Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.11.2008, 18:31   1

Shkrim i cituar Ulqin: Arkeologjia shqiptare interesohet pėr Shasin


Citim:
Njė grup arkeologėsh nga Shqipėria Perėndimore vizituan dje Qytetin e Vjetėr tė Shasit me ftesė tė Organizatės vendore joqeveritare "Ora". Qėllim i vizitės ishte njohja me vlerat arkeologjike tė kėtij lokaliteti si dhe mundėsia e realizimit tė ndonjė projekti tė pėrbashkėt tė gėrmimeve arkeologjike tė arkeologėve shqiptarė sė bashku me ata malazezė dhe tė huaj, nisur edhe nga pėrfundimet e sesionit shkencor "Shasi i lashtė, monument i kulturės" qė u mbajt nė muajin maj tė kėtij viti nė Ulqin, nė organizim tė "Orės".

Grupi pėrbėhej nga Prof. Dr. Ardian Marashi, drejtor i Qendrės sė Studimeve Albanologjike Tiranė, Prof. Dr. Shpresa Gjongecaj, drejtoreshė e Institutit tė Arkeologjisė, Prof. ass Dr. Gėzim Hoxha, Prof. ass Dr. Luan Pėrzhita, Prof. Dr. Faik Drini, Prof. Dr. Skender Muēaj, Prof. ass Dr. Adem Bunguri dhe Mag. Elio Hobdari.

Pėr njė pjesė tė arkeologėve shqiptarė, kjo ishte hera e parė qė vizituan Qytetin e Vjetėr tė Shasit. Arekologėt vizituan nė vazhdim edhe Muzeun e Ulqinit.

http://www.kohajavore.cg.yu/index.ph...vijest&id=7692
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.5.2009, 23:21   2
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.5.2009, 20:25   3

Shkrim i cituar Ulqin: "Shasi i lashtė, monument kulture"


Citim:
“Gjetjet arkeologjike provojnė se qyteti i Shasit, i konsideruar si qytet i panjohur deri nė shekullin e 8-tė, nė tė vėrtetė prek krishterimin e hershėm dhe periudhėn ilire. Iliriciteti i kėsaj kulture dėshmohet veēmas nga njėjtėsia tipologjike e objekteve tė kulturės arkeologjike tė Shasit me kulturėn iliro-arbėrore tė Komanit.

Ky fakt merr njė rėndėsi tė posaēme jo vetėm pėr Shasin, por edhe pėr shkallėn e pėrhapjes sė kulturės ilire nė fillimet e epokės sė re. Ky ėshtė “Shasi i lashtė, monument kulture”. Pikėrisht kėshtu e kanė titulluar edhe librin kushtuar kėtij qyteti mijėravjeēar, pas disa kumtesave prej studiuesve shqiptarė nė sesionin shkencor me tė njėjtin emėr i cili u organizua nga shoqata “Ora” mė 16-17 maj 2008 nė Ulqin.

Nė libėr pėrfshihen kumtesat e 13 studiuesve nga Mali i Zi, Shqipėria dhe Kosova qė morėn pjesė nė sesion. Kumtesat trajtojnė nė mėnyrė kronologjike dhe shumėdisiplinare Shasin, qė nga periudha e lindjes sė tij deri nė ditėt e sotme. Aktet e kėtij sesioni thyen konceptet e deritashme pėr historinė e kulturės urbane tė Shasit. Burimet historike flasin pėr njė hershmėri tė pakontestueshme tė kėtij qyteti qė arrin gjer nė prehistori.

Nė disa botime ku tematika kryesore ėshtė e natyrės tjetėr, pėrmenden vetėm disa tė dhėna tė shkėputura lidhur me Shasin e lashtė. Duke u nisur nga kjo, u vlerėsua qė tė organizohet sesioni shkencor, detyra kryesore e tė cilit do tė ishte njohja sa mė e plotė dhe mė e drejtė e tė dhėnave tė deritashme pėr Shasin e lashtė si dhe vlerėsimi i tyre, tė cilat kanė njė rėndėsi tė veēantė.

