Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.1.2009, 18:48   1

Shkrim i cituar Z1: Njėsimi i pėrfaqėsive diplomatike


Citim:
Shqipėria, 13 shtete pa ambasadorė

Marrėdhėniet e ndera mes Presidentit Topi dhe Kryeministrit Berisha lėnė vendin pa ambasadorė. Janė mbi 13 shtete nė tė cilat Shqipėria pėrfaqėsohet nga tė ngarkuarit me punė, tė cilėt emėrohen nga Ministria e Jashtme. Duket se marrėdhėniet jo normale institucionale mes Presidentit tė Republikės dhe kreut tė Ekzekutivit, por dhe raportet e ftohta mes Presidentit dhe Kryetares sė Parlamentit, nėnkryetare e PD-sė, kanė krijuar nė pėrfaqėsimin diplomatik tė vendit tonė nė botė njė imazh aspak serioz pėr njė vend qė kėrkon me insistim tė anėtarėsohet nė familjen e vendeve evropiane.

Shqipėria nuk ka pėrfaqėsuesin e lartė tė saj diplomatik nė vende me rėndėsi strategjike pėr ēėshtjen kombėtare, siē ėshtė njohja e shtetit tė Kosovės. Nėse do t’i hedhim njė sy hartės sė vendeve ku mungon zyrtari i lartė i shtetit shqiptar, do tė shohim se ne nuk kemi ambasadorė nė ato vende qė ende nuk e njohin shtetin e Kosovės dhe mė keq akoma, bėjnė lobing me vende tė tjera pėr tė injoruar shtetin e ri.

Shqipėria nuk ka ambasador nė Francė, por as nė Rusi, Beograd, Spanjė, Maqedoni, por dhe Egjipt. Vendi i madh arab drejtohet nga i ngarkuari me punė i Ministrisė sė Jashtme, ndėrkohė qė dimė se Kajro luan njė rol tė fuqishėm nė rajon pėr mosnjohjen e shtetit tė ri tė Kosovės.

Por ajo qė bėn pėrshtypje ėshtė se pėrplasjet mes Presidentit tė Republikės dhe Kryeministrit Berisha kanė lėnė pa ambasador dhe kryeqytetin e Kosovės, Prishtinėn qė nga maji i 2007. Qė atėherė, edhe pse u hap ambasada e shtetit tė Kosovės nė Tiranė, Shqipėria ende nuk ka hapur selinė e saj diplomatike dhe nuk ka emėruar ambasador. Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, Kryeministri Berisha deklaroi se Shqipėria do tė pėrfaqėsohet nė Prishtinė nga Islam Lauka, si ambasador. Qė atėherė asnjė kėrkesė nuk i ka shkuar Komisionit tė Jashtėm tė Kuvendit tė Shqipėrisė pėr tė marrė pėlqimin, duke e lėnė vakant vendin e Shqipėrisė nė Prishtinė.

Por Shqipėria ka rreth 2 vjet e gjysmė pa ambasador edhe nė Egjipt, pas largimit tė Viktor Kalemit, kur dihet roli qė luan ky vend nė rajon pėr ēėshtjen kosovare. Edhe pse janė kėto mungesa, nė Komisionin e Jashtėm tė Kuvendit nuk ka shkuar asnjė propozim nga ana e qeverisė pėr emrat e rinj qė do tė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė nė kėto vende. Duket se rasti i Ferit Hoxhės dhe Kujtim Xhanit, ishin treguesi mė i mirė i nivelit tė marrėdhėnieve mes presidentit dhe kryeministrit. Pasi Komisioni i Jashtėm dha pėlqimin pėr dy kandidatėt pėr ambasadorė, qė nė muajin korrik tė vitit tė shkuar, Presidenti Topi ende nuk i ka dekretuar ata si ambasadorė tė Shqipėrisė nė OKB dhe nė Rusi.

