Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.1.2012, 21:48   81
Citim:
Ēitaku beson se brenda kėtij viti do tė hiqen vizat

Hapja e dialogut ndėrmjet Kosovės dhe Komisionit Evropian pėr liberalizmin e vizave, pritet tė shėnohet tė enjten, gjatė vizitės nė Prishtinė tė komisioneres pėr ēėshtje tė brendshme tė BE-sė, Cecilia Malstrom.

Qeveria e Kosovės ka kohė qė njėanshėm ka miratuar njė udhėrrėfyes tė saj pėr tė pėrmbushur kriteret qė kėrkohen pėr kėtė proces dhe, sipas ministres sė Integrimeve Evropiane, Vlora Ēitaku, Kosova do tė nisė kėtė proces, megjithėse tė vonuar, mė e pėrgatitur se vendet tjera tė rajonit.

“Ne jemi tė vetėdijshme qė kriteret qė i janė imponuar Kosovės janė mė tė rėnda sesa ato tė vendeve tė rajonit. Por rregullat e lojės nuk i pėrcaktojmė ne ato i pėrcakton Komisioni Evropian dhe unė jam e bindur se ne nėse mbajmė kėtė tempo nė njė afat rekord do tė bėjmė pėrmbushjen e kritereve”, ka thėnė Ēitaku pėr Deutsche Welle.

Ministrja Ēitaku, thotė se nė afat rekord Kosova do tė arrijė tė pėrmbushė kriteret e kėrkuara nga Komisioni Evropian. Ajo nuk ka qenė nė gjendje tė thotė njė datė, por beson se deri nė fund tė vitit 2012, Kosova do tė arrijė tė heqė vizat pėr qytetarėt e saj. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=19693
http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15673005,00.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.1.2012, 18:30   82
Citim:
Kosova fillon dialogun pėr vizat

Ka pėrfunduar takimi ndėrmjet Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi dhe Komisionares Evropiane pėr Ēėshtje tė Brendshme, Cecilia Malmström, ku edhe zyrtarisht ėshtė konfirmuar fillimi i dialogut pėr liberalizimin e vizave, raporton gazeta Express. Thaēi me kėtė rast ka theksuar se Kosova ėshtė nė rrugė tė sigurt drejt Bashkimit Evropian.

Pėr kėtė garanci ka dhėnė edhe Komisionarja Malmstrom, e cila tha se Kosova ka plotėsuar tė gjitha kushtet pėr nisur dialogun pėr liberalizimin e vizave. Mirėpo, ajo nuk ka dhėnė ndonjė datė se kur do tė jepet udhėrrėfyesi meqė, sipas saj, duhen plotėsuar edhe disa kritere tė BE-sė.

http://www.koha.mk/aktuale/10863.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.1.2012, 22:16   83
Citim:
Kosovarėt nė Bullgari vetėm me Shengen

Ministria e Punėve tė Jashtme e Kosovės ka njoftuar qytetarėt kosovarė, tė cilėt posedojnė viza Shengen, se do tė kenė mundėsi tė udhėtojnė dhe qėndrojnė nė Bullgari, pa pasur nevojė qė tė pajisen me viza bullgare....

Mėsohet se Kėshilli i Ministrave tė Republikės sė Bullgarisė ka vendosur qė deri nė datėn kur Bullgaria tė bėhet anėtare e zonės Shengen, tė aplikojė njėanshėm sistem tė lirė vizash pėr poseduesit e vizave valide tė Shengenit.

”Ky vendim iu mundėson poseduesve tė vizave Shengen qė tė hyjnė dhe tė qėndrojnė nė Bullgari nė njė periudhė deri nė tre muaj nga data e hyrjes sė parė, pa pasur nevojė pėr pajisje me vizė bullgare. Nė praktikė ky vendim do tė prekė shtetasit e tė gjitha vendeve pėr tė cilat deri tani ėshtė kėrkuar vizė bullgare, pėr tė hyrė nė Bullgari”, sqaron MPJ e Kosovės pėrmes komunikatės pėr media.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=56389
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.5.2012, 22:29   84
Citim:
Udhėrrėfyesi nė rrezik!

