Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 22.12.2008, 21:12   1

Shkrim i cituar Mbi ligjin pėr pastėrtinė e figurės (hapja e dosjeve tė komunizmit)


Kuvendi i Shqipėrisė miratoi, pa praninė e socialistėve, ligjin "Pėr pastėrtinė e figurave tė zyrtarėve tė lartė tė administratės dhe tė zgjedhurve", ose ndryshe i quajtur ligji i dosjeve.

Me 29 nene, ligji, ka pėr qėllim tė kontrollojė pastėrtinė e figurės sė ēdo funksionari publik tė zgjedhur apo tė emėruar, lidhur me pjesėmarrjen e tyre nė strukturat politikėbėrėse dhe zbatuese tė dhunės sė diktaturės sė proletariatit, si edhe nė strukturat e ish-Sigurimit tė Shtetit, pėr periudhėn 29 nėntor 1944 deri nė 8 Dhjetor 1990.

Ndėr figurat e funksionarėve publikė pėrfshihen presidenti i Republikės, deputetėt e Kuvendit, ministrat dhe zy/ministrat, funksionarė tė lartė politikė e administrativė, dhe sistemi i drejtėsisė.

Pėr zbatimin e kėtij ligji, krijohet Autoriteti i Kontrollit tė Figurave me pėrfaqėsues nga Parlamenti.

Nė ligj sanksionet e drejta e ēdo shtetasi shqiptar pėr t'u njohur me tė dhėna personale nė lidhje me atė qė pėrmbajnė dosjet e sigurimit tė shtetit, sipas pėrcaktimeve tė kėtij ligji.

http://www.evropaelire.org/Content/News/1362550.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.12.2008, 21:17   2
allianz
 
Me shumė vonesė, me 18 vjet vonesė...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.12.2008, 17:27   3
Citim:
Dosjet dhe dekomunistizimi i institucioneve
Mark Marku

Sa herė bie fjala pėr hapjen e dosjeve, do tė dalė diēka qė do tė sillet si argument pėr mos hapjen e tyre. Ėshtė thėnė se hapja e dosjeve ...do tė sjellė luftėn civile nė Shqipėri (a thua se lufta e klasave nuk ishte luftė civile), ėshtė thėnė se spiunėt nuk mund tė dėnohen pa u dėnuar tė gjithė zyrtarėt e aparatit tė dhunės tė regjimit komunist (dhe kėtu kanė pasur tė drejtė), ėshtė thėnė se spiunėt dhe ata qė i urdhėronin ata, kanė zbatuar ligjin (a thua se ata qė bota demokratike dėnonte me vdekje nė gjyqin e Nurenbergut, dhe tė kėrkuarit pėr krime lufte nė ish-Jugosllavi qė dėrgohen nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės, nuk kanė zbatuar ligjet e kohės sė tyre), ėshtė thėnė se largimi i tyre nga jeta politike dhe administrata shtetėrore ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtat e njeriut, ėshtė thėnė...

Sot tė gjithė kėto argumente nuk pėrdoren mė. Pėrdoret njė argument i ri: hapja e dosjeve ėshtė antikushtetuese! Ėshtė antikushtetuese thonė mbrojtėsit e argumentit tė ri sepse nėpėrmjet tyre do tė goditen anėtarėt e zgjedhur tė Gjykatės Kushtetuese, prokurorėt dhe zyrtarė tė tjerė tė institucioneve tė tjera tė larta tė drejtėsisė.

Argumenti i ri duket “bindės”, madje aq bindės sa ka shqetėsuar edhe ndėrkombėtarėt e kudondodhur. Nė turrin pėr tė mbrojtur “kushtetutshmėrinė”, tė gjithė harrojnė tė bėjnė njė pyetje tė thjeshtė: Si ka mundėsi qė institucionet kryesore tė drejtėsisė shqiptare qenkan aq tė mbushura me ish-juristė dhe prokurorė tė regjimit komunist sa qė miratimi i njė ligji qė i ndalon ata tė vazhdojnė profesionin nė demokraci krijon njė problem nė funksionimin e kėtyre institucioneve? Dhe mė e rėndėsishmja, si ka mundėsi qė ish-punonjės tė sistemit tė drejtėsisė dhe prokurorisė sė kohės komuniste vazhdojnė ende tė punojnė nė institucionet demokratike?

Problemi ėshtė vėrtetė i rėndė, madje mė i rėndė se sa kėrcėnimi i kushtetutshmėrisė sė vendit nga hapja e dosjeve. Institucionet e drejtėsisė dhe tė prokurorisė janė bėrė strehė e njerėzve tė inkrimuar tė kohės sė komunizmit. Ata kanė arritur tė zotėrojnė organet mė tė larta tė sistemit tė drejtėsisė dhe sot pėr shkak tė autonomisė sė kėtij sistemi janė bėrė tė pacenueshėm. Mendoni se sa besueshmėri kanė kėto institucione dhe sa e mundur ėshtė qė ato tė bėjnė tė mundur funksionimin e shtetit tė sė drejtės, kur ato drejtohen nga gjykatės dhe prokurorė qė kanė pasur role kryesore nė sistemin mė tė pėrēudnuar tė drejtėsisė se Evropės.

