Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 29.10.2010, 11:59   41
Citim:
Ahmeti: ‘Dosjet’, paēavure dhe histeri

Dosjet e dorėzuara nė komisionin pėr Lustrim dhe ajo e fundit e publikuar nė gazetėn ‘Dnevenik’ nuk janė asgjė tjetėr, pos paēavure. Kėshtu komentoi situatėn e fundit me dosjet, kreu i BDI-sė Ali Ahmeti nė njė prononcim pėr radion “Evropa e Lirė” duke kėrkuar nga institucionet angazhim serioz nė zbardhjen e sė vėrtetės. Ahmeti i fton shqiptarėt tė jenė gjakftohtė ndaj kėsaj situate pėr tė shmangur konfrontimin mes tyre.

“Tani unė mendoj se e gjithė kjo histori dhe “histeri” qė po ndodh do tė ketė edhe njė fund. Mendoj se institucionet e shtetit duhet tė brengosen pėr kėto paēavure qė po shpėrndahen . Njėherit presim nga tė gjitha institucionet e shtetit si dhe specialist tė fushave tė ndryshme qė pėrfundimisht tė zbardhet e vėrteta. Tani mė lejoni tė pėrgjigjem me pak alegori, “mbase shqiptarėt kishin qenė populli mė fatlum nė rajonin e Ballkanit pasi vet UDB ua kishte krijuar forcat e tyre tė UĒK pėr pavarėsinė e Kosovės dhe luftėn pėr barazinė e shqiptarėve tė Maqedonisė”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-sė.

Situatėn me dosjet e komentojnė edhe analistėt Ymer Ismaili, Petar Arsovki, Ismet Ramadani dhe Vlladimir Misev nė emisionin Rruga Drejt. Analisti, Ymer Ismaili thotė se e gjithė kjo ėshtė njė lojė politike nga njė subjekt politik i cili nuk zgjedh mjete pėr tė ardh nė pushtet.

“Nėn-koshienca ju thotė qė ikni ju tė vimė ne, qė do tė thotė kjo ėshtė lojė politike pėr marrje tė pushtetit qė nė fakt nuk kursehet mė asnjė figurė. Ti kur prek figurat e njė kombi tė cilat i kanė ndėrtuar me mund dhe sakrificė me kėtė lojė tė pistė atėherė ēdo gjė ėshtė e mundshme, dhe pėr kėtė nuk ėshtė kjo brengė e shqiptarėve, mua mė duket shumė e gabuar teza qė kjo ndodh mes ca shqiptarėve, jo kjo ndodh dhe rrezikon edhe vet shtetin e Maqedonisė sepse kjo mund tė kalojė nė hakmarrje pastaj”, u shpreh Ymer Ismaili, analist.
Analisti Petar Arsovski vlerėson se dosjet janė tė palogjikshme, pasi shqiptarėt kanė arritur atė pėr tė cilėn edhe kanė luftuar, Kosovėn e Pavarur dhe Marrėveshjen e Ohrit.

“Realisht mua mė duken tė palogjikshme. Cila ėshtė teza nė dosje? Teza ėshtė se shėrbimet sekrete serbe e kanė ndihmuar pėrmbysjen e Serbisė dhe pavarėsimin e Kosovės, nėse realisht ekziston hapėsirė tė dyshojmė, tė ketė tė paktėn ndonjė dyshim tė arsyeshėm nė besueshmėrinė e atyre tė dhėnave pasi rezultati nga ai proces me gjithė kėta aktor ėshtė, Kosova e pavarur dhe Marrėveshja Kornizė e Ohrit nė Maqedoni e cila disi i pėrkufizon tė drejtat tė cilat gjatė kohė ishin tė prekur”, tha Petar Arsovski, analist.

Debati rreth dosjeve u zgjerua pasi e pėrditshmja “Dnevnik” kishte publikuar dosjen me nofkėn “Ibri”, tė cilėn Komisioni pėr verifikimin e fakteve sot e ka dorėzuar nė institucionet kompetente tė sigurisė pėr tė vėrtetuar tė njėjtėn. Shkėlzen Aqifi

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/44032.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2010, 19:35   42
Citim:
Ish drejtuesit e Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės: ‘Dosjet’, inskenim i Beogradit dhe Menduh Thaēit

Ish drejtuesit e Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės: ‘Dosjet’, inskenim i Beogradit dhe Menduh ThaēitIsh drejtuesit e Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės, ish bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Ali Ahmetit, liderit tė BDI-sė, aktualisht aktorė politikė nė jetėn e pėrditshme nė Kosovė nė intervista ekskluzive pėr Alsat-M I kanė hedhur si tė pavėrteta pohimet dhe dosjet e fundit tė publikuara nė adresė tė liderit tė BDI-sė dhe bashkėpunėtorėve tė tij.

Njėri ndėr themeluesit e UĒK-sė sė Kosovės Nait Hasani tha pėr ALSAT-M se dosjet janė tė inskenuara nga Beogradi dhe Menduh Thaēi:

“Unė mendoj se kėto dosje janė tė inskenuara nga Beogradi dhe qė Menduh Thaēi ėshtė dorė e zgjatur e tyre, unė besoj dhe dyshoj nė kėtė sepse e njoh Menduh Thaēin qė nga vitet e 90, ai ėshtė pjesė e kėtyre dosjeve dhe ai kėtė e bėnė qė tė denigrojė figurėn e Ali Ahmetit”,deklaroi Nait Hasani, njėri ndėr themeluesit e UĒK-sė.

Ushtruesi i detyrės president i Kosovės Jakup Krasniqi emri I tė cilit gjithashtu pėrmendet nė dosjet e publikuara thotė se kėtė e bėjnė njerėz tė ligė pėr qėllime tė liga politike.

“Nga viti 81 deri 91, deri korrik 91, 23 korrik tė vitit 91 kam qenė nė burg, dhe pėr kėtė fazė tė qenies nė burg Ali Ahmeti s’ka pasur mundėsi tė spiunojė se unė kam qenė nė burg. Nė vitet 90, 91 e kėndej kur unė kam qenė veprimtar i Lidhjes Demokratike legalisht dhe ilegalisht kam pas kontakte vetėm me Adem Jasharin, komandantin e UĒK-sė dhe jo me Lėvizjen pėr Republikėn e Kosovės. Edhe nė kėtė, s’kemi pasur as qė jemi njohur ne kėto vite, kemi mund tė dėgjojmė nėpėrmjet shokėve pėr njėri tjetrin pse kemi qenė nė burg, por jo pėr angazhimet nė vitet 90”, deklaroi Jakup Krasniqi, U.D i Presidentit tė Kosovės, Ish zėdhėnės i Ushtrisė.

Ish komandanti i UĒK-sė tani ministėr i transportit nė Kosovė Fatmir Limaj thotė se dosjet janė motivuar politikisht me qėllim hakmarrje politike ndaj personalitetit qė ka qenė shtyllė e ēlirimit tė trojeve shqiptare. I tė njėjtit mendim ėshtė edhe Ish kryetari i Lėvizjes Popullore tė Kosovės Emrush Xhemajli .

“Personaliteti i Ali Ahmetit ėshtė njė nga shtyllat kryesore qė i ka dhėnė njė goditje tė kėtillė nė vazhdimėsi UDB-sė jugosllave sepse kemi rezultate, Kosova ėshtė e pavarur, Maqedonia ka hapur perspektiva tė reja, kombi shqiptar s’ka qenė asnjėherė mė i fuqishėm se sot”, u shpreh Fatmir Limaj, Ministėr i Transportit, Ish Komandant i UĒK-sė.

“Janė falsifikime, montime, tė thjeshta qė bėhen nė kohėn kur nė Maqedoni ėshtė ai komisioni i lustrimit dhe njerėz tė pa pėrgjegjshėm po se po, por edhe me veprim tė qartė akt kriminal falsifikojnė dokumente edhe mendojnė se bėhen pjesė e kėtij komisioni nė mėnyrė qė mi largu prej skenės politike personat e caktuar. S’ka asgjė tė bėjė me tė vėrtetėn. Ali Ahmeti figurė historike e Kosovės dhe Maqedonisė”, deklaroi Emrush Xhemajli, ish kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės.

Njė ditė mė parė po nė njė intervistė pėr ALSAT-m edhe Xhavit Haliti ish lider I lėvizjes Popullore tė Kosovės I hedh poshtė si tė pavėrteta dosjet e publikuara nė Maqedoni pėr zyrtarė tė BDI-sė.

http://alsat-m.tv/intervista/44041.html

Citim:
Thaēi: Dosjet nuk janė plagjiat por tė vėrteta

“Nuk ėshtė e vėrtet, pėr besė mė vije shumė rėndė kur mė pyesni mua, ata e dinė mė mirė se unė dhe se ēka kanė bėrė, janė tė vetėdijshėm. Po tė ju intereson qėndrimi im se a janė tė vėrteta ose jo, topi si lėvizė pėr shkak se kemi aktor tė gjallė tė cilėt i shohin ngjarjet kur i lexojnė aty dhe i vėrtetojnė. Plotė aktor, dėshmitarė tė gjallė ka tė cilat i vėrtetojnė ato tė cilat shkruajnė aty. Njė kėrcėnim qė e nxorėn nė publik qė do tė ndodh vrasja, gjaku, dua ti qetėsojė qytetarėt, shqiptarėt sidomos se nuk do tė ndodh asgjė, vetėm ata duhet tė ikin sa mė shpejtė, tė shkojnė prej nga kanė ardh, nuk do tė ndodhė asnjė tmerr pasi ata janė tė vdekur, politikisht dhe kombėtarisht janė tė vdekur”, deklaroi Menduh Thaēi, kryetar i PDSH-sė.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/44043.html

Citim:
Shkup, 2 nga 3 dosjet pėr spiunazh janė tė falsifikuara

Shkup – Dy nga tre dosjet e dorėzuara nė Komisionin pėr Lustrim nė Maqedoni, ajo me pseudonimin “Mama” dhe tjetra “Daja”, janė dokumente tė falsifikuara.

Kėtė fakt e bėn tė ditur kryetari i Komisionit pėr Lustrim, Tome Haxhiev, pas kontrollit tė detajuar tė kėtyre dosjeve nga Drejtoria pėr Zbulim dhe Kundėrzbulim nė Agjencinė e Zbulimit dhe Arkivit tė Maqedonisė.

“Alsat-M” raporton se kėto institucione shtetėrore kanė arritur nė pėrfundimin se dosjet e dorėzuara nga qytetari Shpend Lushi nuk janė tė pėrpunuara sipas standardeve tė shėrbimeve sekrete, dhe pėr kėtė nuk mund tė jenė tė besueshme.

“Nga kėto organe morėm tė dhėnat se ato dosja nuk janė origjinale. Nė pėrputhje me standardet qė posedojnė ata dhe gjatė krahasimit me dosjet e tjera, shihet qartė se bėhet fjalė pėr dallime jo tė zakonshme qė tė lėnė tė vėrtetosh se janė tė falsifikuara”, citohet nga “Alsat-M”, Tome Haxhiev, kryetar i Komisionit pėr Lustrim.

http://www.gazetastart.com/lajme/Hap...qiptare/26663/

Citim:
Ahmeti sėrish komenton

Ēėshtjet se ēfarė kam bėrė unė dhe bashkėpunėtorėt e mi, le tė hapen pas 30 ose 50 vjetėve pasi tė kemi vdekur. Kėshtu ka deklaruar lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti, mbrėmė gjatė promovimit tė kandidatit pėr Komunėn e Zajazit.