Qeveria e Kosovės dhe njohėsit e proceseve qė kanė tė bėjnė me BE-nė janė alarmuar nga njė takim qė ėshtė mbajtur tė enjten nė Bruksel, mes ministrive tė brendshme tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian.

Takimi ka pasur si temė ēėshtjen e regjimit tė vizave Shengen dhe aty ėshtė folur edhe pėr udhėrrėfyesin apo listėn e kushteve qė Kosova duhet tė plotėsojė pėr liberalizim tė vizave, shkruan Zėri.

“Nė mbledhje tė komitetit punues tė enjten, Franca, Suedia, Holanda dhe Belgjika, por kryesisht Franca si mė e zėshmja, kanė kėrkuar me ēdo kusht qė udhėrrėfyesi tė jetė me dy faza. Gjermania e udhėheq bllokun tjetėr qė kėrkon dėrgimin e udhėrrėfyesit pėrnjėherė, por komisioni nuk ka mundur tė merret vesh mes vete”, ka thėnė njė zyrtar i Qeverisė sė Kosovės.

Procesi i liberalizimit tė vizave do tė finalizohej me Kosovėn, pasi tė gjitha vendet tjera tė Ballkanit Perėndimor tashmė pėrfitojnė nga ky program. Sidoqoftė, disa vende anėtare tė zonės shengen rregullisht janė kėrcėnuar me heqjen dorė nga pėrkrahja e kėtij projekti tė BE-sė, pasi janė pėrballur me numėr tė shtuar refugjatėsh, prej tė cilave Franca e Nicholas Sarkozy ka qenė mė e zėshmja.

Ambasadori i kėtij shteti nė Prishtinė, Jean Franēois Fitou, thotė se diskutimet nė Bruksel nuk kanė tė bėjnė me udhėrrėfyesin e Kosovės, por me ēėshtje shumė mė tė mėdha. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=22355
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.5.2012, 21:00   85
Citim:
BE rėndon kushtet pėr Kosovėn

Prishtinė, 28 maj 2012 - Entuziazmi pėr perspektivėn evropiane nė Prishtinė po shkon ēdo herė e mė shumė drejt zbehjes, jo vetėm te qytetarėt, por edhe te zyrtarėt qeveritarė. Dialogu pėr liberalizim vizash me Kosovėn, Brukseli e nisi si njė premtim tė mbajtur pėr definimin e kėsaj perspektive, por sharra ka hasur nė gozhdė, pasi Prishtinės jo vetėm qė nuk po i definohet rruga, por kushtet vetėm sa i shtohen dhe fuqizohen.

Pas disa shtyrjeve mė datėn 30 maj ka shumė mundėsi qė tė vendoset rreth listės sė kushteve tė cilat BE pret qė Kosova t’i plotėsojė pėr tė pasur mundėsi udhėtimi pa viza nė vendet e zonės shengen. Nė Qeverinė e Kosovės nuk preferojnė tė flasin publikisht pėr kėtė temė, megjithėse jozyrtarisht e pranojnė qė zhgėnjimi ėshtė shumė i madh me diskutimet qė po bėhen pėr kėtė temė mes Brukselit dhe vendeve anėtare tė BE-sė.

Njėherė disa shtete nė krye tė tė cilave ishte Franca, kėrkonte qė jo vetėm kushtet pėr Kosovėn tė jenė shumė mė tė rėnda, por udhėrrėfyesi i Kosovės tė ndahet nė dy faza.

Gazeta “Zėri” ka mėsuar nga burime qeveritare tė Kosovės, se ndarja e udhėrrėfyesit nuk ėshtė mė opsion, por ai padyshim qė do jetė shumė mė i rėndė sesa kushtet e vėna pėr shtetet e tjera tė Ballkanit Perėndimor.

