Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Ushtri
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 23.11.2008, 18:12   1

Shkrim i cituar Z1·SHV| FSK-ja operative nė vitin 2013


Mbulim.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2008, 18:13   2

Shkrim i cituar Selimi pritet tė jetė kmdt. i parė i FSK-sė


Gjenerallejtnant, Sylejman Selimi ėshtė propozuar tė jetė komandant i Forcės sė re tė Sigurisė qė do tė pėrbėhet nga 2500 ushtarė. I gatshėm pėr tė pranuar detyrėn, komandanti i pėrgjithshėm i TMK-sė, Sylejman Selimi, ka konfirmuar se i ėshtė propozuar tė vendosė nėn urdhėr ushtrinė e re tė Shqipėrisė sė Veriut.

http://www.lajmpress.com/?faqe=shfaqlajm&id=3360
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2008, 16:11   3

Shkrim i cituar Prishtinė: Shtyhet nė janar transformimi i TMK-sė nė FSK


Transformimi i Trupave Mbrojtėse tė KosovėsForcėn e Sigurisė sė Kosovės ėshtė shtyrė deri nė muajin janar tė vitit 2009. Deri atėherė, Trupat Mbrojtėse do tė vazhdojnė normalisht aktivitetet e tyre tė pėrditshme, njofton zyra pėr shtyp.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=2924
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.12.2008, 21:23   4

Shkrim i cituar Prishtinė: Selimi dekretohet komandant i FSK-sė


Presidenti i Shqipėrisė sė Veriut, Fatmir Sejdiu, ka dekretuar sot gjeneral lejtnant Sylejman Selimin Komandant tė Forcės sė Sigurisė.

"Bazuar nė kompetencat qė mė janė dhėnė me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, tė Ligjit pėr FSK-nė, dhe bazuar nė rekomandimin e Kryeministrit tė datės 19.12.2008, shpall kėtė dekret pėr emėrimin e Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi Komandant tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės", thuhet nė vendimin e presidentit Sejdiu.

Selimi, i cili u propozua nga kryeministri Hashim Thaēi, do tė jetė nė krye tė 2.500 trupave tė FSK-sė. Selimi ka qenė shef i shtabit tė pėrgjithshėm tė ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ndėrsa prej marsit, 2006 ėshtė nė krye tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=3033
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.1.2009, 18:37   5

Shkrim i cituar Prishtinė: TMK-ja shpėrbėhet nė 20 janar, nė 21 krijohet FSK-ja


Ministri i Forcės sė Sigurisė, Fehmi Mujota, bėri tė ditur se mė 20 janar zyrtarisht pushon sė ekzistuari TMK-ja ndėrsa njė ditė mė vonė, mė 21 janar, aktivizohet FSK-ja. Duke folur rreth funksionimit tė FSK sė, Mujota tha se tashmė ka filluar dorėzimi i armėve tė pjesėtarėve tė TMK-sė, ndėrkohė qė objektet dhe infrastruktura e TMK-sė, pėrveē shtatė lokacioneve, kalon nė pronėsi tė Qeverisė deri mė 19 janar. Ai tha se FSK do tė vendoset nė 7 kazerma, ndėrsa personeli i saj do tė pajiset me uniforma deri mė 2 shkurt 2009.

Mė 21 janar do tė hapet konkursi pėr tė gjithė shtetasit e Shqipėrisė sė Veriut qė dėshirojnė tė rekrutohen nė Forcėn e Sigurisė.

http://www.kosova.com/artikulli/51226
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.1.2009, 18:40   6

Shkrim i cituar Prishtinė: Rekrutimi nė FSK deri nė 14 shkurt


Prishtinė, 21 janar - Fushata e nisur dje anembanė Shqipėrisė sė Veriut pėr rekrutimin e 300 pjesėtarėve shtesė tė FSK sė, do tė zgjasė deri mė 14 shkurt.

http://www.kosova.com/artikulli/51308
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2009, 10:25   7

Shkrim i cituar Prishtinė: Tre eprorė tė FSK-sė japin dorėheqje


Prishtinė, 27 janar - Nga Forca e Sigurisė sė Kosovės kanė dhėnė dorėheqje tė parevokueshme tre eprorė tė lartė tė saj: Gjeneral brigade Fadil Kodra dhe dy kolonelėt Zenun Kodra dhe Raif Preteni. Ata kanė thėnė se procesi jotransparent nė pėrzgjedhjen e pjesėtarėve tė TMK-sė nė FSK, ndėrhyrja direkte e individėve tė caktuar brenda bordit pėr rekrutim, lėnia anash e shumė pjesėtarėve tė TMK-sė, i ka shtyrė ata tė japin dorėheqjen.

