Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Arsim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 22.11.2008, 10:43   1

Shkrim i cituar Universiteti i Tetovės


Mbulim i zhvillimeve.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.11.2008, 10:44   2

Shkrim i cituar Tetovė: USHT tashmė universitet i mirėfilltė


Me mbi 20 drejtime, tė shpėrndara nė shtatė fakultete me gjithsej 343 studentė, Universiteti Shtetėror i Tetovės, ka ēelur siparin e studimeve pas diplomės, tė sistemeve 4+1 dhe 3+2. Ky hap i USHT-sė, gjegjėsisht organizimi i studimeve master ėshtė vlerėsuar si njė ngjarje themelore pėr USHT-nė, duke i dhėnė tashmė fizionominė e mirėfilltė e institucionit tė arsimit tė lartė.

http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=3279
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.11.2008, 10:59   3

Shkrim i cituar Kumanovė: Nesėr hapet fakulteti i ri i USHT-sė pėr qytetin


Shėrbimi pėr informim i USHT-sė njoftoi se nė 22 nėntor nė orėn 12:00 nė Kumanovė do tė bėhet hapja solemne e Fakultetit tė Biznes-Administratės nga Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti.

Ndėrkohė do tė organizohet konferencė shtypi pėr gazetarė me qėllim informimi mė tė detajuar pėr funksionimin e kėtij fakulteti me mbi 250 studentė.

http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=3338
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.11.2008, 20:11   4
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Mos ka dashur tė thotė "343 studentė vetėm nė gjeneratėn e re", se tėrė universiteti me kaq studentė mė duket pak.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.8.2009, 12:53   5
Citim:
Kumanova, qendėr universitare

Kumanovė 16 gusht - Nė qytetin e Kumanovės, prej kėtij viti akademik pritet hapet edhe Fakulteti Pedagogjik. Kėtė e ka konfirmuar Lidhja e Arsimtarėve Shqiptarė nė Kumanovė dhe Likovė, e cila njėkohėsisht ka qenė edhe iniciatore pėr hapjen e drejtimeve tė reja.

Njė vit mė parė, nė Kumanovė filloi me punė Fakulteti i Administratės sė Biznesit, me dy drejtime tė disperzuara nga Universiteti Shtetėrorė i Tetovės (USHT).

Sipas pėrfaqėsuesve tė LASH-it, ky drejtim i ri i arsimit tė lartė do tė plotėsojė nevojat e studentėve tė rinj qė do tė vijnė nga shumė qytete tjera pėrveē Kumanovės.

"Qysh nga hapja e fakultetit tė Administratės sė Biznesit, ne kemi pasur synimet tona pėr hapjen e drejtimeve tjera, respektivisht fakulteteve tjera. Duke pasur parasysh qė ne gjithmonė kemi pėrcjellur interesimin dhe vullnetin e nxėnėsve pėrmes anketave tė realizuara se ēka ata do tė dėshironin tė studionin dhe cili drejtim do tė ishte mė i pėrshtatshėm nė qytetin e tyre, ata mė shumė kanė preferuar Fakultetin Pedagogjik. Kjo ka qenė edhe njė stimul pėr neve si LASH qė tė bėjmė pėrpjekje tė marrim iniciativėn pėr hapjen e kėtij drejtimi. Tė gjithė nxėnėsit qė kanė dėshirė tė vijojnė studimet nė kėtė drejtim tė ri, gjatė kėtij muaji do tė mundė tė dorėzojnė dokumentacionin e duhur pėr aplikim", thotė Etem Xheladini, kryetar i Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė pėr Kumanovė dhe Likovė.

Ai po ashtu pėrmend dhe shpreh faleminderim pėr tė gjithė atė qė kanė dhėnė kontributin e tyre pėr hapjen e kėtij drejtimi tė ri nė Kumanovė. Xheladini shton mirėnjohje pėr gjithė pėrfaqėsuesit e Universitetit Shtetėror tė Tetovės qė kanė shprehur gatishmėrinė e tyre pėr bashkėpunim dhe ju pėrgjigjen kėrkesave tė kumanovarėve.

"Kėto drejtime qė funksionojnė kanė dėshmuar suksesin dhe aftėsinė e studentėve qė tash mė kanė kaluar njė vit akademik. Pėrveē asaj, interesimi pėr tė studiuar nė qytetin tonė rritet edhe nga qytetet shqiptare nga Kosova dhe Lugina e Preshevės", shton Etem Xheladini.

