Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 3.7.2011, 10:57   61
Citim:
Bizneset turke pushtojnė Kosovėn dhe Shqipėrinė

Bizneset turke kanė depėrtuar me sukses nė tregjet e Ballkanit. Askund tjetėr nuk ėshtė kjo mė e dukshme se nė Kosovė dhe Shqipėri, ku investimet nė bankat, aeroportet, shkollat dhe institucionet e kujdesit shėndetėsor tė kėtyre vendeve po japin pėrfitime reciproke.

Gjatė dekadės sė kaluar, Agjencia pėr Promovimin e Investimeve nė Kosovė (APIK) regjistroi 405 kompani turke dhe 2339 punėtorė nė fushėn e ndėrtimit, arsimit, turizmit, kujdesit shėndetėsor, telekomunikacionit, transportit dhe tregtisė.

Duke folur pėr SETimes, Drejtori i APIK Mustafė Hasani pėrmendi disa kompani tė mėdha, fuqia e madhe punėtore e tė cilave ka pasur njė ndikim pozitiv nė zhvillimin ekonomik tė Kosovės, duke pėrfshirė edhe firmėn e ndėrtimit Bechtel Enka, agjencinė ajrore Limak Group, si dhe bankat TEB (Paribas) dhe BKT.

"APIK citon Turqinė nė strategjinė e investimeve tė huaja pėr shkak tė pėrparėsisė krahasuese tė Turqisė nė Kosovė nga njė kulturė dhe njė fe e pėrbashkėt," tha Hasani.

Ai shpjegon se shumica e fuqisė punėtore tė re tė Kosovės flet edhe turqisht edhe anglisht dhe ka studiuar ose nė Kosovė ose nė Turqi.

Tregtia dypalėshe ka luajtur njė rol tė madh nė kultivimin e njė partneriteti mes dy vendeve. Disa organizata, tė tilla si Dhoma Turke e Tregtisė dhe Ekonomisė sė Kosovės, ndihmojnė nė forcimin e marrėdhėnieve Kosovė-Turqi.

Hasani gjithashtu thekson statusin preferencial tė Kosovės nė BE dhe CEFTA si njė tjetėr pėrfitim pėr bizneset turke. Duke krijuar prodhim nė Kosovė, Turqia mund tė eksportojė mallrat e saj nė BE dhe CEFTA pa pėsuar tarifa doganore.

"Nė kėtė kontekst, unė besoj se Turqia duhet ta shohė Kosovėn si njė mjedis miqėsor pėr investitorėt potencialė," tha Hasani.

Qeveria e Kosovės ka treguar mbėshtetjen e saj pėr investimet turke. Nė mars, kryeministri Hashim Thaēi vizitoi Turqinė pėr t'u takuar me homologun e tij Rexhep Tajip Erdogan.

"Kosova e konsideron Turqinė partnerin e saj strategjik, dhe mirėpret ndihmėn e saj pėr forcimin e bashkėpunimit rajonal nė Ballkan," tha Thaēi.

Investitorėt i janė pėrgjigjur thirrjes sė Kosovės. Kohėt e fundit, grupi i kujdesit shėndetėsor Medicana njoftoi planet pėr tė ndėrtuar njė spital ndėrkombėtar tė akredituar nė Kosovė.

Daily Express e Kosovės ka raportuar mė 10 maj qė ministri i shėndetėsisė i Kosovės, Ferid Agani, u takua me Husein Boskurt, kryetar i bordit tė drejtorėve tė Medicana, pėr tė shprehur mbėshtetjen institucionale pėr projektin.

Bizneset e Turqisė janė gjithashtu aktive nė Shqipėri nė sektorin bankar, financiar, tė ndėrtimit, turizmit, kujdesit shėndetėsor, telekomunikacionit, tregtisė dhe transportit.

Shifrat e publikuara nga koordinatorja pėr ndihmėn e huaj nė Shqipėri Azeta Ēollaku Xhafka tregojnė se investimet turke kanė pasur ndikim mė tė madh mbi tregtinė dhe transportin, pasuar nga industria e pėrpunimit dhe ndėrtimi.

Sipas televizionit publik shqiptar RTSH, investimet turke nė Shqipėri u rritėn nė 260 milionė euro nė vitin 2010.

Investitori mė i madh nė Shqipėri -- konglomerati turk Ēalik Holding -- ka investuar rreth 340 milionė euro nė infrastrukturėn shqiptare dhe telekomunikacionet, sipas Presidentit pėr Evropėn Jugore dhe Ballkanin tė Grupit Ēalik, Orhan Ēoskun.

"Pėr sa i pėrket popullsisė dhe potenciali tė tregut, Shqipėria ėshtė investimi mė i mirė," tha Ēoskun. Ai konfirmoi po ashtu planin e kompanisė pėr tė hyrė nė sektorin e energjisė, duke theksuar pėrvojėn e saj nė kėtė fushė.

http://www.setimes.com/cocoon/setime.../02/feature-01
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.7.2011, 14:21   62
kalimtar/e
 
Citim:
"APIK citon Turqinė nė strategjinė e investimeve tė huaja pėr shkak tė pėrparėsisė krahasuese tė Turqisė nė Kosovė nga njė kulturė dhe njė fe e pėrbashkėt," tha Hasani.
Ky Hasani ta marrė kulturėn e pėrbashkėt e tė futet nga ka dalė.


Bizneset turke janė mė abuzivet dhe mė fodullet nė treg dhe me njė raport ēmim/cilėsi shumė tė keq, me pak fjalė copa hajdutėsh.

Citim:
Albtelekom dhe Eagle Mobile, fatura marramendėse pėr internetin
23 Qershor 2011

Qytetarėt ankohen, asnjė pėrgjigje nga kompanitė telefonike

Nuk mjafton vetėm njė kontratė mujore e lidhur sipas ligjit, pėr tė garantuar se nuk do tė vidhesh nga kompania me tė cilėn lidh marrėveshje. Kėtė na e vėrteton Albtelekom, njė kompani e privatizuar mbi Telekomin Shqiptar, e cila me ardhjen e saj nė tregun shqiptar solli edhe njė sėrė andrallash pėr qytetarėt. Ditėt e fundit ėshtė vėnė re se numri i tė pakėnaqurve po rritet, ankesat pranė zyrave shėnojnė radhė tė gjata dhe pėrgjigjet nuk janė aspak tė kėnaqshme.

Tė kesh shėrbimin e internetit ėshtė mėse e nevojshme sot, pėr tu lidhur me tė afėrmit anembanė botės, por duket se dikush tjetėr po pėrfiton nga situata. Fatura tepėr tė larta, skandaloze, siē e pėrcaktojnė vetė, po bien papritur nė kurriz tė qytetarėve, qė e kanė tė domosdoshėm komunikimin online. Dhe nė tė vėrtetė, nuk kanė rrugė tjetėr. Duke parė sa tė larta janė tarifat e telefonatave ndėrkombėtare nga kompania Albtelekom, qytetarėt kanė shpejtuar qė zgjidhjen ta gjejnė tek interneti nė shtėpi, nė paketa familjare, qė pėrtej reklamave tė bukura dhe bindėse, nuk janė aspak tė tilla nė realitet, madje janė zhgėnjyese pėr shumicėn e abonentėve.

Faturimi dy apo tre- fish nė faturėn e muajit, edhe pse ėshtė pėrcaktuar nė kontratė se rritja e limitit do tė jetė si njė “dhuratė”, tregon se kjo nė tė vėrtetė ėshtė njė kurth ku po bien dita- ditės mijėra qytetarė anembanė vendit.

E njėjta “lojė” po luhet dhe nga Eagle Mobile, e cila ofron internet dhe nė celular. Qytetarė qė kanė instaluar internet nga kjo kompani nė celularėt e tyre, kanė konstatuar kohėt e fundit tarifa marramendėse. Ankesat vijnė nga tė gjitha qytetet dhe arsyet janė po tė njėjtat: mbifaturim i padrejtė nė detyrimin mujor pėr shėrbimin e internetit. Dhe nuk ėshtė pak.

Sipas njė zonje qė ishte paraqitur nė zyrat e Albtelekomit kėto ditė, mbifaturimi ishte nė njė shifėr skandaloze. “Na kanė faturuar 70 mijė lekė pėr internetin dhe jam habitur, se nuk e prisnim. Shkova tek zyrat dhe i kėrkova punonjėses arsyen pse jam faturuar kaq shumė, pastaj i thashė se do ta mbyll kontratėn. Kėtu erdhi mė e keqja, sepse mė tha qė duhet tė paguaja 130 mijė lekė (tė vjetra), pėr faturėn mujore, ku pėrfshihej edhe njė pagesė pėr heqjen e instalimeve qė ka kryer kompania. Si tip dėmshpėrblimi. Unė nuk isha fare nė dijeni tė kėtij detyrimi, pastaj mė thanė se nėse ke mė shumė se njė vit abonim, kjo pagesė ulet. Megjithatė, ėshtė njė shifėr shumė e lartė, nuk di si do ta paguajmė, por edhe ēdo muaj me nga 70 mijė lekė, nuk mund tė vazhdonim mė...”, shprehet ajo e indinjuar.

Mė tej, na shpjegon se asaj nuk i kanė dhėnė asnjė arsye apo shpjegim tė kuptueshėm pėr faktin se pse ėshtė faturuar kaq shumė. Pėr mė tepėr, qytetarėt ankohen se nė kontratė nuk e kanė tė shpjeguar se ēfarė do tė thotė 2- 4 apo 8 giga limit interneti, pasi kjo ėshtė krejtėsisht e pakuptueshme pėr masėn e gjerė, qė nuk ka as kulturėn informatike tė duhur. Njė tjetėr zonjė, qė sapo ka dalė nga zyrat e Albtelekom, nė qendėr tė Tiranės, na thotė se edhe ajo ėshtė shumė e shqetėsuar pėr faturėn e lartė qė duhet tė paguajė kėtė muaj.


Alo, 133...?

Kjo ėshtė linja qė vlen pėr tė folur me operatorėt e kompanisė qė ofrojnė shėrbimin e asistencės sė internetit pėrmes telefonatės nė kėtė numėr. Por minutat e pritjes pėr tė marrė pėrgjigje, duket sikur nuk kanė tė sosur.

“I kam telefonuar disa herė kompanisė Albtelekom nė kėtė numėr dhe nuk pėrgjigjet njeri. Edhe kur hapet linja, dėgjon muzikė qė zgjat shumė minuta, derisa dikush pėrgjigjet nė anėn tjetėr tė receptorit. Kur e pyes, operatori mė thotė se pritja justifikohet me numrin e madh tė telefonatave qė vijnė nė kėtė numėr, ndėrkohė qė do tė ishte shumė mė e drejtė qė telefoni tė dilte i zėnė dhe njerėzit tė riprovonin mė vonė”, thotė pėr gazetėn njė qytetar nga Berati.

Ata qė telefonojnė nga rrethet janė shumė tė indinjuar, pasi nuk kanė informacion nėse minutat shkojnė nė llogari tė tyre apo linja e asistencės teknike ėshtė falas. Nga ana tjetėr, linja 133 merr pėrsipėr regjistrimin e ankesave tė qytetarėve, qė mė pas shqyrtohen nga kompania dhe zgjidhen brenda njė kohe tė pacaktuar, pasi ka raste kur kjo shkon disa ditė.

Vjollca, njė qytetare qė ka marrė faturėn e internetit tė muajit maj, thotė se ėshtė shumė mė e lartė sesa priste, 55 mijė lekė (tė vjetra) dhe se nė rastin e saj edhe e pajustifikuar. “Prej gati 20 ditėsh unė nuk kisha fare internet nė shtėpi, sepse mė kishin vjedhur kabllin e linjės nė lagjen ku banoj. Erdhėn teknikėt e kompanisė pėr ta rregulluar dhe tani mė vjen fatura sikur tė kem pėrdorur internet gjatė gjithė muajit”, shprehet ajo. Nė bisedat me qytetarėt “ankues”, vihet re se i bashkon padija rreth faktit se a ka pasoja mbyllja e kontratės sė internetit nė kontratėn e telefonisė fikse tė kompanisė nė fjalė?

“Unė nuk mund ta shkėpus internetin, se kam hallin e telefonit pastaj” shprehet Vjollca mė tej, pa e ditur se nė fakt nuk ka asnjė rregull apo ligj tė shkruar detyrues qė i kushtėzon abonentėt tė marrin tė dyja shėrbimet tek kompania Albtelekom dhe as tė vuajnė pasojat e shkėputjes sė kontratės nė rastin e pakėnaqėsive tė pėrsėritura... siē po ndodh realisht.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...=81&Itemid=467
Dhe mė e keqja ėshtė se nė faturat e internetit nuk paraqitet sasia nė MB e shkarkimeve por vetėm njė seri numrash pa pėrcaktim, tė cilat sipas zyrės sė ankesės janė sekonda tė shkarkimeve!...

Loja e pasimeve qė kanė ngritur nė kėmbė kėta evgjitrit e anadollit ėshtė e tillė qė qytetari tė mos arrijė tė marrė pėrgjigje pėr ankesat e veta.

Kėtu pėrveē se po vidhet po sabotohet dhe njė projekt madhor shtetėror.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.8.2011, 23:32   63
Citim:
Prishtinė: Tėrnava pohon se shqiptarėt janė turq

Prishtinė: Tėrnava pohon se shqiptarėt janė turq Zv/kryeministri i Turqisė, Bylent Arinē, ka marrė pjesėn tė mėrkurėn nė ceremoninė turke tė 622-vjetorit tė vdekjes sė Muratit I, organizuar nė fshatin Mazgit tė Kastriotit.

Pas vizitės nė varrin e ashtuquajtur tė "sulltan Muratit" nė territor shqiptar, zv/kryeministri turk ka pohuar se midis Turqisė dhe Ballkanit ka lidhje tė thella dhe se ka njė solidaritet tė madh midis popullit turk dhe atij "kosovar".

Ndėrkaq pėr rėndėsinė e varrit tė Muratit ka folur edhe kryetari i komunės sė Bursės, Turqi, Reēep Altepe.

