Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.10.2011, 23:49   81
kalimtar/e
 
“Hayreddin Barbarossa” erdhi me pretekstin banal se ishte e specializuar nė kėrkim-shpėtim. E vėrteta ėshtė se FASH, FD dhe Republika e Shqipėrisė janė plotėsisht tė afta dhe tė pajisura pėr tė kryer me sukses kėto operacione.

Roja Bregdetare ka nė dispozicion dy Stan Patrol, Ilirinė dhe Orikun, prodhime tė 2010 dhe 2011 tė pajisura me tė gjitha sistemet bashkėkohore, ka nė dispozicion 6 njėsi super tė shpejta ArchAngel, prodhuar nė SHBA nė 2010 dhe gjithė flotėn ekzistuese. Mbėshtetet nga motobarkat super tė shpejta, prodhim italian 2010 tė Policisė Kufitare, nga Regjimenti i Farkės, edhe ky muajin e kaluar pajisur me tė tjerė AB 206 (model i pėrdorur dhe nga Roja Bregdetare Kanadeze) shumė tė pėrshtatshėm pėr kėto misione, nga helikopterėt e M. Shėndetėsisė (ata tė famshit e kuq) me staf tė specializuar nė emergjenca (trajnimin e fundit e pėrfunduan para 2 javėsh me instruktor nga Teksasi), pa harruar njėsitin e zhytėsve tė RENEA-s dhe repartin e zhytėsve tė Pashalimanit tė FD-sė, me pak fjalė ajo situatė pėrballohej dhe u pėrballua me sukses nga ne.

Turqit i ndėrprenė kėrkimet as 24 orė pas mbėritjes, kurse specializimi ynė i lartė doli nė pėrfundimet e nxjerra nga FD qė nė orėt e para. Ardhja e tyre ėshtė vetėm njė demostrim force, por njė demostrim banal dhe idiot. Ndėrsa erdhėn pėr tė bėrė "tė fortin" kėtej nga ne dhe nuk qullosėn gjė, njė ēetė guerrilase kurde tregoi dhe njė herė aftėsitė nė terren tė ushtrisė (sė re) turke duke eleminuar njė platon tė tėrė.

Kam pėrshtypjen qė sa mė shumė tė vazhdojė ēqemalizimin ushtria turke (nė thelb ėshtė ēshqiptarizim) aq mė shpesh spikeret e televizionit publik do ja plasin tė qarės drejtpėrsėdrejti duke lexuar lajmet. Punė e tyre nė fund tė fundit.

Ironia e fatit ėshtė qė me kėtė tėrmetin e fundit na bie tė vemi ne t'ju japim njė dorė anadollakėve, Flavi me shokė e hėngrėn njė rrugė Turqie mė duket (Flavi ėshtė njė pastor belg, stėrvitur nė Shqipėri dhe i specializuar nė kėrkimin e njerėzve nėn gėrmadha).
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.10.2011, 00:22   82
kalimtar/e
 
Edhe njė gjė tjetėr, ky fenomeni qė denoncon Myftaraj nuk ėshtė i ri. Kolegji turk nė Shkodėr ėshtė emėrtuar "Hasan Riza pasha" - edhe kėtu me qėllimin pėr tė ngritur mitin e rremė se gjasme turqit dhe perandoria osmane kanė qenė mbrojtėsit e shqiptarėve. Xhelati qė maskohet si bamirės.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.10.2011, 21:36   83
Citim:
Universum nėnshkruan marrėveshje me Universitetin Kadir Has

Universiteti Universum dhe Universiteti Kadir Has nga Turqia kanė nėnshkruar Memorandum Mirėkuptimi pėrmes sė cilės parashihet bashkėpunim nė shkėmbim tė studentėve dhe stafit, organizim tė programeve kėrkimore tė pėrbashkėta, zhvillim tė programeve tė pėrbashkėta studimore dhe ofrimit tė diplomave tė dyfishta.

Marrėveshja mė konkretisht parasheh qė brenda ēdo viti, nga 5 studentė tė institucioneve respektive dhe nga 2 anėtar tė stafit, do tė kalojnė nga njė semestėr nė institucionin partner pa pagesė shtesė, nė formė shkėmbimi.

Sibel Kuseyrioglu, Drejtoreshė pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė Universitetin Kadir Has pasi falėnderoi Universitetin Universum pėr bashkėpunimin, deklaroi se “duke u bazuar nė qėllimin e mirė tė kėtij bashkėpunimi, kapacitetit, ekspertizės dhe mbėshtetjes sė plotė nga ana e institucioneve tona, jam e bindur se ky ėshtė vetėm fillimi i njė bashkėpunimi tė suksesshėm, afatgjatė dhe me interes tė dy anshėm”.

Nė anėn tjetėr Drejtori Ekzekutiv i Universitetin Universum, Alejtin Berisha deklaroi se kjo marrėveshje ėshtė pjesė e strategjisė pėr ndėrkombėtarizim, pėrmes sė cilės parashihet qė secili student i Universum tė mund tė studioj sė paku njė semestėr nė njė institucion partner dhe tė fitoj kredi tė transferueshme si dhe pėrvoja tė reja akademike dhe kulturore.

“Shumė marrėveshje me institucione nga e gjithė botė janė duke u finalizuar dhe studentėt tanė kanė filluar tė marrin frytet e kėtyre bashkėpunimeve. Kjo edhe mė tutje do ti kontribuoj orientimit tonė ndėrkombėtar”, tha Berisha.

Universiteti Kadir Has ėshtė njė nga institucionet mė prestigjioze private nė Turqi me mbi 8000 studentė dhe me njė gamė tė gjerė programesh nė shumė fusha. Kadir Has gjithashtu ofron edhe diploma tė dyfishta me universitete shumė prestigjioze amerikane dhe britanike.

http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=141772
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.11.2011, 21:19   84
Citim:
Ankesat, ALBtelecom rrezikon 1 mln $ gjobė

ALBtelecom rrezikon tė marrė njė gjobė prej rreth 1 milionė dollarėsh pas shumė ankesave qė Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės ka marrė nga shumė qytetarė. Nė njė njoftim tė METE thuhet se “Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės ka marė njė numėr tė madh ankesash nga qytetarėt shqiptarė, nė adresė tė ALBtelecom.