Afati pėr regjistrim nė Fakultetin Pedagogjik dhe atė tė Administratės sė Biznesit do tė jetė i hapur nga 17 deri mė 22 gusht. Nga Lidhja e Arsimtarėve Shqiptarė "Naim Frashėri", Kumanovė-Likovė, thonė se do tė vazhdojnė edhe mė tutje nė kėrkesat e tyre pėr rritjen e fakulteteve tjera dhe avancimin e arsimit shqip nė Kumanovė pėr krijimin e njė qendre universitare.

http://www.koha.com.mk/a07.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.8.2010, 22:37   6
Citim:
Degė tė USHT-sė edhe nė Dibėr

Viti i ri akademik 2010-2011, parė herė tė parė do tė filloj edhe nė Dibėr, si rezultat i shpėrndarjes sė fakulteteve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT). Nė kėtė qytet kėtė vit hapen degėt e gjuhėve tė huaja dhe fakulteti pėr fizioterapisė. Pėr realizimin e kėtij vendimi tė qeverisė, Komuna e Dibrės ka ndarė rreth 250 mijė euro nga buxheti i saj dhe intensivisht po punohet nė adaptimin e objektit tė ish-kazermės “Liman Kaba”.

“Komuna totalisht ka marrė pėrsipėr adoptimin objekteve, ndėrsa nga USHT-ja presim qė tė sjellin inventarin e nevojshėm pėr fakultetet e tyre.

Realisht kjo do tė jetė perspektivė dhe hapje e dyerve pėr qytetin e Dibrės pasi qė kėtu dibranėt do tė kenė mundėsi edhe mė lirė tė studiojnė, po ashtu me mbarimin fakultetit tė tyre edhe perspektiva do tė jetė mė e madhe, pasi nė Dibėr ėshtė paraparė studimi nė gjuhėn angleze, frėnge dhe gjermane si dhe fakulteti i fizioterapisė, qė paraqet perspektivė e madhe pasi qė nė Dibėr ekzistojnė edhe banjat e Dibrės, kėshtu qė edhe punėsimi i tyre do tė jetė mė i lehtė”, deklaroi Ylli Mirzo, shef i kabinetit tė kryetarit tė Dibrės.

Banorėt e Dibrės kanė mirėpritur vendimin qė disa degė tė USHT-sė tė hapen nė Dibėr.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=74650

Citim:
USHT nėnshkruan marrėveshje pėr bashkėpunim

Universiteti Shtetėror i Tetovės sot nėnshkroi Marrėveshje pėr bashkėpunim me Institutin pėr Trashėgimi Kulturore dhe Shpirtėrore tė Shqiptarėve nė Maqedoni, me seli nė Shkup. Rektori i USHT-sė, prof. dr. Agron Reka, e pėrshėndeti nėnshkrimin e kėsaj marrėveshje pėr bashkėpunim dhe shtoi se kjo ngjarje do t’i hap rrugė thellimit tė punės kėrkimore-shkencore, e cila ėshtė e nevojshme pėr avancimin e kulturės dhe historisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Drejtori i Institutit pėr Trashėgimi Kulturore dhe Shpirtėrore tė Shqiptarėve, prof .dr. Ramiz Abdyli, tha se Marrėveshja qė sot e nėnshkruam ėshtė nė interes tė dyanshėm pėr zhvillimin dhe bashkėpunimin institucional nė sferėn e kulturės, arsimit dhe tė hulumtimeve kėrkimore-shkencore me interes tė veēantė kombėtar.

Drejtuesit e dy institucioneve, para gazetarėve i prezantuan fushat dhe sektorėt ku do tė shtrihet bashkėpunimi shkencor. Palėt do tė bashkėpunojmė nė pėrgatitjen dhe hartimin e projekteve me interes tė pėrbashkėt, qė janė nė funksion tė zhvillimit dhe pėrparimit tė kulturės dhe arsimit shqiptar nė Maqedoni. Po ashtu, do tė shkėmbejnė informata tė ndėrsjella pėr botimin e dokumenteve me karakter arsimor-shkencor dhe hulumtimeve shkencore pėr vendin, rajonin dhe mė gjerė.

