Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Lindor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.12.2009, 18:35   21
Citim:
LSDM-ka akuzon pėr zgjidhjen e statusit tė ish-UĒK-sė

Statusi i ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė shkaktoi pėrplasje gjatė mbledhjes sė Komisionit parlamentar pėr punėn dhe politikėn sociale mes deputetes opozitare Radmilla Sheqerinska dhe ministrit Xhelal Bajrami.

Opozita maqedonase akuzon VMRO-DPMNE-nė dhe BDI-nė se pėrmes projekt-ligjit pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr invalidėt civilė tė luftės, synojnė tė zgjidhin edhe statusin e ish luftėtarėve tė UĒK-sė.

“Kur lexoj, shoh kompensime pėr invalidėt civilė tė luftės dyfish mė tė larta. Invalidėve tė civile nuk u takojnė dyfish mė shumė, prandaj me tė drejtė do tė fillojnė spekulimet nė opinion. Do tė fillojmė edhe ne tė spekulojmė se mos ndoshta ato 30-40 milion denarė nė fakt janė lėnė anėsh qė tė zgjidhet kjo ēėshtje”, tha Radmilla Sheqerinska, deputete e LSDM-sė.

Pėrgjigjet ministri Bajrami, i cili nuk pajtohet me konstatimet e Sheqerinskės:

“Nė ēdo deklaratė timen dhe nė ēdo deklaratė tė bashkėpartiakėve tė mi ėshtė thėnė se ne pėr atė kategori tė qytetarėve do tė gjejmė njė lloj zgjidhje. Do tė gjejmė zgjidhje pėr mbylljen e kėsaj ēėshtje, pa thėnė asnjėherė se do tė miratojmė ligj tė posaēėm e kėshtu me radhė”.

Ndėrsa, Sheqerinska replikoi:

“Ju thoni se asnjėherė nuk kemi thėnė se do tė bėjmė njė ligj tė posaēėm pėr ish luftėtarėt e UĒK-sė por se do tė gjejmė zgjidhje. Ēfarė ėshtė ajo zgjidhje, do tu jepni materiale nga kuvendi, nuk do tua zgjidhni problemin, do tu jepni para, paratė duhet tė jenė tė parashikuara nė buxhet. Ju nuk do tu jepni para nga xhepi, do tu jepni para nga buxheti i shtetit, pėr tė cilin mendoj se ėshtė mė korrekte tė pėrgatitni ligj dhe tė ndiqet procedura ligjore dhe pėr tė tė diskutojmė se sa ju ti fshihni ato fonde nėpėr shkallė tė ndryshme dhe pastaj tė thoni se nuk pėrgatitėm ligj por gjetėm zgjidhje. Kjo ėshtė shkelje e procedurės ligjore dhe shkelje e rregullave tė buxhetit”.

Zgjidhjen e statusit tė ish luftėtareve tė UĒK-sė kohė mė parė pėrveē ministrit Bajrami e paralajmėroi edhe vetė lideri i BDI-sė, Ahmeti, sipas tė cilit deri nė fund tė kėtij viti do tė gjendet njė zgjidhje pėr kėtė kategori qytetarėsh.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/21478.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.12.2009, 20:54   22
Citim:
Shteti s'ka dhurata pėr fėmijėt e ushtarėve tė UĒK-sė

Statusi i ish ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK)
ka mbet pa u zgjedhur edhe nėntė vjet pas pėrfundimit tė konfliktit tė armatosur nė Maqedoni. Nė ndėrkohė qė pėr palėn tjetėr (branitellat) ka Ligj tė posaēėm tė miratuar menjėherė pas konfliktit, pėr ish luftėtarėt e UĒK-sė, dėshmorėt, invalidėt dhe familjet e tyre nuk ka asgjė.

Pėr ēdo Vit tė ri, ndėrmarrjet e mėdha publike dhe private ndajnė pako me dhurata pėr fėmijėt e “branitellave”, ndėrsa pėr fėmijėt e dėshmorėve nuk kujdeset askush.

Pėr ēdo vit, presidenti i Republikės, Ministri i Mbrojtjes dhe ministra tė tjerė u dhurojnė pako me lodra dhe baba dimra fėmijėve tė “branitellėve”, ndėrsa fėmijėt e dėshmorėve shqiptarė nuk i kujton askush pėrveē tė afėrmve tė tyre.

Partitė politike shqiptare hynė e dalin nga Qeveria, dhe pėrveē premtimit qė japin nė fushatat parazgjedhore, nuk bėjnė asgjė pėr kėta njerėz qė sakrifikuan mė tė shtrenjtėt e tyre.

Kryetari i Organizatės sė Veteranėve tė Luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (OVL-UĒK), Besim Hoda thotė se gjithēka do tė ndryshojė nė momentin kur shqiptarėt do tė pėrfaqėsohet nga njerėz dinjitoz, nga njerėz qė janė nė gjendje tė sakrifikojnė pėr tė mbrojt dinjitetin e shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe dinjitetin e atyre qė derdhėn gjakun nė veēanti.

“Pėrderisa pėrfaqėsuesit tanė nuk do tė jenė nė gjendje tė sakrifikojnė karriget pėr tė mbajtur premtimin e dhėnė gjatė fushatave, ose pėr tė pas dinjitet pėr fjalėn qė japin, nuk do tė ketė asnjė zgjidhje”, tha Hoda pėr “Lajm”, duke shtuar se ėshtė e turpshme pėr shqiptarėt qė nė kohėn kur kemi dy shtete, tė gjendemi nė kėtė situatė.

Hoda thotė se pėrfaqėsuesit politik shqiptarė nuk mbrojnė interesat e popullit qė i ka votuar, por mbrojnė vetėm interesat personale.

“Vini re deklaratat kontradiktore qė i japin dhe pa pikė turpi kur janė demantuar nga bashkė qeveritarėt, ose nga pronarėt e tyre, ata nuk turpėrohen aspak dhe me tė dėshmojnė se janė aty vetėm pėr interesa personale dhe asgjė tjetėr”, thotė ai, duke shtuar se ata nuk janė nė gjendje tė bėjnė asgjė dhe shkelin edhe mbi dinjitetin e vet.

Hoda thotė se tendenca pėr tė siguruar njė pension ose ndihmė gjithmonė ėshtė vetėm nė aspektin humanitar dhe kjo ėshtė shumė ofenduese pėr tė gjithė shqiptarėt, sepse, siē thotė ai, fundi i fundit ata familje kanė dhenė mė tė shtrenjtėn.

“Na mbetet neve si shqiptarė qė tu dalim nga borxhi. Do tė jetė ofenduese edhe ndihma humanitare nė mėnyrė personale ose individuale, pėr shkak se, e gjithė ajo qė u bė shkon kot dhe kthehemi nė kohėn para 2001, sepse ky shtet vlen dhe funksionon vetėm pėr maqedonasit dhe jo edhe pėr shqiptarėt”, theksoi Hoda.

Ai beson se ka politikanė dinjitoz tė cilėt do tė mund tė zgjidhnin statusin e ish ushtarėve tė UĒK-sė dhe do tė zgjidhnin problemet e shqiptarėve nė Maqedoni. Deri mė tani, nė qeveri kanė qenė tė gjitha llojet e partive shqiptare, por nuk kanė bėrė asgjė.

Njė vit mė parė nė prag tė Vitit tė ri, nė disa familje tė ish dėshmorėve, trokitėn forcat speciale tė maskuara, duke u shkaktuar atyre, edhe njė traumė mė tepėr.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2766.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.1.2010, 16:46   23
Citim:
Radikalizohet UĒK-ja, kėrcėnon me rikthim tė vitit 2001!