"Jemi mbledhur pėr tė kujtuar njė personalitet qė ishte shumė i rėndėsishėm. Sulltan Murati ishte i gatshėm tė luftonte nė ēdo kohė dhe zhvilloi 37 luftėra dhe e fundit ishte ajo nė Kosovė, ku ishte njė luftė pėr ekzistencė, dhe pati thėnė se 'Edhe nėse do tė bie dėshmor, me rėndėsi ėshtė qė tė fitohet lufta'", ka deklaruar Altepe.

Mė tej ai ka vazhduar me falsifikimin e historisė shqiptare duke pohuar se Murati I u vra nga "njė serb".

“Ai me djemtė e tij arriti ta fitonte luftėn por nė kėtė vend nė tė cilin ndodhemi ai u vra nga njė serb. Ai ėshtė i varrosur nė dy pjesė nė Bursa dhe nė kėtė vend ku ndodhemi dhe ne do tė vazhdojmė ta pėrkujtojmė kėtė njeri kaq tė menēur”, ka thėnė Altepe.


Nė shėnimin e pėrvjetorit tė 622-tė tė vdekjes sė Muratit, sulltanit qė nisi pushtimin e tokave tė Arbrit, kanė marrė pjesė edhe ministri i Administratės Publike, Mahir Jagēilar, si dhe kryetari i organizatės abrahamike "Bashkėsia Islame e Kosovės", Naim Tėrnava.

Nė fjalėn e tij nė varrin e ashtuquajtur tė "sulltan Muratit", kreu i BIK-ut, Naim Tėrnava, ka deklaruar se turqit dhe shqiptarėt i kanė familjet dhe gjakun e pėrzier me njėri-tjetrin.

“Ky vend flet pėr historinė tonė dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje tė pėrziera dhe gjakun e pėrzier tash e 622 vjet dhe falė tij ne sot jemi besimtarė myslimanė shumicė”.


https://ateistėt.com/lajme/prishtine-...aret-jane-turq
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.8.2011, 21:36   64
Citim:
Maqedonia dhe Turqia do ta thellojnė bashkėpunimin nė arsim

Ekipe profesionale tė ministrive tė arsimit tė dy shteteve nė periudhėn e ardhshme do tė punojnė nė pėrgatitjen e marrėveshjes sė re pėr bashkėpunim, paralajmėruan nė takimin e sotėm nė Shkup ministri i Arsimit dhe Shkencės i Maqedonisė Panēe Kralev dhe kolegu i tij turk Omar Diēar, i cili qėndron nė Maqedoni me ftesė tė Partisė Demokratike turke.

Theksi do tė vendoset nė rritjen e numrit tė studentėve tė Maqedonisė, tė cilėt shkollohen nė Turqi dhe tė Turqisė tė cilėt studiojnė nė Maqedoni, si dhe nė bashkėpunimin e institucioneve akademike dhe shkencore nga tė dy shtetet.

"Marrėveshja e re pėr bashkėpunim dėshirojmė tė jetė nė disa sfera. Mes institucioneve akademike dhe shkencore, por edhe nė disa sfera tjera. Pėr kėtė qėllim ekipe profesionale nga ministra jonė dhe ajo turke do t'i definojnė sferat ku ekziston potencial pėr bashkėpunim", tha nė konferencėn pėr media Kralev.

Sipas tij, nė Turqi studiojnė rreth 400 studentė nga Maqedonia, prej tė cilėve pjesa mė e madhe janė bursistė pėrmes institucioneve tė ndryshme.

"Studentėve tė cilėt vijnė nga Turqia u sigurojmė mundėsi pėr studim nė universitetet tona. Ideja ėshtė qė atyre qė vendosin tė studiojnė nė universitete tė Maqedonisė, t'u sigurohen tė gjitha kushtet dhe standardet e nevojshme, si edhe studentėve tjerė nė shtet", theksoi Kralev.

Ministri turk i Arsimit Kombėtar theksoi se marrėdhėniet e shkėlqyeshme politike mes Maqedonisė dhe Turqisė duhet tė pasqyrohen edhe nė sferat e tjera.

"Marrėdhėniet politike mes Maqedonisė dhe Turqisė mund t'i karakterizojmė si tė shkėlqyeshme. Do ta mbėshtesim Maqedoninė edhe nė pėrpjekjet e saj pėr anėtarėsim nė BE, por jemi tė bindur se marrėdhėniet e shkėlqyera politike duhet tė pasqyrohen edhe nė ekonomi, arsim dhe kulturė", vlerėsoi Dinēar. MIA

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/81453.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.8.2011, 00:16   65
reparti kimik
 
Citim:
Sipas tij, nė Turqi studiojnė rreth 400 studentė nga Maqedonia, prej tė cilėve pjesa mė e madhe janė bursistė pėrmes institucioneve tė ndryshme.
Harroi tė thotė se s'ka asnjė sllav midis "studentėve"... ēuditėrisht janė vetėm nga njėri grup i popullsisė - gjakpėrzierit e Tėrnavės.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.8.2011, 20:38   66
Citim:
Kosovė, Dinēer: Hiqni fyerjet pėr Turqinė

Ministri i Arsimit turk, Omer Dinēer ka zhvilluar njė takim me homologun e tij kosovarė Ramė Buja, gjatė takimit ministri turk i ka kėrkuar Bujės qė tė heqi nga tekstet shkollore disa paragarafe qė pėrmbjanė fyerje pėr Turqinė.

“Ne biseduam dhe kėrkuam nga Ministria eliminimin e paragrafėve nga librat e historisė sė Kosovės, tė cilat pėrmbajnė fyerje pėr historinė turke. Ne jemi nė finalizim tė projektit, i cili vazhdohet tė punohet nga Komisioni, i cili ėshtė themeluar pėr eliminimin e kėtyre problemeve dhe neve do tė na gėzojė pa masė fakti qė kur tė botohen librat e reja tė mos t’i kenė kėto paragrafe”,- ka deklaruar Dinēer.

Agjencia e lajmeve Kosovapress bėnė me dije se ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Ramė Buja nga ana e tij ka sqaruar se do tė ketė vetėm disa ndryshime tė nevojshme, pasi sipas tij historia nuk mund tė ndryshohet.

“Nuk u tha se do tė ndryshohet historia, u tha qė do tė korrigjohen ata kapituj ku ka pjesė fyese pėr popullin turk. Kjo do tė korrigjohet dhe jo tė ndryshohet historia, sepse nuk mund tė ndryshojmė historinė e cila ka ndodh. Kjo do tė ndodh duke qenė tė pėrbashkėta tė dy komisionet shumė profesionale nė kėtė drejtim”,- theksoi ministri kosovar.

http://www.standard.al/index.php/nde...r-turqine.html

Citim:
Sot, ministri i Arsimit i Turqisė, Omer Dinēer gjatė njė takimi me ministrin e Arsimit tė Kosovės, Ramė Buja, qė tė largohen paragrafėt nga librat e historisė sė Kosovės, tė cilat pėrmbajnė fyerje pėr Turqinė dhe personalitetet historike tė kėtij vendi.

“Ne biseduam dhe kėrkuam nga Ministria eliminimin e paragrafėve nga librat e historisė sė Kosovės, tė cilat pėrmbajnė fyerje pėr historinė turke. Ne jemi nė finalizim tė projektit, i cili vazhdohet tė punohet nga Komisioni, i cili ėshtė themeluar pėr eliminimin e kėtyre problemeve dhe neve do tė na gėzojė pa masė fakti qė kur tė botohen librat e reja tė mos t’i kenė kėto paragrafe”, ka thėnėDinēer, njofton “Kosovapress” .

Kurse ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Ramė Buja duke u pėrgjigjur pėr gazetarėt e interesuar pėr tė kuptuar se ēfarė ndryshimesh do tė bėhen nė histori, ka sqaruar se do tė ketė vetėm disa korrigjime.

“ Nuk u tha se do tė ndryshohet historia, u tha qė do tė korrigjohen ata kapituj ku ka pjesė fyese pėr popullin turk. Kjo do tė korrigjohet dhe jo tė ndryshohet historia, sepse nuk mund tė ndryshojmė historinė e cila ka ndodh. Kjo do tė ndodh duke qenė tė pėrbashkėta tė dy komisionet shumė profesionale nė kėtė drejtim”, ka thėnė ai.

Ministri Buja, pasi ka falėnderuar ministrin turk pėr ndihmesa tė shumanshme nė arsimin kosovar, tha se nė kėtė takim ėshtė diskutuar edhe ēėshtja e marrėveshjes, e cila ka tė bėjė me themelimin e njė Universiteti turk nė Kosovė.

Ndėrkaq pasi ka kėrkuar ndryshimin e historisė sė Kosovės, ministri turk Omer Dinēer, nuk ka dhėnė nė sqarim tė duhur pse shqiptarėt nė Turqi nuk gėzojnė plotėsisht tė drejtėn e mėsimit nė gjuhėn amtare.

“Sa i pėrket kėsaj nė shkollat turke pėr ata qė duan tė mėsojnė gjuhėn shqipe ka lėndė zgjedhore dhe mund tė hapen edhe kurse nė gjuhėn shqipe, ėshtė plotėsisht demokratike”, ka thėnė ai pėr Kosovapress.

Nė kėtė rast, ministri Ramė Buja tha se Kosova mund t’i plotėsojė nevojat me literaturėn e domosdoshme pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe pėr tė gjithė ata shqiptarė qė jetojnė nė Turqi.

http://www.koha.net/?page=1,13,66631

Citim:
Arbėn Xhaferri: Kėrkesat turke janė rrėnuese

Njė prej intelektualėve mė tė shquar shqiptarė, Arben Xhaferi, nė njė intervistė pėr Express flet nė lidhje me kėrkesėn e shtetit turk pėr Kosovėn qė ta korrigjojė historinė e saj - nė pjesėn ku flitet pėr turqit. Xhaferi thotė se kjo nuk guxon tė ndodhė. “Me kėtė bėhen pėrpjekje qė jo vetėm ta ndryshojnė tė vėrtetėn historike, por edhe imazhin e turqve”, thotė ai.


Express: Si e komentoni kėrkesėn e Ministrit turk tė Arsimit, Omer Dincer, i cili po viziton Kosovėn, pėr ndryshimin e teksteve tė historisė, tė cilat, sipas tij, janė ofenduese pėr popullin turk dhe personalitetet e kėtij vendi?

A. Xhaferi: Fjalėt e urta popullore kanė konotacione tė shumėfishta dhe vlejnė pėr situata tė ndryshme. Populli thotė “ujku qimen e ndėrron, por vesin jo”. Kemal Ataturku, Presidenti i parė i Republikės sė Turqisė, e ndėrroi karakterin e rendit shoqėror politik tė Turqisė, por nuk arriti ta ndryshojė mendėsinė e popullit, apo thėnė mė saktė tė njė elite qė mendonte me kategori imperiale.

Politika e Ataturkut, i cili e kuptonte mirė katandisjen e Turqisė pėr shkaqe, ambicie joreale politike, filloi tė praktikojė njė variant tė izolacionizmit. Mirėpo, pas tij erdhėn politikanė qė sėrish shfaqnin tendencėn pėr ringjallje tė politikės sė dikurshme imperiale. I pari qė kishte ambicie tė kėtilla ishte Presidenti Turgut Ozall (1989-1993), pastaj presidenti Demirel (1993-2000) dhe tani kėtė mision e vazhdon me shumė energji, Presidenti aktual, Abdulla Gyl, sidomos kryeministri Erdogan, i kėshilluar orė e ēast nga Ministri i Punėve tė Jashtme tė Turqisė, z. Davutogllu.

Kėto tendenca, ambicie imperiale si moto kryesore e kanė tezėn se periudha osmane ka qenė njė rrėfim i suksesshėm (success story) dhe jo njė okupim i egėr. Me kėtė bėhen pėrpjekje qė jo vetėm ta ndryshojnė tė vėrtetėn historike, por edhe imazhin e turqve. Kjo tezė fillon nga konstatimi se Perandoria Osmane nuk ishte okupatore e jashtme, por erdhi nė njė hapėsirė gjeografike tė pasunduar, ngjashėm si popujt evropianė qė krijuan shtetet e tyre tė reja nė Amerikė.

Krahas kėsaj, ata gjithnjė nė kuadėr tė tendencės sė shlyerjes sė kujtesės historike, sundimin osman dėshirojnė ta paraqesin si bashkėqeverisje (condominium) duke pėrmendur me kėtė rast pashallarėt, vezirėt dhe zyrtarė tė tjerė shqiptarė, serbė, boshnjakė etj. Natyrisht se kėto pohime janė njė pjesė e sė vėrtetės. Pjesa tjetėr e vėrtetės janė: kryengritjet e shqiptarėve, katandisja tragjike e figurave historike shqiptare, si Pjetėr Bogdani, ose ndalesa e pėrdorimit tė gjuhės shqipe, ose mosdhėnia e statusit “milet” pėr shqiptarėt.

Natyrisht se ka edhe shumė fakte dėshpėruese, tė cilat nuk mund tė eliminohen nė librat e historisė, ngaqė, nėse ndodh kėshtu, atėherė ne vetė do ta shlyenim historinė tonė.

Kjo kėrkesė e Ministrit tė Arsimit, Omer Dinxher (Dincer), ėshtė vetėm njė segment i kontestimit tė politikės sė menēur tė babait tė kombit turk, Ataturkut, pėrkatėsisht maksimės sė tij “Paqe nė vend -paqe nė botė”. Me rrėnimin e kėtij parimi do tė krijohen probleme tė panumėrta, sidomos me shtetet ortodokse, me Greqinė, Serbinė, Bullgarinė dhe sidomos me Rusinė.

Tendenca pėr korrigjim post festum tė historisė u manifestua me pėrmirėsimin e marrėdhėnieve me Armeninė. Mirėpo, Turqia nuk do tė arrijė, pikėrisht pėr shkak tė pėrvojave tė hidhura historike tė armenėve, tė krijojė marrėdhėnie tė ngushta me kėtė popull, por gjithsesi do tė ndodhė ajo qė ndodhi: prishja me njė shtet dhe popull turqishtfolės, me Azerbajxhanin dhe me azerėt.


Express: Ministri i Arsimit, Ramė Buja ka pranuar lehtėsisht kėrkesėn e homologut tė tij duke pranuar qė tė bėhet eliminimi i kėtyre paragrafėve. Si mund tė shpjegohet ky qėndrim “bashkėpunues” i z. Buja?