“Mė datėn 30 maj ėshtė takimi i fundit nė nivel tė ambasadorėve tė vendeve anėtare tė BE-sė. Aty pritet tė merret vendimi pėr udhėrrėfyesin, pėrkatėsisht pėr datėn kur do dorėzohet ai. Pėrfundimisht do jetė njėfazor, por mė shumė kushte se pėr vendet e rajonet”, thotė njėri nga zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės, qė po merret me kėtė ēėshtje.

http://www.kosova.com/artikulli/82695
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.5.2012, 21:22   86
Citim:
Miratohet udhėrrėfyesi i liberalizimit tė vizave pėr Kosovėn nga BE

Bashkimi Europian ka miratuar sot Udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave pėr Kosovėn. Kėtė lajm e ka konfirmuar Komisionerja pėr Ēėshtje tė Brėndshme e Unionit, Cecilia Malmstrom.

"Jam shumė e lumtur qė sot u miratua Udhėrrėfyesi pėr Liberalizimin e vizave pėr Kosovėn. Ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm"- ka shtuar Malmstrom nė rrjetin social "Twitter". Veē saj, ky lajm mjaftė pozitiv ėshtė pėrcjellė dhe nga ambasadori francez nė Kosovė, Jan Francua Fitou.

Ende nuk ėshtė caktuar koha se kur do t'iu dorėzohet Udhėrrėfyesi autoriteteve kosovare.

http://sot.com.al/index.php?option=c...oni&Itemid=484
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2012, 21:11   87
Citim:
Kosova merr Udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave

Bruksel - Kosova mori sot Udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorėzua ministres pėr Integrim, Vlora Ēitaku, nga komisionerja e BE-sė, Cecilia Molmstrom.

Zyrtarėt nga qeveria e Kosovės janė shprehur optimist se do tė plotėsojė pa asnjė problem tė gjitha kriteret e kėrkuara, shkruan "KD".

Komisionerja e BE- sė, Cecilia Molmstrom, e cila ia dorėzoi ministres Ēitaku dokumentin e shumėpritur, foli edhe pėr pėrmbajtjen e tij.

Udhėrrėfyesi pėr Kosovėn pėrmban 101 kritere, dyfish mė shumė nga ato tė vendeve tė rajonit. Zyrtarėt e BE-sė kanė sqaruar se kjo ėshtė bėrė nė mėnyrė qė tė mos pėrsėriten gabimet qė janė bėrė me shtetet e rajonit. Pėrfaqėsuesit e delegacionit kosovarė janė shprehur optimist se Qeveria e Kosovės ėshtė e pėrgatitur dhe se do ti plotėsojnė tė gjitha kriteret e kėrkuara.

Ministrja pėr integrim Vlora Ēitaku ka thėnė se marrja e udhėrrėfyesit ėshtė fryt i punės sė pėrgjithshme tė institucioneve tė Kosovės, por nuk ka pėrmendur ndonjė afat se pėr sa kohė do tė mund tė arrihet deri tė liberalizimi i vizave.

Ndryshe vendeve tė rajonit u ėshtė dashur tė presin nga dy deri nė tre vite pas marrjes sė udhėrrėfyesit, qė Bashkimi Evropian tė bėnte liberalizimin e vizave. Megjithatė, drejtuesit e institucioneve tė Kosovės, kanė optimistė dhe shpresojnė se nė rastin e Kosovės, liberalizimi i procesit tė vizave do tė ndodh mė shpejt.

http://www.gazetastart.com/lajme/Hap...qiptare/55018/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.9.2012, 21:59   88
Citim:
Liberalizimi i vizave, Kosova i dorėzon raportin BE-sė

Prishtinė - Ministria e Integrimit tė Kosovės i ka dorėzuar Komisionit Europian raportin e parė tė gatishmėrisė pėr zbatimin e kritereve tė udhėrrėfyesit tė liberalizimit tė vizave. Sipas "Evropa e Lirė", raporti ėshtė pėrgatitur gjatė muajve korrik dhe gusht 2012, me pėrfshirjen e drejtpėrdrejtė dhe kontributin e tė gjitha institucioneve relevante tė Republikės sė Kosovės tė cilat janė pėrgjegjėse pėr zbatimin e udhėrrėfyesit.

