Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 30.3.2012, 21:56   61
Citim:
Lustrimi nė Maqedoni, Kushtetuesja shfuqizon 12 nene

Gjykata Kushtetuese nė Maqedoni pėr herė tė dytė ka abroguar 12 nene tė ligjit pėr lustrim, me tė cilin ky proces sėrish kufizohet deri nė vitin 1991. Me vendimin e gjykatės kushtetuese lustrimi ėshtė ndėrpre pėr ish-funksionarėt, gazetarėt, anėtarė tė organizatave joqeveritare, avokatė dhe ndėrmjetėsues, por edhe pėr pėrfaqėsuesit e bashkėsive fetare.

Pushteti ka akuzuar se prapa vendimit tė Gjykatės kushtetuese qėndron opozita maqedonase, pėrkatėsisht Lidhja Social Demokrate e Maqedonisė.

“VMRO-DPMNE-ja nuk ėshtė e befasuar nga vendimi i gjykatės kushtetuese, por kjo nuk do tė thotė se vet vendimi nuk ėshtė skandaloz. Vendimi i LSDM-sė qė tė ndalojė lustrimin nė ēfarėdo forme dje mori njė kuptim tė ri me vendimin e gjykatės kushtetuese”-tha deputeti i VMRO-DPMNE-sė, Ilija Dimovski

Ndėrkohė partitė nė pushtet kanė pėrgatitur njė propozim ligji tė ri pėr lustrim, me tė cilin lustrimi do tė kufizohet deri nė vitin 2006. BDI thekson se gjatė pėrpilimit tė ligjit tė ri janė marrė parasysh vendimet e Gjykatės Kushtetuese.

Vazhdimin e lustrimit e pėrkrah edhe partia Demokratike Shqiptare.

Rilindja Demokratike Kombėtare e Rufi Osmanit ka paralajmėruar ndėrhyrje me amendamente ndaj Propozim ligjit, me tė cilin do tė kėrkohet qė gjatė lustrimit tė kėrkohen edhe dosjet e shėrbimeve sekrete jugosllave, tė cilat gjenden nė arkivat e Beogradit. Ndėrkaq Opozita maqedonase kėrkon qė me ligjin e ri lustrimi tė mos kufizohet deri nė vitin 2006, por tė vazhdojė deri mė sot.

http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=23186
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.4.2012, 21:11   62
Citim:
Shkup: Incident mes deputetėve shqiptarė

Shkup, 23 prill - Nė Parlamentin e Maqedonisė tė hėnėn ėshtė evituar njė incident fizik mes deputetėve shqiptarė Xhevat Ademi, nga Bashkimi Demokratik pėr Integrim dhe Ymer Aliu, nga Partia Demokratike Shqiptare.

Dy deputetėt kanė kėmbyer akuza dhe fyerje nė komisionin parlamentar pėr sistem politik, gjatė debatit rreth projekt-ligjit tė ri pėr lustrimin, raporton TCH.

Gjithēka nisi pasi Xhevat Ademi elaboroi qėndrimin e BDI-sė lidhur me procesin e lustrimit, gjė qė nxiti njė reagim tė ashpėr tė deputetit tė PDSH-sė, Imer Aliu.

Madje, ky i fundit akuzoi Ademin pėr bashkėpunim me shėrbimet sekrete tė ish-Jugosllavisė nė dėm tė shqiptarėve. “Xhevat Ademi le tė tregojė pėr vete se ka nėnshkruar pėr tė bashkėpunuar me shėrbimet sekrete”, deklaroi Aliu.

Por kėto akuza u hodhėn poshtė nga deputeti i BDI-sė. “Protestoj ashpėr dhe kėrkoj qė komisioni tė distancohet nga shpifja e ulėt, e pistė, e pamoralshme, nė interpretimin e keq dhe tendencioz”, tha Ademi.

“Cila ėshtė shpifja, se ke nėnshkruar tre nėnfaqe pėr tė bashkėpunuar”, vijoi replikėn Aliu. “Hesht bre legen”, u pėrgjigj Ademi.

Deputetėt shqiptarė nuk u mjaftuan me kėto akuza dhe fyerje. Ata ftuan njėri-tjetrin pėr pėrballje fizike jashtė sallės sė komisionit parlamentar.

Por zėnka midis tyre u parandalua nga kolegėt e tyre dhe sigurimi i Parlamentit. Pas kėtij skandali seanca u ndėrpre dhe pritet tė vazhdojė tė martėn.