Sipas tyre, kjo kompani ka mungesė transparence nė mėnyrėn e faturimit tė padetajuar tė shėrbimit tė telefonisė fikse si dhe praktikėn e mospėrfshirjes sė TVSH-sė nė ēmimet e ofrimit tė shėrbimit internet.”

Sipas METE, operatori ALBtelecom ėshtė pėrsėritės nė praktikat e tij antiligjore nė dėm tė konsumatorėve shqiptarė, duke shkelur ligjin pėr mbrojtjen e konsumatorėve, pasi faaturat e paraqitura konsumatorit, duhet t’i japin atij mundėsinė pėr tė verifikuar me pėrpikmėri llogaritjen e shitjes ose shėrbimit tė siguruar nė njė periudhė tė caktuar.

Pėrpos telefonisė fikse, sipas METE, abuzime ka dhe nė shėrbimin e ofruar pėr internetin.

“Bazuar nė kėto tė dhėna, METE kėrkon nga Komisioni pėr Mbrojtjen e Konsumatorit, zbatimin me pėrpikmėri tė ligjit, i cili nė kėtė rast parashikon njė gjobė rreth 1 milionė dollarė pėr operatorin ALBtelecom”- thuhet nė deklaratėn e METE-es.

http://www.panorama.com.al/tipike/an...on-1-mln-gjobe
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.11.2011, 00:31   85
kalimtar/e
 
Kjo gjėja ėshtė ngritur nė Shkodėr nga ushtria turke nė kujtim tė gjeneralit tė saj i cili, harrojnė ta pėrmėndin, u vra nga shqiptarėt.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	IMG_1103.jpg
Shikimet:	460
Madhėsia:	399,5 KB
NNJ:	3291

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	IMG_1102.jpg
Shikimet:	410
Madhėsia:	364,0 KB
NNJ:	3292

Zgjedhja e vendosjes nuk ėshtė e rastėsishme, gjendet nė njė nga lulishtet kryesore tė qytetit, ndėrtesa nga pas ėshtė gjimnaz. Pra brezi i ri duhet ta shohė disa herė nė ditė qė t'i ngulitet ky "burr si moti"... Dhe zgjedhja e formės nuk duket e rastėsishme, ngjason me njė piramidė kufiri! E kanė ngritur kufirin anadollakėt.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.12.2011, 17:31   86
Citim:
Neootomanizmi, shqiptarėt dhe demokracia - Seb Bytyēi

Populli shqiptar, Kosova, dhe Shqipėria janė miq me Turqinė. Dhe kjo miqėsi ėshtė e rėndėsishme. Mirėpo, ēmimi i kėsaj miqėsie nuk duhet tė jetė ndryshimi i fakteve historike

Kėtė vit Mbretėresha e Britanisė vizitoi Irlandėn dhe kjo vizitė u pa si njė vulosje e miqėsisė sė dy shteteve. Meqenėse historia e kėtyre dy shteteve ėshtė shumė e rėndė, rėndėsia e kėsaj vizite ishte e madhe. Nė tė njėjtėn kohė, ky rast shėrbeu si njė mundėsi pėr tė rikujtuar historinė e Irlandės si pjesė e Perandorisė Britanike. Njė gjest i rėndėsishėm simbolik ishte fjalimi i Mbretėreshės nė gjuhėn galike (gjuhėn origjinale/amtare tė irlandezėve). Ajo ēka nuk ndodhi, sidoqoftė, ėshtė kėrkesa ndaj Irlandės pėr t’i ndryshuar librat e historisė. Publiku britanik nuk e diskuton vuajtjen e popullit irlandez nėn Perandorinė britanike. Me gjithė faktin se ende ka probleme nė Irlandėn veriore, diskutimi pėr tė kaluarėn ėshtė gjakftohtė. Dhe, Britania e Madhe nuk i kėrkon Irlandės ndėrrimin e tregimit tė historisė nė shkėmbim tė miqėsisė.

Gjithė kėto para duhet tė shpenzohen pėr tė dėshmuar diēka qė tashmė e dimė, ne jemi dy vende mike.


Neootomanizmi?

Para disa ditėsh nė Kosovė ishte pėr vizitė ministri turk i Arsimit, ku gjatė kėsaj vizite ai deklaroi se Kosova duhet tė largojė nga librat e historisė pjesėt qė janė fyese pėr historinė turke. Nėse ka fjalė fyese apo raciste kundėr ēfarėdo populli natyrisht se ato duhet tė eliminohen. Mirėpo, “fyerje pėr historinė turke” mund tė nėnkuptojė shumėēka. Pėr kuptuar mė mirė ēfarė do tė thotė kjo, na duhet ta kuptojmė kontekstin aktual tė Turqisė.

Nė Turqi, partia islamike AKP (Partia e Drejtėsisė dhe e Zhvillimit), sapo i fitoi zgjedhjet e treta me radhė nė krye me kryeministrin Erdoan. Kjo parti ėshtė vazhdimėsi e disa partive tė mėhershme islamike, tė cilat ishin shpallur tė paligjshme dhe ishin mbyllur nė tė kaluarėn. Pra, Turqia me AKP-nė nė pushtet ka shėnuar njė ndryshim nė mentalitetin e saj, dhe nė politikėn e jashtme tė saj. Edhe pse ky ndryshim ėshtė quajtur neootomanizėm, ky koncept kundėrshtohet nga politikanėt turq.


Thellėsia strategjike

Arkitekti i politikės sė jashtme turke, Ahmet Davutollu, e pėrdor konceptin e “thellėsisė strategjike” pėr tė dizajnuar fuqizimin global tė Turqisė. Ai thotė se Turqia ėshtė njė nga disa “Fuqitė qendrore” nė botė dhe duhet tė luajė rol global. Pikat kryesore tė kėtij koncepti janė relevante nė raport me shqiptarėt janė kėto nė vijim. Roli global i Turqisė parasheh luajtjen e njė roli me ndikim nė zgjidhjen e konflikteve rajonale, si p.sh. nė Ballkan. Pėr tė realizuar kėtė rol Turqia duhet tė ketė zero probleme me fqinjėt. Gjithashtu, Turqia duhet tė pėrdorė pushtetin e butė nė vendet qė kanė qenė pjesė e Perandorisė Osmane.

