Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 26.6.2012, 23:48   41
Citim:
Deēani me hidrocentrale tė reja

Deēani do bėhet me tri hidrocentrale, duke pėruruar kėshtu kaskadėn e re tė hidrocentraleve nė lumin Deēan. Kėto objekte hidroenergjetike do tė ndėrtohen nga Kelkos–Energy nga Austria nė partneritet me Komunėn e Deēanit, ku vlera fillestare e investimit ėshtė 55 milion euro.

Zyrtarėt e Kelkos-Energy kanė pohuar se tė dy hidrocentralet me njė total prej 20 MW tė kapacitetit tė instaluar do tė prodhojnė rreth 60 GWh energji nė vit. Energjia e parė sipas tyre, do tė rrjedhė nė dimrin 2013.

Sipas tyre, pėrveē qė do tė krijohen shumė vende pune, dhe se sė bashku me hidrocentralin e planifikuar ‘Lumbardhi 2’ dhe hidrocentralin ekzistues ‘Lumbardhi’ do tė rezultoj nė lumin e Deēanit njė kaskadė e hidrocentraleve, e cila pėr njė vit prodhon rreth 115 GWh energji elektrike.

Kryetari i Komunės sė Deēanit, Rasim Selmanaj, ka thėnė se kjo ėshtė bėrė falė bashkėpunimit tė tė gjitha palėve.

“Do vazhdojmė tė bashkėpunojmė ngushtė nė implementimin e kėtij projekti dhe besoj se do arrijmė suksesshėm ta pėrmbyllin nė fazėn qysh ėshtė paraparė nga investitori”, ka thėnė ai.

Ndėrsa, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka thėnė se sektori privat ėshtė motor i zhvillimit ekonomik, dhe sipas tij, Kosova si njė shtet i ri, ofron shumė mundėsi, veēanėrisht nė sektorin e energjisė.

“Sot ėshtė njė ditė e veēantė pėr Kosovės, pėr qytetarėt e saj dhe pėr vendit tonė. Sot ne po vėmė gurthemelin e ndėrtimit tė hidrocentralit tė Belajės me njė kapacitetet fillestar prej 20 MW qė kap vlerėn prej 50 milionė euro, nė fazėn e parė. Ky projekt pritet tė rritet nė fazat e mėvonshme duke zgjeruar kapacitetet gjeneruese tė energjisė deri nė 100 MW qė nėnkupton njė investim deri nė 200 milionė euro”, ka thėnė ai.

Gurthemeli i kėtyre hidrocentraleve ėshtė vėnė nė hapėsirat afėr hidrocentralit ‘Lumbardhi’ nė Grykėn e Deēanit.

Sipas planeve, pritet qė rreth 50 mijė familje nė rajonin e Dukagjinit tė furnizohen me energji nga kėto hidrocentrale. /Kosovapress/.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,3,149166
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.8.2012, 21:28   42
Citim:
Shqipėri: Jepen me koncesion 5 HEC-e

Tiranė, 22 gusht 2012 - Kryeministri Sali Berisha, cili informoi pėr dhėnien me koncesion tė 5 hidrocentraleve, tė cilėt do tė jenė njė burim punėsimi dhe rritje tė ardhurash nė vend. Me kėto 5 hidrocentrale bėhen 330 mė shumė, pėr tė cilėt janė firmosur kontrata, kanė filluar ndėrtimet.

Nga 443 hidrocentrale qė parashikohen tė ndėrtohen nė mbarė territorin vendit, sipas tij ėshtė dėshmuar interes i madh nga biznesi pėr 331 prej tyre dhe ky interes vazhdon nė rritje.

“Nė kėto HEC-e me tė cilat ministria ka firmosur mbi 115 prej tyre, ka pėrfunduar ndėrtimi i 72 prej tyre. Kėto Hidrocentralet qė kanė pėrfunduar kanė kapacitet prej 125 megavat”- deklaroi shefi i qeverisė, i cili bėri me dije se nė shtator pritet tė bashkėngjitet dhe projekti mė i madh qė ndėrtohet deri tani qė ėshtė projekti i Ashtės, i cili nė llojin tij pėrbėn njė risi botėrore pasi ka numrin mė tė madh tė turbinave tė pėrdorur ndonjėherė.

Kryeministri Berisha i ka cilėsuar shumė tė rėndėsishme ndėrtimin e kėtyre veprave, jo vetėm pėr fuqizimin e sistemin energjetik, por sė pari janė njė sipėrmarrje e fuqishme punėsimi, cili ėshtė edhe prioriteti kryesor i qeverisė sė tij.

“Janė nė ndėrtim mbi 50 tė tjera, nė tė cilat janė tė punėsuar mijėra punėtorė inxhinierė dhe teknikė tė fushės. Pėr nė punėsimi mbetet pėrparėsi e tė gjitha pėrparėsive, por punėsimi i shpėrndarė falė kėtyre veprave ėshtė jashtėzakonisht i mirėpritur, pasi kėto janė vendosur kryesisht nė zonėn malore verilindore e juglindore tė vendit, zonė e cila ka probleme tė mėdha me tė ardhurat dhe punėsimin”- theksoi ai.