A. Xhaferi: Duke i njohur bindjet e z. Ramė Buja, pėrcaktimet e tij kombėtare, nuk besoj se ai do tė pranonte njė propozim tė kėtillė. Pranimi i kėsaj kėrkese luksoze tė Ministrit turk tė Arsimit nėnkupton destabilizimin e menjėhershėm tė shoqėrisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Shqiptarėt e krishterė do tė reagonin menjėherė dhe natyrshėm kriza do tė marrė pėrmasa tė humbjes sė besimit tė ndėrsjellė. Njė kompromis i kėtillė absurd do tė shėnonte fillimin e qėndrimit jolojal tė njė pjese tė madhe tė shqiptarėve ndaj shtetit, si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri.

Janė bėrė shumė pėrpjekje, tė cilat do tė vazhdojnė pėr tė hequr gjuhėn e urrejtjes nė librat e historisė tė popujve tė Ballkanit, mirėpo tė gjitha kėto kanė dėshtuar. Kėto tendenca do tė vazhdojnė dhe ekziston mundėsia qė nė kuadėr tė kėtij projekti rajonal tė gjendet njė zgjidhje e pranueshme edhe pėr kėtė problem.

Ministri turk, Dinxher, nė kėrkesėn e vet pėrdor njė fjalor diplomatik, pa fjalė qė mund tė irritojnė jo vetėm homologun e tij, por njė popull tė terė. Ai kėrkon qė tė hiqen paragrafėt qė e fyekan dinjitetin e popullit turk. Por, nuk i qartėson ato. Nga ana tjetėr, edhe Ministri shqiptar, z. Ramė Buja, po ashtu flet mė njė gjuhė jokonkrete diplomatike duke pohuar se kjo kėrkesė ėshtė nė shqyrtim e sipėr. Por, besoj se tė dy ministrat e kanė tė qartė se ndryshimet e kėsaj natyre janė rrėnuese pėr shqiptarėt dhe tė panevojshme pėr turqit.


Express: Ju keni qenė kritik ndaj qasjes sė politikės sė Ankarasė dhe Ministrit tė Jashtėm, Davutoglu ndaj Ballkanit. A mendoni se autoritetet nė Kosovė duhet t’i definojnė saktėsisht raportet me Turqinė, pasi deri mė tani nė kėtė aspekt ka pasur mė shumė eufori?

A. Xhaferi: Ministri i Jashtėm turk, z. Davutogllu, si ēdo intelektual qė hyn nė politikė, pėrpiqet tė krijojė njė doktrinė politike koherente. Ai ka qenė ligjėrues nė Universitetin e Bilkentit, nė zemrėn e opsioneve tė kėsaj natyre qė sot njihen me nocionin “neoosmanizėm”. Ai u bė kėshilltar i Kryeministrit turk, Erdogan, nė vitin 2002, ndėrkaq nė vitin 2009, pėr shkak tė atraktivitetit tė doktrinės sė tij neoosmane, u emėrua pėr Ministėr tė Punėve tė Jashtme. Premisat kryesore tė tij janė rikthimi i Turqisė nė Ballkan si dhe eliminimi i tė gjitha problemeve me fqinjėt. Apelet e tij kanė edhe konotacione fetare.

Ai publikisht shtroi njė dilemė: pse t’i kemi marrėdhėniet e kėqija me shtetet myslimane, Iranin, Sirinė, Irakun dhe tė kemi raporte tė mira me Izraelin?! Nė vijė tė kėsaj strategjie tė thellė (ai shkroi edhe njė libėr “Stratejik dirinlik” qė shqip pėrkthehet si “Thellėsia strategjike”. Kėtė libėr e ka botuar nė gjuhėn shqipe botuesi “Logos” i Shkupit). Mirėpo, nėse disa punė duken se janė shumė tė logjikshme dhe koherente, nė realitet ato bėhen pengesė dhe i dėmtojnė interesat vitale tė popullit dhe shtetit turk. Kėto ditė, projekti “armiqėsia zero” me fqinjėt, sidomos myslimanė, hasi nė pengesa qė do t’i testojė fjalėt, taktikat dhe strategjinė e thellė tė Ministrit intelektual turk, Davutogllu. Situata aktuale nė Siri do tė jetė sprovė e madhe pėr udhėheqėsit turq, ngjashėm me atė nė Iran, sidomos deklarata jodiplomatike e tij, ”Askush nuk mund ta pengojė Iranin qė ta zhvillojė programin e tij nuklear”, ose ajo e dhėnė nė Sarajevė: “Ne kemi ardhur kėtu para shumė shekujsh, me kuaj. Nėse do tė ketė nevojė, do tė vijmė sėrish”.

Kėto deklarata tė ashpra, jodiplomatike, menjėherė morėn pėrgjigje adekuate nga serbėt, qė hėpėrhė janė favoritė tė ministrit turk, Davutoglu : “Neoosmanizmi pėr tė krishterėt ėshtė njėsoj si neonazizmi pėr hebrenjtė”.

Neoosmanizmi, sado qė prezantohet si projekt serioz, megjithatė nuk ėshtė i tillė. Ėshtė njė rreng propagandues pėr pėrdorim tė brendshėm. Intelektualėt shpeshherė prodhojnė teori tė logjikshme, por qė janė tė rrezikshme pėr interesat kombėtare. Njė intelektual serb, regjisori GJ. Gjorgjeviē, duke parė kėtė harlisje tė intelektualėve serbė, deklaroi: ”Armiku mė i madh i popullit serb ėshtė elita e tij”. Kjo ka ndodhur shpesh nė histori.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,13,60875
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.8.2011, 17:15   67
Citim:
Nuk ka fjalė fyese pėr turqit nė tekstet e historisė, thonė historianėt

Prishtinė, 21 gusht - Autorėt e librave tė historisė kanė reaguar fuqishėm pėr kėrkesėn e ministrit turk tė arsimit, qė ka kėrkuar nė Prishtinė heqjen e “paragrafėve fyese” nė librat shkollorė.

“Nė asnjė tekst tė historisė ku programet pėrfshijnė shkrimet pėr Perandorinė Osmane nuk ka asnjė fjalė fyese. Nėse themi psh. Perandoria Osmane ėshtė pushtuese, s’kemi ēka i bėjmė, sepse Perandoria Osmane sipas fakteve ėshtė e tillė, ėshtė pushtuese. Nuk e thotė asnjė historian tjetėr ndryshe nė Kosovė. Dikush edhe mund tė ketė ngarkesa tė natyrave tė tjera, por faktet nuk mund t’i ndryshojmė pėr hir tė interesave tė politikės ditore”, ka thėnė historiani Frashėr Demaj pėr KTV-nė.

Demaj, qė ėshtė njė nga autorėt e librave tė historisė, Frashėr Demaj, thotė se, ashtu siē janė dallimet e thella ndėrmjet politikės dhe shkencės ministrat duhet tė merren me punėt qė iu pėrkasin dhe t’i lėnė autonomi shkencės.
Sipas tij, nga libri i klasės sė pestė e deri tek klasa e 12 e shkollės sė mesme tė lartė, nuk figuron as edhe njė paragraf i vetėm ku fyhet populli turk, por asnjė popull tjetėr.

“Rishkrimi i testeve shkollore veēmas tė historisė ėshtė bėrė nė frymėn evropiane por, kjo nė asnjė mėnyrė nuk do tė thotė qė, pėr shkak tė interesave politike tė shtrembėrohet historia e njė populli pa asnjė fakt tė vetėm. Pėr mė tepėr me korrigjimet e mundshme tė historisė nuk duhet tė merren politikanėt, por njerėzit e kėsaj fushe”, ėshtė shprehur Demaj.

Ai thotė se ministri turk, do tė duhej tė pėrcillte mesazh falėnderimi pėr shqiptarėt tė cilėt kontribuan nė ndėrtimin e Turqisė moderne.

Demaj ka shtuar ė se, nė qoftė se ndokush mendon se osmanėt kishin ardhur nė Kosovė pėr turizėm ėshtė punė e tyre, por ai rikujton se sundimi i perandorisė osmane nga beteja e Kosovės e deri nė pavarėsimin e Shqipėrisė kaluan plot 523 vjet pushim.

Ngjashėm shprehet edhe historian Hakik Bajrami.

“Okupatori mbetet okupator. Krimet qė i kanė bėrė Turgut Pasha e sulltanėt e Turqisė, asnjė ministri, asnjė individ nė asnjė mėnyrė nuk mundet t’i injorojė. Ato ēfarė ka bėrė Perandoria Osmane, kanė qenė krime dhe krime do tė mbesin, pavarėsisht korrigjimeve e rishkrimeve qė mund tė bėhen nė libra. Krejt e dinė qė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ka luftuar kundėr turqve. Tash na me e fshi atė a? Krejt botėn e japim, e Skėnderbeun s’e japim”, shprehet historiani Hakif Bajrami pėr gazetėn Express.

Si historian qė ėshtė, ai pėrmend disa raste tė krimeve qė osmanlinjtė kanė bėrė nė trojet shqiptare.

“Prej Shkupit e deri nė Merdar, Pasha i Turqisė mė 1910, nė ēdo 10 metra e ka ngulur nė hunj nga njė shqiptar. A t’i harrojmė ne ato? Jo, nuk duhet t’i harrojmė edhe nuk bėn t’i harrojmė”, shprehet shumė i mllefosur historiani Bajrami.

Madje ai pėrmend diskriminimin qė ajo Perandori i ka bėrė popullit shqiptar.
Ai thekson se Perandoria Osmane nė vitin 1868, serbėve u ka lejuar qė tė hapin shkollė nė mes tė Stambollit, ndėrsa shqiptarėve nuk ua ka lejuar hapjen e tyre as nė vilajetet e veta.

Edhe historiani Fehmi Rexhepi u shpreh per Top Channel se nė tekstet e historisė nė Kosovė nuk ka kurrėfarė fyerje pėr turqit, por vetėm fakte historike dhe se kjo kėrkesė ėshtė e pakuptueshme.

Reagime ka pasur edhe ndėr shqiptarėt e Maqedonisė, ku ka reaguar ashpėr edhe akademiku shqiptar nga Maqedonia, Arbėr Xhaferri dhe shumė historianė nė vend.

http://www.koha.net/?page=1,13,66791
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.8.2011, 10:49   68
Citim:

Citim:
Shqiptarėt nuk kanė nevojė pėr histori rokenrolli

Deklarimet e zyrtarėve tė shtetit turk se institucionet e Kosovės duhet t’i rishikojnė tekstet shkollore tė historisė, ku flitet pėr ngjarjet e para pesė shekujve ndėrmjet Perandorisė Osmane dhe shqiptarėve, vazhdon tė pritet me reagime tė ashpra nga historianėt dhe intelektualėt tanė. Pohimet e ministrit tė Arsimit tė Turqisė, Dincer, se shteti i Kosovės duket t’i korrigjojė dhe largojė nga tekstet e shkollore tė historisė, qė sipas tij, fjalėt fyese ndaj Perandorisė Otomane, nga historianėt janė parė si joserioze dhe insistim i paarsyeshėm.

Historiani Frashėr Demaj, sekretar shkencor i Institutit tė Historisė, dhe autor tekstesh tė historisė, ėshtė shprehur se nė asnjė tekst shkollor tė historisė tė botuar nė Republikėn e Kosovės nuk mund tė gjesh asnjė fjali qė e fyen popullin turk.

“Ne jemi munduar dhe do tė mundohemi gjithmonė qė ta ruajmė dhe ta mbrojmė maksimalisht etikėn tonė profesionale dhe ta bėjmė punėn nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme”, ka thėnė Demaj pėr “Kosova Sot”. Sipas tij, historiani duhet tė flasė me gjuhėn e fakteve, pėrkundėr qė politikani edhe tė vėrtetėn e thotė konform interesave tė politikes. Sa u takon marrėdhėnieve shqiptaro-osmane, pėrkatėsisht pushtimit tė tokave shqiptare nga Perandoria Osmane, njė gjė ėshtė e sigurt.

“Kjo Perandori ishte pushtuese nė kėto treva, e cila ka ushtruar dhunėn, vrasjet, djegiet, dėnimet, moslejimin e shkollave nė shqip, moslejimin qė shqiptaret ta krijojnė shtetin e tyre autonom nėn sovranitetin e sulltanit”, ka thėnė sekretari Demaj, duke shtuar se secili politikan i ēfarėdo niveli qoftė, yni apo i huaj, duhet ta dallojė Perandorinė Osmane shumėkombėshe dhe Republikėn e Turqisė, e cila ėshtė njė ndėr vendet me mike dhe ndėr partnerėt kryesorė tė Kosovės.

“Ministri turk i Arsimit do tė duhej tė vinte e tė na falėnderonte pėr kontributin e shqiptarėve, si Sami Frasheri, Hasan Tahsini, Mustafa Kemali-Ataturku (themelues i Turqisė moderne), Mehmet Akif Pejanin etj., dhe nė shenjė tė kėtij falėnderimi t’u jepte shqiptarėve nė Turqi mė shumė tė drejta, ose tė paktėn tė mos i pengonte tė ndihen shqiptarė me emėr e mbiemėr, me gjuhė, shkolla nė gjuhen shqipe etj.”, ka pohuar Frashėr Demaj.

Ndėrsa historiani Lush Culaj, recensent i disa teksteve shkollore tė historisė, kategorikisht ka mohuar se ato tekste pėrmbajnė paragrafė fyes ndaj popullit turk. Sipas tij, njė deklaratė e ministrit turk pėr rishikim tė historisė shqiptare nė raport me Portėn e Lartė ėshtė e papranueshme, sepse Perandoria Osmane ishte okupator nė kėto treva.

“Ajo erdhi kėtu si pushtuese dhe nėse nisen nga kjo, atėherė duhet tė heqim dorė nga disa figura tona qendrore tė historisė, si Skėnderbeu, Hasan Prishtina, Dedė Gjo Luli etj.”, ka thėnė historiani Lush Culaj, duke shtuar se, “si do t’i trajtonim dhe cilėsonim kryengritjet e vitit 1910/11 nė Kosovė, tė kryesuara nga Hasan Prishtina, Isa Boletin e Idriz Seferi, ato tė Malėsisė sė Madhe tė Dedė Gjo Lulit etj.”