USHT dhe Instituti pėr Trashėgimi Kulturore dhe Shpirtėrore tė Shqiptarėve nė Maqedoni do tė organizojnė ekspedita tė pėrbashkėta hulumtuese nė terren, simpoziume, konferenca, punėtori tė ndryshe, si dhe aktivitetet tė tjera. Rektori, prof. dr. Agron Reka dhe Drejtori i Institutit, prof. dr. Ramiz Abdyli, konfirmuan se kuadrot shkencore, tė cilėt do tė angazhohen nė grupet e pėrbashkėta hulumtuese, do ta kenė si prioritet kulturėn dhe historinė shqiptare nė Maqedoni dhe me gjerė, ndėrsa nė kėto projekte tė rėndėsishme do tė angazhohen edhe studentė, asistentė dhe pedagogė kompetent nga fusha tė ndryshme shkencore.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=74763
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.10.2010, 08:54   7
Citim:
USHT marrėveshje me Universitetin e Durrėsit

Universiteti Shtetėror i Tetovės dhe Universiteti ,,Aleksandėr Moisiu" nga Durrėsi i Republikės sė Shqipėrisė, gjatė javės qė lamė pas, nė qytetin bregdetar shqiptar nėnshkruan marrėveshje bashkėpunimi.

Marrėveshjen e nėnshkruan Rektori i USHT-sė, Agron Reka dhe Rektori i Universitetit ,,Aleksandėr Moisiu" tė Durrėsit, Agim Kukeli. Me kėtė marrėveshje parashihet bashkėpunimi nė mes kėtyre universiteteve nė disa lėmi tė ndryshme.

Qėllimi i marrėveshjes ėshtė pėrfitimi reciprok i universiteteve nga bashkėpunimi i tyre ndėrkombėtar, zhvillimi i kooperimit akademik dhe arsimor, si dhe promovimi i mirėkuptimit nė mes dy universiteteve.

Me marrėveshjen e nėnshkruar nga ana e dy universiteteve parashihet shkėmbimi i stafit akademik dhe administrativ, shkėmbimi i studentėve, tė ciklit tė parė, tė dytė dhe tė tretė, pėr studime semestrale dhe periudha tė praktikės.

Me anė tė kėsaj marrėveshje, po ashtu rregullohet edhe mėnyra e organizimit tė aktiviteteve tė pėrbashkėta nė fushėn e kėrkimeve shkencore dhe publikimeve, pjesėmarrja nė seminare, konferenca, evenimente dhe takime tė ndryshme akademike, si dhe aspekte tė tjera tė jetės dhe funksionimit akademik tė universiteteve.

http://www.koha.com.mk/a19.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.5.2011, 14:07   8
Citim:
Transferime tė shumta nga UEJL nė USHT

Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT), ēdo vit e mė shumė shtohet numri i studentėve tė cilėt transferohen nga universitetet tjera nė kėtė universitet. Udhėheqėsi i sektorit pėr informim pranė USHT-sė, Selam Sulejmani thotė se numri mė i madh i studentėve tė cilėt transferohen nė USHT, janė nga universitetet private si Universiteti i Evropės Juglindore (UEJL) dhe tė FON-i.

“Kemi shumė studentė tė cilėt janė transferuar nga universitetet private nė USHT. Numėr drastik tė madh shėnojnė studentėt e UEJL-sė tė cilėt transferohen tek ne, dhe pėr kėtė arsye jemi detyruar qė tė nė muajin shtatorė tė hapim konkurs special pėr kėta studentė tė cilėt dėshirojnė tė transferohen”, tha Sulejmani.

Ai shtoi se shifra nuk mund tė tregojė por thekson se numri i studentėve tė cilėt transferohen nga UEJL nė USHT ėshtė shumė i madh, pa marrė parasysh se nė cilin vit tė studimeve janė. Ndėrkaq nga UEJL, thonė se ka student tė cilėt transferohen pėr shkaqe tė ndryshme, por ata nuk mbajnė evidencė se ku regjistrohen ata pas shpėrnguljes nga UEJL.

“Ka studentė tė cilėt transferohen nga UEJL, por pas tėrheqjes sė dokumenteve qė e bėjnė, neve mė nuk na intereson se ku regjistrohen, prandaj nuk mbajmė tė dhėna tė kėsaj natyre”, tha Zeqiria Tahiri nga sektori pėr marrėdhėnie me opinionin pranė UEJL-sė.

