Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 13.2.2010, 11:40   41
Citim:
Gostivar:Kryetari i komunės Osmani priti ambasadorin turk Okēal

Bashkėpunimi mė i thellė me komunat turke, shtjellimi i ēėshtjeve tė karakterit lokal dhe qendror ishin disa nga pikat qė u biseduan nė takimin e ambasadorit tė Republikės ė Turqisė nė Shkup, Hakkan Arslan Okēal dhe kryetarit tė Komunės sė Gostivarit,Rufi Osmani.

Ambasadori i Republikės sė Turqisė, Hakkan Arslan Okēal, qėndroi pėr vizitė nė komunėn e Gostivarit ku realizoi takim edhe me kryetarin e komunės,Rufi Osmani. Kryetari Osmani shprehu falėnderim pėr vizitėn e bėrė dhe pėrkrahjen e Turqisė ndaj komunės sė Gostivarit.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=47116
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.2.2010, 19:32   42
Citim:
Agresion ndaj identitetit shqiptar tė Gostivarit
Valon Kurtishi

(...)

Kemi besuar se ardhja nė postin e qytetarit numėr 1 tė Gostivarit tė njė politikani me gradė shkencore dhe me njė tė kaluar “atdhetare” si z.Osmani, do tė sjellė njė cilėsi tė re kushtimisht thėnė akademike, kombėtariste dhe moderne nė rregullimin e raporteve tė pėrgjithshme shoqėrore nė kėtė qytet.

Por gjithmonė e mė tepėr vendimet e vetė kryetarit tė komunės sė Gostivarit dhe bashkėpunėtorėve tė tij tė ngushtė, janė duke na lėnė me gojė hapur gjithė neve qė e patėm pritur me njė entuziazėm shumė tė sinqertė votėn e qytetarisė shqiptare tė Gostivarit nė zgjedhjet e fundit lokale.

Qeverisja lokale e Gostivarit ėshtė duke dėshtuar qartazi nė pikėn mė tė rėndėsishme tė njė projekti shoqėror: mbrojtjen e interesave nacionale tė popullit tė vet.

Shkrimet e fundit nė gazeta si dhe lajmet e agjencive tė ndryshme informative njoftojnė se plani i qeverisjes vendore tė kėtij qyteti pėr tė zyrtarizuar gjuhėn e ish okupatorit aziatik ka marrė rrugė tė sigurtė dhe formė zyrtare.

Nė kėtė drejtim ishte edhe vizita e fundit e ambasadorit tė shtetit turk nė IRJM, z Hakkan Okcall nė kėtė qytet shqiptar si dhe takimi i tij me kreun shqiptar tė kėsaj komune shqiptare, z.Rufi Osmanin. Ambasadori i njė vendi i cili me asnjė akt ligjor nuk njeh as ekzistencėn fizike tė minoriteteve kombėtare nė shtetin e tij, ėshtė shprehur shumė i kėnaqur dhe i ka shprehur githashtu falenderimet e tij kreut tė Gostivarit pėr zyrtarizimin e gjuhės turke nė kėtė qytet shqiptar.

D.m.th, ambasadori i njė shteti qė nuk zyrtarizon asnjė gjuhė tjetėr pėrveē turqishtes nė asnjė komunė apo rajon tė Turqisė, shpreh falenderimin e vet pėr zyrtarizimin e gjuhės turke nė njė shtet tjetėr, nė njė komunė tė njė shteti tjetėr, nė zonėn apo arealin etnokulturor tė njė populli tjetėr!

Z.Osmani para se ta zyrtarizojė gjuhėn turke nė Gostivar ėshtė dashur tė kėrkojė nga ambasadori turk qė nė kuadėr tė marrėdhėnieve tė “mira” qė ekzistojnė mes dy vendeve tona si dhe nė kuadėr tė parimit bazik tė reciprocitetit nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, tė ndikojė qė shteti turk tė zyrtarizojė gjuhėn shqipe nė mijėra fshatra e qytete tė Turqisė ku janė degdisur shqiptarėt e shkretė si rezultat i marrėveshjeve xhentėlmene dhe konventave turko-jugosllave pėr “iselavanje muslimana sa nase juzne Srbije u Tursku”.


Zoti Osmani duke qenė me gradė shkencore profesor doktor, duhet ta dijė se janė reth 5 milionė shqiptarė pa asnjė tė drejtė kombėtare apo kulturore nė Turqi. Kryetari i Gostivarit duhet t’ia kėrkojė me forcė ambasadorit turk plotėsimin e kėrkesave politike dhe kulturore tė shqiptarėve nė Turqi.

Kreu i Gostivarit shqiptar nuk guxon asesi tė marė vendime tė tilla serioze pėr zyrtarizime gjuhėsh tė huaja kokė mė vete dhe pa kėrkuar qė nė bazė tė reciprocitetit edhe shqipja tė zyrtarizohet me efekt tė menjėhershėm nė Turqi. Kjo pasi me kėtė veprim ai i implikon edhe shtetet shqiptare tė Shqipėrisė dhe Kosovės nė situata tė palakmueshme tensionesh e keqkuptimesh tė panevojshme nė rang ndėrkombėtar.

Kėtu nuk ndihmon aspak fakti se edhe Elbasani mund tė jetė anėtar i “bashkimit tė komunave turke nė botė”, pasi nė Elbasan nuk ka “minoritet etnik turk” dhe gjuhė zyrtare atje ėshtė vetėm shqipja.

Nga goja e njė intelektuali tė vėrtetė qė i do tė mirėn si popullit tė vet ashtu edhe gjithė njerėzimit, nuk guxojnė tė dalin fjali tė tipit, “ne gjetėm gjuhėn e pėrbashkėt pėr qasjen e multikulturalizmit qė Turqia si shtet e preferon dhe e aplikon nė raport me Maqedoninė”!

Zoti Rufi Osmani nuk ėshtė zgjedhur nga shqiptarėt e Gostivarit nė postin aktual qė ti “mbrojė dhe aplikojė nė praktikė” politikat nacionaliste, asimiluese dhe imperialiste qė shteti turk i paska pėr Maqedoninė dhe qė me eufemizma tipike bizantino-otomane aziatike i emėrton “qasje multikulturaliste”.

Po pėr vete ē’farė qasje preferon dhe aplikon Turqia? Ē’farė qasje kemi ne sot nė Turqi ndaj kėtyre ēėshtjeve etnike e kulturore? Pėrderisa Turqia pėr Gostivarin me 7000 mijė shqiptarė turkofonė paska qasje multikulturaliste, pse pėr Adanėn me mbi 200.000 mijė shqiptarė dhe Stambollin me mbi 1 milionė shqiptarė ka qasje diametralisht tė kundėrt monokulturaliste d.m.th asimiluese, antidemokratike dhe shoviniste.


Pėrderisa Turqia kėrkon zyrtarizimin e gjuhės turke nė Gostivar pse nuk pranon zyrtarizimin e gjuhės shqipe nė Adana, Stamboll, Adrianopojė, Izmir, Antali, Ankara, e nė qindra qytete tė tjerė tė mėdhenj ku shqiptarėt jetojnė nė shifra milionėshe? Si tė spjegohen kėto fenomene e praktika krejtėsisht kontradiktore me njėra tjetrėn nė stadin e sotėm civilizues ku ka aritur njerėzimi?

Kėto janė standarde tė dyfishta dhe politikė shoviniste neoimperialiste tė cilėn nuk mund ta pranojė asnjė qeveri normale dhe demokratike qoftė e niveleve lokale apo qėndrore. Nėse pranohet njė manipulim i kėtillė shumė transparent dhe gjigant shovinist, atėherė kemi tė bėjmė me tradhti nacionale tė klasit tė parė dhe me tėhujasim dhe shpėrfytyrim gati total tė njė politike dhe tė njė politikani tė caktuar.

Ambasadori nė fjalė e ka inkurajuar Osmanin edhe pėr thellimin e bashkėpunimit tė ndėrsjellė nė tė gjitha fushat nė kuadėr tė njė organizate nacionaliste panturke tė quajtur, “Bashkimi i komunave turke nė botė”.

Kjo ėshtė njė shoqatė ultranacionaliste e tipit tė organizatave shoviniste greke tė Vorio Epirit”, e cila pėrpiqet qė duke i bashkuar kėto komuna nė njė trup tė vetėm ta ruajė me ēdo kusht gjuhėn dhe kulturėn turke nė zonat qė dikur ky shtet i ka pasur nėn okupim.


Shihet qartė pra se nė ēfarė aventura tė rezikshme aziatike ėshtė futur komuna shqiptare e Gostivarit nė kėtė moment tė caktuar tė zhvillimit historik.


Nė bazė tė kėsaj gjendje faktike, z.Osmani del nė rastin mė tė mirė si njė nacionalist turk i cili duke e legalizuar gjuhėn turke nė nivel tė qytetit tė Gostivarit lufton pėr mbrojtjen e kėsaj gjuhe nė kėtė hapėsirė gjeografike dhe nė rastin mė tė keq si njė luftėtar i imperializmit panturk pėr rikthim nė “Rumeli”.

Gostivari si komunė historikisht shqiptaro-europiane dhe shqiptarėt si shumicė dėrmuese e popullsisė sė kėtij qyteti, nuk kanė luftuar pėr rikthimin e perandorive tė sė shkuarės primitive aty por pėr zyrtarizimin dhe mbrojtjen e kulturės autoktone shqiptare nė njė zonė tė pastėr etnike shqiptare.

Rufi Osmani tė ē’anėtarėsojė menjėherė komunėn shqiptare tė Gostivarit nga organizata ekstremiste turke, “bashkimi i komunave turke nė botė”!, dhe ta tėrheqė urgjentisht vendimin e turpshėm dhe krejtesisht antidemokratik pėr zyrtarizimin e gjuhės turke nė Gostivar, pasi pseudo-turqit e atyshėm lėre qė antropologjikisht nuk kanė asnjė lidhje me mongolėt e Anadollit, por edhe tė paktėt qė mund tė jenė tė gjakut mongoloid janė popullsi emigrante e ardhur vonė aty.

Nė bazė tė standardave mė tė avancuara ndėrkombėtare, emigrantėve nuk u takon statusi juridik i “pakicės kombėtare”(ethnic minority) nė vendin tonė. E shumta atyre mund tu lejohet mėsimi plotėsues nė gjuhėn turke njėjtė si emigrantėve tanė shqiptarė nė perėndim.

Pjesa e tretė dhe mė e rezikshmja e kėrkesave tė ambasadorit turk dhe veprimeve tė kreut tė Gostivarit ėshtė ēėshtja nė lidhje me “bashkėpunimin e ndėrsjellė ekonomik”, pėr ē’arsye zoti Osmani paska realizuar tashmė vizita nė “katėr komuna nė Turqi”.

Kjo ėshtė edhe njė pėrpjekje shumė e qartė neoimperialiste e politikės turke qė me anė tė aseteve ekonomike dhe financiare tė shtohet ndikimi dhe influenca nė vendimmarjen politike nė njė zonė tė caktuar interesi. Lidhjet e kėtilla janė tradicionale pėr gjithė zonėn ballkanike e mė gjerė.

Kapitali koncentrohet nė mėnyrė artificiale dhe antiligjore nė duart e elementėve dhe qarqeve tė caktuara antikombėtare dhe apatride tė cilėt pastaj financojnė nė mbrojtjen dhe afirmimin e kulturės inekzistente turke nė Gostivar. Me kalimin e kohės fuqia financiare pėrkthehet nė fuqi politike.

Kjo ka ndodhur tashmė nė Shqipėri ku numrat e minoritetit artificial grek janė nė ritje konstante qė nga vitit 1992. Karta e njėjtė e ndikimeve financiaro-kulturore pėrdoret nga pseudo turqit nė Gostivar dhe duket se Rufi Osmani e ka pranuar kėtė lojė dhe tregti tė ndyrė me interesat e popullit tė tij. Kjo ėshtė shumė e rrezikshme dhe nė periudha afatgjata mund tė ēojė nė njė rėnie rapide dhe serioze tė numrit tė popullsisė shqiptare nė Gostivar duke shtuar ndjeshėm dhe nė mėnyrė krejtėsisht artificiale numrat e tė a.q turq nė kėtė qytet shqiptar.

Njė skenar i tillė tashmė ėshtė realizuar dhe ėshtė parė nė Gostivar. Numrat e minoritetit fals turk janė shtuar nė mėnyrė paradoksale nga 20 persona nė vitin 1900 nė gati 8000 nė vitin 2002 !. Ky ėshtė njė shembull unikat nė botė i ritjes artificiale tė njė minoriteti inekzistent?!

Kėto numra nuk kanė rėnė nga qielli, por janė rezultat i politikės sėrbo-maqedonase pėr turqizimin artificial tė shqiptarėve me anė tė tė shkollimit tė detyrurar nė gjuhėn turke dhe korruptimin e njė pjese tė klerit analfabet dhe antikombėtar tė kohės.

Ėshtė interesante tė analizohet se me sa lehtėsi, shpejtėsi dhe seriozitet realizohen planet dhe synimet e tjerėve pėr shqiptarėt, nė tė njėjtėn kohė kur sa rėndė, ngadalė dhe gjatė nė kohė shkon realizimi i ndonjė kėrkese apo synimi pėr elementin etnik shqiptar nė Gostivar.


