrin e MPB sllavomalazeze thellė nė territor shqiptar - nė brezin kufitar tė Kullės, nė Pejė.

Tė enjten nė vendngjarje ka dalė kryetari i Komunės sė Pejės, Ali Berisha, komandanti i policisė rajonale Ahmet Hasi dhe drejtori i policisė kufitare, Azem Mala dhe janė takuar me kryeinspektorin e policisė kufitare tė Malit tė Zi, Predrag Kukal.

Autoritetet e Pejės, njė ditė pas kėtij veprimi, kanė kundėrshtuar ashpėr “tkurrjen” pėr rreth pesė kilometra tė territorit komunal dhe shtetėror.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=5809
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.10.2009, 22:15   4
Citim:
Vendosja e tabelave kufitare nga Mali i Zi, shqetėsuese

Komisioni pėr Punė tė Brendshme dhe Siguri i Kuvendit ka shqyrtuar raportin e MPB rreth gjendjes veri ku u theksua si shqetėsim fakti se komandantėt policorė nė veri tė Mitrovicės vazhdojnė t’i raportojnė vetėm EULEX-it, ndėrsa Policia thjesht njoftohet, ndėrsa u kėrkua tė merren masa ndaj instancave policore qė nuk respektojnė hierarkinė shtetėrore.

Nga njoNjoftimet e mediave pėr vendosjen e tabelave kufitare nga ana e autoriteteve tė Malit tė Zi brenda territorit tė Kosovės, ishte njė ēėshtje tjetėr qė u diskutua nė kėtė mbledhje.
Kėto njoftime u cilėsuan si shqetėsuese, ndėrsa u vendos qė t’i dėrgohet pyetje pėr sqarim organeve kompetente rreth kėtij rasti.

Anėtarė tė komisionit e ngritėn si shqetėsim edhe ēėshtjen e pagave tė ulėta tė pjesėtarėve tė Policisė sė Kosovės.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=5821

Citim:
Thaēi: Kosova e ka integritetin e vetė territorial tė respektuar

Pėrkitazi me vendosjen e mbishkrimeve nga ana e Malit tė Zi nė kufirin me Kosovės, kreu i Qeverisė sė Kosovės Hashim Thaēi ka thėnė se kufiri i Kosovės ėshtė i njohur dhe i garantuar ndėrkombėtarisht.

"Republika e Kosovės e ka integritetin e vetė territorial tė respektuar, garantuar dhe tė njohur ndėrkombėtarisht, tė cilin e ka njohur edhe Mali i Zi. Dua tė theksoj se raportet tona me fqinjėt janė shumė tė mira, edhe me Shqipėrinė, edhe me Maqedoninė edhe me Malin e Zi dhe jemi tė vullnetit tė mira tė punojmė edhe pėr raportet tona ndėrshtetėrore edhe me Serbinė", ka thėnė Thaēi.

http://rtv21online.com/home/?section...ls&newsid=4428

Citim:
Presidenti Sejdiu lidhur me kufirin Kosovė – Mali i Zi

"Kufijtė e Republikės sė Kosovės janė tė ditur dhe kėta kufij janė tė njohur ndėrkombėtarėsisht. Pėr ne ėshtė e papranueshme ēdo qasje e kujtdo qoftė qė nė njė formė apo formė tjetėr ka intencėn e lėvizjes sė kufirit”, ka theksuar sot Presidenti i Republikės sė Kosovės, dr.Fatmir Sejdiu, gjatė njė vizite nė komunėn e Pejės.

“Ne dėshirojmė qė tė kemi marrėdhėniet mė tė mira me Malin e Zi dhe ato janė dėshmuar nė ecje praktike tė deritashme”, tha Presidenti Sejdiu, duke shtuar se organet kompetente qė merren me ēėshtjen e shėnimit tė kufijve ndėrshtetėrorė apo vendkalimeve tė rėndėsishme kufitare, qė janė tė nevojshme pėr komunikimin e qytetarėve dhe tė mallrave, do ta bėjnė punėn si duhet.

“Kosova i ka kufijtė e vet tė qartė dhe nėse ka ndonjė ngatėrresė tė vogėl nė kuptimin e pretencės sė dikujt, jashtė asaj qė ėshtė normale nė relacionet ndėrshtetėrore, sigurisht qė do tė ketė pėrgjigjen e vet”, vijoi Presidenti Sejdiu.

Pėr ne me rėndėsi ėshtė qė edhe Mali i Zi edhe Kosova kanė miqtė e pėrbashkėt. Tė dy vendet janė tepėr tė interesuara tė lėvizin shpejt nė proceset ne integrimeve euroatlantike dhe tė dy vendet nė bashkėpunimin rajonal kanė pjesėn e bashkėpunimit tė tyre”, tha ai.

http://rtv21online.com/home/?section...ls&newsid=4456
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.10.2009, 23:39   5
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.10.2009, 16:35   6
Citim:
Tash me malazezėt

Me zhvendosjen e kufirit nė mėnyrė tė njėanshme nga Mali i Zi nė dėm tė Kosovės, nė gjatėsi prej gjashtė kilometrave, sė paku 500 familje nga 21 fshatra tė kėsaj ane, humbin pronat e tyre.

Banorėt e fshatrave Radavc, Alba e Madhe dhe e Vogėl (ish-Jabllanica e Madhe dhe e Vogėl), Fierza (ish-Novosella) dhe Lipa nuk do tė kenė mė arsye as tė jetojnė nė ato pjesė, pa pronat qė kanė.

Mulla Sadri Zeka ėshtė pėrfaqėsues i kėtyre pesė fshatrave. Ai rrėfen se me kėtė zhvendosje tė kufirit, nė rast se shkohet nė njė diagonale, atėherė pėrveē tokave tė kėtyre pesė fshatrave, nė anėn malazeze do tė mbesin edhe pronat e sė paku dhjetė fshatrave tė Deēanit.

“Edhe varret i kemi nė ato toka, edhe varret e dėshmorėve tė luftės sė fundit i kemi atje. Me kėtė lėvizje, gjithēka mbetet andej”, thotė Zeka pėr Express.

Me ardhjen e trupave tė NATO-s nė Kosovė nė vitin 1999, banorėt tregojnė se ata janė vendosur nė vendin ku ėshtė vendosur tabela me mbishkrimin ‘Mirė se vini nė Mal tė Zi’.

“Kjo zonė shpesh bllokohej nga bora dhe nuk e pastronte as Kosova dhe as Mali i Zi, sepse ishte shpallur si zonė neutrale”, thotė Rrahman Jashari, nga Shoqata e Vėllazėrisė Kosovė-Malėsi e Madhe “Marin Dreshaj”.

Ai tregon se mbishkrimi i autoriteteve malazeze ėshtė vendosur vetėm njė kilometėr larg doganės sė Kosovės, ndėrkohė qė pika doganore e Malit tė Zi, ėshtė gjashtė kilometra prapa tabelės.