Ėshtė e tepėrt tė thuhet se ai sistem vetėm me drejtėsinė nuk kishte lidhje dhe pėr kėtė mjafton tė pėrmendim vetėm faktin se ai kishte shfuqizuar edhe tė drejtėn e avokatisė. Si i tillė ai e pėrjashtonte profesionalizmin dhe profesionistėt dhe pėr kėtė arsye ai kultivonte militantė partiakė dhe bolshevikė revolucionarė. qė e kishin zėvendėsuar ligjin me vijėn e partisė.

Ata janė pjesa mė e inkrimuar e regjimit dhe bashkėpunėtorėt mė tė rėndėsishėm tė tij, sepse formalisht ishin ata qė gjykonin dhe dėnonin kundėrshtarėt e regjimit. Kjo do tė thotė se nuk ekziston ndonjė rrezik qė duke i larguar ata nga sistemi i drejtėsisė tė dėmtohet padrejtėsisht njė elitė profesionale. Madje ėshtė paradoksale qė militantė tė tillė janė konsideruar si profesionistė dhe e kanė shtėnė nė dorė kėtė sistem.

Ka qenė e kuptueshme qė njė pjesė e tyre tė mbaheshin nė njė fazė fillestare, pėr shkak tė mungesės sė profesionistėve tė rinj, por nuk ka asnjė kuptim qė ata tė mbahen edhe sot pas mė se 19 vjetėve demokraci, periudhė kjo e mjaftueshme pėr krijimin e profesionistėve tė kėtij sistemi. Pėr mė tepėr duket paradoksale qė largimi i tyre tė konsiderohet si problem.

Ende pa u miratuar, projektligji pėr dosjet e ka dhėnė efektin e parė pozitiv. Ai ka zbuluar se sa tė padekomunistizuara janė sistemi i drejtėsisė dhe organi i akuzės.

Duke i mbrojtur kėto organe, mbrojtėsit e tyre nė fakt i kanė denoncuar ata para opinionit publik.

Duke thėnė se projektligji ėshtė kundėr Gjykatės Kushtetuese, ose kundėr prokurorisė, nė fakt ata na kanė treguar se gjykatat dhe prokuroria kanė shumė njerėz tė inkrimuar.

Pėr sa i pėrket kritikave ndaj projektligjit, ai vėrtetė i meriton disa tė tilla. Ligji duhet kritikuar sepse duhej tė ishte mė gjithėpėrfshirės. Kėshtu do tė ishte mė i dobishėm.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=22837
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.1.2009, 13:01   4
Citim:
Pritet ngritja e Komisionit tė Verifikimit tė Figurave

Me miratimin e ligjit tė dosjeve nė Kuvend, tashmė pritet ngritja e Komisionit tė Verifikimit tė Figurave Zyrtare, i cili do tė verifikojė tė gjithė zyrtarėt e shtetit dhe do tė lėshojė certifikatėn e lustracionit. Miratimi i ligjit i ka hapur rrugėn procesit tė ngritjes sė strukturave tė duhura qė do tė bėjnė tė gjitha hetimet pėrkatėse. Me hyrjen nė fuqi tė ligjit, Kuvendi do tė duhet tė miratojė 5 anėtarėt e Komisionit tė Verifikimit tė Figurave Zyrtare.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=14349
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.1.2009, 16:22   5

Shkrim i cituar Verior: Mbi ligjin pėr pastėrtinė e figurės (hapja e dosjeve)


Ata persona qė kanė qenė tė pėrfshirė nė atė regjim, e qė sot punojnė nė institucionet shqiptaroveriore, duhen larguar menjėherė nga kėto pozita, ka thėnė ish-i burgosuri politik Adem Demaēi.

"Le tė hapen tė gjitha dosjet, menjėherė. Atyre qė sot janė nė pozita vendimmarrėse, sikur tė ishin patriotė tė vėrtetė, ndėrsa dihet qė kanė bashkėpunuar me okupatorin, nuk duhet t`iu lihet vend sot ku merren vendime. Jugosllavia ishte njė prej regjimeve mė shtypėse dhe mė tė egra qė kanė pėrjetuar shqiptarėt."

Aktivisti 73- vjeēar, pas debatit qė ka hapur Express pėr procesin e lustracionit tė periudhės sė komunizmit, thotė se mijėra shqiptarė janė vrarė, persekutuar, burgosur e dėbuar nga trojet e tyre me nėnshkrimin e Ali Shukriut, Fadil Hoxhės, Kolė Shirokės, Sinan Hasanit dhe pjesės sė nomenklaturės udhėheqėse tė komunistėve jugosllavė nga Kosova.