Ėshtė shndėrruar nė histori tashmė ēėshtja me njė pėrmendore tė vetme tė njė personaliteti historik si Xhemė Hasa e cila nuk gjen zgjidhje gati 20 vite me rradhė. Kurse ēėshtjet nė lidhje me gjuhėn turke, flamurin turk, investimet turke, kulturėn turke, ndryshimi i emrave tė shkollave turke, kolegjet turke, deri edhe universitetet turke rregullohen me shpejtėsi tė madhe, pėr tė mos thėnė brenda natės.

Ėshtė kaq absurde edhe e pabesueshme kjo saqė na bėn tė pyesim publikisht, vallė kush pėrbėn 80% tė popullsisė sė Gostivarit: shqiptarėt apo pseudo turqit?. Kryetari i Komunės sė Gostivarit ėshtė shqiptar etnik apo …?

Kreu aktual i komunės sė Gostivarit gjendet nė njė sprovė historike ku i mbetet tė vendosė mes dy opcioneve: atij tė njė kryetari modern europian qė mbron nė mėnyrė transparente interesat kombėtare dhe liberal demokratike tė komunitetit tė vet si dhe liritė e tė drejtat e pakicave reale apo tė imagjinuara, apo atij tė njė modeli bizantin oriental qė pėr interesa materiale apo egoizma tė ndryshėm personalė i nxjer nė ankand publik bashkėqytetarėt bashkė me qytetin e tij. Zgjedhja ėshtė e tij. Historia por jo vetėm ajo do tė gjykojnė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.2.2010, 05:03   43
Citim:
Pakt per restaurimin e monumenteve islamike

Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ka nenshkruar nje marreveshje per projektimin dhe restaurimin e monumenteve te kultures islamike, me Kryesine e Administrates Turke per Zhvillim dhe Bashkepunim, dhe Komunitetit Mysliman te Republikes Shqiptare.

Projekti do te financohet nga Kryesia e Administrates turke.
MTKRS do te ndihmoje me kapacitete teknike dhe administrative.

Sipas kesaj Ministrie, kjo marreveshje behet me qellimin, qe trashegimia kulturore te vendoset ne funksion te turizmit.

Gjate shkrimit te marreveshjes, ku ishte i pranishem ambasadori turk Hasan Asan, kryetari i Komunitetit mysliman Selim Muca, Ministri Xhaferri beri te ditur, se ne buxhetin e 2010-es, 1 milion dollare jane vene ne dispozicion per subvencionin e objekteve te kultit.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=175596
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.2.2010, 10:09   44
Citim:
Kavaf: Kufijtė mes Turqisė e Shqipėrisė, imagjinarė

Kufijtė mes Turqisė dhe Shqipėrisė janė kufij imagjinarė. Kėshtu u shpreh ministrja e Shtetit e Turqisė, Selma Aliye Kavaf nė krye tė delegacionit turk tė pėrbėrė edhe nga biznesmenė tė njohur turq nė turizėm, nė takimin me ministrin e Turizmit, Ferdinand Xhaferri, i mbajtur mbi temėn e Turizmit.

Sipas ministres Kavaf ky ėshtė momenti i duhur pėr tė vendosur njė bashkėpunim tė frytshėm nė lėmin e turizmit, pėr tė cilin informoi po ashtu mbajtjen e njė mbledhjeje tė rėndėsishme pėr turizmin me biznesmenėt e palės turke, pėrfaqėsuesit shqiptarė e tė gjithė Ballkanit.

Ndėrsa Ministri Xhaferri duke evdientuar nė bisedė, pėrvojen e pasur turke nė fushėn e turizmit, theksoi se ky sektor bashkėpunimi dypalėsh do tė jetė me interes pėr tė dy vendet.

Ndaj ministri i Turizmit ftoi biznesmenėt turq tė investojnė nė turizmin shqiptar nė mėnyrė tė tillė qė edhe turqit tė njohin bregdetin e bukur shqiptar, sikundėr shqiptarėt pushojnė nė brigjet turke prej vitesh tashmė.

Ministri Xhaferri e uroi ministren turke Selma Aliye Kavaf pėr shpalljen e Stambollit Kryeqytet i Kulturės Europiane pėr vitin 2010.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=9448

Citim:
Berisha: Biznesi turk, i mirėpritur nė Shqipėri

Kreu i ekzektutivit ka ftuar biznesin turk tė rrisė investimet nė Shqipėri. Gjatė njė takimi me sipėrmarrės nga Turqia, pjesėmarrės nė forumin ndėrkombėtar tė biznesit tė mbajtur nė Tiranė, kryeministri Berisha tha se Shqipėria ofron mundėsi tė mėdha pėr investime dhe njė klimė tė favorshme pėr biznesin.

Turizmi, minierat apo infrastruktura rrugore janė sektorė ku biznesi turk mund tė investojė nė vendin tonė vijoi kryeministri Berisha teksa ndau me sipėrmarrėsit turq edhe projekte qė pritet ta shndėrrojnė Shqipėrinė nė superfuqi energjetike nė rajon.

Shefi i qeverisė falenderoi ministren turke tė Shtetit, pjesėmarrėse nė forum, pėr ndihmėn qė shteti mik dha pėr zonat e pėrmbytura nė veri tė vendit.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=9451
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.2.2010, 18:47   45
Citim:
Shqipėria do tė pėrfaqėsohet jashtė pėrmes ambasadave turke

Nenshkrimi i nje memorandumi mirekuptimi mes Shqiperise dhe Turqise me 10 dhjetor te vitit te kaluar nuk eshte permendur publikisht, por qe u jep mundesi Tiranes dhe Ankarase te perfaqesohen ne vendet ku mungojne selite diplomatike respektive.

I shpjeguar me thjesht, memorandumi do te thote se ne vendet ku Shqiperia nuk ka ambasade, por ka marredhenie diplomatike te kete asistencen turke, per te permbushur misionin diplomatik, madje atje ku eshte e mundur fizikisht te hape nje zyre te sajen ne oborrin e ambasades turke.

Dokumenti nuk eshte me shume se nje flete formati dhe i bashkangjitet marreveshjes se nenshkruar ne Ankara me 12 shkurt te 1998 nga ish- ministri i Jashtem, Paskal Milo.


Pavaresisht nenshkrimit dhe tashme hyrjes ne fuqi ngrihen shume pikepyetje per dokumentin; se pari se pavaresisht fjales bilaterale te perdorur, Shqiperia nuk ka cfare te ofroje pasi Turqia ka seli diplomatike ne te gjithe boten.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=176008
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.3.2010, 15:56   46
Citim:
Ministri i Jashtėm i Turqisė,Davutoglu sot arrin nė Maqedoni

Sot pėr njė vizitė dyditore nė Maqedoni do tė arrijė Ministri i Jashtėm i Turqisė,Ahmet Davutoglu,i cili do tė zhvillojė takime me udhėheqėsit e lartė nė Shkup si dhe do tė marrė pjesė nė inaugurimin e konsullatės turke nė Ohėr.

Bėhet e ditur se Davutoglu do tė vizitojė edhe shtėpinė pėrkujtimore tė Mustafa Kemal Ataturkut nė Manastir si dhe Xhaminė e Larme nė qytetin e Tetovės.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=53244
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.3.2010, 18:41   47
Citim:
Komunikatė

Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar
ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovė

www.illyricumlibertas.org
illyricumlibertas@live.com


Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas – Tetovė, e pranoi me shqetėsim tė thellė agjendėn e aktiviteteve tė Ministrit tė punėve tė jashtme tė Republikės sė Turqisė, z.Ahmed Dautogllu gjatė vizitės sė tij nė IRJM. Agjenda u realizua nė tėrėsi pa as mė tė voglin reagim tė strukturave shqiptare tė cilat e kanė pėr obligim kombėtar, qytetar, moral, ligjor dhe kushtetues qė ta mbrojnė interesin kombėtar shqiptar nė Fyrom.

Duke parė mungesėn e reagimit tė atyre qė duhet tė reagojnė nė kėsi situata absurde, ne si shoqatė pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar shqiptar detyrohemi ti drejtohemi ministrit nė fjalė si dhe opinionit tė gjerė me kėto kėrkesa:

Sė pari, kėrkojmė qė nė komunėn shqiptare tė Ohrit tė mbyllet sa mė shpejt konsullata turke e nderit qė e inauguroi ministri nė fjalė, pasi ekzistenca e saj nė kėtė pjesė tė vendit do tė ndikojė nė shkombėtarėzimin e mėtejshėm tė shqiptarėve nė kėtė qytet, tė cilėt tė gjendur nėn presionin e pėrditshėm tė shovinizmit sllavomadh kanė tendencė tė turqizohen pėr tė shpėtuar mė lehtė nga shtypja e madhe qė ushtrohet mbi ta. Nė kėtė drejtim, tė mbyllet dhe konsullata turke nė Manastir pasi aty nuk ka turq etnikė, dhe tė hapet njė e tillė nė Radovish, Vallandovė apo Gjevgjeli ku ka nevojė reale pėr konsullata tė tilla dhe ku jeton njė pakicė e vėrtetė turke.

Sė dyti, kėrkohet nga Ministri i jashtėm turk qė tė ushtrojė ndikimin e tij politik dhe moral nė mbylljen sa mė tė shpejtė tė kolegjit turk “Jahja Kemal” nė Strugė dhe degėve e tij nė Gostivar dhe Shkup, pasi kėta luajnė njė rol tė tmershėm shovinist dhe antidemokratik duke asimiluar fėmijėt e vegjėl shqiptarė, fenomen qė i shkon pėrshtati shovinizmit maqedonas i cili ėshtė i interesuar pėr uljen e numrit tė shqiptarėve nė IRJM. Tė largohen nga IRJM edhe qendra pėr kulturė turke “Junus Emre” si dhe ndėrtesa e vjetėr e Hanit Kurshumlia nė Shkup ti kthehet pėrsėri nė pronėsi dhe shfrytėzim Instutitit tė trashėgimisė shqiptare nė Shkup.

Sė treti, kėrkojmė nga shteti turk qė tė koncentrojė pėrpjekjet e tij tė drejta pėr shpėtimin dhe pėrparimin e kulturės turke nė Maqedoninė lindore ku jeton pakica e vėrtetė turke, e jo tė pėrpiqet qė tė turqizojė shqiptarėt etnikė nė Maqedoninė perėndimore ku as ka pasur nė tė kaluarėn, as ka sot dhe as ka pėr tė pasur ndonjėherė prezencė racore apo kulturore turke.

Sė katėrti, kėrkojmė nga Ministri turk, qė nė kuadėr tė miqėsisė turko-sllave qė e shpalosi gjatė takimeve vėllazėrore me sllavėt nė Shkup, tė kėrkojė nga partitė gjoja turke nė FYROM tek tė cilat ka ndikim dhe tė cilat i financon shteti turk, qė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare apo lokale, kėta tė votojnė partitė e mėdha shqiptare si BDI apo PDSH dhe jo partitė sllave VMRO apo LSDM, siē kanė vepruar deri mė sot.
Sė pesti, kėrkojmė nga shkėlqesia e tij Ministri i jashtėm Dautogllu, qė tė ushtrojė ndikimin e tij tek miqtė e tij personalė sllavė si kryeministri Gruevski, presidenti Ivanov dhe kryeparlamentari Veljanovski, si dhe te populli maqedonas nė pėrgjithėsi, nė mėnyrė qė kėta tė mos i diksriminojnė mė shqiptarėt nė IRJM, njėjtė siē nuk diskriminohen por pėrkundrazi favorizohen tė a.q “turq” nė kėtė vend tė vogėl ballkanik.

Duke vlerėsuar lart dėshirėn e mirė tė z.Dautogllu qė me anė tė kėsaj vizite tė kontribuojė nė thellimin e bashkėpunimit dypalėsh mes dy vendeve tona si dhe tė thellimit tė miqėsisė nė mes tre popujve tanė, popullit autokton shqiptar dhe dy popujve nomadė tė ardhur kėtu atij sllav dhe turk, nuk mund tė mos e shprehim mospajtimin tonė tė thellė mė pėrzierjen e z.Dautogllu nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė me identitetin kombėtar tė komunitetit shqiptar si nė IRJM, ashtu edhe mė gjerė nė gadishullin Ilirik.

Kryetar
Valon Kurtishi
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.3.2010, 18:40   48
Citim:
Pėrgjigje shqiptare pėr njė neootoman
Valon Kurtishi

Nė kuadėr tė vizitės sė vet dyditore nė Ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, ministri i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Turqisė i pėrsėriti qėndrimet e tij tė zakonshme dhe tashmė tė njohura nė lidhje me qėllimet e politikės sė jashtme tė kėtij shteti aziatik. Duket se qeveria e re turke me orientime puritaniste e ka marė seriozisht realizimin e asaj qė nuk e arritėn qeveritė e mėparshme nacional-sekulariste nė regjionin ballkanik.

Duket se Turqia nė rajone tė caktuara pėrpiqet tė luajė rolin e njė fuqie tė rėndėsishme qė duhet marrė parasysh dhe respektuar nė vendimmarrjet regjionale. Kjo i bie tė jetė ajo qė Henri Kisinxher (Henry Kissinger) nė librin e tij “Diplomacia” e pėrshkruan si ndarja e botės nė sfera kontrolli dhe influence, me njė superfuqi globale si SHBA nė krye dhe me disa hegjemonė regjionalė qė ose e sfidojnė supremacinė globale tė SHBA nė aleancė me disa hegjemonė tė tjerė rajonalė ose janė nė aleancė me Amerikėn. Rusia tashmė duket e releguar nė statusin e njė fuqie tė tillė rajonale. Bashkimi Europian duket tė jetė fuqia rajonale nė Europė me ndikime tė fuqishme globale. Kina e India pėr rajonet respektive tė lindjes sė largėt dhe asaj jugperėndimore, kurse Brazili nė Amerikėn jugore.

