Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore > 1389-1444: Principata e Kastriotėve
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 3.12.2006, 10:35   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Helmimi i Kastriotit


Citim:
"Simbas historianėve tė tij klasikė, nė Lezhė Skėnderbeu ra i sėmurė dhe vdiq mė 17 janar 1468. Datėn e ka dhėnė Barleti, duke dhėnė gabim vitin (1466), me shkakun e cituar sipėr: “... e zunė njė palė ethe tė rėnda”. Edhe Franku e pėrshkruan: “Por u sėmur prej ethesh shumė tė forta”, edhe ky me vitin gabim. Muzaka nuk e thotė shkakun e vdekjes, por jep edhe ai vitin gabim: 1466. Edhe Tivarasi/Biemmi: “... e zunė njė palė ethe tė forta, qė e detyruan tė zinte shtratin dhe tė ndryshonte zbatimin e planit tė tij”, edhe ky me vitin gabim.

Si shihet, Muzaka, Biemmi dhe mbas tyre shumė tė tjerė janė varur po te Barleti; nga ana tjetėr, shkaku i vdekjes i dhėnė nga Barleti dhe rimarrė nga shumė ndjekės pėrkon me “variantin zyrtar” venedikas pėr kėtė vdekje. Ky variant nxirret prej njė mesazhi tė Ghirardo de Collis-it pėr Dukėn e tij mė 12 shkurt 1468: “Skėnderbeu kaloi nga kjo jetė; kishte ethet dhe, meqė disa turq teptisėn nė vend, deshi t’i hipte kalit dhe vdiq brenda tri ditėsh”. Tė mbahet parasysh se Ghirardo de Collis-i ishte ambasador i Dukės sė Milanos pikėrisht nė Venedik, pra me kėtė njoftim ai nuk bėnte veēse pėrsėriste “variantin zyrtar” tė Republikės.

Kėtė variant ka adoptuar edhe historigrafia zyrtare shqiptare, pa marrė parasysh qė ai nuk ėshtė i vetmi variant i dhėnė prej bashkėkohėsve pėr vdekjen e Skėnderbeut.

Nė kreun nė tė cilin kam trajtuar vdekjen e tij kam vėnė nė dukje se variantet e vdekjes, dhe pėrkatėsisht vdekjes sė Skėnderbeut janė mė shumė se njė dhe ato do tė duhen numėruar pa parapėlqime pėr ndonjė “variant zyrtar”. Madje, nėse duhet privilegjuar ndonjėri ndėr kėto variante, i bie tė jetė ai i Volaterranos, bashkėkohės i Skėnderbeut, qė flet pėr njė “helmim” tė lidhur me vizitėn e heroit nė Romė, ēfarė do tė pėrkonte, nga ana tjetėr, edhe me njė variant tė sėmundjes sė Skėnderbeut nė Romė."

A.Plasari - http://www.panorama.com.al/20040702/faqe2/1.htm
Citim:
Edhe Barleti, i cilėsuar nga studiuesi Aurel Plasari, njė qytetar i Venedikut, qė shkruante e botonte nė Venedik shkroi nė librin tij variantin zyrtar tė vdekjes sė Gjergj Kastriotit, pra vdekjen nga “ethet”. Por ky nuk mund tė quhet varianti i saktė.

...ndėrsa mė befasuesi mbetet varianti Volaterrano-s, i cili shėnonte:“Si erdhi nė Romė, (Skėnderbeu) u kthye nė atdhe ku thuhet se pas pak kohe vdiq i helmuar”, variant qė, sipas Plasarit, duhet privilegjuar nisur nga pėrkimi i fakteve tė dala nga burime tė ndryshme.