Gjithė ata qė kishin punuar dhe kontribuar nė mbajtjen e atij regjimi, ai pa ndonjė hezitim i quan kolaboracionistė. Ata persona qė kanė qenė tė pėrfshirė nė atė regjim, e qė sot punojnė nė institucione e Veriut, thotė se duhen larguar menjėherė nga kėto pozita.

http://alsat-m.tv/Lajme-nga-rajoni/9821.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.1.2009, 08:36   6

Shkrim i cituar Studentėt thirrje presidentit tė miratojė hapjen e dosjeve


Unioni i Pavarur Studentor i bėn apel Presidentit Topi tė firmosė ligjin pėr hapjen e dosjeve. Protesta tė studentėve janė zhvilluar nė Tiranė, nė Shkodėr dhe Gjinokastėr. Studentėt pėrmes njė peticioni i kėrkuan Presidentit, qė nė kėtė rast tė jetė jo vetėm garant i Kushtetutės, por edhe dekretues i njė ligji qė i hap rrugėn dekomunistizimit tė shoqėrisė shqiptare.

"Duam tė jetojmė tė lirė, nė njė vend demokratik, pa reminishencat e krimeve tė komunizmit, qė ka ende varre tė hapura dhe shpirtra nė eter".

Ligji pėr hapjen e dosjeve ėshtė miratuar nga Kuvendi nė datėn 22 dhjetor. Nė kėtė votim nuk morėn pjesė deputetėt e opozitės, tė cilėt bėnė tė ditur se do ta ēojnė ēėshtjen nė Gjykatėn Kushtetuese. Ndėrsa kreut tė shtetit i skandon afati ligjor pėr dhėnien e mendimit mbi kėtė ligj tė paraqitur nė datėn 15 janar.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=23460
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.1.2009, 15:26   7

Shkrim i cituar Nė ligjin pėr dosjet tė futen dhe ish-ministrat e ish-sekretarėt e PPSH-sė


Drejtuesit e shoqatave pėr tė burgosurit dhe tė pėrndjekurit politikė gjatė takimit qė zhvilluan dje me presidentin, Bamir Topi, i shprehėn atij rezervat pėr projektin e dosjeve. Konkretisht ata vlerėsuan se ligji ka pėrjashtuar nga papajtueshmėritė e funksioneve publike kategori tė rėndėsishme funksionarėsh, si: ministrat, drejtuesit e institucioneve tė tjera tė larta politike apo shtetėrore, sekretarėt e PPSH-sė dhe zyrtarėt e lartė tė aparatit tė Komitetit Qendror.

Pėrveē pėrfshirjes sė kėtyre kategorive drejtuesit e dy shoqatave u shprehėn pėr nevojėn e zgjerimit tė hapėsirės sė ligjit pėr pastėrtinė e figurės sė funksionarėve tė administratės publike edhe pėr bashkėpunėtorėt e agjenturave tė huaja.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=56662
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.1.2009, 11:14   8

Shkrim i cituar Tiranė: Ligji pėr pastėrtinė e figurės


Tiranė, 15 janar - Ka hyrė sot nė fuqi ligji pėr pastėrtinė e figurės, qė dėnon krimet e komunizmit dhe ndėshkon personat e pėrfshirė nė kėto krime. Ligji hyri nė fuqi sot pa nėnshkrimin e presidentit Topi. Kushtetuta e parasheh hyrjen nė fuqi tė njė ligji edhe pa firmėn e presidentit, me kusht qė ky i fundit nuk e kundėrshton atė.

Ligji parasheh ngritjen e njė komisioni qė do tė shqyrtojė dhe do tė ketė fuqinė tė largojė nga administrata zyrtarė tė implikuar nė krimet e regjimit komunist.

http://www.kosova.com/artikulli/51164
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.1.2009, 17:48   9
Citim:
Ligji i dosjeve, Zamir Shtylla jep dorėheqjen

Pak orė pas hyrjes nė fuqi tė ligjit tė spiunėve, Zamir Shtylla, njė prej prokurorėve mė tė shumėpėrfolur kohėt e fundit dha dorėheqjen. Lajmin e konfirmuan burime zyrtare tė organit tė akuzės, tė drejtuar nga Ina Rama. Zyrtarisht, shefja e organit tė akuzės pranoi se kishte nė tavolinėn e saj tė punės kėrkesėn pėr dorėheqje tė prokurorit Shtylla dhe po e shqyrtonte atė. Por nuk bėri tė ditur nėse e kishte pranuar apo jo. Zamir

Shtylla u sulmua ashpėr kohėt e fundit nga kryeministri Sali Berisha, i cili e cilėsoi “xhelat” dhe persekutor tė kohės sė komunizmit. Madje Berisha shkoi dhe mė tej, duke u shprehur se Shtylla kishte lidhur me tela me gjemba dhe kishte torturuar nė Sarandė qytetarė tė pafajshėm.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=51187
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.1.2009, 17:51   10

Shkrim i cituar Shkup: Krijohet komisioni pėr zbardhjen e ish-funksionarėve komunistė


Citim:
Agim Mehmeti, kryetar i komisionit pėr hapjen e dosjeve

Publicisti Agim Mehmeti, i caktuar nga radhėt e Partisė Demokratike Shqiptare ėshtė caktuar kryetar i komisionit pėr hapjen e dosjeve nė Maqedoni.