Mė tej Berisha shtoi se se kėto HEC-e rritin ndjeshėm tė ardhurat nė komunitetet lokale, por efekti dhe rezultati i tyre mė i qėndrueshėm dhe mė afatgjatė ėshtė sepse ato garantojnė shqiptarėt qė gradualisht Shqipėria shkėputet pėrfundimisht nga ndikimi injukturor i ēmimit tė energjisė, pasi energjia ujore ėshtė energjia me koston mė tė ulėt qė ekziston.

Gjithashtu ai informoi qė nė Shqipėri me kontratat e firmosura deri mė sot ėshtė firmosur ndėrtimi i veprave energjetike prej 1400 megavat, pra 20% mė shumė se kapaciteti ekzistues i sotėm dhe kapin njė investim mbi 2 miliardė euro.

http://www.kosova.com/artikulli/85328
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.8.2012, 21:21   43
Citim:
Jepen edhe dy hidrocentrale tė reja

Kėshilli i Ministrave miratoi dje nė mbledhjen e radhės sė qeverisė, pėrcaktimin e autoritetit kontraktues pėr dhėnien me koncesion tė hidrocentraleve “Qarr” e “Kaltanj”. Nisur nga ky vendim i ri, kreu i qeverisė Berisha u ndal gjerėsisht nė fjalėn e tij mbi nevojėn e kthimit tė vendit nė fuqi tė vogėl energjetike nė rajon.

“Nė Shqipėri, nė njė hark kohor 5-vjeēar janė ndėrtuar apo janė nė ndėrtim e sipėr kapacitete energjetike 20% mė tė mėdha se ato qė janė ndėrtuar nė tė gjitha kohėrat mė parė”, u shpreh kryeministri, duke kundėrshtuar dhe pėrfaqėsues sė medias, tė cilėt janė tė qėndrimit se kėto nisma nuk po rezultojnė efikase.

Kryeministri Berisha gjeti rastin tė theksonte se projektet e mėdha energjetike qė pritet tė vihen nė zbatim do tė shndėrrohen nė njė linjė tė rėndėsishme punėsimi pėr qytetarėt nė mbarė vendin.

“Kėto dy Hec-e ku investohen rreth 5 milionė dollarė do tė punėsojnė me dhjetėra banorė tė zonės nė radhė tė parė. Edhe kjo linjė ėshtė njė linjė kryesore punėsimi pėr shqiptarėt”, deklaroi kreu i qeverisė.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/0...trale-te-reja/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.9.2012, 14:14   44
Citim:
Pas shitjes sė ‘Albpetrol’ qeveria nxjerr nė shitje 4 hidrocentrale

TIRANĖ- Pas shitjes sė Albpetrol qeveria do nxjerrė nė shitje ditėn e hėnė 4 hidrocentralet, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulzėn dhe Shkopetin. Sipas News 24, tenderi do tė zhvillohet ditėn e hėnė ora 14:00 nė METE, ku do tė bėhet dhe hapja e ofertave.

Pak muaj mė parė qeveria vendosi qė t’i shkėpuste kėto 4 hidrocentralet nga varėsia e KESH dhe t’i nxirrte ato pėr privatizim. Ky ėshtė tenderi i dytė i madh pėr shitjen e aseteve shtetėrore qė zhvillohet pas tenderit tė privazimit pėr kompaninė e naftės Albpetrol, nė tė cilin vetėm pak ditė mė parė kompania amerikane Vetro Silk Roud Equity Ltd ofroi 850 mln euro. Qeveria ka zgjedhur IFC-nė si kompania konsulente pėr privatizimin e tyre.

Nga shitja e 4 hec-eve, qeveria pritet tė arkėtojė tė tjera para, tė cilat do tė ndihmojnė buxhetin nė kėtė periudhė tė krizės, pa qėnė e nevojshme tė rishikohet ashtu sic ka ndodhur vitet e mėparshme.

HEC-i Bistrica 1, i ndėrtuar mbi lumin Bistricė nė vitin 1963, ka 3 turbina, secila me kapacitet tė instaluar 7.5 MW dhe prodhim mesatar vjetor 165 GWh. Ndėrsa HEC-i Bistrica 2, po mbi lumin Bistricė i ndėrtuar nė vitin 1965 ka njė turbinė, kapacitet tė instaluar 5 MW, prodhim mesatar vjetor 135 GWh. Tė dy HEC-et nė Bistricė sė bashku kanė njė fuqi tė instaluar 29.5 MW. Ato janė nė gjendje tė mirė teknike, pasi para ca vitesh nė to banka gjermane KfW ka financuar 30 milionė euro kredi pėr fuqizimin e tyre.

Kuvendi miratoi nė 9 Qershor 2011 ligjin pėr privatizimin e 4 HEC-eve tė mesėm: Ulėz, Shkopet, Bistrica 1 dhe 2, ndėrtuar rreth viteve 50-tė tė shekullit tė kaluar, si tė parat vepra energjetike nė Shqipėri. Pas ndarjes tė tyre si asete nga KESH-i, kompania konsulente studjoi e pėrfundoi fazėn e studimit pėr pėrgatitjen e tyre drejt privatizimit, proces qė pėrfundoi nė pranverėn e sivjetme.