Banorėt janė ankuar dhe nė vend tė ngjarjes ka dalė edhe kryetari i Komunės sė Pejės, Ali Berisha sė bashku me Ahmet Hasin, komandantin e Policisė sė Pejės.

Ata kanė pasur konflikt verbal me policėt malazezė, tė cilėt nuk kanė pranuar as tė dėgjojnė pėr kėtė ēėshtje, pasi kanė thėnė se me kėtė punė merren qeveritė e shteteve, e jo kryetarėt e komunave apo policia”, thotė njė burim i gazetės, i afėrt me kėtė takim.

Zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, thotė se demarkacioni me Malin e Zi duhet tė ndodhė sė shpejti, pa e precizuar se kur pritet tė ndodhė kjo.

“Qeveria e Kosovės do tė formojė Grupin pėr demarkacion me Malin e Zi nė momentin qė dy shtetet merren vesh pėr kėtė ēėshtje”, thotė Krasniqi.

Sipas tij, Kosova dhe Mali i Zi kanė raporte tė mira dhe ka marrėveshje qė nė njė tė ardhme tė afėrt tė vendosen marrėdhėniet ndėrshtetėrore dhe tė fillohet me shėnimin e vijės kufitare.

“Nuk presim probleme pėr shėnimin e vijės kufitare me shtetin fqinj. Janė ekspertėt e dy shteteve ata qė nė bazė tė dokumentacionit dhe shėnimeve do tė pėrcaktojnė vijėn kufitare. Ne nuk presim tė ketė probleme”, ka sqaruar Memli Krasniqi, zėdhėnės i Qeverisė sė Kosovės.

Kufijtė e vendit sigurohen nga trupat e KFOR-it, tė cilėt, sipas banorėve tė kėsaj ane, vetėm patrullojnė nganjėherė nė kėtė pjesė, por nuk ndalen. Por zyrtarė tė KFOR-it nuk pranojnė tė japin ndonjė pėrgjigje nė lidhje me kėtė ēėshtje. “Neve na nevojitet mė shumė kohė qė t’iu pėrgjigjemi pyetjeve tuaja”, thonė zyrtarėt pėr informim tė KFOR-it nė Prishtinė.

Ndėrkohė, pėr kėtė lėvizje tė kufirit, mbi 200 banorė tė 21 fshatrave nga komuna e Pejės dhe Deēanit, nė shenjė revolte kanė bllokuar tė hėnėn nė mesditė magjistralen qė shpie nė pikėn kufitare nė Kullė tė Pejės.

Ky problem ka filluar vetėm dy ditė pasi Kosova ka arritur marrėveshjen me Maqedoninė nė lidhje me pėrcaktimin e vijės kufitare.

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../17421/C4/C15/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2009, 18:47   7
Citim:
Policia e Kosovės dhe ajo Malit tė Zi diskutuan rreth bashkėpunimit ndėrpolicor

Prishtinė, 29 tetor - Drejtorėt e pėrgjithshėm tė policive tė Kosovės dhe tė Malit tė Zi, Sheremet Ahmeti dhe Veselin Vėrlloviē sot nė Prishtinė kanė diskutuar rreth bashkėpunimit ndėrpolicor, veēanėrisht luftimin e pėrbashkėt tė krimit dhe menaxhimin e kufirit ndėrmjet ndėrmjet dy vendeve.

Drejtori i Policisė se Kosovės, Sheremet Ahmeti tha pas takimit se ėshtė mė se i nevojshėm bashkėpunimi ndėrpolicor me Malin e Zi pėr tė luftuar kontrabandimin nė pjesėn perėndimore tė vendit.

Nga ana e tij, Drejtori i Policisė sė Malit tė Zi Veselin Veloviē, vlerėsoi se bashkėpunimi ndėrpolicor me Kosovėn ka qenė i suksesshėm si nė luftimin e kontrabandės ashtu edhe nė sigurinė e pėrgjithshme tė qytetarėve tė tė dy vendeve.

Mali i Zi, tha Veloviē, ka hapėsirė dhe kapacitete teknike e njerėzore pėr tė trajnuar Policinė e Kosovės. Ndėrkaq, duke komentuar rreth incidentit tė tabelės pėr tė cilėn banorėt e asaj zone thonė se ėshtė vendosurė brenda territorit tė Kosovės, Veloviē pohoi se tabela gjendet nė territor tė Malit tė Zi, por theksoi se kjo ēėshtje do tė rregullohet me demarkacionin e kufirit. Ai nėnvizoi se Mali i Zi nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjė vendi tė Ballkanit.

Ndėrsa Sheremet Ahmeti kėtė incident e quajti tė izoluar dhe se sipas tij, incidentet e tilla nuk guxojnė tė ndikojnė nė marrėdhėniet nė mes tė dy vendeve.


http://www.kosova.com/artikulli/57131

Citim:
Rreth tabelės nė kufirin Kosovė- Mali i Zi

(...)

Duke folur rreth vendosjes sė tabelės nė brendi tė Kosovės nga ana e autoriteteve malazeze, Ahmeti njė gjė tė tillė e ka quajtur njė incident tė izoluar qė nuk do tė luhatė marrėdhėniet mes dy vendeve.

“Unė e konsideroj ėshtė njė incident i izoluar. Ajo nuk mund t’i luhatė marrėdhėniet e shkėlqyera qė janė mes dy vendeve, mes dy popujve me dy kombėsi. Unė besoj qė kjo do tė tejkalohet nė kuptimin me bashkėpunim tė mirė institucionet e dy vendeve mė nė fund ēėshtja e demarkacionit nuk ėshtė rregulluar dhe sigurisht komisionet do tė zgjidhin. Unė besoj fuqishėm qė nuk do tė ketė telashe nė kuptimin e dy vendeve”, ka thėnė Ahmeti.

Ndėrkaq, drejtori i Policisė sė Malit tė Zi, Veselin Vuloviē, ka thėnė se tabela me mbishkrimin “Mirė se vini nė Malin e Zi” ndodhet brenda territorit tė Malit tė Zi.

“Kemi ngritur kėtė ēėshtje me gjeneral Ahmetin. Tabela gjendet nė territorin e Malit tė Z. Sipas kadastrės sa i pėrket tabelės se ku gjendet tabela, ajo gjendet nė territorin e Malit tė Zi. Mali i Zi e ka njė politikė tė menēur, por nuk e ka ndonjė pretendim edhe aktiv dhe ėshtė shumė e qartė se ajo ēėshtje posaēėrisht mosmarrėveshjeve individuale. Do tė merren nė konsideratė nga qeveritė tona. Mendoj se organizatat tonė tė sigurisė duhet tė kenė kujdes dhe t’i ruajnė vendet ku ndodhen”, ka thėnė ai.

