Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 21.6.2010, 17:11   21
Citim:
Demarkacioni, Rexhepi qorton liderėt malazezė

Ministri i Punėve tė Brendshme tė Kosovės, Bajram Rexhepi dhe homologu i tij malazez, Ivan Brajoviē do tė bisedojnė sot pėr procesin e demarkacionit tė kufirit ndėrmjet dy vendeve dhe pėr lloje tė tjera tė bashkėpunimit.

Sipas mediave nė Podgoricė, Rexhepi i ka qortuar liderėt malazezė, se "me qėllim i mbyllin sytė" para problemeve lidhur me kufirin. Ai theksoi se qytetarė tė Malit tė Zi, "kanė zhvendosur njėrėn nga shenjat kryesore kufitare nė dėm tė territorit tė Kosovės".

Kryeministri malazez, Millo Gjukanoviē, kohė mė parė deklaroi se nuk ka kurfarė probleme pėr kufizimin e Malit tė Zi dhe Kosovės dhe e kritikoi shtypin qė shkruan rreth asaj ēėshtjeje.

"Ekziston kontest i vjetėr pėr pėrdorimin e kullosave nga njėra dhe ana tjetėr e kufirit, por kjo nuk ėshtė problem i kufizimit", tha Gjukanoviē dhe shtoi se "dikush dėshiron tė krijojė disa probleme kufitare tė Malit tė Zi, nė mėnyrė qė ta ngadalėsojė integrimin e tij evropian". (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...49ea3c522&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.6.2010, 20:22   22
Citim:
Kosovė dhe Mali i Zi dakordohen pėr kufirin

Ministrat e Brendshėm tė Kosovės dhe Malit tė Zi, Bajram Rexhepi dhe Ivan Brajoviē, janė dakorduar sot nė Podgoricė se dy shtetet nuk kanė konteste kufitare, dhe se kufijtė administrativė do tė bėhen shtetėrorė gjatė procesit tė demarkacionit tė kufirit.

"Nuk kemi pretendime nė asnjė metėr katror tė territorit nga cilado anė, dhe u dakorduam qė kufiri administrativ tė bėhet kufi shtetėror", tha Rexhepi, duke shfaqur shpresėn se procesi i demarkacionit tė vijės kufitare do tė pėrfundojė kah fundi i vitit apo fillimi i vitit 2011.

Duke komentuar qėndrimin e Beogradit se nuk ekziston kufi ndėrmjet Malit tė Zi dhe Kosovės, Brajoviē tha se Mali i Zi do t'i "pėrkufizojė kufijtė me fqinjėt nė pajtim tė interesave tė veta".

http://www.ina-online.net/Default.as...c60461866&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.6.2010, 07:39   23
Citim:
Tirana e Podgorica do tė pėrtėrijnė piramidat pėrgjatė kufirit shtetėror

Podgoricė, 23 qershor - Ligjvėnėsit e Kuvendit tė Malit tė Zi kanė pėrfunduar shqyrtimin e pėrcaktimit tė marrėveshjes sė Qeverisė sė Malit tė Zi dhe Shqipėrisė mbi pėrtėritjen e piramidave dhe shenjave tė tjera kufitare pėrgjatė kufirit tė tė dy shteteve, ndėrsa mė vonė pritet tė deklarohen pėr miratimin e kėtij dokumenti.

Sekretari i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi, Mirsad Biboviē tha se me kėtė marrėveshje rregullohen ēėshtjet e pėrtėritjes, riparimit dhe mirėmbajtjes sė piramidave ekzistuese nė kufirin mes Malit tė Zi e Shqipėrisė, raporton KosovaLive.

Ndėrkaq, deputetėt opozitarė kanė theksuar se nė marrėveshje pėrmendet edhe kufiri me Kosovėn, e kėtė ata e vlerėsuan si cenim tė integritetit territorial tė Serbisė.

Por, sekretari Biboviē vuri nė pah se “pėrtėritja e riparimi i piramidave kufitare nė kufirin malazez - shqiptar nuk ka lidhje me ēėshtjen e kufirit midis Malit tė Zi e Kosovės”.

Ai shtoi se, riparimi i fundit tė shenjave tė kufirit ėshtė bėrė para 17 vjetėve, ndėrkaq me marrėveshje ėshtė definuar qė pėrtėritja dhe sanimi i tyre tė bėhet ēdo pesė vjet.

Deputeti i Partisė Popullore Socialiste opozitare serbe, Predrag Bulatoviē potencoi se “nuk ėshtė fjala pėr marrėveshje qė ka tė bėjė vetėm me ēėshtje teknike, sepse nėpėrmjet saj kanė depėrtuar edhe disa ēėshtje tė rėndėsishme politike”.

Ai thotė se nė dokument pa asnjė nevojė ėshtė futur ēėshtja e trekufirit, Mali i Zi, Shqipėria dhe Kosova.

Sipas Bulatoviē-it, nė kėtė mėnyrė edhe mė shumė ashpėrsohen marrėdhėniet edhe ashtu tė dobėta nė raportet politike midis Malit tė Zi e Serbisė.

Bulatoviē i bėri thirrje Qeverisė qė ta tėrheq kėtė akt nga procedura kuvendore, siē tha, pėr ta pastruar, qė ai tė jetė vetėm dokument mbi riparimin e shenjave tė kufirit. Ky deputet tėrhoqi vėrejtjen se marrėveshja e propozuar nuk garanton se ēėshtja e kufirit tė Malit tė Zi me Shqipėrinė tė jetė e pėrjetshme, si tha ai ”duke pasur parasysh aspiratat shqiptaromėdha”.

Por, deputeti dhe funksionari i lartė i Partisė Demokratike tė Socialistėve tė Djukanovic-it nė pushtet, Miodrag Vukoviē iu pėrgjigj opozitės se marrėveshja e propozuar ėshtė kryesisht ēėshtje teknike, sepse kufiri midis Malit tė Zi e Shqipėrisė ėshtė i definuar.

Deputeti Vukoviē deklaratėn e shefit tė diplomacisė serbe, Vuk Jeremiē se nuk ka kufii midis Malit tė Zi e Kosovės, por vetėm midis Malit tė Zi e Serbisė, e quajti deklaratė jodiplomatike.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,25945
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2011, 18:15   24
Citim:
Demarkacioni me Malin e Zi mund tė pėrfundojė nė verė

Komandanti i KFOR-it, Erhard Bühler njė ditė mė parė ka informua Komitetin ushtarak tė NATO-s pėr situatėn nė Kosovė, duke vlerėsuar se situata e pėrgjithshme ėshtė e qetė dhe stabile, pėrkundėr disa pėrplasjeve tė vogla dhe ngjarjeve nė Mitrovicė.