Nė 15 Maj, Komisioni pėr Vlerėsimin e Shprehjeve tė Interesit pėr privatizimin e 4 HEC-eve ftoi 3 kompani: "EVN", "VERBUND Hydro Power AG" dhe grupin francez "CNR & CN'AIR" pėr tė marrė pjesė nė privatizim pasi shprehėn interes pėr blerjen e aksioneve tė HEC-eve dhe qė plotėsonin kėrkesat e shpallura nė Tenderin Ndėrkombėtar.

Nė kėto kėrkesa pėrfshiheshin ēertifikata e regjistrimit, ēertifikatė nga gjykata, pasqyrat financiare tė vitit tė fundit financiar, informacion mbi eksperiencėn teknike dhe profesionale nė operimin e hidrocentraleve dhe marrėveshjen e bashkimit tė operatorėve (nė rast konsorciumi). Ndėr kriteret financiare qė duhet tė pėrmbushė ēdo kompani nė garė ėshtė dhe kushti qė tė ketė njė kapital mbi 25 milionė euro.

Nė fillim tė muajit ershor tė 3 kompanitė austriake dhe franceze, EVN (Austri); CNR & CN’AIR (Francė) dhe VERBUND Hydro Power AG (Austri) dhanė oferta mė tė ulėta nga parashikimi.

Nė 11 Korrik ministria e Ekonomisė vendosi tė shtyjė pėr nė datat 10 shtator garėn pėr shitjen e dy HEC-eve nė Bistricė dhe nė 13 shtator edhe pėr HEC-et e Ulzės dhe Shkopetit. Kjo shtryrje afati erdhi si pasojė e kėrkesės pėr mė shumė kohė nga kompanitė konkurruese.

Kėto privatizime vlerėsohen si hapa tė domosdoshėm pėr terheqjen e kapitalit dhe "know-how" tė investitorėve tė huaj. Me to synohet liberalizimi i mėtejshėm i tregut dhe rritja e konkurencės nė sektorin e prodhimit tė energjisė.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.9.2012, 21:11   45
Citim:
Nė Shqipėri u pėrurua hidrocentrali Ashta

Emri:  hoxqji36.jpg
Shikimet: 822
Madhėsia:  34,4 KBShkodėr, 18 shtator – U inaugurua sot hidrocentrali i Ashtės nė rrethin e Shkodrės, i cili do tė prodhojė energji elektrike pėr 100 mijė familje, ēka do t’i sjellė vendit energji tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar emergjencat.

Ky hidrocentral ėshtė i pari nė vend qė ndėrtohet me turbina tėrėsisht moderne, qė prodhojnė maksimalisht energji elektrike, duke shfrytėzuar nė maksimum kapacitetet ujore.

Puna pėr ndėrtimin e kėtij hidrocentrali ka nisur nė fillim tė vitit 2010, ndėrsa janė investuar 200 milionė euro. Ky ėshtė hidrocentrali i katėrt nga madhėsia nė Shqipėri, bėn tė ditur Starti. Hidrocentrali nuk do tė shkaktojė probleme nė mjedis, ndėrsa merret me koncesion nga austriakėt pėr njė periudhė 35-vjeēare.

Pas kėsaj, hidrocentrali i dorėzohet shtetit shqiptar. Impianti ėshtė ndarė nė dy pjesė: Ashta I, i cili prodhon energji me anė tė turbinave Hydro Matrix, dhe pas derdhjes, uji shkon me njė kanal rreth 5 km tė gjatė, ku shfrytėzohet sėrish pėr prodhimin e energjisė kėsaj here nė HEC-in Ashta II. Kapaciteti i Ashta 1 dhe Ashta 2 ėshtė rreth 53 megavat (MW) dhe ēdo vit do tė prodhohen rreth 240 milionė kilovat-orė energji elektrike.

Pėr ceremoninė e rasti ishte i pranishėm edhe kryeministri Sali Berisha, i cili deklaroi se sot inaugurohet njė kryevepėr e vėrtetė energjetike nė Evropė dhe mė gjerė. “Ky ėshtė hidrocentrali mė i madh qė ekziston sot me teknologjinė e turbinave Matrix. Hidrocentrali Ashta ka respektuar standardet mė tė larta mjedisore. Peshqit kanė kanalin e tyre tė veēantė qė tė ngjiten nga deti nė ujėrat e hidrocentralit. Ne inaugurojmė sot jo vetėm HEC-in me turbina Matrix mė tė madh nė botė, por edhe njė shkollė tė vėrtetė tė ruajtjes sė mjedisit. Ne inaugurojmė sot investimin mė tė madh tė energjetikės nė 30 vitet e fundit. Jashtė politikės nuk mund tė mos theksoj se kjo vepėr inaugurohet nė 100 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe nė kėto 100 vjet, cilido qė hedh sytė nė marrėdhėniet midis dy kombeve tona (me Austrinė) do tė gjejė marrėdhėnie tė shkėlqyera”, theksoi Berisha.