Brenda kėtij konteksti duhet tė kuptohen vizitat e pėrfaqėsuesve turq nė tė gjitha vendet e Ballkanit. Rėndėsi tė veēantė nė Ballkan, Turqia i jep Serbisė. Nė njė vizitė tė ministrit tė Mbrojtjes tė Serbisė, Dragan Shutanovac, nė Ankara, gjatė shėnimit tė marrėveshjes pėr bashkėpunim nė mbrojtje, ministri i Mbrojtjes i Turqisė, Vexhdi Gėnyl, deklaroi se “Turqia dėshiron t’i pėrmirėsojė marrėdhėniet me Serbinė mė sė shumti prej tė gjitha shteteve ballkanike”. Me Serbinė, Turqia nėnshkroi edhe njė Marrėveshje tė Tregtisė sė lirė. Gjithashtu, rėndėsi tė madhe Turqia u kushton marrėdhėnieve me Greqinė dhe Rusinė me tė cilat ka nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi nė fushėn e mbrojtjes.

Nė Kosovė, si dhe te shqiptarėt nė shtetet e tjera, vizitat e pėrfaqėsuesve turq kanė karakteristikė iftaret. Dhe kjo nuk ėshtė e rastėsishme. Kėto aktivitete janė pjesė e strategjisė sė pėrdorimit tė “pushtetit tė butė”. Edhe pse ky aspekt i politikės sė jashtme nuk ėshtė primar, ai shihet si mjet pėr tė rritur ndikimin turk sidomos nė ish-vendet e Perandorisė Osmane.


Shqiptarėt vis-a-vis politikės sė re turke

Narrativi historik i shqiptarėve i vendos ata nė kundėrshtim me Perandorinė Osmane. Mirėpo, shqiptarėt kanė disa role nė atė Perandori, sepse, ashtu si popujt e tjerė tė saj, kanė qenė edhe pjesė e elitės sunduese, pėrveēse kanė qenė tė sunduar.

Sidoqoftė, me gjithė faktin se shqiptarėt luftuan kundėr Perandorisė osmane pėr pavarėsi, njė pjesė e popullsisė identifikohej me sulltanin, edhe pas vitit 1912. Nacionalizmi shqiptar gjatė shekullit XX kishte arritur tė largonte kėtė lidhje emocionale. Mirėpo, e ndihmuar nga njė lloj islamizmi, tashmė ka filluar tė ngrihet njė lloj ndjenje “neootomane” e veēantė te shqiptarėt. Ky sentiment e pėrzien fenė me ideologjinė islamike tė llojit tė AKP-sė. Simptomė kryesore ėshtė kėrkesa pėr revizionizėm historik, dhe paraqitja nė dritė tė bardhė e ēdo gjėje qė ka tė bėjė me Perandorinė Osmane nė trojet shqiptare. Aspektet mė tė spikatura tė kėtij fenomeni janė akuzat se narrativi historik shqiptar ėshtė sllavist. Pra, ky sentiment pėrputhet shkėlqyeshėm me konceptin e “pushtetit tė butė” tė politikės sė jashtme turke. Dhe ky fenomen ėshtė i lidhur direkt me aspekte tė realitetit tė ri nė Turqi si p.sh. bursat dhe ndihma financiare pėr studentė nė Universitetin Prishtinės apo universitete tė tjera dhe tė rinj kosovarė tė papunė qė ndoshta kanė edhe lidhje familjare me turq etnikė. Nė anėn tjetėr, ky fenomen ka hasur nė kundėrshtim nga pjesa mė e madhe e popullsisė qė e sheh kėtė si sulm ndaj identitetit shqiptar.

Njė faktor i rėndėsishėm, ėshtė edhe fakti qė disa tė rinj tė zhgėnjyer nga realiteti i tyre, nuk kanė me ēka tė ndihen krenarė. Dhe e kompensojnė atė me ndjenjėn e krenarisė qė ua ofron atyre pėrparimi i shtetit turk.


Demokracia dhe elitat politike

Sentimentit “neootoman” i kanė kontribuar edhe liderėt tanė politikė. Kėtė e shpjegon gjendja e brishtė e demokracisė si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri. Njė teori mbi legjitimitetin thotė se liderėt/elitat politike qė nuk kanė legjitimitet tė brendshėm synojnė ta fitojnė atė nga jashtė. Domethėnė, nė shtetet me demokraci tė dobėt, elitat politike nuk kanė legjitimitet nga populli pėr tė sunduar. Kėshtu qė atyre u duhet tė marrin legjitimitetin nga marrėdhėniet me shtetet e tjera ose organizatat ndėrkombėtare. Pėr kėtė arsye, liderėt e kėtyre vendeve u kushtojnė rėndėsi takimeve me sa mė shumė liderė tė huaj.

Kjo ėshtė me rėndėsi pėr kontekstin panshqiptar, sepse, liderėt tanė kanė qenė ditė e mė shumė tė izoluar nga komuniteti ndėrkombėtar pėr shkak tė menderosjes sė qeverisjes dhe praktikave demokratike. Mirėpo, nė kontrast me kėtė situatė, Erdoan dhe liderėt turq kanė qenė tė vetmit qė nuk kanė hezituar tė takohen me ta. Kjo ka pasoja rrjedhimisht, sepse nė njė anė i bėn liderėt tanė tė ndikueshėm ndaj ēfarėdo lloji tė kėrkesave qė kanė politikanėt turq; dhe nė anėn tjetėr i shtyn militantėt partiakė, qė gjatė arsyetimit liderėve tė tyre, ta pranojnė neootomanizmin si forcė shpjeguese.


Miqėsia moderne

Shqiptarėt, Republika e Shqipėrisė, Republika e Kosovės e kanė Republikėn e Turqisė vend mik. Dhe nuk ka dyshim se kjo miqėsi ėshtė e rėndėsishme. Mirėpo, kjo miqėsi nuk duhet tė vijė me koston e ndryshimit tė fakteve historike e humbjes sė identitetit nacional, etnik e kulturor.