Komiteti ushtarak i NATO-s ėshtė i pėrbėrė nga shefat e Mbrojtjes sė shteteve anėtare tė NATO-s dhe ėshtė autoritet mė i lartė ushtarak i aleancės.

“Policia e Kosovės e pėrkrahur nga EULEX-i ėshtė nė pėrgjithėsi e aftė tė kontrollojė rendin publik dhe tė kontrollojė shqetėsimet e vogla. Prandaj, edhe pas riorganizimit tė KFOR-it dhe reduktimit tė numrit tė ushtarėve, KFOR-i do tė vazhdojė tė ketė kapacitete tė mjaftueshme tė pėrkrahė EULEX-in dhe PK-nė nė rast tė trazirave tė mėdha”, ka thėnė Buhler.

Ai ka pohuar se bashkėpunimi i KFOR-it me EULEX-in dhe me Policinė e Kosovės ėshtė e orientuar nė detyra dhe arritje tė qėllimeve tė pėrbashkėta.

“Nė veri tė Kosovės situata e sigurisė ėshtė pėrmirėsuar pėr shkak tė operacionit tė quajtur ‘Vendosmėri e Pėrbashkėt pėr Veriun’ nga KFOR-i, PK-ja dhe EULEX-i qė nga tetori i vitit 2010. Situata e pėrgjithshme e sigurisė ka shėnuar rritje. Pėrpjekjet e
pėrbashkėta kanė reduktuar shkallėn e dhunės dhe kriminialitetit dhe janė tė mirėpritura nga popullata”, ka thėnė komandanti i KFOR-it.

Gjenerali Bühler gjithashtu ka vlerėsuar situatėn nė kufij dhe vijėn kufitare administrative.

“Situata e pėrgjithshme ėshtė e qetė dhe stabile poashtu. Demarkacioni i kufirit me Ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė ka pėrfunduar dhe detyra e monitorimit tė pjesės sė parė tė kėtij kufiri i ėshtė dorėzuar Policisė sė Kosovės. Procesi i demarkacionit pėrgjatė kufirit me Malin e Zi mund tė pėrfundojė nė verė gjatė kėtij viti. KFOR-i ėshtė dhe do tė mbetet pėrgjegjės pėr vijėn kufitare administrative”, theksoi Buhler.

Komandanti i KFOR-it theksoi se pėr shkak tė situatės sė pėrmirėsuar nė Kosovė dhe kapaciteteve tė rritura tė PK-sė ėshtė bėrė e mundur tė realizohet plani pėr riorganizimin e KFOR-it dhe tė reduktohet numri i ushtarėve.

Gjenerali Buhler theksoi se qė nga 1 marsi 2011, KFOR-i do tė ketė njė strukturė krejtėsisht tė re. Shtabi qendror i KFOR-it do tė marrė udhėheqjen direkte nė tė gjitha ish rajonet e Grupeve Luftarake.

Tė dy Grupet Shumėkombėshe Luftarake krejtėsisht tė reja mė nuk organizohen nė nivel rajonal. Ato nuk kanė zonė fikse tė pėrgjegjėsisė. Nėn komandėn e komandantit tė KFOR-it dhe nė bazė tė nevojave operacionale trupat nga tė dy Grupet Shumėkombėshe Luftarake mund tė zbarkojnė ēdokund nė Kosovė. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=12609
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.2.2011, 14:27   25
Citim:
Tė gatshėm pėr demarkacionin me Malin e Zi

Demarkacioni i kufirit midis Kosovės dhe Malit tė Zi, sipas zyrtarėve tė Qeverisė sė Kosovės, pritet tė pėrfundojė shumė shpejt, ndonėse njė gjė e tillė ishte paraparė qė tė definohet vitin qė lamė pas. Megjithatė, zyrtarė tė ekzekutivit ndjehen tė relaksuar sa i pėrket pėrcaktimit tė vijės kufitare me shtetin malazias, ngase sipas tyre nuk ka konteste nė mes dy vendeve dhe kjo ēėshtje nuk do tė paraqesė problem.

Derisa banorėt e brezit kufitar disa herė janė ankuar se njė pjesė e pronave tė tyre ka kaluar pėrtej kufirit, megjithatė zyrtarė qeveritarė deklarojnė se pėrcaktimi fizik i vijės kufitare do tė bėhet nė bazė tė dokumenteve tė rregullta qė kanė ekzistuar para vitit 1999.

Menaxhimi i integruar i kufijve, ndonėse pėrbėn njėrin prej komponentėve mė tė rėndėsishme tė procesit tė liberalizimit tė vizave, zėdhėnėsi i ekzekutivit, Memli Krasniqi shfaq optimizmin e tij se autoritetet e Prishtinės do tė arrijnė qė tė pėrmbushin kėtė kriter, nė mėnyrė qė edhe Kosova tė pėrfshihet nė proces.

“Pasi qė nuk ka konteste nė mes Kosovės dhe Malit tė Zi, konsideroj se demarkacioni i kufirit nė kuptimin fizik do tė definohet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur”, ka thėnė ai

Ndėrkaq, kryetari i komunės sė Pejės, Ali Berisha, shpreh nevojėn e pėrcaktimit sa mė tė shpejtė tė vijės kufitare me shtetin malazias.

Ēėshtja e demarkacionit me shtetin e Malit tė Zi duhet tė pėrfundojė sa mė parė, ndonėse besojmė se shėnimi i kufirit do tė bėhet sipas fletėve kadastrale tė mėhershme dhe sipas dėshmive tė banorėve tė kėsaj ane”, ka thėnė Berisha. Sipas tij, problemi qėndron tek fakti se banorėt e brezit kufitar disa herė kanė shprehur shqetėsimin edhe pėrmes protestave rreth lėvizjes sė kufirit nė dėm tė Kosovės.

Megjithatė, institucionet kosovare kanė arritur progres nė drejtim tė menaxhimit tė kufijve. Policia e Kosovės ka marrė pėrgjegjėsitė pėr mbikėqyrjen e vijės sė gjelbėr me Republikėn e Shqipėrisė dhe sė fundi edhe me Maqedoninė. Zyrtarė policorė thonė se janė tė gatshėm qė ta marrin nėn menaxhim edhe vijėn kufitare me shtetin malazias.

Shefi i Policisė, Reshat Maliqi, beson se deri nė vjeshtėn e kėtij viti do tė arrihet qė pėrgjegjėsitė pėr mbikėqyrjen e vijės kufitare me Malin e Zi tė kalojnė tė policia kosovare. Mirėpo, mė problematike mbetet ēėshtja e demarkacionit tė kufirit me Serbinė. Sipas zyrtarėve qeveritarė ky proces do tė jetė mė i gjatė dhe problematik qė do tė marrė kohė, kur kihet parasysh fakti se Beogradi nuk ka njohur pavarėsinė e Kosovės.

