Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Dokumente
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.11.2008, 21:27   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar 2008: Plani 6-pikėsh i KSOKB (Plani "Ban Ki-Mun")


Citim:
- Janė zhvilluar diskutime, pėr tė pasqyruar synimin tim tė paraqitur nė raportin e 12 qershorit para Kėshillit tė Sigurimit pėr misionin e administratės sė OKB-sė nė Kosovė pėr qasjen e statusit neutral tė OKB-sė.

- Pėrfaqėsuesi im Special ka kėshilluar se dialogu dhe konsultimet me tė gjitha palėt janė zhvilluar nė Beograd dhe Prishtinė, pa paragjykime lidhur me qėndrimin e tyre pėr ēėshtjen e statusit dhe nė frymėn e kartės sė OKB-sė. Tė gjithė kanė vazhduar tė kėrkojnė pėrparim pragmatik nė kuadėr tė diskutimeve me pėrfaqėsuesin tim special, sa u pėrket gjashtė pikave, tė nėnvizuara nė raportin tim mė 12 qershor. Jam mirėnjohės pėr pėrkushtimin e tyre pėr tė arritur njė pėrparim tė tillė dhe mezi pres vazhdimin e dialogut pėr kėto dhe ēėshtjet tjera.

- Siē ėshtė bėrė e qartė nė raportin tim mė 12 qershor, tė gjitha aranzhimet lidhur me gjashtė pikat do tė aplikohen, pėrderisa tė mos fillojnė tė funksionojnė mekanizmat relevant pasues. Nė kėtė kontekst, unė nėnvizoj se tė gjitha palėt e kanė pranuar rikonfigurimin e pranisė ndėrkombėtare, ashtu siē ėshtė paraparė nė nenin 16 tė raportit tim mė 12 qershor, i cili ėshtė nė pėrputhje me situatėn e evoluar nė Kosovė dhe qė i mundėson BE-sė qė tė marrė pėrsipėr njė rol mė tė madh operativ nė Kosovė, nė veēanti nė fushat e policisė ndėrkombėtare, tė drejtėsisė dhe tė doganave.

- Rezultatet e kėtyre diskutimeve janė shpalosur. Pėrderisa janė arritur rezultate pėr disa nga gjashtė ēėshtjet, tė tjerat do tė kėrkojnė vazhdimin e diskutimeve.



1. Policia

a) Diskutimet kanė nxjerrė nė sipėrfaqe synimin e pėrbashkėt tė pėrgjithshėm pėr implementimin e sundimit tė ligjit nė tėrė Kosovėn. Kjo do tė siguronte mė mirė mbrojtjen e tė gjitha komuniteteve, administrimin koherent tė drejtėsisė kriminale, zbatimin jodiskriminues tė ligjit kriminal dhe ofrimin e plotė tė shėrbimeve policore, me respektimin tė plotė tė tė drejtave tė njeriut tė tė gjitha komuniteteve.

b) Nė pėrputhje me praktikat mė tė mira ndėrkombėtare, shėrbimi policor duhet tė pasqyrojė tė gjithė shoqėrinė dhe shėrbimet policore tė bazuara nė komunitet, pėr aq sa ėshtė e realizueshme dhe e pėrshtatshme, duhet tė ofrohen nga pjesėtarėt e komuniteteve lokale. Pėr kėtė arsye, vėmendje e posaēme do t'i kushtohet, nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare, kushteve tė punės sė oficerėve serbė tė policisė sė Kosovės, nė vendet e tyre tė punės. Sa i pėrket kėsaj, tashmė janė duke u zhvilluar diskutime aktive.

c) Stacionet dhe nėnstacionet nė rajonet e pakicave janė hapur nė tė gjitha komunat. Nėnstacione shtesė do tė hapen, varėsisht nga kėrkesat e sigurisė dhe ato operative. Stacionet dhe nėnstacionet do tė mbesin nėn zinxhirin ekzistues tė komandės dhe do tė monitorohen nga policia ndėrkombėtare.

d) Pėrfaqėsuesi im Special, nėpėrmjet komisarit tė tij tė policisė, do tė iniciojė emėrimet nė funksionet e larta, nė pėrputhje me ligjet e zbatueshme, tė oficerėve serbė tė policisė sė Kosovės me pėrvojė tė pėrshtatshme, tė cilėt ndėr tė tjera do tė kenė obligime dhe pėrgjegjėsi, tė cilat ndėrlidhen me aktivitetet nė terren. Kėta oficerė do t'i raportojnė oficerėve tė lartė tė policisė ndėrkombėtare nė Kosovė, nėpėrmjet kanaleve ekzistuese tė komandės.

