Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 19.12.2008, 16:00   1

Shkrim i cituar Erik Hemp: Arbėrishtja e zhdukur


Citim:
Ishte Lufta e Dytė Botėrore. Asokohe, djalosh i ri, pa i mbushur ende tė 30-at, indoevropiani Eric Hamp, ra nė kontakt fare rastėsisht me gjuhėn shqipe. Nė njė librari tė Nju Jorkut, i bie nė dorė njė libėr i Gustav Majer. Fliste pėr Shqipėrinė. Pėr djaloshin Eric, gjithnjė i dhėnė pas gjuhėve indoevropiane, shqipja sigurisht qė pėrbėnte njė interes tė veēantė. Mė parė ai nuk kishte dėgjuar kurrė pėr Shqipėrinė. Mes studimeve tė shumta gjatė viteve tė tėra pune, gjuha shqipe ka vendin e saj pėr profesor Eric Hamp. Erdhi nė Shqipėri pėr tė parėn herė nė vitin 1992, pas rrėzimit tė diktaturės komuniste. Mė parė nuk e kishte njohur Shqipėrinė. Shqiptarėt e Shqipėrisė i njohu vėrtet vonė, por arbėreshėt e Italisė, Greqisė si dhe shqiptarėt e Maqedonisė i takoi herė pas here. Sot, nė moshėn 88-vjeēare, ai kthehet edhe njė herė nė Shqipėri. Ėshtė i ftuar nė simpoziumin shkencor ndėrkombėtar, i cili organizohet prej Qendrės sė Studimeve Albanologjike. Profesori amerikan pėrfaqėsohet me veprėn "Studime krahasuese pėr shqipen", botuar nė vitin 2007. Nė kėtė vepėr, Rexhep Ismajli ka pėrmbledhur artikuj tė ndryshėm tė Hamp kushtuar shqipes.

Nė studimet dialektologjike shqiptare, profesor Erik Hamp vlen si njė nga njohėsit mė tė mirė tė tė folmeve tė ashtuquajtura tė skajeve tė arbėreshėve tė Greqisė, tė arbėreshėve tė Italisė, tė zonave skajore gege nė Maqedoni e Mal tė Zi, nė tėrė brezin e tij. Ai ėshtė njė nga albanologėt e paktė qė ka vizituar pėr qėllime studimi tė gjithė fshatrat ku flitet arbėrishtja nė Greqi dhe nė Itali. Pėr Greqinė madje ai ka treguar materiale edhe pėr fshatra ku nuk flitet mė arbėrisht. Deri sot ai ka botuar disa studime, por ka akoma pėr tė botuar.

"Kam vizituar arbėreshėt e Italisė, arvanitasit, shqiptarėt e Maqedonisė etj. Kam folur pėr ta, pėr gjuhėn e tyre, por kam ende pėr tė botuar. Kam ende studime tė cilat dua t‘i bėj tė ditura", thotė me shqipen e tij tė ngadaltė, por tė qartė dhe tė pastėr profesor Hamp.

Pėr studimet e tij, tė karakterit tė fonologjisė historike tė shqipes, gjithnjė krahasuar me gjuhė tė tjera, ka rėndėsi jo vetėm se ai ėshtė mbėshtetur nė ligjėrime arkaike, siē janė ligjėrimet e arbėreshėve dhe arvanitasve, por edhe se e ka kapur gjendjen e shqipfoljes, tė folurit shqip nė disa zona ku sot nuk flitet mė shqip.

"Ai ėshtė jo vetėm studiuesi i shqipes nė kėto popullsi qė kanė mbijetuar nė rajone aloglote, por edhe ka pasuruar bazėn e tė dhėnave tė gjuhėsisė nė pėrgjithėsi. Ai ka arritur tė prekė ato probleme tė gjuhėsisė shqiptare, tė cilat edhe vetė gjuhėtarėt shqiptarė nuk kanė arritur t‘i prekin. Ai ka shkuar nė disa fshatra, duke mbledhur materiale aty", komenton studiuesi Shaban Sinani.

Edhe pse nė tė vėrtetė Hamp i ka realizuar kėto kėrkime pėr qėllimet e veta studimore, nė tė njėjtėn kohė ka pasuruar edhe arealin dialektologjik tė shqipes. Ndėrkaq, kryetari i Akademisė sė Arteve dhe Shkencave nė Kosovė, Rexhep Ismajli, i cili e ka njohur nė tėrėsi veprėn e Eric Hamp, kushtuar gjuhės shqipe por edhe gjuhėve tė tjera, thotė se Hamp nuk ėshtė studiues me njė rreze drejtimi.

"Hamp ka studime tė jashtėzakonshme pėr historitė dhe krahasimin mes kėtyre gjuhėve indoevropiane dhe tė tjera. Ėshtė njohės i shumė gjuhėve tė botės. Albanologjia ka fatin qė njė studiues i kėtij kalibri tė merret edhe me shqipen", thotė Ismajli. Ai thekson se nė studimet e Eric Hamp ka mjaft studime tė vlefshme pėr shqipen, qoftė pėr historinė, pėr etimologjinė dhe sidomos pėr dialektet skajore tė shqipes.

