Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 11.1.2009, 16:04   1

Shkrim i cituar Shtrembėrimi i historisė nga mungesa e profesionalizmit


Citim:
Historia shtrembėrohet edhe padashje!

Arti fotografik, pėrveē rėndėsisė si njė zbulim i jashtėzakonshėm dhe mjaft i dobishėm, qė do tė shėrbente jo vetėm nė jetėn e pėrditshme tė njerėzve, pėr tė ruajtur nė “kujtesėn” e tyre momente nga mė tė bukurat e jetės, por edhe nė fusha tė ndryshme tė shkencės, ka luajtur njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė historinė botėrore, duke shėrbyer si syri i njė historiani tė kujdesshėm i cili, ditė pas dite, vit pas viti e, tashmė, shekull pas shekulli, ka fokusuar ndryshimet qė kanė shoqėruar zhvillimin e njerėzimit duke bėrė qė, sa mė shumė tė kalojnė vitet, aq mė shumė tė vlerėsojmė e tė falenderojmė pionierėt e kėtij arti sa tė mrekullueshėm, po aq edhe tė rėndėsishėm njėherėsh.

Midis fotove tė Ismail Qemalit, gjithmonė mė kishte tėrhequr vėmendjen njė foto mjaft e bukur e tij, bėrė nė Napoli tė Italisė, mė 1909-ėn, ku ai qėndron i ulur, rrethuar me respekt nga njė grup patriotėsh. Shumė pyetje i kisha bėrė vetes pėr atė fotografi: Pėrse Ismail Qemali, sė bashku me ata patriotė, atė pranverė tė vitit 1909 ndodheshin nė Napoli, pikėrisht gjatė kohės qė Ismail Qemali ishte deputet i Beratit nė Parlamentin e Perandorisė Osmane? Kush ishin ata burra qė gjendeshin pėrkrah tij dhe, aq mė shumė, pėrse ajo foto s’kishte parė dritėn e duhur nė tekstet e ndryshme, qė flisnin pėr periudhėn e Pavarėsisė? Etj, etj, pyetje si kėto.

Nė njė kopje tė vjetėr tė kėsaj fotografie qė ruanim nė shtėpi, im atė njihte vetėm njė pjesė tė tyre. Sigurisht njihte tė pestė djemtė e Ismail Qemalit, midis tė cilėve (nė foto: mė i vogli, me bluzė tė bardhė) ishte babai i tij; njihte Namik bej Delvinėn, Alem Tragjasin, Ahmet Dyrmishin, Yzeir Muēon e ndonjė tjetėr. Kurioziteti pėr tė njohur nė thellėsi historinė e kėsaj fotografie, mė shtyu qė, me kėrkimet e mia, t’i jepja dritė asaj, duke i hequr pluhurin e harresės, qė koha, me atė dorėn e saj tė ashpėr, aq mė tepėr kur i krijohen tė gjitha mundėsitė, pak nga pak mbulon ēdo gjė, nganjėherė deri nė zhdukje.

Me ato pak informacione tė mjaftueshme qė munda tė grumbulloj, ndjeva kėnaqėsinė se mė nė fund arrita t’i jap jetė asaj. Fillimisht ishte “zbulimi” i emrave tė atyre burrave qė, ashtu sė bashku, pėrreth Ismail Qemal bej Vlorės, kishin pozuar me krenari, sikur tė kishin bindjen qė po dilnin pėrkrah burrit tė ardhshėm tė shtetit shqiptar. Tė gjithė ndodheshin nė Napoli, tė arratisur nga Shqipėria pėr t’i shpėtuar pėrndjekjes sė egėr tė xhon-turqve; tė gjithė ishin patriotė dhe tė gjithė, kush mė pak e kush mė shumė, i shėrbyen atdheut deri nė fund tė jetės sė tyre.

Mirėpo aq sa e madhe do tė ishte kjo kėnaqėsi, po aq i madh ishte zhgėnjimi qė provova teksa shfletoja, me mjaft interes, faqet e librit “Tri Jetė” (Biografitė e Kolonelit Tomson, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit) shkruar dhe botuar veēas nga historiani i njohur, Skėnder Luarasi (1900-1982) dhe ribotuar, mė 2007-ėn nga znj.Angjelina Ceka. Nė faqet e kėtij libri, midis ilustrimeve tė bashkangjitura pėr plotėsim enkas pėr kėtė ribotim, do gjeja po kėtė foto (faqe 112) por qė, pėrveē shėnimit mjaft tė varfėr dhe aspak tė saktė: “Napoli 1909. Ismail Qemali mes 4 prej djemve tė tij dhe miq shqiptarė”!! (kur nė atė foto janė pesė djem tė Ismail Qemalit dhe jo miq, por patriotė shqiptarė), fatkeqėsisht mbart nė vetvete trashėgiminė e periudhės komuniste.