Ky nuk ėshtė rasti i parė kur deputetėt e partive shqiptare sulmojnė njėri-tjetrin nė mėnyrė verbale apo fizike. Nė vitin 2007 u shėnua njė zėnkė e madhe fizike nė Parlament mes disa deputetėve tė BDI-sė dhe PDSH-sė.

http://koha.net/?page=1,15,96822

Citim:
Skandal, evitohet rrahja mes deputetėve Ademi dhe Aliu

23 prill-Ademi gjatė debatit tha se gjatė kohės sė monizmit hetimet kundėr veprimtarėve shqiptarė nuk i kanė zhvilluar gjykatėsit por inspektorėt e UDB-sė. Por kjo shkaktoi reagimin procedural tė deputetit tė PDSH-sė Imer Aliu.

Sharje, ofendime, kėrcėnime... Munguan vetėm grushtet mes deputetėve Xhevat Ademi dhe Imer Aliu. Situata precipitoi kur u hap ēėshtja e bashkėpunimit me UDB-nė Jugosllave. Pikėrisht kjo ēėshtje nxiti polemika tė ashpra mes kėtyre dy deputetėve tė BDI-sė dhe PDSH-sė, tė cilėt tentuan qė t’i qėrojnė hesapet edhe fizikisht. Por falė ndėrhyrjes sė sigurimit tė Parlamentit, njė gjė e tillė u evitua nga ky spektakėl i turpshėm politik.

Kjo ndodhi gjatė debatit rreth propozim ligjit tė ri pėr lustrim. Me ē’rast deputeti i BDI-sė Xhevat Ademi, kėrkoi qė krahas lustrimit tė miratohet njė ligj pėr rehabilitimin e viktimave. Ademi gjatė debatit tha se gjatė kohės sė monizmit hetimet kundėr veprimtarėve shqiptarė nuk i kanė zhvilluar gjykatėsit por inspektorėt e UDB-sė. Por kjo shkaktoi reagimin procedural tė deputetit tė PDSH-sė Imer Aliu. “Nė sistemin monist hetimet kundėr veprimtarėve politik, shqiptarė, nacionalizmit shqiptarė, tė ashtuquajturve ėt asaj kohe irredentist dhe nacionalistė, nuk i kanė zhvilluar gjyqet, nuk i ka zhvilluar gjykatėsi hetues, nuk i ka zhvilluar prokurori, i kanė zhvilluar inspektorėt e UDB-sė dhe sipas kėtij propozimi ēdo i burgosur politik shqiptarė nė fazėn e hetimeve deklaratat i ka dhėnė para inspektorėve tė sigurimit tė shtetit tė caktuar nga prokuroria pėr zhvilluar hetimet, do tė duhet tė lustrohet”, tha Xhevat Ademi, deputet i BDI-sė.

“Ai i thej tė gjitha normat morale, qoftė edhe tė rregullores, edhe kushtetutės ehe njerėzore. Publikisht para jush, para opinionit, shqiptarė parasėgjithash akuzoi se ēdo i burgosur gjatė periudhės sė komunizmit ka nėnshkruara deklaratė pėr bashkėpunim me shėrbimet: Citoj: Ēdo i burgosur ėshtė detyruar tė nėnshkruaj deklaratė pėr bashkėpunim me shėrbimet....”, tha Imer Aliu, deputet i PDSH-sė.

Mė kėtė intervenim procedural tė Aliut, kulminoi situata dhe u ndėrpre pėr disa ēaste puna e Komisionit pėr sistem politik. Ndryshe paraprakisht nga ana e deputetit tė PRSD-sė Goran Misovski, propozim ligji u cilėsua si ligj cirkusant. Kjo deklaratė e tij u kundėrshtua nga Sillvana Boneva e VMRO-DPMNE-sė, e cila tha se ligji ėshtė hartuar me rekomandim tė Parlamentit Evropian, dhe se kjo fjali e Misovskit ka ofenduar jo vetėm deputetet e Parlamentit tė Maqedonisė por edhe tė atij Evropian. “Njė ligj i kėtillė cirkusant aspak nuk nxit elaborojmė tė posaēėm”, tha : Goran Misovski, PRSD.