Perandoria Osmane ka qenė multietnike. Nė qeverisjen e saj kanė marrė pjesė turqit, shqiptarėt, grekėt, serbėt, armenėt, arabėt e popujt e tjerė tė Perandorisė. Disa sulltanė kanė qenė bijė tė nėnave serbe, ose pas martesave tė baballarėve tė tyre me princesha serbe ose pėrmes haremeve.

Pėr shqiptarėt, pėr tė kuptuar rolin e neootomanizmit dhe islamizmit tė ri turk duhet shkuar nė vitet e fundit tė Perandorisė Osmane nė periudhėn e Sulltan Abdylhamitit II. Ky sulltan fokusohej te islami pėr tė ruajtur Perandorinė Osmane. Islamizmi i asaj kohe propagandonte njė identitet mbietnik te subjektet e Sulltanit, tė bazuar kryesisht nė fenė islame. Kėtu identiteti turk sublimohej nėn identitetin islamit me qėllim tė sigurimit tė lojalitetit tė popujve tė tjerė myslimanė. Ishte njė pėrpjekje e ngjashme me atė tė serbėve qė thoshin” “Gjithēka ėshtė serbe ėshtė jugosllave”, nė pėrpjekje pėr tė asimiluar gjithēka jugosllave nė gjithēka serbe. Njė koncept i ngjashėm ekzistonte nė Bashkimin Sovjetik ku rusėt thoshin: “Gjithēka ėshtė ruse ėshtė sovjetike”, me synimin e shndėrrimit tė gjithēkaje sovjetike nė ruse. Kjo ka qenė ideologji qė ėshtė aplikuar fort nga Sulltan Abdylhamiti II, autokrati i fundit otoman. Dhe nė kėtė kontekst, zell tė veēantė Sulltani kishte pėr pėrhapjen e kėsaj ideologjie te shqiptarėt, tė cilėt i shihte si shumė tė rėndėsishėm pėr ruajtjen e Perandorisė Osmane nė Ballkan. Kjo ishte njė arsye kyē pse shqiptarėt nuk fitonin tė drejtat e edukimit nė gjuhėn amtare, kur serbėt e popujt e tjerė i kishin fituar qysh moti. Kjo ideologji kishte minuar shumė krijimin e shtetit shqiptar dhe rol tė veēantė kėtu kishte luajtur Esat Pashė Toptani qė pėrdori kėtė ideologji pėr mbijetesėn e vet politike.

Vetė Republika turke qė nga krijimi deri nė vitet 1980-a ka synuar tė ikte nga trashėgimia e Perandorisė Osmane. Tash islamikėt e rinj nė Ankara, synojnė revidimin e historisė. Dhe prandaj vijnė kėrkesat pėr eliminimin e paragrafėve qė fyejnė popullin turk. Pyetja ėshtė, a ėshtė fjala pėr terme ofenduese qė duhet tė largohen? Apo pėr eliminimin pjesėve qė nuk u pėlqejnė politikanėve ose popullit turk? Ka shumė gjėra nė historinė tonė qė nuk na pėlqen as neve. Janė tė hidhura. Disa nga to janė shkaktuar si nga Perandoria Osmane (si mohimi i tė drejtave njerėzore, si ekspeditat ndėshkuese tė Turgut Pashės), ashtu edhe nga Republika Turke (marrėveshjet me Jugosllavinė pėr shpėrnguljen e shqiptarėve). Kjo nuk mund tė mos u pėlqejė as turqve. Por janė gjėra qė kanė ndodhur.

Rishikimi i historisė ėshtė produktiv nėse bėhet pėr hir tė rigorozitetit akademik. Mirėpo, nėse bėhet pėr qėllime politike ai do tė krijojė konflikt tė ri duke i komplikuar marrėdhėniet shqiptaro-turke.

http://ina-online.net/opinione/8157.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.2.2012, 20:23   87
Citim:
Instituti i Monumenteve tė Kulturės nis restaurimin e xhamive

Sė shpejti do tė fillojė tė implementohet projekti pėr restaurimin e xhamive qė janė monumente kulture. Punimet konservuese tė 5 xhamive tė para do tė realizohen nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės nė bashkėpunim me Agjensinė Ndėrkombėtare Turke pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim, TIKA.

Drejtori i Monumenteve tė Kulturės bėri me dije se pėr kėtė vit shuma e vėnė nė dispozicion pėr restaurimin e monumenteve tė kulturės ėshtė 30 milion dollarė. Ndėrkohė qė pėrfaqėsuesi i TIKA-s tha se do tė ketė njė bashkepunim mė tė gjerė nė fushėn e restaurimit tė monumenteve tė kulturės.

Ndėrkohė qė janė pėrzgjedhur xhamia nė Kalanė e Prezės, xhamia nė Pazarin e Krujės, ajo e Nazireshesė nė Elbasan, xhamia e Plumbit nė Berat dhe xhamia e Iljaz Bej Mihrahorit nė Korēė.

http://www.botasot.info/def.php?category=15&id=157074
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.4.2012, 21:14   88
Citim:
Davutoglu: Ju pėrfaqėsojmė ku s'keni konsullatė

Ankara - Ministri i jashtėm turk Ahmet Davutoglu i ka shprehur gatishmėrinė kryeministrit Berisha pėr ofrimin e shėrbimeve konsullore pėr shqiptarėt qė jetojnė nė ato vende ku nuk ka pėrfaqėsi diplomatike tė vendit tonė.

Gjatė takimit mėngjesin e sotėm, Berisha dhe Davutoglu vlerėsuan marrėdhėniet e shkėlqyera mes dy vendeve, duke u ndalur tek ato ekonomike. Investimet turke nė Shqipėri kapin vlerėn e 1 milionė dollarėve, gjė e cila sipas kryeministrit Berisha dėshmon besimin qė investitorėt turq kanė nė ekonominė shqiptare.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/35059

Citim:
Davutoglu-Berishės, Ambasadat turke, shėrbime pėr shqiptarėt

Shėrbimi diplomatik turk ėshtė i gatshėm tė ofrojė shėrbime konsullore pėr qytetarėt shqiptarė, nė ato vende ku nuk ka ambasada shqiptare. Kjo nismė i ėshtė bėrė e ditur Kryeministrit Sali Berisha gjatė takimit me me Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Turqisė Ahmet Davutoglu gjatė mėngjesit tė sotėm.