Kryeministri shtoi kjo vepėr energjetike i bashkohet njė etape tė rėndėsishme tė projekteve mė madhore: tė shndėrrimit tė Shqipėrisė nė njė superfuqi tė vogėl nė rajon. “Garantoj se qeveria do tė bėjė gjithēka pėr tė lehtėsuar klimėn e biznesit pėr ta bėrė Shqipėrinė sa mė miqėsore ndaj investitorėve tė huaj. Jemi tė bindur se kjo klimė e thellė qė ka pllakosur Evropėn dhe mė gjerė, ka vetėm njė zgjidhje; kjo zgjidhje qėndron nė mbėshtetjen e biznesit. Njė muaj mė parė, njė botim prestigjioz merrte dy shembuj: merrte vendin tim, qė pak vite mė parė radhitej i 84-ti, sot radhitet i 12-ti. Ambicia jonė ėshtė qė tek liria ekonomike qėndron i gjithė potenciali pėr tė pėrballuar me sukses kėtė krizė qė ka pllakosur Evropėn dhe mė gjerė”, shtoi ai.

http://koha.net/?page=1,14,115668
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.9.2012, 21:21   46
Citim:
4 HEC-t, shqyrtohet ndryshimi i statusit

Komisioni i vlerėsimit tė ofertave pėr privatizimin e 4 hidrocentraleve, Shkopet-Ulėz dhe Bistrica 1 dhe 2 po shqyrton mundėsinė e ndryshimeve nė ligj pėr funksionimin e kėtyre veprave. Sipas burimeve konfidenciale nga Ministria e Ekonomisė, komisioni po diskuton mundėsinė e dhėnies sė statusit si Prodhues tė Vegjėl tė Energjisė (PVE) dhe Prodhues tė Mesėm tė Energjisė (PME) kėtyre veprave. Nė kėtė mėnyrė, hidrocentralet dhe energjia e gjeneruar prej tyre nuk do tė kushtėzohej nga kontratat rregullatore tė lėshuara nga ERE.

Blerėsit e hidrocentraleve nuk do tė jenė tė detyruar t’ia shesin energjinė Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare. Por, nė rast se diēka e tillė ndodh, ēmimi do tė pėrcaktohet nga tregu. Ministria e Ekonomisė shpreson qė me ndryshimet e fundit tė arrijė njė vlerė minimale pėr shitjen e hec-eve nė 160 milionė euro, ose 2 milionė euro pėr MW, duke llogaritur rreth 80 MW fuqi tė instaluar qė kanė veprat. Nė tenderėt e zhvilluar mė 10 dhe 13 Shtator, asnjė nga kompanitė e interesuara pėr privatizimin e hidrocentraleve nuk paraqiti ofertė monetare, duke argumentuar se, nevojiten ndryshime nė ligjin pėr energjinė para se tė zhvillohet tenderi.

Disa nga kompanitė e interesuara kėrkojnė tė pėrdorin energjinė e prodhuar nga Hec-et pėr nevojat e tyre, si nė rastin e Hec Lanabregas qė u ble nga ndėrmarrja e Ujėsjellės-Kanalizime Tiranė, apo pėr ta eksportuar atė jashtė vendit me ēmime mė tė larta. Ndėrkohė, nė Ministrinė e Ekonomisė po vijohet me shqyrtimin e dokumentacionit tė kompanive qė synojnė tė privatizojnė Albpetrolin. Pritet qė sė shpejti Komisioni I Vlerėsimit tė Ofertave tė zyrtarizojė kompaninė fituese.

http://www.scan-tv.com//lajmet/vendi...-statusit.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.9.2012, 21:31   47
Citim:
Qeveria shpronėsime pėr HEC-et nė Devoll dhe krijimi i Zonės Ekonomike nė Elbasan

Kėshilli i Ministrave vendosi tė shpronėsojė njė sipėrfaqe toke me vlerė prej mė se 2 milionė eurosh. Vendimi i marrė nė mbledhjen e radhės urdhėron shpronėsimin, pėr interes publik, tė pronarėve tė pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga ndėrtimi, pronėsia, shfrytėzimi, mirėmbajtja dhe transferimi nė favor tė shtetit i projektit tė hidrocentralit, nė lumin Devoll. Pronarėt do tė kompensohen me vlerė tė pėrgjithshme shpronėsimi prej 278.146.846 lekėsh, ekuivalenti i mė se 2 milionė eurove.

Por, nuk do tė jetė buxheti i shtetit qė do tė paguajė pėr njė kalim tė tillė pronėsie. Fondi do tė pėrballohet nga fondet e kompanisė private austriake “Devoll Hydropoėer”, sh.a., po ashtu si dhe vlera e shpenzimeve procedurale tė shpronėsimit. Kompania ka marrė me koncesion ndėrtimin e njė grupi HEC-esh mbi lumin e Devollit, duke filluar nga rrethi i Korēės, deri nė grykėderdhje. Ky proces do tė fillojė mė 1 tetor, pėrcakton vendimi i qeverisė. Po ashtu, nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė, u vendos kryerja e

procedurave ligjore pėr dhėnien e statusit tė zhvilluesit tė zonės ekonomike, nė Elbasan ėshtė Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės. Sipėrfaqet e lira dhe objektet shtetėrore qė shtrihen nė zonėn ekonomike Elbasan, nė administrim tė Uzinės 12 dhe Ni-Co; Ndėrmarrjes sė Prodhimit tė Ēeliqeve; Ndėrmarrjes sė Seleksionimit tė Koksit dhe Metaleve dhe Kombinatit Energjetik, sh.a., tė jepen pėr zhvillimin e zonės ekonomike nė Elbasan me ēmimin 1 euro.

