Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Ushtri
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 4.11.2011, 22:08   41
Citim:
Ēeku: Kosova afėr formimit tė ushtrisė

Takimi rajonal i Ministrave tė Mbrojtjes ka pėrmbyllur ditėn e parė tė konferencės nė Pejė me nėnshkrimin e njė deklarate tė pėrbashkėt. Ministri i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, Agim Ēeku vlerėsoi se me angazhimet e deritashme Kosova ėshtė njė hap mė afėr formimit tė ushtrisė dhe integrimeve euroatlantike.

Ministrat e mbrojtjes nga vendet e rajonit, pėrjashtuar Serbinė, janė mbledhur sot nė Pejė nė njė konferencė tė organizuar nga Ministria e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.

Ministri Ēeku e vlerėsoi si tė suksesshme konferencėn me ministrat rajonal, duke i dhėnė epitetin e njėrės prej ngjarjeve mė tė rėndėsishme pėr siguri nė Kosovėn e pasluftės. Ai tha se me angazhimet e deritashme dhe konferencėn e sotme Kosova ėshtė njė hap mė afėr formimit tė ushtrisė.

“Nga sot tė gjitha pėrpjekjet, e gjithė puna ėshtė qė Kosova tė ketė kapacitetet e nevojshme ushtarake, kėshtu qė kjo konferencė qė u mbajt ėshtė edhe njė hap mė shumė drejt integrimit tė FSK-sė nė strukturat rajonale, nė integrim nė NATO. Jemi nė atė rrugė dhe nga sot jemi mė afėr anėtarėsimin nė NATO”, deklaroi Ēeku.

Nė pėrfundim tė punimeve nė ditėn e parė tė konferencės Ministrave tė Mbrojtjes sė rajonit, pėrjashtuar Serbinė, nėnshkruan edhe njė deklaratė tė pėrbashkėt ku theksohen qėllimet pėr tė rritur bashkėpunimin nė nivel bilateral, regjional dhe euro-atlantik, nė fushėn e sigurisė si dhe nė fushėn e pėrgjigjes ndaj emergjencave civile.

“Ne u pajtuam qė nėse duam tė maksimizojmė efikasitetin nė kėto fusha ne duhet qė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme tė koordinojmė kapacitetet e secilit vend tė interesuar . Ne e pranojmė vullnetin e mirė tė Republikės sė Kosovės dhe Ministrisė sė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės dhe pėrkrahim pjesėmarrjen e Ministrisė sė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės nė iniciativat , projektet dhe strukturat rajonale”, thuhet ndėr tė tjera nė deklaratė.

Nė kėtė konferencė morėn pjesė edhe pėrfaqėsues nga Komanda e SHBA-ve pėr Evropė dhe ata nga NATO. Pėrfaqėsuesi i SHBA-sė, admirali Mark Montgomery tha se Kosova po arrin synimet e saja.

“Jam i nderuar tė jem kėtu qė ra pjesė nė kėtė konferencė shumė tė rėndėsishme pėr siguri, ne duhet tė vazhdojmė ushtrimet tona dhe pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr sigurimin e tė gjithė qytetarėve dhe Kosova po dėshmon edhe njėherė gatishmėrinė e vet qė siguria duhet tė bėhet pėr tė gjithė pa dallim”, theksoi Montgomery./Kosovapress/

http://rtv21.tv/home/?p=41510
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.11.2011, 19:04   42
Citim:
Certifikohen rekrutė tė rinj, aktivė dhe rezervė, tė FSK-sė

Nė Komandėn e Doktrinės dhe tė Stėrvitjes nė Ferizaj, tė martėn u bė certifikimi i rekrutėve aktivė dhe rezervė tė FSK-sė, si dhe Bandės Frymore tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.

Emri:  222_certifikohen_rekrutet_842268802.jpg
Shikimet: 311
Madhėsia:  25,6 KB

“Ceremonia e certifikimit tė rekrutėve aktivė tė gjeneratės sė dytė dhe tė rekrutėve tė komponentit rezervė tė gjeneratės sė parė ėshtė dėshmi se FSK-ja ėshtė duke u zhvilluar mbi parametrat e planifikuar drejtė plotėsimit tė kapaciteteve tė veta njerėzore”, ka thėnė zėvendėsministri i FSK-sė, Bejtush Gashi.

Sipas tij, e veēanta e kėsaj ceremonie ėshtė certifikimi i 174 rekrutėve tė parė tė rezervės, qė, siē tha Gashi, ėshtė hap i rėndėsishėm drejtė plotėsimit tė obligimit pėr plotėsimin e numrit tė rezervės prej 800 prestarėve, aq sa parasheh ligji pėr FSK-nė.

Ndėrkaq, zv/komandanti i FSK-sė, gjeneralmajor Rrahman Rama, tha se kjo ėshtė njė ditė e njė rėndėsie tė veēantė...

“Certifikimi i rekrutėve tė rinj, ėshtė njė hap i rėndėsishėm drejt plotėsimit tė kapaciteteve tona, me personel, qė ėshtė njė prej obligimeve si mundėsi e krijimit tė parakushteve drejtė realizimit tė Kapaciteteve tė Plota Operacionale tė FSK-sė, si njė forcė operacionale, e bashkuar, fleksibile dhe profesionale, e cila do tė jetė e aftė, t’i realizoj detyrat e saj brenda dhe jashtė vendit”, tha Rama. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=18217
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.11.2011, 16:31   43
Citim:
Fluks kėrkesash pėr rekrutė ushtrie nė Ferizaj

Ferizaj, 14 Nėntor 2011 NOA – Nė komandėn e Doktrinės dhe Stėrvitjes nė Ferizaj ėshtė zhvilluar javėn qė u mbyll, ceremonia e certifikimit tė 95 rekrutėve tė gjeneratės sė dytė aktive pėr vitin 2011 si dhe 174 rekrutėve tė gjeneratės sė parė tė komponentės rezervė tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.

Me kėtė rast zėvendėsministri i FKS-sė, Bejtush Gashi kjo ėshtė edhe njė dėshmi qė FSK-ja po zhvillohet mbi parametrat e planifikuar drejt plotėsimit tė kapaciteteve tė veta operacionale.

Ndėrkaq, edhe Gjen. Rrahman Rama, zv. komandant i FSK-sė ka thėnė se ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm drejt plotėsimit tė kapaciteteve tė kėsaj force, raporton agjencia e lajmeve NOAKosova.al.

Nė komandėn e Doktrinės dhe Stėrvitjes nė Ferizaj ėshtė zhvilluar ceremonia e certifikimit tė 95 rekrutėve tė gjeneratės sė dytė aktive pėr vitin 2011 si dhe 174 rekrutėve tė gjeneratės sė parė tė komponentės rezervė tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.