Pas shumė tentimeve pėrfundimisht partitė politike janė dakorduar pėr pėrbėrjen e Komisionit pėr lustrim (apo i njohur me ligjin vendas si Komisioni pėr verifikimin e fakteve) i cili do tė ketė pėr detyrė qė tė verifikojė pėrfshirjen e tė gjithė funksionarėve se a kanė qenė bashkėpunėtorė tė shėrbimeve sekrete.

Detyra e parė e publicistit Agim Mehmetit pritet qė tė jetė shqyrtimi jetės dhe veprimtarisė sė kandidatėve potencial pėr kryetar shteti gjatė zgjedhjeve presidenciale qė pritet tė mbahen me 22 mars tė kėtij viti.

Ky komision pėrveē kryetarit dhe nėnkryetarit do tė ketė edhe nėntė anėtarė dhe atė Shpend Vincėn dhe Daut Dautin tė propozuar nga BDI-ja. Anėtarė tė tjerė tė komisionit do tė jenė edhe Novica Veljanovski, Janakie Vitanovski, Marija Milloshovska, Tome Axhiev, Vecko Zotevski, dhe Bllagoja Geshovski. Pėr nėnkryetarė ėshtė propozuar Gjorgji Mallkovski.

Kėtij komisioni do tė duhet t’i frikėsohen disa dhjetėra ish-komunistė, tė cilėt sot punojnė si gjykatės, ministra, deputetė apo prokurorė. Ky komision pritet qė tė realizojė njė veprimtari tė gjerė qė dėnojnė tė shkuarėn komuniste, duke filluar nga pastrimi i teksteve shkollore nga ideologjia komuniste deri tek heqja e simboleve apo hapja e dosjeve tė ish-bashkėpunėtorėve tė policisė sekrete tė diktaturės komuniste, dhe sigurimit famėkeq jugosllav UDB-sė.

Kufiri fillestar pėr tė pastruar tė gjithė spiunėt e shėrbimeve sekrete ėshtė caktuar kohė mė parė nga ligji pėr lustrim dhe ai ėshtė viti ’44, ndėrkohė qė nė sitėn e lustratorėve do tė futėn mbartėsit e posteve publike si presidenti i shtetit, kryeministri, ministrat, Kryetarėt e Komunave, deputetė, drejtorė, gjykatės si dhe tė gjithė bartėsit e funksioneve publike.

Komisionin pėr verifikimin e fakteve e zgjedh Parlamenti i Maqedonisė me dy tė tretėn e votave tė deputetėve ndėrsa fakteve ka mandate pesėvjeēarė. Komisioni pėr verifikimin e fakteve pėrbėhet prej 11 anėtarėve, kryetari nė gjashtė muajt e parė i ka takuar partisė shqiptare nė opozitė PDSH-sė, dhe do tė udhėhiqet nga publicisti Agim Mehmeti, ndėrsa do tė ketė rotacion nė ēdo gjashtė muaj me ē’rast katėr partitė mė tė mėdha politike VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja PDSH-ja dhe LSDM-ja , do tė udhėheqin me kėtė komision.

http://www.botasot.info/home.php?id=3497

Citim:
Kuvendi e aprovoi pėrbėrjen e Komisionit pėr lustrim

Shkup, 15 janar - Kuvendi i Maqedonisė sot nė kuadėr tė seancės sė 43-tė me 87 vota "pėr" dhe asnjė kundėr e miratoi vendimin pėr emėrim tė kryetarit, zėvendėskryetarin dhe anėtarėve tė Komisionit pėr verifikimin e fakteve.

Sipas vendimit, pėr kryetar tė Komisionit pėr ilustrim ėshtė emėruar Agim Mehmeti, gazetar nga Shkupi, ndėrsa si zėvendės i tij Gjorgji Malkovski, historian. Anėtarė tė Komisionit janė historiani Novica Vejlanovski, Marija Milloshevska, e punėsuar nė Ministrinė e Arsimit, Vecko Zdravevski, politikolog nga Kėrēova, Shpend Vinca, i punėsuar nė TVM, Daut Dauti, gazetar nga Shkupi, Bllagoja Geshovski, defektolog i diplomuar, Janaqe Vitanovski, jurist i diplomuar dhe Ēedomir Damjanovski, i punėsuar nė Kuvendin e Republikės sė Maqedonisė.