http://www.standard.al/index.php/eko...fleksibiliteti
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.10.2012, 21:56   48
Citim:
4 HEC-et serish nė shitje

Ministria e Ekonomisė do te nxjerre serish ne shitje 4 hidrocentrale, privatimin i te cilave dėshtoi ne fillim te muajit shtator. Numri dy i ministrisė se Ekonomisė Sokol Dervishaj thotė per Vizion Plus, se ende nuk eshte pėrcaktuar nje date konkrete, por tenderi pėr privatizimin e katėr veprave energjetike do te zhvillohet brenda ketij vit.

Sipas tij, nje hap i tille do te ndėrmerret pasi qeveria te marre vendim per rishikimin e formulės se shitjes. Tenderi per privatimin e katėr hidrocentralet, Bistrica 1 dhe 2 si dhe Uleza dhe Shkopeti dėshtoi pasi kompanitė e interesuara ne gare kishin shfaqur ankesa lidhur me formulėn e shitjes, e konkretisht per menyren se si do te operonin ne treg pas blerjes se tyre. Ndaj interesi i tyre nuk u konkretizua ne oferte konkrete ne garėn qe u zhvillua.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ret&Itemid=135
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.2.2013, 20:01   49
Citim:
"Kurum" blen aksionet e 4 HEC-eve, nėnshkruhet kontrata me METE

TIRANE- Shoqėria “Kurum International “ sha nėnshkuan me Ministrinė e Ekonomisė kontratėn pėr blerjen e 100% tė aksioneve tė 4 HEC-eve, pėrkatėsisht, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulėz dhe Shkopet.

Po sot ky vendim pėr blerjen e 100% tė aksioneve ėshtė miratuar edhe nga Kėshilli i Ministrave.

“Me VKM-tė nr. 26 dhe nr. 27, datė 09.01.2013, Kėshilli i Ministrave miratoi ofertat e shoqėrisė “Kurum International “ sha, si fituese pėr blerjen e 100 pėr qind tė aksioneve, pėrkatėsisht tė shoqėrisė “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha dhe shoqėrisė HEC Ulėz Shkopet sha, si dhe ngarkoi Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės tė negociojė dhe tė nėnshkruajė kontratat me kandidatin fitues”, theksohet nė deklaratėn e METE.

Kontratat do tė kalojnė mė pas pėr miratim nė Kėshillin e Ministrave e Parlament.

“Nė zbatim tė kėtyre vendimeve, mė datė 11 Shkurt 2013, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, nėnshkroi me kandidatin fitues shoqėrinė “Kurum International” sha, marrėveshjet pėrkatėse pėr blerjen e aksioneve tė shoqėrive “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha dhe “HEC Ulėz Shkopet” sha. Nė vijim tė procedurave, kontratat do tė kalojnė pėr miratim nė Kėshillin e Ministrave dhe organet e tjera pėrkatėse sipas ligjit, dhe sė fundi nė Parlament”, thuhet mė tej nė deklaratė.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.3.2013, 13:55   50
Citim:
Do tė ndėrtohen edhe 4 HEC-e tė rinj

Tiranė - Katėr hidrocentrale tė tjerė vendore pritet tė ndėrtohen nė zona tė ndryshme tė vendit, pasi sė fundi Qeveria miratoi ndėrtimin e tyre me procedura konkurrimi, duke miratuar dhe bonus me dy pikė kompanive kėrkuese.

Ndėr ta, ėshtė HEC-i i ri nė Malla do tė jepet pėr ndėrtim me koncesion tė formės BOT (Ndėrtim, Operim dhe Transferim) nga Ministria e Ekonomisė. Pėr kėtė objekt tė ri energjetik u miratua bonus me dy pikė pėr rezultatin teknik dhe financiar nė procedurėn pėrzgjedhėse konkurruese pėr shoqėrinė “Marsian Service”, sh.p.k.

Por nė kėtė zonė, vihet si kusht qė METE tė pranojė edhe oferta pėr tė gjithė pjesėn e lirė tė pellgut ujėmbledhės, i cili pėrfshihet nė skemėn e shfrytėzimit tė kėtij hidrocentrali. Gjithashtu do tė nisin procedurat ligjore pėr tė dhėnė me koncesion BOT ndėrtimin e HEC-it “Kryezi 3” nga METE dhe njė bonus prej 2 pikėsh pėr rezultatin teknik dhe financiar shoqėrisė “Oberaldi”, sh.p.k.