“538 deputetė qėndrojnė pas kėsaj projekt zgjidhjeje ligjore cirkusante. I nderuari kolegė, nuk i fyet vetėm propozuesit e ligjit, por edhe kėto 538 deputetė evropian duke i quajtur cirkusantė”, tha Silvana Boneva, VMRO-DPMNE. Pas vazhdimit tė seancės edhe LSDM-ja ka braktisur punėn e Komisionit me pretekstin se nuk do tė marrin pjesė nė miratimin e njė ligji nėpėrmjet tė cilit tentohet tė bėhet revanshizėm politik, njofton Alsat-m. Ndonėse propozim ligji ėshtė propozim i pėrbashkėt i partnerėve tė koalicionit qeveritarė, mėsojmė se firmėn e tyre nė kėtė projekt ligj e kanė vėnė vetėm 2 deputetė tė BDI-sė edhe atė Talat Xhaferi dhe Nexhati Jakupi.Alsat-m

http://www.tvkoha.tv/9042/skandal-ev...-dhe-aliu.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.8.2012, 21:38   63
Citim:
Emrat e ish-spiunėve nė Maqedoni, katėr shqiptarė

Shkup, 3 gusht - Sefedin Haruni, Shaban Shehu, Faredin Miftari dhe Mahi Nesimi janė katėr shqiptarėt qė Komisioni pėr Lustrim i ka shpallur bashkėpunėtorė tė shėrbimeve sekrete, njofton Zhurnal.Emrat e tyre u zbardhėn sot krahas tetė bashkėpunėtorėve maqedonas, si Sllobodan Ugrinovski, Zoran Jovanovski, Kosta Ballabanov, Jordanēo Qevreski, Vlladimir Millēin, Nikollēe Babovski dhe Vangell Gagaēev.

Sefedin Haruni ėshtė ish-deputet dhe ish-kryetar i PPD-sė, kurse Mahi Nesimi ėshtė ish-ambasador i Maqedonisė nė Kroaci. Shaban Shehu ėshtė ish-ministėr nė qeverinė e fundit komuniste, ndėrsa Faredin Miftari thuhet tė jetė ish-drejtor i burgut dhe mė pas ish-drejtor i njė shkolle fillore.

Emrat e tyre janė publikuar nė ueb faqen e Komisionit pėr Lustrim, nė pajtim me Ligjin pėr pėrmbushjen e kushtit plotėsues pėr ushtrimin e funksionit publik.

http://koha.net/?page=1,15,110112
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.8.2012, 20:41   64
Citim:
Shqiptarėt tė tretėt si spiunė nė ish-Jugosllavi

Shqiptarėt janė radhitur nė vendin e tretė si spiunė dhe bashkėpunėtor tė shėrbimit sekret jugosllav UDB gjatė periudhės sė socializmit. Kjo bėhet e ditur sot nga e pėrditshmja maqedonase "Dnevnik", ku nėnvizohet se gjatė sistemit tė kaluar, shqiptarėt janė radhitur nė vendin e tretė si spiunė, menjėherė pas serbėve dhe kroatėve nė Ish-Jugosllavi, njofton INA. Gazeta shkruan se ky fakt ndėrlidhet edhe me tė dhėnat e fundit tė Komisionit tė Lustrimit nė Maqedoni ku nga 23 funksionarėt e lustruar, tetė prej tyre kanė dalė shqiptarė. Gjithashtu bėhet e ditur se njė numėr i madh i viktimave shqiptare janė spiunuar kryesisht nga bashkėkombėsit e tyre bashkėpunėtorė tė shėrbimit sekret. UDB aktivitetin e saj kryesor gjatė sistemit tė kaluar e kishte pėrqendruar tek shqiptarėt dhe zhvillimin e situatės tė ndėrlidhur me statusin e tyre nė Kosovė, dhe nė ish-republikat e tjera jugosllave. Analistėt politik kanė theksuar pėr gazetėn se pėr shėrbimet sekrete nė agjendė ka qenė diaspora shqiptare dhe shoqatat e tyre.

http://www.kosova-sot.info/politike/...-ishjugosllavi
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.8.2012, 20:11   65
Citim:
Maqedoni, komisioni publikon emrat e 2 spiunėve tė tjerė

SHKUP - Komisioni pėr lustrimin nė Maqedoni sot publikoi dy emrat dhe dosjet e bashkėpunėtorėve tė shėrbimeve sekrete. Kėshilltari komunal i komunės sė Bogovinės nga radhėt e BDI-sė, Isak Ajrulli dhe kėshilltari komunal i Gazi Babės nė Shkup nga radhėt e VMRO-DPMNE, Kiril Plastirov janė dy ish-spiunėt e zbardhur nga komisioni pėr dosjet.

