Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Prodhim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 12.1.2009, 23:43   1

Shkrim i cituar Z1: Njėsimi i tregut


Tiranė - Konfindustria, i ka kėrkuar sot qeverisė shqiptaroperėndimore tė marrė masa tė menjėhershme pėr funksionimin e doganave, duke veēuar kėtu ato midis shtetit tė Veriut dhe atij Perėndimor. Me anė tė njė deklarate pėr shtyp, Gjergj Buxhuku ka kėrkuar qė tė krijohet sa mė shpejtė Tregu i Hapur Shqiptar 7 milionėsh dhe Rajonal, duke shfrytėzuar kėtu me efektivitetin maksimal tė mundshėm tė rrugės Durrės-Morinė nė ndėrtim e sipėr, si dhe zbatimin e marrėveshjeve rajonale CEFTA tė Tregtisė sė Lirė dhe procesit tė hyrjes tė vendeve tė rajonit tė Ballkanit Perėndimor nė BE.

“Konfindustria si masė e rėndėsishme strategjike kėshillon tė veprohet pėr ndėrtimin dhe fillimin sa mė tė shpejtė - tė doganave tė pėrbashkėta pėrgjatė pikave tė kufirit tokėsor tė Shqipėrisė me vendet e rajonit duke filluar me Kosovėn si dhe -pėrmirėsimin dhe thjeshtėsimin e ndėrsjellėt tė legjislacionit doganor. Lehtėsimi i procedurave doganore me pasojė tė drejtpėrdrejtė nė rritjen e shkėmbimeve tregtare tė ndėrsjella ėshtė domosdoshmėri pėr Shqipėrinė, Kosovėn dhe rajonin e Ballkanit perėndimor sidomos nė kushtet e krizės globale ekonomike dhe financiare”-thuhet nė njė njoftim pėr shtyp tė Konfindustrisė.

http://www.gazetastart.com/?faqe=shfaqlajm&lajmid=4694
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2009, 00:31   2

Shkrim i cituar KfI: "Tė mos vonohet njėsimi i tregut mbarėshqiptar"


Konfindustria, shpreh shqetėsimin e saj se vonesat nė ndėrtimin e politikave tė pėrbashkėta ndėrmjet dy shteteve shqiptare pėr krijimin e Tregut Mbarėkombėtar Shqiptar 7-milionėsh do tė ulin ndjeshėm nė afatgjatė efektivitetin ekonomik tė investimeve strategjike me vlerė tė lartė, sikurse ėshtė Rruga e Kombit dhe investimet nė rrjetet energjetike tė tė dy shteteve.

Gjergj Buxhuku, administrator i pėrgjithshėm, ka thėnė se Konfindustria i kėrkon vendimmarrjes politike nė tė dy shtetet qė sa mė shpejt tė merret nisma pėr krijimin e njė Kėshilli tė Pėrbashkėt i Nivelit tė Lartė, pėr tė bėrė tė mundur hartimin e politikave pėrkatėse.

Konfindustria i quan kohė tė humbur dhe me pasoja tė rėnda pėr zhvillimin ekonomik vonesat nė krijimin e legjislacionit tė nevojshėm pėr ngritjen e tregut.

“Konfindustria, duke pėrfituar edhe nga afrimi i zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė qershorit nė Shqipėri kėrkon nga vendimmarrja politike e tė gjitha ngjyrave tė kenė si qėllim parėsor nė programet e tyre zgjedhore dhe mė pas nė zbatim, pikėrisht pėrgatitjen e politikave tė pėrbashkėta financiare, fiskale, ekonomike, tė tregut tė punės, etj., ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, me qėllim qė tė ndėrtohet dhe tė funksionoj nė njė kohė sa mė tė shpejtė tregu i hapur ekonomik mbarėshqiptar”, ėshtė shprehur Buxhuku.

"Me keqardhje vihet re se ndėrkohė qė investimet nė infrastrukturė rrugore, portuale dhe energjetike po ecin me hapa tė shpejtė, ndėrtimi i politikave pėr krijimin e legjislacionit tė duhur pėr krijimin e tregut tė pėrbashkėt shqiptar ėshtė mjaft i ngadaltė. Pėrjashtim bėn sektori i energjetikes nė tė cilin ėshtė pėrparuar nė mėnyrė tė kėnaqshme nė harmonizimin e sistemit energjetik tė Kosovės dhe Shqipėrisė me pėrfitim tė ndjeshėm tė dyanshėm", vazhdon deklarata.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=23&id=18915
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.8.2009, 16:22   3
Citim:
KfI: Tė rriten shkėmbimet tregtare Kosovė- Shqipėri

Vendimarrja politike e Shqipėrisė dhe Kosovės deri mė tani nuk po bėn pėrpjekjet e duhura lidhur me shfrytėzimin e mundėsive tė shumta tė bashkėpunimit, duke mos ju pėrgjigjur siē duhet dėshirės dhe vullnetit tė industrive, biznesit dhe qytetarėve pėr shtimin e detyrueshėm tė marrėdhėnieve.

Konfindustria shpreh shqetėsimin e saj lidhur me shkallėn mjaft tė ulėt tė marrėdhėnieve ekonomike ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės dhe ripėrsėrit domosdoshmėrinė e veprimeve tė shpejta institucionale tė pėrbashkėta tė dy vendeve tona pėr tė ndėrtuar Tregun e Hapur Shqiptar si kusht mjaft i rėndėsishėm pėr zhvillimin ekonomik dhe mirėqenien e qytetarėve.

Nė njė deklaratė tė saj, Konfindustria vlerėson se lidhur me kėtė proces tė dyja vendet paraqiten mjaft tė vonuara dhe se Tregu i Hapur Shqiptar ėshtė tėrėsisht nėn frymėn e globalizmit ekonomik, liberalizmit dhe vetė pėrvojės sė vendeve tė BE-sė.

“Vendimarrja politike e Shqipėrisė dhe Kosovės deri mė tani nuk po bėn pėrpjekjet e duhura lidhur me shfrytėzimin e mundėsive tė shumta tė bashkėpunimit, duke mos ju pėrgjigjur siē duhet dėshirės dhe vullnetit tė industrive, biznesit dhe qytetarėve pėr shtimin e detyrueshėm tė marrėdhėnieve”, thuhet nė kėtė deklaratė.

Duke shtuar se me pėrjashtim tė investimit tė lavdėrueshėm nė rrugėn me rėndėsi strategjike Durrės-Morinė nga qeveria e Shqipėrisė, dėshirėn e shprehur tė qeverisė sė Kosovės pėr vazhdimin e pjesės sė mbetur tė saj deri ne kufirin me Serbinė si edhe disa projekteve tė bashkėpunimit nė fushėn e shkėmbimeve energjitike, pjesa tjeter e e marrėdhėnieve institucionale ndėrmjet dy vende mbetet vetėm nė planin protokollar dhe propogandistik.

“Eshtė krejt e papranueshme qė shkėmbimet tregtare ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės megjithė afėrsinė dhe lidhjet natyrale tė tyre, mbetet nė shifra tė ulta prej vetėm disa dhjetra milionė euro, ndėrkohė qė vetėm defiēi tregtar i tė dy vendeve kap shifra nė mbi 4 miliard euro”, shtojnė drejtuesit e Kofindustrias.