Memli Krasniqi, zėdhėnės i ekzekutivit, ka mohuar deklarimet e fundit se ēėshtja e demarkacionit tė kufirit me shtetin serb do tė vihet nė tavolinėn e bisedimeve tė ardhshme teknike nė mes palės kosovare dhe asaj serbe.

“S’ka pse tė negociohet me Beogradin pėr ēėshtjen e pėrcaktimit tė vijės kufitare, sepse kufijtė e Kosovės janė tė definuar dhe tė pandryshuar”, ka thėnė Krasniqi.

Oliver Ivanoviē, sekretar shtetėror serb nė Ministrinė pėr Kosovėn, ka thėnė se ēėshtja e pėrcaktimit tė “vijės administrative” me Serbinė, siē e ka quajtur ai, nuk do tė jetė pjesė e dialogut, sepse sipas tij, “nuk ka asnjė arsye qė kjo tė vihet nė diskutim, pasi qė Serbia nuk e njeh shtetin e pavarur tė Kosovės”.

Sidoqoftė, Qeveria e Kosovės kohė mė parė ka miratuar strategjinė pėr menaxhimin e integruar tė kufijve tė vendit qė parasheh arritjen e objektivave tė afėrta me praktikat dhe standardet evropiane nė menaxhimin e kufijve, siē janė ruajtja e paqes dhe stabilitetit tė brendshėm dhe rajonal, lehtėsimi i tregtisė dhe qarkullimit tė njerėzve, por edhe mbyllja e kufirit pėr tė gjithė ata qė zhvillojnė aktivitete tė paligjshme.

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/1...me-malin-e-zi/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.5.2011, 09:47   26
Citim:
Demarkacioni i kufirit me Malin i Zi gjatė pranverės

Demarkacioni fizik i kufirit me Malin e Zi pritet tė bėhet nė gjysmėn e parė tė kėtij viti. Kėshtu ka thėnė ministri i Brendshėm Bajram Rexhepi, i cili ka theksuar se transferi i kompetencave nga KFOR-i te policia kufitare nė kufirin me Malin e Zi do tė bėhet nga fundi i shtatorit.

"Me kėtė ėshtė pajtuar edhe KFOR-i dhe pėr kėtė kemi ngritur kapacitetet e duhura", ka thėnė ministri Rexhepi. Ai e quan tė nevojshme ēėshtjen e demarkacionit tė kufirit me kėtė vend, i cili e ka njohur pavarėsinė e Kosovės.

"Pėr kėtė kemi diskutuar edhe me ministrin e Jashtėm dhe presim qė agjencia kadastrale tė na ofrojė ca tė dhėna. Po ashtu e kemi konsultuar edhe bazėn ligjore", tha ministri Bajrami teksa konsideron se Marrėveshja e Kumanovės nuk ka ndonjė implikim pėr ēėshtjen e kufirit.

"Kjo ėshtė ēėshtje e dy shteteve dhe ai kufi administrativ qė ka qenė mė herėt shndėrrohet nė kufi shtetėror", tha ministri Bajrami. Ai ka kėrkuar nga agjencia kadastrale tė pasqyrojė gjendjen nė mėnyrė qė sa mė shpejt tė fillohet me demarkacion tė vijės kufitare. Konsiderohet se procesi i demarkacionit tė kufirit me Malin e Zi do tė jetė i lehtė dhe nuk do tė zgjasė aq shumė, sa ka ndodhur me Maqedoninė.

Ēėshtja e demarkacionit tė kufirit mbetet njė nga kriteret e evropiane pėr anėtarėsim tė secilit shtet. Nė tetor tė vitit 2009 Qeveria e Republikės sė Kosovės ka nėnshkruar marrėveshjen ndėrshtetėrore me Republikėn e Maqedonisė pėr demarkacionin fizik tė kufirit, marrėveshje e cila u pasua edhe me vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me kėtė shtet.

Kjo marrėveshje ėshtė bėrė nė pėrputhje me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe nė zbatim tė procesit tė paraparė nė nenin 3 tė aneksit VIII tė Propozimit Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės, tė datės 26 mars 2007 pėr demarkacionin fizik tė kufirit. Kėto marrėveshje rikonfirmojnė subjektivitetin ndėrkombėtar tė Republikės sė Kosovės dhe sforcojnė pozitėn e Republikės sė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare. Pėr mė tepėr kėto marrėveshje janė nė shėrbim tė thellimit tė bashkėpunimit dhe stabilitetit rajonal dhe e shpejton rrugėn e Kosovės nė procesin e integrimeve euroatlantike.

http://www.kosova-sot.info/politike/...jate-pranveres
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.6.2011, 17:08   27
Citim:
Mediat malazeze: Shqipėria zhvendosi kufirin, ka hyrė 50 metra nė territorin tonė

Shqiptarėt kanė zhvendosur nė mėnyrė tė njėanshme kufirin shtetėror me Malin e Zi, madje kėtė e kanė bėrė nė sytė e policisė kufitare malazeze, e cila ndiqte me pasivitet se si ata kryenin punime ndėrtimore nė territorin malazez, shkruante dje gazeta “Novosti”, duke iu referuar disa banorėve lokalė malazezė.

“Para syve tė policisė sonė kufitare, shqiptarėt pa iu prishur qederi e zhvendosėn vijėn kufitare shtetėrore nė rajonin e Gucisė e tė Komunės sė Plavės, duke hyrė nė territorin e Malit tė Zi 50 metra gjatė njė gjatėsie prej 1 (njė) kilometri”, vinte nė dukje gazeta e lartpėrmendur malazeze, duke shtuar se fjala ėshtė pėr lumin kufitar Gėrnjēar, mesi i rrjedhės sė tė cilit pėrbėn edhe vijėn e kufirit shtetėror mes tė dyja vendeve.

"Shqiptarėt sollėn pajisje mekanike dhe filluan tė ndėrtojnė atje njė argjinaturė dheu, duke e prishur pa asnjė mėdyshje vijėn kufitare", shkruan gazeta e mėsipėrme, duke shtuar se tė njėjtėn gjė ata u pėrpoqėn qė ta bėnin edhe afro 20 ditė mė parė, por se, “falė vendosmėrisė sė banorėve lokalė, shqiptarėt u detyruan tė tėrhiqeshin, pasi pėr pak sa puna nuk shkoi deri te njė incident shtetėror!”.

