Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 10.1.2009, 22:32   1

Shkrim i cituar Del nė treg vėllimi IV i "Historisė sė popullit shqiptar"


Doli nė qarkullim Vėllimi i IV i "Historisė sė popullit shqiptar", "Lufta antifashiste nacionalēlirimtare dhe periudha pas saj (1939 - 1990)". Ky vėllim ėshtė hartuar nga njė grup autorėsh, mes tė cilėve Xhelal Gjeēovi, Paskal Milo, Beqir Meta, Fatmira Rama, Jakup Mato, Josif Papagjoni, Bashkim Kuēuku, Ana Lalaj, Tahir Abdyli, Musa Limani, Marenglen Verli, etj.

Vėllimi prej 456 faqesh plotėson korpusin e plotė tė "Historisė sė popullit shqiptar". Nė vėllimin e parė kemi historinė e ilirėve, mesjetėn, Shqipėrinė nėn perandorinė osmane, gjatė shek. XVI - vitet '20 tė shek. XIX. Nė vėllimin e dytė kemi Rilindjen Kombėtare, vitet '30 tė shek. XIX - 1912. Nė vėllimin e tretė historia e Shqipėrisė gjatė viteve 1913 - 1939.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=23360
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.1.2009, 22:52   2
radio zimbabve
 
Citim:
Lufta antifashiste nacionalēlirimtare
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.1.2009, 11:36   3
kalimtar/e
 
Citim:
Thėnė nga VNf

nga njė grup autorėsh, mes tė cilėve Xhelal Gjeēovi, Paskal Milo, Beqir Meta, Fatmira Rama, Jakup Mato, Josif Papagjoni, Bashkim Kuēuku, Ana Lalaj, Tahir Abdyli, Musa Limani, Marenglen Verli, etj.
Parashikohet gallatė, po me majt barkun me dorė ama.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.1.2009, 20:50   4
allianz
 

Shkrim i cituar Intervistė me Paskal Milon pėr "Historinė IV"


Citim:
Ēfarė sekretesh ruhen nėpėr arkiva mbi ēėshtjet e marrėdhėnieve diplomatike nė Shqipėrinė komuniste? Deri nė fillim tė viteve '90 gjithēka ishte mister. Thuajse askush nuk i njihte tentativat e SHBA-ve deri nė mesin e viteve '60 pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike me Shqipėrinė e Enver Hoxhės, dhe sigurisht, as faktin se si u vendos njė kanal i fshehtė komunikimi mes qeverisė sė Hoxhės dhe amerikanėve. E vėrteta e incidentit nė Kanalin e Korfuzit gjithnjė ėshtė keqinterpretuar. Minat e vendosura atje ishin fryt i njė bisede tė fshehtė nė Beograd. Pse Enver Hoxha nuk ftohej nė Moskė dhe ē'taktikė ndiqte Josif Broz Tito pėr tė penguar vajtjen e tij atje...dhe cilat ishin angazhimet e Shqipėrisė sė asaj kohe nė ēėshtjen e Kosovės...? Nė kėtė intervistė, historiani Paskal Milo, njė prej autorėve tė tekstit tė ri tė Historisė sė Shqipėrisė, na shuan shumė kureshtje.

Nė vėllimin IV tė Historisė sė Popullit Shqiptar, qė pėrfshin periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore dhe atė tė regjimit komunist deri nė vitin 1990, ju jeni autor i pjesės mbi marrėdhėniet e politikės sė jashtme. Shumė prej ēėshtjeve trajtohen pėr herė tė parė nė kėtė tekst historie. Ku i keni hulumtuar dokumentet?

