Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Luginė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 28.1.2011, 20:36   41
Citim:
Luginė, kėshilltarėt shqiptar kėrcėnojnė me padėgjueshmėri qytetare

Kuvendi i Kėshilltarėve Shqiptarė tė Luginės sė Preshevės (Kuvendi i kėshilltarėve shqiptarė tė Komunės sė Bujanocit, Preshevės dhe Medvegjės) ka aprovuar njė deklaratė politike pėrmes tė cilės shpreh indinjatėn mė tė thellė ndaj aktgjykimit, politikisht tė motivuar, tė Gjykatės pėr krime lufte nė Beograd ndaj nėntė shqiptarėve tė Komunės sė Preshevės.

“Kuvendi shpreh indinjatėn mė tė thellė ndaj aktgjykimit, politikisht tė motivuar, tė Gjykatės pėr krime lufte nė Beograd ndaj nėntė shqiptarėve tė Komunės sė Preshevės. Kuvendi konsideron se mungesa e provave relevante materiale, mbėshtetja e aktgjykimit pothuajse vetėm nė deklaratat e dėshmitarit bashkėpunėtor dhe dėshmitarėve indirekt e bėjnė atė tė papranueshėm dhe juridikisht tė paqėndrueshėm”, thuhet nė deklaratė, raporton korrespodenti i agjencisė sė lajmeve INA nė Bujanoc.

Kuvendi gjithashtu kėrkon shfuqizimin e kėtij aktgjykimi nga gjykata mė e lartė, duke patur parasysh motivimet e tij politike dhe mungesėn e fakteve materiale, si dhe shkeljet e tė drejtave tė njeriut gjatė procesit tė arrestimit dhe paraburgimit tė nėntė qytetarėve tė Preshevės,

“Kuvendi, shpreh mosbesim ndaj sistemin gjyqėsor serb, veēmas duke iu referuar reformės sė dėshtuar gjyqėsore tė kritikuar pėr centralizim tė sistemit dhe refuzimit tė vazhdueshėm tė procesimit tė krimeve qė janė kryer ndaj qytetarėve shqiptarė nė Luginė tė Preshevės gjatė periudhės 1999 – 2001”, theksohet mė tej nė deklaratė.

Institucioni i lartpėrmendur e konsideron Aktgjykimin ndaj nėntė shqiptarėve tė komunės sė Preshevės vazhdimėsi tė presionit sistematik tė Beogradit zyrtar ndaj qytetarėve shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, qė si pasojė nxit shpėrnguljen e shqiptarėve nga Lugina e Preshevės,

Kuvendi kėrkon, qė deri nė shqyrtimin e ankesės sė parashtruar nga pala mbrojtėse, lirimin e katėr tė akuzuarve shqiptarė tė mbetur nė paraburgim por edhe lirimin nga akuza tė tė gjithė tė akuzuarve nė kėtė proces gjyqėsor me motive politike,

Ky organ gjithashtu kėrkon nga faktorėt relevant ndėrkombėtarė, tė ushtrojnė presion tek organet shtetėrore, nė Beograd qė krahas ndėrprerjes sė proceseve gjyqėsore politikisht tė motivuara tė ndėrpresė edhe tė gjitha format e diskriminimit dhe presionit tė vazhdueshėm shtetėror qė po ushtrohet nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė,

Nė fund tė deklaratės thuhet se, nė rast tė mospėrfilljes sė kėrkesave tė parashtruara nė kėtė Deklaratė, Kuvendi do tė shqyrtojė tė gjitha format e veprimit politik deri nė shprehjen e padėgjueshmėrisė qytetare. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...6ae1386d6&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.1.2011, 13:54   42
Citim:
DEKLARATĖ POLITIKE NGA KĖSHILLTARĖT SHQIPTARĖ TĖ KOSOVĖS LINDORE

Publikuar 29 Janar 2011.


DEKLARATĖ POLITIKE NGA KĖSHILLTARĖT SHQIPTARĖ TĖ KOSOVĖS LINDORE

Nė seancėn e mbajtur mė 28 janar 2011, nė Preshevė,

K U V E N D I

I KĖSHILLTARĖVE SHQIPTARĖ TĖ LUGINĖS SĖ PRESHEVĖS
aprovon kėtė:

DEKLARATĖ POLITIKE

- Kuvendi shpreh indinjatėn mė tė thellė ndaj aktgjykimit, politikisht tė motivuar, tė Gjykatės pėr krime lufte nė Beograd ndaj nėntė shqiptarėve tė Komunės sė Preshevės. Kuvendi konsideron se mungesa e provave relavante materiale, mbėshtetja e aktgjykimit pothuajse vetėm nė deklaratat e dėshmitarit bashkėpunėtor dhe dėshmitarėve indirekt e bėjnė atė tė papranueshėm dhe juridikisht tė paqėndrueshėm,

- Kuvendi kėrkon shfuqizimin e kėtij aktgjykimi nga gjykata mė e lartė, duke patur parasysh motivimet e tij politike dhe mungesėn e fakteve materiale, si dhe shkeljet e tė drejtave tė njeriut gjatė procesit tė arrestimit dhe paraburgimit tė nėntė qytetarėve tė Preshevės,

- Kuvendi, shpreh mosbesim ndaj sistemin gjyqėsor serb, veēmas duke iu referuar reformės sė dėshtuar gjyqėsore tė kritikuar pėr centralizim tė sistemit dhe refuzimit tė vazhdueshėm tė procesimit tė krimeve qė janė kryer ndaj qytetarėve shqiptarė nė Luginė tė Preshevės gjatė periudhės 1999 – 2001,

- Kuvendi e konsideron Aktgjykimin ndaj nėntė shqiptarėve tė komunės sė Preshevės vazhdimėsi tė presionit sistematik tė Beogradit zyrtar ndaj qytetarėve shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, qė si pasojė nxit shpėrnguljen e Shqiptarėve nga lugina e Preshevės,

- Kuvendi kėrkon, qė deri nė shqyrtimin e ankesės sė parashtruar nga pala mbrojtėse, lirimin e katėr tė akuzuarve shqiptarė tė mbetur nė paraburgim por edhe lirimin nga akuza tė tė gjithė tė akuzuarve nė kėtė proces gjyqėsor me motive politike,

- Kuvendi kėrkon nga faktorėt relevant ndėrkombėtarė, tė ushtrojnė presion tek organet shtetėrore, nė Beograd qė krahas ndėrprerjes sė proceseve gjyqėsore politikisht tė motivuara tė ndėrprejė edhe tė gjitha format e diskriminimit dhe presionit tė vazhdueshėm shtetėror qė po ushtrohet nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė,

- Kuvendi deklaron qė, nė rast tė mospėrfilljes sė kėrkesave tė parashtruara nė kėtė Deklaratė, do tė shqyrtojė tė gjitha format e veprimit politik deri nė shprehjen e padėgjueshmėrisė qytetare,