Ashtu si edhe studiuesi Sinani, Rexhep Ismajli vlerėson sidomos studimet e tij pėr arbėreshėt e Greqisė e tė Italisė. "Ai ka studiuar tė folurėn e arbėreshėve tė Greqisė, njė e folur qė tashmė ėshtė zhdukur. Pėr kėtė temė, profesor Hamp ka materiale tė mbledhura qė presin tė botohen. Ai ka shėnime pėr tė folurėn e disa fshatrave qė kanė folur arbėrisht mė herėt e qė sot nuk flasin mė", tregon Ismajli. Sipas tij, kėto tė dhėna, tė cilat presin tė botohen, janė njė dėshmi e rėndėsishme e gjuhės arbėreshe, qė po zhduket nė Greqi. Tė tilla materiale kanė rėndėsi tė madhe dialektologjike pėr shtrirjen nė hapėsira tė ndryshme.

"Nė Prishtinė kemi nxjerrė k vėllimin "Studime krahasuese pėr shqipen", qė mezi arritėm ta mbledhim. Mendoj se do ishte mirė tė botohen veprat e tij pėr shqipen dhe qė lidhen me tė, sepse ka teza qė njihen mė pak nė albanologjinė shqiptare, tezat pėr vendin e shqipes nė kuadėr tė gjuhės indoevropiane, nė fazat mė tė hershme tė saj, qoftė edhe para 500 vitesh, ajo qė quhet parashqipe", shprehet Rexhep Ismajli.

"Ai ėshtė marrė edhe me toponimet historike tė gjithė hapėsirės shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė tė Dardanisė, pėrfshi kėtu burimin e emrit Prizren dhe Prishtinė (qytet i ngritur pranė lumit) dhe krahasimin e rrėnjėve kuptimore, semantike tė tyre me gjedhe tė ngjashme te keltėt dhe te sllavėt", shton Shaban Sinani.

Duke nisur qė prej vitit 1950, profesor Eric Hamp vazhdimisht ka vizituar fshatra tė ndryshme tė Greqisė e Italisė, ku gjenden arbėreshė e arvanitas. Ai ėshtė fonetikan i klasit tė parė. Hamp ka mbrojtur doktoraturėn nė Harvard me studimin pėr sistemin fonetik tė arbėrishtes sė Vakaricės. Doktoratura e tij u botua para dhjetė vitesh nė Itali dhe bėn pėrshkrimin e plotė tė njė tė folme pėr sa i pėrket fonologjisė. Duke qenė njė studiues amerikan, ai e ka pasur tė vėshtirė pjesėmarrjen nė veprimtaritė albanologjike nė Shqipėri. Mė i pranishėm ka qenė nė Kosovė.

Profesor Eric Hamp ėshtė anėtar nderi i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=55606
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.12.2008, 16:02   2
Citim:
Teza mbi ilirishten? Hamp na gėzon

Nė ditėn e parė tė konkursit pėr veprėn mė tė mirė albanologjike u prezantua libri “Studime krahasuese pėr shqipen” i profesorit tė Universitetit tė Ēikagos, Eric Pratt Hamp.

Botimi i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės ėshtė nė kategorinė e kėrkimeve gjuhėsore ku jo gjithmonė mund tė presėsh tė papritura shkencore. Vepra nė fjalė, dhe sidomos referati gojor qė mbajti Hamp, u vlerėsuan nėn zė dhe jo pa entusiazėm dje nė Hotel Tirana. Ai argumenton origjinėn ilirishte tė shqipes.

Duke pasur parasysh pėrcaktimet jo tė sakta qėjanė bėrė mbi pozicionin e shqipes deri mė sot ai kėrkoi qė tė njihen kėto gabime. Ajo qė i serviret lexuesit nė kėtė botim ėshtė njė studim i detajuar i gjuhės tonė nė rrafsh krahasimtar, qė pėrfshin gramatikėn, studimet dialektore, historike, marrėdhėniet e saj me gjuhėt fqinje, etj.

Profesori 88-vjeēar i pranishėm nė paraqitjen e librit e konsideron gjuhėsinė si mbretėreshėn e shkencave humane.

Eric Hamp ka nisur ta studiojė shqipen qė nė vitet ’50 tė shekullit tė kaluar. Cilėsohet si njohės i mirė i tė ashtuquajturave tė folme skajore, si dialekti i arbėreshėve tė Greqisė dhe Italisė, tė zonave skajore gege nė Maqedoni dhe Mal tė Zi.

Studimet i marrėdhėnive tė gjuhės shqipe me gjuhėt e Ballkanit, dhe sidomos i raporteve me gjuhėn rumune tė cilat kanė rėndėsi tė posaēme nė studimet e tij.