“Ministri Davutoglu i shprehu Kryeministrit Berisha gatishmėrinė e ministrisė dhe shėrbimit diplomatik tė Turqisė pėr tė zhvilluar modelet mė tė shkėlqyera tė bashkėpunimit me shėrbimin diplomatik shqiptar, pėrfshi edhe ofrimin e shėrbimeve konsullore apo tė tjera pėr qytetarėt shqiptare nė pėrfaqėsitė turke nėpėr botė, nė ato vende ku nuk ndodhen pėrfaqėsi diplomatike shqiptare”, njofton Zyra e Shtypit e Kryeministrisė.

Mė tej, ministri Davutoglu vlerėsoi arritjet e rėndėsishme tė Shqipėrisė, nė veēanti performancėn e ekonomisė shqiptare, duke theksuar se ekonomia shqiptare, falė politikave dhe reformave tė suksesshme tė qeverisė, i ka qėndruar kėsaj kohe tė vėshtira pėr ekonominė globale.

Kryeministri Berisha e falėnderoi ministrin Davutoglu pėr pritjen e ngrohtė dhe i shprehu mirėnjohjen mė tė thelle pėr mbėshtetjen qė Turqia i ka dhėnė nė vijimėsi Shqipėrisė gjatė gjithė kėsaj periudhe.

Dy politikanėt vlerėsuan marrėdhėniet e shkėlqyera midis tė dy vendeve, bazuar nė miqėsinė e gjatė tradicionale midis tė dy popujve. Nė veēanti, u vlerėsua kontributi i jashtėzakonshėm i Kryeministrit Berisha dhe Kryeministrit Erdogan, nė konsolidimin e mėtejshėm tė kėsaj tradite tė shkėlqyer dhe nė zgjerimin e bashkėpunimit tė frytshėm midis tė dy vendeve.

Si njė zhvillim tejet pozitiv, u vlerėsua rritja e madhe e shkėmbimeve ekonomike e tregtare midis tė dy vendeve, gjatė kėtyre 5 viteve, e cila ka kapėrcyer vlerėn e 400 milionė dollarėve dhe e investimeve turke nė Shqipėri, tė cilat i kanė kapėrcyer njė miliardė dollarė, ēka dėshmon pėr besimin qė investitorėt dhe biznesi turk kanė nė ekonominė shqiptare dhe politikat e qeverisė, tė cilat kanė krijuar klimėn mė tė favorshme pėr biznes e investime.

Kryeministri Berisha e falenderoi ministrin Davutoglu pėr kėtė gatishmėri bashkėpunimi edhe mė tė ngushtė dhe shfrytėzoi rastin pėr t’i pėrsėritur mirėnjohjen e tė gjithė shqiptareve pėr mbėshtetjen qė Turqia i ka dhėnė nė vijimėsi Kosovės dhe njohjes ndėrkombėtare tė saj.

http://www.zeri.info/artikulli/1/4/4...er-shqiptaret/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.5.2012, 08:46   89
Citim:
Turqia pėrfaqėsuese e Shqipėrisė nė Azerbajxhan

Tiranė - Shėrbimet pėr qytetarėt shqiptarė nė Azerbajxhan do tė kryhen nėpėrmjet ambasadės turke atje. Qeveria ka miratuar nė parim protokollin mes dy vendeve, Turqisė dhe Shqipėrisė, duke marr formė kėshtu edhe marrėveshja e kryeministrit me Erdogan gjatė vizitės atje.

"Miratimin, nė parim, tė protokollit, ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe qeverisė sė Republikės sė Turqisė, pėr pėrfitimin e mundėsive qė ofron Ambasada e Republikės sė Turqisė, nė Baku, pėr pėrfaqėsuesin e Republikės sė Shqipėrisė nė Republikėn e Azerbajxhanit, sipas tekstit qė i bashkėlidhet kėtij vendimi", thuhet nė vendimin e qeverisė.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/37628
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.5.2012, 09:51   90
kalimtar/e
 
Na rroftė qė jemi shtet sovran. Tė lusim edhe Kongon tė na pėrfaqėsojė diku se pėr tė mirėn tonė ėshtė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.5.2012, 20:00   91
Citim:
Pesėdhjetė fotografi me objekte tė trashėgimisė osmane

Njė ekspozitė e hapur nė Hamamin e Gazi Mehmet Pashės nė Prizren, ka zgjuar tė enjten nė mbrėmje kėrshėrinė e shumė prizrenasve, tė cilėt me pjesėmarrjen e tyre i kanė dhėnė kuptim kėtij evenimenti kulturor, tė cilin e ka shpallur tė hapur nėnkryetari i komunės, Ruzhdi Rexha.

Ekspozita “A Balkan Tale”, pjesė e projektit rajonal me tė njėjtin emėr, qė financohet nga Komisioni Evropian, nė Prizren ėshtė organizuar nga OJQ-ja EC Ma Ndryshe, pėrbėn nė vete 50 fotografi nga pesė shtete tė Ballkanit, nė tė cilat paraqiten objektet e trashėgimisė osmane nė rajon.

Nė hapjen e ekspozitės ėshtė dhėnė premierė dokumentari “Silent Balkans”, njė realizim i pėrbashkėt i partnerėve tė kėtij projekti qė pėrēon porosinė e sė kaluarės sė pėrbashkėt tė popujve tė Ballkanit si njė mjet pėr tė ardhmen paqėsore tė tyre.

“Fotografitė e ekspozuara janė njė dokumentim i kėtyre vlerave qė kėrkojnė vėmendje tė shtuar ndaj parandalimit tė degradimit tė tyre dhe njė thirrje pėr kujdes institucional dhe shoqėror” , ka thėnė nė ceremoninė e hapjes, drejtori Ekzekutiv i “Ec Ma Ndryshe” , Hajrulla Ēeku, duke shtuar se fotografitė dhe dokumentari janė produkte tė punės 1 vit e gjysmė tė partnerėve nga pesė shtete, Greqi, Maqedoni, Serbi, Shqipėri dhe Kosovė.