Preshevė, 28 janar 2011
Kuvendi i kėshilltarėve shqiptarė

————————————————————————————————–
In the session held on January 28, 2011 in Presheva,
THE ASSEMBLY
OF THE ALBANIAN DELEGATES OF PRESHEVA VALLEY
approves the following:

POLITICAL DECLARATION

• The Assembly expresses the deepest indignation towards the verdict, politically motivated of the Court for war crimes in Belgrade towards nine Albanians of Presheva municipality. The Assembly considers that the lack of relevant material evidence, the verdict being based almost only to the statements of the witness as collaborator as well as to the indirect witnesses, make it unacceptable and lawfully unsustainable,

• The Assembly requests from the highest Court the repeal of this verdict, having into account the legal gaps and the lack of the material facts, as well as the violations of the human rights during the process of the arrest and detention of the nine Albanian citizens,

• The Assembly expresses the distrust towards the Serbian judicial system, especially referring to the failed judicial reform, criticized for the centralization of the system and the permanent refusal of the processing of crimes that were done towards the Albanian citizens in Presheva Valley during the period of 1999 – 2001,

• The Assembly considers the verdict towards nine citizens of Presheva municipality the continuation of the permanent pressure of the official Belgrade towards the Albanian citizens of Presheva Valley,

• The Assembly requests, that up to the reviewing of the appeal submitted by the defendant, the release of the four accused Albanians who remained in detention as well as the release from the accusation of all accused ones in this court process with political motives,

• The Assembly requests from the international relevant factors to exert pressure to the state institutions in Belgrade in order to terminate the court processes which are politically motivated, at the same time to terminate all the forms of discrimination as well as the permanent state pressure which is getting done in Presheva, Bujanoc and Medvegja,

• The Assembly declares that in case of non-respecting of the requirements set forth in this declaration, it will review all forms of political action till the expression of the civil disobedience.

Presheva, January 28, 2011
The Assembly of the Albanian Delegates

http://bujanoci.net/?p=9675
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.2.2011, 14:45   43
Citim:
Kėshilli i Evropės tė reagojė pėr preshevarėt e dėnuar

“Ne apelojmė qė tė ndėrhyjė nė kėtė rast diplomatėt perėndimor dhe qendrat ndėrkombėtare, e ēėshtja tė ngritėt deri tek Asambleja e Pėrgjithshme e Kėshillit tė Evropės, sepse rasti jonė ėshtė totalisht i montuar dhe asnjė akuzė e ngritur ndaj nesh nuk pėrputhet me realitetin dhe tė vėrtetėn”, theksojnė tė dėnuarit shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, tė njohur si pjesėtarė tė njė grupi tė pagėzuar nga hetuesia serbe si “Grupi i Gjilanit”.

Nga nėntė tė dėnuarit qė gjithsejtė morėn dėnimet e larta me 101 vite burg, katėr prej tyre apelojnė nė ēastet e fundit pėr ti ofruar ndihma mė profesionale dhe mė e denjė nga Tirana zyrtare, Prishtina zyrtare, por edhe nga politikanėt e Luginės sė Preshevės, duke mos mbetur rasti vetėm nė letra tė shkruara.

Ata theksojnė se politika shqiptare duhet tė ngrejė kėtė rast para institucioneve ndėrkombėtare siē e bėnė serbėt me Dick Marty qė shpifjet e tyre t`ia imponojnė ndėrkombėtarėve.

Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Ferat Hajdari, Kamber Sadiku dhe Burim Fazliu po vazhdojnė tė mbrohen nė liri me lėvizje tė kufizuara nėpėr vendbanimet e tyre nė Preshevė, deri nė bėrjen e plotfuqishme tė aktgjykimit, ndėrsa katėr tė akuzuarit e tjerė vazhdojnė tė qėndrojnė nė paraburgim nė Beograd.

Burim Fazliu, nė vitin 1999 ashtu siē shkruhet nė akuzėn e ngritur, ka qenė vetėm 19 vjeē dhe se ai hynė nė njė akuzė pėr kryerje tė krimeve ndaj civilėve serb nė Rajonin e Gjilanit.

Ai thekson pėr agjencinė e lajmeve INA se s`ka asnjė fakt qė e dėshmon se ai ka bėrė ndonjė vepėr tė tillė, qė siē thotė Burimi nuk i ka hije dhe nuk ka bėrė asnjėherė shqiptari gjatė historisė.

“Unė pėr periudhėn qė akuzohem kam qenė nė Kumanovė tė Maqedonisė , i strehuar pas krizės sė refugjatėve. Kėtė ia kam dėshmuar gjykatės me dokumente, por kanė qenė tė papėrfillshme. Andaj edhe mosha ime 19 vjeēare gjatė asaj periudhe shprehė njė ēudi pėr akuzėn e ngritur ndaj meje”, thekson Burim Fazliu, duke kėrkuar qė tė veprohet mė intensivisht pėr tė alarmuar dėnimin e padrejtė tė tyre.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	burimi.jpg
Shikimet:	655
Madhėsia:	33,1 KB
NNJ:	2830
Burim Fazliu njėri nga tė dėnuarit me 10  vjet burg

Edhe Ahmet Hasani, i burgosuri tjetėr thekson se nuk ka tė bėjė me akuzat e ngritura, por sipas tij, politika serbe ushqehet gjithmonė me proceset e montuara politike me shqiptarėt.

“Unė nuk kam qenė pjesėtar i UĒK-sė sepse nė atė periudhė, dhe se kam qėndruar nė Maqedoni. Na kanė dėnuar pa asnjė fakt dhe dėshmi tė vėrtetė, por ata kanė pėrdorur lavire rruge dhe njė dėshmitarė tė paguar pėr tė na dėnuar, derisa mbi 39 dėshmitarė kanė dėshmuar kundėr kėtij rasti, duke na shpallur neve tė pafajshėm”, thekson pėr INA, Ahmet Hasani, i cili shton se vazhdimisht i janė bėrė obstruksione nga ana e burgut pėr tė mos i`a dėrguar letrat e lėshuara pėrfaqėsive diplomatike ndėrkombėtare dhe sidomos Ambasadės sė Shqipėrisė, EULEX dhe misionit tė OSBE-sė.

Pesėshja e liruar nga fundi i dhjetorit pėr tė qėndruar pranė shtėpive tė tyre, nuk i`u gėzua lajmit tė mirė, qė ishte paralajmėruar. Ata presin alarmimin e rastit dhe internacionalizimin e tij pranė qendrave relevante tė politikės ndėrkombėtare.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	gjykimi-beograd.jpg
Shikimet:	623
Madhėsia:	38,3 KB
NNJ:	2831

Njė shpresė e mbetur ėshtė edhe gjykata e nivelit mė tė lartė, ajo e Apelit nė Beograd pėr tė korrigjuar dėnimet e para, nė rast tė kundėrt do tė vulosen dėnimet, duke nisur nga ato me 15 vjet burg qė janė dėnuar Samet Hajdari, Agush Memishi dhe Selimon Sadiku; me nga 10 vjet - Faton Hajdari, Ferat Hajdari, Burim Fazilu, Ahmet Hasani dhe Nazif Hasani kurse me nga 8 vjet burg - Ferat Hajdari e Kamber Sadiku.

http://www.ina-online.net/default.as...2d82e3143&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.4.2011, 15:37   44
Citim:
Zvicėr, arrestohet ish-pjesėtari i UĒPMB

Nėn akuzėn pėr krime lufte tė ngritur nga prokuroria serbe kohė mė parė ndaj 17 shqiptarėve ish-luftėtarė nga Lugina e Preshevės, nė njė aksion tė ndėrmarrė ditė mė parė tė forcave speciale tė policisė zvicerane ėshtė arrestuar nė Veve tė Kantonit Vaud tė Zvicrės, Shemsi Nuhiu, nga Presheva, ish-pjesėtarė i UĒPMB-sė.