Ata u kanė shkruar njė letėr tė cilėn ua kanė dėrguar presidentit tė vendit Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaēi, kryetarit tė kuvendit, Jakup Krasniqi, ministrit tė FSK-sė, Fehmi Mujota, komandantit tė FSK-sė, Sylejman Selimi, si dhe bordit pėr rekrutim nė FSK.

"Lėnia anash e shumė pjesėtarėve tė TMK-sė tė cilėt kanė qenė tė pėrgatitur me cilėsi, pėrgatitje, kontribut dhe moral tė lartė kombėtar e politik, ua tejkalojnė shumicės sė atyre qė janė pranuar nė nivelin e lartė dhe tė mesėm tė FSK-sė", thuhet ndėr tė tjera nė kėtė letėr.

http://www.kosova.com/artikulli/51396
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.2.2009, 20:32   8

Shkrim i cituar Mitrovicė: Thirrje serbėve tė mos hyjnė nė FSK


I ashtuquajturi "ministėr pėr Kosovėn" i qeverisė serbe, Goran Bogdanoviē, u ka bėrė thirrje serbėve tė Shqipėrisė sė Veriut tė mos i bashkohen FSK-sė, ndėrsa "ka paralajmėruar" KFOR-in se mbėshtetja qė po i jep FSK-sė "vė nė rrezik marrėdhėniet me serbėt lokalė". Ai ka bėrė kėto komente nė Mitrovicė, gjatė takimit tė sė premtes me pėrfaqėsues tė komunave veriore tė Kosovės.

http://www.evropaelire.org/Content/Article/1376995.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.2.2009, 19:50   9

Shkrim i cituar Prishtinė: Pritet marrėveshje TMK-FSK pėr ripėrfshirje tė trupave


Ish-pjesėtarėt e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės dhe pėrfaqėsues tė institucioneve sinjalizojnė se mund tė jetė e shpejtė arritja e njė marrėveshjeje mes dy palėve, nė lidhje me pėrfshirjen edhe tė njė numri tė ish-pjesėtarėve tė TMK-sė nė FSK.

Anėtari i Kėshillit tė Protestueseve, Adrian Mehmeti, shpreson se shpejt mund tė ndodhė qė kjo ēėshtje tė rregullohet.

"Ka indikacione shumė tė qarta dhe ka interesim tė madh qė tė rregullohet kjo punė. Sot i kemi intensive takimet, edhe me Qeveri, edhe me shtab, edhe me krejt instancat e tjera, dhe besoj qė do tė mbėrrijmė deri te njė rezultat qė ta anulojmė kėtė protestė dhe tė fillojė procesi i kėrkesave krejt ēka i kemi bėrė ne", tha Mehmeti.

http://www.evropaelire.org/Content/Article/1467084.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.4.2009, 21:58   10

Shkrim i cituar Prishtinė: Fillon armatosja e FSK-sė


Ministri i FSK-sė, Fehmi Mujota, ėshtė takuar tė mėrkurėn me admiralin Mark Fitzgerald dhe kreun e KFOR-it ku u fol pėr ecurinė e FSK-sė dhe rekrutimin. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Zyrės pėr Informim tė FSK-sė, ka filluar tashmė pajisja me armė dhe mjete mjekėsore, ndėrkohė qė po pėrzgjidhet dhe armatimi pėrfundimtar pėr ushtrinė.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=4129
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.4.2009, 01:49   11