Shkup, 8 janar- Kryetari i Shoqatės sė Veteranėve tė Luftės (SHVL), Fazli Veliu thotė se janė duke parė mundėsinė e strategjisė sė pėrbashkėt pėr zgjidhjen e statusit tė ish-ushtarėve tė UĒK-sė, por nėse sė shpejti nuk gjendet njė zgjidhje, atėherė ata do t’i pėrsėrisin veprimet e vitit 2001.

“Nėse statusi i luftėtarėve tė lirisė nuk zgjidhet, ne do t’i pėrsėrisim veprimet tona tė vitit 2001”, tha kryetari i kėsaj shoqate, Fazli Veliu. Ai sqaron se SHVL gjatė gjithė kohės i ka qėndruar dhe do t’i qėndrojė pranė kėtyre njerėzve pėr tė siguruar kushtet ekzistenciale.

“Ne me shoqatėn e kemi vazhduar veprimtarinė pėr plotėsimin e kushteve ekzistenciale dhe kushteve pėr vetė ngritjen tonė kombėtare nė kuadėr tė shoqatės, sė bashku me disa atdhetarė, pėr tė rregulluar kėtė ēėshtjen pėr familjet e dėshmorėve. Ne kemi vepruar gjatė gjithė vitit duke dalė edhe nė hapėsirėn tjetėr tė trungut natyror tė shqiptarėve, nė Shqipėri dhe Kosovė pėr t’i mbajtur familjet deri nė momentin e zgjidhjes sė statusit tė dėshmorėve tė kombit”, tha Fazliu.

Ndėrsa pėr deklaratat e Ministrit tė Punės dhe Politikės Sociale, Xhelal Bajrami, se deri nė fund tė vitit 2009 do tė zgjidhet statusi i ish-ushtarėve tė UĒK-sė, Veliu tha se Bajrami duhet tė tregojė se ku e ka gjetur atė burim se gjoja paska zgjidhje.

“Ai duhet tė tregojė se nga i ka marrė ato informata. Ndėrsa ne do tė qėndrojmė prapa familjeve tė dėshmorėve dhe tė plagosurve tė lirisė, pėr tė parė mundėsinė e strategjisė sė pėrbashkėt tė statusit dėshmor i atdheut”, theksoi Veliu pėr gazetėn Lajm nė Maqedoni.

Nė fund tė muajit tetot tė vitit 2009, Ministri i Punės dhe Politikės Sociale, Xhelal Bajrami paralajmėroi se statusi i invalidėve dhe familjeve tė ish pjesėtarėve tė UĒK-sė do tė rregullohet deri nė fund tė atij viti.

“Bisedimet me partnerin e koalicionit kanė nisur dhe shpresoj se nė fund tė vitit do tė gjejmė njė zgjidhje qė do tė jetė e pranuar nga ajo kategori e qytetarėve”, pati deklaruar Bajrami.

Menjėherė pas kėsaj ai u demantua nga zėvendėsministri i tij dhe ish-ushtarėt e UĒK-sė sėrish mbetėn pa asnjė zgjidhje.

Nė anėn tjetėr, statusi i “branitellave” ėshtė rregulluar menjėherė pas konfliktit. Ata kanė favore shumė tė mėdha, si pėr shembull kanė banesa, janė punėsuar, fėmijėt e tyre arsimohen pa para, madje edhe nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,7932
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.1.2010, 22:38   24
Citim:
PDSH akuzon Qeverinė se po e shkel Ligjin e amnistisė

Qeveria nuk po respekton Ligjin pėr amnisti dhe pėr pasojė shumė ish-pjesėtarė tė UĒK-sė po pėrfundojnė nė burgje, ka vlerėsuar PDSH-ja opozitare, duke fajėsuar pėr kėtė partinė shqiptare nė Qeveri.

Por, BDI-ja ka hedhur poshtė akuzat, duke shtuar se Ligji pėr amnisti do tė respektohet dhe se pėr kėtė janė nė kontakte me partinė e kryeministrit Gruevski.

Partia Demokratike Shqiptare ka drejtuar njė sėrė akuzash ndaj Bashkimit Demokratik pėr Integrim nė Qeveri, duke e akuzuar pėr paaftėsi nė qeverisje dhe pėr pasojė pėrkeqėsimin e pozitės sė shqiptarėve nė Maqedoni.

PDSH-ja konsideron se me arrestimet e fundit tė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė, Qeveria po shkel rėndė Ligjin pėr amnisti, duke e bėrė tė pasigurt lėvizjen, por edhe jetėn e tyre.

“Jemi dėshmitarė se kjo qeveri ka intensifikuar represionin ndaj ish-pjesėmarrėsve nė konfliktin e vitit 2001. Nė rastin ‘Punėtorėt e Mavrovės’, me burgosjen e Shkodran Idrizit dhe Kadri Sulejmanit, ajo shkeli ligjin, i cili pamundėson ēfarėdo ndjekjeje penale pėr pjesėmarrėsit e konfliktit tė vitit 2001”.

“Pėrgjegjėsit e kėsaj katrahure, me pafytyrėsi dhe papėrgjegjėsi totale, japin deklarata idioteske, se gjoja kjo qenka tentim pėr tė hapur katėr rastet e Hagės, pėrderisa pėr ēdo ditė arrestohen tė akuzuar tė tjerė”, tha Imer Aliu, deputet dhe anėtar i Kryesisė sė PDSH-sė.

Pikėrisht, paralajmėrimet nga pala maqedonase pėr hapjen e rasteve tė konfliktit tė vitit 2001, qė janė kthyer nga Haga, ishin njė nga arsyet qė PDSH-ja tė braktisė Kuvendin e Maqedonisė, duke e kushtėzuar kthimin me miratimin e njė vendimi pėr mbylljen pėrfundimtare tė proceseve gjyqėsore, qė kanė tė bėjnė me konfliktin e 2001-shit nė Maqedoni.

Duke komentuar akuzat e Partisė Demokratike Shqiptare, koordinatori i Grupit Parlamentar tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Tahir Hani, u shpreh:

“PDSH-ja, nga pozicioni opozitar, bėn gjykime tė pabaza, pasi qė qėndrimi i BDI-sė ėshtė shumė i prerė dhe shumė i qartė, se Ligji pėr amnisti duhet tė respektohet, pasi Kuvendi i Maqedonisė ka miratuar kėtė ligj, i cili do tė respektohet. Nė kėtė drejtim, nuk ka asnjė dilemė, se kėto raste do tė mbyllen me Ligjin e amnistisė”, deklaroi Hani.

Ndėrkohė, ekspertėt pėr ēėshtje juridike vlerėsojnė se arrestimet e fundit janė nė kundėrshtim me Ligjin pėr amnisti.

Juristi Rufi Bakiu tha se arrestimet e fundit dhe hapja e proceseve tė reja gjyqėsore mund tė ndėrlikojnė situatėn e pėrgjithshme nė Maqedoni.

“Mendoj se kjo mė tepėr ėshtė njė presion politik, sesa qė ka tė bėjė me ndjekjen e procedurave tė reja juridike pėr tė ndjekur ish-pjesėtarėt e UĒK-sė”.

“Mendoj se ėshtė e pabazė pėrsėritja e proceseve gjyqėsore nė Maqedoni, me vetė faktin e miratimit tė Ligjit tė amnistisė, qė nėnkupton lirimin nga ndjekja tė tė gjithė personave qė kanė qenė pjesėtarė tė kėtij konflikti, pasi kjo ēėshtje ėshtė procesuar nė Gjykatėn e Hagės dhe si proces konsiderohet i mbyllur”, deklaroi Rufi Bakiu.