Shemsi Nuhiu, bashkė me shtatėmbėdhjetė shqiptarėt tjerė nga Lugina e Preshevės, janė tė akuzuar si tė ashtuquajtur “Grupi i Gjilanit” nga Gjykata pėr Krime Lufte nė Beograd, pėr krime lufte, kinse tė kryera ndaj serbėve, romėve dhe ndaj ndonjė shqiptari luajal (spiun), gjatė periudhės kohore, mesi i qershorit dhe fundi i tetorit tė vitit 1999, sipas tyre krime kėto tė kryera nė qytetin e Gjilanit dhe rrethinėn e tij, raporton “Koha”.

Bazuar nė burimet shqiptare nga Zvicra dhe mediumet shqiptare lokale, nė kohėn e arrestimit Nuhiu, ishte nė banesėn e tij nė Veve, ku jetonte me gruan dhe dy fėmijėt e tij. Ndėrkohė, autoritetet zvicerane nuk kanė bėrė tė ditur nėse i njėjti do tė ekstradohet nė Serbi, apo do tė ngritėt procedura gjyqėsore ndaj tij, nė Zvicėr.

Pėrkundėr tė interesimit tė vazhdueshėm tė familjarėve dhe pėrfaqėsisė diplomatike tė Republikės sė Kosovės, nuk janė dhėnė informata pėr Nuhiun, se nė cilėn qendėr tė burgut mund tė ndodhet i arrestuari, e as nėse do tė ekstradohet nė Serbi apo jo.

Ndryshe, nė aksionin spektakolar tė xhandarmerisė serbe mė 26 dhjetor tė vitit 2008, ishte bastisur edhe shtėpia e Shemsi Nuhiut, nė Preshevė, ndėrkohė qė atėbotė nė mungesė tė Shemsiut, ishte arrestuar i vėllai i tij. Por, pas njė shume tė konsiderueshme parash tė lėna si garanci i njėjti ishte liruar nga paraburgimi, derisa nėntė qytetarėt e Preshevės, ishin arrestuar dhe nė mėnyrė brutale qenė keqtrajtuar nga pjesėtarėt e njėsiteve speciale tė xhandarmėrisė serbe.

http://www.zeri.info/artikulli/29/29...etari-i-ucpmb/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.4.2011, 17:55   45
Citim:
Zvicra nuk e ekstradon Shemsi Nuhiun nė Serbi?

Gjenevė, 29 prill – Ekstradimi i kėrkuar nga Serbia i Shemsi Nuhiut, i arrestuar mė 14 prill tė kėtij viti nė Vevey tė Zvicrės, ka shkaktuar reagime tė ashpra si nga komuniteti shqiptar nė Zvicėr, ashtu edhe nga mediet e kėtushme.

Normalisht, autoritetet zvicerane pas ēdo arrestimi presin nga vendet e origjinės tė ekstradohet brenda 18 ditėve. Por, pėr rastin i ish-ushtarit tė UĒPMB-sė as pas dy javėsh nuk ka asgjė tė re. Nė fakt, ekstradimi i tij pėr nė Serbi, siē e kėrkon Beogradi, ėshtė ngrirė urgjent nga dy avokatėt e njohur zviceranė, Ludovik Tirelli dhe Jacques Barillon

Pas kėtyre reagimeve nga tė gjitha anėt, pėrfshirė edhe ato nga Presheva, Zvicra duket se po mendohet ku ta dėrgojė ish-luftėtarin e UĒPMB-sė, qytetarin nga Kosova, Shemsi Nuhiun, nė Beograd apo nė Prishtinė, ndonėse kjo e fundit ende nuk e ka kėrkuar zyrtarisht ekstradimin e tij.

Por, burimet nga ambasada e Kosovės nė Bernė i kanė deklaruar agjencisė “Presheva Jonė” se kjo kėrkesė ėshtė nė shqyrtim e sipėr dhe do tė bėhet sė shpejti.

Arrestimi i i ish-ushtarit tė UĒPMB-sė, tė cilin nė fakt Serbia nė aktakuzėn e saj e kėrkon si ish-ushtar i UĒK-sė, ka pushtuar ditėve tė fundit faqet e shtypit zviceran. Sot nė faqen e parė, duke vazhduar nė brendi nė dy faqe tekst, e pėrditshmja zvicerane Le Temps merret kryekėput me dosjen e Shemsi Nuhiut nga sholla e mesme, pastaj nė front si luftėtar i UĒPMB-sė e deri nė Vevey tė Zvicrės, ku punon dhe jeton me familjen e tij qe plotė 10 vjet.

Akuzat dhe kėrkesa e tashme e Beogradit ka shokuar mediet zvicerane, tė cilat, sikur “Le Temps” shtrojnė pyetjen pėr ē’rasye Beogradi e kėrkon tash ish-luftėtarin e UĒPMB-sė, pas dhjetė vjet qėndrimi nė Zvicėr?! Kėsaj pyetje i jep pėrgjigjen deklarata e zyrtarit nga Presheva, Besim Abduli, kryetar i KK-sė. Duke iu referuar agjencisė Presheva Jonė, Le Temps ka shkruar sot se Besim Abduli ka kėrkuar nga autoritet zvicerane qė tė mos ekstradohet ish-luftėtari i UĒPMB-sė nė Serbi, pėr shkak rrezikimit tė jetės sė tij...“

Gjithnjė sipas gazetės zvicerane, edhe Riza Halimi, njė deputet shqiptar nga Lugina e Preshevės nė Parlamentin e Serbisė ka thėnė se “arrestimet dhe dėnimet e fundit ndaj tė rinjve shqiptarė nga ana e gjykatave serbe janė procese tė montuara, arbitrare dhe me motive politike, prandaj Zvicra nuk ka nevojė tė bie nė grackė tė kėtyre akuzave tė pabaza nga Serbia”.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,57285
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.5.2011, 11:36   46
Citim:
Kosova ka kėrkuar qė Zvicra tė mos e ekstradojė Nuhiun nė Serbi

Bernė, 5 maj – Ministria e Drejtėsisė se Kosovės, nė bashkėpunim dhe koordinim me Ministrinė e Punėve tė Jashtme te Kosovės, ka punuar dhe ėshtė duke punuar lidhur me rastin e shtetasit kosovar Shemsi Nuhiu.