Edhe pėr kėtė HEC, ministria e Ekonomisė detyrohet qė nė procedurėn pėrzgjedhėse konkurruese pėr dhėnien me koncesion tė kėtij hidrocentrali, tė pranojė oferta pėr tė gjithė pjesėn e lirė tė pellgut ujėmbledhės. Me koncension BOT do tė jepet ndėrtimi i HEC-it “Shėngjon”, ndėrsa pėrfiton bonus prej 2 pikėsh pėr rezultatin teknik dhe financiar nė procedurėn pėrzgjedhėse konkurruese shoqėria “EDI-ENERGJI”, sh.p.k. Shoqėria "Ballenja kompani"sh.p.k pėrfiton dy pikė bonus pėr ndėrtimin me konēension tė tipit BOT pėr HEC-in t “Ballenjė”./Start/

http://www.gazetastart.com/index.php...hid=7662&cat=3

Citim:
Austriakėt nė energji, Abazaj: 85 mln euro pėr 2 HEC-e tė reja

Tiranė - Energjetika ėshtė sektori mė me interes pėr biznesin austriak, kryesisht nė ndėrtimin e hidrocentraleve. Nė muajin prill pritet tė nisė zbatimi i dy hidrocentraleve, njė nė Pėrmet dhe njė tjetėr nė Mat, investim qė kap vlerėn e 85 milionė eurove, ndėrsa kanė nisur procedurat pėr njė tjetėr investim prej 25 milionė euro, po nė ndėrtimin e hidrocentraleve.

"Ka bėrė tė mundur qė nė fund tė vitit 2012, tė sigurojė njė investim prej 80 mln eurosh, nė dy projekte tė vegjėl e tė mesėm, me kapacitet 8.6 Mė dhe njė me kapacitet 31.3 Mė. Dy hidrocentrale. Njėri ndodhet nė jug tė vendit dhe njėri ndodhet nė Shqipėrinė e mesme. Ne jemi duke pėrfunduar dokumentacionin kryesor pėr tė filluar edhe zbatimin e dy projekteve tė tjera, me njė kapacitet 15 Mė, qė pėrmbledh shumėn 25 mln euro",-thotė Sokol Abazaj, investitor IBA.

Sipas Abazajt, investitorėt austriakė po parqesin interes nė fusha tė tjera tė ekonomisė, si turizmi dhe infrastruktura, por preferenciale ėshtė ajo e energjetikės.

"Kushtet shumė tė favorshme tė Shqipėrisė nė drejtim tė energjetikės ose mė nė detaje, nė kapacitetet hidrike, janė shumė interesante. Pėrputh edhe interesat e kompanive austriake qė tashmė nė Europėn Qendrore janė faktori kryesor si nė ndėrtimin e HEC-eve edhe nė monitorimin e energjisė elektrike",-thekson ai.

Aktualisht nė vendin tonė zhvillojnė aktivitet ekonomik dhe tregtar 35 kompani austriake, kryesisht nė sektorėt e infrastrukturės, energjetikės, industrisė minerare, banka dhe sigurime.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/58309/ALB
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.3.2013, 23:59   51
Citim:
Haxhinasto: Ēmimi i shitjes sė HEC-eve, mbi mesataren

Tiranė, 4 mars 2013, NOA – Ministri i Ekonomisė Edmond Haxhinasto u shpreh sot nė mbledhjen e Kuvendit, ku po diskutohet pėr privatizimin e 4 hidrocentraleve, se ēmimi i shitjes sė tyre ėshtė mbi mesataren.

Duke ju pėrgjigjur akuzave tė deputetėve tė PS-sė, Haxhinasto u shpreh se vlera e kėtyre veprave energjetike ka rėnė, si pasojė ndėrtimit tė projekteve tė tjera. “Privatizimi ėshtė i nevojshėm edhe pėr lekė nė buxhetin e shtetit, por edhe pėr shkak tė investimeve. Hidrocentralet kėrkojnė kosto mirėmbajtje dhe riparimesh nė vlerė rreth 20 milionė euro. Nga pikėpamja strategjie rėndėsia e kėtyre HEC-eve ka rėnė, pasi janė nė ndėrtim shumė vepra tė tjera. Ēmimi ėshtė mbi mesataren e HEC-eve tė ngjashme. Ēmimi mesatar ėshtė 1.4 milionė ero pėr Megavat. 1.3 e ka Kanadaja, 1.4 e shitėm ne”, u shpreh Haxhinasto.

Ai u shpreh se procesi i privatizimit tė HEC-eve ėshtė parashikuar dhe nė projektet strategjike tė PS-sė nė vitet e mėparshme. “Sot diskutojmė pėr ratifikimin e procesit. Ligji i privatizimit ka dy vite qė ėshtė kaluar. Ėshtė edhe nė procesin strategjik tė PS, nė vitin 2002, ku thyhet se do tė kalohet edhe nė privatizimin e sektorėve strategjik tė energjisė”, tha ministri Edmond Haxhinasto.

Hidrocentralet qė do tė privatizohen ndodhen mbi lumin Mat dhe Bistricė. Privatizimi i hidrocentraleve: Bistrica, Bistrica 1, Ulza dhe Shkopeti janė kundėrshtuar nga ana e opozitės.

http://www.noa.al/news/artikull.php?id=286570
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.3.2013, 21:19   52
Citim:
Bllokohen paratė e shitjes sė 4 hidrocentraleve, “Kurum” ofron vetėm 78 milionė euro, kėrkon mbajtjen e TVSH

Shitja e katėr hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2, si dhe “HEC Ulėz Shkopet sh.a”, e miratuar vetėm pak ditė mė parė nė Parlament me votat e mazhorancės, ka ngecur sėrish nė njė problematikė, e cila duket se po mban peng derdhjen e parave nga kompania fituese. Pas njė tenderi tė dėshtuar fillimisht, katėr hidrocentralet iu shitėn nė njė tender tė dytė kompanisė turke “Kurum”, pėr 110 milionė euro.

