Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 28.11.2008, 15:40   1
kalimtar/e
 

1940-44: Instituti i Studimeve Shqiptare, pararendės i Akademisė sė Shkencave


Citim:
Gentiana SINOJMERI, Arkivi Shqiptar, Viti 5, Nr. 1-2, 2004.

Gjatė viteve tė pushtimit fashist, njė prej ngjarjeve qė meriton t' i kushtohet vėmendje e veēantė ėshtė krijimi dhe veprimtaria e Institutit tė Studimeve Shqiptare, ėndėrre kahershme e intelektualėve e patriotėve shqiptarė. Mė 8 prill 1940 Sekretari i Pcrgjithshėm i Kryesisė sė Kėshillit tė Ministrave miratoi krijimin e fondacionit "Skanderbeg" si dhe statutin e Institutit tė Studimeve Shqiptare. Sipas kėtij statuti, Insituti i Studimeve Shqiptare kishte pėr qėllim t'i jepte hov e tė bashkėrendonte lėvizjen intelektuale shqiptare nė fushėn e shkencės, tė letrave e arteve. Tė pėrkujdesej pėr pasurimin e kulturės kombėtare, duke marrė si shėmbull kombet e pėrparuara tė Europės, por duke ruajtur njėkohėsisht dhe karakterin kombė'tar sipas mendėsi ve dhe traditave mė tė mira kombėtare1.

Instituti ishte i organizuar nė katėr komisione kryesore dhe secili prej tyre kishte disa nėnkomisione sipas shkencave pėrkatėse:
1. Shkenca morale e historike
2. Shkenca fizike, matematike dhe natyrore
3. Gjuhėdheletėrsi
4. Arte

Instituti mbante nė gjirin e vet 48 anėtarė tė pėrjetshėm qė formonin edhe Kėshillin e Pėrgjithshėm me sekretar tė pėrgjithshėm At Zef Valentinin. Kryetar i Institutit u zgjodh Ernest Koliqi2. Anėtarėt e Institutit ishin figura tė shquara tė inteligjencies shqiptare, si Eqerem Ēabej, Aleksandėr Xhuvani, At Anton Harapi, Karl Gurakuqi, Lasgush Poradeci, Namik Resuli, At Zef Valentini, Dom Lazėr Shantoja, Filip Fishta, At Justin Rrota, Ilo M. Qafėzezi, Anton Paluca, Xhevat Korēa, Kol Kasmi, Ekrem Vlora, Ernest Koliqi, Sotir Kolea, Vangjel Koēa, Dhimitėr Berati, etj.3

Pėr tė pasur njė ide mbi pėrmasat intelektuale e patriotike tė kėtyre personaliteteve, do tė mjaftonte tė jepnim tė dhėna biografike pėr vetėm disa prej tyre. Njė ndėr veprimtarėt mė me zė tė kėtij Instituti ishte At Anton Harapi, franēeskan, i diplomuar nė Austri nė degėn filologji-teologji, drejtor i gjimnazit franēeskan "Illyricum" nė Shkodėr, krijues i grupit "Ora e Maleve", kryeredaktor i "Hylli i Dritės" si dhe bashkėpunėtor i disa organeve tė shtypit, si "Ylliria", "Arbėria", "Demokracia"etj.

Dhimitėr Berati, i diplomuar nė Bukuresht pėr shkenca politike dhe nė Romė pėr shkenca juridike. Kishte pėrfaqėsuar Shqipėrinė e ēėshtjen shqiptare nė misione diplomatike nė Itali, Francė, Bullgari, Rumani, Greqi, Jugosllavi.
Ernest Koliqi, i diplomuar nė Universitetin e Padovės nė degėn e letėrsisė. Fillimisht lektor i gjuhės shqipe nė universitet dhe mė vonė profesor i gjuhės shqipe nė Universitetin e Romės, Drejtor i revistės "Shkėndia".

At Justin Rrota, franēeskan i diplomuar nė Austri pėr filozofi-teologji. Mbledhės i palodhur i dokumenteve mbi Shqipėrinė nė arkivat e Venedikut, dhe njė ndėr gjuhėtarėt mė me zė tė kohės.