Kurse Gjeneral Enver Cikaqi, komandant i Komandės sė Doktrinės dhe Stėrvitjes nė Ferizaj ka potencuar se rekrutėt pėr nėntė javė me radhė i janė nėnshtruar kursit bazik, dhe pėr kėtė periudhė kanė treguar angazhim tė lartė.

Nga ana e tyre, tė certifikuarit e ceremonisė sė tė FSK-sė thanė se do tė jenė tė pėrkushtuar nė detyrat dhe obligimet qė i presin me t’u bėrė pjesėtarė tė FSK-sė.

http://www.noa.al/2011/11/fluks-kerk...ie-ne-ferizaj/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.11.2011, 20:56   44
Citim:
Kastrati vjen nė krye tė FSK-sė

Emri:  kastrati.jpg
Shikimet: 346
Madhėsia:  33,4 KBMė 22 tė kėtij muaji Forca e Sigurisė sė Kosovės do tė bėhet me komandant tė ri. Gjenerallejtėnant Sylejman Selimi do t’i dorėzojė frenat e forcės te gjeneralmajori Kadri Kastrati.

Gjeneralmajor Kastrati, siē raporton KTV, do tė udhėheqė FSK-nė nė tre vjetėt e ardhshėm.

Ndėrkohė Selimi pritet tė emėrohet ambasador i Republikės sė Kosovės nė Republikėn e Shqipėrisė. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=18336
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2011, 18:29   45
Citim:
Certifikohen nėnoficerėt e lartė tė FSK-sė

Pas pėrfundimit me sukses tė trajnimit dyjavor, tė mėrkurėn nė Komandėn e Doktrinės dhe Stėrvitjes (KDS) nė Ferizaj janė certifikuar pesėdhjetė nėnoficerė tė lartė tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK).

Komandanti i FSK-sė, gjeneralmajor Kadri Kastrati, ka pėrgėzuar nėnoficerėt pėr pėrfundimin me sukses tė kėtij trajnimi si edhe falėnderoi instruktorėt e Gardės Kombėtare tė Ajovės dhe ata tė KFOR-it nė angazhimin pėr realizimin me sukses tė kėtij trajnimi.

Rreshtermajor (OR-8) Leonora Nimani qė ka ndjekur kėtė kurs, ka theksuar se kursi i nėnoficerėve tė lartė ka qenė jashtėzakonisht i nevojshėm, pasi qė pjesėtarėt e FSK-sė kanė pas mundėsi t’i shkėmbejnė pėrvojat e tyre se si tė ndėrtohet dhe tė mbahet kanali i nėnoficerėve tė lartė.

Ndėrsa, rreshtermajor Stiv Martins nga Garda Kombėtare e Ajovės, ėshtė shprehur shumė i kėnaqur me punėn dhe vullnetin e pjesėtarėve qė kanė ndjekur kėtė trajnim dhe ka theksuar se ata janė e ardhmja e FSK-sė.

“Ne jemi shumė tė kėnaqur qė po shkėmbejmė njohuritė tona dhe po e ndihmojmė vendin qė ta ndėrtoj kėtė forcė, po ashtu pėr amerikanėt ėshtė edhe njė pėrvojė e madhe pėr t’i monitoruar partnerėt e FSK-sė, prej tė cilėve kemi mėsuar shumė pėrvoja tė mira”, ka thėnė Martins.

Qėllimi i kėtij kursi ka qenė ndėrtimi i shtyllės sė nėnoficerėve dhe zhvillimi i kanalit tė nėnoficerėve, tė cilėt duhet tė jenė nė gjendje tė udhėheqin, menaxhojnė, operojnė dhe motivojnė vartėsit e tyre, duke i rrėnjosur kompetencat themelore te nėnoficerėt e lartė, dhe duke i ngritur nė njė nivel mė tė lartė veprimi.

Bordi selektues do tė bėjė pėrzgjedhjen e pjesėtarėve qė kanė arritur rezultatet mė tė larta, dukė pėrfshirė vlerėsimin nga ligjėratat qė i kanė mbajtur dhe vlerėsimi i performancės individuale, dhe ata do ta bėjnė funksionale shtyllėn e nėnoficerėve dhe kanalin mbėshtetės tė FSK-sė.

Gjatė kėtyre dy javėve pjesėtarėt e FSK-sė kanė pasur mundėsi tė trajnohen nė fushėn e lidershipit, udhėheqjes sė trupave, menaxhimin nė pėrgjithėsi, fituesin fizik, rreshtimin dhe ceremonitė, prezantimin e brifingjeve, si dhe funksionimin e Qendrės Operative.

Pjesėtarėt e FSK-sė gjatė kėtij kursi kanė pasur mundėsi tė mira tė pėrfitimit tė pėrvojave dhe eksperiencave tė ndryshme tė pjesėtarėve tė Ushtrisė Amerikane tė AJOVA-s dhe tė Marinsave Amerikan, tė cilėt e kanė mbėshtetur kėtė kurs qė nga pėrgatitja e programit tė kursit e deri nė pėrfundimin e tij.

Trajnimi ishte organizuar nga Instruktorėt e Gardės Kombėtare tė Ajova nė bashkėpunim me instruktorėt e FSK-sė.

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,67915

Citim:
Certifikohet gjenerata e parė e nėnoficerėve tė lartė

Ėshtė certifikuar gjenerata e parė e nėnoficerėve tė lartė tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, ndėrkaq kursi i kėtyre nėnoficerėve ėshtė zhvilluar nė bashkėpunim me marinsat e SHBA-ve.

Nė kėtė ceremoni qė ėshtė mbajtur nė Sallėn e Sporteve tė Komandės sė Doktrinės dhe Stėrvitjes nė Ferizaj, kanė marrė pjesė komandanti i sapoemėruar i FSK-sė, gjeneral major Kadri Kastrati, zėvendėskomandanti i FSK-sė dhe komandanti i Forcave Tokėsore, gjeneral major Rrahman Rama, komandanti i KDS-sė, gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe oficerė tjerė tė lartė tė FSK-sė dhe KFOR-it.

Kursi i cili ka qenė i mbyllur dhe intensiv ėshtė vlerėsuar njė prej sukseseve tė FSK-sė, nė fushėn e trajnimeve. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=18531
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.11.2011, 16:52   46
Citim:
FSK-ja, gati pėr t’u bėrė ushtri

Ministri i Forcės sė Sigurisė, Agim Ēeku, e ka njohur kabinetin qeveritar pėr ceremoninė e ndėrrimit tė komandės sė FSK-sė, qė ka demonstruar nivel dhe standarde tė larta tė arritjeve tė FSK-sė.