Sipas tyre, Tregu i Hapur Shqiptar mirėpret zgjerimin e mėtejshėm edhe me pjesėmarrjen e vendeve tė tjera tė Ballkanit Perėndimor pėr tė kaluar nė krijimin e njė Tregu Rajonal tė Hapur nė interes tė tė gjithė qytetarėve tė vendeve tona, nėn frymėn e globalizmit ekonomik, liberalizmit dhe si hap pararendės i integrimit tė pėrbashkėt nė BE. (noa)

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=23&id=28359
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.8.2009, 21:49   4
Citim:
Biznesi bashkon Kosovėn e Shqipėrinė

Nėse njė fshatar ka vullnet tė punojė, por nuk ka mjete, atėherė kompania ime do t’i ndihmojė pėr krijimin e kapitalit fillestar. Nėse dikush dėshiron tė punojė me kafshė, do t’ia falim 50 lopė dhe pėr vitin e parė do t’ia paguajmė tė gjitha shpenzimet. Pas njė vitit ai duhet tė fillojė t’i kryejė obligimet ndaj shtetit. Ky ėshtė vetėm njė shembull se si pronari i kompanisė mė tė madhe pėr qarkullimin me artikuj ushqimorė “Elkos”, Ramiz Kelmendi, mendon tė ndihmojė prodhimin vendor.

Nė njė bisedė pėr “Express”, ai premton se nėse realizohet projekti i tij, Kosova qysh nė vitin e parė ka mundėsi tė zvogėlojė importin pėr 100 milionė eurosh, ndėrsa eksportit do tė rritet pėr aq. Nė vitet pasuese kjo shumė mund tė katėrfishohet. Pos kėsaj, punė nė fillim do tė gjejnė 10 mijė veta, kurse pas tri viteve tė tjera 40 mijė.

Projekti i tij pėr stimulimin dhe promovimin e produkteve vendore nė rajon kėrkon edhe pėrkrahjen e institucioneve. Kėtė fakt afaristi i njohur pejan e ka shumė tė qartė, megjithatė thotė se nė shtator kur do tė fillojė zbatimi i projektit do tė gjejė edhe mbėshtetje institucionale.

“E dimė qė ekziston dyshimi se produktet vendore nuk kanė cilėsi dhe nisur nga kjo, njė pjesė e tregtarėve u jep hapėsira tė kufizuara tė ekspozimit. Projekti ka pėr qėllim qė kėto produkte tė ekspozohen mė mirė, kurse plasmani tė bėhet edhe nė Shqipėri dhe nė shtetet tjera pėrreth”, ka pohuar Kelmendi.

Pas Kosovės, projekti vazhdon nė Shqipėri. Mundėsitė janė krijuar posaēėrisht pas ndėrtimit tė rrugės. Fillimisht ndoshta duhet produktet, mirėpo gjithsesi se duhet ngritur objekte distributive.

“Vetėm nė Tiranė do tė ndėrtohen objekte me sipėrfaqe 100 mijė metra katrorė dhe pika shitėse me pakicė nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, me njė sipėrfaqe tė pėrgjithshme 150 mijė metra katrorė”, ka vazhduar ai.

Nė shtator projekti do tė bėhet publik. Por, ai thotė se shumė prodhues menjėherė pasi kanė dėgjuar pėr tė, kanė shprehur interesimin pėr bashkėpunim. Projekti ėshtė njė mundėsi e mirė pėr tė gjithė prodhuesit qė duan tė shesin prodhimet e tyre nė rajon, pasi qė ul koston e shpėrndarjes. Prodhuesi duhet tė mendojė vetėm pėr prodhimin, ndėrsa, sipas Kelmendit, e bėn kompania e tij nė mėnyrė tė organizuar.

“Kjo formė e organizimit eliminon barrierat dhe stimulon fermerin qė ai tė merret vetėm me prodhimtari”, thotė ai.

Projekti synon tė pėrfshijė edhe bizneset nga Shqipėria. Atyre do t’u ofrohen toka nė vendin tonė pėr tė bėrė shpėrndarjen e produkteve tė tyre.

Ai nuk pajtohet me pohimet se rritja e vazhdueshme e prodhimit mund tė sjellė edhe mungesė cilėsie. Megjithatė, shtimi i prodhimit u jep mundėsi fermerėve qė vazhdimisht tė pėrmirėsohen. “Ēdo gjė qė nuk rritet, zvogėlohet”, shprehet ai.

Afaristi i njohur me kėtė projekt mendon tė ndikojė nė rritjen e tregut dhe kjo ndikon nė pėrmbushjen e standardeve evropiane. Shpreson nė pėrkrahjen e institucioneve.

“Gjatė kėsaj kohe, ne kemi bindjen se edhe politika kosovare do tė fillojė t’i largojė barrierat e shkėmbimit tregtar. Ne kemi njė kohė sė paku dyvjeēare, derisa t’i pėrmbushim kėrkesat e shteteve pėrreth”, ka thėnė ai.

Sipas tij, rrjeti tregtar me pakicė i zhvilluar dhe organizuar mirė ėshtė baza mė e mirė e zhvillimit industrial dhe bujqėsor. Pėr tė ardhur deri tė kjo duhet pėrkrahje institucionale pėr prodhuesit.

“Dhėnia e tokės komunale me qira, lejeve tė ndėrtimit me taksa tė ulėta, mospagimi i obligimeve tė doganės dhe TVSH-sė pėrderisa prodhimi nuk arrin rentabilitet, kreditimi nga mjetet shtetėrore, kamatat e ulėta dhe kreditė me ges –periudhė tė gjatė janė mėnyrė mė e mirė si tė ndihmohet prodhimi”, ka shtuar ai.

Pronari i rrjetit tė marketeve ETC ka pohuar se kjo formė e ndihmės dhe e eliminimit tė barrierave gjithsesi se do tė jep efekte, ndėrsa buxheti i shtetit nuk mund tė humbė. Prodhimi, pasit tė forcohet dhe tė arrijė rentabilitet, do tė paguajė mė shumė se nė fazėn kur ende nuk e ka tė qartė perspektivėn.

“Pa marrė parasysh pengesat, ne do ta fillojmė projektin dhe politika do tė ketė kohė t’i korrigjojė barrierat”, ka pėrfunduar Kelmendi.

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../14027/C4/C14/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.6.2010, 21:00   5
Citim:
Prodhimi vendas ul ēmimet e produkteve bujqėsore

Ulja e ēmimeve pėr produktet bujqėsore ka filluar tė ndihet nė tregun vendas. Sipas kryetarit tė Agrobiznesit, Enver Ferizaj, ulja ėshtė pasojė e daljes nė treg tė prodhimit vendas.

Kreu i Agrobiznesit vlerėson gjithashtu se edhe eksportet e prodhimeve bujqėsore shqiptare po pėsojne rritje, kryesisht me Kosovėn, pas hapjes sė tunelit tė Kalimashit, pjesė e autorrugės Durrės – Kukės – Morinė.

Ndėrkohė, gjatė Kongresit tė 3 tė Agrobiznesit, ku mori pjesė edhe ministri i Bujqėsisė, Genc Ruli, u bė thirrje pėr mė shumė kreditim dhe rimbursim nė sektorin e bujqėsisė.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=11229
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.6.2010, 19:44   6
Citim:
Rriten shkėmbimet tregtare tė Shqipėrisė me Kosovėn

Shkėmbimet tregtare tė Shqipėrisė me Kosovėn u rritėn gjatė katėrmujorit tė parė tė kėtij viti krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė.