e) Tė gjitha detyrat policore nė Kosovė do tė monitorohen ndėrkombėtarisht, siē ėshtė arritur pajtimi me aranzhimet aktuale dhe atyre nė tė ardhmen. Vėzhguesit ndėrkombėtarė tė policisė do tė vendosen nė tė gjitha stacionet dhe nėnstacionet, nė tė gjitha rajonet dhe departamentet. Kėta monitorė do tė kenė strukturė tė pavarur komanduese dhe vija tė raportimit, e cila aktualisht pėrfundon me PSSP-nė. Krahas monitorimit tė sundimit tė ligjit, roli ndėrkombėtar do tė mbikėqyrė edhe trajtimin korrekt tė oficerėve tė policisė nga radhėt e pakicave dhe mbrojtjen e kushteve tė punės, nė pėrputhje me udhėzimet ekzistuese. Do tė pėrgatitet edhe njė pako e trajnimit, pėr t'u siguruar se monitoruesit ndėrkombėtarė kanė aftėsitė e duhura.


2. Doganat

a) Kosova do tė vazhdojė tė funksionojė si njė rajon i vetėm doganor.

b) Oficerėt ndėrkombėtarė tė doganave, tė emėruar nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė (1999), do tė rikthehen nė portat 1 dhe 31. Modalitetet e stacionimit tė tyre, sa mė shumė qė ėshtė e mundshme do tė pasqyrojnė modalitetet e konceptit tė menaxhimit tė kufijve tė integruar tė Evropės dhe kjo mund tė pėrfshijė edhe bashkėrenditje tė pikave doganore. Ata do tė aplikojnė procedura nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, pėrfshirė kėtu edhe "Protokollin ndėrmjet administratės tatimore tė Republikės sė Serbisė, qė vepron pėr ministrinė e financave dhe shėrbimit tė doganave tė UNMIK-ut, tė cilat veprojnė pėr misionin e pėrkohshėm tė administratės sė UNMIK-ut nė Kosovė, pėr kooperim dhe asistencė tė ndėrsjellė administrative pėr Tatimin nė Vlerėn e Shtuar dhe ēėshtjet e tatimeve indirekte, tė cilat ndėrlidhen me transportin e mallrave pėrtej vijės administrative kufitare", e me kėtė edhe tė anekseve, e gjithashtu "Minutat e pajtuara tė takimit bilateral nė kontekstin e negociatave pėr zgjerimin e CEFTA-s" nė vitin 2006.

c) Do tė aplikohen tarifat, tė cilat janė nė pėrputhje me kodin e doganave tė rregullores 2004/1 tė UNMIK-ut.

d) Do tė nevojiten negociata tė mėtutjeshme mes lojtarėve relevantė, pėr tė arritur pajtimin dhe pėr tė pėrcaktuar modalitetet pėr operim pėr riaktivizimin e pikave doganore, tė pėrmendura mė lart. Kėto diskutime gjithashtu do t'i adresohen edhe distribuimit tė tė ardhurave doganore, tė grumbulluara nė pikat 1 dhe 31, tė cilat gjithashtu duhet t'i kontribuojnė edhe zhvillimit tė komuniteteve lokale.


3. Drejtėsia

a) Diskutimet kanė dhėnė shenja edhe pėr pranim tė gjerė tė parimeve bazė, duke pėrfshirė edhe sundimin e ligjit qė tė aplikohet nė tė gjithė Kosovėn, dhe qė drejtėsia tė jetė nė dispozicion tė tė gjithėve, pavarėsisht etnisė, komunitetit apo lokaliteteve. Kėto parime mbėshtesin funksionalizimin e njė sistemi koherent tė drejtėsisė, pėrfshirė ēėshtjet civile dhe kriminale dhe ato tė policisė nė tė gjithė Kosovėn.

b) Pas diskutimeve pėr zhvillimin e kėtyre parimeve, ndėrtesa e gjykatės nė veri tė Mitrovicės ka kohė qė ėshtė vėnė nė funksion tė limituar nėn kontrollin e UNMIK-ut, duke zbatuar vetėm ligjet e UNMIK-ut dhe i mbėshtetur nga stafi i UNIMK-ut deri nė 60 ditė nga dita e hapjes sė gjykatės. Njė plan periodik ka ofruar njė kornizė pėr veprimet e tanishme dhe tė ardhshme tė drejtėsisė.

c) Gjatė fazave pasuese, gjykatėsit dhe prokurorėt lokalė do tė emėrohen nė pajtueshmėri me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė (1999). Pėrzierja e gjyqtarėve dhe prokurorėve lokalė tė emėruar nė kėto faza do tė reflektohet nė komunitet dhe nė juridiksionin e vendosur territorial, ku ata do tė shėrbejnė.