Menjėherė pas marrjes sė informatės lidhur me arrestimin e tij mė 14 prill nga ana e autoriteteve zvicerane, e nė bazė tė fletarrestit tė lėshuar nga Serbia mė 8 mars, pėr shkak tė dyshimit pėr kryerje tė veprės penale “krime lufte”, Ministria kosovare e Drejtėsisė dhe ambasada e vendit tonė nė Bernė kanė kontaktuar me Departamentin pėr Drejtėsi dhe Polici nė Zvicėr, pėr sigurimin e informatave mė tė detajuara lidhur me kėtė rast.

Pas sigurimit tė kėtyre informatave, tha Ehat Miftaraj, drejtor nė Departamentin pėr Bashkėpunim Juridik Ndėrkombėtar, Qeveria dhe Ministyria e Drejtėsisė i janė drejtuar me shkresė zyrtare autoriteteve zvicerane.

“Nga qeveria zvicerane, respektivisht nga organet kompetente tė drejtėsisė zvicerane kemi kėrkuar qė Nuhiu tė mos ekstradohet nė Serbi, pasi qė kjo do tė ishte nė kundėrshtim me parimet ndėrkombėtare. Po ashtu, kemi argumentuar se Serbia nuk ka kompetenca dhe tė drejtė pėr tė lėshuar fletarreste ndėrkombėtare kundėr shtetasve kosovarė e pėr krime tė kryera nė territorin e Kosovės”, ka thėnė Miftari pėr agjencinė Presheva Jonė.

Berna zyrtare nuk e ka bėrė ekstradimin e Shemsi Nuhiut pėr nė Serbi pėr shkak intervenimit tė shpejtė edhe tė avokatėve zviceranė dhe pėr shkak se ai ėshtė qytetar i Kosovės. Nuhiu vėrtetė ka qenė ushtar i UĒPMB-sė, kurse Serbia e kėrkon si “ish-ushtar tė UĒK-sė”, andaj shtypi zviceran ka shtruar pyetjen pse autoritetet serbe Nuhiun nuk e kanė kėrkuar mė parė, por tash pas 10 vjet qėndrimi nė Zvicėr?!

Por, nė kėtė pyetje askush nga pala serbe nuk ėshtė pėrgjigjur, andaj Zvicra e ka ngrirė ekstradimin e tij.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,57868
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.7.2011, 19:31   47
Citim:
Njė delegacion nga Presheva viziton tė burgosurit shqiptarė nė Beograd

Preshevė, 29 korrik – Njė delegacion i Komunės sė Preshevės, i prirė nga lideri i LKSH-sė dhe personi i autorizuar nga familjarėt pėr tė ndjekur procesin gjyqėsor dhe pėr tė pėrfaqėsuar grupin e akuzuar, Orhan Rexhepi, njėherėsh dhe nėn-kryetar i asamblesė komunale tė Preshevės dhe sekretari i asamblesė komunale tė Preshevės, ka vizituar, tė enjten, nė burgun qendror tė Beogradit, vetėm Agush Memishin, ngase Memishit, nuk iu pati lejuar, tė vizitohet nė fillim tė kėtij muaji, kur edhe janė vizituar tre tė burgosurit tjerė nga Presheva.

Nė njė deklaratė dhėnė pėr “Kohėn ditore”, tė premten, Rexhepi, theksoi se “pas tentimit tė katėrt, pos kėrkesės sė 8 korrikut, insistoi edhe me dy kėrkesa tjera, dhe kur edhe vetė Agushi e bėri njė kėrkesė tė tillė, brenda nga burgu, Kryetarja e Trupit Gjykues, Snezhana Nikoliq-Garotiq, nė fund e lejoi kėtė vizitė”.

Sipas Rexhepit, gjatė kėtij takimi, tė jetė biseduar gjerė e gjatė me tė burgosurin, por duke shpresuar se sė shpejti do tė lirohen tė burgosurit e Preshevės, veēmas pas dokument-dėshmisė sė EULEX-it, e sė fundi edhe pas prononcimit tė Komisioneres sė Lartė tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Navi Pillay, rreth gjykimit tė tyre.

Gjatė kėsaj vizite gjysmė-orėsh, theksoi Rexhepi, tė jetė vėrejtur qartė vendosmėria e Agush Memishit, pikėrisht ashtu siē kishte qenė qė nga dita e parė e Gjykimit, pėr t`u pėrballur me gjithė kėtė proces tė montuar politik nga ana e Qeverisė Serbe.

Siē dihet, nėntė nga shtatėmbėdhjetė tė akuzuarit shqiptarė nga Presheva, akuzohen nga Gjykata pėr Krime Lufte nė Beograd, pėr krime lufte, kinse tė kryera ndaj serbėve, romėve dhe ndaj ndonjė shqiptari luajal (spiun), gjatė periudhės kohore, mesi i qershorit dhe fundi i tetorit tė vitit 1999, sipas tyre krime kėto tė kryera nė qytetin e Gjilanit dhe rrethinėn e tij.

Arrestimi i nėntė tė arrestuarve shqiptarė nga Presheva, qe bėrė nė njė aksion tejet spektakular tė forcave tė shumta tė kombinuara speciale serbe, tė pėrcjellė edhe pėrmes mediave tė shumta serbe.

Tė akuzuarit shqiptarė nga Presheva, nė janar tė kėtij viti, u dėnuan me 101 vjet burg, tė gjithė sė bashku.

http://www.koha.net/?page=1,15,64351
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.12.2011, 19:03   48
Citim:
9 shqiptarėt nga Lugina, para gjykatės sė Apelit nė Beograd

Beograd – Sot nė Beograd fillon gjykimi i 9 shqiptarėve nga Lugina e Preshevės tė akuzuar pėr krime lufte, nga Gjykata pėr Krime Lufte nė Beograd.

Siē thuhet nė aktakuzė, ata akuzohen pėr krime lufte tė kryera ndaj serbėve, romėve dhe ndaj njė shqiptari spiun, gjatė periudhės kohore, nga mesi i qershorit dhe fundi i tetorit tė vitit 1999, nė qytetin e Gjilanit dhe rrethinė.

Tė njohur si “Grupi i Gjilanit”, kėta shqiptarė janė dėnuar me 101 vjet heqje lirie nga Gjykata Supreme e Serbisė, nė Beograd, nė janar tė kėtij viti. Ndėrkohė qė ky vendim pritet pėrfundimisht tė shqyrtohet nė tri seancat e Gjykatės sė Apelit qė do tė mbahen 5, 6 dhe 7 dhjetor, po qe se nuk do tė ketė ndonjė zvarritje tjetėr, shkruan Koha Ditore.

Tre vjet mė parė, pikėrisht mė 26 dhjetor tė vitit 2008, nėntė shqiptarėt e Preshevės ishin arrestuar nė njė aksion tė kombinuar tė forcave serbe tė sigurisė, nė tė cilin morėn pjesė qindra pjesėtarė tė xhandarmėrisė dhe tė policisė serbe.