Para Komisionit 11-anėtarėsh pėr ilustrim tė gjithė kandidatėt tė cilėt kandidohen nė zgjedhjet e ardhshme do tė duhet tė dorėzojnė deklarata tė noterizuara se nuk kanė bashkėpunuar me organet e sigurisė shtetėrore dhe funksionarėt aktual.

Pėr personat pėr tė cilėt do tė vėrtetohet se kanė qenė bashkėpunėtorė me shėrbimet sekrete, pėr ēka duhet tė ketė dokument, emrat e tyre do tė publikohen dhe ata nuk do tė mund tė kryejnė funksione publike.

Gjatė debatit deputetėt e tė gjitha partive parlamentare theksuan se presin edhe pėrkrah vonesės me themelimin e Komisionit, ai ti pėrgjijget detyrave tė caktuara dhe t'u rezistojė presioneve tė mundshme politike.

Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE shprehu kėnaqėsi nė nivel tė lartė tė koncezusit tė arritur politik pėr formimin dhe zgjedhjen e Komisionit.

"Mendoj se pėrbėrja e personelit tė Komisionit ofron nivel tė lartė dhe garancė pėr kryerjen e detyrės sė parashtruar", tha Dimovski.

Bashkėpartiaku i tij Iliver Shambeski shfaqi shpersė se 11-tė anėtarėt e Komisionit do t'i pėrgjigjen sfidės para sė cilės gjenden dhe se me punėn e tyre mė nė fund do tė pastrohet me pasojat e sistemit tė kaluar.

Deputetja Cvetanka Ivanova nga LSDM-ja theksoi se para Komisionit qėndron punė e rėndė dhe serioze dhe se pret ajo me sukses ta mbarojė detyrėn e vendosur, tė tregojė rezultate dhe tė rezistojė nė presionet e mundshme politike.

Deputetja e BDI-sė Ermira Mehmeti, vlerėsoi se Komisioni do tė ketė obligim historik tė sqarojė, siē tha, pse shqiptarėt kanė qenė qėllim i fushatės pa kompromis tė ndjekjeve politike nga regjimi i kaluar.

Pavle Trajanov nga Bashkimi Demokratik vlerėsoi se nė tė ardhmen duhet tė pėrgatitet ligj pėr rehabilitimin e viktimave nga sitemi i vjetėr.

Sipas Imer Aliut nga PDSH-ja, zgjedhja e Komisionit ėshtė fillim i mirė pėr ndriēimin e disa aspekteve nga njė sistem i kaluar dhe i dėmshėm. Komisioni vetė nuk do ta mbarojė punėn nėse nuk ka mbėshtetje tė plotė nga institucionet tė cilat janė kompetente pėr ēėshtjet tė cilat do tė trajtohen tha Aliu.

Nė kuadėr tė seancės sė 43-tė Komisioni e miratoi edhe vendimin pėr formimin e Komisionit pėr vetėqeverisje lokale. Nė vijim ėshtė diskutimi pėr emėrimin zėvendės kryetarit tė Komisionit pėr mbrojtjen e tė drejtės sė qasjes sė lirė deri tek informacionet me karakter publik, pėr cilin funksion ėshtė propozuar Blerim Iseni.

Nė rend dite tė seancės sė 43-tė ėshtė edhe interpelacioni i ministrit tė Arsimit Pero Stojanovski.

Deputetėt, ndėr tė tjerash, duhet tė prononcohen edhe pėr propozimet pėr emėrimin e anėtarit tė Kėshillit tė Ndėrmarrjes publike Radiotelevizionit tė Maqedonisė, si dhe pėr Propozim rezolutėn pėr politikėn migruese tė Maqedonisė 2009-2014

http://www.tvkoha.tv/832/kuvendi-e-a...r-lustrim.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.1.2009, 15:02   11

Shkrim i cituar Prishtinė: Diskutohet hapja e dosjeve tė ish-funksionarėve komunistė


Hapja e dosjeve tė komunizmit "vė nė siklet" Prishtinėn. Njėzet vjet pas shkėputjes zyrtare nga regjimi komunist jugosllav, ish-zyrtarėt e asaj kohe mbajnė ende poste vendimmarrėse nė Shqipėri tė Veriut. Viktimat, analistėt dhe partitė politike vlerėsojnė se ligji pėr "zbulimin e spiunėve" do ta ndihmonte vendin tė ndahet edhe ideologjikisht nga komunizmi. Ndėrsa vendet e rajonit janė miratuar ligjet pėrkatėse pėr hapjen e dosjeve, nė Prishtinė ende nuk ėshtė marrė njė vendim i tillė.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=51301
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.1.2009, 15:25   12
Citim:
Prokuroria, nė tension nga hapja e dosjeve, rrezikohet administrata

Ligji pėr hapjen e dosjeve do tė kalojė nė sitė tė gjithė administratėn e prokurorisė. Tė gjithė prokurorėt tė cilėt e kanė nisur karrierėn e tyre qė para viteve 90 do tė verifikohen nėse kanė marrė pjesė nė dėnime politike.