Ministri Agim Ēeku ka thėnė se komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, ka deklaruar se FSK-ja i ka arritur kapacitetet e plota operacionale, qė ėshtė arritje e lartė e kėsaj force. Kjo ėshtė deklaruar edhe nga komandanti i KFOR-it, i cili tha se tashmė FSK-ja i ka arritur kapacitetet e plota njė vit mė herėt se sa ėshtė paraparė.

“Njė fakt i tillė tani duhet tė konfirmohet nga Kėshilli Veriatlantik”, tha Ēeku. FSK-ja i ka pėrmbushur 132 kritere apo standarde, tė cilat janė paraparė pėr tė konkluduar se ėshtė njė mekanizėm me kapacitete tė plota.

Qeveria pret qė edhe Kėshilli Veriatlantik t’i aprovojė kėto, nė mėnyrė qė tė hapė rrugė pėr ta shqyrtuar shumė mė shumė seriozisht pėrfshirjen e FSK-sė nė partneritetin pėr paqe pėrfshirjen e FSK-sė nė operacione paqeruajtėse jashtė vendit, fillimin e procesit tė studimit, projektimit dhe planifikimit tė kapaciteteve ushtarake qė FSK-ja duhet t’i ketė nė vitin 2013, kur pėrmbushen 5 vjet nga hyrja nė fuqi e Kushtetutės dhe ligjeve nė fuqi.

“Kėtė e vlerėsoj si njė arritje tė madhe dhe i falėnderoj tė gjitha institucionet pėr mbėshtetje dhe gjithė stafin komandues, pjesėtarėt e saj nė krye me gjeneral Selimin pėr njė arritje tė madhe pėr njė afat mė tė shkurtėr se sa ėshtė paraparė”, tha Ēeku./Kosova Sot/

http://www.kosova-sot.info/politike/...tu-bere-ushtri
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.12.2011, 19:24   47
Citim:
FSK nė 2013-n me detyra ushtarake

Komandanti i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, Kadri Kastrati gjatė njė takimi me kryetarin e Parlamentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi ka thėnė se gjatė vitit 2013 do tė rishikohet pozicioni i FSK-sė, pėr tė marrė detyra shtesė, si ushtri e Kosovės.

Gjeneral Kastrati ka vėnė nė pah synimin pėr ngritjen e disiplinės, modernizimin dhe bashkėpunimin me vendet e rajonit, nė mėnyrė qė gjatė vitit 2013 tė rishikohet pozicioni i FSK-sė, pėr tė marrė detyra shtesė, si ushtri e Kosovės, me mandatin e saj kushtetues.

“Jemi duke punuar shumė afėr me NATO-n dhe me KFOR-in qė FSK-ja tė profesionalizohet ”, ka thėnė Kastrati, duke shtuar se gjatė vitit tė ardhshėm do tė ketė dy faza operacionale pėr rekrutimin e kapaciteteve tė parapara njerėzore.

Ndėrkaq, kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, ka shprehur kėnaqėsinė qė FSK-ja i ka kryer me sukses disa transformime drejt synimit madhor, dhe nė kėtė mes ka vlerėsuar edhe kontributin personal tė Kastratit.

“Me kėtė punė qė po bėjnė eprorėt dhe pjesėtarėt e tjerrė tė FSK-sė, viti 2012 do tė jetė vit i sukseseve edhe mė tė larta, nė mėnyrė qė ajo tė jetė Ushtri e Kosovės, ashtu siē duam ne dhe qytetarėt e Kosovės”, ėshtė shprehur Krasniqi.

Ai mė tej ka thėnė se FSK-ja duhet tė aftėsohet tė pėrballet me tė gjitha obligimet kushtetuese tė saj, tė barazohet me ushtritė e vendeve tė NATO-s dhe tė jetė e gatshme tė ndėrmerr operacione jo vetėm nė Kosovė, por edhe jashtė vendit. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=18814
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2011, 20:51   48
Citim:
Kosova me atasheun e parė ushtarak nė SHBA

Kolonel Xhavit Gashi, ėshtė atasheu i parė i Kosovės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, informon KTV.

Ai u pėrcoll sot i dekoruar me medaljen Shėrbim Meritor, pėr pėrkushtim vetėmohues nė ndėrtimin dhe zhvillimin e Forcės sė Sigurisė dhe me medalje pėr sukseset e arritura nė ngritjen dhe forcimin e marrdhėnieve ndėrkombėtare.

Zėvendėsministri i Forcės sė Sigurisė Shemsi Veseli, vlerėsoi lartė kontributin qė dha kolonel Gashi nė ndėrtimin e FSK-sė, duke shtuar se kjo ngjarje dėshmon se FSK-ja ka filluar t`i plotėsojė tė gjitha ato kapacitete tė cilat e dėrgojnė kėtė forcė nė NATO. (KD/INA)

http://ina-online.net/kosova/12082.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.12.2011, 20:48   49
Citim:
Komandanti i FSK-sė vizitoi shoqatat e dala nga lufta e UĒK-sė

Komandanti i Forcės sė Sigurisė tė Kosovės, gjeneralmajor Kadri Kastrati gjatė ditės sė martė ka takuar nė vizita tė ndara, drejtuesit e shoqatave tė dala nga lufta e UĒK-sė dhe mandej edhe kryetarin e komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa.

Gjeneralmajori Kadri Kastrati fillimisht u prit nga kryetari i Organizatės sė Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, Muharrem Xhemajli dhe kryetari Shoqatės sė Invalidėve, Fadil Shurdha.

Nė kėtė takim komandant Kastrati ka njoftuar drejtuesit e kėtyre organizatave me zhvillimet nė FSK dhe arritjet e saj deri nė kėtė fazė.

Gjeneralmajor Kadri Kastrati me kėtė rast u njoftua nga afėr edhe me shqetėsimet e organizatave tė dala nga lufta dhe tė anėtarėsisė sė tyre.

Kurse kryetarėt e shoqatave tė dala nga lufta, Xhemajli dhe Shurdha e pėrgėzuan komandantin e FSK-sė, pėr detyrėn e re, dhe premtuan bashkėpunim tė ngushtė me FSK-nė.

Ndėrkaq gjatė takimit me kryetarin e komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, komandanti i FSK-sė, gjeneral major Kadri Kastrati e njoftoi atė me tė arriturat e deritashme, me procesin e pėrmbushjes sė Kapaciteteve tė Plota Operacionale, fushatat e rekrutimit, modernizimin, sfidat dhe planet e FSK-sė.

Gjeneral Kastrati pėrmendi bashkėpunimin e ngushtė tė FSK-sė me vendet tjera, veēanėrisht nė fushat e shkollimit dhe trajnimit tė pjesėtarėve.

Ai po ashtu i premtoi kryetarit tė komunės ndihmėn e FSK pėr kryeqytetin nė rrethanat emergjente, apo situata tė tjera tė kėsaj natyre.