Pas mė se dy vjetėsh mbajtjeje nė Burgun Qendror tė Beogradit, u dėnuan me 101 vjet heqje lirie; Agush Memishi me 15 vjet, Faton Hajdari 10 vjet, Ahmet Hasani u dėnua me 10 vjet burgim, Nazif Hasani 10 vjet, Samet Hajdari 15 vite, Ferat Hajdari 8 vjet, Kamber Sahiti 8 vjet, Sylejman Sadiku 15 vjet dhe Burim Fazliu ėshtė dėnuar 10 vite burgim.

Ndėrkohė, Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Samet Hajdari, Kamber Sahiti dhe Burim Fazliu ishin liruar me kusht, derisa gjykata tė dėrgojė vendimin pėr vuajtjen e dėnimit nė burg.

Siē, bėnė tė ditur, lideri i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, i cili ditė mė parė ka vizituar tė burgosurit shqiptarė, me njė delegacion tė Preshevės, tashmė pesė tė liruarit me kusht, kanė marrė ftesat e Gjykatės sė Apelit pėr t`u paraqitur nė seancat qė fillojnė qė nga e hėna.

Nė prag tė vendimit tė Gjykatės sė Apelit pėr Krime Lufte nė Beograd ndaj nėntė shqiptarėve tė Preshevės, vėrehet shqetėsim dhe tensionim i gjendjes sė popullatės sė gjerė tė Luginė sė Preshevės, derisa pritet shqyrtimi i vendimit pėr dėnim, apo lirimin e tyre nė mungesė tė fakteve pėr dėnimin drakonian prej 101 vjetėsh heqje lirie. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Hap...qiptare/46043/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.12.2011, 22:31   49
Citim:
Kėrkohet lirimi i grupit tė ”Gjilanit”

Shoqata e tė Shpėrngulurve nga Kosova Lindore `Vatra` zhvilloi njė aksion simbolik duke i kėrkuar Bashkimit Evropian qė tė reagojė ashpėr tek qeveria e Serbisė pėr t’i liruar 9 ish-ushtarėt e UĒK-sė dhe UĒPMB-sė tė njohur si grupi i Gjilanit....

Ata vendosėn njė pamfletė para Zyrės ndėrlidhėse tė komisionit evropian ku paraqiten 9 djemtė qė gjykata e lartė e Beogradit, i dėnoi me 101 vjet burg, nėn akuzėn se kanė kryer krime ndaj civilėve serb gjatė vitit 1999 nė rajonin e Gjilanit.

Shoqata ''''Vatra'''' ka deklaruar se Serbia duke i hedhur nė apel grupin e ”Gjilanit” po tenton tė largojė vėmendjen e qytetarėve tė saj, pėr dėshtimin e saj nė proceset integruese.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=55024
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.1.2012, 21:12   50
Citim:
Beograd, Apeli rrėzoi dėnimin pėr nėntė shqiptarėt e Preshevės

Gjykata e Apelit nė Beograd sot hodhi poshtė aktvendimin gjyqėsor me tė cilin u dėnuan me 101 vjet burg nėntė tė rinj shqiptarė nga Presheva.

Nėntė tė rinjtė nga Presheva, shumica prej tyre ish-pjesėtarė tė UĒPMB-sė u dėnuan nga Gjykata e Qarkut nė Beograd me 101 vjet burg me akuzėn se kanė kryer krime lufte ndaj serbėve nė rajonin e Gjilanit gjatė vitit 1999 nė luftėn e Kosovės.

Lajmi u kumtua sot nga kryetari i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare (LKSH), Orhan Rexhepi, i cili theksoi se me kėtė vendim doli nė pah drejtėsia dhe procesi i montuar gjyqėsor kundėr shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, duke u bazuar nė fakte dhe tė dhėna tė ndryshme.

Tė dėnuarit e rastit tė ashtuquajtur "Grupi i Gjilanit janė Kamber Sahiti, Burim Fazliu, Selimon Sadiku, Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, tė cilėt vuajnė dėnimin nga dhjetori i vitit 2008.

Me kėtė vendim tė ri tė Gjykatės sė Apelit, do tė pėrsėritet procesi gjyqėsor dhe pala mbrojtėse shpreson nė lirim e nėntė shqiptarėve tė Preshevės, tė cilėt janė tė pafajshėm.

http://ina-online.net/rajon/12864.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.1.2012, 18:32   51
Citim:
Mė 31 janar rigjykimi pėr 9 shqiptarėt e Preshevės

Beograd, 25 janar - Mė 31 janar pritet tė fillojė rigjykimi pėr rastin e nėntė shqiptarėve tė dėnuar nga Presheva, tė quajtur nga autoritetet serbe si “Grupi i Gjilanit”, qė ėshtė ngarkuar pėr kryerjen e krimeve tė luftės nė Kosovė ndaj civilėve serb.

Gjykata e Apelit e Serbisė mė 7 dhjetor anuloi aktgjykimin e Gjykatės sė Lartė serbe pėr krime lufte, e cila shqiptoi dėnim prej 101 viteve pėr nėntė shqiptarėt, raporton INA.

Nėntė Shqiptarėt e komunės sė Preshevės, Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiku dhe Burim Fazliu u arrestuan nė datėn 26 dhjetor 2008, me akuzėn se gjatė dhe pas luftės sė vitit 1999 nė Kosovė kanė kryer krime lufte ndaj civilėve serb nė zonėn e Gjilanit.

Gjykata e Apelit rikthye ēėshtjen me arsyetimin dhe sugjerimin se fare nuk ishin marrur parasysh dėshmitė e palės mbrojtėse, se dėshmitari kryesor i Prokurorisė “Bozhuri 50”, kishte rėnė nė kundėrshtim tė plotė me fjalėt e veta, se i njėjti plotėsisht ishte ngatėrruar nė data, nė emra dhe nė emėrtimet e vendbanimeve.

“Kėsaj radhe, pas vendimit dhe sugjerimeve tė qarta tė kėsaj Gjykate, gjithsesi nė ndėrlidhshmėri me pritjen e vendimeve tė mėdha pėr rajonin e sidomos pėr Serbinė, do tė duhet tė kemi njė shpresė mė tė madhe”, ka theksuar pėr agjencinė e lajmeve INA, kryetari i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė Preshevė, Orhan Rexhepi.

Lajmi pėr pėrsėritjen e kėtij procesi gjyqėsor ėshtė mirėpritur nga shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, tė cilėt kėrkojnė qė drejtėsia tė dal nė shesh dhe tė shmangen pėrgjithmonė proceset e montuara politike.

http://koha.net/?page=1,4,85312
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.2.2012, 20:44   52
Citim:
Gjykata skenare pėr shqiptarėt e dėnuar tė Preshevės

Gjykata e Qarkut pranė Gjykatės Speciale pėr Krime Lufte nė Beograd ka nisur me skenare dhe manovrime sa i pėrket pėrsėritjes sė procesit gjyqėsor pėr nėntė shqiptarėt e dėnuar pėr krime lufte nga Lugina e Preshevės.