Pėrveē rastit pėr keqtrajtimin e punėtorėve tė njė firme ndėrtimore nė vitin 2001 nga, siē thuhet, ish-luftėtarėt shqiptarė, nė procedurė gjyqėsore janė edhe katėr raste tė tjera, qė nėse hapen, nė bankėn e tė akuzuarve do tė gjendeshin tė gjithė drejtuesit e lartė tė ish-UĒK-sė, qė tani drejtojnė partinė Bashkimi Demokratik pėr Integrim.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=43466
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.1.2010, 22:43   25
Citim:
Xhelal Bajrami hesht pėr statusin e UĒK-sė

Statusi juridik i ish ushtarėve tė UĒK-sė dhe invalidėve tė luftės vazhdon tė mbetet i pazgjidhur. Ministri i Punės dhe Politikės Sociale, Xhelal Bajrami, i cili disa herė gjatė vitit tė kaluar premtoi se kjo ēėshtje do tė merr fund deri nė fund tė vitit 2009, tani nuk ka pėrgjigje pse nuk u realizuan paralajmėrimet e tij gjatė vitit qė shkoi. Madje, ai nuk dėshiron tė pėrgjigjet nėse kjo ēėshtje do tė zgjidhet edhe gjatė kėtij viti.

Nė tentim pėr t’i ikur pyetjes pėr statusin e UĒK-sė, Bajrami tė mėrkurėn nuk lejoi pyetje jashtė temės qė kishte thirrur konferencėn me gazetarė, e qė kishte tė bėnte me zvogėlimin e shpenzimeve nė financimin kapital tė sigurimit pensional.

Ministri i Punės dhe Politikės Sociale deklaratėn e “famshme” pėr rregullimin e ēėshtjes sė luftėtarėve shqiptarė tė vitit 2001 deri nė fund tė vitit 2009 e pati bėrė pas njė konference ku promovoi fushatėn kundėr dhunės ndaj grave.

Deklaratėn e Bajramit menjėherė e pėrgėnjeshtroi kryeministri Gruevski madje edhe zėvendės ministri i tij. Shoqatat e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė dėshpėruar nga mosmbajtja e premtimeve nga ana e ministrit janė skeptikė se problemi i tyre do tė zgjidhet edhe kėtė vit.

Nga partia shqiptare nė opozitė Demokracia e Re, thonė se ministri Bajrami nuk ka kapacitet pėr zgjidhen e kėsaj ēėshtje.

“Shumė me urgjencė duhet tė sillet ky ligj, sepse familjet e dėshmorėve dhe invalidėt e luftės janė nė njė situatė shumė tė rėndė, kurse ushtarėt e UĒK-sė vazhdimisht burgosen dhe dėnohen nė mėnyrė tė pakuptimtė. Kjo ėshtė tallje me familjarėt e dėshmorėve dhe invalidėt e luftės po ashtu edhe me ish-ushtarėt e UĒK-sė”, tha Abedin Zyberi, deputet i DR-sė.

Paaftėsia e ministrit Xhelal Bajrami, pėr tė zgjidhur statusin e pjesėtarėve tė UĒK-sė ka zhgėnjyer edhe disa nga bashkėpartiakėt e tij, nga radhėt e Bashkimit Demokratik pėr Integrim. Deputeti integrist Fazli Veliu, ditė mė parė kritikoi partnerėt e koalicionit pėr anashkalimin e zgjidhjes sė kėsaj ēėshtje.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2959.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.2.2010, 04:44   26
Citim:
Veliu: Ligji pėr UĒK-nė nė duar tė Ali Ahmetit

Tetovė, 17 shkurt - Kryetari i Shoqatės sė Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė dhe deputeti i BDI-sė, Fazli Veliu ka theksuar se Ligji pėr statusin e familjeve tė dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės sė UĒK-sė i ėshtė lėnė nė duar kryetarit tė partisė sė tyre, Ali Ahmeti.

“Ai e ka kėtė ēėshtje nė duart tė tij dhe presim zgjidhjen e shpejtė. Tė mos biem mė pre e manipulimeve dhe mashtrimeve tė bėra nga qeveritarėt maqedonas”, ka theksuar Veliu, me rastin e shėnimit tė nėntė vjetorit tė fillimit tė konfliktit tė vitit 2001 nė Maqedoni.

Lidhur me deklaratat e ministrit tė Punės dhe Politikės Sociale, Xhelal Bajrami, se sė shpejti do tė miratohet ligji i tillė. Veliu ka shtuar se deklaratat e ministrit janė konfuze dhe se ato do tė sqarohen pranė Shoqatės.

“Ne presim qė tė ofrojnė zgjidhjen e tyre dhe pastaj japim vlerėsimet e tona. Nuk duam qė tė vonohet kjo ēėshtje. Si vėrejtje pėr kėtė ėshtė edhe letra e fundit drejtuar kryeministrit Gruevski dhe Qeverisė”, ka theksuar Veliu.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,12084
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.2.2010, 21:09   27
Citim:
Vazhdon heshtja pėr UĒK-nė

Statusi i ish-ushtarėve tė UĒK-sė nė Maqedoni ende nuk ėshtė duke u zgjidhur edhe pėrkundėr premtimeve tė njėpasnjėshme. Ministri i punės dhe politikės sociale, Xhelal Bajrami ka vazhduar tė heshtė edhe pse vetė kishte deklaruar nė pėrfundim tė viti 2009 se ky problem do tė rregullohet me ligj.

Edhe pse “Lajm” ka pritur dy ditė pėr tė marrė pėrgjigje nga Bajrami pėr kėtė ēėshtje, zėdhėnėsja e MPPS-sė, Erzana Jakupi ka pohuar se nuk ka ndonjė sqarim. “Ende nuk ka pėrgjigje pėr pyetjet tė cilat i keni parashtruar”, tha Jakupi.

Por, durimi dhe rreziku nga moszgjidhja e statusit tė ish-ushtarėve tė UĒK-sė, nė veēanti tė familjeve tė dėshmorėve shkon duke u rritur.

“Gjendjen mė tė vėshtirė e kanė sidomos familjet e dėshmorėve. Kemi disa raste kur i vetmi krah i punės qė ka qenė nė nj familje, ka dhėnė jetėn pėr liri. Ne kemi diku rreth 27 familje tė dėshmorėve qė janė pa asnjė anėtar tė familjes tė punėsuar dhe gati pasi asnjė ndihmė”, tha Besim Hoda, kryetar i Organizatės sė Veteranėve tė Luftės (OVL) tė UĒK-sė.

Ai ka akuzuar subjektet politike shqiptare, qė nėntė vite me radhė nuk po arrijnė ta mbyllin kėtė kapitull.

“Shqiptarėt vazhdojnė tė trajtohen nė kėtė shtet si njerėz tė rangut tė dytė. E dhimbshme ėshtė se kjo dėshmon paaftėsinė e subjekteve politike shqiptare, tė cilat jo qė nuk kanė arritur tė zgjedhin problemin, por shpesh diēka kanė deklaruar dhe i kanė ngrėnė fjalėt e tyre. Nė kohė tė fundit ata as nuk turpėrohen me atė qė thonė. Shohim njė dorėzim total tė subjekteve politike shqiptare”, tha Hoda.

Gjeneza e problemit sipas kreut tė OVL-UĒK-sė ėshtė qė nga nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Ohrit.

“Pas ēdo konflikti duhet tė bėhet pajtimi i palėve tė cilat ishin pėrfshirė nė konflikt. Fatkeqėsisht nė Maqedoni kjo nuk ndodhi, edhe pas zotimeve qė u bėnė pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit. U kompensua vetėm njėra palė e pėrfshirė nė konflikt, edhe atė pala fajtore, ndėrsa shqiptarėt mbetėn viktime si gjithmonė”, tha Hoda.

Ndryshe, njė prej premtimeve tė PDSH-sė e cila u fut nė qeveri nė vitin 2006 ishte se do ta zgjedhė statusin e ish-ushtarėve tė UĒK-sė brenda gjashtė muajve qė nuk arriti ta mbajė njė premtim tė tillė.