Ndėrsa kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa, u shpreh shumė mirėnjohės pėr afrimin e bashkėpunimit tė FSK-sė me komunėn dhe e pėrgėzoi gjeneral Kastratin pėr punėn qė po bėnė drejt ngritjes sė FSK-sė si ushtri e Kosovės.

Mustafa pėrfundoi se “FSK-ja ėshtė e tė gjithėve, dhe sė bashku do tė punojmė qė tė bėhet ushtri e Kosovės”.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,15,69996
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.12.2011, 21:42   50
Citim:
FSK me uniformė tė re

Viti 2011 ka qenė njė vit i avancimit tė Forcės sė Sigurisė, mirėpo FSK-nė nė vitin qė po hyjmė e presin edhe shumė punė tė mėdha. Kėshtu tha ministri i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, Agim Ēeku tė mėrkurėn nė njė konferencė pėr media, ku paraqiti tė arriturat e kėsaj ministrie gjatė viti qė po e lėmė pas.

Me kėtė rast, Ēeku falėnderoi Qeverinė e vendit, KFOR-in, NATO-n dhe SHBA-tė pėr qė i kanė dhėnė FSK-sė gjatė kėtij viti.

“Viti 2011 nė FSK do tė mbetet mend, apo shėnohet si vit ku FSK i ka arritur kapacitetet e plota operacionale. Si vit kur FSK e ka ndėrtuar identitetin e vet kombėtar, krahas standardeve ndėrkombėtare tė NATO-s. Do tė mbahet mend si vit kur Kosova dhe FSK, kanė vendosur partneritet strategjik me SHBA-nė, apo konkretisht me Gardėn Kombėtare tė shtetit Lovas. Do tė mbahet mend si vit ku i kemi bėrė hapat e parė nė gjetjen e rrugės drejtė NATO-s”, tha ministri Ēeku.

Ēeku pėrmendi tė arriturat e shumta qė FSK ka realizuar gjatė kėtij viti, ndėr tė cilat edhe pjesėmarrja nė iniciativa tė mbrojtjes dhe sigurisė, si dhe dėrgimi i atasheut ushtarak pranė Ambasadės sė Kosovės nė SHBA. Ai po ashtu tha se gjatė kėtij viti ėshtė hartuar dhe aprovuar Strategjia e FSK-sė, si dhe Ministria e FSK-sė ėshtė legjitimuar si Ministri e Mbrojtjes, dhe FSK ėshtė legjitimuar apo pranuar nga partneret tanė si forcė ushtarake.

Ēeku po ashtu tha se nė vitin 2012 i presin punė tė mėdha dhe se nė kėtė vit po hyjnė me objektiva tė qarta, si aprovimi i kapaciteteve tė plota operacionale nga Kėshilli Veriatlantik i NATO-s, qė pritet nė muajt e parė tė kėtij viti dhe shfrytėzimi maksimal i kapaciteteve ekzistuese, nė mėnyrė qė tė jenė nė shėrbim tė gjithė qytetarėve dhe tė vendeve tjera, nė qoftė se kėrkohet.

Ministri Ēeku po ashtu paralajmėroi se FSK nė vitin 2012 do ta ketė njė uniformė tjetėr ushtarake, e cila ėshtė unike dhe e cila do tė dallojė nga uniformat e vendeve tjera. Ai nuk dha detaje se si do tė duket uniforma e re e FSK-sė, por vetėm bėri tė ditur se kjo tashmė ėshtė pėrcaktuar dhe dizajnuar.

“Vitin e ardhėm do t’i aprovojmė dhe vendosim uniformat tona unike tė ushtarėve tanė, qė tė jenė tė dallueshme nga tė gjitha uniformat tjera qė ekzistojnė nė botė. Kėshtu qė do ta kemi identitetin tonė tė qartė kosovar”, tha ministri.

Ai po ashtu pėrgėnjeshtroi lajmin se Gjermania ka vendosur embargo tė armėve pėr Kosovėn. Ambasada Gjermane, sipas tij e ka informuar zyrtarisht Ministrinė e Punėve tė Brendshme, se nuk ėshtė i vėrtet lajmi se Gjermania ka vendosur embargo tė armėve pėr Kosovėn, por se e tėrė kjo ka tė bėjė me ēėshtje administrative. Ēeku tha se armatimi i lehtė e qė janė pushkė tė gjata, do tė arrijė nė Kosovė nga Gjermania nė momentin, kur do tė merret leja e eksportit nga Parlamenti i Gjermanisė, pasi qė kėto janė procedura tė rregullta administrative.

Objektiv i FSK-sė mbetet fuqizimi i partneritetit me SHBA-tė dhe vendet e rajonit si, emėrimi i atasheve dhe nėnshkrimi i shumė marrėveshjeve me vende tė ndryshme.

Objektiv tjetėr i FSK-sė, sipas tij mbetet Anėtarėsimi i Kosovės nė strukturat rajonale tė sigurisė, pjesėmarrja nė operacione paqeruajtėsi tė udhėhequra nga NATO-ja, si dhe rishikimi i FSK-sė qė deri nė fund tė vitit, ta kenė projektin e gatshėm se si do tė quhet, si do tė duket, ēfarė detyra dhe strukture do tė ketė Forca Ushtarake.

Ndryshe Ministria e FSK-sė, ka shfrytėzuar buxhetin 94.64 pėr qind, gjė tė cilėn po ashtu e quan njė arritje tė madhe./Kosovapress/

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,85,140671

Citim:
FSK-ja, mė 2013 e gatshme pėr ushtri

Zyrtarė tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės deklaruan tė mėrkurėn se a arritura kryesore gjatė kėtij viti ėshtė ngritja e kapaciteteve tė plota operacionale dhe partneriteti me Gardėn kombėtare tė shtetit tė Iowa-s.

Kėshtu tha nė prezantimin e punės njėvjeēare tė Ministrisė sė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.

Ministri i FSK-sė, Agim Ēeku, vlerėsoi se gjatė kėsaj periudhe ėshtė shėnuar progres i theksuar nė konsolidimin e FSK-sė.

Pėrveē tjerash, ministri i kėsaj force, Agim Ēeku tha se janė ndėrmarrė njė sėrė operacionesh nė kėrkim shpėtim, nė deminim, nė zjarrfikje, e janė realizuar 70 operacione tė mbrojtjes kimike, atomike e biologjike.

Ndėrkaq, sa i pėrket vitit 2012 u premtua se do tė bėhet rishikimi i Forcės dhe do tė kryhen procedurat, nė mėnyrė, qė njė vit mė vonė, mė 2013, FSK-ja tė jetė e gatshme pėr ushtri.