Ai ka thėnė se kėrkesa tė tilla qė historia tė shkruhet sipas interesave dhe kėrkesave tė caktuara politike, atėherė do tė nėnkuptonte njė histori rokenrolli. Kurse nė njė prononcim pėr “Kosova Sot”, shkrimtari dhe publicisti Reshat Sahitaj ėshtė shprehur se Perandoria otomane ishte pushtuese dhe gjatė 500 vjetėve i bėri krimet mė barbare nė popullsinė shqiptare, e madje ata nuk lejoi hapjen e shkollave shqipe, kurse lejoi hapjen e shkollave greke dhe serbe.

“Historianėt dinė mė sė miri si duhet pėrgjigjur dhe jam i bindur se asnjė historian nuk do ta pranojė tė rishqyrtohet epoka e pushtimit otoman, qė pushtimin ta quajė ēlirim”, ka pohuar ai, duke shtuar se njė gjė e tillė do tė ishte jo morale dhe bartje e njė pėrgjegjėsie historike gjeneratė pas gjenerate.

http://www.kosova-sot.info/kulture/s...ori-rokenrolli
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.8.2011, 08:34   69
Citim:
Ahmet Davutoglu viziton Kosovėn

Ministri i Jashtėm turk, Ahmet Davutoglu, pritet tė nisė turneun diplomatik nė katėr vende tė Ballkanit. Kosova do tė jetė ndalesa e parė e shefit tė dilomacisė turke.

Davutoglut do tė qendrorė nė Kosovė nga data 26 deri mė 28 gusht, pėr tė vazhduar mė pas nė Bosnjė e Hercegovinė me njė tjetėr vizitė dyditore.

Pjesė e agjendės sė ministrit Turk ėshtė edhe Rumania dhe Serbia. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=16628

Citim:
Erdogan do tė vizitojė Shkupin

Kryeministri i Turqisė, Rexhep Taip Erdogan i pari do tė arrijė nė platformėn e re tė Aeroportit “Leka i madh” kur mė 6 shtator 2011 do tė bėhet edhe ceremonia zyrtare e ndėrtesės sė re tė terminalit nė Aeroportin e Shkupit.

Kryeministri Erdogan do tė fluturojė nė linjėn e rregullt tė “Turkish Erllajns” nga Stambolli. Pėr hapjen organizohet ceremoni me praninė e zyrtarėve tė lartė nga vendi dhe Turqisė.

68 autobusėt dykatėsh qė tė njėjtėn ditė para hotelit “Aleksandėr Pallas” nė Shkup do t’i promovojė NPK “Shkup”, do tė pėrcjellin pjesėmarrėsit nė Aeroportin e Shkupit me lėshimin nė pėrdorim tė ndėrtesės sė re tė terminalit.

http://www.botasot.info/def.php?category=12&id=133777
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.8.2011, 12:03   70
Citim:
Davutogllu: Jo histori tė Titos e Hoxhės

Prishtinė, 26 gusht - Kryediplomati turk, Ahmet Davutogllu ka shprehur nė Prishtinė kėndvėshtrimin e tij pėr debatin rreth historisė. Ai thjesht ka thėnė se Turqisė nuk i pėlqen qė kosovarėt tė mėsojnė historinė e interpretuar nga Josip Broz Tito apo Enver Hoxha.

Davutogllu ka pohuar se asnjė popull nuk mund tė ndryshojė historinė, por interpretimet pėr atė histori. Ai ka pohuar se historia duhet shkruar nga historianė qė jetojnė nė vitin 2011 dhe jo ata qė jetojnė nė vitet 1070.

Davutogllu ka thėnė se kjo vlen pėr tė gjithė dhe se Turqia e Greqia kanė njė komitet tė pėrbashkėt qė po punon nė ēėshtje tė ngjashme.

Homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj ka pohuar se historinė duhet shkruar akademikėt dhe jo politikanėt.

http://www.koha.net/?page=1,13,67412
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.8.2011, 12:18   71
Citim:
Davutoglu: Historia, jo sipas Titos dhe Hoxhės

Prishtinė, 27 gusht, NOA – Ahmet Davutoglu ripėrsėriti kėrkesėn e Turqisė pėr ndryshime nė librat e historisė gjatė vizitės nė Prishtinė. Ai tha se vendi i tij ėshtė kundėr historisė qė ėshtė shkruar nė kohėn e Enver Hoxhės dhe Titos. Pėr kėtė temė, diplomati turk mbajti edhe njė leksion nė konferencė pėr media. E, Ministri Enver Hoxhaj foli shkurt, duke thėnė se historia ėshtė punė e akademikėve.

Ministri i Jashtėm i Turqisė, Ahmet Davutoglu ka pėrsėritur tė premten nė Prishtinė kėrkesėn e vendit tė tij pėr korrigjime nė librat shkollorė qė kanė tė bėjnė me historinė turke.

Njė gjė tė tillė njė javė mė parė e kishte bėrė Ministri turk i Arsimit, Omer Dincer, duke nxitur njė debat nė mesin e intelektualėve dhe historianėve kosovarė. Reagimet kundėrshtuese ndaj kėrkesės sė Dincerit pėr eliminimin e “paragrafėve fyes”, tashmė janė kuptuar nga Ankaraja zyrtare.

Pavarėsisht kėsaj, Ministri Davutoglu, i cili po viziton Kosovėn, nuk ka hequr dorė nga kėrkesa. Ai vetėm sa e ka forcuar atė nė njė konferencė pėr media me homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj. Kur ka folur pėr kėtė temė, Davutoglu ka preferuar qė njė gjė tė tillė ta bėjė nė cilėsinė e profesorit universitar. Ai nuk ka asnjė dilemė se historia qė ėshtė shkruar nė Kosovė ėshtė e keqe.

“Do t’i pėrgjigjesha kėsaj pyetjeje si njė profesor universitar. Historia nuk do tė ndryshohet, por interpretimet e historisė mund tė ndryshohen dhe pikėvėshtrimet e historisė, metodologjia e historisė ndryshohen me kohė…”, ka thėnė ai. Diplomati turk ka hyrė edhe nė detaje, kur ka folur rreth kėsaj ēėshtjeje. “Historia e Kosovės duhet tė shkruhet nga kosovarėt, por nga kosovarė qė jetojnė nė vitin 2011, jo nė vitet 1970 apo 1980, jo histori qė ėshtė shkruar nė periudhėn e Enver Hoxhės apo Titos”, ka thėnė ai.

Nė pyetjen nėse kėrkesa pėr ndryshim tė historisė e njė shteti pėr njė shtet tjetėr ėshtė e ēuditshme, ministri turk nuk ka dhėnė njė pėrgjigje direkte. Ai ka thėnė se Turqia ėshtė duke e bėrė njė gjė tė tillė edhe me Greqinė, por nuk ka pėrmendur nėse njė iniciativė e tillė ka dhėnė rezultate. Kryediplomati turk ka theksuar se vendi i tij nuk e ka ndėrmend t’i diktojė Kosovės se ēfarė duhet tė bėjė me historinė, edhe pse pėr kėtė ai nuk hezitoi tė mbajė njė leksion pikėrisht rreth ndryshimeve qė duhen tė bėhen.

“Ju mund tė keni kritika pėr Perandorinė Osmane, por kėtu nuk ekziston vetėm njė kėndvėshtrim i vetėm pėr vlerėsimin apo pėr interpretimin e historisė. Ne jemi kundėr historisė ideologjike. Ne kėtė e vlerėsojmė si njė ndarje mendimesh apo konflikt idesh. Ne nuk duam t’ia diktojmė kėrkujt, as Kosovės qė e kemi vend mik, t’i diktojmė njė ndryshim tė tillė”, ka thėnė ai.

Ministri i Jashtėm turk ka thėnė se rreth kėsaj ēėshtjeje i ka bėrė propozime edhe Kryeministrit Hashim Thaēi.

“Ne duam tė jemi mė tė hapur pėr kėmbim idesh, por, nė tė kundėrtėn, nuk do tė tolerojmė qė hartat gjeografike tė kenė paragjykime. Ne duhet tė ulemi, si pjesėtarė tė njė familjeje tė pėrbashkėt, si intelektualė. Pėr kėtė arsye, unė kam propozuar qė ta formojmė njė forum tė pėrbashkėt akademik intelektual turko-kosovar. Jemi nė njė botė globale, nuk jemi nė njė botė tė ndarė nė pole”.

Sipas Davutoglus, raportet e Turqisė me Kosovėn janė pėrtej miqėsisė. “Ne Kosovėn e konsiderojmė si vend tonin dhe shtėpinė tonė”, ka thėnė ai.

Ministri Hoxhaj, nė anėn tjetėr, ka pėrzgjedhur fjalėt mė tė ngrohta pėr mysafirin e tij. Ai e ka falėnderuar Davutoglun qė ka zgjedhur njė “natė tė shenjtė” pėr tė vizituar Kosovėn. Hoxhaj nuk ka preferuar tė japė ndonjė qėndrim tė prerė rreth kėrkesės turke.

Edhe pse kėrkesa ka ardhur nga Qeveria turke, ai ka thėnė se kjo ėshtė njė ēėshtje qė duhet tė trajtohet nga akademikėt.

“Mendojmė se historinė duhet ta shkruajnė akademikėt, njerėzit e institucioneve arsimore dhe jo politikanėt, dhe jo qeveritė. Ne sot jemi nė kėtė konferencė shtypi jo nga Akademia e Shkencave e Kosovės apo e Turqisė, prandaj edhe nuk u takon shumė politikanėve qė tė deklarohen pėr pėrmbajtje tė teksteve historike”, ka thėnė Hoxhaj.

Pyetjet e gazetarėve pėr kėtė ēėshtje, Hoxhaj i ka quajtur si njė dėshmi se “Kosova ėshtė vend ku shtrohen tė gjitha pyetjet dhe temat”. Hoxhaj ka pėrmendur miqėsinė personale me Davutoglun, derisa nga mysafiri ka marrė edhe epitetin “bey”. Ministri kosovar ka pėrmendur raportet shqiptaro-turke, duke i ilustruar me “adetet” turke tė shqiptarėve. “Shpeshherė komunikimet tona fillojė me njė fjali nė gjuhėn turke, zhvillohen nė gjuhėn shqipe dhe pėrfundojnė me njė gjuhė tjetėr. Kjo tregon se Kosova ėshtė njė vend divers, vibrant dhe shumėkulturor dhe integrimi i komunitetit turk nė Republikėn e Kosovės ėshtė njė integrim i fuqishėm”.

E, qasjen miqėsore tė Kosovės ndaj Turqisė, Hoxhaj nė njė nga pėrgjigjet e ka shpjeguar duke u arsyetuar me raportet aktuale nė skenėn globale.

“Pėr popujt e vegjėl dhe pėr vendet e vogla si Kosova ėshtė me rėndėsi qė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare tė lexohen adresat nė formė tė drejtė. Kėshtu qė, pėrkundėr asaj qė jemi njė vend i ri, bėjmė pėrpjekje qė ta kuptojmė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare”.

Davutoglu, ndėrkaq, ka thėnė se Turqia mbėshtet sovranitetin dhe integritetin territorial tė Kosovės, derisa ka ofruar pėrkrahje edhe pėr dialogun mes Prishtinės dhe Beogradit. “Ne e mbėshtesim dialogun mes Prishtinės dhe Beogradit dhe i kushtojmė shumė rėndėsi qė ky dialog tė ketė rezultate pozitive. Dėshirojmė qė Kosova dhe Serbia ta respektojnė njėra-tjetrėn”, ka thėnė ai.

http://www.noa.al/2011/08/davutoglu-...os-dhe-hoxhes/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.8.2011, 15:14   72
Citim:
Davutogllu:Turqia do tė ndihmojė nė ruajtjen e vlerave historike tė Kosovės

Kryetari i komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, ka thėnė gjatė njė takimi tė dielėn me shefin e diplomacisė sė Turqisė, Ahmet Davutogllu, se
komuna e Prishtinės ėshtė duke punuar nė ofrimin e kushteve sa mė tė mira pėr komunitetin turk qė jeton nė kryeqytet.

Zyra e informacionit tė Komunės sė Prishtinės pėrmes njė komunikate bėn tė ditur se nė kėtė takim, ėshtė diskutuar pėr bashkėpunimin ndėrmjet Prishtinės dhe Ankarasė si dy kryeqytete, si dhe pėr zhvillimin ekonomik nė mes tė dy shteteve.

Pasi i dėshiroi mirėseardhje ministrit Davutogllu, kryetari Mustafa ka shprehur falėnderimet mė tė sinqerta pėr pėrkrahjen e plotė tė shtetit turk dhėnė Kosovės.

“Qytetarėt e Kosovės janė tė ndėrgjegjshėm dhe mirėnjohės pėr ndihmėn qė Republika e Turqisė i ka dhėnė Kosovės, dhe vazhdojmė ta kemi edhe mė tej pėrkrahjen e shtetit tuaj”, u shpreh Mustafa.

Ministri Davutogllu ndėrkaq tha se ėshtė mirėnjohės pėr ruajtjen e vlerave historike nė kryeqytet si dhe nė qytetet tjera tė Kosovės.

“U jemi mirėnjohės pėr angazhimin e juaj nė ruajtjen e vlerave historike dhe trashėgimisė kulturore nė kryeqytet, pavarėsisht regjimeve. Ėshtė e vėrtetė qė kryeqyteti po zhvillohet, gjithnjė duke i ruajtur vlerat e saj historike pėr tė cilėn Turqia gjithmonė ėshtė e gatshme tė ndihmojė”, ka thėnė Davutogllu.
Kurse zėvendės kryesuesi i Kuvendit Komunal tė Prishtinės Engin Bejoglu, e informoi ministrin Davutogllu pėr zhvillimin e arsimit nė gjuhėn turke nė kryeqytet, si dhe angazhimin e drejtorive pėrkatėse tė komunės nė integrimin e komunitetit turk edhe nė fushat tjera.

Kryetari Mustafa gjithashtu e njoftoi shefin e diplomacisė turke se komuna e Prishtinės ėshtė angazhuar nė gjetjen e njė lokacioni tė pėrshtatshėm, pėr ndėrtimin e ambasadės sė Turqisė nė Prishtinė.