U duk sikur kjo do tė ishte njė dorė e mjaftueshme pėr qeverinė nė kėtė kohė krize tė tejskajshme, por “Kurum” ka shfaqur njė pretendim tė papranueshėm nga pala tjetėr. Mėsohet se “Kurum” i ka ofruar qeverisė derdhjen e menjėhershme tė shumės prej 78 milionė euro, ndėrsa pjesa tjetėr 22 milionė euro tė tjera tė mos derdhet pėr t’u konsideruar si TVSH, tė cilėn do tė duhet ta rimbursonte mė pas qeveria.

E ndodhur nė kėto kushte, qeveria, mė saktė vetė Berisha ka kundėrshtuar ofertėn e “Kurum”, ndėrsa mėsohet se ky i fundit nuk tėrhiqet. Kėtu ka mbetur dhe ky privatizim aq i shumėpritur nga qeveria, e cila mė sė shumti duket se po mendon shlyerjen e borxheve ndaj biznesit.

Pėr HEC-et e Bistricės morėn pjesė nė garė 7 kompani, por “Kurum” ofroi vlerėn mė tė lartė prej 52 milionė eurosh. Edhe pėr HEC “Ulėz Shkopet”, “Kurum” ofroi 57 milionė euro, duke qenė oferta mė e lartė dhe fituese gjithashtu.

Kompania “Kurum” ėshtė njė nga biznesit mė tė mėdha nė vendin tonė dhe operon prej vitesh nė prodhimin e hekurit nė njė pjesė tė ish-Metalurgjikut nė Elbasan. Ndėrsa ka edhe njė licencė si furnizues i kualifikuar i energjisė elektrike.

http://www.sot.com.al/ekonomia/bllok...ro-k%C3%ABrkon
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.5.2013, 22:35   53
Citim:
HEC-et, “Kurum” gati tė paguajė paratė

Tė ardhurat nga privatizimi e 4 hidrocentraleve pritet tė arkėtohen brenda kėsaj jave. Pas thuajse dy javė negociata mes Qeverisė shqiptare dhe kompanisė turke “Kurum” ėshtė arritur nė njė marrėveshje, qė kompania tė derdhė nė llogari tė qeverisė shqiptare fondin prej 109.5 milionė euro. Burime nga grupi negociator i ngritur pranė Ministrisė sė Ekonomisė, bėjnė tė ditur se, tashmė ėshtė hartuar draft-marrėveshja mes Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve dhe “Kurum” pėr mėnyrėn se si do tė rimbursohet Tatimi i Vlerės sė Shtuar tė akumuluar nė vite nga administrata tatimore.

Aktualisht, vlera e njohur e TVSH-sė sė parimbursuar pėr kėtė kompani arrin nė 3 miliardė lekė. Burimet e mėsipėrme , bėjnė te ditur, se “Kurum” ka kėrkuar qė nė momentin qė tė arkėtojė vlerėn 109,5 milionė euro pėr llogari tė qeverisė shqiptare, t’i rimbursohet vlera e njohur e TVSH. Por, pėr tė realizuar kėtė kėrkesė tė “Kurum”, nuk ka asnjė bazė ligjore, prandaj ky “ngėrē” do tė marrė zgjidhje me njė vendim tė posaēėm tė Kėshilllit tė Ministrave, pėr mėnyrėn e arkėtimit tė tė ardhurave nga ky privatizim. Ky vendim tashmė po hartohet nga Ministria e Ekonomisė dhe pas miratimit nė Kėshillin e Ministrave, pritet tė vihet nė zbatim nga Ministria e Financave. Sipas afateve ligjore 11 Maji ėshtė limiti kohor pėr pagesėn e 109.5 milionė eurove.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...je-parate.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.5.2013, 22:32   54
Citim:
“Statkraft” nis punimet pėr ndėrtimin e HEC

Paraditen e sotme kryeministri Berisha mori pjesė nė pėrurimin e nisjes sė punimeve pėrgatitore pėr ndėrtimin e hidrocentralit tė Banjės nė rrethin e Elbasanit, njė nga tre veprat energjetike qė do tė ndėrtohen nė kaskadėn e lumit Devoll nga kompania norvegjeze “Shtatkraft”.

Kryeministri e vlerėsoi kėtė projektin mė madhor nė fushėn energjetike gjatė 30 viteve tė fundit, duke shtuar se me pėrfundimin e tij bėhet realitet premtimi pėr shndėrrimin e Shqipėrisė nė njė fuqi energjetike nė rajon. Projekti Hidroenergjetik i Devollit me vlerw totale prej mbi 800 milionė euro, do tė ketė njė kapacitet tė instaluar prej rreth 280 MW dhe pėrbėhet nga tre hidrocentrale dhe rezervuare, Banjė, Kokėl dhe Moglicė.

