Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 1 > Verior
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 30.8.2011, 21:35   21
Citim:
Duhet shtuar presioni ndėrkombėtar mbi Serbinė pėr tė pagjeturit

Me rastin e 30 Gushtit - Ditės Ndėrkombėtare tė tė Zhdukurve, zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi premtoi angazhime shtesė tė institucioneve tė vendit pėr tė zbardhur fatin e tė pagjeturve, ndėrsa vlerėsoi se pėr njė sukses mė tė madh nė kėtė ēėshtje nevojitet edhe njė presion mė i madh ndėrkombėtar mbi Serbinė.

Pas takimit njė orėsh qė ka zhvilluar me pėrfaqėsuesit e Shoqatave tė Familjarėve tė tė Zhdukurve tė Kosovės, numri dy i Qeverisė tha se pėr tė mbyllur sa mė parė kėtė dhimbje, duhet angazhim i tė gjithėve, sidomos presioni ndėrkombėtar.

“Kosova ka arsye qė ta shėnojė, por ka arsye qė ta shėnojė nė mėnyrėn tjetėr, duke shtuar pėrkushtimet tona edhe si Qeveri edhe si individ, por besojė nė radhė tė parė edhe ne pėrkushtimin dhe presionin ndėrkombėtar mbi Serbinė qė tė dihet fati i tė pagjeturve qė janė mbi 1800 dhe tė cilėt i mungojnė familjeve tė tyre dhe unė e quaj se ėshtė njė dhimbje e pa mbyllur”, ka thėnė ai.

Sipas tij, deri mė tani nuk kanė munguar angazhimet e Qeverisė sė Kosovės, ndėrsa pėrmendi hartimin e ligjit pėr personat e pagjetur, i cili ėshtė nė lexim tė dytė nė Kuvendin e Kosovės.

Kuēi tha se festat dhe festa e sotme e Fitėr Bajramit ka kuptim, kur janė tė gjithė njerėzit dhe Kosova ėshtė e plotė dhe nuk ka dhimbjen pėr njerėz tė pagjetur ende.

Kurse drejtuesi i Kėshillit tė Asociacioneve tė Familjarėve tė Personave tė Pagjetur, Haki Kasumi tha se premtimet e marra nga zėvendėskryeministri Kuēi janė nė njė formė edhe urim pėr familjarėt qė kanė humbur mė tė dashurit e tyre.

“Nuk kėrkojmė asgjė jashtė ligjit, por kėrkojmė tė realizojmė njė tė drejtė elementare tonėn qė tė marrim informacion, gjegjėsisht tė dimė pėr fatin e njerėzve qė i kėrkojmė tash e 12 vjet, shpresojmė nga ky takim, nga kėto fjalė tė kalojmė nė vepra”, ka thėnė Kasumi.

Ndėrkaq pėrfaqėsuesi i familjarėve tė personave tė pagjetur pėr rajonin e Mitrovicės, Bajram Qerkini ka thėnė se pėr herė tė parė e ndien vetėn mė tė relaksuar, pasi qė janė takuar me njė person tė besueshėm.

“Tė gjitha kėto premtime qė u folėn numėr njė ėshtė zbardhja e fatit tė tė pagjeturve dhe do tė bėjmė ēmos”, ka Qerkini.

Pas kėtij takimi pėrfaqėsuesit e Shoqatave tė Familjarėve tė tė Zhdukurve tė Kosovės kanė bėrė homazhe para fotografive tė tė zhdukurve, tė cilat janė tė vendosura nė rrethojat e Kuvendit tė Kosovės. /kp/

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,15,61733
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.11.2011, 16:33   22
Citim:
Harrohen tė zhdukurit

Mė shumė se 12 vjet pas pėrfundimit tė luftės, qė pėr pasojė ka lėnė si njė enigmė tė pazgjidhur fatin e mijėra personave tė zhdukur, familjarėt e tyre janė tė pakėnaqur dhe tė zhgėnjyer me angazhimin e institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare sa i pėrket ndriēimit tė fatit tė tyre.

Haki Kasumi, udhėheqės i Kėshillit Koordinues tė Asociacioneve Familjare tė tė Zhdukurve tė Kosovės, thotė se kjo ēėshtje tanimė ėshtė politizuar si asnjėherė tjetėr mė parė.