Gjatė vitit akademik 2009/2010 nė USHT janė regjistruar gjithsej 2 mijė e 777 student, kurse gjatė vitit akademik 2010/2011, numri i studentėve tė regjistruar nė USHT ėshtė rritur nė 3 mijė e 823 student. Kurse nė UEJL gjatė vitit akademik 2009/2010 janė regjistruar gjithsej njė mijė e 308 student, kurse gjatė vitit akademik 2010/2011, numri i studentėve tė regjistruar ka rėnė nė 945 student.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/9046.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.8.2011, 20:38   9
Citim:
Nė USHT fillon afati i parė i regjistrimit pėr vitin akademik

2011/2012ė UUniversiteti Shtetėror i Tetovės i ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme pėr regjistrimin e studentėve tė rinj nė 11 fakultete dhe nė 93 drejtime studimore pėr vitin akademik 2011/2012.

Paraqitja e kandidatėve tė rinj, siē thuhet nė kumtesėn e Zyres pėr informim pranė USHT-sė, nė kuadėr tė afatit tė parė, do tė realizohet prej 16-19 gusht dhe konkurrimi do tė bėhet si nė Tetovė, po ashtu edhe nė qytetet tjera tė vendit ku USHT-ja organizon studime tė disperzuara.

Tė drejtė konkurrimi nė fakultetet e USHT-sė, kanė kandidatėt tė cilėt i janė nėnshtruar dhe me sukses e kanė kaluar maturėn shtetėrore. Gjatė paraqitjes pėr regjistrim, kandidatėt duhet tė dorėzojnė: fletėparaqitje pėr regjistrim, dėftesėn origjinale pėr tė gjitha klasat, diplomė pėr kryerjen e shkollės sė mesme, certifikatė nga libri amzė i tė lindurve dhe vėrtetim pėr nėnshtetėsi tė Republikės sė Maqedonisė.

Tė drejtė regjistrimi pėr studime deridiplomike kanė kandidatėt qė kanė tė kryer shkollėn e mesme katėrvjeēare nė shkollat e mesme tė verifikuara me akt tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės.

Pėrjashtim bėjnė, personat me talent tė veēantė, tė cilėt mund t’i regjistrojnė studimet nė fakultetet e drejtimit tė arteve edhe nėse nuk e kanė tė mbaruar shkollėn e mesme katėrvjeēare, me kusht qė atė ta kryejnė deri nė fund tė vitit tė dytė tė studimeve, nė kushtet e pėrcaktuara sipas Statutit tė fakultetit.

Kandidatėt regjistrohen si studentė tė rregullt tė financuar nga shteti dhe studentė tė rregullt me bashkėfinancim tė studimeve. Nė studimet deridiplomike tė fakulteteve mund tė regjistrohen edhe studentė me korrespodencė, nėse kėtė e mundėson karakteri i programit studimor.

Ndėrsa shtetasit e huaj regjistrohen jashtė kuotave tė pėrcaktuara nė Konkurs. USHT-ja nė vitin akademik 2011/2012 nė tė gjitha fakultetet dhe programet studimore do tė pranojė 5.340, prej tyre tė rregullt me kuotė shtetėrore 3.485, tė rregullt me vetėfinancim 1.375 dhe me korrespondencė 480 studentė.

Fakultetet nė tė cilat edhe pas afatit tė parė tė regjistrimit do tė mbeten vende tė paplotėsuara, do tė organizojnė afatin e dytė dhe tė tretė, ku dhe do tė pėrcaktohet numri dhe kriteret pėr regjistrim nė konkurs plotėsues pėr studimet deri-diplomike.