Pas futjes nė qeveri tė BDI-sė, gjithashtu njė prej premtimeve tė elektoratit ishte se do tė marrė fund njėherė e pėrgjithmonė statusi i ish-ushtarėve dhe invalidėve tė luftės tė rėnė nėn emblemėn e UĒK-sė.

“Ushtarėt e UĒK-sė janė lėnė nė mėshirė tė fatit, jo vetėm qė pėr ata nuk kujdeset askush pėr t’i risocializuar, por mė e keqja ėshtė sepse njė numėr i tyre janė nėpėr burgje. Ata kanė frikė edhe kur dalin nė rrugė, sepse arrestohen. Fatkeqėsisht kjo heshtet edhe nga kreu i luftės”, tha nė fund Hoda.

Edhe pėrkundėr disa deklaratave tė funksionarėve aktual se ky problem deri nė fund tė vitit 2009 do tė zgjidhet, akoma familjet e dėshmorėve presin tė hutuar.


Hoda: Mund tė ketė konflikt mes ish-ushtarėve tė UĒK-sė

“Mund tė ketė situata konfliktualiteti brenda pėr brenda ushtarėve tė UĒK-sė tė cilėt ndjehen totalisht tė pambrojtur nė kėtė shtet dhe absolutisht tė paorganizuar meqė janė lėnė nė mėshirė tė fatit”. tha Hoda.

Kėtė ai e sqaroi me argumentin se shteti mund tė jetė iniciatori i kėsaj dukurie.

“Nė pamundėsi tė mbrojtjes nga asnjė institucion, ose nga vet kreu i UĒK-sė, ne i dimė strukturat shtetėrore tė cilat kanė qasje totale anti-shqiptare dhe tė bėjnė presion tė ushtarėt e UĒK-sė qė ata tė akuzojnė njėri tjetrin pėr tė gjetur mbrojtje nga vetė pushteti”, tha Besim Hoda, kryetar i OVL-UĒK-sė.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/3514.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.3.2010, 19:54   28
Citim:
Bajrami 'harroi' UĒK-nė!

Ministri i punės dhe politikės sociale, Xhelal Bajrami, i cili premtoi zgjidhje tė statusit tė ish-ushtarėve tė UĒK-sė nė vitin 2009, edhe pas tre muaj ai vazhdon tė heshtė.

Edhe pse nė njė mbledhje tė kėshillit mė tė gjerė tė BDI-sė, Fazli Veliu ia tėrhoqi vėrejtjen Bajramit se nuk po arrin tė zgjidhė statusin e ish-ushtarėve tė UĒK-sė, ai pėrsėri refuzoi tė jep pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje.

Nė njė konferencė shtypi gjatė ditės sė diel, Bajrami nuk ka pranuar t’i pėrgjigjet “Lajm”-it, me arsyetimin se kjo ėshtė pyetje jashtė temės. Ndėrkaq, nė kėtė konferencė Bajrami bėri tė ditur se disa institucione shtetėrore qė nga muaji i ardhshėm do tė punojnė tė shtunėn e parė tė muajit.

“Ky vendim u soll nga fakti se njė pjesė e madhe e qytetarėve tė punėsuar janė tė detyruar qė tė mungojnė nė punė pėr t’i kryer nevojat e tyre lidhur me nxjerrjen e dokumenteve, parashtrimin e kėrkesave pėr realizimin e ndonjė tė drejte dhe ngjashėm. Andaj menduam qė punėt do tė lehtėsohen nėse institucione tė caktuara punojnė gjatė tė shtunės sė parė tė muajit”, tha Bajrami.

Ai shtoi se institucionet qė do tė punojnė tė shtunėn e parė tė muajit tė ardhshėm janė Ministria e Bujqėsisė, Drejtoria e tė Hyrave Publike, Ministria e Punėve tė Brendshme, Qendra pėr Punė Sociale si dhe Drejtoria pėr Udhėheqjen e Librave Amė.

Tė punėsuarit do tė marrin tė njėjtėn pagė ngase ata qė e punojnė ditėn e shtunė do tė pushojnė ditėn e hėnė.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/3865.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.4.2010, 10:33   29
Citim:
Ahmeti riaktualizon statusin e ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė

Shkup - Lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti sėrish paralajmėron zgjidhjen e statusit tė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė. Pėr statusin e UĒK-sė duhet tė bisedohet pasi qė ajo solli deri te nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Ohrit, deklaroi Ahmeti.

“Pėr statusin e UĒK, si status tė njė ushtrie, sigurisht se nė tė ardhmen duhet tė shtrohet si problem qė UĒK-ja tė pranohet edhe institucionalisht nga shteti, nga Republika e Maqedonisė, sepse UĒK-ja ka qenė ushtri me tė gjitha formacionet e pranuar ndėrkombėtarisht dhe si rezultat i kėsaj pune, i kėsaj lufte qė ka bėrė UĒK-ja, erdhėm deri te nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Ohrit”, deklaron Ahmeti, kryetar i BDI-sė.

Zgjidhja e statusit tė UĒK-sė ėshtė paralajmėruar disa herė madje. Ministri i Punės dhe Politikės Sociale, Xhelal Bajrami nė tetor tė viti tė kaluar kishte paralajmėruar mbylljen e kėsaj ēėshtjeje deri nė fund tė 2009-ės.

Kryetari i BDI-sė, Ahmeti nuk ka dhėnė detaje nėse pėr kėtė ēėshtje ka biseduar nė takimin e fundit me partnerin e tij tė koalicionit, kryeministrin Nikolla Gruevski. Ahmeti tha se takimi ka qenė i rregullt dhe se me Gruevskin kanė disktuar ēėshtje tė rėndėsishme si zgjidhja e kontestit rreth emrit dhe implementimi i Marrėveshjes sė Ohrit.

“Sigurisht qė ne bashkėqeverisim, ndajmė mendime, bisedojmė pėr shumė ēėshtje, pėr shumė tema, asgjė tė fshehtė dhe tabu nė tavolinė nuk ka. Sigurisht se bisedohet pėr ēėshtje mjaftė tė rėndėsishme, siē zgjidhja e kontekstit tė emrit, siē ėshtė integrimi i Maqedonisė nė NATO dhe Bashkimin Evropian, gjithashtu edhe rreth implementimit apo ecurisė mė mirė tė themi tė implementimit tė Marrėveshjes sė Ohrit e kėshtu me radhė”, shton Ahmeti.

Alsat duke u thirrur nė burime tė larta tė BDI-sė njoftoi se Ahmeti i ka thėnė Gruevskit se durimi i partisė sė tij do tė zgjas deri nė qershor, dhe nė rast se deri atėherė nuk do tė zgjidhet ēėshtja e emrit dhe nuk zhbllokohet procesi euro-integrues i vendit, atėherė BDI-ja do tė radikalozoj kėrkesat e saja dhe seriozisht do tė shqyrtoj pjesėmarrjen e saj nė qeveri.

Ahmeti nuk ka konfirmuar kėto njoftime tė cilat janė nė vijė me ato tė nėnkryetares Teuta Arifi, e cila ka kohė mė parė deklaroi se nė rast se deri nė qershor nuk zgjidhet ēėshtja e emrit atėherė BDI-ja duhet tė zgjedh mes popullit dhe Gruevskit. /alsat-m/start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Hap...qiptare/13596/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.4.2010, 11:41   30
Citim:
Statusi i UĒK-sė zgjidhet veē me fjalė

Nėntė vjet pas pėrfundimit tė konfliktit tė vitit 2001, statusi i ish ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK) akoma nuk ėshtė zgjidhur. Herė pas here ėshtė folur pėr zgjidhjen e statusit tė tyre, por gjithēka ka mbetur vetėm nė deklarata.