"Ky raport ofron njė pasqyrė tė plotė tė tė gjitha pėrpjekjeve tė ndėrmarra deri mė tani nga institucionet e Republikės sė Kosovės nė pėrmbushjen dhe respektimin e kritereve tė pėrfshira nė kėtė udhėrrėfyes, veēanėrisht duke u pėrqendruar nė progresin e arritur nė kėtė drejtim qė nga viti 2008", thuhet nė njė deklaratė tė ministrisė sė Integrimit tė Kosovės.

Deri mė 15 shtator, qeveria e Kosovės do tė dėrgojė edhe informata shtesė mbi nivelin e pėrafrimit tė legjislacionit kosovar me atė tė BE-sė, respektivisht vlerėsohet pėrafrim i detajizuar me Acquis Communitaire tė tė gjitha ligjeve tė Kosovės, relevante pėr procesin e Liberalizimit tė vizave.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/45632/ALB
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2013, 21:08   89
Citim:
"Nuk keni motiv", refuzohen shqiptarėt

Ministria e Punėve tė Jashtme ka reagu- ar ditėn e djeshme nė lidhje me bllokimin e disa shqiptarėve nė aeroportin belg, tė cilėt prej disa ditėsh janė strehuar nė njė kamp refugjatėsh.

Nė njė deklaratė pėr mediat, MPJ ka sqaruar se arsyeja e refuzimit tė shtetasve shqiptarė pėr tė hyrė nė territorin e Belgjikės, ėshtė pėr faktin se personat e refuzuar kanė pasur mungesa nė dokumentacion.

Nė reagimin e saj, Ministria e Punėve tė Jashtme pohon se ky institucion ka qenė dhe ėshtė nė kontakt tė vazhdueshėm me autoritetet belge pėr sqarimin e plotė tė ndalimit tė shqiptarėve nė aeroportin belg, si edhe pėr gjendjen e tyre.

"MPJ sqaron se gjatė muajit janar 2013 u ėshtė refuzuar hyrja 16 shtetasve shqiptarė: 12 me kompaninė 'Belle Air', 3 me kompaninė 'Jet Air Fly' dhe 1 me 'Turkish Airlines'. Arsyet e refuzimit janė: motive tė paqarta hyrjeje, mungesė mjetesh financiare pėr tė jetuar dhe pasaporta tė skaduara", citohet nė njoftimin zyrtar tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.

Po nė kėtė njoftim, bėhet me dije se nė muajin shkurt, janė refuzuar 7 persona, 2 me kompaninė "Jet Air Fly" dhe 5 me kompaninė "Belle Air". Sipas MPJ-sė, pėr kėta shtetas arsyeja e refuzimit ėshtė motiv i paqartė, duke pėrmendur edhe mungesėn e mjeteve financiare pėr tė jetuar.

Ministria ka sqaruar nė njoftimin pėr shtyp se mes 5 personave qė nuk janė pranuar nga autoritetet belge, nė datėn 3 shkurt, ėshtė edhe njė vajzė 7 vjeēe, e cila, pas shqetėsimit tė ngritur prej nėnės sė saj pėr gjendjen shėndetėsore tė vajzės, ėshtė shtruar nė spital dhe ėshtė nėn kontrollin e plotė tė mjekėve.

Ministria pohon se edhe autoritetet pėrkatėse shqiptare nė Belgjikė janė duke e ndjekur me prioritet kėtė ēėshtje.