Njė rol tė tillė pėr njė hapėsirė mė tė kufizuar gjeografike nė Azinė e vogėl, nė Azinė qendrore dhe mundėsisht edhe nė Ballkan, e ėndėrron tashmė edhe Turqia, njė shtet i cili kohėve tė fundit duke i falėnderuar edhe pėrkrahjes sė SHBA dhe Bashkimit Europian gjendet nė ngritje tė vazhdueshme ekonomike. Zhvillimi ekonomik kuptohet se rrit edhe ndikimin politik tė vendit nė skenėn ndėrkombėtare. Edhe nė kėtė fushė janė vėrejtur dhe shihen disa zhvillime interesante nė politikėn e jashtme tė kėtij shteti si ftohja e marrėdhėnieve me Izraelin dhe disa lėvizje tjera qė nuk janė pritur mirė nė Uashington, si konvergjencat nė lidhje me intervenimin dhe zhvillimin e situatės nė Irak p.sh.

Nė dritėn e rritjes sė vetėbesimit tė elitave politiko-ekonomike sė kėtij shteti duhen parė edhe lėvizjet e fundit nė drejtim tė Ballkanit. Janė realizuar disa vizita tė elitave shtetėrore dhe qarqeve ekonomiko-financiare nė kryeqytetet ballkanike, ku spikasin vizitat nė Beograd, Sofje apo Zagreb e Tiranė si dhe janė nėnshkruar njė mori e marrėveshjeve bilaterale e multilaterale ekonomike e politike me tė cilat synohet tė ritet influenca turke kėtu.

E kėsaj natyre ishte edhe vizita e fundit nė Shkup e z.Amet Dautogllu (Ahmed Davutoglu), ministėr i jashtėm dhe gjeostrateg i njohur nacionalist turk, me njė agjendė shumė interesante e cila ia vlen tė shihet nga mė shumė aspekte. Duke mos pasur hapėsirė gazetareske qė kėsaj vizite t'i qasemi nga mė tepėr kėndvėshtrime, do tė koncentrohemi shkurtimisht vetėm nė ēėshtjet qė prekin interesat kombėtare tė shqiptarėve tė kėtushėm nė lidhje me Turqinė, turqizimin e shqiptarėve si dhe impakti qė kjo vizitė dhe planet e projektet konkrete qė janė duke u realizuar para dhe pas kėsaj vizite kanė pėr elementin etnik shqiptar nė IRJM.

Tė shtojmė kėtu se populli shqiptar si njė popull i kulturuar evropian me tipare tė theksuara humanizmi, gjithmonė e ka ndjekur me simpati dhe kur duhet edhe e ka ndihmuar konkretisht luftėn dhe pėrpjekjet e popullit turk pėr liri, bashkim, emancipim dhe pėrparim nė tė gjitha sferat e jetės. Populli ynė ka ndihmuar edhe popuj tjerė nė luftėn e tyre pėr liri dhe emancipim social duke dhėnė kontribut tė ēmuar pėrtej mundėsive tė veta pėr paqe e zhvillim nė botė.


Njė rekapitulim i shkurtėr historik

Turqia e maskuar nėn eufemizmin Perandoria Otomane, e ka mbajtur pėr rreth 500 vite nėn okupim territorin etnik shqiptar nė Ballkan, duke i shkaktuar kombit njė gjenocid, kulturocid, asimilim social, shkretėtirė ekonomike dhe prapambeturi epokale e cila as sot mė 2010 nuk ėshtė duke u larguar nga jeta e pėrditshme e kolektivit si dhe nga mendėsia e individit shqiptar.

Populli ynė ėshtė pėrpjekur nė rreth 57 kryengritje masive tė ēlirohet nga sundimi i huaj aziatik. Nė periudhėn e Tanzimatit apo reformave tė mėdha centralizuese, ėshtė bėrė pėrpjekje qė tė asimilohet tėrėsisht populli ynė, duke mos lejuar assesi shkolla nė gjuhėn shqipe, dhe duke hapur dhe mbajtur me dhunė shkolla nė gjuhėn turke pėr myslimanėt shqiptarė, si dhe duke lejuar shovinizmin grek qė tė mbajė shkolla nė gjuhėn greke pėr ortodoksėt shqiptarė. Kjo politikė turke i ka shkaktuar kombit shqiptar humbjen e gjithė vilajetit tė Janinės dhe atij tė Manastirit ku nė atė periudhė me lejen e qeverisė turke kanė vepruar mėse 400 shkolla greke dhe 200 shkolla bullgare dhe vllehe pėr fėmijėt shqiptarė.

Profesorėt e nderuar Pėllumb Xhufi, Kristo Frashėri, Kasėm Biēoku, Ali Hadri, Zekeria Cana, Shukri Rahimi, Hivzi Islami e shumė tė tjerė e kanė sqaruar shumė mirė kėtė fazė tė marrėdhėnieve shqiptare me sunduesit e huaj.


Sulmi i aleancės ballkanike kundėr Shqipėrisė nė vitin e tmerrshėm 1912 nuk ėshtė pritur aspak nga forcat mbrojtėse tė Perandorisė Otomane tė cilat janė tėrhequr plotėsisht pėr tė mbrojtur territorin etnik turk, duke pamundėsuar elementin etnik shqiptar tė vetėmbrohet.

Nė vitet 30 dhe 50 tė shekullit XX, shteti turk ka nėnshkruar marrėveshje ndėrshtetėrore “pėr emigrimin e popullatės turke” me Jugosllavinė dhe Greqinė respektivisht, me tė cilat e ka dėnuar me vdekje kombin shqiptar tė Ēamėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė gjeografike, pasi dihet se ata pak “turq etnikė” tė kėtyre territoreve janė larguar nga kėtu qė nė vitin 1912. Marrėveshjet e kėtilla kanė qenė tė drejtuara krejtėsisht kundėr interesave nacionale tė shqiptarėve dhe kanė shkuar plotėsisht nė favor tė planeve gjenocidale sllavo-greke pėr pastrimin etnik tė territoreve shqiptare. Ne nuk e dimė akoma sot a janė shfuqizuar kėto konventa apo jo?

Nė gjithė kėtė periudhė kohore, shovinizmi sėrb ka tentuar ta shtojė nė mėnyrė artificiale numrin e popullsiė turke nė Ish-Jugosllavi dhe ta ulė sa tė jetė e mundur numrin e popullsisė shqiptare. Nė kėtė masakėr antishqiptare Turqia, Jugosllavia dhe Greqia kanė bashkėpunuar mė mėnyrė perfekte.



Post 1999

Pėrgjatė gjithė periudhės nga viti i largėt 1912 e deri nė intervenimet e NATO nė Kosovė nė vitin 1999, politika turke ka qenė projugosllave dhe thelbėsisht indiferente ndaj fatit tė shqiptarėve dhe Shqipėrisė. Madje nė raste tė caktuara kjo politikė merr formė tė hapur antishqiptare kur Turqia nėnshkruan pakte ballkanike me Greqinė, Jugosllavinė dhe Rumaninė, si para luftės sė dytė botėrore nė vitet 30 ashtu edhe pas luftės nė vitet 50. Edhe pas intervenimit tė SHBA-NATO dhe ēlirimit tė Kosovės, politika zyrtare turke ka pasur njė qėndrim shumė anakronik me momente tė tilla kulmore negative si fjala e ambasadorit turk nė Kėshillin e Sigurimit nė OKB dhe kėrkesa e tij drejtuar anėtarėve tė kėtij Kėshilli pėr tė krijuar dhe mbrojtur “zona etnike turke” nė Kosovė.

Njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Turqia ėshtė bėrė nėn presionin direkt Amerikan. Kjo shihet qartė kur asnjėra nga pesė republikat turkofone tė Azisė qėndrore si Kazakistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Kirgizia, Taxhikistani nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. As Azerbaixhani turk i Kaukazit si aleat mė i ngushtė i Ankarasė zyrtare nė rajon, nuk e ka njohur akoma pavarėsinė e Kosovės. Kjo nuk e pengoi aspak Ankaranė qė tė kėrkojė nga Tirana zyrtare ndalesėn e menjėhershme tė shitjes sė armėve tė vjetra shqiptare Armenisė.


Agresioni kulturor dhe imperializmi ekonomiko-financiar

Njė moment tjetėr shumė negativ ka qenė kėrkesa qesharake dhe paradoksale drejtuar UNMIK-ut pėr tė zyrtarizuar me ēdo kusht gjuhėn turke nė Kosovė pėr 0.4% gjoja “turq” atje, nė tė njėjtėn kohė kur nė vendin e vet nuk pranon nė asnjė mėnyrė zyrtarizimin e gjuhės shqipe apo tė atyre kurde, boshnjake, armene, ēerkeze, greke p.sh. Pėrderisa pėr tė a.q “pakicė turke” nė Kosovė apo IRJM e cila de fakto nuk ekziston dhe ėshtė njė pėrzierje e shqiptarėve dhe sllavėve muslimanė tė pavetėdijshėm kombėtarisht, kėrkon me zė tė lartė deri nė OKB shkolla nė gjuhėn turke, pėr pakicėn e vėrtetė reale shqiptare prej 5 milionė nė Turqi as qė lejon identifikimin si grup i veēantė etnik, e lėre mė shkollimin nė gjuhėn amtare.

Pėrderisa qeveritė shqiptare tė Shqipėrisė, Kosovės dhe qeveria antishqiptare e IRJM lejojnė hapjen jo vetėm tė shkollave publike por edhe tė atyre private nė gjuhėn turke pėr ata shqiptarė tė pavetėdijshėm nė aspekt kombėtar qė identifikohen si turq, shteti turk nuk lejon assesi shkollat nė gjuhėn shqipe nė Turqi.

Pėr mė tepėr nė njė akt tė pabesueshėm, shumė tė ulėt dhe arrogant, ministri i arsimit sė kėtij vendi gjatė njė vizite nė Shkup, pyetjes sė njė gazetari shqiptar pėr shkolla shqipe nė Turqi iu pėrgjigj me njė sarkazėm primitiv se “le tė kėrkojnė dhe pastaj do e shqyrtojmė kėtė kėrkesė” apo edhe “paska shqiptarė nė Turqi?!”. Me njė arrogancė tė njėjtė mohuese iu pėrgjigjėn edhe kėrkesės sė kryeministrit Berisha pėr programe nė gjuhėn shqipe nė TV publik turk.


Nga ana tjetėr, ėshtė interesante tė shihet sesi njė numėr i studiuesve turq e paraqesin pozitėn e sotme tė sė a.q “pakicė etnike turke” nė IRJM dhe Kosovė. Sipas tyre, “turqit janė shqiptarizuar dhe akoma edhe sot janė nėn njė presion tė madh tė nacionalistėve shqiptarė tė cilėt ngjashėm si nė Bullgari po tentojnė tė asimilojė apo shqiptarizojnė turqit e Maqedonisė apo Kosovės”?! (shih nė, Sirin Tufayi “Turks in Macedonia”; apo edhe Guner Ismail, “The Position of the Turks in the Republic of Macedonia”).

Madje edhe nė faqe elektronike qėndrimet zyrtare turke pėr tė a.q "pakicė turke" nė Kosovė janė aq absurde dhe tė pabesueshme tė llojit, “Pas vitit 1912 turqit kanė pėrjetuar masa tė shumta asimiluese nga shqiptarėt” apo “Pas vitit 1945 turqit janė detyruar tė mėsojnė nė gjuhėn shqipe” (shin nė Wikipedia, Turks in Kosovo)?! Sipas pikėpamjes sė ēuditshme tė qarqeve akademike turke, “Turqit e Kosovės dhe Maqedonisė kanė qenė nė mes tė nacionalizmit tė shumicės dhe pakicės”. Me kėtė duan tė thonė nė mes zjarrit tė dy nacionalizmave – atij sėrb dhe atij shqiptar?! Edhe shefja e departamentit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Universitetin Bilgi nė Stamboll Shule Kut, ka pasur qėndrime kontradiktore nė shkrimet e saj nė lidhje me tė a.q “turq” tė Kosovės. Njė studiues tjetėr turk , Can Karpat, i quan padrejtėsisht dhe mė pėrēmim shqiptarėt e IRJM, “njė pakicė qė sillet si shumicė”, (shih nė Can Karpat, Two Major Muslim Minorities of Macedonia: Albanians and Turks”). Dr. Nasif Mandaci nga ana tjetėr flet pėr “qindra mijėra turq” qė u larguan nga Kosova nė Turqi duke pranuar plotėsisht tezat sėrbe se nė Turqi u larguan turqit dhe jo shqiptarėt nga Ish Jugosllavia.

Pra shkenca turke manipulon gjithė kohės me pėrkatėsinė etnike tė qytetarėve tė Kosovės dhe IRJM duke falsifikuar nė vazhdimėsi pėrbėrjen etnike tė popullatės shqiptare nė vend.