Duke vazhduar mė poshtė, gazeta vė nė dukje se banorėt lokalė malazezė ishin befasuar kur shqiptarėt erdhėn pėrsėri, duke sjellė me vete pėrsėri pajisjet mekanike dhe duke rifilluar punimet ndėrtimore pa asnjė shqetėsim.

“Vetėm brenda pak orėsh, punėtorėt shqiptarė e kthyen rrjedhėn e lumit drejt fshatit tonė, duke shkaktuar kėshtu jo vetėm njė incident kufitar tė rėndė, por edhe duke rrezikuar drejtpėrdrejt shtėpitė dhe pronat tona”, tha banori Rasim Baliē, i cituar nga gazeta e mėsipėrme, duke kritikuar ashpėr qeverinė malazeze se nuk ka marrė asnjė masė pėr t’i ndaluar kėto akte shqetėsuese nė kufirin me Shqipėrinė.

“Pėr kryerjen e punimeve tė tilla ndėrtimore nė kufi duhet tė mblidhet komisioni i pėrbashkėt ndėrkufitar malazezo-shqiptar”, vuri nė dukje njė nga zyrtarėt e komunės sė lartpėrmendur malazeze, Laliēiē, duke shprehur, sipas gazetės sė mėsipėrme, habinė e madhe se si asnjė organ qeveritar malazez nuk e ka ngritur zėrin pėr kėtė shkelje tė rėndė tė kufirit nė sy tė kufitarėve sehirxhinj malazezė, pėr tė mos folur pėr dėrgimin e ndonjė note proteste Tiranės nga ana e Podgoricės zyrtare.

http://www.gazetatema.net/web/?p=25195
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.6.2011, 12:05   28
Citim:
Barrikadohen dukagjinasit

Qindra familje tė rajonit tė Pejės, Deēanit dhe Istogut vazhdojnė tė kenė probleme nė shfrytėzimin e pronave tė tyre qė shtrihen pėrgjatė brezit kufitar Kosovė-Mal i Zi. Madje, shėnimi i demarkacionit me shtetin malazias qė pritet tė ndodhė nė shtator tė kėtij viti, nuk pritet tė jetė edhe aq i lehtė, ashtu sikurse pretendon Qeveria e Kosovės, pasi qė banorėt e Rrafshit tė Dukagjinit janė duke u vetorganizuar pėr mbrojtjen e pronave e tyre, tė trashėguara nga gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit e tyre.

Banorėt e 36 fshatrave tė brezit kufitar qė kanė stanet e tyre pėrgjatė kufirit me Malin e Zi, nga pėrfundimi i luftės e kėndej janė penguar nga forcat e shtetit fqinjė qė t’i shfrytėzojnė pronat, duke iu pamundėsuar kėshtu qasja nė trashėgiminė e tyre.

Autoritetet malaziase tashmė kanė hyrė nė brendi tė territorit tė Kosovės rreth 6 kilometra, duke vendosur kėshtu rregulla tė ashpra pėr banorėt e rajonit tė Pejės, Deēanit dhe Istogut, tė cilėt dėshirojnė t’i kenė nėn shfrytėzim pronat e tyre. Edhe sivjet stanarėve iu ėshtė pamundėsuar shkuarja nė bjeshkė, pėr shkak tė djegies sė staneve tė tyre nga forcat e Malit tė Zi. Livadhet dhe kullosat kanė mbetur tė “shkreta”, ku “dora” e banorėve tė Rrafshit tė Dukagjinit nuk ėshtė ndjerė tash e njė dekadė.

Shefqet Balaj nga fshati Strellc i komunės sė Deēanit, i cili ka pronat e tij nė Bjeshkėn e Zhlebit tregon se autoritetet malaziase po e administrojnė dhe kontrollojnė gjithė vijėn kufitare edhe nė brendi tė territori tė Kosovės.

“Janė diku rreth 36 fshatra qė kanė probleme me pronat e tyre, sepse pėr tė shkuar nėpėr stanet tona nevojitet marrja e lejes nga shteti malazias. Ky ėshtė njė maltretim dhe padrejtėsia e radhės qė po iu bėhet fshatarėve tė rajonit tė Pejės”, ka thėnė ai. Ky banorė thotė se nė asnjė formė nuk do tė lejohet tjetėrsimi i pronave.

“Banorėt do tė vetorganizohemi dhe nuk do tė lejojmė qė tė na merren pronat tona tė trashėguara”, thotė Balaj.

Edhe Rrahman Lajēi, banor i Rozhajes, i cili njeh nė thelb problemet e fshatarėve qė kanė me pronat e tyre pėrgjatė brezit kufitar, akuzon Qeverinė e Kosovės, e cila sipas tij i ka “mbyllur veshėr” pėrballė njė problemi aq serioz.

“Qeveritarėt e shtetit tė Kosovės po punojnė nė favor tė Malit tė Zi, dhe nuk po i “ngulin kėmbėt” qė stanarėt tė mos i humbasin pronat e tyre. Sigurisht se nėse zgjidhja e demarkacionit tė kufirit Kosovė-Mali i Zi nuk do tė bėhet konform drejtėsisė dhe nėse pretendohen tė hyhet brenda territorit tė Kosovės, atėherė do tė dalin nė sipėrfaqe problemet e shumta dhe banorėt do tė vetorganizohen”, ka thėnė Lajēi, i cili shpreh shqetėsimin se banorėt e rajonit tė Pejės, Deēanit dhe Istogut mund ta kenė tė njėjtin fat, sikurse kishin dikur banorėt e brezit kufitar me Maqedoninė.

Edhe ish-drejtori i Policisė Kufitare, Behar Selimi, i cili ka qenė pjesė e ekipit pėr shėnimin e demarkacionit tė kufirit me Maqedoninė pret vėshtirėsi nė shėnimin e vijės kufitare me Malin e Zi.

“Ka prona tė paluajtshme, pėr tė cilat ka pretendohet se janė banorėve dhe qė mund tė jenė me tė vėrtetė, por qė iu mungon dokumentacioni. Andaj, nė kėtė drejtim pres qė tė ketė vėshtirėsi”, ka thėnė ai.

Ndėrkaq, kryetari i Komunės sė Pejės, Ali Berisha, thotė se ėshtė marrė shumė seriozisht me shqetėsimet e banorėve tė kėsaj, ane tė cilėt frikėsohen se pronat e tyre mund tė mbesin pėrtej kufirit me Malin e Zi.

“Shpresojmė se shėnimi i vijės kufitare do tė jetė i drejtė dhe asnjė milimetėr e territorit tė Kosovės nuk do tė humbasė, pasi qė gjithēka do tė jetė e bazuar nė dokumentet kadastrale”, ka thėnė Berisha.