Me kėtė sesion shkencor u dėshirua qė tė plotėsohet njė hapėsirė e zbrazėt, e cila ekzistonte deri tani, por shumė e rėndėsishme nė fushėn e studimeve historike. Nisur nga rėndėsia qė kishte problemi, mė 17 maj 2008 nė Ulqin u organizua sesioni shkencor “Shasi i lashtė – monument i kulturės”, me qėllim qė nė njė mėnyrė sa mė tė hollėsishme e sa mė tė gjithanshme tė fitohet njė pasqyrė sa mė e plotė me tė dhėna pėr njė lokalitet tė rėndėsishėm siē ėshtė Shasi i lashtė.

Ky sesion shkencor pėr Shasin e lashtė ėshtė orvatja e parė e studimit tė ēėshtjes sė theksuar nė rrathė tė caktuar kohorė por dhe hapėsinorė. Nė sesionin shkencor kanė marr pjesė studiues dhe shkencėtarė tė fushave tė ndryshme nga Mali i Zi, Shqipėria dhe Kosova. Sesioni i cili kishte pėr qėllim gjurmimin, sistemimin dhe publikimin e materialit studiues pėr Shasin e lashtė, ngjalli njė jehonė tė dukshme nė qarqet intelektuale dhe u ndoq me interesim tė veēantė nga punonjėsit e kulturės, artit, shkencės dhe medias. Nė sesion u paraqitėn 13 materiale nė formė tė kumtesave, referateve dhe diskutimeve, tė cilat pasqyruan njė spektėr tė gjerė ēėshtjesh historike, kulturore e shkencore.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=18860
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.6.2009, 02:47   4
Citim:
Thesari i trashėgimisė antike
Ibrahim Berjashi, BOTA SOT

Mendohet se qyteti u godit nga tėrmeti nė vitin 518 dhe u shkatėrrua pėrfundimisht, mirėpo gjetjet arkeologjike provojnė se qyteti nė tė vėrtetė prek krishterimin e hershėm dhe periudhėn ilire.

Organizatat joqeveritare shqiptare nė Mal tė Zi, janė tė vetmet asociacione qė mbrojnė,zhvillojnė e promovojnė trashėgiminė tonė kulturore. Ndėrkaq,nė saje tė OJQ-ve, si Art Club, Illyricum, Gjon Buzuku, sė fundit edhe ORA, kanė kontribuar qė tė identifikojnė thesarin e trashėgimisė antike tė kulturės iliro-arbėrore. Pikėrisht OJQ “ORA” pėrfundoi projektin shumė tė rėndėsishėm, botimin nė njė libėr tė veēantė tė kumtesave tė paraqitura nė Sesionin Shkencor kushtuar Shasit, lokalitetit tė lashtė mes Ulqinit e Shkodrės.Nė kėtė publikim janė pėrfshirė emrat mė tė spikatur tė shkencės shqiptare nga Mali i Zi, Shqipėria dhe Kosova si prof. Ruzhdi Ushaku, prof. Luan Maltezi, prof. Shaban Sinani etj.

“Etimologjia e pretenduar ilire ėshtė realiste dhe e pėrkrahur edhe nga ne,por zbėrthimi etimologjik i emrave ilirė nė kuptimin e denominimit motivues referencila aq tė vjetėr, ėshtė njė pengesė” shkruan prof. Ushaku.

Ndėrsa Luan Maltezi shkruan se qyteti u godit nga termeti nė vitin 518 dhe u shkatėrrua pėrfundimisht nė shekullin VII. Shaban Sinani, tėrheq vėrejtjen se gjetjet arkeologjike provojnė se qyteti nė tė vėrtetė prek krishtėrimin e hershėm dhe periudhėn ilire.

Eksponatet e gjetura nė qytetin antik tė Shasit tė Ulqinit, qė nė vitin 1985, obligojnė Qeverinė e Tiranės,atė tė Podgoricės dhe Komunėn e Ulqinit qė tė hartojnė njė projekt tė pėrbashkėt qė tė konkurrohet nė instancat ndėrkombėtare pėr tė zhvilluar kėrkime arkeologjike nė Shasin e lashtė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=19112
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 21:43.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.