Ndryshe, pas takimit kryetari Mustafa dhe ministri Davotgllu nuk kanė dhėnė prononcime pėr media.

Ministri Davotgllu sot pėrfundon vizitėn treditore nė Kosovė gjatė sė cilės ka pasur takime me zyrtarė tė lartė tė institucioneve tė Kosovės, si dhe ka vizituar Tyrben e Sulltan Muratit, Mamushėn dhe Prizrenin./kosovapress/

http://rtv21.tv/home/?p=29444
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.8.2011, 16:26   73
Citim:
Myftiu Tėrnava priti Davutoglun

Prishtinė, 28 gusht - Myftiu i Kosovės, Naim Tėrnava, priti sot ministrin e punėve tė jashtme tė Turqisė, Ahmet Davutoglu, tė cilin e falėnderoi pėr kontributin e shtetit turk dhe tė tij personal pėr mbėshtetjen e Kosovės nė arnėn ndėrkombėtare, sidomos pėr punė qė ka bėrė ministri turk nė lobimin pėr njohjen e Kosovės nga shtet qė ende se kanė njohur.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	28ternava1.jpg
Shikimet:	371
Madhėsia:	48,5 KB
NNJ:	3157

Ministri turk i punėve tė jashtme tė Turqisė, Ahmet Davutoglu, tha se Kosova ka pėrkrahjen e parezervė tė shtetit turk nė arenėn ndėrkombėtare.

Myftiu Tėrnava e njohur ministrin turk edhe mė arritjet qė ka shėnuar Bashkėsia Islame, si dhe me sfidat dhe vėshtirėsitė me tė cilat pėrballet BIK.

Njė rėndėsi tė veēantė nė bisede mė ministrin e punėve tė jashtme tė Turqisė, Davutoglu, Myftiu Tėrnava, ia kushtoi kujdesit, restaurimit e trajtimit tė duhur tė objekteve tė trashėgimisė kulturore qė i pėrkasin periudhės sė Perandorisė Osmane.

Myftiu, tha se nė bashkėpunim me agjencinė “Tika” kemi bėrė restaurimin e disa xhamive qė kanė vlerė monumenti, por nevojat janė tė mėdha edhe nė disa xhami tė tjera, siē ėshtė xhamia “Jashar pasha” nė Prishtinė, “Sinan pasha” nė Kaēanik etj.

Ministri turk premtoi mbėshtetje pėr restaurimin dhe trajtimin adekuat tė xhamive monumentale.

http://www.koha.net/?page=1,13,67584
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.9.2011, 09:28   74
Citim:
Arroganca e egėr e okupatorit dhe servilizmi i pėshtirė i viktimės
Valon Kurtishi

Para ca kohėsh Prishtinėn e vizitoi ministri turk i Arsimit Kombėtar, Omer Dincer. Pjesė e agjendės sė tij, pėrveē takimeve tė ndryshme me elementė tashmė tė njohur, tė ēekuilibruar mendėrisht, pa identitet tė formėsuar kombėtar dhe antishqiptarė si Shefqet Krasniqi, Fuad Ramiqi apo Mahir Jagcillar nė Kosovė, ishin edhe dy propozime ose thėnė mė drejt dy ultimatume qė ai ia parashtroi qeverisė kosovare.

Sipas ministrit tė arsimit kombėtar tė Republikės sė Turqisė i cili sa pėr informacion nė vendin e vet nė vitin 2005 ėshtė dėnuar pėr plagjiaturė, librat e historisė nė sistemin edukativo-arsimor tė Republikės sė Kosovės pėrmbajnė pjesė tė shkruara ku fyhen ndjenjat e kombit turk si dhe harta tė caktuara politike tė cilat janė tė papranueshme pėr kėtė vend.

Kėrkesa e dytė e ministrit tė arsimit kombėtar tė Turqisė ishte hapja e njė universiteti turk nė Kosovė.

Tė dyja kėrkesat i paraqiti nė fillim ministri i arsimit, pėr ti artikuluar disa ditė mė vonė me njė arrogancė tė egėr dhe plotėsisht jodiplomatike ministri i jashtėm turk.

Ministri shqiptar i arsimit, shkencės dhe teknologjisė i Republikės sė Kosovės, Ramė Buja, me njė servilizėm tė pabesueshėm, i mirėpriti tė dy kėrkesat dhe u zotua tė punonte nė realizimin sa mė tė shpejtė tė tyre. Ministri shtoi se tashmė janė formuar komisione dypalėshe, “profesionale”, “qė do tė punojnė nė spastrimin e historisė shqiptare”. Sipas tij, “ėshtė formuar njė komision i veēantė i cili ka vizituar edhe Turqinė dhe ėshtė duke verifikuar faktet historike mes Kosovės dhe Turqisė”.

Media tiranase kanė zbuluar se edhe nė Tiranė, Turqia e paska bėrė tashmė nė rrugė zyrtare njė kėrkesė tė ngjashme. Sipas informacioneve tė atjeshme, nė dy vizitat e tij mė 2005 dhe 2008 kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan ka kėrkuar nga qeveria shqiptare rishkrimin e historisė nė lidhje me periudhėn e gjatė tė okupimit otoman. Nė kėtė drejtim, nė Tiranė nė prezencė tė dy kryeministrave, Genc Pollo dhe homologu i tij turk kanė nėnshkruar njė marrėveshje e cila parasheh formimin e komisioneve dypalėshe pėr tė korrigjuar historinė shqiptare.

Korrigjimi (nė fakt falsifikimi) kėrkohet tė bėhet me qėllim qė tė ndryshohet “pėrceptimi” i shqiptarėve pėr Perandorinė osmane! Pra, shteti turk e ka marrė shumė seriozisht kėtė ēėshtje duke mbledhur madje edhe historianė tė shumtė turq dhe tė tjerė qė paguhen nga shteti turk por qė vijnė nga shtete tjera, qė tė punojnė pėr rishkrimin e historisė shqiptare sipas kėndvėshtrimit nacionalist turk.

Nė Kosovė, opinioni publik mėse i vetėdijshėm pėr rreziqet e tmerrshme qė kanė pėr identitetin tonė kombėtar kėto kėrkesa ka reaguar fuqimisht. Njė shumėsi e gazetarėve shqiptarė mbetėn tė shokuar nga arroganca dhe mungesa totale e taktit diplomatik me tė cilėn e kėrkojnė kėtė falsifikim zyrtarė tė lartė neootomanė.

Shkencėtarė tė njohur shqiptarė si Hakif Bajrami, Frashėr Demaj, Kristo Frashėri e shumė tė tjerė kanė reaguar ndaj kėsaj furtune antishkencore dhe antikombėtare. Me forcėn e argumenteve dhe fakteve tė pakundėrshtueshme historike, historianėt tanė kanė shpalosur edhe njėherė para opinionit publik periudhėn e errėt tė okupimit osman, qė nga luftėrat shqiptaro-osmane tė shekullit tė XV, pėrgjatė kryengritjeve tė shumta (rreth 57) tė kombit tonė gjatė kėsaj periudhe pushtimi, e deri te kryengritjet e mėdha tė popullit shqiptar gjatė viteve 1878-1912, qė kulmuan me realizimin e ėndrrės historike - shtetit tė pavarur shqiptar.

Njė numėr shumė i madh i publicistėve dhe veprimtarėve tė dėshmuar shqiptar kanė reaguar me shkrime tė shumta nė lidhje me kėtė absurditet tė padėgjuar nė botė tė rishkrimit tė historisė nga njė shtet me kėrkesė tė njė shteti tjetėr.

Dy personalitete tė njohura tė intelektualizmit shqiptar, Arbėn Xhaferi dhe Veton Surroi kanė bėrė thirrje qė moti pėr seriozitet nė trajtimin e kėsaj politike tė re neotomane nė raport me shqiptarėt, pasi kjo rrezikon thelbin e identitetit kombėtar shqiptar: gjuhėn, kulturėn, traditėn dhe historinė.

Nga ana tjetėr, njė aleancė e ēuditshme, shumėngjyrėshe, pa identitet tė sqaruar kombėtar e qytetar, e pėrbėrė nga fundamentalistė tė sėmurė islamikė, ish punėtorė tė UDB jugosllave, ish pjesėtarė tė kombit “jugosllav nė Kosmet”, gjoja kosmopolitė dhe sorosistė, dolėn nė mbrojtje tė kėrkesave nacionaliste turke. Ēfarė ironie, kosmopolitanėt kosovarė nė mbrojtje tė nacionalizimit turk?!

Flasin gjithė kohės kundėr nacionalizmit shqiptar, kurse nga ana tjetėr dalin nė njė vijė me qėndrimet falsifikuese tė nacionalizimit modern turk. Njėri madje ngatėrronte konceptin pėr kombformim e shtetformim, revolucionin e qershorit tė vitit 1924 nė Shqipėri si njė ngjarje e brendshme politike shqiptare dhe momente tjera tė historisė sė brendshme shqiptare me kėrkesat absurde, tė ulėta, shoviniste dhe krejtėsisht antishkencore tė dy ultranacionalistėve turq si Dincer dhe Davutoglu pėr falsifikim tė historisė shqiptare.

Kėrkesat turke nė fakt nuk kanė tė bėjnė aspak me heqjen e termave fyes apo hartave tė caktuara gjeografike, pasi tė tilla nuk gjenden askund nė curiculat shqiptare as pėr turqit dhe pėr ndonjė popull apo shtet tjetėr tė rajonit. Kėto kėrkesa kanė tė bėjnė me ndryshimin e historisė kombėtare nė mėnyrė qė okupimi turk nė librat tanė historikė tė paraqitet si njė “administrim paqėsor” dhe jo si njė pushtim klasik.

Edhe pse nė shikim tė parė kėto kėrkesa duken tė pabesueshme dhe krejtėsisht jashtė kategorisė sė tė mundshmes, pėrsėri duhet pranuar se nėse realizohen do tė ēojnė paevitueshmėrisht nė asmilimin dhe uljen e numrave tė shqiptarėve etnikė nė trojet e tyre nė Ballkan.Falsifikimi i historisė kombėtare dhe shndėrrimi i turqve otomanė nga okupatorė dhe pushtues siē ishin realisht, nė “administratorė miqėsorė qė paskan ardhur me ushtri nga Anadolli nė Ballkan pėr ti shpėtuar shqiptarėt nga serbėt dhe grekėt”(?!), i shėrben strategjisė sė re megalomane turke tė neoosmanizmit.

Sipas kėsaj strategjie nė pajtim me forcimin ekonomik tė vendit, duhet tė shfrytėzohet “fuqia e butė’ (soft power) qė tė sigurohet ndikimi turk nė disa rajone tė caktuara gjeografike qė njėherė ishin nėn sundimin e kėtij shteti. Kjo arrihet edhe me forma tė kėtilla tė presionit tė butė ndaj shteteve tė dobėta si Kosova, me kėrkesa tė kėsaj natyre pėr ndryshime tė historisė, por edhe me ndikime tė tjera tė natyrave ekonomike, politike, diplomatike etj.

Sa do tė realizohet nė plan global kjo strategji e re imperialiste turke mbetet tė shihet. Megjithatė, gjasat janė qė nė periudha afatmesme kjo tė dėshtojė nė pajtim me parashikimet e Huntington pėr Turqinė si njė “shoqėri e copėtuar” (Torn Society),e cila gjendet diku mes orientit dhe perėndimit.

Kėtė “Torn society” as nė lindje as nė perėndim, pėrpiqet ta shpėtojė doktrina e re neootomane, duke hequr dorė nga perėndimi dhe duke u rikthyer nė origjinėn e vet orientale.Nė gjithė kėtė lojė tė madhe gjeopolitike, elementi etnik shqiptar nė Ballkan shihet nga Turqia si material human, si mish njerėzor, i cili mund tė pėrdoret nė konfrontimet e ardhshme me perėndimin.

Me njė fjalė, shqiptarėt shihen si jeniēerėt modernė tė Republikės sė Turqisė nė Ballkan.

Pėr tė aritur synimin qė shqiptarėt ta pranojnė me dėshirė kėtė rol, sė pari duhet mjegulluar identiteti kombėtar i kėtij kombi. Kjo arrihet:

- me falsifikimin e historisė (sipas Dincer: pėr Turqinė ka shumė rėndėsi kultura dhe historia e pėrbashkėt”!);
- me sulm frontal ndaj sistemit edukativo-arsimor nė Kosovė duke hapur sa mė shumė shkolla turke nė zona shqiptare tė Kosovės ku nuk ka asnjė turk etnik (kėrkesa pėr Universitet turk nė Lipjan ku s’ka minoritet turk);
- me investime tė ndryshme politike tė cilat i vėnė pasuritė publike dhe resurset natyrore tė Kosovės, nė duart e personave tė caktuar qė vetėshpallen si turq etnikė (Ziraat bank, Halk bank, Banka “kombėtare” ndėrtimi i autorrugave nga firma turke);
- me dhėnien e bursave pėr studentė shqiptarė qė tė studiojnė nė Turqi ku ta ndryshojnė botėkuptimin e tyre duke u shndėrruar nė zėdhėnės tė kėtyre ideve nacionaliste turke (rreth 2000 studentė shqiptarė momentalisht nė Turqi!);
- duke publikuar libra tė rinj nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni ku mbrohet dhe afirmohet pikėpamja falsifikuese turke mbi historinė shqiptare (shtėpia botuese Logos – A, Shkup, prin nė kėtė drejtim si botuese zyrtare e tezave tė nacionalizmit turk tek ne);
- duke propaguar nėpėr disa media tė blera nė lidhje me ndihmėn e madhe qė ajo jep nė njohjen e Kosovės (asnjė shtet i vetėm nė botė nuk e ka njohur Kosovėn si rezultat i lobimit turk);
- keqpėrdorimi apo shfrytėzimi i fesė islame pėr tė sulmuar figura qendrore nė historinė kombėtare si dhe pėr tė turqizuar shqiptarėt apo organizimi i iftareve masive nė qendrat e qyteteve shqiptare qė marrin kėshtu pamje aziatiko-afrikane... etj… etj.