Sipas burimeve tė informacionit janė njė numėr i madh prokurorėsh tė cilėt dyshohet se do tė preken nga hapja e dosjeve. Nė shkallė vendi dyshohet se mbi 25 pėr qind e prokurorėve do tė preken nga hapja e dosjeve.

Pas dorėheqjes sė prokurorit tė “Gėrdecit”, Zamir Shtylla, i cili dyshohej se prekej nga hapja e dosjeve, situata nė organin e akuzės duket disi e tensionuar. Disa nga emrat prokurorėve tė pėrfolur si subjekte verifikimi, qė aktualisht ushtrojnė detyrėn e prokurorit pranė Zyrės sė Prokurorit tė Pėrgjithshėm janė: Zamir Shtylla, Arben Kraja, Alush Dragoshi, Kujtim Luli, Bilbil Mete Thoma Jano dhe Kasem Berberi.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...nike&Itemid=58
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.1.2009, 15:30   13
Citim:
Dosjet: Berisha paralajmėron shkarkime nė Gjykatėn Kushtetuese

Kryeministri Berisha ka paralajmėruar qartė para gazetarėve se nuk ka ndėrmend tė tolerojė as Gjykatėn Kushtetuese pėrsa i pėrket ligjit tė lustracionit. Sipas kryeministrit Berisha nuk mund tė gjykojnė kėtė ligj persona tė cilėt kanė konflikt interesi, duke sqaruar se Gjykata Kushtetuese do tė spastrohet pėrpara se tė shkojė pėr gjykim ky ligj.

“Je nė konflikt interesi, nuk mund tė marrėsh pjesė nė vendimmarrje. Ky vend nuk ka pranuar dhe as nuk mund tė pranojė vendimmarrje nė konflikt interesi. Kush thotė qė dikush paska tė drejtė tė vendosė pėr veten e tij?... Kjo ėshtė praktikė e njohur”, ka thėnė Berisha, duke paralajmėruar dhe sqaruar socialistėt se gjykimi i kėsaj ēėshtje do tė gjendet pėrpara shumė vėshtirėsive dhe shkarkimeve tė gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese .

Nė vijim tė pėrgjigjeve tė pyetjeve tė gazetarėve rreth ēėshtjes sė ligjit, kryeministri Berisha pranoi faktin se, ‘kėto ligje kanė njė aspekt tė kritikueshėm dhe aspekti i kritikueshėm i kėtyre ligjeve ėshtė kufizimi i tė drejtave tė njeriu, por ky ėshtė njė kufizim i pėrkohshėm, i sanksionuar si legjitim nga dokumentet e Kėshillit tė Europės”.

Zoti Berisha nė pėrgjigje tė pyetjeve ju referua praktikavevtė Runmanisė dhe Ēekisė duke i marrė si shembull tė aplikimit tė dosjeve. “Ē’tė drejtė ka mė shumė Rumania qė nė vitin 2007, i dha Institutit tė Studimit tė Krimeve tė Komunizmit atribute dhe tė prokurorisė? Ē’tė drejtė ka pasur parlamenti ēek qė nė vitin 2002, zgjati efektin e kėtij ligji? Apo ē’tė drejtė kanė pasur parlamentet e vendeve baltike? Ky proces ka nisur para dokumenteve tė Kėshillit tė Europės, por ai ėshtė nė pėrputhje tė plotė me to”, ka sqaruar Berisha.

Kryeministri Berisha nė vijim tė sqarimit tė tij mediatik ka kėrkuar nga mediat mė ndershmėri nga mediat nė rastin kur citojnė dokumentet. “Nėse lexoni deklaratėn e zotit Davis, nė tė thuhet se ligji nuk pėrcakton njė afat, por ju si shqiptarė e dini se ky ligj ka njė afat dhe ky afat ėshtė 5 vjeēar. Unė mund tė pranoj se ka njė kufizim tė tė drejtave, por nuk mund ta pranoj se nuk ka afat. Atėherė po tė jetė me afat, nėse e lexojmė deklaratėn siē ėshtė, i bie qė ligji tė jetė nė rregull. Por, nė rast se ka pasur njė pakujdesi nga nėpunėsi qė ia ka dhėnė, nuk e kuptoj maninė tuaj pėr ta besuar verbėrisht kėtė, kur ju e dini qė ligji ynė ka njė afat. Nė deklaratė pėrmendet viti 1999, por ata qė erdhėn nė pushtet me rebelimin komunist nė Shqipėri e anuluan procesin. Kjo ėshtė e vėrteta. Dhe tani nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse vazhdim i procesit tė anuluar”, tha kryeministri.