“Ėshtė shqetėsues dhe dėshpėrues fakti qė pėr ēfarėdo qoftė zhvillimesh nė vend, ēėshtja e tė zhdukurve lihet pas dore”, thotė ai. Sė fundmi, sipas tij, ēėshtja e tė zhdukurve jo vetėm qė ėshtė lėnė anash, por edhe ėshtė harruar fare pas zhvillimeve nė veri tė vendit. Sidoqoftė, harresa e njėrės prej plagėve tė pambyllura tė luftės, Kasumi, mendon se ėshtė e pajustifikueshme.

Ai ėshtė i pakėnaqur jo vetėm me angazhimin e institucioneve vendore, por edhe me ato ndėrkombėtare, pėrkatėsisht me EULEX-in, i cili thotė se nuk ėshtė duke bashkėpunuar me palėn vendore sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje.

Pėr mė tepėr, Kasumi thotė se EULEX-i nė vazhdimėsi ka injoruar kėrkesat e shqiptarėve pėr hulumtimin e lokacioneve tė dyshimta pėr vendndodhjen e varrezave masive, ndėrkohė qė u ka dhėnė pėrparėsi dhe ėshtė angazhuar pa kufi pėr tė hulumtuar lokacionet e dyshimta, tė cilat i ka kėrkuar pala serbe.

Edhe Nysrete Kumnova, udhėheqėse e shoqatės “Thirrjet e Nėnave” nga Gjakova, thotė se kohėve tė fundit ka mbizotėruar njė heshtje e gjatė sa i pėrket ēėshtjes sė tė pagjeturve.

Ajo mendon se institucionet kanė bėrė fare pak punė pėr ndriēimin e fatit tė mbi 1.800 personave, qė akoma konsiderohen tė zhdukur.

Kumnova mendon se angazhimi i liderėve institucionalė ka qenė mė tepėr i nivelit deklarativ dhe se ata mė tepėr janė brengosur pėr mėnyrėn se si do tė paraqiten para medieve se sa qė tė angazhohen konkretisht pėr zbardhjen e fatit tė tė pagjeturve.

Ndonėse deri mė tani kėtė ēėshtje e kanė mbajtur gjallė vetėm ata qė janė goditur mė sė tepėrmi nga drama e zhdukjes sė njerėzve, familjarėt e tyre, tani pas mė shumė se njė dekade, edhe ata sikur janė lodhur.

Nga ana tjetėr, Prenkė Gjetaj, udhėheqės i Komisionit qeveritar pėr tė pagjeturit, nuk e pranon se institucionet kanė heshtur sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje. Ai thotė se ata nuk kanė reshtur sė punuari nė kėtė drejtim, por se rezultatet nuk kanė qenė ato tė dėshiruarat.

“Nuk do tė thosha se nuk ka angazhim”, ka theksuar Gjetaj.

Edhe ai, sikur familjarėt e tė pagjeturve, ėshtė shumė i pakėnaqur me angazhimin e EULEX-it nė kėtė drejtim, i cili ka krijuar njė lloj monopoli nė mbetjet mortore tė paidentifikuara nė morgun e Departamentit tė Mjekėsisė Ligjore.

Ai thotė se ka kėrkuar disa herė takim me pėrfaqėsuesit e EULEX-it nė DML dhe se ka kėrkuar informacione edhe sa u pėrket hulumtimeve qė kanė zgjatur mė shumė se 7 muaj nė Zhilivodė, ndėrsa ata nuk kanė ardhur asnjėherė pėr ta informuar komisionin pėr kėtė ēėshtje. Pėr kėtė arsye ai thotė se i ka njoftuar tė gjitha institucionet kompetente.

I revoltuar tej mase shprehet edhe Bajram Ēerkini, udhėheqės i shoqatės “Zėri i Prindėrve” nga Mitrovica, i cili thotė se EULEX-i jo vetėm qė nuk ėshtė angazhuar nė kėtė drejtim, por vetėm sa i ka penguar iniciativat e ndėrmarra nga familjarėt.