Shkrim i cituar Prishtinė: 44 oficerė tė lartė pėr FSK


FSK-sė i shtohen edhe 44 oficerė tė lartė pas pėrfundimit tė suksesshėm tė stėrvitjeve pesėjavore. Nė mjediset e Komandės sė Doktrinės dhe Stėrvitjes nė FSK ėshtė bėrė gradimi i brezit tė parė pėr nėn-kolonelė dhe majorė. Zyra pėr informim e Ministrisė sė FSK-sė bėn tė ditur se oficerėt do tė vendosen njėherėsh nė vendet e tyre nė njėsitė pėrkatėse tė ushtrisė pėr tė pėrcjellė dhe zbatuar nė praktikė njohuritė e fituara.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=14402
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.12.2009, 00:04   12
Citim:
Nė fillim tė 2010 nis fushata pėr rekrutimin e pjesėtarėve tė ri tė FSK-sė

Ministri i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (MFSK), Fehmi Mujota, ka prezantuar para anėtarėve tė Komisionit parlamentar pėr Mbikėqyrjen e FSK-sė, punėn dhe funksionimin e ministrisė dhe tė FSK-sė, me ē’rast tha se nė fillim tė vitit 2010 fillon fushata e re pėr rekrutimin e 400 pjesėtarėve tė ri, ndėrsa kapacitetet e plota tė FSK-sė pritet tė arrihen nė vitin 2012.

Komisioni pėr Mbikėqyrjen e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės mbajti tė mėrkurėn mbledhjen e radhės, nė tė cilėn ministri Mujota foli pėr punėn dhe tė arriturat e deritanishme tė ministrisė qė ai udhėheq dhe tė Forcės sė Sigurisė.

Ai tha se Ministria e Forcės sė Sigurisė ka si mision krijimin e sigurisė nė tėrė territorin e Kosovės, pėr tė gjithė qytetarėt e saj dhe se deri tani ėshtė vėnė nė funksion mbi 60 pėr qind e kapacitetit tė saj tė brendshėm.

Duke folur pėr ndėrtimin e FSK-sė, ministri Mujota bėri tė ditur se deri nė fund tė vitit 2011 planifikohet tė bėhet kompletimi i saj, me gjithsej 3300 pjesėtarė, nga ta 2500 aktivė dhe 800 rezervė, ndėrsa nė fillim tė vitit 2010 pritet tė fillojė fushata e re pėr rekrutimin e 400 pjesėtarėve tė rinj.

Mujota tha se i gjithė procesi i ndėrtimit tė MFSK-sė dhe FSK-sė po bėhet sipas standardeve tė NATO-s, dhe nė bashkėrendim me kėshilltarė dhe ekspertė tė saj, ndėrsa sipas kėtyre ritmeve, parashihet qė kapacitetet e plota tė arrihen deri nė vitin 2012.

Sipas tij, reduktimi i KFOR-it, gjatė vitit tė ardhshėm, nuk do tė ndikojė nė sigurinė e Kosovės, pasi ky ėshtė njė indikacion se Kosova tashmė ėshtė bėrė faktor stabiliteti.

Anėtarėt e Komisionit pėrgėzuan ministrin Mujota pėr punėn dhe tė arriturat nė ministri dhe FSK, si dhe shprehėn pėrkushtimin pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė funksion tė krijimit tė njė force sipas standardeve tė NATO-s, njofton Zyra pėr marrėdhėnie me media dhe publikime pranė Kuvendit tė Kosovės.

http://rtv21online.com/home/?section...ls&newsid=6614
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.12.2009, 20:05   13
Citim:
Rruga e FSK-sė

Zyrtarė nga Ministria e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės thonė se janė duke punuar maksimalisht qė sa mė parė tė bėhet funksionalizimi i plotė i kėsaj force. Ndėrkaq, ekspertėt pėr ēėshtje ushtarake dhe tė sigurisė konsiderojnė se njė nga sfidat e FSK-sė ėshtė profesionalizimi dhe pajisja me armėt e duhura.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	fsk-prishtine.jpg
Shikimet:	814
Madhėsia:	28,9 KB
NNJ:	2200

Pėrfaqėsues nga Ministria e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, ndonėse nuk mund tė japin afate tė sakta kohore se kur kjo forcė do tė jetė komplet operacionale, thonė se viti 2011, ose 2012, mund tė jetė koha kur kjo forcė do tė jetė krejtėsisht operacionale.

