Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 30.11.2008, 16:23   1

Shkrim i cituar Uster, Masaēusets: 28 Nėntori, tashmė festė zyrtare


Dita e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, 28 Nėntori i vitit 1912, nga ky vit do tė festohet zyrtarisht edhe nė Uster, njė qytet amerikan ku jeton njė komunitet i konsiderueshėm shqiptarėsh.

“ ...Prej ilirėve pasardhės tė pellazgėve tė vendosur nė Ballkanin Perendimor,... prej shqiptarėve tė parė tė ardhur nė SHBA mė 1876,... prej burrave tė shquar atdhetarė tė Lidhjes Shqiptare tė 1878-ės qė u pėrpoqėn pėr njė vend tė bashkuar, pėr tė zhvilluar gjuhėn amtare, letėrsinė, kulturėn, arsimin dhe njė alfabet..., Shqipėria arriti tė bėhej njė vend i pavarur mė 28 Nėntor 1912. Kultura, tradita, kuzhina, zakonet shqiptare kanė pasuruar edhe mė ndjeshėm jetėn e popullsisė sė Usterit-Masaēusets duke i dhėnė njė pėrmasė tė re larmisė sė kulturave qė e pėrbejnė kėtė qytet”.

Me kėtė deklaratė tė bėrė mes dhjetėra bashkėatdhetarėve qė jetojnė dhe punojnė nė Uster tė Masaēusetsit, Konsantina B.Lukes, kryetarja e bashkisė sė Usterit, shpalli njė ditė mė parė, nė mėnyrė simbolike, “njohjen e 28 Nėntorit 2008, Ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė...”, e thėnė ndryshe kjo festė do tė kremtohet zyrtarisht nė vitet nė vijim edhe nė kėtė qytet tė Amerikės nga shqiptaro amerikanėt qė jetojnė atje.

Prej njė jave nė ndėrtesėn e bashkisė sė qytetit tė Usterit-Masaēusets u valėvit flamuri shqiptar. Gjithēka mes bashkėatdhetarėve tanė nė Uster, por edhe nga qytetet tė tjera fqinje, u finalizua dje rreth orės 10:00, tė cilėt gėzueshėm shpalosėn flamuj dhe njė parullė tė shkruar nė shqip dhe anglisht “Dita e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. 28 Nėntor 1912”.

Mes urimeve, muzikės atdhetare dhe kujtimeve nė fotografi qė gjallėronin veprimet e grupit festiv iu bashkuan edhe bashkėorganizatorėt. Pas deklaratės sė kryetares sė Bashkisė sė Usterit, Konstantina B. Lukes pėrshėndeti dhe drejtuesi i Shoqatės ‘Kombi’, nė kėtė qytet.

“Nderimin pėr Flamurin tonė dhe identitetin shqiptar... ne e bėmė realitet dhe pėrmbushėm njė premtim tė cilin e kishim marrė prej kohėsh”, tha z. Dhimitėr Dishnica, kryetar i Shoqatės 'Kombi'.

Mes kėtij gėzimi tė arritur shqiptaro-amerikanėt qė festuan sė bashku kėtu nė Uster, treguan mbėshtetjen e pėrzemėrt duke uruar qė nė ēdo veprimtari shqiptarėt e bashkuar tė trashėgojnė vlerat mė tė mira dhe tė shquhen vazhdimisht pėr arrije dhe cilėsi tė reja.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=806:m...
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:11.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.