Sipas kėtij komisioni, kėto dy kėshilltarė kanė qenė bashkėpunėtor tė fshehtė tė shėrbimeve sekrete. Ajrulli kishte spiunuar studentėt e Tetovės, tė cilėt nė ndeshjet e hendbollit kishin thirrur parulla “Rroftė Shqipėria, rroftė Enver Hoxha”, ndėrsa aktori Kiril Plastirov kishte nisur bashkėpunimin qė nė vitin 1963 duke spiunuar rrjete tė nacionalistėve maqedonas.

Sipas dosjes sė Ajrullit, i ditėlindjes 1954 nga fshati Sedllarcė i Tetovės, ai ka funksionuar me pseudonimin “Zenit” nga viti 1976, kishte marrė detyra pėr tė raportuar pėr funksionimin e studentėve dhe aktivistėve tė ēėshtjes kombėtare tė asaj periudhe, por edhe si profesor i punėsuar nė shkollėn e mesme “Mosha Pijade” nė Tetovė. Ai aktualisht po kryen detyrėn e kėshilltarit nė komunėn e Bogovinės nė rajonin e Tetovės.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...ere-98923.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.12.2012, 18:53   66
Citim:
Dorėhiqen anėtarėt e opozitės nga Komisioni i Lustrimit

Anėtarėt e Komisionit pėr lustrimin nė Maqedoni, tė propozuar nga radhėt e opozitės dhanė dorėheqje nga ky komision.

Anėtarėt Janake Vitanovski dhe Bllagoja Geshovski u dorėheqėn, pas vėrejtjeve tė tyre pėr punėn dhe funksionimin e komisionit. Sipas tyre, procesi i lustrimit ka shkuar nė drejtim tė gabuar.

“Komisioni ėshtė shėndėrruar nė njė instrument tė pushtetit pėr qėrim hesapesh me ata qė mendojnė ndryshe. Kryetari aktual i komisionit Tome Axhiev edhe pas skadimit tė mandatit nė kėtė post, ai vazhdon tė udhėheq nė kundėrshtim me ligjin”, deklaroi Vitanovski.

Ndėrkohė, nga komisioni pritet tė largohet edhe anėtari tjetėr i propozuar nga Partia Liberal Demokrate, Ēedomir Damjanovski. Ndėrsa, anėtarėt shqiptarė, dy prej tė cilėve tė propozuar nga partia shqiptare BDI dhe njė nga PDSH-ja nuk kanė ofruar dorėheqje.

Kryetari i komisionit, Tome Axhiev deklaroi se dorėheqjet e tyre ishin tė pritura dhe se sipas tij, komisioni ka kuorumin pėr tė udhėhequr me punė. (INA)

http://ina-online.net/maqedoni/24954.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.7.2013, 21:05   67
Citim:
Lustrimi nxjerr emra interesant nė sipėrfaqe

Emri:  222_lustrimi_600686243.jpg
Shikimet: 101
Madhėsia:  13,3 KBKomisioni ka shpallur bashkėpunėtor tė shėrbimeve sekrete edhe 10 ish drejtues dhe tė punėsuar nė Drejtorinė e Sigurimit Publik dhe Kundėrzbulimit

Komisioni pėr Verifikimin e Fakteve po vazhdon punėn e tij edhe pėrkundėr kontestimeve dhe pakėnaqėsive qė janė shprehur, sidomos kėtyre kohėve tė fundit, nė raport me vendimet e tij.

Komisioni ka shpallur bashkėpunėtor tė shėrbimeve sekrete edhe 10 ish drejtues dhe tė punėsuar nė Drejtorinė e Sigurimit Publik dhe Kundėrzbulimit.

Ata sipas Komisionit kanė urdhėruar ndjekjen e politikanėve shqiptarė, tė cilėt edhe sot e kėsaj dite janė aktivė nė skenėn politike, si dhe qytetarė tė tjerė tė dyshuar pėr ekstremizėm maqedonas.

Kėshtu midis tė lustruarve, bėhet e ditur, se bėn pjesė ish sekretari i Mėrgatės sė Maqedonisė, i cili thuhet se i ka spiunuar mėrgimtarėt nė Australi, pastaj drejtori i njė Shtėpie botuese, gazetar dhe ish redaktor nė Radion e Maqedonisė, si dhe ish kryeshefat e Drejtorive tė Sigurimit publik dhe Kundėrzbulimit nė Shkup, Kumanovė dhe Tetovė.