“Unė kam thėnė qė 30 vjet deri 50 vjet pasi tė vdesė unė, atėherė mund tė hapen kėto ēėshtje ē’kam bėrė unė, ēka bėrė daja im, ēka bėrė Gėzim Ostreni, ēka bėrė Musa Xhaferi apo ēka bėrė Xhevat Ademi, sepse sot do tė dalin njerėz edhe tė ndryshėm, do kontestojė njėri, do kontestojė tjetri. Le tė hapen kėto ēėshtje 30 – 50 vjet pasi tė kemi vdekur”, ka thėnė Ahmeti.

Sipas tij, ata qė i kanė nxjerrė dosjet, nuk janė tė vetėdijshėm se me kė kanė vendosur tė kenė punė.

“Ne jemi pėrballė me situata aq tė rėnda sa kjo mua mė duket njė lojė, qė kėto zotėri qė kanė hyrė nė lojė dhe nuk e dinė me kė kanė hy nė lojė, kanė hyrė, por nuk din si tė dalin, ne nuk ngutemi se jemi frikacak, nuk ngutemi se jemi burra dhe trima dhe kur ėshtė dashur me marr gjak nė vetull, ne e kemi marrė, dhe ne nuk duam vėllavrasje”, ka thėnė Ahmeti. (zh)

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=85021
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2010, 20:13   43
Citim:
PDSH akuza ndaj zyrtarėve tė PDK-sė nė Kosovė

PDSH nė njė konferencėn e mediat ka drejtuar akuza nė adresė tė kreut tė PDK-sė, ndėr tė cilėt edhe ushtruesin e detyrės sė presidentit nė Kosovė, Jakup Krasniqi, pas deklaratave tė tyre nė mbrojtje tė kreut tė BDI-sė pėr dosjet.

"Dje ndodhi ajo qė shumė shqiptarė e mendonin, qė realisht edhe pritshim, qė njė grup i mbeturinave marksist-leniniste dhe DBK e Maqedonisė tė sinkronizuara dhe koordinuara mirė dolėn nė mbrojte tė tradhtisė, nė mbrojtje tė turpit dhe tė krimit qė kanė bėrė bashkėpunėtorėt e SDB tė Jugosllavisė e mė vonė tė Serbisė si IBAR, MAMA, STRELAC, UJAK e deputeti 13FAQE. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė kėta xhelat tė shqiptarėve qė pas vete kanė lėnė varre e dhimbje, burgje e tortura tentojnė nė kėtė mėnyrė tė mbijetojnė ende nė skenėn politike. Robertsoni e Solana nė vitin 2001 i quanin kriminel e hajdutė, keqbėrės e satrap, e keqja mos tė ngelet me kaq, kėta kishin qenė tradhtarė e xhelat tė popullit tė tyre, duke e vrarė e plaēkit, duke tentuar qė pėrgjithmonė t’ju mbyllet ardhmėria e shqiptarėve kėtu nė Maqedoni. Se shqiptarėt janė ende kėtu, se Partia Demokratike Shqiptare reziston dhe vepron kjo me tė drejtė i tmerron si ata qė dolėn me dosje.Shqiptarėt edhe njėherė e shohin se me kė ka tė bėjė PDSH-ja. PDSH zhvillon njė betejė tė pabarabartė me DBK e Maqedonisė dhe SDB e Serbisė. PDSH bėn betejė me kėta struktura shtetėrore policore si tė Maqedonisė ashtu edhe tė Serbisė qė shqiptarėt tė jenė mė tė mbrojtur, tė jenė dinjitoz e krenarė", theksoi anėtari i kryesisė sė PDSH-sė, Imer Aliu.

Sipas tij, PDSH ėshtė e fortė se me tė janė shqiptarėt, sepse siē nėnvizoi ai "me PDSH-nė ėshtė e drejta, PDSH-ja lufton tradhtinė prandaj edhe do tė kemi sukses sado qė beteja ėshtė e vėshtirė dhe e rėndė".

"Disa fjalė edhe pėr atė grup marksist-leninist qė u renditėn nė tė njėjtėn orė, nė tė njėjtėn minutė pėrkrah DBK tė Maqedonisė pėr ta shpėtuar IBAR.Njė pyetje pėr ju marksist-leninist – Pse e pėrjashtuat nga Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės shokun tuaj IBAR siē e quanin atėherė, apo Ali Ahmeti sot? Kėtė duhet tė ja sqaroni opinionit, me aq sa dimė ne, tė pėrjashtohet njeriu nga Shtabi Ushtarak nuk ėshtė punė e vogėl. Kėtė e dini edhe ju, po kėtė e dimė edhe ne. Dhe pėrfundimisht kėtė e dinė edhe shqiptarėt. Ju bashkė me ata marksist-leninist qė na keni qenė nė njė lėvizje pa adresė paskeni mashtruar. Ju keni adresė e ajo ėshtė SDB nė Beograd te Bozhidar Spasiēi", theksoi Aliu.

Reagimi i ashpėr i PDSH-sė vjen pasi dje krerėt e PDK-sė, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi, Nait Hasani dhe Fatmir Limaj publikisht dolėn nė mbrojtje tė Ali Ahmetit dhe kreut tė BDI-sė, pasi pėr kėta tė fundit dolėn dosje tė cilat i ngarkonin pėr bashkėpunim me UDB-nė nė periudhėn e lėvizjes popullore dhe diasporės qė vepronte. (INA)

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=84973

Citim:
LETĖR E HAPUR Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqit, presidentit tė rastėsishėm tė Republikės sė Kosovės.
29.10.2010

Ju, edhe kėsaj radhe, ashtu si edhe mė parė e zhgėnjyet opinionin, nė mos pėr diēka tjetėr, atėherė pėr shkak tė shkeljes arrogante tė parimeve morale dhe profesionale lidhur me zbulimin e dosjeve inkriminuese ndaj disa pėrfaqėsuesve tė shqiptarėve tė Maqedonisė ku shihet qartė veprimtaria antikombėtare tė disa pėrfaqėsueseve politik tė shqiptarėve tė Maqedonisė.

Ju, z. Jakup Krasniqi( ju drejtohem me zotėri pėr shkak tė respektit qė kam pėr institucionet kosovare) nė popull i njohur si njeriu qė ta ha bukėn e ta pėrmbys kupėn, i ndjekur nga ai ministėr- hajn, Fatmir Limaj dhe nga ai arpaxhiku, Nahit Hasani si dhe nga ai ruso-socialisti Emrush Xhemajli, pa asnjė mėdyshje e mbrojtėt mikun tuaj, Ali Ahmetin dhe mė akuzuat mua, pėr shkak tė prishjes sė rehatisė suaj.

Ju, z. Krasniqi silleni si zot, ngaqė, pa asnjė investigim dini se ēfarė paska pasur nė ato dosje. Po ju them haptazi se kėtė tė drejtė pėr mbrojtje tė tradhtarėve mund ta ketė vetėm ai qė ka punuar nė kėto shėrbime dhe di ēka ėshtė e vėrtetė dhe ēka s’ėshtė e vėrtetė.

Ju z.Krasniqi krahas mohimit tė vėrtetėsisė sė kėtyre dosjeve kaloni nė pohim tė fajėsisė sime, poashtu pa asnjė argument. Kjo dėshmon se keni krizė morale ngaqė lehtė merrni pozicione mbrojtėse ndaj dikujt si dhe qėndrime akuzuese ndaj tjetrit. Silleni nė mėnyrė qesharake, si zot qė edhe para se tė ndodhin gjėrat i di tė vėrtetėn.

Z.Krasniqi nė botė ndodhin gjithmonė afera tė kėtilla madje edhe nė kuadėr tė shteteve mė tė fuqishme siē janė SHBA-tė, Rusia, Britania e Madhe. Mirėpo ata sillen me seriozitet tė madh ndaj kėtyre zbulimeve pa marrė parasysh pėr cilin ėshtė fjala. Nė kėto shtete madje zhvillohen hetime edhe ndaj presidentit.

Z.Krasniqi ju pėrkujtoj se ju nė zgjedhjet parlamentare tė Maqedonisė tė vitit 2006 erdhėt tė gjithė ju dhe mė ofruat mbėshtetje ndaj meje duke arsyetuar se diēka nuk ėshtė nė rregull me Ali Ahmetin, tė cilin ju e paskeni pėrjashtuar nga shtabi i pėrgjithshėm i UĒK-sė. Ju bėj njė pyetje tė vogėl: Kur kishit tė drejtė atėherė kur e shanit apo tashti kur e mbroni atė si themelues i dy UĒK-ve?!

Z.Krasniqi, unė i mora kėto dosje, ashtu si ju pas zbulimit tė tyre, por mbajta njė qėndrim tjetėr. Unė, pikėrisht pėr shkak se jam pėrfaqėsues i popullit nuk kisha tė drejtė morale ta fsheh kėtė fakt ashtu si bėni ju. Por, jo vetėm kaq: ju, pa asnjė argument mė shani mua pėr shkak tė zbulimit tė fakteve tė kėtilla, ndėrkaq e amnistoni edhe pėrkundėr fakteve ndaj atij qė nisi njė luftė me tė cilėn dobėsohej kauza jonė kombėtare, sidomos ajo e Kosovės.

Z.Krasniqi, prej nga e keni atė tė drejtė qė tė mbani njė qėndrim kaq miqėsor ndaj njė tradhtie nė zbulim e sipėr dhe armiqėsor ndaj tė drejtės sime demokratike dhe obligimit kombėtar qė t’i demaskoj ata qė e meritojnė atė?! Qėndrimi juaj automatik se dikushi ėshtė fajtor dhe dikush nuk ėshtė i tillė vėrteton se ju i fshihni gjurmėt. E them kėtė ngaqė qėndrimin qė e mbajtėt ishte nė fakt njė tendencė qė ta mbroni jo Ali Ahmetin, por veten tuaj. Krahas kėsaj ju dini atė qė e di edhe unė, pra ju nuk keni fare respekt ndaj Ali Ahmetit, por frikėsoheni nga ai ortek dyshimesh zhgėnjyese qė mund t’ju pėrmbys edhe juve. Poashtu z.Krasniqi unė reagimin tuaj mbrojtės ndaj tė inkriminuarve nė kėto dosje e vlerėsoj si frikė qė tė mos zbulohen gjurmėt qė do tė thotė se ju nuk frikėsoheni nga unė, ashtu si unė nga ju, por keni frikė nga populli i Kosovės qė kohėt e fundit jo vetėm qė ėshtė nė buzė tė mbijetesės, por edhe nga mundėsia e shpėrthimit tė mllefit tė grumbulluar.

Z.Krasniqi ju pėrkujtoj se pikėrisht mllefi juaj ndaj meje ėshtė pasojė e frikės nga e vėrteta. Unė nuk ju akuzova juve, por ju pa asnjė motiv mė akuzuat mua duke mbrojtur diēka qė nuk ka tė bėjė me dosjet. Me ē’tė drejtė ju dini se fajtor pėr tė gjitha kėto skandale paskam qenė unė?! Lehtėsia me tė cilėn ju e mbroni njė tradhti dhe mė akuzoni mua pėr marrje tė qėndrimit ndaj kėtij fenomeni flet pėr ju, pėr frikėn tuaj nga diēka qė ju vetė e dini ēka mund tė jetė.

Me siguri te ju ėshtė aktivizuar dyshimi i kthimit tė syrit tė opinionit nė kohėn kur presidenti historik i Kosovės z.Rugova ju quajti ashtu si ju quajti.