Plani parasheh qė nė njė periudhė afatmesme elita politike, financiare dhe shkencore e krijuar nga kapitali dhe shkollat turke nė Kosovė, ta pėrkthejė kėtė fuqi reale nė pushtet politik i cili do tė realizonte fazėn finale tė eliminimit tė botėkuptimit shqiptar mbi jetėn.

Me kėtė, Kosova nga shtet shqiptar do tė shpallet shtet pa konfiguracion tė qartė kombėtar-etnik, me njė prezencė tė fuqishme turke dhe gjoja islamike e cila do tė ishte tmerruese pėr Bashkimin Europian. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė strategji antishqiptare e cila ka rrezik tė ēojė nė shpėrbėrjen dhe zhdukjen e shtetit tė Kosovės dhe eliminimin e shqiptarėve nga gadishulli ballkanik.

Elitat tona drejtuese duhet ta kenė parasysh kėtė fakt tė pakundėrshtueshėm nė pėrpilimin e politikave tona kombėtare nė raport me kėtė shtet aziatik. Kėrkesat zyrtare tė qeverisė turke pėr ndryshimin apo thėnė mė drejt falsifikimin e historisė dhe pėr hapjen e njė universiteti turk nė Lipjan (ku s’ka asnjė turk tė vetėm etnik), shpalosin fytyrėn e qartė armiqėsore tė kėtij vendi ndaj tė ardhmes shqiptare tė Republikės sė pavarur tė Kosovės.

Kėto kėrkesa jonormale vėrtetojnė mė sė miri tezėn se Republika e Turqisė nuk ėshtė mik i sinqertė i Republikės sė Kosovės. Njė shtet i cili mohon haptazi identitetin kombėtar tė shqiptarėve nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė mik i Kosovės.

Shoqėria shqiptare duhet tė jetė nė vijimėsi njė vigjilente dhe kundėrshtuese e prerė e kėtyre kėrkesave absurde pėr falsifikimin e sė kaluarės tonė kombėtare. Nėse qeveria aktuale e Kosovės e cila karakterizohet nga njė paaftėsi proverbiale, korrupsion i nivelit tė lartė dhe manipulime tė shumta me ēėshtjen kombėtare, i pranon kėto dy kėrkesa turke, atėherė shoqėria civile dhe opinioni pėrparimtar nė Kosovė duhet tė kėrkojė qė me forma demokratike nėpėrmjet referendumit tė bllokojė falsifikimin e historisė dhe absurditetin e hapjes sė njė universiteti turk nė Republikėn e Kosovės.

Kėto janė dy propozime tė papranueshme qė po tė realizohen rrezikojnė krijimin e dyshimeve serioze pėr tė ardhmen shqiptare tė qytetarėve tė Kosovės. Nėse turqit si komb me shtrirje gjeografike nė Azi dhe me origjina kulturore mongoloido-lindore kanė mė tepėr opsione orientuese dhe mund ti thonė edhe jo integrimit europian, shqiptarėt si popull europian, me kulturė europiane dhe me shtrirje gjeografike nė Europė nuk duan dhe nuk munden tė refuzojnė konceptin apo opsionin europian. Kėtė duhet ta dijė edhe qeveria e tanishme e Kosovės bashkė me ministrat e saj. Qeveritė bashkė me bartėsit e funksioneve publike shkojnė e vijnė, kurse kombi dhe shteti kombėtar mbeten aty ku janė. Tė mos turpėrohemi para historisė.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...rticle&id=3931
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.9.2011, 18:13   75
Citim:
RTK: Qeveria vendos pėr ndryshimin e historisė

Qeveria e Kosovės ka bėrė njė marrėveshje me Qeverinė turke qė tė ndryshohen disa pjesė tė historisė nė librat shkollor qė kanė tė bėjnė me Turqinė. Burime tė Radio Kosovės brenda Qeverisė konfirmojnė marrėveshjen mes tė dyja shteteve, ndonėse historianė nga Kosova dhe Shqipėria vazhdojnė ta kundėrshtojnė kėtė.

Autoritetet kosovare, mėsohet se kanė vendosur paraprakisht tė pranojnė ndryshimin e gjithė atyre elementeve qė Turqia i quan fyese dhe tė njėanshme nė historinė shqiptare, pavarėsisht se historianėt nė Kosovė dhe Shqipėri po e mohojnė kėtė.

Pėr kėtė, tė dyja palėt, kishin bėrė njė marrėveshje gjatė vizitave qė kishin bėrė nė Kosovė, Ministrat turk tė Punėve tė Jashtme dhe tė Arsimit.

Zėvendėsministri kosovar i Arsimit Nehat Mustafa thotė se ndryshimet do tė bėhen pėr shkak se autorėt e teksteve historike kanė bėrė gabime.

“Kompromis do tė ketė nė disa pjesė ku autorėt e historisė nuk kanė ditur tė bėjnė dallime midis Turqisė dhe Perandorisė Turke, sepse edhe strategjia e BE-sė kėrkon qė tekstet tė lirohen nga gjuha e dhunės”, ka thėnė Mustafa.

Edhe Ministri turk nė Qeverinė e Kosovės, Mahir Jagxhilar, konfirmon marrėveshjen mes tė dyja vendeve, por nuk jep detaje rreth ndryshimeve qė mund tė bėhen.

“Ka disa gjėra qė duhet tė ndryshohen. Nevojitet pėr tė hequr perceptimet e gabuara qė janė krijuar nė kohėn e komunizmit pėr Turqinė”, thotė Jagxhillar.

Por, Pėllumb Xhufi njė historian nga Universiteti i Tiranės thotė se ndryshimet mund tė bėhen pėr shkaqe politike, por e vėrteta ėshtė se nuk ka asgjė fyese dhe jo reale nė librat historike.

“Nė tekstet e historisė sė popullit shqiptar nuk ka gjuhė fyese. Qeveria e Kosovės nėse pranon ndryshimet atėherė bėnė pranimin e njė kėrkese politike dhe pėr nevoja politike”, thotė Xhufi.

Sipas Xhufit, njė kėrkesė e tillė, tė paktėn, ėshtė dashur tė shqyrtohet me autoritetet e Shqipėrisė, pėr shkak se Shqipėria dhe Kosova ndajnė tė njėjtėn materie historike sa u pėrket kėsaj periudhe pėr tė cilėn kėrkohen ndryshime.

Megjithatė, Ministria e Arsimit e Kosovės, pritet qė nga muaji i ardhshėm tė formojė ekipet punuese qė do tė rishikojnė pjesėt e historisė qė kanė tė bėjnė me Turqinė dhe Perandorinė Osmane.

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/3...n-e-historise/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.9.2011, 21:00   76
Citim:
Akademikėt, politikanėt turq po gabojnė

Akademikėt dhe historianėt shqiptarė nga Kosova dhe Shqipėria edhe njė herė kanė hedhur poshtė pretendimet e politikanėve turq se tekstet shkollore tė historisė nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, pėrmbajnė elemente fyese ndaj ish-Perandorisė Osmane dhe popullit turk.

Sipas tyre, tekstet shkollore, nga tė cilat mėsojnė nxėnėsit shqiptarė, si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri, janė korrekte dhe terminologjia e pėrdorur ėshtė e njehtė edhe me ato qė sot pėrdoren nė sistemin arsimore tė vendeve tė pėrparuara.

Duke konsideruar kėrkesėn e politikanėve turq si tėrėsisht politike. Kėto konkludime akademikė dhe historianė tanė i shpalosėn nė njė tryezė shkencore tė mbajtur tė enjten nė ASHAK, me temėn "Trajtimi i Perandorisė Osmane dhe i raporteve turko-shqiptare nė tekstet e historisė", qė u organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės dhe Instituti i Historisė nė Prishtinė.

Dukė hapur tryezėn, akademik Pajazit Nushi ka thėnė se kjo tryezė do tė jetė njė rast i mirė pėr tė shqyrtuar kėto shqetėsime dhe pėr tė vėrtetuar se tekstet tona shkollore nuk pėrmbajnė fjalė fyese ndaj ish-Perandorisė Osmane apo popullit turk.

Nė kumtesėn e tij, "Identiteti etnik i shqiptarėve nė trajtesat enciklopedike tė raporteve shqiptaro-osmane", ka potencuar se terminologjia e pėrdorur nė tekstet shqiptare, duke veēuar edhe fjalorin enciklopedik shqiptar, ėshtė korrekte dhe i pėrgjigjet shkencės.

"Fjalėt e pėrdorura si pushtues, sundues i tokave shqiptare, janė adekuate dhe korrekte dhe qė pėrdoren edhe nė gjuhėt e tjera", ka thėnė ai, duke dhėnė edhe fakte tė tjera se terminologjia nė tekstet shqiptare nuk ka elemente fyese ndaj askujt.

Ndėrsa kryetari i ASHAK-ut, Besim Bokshi, ėshtė shprehur se historiografia shqiptare kurrė nuk ka rrėshqitur nė pozicione shoviniste e fyese pėr popullin e tyre dhe popujt e tjerė.

Nė kumtesėn e tij, "Shqiptarėt dhe Perandoria Osmane 1881-1912", drejtori i Institutit tė Historisė, Jusuf Bajraktari, ėshtė shprehur se tekstet shkollore tė historisė, tė cilat e mbulojnė kėtė pėrudhė, nuk pėrmbajnė fjalė fyese ndaj ish-Perandorisė Otomane.

"Terminologjia e pėrdorur nė tekstet e historisė ėshtė e standardeve shkencore profesionale", ka thėnė Bajraktari.

Me kumtesa janė paraqitur edhe Frashėr Demaj, Isa Bicaj, Muhamet Mala, Fehmi Rexhepi, Ferit Duka, Beqar Meta, Emine Bakalli e Esat Stavileci, tė cilėt pohuan se nuk ka fjalė fyese nė tekstet shkollore, duke ngritur shqetėsimet e tyre edhe reagimin e dobėt tė organeve tona shtetėrore ndaj kėtyre kėrkesave, sipas tyre tė pabaza, nga ana e politikanėve turq.

http://www.kosova-sot.info/kulture/a...urq-po-gabojne
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.9.2011, 20:09   77
Citim:
Erdogan nė Tetovė: Ju jeni nipėrit dhe vėllezėrit tanė

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan theksoi nė Tetovė para njė mase tė tubuar se ndjehet shumė i lumtur pėr pritjen madhėshtore nė Tetovė, pėr herė tė dytė pas 11 viteve.

"Ne nuk mund tė ju harrojmė juve dhe se ju jeni nipėrit dhe vėllezėrit tanė. Gėzimi juaj ėshtė gėzimi jonė, dhe shqetėsimi juaj ėshtė shqetėsimi ynė. Kam njė lutje deri tek ju, qė tė jeni tė bashkuar dhe nuk ėshtė mirė tė keni ndasi. Nė xhami nuk ka ndarje, ajo ėshtė e tė gjithve. Unė nuk e dua turkun se ėshtė turk, maqedonasin se ėshtė maqedonas apo shqiptarin se ėshtė shqiptar, por i dua tė gjithė njerėzit qė janė krijuar nga njė Zot", theksoi Erdogan, pas faljes sė xhumasė nė Xhaminė e Larme nė Tetovė.

Ai ka shpjeguar se 11 vite mė parė ka qenė nė Tetovė, qė pas daljes sė tij nga burgu dhe se nga ajo periudhė ai ka pasur pėrparime nė karrierėn e tij politike me formimin e partisė sė tij.

Pas kėsaj vizite nė Tetovė, Erdogan ka qėndruar nė komunėn e Vrapēishtit tė dominuar nga turqit si dhe nė komunėn e Gostivarit, ku para Shtėpisė sė Kulturės ka pasur njė fjalim para qytetarėve tė tubuar.

"Nė vitin 2002 e fituam pushtetin dhe ju porosis se nė vitin 2023 kur do tė shėnohen 100 vjet nga formimi i Republikės sė Turqisė ne do tė jemi nė dhjetėshin e parė tė vendeve mė tė zhvilluara ekonomike nė botė. Ne juve asnjėherė nuk mund t'ju harrojmė pėr shkak se mes juve ka nipėr tė Osmanlinjve. Ne kemi vėllezėr tanė edhe nė Bosnjė, edhe nė Prishtinė dhe Prizren edhe nė Shkup, Manastir, Ohėr, Dibėr, Tetovė", tha kryeministri turk.

Ai theksoi se bisedimet e djeshme me kreun shtetėror tė Maqedoniė, me kryeministrin Nikolla Gruevskin, me presidentin Gjorge Ivanov dhe tė tjerėt kanė kaluar nė njė atmosferė dhe dialog miqėsor.

Ai bashkė me njė numėr tė madh tė ministrave, deputetėve dhe kryetarėve tė komunave, si dhe ish kampionin e reprezentacionit futbollistik turk Hakan Shukur dhe kreyebashkiakun e Stambollit Kadir Topbash, nė mėnyrė solemne e lėshuan nė pėrdorim ndėrtesėn pranuese tė Myftinisė sė Tetovės tė BFI-sė.

Kryeministri Erdogan qėndrimin dyditor nė Maqedoni do ta rrumbullaksojė me vizitėn nė Ohėr. (INA)

http://ina-online.net/maqedoni/9758.html

Citim:
Erdogan - Rexhepi: Ne jemi njė

Reis ul Ulema i Bashkėsisė Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me kreun e Qeverisė turke, Rexhep Taip Erdogan nė hotelin Aleksandar Palas nė Shkup.

Gjatė kėtij takimi Reis Ulema i prezentoi njė letėrnjoftim tė BFI-sė dhe institucioneve tė saj edukativo- shkencore, mbi zhvillimin dhe organizimin e jetės fetare islame nė vend dhe diasporė, si dhe pėr problemet me tė cilat ballafaqohet BFI dhe me gjitha ato probleme qė e kanė tanguar pėr disa vite kėtė institucion tė lartė fetar islam nė Maqedoni.

Ai gjithashtu e njoftoi pėr punėn e pronės sė BFI-sė, ngecjet nė procesin e denacionalizimit, pėr xhaminė Burmali dhe gjitha xhamitė tjera pėr tė cilat BFI ėshtė gjallė e interesuar qė t’i rindėrton. Ai gjithashtu shprehi shqetėsime pėr diskriminimin qė po pėrjeton nga Qeveria e R.M, dhe se kėrkesė e BFI ėshtė qė tė jemi tė barabartė me gjitha bashkėsitė tjera fetare, e jo tė priviligjohet vetėm njė. Reis ul Ulema falėnderoi disa asociacione dhe organizata turke nė veēanti TIKA, pėr punėn e tyre qė bėjnė pėr trashigiminė kulturore islame.