Ndonėse ishin mė meritorėt pėr Marrėveshjen e Ohrit, shteti akoma nuk i njeh institucionalisht. Ish pjesėtarėt e UCK-sė, pėr mė shumė se 9 vite mbetėn pa status tė rregulluar, ndėrsa pjesėtarėt maqedonas tė konfliktit e kanė tė rregulluar statusin e tyre qė nga viti 2002.

Drejtuesit e Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI), partisė shqiptare qė participon nė qeveri, disa herė kanė premtuar zgjidhje tė shpejtė tė kėsaj ēėshtje.

Sė fundmi ka qenė vetė lideri i kėsaj partie Ali Ahmeti qė ka riaktualizuar rregullimin e statusit tė ish luftėtarėve tė UCK-sė dhe invalidėve tė luftės.

“Nė tė ardhmen duhet tė shtrohet si problem qė UĒK-ja tė pranohet edhe institucionalishtė nga shteti, nga Republika e Maqedonisė, sepse UĒK-ja ka qenė ushtri me tė gjitha formacionet e pranuar ndėrkombėtarisht”, tha kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti

Sipas partisė opozitare Demokracia e Re, statusi i ish ushtarėve tė UCK-sė, nuk ėshtė i vetmi defekt i Marrėveshje sė Ohrit. Edhe pse afati pėr implementimin e plotė tė marrėveshjes ishte viti 2004, akoma shumė ligje nuk zbatohen.

“Nuk kemi implementim tė drejtė dhe tė plotė tė MO-sė, fatkeqėsisht edhe pas nėntė viteve nga miratimi i saj. Ēėshtja me ligjin pėr pėrdorimin e gjuhės, ligj i cili nuk pėrmbush kėrkesat e shqiptarėve. Kemi edhe shumė ēėshtje tė tjera, siē ėshtė edhe pėrdorimi i simboleve”, tha thėnė nėnkryetarja e DR-sė, Flora Kadriu.

Ndėrsa partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaēit me qėndrim mė radikal. Marrėveshja e Ohrit pėr kėtė parti ėshtė e vdekur.

Shoqatat e dal nga lufta shpeshherė kanė kėrkuar zgjidhjen e statusit tė ish pjesėtarėve, por kėrkesat e tyre nuk ka kush ti dėgjoj.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4025.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.4.2010, 16:24   31
Citim:
Ademi: Prokuroria kėrcėnon ushtarėt e UCK-sė

Abdilaqim Ademi nė cilėsinė e sekretarit tė pėrgjithshėm tė Bashkimit Dekratik pėr Integrim i ka bėrė thirrje Prokurorisė sė Maqedonisė tė kenė parasysh dispozitat e ligjit pėr amnisti lidhur me rastet e Hagės.

" Le tė pėrkujtohen se nė ēfarė gjendjhe ka qenė Maqedonia nė atė kohė kur pėrfaqėsuesit e UĒK-sė, pranuan qė tė ēarmatosen. Kėrkoj nga autoritetet gjyqėsore tė mos luajnė me ndjenjat e njerėzve, me ndjenjat e shqiptarėve dhe me ardhmėrinė e Maqedonisė. Pėr dikė kjo mund tė ngjajė si kėrcėnim por tė gjitha institucionet duhet tė sillen me pėrgjegjėsi dhe tė respektojnė ligjet tė cilat i ka miratuar Parlamenti i Maqedonisė. " tha Ademi sipas tė cilit hapja e rasteve tė Hagės ka pėr qėllim hakmerrjen ndaj ish pjesėtarėve tė UCK-sė.

Zėverndėeskryeministri Ademi ka deklaruar se nė ēo kohė do tė dėshmojė nė secilin process gjyqėsorė, kundėr ish tjesėtarėve tė UĒK-sė, por jo edhe ndaj kėtyre rasteve tė cilat duhet tė pėrfshihen me ligjin pėr amnisti.

"Kur ėhstė nė pyetje tregimi i pafajėsisė jo vetėm pėr Rastin punėtorėt e Mavrovės , por pėr ēdo akuzė ndaj pjesėtarėve tė ish UĒK-sė, unė jam i gatshėm nė ēdo kohė tė dėshmojė. Mirėpo meqė bėhet fjalė pėr lėndė pėr tė cilat gjykatat e Maqedonisė nuk kanė kompetenca atėherė unė nuk do ti pėrgjigjem ftesės eventuale tė gjykatės. Pėr lėndėt tė cilat janė tė pėrfshira me ligjin pėr amnisti nuk pranoj pushtet gjyqėsorė"ka deklaruar sekretari i pėrgjithshėm i BDI-sė, Abdilaqim Ademi.

Ndėrkohė prokurori publik Lubēo Zhvėrgovski , ka deklaruar se nuk ka ndėrmend tė tėrheqė akuzėn pėr pėr asnjėrin nga katėr rastet.

"Tė gjitha lėndėt tė cilat na janė kthyer nga tribunali i Hagės ne e kemi patjetėr ti pėrpunojmė dhe tė sjellim vendime tė duhura . Pėr dy rastet e para kemi aktakuza i treti na ėshėt kthyer nga hetuesia dhe pritet vendimi i prokurorisė dhe mbetet rasti i katėrt udhėheqėsia e UĒK-sė, tė gjitha rastet duhet tė pėrfundojnė pėrfshirė edhe udhėheqėsinė e UĒK-sė. Unė mendoj se ligji pėr amnisti nuk vlenė pėr kėto raste . Ne si prokurori nė asnjė mėnyrė nuk do tė lėndojmė tė drejtat e askujt nė rast se ndonjėri nga tė akuzuarit nuk ėhstė kryerės i veprės, atėherė prokurori ėshtė i obliguar qė ta tėrheqė akuzėn , megjithatė e gjithė kjo duhet tė tregohet pėrmes procedurės gjyqėsore"ka deklaruar prokurori publik Lubēo Shvėrgovski.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4141.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.4.2010, 18:47   32
Citim:
Gjykatat s’i respektojnė ligjet

Kreu i BDI-sė, Ali Ahmeti ka drejtuar akuza ndaj gjykatave nė Maqedoni pėr shkak tė mosrespektimit tė ligjeve kur ato kanė hapur rastet e mbyllura tė Gjykatės sė Hagės ndaj shqiptarėve.

“Ėshtė mė se e vėrtetė se kam pasur takime mjaft tė shpeshta me ambasadorėt nė kohė tė fundit, me ambasadorin e OSBE-sė, me ambasadoren e Holandės, me njė delegacion nga Parlamenti Evropian. E kam ngritur kėtė ēėshtje, ėshtė mjaft brengosėse se ata qė duhet t'i respektojnė ligjet, nuk i respektojnė ligjet dhe shkelin mbi ligjin e amnistisė, i cili u aprovua nė Parlamentin e Maqedonisė nė vitin 2002, kėshtu qė ne kėrkojmė respektimin e ligjeve nė vend", tha Ahmeti, i cili shtoi se ka kėrkuar qė tė gjithė partnerėt, miqtė ndėrkombėtare, por edhe forcat politike nė vend tė kontribuojnė nė drejtim tė gjetjes sė njė zgjidhje dhe kėto ēėshtje tė mbyllen pa pasoja.

Ndėrkohė, kryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi fajin pėr kėtė e adreson tek partia shqiptare nė pushtet.

“Formulimi i faktorit politik shqiptarė ėshtė formulim shumė cinik, shqiptarėt nuk janė turp. Ka faktorė politik shqiptarė qė ėshtė pėrgjegjės dhe ėshtė nė qeverisje tė Maqedonisė. Pyetjen duhet t’ia drejtoni zotit Ali Ahmetit, pėr tė cilin mendoj se ėshtė fajtori kryesorė i degradimit tė shqiptarėve dhe pėr tė cilin shfrytėzoj rastin qė tė kėrkoj edhe njėherė tė largohet nga skena politike dhe pas largimit tė tij do tė filloj rehabilitimi i shqiptarėve”, tha Thaēi.