Kurse, drejtori i Policisė sė Kosovės, Reshat Maliqi nuk pret probleme nė shėnimin e demarkacionit me shtetin malazias. Sipas tij, tashmė janė krijuar komisionet qeveritare nė nivel tė shteteve dhe ekziston pajtueshmėria e Malit tė Zi qė ēėshtja e demarkacionit tė zgjidhet pa probleme.


http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...-dukagjinasit/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.10.2011, 22:05   29
Citim:
Kufiri Kosovė-Mal i Zi, ankohen banorėt

Qė prej pėrfundimit tė luftės sė fundit, Mali i Zi ka hyrė pėr disa kilometra nė territorin e Kosovės.

Zeqir Dreshaj 80 vjeēar nga fshati Kuqishtė e komunės sė Pejės, nė brezin kufitar me Malin e Zi, prej disa vitesh nuk ka mundur tė shfrytėzojė kullotat dhe pyjet e tij, ngjashėm sikurse shumė banorė tė kėsaj ane.

Banorėt e fshatrave piktoreske, tė Rugovės thonė se problemet me shtetin malazez kanė qenė tė shumta, pasi qė prej pasluftės kanė hyrė nė territorin e Kosovės pėrrreth 5 kilometra, mbase edhe mė shumė sipas tyre.

"Kemi arrestime nga ana e Malit tė Zi tė banorėve tė Shtankajve, Bogajve. Sė paku 5-6 arrestime bėhen brenda vitit. Arrestohen meqė sipas tyre ėshtė kufi i Malit tė Zi, dhe nuk ėshtė pronė e jona", thotė Rrustem Selimaj, banor i fshatit Haxhosaj nė Pejė.

"Vazhdimisht kalojnė kufirin, dalin nė territor tonin edhe pretendojnė qė janė tyret, megjithėse ato ne i kemi edhe nė kadastėr, edhe nė tė gjitha dokumentet e tjera", thotė njė banor i fshatit Stankaj.

Qė nga shpallja e pavarėsisė para tre vitesh, deri mė tani Kosova ka realizuar demarkacionin vetėm me Maqedoninė, e tashmė pritet edhe me Malin e Zi.

Pėrcaktimi i vijės kufitare me Malin e Zi sipas zyrtarėve tė Qeverisė sė Kosovės pritet tė bėhet brenda kėtij viti, e mė sė largu nė fillim tė vitit 2012, meqė sipas tyre kjo gjė tashmė ka filluar.

Ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi, tregon se janė marrė vesh me shtetin malazez qė kufiri i vitit 1974 tė jetė kufi ndėrshtetėror, ndėrsa nė rast se ndonjė pronė mbeti jashtė territorit tė Kosovės, atėherė pronarėt e tyre do tė mund ta shfrytėzojnė atė.

"Pretendimet edhe tė Qeverisė sė Kosovės, por edhe tė Malit tė Zi janė qė kemi marrėdhėnie tė shkėlqyeshme. Jemi marrė vesh qė kufiri administrativ qė ka qenė mė 1974 tė mbetet edhe kufi ndėrshtetėror. Pakėnaqėsi ka edhe kėtu. Unė kam thėnė qė ne nuk mundemi me i korrigju kufijtė historikė qė kanė qenė nė tė kaluarėn, tė cilėt kanė lėvizė, pak nė territor tė Kosovės ose tė Malit tė Zi. Mirėpo si bazė ne e kemi marrė 1974-n", thotė ministri Rexhepi.

Por, pėr kėtė nuk pajtohen banorėt, meqė sipas tyre atėkohė nuk janė pyetur ata dhe se pronat e tyre janė pėrtej kufirit tė 1974-s, deri nė Qafė tė Qakorrit.

"Atėherė qeverisjen nė Pejė ka qenė kryetar njė malazez, dmth kanė qenė tė pėrbashkėta, dhe ata e kanė vendosur kufirin ku kanė dashur ata, e jo rugovasit. Pėr atė rugovasit kėrkojnė nga qeveria qė tė vijė kėtu qė tė konsultohen me ne, dhe bashkėrisht tė caktojmėvijė kufitare, pastaj tė merremi me cėshtjen e demarkacionit", thotė njė banor i Rugovės.

Sidoqoftė, banorėt thonė se do tė protestojnė nėse kėrkesat e tyre nuk merren parasysh kur Kosova dhe Mali i Zi tė shėnojnė vijėn kufitare.

http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=139313
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2011, 20:41   30
Citim:
Dėshton sivjet demarkacioni me Malin e Zi

Pavarėsisht se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet, dhe ėshtė paraparė qė demarkacioni i kufirit shtetėror nė mes tė Kosovės dhe Malit tė Zi tė pėrfundojė gjatė kėtij viti, nė periudhėn shtator - tetor 2011, kjo agjendė mbetet tė vazhdojė tė finalizohet tek vitin qė vjen. Zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi ka thėnė tė shtunėn pėr “Kosova Sot” se me kėtė shtet fqinj tashmė janė akorduar tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me procesin dhe vetėm pritet koha mė e pėrshtatshme e pėrmbylljes sė kėtij procesi, pasi qė raportet ndėrshtetėrore me kėtė shtet fqinjė janė shumė tė mira, se Mali i Zi nuk ka asnjė pretendim territorial ndaj Kosovės dhe ėshtė vetėm ēėshtje e pėrgatitjeve teknike se kur do tė realizohet edhe ky proces. “Ne e kemi shprehur vullnetin nė kėtė drejtim, natyrisht qė dhe Qeveria e Malit tė Zi, edhe nė takimin tim qė e kam pasur mė zėvendėskryeministrin dhe ministrin e drejtėsisė, ėshtė ēėshtje teknike. Kosova e ka themeluar grupin e vet punues, i ka pasur edhe kontaktet e para nėpėrmes ICO-s dhe ne jemi tė gatshėm t’i bėjmė lėvizjet konkrete por me siguri qė po pritet koha mė e mirė. Mirėpo, ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja nė kėtė proces ėshtė se ne kemi kėrkuar dhe kėrkojmė respektimin e kufirit shtetėrorė nė vijat kufitare tė vitit 1974”, tha Kuēi.

Nuk ka konteste tė hapura

Kuēi tha se kėtė kėrkesė tė Qeverisė sė Kosovės tashmė e ka pranuar edhe Mali i Zi dhe nė mes dy vendeve nuk ka mbetur as njė paqartėsi sa iu pėrket kėtyre detajeve. “Absolutisht po, e ka pranuar, dhe unė besoj qė Kosova me Malin e Zi nuk e ka asnjė kontest tė hapur, tė gjitha kontestet janė tė mbyllura me kėtė vend, kemi marrėdhėnie tė mira dhe ato do t’i zhvillojmė edhe mė tej”, tha zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi.