Megjithatė, zėvendėsministri Behxhet Brajshori thotė se kjo forcė ėshtė nė rrugė tė drejtė qė tė arrijė nė nivelin e dėshiruar tė profesionalizmit tė saj.

“Sipas rrjedhave tė deritashme, lirisht mund tė themi se jemi nė dinamikėn e paraparė kohore nė ngritjen e kapaciteteve nė Ministrinė e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, pėrkatėsisht nė FSK”, thotė Brajshori.

“Ju e dini qė nė shtator ne kemi bėrė deklarimin e kapaciteteve operacionale fillestare. Tani kemi hyrė nė fazėn e dytė, kryesisht rreth trajnimeve dhe ne do tė vazhdojmė me kėtė dinamikė”, thekson Brajshori, duke shtuar se gradualisht janė duke pranuar rekrutė tė rinj nga shoqėria civile.

Sipas zyrtarėve tė FSK-sė, tė gjithė qytetarėt e Kosovės, tė cilėt janė tė interesuar tė jenė pjesė e kėsaj force, mund tė konkurrojnė nė konkursin qė do tė hapet nė muajin janar, ku pritet tė pranohen edhe 400 rekrutė tė rinj.

Nga ana tjetėr, ekspertėt pėr ēėshtje ushtarake dhe tė sigurisė konsiderojnė se operacionalizimi i plotė i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės ėshtė shumė i rėndėsishėm. Eksperti Nuredin Ibishi konsideron se FSK-ja pas kompletimit tė saj, jo vetėm qė do tė shėrbejė pėr kosovarėt, por, siē thotė ai, ajo mund tė jetė pjesė edhe e misioneve ndėrkombėtare.

“Ky ėshtė njė proces i vetėformimit tė saj, pra prej fazės sė rekrutimit, seleksionimit, por edhe vetė ngritjes sė kapaciteteve, pra aftėsimit tė kuadrove sipas niveleve tė saj, kėshtu qė ajo vetė nė detyrat, nė kompetencat e saj, do tė evoluojė”, thotė Ibishi.

Aktualisht, sipas zėvendėsministrit Brajshori, njė nga sfidat me tė cilat mund tė pėrballet kjo forcė, ėshtė ngritja e kapaciteteve njerėzore dhe ajo e infrastrukturės.

“Do tė thosha tė njerėzve, pėrkatėsisht tė kapaciteteve njerėzore, pra nevoja e ngritjes sė kapaciteteve fizike brenda Ministrisė, pėrkatėsisht pėrmirėsimit tė infrastrukturės fizike nė tėrė vendin dhe shtrirjen horizontale tė kėtyre kapaciteteve”.

“Dhe, nėse arrijmė, brenda vitit 2010 tė kemi vėrtet njė akomodim tė mirė tė stafit nė pėrgjithėsi dhe tė kapaciteteve tė FSK-sė. Dhe, natyrisht, edhe shkollimin e kuadrove, si brenda, ashtu edhe jashtė vendit”, shprehet Brajshori. (rfe)

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../20843/C4/C16/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.12.2009, 23:47   14
Citim:
Njė bazė ushtarake pėr FSK-nė nė veri

Prishtinė, 16 dhjetor - Komisioni pėr Punė tė Brendshme dhe Siguri i Kuvendit tė Kosovės, kryesuar nga z. Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhės me ē’rast u debatua pėr situatėn e sigurisė nė Republikėn e Kosovės.

Ndėrtimi i kazermės ushtarake serbe pran kufirit me Kosovėn dhe rasti Bllaca ishin tema bosht tė kėti debati.

Anėtarėt e Komisionit u shprehėn se potencialet ushtarake duhet tė shėrbejnė pėr ruajtjen e sigurisė nė rajon, e jo tė pėrdoren si provokim, siē bėn Serbia. Megjithatė, Komisioni vlerėsoi se ky objekt ushtarak nga ana e Serbisė nuk paraqet rrezik pėr sigurinė e vendit.

Deputetja Melihate Tėrmkolli, tha se edhe Kosova duhet ta ndėrtojė njė bazė ushtarake nė veri pėr FSK-nė, si kundėrpėrgjigje pėr bazėn ushtarake serbe.

