Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Kundėrtrupat
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 28.11.2008, 23:38   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Festat kombėtare


Nė pėrgjithėsi Shqipėria duhet tė ketė njė kalendar festiv qė tė ketė tė bėjė me:
1. Administratėn:
1.1. Dita e Shtetit (Bardhyli, 385 p.e.s dhe/ose nėntor 1443 - mars 1444),
1.2. Dita e Flamurit (28 nėntor 1443)
1.3. Dita e Pavarėsisė (28 nėntor 1912 ose 14 shtator 1943)
1.4. E hapur pėr Ditėn e Bashkimit Kombėtar ().
1.5. Dita e Shkollės Shqipe / Mėsuesit (7 mars 1887)
2. Kulturėn burimore:
2.1. Dita e Dimrit (23 shtator),
2.2. Mesdimri (25 dhjetor - 6 janar),
2.3. Dita e Verės (21 mars),
2.4. Mesvera (25 qershor - 6 korrik).
Tė vendosura gjatė vitit kėto janė festa mbarėkombėtare qė duhen mbajtur nga shqiptarėt kudo qė ndodhen, brenda e jashtė trojeve zyrtare sepse duhet tė jenė pjesė e kulturės sė njėsuar kombėtare.

Nuk mund tė jenė sakaq pjesė e kulturės dhe kalendarit kombėtar festat fetare sepse fetė nuk janė "mbarėshqiptare" e as "kombėtare" e as nuk janė pjesė e kulturės burimore shqiptare, por janė ēėshtje individuale dhe importe nga jashtė.

Shteti dhe kombi si tėrėsi nuk kanė nevojė pėr festa tė tjera vjetore veē kėtyre, gjė qė kėrkon abrogimin e importeve dhe majmunizmave fetaro-politike, si Krishtlindjet, Bajramet, Nevruzet, Netėt e Bardha, Hellouinet, Ditėt Jugosllave, Paradat e Ylberėve etj. nga kalendari kombėtar.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.12.2008, 23:11   2
Citim:
"Dita e Shtetit Shqiptar" me ligj tė veēantė
Arian Starova

E gjykova tė arsyeshme tė shpreh disa mendime sot pėr njė problem qė mė duket shumė i rėndėsishėm dhe i cili ndoshta krejt rastėsisht ka mbetur jashtė vėmendjes sonė si kolegė dhe si shqiptarė. Qėllimi im kryesor ėshtė tė sjell nė vėmendjen e ligjvėnėsit idenė e vlerėsimit tė njė dite pėrkujtimore simbolike, ndoshta po aq tė rėndėsishme, sipas mendimit tim, sa edhe 28 Nėntori, dita historike e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe shqiptarėve e vitit 1912 tė cilėn e festuam si gjithnjė me madhėshti pak ditė mė parė.

Shqiptarėt e festojnė 28 Nėntorin pėr thuajse njė shekull si ngjarjen mė tė rėndėsishme tė historisė sė tyre moderne, por po kaq i rėndėsishėm mendoj se ėshtė edhe themelimi i shtetit modern shqiptar i cili ėshtė shumė mė i hershėm sesa kjo datė. Nė 28 nėntor vetėm u bė i pavarur njė shtet shqiptar i cili ka ekzistuar si realitet disa shekuj mė parė. Natyrisht, pėrpara se tė shkruaj pėr kėtė kam biseduar me miq historianė dhe tė tjerė, tė cilėt ose e kanė vlerėsuar idenė ose, sė paku, nuk e kanė kundėrshtuar. Megjithatė, jam i vetėdijshėm se pėr tė gjykuar rreth kėtij problemi duhet zgjeruar rrethi i diskutimeve me historianė, ēka u pėrket strukturave shtetėrore qė ta bėjnė nėse e gjykojnė tė arsyeshme. Prandaj, mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme qė qeveria shqiptare, e cila e ka tė drejtėn e propozimit tė festive zyrtare kombėtare, tė vėrė nė lėvizje mekanizmat e nevojshėm pėr tė gjykuar shkencėrisht dhe pėrgatitur njė projektligj tė posaēėm pėr tė caktuar njė ditė e veēantė si “Dita e Shtetit Shqiptar” i cili tė parashikojė veprimtari festive kombėtare pėrkatėse nė pėrputhje me rėndėsinė e kėsaj ngjarjeje.