4. Transporti dhe infrastruktura

a) Diskutimet kanė dhėnė shenja tė pranimit tė nevojės pėr bashkėpunim tė ngushtė mbi ēėshtjet e mėdha infrastrukturore (rrugė, hekurudhė, ujė, energji elektrike), rrjedhėn e trafikut dhe tregtinė, si dhe mbi ēėshtjet shumė tė rėndėsishme praktike siē ėshtė identifikimi i kualifikimeve. Shumė prej kėtyre ēėshtjeve janė tė rėndėsisė qenėsore pėr qytetarėt e tė gjitha komuniteteve, dhe mungesa e aranzhimeve praktike bashkėpunuese shkakton probleme tė mėdha.

b) Duke pasur parasysh kėtė, Raporti im i kaluar ka dhėnė shenja se njė komitet i bashkėpunimit teknik do tė themelohet nga Pėrfaqėsuesi im Special pėr t'iu adresuar tė gjitha ēėshtjeve relevante. Njė komitet i bashkėpunimit teknik ėshtė themeluar, por nuk ka arritur ndonjė pėrparim praktik. Mirėpo, Qeveria e Serbisė nė diskutimet e fundit, ndėrsa ka ritheksuar qėndrimin e saj mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės, ka shfaqur shenja se do ta riforcojė kėtė propozim, nė mėnyrė qė ēėshtjet tė mund tė adresohen mė konkretisht. Pėrfaqėsuesi im Special do tė sigurojė dialog tė mėtejmė. Progresi nė kėto fusha nuk ėshtė vetėm ēėshtje e sigurisė qė do tė mirėpritet nė Evropė, por nė veēanti do tė jetė njė zhvillim i mirėpritur pėr tė gjitha komunitetet nė Kosovė.


5. Kufijtė

Shumė prej ēėshtjeve relevante me menaxhimin e kufirit do tė adresohen nga procesi i komitetit teknik pėr transport dhe infrastrukturė. Nė tė kundėrtėn, dhe siē ėshtė theksuar nė Raportin tim tė mėhershėm, nė pajtueshmėri me Rezolutėn 1244 (1999), KFOR-i si prezencė ushtarake ndėrkombėtare, vazhdon ta pėrmbushė mandatin e tij tė sigurisė nėpėr tė gjithė Kosovėn, pėrfshirė kėtu edhe respektimin e kufijve, nė bashkėpunim me organizata tjera ndėrkombėtare.


6. Trashėgimia serbe

a) Mbrojtja ndėrkombėtare e Kishės Ortodokse Serbe nė Kosovė duhet dhe do tė vazhdojė. Diskutimet kanė treguar mbėshtetje universale pėr parimin e mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore dhe trashėgiminė e Kishės Ortodokse Serbe nė
Kosovė.

b) Nėn rrethanat e tanishme dhe duke marrė parasysh rolin e statusit neutral tė OKB-sė nė Kosovė, konsideroj se dialogu i vazhdueshėm ėshtė i nevojshėm nė Beograd dhe Prishtinė. Kėtu duhet pėrfshirė edhe Kisha Ortodokse Serbe, aktorė relevantė ndėrkombėtarė dhe aksionarė tjerė. Kjo do tė themelojė njė kornizė tė miratuar brenda sė cilės mund tė adresohen ēėshtje tė vazhdueshme si dhe tė sigurohet qė Kėshilli i Evropės dhe procesi pėr rindėrtim i UNESCO-s tė vazhdojė.

c) Agjenda do tė pėrfshijė zbatimin e marrėveshjeve mbrojtėse pėrreth vendeve tė Kishės Ortodokse Serbe, aktiviteteve tė ndėrlidhura me mirėqenien e murgjve dhe murgeshave, siē ėshtė lirimi i Kishės Ortodokse Serbe nga TVSH-ja, Taksa e Akcizės dhe obligimeve Doganore, modaliteteve pėr rindėrtimin e vendeve fetare nga Kisha Ortodokse Serbe si dhe ēėshtjen e kthimit tė artefakteve arkeologjike.
 
Ēėshtja u mbyll


Pėrdorimi i ēėshtjes



Ora nė Shqipėri ėshtė 17:57.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.