Vjollca Aliu, drejtore e Departamentit tė Trashėgimisė Kulturore nė MKRS, nė fjalėn e saj ka pohuar pėrkushtimin institucional pėr mbrojtjen e vlerave tė trashėgimisė kulturore, duke u zotuar pėr vazhdimin e bashkėpunimit edhe me shoqėrinė civile. Me kėtė rast ėshtė thėnė se tė dhėnat e kohėve tė fundit tregojnė qė trashėgimia kulturore e Periudhės Osmane nė vendet e Ballkanit ėshtė nė rrezik, edhe qė konfliktet etnike e fetare vazhdojnė tė kėrcėnojnė rajonin.

“A Balkan Tale” synon tė stimulojė debatin publik pėrreth historisė sė Ballkanit, tė promovojė ndjenjėn e historisė sė pėrbashkėt tė bazuar nė fe e bashkekzistencė etnike, si edhe tė kontribuojė pėr aksesin publik edhe pėr ruajtjen e trashėgimisė kulturore. Ekspozita nė Prizren do tė jetė e hapur deri mė 31 maj.

http://www.zeri.info/artikulli/4/22/...gimise-osmane/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.5.2012, 23:02   92
allianz
 
Citim:
organizuar nga OJQ-ja EC Ma Ndryshe
= Soros.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.5.2012, 12:09   93
Helm
hvsh
 
Helm
 
Anėtarėsuar: 2.2007
Citim:
Vjollca Aliu, drejtore e Departamentit tė Trashėgimisė Kulturore nė MKRS, nė fjalėn e saj ka pohuar pėrkushtimin institucional pėr mbrojtjen e vlerave tė trashėgimisė kulturore, duke u zotuar pėr vazhdimin e bashkėpunimit edhe me shoqėrinė civile. Me kėtė rast ėshtė thėnė se tė dhėnat e kohėve tė fundit tregojnė qė trashėgimia kulturore e Periudhės Osmane nė vendet e Ballkanit ėshtė nė rrezik, edhe qė konfliktet etnike e fetare vazhdojnė tė kėrcėnojnė rajonin.
Ku kujtojnė se janė kėta, nė Azi? Prandaj shpallėm pavarėsi, pėr mbrojtjen e vlerave tė trashėgimisė kulturore SHQIPTARE.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.5.2012, 21:22   94
Citim:
Rindėrtimi i Xhamisė “Mustafa Ēelebi”, binjakėzim i kulturės islame dhe shqiptare

Xhamia “Mustafa Ēelebi” e cila ndodhet nė qendėr tė qytetit tė Strugės do tė rindėrtohet dhe atė pa u prekur pjesėt tė cilat dėshmojnė historinė dhe lashtėsinė e xhamisė, por qė me rinovimin do tė shndėrrohet nė njė objekt fetar i cili do tė prezantojė paralelisht dy kultura, kulturėn islame tė tė osmanlinjve tė lashtė dhe kulturėn e modernizuar shqiptare, kėtė e kanė deklaruar pėr “Zhurnal”, nga Muftinia e Strugės.

Kryetari i Muftinisė sė Strugės, dr. Ferat Polisi, deklaron se rindėrtimi i xhamisė do tė bėjė binjakėzimin e dy kulturave, islame dhe shqiptare, ndėrsa punimet do tė fillojnė ditėn e enjte nė xhaminė qė sipas tij simbolizon edhe logjikėn fetare nė Strugė dhe rrethinė. ai ka shtuar se Muftinia e Strugės nuk do t’i prishė pjesėt vitale tė xhamisė sidomos Minaren dhe gjithēka qė ėshtė histori e kėsaj xhamie dhe pjesėn shtesė tė xhamisė sė re ja pėrshtatim stilit dhe arkitekturės shqiptar. Kjo xhami do tė jetė gėrshetim i kulturės islame me atė shqiptare.Nga muftinia shtojnė se nė kuadėr tė projektit tė rindėrtimit tė xhamisė po ashtu do tė ngrihet edhe Sahat kulla e cila dikur ka ekzistuar nė afėrsi tė postės, po ashtu edhe Hamami i qytetit tė cilat janė ndėrtuar nė tė njėjtėn kohė me xhaminė, rreth shekullit XV.

Nga Muftinia e strugės kanė falėnderuar pėrzemėrsisht pėr mbėshtetjen e kėsaj ideje Bashkėsinė fetare silame dhe kryetarin Sulejman Rexhepi, po ashtu edhe kryetarin e Komunės sė Strugės Ramiz Merko, i cili ka kontribuar nė ēėshtjen e dhėnies sė lejes pėr realizimin e punėve ndėrtimore.

http://www.botasot.info/def.php?category=12&id=168841
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.5.2012, 19:21   95
Citim:
Kultura Shqipėri-Turqi, Universiteti BEDĖR temė studimore

Mes Turqisė dhe Shqipėrisė ka elmentė tė ngjashėm kulturore e studimore si shkak i mardhėnieve midis vendeve. Tė dhėnat, historiku dhe nė anėn tjetėr shkėmbimet studimore e kėrkimore mes vendeve janė evidentuar edhe nė konferencėn Ndėrkombėtare nė Gjuhė dhe Letėrsi me temė "Aspekte tė pėrbashkėta nė kulturėn turke dhe shqiptare” nga Departamenti i Gjuhės dhe Letėrsisė Turke nė Universitetin Hėna e Plotė-BEDĖR nė bashkėpunim me Universitetin e Prizrenit, Universitetin e Tiranės, Qendrėn Kulturore " Yunus Emre".

Nė konferencė studiues dhe akademikė nga Shqipėria, Turqia, Kosova, Maqedonia dhe Azerbajxhani kanė referuar mbi tema tė cilat fokusohen nė aspektet e pėrbashkėta nė kulturėn e dy popujve. Nė ceremoninė e hapjes ishin tė pranishėm akademikė, historianė, studiues tė gjuhės dhe kulturės, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė si dhe tė ftuar tė tjerė.