Z.Krasniqi, nė fund marr lirinė qė t’ju kėshilloj: para se tė merrni qėndrim analizoni faktet dhe mos i mbuloni tė vėrtetat. Pėr kėtė populli nuk jua ka dhėnė mandatin e tij. Qėndrimet tuaja ndėrtoni mbi investigimet dhe jo mbi interesat e grupimeve tė ndryshme tė interesit.

Kosovės i nevojitet e vėrteta pėr periudhėn mė tragjike tė historisė sė saj. Me kėtė letėr tė hapur tentova qė t’ju porosis: s’keni tė drejtė morale pėr mbulim tė fakteve, por keni obligim kombėtar tė zbuloni tradhtinė qė jua shpon sytė.

Ju siguroj juve dhe opinionin kosovar se gjithmonė do tė zbuloj tė vėrtetėn pa u frikėsuar nga pasojat. S’kam ēka tė fsheh. E vėrteta ndoshta vonohet, por gjithmonė del nė shesh.

Kėsaj radhe pa respekt.


Tetovė, 29.10.2010 

Kryetar i PDSH-sė
Menduh Thaēi

http://www.pdsh.info/informim/lajmet...kes-se-kosoves

Citim:
Cėrvenkovski: Dosjet mund tė shkaktojnė konflikte

Procesi i lustrimit ka dalė jashtė binarėve ligjorė dhe mund tė shkaktoj destabilitet politik tė vendit. Kėshtu paralajmeron kryetari i LSDM-sė opozitare Branko Cėrvenkovski. Sipas tij procesi i lustrimit nė Republikėn e Maqedonisė i ka tejkaluar tė gjitha dispozitat ligjore dhe nuk po zbatohet nė bazė tė pėrcaktimeve qė parasheh ligji. Ky proces, vlerėson Cėrvenkovski, ka kaluar nė rrugė.

Sipas numrit ‘njė’ tė LSDM-sė shkelja e parė e procesit tė lustrimit ėshtė bėrė nga vetė kryeministri Gruevski nė momentin e shkėmbimit tė letrave me ish kryeministrin Lubēo Georgievski, pastaj mbivotimi nė Komisionin e lustrimit dhe mė nė fund kulminacioni ėshtė arritur me zhvillimet e fundit nė subjektet politike shqiptare.

“Procesi i lustrimit ėshtė jashtė kontrollit tė institucioneve dhe jashtė kornizave ligjore. Ekziston rrezik real qė nė periudhėn e ardhshme gjendja tė eskalojė deri nė atė shkallė saqė mund tė shkaktojė jo vetėm shkeljen e lirive dhe tė drejtave tė njeriut por edhe tensione ndėrpartiake dhe ndėr etnike, tė cilat do tė kenė pasoja pėr stabilitetin politik nė vend”, deklaroi Branko Cėrvenkovski, kryetar i LSDM-sė.
Sipas Cėrvenskovskit ėshtė shumė alarmante gjendja rreth zhvillimeve tė fundit me lustrimin dhe pėrplasjet qė po ndodhin mes subjekteve politike shqiptare.

“Kaosi u rrit edhe mė shumė me tė ashtuquajturat dosje tė oborrit, tė cilat kanė tė bėjnė me anėtarė tė kryesisė sė BDI-sė. Me kėtė procesi doli jashtė kontrollit institucional dhe dhe jashtė procedurave tė parapara me ligj. Sot jemi dėshmitarė tė njė lustrimi rrugorė”, fajsoi Cėrvenkovski.

Cėrvesnkovski me kėtė rast i bėri thirrje Gruevskit dhe Qeverisė sė Republikės sė Maqedonisė nėn ingerenca tė sė cilės funksionojnė Drejtoria pėr Siguri dhe Kundėrzbulim (DSK), dhe Arkivi shtetėror si dhe Komisionit pėr lustrim, qė publikisht tė deklarojnė se kanė apo jo kapacitet dhe vullnet qė ta kthejnė procesin e lustrimit nė binarėt e kornizės ligjore.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/44059.html

Citim:
OVLUĒK: Tė shqetėsuar me ngjarjet e fundit nė Maqedoni

Prishtinė. Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, pėrmes njė reagimi, ka shprehur shqetėsimin e thellė nė lidhje me ngjarjet e fundit nė Maqedoni, duke konsideruar se janė tendencioze dhe tė orientuara kundėr shqiptarėve nė pėrgjithėsi.

“I bėjmė thirrje vėllezėrve tonė, e posaēėrisht atyre nė Maqedoni, qė tė tregohen tė kujdesshėm dhe mos tė merren me trillime tė tilla, sepse ēdo gjė qė nxit pėrēarjen dhe vėllavrasjen, shkon nė dobi tė armiqve tonė. Njėherit i bėjmė thirrje faktorit politik shqiptar e posaēėrisht atyre nė Maqedoni qė tė jenė tė bashkuar dhe tė mos vendosin interesat
personale e partiake mbi interesat kombėtare”, thuhet nė reagim.

“Pėr ne, Organizatėn e Veteranėve tė Luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Fazli Veliu dhe Ali Ahmeti, janė personalitete tė respektuara, tė cilėt tėrė jetėn e tyre kanė qenė nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare. Nuk kemi asnjė dyshim nė kėto dy personalitete, kur e kemi parasysh se sa shumė ėshtė arritur me luftėn ēlirimtare nė dekadėn qė shkoi, nė Kosovė dhe viset tjera”, theksohet nė reagimin e OVL tė UĒK-sė.

Nė ditėt nė vijim, Kryesia e OVL tė UĒK-sė do tė zhvillojė takime me tėrė spektrin politik shqiptar nė Maqedoni, me qėllimin mė tė mirė tė unifikimit tė shqiptarėve.

http://www.zeri.info/artikulli/1/2/1...t-ne-maqedoni/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.11.2010, 09:29   44
Citim:
“Kalaja” akuza tė rėnda BDI-sė

Shoqata e Veteranėve dhe Invalidėve tė Luftės sė UĒK-sė “Kalaja”,me seli nė Tetovė, reagon ashpėr ndaj deklaratės sė dhėnė nė mediume se Beqir Sinani, ėshtė vetėshpallur pas luftės anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm.

“Po ju pyes publikisht juve, si nuk ju vjen turp, tė vazhdoni akoma me trillime tė fėlliqura dhe me genjėshtra si ēdo herė, qė keni bėrė deri tash?Atėherė po ju pyesim. Kush ishin anėtarėt e vėrtetė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm? Mos vallė Abdilaqim Ademi! Ndoshta Beqir Sinani duhet t`ia bartė ēantėn Ali Ahmetit pėr t`u shpallur anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, sikur bėnte dikur ky Abdilaqimi”, thuhet nė reagimin e Kalasė.

Nė reagimin e kėsaj organizate mė tej thuhet se Beqir Sinani, ishte ndėr shtyllat kryesore tė luftės bashkė me vėllaun e vet Ridvanin qė pas luftės e vrau dora e zezė.

“Ky rast sa pėr dijen tėnde zotėri Ahmeti, ende nuk ėshtė zbardhur. Po ju rikujtoj juve dhe bashkėmendimtarėve tua edhe disa vrasje tjera tė shumė eprorėve tė UĒK-sė, tė cilėt u vranė nė rrethana misterioze, si vrasja e komandant Strugės, komandant Kushtrimit, komandant Hoxhės-(Hoxha i Merovės), komandant Ilirit e shumė tė tjerė.Z.Ali Ahmeti, pėr ju ėshtė mėkat dhe turp tė qėndroni ende aty ku jeni, sepse dhjetė vite pas luftės, gėnjeshtrat e tua nuk kanė pėrfunduar. Edhe pse me qindra herė premtuat, por kur nuk e sollėt ligjin pėr familjet e dėshmorėve. Ligjin e gjuhės e keni tė cunguar, apo e pėrdorim vetėm nė shtėpi askund tjetėr”, theksohet nė reagim.

Shoqata e Veteranėve dhe Invalidėve tė Luftės sė UĒK-sė “Kalaja”, thotė se luftėn nuk e filluan pėrfaqėsuesit e sotėm tė BDI-sė, por e filluan djemt e Shkupit, Tetovės dhe Kumanovės pėr tjera ideale, por se mė vonė me ndikimin e Beogradit kjo luftė ndryshoi kahjen.

“Na vjen ēudi, pse nė mbrojtje tuaj doli Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, kur ato e dinė shumė mirė se Ali Ahmeti i takoi grupit tė FARKUT (Forcat e Armatosura tė Republikės sė Kosovės) e jo tė UĒK-sė sė Adem Jasharit. Pikėrisht unė Izair Samiu, kryetar i Shoqatės tė Veteranėve tė Luftės “Kalaja”, nė vitin 2005 nė njė gazetė shqiptare, tė bėra njė pyetje publike, por ti asnjėherė nuk u pėrgjigje. Me ēfarė misioni tė pėrēolli emraku dhe mbiemraku yt, nė vitin 1984 prej Prishtine nė Zvicėr. Por ty nuk u pėrgjigje as nė kėtė pyetje por edhe nė shumė pyetje tjera…Pra e drejta vonon por ajo nuk harron. Pėrgjigjen ja dhanė popullit vetė dosjet e Beogradit”, thuhet mė tej nė reagim. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...9aefce275&ln=3

Citim:
Ademi: Qėllimi i dosjeve ėshtė qė tė destabilizohet Maqedonia

Falsifikimi i dosjeve qė kėto ditė u paraqit nė opinion kanė pėr qėllim politikisht ta destabilizojnė Republikėn e Maqedonisė. Gjithashtu, qėllimi i tyre ėshtė qė tė diskreditohet lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti, por edhe shqiptarėt nė Maqedoni dhe nė rajon, deklaroi sot nė Strumicė, nėnkryetari i Qeverisė Abdilaqim Ademi, duke iu pėrgjigjur pyetjes sė gazetarėve lidhur me shqyrtimin e mbrėmshėm tė situatės me dosjet e rreme nga ana e kryesisė sė BDI-sė.

Pas vendimit tė Komisionit pėr verifikimin e fakteve dhe pas konstatimi tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme se kėto dokumente janė falsifikat, BDI-ja, paralajmėroi ai, do tė parashtrojė padi penale pėr personat qė e kanė urdhėruar, por edhe pėr distributorėt e dosjes.

Pėr kryesinė e BDI-sė, thekson Ademi, ėshtė e qartė se qėllimi pėr tė tilla dokumente ėshtė, para sė gjithash, diskriminimi i personaliteteve publikė dhe politikė, por edhe i qytetarėve dhe shqiptarėve nė Republikėn e Maqedonisė dhe nė rajon.

"Gjithsesi qė qėllimi i kėtyre dosjeve tė falsifikuara ėshtė destabilizimi i Republikės sė Maqedonisė nga aspekti politik dhe pikėrisht prandaj kryesia mė e lartė e BDI-sė mbrėmė seriozisht e shqyrtoi situatėn dhe konsiderojmė se falsifikatorėt nuk do t'ia arrijnė qėllimit tė tyre, sepse Republika e Maqedonisė ka institucione qė funksionojnė dhe tė cilat tashmė konstatuan se ato dokumente janė falsifikat", shtoi Ademi.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=85979
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.11.2010, 15:47   45
Citim:
Po rikthehet fushata antishqiptare e ish-UDB-sė

Klubi Politik “Afrim Zhitia” nė Kosovė lidhur me publikimin e dosjeve nė Maqedoni pėr kreun e BDI-sė theksoi se po rikthehet fushata antishqiptare e UDB-sė.

Sipas kėtij klubi, po rikthehet fushata antishqiptare e UDB-sė serbo-maqedonase, e cila siē thuhet i ndihmon shqipfolėsit tė pengojnė proceset shqiptare nė Ballkan.