Komisioni pėrshėndeti deklaratėn e admiralit, Mark Fitzgerald, komandant i Forcave tė NATO-s nė Napoli nė tė cilėn thuhet:” reduktimi i forcave tė KFOR-it, bėhet pėr shkak se situata e sigurisė ėshtė stabile dhe nuk ka indikacione qė e rrezikojnė atė”.

Ndėrkaq, nė lidhje me rastin “Bllaca,” anėtarėt e Komisionit u shprehėn se Policia dhe organet e hetuesisė ėshtė dashur tė reagojnė mė me kohė, ndėrsa drejtėsia duhet tė bėjė punėn e vet e pandikuar nga askush, u tha nė kėtė mbledhje.

Kryetari i Komisionit njoftoi pėr vizitėn e njė delegacioni tė Kosovės nė Republikėn e Shqipėrisė, me ē’rast ėshtė nėnshkruar njė marrėveshje pėr sigurinė mes shteteve tė Evropės Juglindore.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=40585
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.12.2009, 16:49   15
Citim:
U certifikuan 276 rekrutė tė FSK-sė

Sot nė Qendrėn Nacionale e Trajnimit tė FSK sė nė Ferizaj ėshtė bėrė certifikimi i 276 rekrutėve tė gjeneratės sė dytė tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, si dhe ėshtė bėrė akti i bartjes sė pėrgjegjėsive tė stėrvitjeve nga ekipi pranues i NATO s tek instruktorėt e licencuar tė FSK sė.



Nė ceremoninė e certifikimit tė rekrutėve tė ri morėn pjesė presidenti dhe njėherėsh komandant i pėrgjithshėm i FSK sė Fatmir Sejdiu, ministri i FSK sė Fehmi Mujota, komandanti i FSK sė, gjenerallejtėnant Sylejman Selimi dhe komandanti i KFOR it, gjenerallejtėnant Markus Bentler.

Me kėte rast, presidenti Sejdiu theksoi se orientimi dhe vizioni themelor i popullit tė Kosovės ėshtė qė tė zhvillojė paqen dhe demokracinė.

"Orientimi dhe vizioni themelor i yni dhe i gjithė kėtyre njerėzve qė kemi para vetes ėshtė tė mbajmė, tė zhvillojmė paqen dhe demokracinė nė Kosovė. Mė kujtohet nė kėtė sallė tė bukur presidenti Klinton, fotografia e tė cilit ekziston kėtu para nesh, pat lėnė njė mesazh shumė shumė domethėnės pėr Kosovėn. Nuk mund tė harroni asnjėherė atė qė keni pėrjetuar si popull, por koha ėshtė qė tė mbajmė paqen dhe lirinė e gjithė qytetarėve", ka thėnė Sejdiu.

Ndėrsa, ministri Fehmi Mujota tha se certifikimi i pjesėtarėve tė ri tė FSK sė ėshtė ditė e shėnuar dhe e rėndėsishme pėr rekrutėt dhe familjet e tyre, por njėkohėsisht edhe pėr Ministrinė e Forcės sė Sigurisė, Qeverinė dhe popullin e Kosovės.

Mujota, po ashtu, vlerėsoi lart arritjet dhe rezultatet e FSK sė, duke pėrmendur edhe bashkėpunimin e ngushtė me NATO n dhe KFOR in.

Ndėrkaq, komandanti i FSK sė, gjenerallejtėnant Sylejman Selimi tha se arritjet e pjesėtarėve tė ri gjatė kėtij trajnimi janė shumė tė nevojshme pėr tė shtuar kapacitetet e kėsaj force dhe pėr arritur rezultate tė nivelit mė tė lartė.

Komandanti i KFOR it, gjenerallejtėnant Markus Bentler theksoi se ekipet trajnuese tė NATO s dhe KFOR it kanė ndihmuar Kosovėn nė themelimin dhe ngritjen e FSK sė, duke shtuar se ata jo vetėm qė kanė trajnuar personelin e FSK sė, por gjithashtu kanė trajnuar pjesėtarėt e FSK sė qė vetė tė pėrpilojnė dhe tė ligjėrojnė kurset.

http://rtv21online.com/home/?section...ls&newsid=6937
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.1.2010, 22:48   16
Citim:
FSK, nė Shqipėri pa marrėveshje me KFOR

32 pjesėtarė tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės do tė vazhdojnė qėndrimin nė zonat e pėrmbytura nė Shqipėri, derisa situata tė normalizohet.

