Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Terrorizmi a/sh
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 15.1.2009, 11:18   1

Shkrim i cituar TSr/ 1999: Masakra serbe e Therandės (Suharekės)


Citim:
Dėshmia tronditėse e serbit mbi varret masive shqiptare

Njė ish-oficer i lartė serb nė Ministrinė e Brendshme serbe, Dragan Karleusha ka dėshmuar dje nė Gjyqin e Krimeve tė Luftės nė Suharekė, mbi kufomat e shqiptarėve tė vrarė e tė zhvendosur me urdhėr tė zyrtarėve mė tė lartė tė Serbisė.

Kjo ėshtė dėshmia e parė e plotė e njė zyrtari serb mbi krimet kundėr shqiptarėve, gjė qė i ka kushtuar atij kėrcėnime pėr veten dhe familjen, si dhe thirrjet “tradhtar” nga nacionalistėt serbė. Nė sallėn e Gjyqit nė Beograd, nė sektorin e Krimeve tė Luftės, ai tha se Ministria e Brendshme ka qenė e ngarkuar me transferimin dhe varrosjen e trupave, qė u gjendėn nė sipėrfaqen e ujėrave tė lumit Danub, nė vitin 1999, pėr nė njė varrezė masive nė Bat,ajnicė.

“Trupat nga masakra e Suharekės u transportuan me njė kamion frigorifer, qė e hodhėn nė Danub nė vitin 1999 me urdhėr tė zyrtarėve mė tė lartė tė Millosheviēit”, tha ai duke shtuar varrosjen masive mė pas nė Batajnicė.

Sipas ish-ministrit, rreth 80 trupa u gjendėn nė lumė, ndėrsa qėndronin nė sipėrfaqe pranė Zajeēarit. Karleusha tha se zyrtarė tė policisė nė vendin e krimit i thanė atij se Ministria e Brendshme serbe kishte urdhėruar se trupat tė dėrgoheshin nė Batajnicė pėr t’u varrosur, nė mėnyrė qė tė mos gjendeshin gjurmė tė krimit.

I pyetur nė sallėn e gjyqit se cili ishte i aftė tė organizonte transferimin e trupave nga Kosova nė serbi, Karleusha u pėrgjigj se dyshonte mbi zyrtarėt e lartė tė Ministrisė, duke pėrmendur emra si Vlastimir Gjorxheviē, Petar Zekoviē, Dragan Iliē dhe Obrad Stevanoviē. Dėshmitari ka shtuar se pjesa mė madhe e historive lidhur me kėtė incident silleshin rreth Gjorxheviē. Ai tha se Ministria kishte informuar Prokurorinė e Pėrgjithshme tė Informacionit Operativ pėr trupat nė Batajnicė mė 31 maj 2001.

“Pesė gropa u mbushėn plot. Kishte rreth 35 apo 36 kufoma tė veshura nė gropėn e parė. Tė gjithė dokumentet e tyre ishin mbledhur. Ata ishin shqiptarė etnikė. Kishte njė numėr total prej 600 kufomash”, tha ai duke shtuar se autopsitė u bėnė mė vonė.

Karleusha tha se nė total ishin gjetur 900 viktima nė varret masive nė Batajnicė dhe atyre tė zbuluara mė vonė Petrovo Selo and Peruē. Dėshmitari tha se kishte marrė shumė kėrcėnime si kreu i kėtyre hetimeve, madje ishte quajtur tradhtar nga populli serb. Deri mė tani tetė ish-policė serbė janė akuzuar pėr vrasjen e 48 anėtarėve tė familjes Berisha nė Suharekė mė 26 mars 1999. Ndėrkohė ish-shefi i Shėrbimeve Sekrete, Radomir Markoviē tha se ai kishte dėgjuar pėr herė tė parė mbi kėtė krim kur kishte hyrė nė burg nė vitin 2001.