Ky problem lidhet me idenė e pėrfshirjes nė protokollin zyrtar tė shtetit tonė tė njė dite tė veēantė festive e cila tė ketė ceremonialin e vet. Ekzistenca dhe festimi i ngjarjeve tė tilla tė lidhura me themelimin e shteteve janė tė njohur pėr shumė vende tė Evropės e tė botės. Kėshtu, nė vitin 1991, Konfederata Zvicerane festoi 700-vjetorin e themelimit tė saj, kurse nė vitin 2001, Hungaria festoi 1000-vjetorin e themelimit tė shtetit hungarez. Natyrisht, nuk mė pėrket mua as politikės nė pėrgjithėsi tė pėrcaktojnė se cila mund tė ishte kjo datė apo se mbi cilėn ngjarje shtetformuese duhet tė mbėshtetemi, por historianėve.

Unė mund vetėm tė them, pa kėmbėngulur aspak pėrpara historianėve tanė, se ndoshta themelimi i shtetit shqiptar mund tė ishte njė ngjarje qė lidhet me ditėn e Kuvendit tė Lezhės tė 2 marsit tė vitit 1444, me themelimin e Shtetit tė Arbrit nė fundin e shekullit 12 apo me ndonjė periudhė tjetėr mė tė hershme.

Vendosja e njė dite tė tillė nė protokollin e festave zyrtare tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve do tė plotėsonte ndoshta njė boshllėk nė respektimin zyrtar ndaj historisė sonė shumėshekullore, figurave tė shquara tė saj dhe kulturės shtetformuese tė shqiptarėve. Kjo ditė do tė kishte ndikimin e saj tė rėndėsishėm nė vetėdijen historike e kombėtare tė brezave njerėzorė tė sotėm e tė nesėrm. Dėshiroj tė theksoj se ndoshta ka ardhur koha qė tė heqim njė kundėrshti qė ekziston pėr njė kohė tė gjatė ndėrmjet studimeve tė bollshme vlerėsuese mbi historinė shtetformuese tė shqiptarėve dhe mospasqyrimit tė tyre nė vlerėsimin zyrtar tė shtetit shqiptar.

Jam i vetėdijshėm se edhe unė nė mėnyrė vetjake mund tė ndėrmarr njė nismė pėr kėtė qėllim, por meqenėse kjo kėrkon njė kėshillim mė tė gjerė sesa mund tė bėj vetėm unė si deputet, vendosa qė sot vetėm ta sjell nė vėmendjen e Kuvendit dhe tė qeverisė.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=13498
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.12.2008, 14:09   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Njė shkrim tjetėr mjaft domethėnės:

Citim:
Pėr njė festė kombėtare dinjitoze
Afrim Krasniqi

Mė 28 nėntor tė gjithė shqiptarėt festojnė Ditėn e Pavarėsisė dhe tė Flamurit. Njė pjesė e tyre, nė tė njėjtėn ditė, feston edhe festėn e Ēlirimit, pjesa e tjetėr e feston njė ditė mė pas, me 29 nėntor.

Kėtė pėrvjetor tė Pavarėsisė, pra edhe ndarjes nga Perandoria Osmane dhe krijimit tė shtetit tė ri shqiptar, simbolikisht Turqia, pasardhėse e Perandorisė, ftoi kryetarin e shtetit shqiptar dhe votoi protokollin e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Aleancėn Euroatlantike. 96 vjet mė parė, themeluesit e shtetit shqiptar shpallėn ndarjen historike tė shqiptarėve nga bota politike e gjeografike orientale, por siē shihet, pa kaluar njė shekull jetė nė shtetin e ri, njė shtet simbol i orientit na mbėshtet politikisht pėr t’u bashkuar me botėn perėndimore.