Ndėrkaq mediat nė gjuhėn maqedonase kanė informuar se nė rrethet letrare maqedonase flitet se njė nga tė lustruarit ėshtė edhe Bozhin Pavllovski, i cili sipas kėtyre mediave ka reaguar ashpėr, para disa ditėve, kur Komisioni lustroi shkrimtarin e njohur Sllavko Janevski.

Pavllovski, reagoi publikisht shumė ashpėr atėherė, duke pyetur kryeministrin, tė cilin ai e quan tė plotfuqishėm, se kush ja imponoi lustrimin e Janevskit.

Nė mesin e tė lustruarve ėshtė edhe njė kryeshef i Sigurimit Publik dhe kundėrzbulimit, i cili sipas Komisionit ka urdhėruar ndjekjen e politikanėve, dosjet e tė cilėve mė pas ua ka dorėzuar atyre.

Ai ėshtė dėnuar me kusht, por Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar vendimin pėr dėnimin e tij, sepse nuk ka vėrtetuar nėse dosjet e dorėzuara janė origjinale apo tė falsifikuara.

http://www.lajmpress.com/lajme/maqedoni/22461.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.7.2013, 21:18   68
Citim:
Lustrimi sa pėr tė tėrhequr vėmendjen!

Procesi i lustrimit duhet tė pėrfundojė sa mė shpejt. Kėshtu deklarojnė ish zyrtarė tė lartė shtetėror Stojan Andov dhe Pavle Trajanov duke komentuar lustrimet e fundit tė akademikėve dhe kėrcėnimet me vdekje, tė njėrit nga anėtarėt e Komisionit pėr lustrim. Sipas Andovit, lustrimi do ishte i suksesshėm vetėm nėse miratohej me konsensus, por ligji aktual ėshtė miratuar vetėm me shumicė partiake. Ai madje thekson se e gjithė kjo zhurmė qė bėhet me lustrimin dhe rastet e tjera gjyqėsore si Pasko Kuzman, Boshkovski etj, apo edhe proklamimet ekonomike me Subrata Rojin, shėrbejnė vetėm pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit pėr largimin e vendit nga integrimi euroatlantik. Kėto situata do tė jenė edhe mė dramatike nėse nuk ka lėvizje nė drejtim tė euro-integrimeve, thotė Andov.

“Shohim se perspektivat pėr anėtarėsimin e vendit nė BE dhe NATO po mbyllen gjithnjė e mė shumė, dhe se politika qė po drejton qeveria, ėshtė katastrofale. Ajo ka pasoja tė mėdha negative pėr qytetarėt dhe mundohet qė tė shpėrqendrojė vėmendjen nga ndjenjė qė kanė qytetarėt pėr qorrsokakun ku ėshtė futur vendit, prandaj nevojiten ngjarje tė tjera dramatike tė llojit si Pasko Kuzman, Subrata Roj, apo Lustrimi. Duhej qė edhe komisioni tė respektonte afatin pėrfundimtar qė ishte nė ligjin tim, deri mė 23 janar kėtij viti dhe ta kishte pėrfunduar tashmė punėn. Kėshtu siē po komisioni, pasi ligji e obligon deri nė vitin 2019, megjithatė le ta ndėrpresė punėn, pasi edhe si komision ai nuk i kompletuar dhe nuk mund tė zgjedh kryetarin e tij por vetėm ushtrues detyre”, deklaroi Stojan Andov, nismėtar i lustrimit.

Trajanov nga ana tjetėr thekson se ky proces i ndjeshėm dhe I dhimbshėm duhet tė pėrfshijė tė gjithė faktorėt, dhe jo vetėm ata qė kanė dhėnė urdhra por edhe ata qė kanė marrė vendime nė bazė tė atyre informacioneve. Sipas Trajanovit, parlamenti duhet tė bart pėrgjegjėsi dhe tė ketė njė pasqyrė mė tė detajuar pėr punėn e Komisionit, e po ashtu tė garantojė edhe siguri mė tė madhe pėr anėtarėt e Komisionit tė Lustrimit.

“Mendoj se duhet tė jetė pėrcaktim i gjithė partive politike dhe nė tėrėsi, i tė gjitha strukturave nė shtet... para sė gjithash tė intelektualėve qė ky proces tė pėrfundoj nė kuadėr tė ligjit dhe mundėsisht sa mė shpejtė. Mė rėndėsi ėshtė qė ky proces tė pėrqendrohet tek bartėsit e funksioneve tė larta shtetėrore si presidenti, kėshilli ekzekutiv, ministra, anėtarė tė kėshillit ekzekutiv, kryetarin e lidhjes sė komunistėve etj. Pėr mua me rėndėsi ėshtė qė nė periudhėn e ardhshme tė pėrfshihen edhe ata qė kanė kryer funksione tė larta shtetėrore, tė ashtuquajtur shfrytėzues tė informacioneve, pėrmes tė cilave ata kanė kryer politik kadrovike dhe kanė menaxhuar fatin e shumė qytetarėve. Deri tani asnjė prej tyre nuk ėshtė pėrgjigjur”, tha Pavle Trajanov, ish ministėr i brendshėm.