Markoviē po kryen njė dėnim tė gjatė pėr pjesėmarrjen e tij nė vrasjen e ish-presidentit serb, Ivan Stamboliē, tentativėn pėr tė vrarė liderin e lėvizjes Lėvizja e Rinovimit Serb (SPO), Vuk Drashkoviē nė Budva dhe vrasjet e katėr zyrtarėve tė kėsaj lėvizjeje mė autorrugėn e Ibarskės.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=23560
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.1.2009, 11:26   2
Citim:
Urdhėr nga lart pėr zhvendosjen e kufomave shqiptare
14.01.2009

Policia e Sllobodan Millosheviēit transportoi trupat e shqiptarėve tė Kosovės tė masakruar dhe i varrosi ata nė varre masive pėr tė mbuluar gjurmėt e krimeve, tha Dragan Karleusha. Ky i fundit ka qenė ish zyrtar i lartė serb i sigurisė.

Trupat nga masakra e Suharekės u transportuan me njė kamion frigorifer qė e hodhėn nė Danub nė vitin 1999 me urdhėr tė zyrtarėve mė tė lartė tė Millosheviēit, tha Karleusha.

Karleusha ka dėshmuar nė gjyqin ndaj tetė policėve serbė tė akuzuar pėr vrasjen e 48 civilėve shqiptarė nė Suharekė nė mars tė 1999.

http://www.evropaelire.org/Content/News/1370010.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.2.2009, 20:13   3
Citim:
Hagė: Dėshmi rrėqethėse e ish-oficerit tė policisė serbe

Njė dėshmitar i mbrojtur nė procesin gjyqėsor ndaj ish-zyrtarit tė lartė tė policisė serbe, Vllastimir Gjorgjeviē, rrėfeu masakrėn e Therandės ku mbetėn tė vrarė 47 anėtarė tė familjes Berisha. Dėshmitari K-83, tha se kishte qenė pjesė e operacionit tė anti-terrorit nė Therandė mė 26 mars 1999, dhe se kishte parė me sytė e tij sesi kolegėt Sllaxhan Cukariq dhe Radovan Tanoviē, kishin vrarė 47 anėtarėt e familjes Berisha, mes tė cilėve edhe fėmijė.

“Pashė Cukariq dhe Tanoviē qė vendosėn katėr burra pas murit dhe i kontrolluan pasaportėn. Mė pas mė thanė mua tė ndiqja gruan dhe fėmijėt dhe i pashė teksa qėllonin mbi burrat qė ishin vendosur me fytyrė nga muri”, ka thėnė dėshmitari K-83. Dėshmitari tha se Cukariq e kishte kėshilluar tė shkonte nė njė lokal dhe tė merrte njė pije pėr t’u qetėsuar. “Kur dola nga lokali dėgjova tė shtėna dhe pashė Cukariq me njė armė “shotgan” dhe mė tutje dy tė plagosur tė cilėt ishin qėlluar nė kokė”, ka thėnė dėshmitari. I identifikuar me emrin K-83 Cukariq, Tanoviē, Miki Petkoviē, dhe njė tjetėr rezervist tregoi se sė bashku kishin ecur pranė njė picerie ku ishin fshehur gra dhe fėmijė shqiptarė. Tanoviē dhe Cukariq morėn njė granatė dhe e hodhėn brenda nė piceri dhe mė pas filluan tė qėllonin me automatik deri sa nuk u dėgjuan mė tė bėrtitura”, ka thėnė ai.

Dėshmitari tha se 20 minuta mė vonė njė skuadėr nga siguria civile kishte mbėrritur dhe kishte marrė trupat e vdekur. “Kur skuadra pa masakrėn filluan tė largoheshin me shpejtėsi. Cukariq urdhėroi komandantin e skuadrės, i vetmi qė nuk ishte larguar tė merrte trupat ose do tė vdiste vetė. Mė pas Curakiq vrau njė burrė i cili nuk donte tė ngarkonte trupat”, ka pohuar ai. Cukariq, Tanoviē, Petkoviē dhe Radisllav Mitroviē, anėtar tė njė grupi tė njohur si Ēegar 1, u arrestuan nga autoritetet serbe dhe u dėnuan pėr krime nga gjykata e Beogradit.