Pavarėsisht kėtyre dy paradokseve, tė cilat gjithsesi nuk kanė lidhje me dy simbolet pėrbėrėse tė flamurit tonė kombėtar, festa e Pavarėsisė dhe Flamurit pėrbėn njė moment krenarie, kujtese, nderimi dhe reflektimi. Ēdo vit qė kalon lartėsohen nė kujtesėn tonė historike brezi i atyre burrave e grave qė shėnuan krijimin e shtetit shqiptar. Secili prej tyre, politikan apo shkrimtar, luftėtar apo personalitet vendas, ish-diplomat perandorie apo figurė fetare, bėri njė akt tė papėrsėritshėm, tė paēmueshėm, tė pashembullt dhe pėrjetėsisht tė respektueshėm. Kjo madhėshti e aktit tė tyre ka bėrė qė, pavarėsisht pėrpjekjeve tė regjimeve tė ndryshme pėr t’i denigruar, harruar, mėnjanuar apo retushuar, ata kanė zėnė vend nė kujtesė dhe janė gjithnjė e mė shumė pjesė e trajtesave profesionale tė historiografisė shqiptare.

Formalisht, 96 vjet mė pas, Shqipėria ėshtė shtet, njė shtet evropian, qė funksionon, qė ecėn, qė po integrohet, qė po zhvillohet. Po ashtu, Kosova ėshtė njė shtet i ri, qė po funksionon, po ecėn, po integrohet dhe po zhvillohet. Edhe shqiptarėt nė Malin e Zi dhe Maqedoni, gjithashtu janė elementė thelbėsorė tė shteteve ku jetojnė, veprojnė institucionalisht brenda tyre dhe kanė pėrfaqėsuesit e tyre legjitim nė tė gjitha nivelet e qeverisjes. Pra, statistikisht, 96 vjet pas pavarėsisė dhe krijimit tė shtetit shqiptar, shteti dhe shqiptarėt kanė tė bėjnė njė bilanc pozitiv.

Pavarėsia e njė shteti funksionon dhe ėshtė jo vetėm statistikisht pozitive, kur ajo shoqėrohet me njė lloj tjetėr pavarėsie, ku mė thelbėsorja ėshtė pavarėsia e individit. SHBA-ja feston 4 korrikun si dita e lirisė, kur shteti i tyre nisi tė marrė udhė si shteti mė demokratik nė botė. Edhe shqiptarėt duhet tė kenė tė njėjtin standard vlerėsimi pėr pavarėsinė, nėse ajo garanton liri dhe dinjitet, nėse ajo ėshtė maksimumi qė mund tė arrihej, nėse ajo ka ardhur pėr merita tė brendshme apo rrethana tė jashtme, nėse ajo funksionon pėr shkak tė vullnetit tė brendshėm apo presionit tė jashtėm.

Sot, shoqėria shqiptare ėshtė komplekse, ku jetojnė shumėllojshmėri individėsh me interesa dhe kushte jetese tė ndryshme, me bindje dhe gjendje shoqėrore tė ndryshme. Por, tė gjithė sė bashku, duke parė veten nė pasqyrėn e sė vėrtetės, e ndjejmė se vendi ynė, shteti ynė, statuti ynė, janė ende larg atij modeli qė aspiruan heronjtė e pavarėsisė mė 1912. Gjatė 96 viteve, ne provuam pa sukses mbretin e dhuruar nga Fuqitė e Mėdha, parlamentarizmin e brishtė, regjimin monarkist, pushtimin dhe mė pas diktaturėn mė tė ashpėr nė tė gjithė kontinentin. Prej 18 vitesh ne kemi njė sistem tė ri politik, por qė po ngrihet mbi / me rrėnojat, mentalitetet, personazhet dhe gabimet e sė kaluarės. Mė 1992-shin, vendi i parė nė Evropėn Lindore qė kėrkonte zyrtarisht pranimin nė NATO, sot jemi nė listėn e fundit tė pranimeve, nė tė njėjtin nivel me shtete qė kanė kaluar nga luftėrat ndėrshtetėrore nė luftėrat civile.

