Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Prodhim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.3.2013, 21:13   61
Citim:
Shqipėria bllokon sėrish mallrat kosovare

Prishtinė, 27 mars - Shteti i Shqipėrisė sėrish ka goditur bizneset kosovare duke mos lejuar qė tė eksportojnė mallra. Disa ditė pas bllokimit nga ana e Kosovės tė qumėshtit qė vinte nga Shqipėria, kjo e fundit bllokoi miellin kosovar qė eksportohej nė Shqipėri.

Kompanisė sė miellit M&Sillos nga Xėrxa e Rahovecit tash sa ditė i janė bllokuar mbi 20 kamionė mė miell nė kufi me Shqipėrinė. Arsyet si duket janė mė shumė politike.

Sipas deklarimeve tė kėsaj kompanie, humbjet janė me qindra mijėra euro.

Gerald Wlflingseder, kryetar i Bordit nė kompaninė e miellit M&Sillos, tha pėr Express se tash sa ditė janė bllokuar shumė kamionė tė kompanisė qė ai e drejton, transmeton Telegrafi.

Ai tregoi se arsye nuk janė logjike dhe se i kanė plotėsuar tė gjitha kushtet qė janė kėrkuar nga autoritetet e atij shteti, kurse ata (Shqipėria) sėrish kanė kėrkuar edhe gjėra tjera shtesė. “Neve na janė ndaluar kėto kamionė edhe pse kemi plotėsuar gjitha kushtet qė janė kėrkuar nga shteti i Shqipėrisė”, tha Wlflingseder.

Sipas tij, kjo mė shumė duket si njė bllokadė pėr arsye politike sesa pėr ndonjė arsye me bazė ligjore. Institucionet kosovare sėrish kanė nis pėrpjekjet e tyre pėr t`u marrė vesh me Shqipėrinė.

Kosova para disa ditėsh, bllokoi qumėshtin nga ky shtet pėr arsye tė aflatoksinės.

http://www.koha.net/?page=1,3,140325
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.3.2013, 21:29   62
Citim:
'Tensionet' tregtare Shqipėri-Kosovė, Panariti: Tė pengojmė dėmtimin e interesave tė konsumatorėve

TIRANĖ- Ministri i Jashtėm, Edmond Panariti ka reaguar sot pėr tė ashtuquajturat ‘tensione’ tregtare mes Shqipėrisė dhe Kosovės. Sipas Panaritit duhet tė pengohet dėmtimi i interesave tė konsumatorėve.

Ai tha ndėr tė tjera se duhet tė krijohen kushtet pėr hapėsira mbarėshqiptare, qė simbolizon bashkimin.

“Fryma vėllazėrore dhe partneriteti strategjik midis Shqipėrisė dhe Kosovės, synon krijimin e kushteve pėr hapėsira gjithnjė e mė tė gjera mbarėshqiptare pėr lėvizjen e lirė tė njerėzve, mallrave dhe tė shėrbimeve. Krijimi i kėtyre hapėsirave simbolizon bashkimin e vėrtetė tė shqiptarėve dhe ndihmon ekonomitė e vendeve tona qė tė zhvillohen, rrit mirėqenien e qytetareve tanė dhe nxit proceset integruese tė rajonit drejt Bashkimit Evropian. Nėnshkrimi i protokollit tė bashkėpunimit ekonomik midis Shqipėrisė dhe Kosovės si dhe vėnia nė lėvizje e mekanizmave pėrkatės, nėpėrmjet krijimit tė komisioneve tė pėrbashkėta tė ekspertėve, nėnkupton koordinim dhe bashkėpunim pėr adresimin e problemeve qė mund tė dalin nė tė dy anėt e kufirit lidhur me cilėsinė dhe sigurinė e mallrave dhe tė shėrbimeve. Ėshtė njė detyrim institucional qė rrjedh edhe nga marrėveshja e nėnshkruar qė komisioni i pėrbashkėt Shqipėri- Kosovė, tė informohet urgjentisht pėr ēdo shkelje apo parregullsi tė pretenduar nga ana e autoriteteve pėrkatėse, pėrpara se tė ndėrmerren hapa ekzekutive. Ėshtė e nxituar, e pajustifikuar dhe e dėmshme qė pa u njoftuar autoritetet pėrkatėse tė ndėrmerren akte bllokimi, pėrjashtimi dhe sekuestroje pėr mallrat dhe shėrbimet pėrkatėse”, sqaron Panariti.

