Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1908-1910: Kongresi i alfabetit tė gjuhės shqipe
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 22.11.2008, 20:12   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Kongresi i Parė i Manastirit - nga Parashqevi Qiriazi


AQSH, dosja 1, fondi 47.

Citim:
Pėr nė Kongresin e Parė tė Manastirit Komisioni pregatitor ftoi edhe motrėn t‘ime Sevati tė pėrfaqėsonte shkollėn shqipe tė vajzavet nė Korēė. Vjeshtėn e motit 1908, pėr shkak tė rrethanave politike tė krijuara me shpalljen e regjimit konstitucional nė Turqi, shkolla jonė u ēel me njė numur shumė mė tė math studentesh se sa nė vjetėt e robėrisė. Puna e shumė pėr tė smadhuar shkollėn dhe internatin e penguan drejtoreshėn tė largohet prandaj ajo ma delegoj mua tė drejtėn e mandatin pėr tė pėrfaqėsuar shkollėn e vajzavet tė Korēės nė kėtė Kongres tė Parė Kombėtar, sikundėr u quajt atere prej shqiptarėve.

Si dihet, iniciativėn e mori klubi i Manastirit "Bashkimi", i cili u themelua fill pas Hyrietit dhe vėllaji im Gjegj Qiriazi pati luajtur rolin kryesor. Qyteti i Korēės nė kėtė mbledhje tė shėnuar dėrgoj pėrfaqėsues Mihal Gramenon, Gligor Ciklen, Sami Pojanin dhe Thoma Avramin. Si grua qė isha nuk munda tė udhėtonja vetėm, pra mora shoqen time Fillomenėn A Bonati tė mė shoqėronte n‘atė mision.

Nuk do tė flas kėtu mbi vėshtirėsi qė patėn hasur im vėlla Gjerasim Qiriazi me motrėn Sevasti pėr tė ēelur shkollėn shqipe tė vajzavet e pėr tė mbajtur hapur njėzet vjet me radhė gjatė sundimit tiranik tė sulltan Hamitit. Pėrpara shpalljes sė Hyrietit, shkollat shqipe nuk mundėn tė vazhdojnė pa ndėrprerje as pėr djemtė e tė krishterėvet dhe as pėr djemt e mohamedanėvet, atyre u qe ndaluar kategorikisht tė mėsonin shkrim e kėndim nė gjuhėn amtare.

Por dua tė them se vetė ne mėsueset e shkollės, kur delnim nga shkolla, Mitropoliti grek porosite rrugaēėt tė na shanin "Masonka, Protestante, Papiste", me gjithė se nuku ishim asgjė tjetėr veēėse shqiptare patriote. Nė njė kohė tė kėtillė, pra kur sundonin kushte barbare pėr femrat, pa tė drejta politike pėr ato, dhe gratė muhamedane, nė rugė s‘munt tė delnin pa ferexhe, do tė ishte e pamundur dhe e pa dėgjuar qė njė grua tė delte sheshit nė njė kongres burrash. Im vėlla Gjergji qe kėshilltari kryesor i klubit "Bashkimi" dhe iniciator kryesor i Kongresit, ay mė kėshilloj tė mos ekspozohesha nė Kongres e tė dilnja nė tribunė. Ay qe burrė i urtė dhe i menēur dhe me kulturėn e tij tė gjerė kish fituar simpathinė e miqve tė Shqipėrisė edhe munt tė them respektin e tė huajve. Me gjithė kėto pengesa mua prapė mu dha njė rast i mirė tė shėrbej nė komisionin qė zgjodhi Kongresi pėr tė caktuar abecenė. Ky komision i bėnte mbledhjet nė shtėpi tė Gjergj Qiriazit i cili qe dhe kryetar i tij.

Nėna jonė, Maria ishte e pamundur por unė ndihmonja zonjėn e Gjergjit pėr tė pritur e pėrcjellė tetė anėtarėt e komisionit tė cilėt punonin me ditė tė tėra tė veēuar pėr tė shikuar ēėshtjen e alfabetit, por edhe dhashė dorė duke mbajtur shėnime pėr komisionin. Por kjo puna ime gjatė Kongresit qe efmere. Ajo qė mbeti nė formė konkrete dhe e dobishme prej dorėsė sime, punė e frymėzuar prej Kongresit tė parė tė Manastirit, ėshtė botimi i abetares s‘ime tė hartuar sipas rregullave qė vendosi Kongresi vetė. Kjo abetare e para e llojit tė saj, dolli pas disa muajsh dhe u lajmėrua prej shtypit kombėtar si njė punė e vlefshme. "Bashkimi Kombėtar", mė 5 tė vjeshtėsė tretė 1909 shkruante: "Kjo librė i vogėl me 32 faqe dhe me 18 fytyra ėshtė radhitur bukur e me abecene qė vendosi Kongresi i Manastirit". Abetarja vėrtet mbante ēmimin 20 pare copa, por e vėrtetė ėshtė se ajo u shpėrnda gratis jo vetėm te mėsuesit por edhe nė gjithė nxėnėsit e shkollavet shqipe tė atėhershme. Qė nė Kongresin e Manastirit turqit edhe qeveritė treguan pllanet e tyre ndaj shqiptarėvet. Bėnė ēmos qė tė meret alfabeti arab edhe grek pėr tė shkruar gjuhėn shqipe. Pėr tė luftuar punėn e vlefshme tė Kongresit tė Parė tė Manastirit dhe pėr tė penguar mbrodhėsinė tė popullit shqiptar t‘arsyer me gjuhėn amtare, Xhon turqit nisėn fushatėn kundėr abscese shqipe duke botuar njė abetare tė tyren me shkronja arabe. E zemėruar nga kjo punė e keqe e xhonturqve kundra abecesė aty pėr aty shkrova hymnin e alfabetit i cili u kėndua nė katėr anėt e Shqipėrisė mė 1909.