Ndryshe, pėrveē premtimit pėr bashkėpunim ndėrkombėtar, Ēeku shtoi se nė vitin 2012 do tė ndėrrohet edhe uniforma ushtarake e FSK-sė. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=19299
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.1.2012, 19:58   51
Citim:
Kastrati: Tė gatshėm pėr misione jashtė vendit

Emri:  kadri_kastrati.jpg
Shikimet: 327
Madhėsia:  30,4 KBForca e Sigurisė e Kosovės ėshtė vendosur dy herė nė Shqipėri me kėrkesė tė qeverisė shqiptare, pėr t'i ndihmuar ata gjatė pėrmbytjeve nė Shqipėrinė e veriut. Me kėto dy operacione, qė pėrfshinė 109 ushtarė, kemi dhėnė njė kontribut tė madh dhe kemi treguar se forca e sigurisė e Kosovės nuk ėshtė thjesht konsumatore, por mundet gjithashtu tė kontribuojė nė rajon dhe nė pjesė tė tjera tė botės, ka thėnė gjeneral Lejtnant Kadri Kastrati, komandant i FSK-sė.

Misioni i FSK-sė ėshtė tė zhvillojė operacione tė reagimit ndaj krizave nė Kosovė dhe jashtė vendit, operacione tė mbrojtjes civile nė Kosovė dhe tė ndihmojė autoritetet civile pėr t'ju pėrgjigjur fatkeqėsive natyrore dhe emergjencave tė tjera.

“Dėshira jonė ėshtė tė marrim pjesė nė operacionet jashtė vendit”, thotė Kastrati pėr SETimes.

Mė 2012, Kosova do tė ketė njė rishqyrtim tė pranisė ndėrkombėtare nė vend, gjė qė mund tė ēojė nė fundin e pavarėsisė sė mbikėqyrur. Ndryshimet politike nė Kosovė mund tė prekin gjithashtu mandatin e FSK-sė.

“Mė 22 nėntor, komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, dėrgoi konfirmim nė Kėshillin e Atlantikut tė Veriut nė Bruksel, se Forca e Sigurisė e Kosovės ka arritur aftėsinė e plotė operacionale. Ēfarė do tė thotė kjo? Nga 132 kritere tė vendosura nga NATO, i kemi pėrmbushur tė gjitha, me pėrjashtim tė pesė mbi tė cilat duhet tė punojmė, por qė nuk lidhen me ēėshtjen e aftėsisė operacionale. Kjo do tė thotė se sot Forca e Sigurisė e Kosovės ėshtė operacionale pėr tė pėrmbushur tė gjitha detyrat sipas mandatit tė saj”. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=19443


Citim:
FSK-ja e gatshme pėr misione jashtė vendit

Forca e Sigurisė e Kosovės ėshtė vendosur dy herė nė Shqipėri me kėrkesė tė Qeverisė shqiptare, pėr t'i ndihmuar ata gjatė pėrmbytjeve nė Shqipėrinė e veriut.

Me kėto dy operacione, qė pėrfshijnė 109 ushtarė, kemi dhėnė njė kontribut tė madh dhe kemi treguar se forca e sigurisė e Kosovės nuk ėshtė thjesht konsumatore, por mundet gjithashtu tė kontribuojė nė rajon dhe nė pjesė tė tjera tė botės, ka thėnė gjenerallejtėnant Kadri Kastrati, komandant i FSK-sė.

“Dėshira jonė ėshtė tė marrim pjesė nė operacionet jashtė vendit”, thotė Kastrati pėr Setimes. Mė 2012, Kosova do tė ketė njė rishqyrtim tė pranisė ndėrkombėtare nė vend, gjė qė mund tė ēojė nė fundin e pavarėsisė sė mbikėqyrur. Ndryshimet politike nė Kosovė mund tė prekin gjithashtu mandatin e FSK-sė.

http://www.kosova-sot.info/politike/...-jashte-vendit
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.1.2012, 16:12   52
Citim:
Ēeku: Mė 1 janar 2013 FSK-ja bėhet ushtri

Prishtinė, 16 janar - Janari do tė jetė muaji kur qeveria e Kosovės do tė marrė vendim pėr tė ndryshuar sektorin e sigurisė dhe misionin e Forcės. E pas kėsaj Ministria e Forcės ka 11 muaj nė dispozicion pėr tė disenjuar misionin e ri tė saj. Nė mars ajo do tė marrė edhe kapacitetet operacionale.

Pas kėsaj, nė Vjenė tė Austrisė, ku edhe do tė diskutohet rreth pėrfundimit tė Pavarėsisė sė mbikėqyrur, do tė merret vendimi pėr misionin e ri tė FSK-sė. Ministri i FSK-sė, Agim Ēeku, ka thėnė se forca do tė bėhet ushtri nė dhjetorin e kėtij viti, kur do t’i thuhet lamtumira pavarėsisė sė mbikėqyrur.

Forca gjatė 2012-ės do tė emėrojė edhe 4 atashe tė tjerė ushtarakė. Gjatė kėtij viti FSK-ja synon tė bėhet anėtare e Kartės sė Adriatikut dhe nismave tė tjera rajonale tė sigurisė.

http://koha.net/?page=1,13,84168

Citim:
Komandanti i FSK-sė udhėtoi pėr njė vizitė zyrtare nė SHBA

Me ftesė tė komandantit tė Gardės sė Ajovės sė SHBA-sė, gjeneralmajorit Timothy Orr, komandanti i FSK-sė gjeneralmajor Kadri Kastrati ka udhėtuar tė hėnėn pėr njė vizitė zyrtare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Vizita realizohet nė kuadėr tė thellimit tė bashkėpunimit nė mes FSK-sė dhe Gardės Kombėtare tė Ajovės, e cila ka filluar qė me nėnshkrimin e memorandumit pėr bashkėpunim nė mars tė viti 2011.

Gjatė qėndrimit nė Ajova, komandanti i FSK-sė sė bashku me komandantin e Gardės Kombėtare tė Ajovės do tė kenė disa aktivitete dhe paraqitje tė pėrbashkėta.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,85,141471
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2012, 22:51   53
Citim:
Fillon fushata informuese pėr rezervėn e FSK-sė

Ministria pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės qė nga dita e martė fillon fushatėn informuese pėr njoftimin e opinionit se do tė zhvillojnė njė fushatė tė gjerė informuese pėr rekrutimin e pjesėtarėve tė komponentit rezervė tė Forcės sė Sigurisė tė Kosovės.

Fushata informuese fillon me moton: “Bėhu pjesėtar i rezervės sė FSK-sė! Bėhu pjesė e jona!”.

Me qėllim tė sensibilizimit tė opinionit dhe tė njoftimit tė rinjve tė tė gjitha komuniteteve, ministri, zėvendėsministrat, komandanti dhe ekipet mobile tė FSK-sė, do t’i vizitojnė tė gjitha qytetet e Kosovės, pėr t’i njoftuar me kushtet dhe tė pėrparėsitė qė mund tė pėrfitojnė tė gjithė ata qė do tė bėhen pjesėtarė tė rezervė tė FSK-sė.