“Ata nuk po punojnė, ndėrsa tanėt po i durojnė”, ka thėnė Ēerkini.

http://www.zeri.info/artikulli/1/2/3...-te-zhdukurit/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.4.2012, 21:57   23
Citim:
EULEX nuk bėri asgjė pėr fatin e tė pagjeturve

Komisioni Qeveritar pėr Persona tė Zhdukur, i cili ishte mbledhur sot pėr tė prezantuar aktivitetet e tyre gjatė tre muajve tė kaluar, u pėrball me akuza tė ashpra nga familjarėt e personave tė zhdukur. Ata e akuzuan Komisionin se nuk po bėn asgjė pėr zbardhjen e fatit tė mė tė dashurve tė tyre.

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit pėr persona tė pagjetur, i cili njoftoi mbi aktivitetet e komisionit qeveritar pėr persona tė zhdukur gjatė periudhės tre mujore tė vitit 2012, u pėrball me reagime tė ashpra nga familjarėt e revoltuar tė cilėt edhe pas shumė vitesh, nuk dinin asgjė pėr fatin e familjarėve tė tyre.

Familjari Muharrem Pajaziti, teksa dėgjonte pėr aktivitetet e kėtij komisioni ka reaguar ashpėr duke kėrkuar qė tė bėhet diēka nė kėtė drejtim, pasi qė deri mė tani s’ėshtė bėrė asgjė dhe se kjo ēėshtje po vazhdon tė zvarritet.

“Pres pėrgjigje prej Eulex-iu, UNMIK-ut dhe nga ju zotėri. Mė vjen keq po s’kam ēka tė bėjė. Jam Muharrem Pajaziti, i kam 20 anėtarė tė vrarė, djalin 15 vjet. Kam dėshmi kam qenė i burgosur nėpėr burgjet e Serbisė, kam dėshmi tė Dubravės, Pozharevcit e Leskovcit se kush na ka mbyt. E Eulex bėn hajgare, merr shėnime, mbush letra. Ku janė? A s’jeni ka dini apo s’jeni ka doni, ēfarė ėshtė puna ta dimė se 12-13 vjet shkuan?”, tha ai.

Ndėrsa kryetari Gjetaj, tė cilit edhe iu drejtuan akuzat, pohoi se i kupton dhembjet e familjarėve tė personave tė zhdukur dhe se ata po bėjnė ē’ėshtė e mundur, e qė janė nė kompetencė tė tyre, pėr zbardhjen e fatit tė personave tė zhdukur.

“Tė gjitha kėrkesat e tuaja, prezantohen nė mėnyrė mė tė sinqertė dhe mė besnike, pėr ēėshtjen e ndriēimit tė fatit pėr persona tė zhdukur. Tė gjitha sepse fshehurazi asgjė nuk punojmė dhe gjithmonė me pėrfaqėsues tė shoqatave dhe familjarė tė personave tė zhdukur. Kėshtu qė, nė kėtė drejtim, nganjėherė duhet tė kontaktoni me pėrfaqėsues qė iu pėrfaqėsojnė, tė cilėt ju i keni zgjedhur”, pohoi ai.

Gjetaj po ashtu tha se nuk ėshtė bėrė mjaft nė kėtė drejtim dhe se as ata nuk kanė qenė tė kėnaqur me pėrgjigjet nga Beogradi nė raste kur ata i drejtohen institucioneve pėrgjegjėse. Ai tha se vazhdimisht bashkėpunojnė me EULEX-in, por janė gjykatat, prokuroria dhe policia pėr krime lufte, ku duhet tė trokitet sepse ai s’mund tė bėjė asgjė.

“Atje duhet tė trokitet, do tė isha i kėnaqur pėr tė iu ndihmuar, por unė s’mund tė ndihmoj”, tha ai..

Megjithatė Muharrem Pajaziti vazhdonte tė kėrkonte pėrgjegjėsi pėr kėtė ēėshtje, duke pohuar se familjarėt e tė zhdukurve mė nuk mund tė presin as Qeverinė, as Eulex-in dhe as UNMIK-un.

“Jo ti, por kėtu mund tė ndihmojė krejt Kosova. Kėtu mund tė ndihmojė Amerika. Kėtu janė fakte pėr me na ndihmu por s’jemi ka dojmė. A ka Eulex nė kėtė tubim. Dua edhe ata tė pėrgjigjen pyetjeve tona. Pse Eulex vjen mė pyet disa herė pėr rastin e Mehes, Dubravės e s’merr masa asgjė”, tha ai.