Gjykata e Hagės ka bėrėt ditur se trupat ishin varrosur nė Prizren por mė pas ishin zhvarrosur pėr t’u varrosur nė Batajnica afėr Beogradit qė tė mbulohej masakra. Gjyqi ndaj Gjorgjeviē, i akuzuar pėr krime kundėr njerėzimit dhe pėr krime lufte nė Kosovė nė vitin 1999, nisi pak ditė mė parė nė Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare. Sipas akuzės Gjorgjeviē mori pjesė nė njė "fushatė spastrimi etnik" kundėr popullsisė civile tė shqiptarėve tė Kosovės nė periudhėn 1 janar-20 qershor 1999. Gjatė konfliktit, mijėra civilė shqiptarė janė vrarė dhe 800.000 tė tjerė janė dėbuar nga forcat e armatosura jugosllave dhe serbe. Njė ndėr krimet mė tė tmerrshme ėshtė dhe masakra e Therandės, ku mbetėn tė vrarė 50 vetė, 47 prej tyre ishin anėtarė tė familjes Berisha nė mesin e tyre gra, fėmijė dhe pleq.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=24&id=4958
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.4.2009, 21:32   4
Citim:
Lirohet i akuzuari kryesor pėr krimin nė Suharekė

I akuzuari kryesor nė gjykimin pėr krimin nė Suharekė, ish-komandanti i njėsitit tė policisė speciale tė Serbisė, Radosllav Mitroviē, ėshtė liruar tė enjten nga pėrgjegjėsia pėr dhėnien e urdhrit pėr vrasjen e 48 civilėve shqiptarė nė mars tė vitit 1999.

Tre nga tė akuzuarit pėr kėtė krim janė liruar nga pėrgjegjėsia, ndėrsa dy tė tjerė janė dėnuar me burgim prej 20 vjetėsh. Dy tė akuzuarit tjerė janė dėnuar me 13 pėrkatėsisht 15 vjet burgim.

Gjykata serbe pėr krime lufte kishte filluar procesin gjyqėsor ndaj shtatė tė akuzuarve mė 3 tetor tė vitit 2006. /REL/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=4139
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.4.2009, 21:35   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Sėrish, si rastet e tjera nė Hagė, u lirua komandanti dhe u kapėn "peshqit e vegjėl". Kjo duhet tė jetė politika shtetėrore nė bashkpunim me institucionet ndėrkombėtare, qė afatgjatė Serbia tė lahet krejt nga krimet nė nivel shteti dhe akademie "sepse ato i kanė kryer persona tė veēantė, me vullnet personal". Kėshtu pas 20 vjetėsh as nuk do tė merren parasysh se kanė ndodhur ndonjėherė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2009, 15:44   6
Citim:
Sejdiu i quan farsė dėnimet nė Serbi

Gjykimet nė Serbi pėr t’i gjetur fajtorėt e radhės sė tretė, pa pasur verdikt tė qartė pėr fajtorėt kryesorė pėr krimet kundėr njerėzimit nė Kosovė janė farsė, vlerėsoi tė premten presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu.

Ai kėto komente i bėri pas dėnimit nė Beograd tė katėr pjesėtarėve tė policisė serbe me gjithsej 68 vite, pėr vrasjen e 48 civilėve shqiptarė nė Suharekė, ndėrsa tre tė tjerė nė kėtė proces u shpallėn tė pafajshėm. I akuzuari kryesor, ish-komandanti i Njėsitit tė policisė sė posaēme tė Serbisė, Radoslav Mitrovic ėshtė liruar nga pėrgjegjėsia pėr dhėnien e urdhrit pėr vrasjen e civilėve.

Presidenti i vendit u shpreh pėr gazetarėt se proceset e tilla nė Serbi janė farsė dhe pėrpjekje qė Serbia gjoja tė demonstrojė para botės se po bėnė diēka pėr tė gjetur fajtorėt e radhės sė tretė si individ, pa pasur verdikt tė qartė pėr fajtorėt kryesorė.

“Ėshtė borxh i drejtėsisė ndėrkombėtare qė t’i ndjekė kriminelėt e luftės dhe t’i vė para drejtėsisė”, ka thėnė Sejdiu, transmeton KosovaLive.

http://www.gazetaexpress.com/index.p...o/6677/C4/C15/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.4.2009, 13:16   7
Citim:
Gjurmėt e krimit serb: Vjollca Berisha, e mbijetuara e masakrės nė Suharekė