Nė njė artikull me titull “Frika e turqve tė Kosovės nga shqiptarizimi”, (Zaman, 27 maj 2008, “Kosovo Turks’ fear of Albanianization”), tė shkruar nga Hajrudin Somun, ish ambasador i Bosnjės nė Turqi, Irfan Sekerci, kryetar i lidhjes “Doru Yol” nė Prizren, ka deklaruar se pavarėsia e Kosovės ėshtė e mirė, por frikohemi nga nacionalizmi shqiptar?! Njė numėr i autorėve tjerė si Aydin Babuna (shih nė “Albanian National Identity and Islam in the Post Communist Era”), njė franceze antishqiptare Natalie Clayer – Popoviē e cila boton pėr llogari tė sėrbėve dhe turqve nė Stamboll e Paris, e disa tė tjerė, ua mohojnė shqiptarėve identitetin e veēantė kombėtar duke mjegulluar shumė fakte nga historia mė e afėrt apo mė e largėt dhe duke ardhur nė pėrfundime krejtėsisht tė gabuara neokolonialiste pėr identitetin kombėtar tė popullit shqiptar nė Ballkan. Nė kėto shkrime paraqiten teza tė gabuara dhe gati raciste nė lidhje me religjionin dhe kombėtarizmin tė shqiptarėt nė ish Jugosllavi, teza kėto shumė tė ngjashme me shkrimet e shqiptarofobėve sėrbė e grekė nga e kaluara tė cilėt kanė spekuluar shumė me amalgamėn e identiteteve fetare dhe kombėtare tė masave analfabete shqiptare nėn okupimin jugosllav e grek. Pėr qėndrimet e ngjashme tė autorėve turq, sėrbė dhe grekė nė lidhje me kėtė ēėshtje mund tė shihet dokumenti me titull, “Position of the Turkish National Community in the Kosovo- Metohija since Rambouillet…”, ku teza sėrbe pėrputhet plotėsisht me atė turke.

Nga kėto shkrime si dhe tė tjera tė ngjashme siē duket inspirohet edhe Dautogllu nė pėrpilimin dhe pastaj edhe nė realizimin konkret tė politikave tė tij nė drejtim tė shqiptarėve nė Europėn Juglindore.

Politika aktuale e Republikės sė Turqisė nė Kosovė dhe IRJM ėshtė nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė me interesat nacionale tė shqiptarėve tė cilėt tentojnė apo priren drejt avancimit juridik-politik, ekonomik, kulturor dhe numerik tė faktorit shqiptar kėtu. Politika dhe strategjia e sotme turke pėr turqizimin e komuniteteve tė caktuara shkakton rėnien apo uljen e numrit tė popullsisė shqiptare nė IRJM dhe Kosovė, duke dėmtuar prospektet pėr tė ardhmen shqiptare tė popullsisė nė kėto dy rajone shqiptare.

Tė gjitha lėvizjet, deklaratat apo inaugurimet e ministrit turk gjatė vizitės sė tij nė IRJM kanė dėmtuar rėndė interesat e komunitetit shqiptar kėtu dhe i kanė shkuar pėrshtati shovinizmit sllavo-maqedonas nė gjithė ingredientėt e mėsipėrm. Politika e sotme turke nė drejtim tė shqiptarėve nė IRJM dhe Kosovė karakterizohet nga njė nacionalizėm shumė transparent, neoimperializėm i skajshėm, si dhe njė integralizėm “islamik” i kamufluar nė mėnyrė perfekte dhe i mbėshtjellė me doza miqėsie dhe amortizues gjoja “fetare”.


Atė qė Dominik Moisi (Dominique Moisi) e quan “Gjeopolitikė tė emocioneve” (Geopolitics of Emotions), e pamė tė shfrytėzohet e interpretohet nė praktikė gjatė kėsaj vizite me shembuj shkollorė. Kėshtu, fjalėt e ministrit nė xhaminė shqiptare tė larme tė Tetovės dhe nė USHT se “ndihet mirė mes shqiptarėve”, nga persona me aftėsi tė kufizuara mendore mund tė merren si tė vėrteta absolute, por ja qė veprimet tjera e demantojnė rėndė ministrin e jashtėm nė kėto qė tha. Kjo shihet qartė kur zyrtarėt e ndryshėm turq i emėrtojnė xhamitė dhe objektet tjera kulturore tė ndėrtuara nga shqiptarėt myslimanė gjatė viteve tė errėta tė okupimit turk si objekte “turko-otomane”. Kjo paraqet njė nacionalizim apo kombėtarizim tė objekteve dhe tė gjithė trashėgimisė kulturore islame, e cila e tėhuajson duke e shkombėtarizuar njė pjesė tė rėndėsishme tė trashėgimisė kombėtare tė shqiptarėve nė IRJM dhe mė gjerė.

Nė kėtė drejtim, vizita nė xhamitė apo objektet tjera islamike shqiptare tė Manastirit, Tetovės, Shkupit, Ohrit si dhe emėrtimi i kėtyre objekteve nga Ministri i jashtėm si “turko-otomane”. paraqet njė sulm frontal dhe njė sfidė serioze ndaj identitetit kombėtar tė shqiptarėve tė kėtushėm. Pas kėsaj shtrohet pyetja logjike: Nėse xhamitė dhe objektet tjera islamike nė IRJM janė trashėgimi kombėtare turke kurse nga ana tjetėr kishat ortodokse janė trashėgimi kombėtare sllavo-maqedonase, atėherė ku ėshtė trashėgimia kombėtare shqiptare nė Maqedoni?!

Kėtu del nė pah shumė qartė edhe keqpėrdorimi i pamoralshėm i fesė islame nė funksion tė rikthimit kulturor nacionalist afetar turk nė Ballkan. Goditja kryesore kėtu jepet ndaj elementit autokton shqiptar dhe boshnjak, tė cilėt rrezikohen nga zhdukja totale nėse pėrfshihen nė skema tė kėtilla asimiluese tė cilat i shndėrrojnė nė fushė tė pėrshtatshme pėr tu bėrė kurban nė atė qė Samuel Huntington e quan “pėrleshje tė qytetėrimeve’, apo akoma mė keq nė “kufinj tė pėrgjakshėm tė islamit”.

Imperializmi kulturor turk ėshtė duke i rrezikuar pėrbindshėm shqiptarėt nė IRJM dhe mė pak edhe nė Kosovė. Sipas Entit shtetėror tė Statistikave tė FYROM-it i cili ėshtė etnikisht i pastėr dhe prej tė cilit shqiptarėt janė larguar tėrėsisht, 77 959 persona ose afėrsisht 4% e popullsisė sė IRJM ėshtė regjistruar si turke, duke e ulur kėshtu me 4 % numrin e popullsisė shqiptare kėtu. Nga ana tjetėr, numri i popullsisė sė regjistruar si turke nė qytetin shqiptar tė Prizrenit ėshtė rritur nga 7 227 apo 4.1% mė 1991, nė 14 050 apo 6.4% nė vitin 2002.

Kėto tė dhėna statistikore tregojnė qartė asimilimin e shqiptarėve nė territoret e tyre etnike. Njė rol tė tmerrshėm nė turqizimin e kėsaj mase tė madhe tė shqiptarėve nė IRJM dhe Kosovė ka luajtur dhe luan Turqia me politikat e turqizimit tė shqiptarėve me anėt tė shkollimit publik, kolegjeve private, ndikimeve kulturore (si shfaqja e filmave nacionalistė turk nė disa TV gjoja shqiptare), ndikimeve pseudo -fetare, dhėnies sė stimujve tė ndryshėm financiarė personave labilė e pa identitet, ndikimeve ekonomike etj.


Ulja pėr 4% e numrit tė shqiptarėve tė kėtushėm ėshtė interes jetik i shovinizmit sllav dhe Turqia nėse ėshtė vėrtet mik i sinqertė i shqiptarėve duhet tė tėrhiqet nga njohja dhe sponzorimi i tė a.q “pakicė etnike turke” nė IRJM apo edhe nė Kosovė. Nėse Davutoglu e ka me sinqeritet dhe gjithė mend atė qė deklaroi nė USHT dhe nė xhaminė e larme se “ėshtė mik i shqiptarėve” dhe se “pranė shqiptarėve ndjehet mirė”, atėherė ai duhet tė ndalojė menjėherė politikėn e turqizimit tė shqiptarėve pasi kjo i shkon pėrshtati nacional-shovinizmit sllav. Pėrndryshe kėto fjalė duken shumė boshe dhe kjo shndėrrohet nė hipokrizi apo dyfytyrėsi makiaveliste.

Nėse Dautogllu ėshtė mik i shqiptarėve, atėherė ai duhet tė mbyllė menjėherė konsullatėn turke qė e hapi nė Ohėr pasi pikėrisht nė kėtė qytet shqiptar, minoriteti shqiptar i ndodhur nėn trysninė e pėrditshme sllave ėshtė turqizuar nė pėrmasa tė frikshme. Konsullata e sapohapur turke duke qenė ajo e njė shteti tė fuqishėm, rrezikon qė tė turqizojė edhe 2 962 shqiptarėt e mbetur atje. 2 268 shqiptarė tė tjerė tė Ohrit nėn trysninė sllave tashmė janė regjistruar si turq etnikė.

Gjatė vizitės nė Manastir, Dautogllu ėshtė dashur tė pranojė publikisht origjinėn etnike shqiptare tė Mustafa Qemalit dhe tu bėjė apel shqiptarėve tė Manastirit qė tė qėndrojnė aty dhe tė mos turqizohen nga frika sllave, pasi ata janė shqiptarė dhe ai “ndjehet mirė pranė tyre”. Kėtė tua thoshte 4 164 shqiptarėve tė mbetur tė Manastirit dhe jo shqiptarėve nė Tetovė, pasi ata nėn presionin e shovinizmit sllav kanė tėndencė tė turqizohen.

Hapja e Qendrės pėr kulturė turke “Junus Emre”, i cili pėrndryshe ėshtė njė poet mesjetar mistik dhe nacionalist turk i cili e ka larguar arabishten dhe persishten pėr tė futur turqishten popullore nė poezitė e tij, do tė ndihmojė nė vazhdimin e turqizimit tė shqiptarėve nė Shkup. Ministri i jashtėm turk si mik i shqiptarėve, bėn mirė qė me autoritetin e tij tė ndikojė qė shteti turk tua kthejė shqiptarėve Hanin Kurshumlia, pasi ai objekt historik ėshtė trashėgimi kulturore shqiptare dhe duhet edhe shqiptarėve tė shkretė tu mbetet diēka nga kultura islame, apo jo?

Megjithatė, marrėdhėniet ndėrmjet popujve nuk bazohen nė sentimentalizma apo dashuri tė pėrjetshme, por nė interesa tė mirėstudiuar dhe mirėkalkuluar reciprokė. Parė nė njė kėndvėshtrim mė tė gjerė dhe gjithėpėrfshirės, rikthimi kulturor turk paraqet njė pėrgatitje tereni pėr rikthim dhe shfrytėzim ekonomik. Kjo tashmė ėshtė duke ndodhur nė Shqipėri, Kosovė dhe nė IRJM ku vėrehen elemente neokolonialiste dhe neoimperialiste tė shfrytėzimit tė tė mirave publike dhe tė qytetarėve shqiptarė nga kompani tė mėdha turke.

Privatizimi i njė numri tė ndėrmarjeve nė sektorė strategjikė tė ekonomisė shqiptare duke pėrdorur elemente shantazhi e korrupsioni bashkė nga kompani tė tilla si Calik, TAV, Ziraat apo Pariba, tregon qartė njė tendencė tė tillė shfrytėzimi dhe konsolidimi tė fuqisė financiare- ekonomike pėr tu pėrdorur mė vonė pėr qėllime politike. Shembujt pėr kėtė janė tė shumtė por pėr arsye hapėsire nuk do ti japim kėtu.



Pėrfundim

Ekspansioni ekonomik dhe kulturor turk nė bazė tė Real-politik (nė kuptim tė njė politike tė bazuar nė interesa apo konsiderata praktike e jo nė terma ideologjikė apo premisa morale) qė aplikohet njė kohė tė gjatė, shkon nė drejtim tė maksimizimit tė fuqisė sė shtetit-komb nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Nė fund nuk mund tė mos pėrjashtohet as ekspansioni i drejtpėrdrejtė territorial, i kushtėzuar mė tepėr nga lėvizje tė ndryshme tektonike tė inicuara dhe kontrolluara nga interesa mė tė mėdha tė fuqive globale. Kjo politikė ekspansioni kulturor, ekonomik dhe territorial s'ka lidhje me miqėsi mes dy popujve tanė.

Populli ynė dhe shteti ynė shqiptar nuk janė kundėr fuqizimit tė shtetit turk dhe pėrparimit e mirėqenies sė popullit mik turk apo ēdo populli tjetėr mik. Por shteti shqiptar, kombi ynė dhe shqiptarėt e vetėdijshėm kombėtarisht nuk mund tė pranojnė asimilimin etnik dhe shfrytėzimin ekonomik nga nacional-shovinizmat e huaj kushdoqofshin ato.

Kėtu me tė vėrtetė shtrohet pyetja se kush e kupton kėtė mesazh, dhe jo vetėm. Thėnė mė drejtė, nuk kemi tė bėjmė me mesazhe por me politikė asimiluese neoimperialiste e cila ėshtė duke u realizuar me masa dhe veprime konkrete nė praktikė. Lufta e paevitueshme kundėr kulturės dhe akoma mė gjerė kundėr civilizimit shqiptar e filluar qė moti, tashmė ka marrė forma mė perfide, mė tė sofistikuara dhe mė tė egra se kurrė mė parė.