Kohė mė parė njė tabelė me mbishkrimin “Mirė se vini nė Malin e Zi” ėshtė vendosur pėr disa kilometra nė brendėsi tė territorit tė Kosovės. Autoritetet kufitare malazeze kanė thėnė se “kjo pikė kufitare” daton qė nga viti 1999 kur KFOR-i, duke lėnė hapėsirė prej disa kilometrash “tė zonės neutrale tė gjelbėr”, qysh atėherė kishte vendosur tabela kėtu, ku sipas malazezėve ishte mbishkrimi nė gjuhėn angleze, se “nė kėtė vijė pėrfundon territori i Kosovės”.

http://rtv21online.com/home/?section...ls&newsid=5188
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.10.2009, 13:41   8
Citim:
Nuk kemi pretendime territoriale

Zėvendėskryeministri i Malit tė Zi, Svetozar Marovic, ka konfirmuar se do tė vendosen marrėdhėnie diplomatike me Kosovėn, por nuk ka bėrė tė ditur se kur do tė ndodhė kjo. Nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen malaziase, “Dan”, ai ka thėnė se “kjo ėshtė vetėm ēėshtje kohe”.

“Mali i Zi e ka njohur pavarėsinė e Kosovės, kėshtu qė, ēėshtja e vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike me vendin tė cilin e kemi njohur ėshtė vetėm ēėshtje kohe”, ka thėnė Marovic.

Zyrtari malazias ka thėnė se vendosja e marrėdhėnieve diplomatike mes Malit tė Zi dhe Kosovės “do tė shqyrtohet kur pėr kėtė tė krijohen tė gjitha kushtet e nevojshme”.

Duke komentuar shkrimet e medieve nė Prishtinė se Kosova i ka dėrguar Malit tė Zi kėrkesė pėr demarkacion tė kufirit shtetėror dhe se Mali i Zi ka uzurpuar njė pjesė tė territorit kosovar, Marovic ka thėnė se nuk ėshtė i njoftuar se ka njė kėrkesė tė tillė nga Prishtina.

“Ėshtė e qartė se Mali i Zi nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjė fqinji dhe mbetet deri nė fund i pėrcaktuar qė tė gjitha ēėshtjet e tilla, nėse ekzistojnė, tė zgjidhen me marrėveshje, duke u nisur nga obligimi i ruajtjes sė integritetit territorial tė Malit tė Zi si shtet”, ka thėnė ai.

Mali i Zi e ka njohur Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran nė tetor tė vitit tė kaluar, tė njėjtėn ditė me Maqedoninė. Njohja nga kėto dy shtete fqinje erdhi vetėm njė ditė pas kalimit tė rezolutės nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara me tė cilėn u iniciua procesi rreth legalitetit tė pavarėsisė sė shtetit tė ri nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

Marrėdhėniet diplomatike me Maqedoninė janė vendosur kohė mė parė, pas njė procesi tė gjatė tė demarkacionit tė kufirit, qė ishte kusht i Shkupit. Nga Podgorica zyrtare nuk ėshtė paraqitur ndonjė kusht pėr lidhjen e marrėdhėnieve diplomatike me Kosovėn.

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../18146/C4/C14/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.11.2009, 14:01   9
Citim:
Sejdiu: Demarkacion edhe me Malin e Zi

Prishtinė - Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka thėnė se kontestet eventuale tė kufirit me Malin e Zi do tė zgjidhen me anė tė demarkacionit tė kufirit.

“Nėse kemi ndonjė kontest eventual, kjo do tė zgjidhet me anė tė demarkacionit, ashtu qė tė dihet se ku ėshtė kufiri i Kosovės dhe ku ėshtė kufiri i Malit tė Zi”, ka thėnė Sejdiu pėr Televizionin e Malit tė Zi, duke shtuar se aspektin teknik tė kėsaj ēėshtje do ta zgjidhin ekspertėt.

Sejdiu ka kėrkuar qė tė mos krijohet pėrshtypje se nuk ka klimė tė mirė ndėrmjet dy shteteve.

Vendosja e tabelės mes pikės kufitare Kosovė-Mali i Zi, ka shkaktuar zemėrim te banorėt e brezit kufitar, tė cilėt kanė protestuar ditė mė parė, duke thėnė se shenja lajmėruese ishte vendosur 5 kilometra brenda territorit te Kosovės.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...iptare&nr=7134
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.11.2009, 22:01   10
Citim:
Letėr e hapur institucioneve tė Kosovės, tė Malit tė Zi, ambasadave dhe OJQ-ve e Shoqatave nė Evropė e SHBA

Shoqata e Vėllazėrisė Kosovė Malėsi e Madhe “Martin Dreshaj”duke qenė pjesė e Kėshillit organizativ tė protestės sė banorėve tė Dukagjinit qė po shprehnin pakėnaqėsinė e tyre tė thellė pėr vjedhjen e 5 kilometrave tė tokės sė Kosovės nga ana e Malit tė Zi, ka organizuar takime me OJQ-tė mė aktive nė komunėn e Pejės e pastaj bashkė edhe me Kėshillin Organizativ janė takuar edhe me pėrfaqėsues dhe banorė tė 24 fshatrave, qė janė tė goditura nga ky akt i njėanshėm i Malit tė Zi.

Shoqata e Vėllazėrisė Kosovė Malėsi e Madhe “Martin Dreshaj”,
OJQ “Syri i Vizionit”,
Lėvizja “Vetėvendosja” ,
Kėshilli Regjional pėr Mbrojtjen e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut,
Shoqata e Zejtarėve tė Pejės,
fshatrat Srellc i Ulėt e i Epėrm me 2740 banorė,
tė 1800 banorėt e Llukės sė Epėrme,
60 tė Prapaēanit,
843 tė Dubovikut,
621 tė Krushecit,
tė 900 banorėt e Lėbushės,
1800 tė Rashiqit,
1225 tė Irzniqit,
607 tė Kralanit,
1534 tė Gllogjanit,
1500 banorėt e Loxhės,
1234 banorėt e fshatit Raushiq,
600 banorėt e Poēestės,
630 tė Zabllaqit,
243 tė Kliēinės,
721 tė Dobėrdolit
dhe tė gjithė banorėt e fshatrave Radac, Albė e Madhe , Albė e Vogėl , Fierzės e Kaliqanit
dhe pjesa mė madhe e banorėve tė fshatit Baran

janė pajtuar unanimisht qė t’u dėrgojnė letėr tė hapur alarmi institucioneve tė Kosovės, tė Malit tė Zi dhe OJQ-ve e Shoqatave nė Evropė e SHBA duke paralajmėruar se nėse nuk ngritet brenda njė jave njė komision ndėrshtetėror dhe nuk merren hapa konkret pėr vėnin e kufirit atje ku duhet dhe nėse nuk u kthehen tokat e vjedhura ata do tė organizojnė protesta masovike me pjesėmarrjen e gjithė kėtyre banorėve dhe anėtarėve tė OJQ-ve mė aktive tė Pejės e Dukagjinit.