Historia si shkencė ėshtė njė thesar i pafund kėrkimesh, dhe prandaj zanati i historianit ėshtė i bukur se gjithnjė ėshtė nė kėrkim dhe zbulon tė reja. Nė punėn time shumėvjeēare si historian kam pėrjetuar mjaft kėnaqėsi pikėrisht nė zbulimin e dokumenteve tė reja qė ndriēojnė periudha apo ngjarje tė veēanta historike. Edhe nė hartimin e pjesės pėr Historinė e Popullit Shqiptar vėllimi i 4-t, ku unė jam autor i pjesės mbi politikėn e jashtme tė regjimit komunist pėr periudhėn 1945-1990, kam konsultuar njė numėr tė madh dokumentesh tė vjela pėr herė tė parė nga ana ime, jo vetėm nė Arkivin Qendror tė Shtetit, nė Arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, nė Arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme apo edhe tė Mbrojtjes, por edhe nė arkiva tė huaja, si atė tė Departamentit Amerikan tė Shtetit, ku unė kam punuar pėr njė kohė tė gjatė, arkivin e "Foreign Office" nė Londėr, ku kam punuar njė muaj tė plotė, nė Arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Francės, gjithė muajin janar 1997, nė Arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Rusisė, ku kam punuar nė muajin prill 1994 dhe nė arkiva tė tjera, siē janė arkivat e vendeve fqinje, madje kam edhe dokumente tė marra nė arkivat e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Jugosllavisė pėr periudhėn e parė 1945-1948.

Mė ėshtė dashur njė punė shumėvjeēare dhe vetėm 160 faqet qė kam unė si autor nė kėtė vepėr janė rezultat i njė pune 9- vjeēare sistematike, sepse nuk ka pasur deri tani njė monografi pėr politikėn e jashtme tė regjimit komunist. Ka pasur vetėm disa artikuj shkencorė apo publicistikė pėr ngjarje tė caktuara, dhe pėr persona tė caktuar, por asnjė pėrpjekje serioze pėr ta parė tė gjithė periudhėn nė unitetin e saj. Mund tė ketė pasur edhe libra tė veēantė, por pėr periudha tė veēanta dhe pėr vende apo marrėdhėnie me vende tė veēanta.

Nga kjo pikėpamje puna qė ėshtė bėrė ka pasur vėshtirėsitė e veta dhe materiali i shkruar ėshtė jo vetėm rezultat i njė hulumtimi tė gjatė dhe tė lodhshėm, por ėshtė edhe njė pėrpjekje pėr tė bėrė pėrgjithėsime pėr zhvillimet nė politikėn e jashtme tė shtetit komunist, qė gjithnjė ishin tė lidhura me zhvillimet e brendshme dhe orientoheshin drejt tyre.

Cilat kanė qenė anekset e fshehta tė marrėdhėnieve diplomatikė nė Shqipėrinė komuniste?

Duke cituar burimet e shumta arkivore qė janė shfrytėzuar pėr tė shkruar kėta kapituj tė politikės sė jashtme, ka aty ngjarje tė tilla qė janė ndriēuar pėr herė tė parė nė vėrtetėsinė e tyre tė plotė. Mund tė pėrmend ēėshtjen e raportit tė marrėdhėnieve mes fuqi aleate nė Luftėn e Dytė Botėrore, SHBA, Britanisė dhe Bashkimit Sovjetik pėr Shqipėrinė, pėr mėnyrėn se si e vėshtronin ata Shqipėrinė nė planet e tyre nė fund tė kėsaj Lufte dhe nė vitet pas saj.

Njė element tjetėr i ri qė del nga kėrkimet arkivore, ėshtė edhe raporti qė ekzistonte nė vitet 1945-1946 mes qeverisė sė Hoxhės dhe qeverisė sovjetike, i cili nė pamje tė parė mendohej se ka qenė njė raport marrėdhėniesh tė ngushta, siē i ka komentuar historiografia e mėparshme shqiptare. Nė fakt, nuk kanė qenė tė tilla. Jo se nuk ka dashur Enver Hoxha tė ishin tė tilla, por sepse ishin sovjetikėt ata qė e mbanin larg Hoxhėn si njė njeri qė akoma nuk kishte fituar besimin e tyre. Kjo, pėr shkak tė ndėrhyrjeve tė Titos, i cili thoshte nė Moskė se "Enver Hoxha nuk ėshtė i besuar". Nė atė kohė ai nuk e kuptonte pėrse nuk ftohej nė Moskė dhe shumė vonė e mori vesh se ai qė e pengonte tė shkonte atje ishte Tito.