Kur kemi suksese, flamurin e tyre e marrin zyrtarėt e lartė dhe politikanėt e partive. Sipas tė njėjtės logjikė, kur kemi dėshtime, edhe meritėn e tyre duhet ta marrin e njėjta kategori, gjė qė praktikisht nuk ndodh. Parė nė retrospektivė, nėse nė vitet ‘12, apo ’20 Shqipėria kishte njė elitė politike, tė formuar nė universitete e shoqėri perėndimore, 96 vjet mė pas Shqipėria nuk ka mė elitė, por njė klasė politike tė formuar, ashtu si tė gjithė qytetarėt nė moshė tė kėtij vendi, nė universitetet e njė shoqėrie totalitare e staliniste.

Shqetėsimi mė i madh ėshtė se tė njėjtit persona, tė cilėt marrin mandat qeverisės dhe keqqeverisin, pėrmes rregullave demokratike rimandatohen, riciklohen dhe rieksperimentojnė keqqeverisjen e radhės. Kurse qytetarėt janė gjithnjė e mė tė detyruar tė mos votojnė midis dy alternativave tė mira, por midis njė alternative tė keqe dhe njė edhe mė tė keqe.

Thėnia se ēdo popull ka qeverinė qė meriton, mbetet e pranueshme nėse shohim se shumė prej tipareve negative tė politikės, pėrfshirė korrupsionin, konfliktualitetin personal, mungesėn e moralit dhe kulturės qytetare, rendjen pas propagandės, kujdesit mė shumė pėr imazh sesa pėr punė, etj. Nėse lexohet mė thellė, nė raportet njerėzore tė individit qytetar dhe individit politikan, tė parėt janė shumė mė pėrpara sesa politika. Vetė rritja e refuzimit elektoral dhe e nivelit tė bojkotit politik ėshtė shprehje e distancės nė rritje midis dy grupimeve. Ndoshta do tė ishte mė mirė tė thuhej se elita politike e viteve 1912 shkriu energjitė dhe pasurinė e tyre pėr tė ndėrtuar shtetin dhe bėrė Shqipėrinė, kurse klasa e sotme politike, vazhdimisht jep prova se ėshtė e prirur tė pėrdorė tė gjitha energjitė pėr t’u pasuruar nė dėm tė vendit, demokracisė dhe shtetit.

Pikėrisht nė kohė tė tilla tė krizės sė identitetit politik, vjen ndėrmend akuza e famshme e Faik Konicės, sipas tė cilit Shqipėria u ngjall nga idealistėt, u ruajt nga rastėsisė, por ajo rrezikon tė vritet nga politikanėt.

Nė kėrkim tė identitetit qytetar ėshtė edhe vetė shoqėria, madje edhe pjesa mė publike e saj. Ēdo ditė lexojmė dhe dėgjojmė njerėz me imazh publik, tė cilėt nė emėr tė globalizmit, modernitetit apo injorancės, deklarojnė me mburrje mungesėn e krenarisė dhe rėndėsisė pėr identitetin kombėtar e shtetėror. Janė tė shumtė politikanėt dhe modernistėt e radhės qė nuk lėnė auditor tė huaj mediatik, zyrtar apo publik pa sulmuar, denigruar apo fyer pjesė tė identitetit tė vet kombėtar, pėrfshirė shtetin dhe pushtetin, si pjesė pėrbėrėse tė tij.

Ne krenohemi me kujtimet e akteve tė mėdha midis Ismail Qemalit e Isa Boletinit, por 96 vjet mė pas, shteti amė shqiptar sillet ndaj Kosovės si ndaj njė shteti ēfarėdo nė hartėn botėrore. Ca deklarata tė thata, ca batuta mediatike, ca foto pėr arkiv mediatik e personal, pėrbėjnė gjithēka ēfarė Tirana zyrtare bėn pėr promovimin dhe mbrojtjen e interesave tė Kosovės nė botė, si pjesė thelbėsore e interesave kombėtare tė shtetit shqiptar. E njėjta dukuri pėrsėritet edhe nė raport me shqiptarėt nė Maqedoni apo pėr problemin ēam, pėr tė cilin, Parlamenti shqiptar refuzoi (me konsensus tė partive tė mėdha) tė miratojnė njė rezolutė politike.