Ata e shpallin tė pabazė deklaratėn e Drejtorit tė Policisė sė Malit tė Zi, Veselin Veloviē se gjoja tabelat paralajmėruese janė vėnė nė territorin e Malit tė Zi.

“Keni rrėmbyer me mijėra hektarė tė bjeshkėve e kullotave tona. Dokumentet qė posedojmė dhe realiteti nėpėr dekada e shekuj tregon se ku ėshtė kufiri i vėrtetė. Shteti yt ka vjedhur kilometra tė tokės sė Kosovės dhe gjithė kėtė nuk do ta lėmė nė heshtje”, ėshtė porosi dhe reagim i banorėve tė 24 fshatrave tė Dukagjinit dhe i 5 OJQ-ve e Shoqatave mė aktive tė Pejės,lidhur me deklaratėn e pa bazė e tendencioze tė kryepolicit malazez Veloviē.

Ata po ashtu kritikojnė reagimin e ngathėt e tė zbehtė tė Drejtorit tė Policisė sė Kosovės , Sheremet Ahmeti lidhur me deklaratėn e pabazuar tė Veloviēit.

Me kėtė letėr alarmojmė institucionet e tė dy shteteve se protestat kaq masovike mund tė pėrcillen edhe me ndonjė ekses eventual dhe pėr kėtė pėrgjegjėsinė do ta bartin kėto institucione.

Nė kėto takime Shoqata e Vėllazėrisė Kosovė – Malėsi e Madhe “Martin Dreshaj” ka ngritur edhe ēėshtjen e mohimit tė tė drejtave elementare nė Malėsi nga pushteti i Malit tė Zi dhe pėr kėrkesėn legjitime tė malėsorėve pėr komunė tė plotė.

Banorėt e tė 24 fshatrave tė Dukagjinit dhe anėtarėt e 5 OJQ-ve mė aktive tė Pejės pėrkrahin angazhimet demokratike tė OJQ-ve, subjekteve politike shqiptare, tė Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve nė Mal tė Zi dhe tė Shoqatės Shqiptaro-Amerikane “Malėsia e Madhe”, Lėvizjes “Atdheu na Bashkon”, Fondit Humanitar “Malėsia”, dhe Shoqatės “Dedė Gjon Luli” pėr realizimin e kėsaj tė drejte elementare pėr komunėn e plotė, e drejtė kjo e garantuar edhe me nenin 113, paragrafi 2 e nenin 9 tė Kushtetutės sė Malit tė Zi dhe me nenet e Kartės Evropiane pėr vetėqeverisjen Lokale, Dokumentin e miratuar nė Mbledhjen e Dytė tė Konferencės pėr Dimensionin Njerėzor tė OSBE-sė, Deklaratės sė Kombeve tė Bashkuara mbi tė drejtat e pakicave kombėtare, tė Rekomandimit 1201 tė Kuvendit tė Parlamentit tė kėshillit tė Evropės nė vitin 1993 e shumė dokumente tė tjera ndėrkombėtare.

I kujtojmė Malit tė Zi se masa mė e saktė e demokratizimit tė njė vendi ėshtė sa respektohen tė drejtat legjitime tė pakicave.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=36214
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.11.2009, 09:43   11

Shkrim i cituar Perėndimor: Caktimi i kufirit me Malin e Zi


Citim:
Meta dhe Roēen, marrėveshje pėr demarkacionin

Ministrat e Jashtėm tė Shqipėrisė dhe Malit tė Zi, Ilir Meta dhe Milan Roēen, kanė nėnshkruar nė Podgoricė marrėveshjet pėr demarkacionin e kufirit dhe regjimin pa viza.

Gjatė njė konference pėr shtyp, Milan Roēen, ka thėnė se marrėveshja pėr demarkacionin e kufirit ėshtė e para qė Mali i Zi e nėnshkruan me njė vend tjetėr, qė prej shpalljes sė pavarėsisė sė kėtij vendi.

Shefi i diplomacisė malazeze tha se Podgorica zyrtare nuk ka konteste kufitare me fqinjėt.

Meta, i cili po qėndron pėr njė vizitė zyrtare nė shtetin fqinj, ėshtė pritur edhe nga kryeministri Milo Gjukanoviē.

Sikur raporton radio Evropa e Lirė, Meta dhe Gjukanoviē janė pajtuar se anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO janė “imperativė” tė rajonit.

Anėtarėsimi nė BE dhe NATO paraqet garanci tė stabilitetit, demokracisė dhe bashkėpunimit, kanė vlerėsuar kryeministri malazez dhe shefi i diplomacisė shqiptare. /EXPRESS/

http://www.ina-online.net/Default.as...8ae5b9eec&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.11.2009, 20:34   12
Citim:
Shqipėri - Mali i Zi, nėnshkruhen tri marrėveshje bashkėpunimi

Tri marrėveshje bashkėpunimi u nėnshkruan dje nė Podgoricė, mes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi, nė kuadėr tė vizitės qė po zhvillon nė shtetin fqinj zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme, z. Ilir Meta. Z.

Meta dhe homologu i tij malazez, z. Rocen, nėnshkruan marrėveshjen pėr "Lėvizjen e ndėrsjellė tė qytetarėve", “Marrėveshjen e ripranimit” dhe marrėveshjen "Pėr rikonstruksionin, riparimin dhe mirėmbajtjen e piramidave dhe sinjalistikave pėrgjatė kufirit shqiptaro-malazez".

Kėto marrėveshje janė njė hap mė tej nė fushėn e rendit dhe tė sigurisė, dispozitat e tė cilave janė nė pėrputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian nė kėtė fushė.

Me anė tė kėtyre marrėveshjeve, jo vetėm sigurohet vazhdimėsia e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve tė tė dy vendeve, por edhe garantohet siguria e kufijve, duke parandaluar trafiqet ilegale apo lėvizjet dhe qėndrimin e paligjshėm tė personave nė territoret e vendeve respektive.

Duke i konsideruar marrėveshjet e nėnshkruara sot si njė hap tė rėndėsishėm nė marrėdhėniet mes dy vendeve, zv.kryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme, z. Meta, u shpreh pėr pėrfaqėsuesit e mediave shqiptare dhe malazeze se "nė tė ardhmen do tė hartohen edhe shumė projekte tė pėrbashkėta nė fushat e mjedisit, energjitikės, arsimit dhe kulturės".

http://www.standard-al.com/tekst.php?idt=23418
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2009, 22:28   13
Citim:
Ēitaku: Mes Kosovės dhe Malit tė Zi nuk ka kontest kufitar

Zėvendėsministrja e punėve tė jashtme tė Kosovės, Vlora Ēitaku deklaroi sot se ndėrmjet Kosovės dhe Malit tė Zi nuk ekziston kontest kufitar dhe se komisionet profesionale tė tė dy qeverive sė shpejti do tė fillojnė tė punojnė pėr hartimin e marrėveshjes pėr demarkacionin e kufirit.