“Kėshtu e kėtij lloji ishte propaganda e UDB-sė edhe kundėr udhėheqėsve tė LPRK-sė Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, tė cilėt me qėndresėn titanike dhe rėnien heroike nė Breg tė Diellit nė Prishtinė mė 2 nėntor 1989, ua dridhi themelet edhe ashtu tė kalbura Jugosllavisė Titiste. Kjo propagandė e fėlliqur e UDB-sė dhe e bashkėpunėtorėve tė saj, njė pjesė e tyre fatkeqėsisht shqiptare dhe e cila fatkeqėsisht ende me ndikim ne Kosovė dhe Maqedoni, kėto ditė filloi edhe njė fushatė, kėsaj radhe duke i etiketuar Ali Ahmetin, Fazli Veliun dhe Musa Xhaferin, qė tė tre ish – anėtarė dhe veprimtarė tė LPK, tė cilėt ishin themelues tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė cilėt kontribuan shumė qė Kosova sot tė jetė shtet i pavarur, ndėrsa nė Maqedoni ata ishin udhėheqės dhe themelues tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtar”, theksohet nė komunikatėn e klubit politik “Afrim Zhitia”, duke shtuar se kjo ėshtė njė lojė e fėlliqur e rivalėve politik tė partisė aktuale nė pushtet BDI. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...4dd9db25f&ln=3
Citim:
Thaēi: Nuk ėshtė e vėrtetė se BDI ėshtė bashkėpunėtore e sigurimit tė shtetit

Kryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi, i ka bėrė thirrje Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI) qė tė ndėrpresė akuzat ndaj partisė sė tij pėr publikimin e dosjeve pėr funksionarė tė lartė tė saj, ndėrsa thotė se nuk ėshtė e vėrtetė se BDI-ja ėshtė bashkėpunėtore e sigurimit tė shtetit, por bėhet fjalė pėr individė.

Nė njė intervistė pėr TV Alb, kreu i PDSH-sė hedh poshtė akuzat se ai dhe PDSH-ja janė kreator tė dosjeve, tė cilat u publikuan pėr disa nga drejtuesit e Bashkimit Demokratik pėr Integrim.

“Nuk ėshtė e vėrtetė se BDI-ja janė bashkėpunėtor tė sigurimit tė shtetit. BDI-ja janė njėsoj si PDSH-ja. Anėtarė tė BDI-sė, tė tjerėt tė cilėt nuk janė tė implikuar janė shqiptarė tė cilėt mendojnė se politikisht duhet tė organizohen dhe ti realizojnė qėllimet e tyre. Bisedohet pėr individė Majka, Tatko, Vujko nuk e di si i kanė emrat dhe kėta individė duhet tė largohen prej skenės politike, sipas njė principi civilizues ndėrkombėtar, njerėzit tė cilėt janė tė implikuar nė shėrbimet sekrete duhet tė largohen. Nuk mund tė pajtohem me atė fjalor tejet primitiv tė zotit Ahmeti, i cili thotė kemi marrė, do tė marrim gjak nė vetull, mbi vetull nėn vetull dhe nuk e dinė ata me kė kanė punė. Ky ėshtė fjalor primitiv. Ai dėshiron tė na kthejė nė primitivizėm kur vepronte kanuni, jo, jo. Shoqėria shqiptare nė Maqedoni ėshtė njė shoqėri e pėrparuar, e cila kėtė problem do ta zgjidh si tė gjithė popujt e civilizuar. Ėshtė ligji, janė normat civilizuese. Kėta njerėz as nuk do tė goditen, as nuk do tė shkojnė nė linē, as nuk do tė anatemohen, por duhet thjeshtė pesė vjet tė largohen nga skena politike dhe nuk ka hakmarrje”, ka thėnė Thaēi.

Ai kėrkon nga Ali Ahmeti, kryetar i BDI-sė, qė ēėshtja tė shkojė nė gjykatė pėr tė parė se kush ka tė drejtė, ndėrsa kėmbėngulė se dokumentet janė publikuar pėr herė tė parė nė gazetat “Fokus” dhe “Dnevnik”.

“Mė mirė i thėrras edhe Aliun edhe BDI-nė tė ngrenė padi, tė shkojmė nė gjyq dhe tė shohim se kush ka tė drejtė. Po e them publikisht nėse ata nuk ngrenė padi ne do tė ngremė padi se na kanė marrė nė qafė, nuk kanė asnjė fakt, asnjė argument, se ne qėndrojmė pas kėtyre dokumenteve. Vazhdoj ta pėrsėris atė qė e din opinioni publik, pėr herė tė parė dokumentet janė publikuar nė gazetėn Fokus dhe Dnevnik. Pse merren ata me PDSH-nė? Pse thonė se PDSH-ja i ka nxjerrė kėto dokumente?”, ka thėnė Menduh Thaēi.

Pėr mė tepėr, kreu i PDSH-sė thekson se nuk ėshtė partia e tij ajo qė ka hartuar dokumente tė tilla, ndėrsa i bėn thirrje kryetarit tė BDI-sė Ali Ahmeti qė tė ballafaqohet nė njė debat publik sy me sy, pasi sipas tij, dosjet nė fjalė i posedon edhe vetė ai.

“Po, ėshtė e vėrtetė, unė i kam ato dosje, por ka njė tė vėrtetė mė tė madhe i ka edhe ai vetė, i ka edhe Jakup Krasniqi, i ka edhe zoti Gruevski, i ka edhe zoti Cėrvenkovski. Kėto dokumente tė gjithė kėtyre u kanė rėnė nė dorė, njė dallim ka unė nuk i fshehė, ata mundohen qė t’i fshehin”, shprehet Thaēi.

Duke folur rreth besueshmėrisė tė tė dhėnave nė kėto dokumente, tė cilat nė opinion njihen tanimė si dosjet pėr ish-drejtuesit e ish-Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare dhe tani pėr drejtuesit e BDI-sė, kreu i PDSH-sė ka thėnė se shikuar nga aspekti profesional nuk mund tė thotė se a janė nė rregull apo jo.

http://www.rtv21.tv/home1/index.php?...s&newsid=11072
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.4.2011, 18:24   46
Citim:
Bullgaria tėrheq 37 ambasadorė, ish-spiunė tė komunizmit

Sofje, 7 prill 2011 - Bullgaria vendosi qė deri nė fund tė vitit tė tėrheqė 37 ambasadorė dhe diplomatė tė rangut tė lartė, tė cilėt nė kohėn e komunizmit kanė bashkėpunuar me shėrbimet sekrete, njoftoi ministria e jashtme nėSofje.

"Tė gjithė 37 diplomatėt e lartė qė kanė qenė agjentė apo kanė bashkėpunuar me shėrbimet sekrete komuniste do tė tėrhiqen deri nė fund tė vitit", deklaroi zėdhėnėsja e ministrisė, Vesela Ēerneva.

Gjithsejt 13 ambasadorė, pėrfshirė ata nė Berlin,Athinė, Pekin dhe Stokholm, si dhe nė OKB dhe UNESCO do tė kthehen nė Bullgari nė 1 maj.

http://www.kosova.com/artikulli/70704
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.8.2011, 19:03   47
Citim:
20 emra tė tjerė dyshohen si ish-spiunė

Mbi 20 ish-funksionarė shtetėror janė ngatėrruar nė filtrat e komisionit tė lustrimit, pėr tė cilėt do tė verifikohet se a kanė qenė bashkėpunėtor tė sigurimeve shtetėrore, apo viktima tė ish-regjimit nė Maqedoni.

Komisioni pėr lustrimin po verifikon dosjet e tyre dhe se bėhet fjalė pėr ish-gjykatės, deputetė, dhe kryetar komunash.

Paralelisht, komisioni ka nisur edhe me verifikimin e listave tė funksionarėve shtetėror qė nuk kanė dorėzuar deklaratat se kanė qenė apo jo bashkėpunėtor tė sigurimeve shtetėrore nė tė kaluarėn. Nga Komisioni i Lustrimit jozyrtarisht kanė bėrė tė ditur se bėhet fjalė pėr 2 deri 3 mijė funksionarė qė nuk kanė dhėnė deklaratat e tyre. Tė gjithė ata mund tė ballafaqohen mė dėnime qė kanė njė vlerė prej 4 mijė euro. Komisioni deri tani ka nxjerrė gjashtė veta, emra publik dhe zyrtar shtetėror si ish-bashkėpunėtor tė shėrbimit sekret. (INA)

http://ina-online.net/maqedoni/7730.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.10.2011, 19:59   48
Citim:
Spiunėt dhe bashkėpunėtorėt e diktaturės, mos lejohen as nė media

Debati i ligjit pėr lustracionin pritet tė rikthehet dhe njė herė nė vėmendjen e opinionit publik, kėtė herė i hedhur nė treg jo mė nga politika, por nga fondacioni “Fridrih Herbert”, deputetė tė Bundestagut gjerman dhe Instituti Gjerman i ngritur pėr tė zbardhur krimet e STASIT-it.

Projektligji synon tė sjellė dhe njė herė nė vėmendjen e opinionit publik rėndėsinė qė ka dėnimi i krimeve tė komunizmit, jo vetėm si njė dėmshpėrblim moral ndaj shqiptarėve, por edhe si njė kriter pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian.

Drafti i ri qė po hartohet me asistencėn gjermane, ka si qėllim rifutjen dhe njė herė nė proces miratimi tė ligjit pėr lustracionin, njė ligj i aplikuar nė shumė nga vendet e ish-bllokut.

Ekspertėt qė po punojnė me kėtė ēėshtje thanė pėr “Metropol”, se nė njė pjesė tė mirė tė saj do merren pėr bazė ligji i vitit 1995, ia abroguar nga ana e socialistėve dy vjet mė pas. Burimet thanė, se ligji ėshtė vlerėsuar dhe nga specialistėt e zyrės sė hetimit tė dosjeve tė STASI-t nė Gjermaninė Lindore.

Sipas ekspertėve qė po punojnė me kėtė draft ėshtė ende herėt tė flitet pėr kėtė ēėshtje, por nė ligjin qė do tė hartohet dhe do shtrohet pėr diskutim nė politikėn dhe opinionin publik shqiptar, njė ndėr pikat e tij do tė jetė dhe pėrjashtimi nga media i ish-bashkėpunėtorėve tė sigurimit, gjė e cila ka ekzistuar nė ligjin e vitit 1995, dhe pikėrisht neni 1 i kėtij ligji, ku saktėsonte se kėta persona nuk duhet tė punojnė jo vetėm nė median shtetėrore, por dhe nė mediat private.

Asokohe kanė ekzistuar vetėm shtypi i shkruar, dhe nė rast se tirazhi i kalonte 3 mijė kopjet, atėherė nuk tė lejohej tė punoje nė to. Nė kushtet aktuale, ligjit pritet t’i shtohen dhe televizionet kombėtare, por dhe ato lokale sidomos tė qyteteve tė mėdha.

Agron Tufa, drejtor i Institutit pėr Zbardhjen dhe Dėnimin e Krimeve tė Komunizmit, tha pėr “Metropol” se ende nuk ėshtė njohur me pėrmbajtjen e kėtij drafti, por e pėrkrah plotėsisht njė iniciativė tė tillė.

Sipas tij ėshtė e mirė qė krimet e komunizmit mos dėnohen vetėm me fjalė, por ata qė i kanė kryer tė mbajnė tė paktėn njė pėrgjegjėsi tė paktėn civile dhe morale. “Mė e pakta ėshtė tė ndalohen tė punojnė nė administratėn shtetėrore dhe komunikimin masiv”, thotė Tufa.