Bashkėbiseduesit vlerėsojnė se lustrimi duhet tė realizohet por jo nė kėtė mėnyrė, selektiv dhe me kaq bujė publike. Ligji aktual duhet tė pėrfundoj nė vitin 2019 ndėrsa pėrfshin periudhėn nga viti 1945 deri nė vitin 2006.

http://alsat-m.tv/lajme/nga_vendi/80...vemendjen.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.7.2013, 21:29   69
Citim:
Edhe njė akademik maqedonas shpallet bashkėpunėtor i shėrbimeve sekrete

Shkup, 18 korrik 2013 - Komisioni pėr Verifikimin e Fakteve vazhdon lustrimin e anėtarėve tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve. Nė seancėn e djeshme tė komisionit, akademiku dhe poeti maqedonas Bozhin Pavllovski u shpall bashkėpunėtor i shėrbimeve sekrete. Dosja e Pavllovskit u rikthye pėr tė dytėn herė nė tavolinėn e komisionit lustrues, edhe pse herėn e parė ishte shpallur i pastėr. Anėtari i Komisionit pėr Lustrim Ēedomir Damjanovski theksoi se Komisioni nuk ka siguruar materiale tė reja, qė ėshtė kusht pėr rihapjen e procedurės pėr lustrim, pėr njė tė lustruar mė parė.

“Sot pėrsėri shqyrtuam dokumentet pėr njė person, edhe madje dokumentet e njėjta, pa dokumente tė reja dhe u miratua vendim se ky person ka qenė bashkėpunėtor i shėrbimeve. Pėr herė tė parė ai u lustrua para njė viti. Atėherė morėm vendim se nuk kishte elemente tė mjaftueshėm pėr ta shpallur si bashkėpunėtor. Ata thonė se ka dokumente tė reja, unė them se nuk ka asnjė dokument tė ri, ato janė dokumente pėr tė cilat kemi debatuar njė herė mė parė”, tha Ēedomir Damjanovski, anėtar i KVF-sė.

I lustruari Pavllovski duhej tė ishte nė rend dite qė para dy ditėsh, por shqyrtimi i dosjeve tė tij ishte shtyrė pėr sot. Pikėrisht para dy ditėsh ai iu drejtua me letėr tė hapur kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Pastrimin e artistėve, shkencėtarėve dhe publicistėve ēdoherė e zbatojnė mendjelehtėt e paguar mirė. Fillojnė me shaka tė hidhur edhe pse nė fund pėrfundojnė nė plehrat e historisė. Revanshizmi ėshtė proces gjakpirės nė tė cilin nuk vuajnė vetėm politikanėt e ēmendur por tė pafajshmit dhe tė dobėtit, gratė dhe fėmijėt. Duke braktisur institucionet qė i kontrollon regjimi aktual, me qetėsin e plotė personale ju informoj se nė vendlindjen e dytė nė mėnyrėn mė tė bukur do vazhdoj ta promovoj vendlindjen time tė parė”, ka shkruar Pavllovski.

Ndėrkohė, rreth lustrimit ka reaguar akdamiku Georgi Stardellov. Ai konstaton se kjo qė nodh me procesin e lustrimit ēon nė atė qė populli maqedonas pėr tė satėn herė t’i pėrsėritet sindroma e pėrēarjes, zėnkave dhe shkatėrrimit mes vete. “Unė jam i bindur se emrat ASHAM do t’i kundėrpėrgjigjet kėtij tėrbimi dhe se nuk do tė pajtohet qė ata tė largohen nga radhėt e saj”, ka thėnė Stardellov.