Por Ministria e Jashtme nga ana e saj ka bllokuar nisjen nga puna tė ambasadorit tonė nė Japoni, Bujar Bida, tė dekretuar nga presidenti njė vit mė parė. Gjithashtu edhe kandidatura e propozuar nga qeveria, Kujtim Xhani, si ambasador nė Rusi, i cili mori pėlqimin e Komisionit tė Jashtėm parlamentar, ende nuk ka marrė firmėn e Presidentit tė Republikės. Ndėrkohė pritet tė emėrohen edhe disa ambasadorė tė tjerė, njė pjesė e tė cilėve u ka mbaruar mandati, kurse pjesės tjetėr ose i ėshtė kėrkuar largimi, ose kanė kėrkuar vetė qė tė largohen nga vendi ku janė caktuar.

Spiro Koēit, ambasadori ynė nė Serbi, i ka mbaruar mandati dhe pritet zėvendėsimi i tij me njė tjetėr diplomat. Mandati i ka pėrfunduar edhe ambasadorit tonė nė Maqedoni, Vladimir Prela, qė prej 7 muajve, ndėrsa Arben Ēejku, i cili do ta zėvendėsojė dhe ka marrė edhe pėlqimin e palės maqedonase, nuk ka nisur nga puna, pėr shkak se Prela vazhdon tė qėndrojė nė Shkup. Po kėshtu emri i diplomatit tė ri pritet tė caktohet edhe nė Mal tė Zi. Ndėrkohė qė Shqipėria nuk pėrfaqėsohet nga ambasador edhe nė Rusi pas largimit tė Teodor Laēos nga Moska.

Po ashtu Shqipėria nuk pėrfaqėsohet me ambasador edhe nė Gjermani, ku ka mė se dy muaj qė Ministria e Jashtme shqiptare ka ngarkuar njė nga drejtorėt e saj, Gazmend Barbullushin, ndėrkohė qė qeveria ende nuk ka njė emėr pėr ambasadorin e ri.


Shtetet pa ambasadorė

Francė
Gjermani
Kosovė
Rusi
Egjipt
Beograd
Maqedoni
Indi
Japoni
Spanjė
Gjermani
OKB
Mal i Zi


Ambasadat e reja

Ndėrkohė qė janė rreth 13 ambasada pa titullarin e tyre diplomatik, janė duke u hapur ambasada tė reja tė Shqipėrisė nė botė. Shqipėria po hap ambasada nė Estoni, Norvegji dhe Portugali. Por edhe pse ngritja e infrastrukturės sė tyre po pėrparon, ende asnjė propozim pėr drejtuesit e tyre nuk ka mbėrritur nė Komisionin e Jashtėm tė Parlamentit shqiptar. Nė fakt propozimet nė Komisionin e Jashtėm shkojnė pasi njė konsultimi mes Kryeministrit dhe Presidentit tė Republikės pėr emrin e ambasadorit tė ri tė shtetit shqiptar.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=23171
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.10.2011, 21:02   2
Citim:
Shqipėria e Kosova me pėrfaqėsim tė pėrbashkėt konsullor

Tiranė 20 tetor - Qeveria e Shqipėrisė miratoi tė enjten marrėveshjen me Qeverinė e Kosovės nė fushėn e pėrfaqėsimit konsullor. Kjo marrėveshje bėn tė mundur njėsimin e legjislacionit dhe praktikave mes dy vendeve dhe pėrgjysmon shpenzimet pėrkatėse tė secilit vend.

Kryeministri Berisha e quajti kėtė marrėveshje shumė tė qėlluar dhe shumė tė domosdoshme, bazuar nė njė model qė e kanė pėrdorur vende tė tjera dekada mė parė.

“Shqiptarėt duhet ta ndiejnė veten njėsoj, si nė Tiranė, ashtu edhe nė Prishtinė dhe nuk ka nevojė qytetari tė mendojė se ē’praktikė do t’i duhet tė ndjekė nė secilin vend”, u shpreh Berisha, ndėrsa theksoi se shqiptarėt duhet ta shndėrrojnė praninė e dy qeverive dhe administratave nė mundėsi mė tė mėdha dhe jo nė pengesa dhe burokraci mė tė mėdha.