Ēitaku ka thėnė pėr tė pėrditshmen podgoricase ”Vijest” se shėnimi i kufirit do tė bėhet nė bazė tė linjės administrative nga koha RSFJ-sė dhe ka shtuar se “ ka pasur disa mosmarrėveshje pėr shkak se tampon zona ka qenė shumė e madhe”.

Banorėt e fshatrave rreth Pejės kanė protestuar para njė muaji sepse pala malaziase, siē thonė, ka vendosur shenja tė mirėseardhjes pesė kilometra brenda territorit tė Kosovės.

Policia malaziase e ka pėrgėnjeshtruar kėtė, por nga Ministria e punėve tė jashtme ėshtė njoftuar se linja kufitare me Kosovėn nė tė vėrtetė ėshtė ajo administrative nga koha e RSFJ-sė.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=33926
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.11.2009, 12:40   14
Citim:
Podgorica nė pritje tė Prishtinės

Mali i Zi ėshtė i gatshėm pėr negociata mbi demarkacionin e kufirit me Kosovėn, por ato do tė fillojnė kur Prishtina zyrtare vendos pėr kėtė, konfirmoi tė martėn Ministria e Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi.

Zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme, Dragan Djurovic, thotė se Komisioni i demarkacionit ėshtė i gatshėm, por ende mungon vendimi mbi negociatat. /rtk/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=6378
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.12.2009, 12:21   15
Citim:
Pėrcaktohen kufijtė dhe me Malin e Zi

Koordinatat me shtetin fqinj janė pėrcaktuar qė nė 1926 nga komisioni ndėrkombėtar, konventa kufitare nė fuqi daton nė 1956- s dhe ėshtė nėnshkruar me republikėn federale tė Jugosllavisė. Por shpallja e pavaresisė sė Malit tė Zi e bėri tė nevojshme rishikimi e vijės, shtoi kėsaj dhe faktin se qė prej vitit 1994 pjesa mė e madhe e piramidave kufitare janė zhdukur ose zhvendosur.

Palėt kanė rėnė dakord pėr ngritjen e njė komisioni tė pėrbashkėt i cili do tė merret me kėtė punė dhe do tė mblidhet cdo 3 vjet. Ndonėse marrėveshja shqiptaro– malazeze i qėndron besnike koordinatave tė 1925, dhe konsiston nė rivendosjen e piramidave, ndryshime tė vogla pritet tė ndodhin nė vijėn kufitare ujore. Kjo pėr shkak tė veprimtarive natyrore nė rrjedhėn e lumenjve ose liqeneve.

Marrėveshja mes dy qeverive u nėnshkrua nė nėntor nė Podgoricė, ndėrkohė qė institucioni pėrgjegjės pėr zbatimin e saj do tė jetė Ministria e Brendshme. Kufiri shqiptaro-malazez u vendos gjatė viteve 1922-1925 dhe u konfirmua nė korrik tė '26-s me protokollin e Firences. Ndėrkohė qė u shėnua nė mėnyrė te dukshme nė vitet '54-'55.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...alin-e-zi.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.3.2010, 07:21   16
Citim:
Cili politikan dhe qeveritar i Prishtinės i di kufijtė e Kosovės?!
Arif Molliqi

Ka kohė qė po rrudhėn kufijtė e Kosovės nga fqinjėt tanė. Kjo lojė e fqinjėve me kufij tanė po vazhdon edhe sot pas pavarėsimit tė Kosovės, kėshtu qe nė pikė tė ditės, n“pik me diell po na i han tenja kufijtė.

Mitrovica, pjesa veriore e Kosovės (term ky tashmė i zyrtarizuar ndėr ne), si duket na ka mėsuar qė edhe pėr disa qindra mijėra hektar tokė Kosove nė kufirin me Maqedoninė dhe kufirin me Malin e Zi, tė mos na qojnė peshė.

Askush nga qeveritarėt nuk mėrzitėt tė dijė se ku i ka Kosova kufijtė, sepse janė tė paktė ata ose, hiq, qė e kanė vizituar kufijtė e Kosovės. Mė rėndėsi pėr ta ėshtė qė tė mos u preken “kufijtė” e tyre qeveritar, tė mos u preket prona e tyre ku mund ta vendosin njė karrige, ose aty ku e kanė ndėrtuar shtėpinė e vet.

Se sa janė tė kushtuar rreth problemit tė kufijve tė Kosovės, po mundohem ti parafrazojmė disa mendime tė tyre qė i shfaqen nė kohėn kur u aktualizua vitin e kaluar problemi rreth kufirit Kosovė-Mali i Zi, atje tek Kulla nė drejtim tė Rozhajes dhe nė Rugovė-Qakorr.


1.

Nė kohėn pėrderisa kryeministri i Kosovės i vendoste tabelat ‘Mirėsevini nė Republikėn e Kosovės’ nė disa pika kufitare nė Kosovė, por jo edhe nė veri tė vendit, kėtė vit kanė filluar qė tė tjerėt t’ia vendosin Kosovės tabelat, duke ia rrudhur territorin pėr disa kilometra, pat thėnė diēka kėshtu Albin Kurti.

Dhe, kėshtu ishte, sepse Mali I Zi vendosi tabelėn mė mbishkrimin “Mirė se vini nė Mal tė Zi”, 6 km. brenda territorit tė Kosovės atje tė kufiri i Kullės. Mirėpo, edhe para A. Kurtit, ishin qytetarėt e Kosovės ( ata tė territorit tė Deēanit, Pejės dhe Burimit), qė reaguan kundėr kėtyre tabelave, pasi atyre po u prekej prona.

Qytetarėt e Kosovės ishin ata qė tashmė ia dinin pretendimet e Malit tė Zi, sepse ata edhe herėve tjera e kishin ndryshuar kufirin tonė.

Pas reagimit qytetar, nuk vonuan dhe “reaguan” pa qenė nė vendin e ngjarjes, pa e ditur se ku gjendet ky kufi edhe disa qeveritar e, asnjėherė parlamenti dhe deputetet. Reagimet e tyre zyrtare ishin tė thata, tė buta, me dell inferiori dhe diplomati kozmopolit, pa treguar asnjė version si tė zgjedhjet kjo ēėshtje.

Gjithė atė qė e thanė qeveritarėt, deputetet, politikanėt e Kosovės rreth uzurpimit tė tokės sė Kosovės nga Mali i Zi, janė deklaratat e tyre qė ēdo lexues, sado pak tė jetė i kujdesshėm, do ta kuptoj shumė lehtė pamaturin, neglizhencėn dhe inferioritetin e tyre karshi fqinjėve tanė dhe karshi tokės se Republikės sė Kosovės. Kėtu, po sjell disa deklarata tė tyre plot xhevahir rreth kėtyre problemeve:

“Komisioni pėr Punė tė Brendshme dhe Siguri i Kuvendit ka shqyrtuar raportin e MPB rreth njoftimeve te medieve pėr vendosjen e tabelave kufitare nga ana e autoriteteve tė Malit tė Zi brenda territorit tė Kosovės…”, kryetari i Kuvendit tė Kosovės.