Kryetari i Konferencės, njėkohėsisht dhe pėrgjegjės i Departamentit tė Gjuhės dhe Letėrsisė Turke, Dr. Adem Ballaban, nė fjalėn e tij tha se kjo konferencė ėshtė njė mundėsi pėr studiuesit e kulturės, gjuhės dhe historisė qė tė shkėmbejnė ide dhe eksperienca nė disiplina, tradita dhe perspektiva tė ndryshme.

“Synimi i konferencės ėshtė evidentimi i aspekteve tė ndryshme nė tė dy kulturat, duke e parė "tė ndryshmen" si njė pasuri dhe mundėsi bashkėpunimi dhe jo si njė element ndarės. Kjo konfernecė ėshtė pėrbashkėt pėr kėrkimet turke shqiptare dhe pėr shumllojmshėrinė e tipareve tė kėtyre vendeve. Kjo ndodh sepse mes Shqipėrisė dhe Turqisė ka njė sėrė ngjashmėrish pėr shkak se shumė shqiptarė jetojnė nė Turqi dhe shumė shtetas turq po jetojnė nė Shqipėri"tha ai.

Rektori i universitetit tė Prizrenit Mazullum Baraliu, u ndal nė nevojėn e vazhdimit tė bashkėpunimeve mes universitete nė Shqipėri dhe atyre qė ndodhen nė Kosovė, duke theksuar se ky bashkėpunim do tė hapte mundėsi tė reja nė aspektin projekteve kėrkimore-shkencore.

Ndėrkohė nė fjalėn e tij para tė pranishmėve , rektori i Universitetit Hėna e Plotė- BEDĖR, Ferdinand Gjana theksoi se "pjesėmarrja e studiuesve tė disiplinave shoqėrore nė kėtė konferencė dhe larmia e kumtesave dhe dimensionit akademik do tė jenė njė kontribut nė aspektin shkencor dhe informativ, dhe do tė evidentojė ato vlera qė me kalimin e kohės krijuan njė marrėdhėnie tė ngushtė nė popull dhe qė kjo marrėdhėnie u pasqyrua edhe nė jetėn e pėrditshme, zakonet, traditat, mėnyrėn e jetesės, duke krijuar kėshtu pika tė pėrbashkėta".

http://www.ora-news.com/v2/index.php...id=45237&nid=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.5.2012, 21:21   96
Citim:
Ringrihet minarja e xhamisė sė Prezės, shembur nė 1967

Fillimisht njė kishė, pastaj xhami, pastaj e gjymtuar e mė nė fund pritet tė kthehet nė identitet. Xhamia shekullore e Prezės, e cila ka nisur tė ndėrtohet nė shek. XVI, ėshtė e para qė pėruron projektin e rikonstruksionit tė 5 xhamive nė Shqipėri. E ngritur mes gjelbėrimit dhe e rrethuar nga muret e kalasė sė shek. XIV, me njė stil ndryshe nga tė gjitha xhamitė qė jemi mėsuar tė shohim, ajo do tė mund t’i kthehet destinacionit tė dikurshėm.

Sipas specialistėve, ndėrhyrja do tė jetė komplekse, por ajo qė tė prek sė tepėrmi ėshtė ringritja e minares sė shembur nė vitin 1967, nė valėn e revolucionit komunist kundėr objekteve tė kultit.

Fillimet e kėtij projekti u bėnė tė njohura dje nė Kalanė e Prezės me praninė edhe tė ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Aldo Bumēi, koordinatorit tė Agjencisė Turke pėr Bashkėpunim dhe Koordinim, qė financon projektin Jahja Gylseven, kėshilltari pranė Kryeministrit, arkeologu Neritan Ceka dhe specialistė tė tjerė. Sipas ministrit Bumēi, restaurimi i 5 xhamive ėshtė vetėm faza e parė e projektit pasi nė bashkėpunim mė TIKA-n ėshtė rėnė dakord edhe pėr njė fazė tė dytė, e cila do tė pėrfshijė monumente tė tjera kulturore.

“Preza ėshtė shembull i qartė i vėnies sė trashėgimisė kulturore nė funksion tė turizmit”, tha Bumēi, duke e marrė atė si shembull si njė prej monumenteve tė para, ku ėshtė aplikuar procesi i rijetėsimit. Kėtu i referohej njė lokali modest me tavolina nė gjelbėrim.

Pesė xhamitė

Pėrmes njė fondi prej 4 milionė eurosh, xhamitė e para tė pėrzgjedhura pėr t’iu nėnshtruar restaurimit janė: xhamia nė Kalanė e Prezės, xhamia nė Pazarin e Krujės, xhamia e Nazireshesė nė Elbasan, xhamia e Plumbit nė Berat dhe xhamia e Iljaz Bej Mirahorit nė Korēė.

http://www.panorama.com.al/kulture/r...embur-ne-1967/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.7.2012, 21:23   97
Citim:
Hiqen suveniret shqiptare nga aeroporti “Adem Jashari”

Prishtinė, 29 korrik - Suveniret me simbole tė Kosovės janė hequr nga “freeshopi” i Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės, prej ditės kur e ka marrė atė nėn menaxhim njė kompani turke. Zėdhėnėsi i ANP-sė “s’ka ēka tė thotė pėr kėtė”. Ministrja Ēitaku, e cila nuk kishte qenė e informuar pėr kėtė fakt, ka thėnė se “kjo duhet tė ndryshojė menjėherė”, shkruan sot Koha Ditore.

Vetėm disa muaj mė parė, nė hapėsirėn e “blerjes sė lirė” nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės ka pasur me bollėk simbole tė Kosovės. Suvenire si Hyjnesha nė Fron, skulptura tė personaliteteve, si aso tė humanistes sė madhe shqiptare Nėna Terezė, presidentit historik tė Kosovės, Ibrahim Rugova, dhe tė heroit Adem Jashari, emrin e tė cilit e mban Aeroporti i Prishtinės, do tė mbushnin raftet e kėsaj hapėsire. Flamuj kombėtarė tė shqiptarėve e asi shtetėrorė tė Kosovės kanė qenė simbolet e tjera qė lehtė kanė mundur tė bliheshin aty.