Sipas tij, dy vendet njė praktikė tė tillė duhet ta kenė edhe nė dogana, nė tatime, nė arsim, nė fushėn sociale, nė fushėn e kulturės pa diskutim, mjedis e gjithēka tjetėr.

“Ėshtė e domosdoshme qė trendet e bashkėpunimit tė konsolidohen e tė fuqizohen me njė kuadėr ligjor tė njėjtė, me praktika tė njėjta, sepse kjo do tė lehtėsojė shumė barrėn burokratike mbi supet e qytetarėve tė Kosovės dhe tė qytetarėve tė Shqipėrisė”, tha kryeministri shqiptar.

http://www.koha.net/index.php?page=1,14,73816
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.1.2012, 16:36   3
Citim:
Ku nuk kanė konsullatė, Kosova dhe Shqipėria do pėrfaqėsojnė njėra- tjetrėn

Tiranė, 13 janar 2012, NOA- Nė kuadėr tė vizitės nė vendin tonė tė Ministrit tė Jashtėm tė Kosovės Enver Hoxhaj u nėnshkrua “Marrėveshja e bashkėpunimit ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr pėrfaqėsimin konsullor”, mes tij dhe kryediplomatit shqiptar Edmond Haxhinasto.

Siē raporton agjencia e lajmeve NOA.al, mėsohet se pėrmes kėsaj marrėveshje synohet nė fushėn e pėrfaqėsimit konsullor synon tė intensifikohet bashkėpunimi ndėrmjet dy vendeve nė mbrojtje tė interesave tė shtetasve tė tyre.

Mėsohet se bashkėpunimi do tė shtrihet nė ato vende ku njėra prej palėve nuk ka pėrfaqėsi konsullore, pėrfaqėsia e palės tjetėr do tė marrė pėrsipėr pėrfaqėsimin konsullor.

Theksohet se ky pėrfaqėsim do tė ketė si objektiv mbrojtjen e interesave tė shtetasve dhe ofrimin e shėrbimeve konsullore nė pėrputhje me legjislacionet e tė dy vendeve.

http://www.noa.al/3/artikull.php?id=136997

Citim:
Marrėveshja, Shqipėria pėrfaqėson Kosovėn ku nuk ka konsullatė

TIRANĖ-Nė atė shtet ku Kosova nuk ka konsullatė, pėrfaqėsimin diplomatik do ja mbulojė Shqipėria dhe anasjelltas. Kjo ėshtė marrėveshja mė e re e dy vendeve, ‘Marrėveshja e bashkėpunimit ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr pėrfaqėsimin konsullor’.

Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė njoftoi se Marrėveshja u nėnshkrua sot nga Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Punėve tė Jashtme Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės Enver Hoxhaj.

Marrėveshja ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės nė fushėn e pėrfaqėsimit konsullor synon tė intesifikojė bashkėpunimin ndėrmjet dy vendeve nė mbrojtje tė interesave tė shtetasve tė tyre.

Sic citon njoftimi pėr shtyp, bashkėpunimi do tė shtrihet nė ato vende ku njėra prej palėve nuk ka pėrfaqėsi konsullore, pėrfaqėsia e palės tjetėr do tė marrė pėrsipėr pėrfaqėsimin konsullor.

“Ky parim i pėrfaqėsimit reciprok mbėshtetet nė praktikėn e sė drejtės ndėrkombėtare tė pasqyruar nė nenin 8 tė Konventės sė Vjenės pėr marrėdhėniet konsullore”.

I njėjti burim bėn me dije se ky pėrfaqėsim do tė ketė si objektiv mbrojtjen e interesave tė shtetasve dhe ofrimin e shėrbimeve konsullore nė pėrputhje me legjislacionet e tė dy vendeve.

Marrėveshja do tė hyjė nė fuqi vetėm pasi palėt tė njoftojnė pėr plotėsimin e procedurave tė tyre tė brendshme ligjore.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:59.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.