Edhe mė shqetėsuese ėshtė sjellja e munguar apo gjysmake ndaj simboleve tė shtetit. 96 vjet mė pas, klasa politike krenohet se mė nė fund do tė kemi karta identiteti, pra do tė kemi njė dokument tė besueshėm qė vėrteton qenien tonė qytetarė dhe shtetas shqiptarė. Tė mėsuar gjatė 9 dekadave tė valėviten herė flamuj turq, italianė, jugosllavė, rusė, kinezė, etj., edhe sot, nė zyrat politike shqiptare, por edhe nė vende publike, prona private, etj., mė shumė valėviten flamuj tė shteteve tė tjera, sesa flamuri kombėtar shqiptar.

Nė njė aspekt tjetėr, duhet thėnė se edhe nė 96-vjetorin e pavarėsisė, ende nuk kemi njė adresė pėr varrezat ku ndodhen eshtrat e atyre qė krijuan shtetin shqiptar, ende nuk pranojmė vlerėsimin pėr meritat e barabarta pėr gjithsecilin personalitet, ende i ndajmė ata nė tė mirė dhe tė kėqij, ende nuk kemi pėrfshirė nė tekstet mėsimore emrat dhe biografitė e tyre. Madje, pėr shumė prej tyre, pėrfshirė edhe heroin kombėtar, Gjergj KastriotiSkėnderbeu, vijojnė tė gjenden historianė e avokatė tė vonuar globalistė, qė vėnė nė dyshim veprėn kombėtare, emrin, identitetin dhe kombėsinė e tij shqiptare.

Sė fundi, ka njė keqkuptim tjetėr tė madh, kėsaj radhe ceremonial e zyrtar, pėr mėnyrėn sesi pėrkujtohet festa jonė kombėtare. Ende vijon tė mos kujtohet se pavarėsia, flamuri dhe shteti, nuk nderohen duke kryer ritet protokollare, ca kurora me lule artificiale tek varrezat, ca deklarata formale pėrpara mediave, ndonjė gotė shampanjė nė darkė nė pritjen zyrtare, apo ndonjė vizitė e modelit komunist me kamera televizive nė ndonjė familje dėshmori. Njė shtet serioz bėn veprime serioze. E para, tė mos e shohim festėn kombėtare si ditė pushimi, por si ditė krenarie, nderimi e reflektimi. E dyta, t’u japim mundėsinė qytetarėve tė jenė pjesė e festės, vetėm jo shikues e dėgjues pėrpara mediave radiotelevizive, viktima tė privatizimit tė festės nga partitė politike e lidershipėt e tyre. E treta, dhe mė e rėndėsishmja, festa e pavarėsisė tė pėrjetohet me tė gjithė madhėshtinė qė meriton.
Sepse, tė respektosh pavarėsinė, flamurin dhe shtetin, sidomos kur je person i votuar apo emėruar publik e zyrtar, para sė gjithash do tė thotė qė ēdo orė dhe ēdo ditė tė mendosh sesi tė kryesh njė punė tė mirė pėr vendin, dhe mbi tė gjitha, ta kryesh kėtė punė me njė ndjenjė tė qartė idealizmi dhe ndėrgjegje qytetare.


(Autori ėshtė ish-kėshilltar i presidentit Moisiu, lektor i shkencave tė politikės, UT.)

http://www.shekulli.com.al/news/44/A...008-11-29.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.8.2009, 21:07   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Skėnderbeu i lėnė vetmuar
Nga Gent Ulqini

Njė komb i vjetėr sa gadishulli dhe njė Hero i vetmuar Kombėtar nė sheshin kryesor tė kryeqytetit tė shtetit politik shqiptar me histori 93 vjeēare. Pėrballė tij, si njė sfidė ideologjike, njė mozaik proletarėsh e fshatarėsh tė armatosur nė ballinė tė ngrehinės me emrin Muze Historik Kombėtar (!).

Mė tej? Po, edhe themeluesi i Tiranės nė njė udhėkryq tė dendur, dhe pllaka mermeri bazash ilegale e tabela rrugėsh me emra tė huaj gjithsojėsh.

Mė tej? Njė bust idealisti komunist nė krah tė ndėrtesės kryesore tė shtetit, Presidencės.