Anton Paluca, figurė e njohur e arsimit shqiptar. I diplomuar nė shkencat pedagogjike nė Austri. Kishte qenė drejtor i Normales sė Elbasanit, inspektor i studentėve shqiptarė nė Austri, Ēekosllovaki, Gjermani. Profesor nė Liceun e Shkodrės dhe tė Tiranės dhe autor i teksteve shkollore pėr shkollat fillore, tė mesme etj.

Instituti i Studimeve Shqiptare kishte organin e tij propagandues, ku paraqisnin punimet e tyre shkencore anėtarėt e tij. Ky organ titullohej "Gjuha Shqipe" dhe kishte kryeredaktor At Justin Rrotėn.

Nė vitin e parė tė formimit tė kėtij Instituti u mblodh pėr herė tė parė Kuvendi I i Studimeve Shqiptare, me arritjet shkencore tė studiuesve, tė intelektualėve nė fushat e shkencave shoqėrore. Vendin e parė dhe mė tė rėndėsishėm e zuri arkeologjia shqiptare me rezultatet e gėrmimeve tė reja nė Butrint, fillimet e gėrmimeve nė Golem (Shkodėr), Koman, nė rrugėn "Egnatia", studimin e 4 kishave tė Butrintit pėr periudhėm bizantine dhe kėrkimet rreth kėshtjellave venedikase.

Pasiguria politike dhe sidomos mungesa e njė legjislacioni pėr mbrojtjen e pasurisė kombėtare arkeologjike rrezikonte veēmas thesarin numizmatik, shqiptar, i cili kishte mundėsi tė grabitej mjaft lehtė. At Zef Valentini u pėrpoq ta shpėtonbte kėtė thesar tė paēmuar qė po ikte nga Shqipėria. Por jo vetėm ky thesar. Dhimitėr Berati shpalli alarmin se ikona tė ēmueshme shqiptare po zhdukeshin jashtė vendit, duke lėnė pas njė vend tė zbrazėt nė historikun e ikonografisė shqiptare dhe si rrjedhojė e kėsaj shteti duhej tė merrte masa tė forta pėr tė ndalur kėtė rrjedhje tė traditave kulturore shqiptare.

Megjithė punėn e lavdėrueshme tė studiuesve shqiptarė, pėrpara tyre qėndronte vėshtirėsia e madhe, si pėr ēdo studiues, mungesa e burimeve dokumentare. Deri nė vitin 1940 nė fushėn e burimeve arkivore gjithēka ishte dokumentim i periudhės sė Mesjetės. Pėr kėtė periudhė historike ishin tė pasura arkivat e huaja, si ato tė Vatikanit, Napolit, Stambollit, Raguzės, Vjenės etj. Pėr kėtė problem Kuvendi mori pėrsipėr detyrėn e mbledhjes sė dokumenteve, si dhe botimin e njė bibliografie4.

Drejtimi kryesor i punės sė Institutit qė nė fillim ishte ai i botimeve e ribotimeve tė veprave dhe kryeveprave tė Rilindasve tanė si dhe intelektualėve mė tė shquar tė botės shqiptare. Insituti nė vitin 1942 botoi vėllimin "Opera Omnia", ku pėrfshiheshin veprat poetike e prozaike, ligjėrata dhe polemika tė Naim Frashėrit dhe At Gjergj Fishtės5. Mė 1944 Instituti botoi fjalarėt e Buzukut, Budit, Bardhit si dhe veprat e Imzot Pal Skiroit6. Nė njė letėr drejtuar Institutit, krahas pėrgėzimeve pėr punėn e tij, Asdreni shprehte dėshirėn qė tė gjitha veprat e tij, disa prej tyre dorėshkrime dhe tė panjohura, tė botoheshin nga ky Institut, duke pasur parasysh nivelin e lartė intelektual tė kėtij Instituti.

Gjithashtu, nė vitin 1940 me kontributin e Terenc Toēit, Instituti botoi veprėn me karakter kritik "Shqipėria 1937"7.