Sipas tė dhėnave nga Instituti i Statistikave, gjatė 4-mujorit tė parė tė vitit 2010 volumi tregtar mes dy vendeve arriti nė 3.510 milionė lekė. Eksportet shqiptare drejt Kosovės arritėn nė 2.412 milionė lekė. Me tė njėjtin ritėm rritje janė shoqėruar edhe importet nga Kosova. Vlera e produkteve tė importuara arriti nė 1.098 milionė lekė, sipas INSTAT.

Gjatė tė njėjtės periudhė tė njė viti mė parė (janar-prill 2009) vlera e produkteve tė eksportuara arriti nė 1.581 milionė lekė, ndėrsa e importeve 539 milion lekė. Ekspertė tė ekonomisė dhe tregtisė, janė optimistė pėr rritjen e eksporteve me ndėrtimin e rrugės Durrės- Prishtinė.


Megjithatė, ata vlerėsojnė se Shqipėria duhet tė rrisė potencialet e saj prodhuese pėr tė shfrytėzuar njė infrastrukturė mė tė mirė nė tė ardhmen.

Sipas ekspertėve, "kushtet klimatike dhe temperaturat mė tė larta nė vendin tonė, bėjnė qė tė gjitha produktet bujqėsore tė dalin nė treg njė apo dy muaj mė parė se tė njėjtat produkte nė tregjet e fqinjėve kosovarė, maqedonas apo malazezė".

Pėrmirėsimi i infrastrukturės do tė rrisė edhe sipėrfaqet e mbjella, sipas tyre. Por, ekspertė tė tjerė tė tregtisė mendojnė se nevojitet tė pėrmirėsohen strukturat e mbjelljes dhe tė pėrmirėsohet marketingu i prodhimeve vendase. Vetėm nė kėto kushte, sipas tyre, prodhimet shqiptare do tė mund tė jenė mė konkurrente nė treg.

Pėrmirėsimi i infrastrukturės rrugore pritet tė sjellė njė tjetėr imazh nė tregtinė qė zhvillohet midis Shqipėrisė dhe Kosovės.

Referuar statistikave, vetėm nė vitin 2009 import-eksportet me Kosovėn ishin gati sa import-eksportet e viteve tė fundit, 2003-2006. Gjatė vitit 2009 eksport-importet u llogariten 10.014 milionė lekė, kur nė vitet 2003-2006 kjo vlerė shėnoi 10.407 milionė lekė.

Ekspertėt vlerėsojnė se rruga Durrės-Kukės do tė ndryshojė gjendjen, duke bėrė tė mundur qė edhe kontenierėt e mallrave tė rriten mė tej. Por edhe vėnia nė efiēencė tė plotė e dy pikave tė reja tė kalimit kufitar dhe shėrbimit doganor nė veri tė vendit, konkretisht, Qafė Prush dhe Qafė Morinė, pritet t'i japė njė impuls tė ri marrėdhėnieve tregtare mes vendeve tona, duke ndihmuar kėshtu ndjeshėm edhe banorėt e zonave pėrreth, pasi shkėmbimet e mallrave nėpėrmjet kėtyre dy pikave i lejon ata tė sigurojnė mallra me kosto mė tė ulėt, veēanėrisht si rezultat i transportit, pasi lidhja me Kosovėn pėr ta ėshtė mė e lehtė dhe e shpejtė.

Aktualisht, ka filluar tė aktivizohet nė mėnyrė tė konsiderueshme nxjerrja dhe eksporti i kromit nė veri tė Shqipėrisė, nė dy pikat doganore, atė tė Qafė Prushit dhe Hasit, biznes ky qė rezulton me fitime pas vlerėsimit tė tij nė bursat ndėrkombėtare.

Shqipėria eksporton drejt Kosovės kryesisht produkte bujqėsore e ushqimore, bitume dhe konfeksione dhe importon nga Kosova metale bazė. Por, ende nuk ka njė profilizim tė qartė tė ekonomive, me qėllimin qė ato tė bėhen me kohė sa mė komplementare.

Ndėrkohė edhe tregtarėt hapjen e tunelit tė Kalimashit e shikojnė me mjaft leverdi. Hapja e tunelit tė Kalimashit ka bėrė qė tė ulen 30 pėr qind shpenzimet e transportit pėr import nga Porti i Durrėsit dhe tė zvogėlohet koha pėr importimin e mallit nė Kosovė, ndėrsa edhe siguria e transportit tė mallit ėshtė rritur dukshėm pėr shkak tė minimizimit tė aksidenteve dhe mosdėmtimit tė tij.


Tuneli i Kalimashit nė segmentin rrugor Rrėshen - Kalimash ėshtė rihapur mė 21 maj tė kėtij viti. Ai ėshtė njė nga pjesėt mė tė rėndėsishme tė autorrugės Durrės - Morinė, qė lidh Shqipėrinė me Kosovėn. Tuneli i Kalimashit ka njė gjatėsi 5.6 kilometra.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=23&id=67519
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.6.2010, 10:34   7
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Korrigjim gjuhėsor: 3.510 milionė (?) janė nė shqip 3,5 miliardė lekė (25,5 mln €).

Ka njėfarė rritjeje nė krahasim me vjet, por ende shumė i vogėl ėshtė qarkullimi nė krahasim me sllavėt.

Pėr vitin 2009 Perėndimori ka importuar nga Serbia mallra me vlerė 12,2 miliardė lekė (89,1 mln €) dhe ka eksportuar vetėm me 2,2 miliardė lekė (18,3 mln €). Vol. gjithsej 14,4 miliardė lekė dhe raporti diku 1/6 pėr serbėt.

Pėr vitin 2009 Veriori ka importuar nga Serbia mallra me vlerė 28,8 miliardė lekė (210,9 mln €) dhe ka eksportuar 0,5 miliardė lekė (3,5 mln €). Vol gjithsej 29,3 miliardė lekė dhe raporti diku 1/60 pėr serbėt.

Pėr tė njėjtin vit volumi mes dy shteteve shqiptare ka qenė 9,9 miliardė lekė (72,3 mln €).

Problemi ėshtė mė i madh nėse marrim parasysh faktin qė nga Serbia importohen thuajse tėrėsisht prodhime bujqėsore dhe ushqimore, gjė qė ėshtė skandaloze, sepse kėtė zė e mbulon prodhimi vendas si nė Verior ashtu dhe nė Perėndimor qė ka cilėsi mė tė mirė sasi tė mjaftueshme dhe mbetet pa u shitur...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.9.2010, 13:39   8
Citim:
Pėr unifikim tė tregut ndėrmjet Kosovės e Shqipėrisė

Tiranė, 25 shtator - Nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė tė premten u hap panairi “Agrobiznesi 2010”, nė ēeljen e tė cilit ishte i pranishėm edhe delegacioni i MBPZHR-sė, me nė krye ministrin Blerand Stavileci.

Para hapjes sė kėtij panairi, Stavileci bisedoi me homologun e tij Genc Ruli, me ē’rast u diskutuan mundėsitė dhe ēėshtjet e ndryshme tė bashkėpunimit.