Siē raportojnė pėrfaqėsuesit e familjes dhe Lėvizja Kombėtare Shqiptare (LKSH) e cila po ndjek procesin gjyqėsor, rigjykimi ėshtė dashur tė fillojė dje, por ai pėr shkak tė manovrimeve ėshtė shtyer pėr 13 dhe 22 shkurt tė kėtij viti.

Nėntė tė rinjtė shqiptarė tė Preshevės janė tė akuzuar pėr krime lufte, pastaj tė dėnuar me 101 vjet burg, dhe sė fundi tė liruar nga Gjykata e Apelit me sugjerimin pėr njė proces tė ri gjyqėsor.

""Por, Trupi Gjykues me nė krye Gjykatėsen Snezhana Nikoliq Garotiq menjiherė filloi me manovrime. Sė pari ishte shkelur rregulli ligjor i lajmėrimeve nė tabelėn zyrtare, ku nė vend tė tetė, lajmėrimi ishte bėrė vetėm njė ditė mė parė, e dyta, familjarėve dhe nėn-Kryetarit tė KK tė Preshevės Orhan Rexhepit nuk iu lejua hyrja nė sallėn e Gjykatės, e treta ishte arsyeja banale e ndarjes apo jo tė lėndės nė dy pjesė dhe e katėrta, sekuenca provokative e zėvendės-Prokurorit Mioljub Vitoroviē nė shprehje tė ngushllimeve Selimon Sadikut pėr vajzėn e tij tė vdekur kohė mė parė, deri aty sa edhe i fshiu kinse lotėt qė po i pikonin, dhe pastaj fjalia e tij se nė kėtė rast duhet tė kemi mirėkuptim sepse jemi tė njė gjaku, nė ēka reagoi menjėherė Agush Memishi duke ia kthyer se me pretendimin e tė qenurit tė njė gjaku, Rigjykimi qė po fillon duhet tė jetė plotėsisht i drejtė e jo si ai i pari", theksohet nė njoftimin e LKSH.

Nėntė Shqiptarėt nga Presheva akuzohen pėr Krime Lufte, kinse tė kryera nė Gjilan e rrethinė ndaj Serbėve, Romėve dhe ndonjė Shqiptari spiun. Kėto “krime” u paskan kryer nga mesi i Qershorit e deri nė fund tė Tetorit tė vitit 1999.

http://ina-online.net/rajon/13774.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.2.2012, 21:22   53
Citim:
Gjykata serbe zvarrit rigjykimin pėr tė rinjt e Preshevės

Gjykata e Qarkut e Beogradit ka filluar dje procesin e rikthyer gjyqėsor kundėr nėntė shqiptarėve tė Preshevės, qė akuzohen pėr krime lufte.

Pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, nė cilėsinė e vėzhguesve tė procesit gjyqėsor kanė theksuar se gjykata ka nisur me manovrime tė sėrishme ndaj kėtij procesi.

"Kjo seancė qė ėshtė dashur tė mbahet me 31 janar, ka nisur dje. Ajo edhe dje ka vazhduar me manovrimet e trupit gjykues me nė krye gjykatėsen Snezhana Nikoliq Garotiq. E gjithė seanca ka zgjatur vetėm 5 minuta sa pėr tė konstatuar se rigjykimi i procesit gjyqėsor do tė nis pėr nėntė tė rinjtė nga Presheva. Seanca ėshtė mbyllur edhe pa u`a ndarė lėndėt katėr tė rinjve qė janė duke u mbrojtur nė liri", theksoi kreu i LKSH-sė, Orhan Rexhepi.

Procesi gjyqėsor i koduar nga autoritetet serbe si "Grupi i Gjilanit" akuzonte nėntė shqiptarėt e rinj tė Preshevės pėr kryerje tė krimeve tė luftės ndaj serbėve nė rajonin e Gjilanit gjatė dhe pas luftės sė Kosovės tė vitit 1999. Ata nė procesin e parė gjyqėsor u dėnuan me 101 vite burg, mirėpo pėrsėritja e procesit nė shkallėn mė tė lartė tė gjyqėsorit serb hodhi poshtė dėnimin, duke kėrkuar rigjykim, pėr shkak tė dėshmive jobindėse dhe faktdhėnėse nga ana e njė dėshimtari.

http://ina-online.net/rajon/14179.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.3.2012, 21:33   54
Citim:
Ish-pjesėtari i UĒK-sė ekstradohet nė Serbi

Beograd, 22 mars 2012 - Ish-pjesėtari i UĒK-sė Shemsi Nuhiu mbrėmė ėshtė ekstraduar nė Serbi. Nga Serbia ai akuzohet pėr krime lufte si pjesėtar i "Grupit tė Gjilanit". Nuhiu ėshtė arrestuar nė Zvicėr nė bazė tė njė urdhėr arresti serb.

Nuhiu ėshtė dėnuar nė mungesė, nėn akuzat se ai dhe 16 pjesėtarė tė tjerė tė "Grupit tė Gjilanit" kanė kryer krime lufte kundėr civilėve serbė nė Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar pėr albinfo.ch vėllai i Shemsiut, Sherifi. Ai thotė se dje pasdite e ka marrė lajmin se vėllai i tij ėshtė ekstraduar nga burgu i Llozanės pėr nė Serbi. Aeroplani i Shemsiut, sipas tij ka mbėrritur nė Beograd nė ora 21.

Nė aeroportin e Beogradit, Nuhiu ka arritur pak pas orės 21.00 dhe, nėn pėrcjelljen e pjesėtarėve tė Interpolit dhe xhandarmėrisė serbe, ėshtė transferuar nė burgun e qarkut nė Beograd, raportojnė mediat serbe.

Nuhiu ėshtė arrestuar nė Zvicėr para njė viti, ndėrsa vendimi i Gjykatės Federale zvicerane pėr ekstradimin e tij ka hyrė nė fuqi mė 7 mars.

Ministri i Brendshėm i Serbisė, Ivica Daēiq, ka thėnė se me "kapjen dhe ekstradimin e pjesėtarit tė 'Grupit tė Gjilanit' tė ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, drejtėsia do tė vihet nė vend".

Ai ka thėnė se "Grupi i Gjilanit" akuzohet pėr vrasjen e mė shumė se 150 qytetarėve serbė dhe tė kombėsive tjera joshqiptare nė Gjilan.