Pėrkitazi me vendosjen e mbishkrimeve nga ana e Malit tė Zi nė kufirin me Kosovės, kreu i Qeverisė sė Kosovės Hashim Thaēi ka thėnė:

“Republika e Kosovės e ka integritetin e vetė territorial tė respektuar, garantuar dhe tė njohur ndėrkombėtarisht, tė cilin e ka njohur edhe Mali i Zi. Dua tė theksoj se raportet tona me fqinjėt janė shumė tė mira, edhe me Shqipėrinė, edhe me Maqedoninė edhe me Malin e Zi dhe jemi tė vullnetit tė mira tė punojmė edhe pėr raportet tona ndėrshtetėrore edhe me Serbinė”.

Zėdhėnėsi i qeverisė sė Kosovės Memli Krasniqi, qė nuk e di as ku ėshtė ai kufi, deklaroi n“atė kohė se Prishtina nuk ka asnjė kontestim me Podgoricėn nė lidhje me kufirin; “Ne nuk kemi asnjė kontestim me Republikėn e Malit tė Zi. Ajo qė ėshtė me rėndėsi tė theksohet ėshtė qė kemi marrėdhėnie shumė tė mira.”

Zėvendėsministrja e punėve tė jashtme tė Kosovės, Vlora Ēitaku pat deklaruar: “ ndėrmjet Kosovės dhe Malit tė Zi nuk ekziston kontest kufitar..”

Kurse pėr 8 km. nė Qakorr dhe, 6 km tek Kulla qė ka hyrė Mali i Zi brenda territorit tė Kosovės, nuk qenka problem?!

Ndėrsa Presidenti Sejdiu tha: “Kosova i ka kufijtė e vet tė qartė dhe nėse ka ndonjė ngatėrresė tė vogėl nė kuptimin e pretencės sė dikujt, jashtė asaj qė ėshtė normale nė relacionet ndėrshtetėrore, sigurisht qė do tė ketė pėrgjigjen e vet”

Ministri i Brendshėm, Zenun Pajaziti, tha se me shtetin e Malit tė Zi, kanė bashkėpunim tė mirė dhe, sipas tij, me kohė do tė nisin edhe bisedimet pėr demarkacionin e kufirit.

“ Nuk shohim ndonjė telash nė kėtė drejtim. Kemi bashkėpunim tė mirė me tė gjitha vendet e rajonit”, ka thėnė Pajaziti.


2.

Shpesh thuhet se kufiri Kosovė- Mali i Zi , sipas Kushtetutės se vitit 1974, ka qenė te vendi i quajtur ‘Varri i Nuses’, 29 kilometra larg prej Pejės dhe 18 kilometra larg prej Rozhajės. Kufiri tash ėshtė 24 kilometra larg prej Pejės, te ura te Qafa e Shkallės mbi Jabllanicės, 100 metra prej sė cilės ėshtė vendosur tabela “Mirėsevini nė Malin e Zi”.

Ndėrsa, sipas Planit Ahtisari, ēėshtja e kufirit me vendet fqinje, pėrveē me Maqedoninė, parashihet tė zgjidhet duke marrė parasysh “vijat e dikurshme kufitare” nė kuadėr tė ish-Jugosllavisė, mė saktėsisht ashtu siē kanė qenė mė 31 dhjetor 1988. ( Historia e lėvizjeve tė kufijve tė Kosovės daton qysh pas Kongresit tė Berlinit, por kėsaj here jemi ndalur vetėm tek lėvizjet e fundit).

Kėto ditė, gjatė njė punė, tė mėsoj rreth kufirit Kosovė-Mali i Zi, atje tek Kulla, hasa nė disa shėnime dhe tregime qė sado pak tregojnė rreth kėtij kontesti, por nga njė qasje tjetėr; qasje pronėsoro-juridike, pėr tė cilat shėnime “besoj” se edhe ndonjė historian i yni, apo edhe komisioni i Kuvendit dhe Qeverisė sė Kosovės qė merren me sigurinė e kufirit i posedon kėto shėnime.

Nė vitin 1928, nė kohėn e shtetit SKS ( Drzavom Srbe, Hrvata i Slovenaca), disa pronar shqiptar nga Kosova ( Deēani, Peja, Burimi), kanė udhėhequr njė kontest gjyqėsor pranė Gjykatės e shkallės sė parė tė Beranes e cila me aktgjykimin e vet nr. 11284-B-110 tė datės 14 shtator 1928, ua ka pranuar paditėsve shqiptarė nga Kosova tė drejtėn si pronar tė patundshmėrive kontestuese, prona kėto qė kanė qenė nė territorin e shtetit malazez. Ky aktgjykim gjendet nė Arkivin historik tė Malit tė Zi. .

Kundėr kėtij aktgjykimi tė shkallės se parė, ka bėrė ankesė Shteti SKS, duke e dėrguar lėndėn nė gjykatėn Apelit nė Shkup, si gjykatė e shkallės se dytė, Kjo gjykatė ka refuzuar ankesėn e ankuesit dhe me aktgjykimin e vet nr. 2678 e datės, 25 maj 1929 e ka vėrtetuar aktgjykimin e shkallės se parė tė gjykatės se Beranes. Edhe ky aktgjykim i Gjykatės se Apelit tė Shkupit gjendet nė Arkivin historik tė Malit tė Zi.

Mirėpo, pronaret shqiptar nga Kosova fitues nga gjykata e Beranes, i kanė shfrytėzuar kėto prona deri nė vitin 1949, kur qeveria komuniste e Malit tė zi, nxori ligjin nė “Gazetės Zyrtare” nr. 9/47 dhe 9/49, sipas tė cilit ligj, pėrsėri shqiptarėve nga Kosova u merret e drejta e pronėsisė nė kėto prona me kulturė bjeshkė.

Kėto prona tė shqiptarėve nga Kosova ju falen Ekonomisė Pyjore tė Rozhajes. Kėto prona tani janė tė evidentuara si prona shoqėrore dhe janė shėnuar nė fletėt poseduese nr. 33 KO Plunci II, 62 KO Daciqe, 142 KO Balotiqi, 143 KO Balotiqi, 250 KO Daciqi dhe 394 KO Boletiqi.

Tė gjitha kėto prona fillojnė pėrgjatė kufirit tė sotėm mes Kosovės dhe Malit tė Zi. Fillojnė nga Kulla e deri nė afėrsi tė qytetit tė Rozhajes. Pran, nuk ėshtė kufiri as tė “Varri i Nuses” qė ėshtė aty tek qafa, as tė Kulla qė edhe ashtu ėshtė 2-3 km. nė pjesėn nga qafa ku ėshtė “ Varri i nuses” nė drejtim tė Rozhajes.