Me akuza ndaj BDI-sė pėr procesuimin e rasteve tė Hagės shprehet edhe nėnkryetari i DR-sė Abedin Zymberi. Sipas tij, janė pikėrisht deputetėt e BDI-sė ata tė cilėt lejuan procesuimin e rasteve tė Hagės.

“Demokracia e Re i bėn thirrje BDI-sė dhe 18 deputetėve tė saj, nėse duan tė ndihmojnė tė gjithė tė akuzuarit me rastet e Hagės ashtu siē deklarohen, urgjentisht tė ngritėt procedurė nė Kuvendin e Republikės sė Maqedonisė me tė cilėn do tė sillet vendim i cili do tė konsiderojė rastet e Hagės si raste tė mbyllura me Ligjin pėr amnisti dhe tė njėjtat tė ndalohen nga procesuimi i mėtutjeshėm gjyqėsor”, shtoi Zymberi.

Kohė mė parė ka filluar procesi gjyqėsor kundėr tė akuzuarve pėr rastin punėtorėt e Mavrovės. Seanca e fundit gjyqėsor u mbajt mė 12 prill me marrjen nė pyetje tė dy tė akuzuarve tė parė Shkodran Idrizi dhe Hisen Xhemaili. I pari pėr tė vėrtetuar pafajėsinė e tij ka kėrkuar qė tė dėshmojnė edhe Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Hazbi Lika.

Ndryshe, procesi gjyqėsor do tė vazhdoj mė 3 dhe 6 maj tė kėtij viti. Pėr kėtė rast tė ndodhur nė korrik tė viti 2001 akuzohen gjithsej 22 persona.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4167.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.4.2010, 18:48   33
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
D.m.th., o Ali Ahmeti, se 10 vjet duke dėgjuar ndėrkombėtarėt bėre njė vėrrė nė ujė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.5.2010, 05:18   34
Citim:
Veliu sėrish ultimatum pėr ligjin pėr UĒK-nė

Kryetari i Shoqatės sė Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, Fazli Veliu po shqyrton mundėsinė e rihapjes sė ēėshtjes sė zgjidhjes sė statusit tė UĒK-sė.

Ai ka pohuar se janė tė vendosur qė kjo ēėshtje tė marrė fund sa mė shpejt dhe se ai pėr kėtė ka siguruar edhe sugjerime dhe paralajmėrime tė ndėrkombėtarėve, pėr tė arritur tek njė zgjidhje e pranueshme.

“Ne jemi tė vendosur nė pėrpjekjen pėr zgjidhjen e statusit sė familjeve tė dėshmorėve dhe tė plagosurve tė lirisė. Pėrgjegjėsinė pėr mospėrmbushjen e kėtij detyrimi nga dita e djeshme e bartė kryeministri aktual i Qeverisė, i cili nuk i jep mundėsi asnjė institucioni pėrkatės qė ta realizojnė kėtė ēėshtje tė patjetėrsueshme”, ka theksuar kryetari i SHVL tė UĒK-sė, Fazli Veliu.

Por nga ana tjetėr, Ministria e Punės dhe Politikės Sociale (MPPS) nuk ka dhėnė ndonjė hollėsi lidhur me atė se a po punohet nė drejtim tė pėrpilimit tė njė ligji lidhur me zgjidhjen e statusit tė UĒK-sė.

Javėn e kaluar u bė e ditur se sekretarėt e pėrgjithshėm tė BDI-sė dhe VMRO-DPMNE-sė, Abdilaqim Ademi dhe Martin Protugjer kanė diskutuar nė disa takime zgjidhjen e kėsaj ēėshtje, e cila duhet tė zgjidh fatin e familjeve dhe invalidėve tė luftės sė UĒK-sė tė konfliktit tė vitit 2001. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...61c42f614&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.6.2010, 20:12   35
Citim:
Parlamenti hodhi poshtė Projekt-Ligjin pėr UĒK-sė

Parlamenti i Maqedonisė ka hedhur poshtė Projekt-ligjin pėr pėrkujdesje institucionale pėr UĒK-nė.

Propozimi i bėrė nga deputetėt Abedin Zymberi i DR-sė dhe deputeti i pavarur Daut Rexhepi – Leka ka marrė votat e deputetėve tė pranishėm tė BDI-sė, mirėpo ai ėshtė hedhur poshtė nga shumica e deputetėve tė VMRO-DPMNE-sė dhe LSDM-sė opozitare.

Deputeti Zymberi ka shprehur keqardhje pėr mosmbėshtetjen e kėtij propozimi duke theksuar se pas dėshtimit tė kėsaj nisme qėndron ndonjė marrėveshje midis partnerėve tė koalicionit qeveritar.

“Me kėtė ranė maskat e koalicionit qeveritar Gruevski-Ahmeti, ku nuk ishin nė gjendje ta votojnė ligjin e propozuar, qė tė zgjidhet statusi i ish-ushtarėve tė UĒK-sė dhe tė familjarėve tė dėshmorėve, invalidėve tė luftės dhe tė civilėve tė rėnė gjatė konfliktit tė vitit 2001. Sot jam shumė i brengosur dhe i shqetėsuar nga ajo se sė paku deputetėt shqiptarė nuk patėn mundėsinė dhe nuk gjetėn vullnetin sė paku tė debatojnė rreth kėtij ligji ose tė japin kontributin e tyre”, ka deklaruar deputeti Zymberi.

Nėnkryetari i Parlamentit dhe deputeti BDI-sė, Rafiz Haliti ka theksuar se deputetėt e partisė sė tij kanė mbėshtetur Projekt-ligjin e bėrė, mirėpo sipas tij, votat e deputetėve shqiptarė nuk janė pėrcaktuese. “Pėr tė kaluar ligji nevojiten 61 vota, andaj ne nuk kemi njė mbėshtetje tė tillė”, ka theksuar Haliti. Kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti nė kėrkesat e fundit drejtuar kryeministrit Gruevski e ka parashtruar edhe zgjidhjen e statusit tė UēK-sė. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...4aa2c0b29&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.8.2010, 14:13   36
Citim:
Edhe nėntė vite pas konfliktit, nuk zgjidhet statusi i UĒK-sė

Nėntė vite pas pėrfundimit tė konfliktit tė armatosur nė Maqedoni, partitė politike shqiptare qė ishin pjesė e ekzekutivit pas 2001-shit, BDI dhe PDSH nuk arritėn tė zgjidhin statusin e familjeve tė dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės.

Premtimet e politikanėve nėpėr fushata zgjedhore ishin tė shumta, ndėrsa realizimi ende pret. Premtimi i ministrit tė Punės dhe Politikės Sociale Xhelal Bajrami se statusi i familjeve tė dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės do tė zgjidhet deri nė fund tė vitit 2009, mbeti vetėm deklaratė. Ndėrkohė ditė mė parė Bajrami tha se me partnerin e koalicionit po bisedojnė nė vazhdimėsi pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje.

“Jo vetėm se kjo pikė, por ju e dini se janė parashtruar disa ēėshtje tė cilat kėrkojnė mbyllje sa mė tė shpejtė dhe ėshtė duke u punuar nė kėtė drejtim dhe besoj se rezultatet do tė jenė evidente nė periudhėn qė vijon”, kėshtu ėshtė shprehur mė 21 korrik tė kėtij viti Xhelal Bajrami, Ministėr i Punės dhe Politikės Sociale.

Ēėshtja e zgjidhjes sė statusit tė familjeve tė dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės, ėshtė shndėrruar nė ēėshtje e marketingu politik dhe njė ēėshtje banale mes subjekteve politike shqiptare. Kėshtu vlerėson pėr Alsat-M, kryetari i OVL tė UĒK-sė Besim Hoda.