“Pjesėmarrja e ritualit jo vetėm politik ishte njė moment i mirė pėr t’i shikuar mundėsitė qė si vende motra tė mos i konkurrojmė njėra-tjetrės, si dhe pėr tė diskutuar qė reciprokisht t’i luftojmė kėrcėnimet nga konkurrenca e fermave me kompetitive tė rajonit me qėllim mbrojtjen e fermerėve tanė”, tha ministri Ruli.

Ndėrkaq, ministri Stavileci shtoi se baza e bashkėpunimeve nė mes vendeve tona nuk ėshtė vetėm protokollare, por nė kėto suaza ka edhe shumė hapėsirė pėr tė zhvilluar potencialet tona dhe thelluar bashkėpunimet edhe nė projekte mė tė mėdha.

Tanimė kemi edhe autorrugėn si urė lidhėse edhe me rajonin, e cila na krijon avantazhe tė mėdha veēanėrisht nė sfera ekonomike dhe integruese, ngase bėn tė mundshme zgjerimin e tregut ekonomik tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, si dhe unifikimin e tregut dhe instalimin e njė fryme mė tė thellė bashkėpunimi pėr ngritjen dhe avancimin e ekonomive tė vendeve tona, pėrfundoi ministri Stavileci.

Pjesėmarrėse nė Panairin “Agrobiznes 2010” ishin mbi 100 kompani nga industria agropėrpunuese dhe ushqimore dhe gjatė ditėve tė panairit do tė organizohen konferenca dhe takime tė rėndėsishme qė i shėrbejnė bashkėpunimit dhe promovimit tė vlerave qė ka sot agroindustria shqiptare nė pėrgjithėsi.

Panairi do tė jetė i hapur deri mė 26 shtator.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,35345
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2010, 12:33   9
Citim:
Pak tregti Kosovė-Shqipėri

Prishtinė - Pėr dy muaj Kosova ka importuar mė shumė mallra nga Serbia se sa pėr nėntė muaj nga Shqipėria. Ndėrsa eksporti kosovar pėr periudhėn janar-shtator 2010, drejt Shqipėrisė ėshtė mė i vogėl sesa importi njėmujor nga Serbia.

Sipas Entit tė Statistikave tė Kosovės (ESK), eksporti kosovar pėr periudhėn nėntėmujore tė kėtij viti drejt Shqipėrisė, nuk ėshtė mė i lartė se 25 milionė euro, ndėrsa importi 53.5 milionė euro.

Nga ana tjetėr, vetėm gjatė muajit shtator tė kėtij viti, Kosova ka importuar mallra nga Serbia nė vlerė prej 26.3 milionė euro.

Ekspertėt e ekonomisė thonė se qeveritė e dy vendeve duhet tė punojnė sa mė shumė qė tė rritet shkėmbimi tregtar mes Kosovės dhe Shqipėrisė.

“Kosova shumė mė shumė importon mallra nga Serbia dhe Maqedonia sesa nga Shqipėria, nė vend se tė ndodhte e kundėrta”, shprehet profesori i ekonomisė, Musa Limani.

Sipas Limanit, konsumatorėt nga Kosova dhe Shqipėria duhet tė konsumojnė mė shumė mallra qė prodhohen nė kėto vende, ndėrsa ato mallra qė s’mund tė prodhohen duhet tė importohen nga vendet tjera, e jo nga Serbia, pasi qė, siē thotė ai, kjo e fundit, prej vitit 2008 i ka vėnė embargo eksportit kosovar.

Limani ka pohuar se politika e jashtme tregtare e Kosovės duhet tė orientohet drejt Shqipėrisė dhe nė asnjė mėnyrė ndaj Serbisė.

Ai thotė se nė kėtė drejtim rol tė madh luan edhe politika, me ē’rast ka pėrmendur taksat e larta qė aplikohen pėr eksportuesit kosovarė tė patates nė Shqipėri.

“Kryeministri Sali Berisha duhet tė ndikojė qė kjo ēėshtje tė zgjidhet sa mė shpejtė tė jetė e mundur”, ka potencuar Limani.

Ministria e Ekonomisė nė Shqipėri ka goditur fort fermerėt kosovarė. Nė veēanti ata qė prodhojnė patate. Kėtė e ka bėrė pėrmes njė udhėzimi administrativ, i cili ka ngritur taksat dhe TVSH pėr prodhuesit e rajonit, tė cilėt kėtė artikull e eksportojnė nė Shqipėri. Fermerėt kosovarė tash kanė ndaluar eksportin.

“Qeveria e Shqipėrisė, saktėsisht Ministria e Financave, ka nxjerrė njė udhėzim administrativ, me tė cilin gjatė zhdoganimit tė produkteve bujqėsore nga importi tė mos merret parasysh ēmimi i transaksionit, por tė pėrdoret ēmimi referent”, thuhet nė udhėzim.

Ēmimi referent pėr llogaritjen e TVSH pėr zhdoganimin e patateve ėshtė 0.50 euro pėr kilogram, ndėrsa ēmimi i transaksionit ėshtė 0.11 euro.

Me kėto taksa dhe kėtė vendim, thonė eksportuesit kosovarė, nuk mund t`ia mėsyjnė nė asnjė mėnyrė tregut tė Shqipėrisė.

Edhe Nagip Skėnderi, profesor i ekonomisė, thotė se deri mė tani nuk ka pasur tregti tė mirėfilltė mes dy vendeve, mirėpo, mė shumė, sipas tij, ka mbizotėruar ideologjia.

“Kosova deri mė tani nuk ka pasur traditė historike ekonomike me Shqipėrinė. Kjo ēėshtje ka filluar gradualisht tė pėrmirėsohet viteve tė fundit”, shprehet Skėnderi.

Ai u ka rekomanduar institucioneve kosovare qė tė ndėrpriten lidhjet, sidomos tė ekonomisė sė zezė me Serbinė dhe tė rritet bashkėpunimi me Shqipėrinė.


“Nė kėtė drejtim duhet pėrdorur edhe elementi patriotik qė tė rritet bashkėpunimi ekonomik Kosovė-Shqipėri”, shprehet Skėnderi.

Sipas Skėnderit, tė gjitha produktet qė importohen nga tregu i Serbisė mund tė importohen edhe nga Shqipėria, marrė parasysh faktin se kjo e fundit ka dalje nė det dhe mund t’i shfrytėzojė portet detare.

Sipas tij, nė kėtė drejtim rol tė rėndėsishėm nė rritjen e shkėmbimeve tregtare Kosovė-Shqipėri duhet tė luajė edhe “rruga e kombit”, e cila ka pėrfunduar nė Shqipėri dhe ka filluar tė realizohet nė pjesėn e Kosovės.

http://www.zeri.info/artikulli/2/8/1...sove-shqiperi/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.12.2010, 23:15   10
Citim:
Shqipėria dhe Kosova, bashkėpunim i dobėt ekonomik

Pėrkundėr disa iniciativave dhe takimeve nė mes tė asociacioneve ekonomike tė Kosovės dhe Dhomės pėr Tregti dhe Industri tė Shqipėrisė, bashkėpunimi ekonomik nė mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė, lė shumė pėr tė dėshiruar.

Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu, ka vlerėsuar se pa zhvillim ekonomik nuk ka as stabilitet politik dhe social. Gėrxhaliu ka thėnė se duhet shfrytėzuar marrėdhėniet shumė tė mira politike ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė pėr zhvillimin e bashkėpunimit ekonomik.