3.

Atė qė nuk e bėjnė as qeveritarėt, as deputetet, as politikanėt e Kosovės, e bėjnė qytetarėt e Kosovės. Nė vitin 2005, pėrsėri disa qytetarė, ish pronarėt e atyre pronave kanė ushtrua kėrkesė pėr rikthimin e pronės se tyre legjitim.

Kėrkesėn e kanė nėnshkruar: Nezir Memaj, Arif Tahirukaj, nga Lluka e Epėrm-Deēan, Daut Shala, Ramė Dinaj nga Raushiqi i Pejės, Sadri Rustemi nga Logja, Ramiz Zogu nga Kliqina, Ramė Ademi, Shaqė Avdija, Hasan Kameraj, nga Lėbusha, Osman fetahaj nga Strellci, Zymber Zeneli nga Doberdoli, Miftar Shala nga Barani dhe Emin Krasniqi nga Vranoci. ( Kėrkoj falje nėse ndonjėri nga kėta pėrsona nė nderkohė kanė vdekur, dhe kėtu iu pėrmendet emri)

Gjer sot, Komisioni pranė Komunės se Rozhajes se Malit tė Zi nuk ka marrė ndonjė vendim pėr rregullimin e pronėsisė se kėtyre pronave. Po, nuk po interesohet as Kosova qė ti kthej 6500 hektarė tokė qė Mali i Zi ia ka aneksuar.

http://kosova.info/2010/03/cili-poli...jte-e-kosoves/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.6.2010, 21:52   17
Citim:
Demarkacioni me Malin e Zi, i bllokuar

Pėr shkak tė mosdefinimit zyrtar tė kufirit Kosovė Mali i Zi, banorė tė zonave tė atjeshme kufitare ka vite qė kanė telashe nė shfrytėzimin e pronave tė tyre pėrgjatė kėsaj vije.

Kjo brengė nuk ka gjasa reale tė mbyllet dhe tė marrė rrugė institucionale tė zgjidhjes pa pėrfunduar demarkacioni i kufirit me kėtė shtet fqinjė, pėr tė cilin nuk ka lėvizje konkrete.

“Ėshtė brengė e tė gjithėve, dhe ditė mė parė disa fermerė nga ajo pjesė janė pranuar nga ushtruesi i detyrės sė drejtorit tė pėrgjithshėm tė policisė nė lidhje me shfrytėzimin e pronave tė tyre”, tha ministri i Brendshėm i Kosovės, Bajram Rexhepi.

Ai ka pranuar se nė pikat kufitare me Malin e Zi, ka lėvizje tė gurėve tė kufirit nė brendėsi tė territorit tė Kosovės dhe ky ndryshim akoma nuk ėshtė eliminuar.

“Nė mes tė pikės sė kalimit tė kufirit Kullė dhe pikės sė kalimit mė Republikėn e Malit tė Zi ėshtė zonė kufitare ende e pashėnuar fizikisht ose e demarkuar. Kjo zonė ėshtė kontestuese dhe nė njė tė ardhme tė afėrt duhet tė pėrcaktohet me komisionet e demarkacionit, tė cilat duhet tė krijohen nė mes tė dy autoriteteve shtetėrore”, tha i pari i MPB-sė.

Ai rikujtoi se nė vitin e kaluar, nė muajt shkurt dhe nėntor, MPB-ja e Kosovės kishte kėrkuar nėpėrmes kanaleve zyrtare nga pala malazeze, ministria pėrkatėse, fillimin e procesit tė shėnimit fizik tė vijės kufitare nė mes tė dy vendeve, por nuk ka rezultuar ndonjė pėrgjigje pozitive nė kėtė drejtim, por “nė mėnyrė agresive po e cenojnė territorin e vendit tonė”.

“Mosdefinimi i vijės sė kufirit ka pamundėsuar zbatimin e njė projekti tė Komisionit Evropian pėr menaxhimin e integruar tė kufirit qė synonte ndėrtimin e objekteve tė pėrbashkėta pėr kontrollin dhe mbikėqyrjen e kufirit”, tha ministri Bajram Rexhepi.

http://www.kosova-sot.info/politike/...-zi-i-bllokuar
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.6.2010, 23:35   18
Citim:
Mali i Zi nuk ka probleme kufitare me Kosovėn

Podgoricė - Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviē deklaron se mes Kosovės dhe Malit tė Zi nuk ka probleme kufitare.

"Nuk ka asnjė problem nė kufirin me Kosovėn", ėshtė shprehur Gjukanoviē pėr mediat vendase.

Ai tha se ky ėshtė vlerėsim edhe i autoriteteve kosovare. Lidhur me atė qė shkruajnė mediat, kryeministri malazez tha se nuk ėshtė problem kufitar, por problem i shfrytėzimit tė kullotave nė zonėn kufitare. Ky problem, sipas Gjukanoviēit, ekziston "nga njėra dhe nga tjetra palė, por nuk ėshtė problem kufitar".

Mediat malazeze kishin njoftuar se disa banorė tė komunės sė Pejės dhe Deēanit kanė probleme me shfrytėzimin e pronave tė tyre pranė kufirit, sepse, siē kanė thėnė ata, qytetarėt malazezė kanė lėvizur simbolet nė brendėsi tė territorit tė Kosovės.

http://www.gazetastart.com/lajme/Hap...qiptare/20154/

Citim:
Jeremiē: S’ka kufi kosovaro-malezez

Ministri i Punėve tė Jashtme i Serbisė, Vuk Jeremic, deklaroi nė Budvė se nuk ka kufi nė mes tė Malit tė Zi dhe Kosovės, por vetėm ndėrmjet Malit tė Zi dhe Serbisė.

Ai i bėri kėto deklarata duke komentuar ēėshtjen e demarkacionit tė kufirit mes Malit tė Zi dhe Kosovės, tė cilėn gjė e kėrkojnė autoritetet kosovare, raporton REL.

Jeremic tha se Beogradi ėshtė nė dispozicion tė Podgoricės “pėr ēdo shqyrtim teknik tė kufirit, qė tashmė ėshtė i shėnjuar qartė” dhe se bisedimet me cilėndo palė tė tretė, Serbia i pėrjeton si rrezikim tė integritetit territorial, gjė qė, sipas tij, nuk do tė lejohet.

Ministri i Jashtėm malazez, Milan Rocen, vlerėsoi se ēėshtja e demarkacionit tė kufirit tė Malit tė Zi dhe Kosovės ėshtė njė ēėshtje teknike dhe se ekziston vullnet i mirė pėr zgjidhjen e saj.