Ministria pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės, bazuar nė Ligjin pėr Komponentin Rezervė tė FSK-sė, ka precizuar kushtet pėr shėrbim tė kandidatėve qė do tė pranohen se: do tė kenė paga ekuivalente me pjesėtarėt aktiv, gjatė kohės sė shėrbimit nė FSK; do tė kenė promovimin sipas arritjeve profesionale; do tė kenė mundėsi pėr zhvillim tė karrierės, do tė kenė trajtim dhe pėrkujdesje tė njėjtė, me tė gjithė pjesėtarėt e FSK-sė, do tė kenė mundėsi tė kalimit nga komponenti rezervė nė atė aktiv tė FSK-sė; por edhe do t’ju ruhet vendi i punės nė jetėn civile.

Zyra pėr informim e Ministrisė sė FSK-sė bėri tė ditur se pėrveē vizitave tė shumta qė do bėhen nga stafi mė lartė i FSK-sė, nė ēdo qytet, do tė veprojnė edhe ekipet mobile nėpėr tė gjitha qendrat komunale, me qėllim tė njoftimit tė tė rinjve me kushtet dhe detyrat e pjesėtarėve rezervė tė FSK-sė.

FSK-ja do tė rekrutojė pjesėtarė pėr pozita tė caktuara nė kėto fusha: administratė, mjekėsi, komunikim, mbrojtje civile, inxhinieri, forcė policore, instruktor, siguri-inteligjencė, logjistikė dhe detyra tė pėrgjithshme. Kandidatėt qė konkurrojnė pėr nėnoficerė (kriter ėshtė mosha18-25), ndėrsa pėr oficerė (kriter ėshtė mosha 18-30 vjet), me pėrjashtim tė profesioneve specifike.

Konkursi pėr aplikim do tė hapet me 20 shkurt dhe do tė jetė i hapur deri me 23 mars 2012. Dorėzimi i dokumenteve mund tė bėhet nė tė gjitha kazermat e FSK-sė, si dhe tek ekipet mobile qė do tė veprojnė nėpėr komuna.

Ndryshe kjo ėshtė fushata e dytė informuese pėr rekrutimin e pjesėtarėve tė Komponentit Rezervė tė FSK-sė, fushata e parė ėshtė mbajtur nė vitin 2010. Sipas ligjit, Komponentėn Rezervė e FSK-sė duhet t’i ketė 800 pjesėtarė.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,85,141821
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.2.2012, 20:39   54
Citim:
FSK nis fushatėn

Me qėllim tė sensibilizimit tė qytetarėve tė interesuar pėr aplikim nė Forcėn e Sigurisė sė Kosovės (FSK), komponentės rezervė tė saj, oficerė tė Batalionit tė parė tė FSK-sė nė Gjilan, rreshterėt Basri Fera dhe Snezhana Maloku, tė mėrkurėn, kanė vizituar Zyrėn Komunale tė Informimit, ku janė u pritėn nga pėrgjegjėsi i saj, Shefik Surdulli.

Sipas oficerėve Fera e Maloku, tashmė FSK-ja, ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet e duhura pėr fushatėn e Informimit pėr rekrutimin e pjesėtarėve tė ri nė pjesėn rezervė tė FSK-sė.

Kjo fushatė, ka filluar sot, mė 01 shkurt dhe do tė zgjasė deri mė 16 shkurt tė kėtij viti. Gjatė kėsaj periudhe, sipas rreshterit Fera, automjetet e FSK-sė, do tė jenė nė lėvizje nė qytet dhe fshatra, aty ku ėshtė e nevojshme, me qėllim tė sensibilizimit tė qytetarėve tė interesuar pėr aplikim nė FSK.

Ndėrkaq, fushata e aplikimit, do tė fillojė nga data 23 shkurt deri mė 22 mars tė kėtij viti.

Tė gjithė tė interesuarit, tė gjitha udhėzimet dhe informacionet e nevojshme pėr tė aplikuar nė FSK (komponenta rezervė), mund t’i marrin, edhe tek ekipet mobile tė FSK-sė.

Shefi i Zyrės sė Informimit Publik, Shefik Surdulli, ka ofruar bashkėpunim pėr ta ndihmuar FSK-nė nė fushėn e informimit publik, nė mėnyrė qė sa mė shumė tė rinj tė joshen pėr tė qenė nė shėrbim tė vendit pėrmes Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, komponentės rezervė tė saj.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,85,142241
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.2.2012, 22:02   55
Citim:
Kastrati: FSK-ja vitin e ardhshėm ushtri

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	16-kastra,-balline-nr-5_1602121950_1.jpg
Shikimet:	260
Madhėsia:	207,7 KB
NNJ:	3489

Prishtinė, 16 shkurt – Viti 2013 do tė jetė vit kur Forca e Sigurisė sė Kosovės do tė shndėrrohet nė ushtri tė shtetit, tha komandanti i FSK-sė, gjenerallejtnant Kadri Kastrati. “Ju e dini qė mbikėqyrja e pavarėsisė pėrfundon kėtė vit dhe ēdo shtet e ka ushtrinė e vetė. Mirėpo po them 2013-a, muaji qershor kur tė gjitha kufizimet nuk vlejnė mė nga Plani i Ahtisaarit, edhe Kosova do ta ketė ushtrinė e vetė”, theksoi ai.

Ai shtoi se edhe rruga e Kosovės pėr nė NATO do tė jetė mė e shkurtėr se e vendeve tė rajonit, pėr shkak se FSK-ja ėshtė formuar nga vetė Aleanca Veri-Atlantike.

Forca e Sigurisė sė Kosovės, sipas komandantit Kadri Kastrati, ėshtė e krahasueshme me ushtritė e vendeve tė rajonit. Nė njė intervistė dhėnė Radio Kosovės, Kastrati tha se pjesėtarėt e FSK-sė kanė shėnuar suksese nė trajnimet e pėrbashkėta me ushtritė e vendeve tė rajonit nė Krivollak tė Maqedonisė, por edhe nė marshin tradicional tė NATO-s, qė pėr ēdo vit mbahet nė Holandė, ku ekipi i FSK-sė ka qenė ndėr tri ekipet mė tė mira.

Me rastin e 17 Shkurtit, Ditės sė Pavarėsisė, kuadratet e FSK-sė do tė parakalojnė nė sheshin “Nėnė Tereza” nė Prishtinė.