Gjatė ditės sė djeshme Pavllovski dha edhe dorėheqjen nga Shoqata e Shkrimtarėve tė Maqedonisė si dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve, duke u bėrė kėshtu akademiku i parė qė heq dorė nga ky titull. Para dy ditėsh, Komisioni shpalli si ish bashkėpunėtor tė shėrbimeve sekrete edhe akademikun Tome Serafimovski, ish shefin e policisė sekrete Sllobodan Bogoevski, si dhe njė ish gjykatės dhe njė ish kėshilltar.

http://www.kosova.com/artikulli/95783
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.7.2013, 18:53   70
Citim:
Lustrimi shkakton kėrcėnime nė Maqedoni

Polemika, tensione e madje edhe kėrcėnime me vdekje. Kjo ėshtė gjendja qė ka krijuar procesi i lustrimit, i cili kulmoi me shpalljen pėr bashkėpunėtor tė sigurimit tė disa akademikėve tė njohur maqedonas.

Njėri prej tyre, Bozhin Pavllovski, ka njoftuar braktisjen jo vetėm tė Akademisė, por edhe Maqedoninė, nė shenjė revolte ndaj Lustrimit, tė cilin e ka quajtur “proces gjakpirės, nga i cili nuk vuajnė vetėm politikanėt e ēmendur, por tė pafajshmit dhe tė dobėtit, gratė dhe fėmijėt”.

Nga ana tjetėr, kanė vazhduar edhe pėrplasjet mes vetėm anėtarėve tė Komisionit dhe njėri prej tyre, Ēedomir Damjanovski, ka denoncuar kėrcėnimet me vdekje nga kryetari i Komisionit, pretendime kėto qė janė hedhur kategorikisht nga Tome Axhiev.

Duke komentuar kėto zhvillime, Stojan Andov, ish-kryetar i Kuvendit dhe iniciatori kryesor pėr nisjen e lustrimit, thotė se ky proces mund tė vlerėsohet i dėshtuar, pasi gjithēka po zhvillohet nė kundėrshtim me idenė e tij dhe versionin e parė tė Ligjit tė miratuar.

“Pa konsensusin e nevojshėm qė duhet tė jetė edhe kriteri kryesor i punės, lustrimi merr karakterin e konfrontimit tė njė partie me partitė tjera politike. Mendoj se kjo qė tani po ndodh, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me nismėn time pėr procesin e lustrimit. Ligji dhe tė gjitha ndryshimet e tij janė sjell me mbivotim dhe jo me konsensus. Po lustrohen institucionet, tė cilat sipas versionit tė parė tė ligjit, do tė pėrfshiheshin nė kėtė proces vetėm nėse drejtuesit e tyre do tė kėrkonin njė gjė tė tillė, gjė qė nuk ka ndodhur”, vlerėson Andov.

Pavle Trajanov, ish-ministėr i Brendshėm, thotė se ky proces ėshtė i ndjeshėm, por qė duhet tė pėrfundojė me qėllim qė tė pastrohet me tė kaluarėn.

“Procesi i lustrimit apo i pastrimit me tė kaluarėn, ėshtė shumė i ndjeshėm, por edhe i dhimbshėm. Andaj tė gjitha partitė dhe faktorėt tjerė nė vend duhet tė angazhohen pėr pėrfundimin e kėtij procesi. Qėllimi kryesor i kėtij ligji ėshtė pastrimi me ish-bashkėpunėtorėt e sigurimit, ata nuk dėnohen, por u ndalohet qė tė kryejnė funksione publike nė pesė vitet e ardhshme, periudhė kjo qė duhet tė shėrbejė pėr pėrmirėsimin dhe pėrshtatjen e tyre me rrjedhat demokratike”, thotė Trajanov.

Por, ndryshe nga Trajanov, mendon Alajdin Demiri, analist dhe ish i burgosur politik. Demiri thotė se lustrimi ėshtė shndėrruar nė proces tė revanshizmit mes partive.

“Procesi i lustrimit nė Maqedoni u nis mbrapsht dhe ėshtė duke shkuar mbrapsht. Lustrimi filloi dhe fitoi ngjyra politike tė partive politike dhe ėshtė nė shėrbim tė politikės aktuale ditore. Nė radhėt e maqedonasve lustrohet ēdo gjė qė nuk ėshtė VMRO dhe del se tek ajo nuk ka pasur spiunė dhe dėshiron tė paraqitet si viktimė e njė sistemi”, thekson Demiri duke shtuar se procesi do tė fitonte nė peshė sikur tė pėrfshinte edhe zyrtarėt mė tė lartė, tė cilėt, siē thotė ai, kanė marrė pjesė nė burgimin e tij nė vitet e 80-ta.