Mirėpo, sipas tij, ka ardhur koha qė tė tejkalohet niveli i marrėdhėnieve politike nė mes tė dy vendeve. “Ka ardhur koha qė bashkėpunimi ekonomik ndėrmjet tė dy vendeve tė dalė nga hija e marrėdhėnieve politike dhe tė ngritėt nė tė ardhmen nė njė nga shtyllat kryesore tė marrėdhėnieve tė pėrgjithshme ndėrmjet dy vendeve”, ka theksuar ai.

Gėrxhaliu ėshtė shprehur se OEK-u ėshtė mė se i interesuar, qė me Shqipėrinė nė pėrgjithėsi tė ngrihet bashkėpunimi ekonomik.

“Bashkėpunimi ekonomik me Shqipėrinė nuk e ka trendin e kėnaqshėm. Nėse analizoni kėmbimet tregtare me tė dy vendeve, ėshtė shumė mė i madh kėmbimi i dy kompanive sesa kėmbimi tregtar i dy shteteve fqinje tė njė populli tė ndarė. Pėrkundėr asaj se tani infrastruktura ėshtė e njė shkalle tė lartė, nuk kemi arsye tė jemi tė kėnaqur. Ne si Odė Ekonomike jemi duke bėrė ēmos qė ta promovojmė njė mundėsi tė tillė, mirėpo ballafaqohemi me njė problem tė madh. Ėshtė ende problem, sepse mungon komunikimi kultura e komunikimit mes njė populli tė ndarė”, tha ai.

Biznesmenėt shqiptar mė lehtė futen nė transaksione me biznesmen nga Greqia, Itali dhe Maqedonia, sesa me kosovar, shkruan ndėr tė tjera "Kosova Sot"

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/s...dobet-ekonomik
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.1.2011, 20:15   11
Citim:
Sytė kah Kosova e Shqipėria

Shkup, 27 janar - Odat ekonomike nė Maqedoni pėr kėtė vit parashikojnė rritje tė eksportit tė Maqedonisė nė Kosovė dhe Shqipėri, sidomos tė prodhimeve bujqėsore. Mungesa e ofertės mė tė madhe tė prodhimeve bujqėsore nga prodhimi vendas dhe konkurrenca e lartė e produkteve tė Maqedonisė numėrohen si shkaqet kryesore tė vazhdimit tė trendit pozitiv tė eksportit tė Maqedonisė nė kėto dy vende fqinje.

"Presim qė me Kosovėn edhe mė tej tė jetė trendi pozitiv i kėmbimit tregtar, pasi Kosova nuk ka rrjet tė zhvilluar pėr tregti tė lirė, ndėrsa nė kuadėr tė CEFTA-s ka qarkullim tė vėshtirėsuar me Serbinė, Bosnjė e Hercegovinėn dhe me Shqipėrinė", thotė Ljubica Nuri nga Drejtoria pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare tė Odės Ekonomike tė Maqedonisė.

Sipas tė dhėnave tė Odės Ekonomike tė Maqedonisė, nga janari deri nė shtator tė vitit tė kaluar Maqedonia ka eksportuar nė Kosovė mallra nė vlerė prej rreth 328 milionė euro, qė shėnon rritje tė dukshme nė krahasim me periudhėn e njėjtė tė vitit 2009 kur ėshtė shėnuar eksport nė vlerė prej 206 milionė dollarė. Derisa nė nėntė muajt e parė tė 2010-ės nga Kosova nė Maqedoni janė eksportuar mallra nė vlerė prej rreth 15 milionė dollarė .

Edhe nė Odėn ekonomike tė Maqedonisė Veriperėndimore presin rritje tė eksportit tė mallrave nga Maqedonia nė Kosovė dhe Shqipėri.

"Edhe kėtė vit, pritet tė rritet eksporti i mallrave nga Maqedonia nė Kosovė dhe Shqipėri, sidomos tė artikujve ushqimor nė Kosovė pasi nuk ka prodhim tė mjaftueshėm", thotė drejtori i OEMVP-sė, Blerim Zllatku.

Tė dhėnat tregojnė se 42 pėr qind e eksportit tė Maqedonisė me vendet e CEFTA-s, realizohet me Kosovėn.

Nė vitin 2009, Maqedonia nė Kosovė ka eksportuar mallra nė vlerė prej 314.5 milionė dollarė, qė paraqet 11.7 pėr qind tė eksportit tė pėrgjithshėm tė Maqedonisė. Pemėt, perimet dhe ushqimi marrin pjesė me 40 milionė dollarė nė kėtė eksport, materialet ndėrtimore me 31,6 milionė dollarė, kurse prodhimet e hekurit dhe ēelikut me 8.5 milionė dollarė. Kėtu nuk ėshtė pėrfshirė eksporti i naftės dhe derivateve tė saja nė Kosovė, qė merr pjesė me njė shumė tė madhe nė kėtė eksport dhe kap vlerėn prej disa qindra milionė dollarėsh.

Nga Kosova importohen pemė, perime dhe ushqime nė vlerė prej 2.7 milionė dollarė dhe materiale ndėrtimore nė vlerė prej 3.5 milionė dollarė nė vitin 2009.

Oda Ekonomike e Maqedonisė vlerėson se pėrkundėr potencialit tė madh me Kosovėn edhe nė degė tė ndryshme Maqedonia nuk ka treguar ndaj kėtij tregu njė qasje strategjike qė do tė mbėshtetej me ekzistimin e njė trupi tė pėrzier qė do tė ndjekė kėmbimin bilateral ndėrmjet dy vendeve, ndėrsa importi ėshtė shumė mė i madh nė krahasim me eksportin.

Vetėm nga Maqedonia dhe Gjermania gjatė 6 muajve tė parė tė vitit 2010, Kosova ka importuar 494 milionė euro, duke mos i llogaritur edhe mallrat qė importohen nga Serbia, Mali i Zi dhe vendet tjera. Vetėm nė gjysmėn e parė tė vitit 2010, sipas tė dhėnave tė doganave, Kosova ka eksportuar nė Shqipėri dhe Maqedoni 96 milionė kilogram mallra.

Eksportet nga Maqedonia, sipas Bankės Popullore tė Shqipėrisė nė vitin 2008 ishin 116 milionė dollarė, kurse nė 2009-n kjo ishte shifėr ishte 83 milionė dollarė. Shqipėria tri herė mė tepėr importon prodhime bujqėsore nga Maqedonia, qė sipas ekspertėve, i detyrohet bujqėsisė dhe industrisė sė pėrpunimit mė tė zhvilluar nė Maqedoni.

Shkėmbimi tregtar mes Maqedonisė dhe Shqipėrisė nė fushėn e bujqėsisė, nė vitin 2009 ka arritur shifrat prej mbi 200 milionė eurove nė favor tė Maqedonisė.

http://www.koha.com.mk/a04.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.3.2011, 01:38   12
Citim:
Pacolli: Task Force pėr unifikimin me Shqipėrinė

Presidenti i Kosovės, Behgjet Pacolli ka hedhur idene e krijimit te nje Task Force, perbere nga akademike per pėr unifikimin e njė numri elementesh nė bashkėpunimin midis Shqipėrisė dhe Kosovės.“Ne duhet tė unifikojmė kornizėn ligjore, faturat, terminologjinė dhe ēdo gjė qė na shėrben”, tha Pacolli duke konfirmuar se ka marrė pėrgjigje pozitive pėr kėtė nga autoritetet nė Tiranė. Deklarata eshte bere nė njė intervistė dhėnė pėr tė pėrditshmen Albanian Daily News .