Sipas tij zgjidhja e statusit tė familjeve tė dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės, nuk ėshtė vetėm rehabilitim i tyre, por edhe fillim i zgjidhjes sė problemit tė shqiptarėve nė Maqedoni.

“Institucionalizimi i ēėshtjes sė familjeve tė dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės apo hyrja e kėsaj kategorie nė kushtetutėn e Maqedonisė, sigurisht do tė hapte dyert qė shqiptarėt ta merrnin hisen e vet nė kėtė shtet, prej fillimit atje ku kanė derdhur gjak dhe mė tutje deri nė djersėn qė u takon, mirėpo fatkeqėsisht kanė kaluar dhjetė vjet nga kjo ēėshtje dhe pėrveē ofendimeve qė janė bėrė publikisht asnjėherė nuk kemi pas njė qasje serioze”, tha Besim Hoda, Kryetar i OVL-UĒK-sė.

I pyetur rreth mundėsisė qė autoritetet nė Shkup tė implementojnė modelin e projektligjit tė miratuar nė Kosovė pėr vlerat e luftės, Hoda tha se shqiptarėt e Maqedonisė, nuk mund tė krenohen pėr tėrė ato sakrifica.

“Ne shqiptarėt e Maqedonisė fatkeqėsisht sot nuk mund as tė krenohemi me sakrificėn qė bėmė, me gjakun e derdhur por qė ėshtė mė e keqja edhe familjet e njerėzve mė tė sakrifikuar, mė tė devotshėm tė kombit qė dhanė gjėnė mė tė shtrenjtė jetėn, nuk arrijmė as materialisht ti kompensojmė dhe ata fatkeqėsisht janė pjesa mė e harruar, apo mė e pėrvuajtur e kombit qoftė nė aspektin shpirtėror qoftė edhe nė aspektin financiar”, deklaroi Besim Hoda, Kryetar i OVL-UĒK-sė.

Qeveria e Kosovės tė enjten ka miratuar projektligjin pėr vlerat e luftės, me tė cilit pas njėmbėdhjetė viteve ofrohet pėrkujdesja shtetėrore pėr familjet e dėshmorėve, invalidėt e veteranėt e luftės si pėr viktimat civile dhe familjet e tyre.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/42254.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.3.2011, 16:50   37
Citim:
BDI dhe PDSH heshtin kur ofendohet ish UĒK-ja

Disa intelektualė maqedonas, dhjetė vite pas konfliktit tė vitit 2001, akoma Ushtrinė Ēlirimtare Kombėtare e quajnė organizatė terroristė. Tė premten gjatė debatit tė hapur shkencor-profesional, qė u mbajt nė Shtėpinė e Armatės u promovua libri "UĒK- organizatė paraushtarake terroriste nė Maqedoni" nga ushtaraku i atėhershėm Ivan Bavanovski.

Debati me temė "Maqedonia 2001-2011-leksione tė mėsuara dhe tė vėrteta tė heshtura" , u organizua nga Forumi i sigurisė.

Debatin e hapi gjenerali nė pension Ilija Nikollovski, ndėrsa ishin prezent edhe kryeministri i atėhershėm Lupēo Georgievski dhe ish gjenerali i ARM-sė Mitre Arsovski.

"Ngjarjet e 2001 janė ēėshtje definicioni, ajo qė ndodhi ishte luftė klasike pėr territor, Shqipėria ishte shumė e pėrmbajtur dhe e kujdesshme, ndėrsa Kosova si protektorat i Kombeve tė Bashkuara ishte pjesė e kėsaj lufte", tha Lupēo Georgievski.

Ai akuzonte KFOR-in, OSBE-nė, NATO-n, pėr mosnjoftimin e Maqedonisė se diēka do tė ndodhė.

"Sigurisht qė jemi tė vetėdijshėm se pėr fat tė keq, partitė politike shqiptare janė nė gjendje tė bashkohen me dreqin pėr tė fituar dhe bėjnė gara ndaj njėra tjetrės pėr tė pėrfituar forcė politike. Bashkimi Demokratik pėr Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, u zotuan qė do ta zgjedhin problemin e ish ushtarėve tė UĒK-sė, por pėr fat tė keq, pėrpos pėrfitimeve personale e familjare, nuk kanė mbajtur zotimet e tyre. Ne i ndjekim ngjarjet dhe do tė dalim me qėndrimet tona kur tė caktohet data e zgjedhjeve", tha Besim Hoda, kryetar i Organizatės sė Veteranėve tė Luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare.

"Fuqia qė ngriti UĒK-nė gjatė vitit 2001, politikisht nuk arriti tė kapitalizohet politikisht, qoftė nga ajo qė proklamon se ka dalė nga lufta, qė pėrkundrazi me pėrēarjen ata kanė arritur qė tė defaktorizojnė gjithė atė kapital dhe forcė qė u bė pėr ēėshtje kombėtare dhe jo individuale ashtu si proklamohet dhe bėhet. Prandaj me kėshtu lloj politikanėsh kuazi komandantė, nuk mund tė pritet asgjė tjetėr pėrveē materializim i interesave partiake tė kapitalit gjithkombėtar. Fatkeqėsia qėndron nė atė se partitė politike shqiptare, sa herė qė kanė nevojė tė shesin patriotizėm thirren nė emėr tė UĒK-sė, ndėrsa sa herė qė shahet UĒK, po tė njėjtit politikan heshtin dhe nuk bėjnė zė, pėr tė mos e prishur rehatinė qė kanė krijuar nėn tutelėn e patronėve tė tyre nga pala maqedonase", shtoi Hoda.

Gati 10 vjet pas pėrfundimit tė konfliktit tė vitit 2001, statusi i ushtarėve tė ish-UĒK-sė mbetet i pazgjidhur edhe pse shumė herė ėshtė diskutuar dhe ėshtė paraqitur si prioritet i partisė shqiptare nė pushtet, Bashkimi Demokratik pėr Integrim.

Afati i zgjidhjes sė kėtij problemi ėshtė shtyrė disa herė. Ministri i Punės dhe Politikės Sociale, Xhelal Bajrami ka thėnė se ēėshtja do tė zgjidhet deri nė fund tė mandatit, por pa saktėsuar se kur do tė ndodh njė gjė e tillė.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/8035.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.3.2011, 01:17   38
Citim:
Ēėshtja e veteranėve tė UĒK-sė nė Maqedoni nuk po gjen zgjidhje

Shkup, 16 mars - Ēėshtja e Veteranėve tė ish- Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK), dhe familjarėve tė tyre, mbetet pa gjasa pėr zgjidhje, para zgjedhjeve tė parakohshme dhe si barrė i mbetet mandatarit tė ardhshėm.

Nė prag tė sfidės zgjedhore, ministri i Punės dhe Politikės Sociale Xhelal Bajrami, madje ka thėnė se kriza e krijuar politike, “e bėn tė pamundur zgjidhjen e kėsaj ēėshtje, pasi bėhet fjalė pėr njė afat tė ngushtė kohor”.

“BDI, sigurisht se ka pasur nė programin e tij zgjidhjen e kėsaj ēėshtje, mirėpo e dini se rrethanat e ndryshuan nė njė farė mėnyre, kur papritmas u krijua njė krizė politikė e cila sigurisht se do tė rezultojė me mbajtjen e zgjedhjeve tė parakohshme dhe nuk di nėse do tė ketė mundėsi nė kėtė afat tė shkurtėr kohor, tė bėhet diēka nė kėtė drejtim, duke e pasur parasysh faktin se ndoshta shumė shpejtė do tė shpėrndahet Parlamenti dhe shumė vėshtirė do tė jetė qė nė kėtė mandat tė zgjidhet kjo ēėshtje”, ka thėnė ministri Bajrami.