Pavarėsisht qė demarkimi i kufirit mbetet tė pėrmbyllet nė vitin qė vjen, deri kah mesi i vitit, bashkėpunimi nė nivelin e pushtetit lokal nė mes dy vendeve duket qė nuk ėshtė fare pengesė e zvarritjes sė deritashme tė shėnimit tė vijės kufitare. Sė paku kėshtu lėnė tė kuptohet informatat qė gazeta i ka marrė nga Ministria e Administrimit tė Pushtetit Lokal.

Procesi do tė pėrfundojė

I pyetur nga gazeta, nėse do tė paraqet problem nė kėtė formė bashkėpunimi mos demarkacioni i deritashėm i kufirit, ai tha se kjo as nuk ka qenė pengesė nė tė kaluarėn dhe as nuk do tė jetė nė tė ardhmen, derisa ky proces do tė pėrfundohet. ”Absolutisht jo sepse ky ėshtė bashkėpunim nė mes tė autoriteteve lokale, janė komunat e njohura me ligje dhe nuk pengohet zhvillimi i marrėdhėnieve dhe i bashkėpunimit qė ka Mali i Zi me Kosovėn. Projekti qė ėshtė aprovuar ka tė bėjė me projekte nė fushėn e turizmit dhe tė ambientit, por projektet konkrete nė kėtė fushė pritet tė propozohen nga autoritete lokale sepse ėshtė nė dorėn e tyre qė brenda kėtyre kornizave tė japin propozimet e veta pėr projektet”, tha Osmani.

http://www.kosova-sot.info/politike/...-me-malin-e-zi
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.1.2012, 20:01   31
Citim:
Kėtė vit pėrcaktohet vija kufitare me Malin e Zi

Pėrcaktimi i vijės kufitare midis Kosovės dhe Malit tė Zi duhet tė nisė nė muajin maj dhe tė pėrfundojė brenda vitit.

Raportohet se procesi ėshtė shtyrė deri nė vitin 2012 si pasojė e disa paqartėsive nė procedurė nga ana e Qeverisė sė Kosovės, por tė dyja palėt janė tashmė tė gatshme tė bėjnė demarkacionin, duke respektuar kufirin administrativ tė vitit 1974. Kosova dhe Mali i Zi ndajnė midis tyre njė vijė kufitare 78 kilometra tė gjatė, shumica e tė cilės ėshtė e vendosur nė zona tė thyera malore.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=55782
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.4.2012, 21:36   32
Citim:
Shkodėr, ushtari malazez plagos shqiptarin nė kufi

Shkodėr – Njė ngjarje e rėndė u regjistrua orėt e vona tė mbrėmjes sė shkuar nė kufirin shqiptaro-malazez.

Njė shtetas mbeti i plagosur, pasi u qėllua me armė nga ushtari i Malit tė Zi, teksa ky i fundit i bėri thirrje tė ndalonte.

Policia e Shkodrės bėri me dije se shtetasi Gėzim Drekaj, ka hyrė rreth 300 metra brenda kufirit tė Malit tė Zi dhe nuk i ėshtė bindur urdhrit tė togės kufitare pėr tė ndaluar. Ushtari malazez ka hapur zjarr duke e plagosur 36-vjeēarin shqiptar nė pjesėn e kėmbės. Njė komision dypalėsh pritet tė ngrihet pėr tė zbardhur rastin.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/51759/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.4.2012, 21:45   33
Citim:
Arrestohen 8 peshkatarė shqiptarė nga policia malazeze

Tetė peshkatarė nga rrethi i Malėsisė sė Madhe janė ndaluar nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm nga policia ujore kufitare malazeze, teksa po peshkonin me varkat e tyre nė ujėrat e shtetit fqinj. Ndalimi i tyre ėshtė bėrė nė vendin e quajtur "Syri i Sheganit" nė kufi mes Hanit tė Hotit dhe doganės malazeze.

Nė Malin e Zi ėshtė ndaluar kategorikisht gjuetia e peshkut nga data 1 prill deri mė 1 maj pėr shkak tėe shumimit tė kėsaj specie. Policėt malazezė kanė bėrė shoqėrimin e 8 peshkatarėve, tė cilėt aktualisht ndodhen nė ambjentet e policisė sė postės malazeze. Atyre u janė sekuestruar 4 varka, mjetet e peshkimit dhe ėshtė vėnė njė gjobė nga 1mije euro secilit.

E pėrditeshmja malazeze “Vijesti” bėn me dije se gjatė patrullimit nė ujėrat e liqenit tė Shkodrės, policia kufitare malazeze ka bėrė arrestimin e personave tė cilėt po kryenin gjueti tė pa ligjshme. Sipas saj tė arrestuarit janė shtetasit me inicialet E. Sh. 24 vjeē, F. V. 21 vjeē, F. V. 22 vjeē, E. H. 18 vjeē, K. H. 24 vjeē , Y. Ē. 53 vjeē, H. A. 17 vjeē dhe njė 14 vjeēar.

Ndėrkohė qė nga dita e sotme deri nė fund tė muajit, askush nga gjuetarėt nuk do lejohet tė peshkojė nė ujėrat e liqenit tė Shkodrės, pasi ky aktivitet nė periudhėn e shumimit ka bėrė qė sasia e peshkut tė ulet sė tepėrmi.

http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=23465

Citim:
Arrestimi i 8 peshkatarėve nga malazezėt, mungon sinjalistika kufitare nė liqen

SHKODER- Organizata e Menaxhimit tė Peshkimit nė Shkodėr denoncon mungesėn e sinjalistikės sė kufirit ujor nė liqen, gjė e cila mendohet se mund tė jetė shkaku i arrestimit tė 8 peshkatarėve nga forcat e policisė kufitare tė Malit tė Zi.

Vazhdon tė mbetet e paqartė edhe pėr Organizatėn e Menaxhimit tė Peshkimit situata pėr 8 peshkatarėt e arrestuar nga policia kufitare malazeze, vetėm pak ditė mė parė teksa ata peshkonin nė ujėrat e liqenit tė Shkodrės. Madje denoncohet fakti se ka mungesė tė theksuar tė sinjalistikės ujore, pra pėr sa i pėrket mungesės sė boave qė tė orientojė edhe vetė peshkatarėt pėr kufirin mes palės shqiptare dhe saj malazeze.