Prof. Rexhep Ismajli, referuesi i veprės sė Hamp-it nė kėtė konkurs dhe pėrkthyes i njė pjese tė “Studime krahasuese pėr shqipen”, shprehet qė albanologu amerikan ėshtė nė linjėn e paraardhėsve qė mbėshtesin tezėn e shqipes prej ilirishtes. Pėr rėndėsinė qė kanė deklaratat e djeshme tė Hamp-it, vazhdim i koncepteve qė mbron nė veprėn e mėsipėrme, gjuhėtari shqiptar nga Kosova i jep nė kėtė intervistė notėn maksimale.

Ku bazohet Prof. Hamp-i pėr tė provuar se gjuha shqipe ėshtė pasardhėse e ilirishtes?

Tezat e tij tė botuara nė shumė periodikė ndėrkombėtarė pohojnė se gjuha shqipe ėshtė pasardhėse e ilirishtes. Kjo e fundit sipas Prof. Hamp-it ka pasur njė lidhje tė ngushtė me gjuhėn romake. Ju e dėgjuat krahasimin e shembujve qė ai solli pėr fjalė si thika nė shqip dhe sika nė latinisht, ngjashmėritė nė kuadėr tė grupit veri indoevropiane tė gjuhėve indoevropiane dhe nė aspektin ballkanik.

Pastaj nė faza mė tė vona nė lidhje me ilirishten dhe me bllokun e gjuhėve tė vjetra ilire ku hyn edhe mesapishtja. Ai pėrmend disa fjalė pėr shembull si sibina kur krahason sibina nė latinishte me thupėr tė shqipes. Ka edhe ndonjė fjalė tjetėr tė ngjashme. Hamp ėshtė njė etimolog i klasit tė parė nė botė dhe natyrisht qė kjo na gėzon sepse shohim qė etimologji tė tilla qė ndonjėherė mund tė jenė pėrmendur nė albanologji sot marrin edhe vlerėsimin e tij.

Ju i quajtėt risi pėr albanologjinė deklaratat e tij tė sotme?

Pas vitit 1966 e mė pas ai kishte njė dilemė lidhur me ilirishten sepse nė kėto 40 vjet pėr ilirishten ka pasur njė tendencė sipas tė cilės ilirishtja qenkėsh njė emėrtim qė nuk shpreh njė gjuhė tamam. Natyrisht qė profesor Hapm-i ka kontribute tė jashtėzakonshme nė studimin e raporteve tė shqipes me mesapishten dhe tani po e rikonfirmon gjithė kėtė duke e lidhur me ilirishten. Njė vit mė parė, nė njė artikull tė tij ai u shpreh i sigurt se shqipja dhe mesapishtja janė tė lidhura mes tyre.

Ndryshimi ėshtė se mesapishtja ka ardhur mė herėt nė gadishullin e Ballkanit. Kjo do tė thotė se paraardhėsja e shqipes ėshtė ilirishtja, dhe ėshtė ajo qė i ka pasur lidhjet e drejtpėrdrejta me mesapishten. Ēėshtja ėshtė pak komplekse por ėshtė shumė e rėndėsishme nė zhvillimin e shkencave albanistike nė raport me qėndrimet qė janė mbajtur disa herė nė diskutimet evropiane.

A mund tė merren si tė vėrteta shkencore fjalėt e prof. Eric Hamp-it?

Prof. Hamp nuk thotė ēdo gjė, ai shpreh vetėm ato pėr tė cilat ėshtė i sigurt. Ėshtė e vėrtetė qė etimologjinė pėr sibinat nuk e ka publikuar mė parė, por pėr prejardhjen e gjuhės shqipe ka deklaruar dhe ka shkruar shumė artikuj dhe studime.

Nė njė tė ardhme do tė ketė njė botim shkencor qė do tė pėrfshijė kėto teza?

Ekzistojnė mjaftė botime nė lidhje me kėto teza. Edhe vetė zoti Hamp kashumė shkrime, disa prej tyre janė pėrkthyer nė librin “Studime krahasuese pėr shqipen”, ndėrsa disa tė tjerė janė shpėrndarė nė revista shkencore shumė tė rralla dhe ky ėshtė njė handikap pėr albanologjinė, dmth fakti qė bibliotekat tona nuk kanė mundėsi qė t’i sigurojnė.

Me cilėt nga paraardhėsit ėshtė mė afėr me pikėpamjet qė shfaq?

Ka shumė. Ka njė histori qė daton qė nė shekullin e 18, nga Johan Tunman dhe pastaj nė botėn e sotme pas Ēabejit kemi Vaclav Cimochoėski etj. Tė gjithė ata qė janė marrė me albanologjinė nė njė farė mėnyre janė nė kėto rrjedha tė tė menduarit. Prof. Hamp-i ka kėtė avantazh qė depėrton shumė mė thellė nė interpretimet para indoevropiane dhe tė gjitha kėto lidhje i bėn bashkė

Nesėr ėshtė votimi pėr veprėn mė tė mirė albanologjike, ju ēfarė note simbolike do t’i jepnit veprės?

Mė tė lartėn.

http://www.shekulli.com.al/news/53/A...008-12-19.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:04.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.