Lajmin e bėjnė tė ditur autoritetet kosovare, tė cilat kanė saktėsuar se njėsia e FSK po ndihmon Ushtrinė shqiptare.

Por kjo nismė e institucioneve tė Kosovės – siē raporton televizioni Top Channel - ka nxitur debate mes KFOR-it dhe Qeverisė kosovare, pėr faktin se misioni i parė i jashtėm i FSK-sė bėhet pa marrėveshje.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=6993
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.2.2010, 04:26   17
Citim:
Armatoset FSK-ja

Prishtinė, 10 shkurt - Zyrtarė nga Ministria e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės dhe drejtuesit e kėsaj force thonė se po punojnė qė sa mė parė tė bėhet funksionalizimi i plotė tė FSK-sė, duke pėrfshirė kėtu edhe pajisjen me armatim ashtu siē ėshtė e paraparė me ligj.

Nė kuadėr tė kėtij procesi, zyrtarė nga MFSK deklaruan pėr Kosovapress se tashmė e kanė bėrė pagesėn e 375 armėve tė gjata dhe bartja e tyre nga vendi i blerjes do tė bėhet shumė shpejt pėr Kosovė.

Zėdhėnėsi i MFSK-sė, Ibrahim Shala, ka thėnė pėr Kosovapress se procedura e armatimit tė FSK-sė ėshtė nė pėrfundim e sipėr dhe tani pasi ekspertėt e FSK-sė kanė pėrzgjedhur llojin e armėve dhe janė pėrcaktuar pėr sasinė, armėt pritet sė shpejti tė vijnė nė Kosovė.

Edhe komandanti i FSK-sė, gjenerallejtėnant Sylejman Selimi, gjatė prezantimit tė raportit njėvjeēar mbi zhvillimet nė FSK, pohoi pėr blerjen e 375 armėve tė gjata G36 dhe njė sasie tė municionit.

Forca e Sigurisė sė Kosovės parashihet tė ketė 2500 pjesėtarė aktivė dhe 800 rezervė. Aktualisht personeli i FSK-sė ėshtė i pėrbėrė prej 1816 pjesėtarėve.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,11314
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.2.2010, 22:42   18
Citim:
Fushata e rekrutimit nė FSK do tė pėrfundojė me 12 mars 2010

FSK-ja njofton opinionin e gjerė e sidomos tė gjithė ata tė rijnė qė janė nė procedurė e sipėr tė aplikimit nė FSK,se me vendim tė Ministrit tė FSK-sė,Fehmi Mujota fushata e rekrutimit do tė pėrfundojė mė 12 mars 2010.

Ėshtė vlerėsim i MFSK-sė, se fushata e rekrutimit deri mė tash ėshtė zhvilluar normalisht.Marrja dhe paraqitja e fletė aplikacioneve vazhdon tė bėhet nė tė gjitha kazermat e FSK-sė: Prishtinė, Mitrovicė, Pejė, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Po ashtu edhe ekipet mobile tė regrutimit nė teren janė duke vazhduar punėn me sukses, nė kontakt me qytetarėt e Republikės sė Kosovės, me tė gjitha komunitetet dhe gjinitė.

Fushata do tė vazhdojė sipas orarit dhe planifikimit: me 1 mars ekipet mobile tė rekrutimit do tė jenė nė: Graēanicė, Gjilan, Prizren dhe Klinė, dhe me 2 mars nė: Mitrovicė, Obiliq, Novobėrdė, Kllokot, dhe Rahovec.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=48941
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.4.2010, 18:30   19
Citim:
Shefi i shtabit tė Ushtrisė Gjermane viziton FSK-nė

Ministri i FSK-sė, Fehmi Mujota i shoqėruar nga komandanti i FSK-sė, gjenerallejtėnant Sylejman Selimi, pritėn tė enjten nė objektet e Komandės dhe doktrinės tė stėrvitjes, nė Ferizaj, shefin e Shtabit tė Ushtrisė Gjermane gjenerallejtėnant Werner Freers, tė cilin e shoqėronte edhe komandanti i KFOR-it, gjenerallejtėnant Markus Bentler dhe oficerė tė lartė tė KFOR-it.