Tani pėr tani, siē ka shtuar ai, e rėndėsishme ėshtė se institucionet po pėrkujdesen pėr tė gjithė ata ish ushtarė dhe se tė njėjtit janė tė inkuadruar nėpėr institucione.

“Mė me rėndėsi ėshtė qė ne nė kontinuitet pėrkujdesemi pėr kėtė kategori tė qytetarėve. Kur them se ne pėrkujdesemi pėr ish ushtarėt e UĒK-sė, ju e dini se pjesa dėrmuese tė cilėt kanė arsimim tė mesėm ose tė lartė janė tė sistemuar, janė tė integruar nėpėr institucionet e sistemit. Pjesa dėrmuese e atyre qė janė me invaliditet mė tė lehtė edhe ata janė tė integruar, pra na ka mbetur njė pjesė shumė e vogėl e invalidėve mė tė rėndė dhe familjet e atyre tė cilėt humbėn mė tė afėrmit e tyre qė tė pėrkujdesemi pėr to. Por, edhe pėr atė ne nė mėnyra tė ndryshme pėrkujdesemi”, ka vijuar nė deklaratėn e tij ministri Bajrami.

Edhe, dhjetė vjet pas pėrfundimit tė konfliktit tė 2001-shit nė Maqedoni, statusi i ish ushtarėve tė UĒK-sė mbetet i pa zgjidhur me ligj. Kjo ēėshtje, madje vazhdon tė shkaktojė pėrplasje midis partive shqiptare, por edhe reagime nga ana e Shoqatave tė dala nga lufta, por mirėkuptim me partnerėt e koalicionit nuk ėshtė gjetur asnjėherė. Madje, prononcimi i ministrit Bajrami deri mė tani ka qenė se kėtė ēėshtje partia nga e cila graviton ai, do ta zgjidh deri nė fund tė mandatit.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,52541
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.7.2011, 17:09   39
Citim:
Amnistohen ish drejtuesit e UĒK-sė nė Maqedoni

Shkup, 20 korrik - Parlamenti i Maqedonisė e miratoi mbrėmė heqjen nga procedurat gjyqėsore tė katėr rasteve tė njohura si “rastet e Hagės” qė rėndonin ndaj ish-drejtuesve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare dhe pjesėtarėve tė tjerė shqiptarė tė akuzuar pėr krime.

Akuzat kishin tė bėnin me krime gjatė kohės sė konfliktit tė armatosur nė vitin 2001. Debati nė parlament kaloi me mjaft tone tė larta, ndėrsa opozita maqedonase i quajti vrasės dhe kriminelė pjesėtarėt e ish-gueriljes shqiptare dhe e vlerėsoi kėtė vetėm si njė zgjidhje tė pėrkohshme, raporton RTK.

Miratimit tė amnistisė pėr ish drejtuesit e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare dhe komandantėve e pjesėtarėve tė tjerė tė akuzuar pėr krime gjatė periudhės sė konfliktit tė vitit 2001, i parapriu njė debat mjaft i ashpėr midis deputetėve tė Lidhjes Social Demokrate (LSDM) tė opozitės maqedonase dhe tė atyre tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim.

http://www.koha.net/?page=1,15,63296
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.9.2012, 21:18   40
Citim:
Ligji i “branitellėve” pėr tė harruar statusin e UĒK-sė

Pėrplasja e partnerėve tė koalicionit pėr Ligjin e branitellėve bėhet pėr ta harruar statusin e pazgjidhur tė ish ushtarėve tė UĒK-sė, pasi Ligji i branitellėve ka 10 vjet qė funksionon, ndėrsa Ligji i propozuar nga VMRO, i cili tashmė gjendet nė procedurė parlamentare nuk ndryshon as 10-tė pėr qind nga Ligji ekzistues.

Kryetari i Organizatės sė Veteranėve tė Luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (OVL- UĒK) Besim Hoda thotė pėr “Lajm” se ligji ėshtė njė blof politik ku pala maqedonase fyu edhe njėherė ndjenjat e shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe tė ish ushtarėve tė UĒK-sė nė veēanti. “Ligji nuk ndryshon, as 10- tė pėr qind nga ligji ekzistues. Ėshtė i njėjti Ligj qė ėshtė votuar nė fillim tė vitit 2003 dhe ėshtė plotėsuar nė vitin 2007. Ėshtė Ligj qė ka funksionuar nė Kushtetutėn e ish Jugosllavisė pėr luftėtarėt e LNĒ-sė, ku abrogohet e drejta pėr ballistėt, pėr ata qė kanė luftuar kundėr, ku na fusin neve si UĒK dhe i njėjti Ligj nė vitin 2007 ka hyrė nė suaza tė ligjit pėr pėrfitime tė veēantė pėr pjesėtarėt e rendit dhe branitellėt janė barazuar me ata”, thotė Hoda. Ai sqaron se janė ndryshuar vetėm vendet e disa neneve ku pėrmbajtja ėshtė e njėjtė, ndėrkaq qė nė Ligjin e ri janė shtuar edhe disa benificione tė tjera. “Branitellėt ka 10-tė vite qė po pėrfitojnė, ndėrsa me kėtė qė bėn Gruevski tani, ai po i nėnēmon publikisht shqiptarėt.

Analisti Xhelal Neziri nė kolumnėn e tij shkruan se qasja e liderit tė BDi-sė, Ali Ahmetit ndaj invalidėve tė luftės dhe familjarėve tė dėshmorėve ka qenė joinstitucionale dhe partiake. “Nė vitin 2003, dy vite pas konfliktit, nė Parlamentin e Maqedonisė votohet Ligji aktual i ‘mbrojtėsve’ tė Maqedonisė, me ē'rast eliminohet segmenti tjetėr i konfliktit – ai shqiptar. Qė absurdi tė jetė mė i madh, ky Ligj sillet edhe me votat e deputetėve tė BDI-sė, parti e cila atė kohė ishte nė koalicion qeverisės me LSDM-nė e Branko Cėrvenkovskit. Qė nga ajo kohė e deri mė tani, qasja e Ahmetit ndaj invalidėve tė luftės dhe familjarėve tė dėshmorėve ka qenė joinstitucionale dhe partiake. Gati 10-vite sa ėshtė nė qeveri, Ahmeti vetėm ka formuar komisione ndėrpartiake dhe ka blerė kohė para votueseve tė tij. Partia e Ahmetit nuk arriti qė tė ndryshojė as ligjin aktual tė ‘mbrojtėsve tė Maqedonisė’ ku dėshmorėt dhe invalidėt shqiptarė tė luftės do tė futeshin nėn grafėn ‘viktima tė konfliktit”, shkruan Neziri nė kolumnėn pėr “Lajm”. Ai sqaron se nė vitin 2008, kur BDI-ja u bė pjesė e qeverisė me Marrėveshjen e Majit, u formuan komisione ndėrpartiake qė tė zgjidhin ēėshtjen e ish-UĒK-sė, me ē'rast nuk arriti qė tė detyrojė VMRO-DPMNE-nė tė pranojė t'u ndajė as pensione si invalidė tė konfliktit, pa mos pėrmendur pjesėmarrje aktive nė konflikt, siē ėshtė rasti me ‘mbrojtėsit’. Ahmeti gjatė kėsaj dekade ka luajtur njė rol tė dyfishtė – konstruktiv me partnerin maqedonas dhe i zjarrtė nė tubimet pėrkujtimore pėr shėnimin e konfliktit tė 2001-shit”, shkruan ai.

Ndėrkaq, kreu i OVL-UĒK-sė, Besim Hoda thotė se tashmė po bėhet shumė zhurmė pėr asgjė. “E gjithė kjo ėshtė vazhdimi i dėshtimit politik”, thotė ai.

Statusi i ish ushtarėve tė UĒK-sė, akoma nuk ėshtė zgjidhur.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/15656.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 19:58.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.