Ndėrkohė qė pyetjes sė gazetarėve pėr dorėheqjen e prokurorit Zamir Shtylla pas miratimit tė ligjit pėr hapjen e dosjeve kryeministri Berisha u pėrgjigj” “Unė nuk ndėrhyj nė qėndrimet e askujt. Dorėheqjet janė akte individuale, vetjake qė gjykohen nga gjithsecili dhe vendime qė merrem mbi bazėn e logjikės sė atij qė do tė pėrballet. Natyrisht. ligji shqiptar ėshtė njė ligj qė nuk bėn persekutime. Ligji parashikon qė ata qė japin dorėheqjen, me dosjen e tyre nuk merret njeri. Kjo ėshtė normale. E gjykoj kėtė pozitive. Kur tė vijnė zgjedhjet, ata qė kanė probleme nuk do tė kandidojnė, vetvetishėm nuk besoj tė kandidojnė, kėshtu qė procesi kalon nė mėnyrė shumė tė civilizuar”.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...tike&Itemid=60
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.1.2009, 18:40   14

Shkrim i cituar Prishtinė: Rezolutė nė Kuvend pėr krimet e komunizmit


Kuvendi shqiptaroverior nisi sot sezonin e ri tė seancave plenare me vendimin qė nė rend dite tė pėrfshihet edhe diskutimi i rezolutės pėr denoncimin e krimeve tė komunizmit. Rezoluta u fut nė rend dite nė fillim tė seancės me kėrkesė tė Aleancės Kosova e Re.

Rezoluta planifikohet tė kėrkojė hetimin e vėnien para drejtėsisė tė kryesve tė krimeve ashtu si edhe pėr rehabilitimin e viktimave. Projekti parasheh edhe hapjen graduale e tė planifikuar mirė tė dosjeve tė krimit nė pajtim me rekomandimet e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės.

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=31147
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2009, 17:23   15

Shkrim i cituar Prishtinė: Kuvendi shmang rezolutėn pėr krimet e komunizmit


As nė mbledhjen e sotme deputetėt shqiptaroveriorė nuk miratuan rezolutėn pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit nė Shqipėri tė Veriut gjatė periudhės 1941-1999.

Sipas kryetarit tė Kuvendit, Jakup Krasniqi, teksti i rezolutės "nuk ėshtė harmonizuar nga shefat e grupeve parlamentare", ndėrkohė qė disa ligjvėnės thonė se "teksti ėshtė harmonizuar", por pėr "motive tė ndryshme" nuk ėshtė pėrfshirė nė praktikat e mbledhjes.

Diskutimet janė mbyllur pa asnjė paralajmėrim se kur do tė hapet sėrish kjo ēėshtje.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=3321
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.2.2009, 22:32   16

Shkrim i cituar Tiranė: Tėrhiqen dy projektligjet antikomuniste?!


Qeveria ka kėrkuar tėrheqjen e dy projektligjeve tė depozituara nė Kuvend, tė cilat kanė tė bėjnė me krimet kundėr komunizmit. Projektligji i parė ėshtė pėr "Krijimin e Institutit tė Studimeve tė Krimeve dhe tė Pasojave tė Komunizmit nė Shqipėri" dhe projektligji i dytė pėr "Simbolet e Pėrkujtimit tė Viktimave dhe tė Krimeve tė Komunizmit nė Shqipėri".

Kėto dy projektligje kanė dalė nga qeveria me datė 14.1.2009 dhe janė depozituar nė Kuvend mė datė 22.1.2009, duke mbajtur pėrkatėsisht numrat 266 dhe 267. Deri kėtu gjithēka duket nė rregull dhe pritej qė javėn qė vjen Konferenca e Kryetarėve t‘i fuste kėto projektligje nė kalendarin e punimeve trejavore. Por burime jozyrtare nga Kuvendi bėjnė tė ditur se kėto projektligje nuk do tė kalojnė pėr diskutim nė komisionet parlamentare dhe mė pas nė seancė pėr votim, pasi qeveria ka kėrkuar tėrheqjen e tyre.

Arsyet e kėrkesės pėr tėrheqjen e kėtyre dy projektligjeve nuk bėhen zyrtare, si Kuvendi ashtu edhe Kryeministria janė munduar ta hedhin topin te fusha e njėra-tjetrės me argumentin se nuk kanė kryer asnjė veprim tė parregullt.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=58292
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.2.2009, 12:43   17

Shkrim i cituar Tiranė: Ēekia ofron ndihmė pėr ligjin e dosjeve


Ambasadorja e Republikės sė Ēekisė nė Tiranė, Marketa Fialkova, bėri dje tė qartė se hapja e dosjeve tė sistemit komunist nuk pengon integrimin e Shqipėrisė nė perėndim. Ajo ka mėnjanuar ēdo koment mbi vendimet qė janė marrė nga qeveria pėr ligjin e lustracionit, pasi sipas saj, ky ligj tashmė gėzon dhe miratimin nga ana e Kuvendit tė Shqipėrisė. Diplomatja ēeke shtoi se si ish-juriste nuk do tė bėnte asgjė mė ndryshe.