"Ndėrkohė, sqarojmė se znj.Suzana Sulollari, e ngarkuar me Ēėshtjet Konsullore nė Ambasadė, ndodhet aktualisht pranė shtetasve shqiptare qė gjenden nė kamp, ndėrsa ambasadori, Ilir Tepelena ka kėrkuar takim urgjent me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Zyrės sė tė Huajve, z.Freddy Roosemont", vijon mė tej, reagimi zyrtar i MPJ-sė.

Ndėrkohė, kjo e fundit u bėn edhe njė herė apel shtetasve shqiptarė pėr tė marrė parasysh tė gjitha rregullat e lėvizjes nė zonėn Shengen, para se tė udhėtojnė nė kėto vende.

Prej disa ditėsh, nė aeroportin belg nuk lejohet kalimi i shtetasve shqiptarė. Prej afro gjashtė ditėsh, njė grup prej rreth 20 shqiptarėsh refuzohen qė tė kalojnė nė aeroportin e Belgjikės, duke u shpėrngulur nė njė kamp refugjatėsh.

Shqiptarėt e refuzuar nga ana e tyre, pretendojnė se janė ndaluar pa asnjė arsye nga ana e autoriteteve belge, pasi ata kanė qenė tė pajisur me dokumente tė rregullta, gjė qė bie nė kundėrshtim me reagimin e MPJ-sė, sipas sė cilės, shtetasit shqiptarė kanė pasur mangėsi nė dokumentet e tyre.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=128077
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.2.2013, 20:13   90
Citim:
Kosova larg heqjes sė vizave

Bruksel, 12 shkurt 2013 - Optimizmi i zyrtarėve tė Qeverisė sė Kosovės pėr arritje tė shpejtė tė liberalizimit tė vizave, i shprehur para njė viti, kur nė Kosovė ishte dorėzuar Udhėrrėfyesi, duket se ėshtė venitur tash kur Komisioni Evropian ka nxjerrė raportin e tij tė parė pėr pėrparimin e Kosovės nė pėrmbushjen e kėrkesave nga udhėrrėfyesi pėr liberalizim vizash. Pėrderisa para njė viti nga kryeministri e deri te ministrat e Qeverisė “garantonin” se Kosova “nė afat rekord” do t’i pėrmbushė tė gjitha obligimet, madje duke pėrmendur edhe fundin e vitit 2012 si afat tė heqjes sė vizave, tash mė nuk dėgjohen premtime tė tilla. Nė Bruksel shpresojnė qė edhe liderėt kosovarė ta kenė kuptuar se procesi i pėrmbushjes sė obligimeve pėr liberalizim vizash nė rastin e Kosovės ėshtė i gjatė dhe i komplikuar dhe se nuk do tė ndodhė shpejt. Prandaj shpresojnė se tash e tutje liderėt kosovarė nuk do tė licitojnė mė me data, sepse kjo mund tė shndėrrohet nė zhgėnjim tek qytetarėt.

“Siē shihni nė raport sfidat para Kosovės janė tė mėdha dhe ato nuk mund tė arrihen lehtė. Por ne inkurajojmė autoritetet e Kosovės qė tė punojnė me vullnet edhe mė tė madh pėr tė arritur pėrparim nė kėtė drejtim”, i ka thėnė “Kohės ditore” njė zyrtar i BE-sė, duke iu referuar edhe raportit tė parė tė Komisionit mbi pėrparimin e Kosovės nė dialogun e vizave. Ata kanė porositur zyrtarėt e Kosovės tė bėjnė mė shumė nė luftė kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, tė zbatojnė ligjet pa ndikime politike e tė flasin mė pak pėr data.

Pėr raportin tė martėn nė Kosovė do tė diskutojnė zyrtarė tė Komisionit Evropian dhe ata tė Qeverisė sė Kosovės. Ajo qė nė Bruksel duan ta bėjnė tė qartė ėshtė se ky raport ėshtė i pari dhe se tė tillė do tė ketė edhe disa nė tė ardhmen derisa Kosova tė mos i pėrmbushė tė gjitha kushtet.