Edhe Bajram Ēerkini, pėrfaqėsues i shoqatės “Zėri i Prindėrve” nga Mitrovica pohoi se komisioni nuk po punon asgjė dhe se kėrkesat e tyre po hasin nė vesh tė shurdhėr.

“Komisioni po mundohet me punu po bash kurrgjė nuk po punon. Pėr familjarėt nuk ėshtė i duhur edhe pse jam vetė anėtar i komisionit qė dy muaj. Nuk ka punė qė kryhet vetėm fillohet, vetėm propozohet dhe flitet thua ti qė po mbajnė ligjėrata historike dhe aspak praktike. Kemi ngritur shqetėsime shumė herė, jo vetėm unė, po shumė familjarė, por ato po hasin nė vesh tė shurdhėr dhe ėshtė mbet njė ankth i madh tek familjarėt, tė cilėt ēdo ditė presin diēka tė re”, tha ai.

Ai po ashtu foli edhe pėr gjetjen e 55 trupave nė Mitrovicė, tė cilėt ishin gjetur me 19 dhjetor teksa po ndėrtohej njė rrugė, mirėpo edhe pėrkundėr kėrkese sė tyre sipas tij deri mė tani askush nuk ėshtė marrė me ta dhe se s’kanė marrė pėrgjigjej nga organet kompetente. Kėta trupa, sipas tij, janė vendosur nga familjarėt nė varret e martirėve nė Shipol dhe se me kėtė ēėshtje nuk ėshtė marrė as Qeveria dhe as Eulex-i edhe pse njė gjė e tillė ėshtė kėrkuar nga ta.

“Ta dini se 26 trupa kanė pasur ende gjak pėr fytyre, ta dini se ka pasur bėrllok mbi ta. Ka qenė njė tmerr shumė i madh dhe Qeveria nuk ka bėrė asgjė, pos njė takim se nuk ėshtė kompetencė e jona. Unė kam qu kėrkesė. Kėrkesėn e kam bėrė dhe nėse pėr njė kohė tė shkurtėr, nėse nuk mė japin pėrgjigjje unė sė bashku me familjarė, do t’i marrė dhe do t’i bijė para Qeverisė, ose do t’i dėrgojė nė Morgun e Mjekėsisė ligjore”, tha ai.

Ai mė tej pohoi se familjarėt mė nuk mund tė durojnė padrejtėsinė dhe duan gjėra konkrete

“Na zotni kryetar mund tė qesim pėrpara dhe tė shkojmė nė ato dyer qė s’po tė pėrgjigjen. Nėse je me ne familjarėve dhe jo me politikėn, e cila na kalbi. Pėrveē asaj qė na i mori mė tė dashurit dhe po na kalbin dhe familjarėt qė na kanė mbet po donė me na tranu dhe mos me tregu se ku ėshtė dera pėr me trokit ėshtė keq qaty ku shkon familjari ke me shku edhe ti”, tha ai.

Ndryshe, nė Kosovė ende janė 1780 persona tė zhdukur, pėr fatin e tė cilėve ende nuk dihet. Komisioni nė takimin e sotėm, mori vendim edhe pėr formimin e Kėshillit Organizativ pėr shėnimin e 27 prillit-ditės sė personave tė pagjetur.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,15,78676
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.5.2012, 21:44   24
Citim:
Kosova ka kėrkuar nga Serbia hapjen e arkivave tė gjenocidit

PRISHTINĖ- "Kosova i ka kėrkuar Serbisė hapjen e arkivave tė gjenocidit, pėr zbardhjen e fatit tė mijėra kosovarėve tė zhdukur gjatė luftės sė para mėse 13 viteve", tha sot zv/kryeministrja Edita Tahiri.

Nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės ka filluar “interpelanca me zv/kryeministren, Edita Tahiri lidhur me fatin e tė zhdukurve nė raport me bisedimet me Serbinė, nė Bruksel, sipas kėrkesės sė Grupit tė deputetėve nėnshkrues”.

Ajo tha se “ēėshtja e personave tė pagjetur ėshtė njė prej plagėve mė tė rėnda tė luftės agresore tė Serbisė ndaj Kosovės, e cila edhe pas 13 vjetėsh tė mbarimit tė luftės ende nuk ėshtė zgjidhur pėrfundimisht”.