Alfabeti

1.

Sot ėsht dita shqiptare
tė pėrpiqemi

Alfabetin t‘on tė mprojmė
Shpejt o burrani

Shkronjat t‘ona jan tė arta
Kėtė duamė

Shqipėri atdhe i dashur
Ne stė lėmė ty tė varfėr

Shkronjat t‘on kemi pėr tė mbrojtur
Me gjithė shpirt shqiptarisht


2.

Armiqt o shqiptarė
po pėrpiqenė

Shkronjat turēe dhe gėrqishte
tė na japinė.

Le t‘i mbajnė ato pėr vethe
Kemi tonat. Shqipėri.....

Ata duan, Shqiptarė
Ndarjen t‘onė

‘‘ ‘‘ ‘‘

Kėtė punė shumė kthjellėt e treguanė
Ngrihuni pra t‘u tregoni

Se j‘u s‘i ndroni.
Shqipėri _ _ _ _ _

Udhėtimin nga Korēa nė Manastir e bėmė atė kohė me dy ditė. S‘mė del nga mendja nata qė ngrysėm nė han tė Stenjės. Katėr burra dhe dy gra nė njė kthinė trualli pa tavan e pa oxhak. Me robat e udhės e me pallton e math krahėvet u mblodhėm tė gjithė reth zjarrit tė ndezur nė mes tė vatrės me tymin qė ntrashej sa mė shumė se skish nga tė delte. Natėn e gdhimė me biseda kombėtare dhe rreth ēėshtjes sė abecese dhe herė . herė duke dėgjuar ndonjė shaka prej xha Mihalit i cili ndėrsa derdhnim lot prej tymit pėrpiqej tė na bėnte tė qeshnim. Kur harrimė nė Manastir njė ditė para se tė ēelej Kongresi qemė pėrgjumė e tė lodhur prej udhės.

Edhe ky udhėtim edhe Kongresi vetė, mė shtynė tė mendonem se ēduhej bėrė pėr tė shpėtuar gruan nga gjendja nė tė cilėn kredhej. Pėrveē Abetares dhe hymnit t‘alfabetit, vendosa ashtu e heshtur qė kur tė kthehesha nė Korēė tė ftonja shoqet e mija tė qytetit dhe sė bashku tė fillonim organizimin e njė shoqėrie kombėtare pėr gruan.

Brėnda vjetit e themeluam, me emrin "Yll‘i Mėngjesit" me qendėr nė Korēė edhe me degė nė qytetet e tjera tė Shqipėrisė. Kjo shoqėri bėri punė tė mirė pėr tė mbrojtur tė drejtėn e gruas duke mbajtur Konferenca kulturore patriotike dhe duke ēelur kurse pėr tė rejat qė nuk vinin dot nė shkollė.

Kjo shoqėri nuk u themelua pa vėshtirėsi, ku mė thirrėn dhe nė gjyq disa herė. Kundėrshtarėt e ēėshtjes shqipe e shpjegonin kėtė thirrjen t‘ime nė gjyq si njė turp, sikur tė kisha bėrė ndonjė gjė tė keqe, pėr njė grua t‘a bėnjė veten sa ta shpien nė gjyq, thoshin turkomanėt dhe grekomanėt. Por unė do ta kisha pėr nder t‘mė shpinin dhe nė litar pėr ēėshtjen shqipe.

Kurrė nuk mė shkonte ndėr mend se do tė rronja tė shoh mbesat e mia tė realizuara. Nuk jam mė e zonja tė mar pjesė nė punėn e madhe qė bėhet pėr gruan dhe prej gravet, nė vetė zhvillimin madhėshtor tė qytetėrimit tė kulturės nė Shqipėri mė mbetet tė paktėn e drejta natyrale tė gėzonem edhe unė pėr kėtė punė tė mbarė qė po lulėzon n‘atdheun t‘onė tė dashur qė ka vuajtur kaq shumė...

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=53949
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:19.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.