Nė pyetjet lidhur me mundėsinė qė kėtė vit Kosovės t’i hiqen vizat, disa diplomatė tė BE-sė thanė se “kjo pyetje ėshtė aq joserioze, saqė nuk meriton as pėrgjigje”.

Nė raport pėrmenden se si “numri i madh i aplikacioneve tė pazgjidhura pėr riatdhesim nga Belgjika dhe Gjermania dėshmon se ky provizion nuk funksionon nė rastet e tė gjitha shteteve anėtare”. “Kosova duhet t’i pėrputhė statistikat pėr riatdhesim me ato tė shteteve anėtare”, thotė raporti.

Nė bllokun ku flitet pėr sigurinė e dokumenteve, problem mbetet ēėshtja e pasaportave biometrike dhe ato jo vetėm pėr shkak tė skandalit me pagesat nga Ministria e Punėve tė Brendshme pėr kompaninė austriake, e cila prodhonte pasaportat e tilla.

Edhe ky raport pėrmend ato qė i kanė tė pėrbashkėt pothuajse tė gjitha raportet e BE-sė pėr Kosovėn, e ato janė krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Ndėrhyrja politike nė sistemin e drejtėsisė po ashtu pėrmendet si problem edhe nė kėtė raport.

http://www.kosova.com/artikulli/90522
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.2.2013, 21:18   91
Citim:
Thaēi: Brukseli po nxitė bashkimin e shqiptarėve

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	088990_160009.jpg
Shikimet:	126
Madhėsia:	26,2 KB
NNJ:	4166Nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi ka folur me tone tė ashpra ndaj Brukselit zyrtar, lidhur me liberalizimin e vizave. Duke i quajtur burokratė, njė pjesė tė zyrtarėve tė Brukselit, tė cilėt sipas tij, shqiptarėt vazhdojnė t’i mos i shohin qytetarė tė kategorisė sė tyre, kryeministri Thaēi tha se nėse vazhdohet kėshtu, rruga e vetme mbetet integrimi i shqiptarėve, nė njė shtet tė vetėm.

Pasi ka dėgjuar kritikat e opozitės pėr ngecjen e Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave, kryeministri nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės ka pėrsėritur se faji pėr kėtė ėshtė nė Bruksel, pėr shkak tė mosunitetit tė vendeve anėtare tė BE-sė. Kreu i Qeverisė sė Kosovės, tha se ende njė pjesė e zyrtarėve nė Bruksel, po i sheh shqiptarėt me prizmin qė i ka parė ish Jugosllavia.

“Nė kohėn e Jugosllavisė, shqiptarėt janė trajtuar si qytetarė tė kategorisė sė dytė. Pėr fat tė keq, nė Bruksel, ka ende burokratė qė i trajtojnė shqiptarėt me tė njėjtin prizėm. Kjo ėshtė e vėrtetė, e them me pėrgjegjėsi tė plotė si kryeministėr i Republikės sė Kosovės. Diēka tė tillė qė po e bėj publike, qė e kam thėnė edhe nė takime tė mbyllura me zyrtarėt e Brukselit”, tha ai, siē transmeton RTK.

Kryeministri Thaēi ia tėrhoqi vėrejtjen Bashkimit Evropian qė tė mos vazhdojė me tė njėjtėn qasje ndaj Kosovės.

“Nėse vonohet dhe vazhdon tė sillet kėshtu Brukseli, atėherė shqiptarėve nuk u mbetet tjetėr alternativė vetėm tė akomodohen nė BE mė sė miri dhe mė sė lehti si njė shtet i vetėm”, tha Thaēi

Kėto komente, kreu i Qeverisė sė Kosovės i bėri pas akuzave tė opozitarėve pėr ngecjen e Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave. Deputetja e LDK-sė, Vjosa Osmani, tha se kryeministri po fshihet pas deklaratave politike.