“Nė bazė tė burimeve zyrtare janė ende 1 780 persona, fati i tė cilėve ende nuk dihet, nga gjithsej 6012 tė zhdukur nė mėnyrė tė dhunshme nga ana e forcave okupatore tė Serbisė”, theksoi zv/kryeministrja Tahiri.

Udhėheqėsja e delegacionit kosovar nė bisedimet Prishtinė-Beograd nė Bruksel tha se, “qeveria e Kosovės ka arritur qė ēėshtjen e tė pagjeturve ta ngrejė nė nivelin e BE-sė, duke e vendosur nė axhendėn e dialogut teknik, edhe pėrkundėr refuzimeve tė palės serbe”.

Ajo bėri tė ditur se ēėshtja e tė pagjeturve ėshtė diskutuar qė nė raundin e katėrt tė bisedimeve nė majin e para njė viti nė Bruksel, ku delegacioni i Republiks sė Kosovės ka paraqitur platformėn e qeverisė, dhe se ndėr kėrkesat keryesore ka qenė qė “BE tė marrė rol udhėheqės dhe garantues pėr zgjidhjen e plotė tė ēėshtjes sė personave tė pagjetur, duke fuqizuar procesin ekzistues pėrmes instrumenteve obligative qė detyrojnė Serbinė pėr tė bashkėpunuar dhe jo sabotuar zgjidhjen e kėtij problem”.

“Kemi kėrkuar qė tė hapin arkivat e gjenocidit, pėrkatėsisht arkivat e ish-ushtrisė jugosllave dhe tė mekanizmave tė tjerė tė pėrfshirė nė operacionet luftarake nė Kosovė, sepse jemi tė bindur se aty ėshtė adresa ku Serbia vazhdon t’i fshehė krimet”, theksoi zv/kryeministrja Tahiri nė interpelancėn qė po vazhdon.

Nė Kosovė, nė vitet 1998-‘99 forcat serbe vranė e masakruan mėse 12 mijė shqiptarė, e mijėra tė tjerė i zhdukėn nė pėrpjekje pėr fshehjen e krimeve duke i dėrguar e groposur edhe nė Serbi, apo edhe duke i djegur, dhe nė kėtė fushatė gjenocidale tė spastrimit etnik, rreth 1 milion shqiptarė janė dėbuar nga Kosova, shumica e tyre drejt Shqipėrisė.

Pas zbulimit tė disa varrezave masive nė Serbi, autoritetet e Beogradit kanė kthyer nė Kosovė mbetjet mortore tė 707 shqiptarėve nė 18 kontigjente tė veēanta, si dhe 90 qeske me mbetje mortore.

http://www.balkanweb.com/kosova/2686...dit-89048.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.5.2012, 21:04   25
Citim:
Familiarėt e tė pagjeturve dhe OJQ-tė do tė protestojnė tė martėn para Kuvendit

Prishtinė, 14 maj - Pėrfaqėsuesit e familjeve dhe OJQ-ve tė tė pagjeturve tė Kosovės kėrkojnė nga kryetari dhe deputetet e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės qė tė mos shfuqizojnė rekomandimet dhe votimin pėr kushtėzimin e bisedimeve me Serbinė deri nė zbardhjen e fatit tė tė pagjeturve.

Nė njė komunikatė pėr opinion pėrfaqėsuesit e familjeve tė tė pagjeturve dhe OJQ-tė njoftojnė publikun se “ se pėrfaqėsuesit e shoqatave tė tė pagjeturve do tė protestojnė para Kuvendit te Republikės sė Kosovės nė pėrkrahje tė deputetėve qė e kundėrshtojnė ndryshimin dhe votimin e rekomandimeve tė votuara nė seancat e fundit tė Kuvendit’. Ata kanė ftuar qytetarėt qė t’iu bashkohen nesėr ( mė 15 maj), nė protestėn qė do tė nos nė orėn 10:00 para Kuvendit tė Kosovės.

http://koha.net/?page=1,13,99411
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.3.2013, 21:15   26
Citim:
Ēėshtja e tė pagjeturve ėshtė ende larg pėr t’u zgjidhur