Variantet e vdekjes:
  1. Varianti zyrtar i Venedikut, qė u pėrdor dhe nga Barleti nxirret prej njė mesazhi tė Ghirardo de Collis-it pėr dukėn e tij mė 12 shkurt 1468: “Skėnderbeu kaloi nga kjo jetė; kishte ethet dhe, meqė disa turq teptisėn nė vend, deshi t’i hipte kalit dhe vdiq brenda tri ditėsh”.
  2. Ndėrsa ambasadorėt e dukės sė Milanos nė oborrin papnor Lorenzo da Pesaro dhe Agostino de’Rossi informonin me saktėsi: “... u sėmur kėtu nga punceura”.
  3. Markezi i Mantuas njoftohej prej ambasadorit tė tij, Giovanni Francesco de Maffei, nė Raguzė, pėr njė tjetėr variant (i treti) vdekjeje: “PS. Skėnderbeu vdiq nė betejė me njė shigjetė”.
  4. Njė variant i katėrt i vdekjes/sėmundjes gjendet te Gaspare Veronese, sipas tė cilit, Skėnderbeu ka vdekur nga “curis et angustia cordis”.
  5. Njė variant tė pestė tė vdekjes/sėmundjes sė tij e jep Platyna, sipas tė cilit, Skėndebeu ka vdekur nga “taedio et senio confectus”.
  6. Varianti i gjashtė mund tė nxirret prej njė kalese posaēėrisht tė rėndėsishme tė Volaterrano-s nė komentarėt e tij: “Si erdhi nė Romė, (Skėnderbeu) u kthye nė atdhe ku thuhet se pas pak kohe vdiq i helmuar”.

http://www.panorama.com.al/20040702/faqe2/1.htm
Menjėherė pas kėsaj trojet e Arbrit i kaluan Venedikut, qė prej aty lidhi paqe me Portėn pėr tre vjet.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2006, 00:26   2
kalimtar/e
 
Citim:
Vendim i senatit tė Venedikut pėr tė zhdukur Kastriotin.

14 Maj 1448
(J. RADONIĒ, Gjuragj Kastriot, 17. Origj. latinisht)

1448, 4 Maj. Mbasi njė nėnshtetas i ynė, njėri me tė kaluar tė mirė, praktik dhe i kuptueshėm, e njoftoi zotėrimin tonė se mund tė gjente mėnyrėn qė mund ta mbyste ose tė ēonte tė tjerė ta mbytnin Kastriotin, armikun tonė, por lyp si shpėrblim 100 dukatė nė vit, vendosim: t'i pėrgjigjet se, nė qoftė se ai e mbyt me dorė tė vet ose me dorėn e ndonjė tjetri Kastriotin e lartėpėrmendur, jemi gati t'i japim pėr tėrė jetėn rrogėn e sipėrtreguar. E qė t'i pėrvishet mė me gėzim kėsaj pune, t'i thuhet atij, se do ta vėmė atė nė rradhė tė parė pėr ēdo favor qė kemi mundėsi dhe qė na duket i pėrshtatshėm.

Burime tė zgjedhura pėr historinė e Shqipėrisė, vėll. II, shek VIII-XV.
Me "mbytje", nuk bėhet fjalė pėr mbytje me "duar tė thata", sepse atė kohė tė provoje tė vrisje Kastriotin me pėrpjekje fizike, duhej tė ketė qėnė marrėzi e vėrtetė. Tė gjithė e dinin qė Kastrioti kishte dalė nga shkollat ushtarake turke, pra... bėhet fjalė pėr metodėn perėndimoro-kristiane... helmimin.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2006, 02:53   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Urdhri mė lart ka kaluar dhe nė librin e shkollės sė mesme, viti fundit. Helmimi pohohet nga shumė pikėpamje: nga bindja popullore e kohės; nga fakti qė familja dhe ushtarakėt e besuar tė Kastriotit u strehuan menjėherė tek i biri i mbretit Alfons (armik i Venedikut); nga vetė urdhrat makabre tė Venedikut, qė ėshtė mė se e natyrshme qė duhet tė kenė qenė disa tė tilla, me rrugė zyrtare ose jo; nga pohimet e shkruesve si Volaterrano, da Pesaro, de Rossi etj.

Nė tekstin shkollor (fq.62) ka dhe kėtė:

Citim:
Nė qoftė se i lartpėrmenduri kont i Shkodrės, me anė tė ndonjė lajmėtari tė Turkut ka mundėsi tė bėjė qė tė zbresin turqit nė Shqipėri nė dėm tė Skėnderbeut, sikurse ai vetė na ka shkruar, ne i pėrgjigjemi dhe e porositim qė tė vazhdojė kėtė punė dhe tė bėjė ē'ėshtė e mundur qė turqit tė vijnė nė atė vend. Nga ana tjetėr, me anė tė njerėzve tanė dhe qyteteve qė janė nė duart tona, ju duhet t'i jepni brenda mundėsive ndihmė ushtarake ushtrisė turke, kėshtu qė Skėnderbeu tė shporret nga Shqipėria, mundėsisht edhe nga bota.

(Udhėzim i Venedikut pėr nxitjen e turqve kundėr Skėnderbeut, 27 qershor 1448)
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 16:52.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.