“Nuk ėshtė faji as i Spanjės, as i Sllovakisė, as i Greqisė, as i Qipros, as i Rumanisė, qė Kosova nuk i ka pėrmbushur detyrimet qė kanė tė bėjnė me procesin e riatdhesimit sigurinė e dokumenteve, lufta kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, ndėrhyrjet politike nė gjyqėsor dhe administrata publike si kritere esenciale pėr tė arritur sukses nė procesin e liberalizimit tė vizave”, tha Osmani.

Ndėrsa deputetja e Vetėvendosjes, Alma Lama ka rikthyer vėmendjen tek marrja e udhėrrėfyesit pėr vizat.

“Marrja e udhėrrėfyesit pėr vizat u interpretua si shpėrblim pėr dialogun, ministrat po fluturonin, mburreshin pėr suksesin e madh se ja ēfarė kemi marrė. E ēfarė kishin marrė? Shpėrblimi ishte njė dokument me 100 pyetje, i cili ėshtė dyfishi i pyetjeve qė kanė marrė vendet e rajonit”, tha Lama.

Sidoqoftė, Kryeministri Hashim Thaēi tha para deputetėve se Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave para dy vjetėsh. Duke i quajtur tė paqėndrueshme justifikimet e Brukselit, Thaēi tha se Kosova do t’i kryej nė afat rekord tė gjitha kriteret shtesė qė po i vihen Kosovės nga ana e Bashkimit Evropian.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,13,103782

Citim:
Thaēi: Brukseli, politikė tė padrejtė ndaj shqiptarėve

PRISHTINE - Kryeministri i Kosovės Hashim Thaci, tha sot se shqiptarėt mund tė shkojnė nė Bashkimin Evropian si njė shtet i vetėm, nėse nuk ndryshon qasja e Brukselit ndaj tyre.

Ai i bėri kėto komente nė Parlamentin e Kosovės, pas kritikave qė ju bėnė qeverisė sė tij pėr dėshtim nė procesin e liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt Kosovės.

Tė martėn Komisioni Evropian tha se problemet me luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, radhiten nė mesin e pengesave kryesore pėr Kosovėn qė tė pėrfshihet nė kėtė proces.

Nė raportin e kėtij komisioni rreth vlerėsimit tė punės sė institucioneve pėr pėrmbushjen kritereve pėr liberalizim. thuhet mes tjerash se, mundėsitė aktuale tė Kosovės pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin mbeten tė kufizuara dhe mė njė ndikim potencialisht tė madh nė sigurinė e brendshme tė Bashkimit Evropian.

Qeverisė i janė paraqitur rreth 70 rekomandime qė duhet pėrmbushur deri nė pėrfshirjen e Kosovės nė regjimin e udhėtimit pa viza nė vendet e Bashkimit Evropian.

I gjetur nėn kritikat e opozitės, kryeministri Thaēi, tha se problemi qėndron nė Bruksel dhe nė zbatimin e njė politike tė padrejtė ndaj shqiptarėve.

Nė kohėn e Jugosllavisė, shqiptarėt janė trajtuar si qytetarė tė kategorisė sė dytė. Pėr fat tė keq, ka ende burokratė nė Bruksel qė i trajtojnė shqiptarėt me nostalgjinė e Jugosllavisė, apo tė (Josip Broz) Titos, apo tė Serbisė, me atė prizėm. Kjo ėshtė e vėrtetė, e them me pėrgjegjėsi tė plotė si kryeministėr i Republikės sė Kosovės. Diēka tė tillė qė po e bėj publike, qė e kam thėnė edhe nė takime tė mbyllura me zyrtarėt e Brukselit”, tha kryeministri Thaēi

Ai tha se shqiptarėt do tė shqyrtojnė rrugė tė tjera nėse nuk ndryshon qasja ndaj tyre. “Nėse vonohet dhe vazhdon tė sillet kėshtu Brukseli, atėherė shqiptarėve nuk u mbetet tjetėr alternativė vetėm tė akomodohen nė Bashkimin Evropian mė sė miri dhe mė sė lehti si njė shtet i vetėm”, tha kryeministri Thaēi.