Prishtinė, 27 mars - Ēėshtja e personave tė zhdukur gjatė luftės sė fundit nė Kosovė, cilėsohet si “vrima e zezė” e traktatit tė mundshėm tė paqes ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. Janė rreth 1900 persona qė cilėsohen tė zhdukur. Pa zbardhjen e fatit tė kėtyre personave nuk mund tė ketė normalizim tė mirėfilltė tė raporteve Kosovė-Serbi. Pikėrisht pėr kėtė ēėshtje, nė traktatin e paqes qė Kosova po e kėrkon nė raport me Serbinė, parashihet kėrkim falja nga ana e Serbisė, sikundėr qė kėrkohet zbardhja e fatit tė personave tė zhdukur.

Ēėshtja e personave tė zhdukur gjatė luftės sė fundit nė Kosovė ėshtė diskutuar nė takimet e fundit ndėrmjet kryeministrit Hashim Thaēi dhe atij tė Serbisė Ivica Daēiq, mirėpo, rezultate nuk ka, tha rtk nė njė emision tė saj. Njohėsit e zhvillimeve politike thonė se ēėshtja e tė pagjeturve ėshtė ende larg pėr t’u zgjidhur dhe rrjedhimisht mund tė cilėsohet si “vrima e zezė”, e traktatit tė paqes ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.

Rreth 1900 persona akoma cilėsohet tė zhdukur fati i tė cilėve nuk dihet. Grupet punuese tė Prishtinės dhe Beogradit pėr vite me radhė nuk arritėn tė sigurojnė informacione tė sakta pėr fatin e kėtyre tė zhdukurve. E kryeministri Hashim Thaēi, kėtė ēėshtje po tenton ta pėrfshijė nė marrėveshjen eventuale tė pėrmirėsimit tė raporteve me Serbinė, nga dialogu politik qė po zhvillohet ndėrmjet dy vendeve. Zėvendės-kryeministri Hajredin Kuēi, thotė se Serbia ēėshtjen e tė zhdukurve nuk e ka trajtuar si ēėshtje humanitare pėr dallim nga Prishtina.

“Kjo ēėshtje ėshtė ēėshtje e qarte politike pėr Serbinė por ne thelb ėshtė ēėshtje humanitare. Serbia e shfrytėzon politikisht por ne duhet ta shfrytėzojmė ne kuptimin humanitar si ēėshtje qe duhet te identifikohet secili individ pa marre parasysh pėrkatėsinė e tij etnike”, thotė Hajredin Kuēi

Kuvendi i Kosovės ka kohė qė ka nxjerr njė rezolutė qė pėrcakton qartė linjat sesi duhet zhvilluar dialogu me Serbinė. Ēėshtja e personave tė zhdukur duhet tė trajtohet si pikė e veēantė nė kėtė dialog, thotė Shukran Novobėrdaliu, kryetare e komisionit parlamentar pėr ēėshtjen e personave tė zhdukur.

“Pa pasur bashkėpunim ndėrmjet tė dy shteteve nuk ka zbardhje tė fatit tė personave tė zhdukur. Nėse shembull supozohet njė lokacion pėr varrezė masive nė Rashkė dhe ėshtė ndėrtuar njė objekt mbi varreza ndoshta edhe qėllimisht pėr tė mbuluar gjurmėt, atėherė pa pasur bashkėpunim nuk mund tė zbulohet fati i kėtyre personave tė zhdukur”, thotė Novobėrdaliu.

Pėrderisa nė Kosovė shumė asociacione qeveritare dhe joqeveritare tash e rreth 14 vjet japin e marrin informacione, kėrkesa dhe ankesa nga familjarėt e tė zhdukurve, nė territorin e Serbisė, nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, nė thellėsitė e liqenit tė Peruēacit, nė ish-furrat e shkritoreve tė Zveēanit, vazhdon tė ndryjė i pazbuluar njė krim i madh mbi shqiptarėt.

Vetėm gjatė vitit 2012 janė identifikuar edhe 36 lokacione si varreza tė mundshme masive brenda territorit tė Kosovės ku pritet tė bėhen gėrmimet. Tė zhdukur vazhdojnė tė cilėsohen 1752 persona.

http://www.koha.net/?page=1,13,140251
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 21:45.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.