Elementėt apatridė, anacionalė dhe antikombėtarė do tė detyrohen tė ējerrin maskat dhe tė nxjerrin fytyrėn e vėrtetė. Ata tashmė kanė filluar ta bėjnė kėtė. Ēėshtja ėshtė se kush do tė rreshtohet nė mbrojtje tė kulturės sonė tė rrezikuar kombėtare dhe cili botėkuptim (Weltanschauung) do tė triumfojė nė fund.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.5.2010, 16:20   49
MIRDITORI
 

Artikull SHQIPTARET NE MAQEDONI NUK DUHET TE ASIMILOHEN ME TURQIT SIQ BEJNE SOT.


. Fanatikė fetarė ortodoksė dhe myslimanė injoronin gjuhėn shqipe, filluan tė ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarėt. Osmanėt i quanin shqiptarėt tė “pa fe” dhe tė “paudhė”, priftėrinjtė grekė e quanin gjuhėn shqipe “gjuhė barbare”.

Ligj kundėr gjuhės shqipe
Njė ligj kundėr gjuhės dhe kulturės shqipe ka lėshuar sulltani i Perandorisė osmane mė 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku pėrcaktohej saktė marrja nė mbrojtje nga ana e turqve e kulturės dhe gjuhės greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument ėshtė nxjerrė nga arkivat greke dhe ėshtė botuar nė gazetėn “Thessaloniki” (14.korrik.1999). Pėr shekuj me radhė turqit qėllimisht dhe sistematikisht kishin pėrēarė popullsinė shqiptare nė grupe rivalėsh, armiqėsive fetare dhe zėvendėsimin e gjuhės amtare shqipe me gjuhė tė huaja. Ndonėse trashėgimia e panumėrt e poemave, baladave, pėrrallave dhe fjalėve tė urta ishin pėrcjellė gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptėsisht botimet nė gjuhėn shqipe. Kėshtu qė shqiptarėt shkolloheshin nė shkollat fetare qė ishin nė gjuhėn turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata qė shkolloheshin nuk e dinin mirė gjuhėn shqipen. Fėmijėt myslimanė duhet tė shkonin nė shkollėn e xhamisė, ku mėsonin turqisht, fėmijėt e krishterė duhet tė mėsonin greqisht.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.9.2010, 22:15   50
Citim:
Kreu i Gostivarit nė Konferencė ndėrkombėtare nė Kuvajt

Me ftesė tė Evangleine L. Cuenco, specialiste nga Banka botėrore, kryetari i Komunės sė Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani do tė merr pjesė nė panelin special “Qytetet e Dijes dhe Rinia” qė do tė mbahet nė Kuvajt prej 3-5 tetor.

Kėtė Konferencė tė nivelit tė lartė, do ta hapė vetė kryeministri i Kuvajtit dhe nė tė njėjtėn do tė merr pjesė edhe ekselenca e tij Emiri Sheik Sabah Al-Ahmad Al Jabar Al-Sabah.

Nė Konferencėn ndėrkombėtare “Qytetet e Dijes dhe Rinia”, udhėheqės eminent, politikbėrės, vizionarė dhe kryetarė komunash, do tė bėjnė prezantime dhe do tė diskutojnė mbi ēėshtje ekonomike, urbano-rurale, si dhe mbi sfidat e punėsimit tė tė rinjve.

Sukseset nė menaxhimin me komunėn, zgjidhjet kompetente tė sfidave me tė cilat ballafaqohet e njejta si dhe njohuria teoriko-praktike e ēėshtjeve temė tė panelit ishte arsyeja qė kryetari Osmani u ftua nė kėtė konferencė ndėrkombėtare.

"Kontributi juaj si ekspert paneli nė sesionin special ofron njė mundėsi tė vlefshme pėr pjesėmarrėsit tė mėsojnė pėr praktikat mė tė mira nė menaxhimin me qytetin me ēka do t'u mundėsohet qyteteve tė krijojnė vende me standard tė lartė jetese, tė qėndrueshme dhe tė pasura nė aspekt kulturor pėr qytetarėt e tyre." - thuhet nė mes tjerash nė ftesėn nga Banka Botėrore.

Nė kėtė Konferencė, do tė marrin pjesė mbi 460 qytete nga tė gjitha kontinentet.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=75841
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.9.2010, 09:23   51
Citim:
Nis rikualifikimi urbani sheshit “Ataturk”

Pas transformimt tė sheshit “Ataturk” nė funksion tė njė qarkullimi mė tė mirė tė mjeteve, Bashkia e Tiranės nis transformimin e tė gjithė zonave kėmbėsore dhe pamjes sė tė gjithė fasadave qė e rrethojnė sheshin, njė projekt qė bėn pjesė nė planin tėrėsor tė rikualifikimit urban, nė kuadėr tė nismave pėr pėrmirėsimin e kushteve dhe ambjenteve publike tė kryeqytetit.

Projekti do tė realizohet me mbėshtetjen e kompanive tė grupit Calik, Albtelecom, BKT dhe Eagle Mobile.

Drejtuesit me tė lartė tė tyre ishin tė pranishėm nė ceremoni, Ali Taskin, Seyhan Pencapligil dhe Vahap Yeroglu. Gjatė fillimit tė punimeve foli edhe Ambasadori i Republikės sė Turqisė nė Tiranė Hasan Seveliri Ashan.

http://www.tirana.gov.al/?cid=1,8,3646
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.1.2011, 15:34   52
Citim:
A po asimilohet populli shumicė nė Kosovė?
Leon Duhanaj

Vendimi i fundit i Kuvendit Komunal tė Prizrenit pėr ta larguar logon e saj, nė tė cilėn gjendej shtėpia e Lidhjes sė Prizrenit, flet qartė pėr krizėn e thellė nė tė cilėn ėshtė katandisur Kosova. Pėrveē tjerash, ky vendim i pajustifikueshėm, shpreh qartėsisht gjendjen e mjerė nė tė cilėn ndodhet vendi dhe populli i saj shumicė (shqiptarėt).

Si mund tė justifikohet ky vendim, kur njė Kuvend Komunal i zgjedhur nga “vota e lire e qytetarėve shumicė” pikėrisht nga ata qė ndjehen, janė tė deklaruar si shqiptarė, tė merr vendime tė kėtilla absurde, tė cilat pėrpiqen tė zhveshin popullin shqiptar tė Kosovės nga gjitha shenjat e tij etno-nacionale.

E gjithė kjo ėshtė si rrjedhojė e vullnetit tė njė komuniteti pakicė, e i cili ėshtė fajtori kryesorė qė ne si komb gjendemi nė mjegull tė pafundme, nė njė gjumė shekullor, e qė mė kėtė rast edhe njėherė e konfirmon armiqėsinė qė kanė ndaj nesh si komb, e, pėr tė cilėn flet qartė ky rast.

A nuk ėshtė kjo njė ironi e llojit tė vetė se ky komb i ashtuquajtur “mik e vėlla”, i cili, na robėroj dhe na shkatėrroj pėr shekuj tė tėrė, tė veproj ta fshijė edhe historinė e kėtij vendi dhe njerėzve qė rezistuan me shekuj. Ėnde i qėndron besnik Perandorisė Famėkeqe Otomane duke i injoruar, kundėrshtuar dhe duke mos pranuar t’i njoh vlerat tona kombėtare vlera tė lara me gjak pėr mė shumė se pesė shekuj.

Historia e ka dokumentuar se Perandoria Osmane e kishte toleruar nė fillim Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit tė vitit 1878, pėr interesa tė veta, sepse nė kėrkesat e artikuluar ishte kėrkesa e shqiptarėve pėr autonomi nė kuadėr tė kėsaj perandorie. E, kur e kuptoi se pėrmasa e kėsaj lidhje ishin tė mėdha dhe po i delte nga kontrolli, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, u shtyp dhe u la me gjak.

Shtrohet pyetja tani pas kaq shumė vitesh: a u shtyp edhe njėherė Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė vitin 2010-2011? Pėrgjigja pa hamendje ėshtė: Po. Por, nė kėtė rast kjo u shtyp, nga vet shqiptarėt, tė cilėt, siē shihet kanė harruar gjėnė (amanetin) mė tė rėndėsishėm historik e qė ėshtė; “me falė fal, por me harrua mos harro”.

Ēdo gjė qė harrohet pėrsėritėt. A e do kėtė vėrtetė Kombi Shqiptarė nė kėtė vend, kur pėr kėto ideale ėshtė luftua, u derdh gjak? Kjo vėrtetė le shumė pėr tė dyshuar, kur analizohen shumė vendime, lėvizje, thirrje e festime, ku ne vetė i kujtojmė me ėndje pushtuesit tonė, ku ne vet i festojmė dhe pėrkulemi para Sulltanėve tė cilėt, aq shumė e sakatuat Popullin dhe gjenin Shqiptar.

Ndoshta, nuk ėshtė pėr tu befasuar, ngase njė vendim i tillė ishte i nėnkuptueshėm, kur dihet fakti se kėrkesat injoruese, e poshtėruese nga minoriteti turk nė Kosovė nuk kanė tė ndalur. Pushteti ynė, si ai Komunal ashtu edhe ai Qendrorė, nė vend qė ta mbrojnė me dinjitet historinė dhe vlerat historike, gjithnjė duke i respektuar edhe tė tjerėt, ata, bėnė tė kundėrtėn. A do tė kėrkohet mė vonė nga ne qė tė heqim dorė nga heroi ynė Kombėtarė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu?

Po tė njėjtit, e ftuan kryeministrin Turk Erdogan dhe e falėnderuan pėr gjithė kėtė poshtėri qė i bėnė kombit shqiptarė dhe shantazheve nga minoriteti kėtu nė Kosovė dhe nga shteti Turk vetė. Madje, tė njėjtit ju ndan ēmimet mė tė larta qė mund t’i jepen ndonjė miku tė madh tė kombit dhe duke e barazuar me figurat vendimtare ndėrkombėtare, tė cilat e ēliruan Kosovėn nga zgjedha serbe, si ishte Bill Klinton, Tony Blair, etj.

Duke e shpallur Erdoganin qytetar nderi tė po atij qyteti tė lashtė tė cilin e lanė pa identitet, dhe e neutralizuan, por, tani jo mė me luftė, por, me vullnet, e me tė cilėt tashme jemi vėllazėruar siē thotė kryeministri Thaēi me shumė bashkėpunėtor.

A thua valle pas nja 100 viteve do tė vijė njė ditė ku minoriteti Serb do tė kėrkoj heqjen e monumentit Adem Jashari e shumė e shumė dėshmorėve tė tjerė qė u flijuan pėr kėtė dhe? A thua do t’i tolerojmė vendime tė ngjashme vetėm e vetėm t’iu pėlqejmė “vėllezėrve tė ardhshėm” nė mėnyrė qė t’i rregullojmė raportet me “miqtė tanė”. Pse, ne, jemi kaq tė ēuditshėm ? Pse, ne, gjithherė dimė tė jemi pėrmbysės tė vlerave tona? Pse jemi ne ata qė gjithherė guxojmė tė shkelim mbi gjakun e dėshmorėve? A luftuam shekuj me radhė, madje edhe nė Luftėn e fundit, qė njė ditė ta shkelim historinė tonė? A u flijuan gjenerata tė tėra qė dikush tė pasurohet nė emėr te popullit? A ishte amaneti i tyre korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar e shume e shume dukuri tjera tė ngjashme?

Kėto dhe shumė pyetje tė tilla, duhet secili t’ia parashtroj vetvetes e posaēėrisht ata tė cilėt marrin vendime nė emėr tė popullit. E pastaj t’ia vendosin gishtin kokės e t’i thonė vetes se: ēfarė jam unė? A jam unė shqiptar? A jam duke i mbrojtur me nderė idealet dhe gjakun e derdhur tė dėshmorėve? Pėr mendimin tim pėrgjigjet do tė dalin JO.

Nė kėtė rast mė shkojnė ndėrmend, vuajtjet, ofshamat dhe mallkimet qė i bėnte Gjergj Fishta, e shumė Rilindės tė tjerė, tė cilėt, pėrjetuan gjėra tė vėshtira nė rrugėt e konsolidimit tė kombit tonė.

http://www.telegrafi.com/?id=26&a=3262
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.2.2011, 18:52   53
Citim:
Kosovė, librat e Historisė ofendojnė Turqinė

Pėrfaqėsuesit turk nė Kosovė janė tronditur kur kanė kuptuar se Turqia jug-perėndimore pėrshkruhet si Kurdistan ndėrsa pjesa veri-perėndimore e Turqisė, paraqitet si pjesė e Armenisė nė librat shkollor nė Kosovė, raporton ueb-faqja “Haberler”.

Pėrveē hartave, kishte edhe imazhe dhe tekst qė ofendonte turqit nė librat shkollor tė historisė dhe gjeografisė, vazhdon mė tej “Haberler”.

Duke iu referuar kėtyre librave, kryesuesi i Unionit tė Mėsuesve Turk nė Kosovė, Daniel Ashık, ka deklaruar se e kanė pėrkthyer tė gjithė materialin dhe referencat ofenduese nė Turqi nga gjuha shqipe nė turke.

Ai ka theksuar se flamuri turk ėshtė i shkelur nga njė thundėr kali nė librin e historisė sė klasės sė 4-tė. Pėr mė tepėr, librat pėrmbajnė shumė ofendime kundėr ushtarėve turq.