Njė tjetėr element i rėndėsishėm dhe i ri i ndriēuar nga kėrkimet e mia arkivore nė Londėr, nė Moskė, por edhe nė arkivat shqiptare, ėshtė ēėshtja e incidentit tė Kanalit tė Korfuzit. Deri vonė, incidenti ishte interpretuar vetėm si pėrgjegjėsi e njėanshme e Britanisė sė Madhe qė dėrgoi anijet e saj tė Luftės nė Kanalin e Korfuzit, e ku ato ndeshėn nė mina. Sipas versionit shqiptar, minat ishin vendosur qė nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore nga gjermanėt. Kėrkimet e mia vėrtetuan se kėto mina ishin vendosur nga anije ushtarake jugosllave nė njė marrėveshje tė fshehtė nė qershor tė vitit 1946 nė Beograd. Kur e zbulova kėtė fakt, dhe e botova nė gazetat e kohės mė 1997, shumė njerėz, mes tyre edhe kolegė tė mi historianė, protestuan dhe nuk iu erdhi mirė qė e nxora kėtė fakt tė vėrtetė historik.

Nė kėto dokumente ka mjaft fakte tė tjera interesante qė dėshmojnė se nė periudhėn e luftės sė Ftohtė, regjimi komunist nė politikėn e jashtme herė pas here ka tentuar tė vendosė marrėdhėnie diplomatike me SHBA dhe Britaninė e Madhe, tė cilat kanė qenė tepėr tė fshehta dhe tė mbuluara pėrmes propagandės komuniste tė kohės me sloganet e njohur tė imperializmit.

Me interes ėshtė nė mėnyrė tė veēantė dhe e trajtuar pėr herė tė parė, ēėshtja se si u prit nė botėn perėndimore prishja shqiptaro-sovjetike nė vitet 1960-1961. Ka shumė materiale tė reja, qė janė reflektuar nė studim pėr mėnyrėn se si kjo u trajtua nė kancelaritė e huaja perėndimore tė Washingtonit, tė NATO-s dhe nė vendet fqinje. Nė debatet qė janė zhvilluar mes tyre, tė bėn pėrshtypje interesi i madh qė treguan amerikanėt nė atė kohė. Madje, u arrit qė ata tė ndėrtonin njė kanal komunikimi tė posaēėm sekret me qeverinė shqiptare tė asaj kohe dhe u hodh ideja pėr tė vendosur edhe marrėdhėnie diplomatike. Por, pas pranverės sė vitit 1962 nuk u shkua mė tej. Kjo, edhe pėr faktin se Enver Hoxha nuk arriti tė bėhej njė Tito i dytė nė botėn komuniste e tė orientohej nga Perėndimi. Ishte koha kur ai u prish me sovjetikėt, dhe gjeti njė aleat tė largėt, Kinėn komuniste, me tė cilėn e lidhi Shqipėrinė pėr gati 15 apo 16 vite tė tjera.

Ka shumė interpretime tė reja nė tekst pėr politikėn e jashtme tė shtetit shqiptar, por qė nuk ėshtė vendi pėr t'i cituar tė gjitha. Veēanėrisht nė vitet '80 ka ēėshtje qė janė me shumė interes pėr t'u studiuar dhe qė reflektohen nė libėr, siē kanė qenė pėrpjekjet pėr tė zgjidhur problemin e arit monetar shqiptar; ēėshtja e dėmshpėrblimeve nga Gjermania apo pėrpjekjet qė bėnin amerikanėt dhe sovjetikėt pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike me Shqipėrinė dhe refuzimi kategorik qė iu bėnte Hoxha kėtyre pėrpjekjeve.

Ėshtė folur shumė pėr izolimin e Shqipėrisė si njė nga tiparet karakteristike tė regjimit. Si ėshtė pasqyruar kjo karakteristikė?

Nė libėr kjo pasqyrohet mjaft qartė. Enver Hoxha i refuzonte tė gjitha ofertat qė i bėheshin pėr hapje nė adresė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ose i kondiciononte kur vinte puna tek Britania e Madhe dhe Gjermania pėr ēėshtje qė ishin nė diskutim, si ari monetar apo ēėshtja e dėmshpėrblimeve.

Por, shkonte edhe deri aty sa shpesh herė diplomacia shqiptare jo pėr faj tė saj, por pėr shkak tė orientimit ideologjik, kryente edhe veprime groteske duke mos u dhėnė dorėn diplomatėve tė huaj ose duke iu kthyer shpinėn, veprime tė cilat raportoheshin nė Tiranė si arritje dhe "heroizma" tė diplomatėve shqiptare. Veprime tė tilla i vinin ata nė njė pozitė qesharake para tė tjerėve, por ishin tė detyruar ta bėnin, sepse kėshtu ishte urdhri nga udhėheqja shqiptare, e cila nuk donte asnjė lloj takimi me diplomatė amerikane dhe sovjetikė.