Njė angazhim serioz i anėtarėve tė tij ishte pėrgatitja pėr botim i dy antologji ve tė prozės dhe poezisė tė autorėve tė mėdhenj tė letrave shqipe, si At Gjergj Fishta, Asdreni, Anton Zako Ēajupi, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Ali Asllani, Mygjeni, Aleks Ēaēi, Dhimitėr Shuteriqi etj., si edhe botimi i antalogjisė folkloristike, sintezė e shpirtit popullor shqiptar8. Nė vitin 1940 Instituti pėrgatiti pėr botim katėr monografi tė Ilo Mitkė Qafėzezit.

Njė punė serioze u krye nga gjuhėtarėt profesor Aleksandėr Xhuvani, profesor Karl Gurakuqi, profesor Anton Paluca dhe At Zef Valentini pėr botimin nė vitin 1942 tė Fjalorit Terminologjik tė Gjuhės Shqipe. Nė vitin 1942, dr. Aleksandėr Sirdani, me ndihmėn e Institutit boti veprėn "Frazeologjia Shqipe".

Instituti Studimeve Shqiptare, nė vitin 1940, me iniciativėn e z. Petraq Pepo, pėrgatiti konferencėn e titulluar "Shqipėria dhe banorėt e saj gjatė periudhės proto-historike". Insituti i Studimeve Shqiptare mori pėrsipėr tė mbledhė dhe botojė ēdo dokument e ēdo dėshmi ose vepėr tė shkruar nga tė huajt pėr tė drejtat e kombit shqiptar, pėr origjinėn e kulturėn e tij. Nė kėtė kuadėr, me nismėn e tij u botuan veprat "Arkiv pėr letėrsi shqiptare, gjuhe dhe entologji", "Biologjia e kombit shqiptar" e dr. Milan Shuflait, "Gjuha shqipe dhe ilire" e Desider Izegh, si dhe publicistikė kushtuar Shqipėrisė dhe shqiptarėve nga historianė dhe shkrimtarė tė huaj9. Instituti i Strudimeve Shqiptare grumbulloi punimet shkencore tė studiuesve mbi visete ndryshme shqiptare, historinė dhe folklorin e tyre. Si studime rreth folklorit muzikor shqiptar, studime rreth toponomastikės shqiptare, studime mbi stacionet klimatike, ujrat minerale si dhe mbi mjeksinė popullore.

Komisioni i historisė dhe shkencave morale njė rėndėsi tė veēantė u kushtoi figurave tė shquara tė Rilindjes sonė Kombėtare, si Sami Frashėri, Hoxha Tahsim, Mustafa Qemali, Namik Qemali, Koēi Bej e Riza Tefiku, tė njohur jo vetėm si patriotė brenda vendit tė tyre, por edhe si reformatorė tė Turqisė. Po kėshtu u radhitėn emra tė shumtė njerėzish tė shquar me origjinė shqiptare nė vende tė ndryshme tė botės, si nė Itali, Gjermani, Greqi, Rumani, Egjipt, tė cilėt Instituti mori nismėn pėr t' i njohur mbarė publiku shqiptar dhe pėr tė rritur kėshtu natyrshėm krenarinė kombėtare. Kėshtu u bėnė publikime lidhur me personalitete tė shquara tė jetės politike italiane, si Francesko Crispi, Domenico Mauro dhe regjimenti i forcave garibaldine "Giuseppe Pace" i formuar nga shqiptaro-italianėt, i vlerėsuar shumė pėr kontributin e tyre pėr lirinė dhe bashkimin e Italisė; pėr familjet e shquara shqiptare tė vendosura nė Itali, si ajo Kastrioti, Doda Vallauri, Albani, Gazuli etj. Veēanėrisht u vu theksi nė kėto publikime se shqiptarėt i kanė dhėnė Papatit 5 papė, ndėr tė cilėt Papa Klementi II ka qenė Papa mė i suksesshėm i deri atėhershėm nė historinė e Papatit.

Instituti gjatė punės sė tij studimore rėndėsi tė veēantė i kushtoi pastėrtisė sė gjuhės shqipe. Nė pėrfundimin e vitit tė parė tė punės, Komisioni i Terminologjisė nxori nė qarkullim 100 fjalė shqipe qė zėvendėsuan fjalėt e huaja nė pėrdorimin e pėrditshėm10.