Midis burrave tė mbledhur atė ditė, pėr tė pozuar nė Studion fotografike, nė Napoli, tek imazhi i paraqitur nė faqet e kėtij libri, mungojnė dy prej tyre: Qazim Koculi dhe Qazim Kokoshi, jo sepse nė atė Studio u bėnė dy shkrepje, por sepse pseudohistorianėt, falsifikatorėt, servilėt, denigruesit e historisė sonė, ashtu si edhe nė mjaft raste tė tjera, do kėrkonin ta zhduknin kontributin e kėtyre dy burrave tė shquar ndaj Atdheut.

Pa dashur aspak tė ngre vlerėn e njėrit apo tjetrit, mė duket tej mase paradoksale qė njė libėr, financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve (siē shėnohet edhe nė faqen e parė), botuar pikėrisht me rastin e 95-vjetorit tė Pavarėsisė, paraqet njė foto tė falsifikuar ku, njėri prej dy imazheve tė hequra, ėshtė ai i Qazim Kokoshit, delegat i Vlorės nė Kuvendin Kombėtar dhe njė prej atyre qė, me kurajo, pati nderin tė firmoste Aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė.

Ajo ēka tė trondit mė shumė, nė kėtė rast, ėshtė fakti se, nė njė kohė kur (edhe pse vonė) pretendohet tė rishkruhet drejt historia jonė, herė pas here rishfaqet trashėgimia e periudhės komuniste, si njė e keqe qė na dėshmon se, jo vetėm s’kemi mundur dhe ditur ta zhdukim, por as ta luftojmė si duhet.

Fatkeqėsisht janė me dhjetėra librat historikė qė dalin nė qarkullim dhe qė mbartin akoma denigrimin qė iu bė asaj gjatė periudhės komuniste. Diku pa dashje; diku pėr mosseriozitetin e duhur por diku, fatkeqėsisht, sepse akoma shumė “pena” janė po ato qė i kanė shėrbyer atij regjimi. Ėshtė mjaft irritues fakti qė, emra nga mė tė njohurit, janė recensues, redaktorė apo korrektorė letrarė tė mjaft librave, ndėrkohė qė, nė faqet e po kėtyre librave, ndeshim gabime nga mė trashaniket, deformime frazash, histori qė, nė kuadrin e “lirisė sė shtypit”, vazhdojnė tė denigrojnė historinė tonė, etj, etj.

Vetė libri qė pėrmenda mė sipėr (tė cilin mė vjen keq qė po e marr si shembull, pasi si ai ka dhjetėra tė tjerė nė qarkullim) dėshmon pėr njė dukuri tė tillė. Pėrveē paraqitjes sė kėtij imazhi tė falsifikuar, nė faqet e tij ka njė pasaktėsi evidente nė shpjegimet e fotove mbi Ismail Qemalin.

Foto tė bėra nė tė njėjtėn ditė, mė 28 nėntor 1932 (nė ceremoninė e rivarrimit tė Ismail Qemalit) paraqiten me shpjegime krejtėsisht tė gabuara, si p.sh.: “Marshim popullor nė pėrvjetorin e Pavarėsisė nė Vlorė”; “Kaninė, 9 shkurt 1919. Pėrcjellja e Ismail Qemalit pėr nė banesėn e fundit” (aq mė tepėr qė Ismail Qemali ėshtė varrosur mė 12 shkurt, e jo mė 9 shkurt); “Ngritja e monumentit tė Pavarėsisė nė Vlorė, 28 nėntor 1932” (kur monumenti ėshtė inauguruar mė 1972) dhe, mė trashanikja: “Ceremonia e inaugurimit tė monumentit tė Pavarėsisė nė Vlorė, 28 nėntor 1912” !, etj, si kėto.

Pra, nė njė kohė kur pretendohet rishkrimi i historisė, gabime tė tilla, 18 vjet pas rėnies sė regjimit komunist, mendoj se nuk duhet tė ekzistojnė.

Megjithatė, nga ana tjetėr, kėto “gabime”, sė paku, duhet tė sensibilizojnė historianėt apo kėdo qė pretendon tė merret me histori qė, pėr tė shkruar atė, tė tregojnė mė shumė kujdes dhe seriozitetin e duhur edhe ndaj fakteve qė, nė pamje tė parė, duken jo aq tė rėndėsishėm dhe, aq mė tepėr, pėrpara se tė shkruajnė pėr njė figurė historike, tė interesohen, siē bėn gjithė bota e qytetėruar, pėr pasardhėsit e tij dhe tė marrin mundimin e tė konsultohen me ta pasi, nė mos mė shumė, ata mund tė kenė njė informacion mė tė saktė lidhur me aspektin familjar tė tyre, aspekt qė, nė shumicėn e rasteve, siē ėshtė edhe rasti i kėtij imazhi, ėshtė objekti mė delikat ku mund tė gabohet.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=50971
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:40.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.