Vendimi pėr ekstradimin pėrfundimtar erdhi pasi Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut nė Strasburg ka hedhur poshtė ankesėn e Shemsi Nuhiut, shtetas i Kosovės dhe i Serbisė, pėr mos ekstradim. Ankesėn e njėjtė e kishte refuzuar ditė mė parė edhe Gjykata Federale e Zvicrės.

http://www.kosova.com/artikulli/80755
Citim:

Citim:
Shemsi Nuhiu ekstradohet nė Serbi

Shemsi Nuhiu, i arrestuar nė prill tė vitit 2011 nga policia e Zvicrės, me kėrkesė tė Serbisė, mbrėmė i ėshtė dorėzuar autoriteteve serbe. Beogradi e akuzon Shemsi Nuhiun se si pjesėtar i UĒK-sė nė vitin 1999 nė rajonin e Gjilanit ka kryer krime lufte ndaj civilėve serb. Nuhiu u ekstradua mbrėmė pas orės 21, nė aeroportin e Beogradit, ndėrsa ekstradimin nga afėr e ka pėrcjellė edhe ministri serb i punėve tė brendshme Ivica Daēiq dhe komandanti i xhandarmėrisė serbe, Bratisllav Dikiq. Nėn pėrcjelljen e pjesėtarėve tė dhe xhandarmerisė serbe Nuhiu menjėherė ėshtė transferuar nė Burgun e Beogradit. Daēiq tha se tė gjithė qė kanė kryer krime luftė kundėr popullatė serbe nė ish Jugosllavi do tė nxirren para drejtėsisė.

“Me kėtė sigurisht se do tė zbatohet drejtėsia, bėhet fjalė pėr krime lufte dhe kjo ėshtė njė shenjė pozitive sepse kėto ēėshtje, nuk mund mė tė shikohen pjesėrisht dhe me kute tė dyfishta", deklaroi Ivica Daēiē, ministėr i punėve tė Brendshme tė Serbisė.

Ministri i brendshėm serb Daēiq ka thėnė se i ashtuquajturi "Grupi i Gjilanit" ėshtė akuzuar pėr vrasjen e mė shumė se 150 personave nė rrethinėn e Gjilanit. Nuhiu ėshtė shtetas i Serbisė, megjithėse ai autoriteteve nė Zvicėr u ka deklaruar se ėshtė kosovar. Ai akuzohet pėr vrasje, tortura dhe dhunim. Mė 26 dhjetor tė vitit 2008, xhandarmėria serbe nė Preshevė kishte arrestuar dhjetė anėtarė tė tė ashtuquajturit ‘Grupi i Gjilanit’. Departamenti pėr krime lufte i Gjykatės sė Lartė nė Beograd nė janar tė vitit tė kaluar dėnoi nėntė pėrfaqėsuesit e ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė njohur si Grupi i Gjilanit, me gjithsej 101 vjet heqje lirie, pėr shkak tė, siē thuhet, “vrasjeve dhe krimeve ndaj civilėve serbė dhe joshqiptarė” nė rajonin e Gjilanit, nė pjesėn e dytė tė vitit 1999.

Nėntė ish-pjesėtarėt e kėtij grupi janė akuzuar “pėr vrasjen e tė paktėn 80 civilėve; pėr arrestimin e paligjshėm tė 153 civilėve, 34 nga tė cilėt vazhdojnė tė jenė tė zhdukur”. Tė dėnuarit janė: Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Ferat Hajdari, Kamber Saiti, Burim Fazliu, Faton Hajdari, Samet Hajdari, Selimon Sadiku dhe Agush Memishi. Ndėrsa nė mungesė tė tyre ishin shpallur dėnimet edhe pėr Fazli Hajdarin, Rexhep Alijin dhe Shaqir Shaqirin.

http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/122397.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.3.2012, 21:01   55
Citim:
MD ka kėrkuar tė mos ekstradohet Shemsi Nuhiu nė Serbi

Prishtinė, 26 mars - Ministria e Drejtėsisė e Republikės sė Kosovės, nėpėrmjet njė komunikate ka njoftuar se nė bashkėpunim dhe koordinim me Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe Ambasadėn e Kosovės nė Bernė, kanė punuar lidhur me rastin e shtetasit kosovar, Shemsi Nuhiu. Menjėherė pas marrjes se informatės lidhur me arrestimin e tij nga autoritetet zvicerane nė bazė tė fletė arrestit ndėrkombėtar tė lėshuar nga Serbia, pėr dyshimin e kryerjes se veprės penale ”Krime Lufte”, MD dhe Ambasada e Kosovės kanė kontaktuar me Departamentin pėr Drejtėsi dhe Polici nė Zvicėr, pėr sigurimin e informatave mė tė detajuara lidhur me ketė rast.

Pas sigurimit tė kėtyre informatave, MD nė kuadėr tė kompetencave dhe pėrgjegjėsive tė saj, iu ėshtė drejtuar me shkrese zyrtare mė 28 prill 2011 autoriteteve zvicerane pėr tė kėrkuar qė Nuhiu mos tė ekstradohet nė Serbi. Po ashtu, MD ka argumentuar se Serbia nuk ka kompetence dhe tė drejtė pėr tė lėshuar urdhėr – kėrkim ndėrkombėtare kundėr shtetasve kosovare, pėr dyshimin e kryerjes se veprave penale Krime Lufte nė territorin e Republikės sė Kosovės, pasi qė kjo e drejtė hyn nė kuadėr tė kompetencave dhe mandatit tė autoriteteve kosovare, nė rastet kur ka dėshmi se janė kryer krime lufte nė Kosovė.

Ministria e Drejtėsisė po ashtu me letrėn e datės 10 janar 2012 i ėshtė drejtuar me shkrese Sekretarit Gjeneral te Interpolit, duke kėrkuar marrjen e veprimeve pėrkatėse qė kėto urdhėr-kėrkime ndėrkombėtare tė lėshuara nga Serbia tė mos kenė efekt.

Po ashtu, MD nė konsultim tė vazhdueshėm me Ambasadėn e Kosovės nė Bernė dhe me avokatin e Nuhiut, kanė kėrkuar qė tė shqyrtohet edhe mundėsia e transferimit tė procedurės penale nga Serbia nė Zvicėr, nė mėnyrė qė Nuhiut t’i mundėsohet njė gjykim i drejtė.

Nė vijim ne i kemi njoftuar autoritet kompetente qė nė bazė tė nenit 5 parag. 5.1 pika (f) tė Ligjit pėr Prokurorinė Speciale tė Republikės sė Kosovės, kjo Prokurori ka kompetence tė veēantė qė tė hetojė dhe ndjekė penalisht tė gjitha rastet e kėsaj natyre dhe kjo prokurori ka qenė e angazhuar nė vazhdimėsi pėr krimet e dyshuara tė kryera nė territorin e Republikės sė Kosovės, duke kėrkuar transferimin e procedurės penale nga autoritet serbe.