“Ky nuk ėshtė vetėm njė ofendim ndaj Osmanėve, por ndaj tė gjithė popullit turk”, tha ai. /zėri/

http://www.zeri.info/artikulli/1/2/1...dojne-turqine/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.4.2011, 18:29   54
Citim:
Qeveria miraton ngritjen e Universitetit BEDĖR

Tiranė – Qevria miratoi dje zyrtarisht ngritjen e Univeristetit Islam, “Hėna e Plotė” ose BEDĖR.

Ky univeristet ushtron veprimtarinė nė Tiranė, dhe fillimisht organizohet nė dy fakultete:

- Fakulteti i Shkencave Humane, me programet e studimit, nė formėn e studimeve me kohė tė plotė: Drejtėsi (3 vite akademike); Shkenca Komunikimi (3 vite akademike); Shkenca Islame (3 vite akademike).
- Fakulteti i Filologjisė dhe Edukimit, me programin e studimit, nė formėn e studimit me kohė tė plotė: Gjuhė dhe Letėrsi Turke (3 vite akademike).

Shkolla e lartė private “Hėna e plotė” (Bedėr), do tė ofrojė programe studimi tė ciklit tė parė, me kohė tė plotė, me kohėzgjatje normale prej 3 (tre) vitesh akademike, nė pėrfundim tė tė cilave lėshohet diplomė universitare “Bachelor” nė fushat e mėposhtme: Drejtėsi; Shkenca Komunikimi; Shkenca Islame; Gjuhė dhe Letėrsi Turke.

Ndryshimet nė vendndodhje, staf pedagogjik, plane dhe programe mėsimore, forma studimi dhe programe, si dhe tė elemente tė tjera, tė bėhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės.

Shkolla e lartė private “Hėna e plotė” (Bedėr), Tiranė, duhet t’i nėnshtrohet procesit tė vlerėsimit dhe akreditimit institucional e tė programeve tė studimit, si dhe tė zbatimit tė ligjshmėrisė nė institucion.

Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe shkolla e lartė private “Hėna e plotė” (Bedėr) pėr zbatimin e kėtij vendimi. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/34862/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.4.2011, 18:31   55
reparti kimik
 
Dhe kanė gojė islamikėt dhe thonė pse i quajmė jevgj/turq/arabė... Shihuni nė pasqyrė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.4.2011, 18:37   56
Citim:
Tirana bėhet me Universitetin Islamik

Tiranė, 7 prill - Ėshtė inauguruar nė Tiranė Universiteti Islamik, i pari nė historinė e Shqipėrisė. Kryetari i komunitetit mysliman, Haxhi Selim Muēa ka theksuar se feja islame nuk ėshtė fe e dhunės dhe e shkatėrrimit, por fe e dijes.

“Urdhri i parė i Kuranit tė madhėrishėm ėshtė ‘lexo’. Ne sot po hedhim njė hap tė rėndėsishėm tek tė rinjtė, qė tė lexojnė e studiojnė”, ka deklaruar Muēa.

Pėrfaqėsuesi i fondacionit Sema, njė nga bashkėpunėtorėt pėr ngritjen e kėtij universiteti, pohon se tė tilla shkolla do tė shėrbejnė pėr tė mirėn e njerėzimit.

“Besoj se nė kėto shkolla do tė jenė arkitektėt e sė ardhmes. Dhuna nuk do ekzistojė mė, por vetėm dialogu”, ka thėnė ai.

Duke marrė shkas nga pjesėmarrja nė njė aktivitet fetar, kryeministri Berisha i ka bėrė thirrje tė gjithė shqiptarėve qė tė bashkohen pėr tė pėrshpejtuar zhvillimin e vendit.

“Le tė frymėzohemi nga kėto mėsime, tė respektojmė njėri-tjetrin, tė pėrhapim mesazhin e shpirtit tonė qytetar dhe tė jemi tė sigurt se do ecim me sukses drejt asaj tė ardhmeje qė po e ndėrtojmė me vėshtirėsi”, ka deklaruar Berisha.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,16,54835
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.4.2011, 09:07   57
Citim:
Turqit insistojnė pėr letėrnjoftime nė gjuhėn e tyre

Nėnkryetari pėr komunitete i Komunės sė Prizrenit, Orhan Lopar, ėshtė vėnė nė krye tė nismės pėr mbledhjen e nėnshkrimeve qė synon zyrtarizimin e gjuhės turke edhe nė dokumentet e identifikimit personal, shkruante dje gazeta “Koha Ditore”.

Peticioni, sipas tij, ėshtė i bazuar nė dispozitat e ligjit pėr pėrdorimin e gjuhėve, por edhe nė marrėveshjen e koalicionit pėr qeverinė komunale tė Prizrenit, tė cilat nuk po gjejnė zbatim nė praktikė, ndonėse gjuha turke gėzon statusin e gjuhės zyrtare nė Komunėn e Prizrenit.

Ndėrkohė, zyrtarė tė lartė tė qeverisė sė Kosovės kanė pranuar se ekziston njė dakordim me liderėt e kėtij komuniteti pėr futjen e gjuhės turke nė letėrnjoftime, porse jetėsimi i kėsaj praktike ndikohet nga pengesat teknike qė nė kushtet aktuale nuk mund tė evitohen.

Pavarėsisht nga ky arsyetim, aktivistė tė komunitetit turk brenda pak javėsh kanė mbledhur afėr katėr mijė nėnshkrime dhe presin qė kjo shifėr tė mbėrrijė nė dhjetė mijė nė mėnyrė qė peticionin t’ia dorėzojnė Kryeministrit tė vendit, Hashim Thaēi, dhe ministrit tė Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi.

“Insistojmė qė gjuha turke tė gjejė vendin e merituar nė letėrnjoftimet qė shpėrndahen nė kėtė komunė”, ka thėnė Orhan Lopar. Sipas tij, arsyetimet e deritanishme tė zyrtarėve pėrgjegjės nuk janė valide, meqė bėhet fjalė pėr obligim ligjor.

http://www.gazeta-shqip.com/rajon/a3...ac544506e.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.4.2011, 11:27   58
Citim:
Nga 15 deri mė 19 prill mbahet "Java e filmit turk"

Prishtinė, 14 prill 2011 - Nga 15 deri mė 19 prill nė Prishtinė mbahet "Java e filmit turk". Nė kinemanė ABC, pas hapjes solemne, tė premtėn nė mbrėmje, do tė shfaqet filmi "Kurtha e dragoit", i xhiruar nė vitin 2010.

Gjatė pesė ditėve tė kėtij aktiviteti kulturor qė organizohet nga Ambasada turke nė Prishtinė, do tė shfaqen gjithsej gjashtė filma: "Dashuria e hidhur", "Kusari", "Romantik komedi", "Vizontele" dhe "Dar Alanda Kisa Paslashmalar". "Java e filmit turk" organizohet pėr herė tė tretė nė Kosovė dhe ėshtė reflektim i lidhjeve tė thella historike e kulturore mes Kosovės dhe Turqisė.

Tė gjithė filmat e zėruar nė gjuhėn turke tė formatit 35 mm, do tė shfaqen tė pėrkthyer nė gjuhėn angleze dhe shqipe, me qėllim qė tė plotėsojė kėrkesat e audiencės sė gjerė.

http://www.kosova.com/artikulli/70930
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.4.2011, 18:43   59
Citim:
Turqit nė Prizren kėrkojnė gjuhėn e tyre nė dokumentet e Kosovės

Turqit e Prizrenit kėrkojnė qė gjuha e tyre tė zyrtarizohet edhe nė dokumentet identifikuese personale, saktėsisht nė letėrnjoftime.

Peticioni, pėr mbledhjen e nėnshkrimeve qė ėshtė inicuar nga nėnkryetari pėr komunitete nė komunėn e Prizrenit, qė do t’i dorėzohet Kryeministrit tė Kosovės, ėshtė i bazuar nė dispozitat e Ligjit pėr pėrdorimin e gjuhėve, por edhe nė marrėveshjen e koalicionit pėr Qeverinė komunale tė Prizrenit.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=114656
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.5.2011, 23:21   60
Citim:
“Maqedonasit” nė Shqipėri, ndarja e Kosovės dhe xhamia e madhe “turke” nė Mitrovicė
Nga Valon KURTISHI

Televizioni privat maqedonas “Kanal 5” nė emisionin shumė tė ndjekur tė titulluar “Nė qendėr, (edicioni i 20 majit 2011), ka shqyrtuar ēėshtjen nė lidhje me tė a.q “minoritet maqedonas” nė Shqipėri si dhe mundėsinė e ndarjes sė pjesės veriore tė Kosovės dhe bashkimin e saj me Serbinė.

Emisioni ėshtė karakterizuar nga spekulimet e shumta tipike pėr nacionalizmat sllavo-grekė nė lidhje me pėrkatėsitė etnike dhe me shifrat e komuniteteve tė caktuara nė Shqipėri, si dhe me gjeopolitikat rajonale, pavarėsinė e Kosovės dhe ndikimet e diplomacisė botėrore nė Ballkan. E gjithė kjo u pasua edhe me njė lajm nė dukje jashtė teme dhe jo fort tė rėndėsishėm pėr ndėrtimin e xhamisė mė tė madhe tė Kosovės nė Mitrovicė.


1- Minoriteti “maqedonas” nė Shqipėri

Ka njė kohė tė gjatė qė mediat sllavishtfolėse tė Shkupit, akademikė tė shumtė si dhe parti tė caktuara maqedonase manipulojnė nė mėnyra tė ndryshme me ēėshtjen e tė a.q “minoritet maqedonas” nė Shqipėri. Spekulimi kryesor bėhet nė lidhje me fuqinė numerike tė kėtij minoriteti etnik.

Nė vitin 1938, autori jugosllav me tendenca serbomėdha, Dr L. Trnjegorski ka botuar veprėn, “Pakicat jugosllave nė vendet fqinje”, nė tė cilin jep edhe numrin e maqedonasve nė zonat jugore tė Shqipėrisė. Sipas autorit nė fjalė i cili nė kėtė vepėr nė pajtim me intencat nacionaliste serbe pėr ekspanzion nė zonat etnike shqiptare e rit numrin e prezencės sllave nė Shqipėrinė e atėhershme, kjo pakicė arin nė gati 50,000 mijė njerėz (T. Popovski, “Makedonskoto nacionalno malcinstvo vo Bugarija, Grcija i Albanija, Skopje 1981, faqe 246).

Edhe gjatė kohės sė Jugosllavisė komuniste, organet federative jugosllave dhe ato republikane maqedonase kanė spekuluar me shifrat e kėtij minoriteti. Kėshtu nė konferencėn e Moskės pėr tė drejtat e njeriut nė vitin 1991, anėtari maqedonas i delegacionit jugosllav Ljupēe Naumovski, ka deklaruar se nė Shqipėri jetojnė 140,000 mijė maqedonas etnikė (Hugh Poulton, Ėho are the Macedonians, London 1995/2000, faqe 145).

Kėtė shifėr e ka demantuar vetė Tanjugu jugosllav kur nė prill tė vitit 1991 ka dhėnė njė shifėr mes 55,000 mijė dhe 60.000 mijė njerėz. Nė librin e autorit tjetėr sllavomaqedonas, D.K Budimovski kushtuar maqedonasve nė Shqipėri, (D.K Budimovski, “Makedoncite vo Albanija”, Skopje, 1993), numri i maqedonasve ortodoksė dhe muslimanė nė Shqipėri paraqitet mbi 100,000 mijė persona.

Autori Tosho Popovski nė veprėn kushtuar pakicės kombėtare maqedonase nė Bullgari, Greqi dhe Shqipėri jep njė shifėr prej 45,000 mijė maqedonasve “brenda kufinjve tė Shqipėrisė” (Tosho Popovski,“Makedonskoto nacionalno malcinstvo vo Bugarija, Grcija i Albanija”, Skopje, 1981, faqe 239).

Pėrndryshe nė kėtė vepėr Popovski sjell vlerėsimet e dy autorėve tė huaj, njė bullgari dhe njė anglezi, shifrat e tė cilėve i nxjerin tezat e mėvonshme tė nacionalistėve maqedonas krejtėsisht tė gabueshme.

Kėshtu sipas raportit tė vicekonsullit britanik G.C Blunt nga fundi i shekullit tė XIX, numri i sllavishtfolėsve tė kėtyre zonave qė sot gjenden nė kuadėr tė Republikės sė Shqipėrisė nuk i kalon tė 11,000 mijė vetė.

Kurse sipas statisticienit tė njohur bullgar Vasil Kanēov, sllavishtfolėsit qė ai i quan bullgarė nė kėto krahina nė vitin 1900 ishin 7.102 vetė. Edhepse kėto shifra i demantojnė fuqishėm pretendimet e mėvonshme pėr qindra mijėra maqedonas nė Shqipėri, pėrsėri duhen pranuar me rezerva, pasi nė sistemin otoman tė mileteve shqiptarėt ishin tė dėmtuar nė mėnyrė tė shumėfishtė.

Kėshtu shteti otoman nuk pranonte kombėsi tė veēantė shqiptare duke i paraqitur shqiptarėt myslimanė si turq, ata ortodoksė si grekė apo bullgarė (nga viti 1905 edhe si arumunė) kurse shqiptarėt katolikė si “latinė”. Pėr kėto arsye, nė numrin e maqedonasve apo bullgarėve ortodoksė qė i japin G.C Blunt dhe Vasil Kanēov pėr vitet 1900, duhet pasur parasysh mundėsia qė njė numėr i shqiptarėve ortodoksė tė jenė pėrfshirė apo numėruar si bullgarė vetėm pasi gjendeshin nėn juridiksionin kishtar tė Eksarkatit bullgar. Edhe historiani i njohur maqedonas Hristo Andonov jep njė numėr prej mbi 60,000 mijė pėr maqedonasit nė Shqipėri, pėr vitet 1980.