“Organizata e Menaxhimit tė Peshkimit ėshtė shumė e shqetėsuar pėr faktin se mbron tė drejtat e peshkatarėve. Duke parė se ato persona tė arrestuar janė nėn moshė ata nuk pėrfitojnė leje gjuetie. Jemi lidhur me palėn malazeze por nuk na kanė dhėnė njė sqarim. Realisht duhet tė jetė njė kufi, por pikat ndarėse janė shumė tė rralla, ky ėshtė problem shqetėsues pėr peshkatarėt pasi mund ta kalojnė kufirin edhe pa e ditur”, shprehet Menaxheri i Organizatės sė Peshkimit, Arjan Cinari.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.4.2012, 21:02   34
Citim:
Pika tė reja kufitare Shqipėri - Mali i Zi

Tiranė, 18 prill 2012 - Nė Shqipėri, Komisioni pėr Sigurinė Kombėtare shqyrtoi dhe miratoi me konsensus projektligjin pėr ratifikimin e marrėveshjes, ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Malit tė Zi, pėr pėrcaktimin e pikės sė pėrbashkėt tė kalimit kufitar

"Zatrijebaēka Cijevna - Grabon" pėr trafikun ndėrkombėtar tė pasagjerėve dhe pėr pikėn e pėrbashkėt tė kalimit kufitar "Cerem¬ Vranicki".

Kjo marėveshje vjen nė kuadėr tė marėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė dhe bashkėpunimit rajonal nė realizimin e qėllimeve strategjike pėr integrim nė BE.

Marėveshja vjen nė vijim tė bashkėpunimit institucional mes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi pėr tė thelluar edhe mė tej marėdhėniet dy palėshė nė tė gjitha nivelet.

Eksperienca e deritanishme nė hapjen e pikės sė kalimit tė Muriqan Sukobin ka qenė e suksesshme dhe ėshtė bėrė shkas, pėr hartimin e marėveshjes pėr kalimin e ri kufitar nė Ēerem (Tropojė) Vraniq (Plavė).

http://www.kosova.com/artikulli/81561
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.5.2012, 21:06   35
Citim:
Peshkatarėt: Shteti tė pėrcaktojė kufijtė ujorė me Malin e Zi

SHKODER – “Ne kėrkojmė qė shteti shqiptar tė na krijojė kushte tė pėrshtatshme pėr punė. Nuk kėrkojmė asgjė mė shumė se pėrcaktimi i kufijve ujorė”. Kjo ka qenė kėrkesa e Shoqatės sė Menaxhimit tė Peshkut, drejtuar institucioneve vendore dhe institucionit tė Prefektes si pėrfaqėsuese e Qeverisė shqiptare. Kjo kėrkesė ka ardhur pas incidentit tė ndodhur rreth 2 javė mė parė, kur 8 peshkatarė shqiptarė u arrestuan nga policia malazeze, pasi kishin kaluar nė ujėrat territoriale tė vendit fqinj. Prej vitesh, kufiri ujor mes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi nuk ekziston.

Njė sy i lirė dhe qė nuk e njeh zonėn shikon njė sipėrfaqe ujore tė tėrė si pjesė e njė shteti tė vetėm. Pikat qė dikur kanė qenė si orientim pėr tė ndarė kufirin ujor tashmė nuk ekzistojnė mė. “Prej mė shumė se 15 vitesh kemi kėtė situatė. Pėr ne ky fakt ėshtė shqetėsues, sepse jetojmė duke peshkuar. Na duhet vija kufitare qė tė dimė deri ku kemi tė drejtė tė ushtrojmė profesionin tonė”,- pohon Arjan Ēinari, i cili ėshtė dhe menaxheri i Shoqatės sė Peshkimit.

Ai thotė se flet nė emėr tė peshkatarėve profesionistė, tė cilėt dinė si ta ushtrojnė kėtė zanat, por edhe paguajnė edhe tė gjitha detyrimet ligjore nga shteti.

“Derisa ne ia paguajmė tė gjitha taksat shtetit, ky i fundit duhet tė na plotėsojė kushtet tona. Nėse e dėgjojnė kolegėt tanė nė vende tė tjera se ēfarė kėrkesash kemi do t’u duken qesharake”, - shprehet Ēinari.

Sipas tij, peshkatarėt shkodranė nuk duan tė shkelin ligjet, pėrkundrazi, ata duan qė tė respektohen ato.

“Ne duam vetėm komoditet pune, nuk duam qė tė bėjmė shkelje. Ne jemi tė parėt qė kėrkojmė rregulla dhe ligje, sepse ne jetojmė me peshkim dhe duam ndėshkimin e tė gjithė atyre qė duan tė abuzojnė dhe tė mos respektojnė detyrimet”,- deklaron menaxheri i Shoqatės sė Peshkimit.

Sipas tij, nėse do tė ishin tė qartė kufijtė ujorė nuk do tė kishte pasur as ndalim tė peshkatarėve nga policia e Malit tė Zi. Institucionet e Malit tė Zi ndaluan 8 peshkatarėt nė vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, iu sekuestruan 4 varkat, dhe i vendosėn gjobė prej 1 mijė euro secilit, pasi nė pjesėn malazeze atė periudhė ishte ndaluar gjuetia e peshkut, ndėrkohė qė nė pjesėn shqiptare vazhdohej ende tė peshkohej gjatė atyre ditėve.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.7.2012, 23:19   36
Citim:
Rexhepi: Kufiri me Malin e Zi mund tė luhet 200 ose 300 metra

Vizita e ministrit tė Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės, Shpend Maxhuni, qė i bėnė qytetit tė Pejės ka qenė inkurajuese pėr zyrtarėt rajonalė tė policisė sė Pejės nė luftimin e kriminalitet nė kėtė pjesė tė vendit. Rexhepi dhe Maxhuni kanė shprehur gatishmėrinė e tyre pėr tė ndihmuar Drejtorinė Rajonale tė policisė dhe tė gjithė qytetarėt nė aspektin e ngritjes sė sigurisė, sigurisė nė komunikacion rrugor, sigurisė sė pasurisė etj.

Gjatė ditės, Rexhepi e Maxhuni janė takuar edhe me kryetarin e komunės sė Pejės, Ali Berisha, me tė cilin ėshtė biseduar pėr gjendjen e sigurisė nė vend. Me qėllim ngritjen e nivelit tė sigurisė pėr qytetarėt dhe performancės mė tė mirė tė policisė, ministri Rexhepi ka prezantuar projektin e ngritjes sė njė objekti tė ri tė policisė rajonale qė do tė jetė mė funksional.

“Ėshtė e nevojshme ngritja e njė objekti tė ri tė policisė rajonale tė Pejės, qė do tė jetė funksionale dhe do tė ndikoj nė ngritjen e efikasitetit tė policisė ”, ka thėnė ministri Rexhepi.