“Sapo tė kthehem nė Kosovė, do tė themeloj njė Task Force tė njerėzve tė menēur, personaliteteve tė njohura dhe akademikėve, qė tė fillojnė tė punojnė me pėrgjegjėsi. Do tė jetė njė komision qė do tė punojė nėn patronazhin tim dhe do t’iu kėrkoj qė tė japin rezultate. Ata do t’i gjejnė homologėt e tyre nė Shqipėri. Do t’i kėrkoj qeverisė shqiptare qė tė formojė tė njėjtin komision”, tha Pacolli duke shtuar se ekzistojnė njė numėr barrierash qė pengojnė zhvillimin dhe perspektivėn dhe qė duhet tė eliminohen.

Duke folur pėr vizitėn e tij nė Maqedoni, e cila fillon tė mėrkurėn, Pacolli tha se do tė kėrkojė nė mėnyrė te prere zbatimin e marrėveshjes sė Ohrit dhe barazi nė bashkėjetesė. “Do t’iu kėrkoj shqiptarėve tė bashkohen sepse vetėm tė bashkuar do tė jenė mė koncizė nė aktivitetin e tyre politik”, tha ai.

Duke folur pėr reagimet nė Shqipėri dhe Kosovė ndaj pėrfaqėsuesve tė lartė amerikanė, Pacolli tha se ėshtė kundėr atyre “qė kundėrshtojnė veprimet dhe vullnetin e mirė tė pėrfaqėsuesve tė Shteteve tė Bashkuara nė Kosovė dhe Shqipėri”.

http://www.panorama.com.al/lajmi-i-f...per-unifikimin
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.5.2011, 21:32   13
Citim:
"Shqipėria tė heqė barrierat pėr qarkullimin e mallrave"

Prishtinė - Zėvendėskryeministrja dhe ministrja e Tregtisė dhe Industrisė sė Kosovės, Mimoza Kusari-Lila, kėrkon qė Republika e Shqipėrisė tė heqė barrierat pėr qarkullimin e lirė tė mallrave kosovare.

Nė njė takim me ambasadorin e Shqipėrisė nė Kosovė, Islam Lauka, ministrja Kusari-Lila vuri nė pah vėshtirėsitė e kalimit tė mallrave tė Kosovės pėr nė Shqipėri. Nė kėtė kontekst, ajo kėrkoi nga ambasadori qė nė tė ardhmen Kosova tė mos pėrballet me probleme tė qarkullimit tė lirė tė mallrave.

Nga ana e tij, ambasadori Lauka sqaroi se mes Kosovės dhe Shqipėrisė nuk ka tarifa doganore, por nė Shqipėri aplikohet ēmimi i referencės nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjithė importuesit nė kėtė vend.

Njė tjetėr ēėshtje e rėndėsisė sė veēantė qė u diskutua, ishte ajo e turizmit. Znj. Kusari-Lila theksoi se ngritja e bashkėpunimit nė nivel institucional tė ofertės turistike mes Kosovės dhe Shqipėrisė ėshtė mė se i nevojshėm dhe i dobishėm pėr tė dy vendet. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Hap...qiptare/37302/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2011, 08:21   14
Citim:
Institucionet pengesė pėr shkėmbimet Shqipėri-Kosovė

Tiranė – Edhe pse mundėsitė pėr shkėmbimet tregtare mes Kosovės dhe Shqipėrisė janė tejet tė mėdha, pengesė bėhen jo vetėm barrierat shtetėrore midis dy vendeve, por edhe vetė pikat doganore.

Pėr kėtė arsye, biznesi ka kėrkuar sė fundi qė nė pikėn kufitare tė Morinės tė pėrmirėsohen sa mė shpejtė procedurat e hyrje-daljeve nė kėtė doganė.

Konfederata e Industrisė pėrmes njė reagimi, kėrkon qė tė pėrmirėsohen procedurat kohore.

Duke pasur parasysh, se koha ėshtė pjese kryesore e kostove tė transportit dhe shpėrndarjes sė prodhimeve dhe shėrbimeve, Konfindustria shprehet se vonesat nė kufirin e pėrbashkėt Shqipėri-Kosovė i japin goditje tė rėnda, afatgjatė dhe tė njėkohshme ekonomive tė dy vendeve.

Administratori i kėtij institucioni, Gjergj Buxhuku thotė se rritja e kostove tė shpėrndarjes dhe transportit ul ndjeshėm fuqinė konkurenciale tė prodhimeve dhe shėrbimeve tė Shqipėrisė dhe Kosovės duke i dhėnė pėrparėsi vendeve tė treta konkurrente nė tregti nė rajon dhe mė gjerė.

“Duhet tė kemi parasysh, se me uljen e fuqisė konkurruese tė mallrave dhe shėrbimeve tė pėrbashkėta jepet njė goditje tjetėr nė uljen e masės sė pėrgjithshme tė shkėmbimeve tregtare ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės”, thekson ai.

Gjithashtu, Buxhukur shprehet se rritja e paarsyeshme e kostove tė transportit si pasoje e vonesave doganore vetėm pėr shkaqe lehtėsisht tė parashikueshme dhe tė zgjidhshme ėshtė goditje e pastėr, qė i jepet krijimit tė Tregut tė Pėrbashkėt Shqiptar prej 7 milion konsumatorėsh si qėllimi strategjik dhe mundėsia mė e mirė pėr zhvillim ekonomik tė shpejtė dhe mirėqenien e tė gjithė qytetarėve tė Shqipėrisė dhe Kosovės.

“Ėshtė krejtėsisht e papranueshme, qė tashme qe infrastruktura fizike rrugore, qe lidh bizneset e Shqipėrisė dhe Kosovės tė jetė e ndėrtuar dhe koha e pėrgjithshme e transportit tė mbetet pothuaj e njėjtė si pėrpara ndėrtimit tė Rrugės sė Kombit vetėm pėr shkaqe njerėzore lehtėsisht tė tejkalueshme. Rritja e kostove tė transportit pėr shkaqe subjektive-ul ndjeshėm efektivitetin e investimit tė madh financiar tė ndėrtimit ėe Rruges se Kombit tė kryer nga shqiptarėt,-shtyn nė kohė afatin financiar tė rikthimit tė vlerės financiare dhe njėkohėsisht ul ndjeshėm pėr bizneset rajonale te Evropės Juglindore interesin pėr shfrytėzimin e porteve tė Durrėsit, Vlorės, Shėngjinit, etj”, pėrfundon reagimi.

http://www.gazetastart.com/lajme/Ekonomia/38122/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.6.2011, 23:29   15
Citim:
Shqipėria eliminon barrierat doganore me Kosovėn

Tiranė, 23 qershor 2011 - Shkėmbimi i mallrave midis Kosovės dhe Shqipėrisė do tė lehtėsohet mė shumė pas iniciativės sė dy vendeve pėr tė eliminuar tė gjitha barrierat doganore burokratike.

Kjo iniciativė u pranua nga Kryeministri i Shqipėrisė Berisha, si dhe zėvendėskryeministrja, njėkohėsisht ministrja pėr Tregti dhe Industri tė Kosovės, Mimoza Kusari Lila gjatė takimit tė zhvilluar dje nė ambientet e Kėshillit tė Ministrave.