“Mė 17 shkurt FSK-ja do tė jetė e angazhuar me vendimin e presidentes, si komandante supreme, FSK-ja do tė parakalojė me kuadratet e veta para Teatrit Kombėtar nė rrugėn “Nėnė Tereza”. Do tė marrė pjesė edhe Garda Ceremoniale, edhe bendi muzikor, i cili ėshtė pjesė rezervė e FSK-sė. Gjithashtu nė kėtė parakalim do tė marrė pjesė edhe Policia e Kosovės me njė tog”, tha komandanti i FSK-sė.

FSK-ja ka aktualisht ka 2 mijė e 400 pjesėtarė aktivė dhe 800 rezervė. Kastrati tha se FSK-ja ėshtė operacionale dhe me kėta pjesėtarė qė ka mundur t’i kryejė tė gjitha detyrat qė dalin nga misioni qė ka.

http://koha.net/?page=1,13,88280
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.2.2012, 22:19   56
Citim:
Pavarėsia, FSK-ja parakaloi pėr herė tė parė

PRISHTINĖ-Kuadratet e njėsive tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės parakaluan sot solemnisht nė qendėr tė Prishtinės nė manifestimin qendror shtetėror, me rastin e 4-vjetorit tė Pavarėsisė sė Republikės tė Kosovės, ku ishin mijėra qytetarė dhe drejtuesit mė tė lartė tė vendit.

Nė kėtė manifestim parakaluan kuadratet e tė gjitha njėsive tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, fillimisht paradės i priu Togu Ceremonial i FSK-sė, pėr tė vazhduar me kuadratin e Brigadės pėr Mbėshtetje Operacionale, Komandės sė Doktrinės dhe Stėrvitjes, Batalionet e Brigadės pėr Reagim tė Shpejtė, Regjimenti i Mbrojtjes Civile dhe kadetėt e Qendrės pėr Studime Universitare. Parakalimet e kuadrateve tė FSK-sė u pėrcollėn nga Trupa Frymore e FSK-sė.

Nė manifestimin qendror shtetėror, i cili u mbajt nėn kujdesin e Presidentes sė Kosovės, Atifete Jahjaga dhe Kryeministrit Hashim Thaēi, Forca e Sigurisė sė Kosovės mori pjesė pėr herė tė parė qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės.

http://www.balkanweb.com/kosova/2686...are-81924.html
Citim:

Citim:
FSK-ja: Qė nga jugu nė veri...

Prishtinė 18 shkurt – Tek kanė parakaluar nėpėr sheshin “Nėna Terezė”, pjesėtarėt e Forcės sė Sigurisė tė Kosovės kanė emocionuar qytetarėt me kėngė kushtrimi. “Qė nga jugu nė veri trupat tonė janė tė shtrirė”, ka qenė njėri nga vargjet qė ushtarėt kanė thirrur nė ceremoninė e shėnimit tė pėrvjetorit tė katėrt tė Pavarėsisė sė Kosovės.

Mijėra qytetarė kanė dėgjuar pėr herė tė parė kushtrimin e FSK-sė pėr luftė tė drejtė.

“Lufta ne nuk na frikėson, lufta e drejtė na nderon”, kanė thirrur pjesėtarėt e Forcės tek kanė parakaluar nga shtatorja e Skėnderbeut nėpėr sheshin “Nėna Terezė” e deri tek sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ja edhe njė pjesė e tekstit tė brohoritur nga FSK-ja gjatė parakalimit tė djeshėm nė pėrvjetorin e katėrt tė Pavarėsisė.

“Plumbi neve s'na frikėson
Lufta e drejtė na trimėron
Do tė luftojmė deri nė fitore
Do ta mbrojmė kėtė Tokė arbėrore
Asgjė neve s'na frikėson
Nuk ka forcė qė na gjunjėzon
Krenaria jonė Kombėtare
ėshtė ushtria Kosovare
Amanet na e la i pari
Komandant Adem Jashari
Kush jemi ne? - Ushtria e Kosovės"

http://koha.net/?page=1,13,88443
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.2.2012, 22:38   57
Citim:
Besimi nė Prishtinė, ofron mbėshtetje pėr FSK-nė

Maqedonia dhe Kosova kanė thelluar bashkėpunimin nė fushėn ushtarake pėrmes nėnshkrimit tė marrėveshjes dypalėshe pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar. Ministri i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK), Agim Ēeku dhe ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi i cili qėndroi sot nė Prishtinė kanė vlerėsuar lartė kėtė marrėveshje duke theksuar qė tė njėjtat tė jetėsohen edhe nė praktikė.

“Vizita e ministrit Fatmir Besimi, mikut tim, ėshtė edhe njė hap mė tutje nė thellimin, fuqizimin e kėtij bashkėpunimi. Normal qė vizitat dhe takimet e ministrave gjithmonė janė mė sė tė mirėseardhura, por nuk janė tė mjaftueshme nėse nuk pėrcjellėn me veprime konkrete dhe duke u nisur nga kjo, ne vetėm sa e nėnshkruam Planin e Bashkėpunimit Bilateral pėr vitin 2012, njė plan shumė tė ngjeshur, me aktivitete tė shumta, qė do ta ndihmojnė zhvillimin e Forcės sė Sigurisė dhe do ta fuqizojnė bashkėpunimin tonė”, deklaroi Agim Ēeku Ministėr i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės

Ministri Besimi ka ofruar mbėshtetjen e Maqedonisė pėr Kosovėn nė tė gjitha proceset, pėr pjesėmarrje nė nismat rajonale dhe integrimin e saj nė strukturat euroatlantike. Tė gjitha kėto bashkėpunime sipas tij do tė bėhen nė funksion tė paqes dhe stabilitetit nė rajon.

“Ky ėshtė njė proces i gjatė, kompleks, por i rėndėsishėm, por gjithashtu nė kėtė proces partneritetet janė tė rėndėsishme dhe mund tė llogaritni qė Republika e Maqedonisė, Ministria e Mbrojtjes nė drejtim tė avancimit tė reformave, tė cilat ju po i bėni, e keni partner nė tė gjitha iniciativat, si nė planin bilateral, nė kėmbim tė pėrvojave, ashtu nė pėrkrahje tė plotė nė pjesėmarrjen e Kosovės nė tė gjitha iniciativat rajonale si dhe nė rrugėn, tė cilėn ju po bėni drejt reformave pėr integrim nė strukturat euroatlantike”, tha Fatmir Besimi ministėr i mbrojtjes sė Maqedonisė.

Gjatė kėtij viti pritet qė nė Armatėn e Maqedonisė tė shkollohen katėr kadetė tė Forcave tė Sigurisė sė Kosovės.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/116557.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.2.2012, 21:45   58
Citim:
Interesim i madh i tė rinjve pėr rezervėn e FSK-sė

Emri:  fsk-rezerva.jpg
Shikimet: 229
Madhėsia:  131,2 KBTė rinjtė e Kosovės kanė treguar interesim tė madh pėr tė qenė pjesė e komponentės rezervė tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės. Njė grup punues pėr rezervėn e FSK-sė ka vizituar tė hėnėn ekipet mobile nė terren nė qytetet Prishtinė dhe Ferizaj.