Simbolikė pėrkujtimore mjaft e ngatėrruar, apo jo?! Dhe njė histori mjaft e errėsuar pėr kėdo qė kėrkon tė gjejė pikat kulmore tė jetės sė shqiptarėve.

Kjo ėshtė pak a shumė gjendja e kryeqytetit shqiptar nė drejtim tė pasqyrimit tė historisė nėpėmjet veprave tė artit figurativ nė mjedisin urban. Nė tė mungojnė personalitete qė drejtuan kėtė popull pėrgjatė historisė sė tij:
-mbretėrit dhe gjeneralėt e lashtėsisė, Agroni i madh i Ilirisė, Teuta, Genti, Pirroja, Aleksandri, dinastėt e tjerė ilirė, epirotė e maqedonas, tė gjithė njėrrėnjės;

-paraardhėsit e afėrt tė Skėnderbeut, pa tė cilėt ai do tė mbetej njė “ēifut nė shkretėtirė” dhe tek tė cilėt ai shihte rrugėn qė duhej tė ndiqte (do tė ndjek rrugėn e Balshės –ishte motivi dhe synimi i tij), princėt dinastė Balsha, Shpatajt, Topiajt, Aranitėt, Dukagjinėt, etj;

-pasardhėsit e Skėnderbeut nė kohė, qė pėr nga madhėshtia e zotėrimit dhe personalitetit i japin lavdi historisė sė kėtij kombi, Bushatlinjtė e Tepelena;

-themeluesi i shtetit politik tė sotėm shqiptar, Ismail Qemali, tė cilit si gjendet as gjurma nė Tiranėn kryeqytet tė atij shteti.

-Ahmet Zogu qė konsolidoi shtetin e Ismail Qemalit, e shumė e shumė figura tė tjera qė identifikojnė rrugėn e gjatė tė vijimėsisė sė historisė shtetformuese shqiptare.
Ndėrkohė qė ajo ēka gjendet nė mjediset urbane tė ēdo shteti, personalitetet qė i dhanė jetė shpirtit tė popullit, artistėt, dijetarėt, etj., janė lėnė nė harresėn e turpshme tė pasardhėsve.

Nuk ka asnjė shesh apo lulishte pėr Buzukun, Budin, Pashko Vasėn, De Radėn, Mjedėn, e shumė e shumė tė tjerė korifej tė mendjes e shpirtit shqiptar.

Madje edhe Noli pranė Akademisė duket se kėrkon tė lėvizė e tė shkojė pranė veprės sė tij kombėtare, Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare, ku pėr dreq valėvitet njė flamur i Patrikanės.

As Bulevardi nuk e ka bustin e atij qė e projektoi, as Muzeu Arkeologjik bustin e atij qė e themeloi (Karl Paēit), as….


Por kjo ėshtė njė listė e gjatė qė i ėshtė lėnė harresės sė qėllimshme. E nė kėtė kuadėr, edhe Skėnderbeu ėshtė mjaft i vetmuar, mjaft i trishtė pėr braktisjen qė e ndjek prej kohėsh.

A thua do tė pėrligjim tezėn e mbrapshtė se shqiptarėt kanė veē dy apo tre figura e nuk janė tjetėr veē njė turmė barinjsh qė zbresin prej malesh ekzotike?!


"Tradita", 31 mars 2005. Nr.10
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.8.2009, 15:35   5
Citim:
Mė trego ēka feston tė tregoj kush je
Faton Abdullahu

Pėrvjetor, festa, identitete

Shėnimi i njė dite, njė pėrvjetori, pėr njė ngjarje tė caktuar, pėr njė personalitet, pėr njė vlerė, apo qoftė edhe ta zėmė pėr njė produkt tė caktuar ushqimor, pėr njė pije, apo edhe pėr gjėra tė tjera nga mė tė ndryshme, ėshtė fenomen jo vetėm kulturor dhe krejt i rėndomtė qė ndodhė anekėnd botės dhe qė gjithashtu ėshtė praktikė e lashtė.

Ato i shėnon pėr qėllime nga mė tė ndryshme dhe nė mėnyra tė ndryshme; individi, familja, shoqėria, kombi, shumė kombe bashkė, shteti, shoqatat, institucionet etj. Normale edhe tek ne ka tė tilla, nga mė tė ndryshmet dhe ato nuk janė tė pakta.