Nė takim u vlerėsua se hapat e marra nė kėtė moment nga tė dy vendet pėr krijimin e doganave tė pėrbashkėta dhe heqjen e barrierave burokratike kanė bėrė tė mundur njė rritje tė eksporteve nga Shqipėria nė Kosovė nė masėn rreth 50 pėrqind, por edhe njė rritje tė ndjeshme tė eksporteve tė Kosovės drejt Shqipėrisė.

Nė kėtė kontekst u ra dakord pėr eliminimin sa mė parė tė tė gjithė barrierave doganore e burokratike midis dy vendeve pėr tė bėrė tė mundur liberalizimin e plotė tė tregtisė e shkėmbimeve ekonomike, ēka do tė sjellė intensifikimin e kėtyre shkėmbimeve, rritjen e volumit tė tregtisė, zhvillimin e mėtejshėm tė ekonomive tė tė dy vendeve dhe me njė impakt tė drejtpėrdrejtė nė interesin mė tė mirė ekonomik tė qytetarėve tė tė gjithė vendeve tė rajonit.

Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se ēėshtja pėr tė cilėn Kusari Lila ndodhet nė Shqipėri ėshtė njė ēėshtje shumė tė rėndėsishme, qė ka tė bėjė drejtpėrsėdrejti me lirinė e qarkullimi tė mallrave, por edhe tė qytetarėve tė tė dy vendeve, tė cilėn Kryeministri Berisha e vlerėsoi si rėndėsi tė dorės sė parė pėr zhvillimin e vrullshėm ekonomik tė tė dy vendeve, por edhe me rėndėsi pėr bashkėpunimin rajonal.

http://www.kosova.com/artikulli/72849
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.6.2011, 09:24   16
Citim:
Lehtėsohet eksporti kosovar drejt Shqipėrisė

Prodhuesit kosovarė qė prej ditės sė premte i kanė eksportuar produktet e tyre pa e paguar ēmimin refencial nė Doganėn e Shqipėrisė. Kjo ka ardhur si rezultat i takimeve dyditore tė zv.kryeministres dhe ministres sė Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila, me pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė.

Ata ranė dakord qė tė eliminohen ēmimet referente tė aplikuara nga doganat respektive, tė cilat po shkaktojnė frustrim tek eksportuesit kosovarė.

Ymer Berisha, eksportues i prodhimeve tė qumėshtit, tha se tė premten Dogana e Shqipėrisė nuk e ka aplikuar ēmimin referencial.

“Tė premten kemi eksportuar nė Shqipėri pa ēmimin referent prej 0,49 euro, tė cilin ditė mė parė e kishim paguar, ndėrkaq tani jemi tė liruar nga ajo ngarkesė e dyfishtė dhe e paguam vetėm TVSH-nė nė vlerė prej 0,25 euro pėr litėr, qė ėshtė ēmim real”, tha Berisha.

Ēmimet e referencės qė janė vendosur kėto tre vjetėt e fundit dhe rasti i fundit me qumėshtin janė hequr nė bazė tė takimeve, ndėrkaq tash presim edhe anėn praktike qė tė aplikohet nė tė gjitha produktet bujqėsore. Ky vendim vlen edhe pėr produktet e tjera qė nė tė ardhmen prodhuesit mund t’i eksportojnė nė Shqipėri.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/l...ejt-shqiperise
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.7.2011, 13:00   17
Citim:
Forum - Pėr njė hapėsirė tė pėrbashkėt ekonomike shqiptare

Tiranė – Ditėn e shtunė, mė datė 9 korrik, nė Tiranė zhvillohet forumi akademik dhe politik: “Pėr njė hapėsirė tė pėrbashkėt ekonomike shqiptare, SHQIPĖRI – KOSOVĖ - Ēfarė lloj bashkimi?”

Evenimenti zhvillohet nėn patronazhin e ish-Presidentit tė Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli, duke synuar tė krijojė njė fluks mendimi dhe veprimi tė organizuar pėr jetėsimin e idesė sė hapėsirės sė pėrbashkėt ekonomike shqiptare.

Forumi ėshtė njė jetėsim i njė vizioni tė mėhershėm tė zotit Pacolli, sipas tė cilit shumė probleme historike nė rajonin tonė do gjenin zgjidhje nė favor tė popujve, nėse krahas ēėshtjeve tė tjera do tė ketė mė shumė pėrqendrim tek ēėshtjet ekonomike.

Sipas kėtij vizioni, integrimi evropian favorizon aspiratat kombėtare tė shqiptarėve. Nga rrėzimi i barrierave kufitare sipas direktivave evropiane do tė krijohej njė hapėsirė e re arsimore, kulturore, kapitalesh, idesh, etj., si parakusht pėr ēdolloj integrimi. Ky vizion pėrbashkues u bė publik pėr herė tė parė nė Parlamentin e Shqipėrisė gjatė vizitės sė Pacollit nė mars tė kėtij viti, kur ai ishte President i Kosovės.

Nė forum kanė konfirmuar pjesėmarrjen intelektualė tė shquar, autoritetet mė tė larta tė shtetit shqiptar, ministra tė dy vendeve, akademikė, drejtues tė botės sė biznesit, etj.

Organizatorėt e kėtij evenimenti thonė se, ky forum synon tė krijojė njė fluks mendimi dhe veprimi tė organizuar pėr jetėsimin e idesė sė hapėsirės sė pėrbashkėt ekonomike shqiptare. Nė kėtė fluks do tė pėrfshiheshin politikanė, universitete, individė, asociacione biznesi, etj. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Ekonomia/39345
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.7.2011, 07:49   18
Citim:
Topi vlerėsoi idenė pėr hapėsirėn mbarėkombėtare tė zhvillimit

Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi ka vlerėsuar angazhimin e ish-presidentit tė Kosovės, Behgjet Pacolli pėr jetėsimin e idesė pėr hapėsirėn mbarėkombėtare tė zhvillimit.

Presidenti Topi kėtė qėndrim e ka shprehur pas njė takimi tė zhvilluar nė Tiranė me Ish-presidentin e Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli dhe zėvendėskryeministres Mimoza Kusari-Lila.

Ish-presidenti Pacolli, nė cilėsinė e kryetarit tė Lėvizjes pėr Hapėsirė Mbarėkombėtare tė Zhvillimit, i shoqėruar nga autoritete akademike, i ka shpjeguar presidentit Topi, idenė e tij pėr integrimin ekonomik tė shqiptarėve.

Nė anėn tjetėr, presidenti Topi, e ka vlerėsuar faktin qė Pacolli ėshtė duke u angazhuar konkretisht pėr jetėsimin e idesė qė shpalli gjatė kohės sa ishte president i Republikės sė Kosovės.

Presidenti Topi, tha se dinjiteti qė Behgjet Pacolli tregoi gjatė ndėrprerjes sė mandatit tė tij si president, ėshtė shembull pėr politikanėt shqiptarė.