Pas kthesės sė viteve 90, disa organizata politike nacionaliste maqedonase si VMRO, TMORO, MAAK kanė spekuluar me shifra tė tilla prej 200,000 mijė deri nė 400,000 mijė maqedonas nė Shqipėri.

Sė fundmi njė institut bullgar i kulturės pretendoi pėr 150,000 mijė bullgarė nė Shqipėri, duke kėrkuar nga qeveria shqiptare tė hapė “kolegje bullgare pėr bullgarėt njėjtė si ka hapur kolegje turke pėr turqit”?!

Kėtu nacionalistėt bullgarė e kanė kapur pėr mrekulli praktikėn tėrėsisht iracionale tė qeverive shqiptare tė pas viteve ‘90, tė cilat nė thyerje tė qartė tė ligjeve ndėrkombėtare dhe nė njė tradhti tė hapur kombėtare kanė lejuar ligjėrisht qė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė ku ska asnjė turk tė vetėm etnik tė hapen kolegje “turke”.

Situata e njėjtė ėshtė edhe me hapjen vend e pavend tė shkollave asimiluese antishqiptare greke. Pretendimet bullgare ndaj tė a.q “minoritet bullgar nė Shqipėri” janė tė hershme. Kėshtu nė revistėn nacionaliste probullgare , “Makedonija” e cila botohej nė Sofje, nė vitin 1932 ėshtė publikuar shifra prej 27,000 mijė bullgarėve nė Shqipėri e dhėnė nga Komiteti Kombėtar Maqedonas nė Sofje (Hugh Poulton, Who are the Macedonians, faqe 79)
Kohėve tė fundit si pėrfaqėsues i agjenturės shtetėrore tė Shkupit pėr kėto manipulime shoviniste paraqitet kryetari i partisė sė maqedonasve tė Shqipėrisė, Edmond Temelko.

Ky nė emisionin nė fjalė nė televizionin “Kanal 5” deklaroi se nė Shqipėri jetojnė rreth 100.000 mijė maqedonas autoktonė me ndėrgjegje kombėtare maqedonase dhe qė flasin maqedonisht si dhe rreth 400,000 mijė tė tjerė qė janė maqedonas por nė fazėn e fundit tė asimilimit. Pikėrisht pėr kėto arsye tha Temelko, qarqet qeveritare dhe akademike shqiptare janė tė frikėsuara dhe janė organizuar tė mbledhin nėnshkrime kundėr procesit tė regjistrimit tė popullsisė nė shtetin e tyre.

Kjo pasi sipas Edmond Temelkos, i cili ėshtė bartės i funksionit publik nė Shqipėri dhe pėr fjalėt qė thotė mban pėrgjegjėsi ligjore, shqiptarėt frikohen se do dalin nėn 50% nė Shqipėri dhe me kėtė do vėrtetohet teza se “Shqipėria ėshtė shteti mė multietnik nė Ballkan”!

Edmondi i pėrsėriti edhe akuzat e njohura, tė padrejta dhe pa asnjė bazė faktike se ndaj maqedonasve nė Shqipėri ushtrohet presion i fuqishėm nga shteti dhe “nacionalistėt shqiptarė”, duke dhėnė edhe shembuj tė shumtė tė personave tė cilėt sipas tij janė maqedonas por para mediave paraqiten si “shqiptarė tė mėdhenj”.

Kėshtu sipas Edmond Temelkos, nėna e ministrit tė arsimit tė Berishės (e ka fjalėn pėr Myqerem Tafaj) nuk di fare shqip, kurse ky paraqitet si shqiptar i madh, apo kryebashkiaku i Korēės, Niko Peleshi i cili qenka me origjinė nga Drenova dhe e ka ndėruar mbiemrin nga Bogdani nė Peleshi e shitet si shqiptar i madh gjithashtu.

Nė pyetjen e gazetarit se pse nuk e ndryshon mbiemrin nga forma shqiptare Temelko nė atė maqedonase Temelkovski, spiuni i agjenturės tė Shkupit nga Liqenasi i Prespės, u pėrgjigj se frikohet nga shteti shqiptar, kurse urrejtjen ndaj shqiptarėve e shprehu haptas nė pyetjen e ardhshme nė lidhje me emrin personal Edmond. Sipas Temelkos, babai i tij si gjithė maqedonasit tjerė qenka detyruar nga regjimi i Enver Hoxhės ti pagėzojė fėmijėt me emra shqiptarė tė pėrgatitur nė lista tė gatshme nė komunė. Babai i tij duke mos dashur njė emėr shqiptar pėr djalin e tij paska preferuar emrin joshqiptar Edmond, i cili nė atė kohė paska qenė nė modė nė Shqipėri pas shfaqjes sė filmit “Grofi i Monte Kristos”.

Edmond Temelko gjatė intervistės zbuloi edhe disa detaje tė tjera shumė tė dhimbshme pėr ne, si lidhjet e Fatos Nanos me qarqet greke, vizitat e tij nė ēdo tre ditė nė Greqi nė kohėn kur ishte kryeministėr, pėr gruan e tij tė dytė greke, pėr origjinėn e supozuar vllahe tė Nanos (sipas Temelkos), dhe tha njė tė vėrtetė tė hidhur, njė sekret publik qė na dhemb gjithė shqiptarėve, “klasa politike shqiptare ėshtė e kapur nga Greqia”.

Edmond Temelko e tha kėtė nė kuadėr tė urrejtjes antigreke qė ai ka si nacionalist sllavomaqedonas ose bullgar, por kjo ėshtė shumė e vėrtetė dhe duhet tė detyrojė edhe shqiptarėt tė mendojnė se ē’ndodh me politikėn e tyre shtetėrore.

Nga ana tjetėr, qeveria shqiptare duhet tė marrė masa urgjente nė lidhje me Edmond Temelkon, pasi njė bartės i funksioneve publike nė Republikėn e Shqipėrisė nuk mund tė spekulojė publikisht me shifrat e popullsisė shqiptare.

Enti Shtetėror i Statistikave ka dhėnė qė nė kohėn e komunizmit shifra tė sakta dhe shumė reale nė respekt tė numrit tė minoriteteve. Kėshtu sipas regjistrimeve konsekutive tė popullsisė, numri i sllavishtfolėsve maqedonas apo bullgarė nė Shqipėri ka qenė si vijon: Nė cenzusin e vitit 1960 kemi 4,235; nė regjistrimin e vitit 1979 kemi 4,097 dhe nė vitin 1989, 4,697 maqedonas ose bullgarė nė Shqipėri, (shifrat sipas Vjetari Statsistikor 1. RPS tė Shqipėrisė, Tiranė, 1990, cituar nga H. Poulton, Who are the Macedonians, faqe 145).

Nėse krahasohen kėto shifra zyrtare me spekulimet e Edmond Temelkos pėr 100,000 mijė maqedonas qė flasin maqedonisht dhe 400,000 mijė tė tjerė me origjinė maqedonase por qe nuk flasin gjuhėn amtare, del nė dritė njė lojė tipike shoviniste e manipulimeve tė cilat ka ardhur koha tė marrin pėrgjigjen e merituar nga organet gjyqėsore.

Asnjė bartės i funksionit publik nė Republikėn e Shqipėrisė dhe asnjė shtetas i vetėm nuk mund tė fyejė publikisht Republikėn e Shqipėrisė, gjuhėn shqipe, emrat e gjuhės shqipe, si dhe nuk mund tė mos respektojė simbolet shtetėrore tė Republikės sė Shqipėrisė nė ndėrtesat shtetėrore. Kjo pasi nė objektin e komunės sė Liqenasit, nė fillim qėndron sllavishtja pastaj shqipja kurse flamuri i huaj sllavomaqedonas valon para simbolit kombėtar dhe shtetėror shqiptar.

Ėshtė koha e fundit qė shteti ynė tė marrė masa ndaj kėtyre banditėve nė Liqenas dhe ndaj banditėve akoma mė tė rrezikshėm grekė nė Himarė dhe Dropull ku sot ndodhin tragjedi tė ngjashme antishqiptare.


2- Rreziku real i ndarjes sė veriut tė Kosovės dhe “xhamia e madhe turke” nė Mitrovicė

Pjesa e dytė e emisionit i kushtohej tėrėsisht ēėshtjes sė bisedimeve Prishtinė- Beograd dhe tė ardhmes sė Kosovės veriore. Moderatori i kishte marrė njė intervistė terroristit serb Milan Ivanoviē, tė a.q “kryetar” tė tė a.q “Kėshilli kombėtar serb pėr Kosovėn veriore”.

Sipas Vasko Eftovit, Prishtina dhe Beogradi tashmė janė marrė vesh pėr ndarjen e Kosovės si njė kompensim qė qeveria serbe tė njohė pavarėsinė e Kosovės.

Hashim Thaēi dhe Boris Tadiēi qė kohėve tė fundit janė tė izoluar nga komuniteti ndėrkombėtar dhe nėn njė presion tė fortė nga opozitat respektive, kėrkojnė njė sukses nė ēėshtjen e Kosovės dhe siē duket kompromisi ėshtė arritur. Maqedonasi e kishte hallin se mos ndahet Kosova dhe pastaj kjo i kthehet si boomerang Ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė.

Milan Ivanoviēi nga ana tjetėr frikėsohej se nėn trysninė ndėrkombėtare, Serbia do tė detyrohej qė tė njohė pavarėsinė e Kosovės dhe tė mos shkėpusė veriun, duke u kėnaqur me njė lloj autonomie tė modelit tė Tirolit gjerman nė Italinė veriore.

Ēėshtja e ndarjes sė Kosovės ka shkuar aq larg saqė edhe miqtė e sinqertė tė paqes dhe demokracisė nė Uashington si drejtori i Institutit tė Shteteve tė bashkuara pėr paqe (USIP) Daniel Server, kanė reaguar publikisht kundėr mundėsisė sė copėtimit tė Kosovės.

Njė pyetje interesante e cila e bėri paksa komike atmosferėn ishte momenti kur gazetari maqedonas i pėrmendi Ivanoviēit mundėsinė e intervenimit tė Policisė sė Kosovės nė veri si dhe ekzistencėn e “planeve operative kosovare pėr intervenim”. Sarkazma e Ivanoviēit pėr planet operative tė e MPB sė Kosovės u bė kėtu e padurueshme.

Me njė nėnqeshje tė lehtė nė fytyrė, Milan Ivanoviēi e tha njė tė vėrtetė tė madhe, djegėse dhe tė hidhur pėr ne: shqiptarėt nuk kanė as polici, as plane, as mundėsi teknike apo operative pėr tė realizuar njė intervenim tė tillė nė veri. Ne e kontrollojmė ekonominė, policinė, sistemin shėndetėsor, arsimor, sigurinė, sistemin e energjisė elektrike, telefonisė celulare dhe gjithēka tjetėr nė veri.

Pra e gjithė do varet nga Amerika se ēka do tu rekomandojė shqiptarėve tha ai. Kėtu Ivanoviēi ka tė drejtė. Duket se policia e Kosovės ka kompetenca dhe kapacitete teknike/profesionale vetėm pėr tė rrahur aktivistėt shqiptarė tė Vetėvendosjes nė Prishtinė, tė cilėt protestojnė kundėr padrejtėsive qė i bėhen Kosovės dhe shqiptarėve nė veri dhe kudo nė vend.

Pėrtej spekulimeve tė gazetarit maqedonas dhe ekstremistit serb, ndarja e veriut tė vendit ėshtė gjendje faktike. Shovinizmi serb punon qė kjo ndarje tė legalizohet edhe nė aspekt politiko-juridik ndėrkombėtar duke i shkėputur Kosovės rreth 3000km2.

Nė kėtė drejtim janė aktivizuar qarqe dhe struktura nga mė tė ndryshmet dhe mė tė ēuditshmet qė ky plan tė realizohet. Reagimi shqiptar ėshtė apatik, i vagullt, i ēorganizuar, gati inekzistent. Pėr mė tepėr, shoqėria jonė duket tė jetė e dėnuar tė bėjė gabim pas gabimi pikėrisht nė kėtė pjesė tė Kosovės e cila ėshtė rrezikuar nga ndarja faktike nga trungu kombėtar. Vendimmarrja shqiptare shihet se ėshtė duke realizuar pikėrisht tė kundėrtėn e asaj qė i mbron dhe ēon para interesat kombėtare.

Kėshtu nė bazė tė informacioneve tė fundit, nė qytetin e Mitrovicės do tė ndėrtohet xhamia mė e madhe qė ndonjėherė ka patur Kosova. Kjo u bė e ditur pas vizitės qė pati nė Kosovė, kreu i komunitetit islamik tė njė komune aziatike, Izet Shener.

Nė takimin qė ky pati me kryetarin ”shqiptar” tė Mitrovicės Avni Kastrati, ėshtė thėnė se komuna e Mitrovicės mban kontakte “vėllazėrore” me komunėn Bayram Pasa dhe se ėshtė “vėllazėruar”edhe me dy komuna tė tjera turke.

Nė marrėdhėniet ndėrkombėtare njihet praktika e binjakėzimit tė komunave tė ndryshme, por nė Mitrovicė qenka zbuluar nocioni i ri i “vėllazėrimit”, me aziatikėt e Bayram Pasa dhe dy komunave tjera.