Njė hapje tė debatit pėr rikthimin e ligjit tė lustracionit ka kėrkuar dhe kreu i Institutit tė Pėrndjekurve Politikė, Simon Miraka. Nė njė prononcim pėr “Metropol” Miraka tha, se shtresa qė ai pėrfaqėson ėshtė shumė e interesuar pėr hapjen e njė debati tė tillė.

Pas rrėzimit tė qeverisė sė PD nė vitin 1997, ligji i lustracionit doli jashtė loje, deri sa u abrogua, nga shumica e majtė qė erdhi nė pushtet atė vit. Tė gjithė ata qė ishin larguar nga administrata, deri nė atė kohė u ricikluan sėrish pėr tė qenė dhe shumė vjet tė tjera pjesė e saj.
Neni 1

Organet dhe funksionet pėr tė cilat ky ligj pėrcakton kushtet pėr tė shėrbyer nė to janė:

a) deputetė nė Kuvendin Popullor tė Republikės sė Shqipėrisė;

b) Presidenti i Republikės, tė zgjedhurit nga Parlamenti dhe tė emėruarit nga Presidenti i Republikės;

c) anėtarė tė qeverisė, sekretarė shteti, zėvendės tė tyre, drejtorė tė pėrgjithshėm dhe drejtorė tė drejtorive tė dikastereve, si dhe tė barazuarit me ta nė struktura tė tjera shtetėrore;

ē) nė Presidencė, nė administratėn e Kuvendit Popullor dhe tė Kėshillit tė Ministrave, tė ministrive dhe institucioneve tė tjera qendrore, tė Gjykatės Kushtetuese, tė Gjykatės sė Kasacionit, tė Shėrbimit tė Kontrollit tė Shtetit, tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme edhe nė rangje mė tė ulėta se ato qė pėrmenden nė pikėn “c”, nėse nga titullari gjykohet nė interes tė mbrojtjes sė shtetit dhe tė tė dhėnave tė tij zyrtare;

d) guvernatorė, zėvendėsguvernatorė dhe drejtorėt e Bankės sė Shqipėrisė;

dh) nė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė pėr oficerėt, funksioni organik i tė cilėve pėrfshin gradė tė lartė (gjeneral e kolonel), komandantėt e njėsive tė pavarura;

e) prefektėt, kryetarėt dhe anėtarėt e kėshillave tė rretheve, kryetarėt e bashkive, si dhe komunave dhe anėtarėt e kėshillave tė bashkive e komunave;

ė) nė Shėrbimin Informativ Kombėtar (SHIK), nė Shėrbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe nė Shėrbimin Informativ tė Rendit (SHIR);

f) nė Gardėn e Republikės;

g) shefa tė komisariatit, shefa tė policisė, punonjės tė Policisė Kriminale dhe degėve tė tjera speciale;

gj) gjyqtarė, ndihmėsgjyqtarė, prokurorė dhe oficerė nė Policinė Gjyqėsore;

h) nė pėrfaqėsitė diplomatike tė Republikės sė Shqipėrisė;

i) nė RTSH, nė ATSH si drejtues dhe redaktorė;

j) gazetarė dhe punonjės me detyrė mė tė lartė nė gazetat me tirazh mbi 3000 kopje;

k) nė funksione drejtuese nė bashkėsitė ekonomike, nė institucione shtetėrore financiare dhe tė sigurimeve, si dhe nė bankat shtetėrore;

l) rektorė dhe drejtorė nė universitete dhe shkolla tė larta.

Shqipėria, pjesė e rrjetit tė vendeve qė nuk kanė ligj pėr lustracionin
Birthler: Krimet e komunizmit duhen zbardhur dhe dėnuar

Nė vitin 2008, Shqipėria, me iniciativėn e Gjermanisė, nėnshkroi marrėveshjen e asistencės pėr ish-vendet e bllokut komunist, tė cilat ende nuk kishin njė ligj tė mirėfilltė tė lustracionit. Nė kėtė listė ėshtė dhe Shqipėria, e cila me pėrjashtim tė ligjit tė vitit 1995, qė pas dy vjetėsh humbi ēdo vlerė ligjore, ende nuk ka njė ligj tė tillė.

Pėr drejtuesen e zyrės sė dosjeve tė STASI-t (ish-shėrbimi sekret nė Gjermaninė Lindore) Mariane Birthler krijimi i rrjetit evropian do tė bėjė tė mundur shtimin e bashkėpunimit mes ish-vendeve komuniste pėr zbardhjen e krimeve tė kryera nė atė kohė.

Njėri prej projekteve tė rrjetit do tė jetė qė pėrmes internetit ose nė formė tė shtypur do tė vėrė nė dispozicion njėkohėsisht informacione pėr punėn nė shtatė vendet nėnshkruese, ku nuk bėn pjesė Shqipėria.

Me rrjetin evropian Birthler do tė mbėshtesė edhe iniciativa nė vende tė tjera ish-komuniste, nė tė cilat nuk bėhet akoma lustracioni sistematik.

“Mund ta merrja me mend qė kooperimi, vetė fakti qė ai ekziston dhe qė ne jemi prezent nė nivel evropian u jep besim dhe forcė kėtyre njerėzve”, - shprehet Birthler nė kuadėr tė nėnshkrimit tė marrėveshjes pėr ngritjen e rrjetit.

Sipas saj, njė Evropė e ribashkuar dhe e lirė nuk pėrfytyrohet dot pa njė vetėdije pėr historinė e saj tė shumėllojshme, por edhe kontradiktore. Kushtet e vendeve pjesėmarrėse nė kėtė rrjet janė shumė tė ndryshme nga njėra-tjera. Nė kėtė kuadėr, nė Ēeki qė prej mesit tė viteve ’90 bėhet zbardhja e krimeve komuniste, por qė t’i shohėsh dosjet, lejohet qė prej dhjetė muajsh.

Drejtuesi i zyrės sė lustracionit nė Pragė, Miroslav Lehky, shprehet se “tashmė tė gjitha dosjet janė nė dispozicion pėr t’u analizuar dhe natyrisht duam t’i hapim tė gjitha”.

Ndėrsa nė rastin e Bullgarisė drejtuesi i zyrės sė lustracionit, Evtim Kostadinov, shprehet se qėllimi ėshtė qė tė gjithėve t’u jepet mundėsia qė tė shohin dosjet.

“Njė detyrė e dytė e rėndėsishme ėshtė t’ia bėsh tė ditur opinionit emrat e personaliteteve tė jetės publike qė nė tė kaluarėn kanė qenė zyrtarisht apo jozyrtarisht punonjės tė shėrbimeve sekrete”, - ėshtė shprehur ai.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72295
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.11.2011, 21:49   49
Citim:
“Jemi vendi i fundit qė s’kemi dėnuar ende krimet e komunizmit”

Ish-deputeti i Partisė Demokratike, Aleksandėr Biberaj, ka zhvilluar njė takim nė Gjermani me anėtarin e Bundestagut gjerman Roderich Kieseweter, anėtar i Komisionit tė Jashtėm dhe i Komisionit pėr Ēėshtjet e BE-se nė Bundestagun gjerman.

Sipas njė njoftimi, Biberaj ėshtė shprehur se “pavarėsisht se jemi vendi i fundit nė Evropėn Juglindore, qė akoma nuk e kemi aplikuar nė mėnyrė tė plotė ligjin e lustracionit, miratimi dhe aplikimi i njė ligji tė tillė, konform Kushtetutės dhe standardeve ndėrkombėtare, mbetet njė sfidė e rėndėsishme pėr politikėn dhe shoqėrinė shqiptare”.

Mė tej, Biberaj theksoi se “nėpėrmjet kėtij ligji synohet pastrimi i politikės shqiptare, i sistemit tė drejtėsisė, i administratės publike, por edhe shoqėrisė shqiptare nga e kaluara e errėt e diktaturės komuniste, pasi koha tregoi se nuk mund te ecet pėrpara pa bėrė transparencėn e sė kaluarės, me qėllim shkėputjen njė herė e mirė nga kjo e kaluar”.

Kiesewetter, duke qenė nė dijeni tė plotė tė zhvillimeve politike nė Shqipėri, garantoi mbėshtetje tė plotė pėr miratimin dhe aplikimin e ligjit tė lustracionit, duke ofruar edhe eksperiencėn gjermane, tė cilėt ishin tė parėt qė miratuan ligjin e lustracionit nė vitin 1991. Bundestagu gjerman, duke vlerėsuar rėndėsinė dhe domosdoshmėrinė e zbatimit deri nė fund tė kėtij ligji, ka zgjeruar afatin e aplikimit tė kėtij ligji deri nė vitin 2019.

Aleksandėr Biberaj ėshtė njė ndėr hartuesit e ligjit tė ri pėr lustracionin. Ligji i mėparshėm u rrėzua nga Gjykata Kushtetuese, ndėrkohė qė mendohet tė hartohet njė projektligj tjetėr i ngjashėm me atė tė vitit 1995.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72884

Citim:
Hapja e dosjeve, CDU dhe PPE pro ligjit tė lustracionit

Gjermania mbėshtet miratimin e ligjit pėr lustracionin nė Shqipėri. Arnold Vaatz, nė pozicionin e zėvendėskryetarit tė Grupit Parlamentar CDU nė Bundestag, garantoi mbėshtetje tė plotė pėr miratimin dhe aplikimin e ligjit tė lustracionit nė Shqipėri, duke ofruar njėkohėsisht edhe eksperiencėn, pėrvojėn dhe mbėshtetjen e CDU-sė dhe PPE-sė ku CDU-ja ėshtė njė ndėr anėtarėt mė me autoritet.

Deklarata e tij u bė gjatė takimit qė ai zhvilloi nė Berlin me ish-zėvendėspresidentin e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės dhe ish-deputetin e Kuvendit tė Shqipėrisė, Aleksandėr Biberaj.

“Hapja e dosjeve tė ish-Sigurimit tė Shtetit dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij, ėshtė njė detyrim politik dhe moral i klasės politike shqiptare, jo vetėm ndaj shoqėrisė shqiptare dhe historisė, por edhe ndaj shtresės sė ish-tė persekutuarve politikė, tė cilėt vuajtėn pėr dekada me radhė tmerrin e diktaturės mė tė egėr komuniste nė Evropė”, - tha Biberaj gjatė kėtij takimi.

Ish-ligjvėnėsi demokrat shtoi se nėpėrmjet transparencės tė sė kaluarės krijohen kushte pėr t’u shkėputur njė herė e mirė nga kjo e kaluar e errėt, me synim ecjen pėrpara tė shoqėrisė dhe mbylljen graduale tė kėsaj historie nėpėrmjet transparencės sė plotė. 

http://www.standard.al/index.php/new...tracionit.html

Ndryshuar sė fundmi nga VNf : 12.11.2011 nė 12:40. Arsyeja: +

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.12.2011, 19:34   50
Citim:
Fillon lustrimi i gazetarėve dhe klerikėve

Shkup, 1 dhjetor - Nga sot fillon lustrimi i gazetarėve tė mediave private, sikurse edhe pjesėtarėve tė institucioneve fetare. Gazetarėt dhe klerikėt kanė dy muaj afat qė tė parashtrojnė deklaratat deri te Komisioni i Lustrimit se nuk kanė qenė spiunė.

Kryetari i Komisionit tė Lustrimit, Tome Haxhiev, nė njė intervistė tė dhėnė kohė mė parė pati sqaruar se nėse Komisioni vėrteton qė ndonjė gazetar apo redaktor ėshtė bashkėpunėtor, atėherė pronari i medias duhet tė vendos nėse ai do tė mbetet edhe mė tutje nė atė detyrė apo do tė largohet nga puna.