A ka ngjyrime pozitive nė gjykimin e kėtyre ēėshtjeve?

I gjithė vėshtrimi qė i ėshtė bėrė periudhės nė politikėn e jashtme ėshtė i mbėshtetur thellėsisht nė interpretimin e dokumenteve dhe nuk ka influenca dhe paragjykime politike dhe ideologjike. Pikėrisht, duke u nisur nga ky kėndvėshtrim janė nėnvizuar edhe disa qėndrime nė politikėn qė kanė qenė dhe mbeten tė respektueshme, kombėtare dhe tė vlefshme. Nė tekst ato janė ndriēuar pėr aq sa u takon nė frymėn pozitive duke i zhveshur nga keqpėrdorimi ideologjik qė iu bėhej nė kohėn e regjimit nga politika, por edhe nga historiografia e kohės. Nė kėtė rast mund tė pėrmendim, pėr shembull prishjen me sovjetikėt, prishjen me kinezėt, ēėshtje qė nė njė mėnyrė ose tjetėr janė trajtuar nė tė kaluarėn si rezultat i pėrplasjeve ideologjike, por qė nė fakt kanė pasur njė kontekst tjetėr.

Pėr shembull, prishja shqiptaro -sovjetike tani interpretohet mė shumė si njė pėrpjekje e Enver Hoxhės pėr tė shpėtuar regjimin e tij dhe qėndrimin e tij nė pushtet, se sa si njė konflikt ideologjik, siē ėshtė paraqitur deri vite mė parė.

Po kėshtu, dalja e Shqipėrisė nga Traktati i Varshavės mbetet njė vepėr me rezonancė kombėtare, sepse preu urėt juridike tė njė intervencioni tė mundshėm sovjetik pas pushtimit tė Ēekosllovakisė nė gusht tė vitit 1968. Kjo i shėrbeu jo vetėm Shqipėrisė, por i shėrbeu edhe botės perėndimore, ashtu siē i shėrbeu edhe largimi i nėndetėseve sovjetike pas prishjes shqiptaro-sovjetike nė vitin 1961.

Pra, ka disa ngjarje nė politikėn e jashtme tė shtetit shqiptar nė kohėn e komunizmit, qė sado tė shahet regjimi pėr natyrėn e tij, pėr diktaturėn, pėr rrethimin e egėr, pėr luftėn e tmerrshme tė klasave, mbeten nė fondin pozitiv tė historisė.

Tė flasim pak pėr Kosovėn. Cilat ishin lėvizjet diplomatike lidhur me tė?

Ēėshtja e interesimit pėr Kosovėn ka qenė mjaft e angazhuar, sidomos pas vitit 1968, kohė kur ka pasur njė strategji pėr Kosovėn. Ka ende dokumente tė pashfrytėzuara nė Arkivin Qendror tė Shtetit qė e kanė burimin nga Arkivi Qendror i ish-Partisė sė Punės, ku evidentohet angazhimi pėr ēėshtjen e Kosovės. Jo vetėm ato ēka janė thėnė publike nė Kongrese apo nė artikuj, por nė programe dhe studime konkrete e nė kanale komunikimi me shqiptarė tė Kosovės brenda dhe jashtė saj pėr tė mbajtur tė gjallė frymėn, pėr tė punuar, qė nė njė tė ardhme Kosova tė mund tė ecte nė atė rrugė qė ajo eci.

Veēanėrisht pas viteve '70 me fillimin e viteve '80, ka njė intensifikim tė politikės sė shtetit shqiptar pėr tė punuar me Kosovėn. Kjo jo vetėm me masat qė u morėn brenda nė Shqipėri tė karakterit organizativ, institucional dhe mė gjerė. Nė fushėn diplomatike, ēėshtja e Kosovės u bė njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme nė trajtimin e problemeve nga diplomacia shqiptare e kohės dhe ky angazhim vjen duke u rritur deri nė vitin 1990.