Ditė mė parė, Ministri i Punėve tė Brendshme i Kosovės, Bajram Rexhepi, ka akuzuar autoritetet malazeze se “po i mbyllin sytė qėllimisht” ndaj ēėshtjes sė kufirit.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../32670/C4/C13/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.6.2010, 20:57   19
Citim:
Zvarritja e demarkacionit dėmton banorėt

Prishtinė. Zvarritjet dyvjeēare pėr pėrcaktimin e vijės kufitare ndėrmjet Kosovės dhe Malit tė Zi, po i dėmton mė sė shumti banorėt e fshatrave pėrreth brezit kufitar, derisa institucioneve tė vendit nuk po u ngutet qė tė merren mė seriozisht me kėtė ēėshtje.

Sipas banorėve, pėr shkak tė mospėrcaktimit tė kėsaj vije kufitare ata po dėmtohen jashtėzakonisht shumė, sepse shteti malazez po futet nė brendi tė territorit tė Kosovės duke i dėmtuar pyjet qė u takojnė kėtyre banorėve dhe duke i pėrzėnė ata nga kullosat qė i kanė shfrytėzuar me vite tė tėra.

“Po i presin pyjet qė tė marrin sa mė shumė pjesė tė territorit tė Kosovės para se tė fillojė demarkacioni. Kurse njerėzit qė kanė pronat atje nuk po lejohen nga Policia e Malit tė Zi qė t’i punojnė ato”, thotė Sadri Zekaj, banor i asaj pjese dhe aktivist i protestave.

Zekaj thotė se bashkė me banorėt tjerė janė munduar qė pėrmes protestave ta zgjidhin kėtė problem. Ai thotė se vetėm pas bllokimit tė rrugės pėr nė Mal tė Zi qė i ėshtė bėrė disa herė, banorėt janė ftuar nga institucionet e Kosovės pėr tė biseduar pėr kėtė ēėshtje.

Ndėrkohė gjatė ditės sė martė banorėt e kėsaj ane i ka pritur zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, tė cilėt e kanė njoftuar kėtė tė fundit lidhur me problemet e tyre pėr shfrytėzimin e kullotave nė bjeshkėt qė kufizohen me brezin kufitar me Malin e Zi.

Pėrmes njė kumtese tė lėshuar pėr medie, ekzekutivi i vendit ka bėrė tė ditur se nė kėtė takim banorėt kanė kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė tė interesohet tek autoritetet malazeze pėr tė zgjidhur kėtė problem. Ndėrsa, zėvendėskryeministri Kuēi u ka premtuar kėtyre banorėve se kjo ēėshtje do tė diskutohet seriozisht.

“Qeveria e Kosovės ėshtė nė kontakte tė vazhdueshme me institucionet pėrgjegjėse tė Republikės sė Malit te Zi pėr tė gjetur njė zgjidhje adekuate qė qytetarėt e kėtyre fshatrave te mund tė shfrytėzojnė pa u penguar pronat e tyre, tė cilat ndodhet nė brezin kufitar”, ka thėnė ai.

Ministri i Brendshėm, Bajram Rexhpi i ka thėnė tė martėn “Zėrit” se gjatė kėtij muaji ai pritet tė ketė njė takim me homologun e tij malazias pėr kėtė ēėshtje.

“Para njė dite kam biseduar nė telefon me ministrin malazias dhe jemi dakorduar qė para datės 29 qershor tė takohemi pėr tė biseduar pėr demarkacionin dhe pėr ēėshtjen e fermerėve qė ata tė lejohen tė punojnė nė atė zonė derisa tė pėrfundojė demarkacioni”, tha ai.

Kryeministri malazias, Milo Gjukanoviē u ka thėnė medieve lokale se nuk ka asnjė problem nė kufirin me Kosovėn.

“Ajo se ēfarė shkruajnė mediet nuk ėshtė problem kufitar, por problem i shfrytėzimit tė kullosave nė zonėn kufitare”, ėshtė cituar Gjukanoviē nga mediet malazeze.

Analisti politik, Behxhet Shala ka thėnė se ėshtė e natyrshme qė Mali i Zi nuk ka probleme me kufirin, sepse siē ėshtė shprehur ai, Kosova ėshtė ajo qė po humb.

“Tė gjithė e dinė faktin se Mali i Zi tashmė ka uzurpuar njė pjesė tė madhe tė territorit nė atė pjesė. Ata po pėrpiqen qė nė kėtė drejtim Kosova tė heshtė dhe normalisht qė tani thonė se nuk ka probleme”, tha Shala, duke shtuar se tani Malit tė Zi i ngutet tė bėjė kėtė pėr shkak tė proceseve integruese.


http://www.zeri.info/artikulli/1/1/8...emton-banoret/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.6.2010, 11:43   20
Citim:
Rexhepi nė Podgoricė pėr kufirin

Ministri i brendshėm i Republikės sė Kosovės, Bajram Rexhepi, gjatė njė raportimi qė ka pasur tė premten para Komisionit pėr punė tė brendshme dhe siguri tė Kuvendit tė Kosovės, ka paralajmėruar se bisedimet pėr ēėshtjet ndėrkufitare me Republikėn e Malit tė Zi, qė tash e sa kohė janė bėrė brengė e madhe e banorėve shqiptarė tė anės kosovare tė brezit kufitar, do tė shtrohen pėr trajtim javėn qė vjen, nė njė vizitė qė ministri Rexhepi do t’i bėjė kėtij vendi fqinjė.

Ai tha se fillimisht, pėr kėtė ēėshtje, do tė bisedohet pėr tė realizuar njė marrėveshje, qė deri nė shenjėzimin pėrfundimtar tė vijės kufitare tė hiqen barrierat e deritashme pėr blegtorėt kosovarė, qė i kanė nė shfrytėzimin e kullosave nė bjeshkėt e zonės kufitare me Malin e Zi, do tė caktohet njė pikė e pėrbashkėt e kontrollit ndėrkufitar e modelit Shqipėri-Mali i Zi, dhe pastaj do tė finalizohet edhe ēėshtja e saktė e demarkimit tė kufirit.

“Javėn e ardhshme e kemi takimin edhe me ministrin Ivan Brajoviē dhe njė ndėr pika kryesore do tė jetė qė t’u mundėsohet blegtorėve tė kenė qasje nė stanet e tyre, nė pronat e tyre, pėr arsye se ato janė ēėshtje ekzistenciale e tyre dhe unė jam optimist se kėtė do ta rregullojmė pa problem”, tha Rexhepi.

Anėtarėt e komisionit kanė pasur vėrejtje rreth pėrdorimit tė termit publik “demarkacion i kufirit”, ngase, sipas tyre, kjo ēėshtje ka qenė e detyrueshme vetėm me Maqedoninė mbi bazėn e pakos Ahtisari, derisa me Malin e Zi kjo nuk do tė duhej pėrdorur fare por vetėm tė respektohet vija kufitare administrative, qė ka ekzistuar mė herėt dhe tė shndėrrohet nė vijė kufitare ndėrshtetėrore.

http://www.kosova-sot.info/politike/...e-per-kufirin-
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:41.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.