Pas luftės tek ne disa festa, pėrvjetor a ditė tė shėnuara nuk janė mė, disa kanė ndryshuar sė paku nė formė, ndėrkaq jo pak janė edhe krejt tė reja qė kurrė nuk i kemi pas. Dhe pėrsėri varietetet, plotėsimet apo risitė janė krejt normale nė kėtė fenomen.

Por sa pėr faktin se jemi bėrė frik shtet i ri, sa pėr atė qė i takojmė disa feve, sa pėr atė qė jemi ndikuar shumė nga kulturat e ndryshme, dhe sa pėr atė qė zyrtarisht jemi shoqėri shumėkomunitetesh, gjithsesi ndryshimet, risitė dhe shtrirja e tyre qė i karakterizon kėtė dukuri sociale tek ne, janė pėr shumė ēka shumė unike qė nuk mund t’i hasėsh gjetiu.

Me tėrėsinė e saj gjithsesi komplekse, ky fenomen thotė dhe reflekton shumėēka pėr kulturėn e njė populli, pėr shkallėn e vetėdijes sė tij politike e kombėtare, pėr identitetin e tij qytetėrues apo fetar. Flet pėr respektin qė ai di t’i bėjė tė kaluarės sė tij, pėr synimet dhe vlerat qė aspiron, pėr stadet dhe pėrmasat e unitetit brenda vetes, pėr memorien kolektive dhe shumė ēka tė kėsaj natyre.

Dhe prapė ky kompleksitet i kėtij fenomeni, pra i shėnimit tė ditėve tė caktuara, i festave tė ndryshme, thotė dhe zbulon shumė edhe pėr individin, por tani jo vetėm tė shkrirė nė kolektivitet tė caktuar, por si njeri me nevoja dhe qėllime unike. Flet pėr raportin e tij me vetveten, me individin tjetėr, flet pėr perceptimet e tij, memoriet, vlerat qė i refuzon apo aspiron apo dhe do qė t’i trashėgoj.

Thėnė thjeshtė dhe pėrmbledhtazi, pėr kėtė temė komplekse, ky fenomen, si te individi ashtu edhe te grupi, zbulon dhe identifikon shumė raporte, zhvillime, ndjesi, identitete qė shtruar ndryshe mund tė diagnostifikohen edhe me njė thėnie tė thjeshtė “mė trego ēka feston tė tregoj kush je”.

Ky fenomen nuk mund tė kuptohet mirė te shqiptarėt nėse nuk merret parasysh se ne ishim kohė tė gjatė tė robėruar nga shtete e perandori tė ndryshme e pėr rrjedhojė tė ndikuar nga kultura tė ndryshme ēka determinoj ndarjen si komb, por edhe dallime mė tė mėdha fetare e kulturore ndėrmjet vet nesh tė cilat rrallė e hiq mund t’i gjesh tek kombet tjera.

Prandaj tė shpeshtėn manifestimet dhe pėrvjetorėt e ndryshėm, shėnimet e ditėve fetare, nacionale apo kulturore, ngjarjeve e personaliteteve tė ndryshme nė njė ose mėnyrė tjetėr reflektojnė kėtė tragjedi, kėtė mbijetesė, por edhe kėtė qėndresė e kėtė aspiratė pėr liri, afrim e bashkim.

Mu pėr shkak tė kėtij fati me decenie e me shekuj shumė shpesh kemi festuar, pėrkujtuar e shėnuar ditė tė cilat na i kanė imponuar tė tjerėt, qoftė nė fe, nė kulturė, nė politikė e nė ēka jo tjetėr. Dhe po kaq gjatė na janė mohuar, ndryshuar e ndaluar ato qė kemi dashur vetė t’i festojmė e pėr tė cilat ne kemi menduar se mund tė jenė mė tė mirat.