Ndėrkohė, mediat maqedonase informojnė se sot para lustruesve do tė gjendet edhe dosja e njė ish-ministri nė periudhėn 1998-2002, respektivisht nė kohėn kur kryeministėr ishte Lupēo Georgievski. Anėtarėt e komisionit dyshojnė se ky ministėr ka qenė informator, ndėrsa emir i tij gjendet nė dosjet qė i kanė marrė lustruesit nga shėrbimet zbuluese dhe arkivi.

Gjithnjė sipas mediave maqedonase, nga Komisioni i Lustrimit nuk informojnė nėse ky njeri edhe sot kryen funksion publik. Ndėrsa lustruesit sot nuk do t’i shqyrtojnė dosjet e katėr akademikėve.

http://www.koha.mk/aktuale/9437.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.1.2012, 21:27   51
Citim:
Gazetari shqiptar i Radio Shkupit rezultoi si ish-spiun

Njė gazetar shqiptar i Radios Shkupi - programi nė gjuhėn shqipe ka rezultuar tė jetė bashkėpunėtor i ish-shėrbimeve sekrete.

Kjo ėshtė kumtuar sot nga Komisioni pėr Hapjen e Dosjeve, me c`rast nuk ėshtė verifikuar deklarata e gazetarit. Sipas dokumentacioneve tė Komisionit, gazetari, tė cilit emri nuk i ėshtė pėrmendur emri, ka bashkėpunuar me shėrbimet sekrete gjatė viteve tė 80-ta, duke spiunuar kolegėt e tij. (INA)

http://ina-online.net/maqedoni/13144.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.1.2012, 17:33   52
Citim:
Ndėrpritet lustrimi pėr gazetarėt!

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Maqedonisė nė seancėn e sotme solli masė tė pėrkohshme pėr ndalimin e 13 neneve tė Ligjit pėr pėrcaktimin e kushtit shtesė pėr kryerjen e funksionit publik, gjegjėsisht Ligjit pėr lustrim.

Lustrimi ndėrpritet pėr ish funksionarė, gazetarė, anėtarė tė organizatave, avokatėve dhe mediatorėve.

Sipas Gjykatės, me lustrimin e kėtyre personaliteteve hyhet nė integritetin moral dhe dinjitetin, me ē'rast ngriti procedurė pėr kėto nene tė Ligjit pėr lustrim.

Gjykata Kushtetuese e kontestoi edhe kohėzgjatjen e Ligjit, pasi qė nė tė nuk ėshtė precizuar deri kur do tė zgjasė ky proces.

Vendimi final i Gjykatės Kushtetuese pėr dispozitat e kontestuara tė Ligjit pėr lustrim pritet pėr rreth dy muaj.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/111263.html

Citim:
Ndėrpritet lustrimi pėr ish funksionarė, gazetarė, anėtarė tė organizatave, avokatė dhe ndėrmjetėsuesė

25 janar-Sipas Gjykatės, me lustrimin e kėtyre personaliteteve hyhet nė integritetin moral dhe dinjitetin, me ē'rast ngriti procedurė pėr kėto nene tė Ligjit pėr lustrim.

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Maqedonisė nė seancėn e sotme solli masė tė pėrkohshme pėr ndalimin e 13 neneve tė Ligjit pėr pėrcaktimin e kushtit shtesė pėr kryerjen e funksionit publik, gjegjėsisht Ligjit pėr lustrim.

Lustrimi ndėrpritet pėr ish funksionarė, gazetarė, anėtarė tė organizatave, avokatėve dhe mediatorėve.

Sipas Gjykatės, me lustrimin e kėtyre personaliteteve hyhet nė integritetin moral dhe dinjitetin, me ē'rast ngriti procedurė pėr kėto nene tė Ligjit pėr lustrim.

Gjykata Kushtetuese e kontestoi edhe kohėzgjatjen e Ligjit, pasi qė nė tė nuk ėshtė precizuar deri kur do tė zgjasė ky proces.

Vendimi final i Gjykatės Kushtetuese pėr dispozitat e kontestuara tė Ligjit pėr lustrim pritet pėr rreth dy muaj.

http://www.tvkoha.tv/8312/nderpritet...jetesuese.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.1.2012, 22:45   53
Citim:
“Rrėzohet” lustrimi nė Maqedoni, shumica inicion ndryshime ligjore

Pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr pezullimin e procesit tė lustrimit, deri nė marrjen e njė vendimi pėrfundimtar, partitė nė Maqedoni kanė paralajmėruar njė nismė tė re pėr ndryshime nė kėtė ligj tė diskutueshėm.

Nga partia e kryemistrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, thanė se “nuk janė tė befasuar nga njė vendim i tillė, duke marrė parasysh kundėrshtimin e procesit tė lustrimit nga ish-funksionarė dhe struktura tė ndryshme tė ish-regjimit komunist”.

Partitė nė pushtet thanė se ky proces nuk do tė ndalet dhe se pėr miratimin e ndryshimeve tė reja, kanė shumicėn e nevojshme nė Kuvend.

Ndryshe, vendimi i Gjykatės Kushtetuese stopon procedurėn e lustrimit pėr ish-funksionarėt, gazetarėt, OJQ-tė, avokatėt dhe mediatorėt, por jo edhe pėr funksionarėt aktualė.

Gjykata ka konstatuar se procedura e lustrimit, siē ėshtė duke u zhvilluar, shkel dinjitetin dhe integritetin moral tė kėtyre kategorive.

Kushtetuesja ka miratuar edhe masėn kohore pėr stopimin e 13 neneve tė Ligjit tė lustrimit, pėrkatėsisht hapjen e dosjeve.

Komisioni pėr verifikimin e fakteve, gjatė punės sė deritanishme, ka shpallur bashkėpunėtorė tė shėrbimeve sekrete disa ish-funskionarė tė lartė, pėrfshirė edhe ish kreun e Gjykatės Kushtetuese, Trendafil Ivanovski.

http://rtv21.tv/home/?p=55447
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2012, 20:44   54
Citim:
Lustrimi ngjall debat tė ashpėr nė Maqedoni

Ndėrprerja e procesit tė lustrimit nė Maqedoni pėr pjesėt e kontestuara qė, sipas kushtetueses, shkelin dinjitetin dhe integritetin moral tė personave nė fjalė, nuk do tė thotė se ndėrpritet Ligji pėr lustrim, por disa pjesė tė kėtij ligji janė suspenduar pėrkohėsisht, pasi bėhet fjalė pėr ish-bartės tė funksioneve publike, anėtarė tė OJQ-ve dhe gazetarė, ka sqaruar kryetari i Komisionit pėr Lustrim, Tome Axhiev.

Sipas tij, humbet njė mundėsi e mirė qė punonjėsit e medieve tė spastrohen nga spiunėt, tė cilėt kanė vepruar brenda tyre.

“Kjo mbetet barrė e medieve, pra do tė ketė nė mesin e tyre gazetarė, tė cilėt kanė punuar pėr shėrbimet sekrete. Mundėsia pėr tė spastruar mediat nga bashkėpunėtorėt e shėrbimeve ėshtė humbur”, ka thėnė Axhiev, duke theksuar se ai do ta respektojė vendimin e Gjykatės Kushtetues.

Edhe Shoqata e Gazetarėve tė Maqedonisė ka thėnė se do tė respektojė ēdo vendim tė Gjykatės Kushtetuese, por preferon qė gazetarėt do tė duhej tė lustrohen, me qėllim tė heqjes sė dyshimeve qė nė shesh i hodhėn disa qendra me ndikim nė vend se gjoja njė numėr i konsiderueshėm i gazetarėve janė bashkėpunėtorė tė shtetit.

Megjithatė, siē ėshtė shprehur Petrit Saraēini, nga Instituti i Medieve, procesi i stėrzgjatur i lustrimit lė hapėsirė pėr keqpėrdorim.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,18,72638

Citim:
Lustrimi, sėrish me polemika tė ashpra

Ndėrprerja e procesit tė lustrimit pėr pjesėt e kontestuara qė, sipas kushtetueses, shkelin dinjitetin dhe integritetin moral tė personave nė fjalė, nuk do tė thotė se ndėrpritet Ligji pėr lustrim, por disa pjesė tė kėtij ligji janė suspenduar pėrkohėsisht, pasi bėhet fjalė pėr ish-bartės tė funksioneve publike, anėtarė tė OJQ-ve dhe gazetarė, ka sqaruar kryetari i Komisionit pėr Lustrim, Tome Axhiev.

Sipas tij, humbet njė mundėsi e mirė qė punonjėsit e mediave tė spastrohen nga spiunėt, tė cilėt kanė vepruar brenda tyre.

“Kjo mbetet barrė e mediave, pra do tė ketė nė mesin e tyre gazetarė, tė cilėt kanė punuar pėr shėrbimet sekrete. Shansi pėr tė spastruar mediat nga bashkėpunėtorėt e shėrbimeve ėshtė humbur”, ka thėnė Axhiev, duke theksuar se ai do ta respektojė vendimin e Gjykatės Kushtetues.

Edhe Shoqata e Gazetarėve tė Maqedonisė ka thėnė se do tė respektojė ēdo vendim tė Gjykatės Kushtetuese, por preferon qė gazetarėt do tė duhej tė lustrohen me qėllim tė heqjes sė dyshimeve qė nė shesh i hodhėn disa qendra me ndikim nė vend se gjoja njė numėr i konsiderueshėm i gazetarėve janė bashkėpunėtorė tė shtetit.

Megjithatė, siē ėshtė shprehur Petrit Saraēini, nga Instituti i Mediave, procesi i stėrzgjatur i lustrimit lė hapėsirė pėr keqpėrdorim.

“Me vetė faktin qė Ligji i lustrimit vazhdon tė vlejė edhe pėr ditėt e sotme dhe jo si nė shtetet tjera ish-komuniste ku u realizua procesi i lustrimit duke pėrfshirė vetėm periudhėn moniste, krijoi hapėsirė pėr keqpėrdorimin e kėtij procesi. Kjo gjė u pa gjatė muajve tė fundit, pėrderisa ai realizohej meqė nuk u zbulua asnjė spiun nė kuadėr tė bartėsve tė funksioneve qė janė aktualisht, por spiunėt u gjetėn vetėm nė mesin e ish-funksionarėve”, ėshtė shprehur Saraēini.

Nga ana tjetėr, Pavle Trajanov, ish-ministėr i Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė, ka theksuar se nuk ėshtė i vogėl numri i gazetarėve, tė cilėt gjatė sistemit tė kaluar kanė shėrbyer si bashkėpunėtorė tė shėrbimeve sekrete pėr shkak tė profesionit specifik.

“Krahasuar me strukturat tjera, mbase gazetarėt kanė qenė mė tė dėshiruarit njėherėsh ata, te tė cilėt ėshtė ushtruar presion pėr t’u inkorporuar nė shėrbimet sekrete. Pra, numri i tyre nuk ėshtė i vogėl”, ka theksuar ish-ministri Trajanov.

Sipas Trajanovit, jo rrallėherė gazetarėt edhe janė shantazhuar qė tė inkuadrohen nė rrjetin e spiunimit.

“Shpeshherė ata gazetarė, tė cilėt ishin mė ‘mendjehapur’ dhe me qėndrime mė kritike ndaj regjimit, pėrmes sistemit tė pėrpunimit dhe presioneve tė ndryshme ata janė shantazhuar qė tė bashkėpunojnė me shėrbimet sekrete pėr ēka pėr arsye tė ndryshme janė detyruar tė pranojnė”, ka shtuar Trajanov.