MD ka qenė e pėrkushtuar me kapacitetet e plota tė saj nė kėtė rast dhe ka pasur kontakt tė vazhdueshėm pėr tė bashkėpunuar me autoritetet zvicerane, Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kosovės dhe ambasadėn e Kosovės nė Zvicėr, pėr mos ekstradimin e Nuhiut nė Serbi.

http://koha.net/?page=1,13,93028
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.3.2012, 23:02   56
allianz
 
Po mirė, me kėto i bie qė MD ėshtė ose e paaftė ose bashkėpunėtore e Serbisė?! Sqarime pa kripė dhe tėrėsisht tė panevojshme. Tirana ndėrkohė kushedi nė ē'planet ndodhet.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.3.2012, 23:21   57
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Thėnė nga allianz

Po mirė, me kėto i bie qė MD ėshtė ose e paaftė ose bashkėpunėtore e Serbisė?! Sqarime pa kripė dhe tėrėsisht tė panevojshme. Tirana ndėrkohė kushedi nė ē'planet ndodhet.
(Veē faktit qė s'ka MD se ėshtė ende EULEX) ėshtė ēėshtje qė nga ana ligjore Prishtina i ka duart e lidhura, sepse nuk ėshtė nė Interpol dhe e vetmja zgjidhje (qė gjithsesi ėshtė imperativ pėr shtetin shqiptar dhe as duhej tė pėrmendej kėtu) do tė ishte t'i jepej shtetėsia shqiptare Nuhiut, i cili mbahej qė vjet nė Zvicėr. Por kjo do tė ndodhte sikur kakarreēėt e qelbėsit e Tiranės tė kishin koncepte tė shtetit dhe tė elementeve e tė misionit tė tij. Se fundja si mund tė kuptohesh me tė ashtuquajturit funksionarė (qė nga tredhja '45 e kėtej s'e di ēfarė funksioni kanė mė) qė mendojnė se detyra e tyre e vetme ėshtė bėrja e ndonjė deklarate nė media.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.3.2012, 21:17   58
Citim:
Qeveria e Kosovės s'mund t'i ndalė ekstradimet

Prishtinė, 29 mars 2012 - Serbia nuk e ka ndėrmend tė ndalojė hakmarrjen ndaj Kosovės dhe kosovarėve, duke pėrdorur ēfarėdo forme tė mundshme. Njė prej kėtyre formave ėshtė lėshimi i urdhėrarresteve ndėrkombėtare, kryesisht kundėr ish luftėtarėve tė UĒK sė, viktima tė tė cilave deri mė tash kanė qenė edhe jo pak zyrtarė tė lartė kosovarė.

Rasti i fundit ėshtė ai i Shemsi Nuhiut, i cili ndonėse i lindur nė Preshevė, ai kishte vetėm nėnshtetėsi kosovare. Sidoqoftė, nė bazė tė kėrkesės sė bėrė nga Serbia, shteti zviceran qė ėshtė ndėr tė parėt qė ka krijuar marrėdhėnie diplomatike me Kosovėn, e dėrgoi Nuhiun nė Beograd.

Ai atje u prit nė kuadėr tė njė ceremonie tė veēantė qė mė shumė i ngjante njė shoė televiziv, nė krye tė tė cilit ishte ministri i Brendshėm serb, Ivica Daēiq, qė ėshtė edhe pasuesi i Slobodan Millosheviēit nė krye tė Partisė Socialiste serbe.

Avokati i Shemsi Nuhiut, Ludovik Tirelli, i ka thėnė "Zėrit" pėrmes telefonit se ka raste tė caktuara kur njė shtet sado ka marrėdhėnie tė mira me Kosovėn, nuk mund tė pėrgjigjet negativisht nė kėrkesat pėr ekstradim nga Serbia.

http://www.kosova.com/artikulli/80993
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.4.2012, 19:33   59
Citim:
Serbia arrestoi edhe njė shqiptar nė Merdar

Nė vend kalimin kufitar nė Merdar policia e Serbisė sot ka arrestuar Mark Kasnetin, i cili, sipas palės serbe, dyshohet se si pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ka kryer krime mbi civilėt serbė.

Ministri i Punėve tė Brendshme tė Serbisė, Ivica Daēiq i tha Tanjugut se Kasneti ėshtė pėrgjegjės pėr krime lufte ndaj serbėve nė Kosovė nė vitet ’90.

“Ky nuk ėshtė nj arrestim mbi baza nacionale. Bėhet fjalė pėr njė tė dyshuar pėr krime lufte ndaj civilėve, pėr fajėsinė e tij do tė tregojė procesi i mėtejmė”, ka thėnė Dacic, transmeton Tanjugu.

Sipas ministrit serb, policia e ka arrestuar Kasnetin nė autobus.

Ndėrsa zėvendėsi i prokurorit pėr krime lufte, Bruno Vekaric, ka konfirmuar se Kasneti ėshtė arrestuar nė Merdar dhe “ai dyshohet se si pjesėtar i UĒK-sė, gjatė viteve ’90 ka kryer krime lufte ndaj civilėve serbė nė Kosovė”.

Sipas tij Kasneti gjatė ditės do tė dėrgohet nė Gjykatėn Speciale nė Beograd, ku do tė merret nė pyetje nga prokurori, kurse gjykatėsi i procedurės paraprake do tė vendos pėr masėn e arrestit.

“Lėndėn kundėr Kasnetit e kemi formuar nė bazė tė fotografive qė kemi marrė ndaj tė dėmtuarve dhe nė atė mėnyrė kemi konstatuar pėrgjegjėsinė e tij potenciale”, tha Vekaric.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=21729
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.4.2012, 12:31   60
Citim:
KMDLNJ: I arrestuari, Mark Koshnjeti s’ka qenė pjesėtar i UĒK-sė

Pas arrestimit nga policia e Serbisė tė Mark Koshnjetitka reagua sot KMDLNJ, Qendra Rajonale nė Prizren, duke kėrkuar nga mekanizmat vendorė dhe sidomos atyre ndėrkombėtarė qė tė ndėrhyjnė pėr ta liruar ate. Nė reagimin e KMDLNJ-sė thuhet:
"Me 04.2012, rreth orės 22.00, familjarė tė tė arrestuarit (Mark Koshnjeti) sot nga autoritetet serbe nė Merdare, kanė njohtuar Qendrėn Rajonale tė KMDLNJ-sė nė Prizren se:”Mark (Mihill) Koshnjeti(1955), i lindur nė Prizren, banues poashtu nė Prizren, rr.’Pal Paluca’, p.n. ėshtė arrestuar nė pikėn kufitare nė Merdare, derisa po shkonte pėr vizitė tek motra e vet nė Beograd, qė jeton prej kohėsh”, ka thėnė fillimisht e bija e Markut, Valentina Koshnjeti-Koni.

Ajo mė tej tha se:”babai im ka udhėtuar tek motra e vetė (motra e Markut) pėr vizitė, sepse vajza e motrės sė tij kėto ditė do tė martohet. Ai, asnjėherė nuk ka qenė pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe ėshtė arrestuar pa tė asnjė tė drejtė lidhur me kėtė dyshim”, ka thėnė Valentina, e bija e Markut, qė njoftoi se janė nė dijeni se ai tashmė ėshtė nė Burgun e Beogradit.

Edhe burime tjera tė Qendrės Rajonale tė KMDLNJ-sė, bėjnė tė ditur se Mark Koshnjeti nuk ka qenė pjesėtar i UĒK-sė.

Qendra Rajonale e KMDLNJ-sė nė Prizren, kėrkon nga mekanizmat vendorė dhe sidomos atyre ndėrkombėtar qė tė ndėrhyjnė dhe tė njėjtin ta lirojnė."
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,78834
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:56.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.