“Ish-spiunėt prej partisė sė parė tė prosperitetit, kėtė e them nga pėrvoja ime, ata qė ishin nė komitetet komunale nė radhėt e bashkėpunėtorėve dolėn dhe u bėnė funksionarė tė partive, tė cilėt i kemi edhe sot. Ata qė mė burgosėn mua dhe qė mė ndiqnin nė ‘81-shin, qė mė distancuan dy herė, ata mė pas u bėnė funksionarė shtetėror tė PPD-sė, tė PDSH-sė, dhe tė BDI-sė”, shprehet Demiri.

Vendimet nga ana e Komisionit pėr Lustrim apo pėr verifikimin e fakteve siē quhet zyrtarisht, asnjėherė nuk janė miratuar me konsenus mes anėtarėve tė pozitės dhe opozitės, pasi tani njė kohė tė gjatė komisionin e kanė braktisur dy anėtarėt e propozuar nga LSDM-ja opozitare, ndėrsa anėtari i tretė i opozitės merr pjesė nė seancė jo pėr tė votuar, por vetėm pėr tė shprehur kundėrshtimin e tij ndaj vendimeve tė miratuara.

Deri mė tani dhjetėra personalitete si politikanė, akademikė, profesorė, gazetarė dhe ish-zyrtarė tė lartė shtetėrorė janė shpallur bashkėpunėtorė tė shėrbimeve, ndėrsa emrat e tyre janė shpallur nė ueb-faqen e Komisionit.

Lustrimi nė Maqedoni duhet tė mbyllet nė vitin 2019, ndėrsa pėrfshinė periudhėn nga viti 1945 e deri nė vitin 2006.

http://www.botasot.info/maqedonia/23...e-ne-maqedoni/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.8.2013, 21:28   71
Citim:
Maqedoni, ish-funksionarė shqiptarė do tė dalin si spiunė

Ditėve tė fundit janė publikuar disa emra tė urdhėrdhėnėsve apo personave zyrtar qė kanė ndjekur kundėrshtarėt dhe viktimat e regjimit tė kaluar.

Nė Maqedoni njė numėr i madh i ish-funksionarėve tė lartė shtetėror shqiptarė dhe njė pjesė e bashkėpunėtorėve tė tyre do tė publikohen sė shpejti si bashkėpunėtor tė shėrbimeve sekrete, apo si persona qė kanė dhėnė urdhėra apo kanė ndjekur viktimat apo kundėrshtarėt e regjimit tė kaluar.

Ditėve tė fundit janė publikuar disa emra tė urdhėrdhėnėsve apo personave zyrtar qė kanė ndjekur kundėrshtarėt dhe viktimat e regjimit tė kaluar, ku nė mesin e tyre kanė rezultuar edhe ish-zyrtarė tė lartė shtetėror shqiptar tė punėsuar nė shėrbimin sekret nė tė kaluarėn.

Nė mesin e tyre ėshtė edhe njė ish-zyrtar nga Kumanova, i cili ka qenė nėpunės i lartė i shėrbimit sekret, por qė dosja e tij ėshtė publikuar nė faqen zyrtare tė Komisionit pėr Lustrimin (www.kvf.org.mk). Por, nga shtatori pritet publikimi edhe i emrave tė tjerė qė kanė qenė tė punėsuar nė shėrbimet sekrete, por edhe ata qė kanė qenė bashkėpunėtor tė tyre. Nė mesin e tyre pritet tė zbardhen emra tė mirėnjohur tė sė kaluarės tė shqiptarėve qė kanė qenė nė pozita udhėheqėse.

Dosjet e tyre jozyrtarisht mėsohet se kanė tė arritura nė planin e ndjekjes sė kundėrshtarėve tė regjimit tė kaluar dhe se individėt e tyre pėrmes kėtyre detyrave tė suksesshme mė pas janė avancuar nė pozita tė larta shtetėrore. Komisioni i Dosjeve deri tani ka publikuar emrat e dhjetėra personave qė kanė qenė ish-spiunė, njė pjesė e tyre si urdhėrdhėnės pėr tė ndjekur qytetarėt.

Nga Komisioni bėjnė tė ditur se nga shtatori do tė vazhdojė puna intensive pėr tė pėrpunuar dhe publikuar njė numėr tė madh tė dosjeve tė ish-funksionarėve tė lartė shtetėror nė Maqedoni. (INA)

http://www.kosova-sot.info/politike/...alin-si-spiune
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2015, 19:55   72
darwin
anėtar/e
 
darwin
 
Anėtarėsuar: 7.2006
Njė lajm interesant:

http://www.bbc.com/news/world-europe-33649800
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 04:59.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.