Nga ana tjetėr, politikologu maqedonas Vlladimir Pivovarov, ka thėnė se ėshtė e fshehtė publike trajnimi diplomatėve dhe funksionarėve pėr kundėrzbulim

“Ėshtė e fshehtė publike se shkollėn e Panēevės, shėrbimet sekrete e shfrytėzonin pėr tė trajnuar funksionarėt dhe diplomatėt qė tė mund tė mblidhnin sa mė shumė qė ėshtė e mundur informacione gjatė udhėtimeve zyrtare dhe atmosferės qė mbretėronte pėr vendin tonė nė ato shtete. Madje shpesh jo vetėm funksionarėt dhe diplomatėt trajnoheshin, po edhe familjet e tyre”, ka potencuar Pivovarov.

Ndryshe, Komisioni pėr Verifikimin e Fakteve deri mė tani nuk ka verifikuar deklaratat e 26 personave duke i shpallur si spiunė.

Partia maqedonase nė opozitė, LSDM, ka theksuar disa herė se Komisioni pėr Lustrim nė kundėrshtim me ligjin dhe etikėn politike tėrė gjahun pėr tė zbuluar spiunėt e ka drejtuar tek opozita, njėherėsh duke theksuar se procesi i stėrzgjatur e ka devalvuar lustrimin.

Kurse, kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski, ka vlerėsuar se vendimi i Gjykatės Kushtetuese pėr ta ndėrprerė lustrimin ėshtė sjellė me presion tė disa faktorėve tė caktuar, tė cilėt kanė interes ta dėmtojnė dhe shkatėrrojnė procesin.

“Tė jem mė konkret, ata janė njerėz, tė cilėt nė tė kaluarėn kanė qenė spiunė dhe tani frikohen se ajo do tė bėhet publike, pra njerėz tė cilėt kanė spiunuar pėr interes personal, pėrparim nė karrierė ose tė ngjashėm, ndėrsa diku edhe pėr para”, ka thėnė Gruevski.

http://www.botasot.info/def.php?category=12&id=153183
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.2.2012, 12:10   55
Citim:
Hapja e dosjeve, vetėm pėr zyrtarėt nė detyrė

Komisioni pėr Lustrimin nė Maqedoni do tė merret vetėm me verifikimin e deklaratave dhe hapjen e dosjeve pėr funksionarėt qė janė aktualisht nė detyrė.

Ky vendim ėshtė marrė pasi qė Gjykata Kushtetuese ka vendosur ndalimin e procesit tė lustrimit pėr gazetarėt, klerikėt, shoqatat joqeveritare, avokatėt, ish-funksionarėt, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas Komisionit pėr Lustrimin, me ndryshimet e ligjit nga ana e maxhorancės aktuale ishte paraparė edhe lustrimi i kategorive tė lartėpėrmendura, mirėpo Gjykata hodhi poshtė kėto duke e rikthyer ligjin nė versionin e parė tė miratuar.

Mbi 2000 dosje tė gazetarėve, klerikėve dhe personave tė tjera qė ishin pėrfshirė pėr lustrim tashmė janė nė sirtarėt e Komisionit, mirėpo shqyrtimi dhe verifikimi i tyre ėshtė stopuar me ligj.

Kryetari aktual i Komisionit tė Lustrimit, Tome Axhiev ka theksuar se Komisioni po merret me dosjet e gjykatėsve, prokurorėve, anėtarėve tė Akademisė sė shkencave dhe arteve si dhe mė pas dosjet e zyrtarėve shtetėror. Nė kėtė kategori hyjnė zyrtarėt ushtarak, sekretarėt shtetėror, drejtorėt dhe tė punėsuarit nėpėr agjenci, drejtori, anėtarė tė kėshillave drejtuese, komisioneve, ministrive dhe nėpėr fakultete.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,18,73179
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2012, 17:17   56
Citim:
“Topi refuzoi tė firmoste Ligjin e Lustracionit”

Tiranė, 5 mars 2012 - Kreu i qeverisė shqiptare Sali Berisha ka lėshuar akuza nė adresė tė kreut tė shtetit, presidentit Bamir Topi.

Duke folur nė ceremoninė e organizuar pėr tė pėrkujtuar 22 intelektualėt e pushkatuar nga regjimi komunist, Berisha theksoi se ishte pėrfaqėsuesi i zgjedhur nga e djathta, pikėrisht Presidenti i vendit, i cili refuzoi tė firmoste ligjin pėr lustracionin nė kėtė vend.

"Rreth 5 vjet mė parė dėrguam nė presidencė njė pėrfaqėsues duke besuar se i takon tė djathtės, por ai refuzon tė firmosė ligjin pėr lustracionin, pėr tė zbardhur tė vėrtetat pėr atė institucion qė ishte hanxhari qė u pėrdor pėr tė ekzekutuar kėta burra dhe 5 mijė tė tjerė", theksoi Berisha.

Nė Ditėn e Kujtesės, Berisha foli pėr ngjarjen e vitit 1951, ku u vranė 22 intelektualė. Kreu i qeverisė theksoi se sot pėrkujtohet njė nga masakrat mė tė shėmtuara tė regjimit tė Enver Hoxhės.

http://www.kosova.com/artikulli/80223
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.3.2012, 19:44   57
Citim:
'Shpėrthen' Topi: Berisha, komunisti qė gėnjen prej 22 vitesh

(...)

Kreu i Shtetit iu ėshtė pėrgjigjur sot akuzave tė bėra nė adresė sė tij nga kryeministri Berisha ditėn e hėnė nė pėrvjetorin e 61 tė pushkatimit tė 22 intelektualėve nė vitin 1951, ku shefi i qeverisė deklaroi se kreu i shtetit nuk firmosi ligjin e Lustracionit, me qėllim qė tė mos dėnonte hanxharėt e diktaturės.

“Kjo ėshtė njė temė, besoj, e konsumuar prej kohėsh. Unė, natyrisht qė jam nė dijeni tė deklaratave dhe tė njė inkursioni tė organizuar. Sėrish, duke dalė mjaft njerėz e duke akuzuar, unė kam ruajtur njė profil shumė institucional, nuk jam marrė me ta, por duke dalė Kryeministri, sigurisht njė pėrgjigje pėr tė e kam. Pėr ta parė ēėshtjen e ligjit nė fjalė: Ky ėshtė njė ligj, qė ėshtė kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Ėshtė njė ligj, qė mori njė kontestim tė ashpėr, do tė thoja, edhe nga Komisioni i Venecias, edhe nga partnerėt ndėrkombėtarė. Pėrsa i pėrket moralit tė ligjit, unė kam firmėn time nė vitin 2006 sė bashku me zotin Majko, nė njė projektligj qė asnjėherė nuk u miratua nga Parlamenti. Pra edhe sot e kėsaj dite, ai ligj meriton qė tė miratohet dhe jo tė deformohet pėr t’u bėrė antikushtetues",- iu pėrgjigj presidenti Topi interesit tė gazetarėve pas pjesėmarrjes sė tij nė aktivitetin pėrkujtimor me rastin e 100-vjetorit tė themelimit tė shkollės “Lidhja e Prizrenit” tė fshatit Kolesian nė krahinėn Lumė tė Kukėsit.

Presidenti Topi i kėrkoi kryeministrit Berisha tė japė llogari pėr foton e qarkulluar nė media, ku krah tij shfaqen anėtarė tė byrosė politike, ndėrkohė shkoi mė tej duke e akuzuar si mashtrues qė u premton shqiptarėve se do u kthejė pronat dhe sipas Topit nuk e bėn, ashtu sic vepron edhe me ish-tė pėrndjekurit.

“Pastaj ka diēka tjetėr qė ka tė bėjė me moralin. Ju e dini qė njeriu qė akuzon duhet tė japė shpjegime pėr polifotot me anėtarėt e Byrosė Politike tė kohės sė diktaturės dhe ėshtė gati-gati ironike dhe njė hipokrizi e papranueshme qė nė krye tė Komisionit tė Ligjeve, aty ku ēertifikohen ligjet edhe pėr tė pėrndjekurit, ėshtė pasardhėsi i njė personazhi tė nomenklaturės sė lartė tė kohės sė diktaturės. Pra, ky personazh, ka marrė pak a shumė pamjen dhe fizionominė e David Koperfildit. Ėshtė bėrė iluzionist. Ka njėzet e dy vjet qė u thotė shqiptarėve se do t’u kthejė pronat dhe nuk ua kthen. U thotė tė pėrndjekurve politikė qė do tė kompensoheni dhe pėr njėzet e dy vjet me radhė nuk e bėn. Ndėrkohė qė ka qenė detyrimi i parė pėr ta realizuar. Pikėrisht ky ka qenė programi i Partisė Demokratike, pėr tė cilin ne jemi rivotuar nė vitin 2005, pėr tė cilin ne kemi bėrė njė luftė qė ka qenė shumė parimore dhe kjo punė nuk mund tė shkojė mė me deklarata. E ka pasur mundėsinė. Ka shtatė vjet qė ėshtė pėr sė dyti nė pushtet dhe nuk e bėn",- nenvizoi presidenti.

Topi duke e etiketuar komunist qė prej vitit 1969 i kėrkoi Berishės hapjen e dosjeve tė sigurimit, pasi sipas tij shqiptarėt do habiten me atė c'ka do zbulohet.

"Pra, kur bėhet pastaj ballafaqimi i figurave qė nuk kanė tė bėjnė fare me diktaturėn, por qė kanė konsumuar diktaturėn e tė tjerėve, ndėrkohė qė ky personazh qė nga vitit 1968 ėshtė anėtar i Partisė sė Punės, Sekretar Partie, dhe njėzet e dy vite tė tjera bėn pėrralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur nė dorė mekanizmin, atėhere thoni ju se ku qėndron e vėrteta. Pra, unė jam edhe njėherė, pėr hapjen e dosjeve, dhe tė jeni tė sigurtė se me hapjen e dosjeve shqiptarėt do tė shohin ēudira edhe tek ata qė merren me politikė”,- pėrfundoi fjalėn e tij presidenti Topi.

'Shpėrthen' Topi: Berisha, komunisti qė gėnjen prej 22 vitesh

KUKĖS- Presidenti i vendit Bamir Topi shpėrtheu sot nė deklarata dha akuza, duke iu pėrgjigjur publikisht sulmeve tė kryeministrit Berisha, tė bėra ditėt e fundit dhe pėrplasjes mes dy institucioneve, tė nisur nė pėrvjetorin e 568 tė Besėlidhjes sė Lezhės dhe me pas nė pėrvjetorin e 61 tė pushkatimit tė 22 intelektualėve nė vitin 1951

Kreu i Shtetit iu ėshtė pėrgjigjur sot akuzave tė bėra nė adresė sė tij nga kryeministri Berisha ditėn e hėnė nė pėrvjetorin e 61 tė pushkatimit tė 22 intelektualėve nė vitin 1951, ku shefi i qeverisė deklaroi se kreu i shtetit nuk firmosi ligjin e Lustracionit, me qėllim qė tė mos dėnonte hanxharėt e diktaturės.