Normalisht, Mitrovica mund tė binjakėzohet me komuna edhe nga Mongolia, Tanzania apo Bregu i Fildishtė, por nuk mund tė vėllazėrohet me to, pasi nocioni “vėllazėrim” i pėrshtatet ndonjė komune tė banuar me shqiptarė etnikė si Korēa apo Shkodra tė themi.

Nė lajmin e dhėnė bie nė sy edhe toni gati totalitar, urdhėrues, shantazhues dhe detyrues me tė cilėn jep urdhėra pasardhėsi i atyre qė deri nė vitin 1912 dėrgonin nizamė, topa dhe Turgut, Dervish e Shefqet pashėr tė ndryshėm pėr tė bombarduar, djegur dhe masakruar popullin shqiptar tė Mitrovicės:

“Duke pasur parasysh nevojat e mėdha... pėr hapėsira pėr... ne kemi vendos qė tė ndėrtojmė kėtu njė xhami moderne, tė tipit qė ekziston nė komunėn Bayram Pasha. Kemi sjellė me vete edhe projektin e xhamisė... disa ēėshtje pėrgatitore pėr fillimin e menjėhershėm tė punėve nė realizimin e projektit”, tha Shener!

Pra kryetari i Komunės sė Mitrovicės duhet vetėm tė hapė gojėn dhe tė thotė amin, pasi pėr ndėrtimin qė duhet bėrė nė Mitrovicė, ėshtė vendosur qė mė parė nė njė shtet tjetėr!


Ndėrtimi i njė xhamie tė kėtillė politike dhe megalomane nė qytetin e ndarė tė Mitrovicės, paraqet njė rrezik nacional tė pėrmasave tė paimagjinueshme pėr Kosovėn. Nuk ėshtė aspak e pamundur qė pas kėtyre planeve tė qėndrojė shėrbimi sekret serb, i cili njihet pėr manipulime tė kėsaj natyre qė nė shekullin e XIX.

Autorė tė njohur shqiptarė kanė shkruar pėr manipulimin e tmerrshėm qė u kanė bėrė masave iliterale shqiptare hoxhallarė tė ndryshėm pėr ti deportuar mė lehtė nė shkretėtirat e Anadollit. Agjenturat jugosllave dhe turke nė bashkėpunim me hoxhallarėt analfabetė dhe antikombėtarė, janė pėrgjegjės pėr pastrimin etnik tė Kosovės nga shqiptarėt dhe zhdukjen dhe turqizimin e tyre nė Azi. Siē duket tė njėjtėt fantazma pseudoislamike po i rikthehen atdheut tonė tė martirizuar pikėrisht nė momentin mė tė keq dhe nė zonėn mė delikate, nė Kosovėn veriore, gjegjėsisht Mitrovicė.

Kjo nuk do tė thotė qė nuk duhen ndėrtuar xhami pėr nevojat e besimtarėve shqiptarė muslimanė. Por jo xhami tė kėtilla politike qė i ndėrtojnė agjenturat e huaja pėr arritjen e qėllimeve tė tyre politike dhe influencuese, interesa kėto nė konflikt tė drejtpėrdrejtė me interesat vitale nacionale tė shqiptarėve nė Kosovė dhe rajon.

Pėrtej reagimeve emocionale, duhet analizuar nė mėnyrė racionale dhe tė ftohtė arsyeja ose prapavija e ndėrtimit tė kėsaj xhamie pikėrisht tani kur ėshtė nė pyetje fati i kėsaj pjese tė Kosovės dhe kur sytė e gjithė botės janė kthyer drejt Mitrovicės.

A ėshtė e rastėsishme qė pikėrisht nė Mitrovicė ndodhi njė skandal me njė fundamentalist islamik i cili kishte tėrhequr fonde nga qarqe tė dyshimta jashtė vendit pėr qėllime tė errėta terroriste.

Nga Mitrovica ishte edhe terroristi tjetėr Arid Uka, i cili nė njė gjest tė paprecedentė vrau dy ushtarė amerikanė nė Frankfurt dhe plagosi njė numėr tė tjerėve. Arid Uka vrau ushtarėt amerikanė tė cilėt nė vitin 1999 shpėtuan Arid Ukėn, familjen dhe popullin e tij nga zhdukja totale prej serbėve.

Tani pėrsėri nė Mitrovicė pritet apo planifikohet tė ndėrtohet xhamia mė e madhe nė Kosovė.


A mund tė lidhen kėto dukuri devijante antikombėtare me prezencėn nė numėr tė konsiderueshėm nė popullsinė shqiptarė tė Mitrovicės tė elementėve shqiptarė tė sllavizuar me origjinė nga krahina veriore e Sanxhakut?

Kohėve tė fundit Sanxhaku ka pėrjetuar njė nivel tė fondamentalizmit islamik te panjohur mė parė nė kėto anė dhe i nxitur dhe kontrolluar me siguri nga shėrbimet sekrete serbe dhe turke. Mosmarrėveshjet dhe trazirat qė ndodhin nė Sanxhak mes grupeve tė udhėhequra nga politikanėt e sllavizuar shqiptarė si Rasim Ljaiē (Lajēi), Sulejman Uglanin (Uglaj), Muamer Zukorliē (Zekolli) apo tjerėve, janė njė dėshmi tronditėse e pafuqisė dhe ndikimit shumė tė dobėt qė e kanė atje organet shtetėrore tė Kosovės dhe Shqipėrisė.

Shqiptarėt e sllavizuar tė Sanxhakut tė lėnė pasdore nga politika shqiptare, janė shndėrruar nė objekte tė luftės mes sllavizmit fanatik islamik boshnjak dhe shovinizmit tė kudondodhur serb.
Duke qenė se qeveritė tona nuk janė duke imponuar sistemin shqiptar tė vlerave atje, popullata shqiptare myslimane e Sanxhakut ėshtė sllavizuar totalisht dhe si pėrgjigje tė vetme ndaj represionit tė pėrditshėm serb e ka pėrkatėsinė e ndryshme fetare.


Pikėrisht kėto ndjenja antiserbe shfrytėzohen nga katėr faktorė tė interesuar pėr qėllimet e veta manipulative nė Ballkan.

Sė pari, Republika e Turqisė ėshtė duke u shtrirė frikshėm nė Sanxhak duke keqpėrdorur islamin pėr qėllime nacionaliste turkomėdha. Ajo me lejen e e Beogradit hapi para disa kohėve nė Novi Pazar njė qendėr tė kulturės turke, si dhe ka bėrė pėrpjekje tė mėdha tė prodhojė nė Sanxhak njė minoritet etnik turk nga shqiptarėt e ēoroditur qė gjenden nėn sulmin e egėr tė katėr propagandave antishqiptare bashkė: boshnjake, turke, fondamentaliste islamike dhe serbe.

Sė dyti, qarqet fundamentaliste islamike nga gjithė bota, nėpėrmjet bashkėsisė sė atjeshme islame pėrpiqen ta shfrytėzojnė animozitetin e qytetarėve vendas kundėr serbėve pėr arritjen e qėllimeve fundamentaliste islamike.

Sė treti, Republika e Bosnjė Hercegovinės ėshtė duke e kryer me sukses misionin e shkombėtarizimit dhe asimilimit tė shqiptarėve tė atjeshėm, duke imponuar njė identitet tė rrejshėm boshnjak tė komunitetit tonė atje. Studiuesit amerikanė tė Harvardit, Milman Perry dhe Albert Lord nė studimin e tyre pėr epikėn popullore sllave nė Bosnjė dhe Sanxhak gjatė viteve 1930 (botuar mė 1953), kanė ardhur nė pėrfundim se banorėt e kėtyre anėve kanė kėnduar nė shqip. Madje katėr nga pesė lahutarėt qė kėndojnė nė dy gjuhė kėngėt heroike me lahutė janė shqiptarė, Salih Ugljanin (Uglaj), Djemal Zogic (Zogaj), Sulejman Makic (Makaj) dhe Alija Fjuljanin (Fulaj) (Robert Elsie and Janice Mathie-Heck, Songs of the Frontier Warriors: Kėngė Kreshnikėsh, Illionis 2004 dhe John Kolsti, The bilingual singer, a study of Albanian and Serbo-Croatian oral epic traditions, University of Texas in Austin, New York 1990). Popullata e malėsisė sė Novi Pazarit nė zonėn e quajtur Peshter akoma sot e flet gjuhėn shqipe.

Dhe sė katėrti, Serbia shoviniste e cila nuk i kundėrvihet boshnjakizimit domethėnė deshqiptarizimit tė banorėve tė Sanxhakut dhe siē duket nuk i kundėrvihet as turqizimit dhe islamizimit tė skajshėm tė kėtyre trevave pasi nga kjo pėrfiton nė disa plane. Nacionalizmi serb ėshtė i interesuar tė promovojė dhe i gatshėm tė pranojė ēdo identitet tė ndryshėm nga ai shqiptar pėr banorėt e kėtyre anėve.

Nė gjithė kėtė luftė tė madhe tė nacionalizmave ballkanikė nė Sanxhak dhe pėr Sanxhakun, shqiptarėt duket se janė krejtėsisht jashtė loje, edhe pse nė pyetje ėshtė fati i tyre si shtet, madhėsia e territorit tė tyre shtetėror dhe ardhmėria e tyre si komb.

Nė vend qė Republika e Kosovės tė jetė shteti me autoritet dhe ndikim mė tė madh nė Sanxhak, ajo siē tregon veprimi i fundit krejtėsisht irracional pėr ndėrtimin e xhamisė nė Mitrovicė, nuk ėshtė nė gjendje tė kontrollojė as vendimmarrjen nė interes nacional nė qendėr tė Mitrovicės.

Kosovėn dhe Mitrovicėn me Sanxhakun e lidh edhe tranzverzalja e famshme muslimane e Millosheviēit e cila u bė gogol nė sytė e Europės gjatė luftėrave nė ish Jugosllavi dhe u eksploatua aq shumė dhe aq mjeshtėrisht nga propaganda serbe.

Pikėrisht kėtu del nė pah negativizmi i kėtij vendimi. Xhamia e madhe nė Mitrovicė me 2500m2 dhe me 2 minaretė 48 metra tė larta do tė vulosė njėherė e pėrgjithmonė pėrkatėsinė kulturore aziatike tė shqiptarėve tė Kosovės, nė kontrast tė drejtpėrdrejtė me pėrkatėsinė europiane tė serbėve nė anėn tjetėr tė Ibrit, tė cilėt me siguri do tė ndėrtojnė aty ndonjė kishė gjithashtu me 2500m2 dhe me ndonjė kambanare dhe kryq 50 metra tė lartė.

Por serbėt do ta ndėrtojnė kishėn ortodokse nė stilin adriatiko-latin apo roman nė mėnyrė qė tė ngjajė sa mė afėr arkitekturės kishtare perėndimore apo konstitucionit europian tė vlerave fetare. Dhe kėtė do tė bėjnė jo pėr nevojat e tyre shpirtėrore, por me qėllimin e vetėm qė tė tregojnė para Europės se ata janė mbrojtėsit e krishterimit nė kėtė pjesė tė botės prej “muslimanėve primitivė tė anės tjetėr tė Ibrit.”


Me kėtė do tė vėrtetohet nė vepėr teza serbe pėr ekzistencėn e konfliktit fetar nė Kosovė mes muslimanėve dhe kristianėve si vazhdim i pėrplasjes sė qytetėrimeve lindore dhe perėndimore qė nga shekulli i XV e deri nė shekullin e XXI.

Kjo nė sytė e gjithė botės do tė ēimentojė edhe ndarjen civilizuese dhe kulturore tė Kosovės mes serbėve europianė nga njėra anė dhe shqiptarėve aziatikė nga ana tjetėr.

Pėr pasojė, shqiptarėt do tė humbin edhe 3000 km2 tė tjera nga territori edhe ashtu shumė i vogėl prej afėrsisht 11.000 km2 i Kosovės. Ndarja do tė jetė e tipit tė murit tė Berlinit me tė vetmin dallim se muri i Berlinit qė simbolizonte ndarjen ideologjike ra me rėnien e ideologjisė komuniste, kurse ky mur nuk do tė bjerė asnjėherė pasi Europa ėshtė kontinent i krishterė dhe s’ka gjasa tė lejojė rėnien e murit tė saj civilizues nė Mitrovicė.

A do tė bien shqiptarėt e Mitrovicės dhe Kosovės nė kėto kurthe serbo-turko fundamentaliste dhe a do tė pranojnė tė bėjnė kurban interesat kombėtare shqiptare pėr hir tė interesave politike panturke dhe atyre panislamike botėrore, mbetet tė shihet nė njė tė ardhme tė afėrt.

Kryetari i komunės shqiptare tė Mitrovicės, shqiptari etnik Avni Kastrati, qytetarėt e vetėdijshėm kombėtarisht tė Mitrovicės, ish ushtarėt e UĒK qė luftuan dhe dhanė jetėn pėr Kosovėn dhe flamurin shqiptar, intelektualėt shqiptarė tė Mitrovicės, gjithė populli shqiptar nė Mitrovicė duhet tė ēohet nė kėmbė dhe tu thotė njė JO tė madhe dhe energjike planeve tė kėtilla antishqiptare qė do ta ēojnė nė shkatėrrim tė sigurtė Kosovėn dhe gjithė shqiptarėt nė Ballkan.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=45557
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:49.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.