Nė anėn tjetėr kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan shprehi falėnderime pėr pritjen madhėshtore tė muslimanėve tė Maqedonisė dhe mirėnjohje pėr gjithė atė qė po bėnė BFI-ja. Ai shprehi shqetėsimet pėr kėtė qė po ndodhė me BFI-nė dhe myslimanėt e Maqedonisė, me tė cilat probleme ishte i njohur si dhe me padrejtėsitė qė po i bėhen BFI dhe pjestarėve tė saj, andaj theksoi se Turqia gjithmonė ėshtė e gatshme tė ndihmonė BFI.

Kėrkesa e tij ishte deri tek kreu i BFI qė tė vazhdojė edhe mė tej me aktivitete, ashtu siē janė bėrė deri mė tani, tė cilat janė shumė tė ēmuara dhe me vlerė. Reis ul Ulema dhe kryeministri Erdogan kėmbyen dhurata ku kėtij tė fundit iu dhanė dy korniza njėra me xhaminė Mustafa Pasha, ndėrsa tjetra, korniz me Urėn e Gurit tė Shkupit, ndėrsa, z. Erdogan i dhuroi njė Kuran tė madhė Reis Ulemasė nė shenjė nderi, respekti, vėllazėrisė dhe miqėsisė qė ka BFI me Institucionet e shtetit Turk.

Erdogan vijon vizitėn nė Tetovė, Gostivar dhe nė disa qytete tė tjera, namazin e xhumasė do tė fal bashkėrisht me Reis ul Ulemanė nė xhaminė e Larme tė Tetovės, do tė hapė mektebin e hafizėve tė Kuranit nė Tetovė dhe njėkohėsisht do tė vizitojė edhe Teqen Arabati Baba.

Gjithashtu sot nė orėt e paraditės Reis ul Ulema i Bashkėsisė Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi morri pjesė nė akademin e diplomimit tė gjeneratės sė parė tė Univeristetit Ndėerkombėtar Ballkanik nė Shkup, nė tė cilin solemnitet ishte pjesėmarrės kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan. Nė kėtė akademi fjalė rasti kishte z. Erdogan i cili mes tjerash foli mbi vlerat qė sjellė arsimi dhe kultura nė ambientet multietnike dhe multikulturore.

Erdogan studentėve tė kėtij universiteti ua shpėrndau diplomat e para studentėve tė gjeneratės sė parė tė diplomuar nė kėtė Universitet. Gjatė kėtij akti solem inshin prezent personalitete tė shquara politike dhe fetare. (INA)

http://ina-online.net/maqedoni/9751.html

Citim:
Erdogan, thirrje pėr unitet (foto+video)

Kryeministri turk pėrkujtoi se Tetovėn e kishte vizituar para 11 viteve, ndėrsa se me lutjet e tetovarėve ėshtė kthyer nė Turqi ku edhe ka formuar partinė e tij dhe me po kėto lutje pretendon qė vendin e tij ta bėjė fuqi ekonomike botėrore

Tetovė, 30 shtator - Kryeministri i Turqisė Rexhep Taip Erdogan, sot ka qėndruar nė Tetovė, ku nė Xhaminė e Larme ka falur namazin e drekės, ndėrsa mė pas edhe ka pėruruar Medresenė pėr hafėz. Ai pėrkujtoi se Tetovėn e kishte vizituar para 11 viteve, ndėrsa se me lutjet e tetovarėve ėshtė kthyer nė Turqi ku edhe ka formuar partinė e tij dhe me po kėto lutje pretendon qė vendin e tij ta bėjė fuqi ekonomike botėrore.

“11 vite mė parė kam vizituar Tetovėn, nė atė vizitė sapo kisha dalė nga burgu. U ktheva me kujtime tė paharruara. Nė atė kohė unė kėtu hėngra byrek, piva bozė, nė Xhaminė e Pashės fala namazin, vizitova fshatra dhe morra pjesė nė dasmat tuaja. Me lutjet tuaja u ktheva nė Turqi, dhe arrita tė formoj partinė e drejtėsisė, dhe po ashtu me lutjet tuaja arrita qė nėntė vite tė jem nė Qeveri. Tani pėrsėri me lutjet tuaja pretendoj qė Turqia nė vitin 2023 tė jetė nė mesin e dhjetė vendeve me ekonomi tė zhvilluar. Nė vitin 2003 Turqia isha nė vendin e 26 kurse sot ėshtė nė venin e 17 pėr nga fuqia ekonomike”, tha Erdogan.

Kryeministri turk nga Tetova bėri thirrje pėr unitet. “Bosnja, Prishtina, Prizreni, Shkupi, Tetova, Ohri, Dibra, Manastiri, tė gjithė kėto qytete janė vėllezėrit tanė. Gėzimi dhe pikėllimi juaj, ėshtė gėzimi dhe pikėllimi ynė. Dje nė Shkup, me kryetarin e shtetit, me kryetarin e kuvendit dhe me kryetarėt e partive nė qeveri dhe nė opozitė, kishin takime tė drejtpėrdrejta. Me lejen e zotit, me dialog, me bisedime dhe konsultime, do t’i zgjedhim tė gjitha vėshtirėsitė e shtetit dhe tė popullit. Por unė kam njė lutje nga ju. Ēdo herė tė jeni unik, bashkė dhe tė gjallė. Nėse pėrēaheni do tė dobėsoheni. Pėrēarja nuk ju ngjan juve. Ne tė gjithė jemi njerėz tė vlerave tė njėjta, tė njė civilizimi”, tha Erdogan. Ai ka bėrė thirrje edhe pėr tolerancė mes popujve. Gjatė ceremonisė sė prerjes sė shiritit nė skenė bashkė me Erdoganin ka marrė pjesė edhe lideri i partisė Demokratike Shqiptare Menduh Thaēi, ndėrsa ka qenė i pranishėm edhe deputeti i BDI-sė Behuxhidin Shehapi. Erdogan, po ashtu ka marrė disa mirėnjohje dhe dhurata nga Myftinia e Tetovės, BFI-ja dhe Komuna e Tetovės. Kryeministri i Turqisė ka vazhduar me vizitėn nė Teqenė Arabati Baba Teqe, nė Gostivar, Vrapēisht dhe Ohėr. (U.H./KOHA)

http://www.koha.mk/aktuale/7910.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.9.2011, 20:25   78
Citim:
Pėrgjigjen akademikėt pėr historinė

Disa javė pas vizitės nė Kosovė tė Ministrit tė Arsimit si dhe atij tė Punėve tė Jashtme tė Turqisė dhe kėrkesės sė tyre pėr rishikim apo korrigjim tė teksteve tė historisė, reagojnė, pėrmes njė tryeze shkencore, historianėt dhe akademikėt kosovarė.

Nė ambientet e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, nė bashkėorganizim me Institutin e Historisė sė Kosovės, tė enjten, u mbajt tryeza shkencore me titull: "Trajtimi i Perandorisė Osmane dhe i raporteve turko-shqiptare nė tekstet e historisė".

Fjalėn e hapjes e mbajti Akademik Besim Bokshi, kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės. nė fjalėn e tij, Bokshi e pėrmendi miqėsinė dhe ndihmėn qė Turqia po ia jep popullit tė Kosovės, por theksoi se kjo miqėsi nuk mund tė lėndohet nga trajtimet e bėra shkencore pėr periudhat e rėnda tė historisė nėn sundimin e Perandorisė Osmane, pėr efektet e rėnda shtypėse qė i solli popullit shqiptar e pėr qėndresėn dhe kundėrshtimin krenues ndaj asaj shtypjeje nėpėr kryengritje tė shumta e flijime me lavdin e dėshirės pėr liri.

Ai shtoi se kjo tryezė do tė nxjerrė nė pah se historiografia shqiptare kurrė nuk ka rrėshqitur nė pozicione shoviniste e fyese pėr popullin turk. Lidhur me ēėshtjen e korrigjimit tė teksteve tė historisė, Bokshi theksoi se kjo ēėshtje duhet tė trajtohet nga historianėt e jo nga politikanėt.

“Ēėshtja nuk ėshtė politike, qė ta trajtojnė politikanėt, as qeveritare qė tė trajtohet nga qeveritarėt. Po tė ishte ēėshtje, do tė ishte ēėshtje qė do tė zgjidhej vetėm nga trajtimi shkencor i historianėve”, tha Bokshi.

Ai tha po ashtu se asnjė zaptues nuk vjen pa deklaruar se vjen pėr tė sjellė tė mirėn dhe pėr tė krijuar rėnd.

Mbajtjen e kėsaj tryeze shkencore, Bokshi e arsyetoi me faktin se opinioni duhet tė njihet me pėrgjigjen e historiografisė shqiptare pėr relacionet e Perandorisė Osmane me shqiptarėt dhe pėrgjigjen ndaj kėrkesės pėr ndryshime tė teksteve tė historisė me shmangie nga trajtimi shkencor.

Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit tė Historisė sė Kosovės, i konsideroi tė pavėrteta vėrejtjet kinse tekstet tona shkollore tė historisė kanė qasje dhe paragrafė fyes ndaj popullit turk dhe Turqisė.

Ai tha se nė tekstet e historisė pėr shkollat e Kosovės nė gjuhėn shqipe tė periudhės 1881-1912 nuk ka terminologji joshkencore, fyese ose diskriminuese pėr asnjė popull dhe as pėr turqit e Perandorinė Osmane.

“Pėrmbajtjet lėndore si dhe vlerėsimet shkencore tė ngjarjeve dhe tė figurave janė nė harmoni me metodologjinė e mėsimdhėnies dhe me tė vėrtetėn historike, natyrisht duke lėnė tė hapur mundėsinė e begatimit me burime tė reja”, theksoi Bajraktari.

Ndėrkaq, historiani nga Shqipėria Pėllumb Xhufi, duke u marrė me figurėn e Skėnderbeut nė tekstet e historisė, e konsideroi brengosės faktin se nė historiografinė evropiane po shtrembėrohet figura dhe kontributi kombėtar i Skėnderbeut. Duke folur pėr librin ‘Skėnderbeu’ tė historianit zviceran Oliver Jens Schmitt, Xhufi tha se pėr heroin kombėtar Schmitt shkroi se bėri njė luftė hakmarrėse ndaj Sulltanit, gjė qė, sipas Xhufit, kjo nuk ėshtė e vėrtetė.

Ai mė pas u shpreh edhe kundėr atyre shqiptarėve tė cilėt, nėn ndikimin e fesė islame, deklarojnė se Skėnderbeu ka qenė tradhtar, por u shpreh edhe kundėr atyre qė, nėn ndikimin e fesė sė krishterė, deklarojnė se Skėnderbeu ka qenė atlet i krishterimit.

“Skėnderbeu ka qenė luftėtar pėr liri dhe pavarėsi tė shqiptarėve”, u shpreh Xhufi.

Duke folur pėr islamizimin e shqiptarėve nė Perandorinė Osmane, historiani Muhamet Mala u shpreh se problemi i islamizimit tė shqiptarėve nė shkencėn e historisė ende nuk e ka marrė trajtimin adekuat dhe ēėshtja lėvizė nga njė ekstrem nė tjetrin. Ai theksoi se nė njė anė qėndron ideja qė e shikon islamin si fenomen shpėtues pėr ēėshtjen tonė kombėtare apo ekstremi tjetėr qė e mohon tėrėsisht si proces me rėndėsi pėr avancimin tonė kombėtar.

“Duke qenė nė mes tė kėtyre dy ideve diametralisht tė kundėrta, hartuesve tė teksteve iu mbetet detyrė e vėshtirė pėr pėrcaktimin e drejtė lidhur me kėtė ēėshtje. Andaj nė nivele tė teksteve shkollore islamizimi duhet tė pėrmendet si proces, i cili nė njė periudhė tė caktuar kohore, nė fillim individualisht e mandej nė masė, si pasojė e sundimit osman, u bė pjesė e identitetit tonė kombėtar”, tha Mala.

Historiani Frashėr Demaj tha se pavarėsisht vullnetit tonė, historia nuk mund tė ndryshohet e as tė tjetėrsohet. Sipas tij, historia mund tė plotėsohet e ndryshohet me fakte e jo me ‘vullnet politik’.

“Ministrat tė shfaqin vullnetin e tyre politik, por janė shkencėtarėt ata qė, bazuar nė kėrkime dhe argumente shkencore, duhet ta thonė fjalėn e tyre”, u shpreh Demaj. Sipas tij, historia nuk shkruhet me qejfe e pėr qejfe por me argumente tė bazuara e tė studiuara mirė e nė mėnyrė profesionale nga studiuesit e shkencave tė historisė.

Lidhur me kėtė ēėshtje referuan edhe historianė dhe akademikė tė tjerė, nė mesin e tė cilėve edhe Isa Bicaj, Fehmi Rexhepi, Ferid Duka, Beqir Meta, Emine Bakalli, Esat Stavileci, Izber Hoti etj.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,21,63930
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.10.2011, 21:59   79
Citim:
Erdogan faktorizon turqit nė Maqedoni

Kryeministri turk, Reēep Erdogan, synon planet pėr rritjen e numrit tė turqve nė Maqedoni, duke i rivendosur ata si njė pakicė tė fuqishme dhe me numėr mė tė madh.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	gruevski-erdogan.jpg
Shikimet:	590
Madhėsia:	46,9 KB
NNJ:	3239

Kjo shkruhet nga e pėrditshmja maqedonase “Nova Makedonija” e cila shkruan se kryeministri turk gjatė vizitės sė tij para regjistrimit nė Maqedoni, ka drejtuar porosinė tek popullata turke qė tė deklarojė identitetin dhe pėrkatėsinė etnike, duke i`u shmangur ēdo presioni.

Erdogan kėto porosi i ka dhėnė gjatė takimeve tė shumta me komunitetin turk dhe mysliman, nė zonat veriperėndimore tė Maqedonisė.