“Ėshtė e nxituar, e pajustifikuar dhe e dėmshme qė pa u njoftuar autoritetet pėrkatėse tė ndėrmerren akte bllokimi, pėrjashtimi dhe sekuestroje pėr mallrat dhe shėrbimet pėrkatėse”, shprehet ai.

Standartet ushqimore, sipas Panaritit janė pėrcaktuar nga kodeksi OBU.

“Nė fakt janė tė njohura pėrpjekjet pėr tė instrumentalizuar marrėveshjet fitosanitare pėr tė krijuar pengesa artificiale ndaj tregtisė sė lirė tė mallrave midis vendeve. Pėr kėtė arsye vendet anėtare tė OBT-sė, janė tė detyruara qė tė gjitha metodat e tyre nė sferėn fitosanitare dhe tė sigurisė ushqimore t’i bazojnė vetėm te standardet e pėrcaktuar te Kodeksi Ushqimor i Organizatės Botėrore tė Ushqimit FAO, te Organizata Botėrore e Shėndetit tė Kafshėve (OIE) dhe te Konventa Ndėrkombėtare pėr Mbrojtjen e Bimėve (IPCC). Nėse kjo do tė kishte ndodhur, sigurisht do tė ishte shmangur kjo situate kaotike me elementė spekulativė nė lėvizjen e mallrave dhe shėrbimeve midis Shqipėrisė dhe Kosovės. Askush nga institucionet e fushės nuk iu ėshtė referuar kėtyre standardeve dhe pėr rrjedhojė vlerėsimet kanė qenė tė pambėshtetura dhe tė nxituara. Le tė pėrpiqemi qė me anė tė mekanizmave institucionale, tė vlerėsimeve serioze shkencore tė rrezikut tė pretenduar nga tė dy palėt si dhe me bashkėpunim tė autoriteteve dhe institucioneve tė fushės, tė pėrmbajmė spekulimet dhe spekulantėt nga pėrpjekjet pėr tė dėmtuar interesat e konsumatorėve dhe tė bizneseve midis dy vendeve tona”, pėrfundon deklarata e tij.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.4.2013, 22:37   63
Citim:
Kosova kėrkon heqjen e ēmimit tė referencės

Komuniteti i biznesit tė Kosovės kėrkon heqjen e ēmimit tė referencės pėr mallrat e tyre qe eksportohen nė Shqipėri. Kreu i “Aleancės pėr Biznes”, Agim Shahini, u shpreh pėr TV SCAN se, heqja e kėtyre barrierave pėr prodhimet kosovare do tė rriste shkėmbimet tregtare mes dy vendeve, si dhe do tė unifikonte tregun.

Sipas Shahinit, biznesi duhet t’i nėnshtrohet tė gjitha rregullave dhe bazės ligjore. Por, ai shtoi se duhet edhe njė trajtim barabartė pėr tė gjitha kompanitė.

Marrėdhėniet ekonomike dhe tregtare mes Shqipėrisė dhe Kosovės janė bėrė objekt i diskutimeve nė forume dhe tryeza tė ndryshme. Gjatė dy muajve tė parė tė vitit Shqipėria ka importuar nė Kosovė mallra nė vlerė prej 1.7 mld lekė, ndėrsa eksportet kanė qenė 734 milionė lekė.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...eferences.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:50.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.