Faruk Geci, udhėheqėsi i Grupit Punues pėr fushatėn informuese, si dhe shef i Departamentit pėr Politika dhe Plane, gjatė vizitės, tha se fushata po realizohet sipas planit, ndėrsa interesimi i tė rinjėve pėr t’u bėrė pjesėtarė tė Komponentit tė Rezervė ėshtė mjaft i madh.

“Kjo u pa edhe sot, gjatė kohės sa ishim nė terren, ku shumė tė rinj dhe tė reja, pėrfaqėsues tė gjitha komuniteteve, po aplikojnė. Ekipet mobile dhe statike deri mė tani kanė shpėrndarė qindra aplikacione”, ka thėnė Geci.

Grupi punues pėr FSK-nė ka pėrgėzuar ekipet mobile, pėr punėn e pėrditshme qė kėto ekipe po bėjnė nė tė gjitha qytet e Kosovės, pėr tė qenė sa mė afėr tė rinjve, qė tė kenė mundėsi tė aplikojnė pėr tu bėrė pjesėtarė tė komponentit tė rezervės sė FSK-sė.

Fushata informuese pėr rekrutimin e komponentit tė rezervės sė FSK-sė, ka ditė qė ka filluar. Tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pėrmes publikimeve tė ndryshme; fletėpalosjeve, reklamave, banerit, ueb-faqes sė FSK-sė, dhe tė spotit televiziv, po njoftohen me konkursin dhe kushtet pėr t’u bėrė pjesėtarė tė FSK-sė, me moton; “Bėhu pjesėtar i Rezervės sė FSK-sė, bėhu pjesė e jona”

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,85,143588
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.4.2012, 21:47   59
Citim:
Njė delegacion i lartė i Ushtrisė kroate vizitė nė Kosovė

Prishtinė - Ministri i Forcės sė Sigurisė tė Kosovės, Agim Ēeku dhe Komandanti i saj gjeneral-lejtnant Kadri Kastrati kanė pritur njė delegacion tė lartė tė Ushtrisė sė Kroacisė tė Kryesuar nga Shefi i Shtabit Gjeneral-lejtnant, Drago Lovric. Nė takim ėshtė diskutuar pėr bashkėpunimin e deritashėm dhe mundėsitė e thellimit tė kėtij bashkėpunimi mė interes tė dyanshėm.

Komandanti i FSK-sė, Gjeneral-lejtnant Kadri Kastrati e ka njoftuar Shefin e Shtabit tė Ushtrisė kroate, me procesin e konstituimit tė FSK-sė, procesit tė ngritjes sė strukturės sė FSK-sė dhe objektivave zhvillimor. Kastrati ka njoftuar mysafirėt nga Kroacia pėr fushat nė tė cilat FSK-ja ka arritur kapacitetet e plota operacionale, pėr sfidat qė po pėrballet nė procesin e ngritjes, profesionalizimit dhe trajnimi sipas standardeve tė NATO-s.

Ndėrsa ministri Agim Ēeku i ka informuar mysafirėt me arritjet e deritanishme tė Ministrisė dhe FSK-sė, strukturėn e ministrisė, me projektet dhe objektivat e saj, duke u fokusuar me theks tė posaēėm me proceset e bashkėpunimit rajonal dhe nismat rajonale tė sigurisė, bashkėpunimit me ministritė e Mbrojtjes tė vendeve mike dhe proceset e integrimit nė strukturat euroatlantike.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/35823
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.4.2012, 21:05   60
Citim:
FSK do tė zhvillojė stėrvitjen "Shqiponja 1"

PRISHTINĖ-Forca e Sigurisė sė Kosovės (FSK) do tė kryejė stėrvitjen "Shqiponja 1" duke filluar nga data 20 deri mė 30 prill 2012, nė rrethinėn e Pejės, Prizrenit dhe Gjilanit.

Nė njoftimin e pėrbashkėt pėr shtyp tė Ministrisė sė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės dhe KFOR-it, thuhet se, "stėrvitja ėshtė planifikuar si njė Operacion i Reagimit ndaj Fatėkeqėsive sipas skenarėve tė ndryshėm gjatė tė cilėve FSK-ja do tė duhet tė veprojė nė mbėshtetje tė popullatės nė komunat e pėrmendura".

Tė gjitha njėsitė parashikohet tė kryejnė, ushtrojnė dhe pėrmirėsojnė aftėsitė e tyre nė lidhje me misionin bazė, siē ėshtė zjarrfikja, deminimi apo mbrojtja kundėr materieve tė rrezikshme dhe kėrkim – shpėtimi. Nė kėtė mėnyrė, tė gjitha kapacitetet veē e veē do tė testohen sipas skenarit tė veēantė tė fatėkeqsisė.

Kjo stėrvitje ėshtė vazhdim i stėrvitjes "Luani i Shkathėt 4" i kryer nė fund tė shtatorit 2011. "Shqiponja 1" ėshtė planifikuar nga FSK-ja dhe do tė kryhet nga FSK-ja me Komandėn e Forcės Tokėsore (KFT) si njė staf kontrollues pėr vartėsit e vet dhe njėsitet nė ushtrim sikurse janė Brigada e Reagimit tė Shpejtė dhe Brigada pėr Mbėshtetje Operacionale.

KFOR-i ka asistuar gjatė gjithė procesit tė planifikimit tė stėrvitjes dhe do tė mbėshtesė vėzhguesit dhe kontrolluesit gjatė monitorimit dhe vlerėsimit tė ushtrimit. KFOR-i do tė mbėshtesė edhe pėrgatitjen e raportit pėrfundimtar vlerėsues. Nė lidhje me kėtė, oficerėt e NATO-s dhe KFOR-it do tė jenė tė angazhuar nė mėnyrė aktive gjatė tėrė kohės sa do tė zgjasė ushtrimi.

Forca e Sigurisė sė Kosovės njofton popullatėn se gjatė stėrvitjes nga data 20 deri 30 prill do tė ketė lėvizje tė kolonave tė automjeteve tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės nė rrugėt lokale dhe rrugėt magjistrale dhe gjtihashtu zhvendosje nė rrethinat e komunave tė lartėpėrmendura. Me rastin e mbajtjes sė kėtij ushtrimi, FSK-ja siguron qytetarėt se nė asnjė mėnyrė nuk do tė shkaktojė ndonjė problem pėr pronat dhe lirinė e lėvizjes sė tyre.

http://www.balkanweb.com/kosova/2686...a-1-87405.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:14.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.