I kthehemi dhe njėherė synimeve tė aleatėve. Nga njė anė ishte Bashkimi Sovjetik dhe orientimi drejt bllokut komunist, e nga ana tjetėr SHBA dhe Perėndimi. Si mendoni ju, cilėt ishin faktorėt qė pėrcaktuan vendosjen pėrfundimtare tė regjimit komunist nė Shqipėri?

Faktorėt qė pėrcaktuan fitoren e komunizmit nė Shqipėri janė tė brendshėm, sepse ishte Partia Komuniste ajo qė luajti rolin kryesor nė organizimin e rezistencės dhe tė luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare nė Shqipėri. Ka pasur dhe ka debate pėr rolin e kėsaj partie gjatė luftės dhe ėshtė mė se e drejtė tė ketė, por mes shkencėtarėve, mes historianėve, dhe jo mes injorantėve tė historisė. Nė kėtė kuadėr, ishte shumė vendimtare arsyeja se pėrse u vendos regjimi komunist nė Shqipėri.

Fuqitė e mėdha aleate, nė radhė tė parė Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e pranuan regjimin e Enver Hoxhės nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, sepse e kishin ndihmuar edhe gjatė saj, pėrmes misioneve tė tyre ushtarake, me furnizime ushtarake, madje edhe me para pėr tė forcuar rezistencėn nė prapavijat e luftės me pushtuesit italianė dhe gjermanė. Kjo, sigurisht iu shėrbente synimeve strategjike tė Kombeve tė Bashkuara nė luftėn kundėr fashizmit.

Nė fund tė luftės, edhe amerikanėt edhe anglezėt ishin tė detyruar tė pohonin dhe tė pranonin supremacinė e komunizmit dhe tė frontit nacional-ēlirimtar, sepse vetė ata nė terren e kishin parė. Ka raporte tė detajuara tė misioneve anglo-amerikane nė Shqipėri nė atė kohė qė, si forcat e Ballit Kombėtar ashtu edhe ato tė Legalitetit bashkėpunuan me gjermanėt.

Anglezėt dhe amerikanėt disa herė i kishin paralajmėruar qė tė mos e bėnin njė veprim tė tillė, por nė fund ata u detyruan t'i braktisin, sepse nuk kishin ēfarė t'u bėnin. E vetmja ndihmė qė iu dhanė, ishte se i morėn njė pjesė tė tyre me anije dhe i larguan pėr tė mos rėnė viktima tė kundėrshtarėve tė tyre politikė komunistė qė duket se po vinin nė pushtet.

Arsyeja e tjetėr qė favorizoi ardhjen nė pushtet tė komunistėve nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore, ishte se vetė Fuqitė e Mėdha dhe veēanėrisht Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik, bėnė ndarjen e sferave tė influencės nė Ballkan. Ėshtė njohur edhe ėshtė zbuluar nė fund, madje pjesėn e ndarjes pėr Shqipėrinė e kam zbuluar vetė nė Arkivin e "Foreign Office" nė Londėr, qė nė tetor 1944, kur Shqipėria gati po ēlirohej, nė Moskė Ēurēilli dhe Stalini ndanė vendet e Ballkanit me pėrqindje sipas sferave tė influencės. Shqipėrinė e ndanė 50 pėr qind me 50 pėr qind. Por, duke qenė se Britania e Madhe mori pėrparėsi Greqinė dhe nė Jugosllavi u ndanė 50 pėr qind me 50 pėr qind sferat e influencės, pėr rrjedhojė edhe nė Shqipėri mbeti nė kėto raporte. Madje, nė ndarje, Stalini me Ēurēillin e kishin harruar Shqipėrinė. Ndarja e vendit tonė ėshtė bėrė njė ditė mė vonė nga dy ministrat e jashtėm respektivė tė kohės, nga Molotovi dhe Ideni. Kėta kanė qenė faktorėt kryesorė tė cilėt pėrcaktuan nė Shqipėri vendosjen e regjimit komunist. Nė vendet e tjera po t'i krahasojmė me Shqipėrinė, faktori i parė pėrcaktues ka qenė ardhja e ushtrisė sovjetike nė kėto vende dhe imponimi i regjimeve komuniste, siē u bė nė Bullgari, Rumani, Ēeki, Hungari, Poloni e vende tė tjera tė Europės Lindore, qė krijuan mė vonė bllokun komunist.