Hapi i parė nė zhvillimin e projektit hidroenergjetik tė Devollit ėshtė hidrocentrali i Banjės. Liqeni qė do tė krijohet do tė ketė njė sipėrfaqe prej afėrsisht 14 km² dhe rezervuari do tė shtrihet nga Banja deri nė afėrsi tė qytetit tė Gramshit. Diga ekzistuese e Banjės ėshtė nisur nė mesin e viteve 1980, por nė fillim tė viteve 1990 ndėrtimi i projektit u ndal dhe strukturat e projektit nuk u pėrfunduan.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...min-e-hec.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.5.2013, 22:29   55
Citim:
Katėr Hec-et, histori e privatizimi tė vėshtirė

Shlyerja e kėstit tė parė tė pagesės pėr privatizimin e katėr hidrocentraleve ka ēuar drejt mbylljes me sukses tė njė procesi tė gjatė dhe tė vėshtirė privatizimi. Nė mars tė kėtij viti, Kuvendi miratoi kontratat e shitjes sė hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2 dhe Ulėz e Shkopet, kompanisė turke “Kurum” kundrejt vlerės 109.5 milionė euro. Kėto katėr vepra energjetike prodhojnė nė vit rreth 550 mijė Megavatorė energji dhe kanė njė fuqi tė instaluar prej 80 Megavat.

Privatizimi u arrit pas katėr raundesh tė dėshtuara, ēka detyroi qeverinė shqiptare qė tė ndryshonte kriteret e garės. Edhe pasi mė nė fund u arrit tė gjendej njė blerės te kompania turke Kurum, mbyllja me sukses e procesit u vendos nė pikėpyetje. Kurum e kushtėzoi kryerjen e pagesės me rimbursimin e njė shumė prej rreth 3 miliardė lekėsh TVSH qė qeveria shqiptare i detyrohet. E gjendur pėrballė presionit tė blerėsit dhe rrezikut pėr tė dėshtuar nė njė tjetėr privatizim strategjik, qeveria e pranoi kushtin e kompanisė turke dhe vendosi dje tė zbresė vlerėn e TVSH-sė sė parimbursuar nga ēmimi i privatizimit.

Nė total, Kurum do t’i njihet si pagesė njė vlerė prej rreth 21 milionė eurosh TVSH e rimbursueshme. Kjo shifėr e ul shumėn qė kompania turke do tė derdhė direkt nė arkėn e shtetit nė rreth 88 milionė euro.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...-veshtire.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.5.2013, 22:08   56
Citim:
Bode: “Kurum” pagoi 57 milionė eurot e para

Kompania turke “Kurum” mė nė fund ka shlyer kėstin e parė tė vlerės sė privatizimit tė katėr hidrocentraleve. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha sot se tri ditė mė parė ‘Kurum’ ka paguar 57 milionė eurot e para, ndėrsa pjesa e mbetur do tė paguhet brenda dy javėsh. Ministri tha se tė ardhurat nga privatizimi i HEC-eve do tė shkojnė pėr tė ulur deficitin buxhetor shtesė, qė u krijua pėr tė shlyer detyrimet e prapambetura ndaj bizneseve. Zoti Bode tha se qeveria ka paguar gjatė kėtij viti rreth 105 milionė euro detyrime tė prapambetura. Pagesa e kėstit tė parė u bė vetėm pasi qeveria pranoi t’i njihte kompanisė “Kurum” njė vlerė prej 3 miliardė lekėsh TVSH e parimbursuar, qė do tė zbritet nga vlera e privatizimit tė HEC-eve prej 109.5 milionė eurosh.

http://www.mapo.al/2013/05/17/bode-k...-eurot-e-para/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.9.2013, 21:19   57
Citim:
Tiranė: Qeveria anulon 6 leje pėr hidrocentrale

Tiranė, 26 shtator 2013 - Qeveria ka zyrtarizuar anulimet e para tė koncesioneve, tė dhėna nė periudhėn e tranzicionit politik. Mministri i Energjetikės, Damian Gjinkuri, pėrmes njė urdhri ka vendosur tė anulojė gjashtė leje koncesionare pėr ndėrtimin e shtatė hidrocentraleve tė dhėna nga Qeveria paraardhėse e demokratėve nga 22 gushti deri mė 9 shtator.

Pėrmes urdhrit, Gjiknuri ka anuluar koncesionin e hidrocentralit Blac, i hapur nė datėn 22 gusht, ato tė HEC-eve Kaēinar dhe Lusen tė dhėna nė datėn 23 gusht, si dhe koncesionin e HEC-it Gafer i akorduar nė datėn 26 gusht. Lista vazhdon edhe me HEC-et Dushaj, Katundi i Vjetėr, Reja e Velės dhe Arsti.

Urdhri i anulimit konfirmohet edhe nė buletinin e fundit tė Agjencisė sė Prokurimeve Publike, raporton “Top Channel”. Kėto koncesione ishin shpallur me vendim nga qeveria e mėparshme, ku ishin pėrcaktuar edhe bonuset pėr shoqėritė e ndryshme private.

http://www.kosova.com/artikulli/98266
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:39.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.