Ministri Mujota nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės e falėnderoi shtetin gjerman, pėr ndihmėn dhe pėr pėrkrahjen, qė ky shtet nė vazhdimėsi ka dhėnė dhe po jep nė ngritjen dhe forcimin e FSK-sė. Mujota gjithashtu e njoftoi mysafirin me tė arriturat dhe me sfidat qė FSK-ja, ka para vetes.

“Jemi tė kėnaqur me ritmin e zhvillimeve pozitive qė po ndodhin ēdo ditė nė FSK, mirėpo jemi duke punuar shumė qė ky trend i zhvillimeve nė tė ardhmen tė jetė edhe mė i avancuar. Objektivi ynė kryesor mbetet qė tė ngrisim kapacitetet e plota operacionale nė afatet e duhura kohore, nė mėnyrė qė t’u japim mundėsi proceseve tjera avancuese”, ka thėnė Mujota.

Mė pastaj tė pranishmit patėn mundėsi qė nga afėr tė njihen edhe me kushtet dhe mundėsitė qė kjo Qendėr (KDS-ja) u ofron pėr trajnime dhe stėrvitje.

Nė shenjė respekti pėr bashkėpunim dhe pėrkrahje pėr shtetin Gjerman dhe gjeneralin e lartė tė Ushtrisė Gjermane, disa njėsite tė FSK-sė, qė tanimė janė nė fazėn operacionale, demonstruan disa shkathtėsi gjatė njė ushtrimi tė simuluar, tė zhvilluar nė poligonet dhe objektet e Komandės sė Doktrinės dhe Stėrvitjes, ne Ferizaj.

Nė fund tė vizitės, gjenerallejtėnant Freers u nda shumė i kėnaqur me ato qė pa gjatė kėsaj vizite, duke u shprehur se ndihma gjermane nuk do tė mungojė edhe nė tė ardhmen, bėn tė ditur Zyra pėr informim e MFSK-sė. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=8364
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.6.2010, 20:29   20
Citim:
Stėrvitje e FSK-sė pėr tė rritur aftėsitė reaguese nė situata emergjente

Prishtinė, 21 qershor - Nga data 21-25 qershor 2010, mbahet ushtrimi i quajtur “Luani i shkathėt 2”, qė ka pėr objektiv ushtrimin e Vend-komandės Fushore, i cili po zhvillohet nė objektet e FSK-sė nė Prishtinė, Ferizaj, Pamozotin dhe Gjilan. Ushtrimi ėshtė duke u mbajtur nė bashkėrendim me KFOR-in.



Qėllimi i stėrvitjes ėshtė trajnimi i komandantėve dhe oficerėve nė planifikim, organizim dhe realizim tė stėrvitjeve pėr tė pėrmbushur misionin dhe detyrat.
Gjatė pesė ditėve sa zgjatė ushtrimi mbi 200 pjesėtarė tė FSK-sė do tė trajnohen nė fushat e personelit, planifikimit dhe vendimmarrjes nė situatat emergjente tė fatkeqėsive kombėtare.

Stėrvitja do tė pėrqendrohet nė veprimet e reagimit tė FSK-sė dhe gatishmėrinė e saj pėr tė reaguar nė situata reale, ku do tė simulohet njė termet qė mbulon territorin e Kosovės.

Ėshtė hera e parė qė FSK-ja zhvillon stėrvitje tė pavarur, e cila ėshtė nė funksion tė arritjes sė Kapaciteteve tė Plota Operacionale. Pjesa e dytė e stėrvitjes ėshtė planifikuar tė mbahet nė nėntor 2010.

Stėrvitja do tė zhvillohet nė objektet e FSK-sė dhe nuk do tė pengojė aktivitete e qytetarėve tė vendit.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,25717
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:16.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.