Njė ish-punonjėse nė “freeshop”, e cila nuk deshi t’i pėrmendej emri, ka thėnė se kėto simbole kanė qenė ndėr mė tė kėrkuarat.

http://www.kohaditore.com/?page=1%2C13%2C109255
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.8.2012, 20:22   98
Citim:
Pėrurohet Tyrbja e Bajraktarėve nė Mazgit

Prishtinė, 10 gusht - Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe zėvendėskryeministri i Turqisė, Bekir Bozdag kanė pėruruar sot nė fshatin Mazgit afėr Prishtinės Tyrben e Bajraktarėve (Tyrbja e Gazi Mestanit) e restauruar nga Agjencia Turke pėr Bashkėpunim dhe Koordinim.

Ministri Krasniqi tha nė fjalėn tij se tyrbja ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e trashėgimisė kulturore tė Kosovės, e po ashtu ėshtė edhe njė vlerė globale pasi paraqet njė tė kaluar tė njerėzimit.

Ministri shtoi se Kosova ka njė trashėgimi qė shquhet pėr nga diversiteti. Ai tha se nė vitet e fundit nė fushėn e trashėgimisė ka pasur mjaftė zhvillime pozitive, si nė kuadrin e restaurimeve, gėrmimeve dhe angazhimeve tjera. Ministri deklaroi se MKRS nė obligimet e saj ka pasur mbėshtetės tė shumtė dhe me kėtė rast shprehu falėnderim pėr Agjencinė Turke pėr Bashkėpunim dhe Koordinim TIKA, qė ka dhėnė dhe po jep njė kontribut tė ēmuar nė fushėn e trashėgimisė por edhe nė segmente tjera tė jetės.

Bekir Bozdag tha se tyrbja vėrtetė paraqet njė tė kaluar dhe pos qė ėshtė njė trashėgimi e Kosovės, ajo ėshtė edhe njė vlerė e Ballkanit e mė gjerė.

Bozdag foli pėr rėndėsinė qė trashėgimia tė promovohet sa mė shumė tek gjeneratat e reja dhe qė tė shfrytėzohet si njė potencial i mirė pėr turizėm. Ai edhe njė herė shprehi gatishmėrinė e qeverisė turke qė tė vazhdojė tė ndihmojė Kosovėn, si nė aspektin politikė, ekonomik dhe atė kulturor.

http://koha.net/?page=1,5,111049
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.8.2012, 20:45   99
Citim:
Turqit premtojnė 500 mijė euro pėr restaurimin e Hamamit tė Vushtrrisė

Vushtrri, 11 gusht- I lėnė pas dorė tani e dy dekada, Hamami i Vushtrrisė apo siē njihet ‘banjo publike’, pas pak kohė do ta merr njė pamje krejt tjetėr. Kjo u bė e ditur pas njė vizite tė njė delegacioni turk qė po i bėnė Komunės sė Vushtrrisė tė cilėt premtuar investime prej 500 mijė eurove pėr restaurimin e kėtij objekti i cili i pėrket shekullit XV. “E mbajtėn fjalėn Turqit. Erdhėn me na ndėrtu Hamamin”, deklaroj njėri nga zyrtarėt komunal i cili tė shtunėn qėndrojė nė kėmbė rreth 40 minuta para objektit komunal nė pritje tė delegacionit turk, i cili pėrbėhej prej mė shumė se 20 anėtarėve.

Kėtij delegacioni i printe kryetari i komunės sė Mamak tė kryeqytetit tė Turqisė, Ankarasė, Mesut Akguli, e cila komunė kohė mė parė ėshtė binjakėzuar me Komunėn e Vushtrrisė.

Ai gjatė kėsaj vizite ka konfirmuar se pėrmes Agjencisė Qeveritare Turke pėr Bashkėpunim dhe Koordinim (TIKA), ėshtė punuar projekti i restaurimit tė Hamamit tė Vushtrrisė i cili vlerėsohet tė jetė nė vlerė mbi 500 mijė euro.

“Ne ka kohė qė kemi bashkėpunuar me TIKE-nė pėr renovimin e Hamamit tė Vushtrrisė (gazi ali beu). Ne kemi premtuar kohė mė parė pėr renovimin e kėtij objekti, ku tash unė mund tė them se pėr renovimin e tij janė ndarė mbi 500 mijė euro”, ka njoftuar kryetari i komunės sė Mamakut, Mesut Akguli. Nuk e dimė sa kohė do zgjatė pėrfundimi i kėtij projekti, sepse restaurimi i monumenteve tė trashėgimisė kulturore marrin kohė, por e rėndėsishme ėshtė se ka filluar kjo punė... ėshtė hartuar projekti qė brenda njė periudhe do tė realizohet, ku pas njė kohė ky Hamam do ta merr njė pamje krejt tjetėr”, ka shtuar ai.

http://koha.net/?page=1,5,111118
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.8.2012, 21:06   100
Citim:
Fletorja zyrtare "on line", ēdo ligj i publikuar nė internet

Tiranė - Fletorja Zyrtare do tė jetė "on line" nė internet. Ministria e Drejtėsisė me mbėshetjen e projektit turk "TIKA", po aplikojnė projektin qė do tė ofrojė jo vetėm trajnimin e stafit, por do tė mundėsojnė qė ēdo publikim i legjislacionit tė jetė "on line".

"Shpresojmė qė ky bashkėpunim tė vijojė dhe me zbatimin e fazės sė dytė dhe tė tretė pėr trajnimin e personelit dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, pėr mundėsimin e njė programi "softėere" i cili do tė mundėsojė botimin elektronik tė fletores zyrtare", u shpreh Ilir Kondi, drejtor i Qendrės pėr Publikimet Zyrtare.

Tashmė kanė pėrfunduar dy fazat e para tė projektit dhe pritet qė shumė shpejt, ēdo ligj do tė mund tė jetė edhe "on line". Pėrfaqėsuesit e projektit TIKA, vlerėsuan bashkėpunimin me minsitrinė e Drejtėsisė dhe Qendrėn e Publikimeve Zyrtare, nė ecurinė e aplikimit tė 2 fazave tė para.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/44755
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:52.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.