Mes politikės dhe historisė, e keni ruajtur distancėn qė i nevojitet kėsaj tė fundit?

Asnjėherė nuk i kam parė bashkė kėto dy angazhime tė mėdha tė miat. Janė gjithnjė shumė i pėrkushtuar ndaj historisė dhe tani qė po flasim, orė tė tėra tė natės punoj duke shkruar, sepse kam disa projekte nė duar, prej tė cilave dy do tė dalin sė shpejti nga botimi. Nuk i ngatėrroj, sepse historia ėshtė pasioni im i madh i jetės, ndėrsa politika ėshtė njė angazhim qytetar i ditės dhe i pėrkohshėm. Nuk bėj koncesione nė tė shkruarit e historisė pėr shkak tė angazhimit dhe pėrkatėsisė sime politike. Nuk e shfrytėzoj politikėn pėr tė keqinterpretuar historinė. Do tė ishte mėkat po qe se do ta bėja. Nuk ia fal vetes dhe nuk e bėj dot kėtė koncesion.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=50965
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.1.2009, 20:53   5
allianz
 
Ajo pjesa pėr "angazhimet" rreth Kosovės ėshtė vėrtet ndriēuese...

Ē'besueshmėri mund tė kesh, z. Milo, nėse nuk ke guximin minimal tė thuash haptas se s'kishte fare diplomaci pėr Kosovėn, po shkon i bie rrotull e rrotull "pas '68, pas '80 andej nga '90-a"?! Pėr ēfarė paanshmėrie nė gjykimin e historisė po flasim?!
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.1.2009, 07:44   6
radio zimbabve
 
Skandal. Po mė pėlqen mė shumė aty ku hiqet si i moderuar duke bėrė sikur i bėn kritikė Hoxhės pėr tė provu "objektivitetin" ndėrkohė qė:

Citim:
Nė fund tė luftės, edhe amerikanėt edhe anglezėt ishin tė detyruar tė pohonin dhe tė pranonin supremacinė e komunizmit dhe tė frontit nacional-ēlirimtar, sepse vetė ata nė terren e kishin parė. Ka raporte tė detajuara tė misioneve anglo-amerikane nė Shqipėri nė atė kohė qė, si forcat e Ballit Kombėtar ashtu edhe ato tė Legalitetit bashkėpunuan me gjermanėt.

Anglezėt dhe amerikanėt disa herė i kishin paralajmėruar qė tė mos e bėnin njė veprim tė tillė, por nė fund ata u detyruan t'i braktisin, sepse nuk kishin ēfarė t'u bėnin. E vetmja ndihmė qė iu dhanė, ishte se i morėn njė pjesė tė tyre me anije dhe i larguan pėr tė mos rėnė viktima tė kundėrshtarėve tė tyre politikė komunistė qė duket se po vinin nė pushtet.
...e shohim vazhdimisht tė pėrdorė terminologji prej komunisti tė sprovuar.

Ndryshuar sė fundmi nga radio zimbabve : 13.1.2009 nė 07:56.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.1.2009, 15:09   7
allianz
 
Partia e Paskal Milos u shpreh dhe kundėr ligjit pėr hapjen e dosjeve, ligj qė duhej bėrė qė nė '90-ėn.

Citim:
Partia Demokracia Sociale i bėri dje thirrje kreut tė shtetit tė mos dekretojė ligjin pėr pastėrtinė e figurave. Nė njė prononcim publik, sekretari politik i kėsaj partie shprehu besimin se ligji ka pėrplasje themelore me Kushtetutėn, duke cenuar nė mėnyrė tė hapur lirinė e tė drejtat e njeriut. "Dhe duke krijuar mundėsinė e nisjes sė njė ‘gjuetie shtrigash‘ ndaj kundėrshtarėve politikė apo institucioneve tė pavarura nga qeveria", tha Duēkallari.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=56853
Pėr tė marrė vesh ē'bėhet me historianė si Miloja...

Pa lidhje me temėn, kjo fjalia e fundit nė citim tė bėn pėrshtypje se si "institucionet e pavarura nga qeveria" ēuditėrisht preken nga ligji pėr hapjen e dosjeve...
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:02.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.