Njė javė pas fillimit tė regjistrimit tė popullsisė, njė pjesė e komunitetit turk alarmuan pėr presione nga partia nė pushtet VMRO-DPMNE qė ata tė deklarohen si maqedonas mysliman dhe jo si turq.

Kėto presione janė regjistruar nga regjistruesit turq, tė cilėt kanė alarmuar mediat, ambasadėn turke dhe institucionet vendore qė pėrfaqėsohen edhe nga zyrtarėt turq nė kuadėr tė qeverisė.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,18,65033
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.10.2011, 22:09   80
Citim:
Fantazma e Barbarosės
Kastriot Myftaraj

Si do t’ i pėrgjigjeshit para 20 tetorit tė kėtij viti, pyetjes, se kur ka ndodhur ngjarja e mėposhtme: Njė anije turke, e nisur nga njė port i bregdetit lindor tė Detit tė Zi, dhe qė lundronte nė Adriatik, me destinacion portin e Tivarit, u pėrplas me njė anije turke qė lundronte nga Durrėsi pėr nė bregdetin italian, nė Bari?

Natyrisht se ēdokush qė e njeh historinė do tė pėrgjigjej se kjo ngjarje ka ndodhur nė shekullin XVI, nė kohėn e admiralit tė famshėm otoman, Hajredin Barbarosa, kur flota otomane sundonte Detin e Zi dhe Mesdheun, ndėrmerrte msymje nė bregdetin italian, e mė tutje nė Mesdheun Perėndimor. Por ja qė ngjarja ka ndodhur nė vitin 2011.

Njė anije me pronėsi turke, e regjistruar, siē ndodh rėndom, pėr flag of convenience, nė Maltė, dhe qė transportonte mall nga njė port rus i Detit tė Zi, pėr nė Malin e Zi, nė Adriatik, u pėrplas me njė anije turke udhėtarėsh, e cila lundron nė linjėn Durrės-Bari.

Ngjarja dhe reagimi i Turqisė, pėrbėjnė njė ilustrim shumė instruktues tė rolit qė ka marrė tashmė Turqia nė Mesdhe, deri edhe nė Adriatik, si dhe tė ambicjeve tė saj tė mėtutjeshme.Nė kohėn kur Imperia Otomane ishte njė thalasokraci (fuqi dominuese detare) nė Mesdhe, fuqia detare otomane ishte asimetrike, ashtu si ajo e Venedikut, do tė thotė se nuk kishte njė flotė tregtare otomane qė tė dominonte Mesdheun.

Tregtia e Imperisė Otomane me Perėndimin bėhej nga nėnshtetasit otomanė me kombėsi greke, kryesisht tė pėrqėndruar nė Lagjen Fanari, nė Stamboll, tė cilėt zotėronin njė flotė tė madhe tregtare, pėr tė cilėn kishin arritur qė tė merrnin nga Sulltani edhe tė drejtėn e njė flamuri tė veēantė tregtar, kuqeblu, nėn tė cilin anijet e tyre lundronin gjithandej Mesdheut e mė tutje. Pas luftanijeve tė Barbarosės shkonin anijet e tregtarėve grekė, tė cilėt pėrfitonin nga projektimi i fuqisė ushtarake otomane, duke marrė frutet e saj.

Sot gjėrat janė ndryshe. Turqia ka njė flotė tė madhe tregtare, madje ėshtė edhe vendi i gjashtė nė botė sa i pėrket ndėrtimit tė anijeve. Incidenti i pak ditėve mė parė nė Adriatik tregoi se Turqia po merr nė Mesdhe rolin qė dikur e ka pasur Venediku, atė vendit flota tregtare e tė cilit kryen shėrbimet e transportit tė mallrave dhe njerėzve. Kjo nuk do tė thotė se tashmė ka njė asimetri tė anasjelltė, pra se Turqisė i mungon aspekti ushtarak i fuqisė detare.

Turqia e pėrdori incidentin e fundit nė Adriatik pėr tė bėrė projektimin simetrik tė fuqisė sė saj detare. Qeveria turke bėri me dije se pėr tė asistuar nė operacionet e shpėtimit dhe pėr hetimin e incidentit do tė dėrgonte nė Adriatik anijen ushtarake F-244 “Hayreddin Barbarossa”, pėr tė cilėn u tha se ėshtė e specializuar nė misione tė tilla.

Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė emri, anija mban emrin e njeriut qė krijoi fuqinė detare otomane nė Mesdhe, admiralit Hajredin Pashė Barbarosa (1478-1546). “Barbarosa” (Mjekėrkuqi) e quajtėn perėndimorėt. Pėrzgjedhja e emrit tė anijes nuk ėshtė e rastėsishme. Kumti ėshtė i qartė: Barbarosa u rikthye nė Mesdheun Perėndimor! Aq mė tepėr kur po flitet pėr njė plan turk me emrin “Barbarossa” pėr tė projektuar fuqinė detare turke nė Mesdhe.

Anija ėshtė mė tepėr e pėrshtatshme pėr tė pėrēuar kėtė kumt se pėr misionin qė i atribuohet zyrtarisht. Anija F-244 “Hayreddin Barbarossa” ėshtė njė anije luftarake e llojit frigatė, madje e frigatave mė moderne tė flotės ushtarake detare turke. Luftanija ėshtė e pajisur me artileri 127 mm, me sisteme pėr shkatėrrimin e raketave antianije, me torpedo, me pajisje pėr electronic warfare, platformė dhe hangar pėr helikopterėt. Gjithashtu, ėshtė e pajisur me radar dhe sonar. Ajo ka njė ekuipazh prej 180 vetėsh, nga tė cilėt 156 marinarė dhe 26 oficerė, praktikisht njė grup inxhinierėsh ushtarakė. Shkurt, njė makinė lufte e pėrkryer. Ėshtė “Hajredin Pashė Barbarosa” i pėrditėsuar, nė version shekulli XXI.

Ardhja e kėsaj anijeje nė Adriatik ėshtė njė gjest kuptimplotė pėr tė treguar marshimin e Neo-Otomanizmit, nga toka dhe deti, ekonomikisht, kulturalisht dhe ushtarakisht.Pėrzgjedhja e anijes me emrin “Hayreddin Barbarossa” pėr kėtė mision nė Mesdhe, ėshtė mjaft instruktive, pėr tė zbuluar atė qė ka ndėrmend qeveria turke kur kėrkon rishikimin e historisė, sa i pėrket periudhės sė pushtimit otoman.

Ankaraja zyrtare natyrisht se niset nga motoja qė na jep Orwell nė “1984”, se ai qė kontrollon tė shkuarėn, kontrollon tė ardhmen. Nėse pushtimi otoman i Shqipėrisė, nuk do tė quhet kėshtu, por me njė eufemizėm, atėherė, merret vesh, se nuk do tė quhet i tillė as njė pushtim i ardhshėm turk i Shqipėrisė.

Ministri i Punėve tė Jashtme tė Turqisė, Davutoglu, shkruan nė librin e vet “Thellėsia strategjike: pozita ndėrkombėtare e Turqisė”, se Turqia e sotme duhet tė marrė pėrsipėr mbrojtjen e popullsive muslimane shqiptare dhe boshnjake nė Ballkan, njėjtė siē bėn me turqit e Qipros.

Kjo do tė thotė qė nesėr frigata “Barbarossa” dhe shumė luftanije tė tjera turke tė vijnė nė Durrės, Vlorė, Sarandė, Shėngjin, kėtė herė pėr tė zbarkuar trupa, nė njė “7 prill” turk.

Dhe me kėtė rast, Alban Dudushi do tė mbledhė edhe njė herė atė panelin e emisionit tė tij “Top Show” me tė cilin diskutoi nė shtator pėr rishikimin e historisė sė periudhės otomane, dhe ku tė gjithė folėsit, me pėrjashtim tė njėrit (edhe ky nga Prishtina?!) ishin tė mendimit qė tė rishikohet periudha otomane, duke u hequr edhe termi “pushtim otoman”.

Madje qė nė insertin, siē e quan Dudushi, e shfaqur si njė lloj editoriali nė fillim tė emisionit, u tha se ndoshta duhet qė nė vend tė fjalės “pushtim” tė pėrdoret fjala “administrim” pėr periudhėn otomane. Ide interesante. Kėshtu, i bie qė edhe Austria ta rishikojė historinė dhe rrethimet otomane tė Vienės tė mos i quajė pėrpjekje pėr pushtimin e Vienės, por pėrpjekje tė otomanėve pėr tė marrė nė administrim Vienėn. Thyerja e Rrethimit tė Vienės nė 1683, kėshtu do tė pushojė sė qėni njė ngjarje epokale pėr historinė e Europės, se ishte pasojė e njė keqkuptimi. Europianėt nuk e patėn kuptuar se pėrballė kishin njerėz me ambicje pėr menaxhimin e Europės, dhe jo pushtues. Keqkuptimi ndoshta u krijua se turqit mbanin nė duar jataganė, por nuk ka asnjė provė se ata donin qė t’ i pėrdornin pėr gjė tjetėr pėrveēse pėr tė prerė lakrat e famshme austriake, deri nė momentin qė vendasit u dolėn para me armė.

Njėjtė, kur anija “Barbarosa” tė vijė nė Durrės bashkė me shumė luftanije tė tjera turke, paneli i Dudushit do tė na thotė se duhet qė tė mendohemi mirė, para se ta quajmė pushtim. Kaq, sa pėr sefte, nga unė Arnaut Dudushi, nė Bash Sehir (Top Show), nė Bash Hendek (Top Channel) Tani na falni se ne marinsave tė Barbarosės, mua, Pėllumb Xhufit, Artan Lames dhe Ferit Dukės na duhet tė shkojmė tė marrim bakshishin tek Akēihania e Ahmetit.

Marinsat e Barbarosės, kolaboracionistėt neo-otomanė kanė depėrtuar nė Shqipėri si kolonė e pestė dhe ata nuk janė vetėm muslimanėt praktikues, nostalgjikėt otomanė, por edhe intelektualė si ata qė pamė nė Top Show, tė cilėt joshen nga fuqia ekonomike nė rritje e Turqisė, pėr tė hyrė nė orbitėn neo-otomane.

Turqia ka filluar qė tė paguajė, madje qė tė paguajė mirė, pėr tė krijuar njė elitė intelektuale proturke, neo-otomane, e cila do t’ i paraprijė zbarkimit tė Barbarosės nė Shqipėri. Kėta njerėz shtiren sikur po bėjnė thjesht reflektime intelektuale, pa asnjė lloj interesi tjetėr, por ja ku ndodh njė ditė, pak kohė mė pas, qė pėrplasen dy anije turke nė Adriatik dhe Turqia i nxjerr zbuluar “intelektualėt” tanė, pėr atė ēka janė nė tė vėrtetė, desantė intelektualė tė Barbarosės. Kėshtu, pas Aleancės Kuqezi, ku kėta njerėz marrin pjesė, na del faqja e zezė neo-otomane.


Ata janė nė linjė me Olsi Jazexhiun, i cili me rastin e ardhjes sė anijes, nuk do tė rrijė pa i vėnė qershinė tortės (mė saktė duhet thėnė: pa i hedhur lugėn e fundit tė sherbetit bakllavasė neo-otomane), duke thėnė se Barbarosa ishte me origjinė shqiptare, ose sė paku arvanitase. Ai kishte lindur nė ishullin Lesbos (“Midilli” pėr turqit).

Viti 2011 ėshtė 400 vjetori i msymjes tė flotės sė Hajredin Barbarosės ndaj brigjeve italiane, ashtu qė nė kėtė vit flota otomane mėsyu Kalabrinė. Nė njė nga ato koincidencat, kureshtare aq edhe domethėnėse tė historisė, qė tė krijojnė supersticionin e mistikės sė historisė, Barbarosa u shfaq pėrsėri nė Adriatik nė kėtė jubilee, kėtė herė jo pėr pretari (plaēkitje) nė brigjet italiane, por pėr tė hetuar njė incident ku u pėrfshi njė anije turke qė lundron rregullisht nė njė linjė detare nga bregu shqiptar nė atė italian.

Kjo ėshtė thalasokracia otomane e pėrditėsuar nė shekullin XXI, ėshtė Turqia neo-otomane, anėtare e G-20, e cila ėshtė nė ekspansion ekonomik nė Ballkan e mė gjerė.

Ngjarja tregon se si po tėrhiqet pas Italia nga Shqipėria, e nxjerrė jashtė pėr shkak se po humb garėn ekonomike me njė Turqi shumė mė kompetitive, e cila nuk vuan nga tė kėqijat e njė shoqėrie pasindustriale si ajo italiane, ku lufta sindikaliste po bėhet virusi qė po shkatėrron ekonominė e vendit, duke bėrė qė tė shihet si mė rentabėl marrja e njė anijeje turke, me ekuipazh turk, edhe pėr linjėn Bari-Durrės.

Dhe ky ėshtė vetėm fillimi. Italia, e cila nuk u tregua e aftė qė tė ndėrtojė as Korridorin VIII, me aq interes pėr ekspansionin e saj ekonomik nė Ballkan (e tė mendosh qė Italia ka bashkėfinacuar si vend donator i Bashkimit Europian projektet shumė tė kushtueshme infrastrukturore nė Greqi), mund tė shohė njė mėngjes se Ballkani ėshtė areal ekonomik turk, dhe se atje ku nuk janė turqit, janė kinezėt.


Italia ėshtė munguesja e madhe nė balancėn e fuqisė, nė atė qė unė nė librin tim tė fundit e quaj zona unike gjeostrategjike, me emrin Ballkanadoll. Kjo do t’ i joshė shtetarėt nė Ankara qė njė ditė tė thonė se Adriatiku ėshtė edhe njė det turk.

Kurrkush tė mos ēuditet pėr kėtė, pėrderisa qė dhjetė vite mė parė, Davutoglu ka shkruar se mbrojtja e Stambollit fillon qė nė bregdetin e Adriatikut.

Pėrderisa Davutoglu deklaroi se Prizreni ėshtė “Jerusalemi” turk, duhet pritur qė dinamika e kėsaj pikėpamjeje tė re turke pėr Ballkanin, tė sjellė qė Durrėsi tė quhet “Haifa” turke.
Fantazma e Barbarosės ngėrdheshet nė Adriatik.

http://sot.com.al/index.php?option=c...rticle&id=8263
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:22.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.