I pyetur nga gazetarėt se ēfarė sigurie pritet nga policia kur brenda vet stacionit policor vidhet, ministri ka thėnė “se nė Policinė e Kosovės nuk ka vend pėr policė tė tillė, ata qė zihen do tė lihen jashtė policisė”. Por ka shprehur bindjen se policia ėshtė institucion i besueshėm dhe ēdo herė nė proces tė avancimit.

“Edhe brenda policisė mund tė ketė njerėz tė tillė, por ata nuk do lejohen t’ia humbin vlerėn Policisė sė Kosovės”, ka thėnė Rexhepi.

Ministri i Brendshėm ka folur edhe pėr ēėshtjen e kufirit me Malin e Zi. Ai ka garantuar se kjo ēėshtje do tė rregullohet, ndėrsa pėr pronarėt e tokave do tė ofrohen dokumente speciale pėr kalim tė kufirit.

“Ēėshtja e demarkacionit ėshtė problem qė do tė zgjidhet, kufiri mund tė luhet 200 ose 300 metra, por ajo nuk do tė jetė problem pėr banorėt qė kanė tokat nė ato pjesė. Ata do tė pajisen me leje tė veēanta pėr t’iu mundėsuar lėvizja pa ndonjė problem dhe do tė punojnė tokat pa pengesa”, ėshtė shprehur Rexhepi.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=177951
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.7.2013, 21:19   37
Citim:
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi brenda kėtij viti

Gjatė takimit tė sotėm ndėrmjet ministrit tė jashtėm tė Kosovės, Enver Hoxhaj, dhe ministrit tė jashtėm tė Malit tė Zi, Igor Llukshiq, nė Bėrdo afėr Kranjit nė Slloveni, ėshtė konstatuar se procesi i shėnimit tė vijės kufitare ndėrmjet dy vendeve pritet tė pėrfundoj brenda kėtij viti. Siē njofton Ministria e jashtme e Kosovės, tė dy ministrat janė shprehur nė favor tė thellimit tė bashkėpunimit ndėrmjet dy vendeve. Takimi u bė nė margjina tė samitit tė presidentėve tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor./kosovasot/

http://www.kosova-sot.info/politike/...nda-ketij-viti
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.8.2013, 22:43   38
Citim:
Malazezėt “harrojnė” pėrcaktimin e kufirit me Kosovėn

Prishtinė, 1 gusht - Autoritetet shtetėrore tė Malit tė Zi nuk ua kanė konfirmuar ende zyrtarėve kosovarė se kur do tė mbahet takimi ndėrmjet tyre, qė ishte planifikuar pėr 25 korrik. Deri tash, autoritetet e Podgoricės nuk kanė dhėnė shpjegime se cilat janė arsyet e kėsaj shtyrjeje.

Drejtuesi i Komisionit kosovar pėr pėrcaktimin e vijės kufitare me Malin e Zi, Ali Lajqi, ka thėnė pėr Telegrafin se nuk i kanė tė qarta arsyet e mosardhjes nė takim tė zyrtarėve malazias. “Ata nuk erdhėn nė takim, por as nuk na lajmėruan zyrtarisht pėr arsyet. Ka mundėsi qė kjo tė jetė pėr shkak tė pushimeve verore”, ka theksuar Lajqi.

Dhe pikėrisht, tash kur ėshtė sezoni veror i pushimeve dhe shumė kosovarė ia mėsyjnė bregdetit tė Ulqinit, autoritet shtetėrore tė Kosovės janė duke u kujdesur qė tė sheshojnė paqartėsitė e pėrcaktimit tė vijės kufitare me Malin e Zi.

Kjo vlerėsohet e rėndėsishme sepse nė disa raste ka shkaktuar tensione pėr shkak se banorėt e zonės kufitare nė anėn e Kosovės kanė pretenduar se kanė probleme pėr tė punuar disa toka tė tyre, pėr tė cilat ka pretendime pala malazeze.

Mė herėt, anėtarė tė Komisioni shtetėror pėr shėnimin dhe mirėmbajtjen e kufirit shtetėror tė Kosovės janė angazhuar pėr shėnjimin e vijės kufitare nė mes tė Republikės sė Kosovės dhe Malit tė Zi. Pėr rritjen e transparencės, Komisioni shtetėror i kufijve ka kėrkuar vėzhgues nga qytetarėt e zonės kufitare, tė cilėve mund tė marrin pjesė nė takime.

Nė kuadėr tė Komisionit shtetėror pėr shėnjimin dhe mirėmbajtjen e kufirit shtetėror pėrfshihen drejtues tė komunave Pejė, Istog e Deēan.

http://www.koha.net/?page=1,13,154221
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.7.2015, 22:31   39
Citim:
Haradinaj hap hartat e vitit 1974 pėr kufirin Kosovė-Mali i Zi

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	333_1438005096-1486121.jpg
Shikimet:	102
Madhėsia:	81,5 KB
NNJ:	7379

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	4_1438005084-9231198.jpg
Shikimet:	123
Madhėsia:	127,0 KB
NNJ:	7380

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	2_1438005106-9205046.jpg
Shikimet:	132
Madhėsia:	117,8 KB
NNJ:	7381Kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj konsideron se demarkacioni i Kosovės me Malin e Zi duhet tė trajtohet me profesionalistet dhe nė bazė tė fakteve, e qė kėtė ai po e bėn duke u konsultuar me disa ekspertė me tė cilėt ka shpalosur hartat zyrtare ushtarake tė vitit 1963 nė bazė tė sė cilės janė ndarė kufirit nė vitin 1974.

Sot, nė kuadėr tė konsultimeve tė vazhdueshme nė kėtė temė shtetėrore, prita njė ekip profesorėsh me eksperiencė shumė-dekadėshe nė kėtė fushė studimi.

Kosova ka tė drejtė plotėsisht nė argumentet shkencore pėr vijėn kufitare tė vitit 1974.

Kjo ėshtė harta zyrtare ushtarake e vitit 1963 qė ka bėrė demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (mes Republikave tė atėhershme tė ish-Jugosllavisė), nė bazė tė sė cilės ėshtė bėrė vija kufitare e vitit 1974.
Kjo ėshtė situata reale e kufirit midis Kosovės dhe Malit tė Zi.

Pėr kėtė temė, qė ėshtė e rėndėsisė nacionale, do tė diskutojmė kėtė tė mėrkure me disa nga ekspertet mė tė njohur tė fushės, njohės tė rrethanave nė terren, anėtar tė komisionit tė demarkacionit dhe deputet tė Kuvendit tė Kosovės”, ka shkruar Haradinaj nė profilin e tij nė Facebook.

http://gazetatribuna.com/lajme/harad...ove-mali-i-zi/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 11:02.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.