Pas informimit tė detajuar nga ana e ish-presidentit Pacolli me iniciativat e ardhshme nė kuadėr tė Lėvizjes pėr Hapėsirė Mbarėkombėtare tė Zhvillimit, presidenti Topi kėrkoi qė nė kėto iniciativa tė fuqizohet ideja e ndėrtimit tė korridorit tė tetė, si njė korridor qė shton rėndėsinė e shqiptarėve nė rajon. (INA)

http://ina-online.net/shqiperia/6312.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.7.2011, 10:51   19
Citim:
Maqedonia nuk josh Shqipėrinė

Vetėm njė firmė nga Shqipėria radhitet nė top 100-shin e firmave mė tė suksesshme vendore pėr vitin 2010, ndėrsa ato nga Kosova mungojnė fare. Kompania e ndėrtimit "American Construction" ka shėnuar njė pėrparim prej 17 vendesh krahasuar me njė vit mė parė

Shkup, 12 korrik - Kompanitė nga Shqipėria dhe Kosova kanė pjesėmarrje tė ulėt nė tregun e investimeve nė Maqedoni. Vetėm njė firmė nga Shqipėria radhitet nė top 100-shin e firmave mė tė suksesshme vendore pėr vitin 2010. Kompania e ndėrtimit "American Construction" ka shėnuar njė pėrparim prej 17 vendesh krahasuar me njė vit mė parė.

Ajo tani radhitet nė vendin e 77-tė pėr nga suksesi i firmave nė Maqedoni, me neto tė ardhura prej 1.179.210 euro ose 72.521.402 denarė. Ndėrkohė, listės sė kompanive investuese nga Shqipėria nė Maqedoni pritet ti bashkėngjitet edhe kompania "Balfin Group", qė sė bashku me kompaninė vendore "Fashion Group" investon 80 milion euro nė ndėrtimin e qendrės mė tė madhe tregtare nė Evropėn Juglindore, ku duhet tė punėsohen sė paku 2000 punėtorė. "Balfin Group" aktualisht ėshtė prezentė nė Maqedoni pėrmes rrjetit tė shitjes sė teknikės sė bardhė "Neptun".

Ndėrkohė nė tregun e sigurimeve tė Maqedonisė, ka tė pėrfshira kompani me kapital nga Shqipėria. Kompania e sigurimeve "Insig" merr pjesė me 2.8 pėr qind, ndėrsa "Albsig" me 4.4 pėrqind tė tregut tė tregut tė pėrgjithshėm tė sigurimeve nė Maqedoni, tregojnė tė dhėnat e Agjencionit pėr supervizionin e sigurimeve. Kapitali i huaj nė Maqedoni dominon industritė strategjike si ato tė naftės, bankave, telekomunikacionit dhe metaleve. Nė listėn e 100 kompanive tė mėdha, qė sė bashku kanė tė ardhura prej 5.4 miliardė euro, dominojnė ato me pronėsi tė huaj. Firmat me pronė dominonte tė huaj, kanė njė qarkullim vjetor prej 3.3 miliardė euro, apo 60 pėr qind tė qarkullimit qė e bėjnė 100 kompanitė mė tė mėdha nė vend, nė kushte kur bruto-prodhimi vendor i Maqedonisė ėshtė 6.9 miliardė euro. Nga 49 kompani vendore nė top listėn e 100 kompanive mė tė mėdha, 8 janė nė pronėsi shtetėrore dhe 41 nė pronėsi private, qė sė bashku kanė njė qarkullim prej 1.52 miliardė euro.

Ndėrkaq, edhe profiti qė e realizojnė kompanitė e huaja ėshtė pėr pesė herė mė madh se i atyre vendore. Kompanitė nė pronėsi tė huaj vitin e kaluar kanė realizuar profit prej 332 milion euro, apo 84 pėr qind e profitit tė tėrėsishėm tė 100 kompanive mė tė mėdha nė Maqedoni.

Kėtė vit nė Maqedoni kanė hyrė 53 pėr qind mė shumė investime tė huaja sesa vitin e kaluar. Investimet e huaja pėr vitin 2010 kanė qenė 221,4 milionė euro, pėr dallim nga viti i kaluar kur janė futur 145 milionė euro. Mė shpesh, investimet direkte tė huaja nė Maqedoni zmadhohen kur investojnė brende tė mėdha, megjithėse kjo gjė nuk ka ndodhur vitin e kaluar. Ndėrkaq, nė numrin e pėrgjithshėm tė investimeve futen edhe fitimet ri-investuese tė firmave qė tashmė punojnė nė vend, kapitali aksionar, kreditė qė kėto kompani i kanė marrė, si edhe kėrkesat e tyre. (F.P./KOHA)

http://www.koha.mk/aktuale/6300.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.7.2011, 20:51   20
Citim:
Volumi i tregtisė me Kosovėn rritet me 36 pėr qind

Volumi i tregtisė mes Shqipėrisė dhe Kosovės arriti nė rreth 100 milionė euro gjatė vitit 2010, me rritje 36 pėr qind kundrejt vitit 2009, duke reflektuar lehtėsitė e krijuara nga autorruga e re Rrėshen-Kalimash-Morinė, por ky nivel tregtie mbetet ende i papėrfillshėm nė krahasim me volumin e pėrgjithshėm tregtar tė Shqipėrisė.

Sipas statistikave zyrtare, eksporti i Shqipėrisė drejt Kosovės arriti nė 72 milionė euro me rritje 40 pėr qind kundrejt vitit 2009, ndėrsa importi ishte 27 milionė euro me rritje 28 pėr qind.

Statistikat nuk janė tė detajuara pėr tė dalluar se sa prej kėtij volumi pėrbėhet nga mallrat transit dhe sa prej mallrave kanė origjinė prodhimi Shqipėrinė dhe Kosovėn.

Shqipėria ka njė volum tė tregtisė sė jashtme prej 4.6 miliardė eurosh ndėrsa Kosova ka njė volum prej 2.5 miliardė eurosh. Tregtia prej 100 milionė eurosh mes dy vendeve pėrbėn vetėm 1.4 pėr qind tė volumit tė kombinuar tė tregtisė tė kėtyre dy vendeve. Si Shqipėria, ashtu edhe Kosova, kanė njė bazė tė vogėl eksportesh.

Shqipėria ėshtė e specializuar nė eksportin e veshjeve, kėpucėve dhe lėndėve tė para, tė cilat kanė avantazhin e krahut tė lirė tė punės dhe afėrsisė me transportin detar. Kosova eksporton pėrgjithėsisht prodhime tė industrisė ushqimore dhe baza e saj e eksporteve ėshtė edhe mė e ulėt. Sektori mė i rėndėsishėm i bashkėpunimit ekonomik mes dy vendeve ėshtė sektori i shėrbimeve turistike, tė cilat nuk pėrfshihen nė statistikat e tregtisė sė mallrave.

Sektori mė premtues pėr rritjen e volumit tė tregtisė mes dy vendeve ėshtė energjia elektrike, kryesisht pėr shkak se burimet energjetike nė Shqipėri janė tė pėrqendruara tek uji, ndėrsa nė Kosovė te qymyri.

Bashkėpunimi nė kėtė sektor ėshtė i dobėt aktualisht kryesisht pėr shkak se tė dyja vendet janė deficitare nė prodhimin e energjisė elektrike dhe se Shqipėria ka pėrzgjedhur procedurat e tenderimit pėr eksportet dhe importet e veta tė energjisė, gjė qė ka futur nė kėtė treg ndėrmjetės tė interesuar mė shumė pėr rritjen e ēmimeve tė energjisė dhe nuk kanė leverdi pėr rritjen e eficiencės energjetike qė mund tė vijė nga rritja e bashkėpunimit mes Shqipėrisė dhe Kosovės.

http://www.gazeta-shqip.com/ekonomi/...0bd05d363.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:25.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.