Nė zyrėn e Bashkimit Evropian nuk deshėn tė komentojnė qėndrimet e kryeministrit Thaēi.

Komisioni Evropian hapi bisedimet me Kosovėn pėr liberalizimin e vizave nė janar tė vitit tė kaluar, por nė raportin e parė u tha se vendi ka ende shumė punė pėr tė bėrė.

Kosova mbetet vendi i vetėm nė Evropėn Juglindore jashtė kėtij procesi dhe qytetarėt e saj mund tė udhėtojnė nė shumė pak vende pa viza.

http://www.balkanweb.com/kosova/2686...ve-120496.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.7.2013, 21:01   92
Citim:
Liberalizimi i vizave, Kuvendi miraton 8 ligje

PRISHTINE - Kuvendi i Kosovės me procedura tė shpejtuara ka miratuar pakon prej tetė ligjeve si pjesė e pėrmbushjes sė kritereve pėr liberalizimin e vizave.

Projektligjet janė sponsorizuar nga Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi dhe me shumicė votash janė mbėshtetur nga deputetėt.

Kėto ligje rregullojnė fusha tė azilit, azil-kėrkimit, menaxhimit tė integruar tė kufirit dhe ēėshtje tė ngjashme, pėr tė cilat Bashkimi Evropian kėrkon standarde evropiane pėr vendet qė mėtojnė tė futen nė zonėn pa viza - Shengen.

Sipas procedurave, tė tetė ligjet i nėnshtrohen edhe njė rishikimi pėr komisionet gjegjėse dhe mė pas formalisht votohen edhe njėherė nė Kuvend, para se t’i procedohen presidentes pėr nėnshkrim dhe publikim nė gazetėn zyrtare.

Miratimi i kėsaj pakoje ligjore u bė nė ditėn kur para Kuvendit, nė seksionin e pasdites pritet tė flasė edhe Komisionari pėr Zgjerim i BE-sė, Stefan Fule.

http://www.balkanweb.com/kosova/2686...je-141927.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.11.2013, 20:58   93
Citim:
BE heq vizat pėr Shqipėrinė

Bashkimi Evropian tė hėnėn ka marrė vendimin pėrfundimtar pėr heqjen e vizave pėr qytetarėt e Shqipėrisė dhe tė Bosnjė-Hercegovinės.

Bėhet e ditur se vendimi qė u bė publik pas mbledhjes sė zhvilluar nė Bruksel, u miratua me unanimitet nga tė gjithė ministrat e brendshėm tė Bashkimit Evropian. Kjo ėshtė njė ngjarje historike pėr shqiptarėt dhe boshnjakėt, ndėrkohė qė lėvizja e lirė do tė hyjė nė fuqi nė muajin dhjetor.

Sipas kėtij vendimi dhe pas botimit nė Fletoren Zyrtare, shtetasit e Shqipėrisė dhe Bosnjė-Hercegovinės do tė mund tė udhėtojnė pa viza nė tė gjitha vendet e zonės Shengen, duke pėrjashtuar kėtu Anglinė dhe Irlandėn.

Sipas kushteve konkrete tė pėrcaktuara nė rregullat e lėvizjes sė lirė, parashikohet qė liria me vizat do tė jetė vetėm pėr 3 muaj dhe pas kėsaj, tė gjithė ata qė do tė shkelin rregullat, do t’u duhet tė kthehen mbrapsht dhe pėr 5 vjet ta kenė tė hequr mundėsinė pėr tė udhėtuar drejt vendeve tė zonės Shengen.

http://www.telegrafi.com/lajme/be-he...ne-3-8261.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:42.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.