Pėr fatin tonė shumė gjėra kanė ndryshuar pėr tė mirė. Pėrkundėr kėsaj, fenomeni pėr tė cilin po flasim jo vetėm qė ėshtė bėrė edhe mė kompleks, por ai po bėhet edhe i pėrēudshėm. Duke qenė tė ndihmuar nga tė huajt por pėr rrjedhojė edhe tė ndikuar shumė nga ata, duke qenė protektorat e mė pas me pavarėsi por me prani tė madhe prapė tė qendrave pak a shumė tė njėjta, e mbi tė gjitha duke u kthyer nė shtet jo nacional por zyrtarisht shtet shumėkomunitetėsh, jo pak festa e pėrvjetor kanė ndryshuar, disa kanė mbetur si ishin, por disa tė reja na janė shtuar.

Nė rrethana tė reja kemi edhe servime tė reja pėr ca pėrvjetor e ca ditė, si ato zyrtare tė OKB-sė apo tė BE-sė tė cilat tek ne sa pėr shkak tė ndikimit tė madh qė ato kanė, sa pėr shkak tė njė vardisjeje tė panevojshme tė disa vendorėve qė e bėnė atė tė gėrditshme, krejt kėto, e bėjnė fenomenin pėr tė cilin po flasim me parregullsi paqartėsi e humbjeudhe.

Ka hapėsirė pėr tė rregulluar jo pak gjėra nė gjithė kėtė. Kjo mund tė bėhet edhe nga institucionet e Kosovės edhe nga iniciativat e lira qytetare. Ne, jo vetėm institucionalisht duhet tė mundohemi qė me kėtė fenomen, pra me pėrvjetorėt, me festat, me shėnimet e ditėve tė rėndėsishme nė jetėn tonė, tė krijojmė identitet mė stabėl, kulturor, kombėtar e edhe fetar. Gjithsesi tė krijojmė edhe identitet mė stabėl shtetėror. Vazhdojmė tė kemi festa e pėrvjetor qė pothuajse ende janė gjysmėklandestin sepse nuk pėrkrahen sa e si duhet nga institucionet shtetėrore aq mė pak nga disa ndėrkombėtar.

Pėr mė keq vazhdojmė tė pėrkujtojmė e shėnojmė ditė tė reja tė heronjve, luftėrave e ngjarjeve tė fundit, me ēka ndahemi deri nė pėrēarje, pėr ta penguar kėshtu legjitimitetin shtetėror tė shtetit tonė tė brishtė mbi tė cilėn duhet tė brumosen togvlerat si bazė orientuese e rrugėtimit tonė institucional, demokratik e nacional.

Por nuk ėshtė pragmatike qė tė presim qė kėtė ta bėjnė si duhet e sa duhet institucionet e huaja apo shoqatat e financuara nga tė huajt. Ato kanė prioritete tė tjera dhe baza mbi tė cilėn strukturohet legjitimiteti i tyre, tė shpeshtėn, nuk ka tė bėjė me identitetet kombėtare.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=27347
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.11.2011, 20:51   6
Citim:
Maqedoni/ Historianėt shqiptarė pro ndėrtimit tė njė pėrmendoreje nė Tiranė pėr 100 vjetorin e Pavarėsisė

Historianėt shqiptarė nė Maqedoni nuk kanė mbetur jashtė debatit tė hapur nė Shqipėri lidhur me ndėrtimin e pėrmendores sė pavarėsisė nė Tiranė. Kryetari i shoqatės sė historianėve shqiptarė Skėnder Hasani e vlerėson tė qėlluar idenė pėr ndėrtimin e kėsaj pėrmendore, sepse sipas tij Tirana aktualisht nuk reflekton sa duhet ngjarjet historike shqiptare.

Historiani Hasani shkon edhe mė larg idesė pėr ndėrtim tė njė pėrmendore nė Tiranė me rastin e 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ai thotė se duhet tė mendohet qė pėrmendore tė njėjta tė ndėrtohen edhe nė Shkup dhe Prishtinė.

Skėnder Hasani nė cilėsinė e kryetarit tė shoqatės sė historianėve shqiptarė apelon qė pėrmendore tė reja nė kryeqytetin e Shqipėrisė tė ndėrtohen edhe nė shenjė tė datave tjera historike, siē janė Lidhja e Prizrenit dhe Kongresi i Manastirit, por edhe pėr figura tė ndritura nga historia jonė kombėtare.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=20549
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:06.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.