“Kjo ėshtė njė temė, besoj, e konsumuar prej kohėsh. Unė, natyrisht qė jam nė dijeni tė deklaratave dhe tė njė inkursioni tė organizuar. Sėrish, duke dalė mjaft njerėz e duke akuzuar, unė kam ruajtur njė profil shumė institucional, nuk jam marrė me ta, por duke dalė Kryeministri, sigurisht njė pėrgjigje pėr tė e kam. Pėr ta parė ēėshtjen e ligjit nė fjalė: Ky ėshtė njė ligj, qė ėshtė kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Ėshtė njė ligj, qė mori njė kontestim tė ashpėr, do tė thoja, edhe nga Komisioni i Venecias, edhe nga partnerėt ndėrkombėtarė. Pėrsa i pėrket moralit tė ligjit, unė kam firmėn time nė vitin 2006 sė bashku me zotin Majko, nė njė projektligj qė asnjėherė nuk u miratua nga Parlamenti. Pra edhe sot e kėsaj dite, ai ligj meriton qė tė miratohet dhe jo tė deformohet pėr t’u bėrė antikushtetues",- iu pėrgjigj presidenti Topi interesit tė gazetarėve pas pjesėmarrjes sė tij nė aktivitetin pėrkujtimor me rastin e 100-vjetorit tė themelimit tė shkollės “Lidhja e Prizrenit” tė fshatit Kolesian nė krahinėn Lumė tė Kukėsit.

Presidenti Topi i kėrkoi kryeministrit Berisha tė japė llogari pėr foton e qarkulluar nė media, ku krah tij shfaqen anėtarė tė byrosė politike, ndėrkohė shkoi mė tej duke e akuzuar si mashtrues qė u premton shqiptarėve se do u kthejė pronat dhe sipas Topit nuk e bėn, ashtu sic vepron edhe me ish-tė pėrndjekurit.

“Pastaj ka diēka tjetėr qė ka tė bėjė me moralin. Ju e dini qė njeriu qė akuzon duhet tė japė shpjegime pėr polifotot me anėtarėt e Byrosė Politike tė kohės sė diktaturės dhe ėshtė gati-gati ironike dhe njė hipokrizi e papranueshme qė nė krye tė Komisionit tė Ligjeve, aty ku ēertifikohen ligjet edhe pėr tė pėrndjekurit, ėshtė pasardhėsi i njė personazhi tė nomenklaturės sė lartė tė kohės sė diktaturės. Pra, ky personazh, ka marrė pak a shumė pamjen dhe fizionominė e David Koperfildit. Ėshtė bėrė iluzionist. Ka njėzet e dy vjet qė u thotė shqiptarėve se do t’u kthejė pronat dhe nuk ua kthen. U thotė tė pėrndjekurve politikė qė do tė kompensoheni dhe pėr njėzet e dy vjet me radhė nuk e bėn. Ndėrkohė qė ka qenė detyrimi i parė pėr ta realizuar. Pikėrisht ky ka qenė programi i Partisė Demokratike, pėr tė cilin ne jemi rivotuar nė vitin 2005, pėr tė cilin ne kemi bėrė njė luftė qė ka qenė shumė parimore dhe kjo punė nuk mund tė shkojė mė me deklarata. E ka pasur mundėsinė. Ka shtatė vjet qė ėshtė pėr sė dyti nė pushtet dhe nuk e bėn",- nenvizoi presidenti.

Topi duke e etiketuar komunist qė prej vitit 1969 i kėrkoi Berishės hapjen e dosjeve tė sigurimit, pasi sipas tij shqiptarėt do habiten me atė c'ka do zbulohet.

"Pra, kur bėhet pastaj ballafaqimi i figurave qė nuk kanė tė bėjnė fare me diktaturėn, por qė kanė konsumuar diktaturėn e tė tjerėve, ndėrkohė qė ky personazh qė nga vitit 1968 ėshtė anėtar i Partisė sė Punės, Sekretar Partie, dhe njėzet e dy vite tė tjera bėn pėrralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur nė dorė mekanizmin, atėhere thoni ju se ku qėndron e vėrteta. Pra, unė jam edhe njėherė, pėr hapjen e dosjeve, dhe tė jeni tė sigurtė se me hapjen e dosjeve shqiptarėt do tė shohin ēudira edhe tek ata qė merren me politikė”,- pėrfundoi fjalėn e tij presidenti Topi.

(...)
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.3.2012, 21:16   58
Citim:
“Te hapen dosjet ne Shqipėri”

Kur debati pėr ligjin e lustracionit ėshtė rikthyer nė skenėn politike shqiptare, Ana Kaminky, drejtore menaxhuese e fondacionit federal pėr zbardhjen e diktaturės ne Gjermani, pohon se Shqipėria ėshtė nder vendet e pakta, qė nuk ka hapur dosjet. Nė njė intervistė pėr Deutche Welle, ekspertja gjermane, komenton edhe njė deklarate te vitit 1992, te bere nga Sali Berisha, ne atė kohe president i vendit.

Ne intervistėn pėr gazetėn gjermane “Der Spiegel” Berisha kishte pohuar se nuk do hapeshin kurrė dosjet, me argumentin se mund te sillnin hakmarrje. Ne fakt, ky premtim ėshtė mbajtur deri me tani.

“Unė mendoj se kjo ėshtė arsyeja mė e keqe pėr tė mos i hapur dosjet. Qė ka mundėsi qė edhe 20 vjet pas ėshtė e vėshtirė tė jesh aktiv nga pikėpamja juridike, kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Por, edhe nėse vetė pėrndjekja juridike e krimeve nuk ėshtė mė e mundur, pėr vlerat demokratike tė cilat synon Shqipėria ėshtė e palejueshme tė mos tregohet gjithēka hapur. Unė nuk besoj se pėr kėtė arsye do tė ketė hakmarrje. Po tė ishte ashtu do tė kishte pasur kėta 20 vjet aksione hakmarrjeje, sepse secili e di kush e ka spiunuar, kush e ka dėnuar” ėshtė shprehur Ana Kaminky.

Ajo pohon me tej se ekziston njė klimė dyshimi ne Shqipėri, pa i dhėnė mundėsinė askujt te thotė se ėshtė dakord te tregoje, nėse ka qene “Agjent i sigurimit”dhe se ka pasur pėrgjegjėsi pėr krime dhe vendime tė padrejta.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ike&Itemid=206
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.3.2012, 21:18   59
Citim:
Dosjet u zhdukėn, Meksi: Regjistrat e spiunėve nė MB

Tiranė - Ish-kryeministri Aleksandėr Meksi hedh akuza tė forta pėr zhdukjen e dosjeve tė sigurimit tė Shtetit nga vitet 1944-1991. Ai thotė se ekzistojnė brumatriēet pėr zhdukjen e gjurmėve tė spiunėve, por shton se regjistrat janė ende nė arkivat e Ministrisė sė Brendshme pėr tė zbardhur tė vėrtetėn.

"Kamionėt qė dilnin nga bodrumet, nga bunkierėt e Ministrisė sė Brendshme dhe thuhej qė ka brumatriēe, nuk ėshtė e vėrtetė. Janė zhdukur, dhe janė zhdukur pjesa mė e madhe e dokumentacionit tė dosjeve nė kundėrshtim me rrregulloren pėr ruajtjen e dokumenteve tė arkivit tė Minstrisė sė Brendshme", thotė Aleksandėr Meksi, ish-Kryeministėr i Shqipėrisė.

Shoqėria civile ka hartuar njė projektligj tė ri pėr Pastėrtinė e Figurave tė Funksionarėve tė Lartė tė Administratės Publike dhe Deputetėve. Sipas kėtij drafti, do tė jetė Autoriteti i Kontrollit tė Figurave i cili do tė ketė tė drejtėn e hapjes sė dosjeve. Ky autoritet do tė pėrbėhet nga pesė anėtarė, dy prej tė cilėve do tė zgjidhen nga dy grupet mė tė mėdha parlamentare, dhe tė tjerėt nga Presidenti i Republikės, Kėshilli i Ministrave dhe Avokati i Popullit. Ata zyrtarė tė cilėt rezultojnė tė regjistruar nė memorjen e shėrbimeve sekrete dhe do tė pranojnė dorėheqjen nga posti qė mbajnė, sipas kėtij projektligji dosja e tyre do tė qėndrojė konfidenciale.

"Ideja e zhdukjes ėshtė njė ide, nuk do tė na lėrė mundėsinė qė ne tė kemi shumė gjėra konnkrete nė dorė dhe shumė fakte do tė humbim. Por ama nuk do tė justifikojmė zhdukjen pėr tė thėnė qė ne nuk do merremi me ēėshtjen e dosjeve", thotė Elsa Ballauri, Kryetare e Grupit Shqiptar pėr tė Drejtat e Njeriut nė Shqipėri.

Nė nenin 13 tė draftit tė ri citohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do tė regjistrojė kandidatėt pėr deputetė tė partive politike nė rast se ata rezultojnė me dosje. Pėrjashtim nė kėtė rast do tė kenė vetėm kandidatėt e pavarur, tė cilėve paralelisht do t?u publikohet edhe e kaluara e tyre.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/34211
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.3.2012, 21:30   60
Citim:
Gjinushi: Berisha ka pastruar dosjet e spiunėve, tė zbardhet 21 Janari dhe qeveria e piramidave

Projektligji pėr zbardhjen e spiunėve tė regjimit komunist, i quajtur ndryshe ligji pėr pastėrtinė e figurave tė funksionarėve tė lartė tė administratės publike dhe tė zgjedhurve, rrezikon tė ketė fatin e draftit tė mėparshėm. Por, ndryshe nga ligji i mėparshėm, projekti i ri nuk do tė rrėzohet nga Gjykata Kushtetuese apo Komisioni i Venecias, por nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Kryetari i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi, e konsideroi debatin pėr hapjen e dosjes si pjesė e lojės sė vjetėr tė Berishės nė prag tė zgjedhjeve tė 2013. Gjinushi shprehu bindje se pėr sa kohė ėshtė Berisha nė pushtet, dosjet nuk do tė hapen, me argumentin se Berisha dhe njerėzit e tij janė tė pėrfshirė mė shumė se kushdo tjetėr nė tė kaluarėn komuniste.

Por, aleati tradicional i PS akuzoi kryeministrin Berisha se ka futur duart nė dosjet e regjimit kosinusit, duke pastruar vetėn dhe klanin e tij. “Vazhdon skenari i vjetėr me dosjet e sigurimit. Saliu ėshtė ia qė ka vonuar hajen dosjeve dhe ka sabotuat ēdo nismė. Ai ka pastruar dosjet. Saliu ka futur duart nė dosjet e sigurimit, por sėrish ka frikė t’i hapė, pasi ka edhe disa mėnyra tė tjera pėr t’i zbardhur. Dhe pastrim me dosje tė manipuluara do tė thotė mashtrim e pėrdhosje, e jo pastrim. Megjithatė unė mendoj se duhen hapur dosjet e korrupsionit, duhet hapur dosjet e qeverisė sė piramidave dhe dosjet e 21 Janarit”, theksoi Gjinushi.

Kryetari i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi, tha gjithashtu se nė vitin ’96 Berisha ndėrmerrte nė ēdo tre muaj nga njė nismė pėr hapjen e dosjeve. “Nuk ėshtė e rastit qė lustraciuonin PD e bėn vetėm njė vit para zgjedhjeve, kėshtu bėri nė 92-96, kėshtu bėri nė 2009 dhe kėshtu kėrkon tė bėjė e tani. Kjo do tė thotė qė ajo kėtė veprim e ndėrmerr vetėm pėr presion ndaj tė vetėve e pėr demagogji dhe jo pėr tė pastruar politikėn. Shikoni sa absurd ėshtė ky veprim i PD, e cila pasi qeverisi 4 vjet me deputetė e administratė tė pa pastruar sipas sajė, kėrkon tė pastrojė Kuvendin e ardhshėm sipas kritereve tė saj. Kėsaj i thonė tė lajmė duart vetėm pasi tė hamė bukė”, theksoi ai.

http://sot.com.al/index.php?option=c...ike&Itemid=466
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 14:33.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.