Gjithashtu me nismėn e Institutit u bė nė vitin 1940 emėrtimi i ri i rrugėve, shesheve tė kryeqytetit, duke pasur si kriter datat historike pėr Shqipėrinė, emrat e dėshmorėve kombėtarė tė personaliteteve shqiptare nė fushėn e politikės, ushtrisė, letrave, artit e fesė, si dhe emrat e tė huajve qė i kanė shėrbyer kombit shqiptar11.

Instituti i Studimeve, krahas punės studimore, mori pėrsipėr dhe ndėrtimin e njė Muzeu Shqiptar tė Shkencave Natyrore, i cili do tė pėrmblidhte njė koleksion zoologjik, njė erbarium tė florės shqiptare, si dhe njė koleksion tė mineraleve dhe fosileve qė ishin zbuluarderi ato vite. Ky muze u ndėrtua dhe u drejtua nėn kujdesin e prof. Sabiha Kasimati. Mė 1944 Instituti i Studimeve Shqiptare, nė bashkėpunim me Ministrinė e Kulturės Popullore, Ministrinė e Arsimit dhe atelienė fotografike "Marubi" arritėn krijimin e njė arkivi fotografik dhe hartografik shqiptar, pronė e kėtij Instituti dhe u pėrpoqėn pėr pasurimin e tij.

Nė korrik 1944 Instituti, krahas riorganizimit tė tij, pranoi nė gjirin e vet shumė intelektualė tė kohės, si Fan Noli, Myt'hat Frashėri, Ali Asllani Kristo Floqi, Krist Maloki, Dom Ndoc Nikaj, At Pashko Bardhi, Hasan Dosti, Hamdi Sulēebe, Hamit Kokalari, Spiro Konda, Vasfi Samimi, Odise Paskali, Rexhep Krasniqi, Vedat Kokona, Arshi Pipa, Dede Gostani, Gasper Shoshi, Gjelosh Luli, Gjush Sheldia, Llukė Karafili etj.

Nė fund tė vitit 1944, Instituti i Studimeve Shqiptare ndėrpret veprimtarinė e
tij. Nė vitin 1946 me vendim tė Qeverisė Shqiptare krijohet Instituti i Shkencave me njė strukturė tė pėrafėrt me atė tė Institutit tė Studimeve Shqiptare nė gjirin e tė cilit punonin njė pjesė e mirė e ish-anėtarėve tė atij Instituti.

Me gjithė jetėn e shkurtėr (1940-1944) Instituti i Studimeve Shqiptare kreu punė kolosale nė fushėn e shkencės dhe kulturės shqiptare, duke pasur parasysh edhe vėshtiresitė e mėdha ekonomike tė asaj kohe, por duke u mbėshtetur nė atdhetarizmin e madh tė anėtarėve tė vet si dhe tė gjithė inteligjencies shqiptare tė asaj kohe. E megjithatė kjo nuk e pengoi aspak pushtetin popullor tė pasluftės pėr tė denigruar dhe dėnuar deri nė fund tragjik shumė anėtarė tė Institutit. Studimet e tij i paraprinė punės shkencore tė mėpasshme tė Akademisė sė Shkencave.

________________
1. AQSH, F. 200, V. 1940, D. 10.
2. AQSH, F. 200, V. 1941, D. 4.
3. AQSH, F. 200, V. 1940, D. 1.
4. AQSH, F. 200, V. 1940, D. 11.
5. AQSH, F. 200, V. 1942, D. 37.
6. AQSH, F. 200, V. 1944, D. 32.
7. AQSH, F. 200, V. 1943, D. 29.
8. AQSH, F. 200, V. 1942, D. 23.
9. AQSH, F. 200, V. 1940, D. 32.
10. AQSH, F. 200, V. 1940, D. 12.
11. AQSH, F. 200, V. 1940, D. 15.

Ndryshuar sė fundmi nga sub674843 : 9.9.2011 nė 00:48.

  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 16:49.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.