“Nuk ka asnjė efekt pėr integrimin nė NATO. Ligji vlen. Nėse Shqipėria vendos ta zbatojė, unė, Bashkimi Evropian dhe Kėshilli i Evropės jemi tė pėrgatitur t’i japim kėshillėn e nevojshme qė ky ligj tė ketė formė sa mė tė pėrshtatshme. E imagjinoj nė kėtė mėnyrė. Ėshtė njė interes i mbrojtur dhe kjo ėshtė mbrojtja e demokracisė, pastaj gjykohet forca e kėsaj mbrojtjeje. Por forma dhe fuqia e saj kėrkon kohėn e nevojshme”, - tha ambasadorja ēeke.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=15550
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.2.2009, 22:05   18

Shkrim i cituar Tiranė: Gjykata Kushtetuese pezullon "ligjin e dosjeve"


Gjykata Kushtetuese pezulloi dje ligjin e zbardhjes deri nė njė vendim tjetėr pėrfundimtar. Gjykata i ėshtė trembur kėtij ligji dhe me justifikimin se ai cenon liritė e njeriut. Anėtarėt e gjykatės u mblodhėn gjatė paradites sė djeshme dhe me njė vendim 7 me 2, vendosėn qė tė pezullojnė zbatimin e ligjit mė tė debatuar.

Vendimi pėr pezullimin e njė ligji pa u shqyrtuar ende, ėshtė i pari i dhėnė nė historinė e kėsaj gjykate qė nga krijimi i saj me Kushtetutėn e vitit 1998.

Mėsohet se dy anėtarėt qė nuk kanė rėnė dakord pėr pezullimin e tij, kanė qenė profesor Xhezair Zaganjori, dhe anėtari mė i ri i kėsaj gjykate, Admir Thanza.

“Nė pėrfundim tė shqyrtimit tė ēėshtjes mbledhja e gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese nė mbėshtetje tė nenit 45 tė ligjit nr. 8577, datė 10.02.2000 "Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese", duke ēmuar se zbatimi i ligjit, objekt shqyrtimi, mund tė sjellė pasoja nė funksionimin normal tė shtetit tė sė drejtės, si dhe nė cenimin e tė drejtave dhe lirive themelore tė individit, vendosi tė urdhėrojė pezullimin e zbatimit tė ligjit derisa vendimi pėrfundimtar i Gjykatės Kushtetuese tė hyjė nė fuqi”, - tha dje Edlira Abazi, drejtore e Marrėdhėnieve me Publikun.

Gjykata Kushtetuese duket se do tė kėrkojė mė shumė kohė se zakonisht pėr dhėnien finale tė njė vendimi pėr sa i pėrket ligjit nė fjalė.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=15697
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.2.2009, 22:09   19

Shkrim i cituar Tiranė: Kryeministri reagon ndaj vendimit tė Kushtetueses


Pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr pezullimin e ligjit tė dosjeve ka reaguar kryeministri Berisha, i cili u shpreh se vendimi i gjykatės do tė zbatohet, pasi ai nuk mund tė hidhet poshtė, pavarėsisht se ai ėshtė absurd dhe i marrė nė konflikt tė hapur interesi.

"Me kėtė vendim, qė mund tė quhet thjesht standardi i Mark Abdisė, Gjykata Kushtetues dhunoi njė parim universal tė etikės tė gjyqėsorit, qė ėshtė parimi i integritetit dhe qė ka si kusht themelor pėrjashtimin nga konflikti ļ interesit. Zotimi ynė para shqiptarėve, por edhe komunitetit ndėrkombėtar, ka qenė se ky do tė jetė njė proces qė do tė bazohet nė rregullat e shtetit ligjor, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė ai bėhet njė proces i dobishėm dhe realizon qėllimin e tij”, -u shpreh kryeministri.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e personalizoi kėtė ēėshtje, ndėrkohė qė qeveria kishte si qėllim kryesor dėnimin e krimeve kundėr njerėzimit tė periudhės komuniste.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=5075:...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.4.2009, 00:18   20

Shkrim i cituar Tiranė: Pritet ardhja e ekspertit ēek pėr rifomulim tė ligjit pėr dosjet


Kryetari i Komisionit tė Ligjeve tė Ēekisė, Marek Benda, ėshtė nė krye tė delegacionit ēek, pėr njė vizitė zyrtare nė Tiranė, i cili pritet tė zhvillojė takime me krerė tė lartė tė shtetit dhe pėrfaqėsues politikė tė tė gjitha forcave. Pas takimit tė zhvilluar dje me Kryetarin e Komisionit tė Ligjeve, Ilir Rusmali, Benda ka theksuar se sė shpejti nė Tiranė do tė mbėrrijė njė ekspert ēek, me qėllim riformulimin ligjit pėr dosjet.

http://www.shekulli.com.al/2009/04/07/ligji-i-lustracionit-cekia-ekspert...
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 04:59.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.