Universiteti Shtetėror i Tetovės, ka pėr mision tė ngrit gjendjen intelektuale dhe shoqėrore tė shqiptarėve dhe qytetarėve tė tjerė nė Republikėn e Maqedonisė dhe mė gjerė pėrmes programeve studimore cilėsore, krijuese dhe hulumtuese shkencore.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/80866.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.5.2012, 19:18   10
Citim:
“Vlon” nė USHT

Nė mungesė tė kompetentėve, tė cilėt gjatė tėrė ditės sė enjte nuk janė pėrgjigjur nė thirrjet e gazetės KOHA, burime jozyrtare brenda USHT-sė sqarojnė se nė kėtė universitet, pėr njė kohė tė gjatė ėshtė zhvilluar “luftė” brenda dy grupeve - njėri i udhėhequr nga rektori Reka, dhe tjetri nga prorektori Ismail Ahmeti, njėherėsh kushėri i liderit tė BDI-sė, Ali Ahmeti

Shkup, 11 maj - Rokada tė shumta tė posteve nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Rektori Reka ka larguar dy personat e afėrt tė tij, prorektorin pėr ēėshtje arsimore Ismail Ahmeti dhe prorektorin pėr shkencė, Reshat Qaili. Vendimi ėshtė marrė nga vet rektori Reka, ndėrkohė qė burime brenda USHT-sė sqarojnė se Senati i universitetit nuk ka mbajtur mbledhje akoma, organ ky qė merret me emėrimet dhe shkarkimet e zyrtarėve.

Nė mungesė tė kompetentėve, tė cilėt gjatė tėrė ditės sė enjte nuk janė pėrgjigjur nė thirrjet e gazetės KOHA, burime jozyrtare brenda USHT-sė sqarojnė se nė kėtė universitet, pėr njė kohė tė gjatė ėshtė zhvilluar “luftė” brenda dy grupeve - njėri i udhėhequr nga rektori Reka, dhe tjetri nga prorektori Ismail Ahmeti, njėherėsh kushėri i liderit tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti. Gjithēka ka filluar para dy javėsh, kur edhe filloi hapur tė flitej pėr ndėrrimin e rektorit Reka. Kjo u dėshmua edhe me rastin e 5 Majit - Ditės sė Dėshmorėve tė Kombit, kur rektori Reka hapur sulmoi partinė shqiptare nė pushtet - BDI, se “dikush po kėrkon tendera nė USHT”.

Tashmė, ish-prorektorin Qaili do ta zėvendėsojė Vullnet Ameti, ish-deputet i BDI-sė nė mandatin e kaluar, ndėrkohė qė i zbrazėt vazhdon tė mbetet vendi i Ismail Ahmetit, profesorit mė tė promovuar tė USHT-sė nė tė gjitha takimet dhe organizimet e USHT-sė. Promovimi i Vullnet Ahmetit si prorektor nė vendin e Qailit ėshtė bėrė tė mekurėn, kur ai foli nė njė eveniment kushtuar Ditės sė Evropės nė Tetovė.

“Nuk jam kompetent pėr tė sqaruar ndėrrimet”, tha shkurt ish-prorektori Reshat Qaili, ndėrkohė qė nuk pėrgjigjej as ish-prorektori Ismail Ahmeti dhe as prorektori i ri, Vullnet Ameti. Pėrgjigje tė shkurtėr ka dhėnė edhe zėdhėnėsi i USHT-sė, Selam Sulejmani.

“Pėr zhvillimet nė universitet, ne vazhdimisht ju kemi njoftuar pėrmes njoftimeve pėr shtyp, ashtu qė pėr ēdo ‘risi’, kur do ta shohim tė arsyeshme, ne do t’ju informojmė serish”, shkruan nė sms-nė e tij zėdhėnėsi Selami. Megjithatė, nė koloaret e USHT-sė flitet se shumė shpejtė, edhe rektori Reka do tė shkarkohet nga posti, ndėrkohė qė mė i pėrfolur pėr tė zėvendėsuar atė ėshtė Adnan Jashari, gjithashtu ish-deputet i BDI-sė. Jashari edhe i plotėson kushtet pėr rektor, pasi qė nga para vitit 2006 ėshtė profesor i rregullt ordinar. USHT-nė pėr njė kohė tė gjatė e pėrcjellin skandale tė shumta, si rrahje profesorėsh, marrje tė titujve kundėr statusit dhe ligjeve pėr arsim tė lartė, largime tė profesorėve tė njohur e kėshtu me radhė. Sė fundmi, ishte Ranglista e Shangait ajo qė e renditi USHT-nė nė vendin e 13-ė pėr nga kualiteti i arsimit nga tė gjitha universitetet publike dhe private nė Maqedoni.

http://www.koha.mk/aktuale/14153.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 20:09.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.