Gjurmėt e krimit serb ende janė tė freskėta. Tė mbijetuarit e masakrave nga krimi mė ēnjerėzor, rrėfejnė pėr mizorinė e ushtrisė dhe policisė serbe nė Kosovė, tė bėrė gjatė kohės sė luftės. Vjollca Berisha ėshtė njėra nga 2 dėshmitaret e vetme tė gjalla, tė cilat i kanė shpėtuar masakrės se paramilitarėve serbe, tė cilėt me 26 mars tė vitit 1999 masakruan 48 anėtarėt e familjes Berisha nga Suhareka. Ajo rrėfen pėr ditėn famėkeqe, tė masakrės ku rropatjet e saj pėr tė mbijetuar dhe pėr tė shpėtuar jetėn e tė birit tė saj, Gramozit, 8-vjec, kishte kėrcyer nga furgoni me tė cilin forcat serbe bartnin kufomat e tė vrarėve. Ajo thotė se duke ikur nga furgoni, kishte shkelur edhe mbi trupat e pajetė tė bashkėshortit, vajzės 16 vjeēe dhe djalit tjetėr 14 vjeēar. “Ne jemi bėrė si tė vdekur, pasi tė plagosur kemi qenė unė edhe djali. Kur na ngarkuan nė kamionin me kufoma kam kthyer kokėn nga fėmijėt e mi dhe kam parė djalin, Gramozin, qe i kishte sytė hapur dhe nuk lėvizte. Me pas i thashė hajde kėrcejmė prej kamionit, kėshtu edhe vepruam”, thotė e mbijetuara, Vjollca Berisha. Gjykimi pėr vrasjen e anėtareve tė familjes, i cili u zhvillua nė Beograd, nuk shėron plagėt e dėshmitares se gjenocidit serb.

“Dėnim me vdekje, se tjetėr vendim s’ka. Ata po luajnė ende me eshtrat e fėmijėve tanė. Ne nuk kemi trupat e tyre dhe s’kemi asnjė varr pėr tė shkuar pėr ditėlindjet e tyre”, shprehet Vjollca.

Ajo thotė se nė mesin e tė vrarėve, pos vrasjes se fėmijėve 9 muajsh, ka pasur gra shtatzėna e tė moshuar 100 vjeēar.

“Ne kemi qenė rreth 50 veta ne njė lokal, ku shumica ishin fėmije. Por kishte edhe njė plakė 100 vjeēare”, shton Vjollca.

Ajo rikujton se pas ekzekutimit nė mesin kufomave tė vrara ka pasur persona tė gjalle tė cilėve nuk ka mundur t’iu japė ndihme. Mirėpo ajo ka arritur te shpėtoje djalin e saj Gramozin. Nė muret e lokalit ku u bė masakra janė ende tė freskėta gjurmėt tė cilat e tregojnė atė. Vendi nė tė cilin ėshtė kryer krimi mendohet te ruhet ashtu siē ėshtė ruajtur deri me tani, ne mėnyre qe faktet e gjenocidit serb mbi popullatėn civile nė Kosove tė mbeten tė freskėta pėr drejtėsinė. Pėr tė rikujtuar dhe pėr te mos e harruar kurrė masakrėn mbi familjen Berisha, nė qendėr tė qytetit tė Suharekės ėshtė ngritur edhe njė lapidar. Ende janė tė freskėta kujtimet e krimit serb nė Kosovė, nė kontekst tė tė cilit mungojnė mė shumė se 2000 persona tė pagjetur. Plagėn edhe mė tė madhe e rėndojnė provokimet e Serbisė, e cila jo vetėm qė nuk ndėshkon kriminelėt por vazhdon t’i mbrojė ata. Rasti i fundit i gjykimit tė masakrės sė Suharekės ėshtė vetėm provokim dhe nėpėrkėmbje e plagėve tė civilėve nė Kosovė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=14121
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2009, 15:53   8

Shkrim i cituar TSr/ 1998-99: Transportimi i kufomave shqiptare nė Beograd


Citim:
Gjorgjeviē: Stoilkoviē urdhėroi varrosjen e shqiptarėve tė vrarė

I akuzuari serb Vlastimir Gjorgjeviē dėshmoi para Tribunalit tė Hagės se urdhėrin pėr varrosjen e shqiptarėve tė vrarė tė Kosovės nė Batajnicė nė pranverėn e vitit 1999 e ka dhene ish-ministri i Brendshėm i Serbisė, Vlajko Stoilkoviē.

Gjenerali Gjorgjeviē, i cili asokohe ishte ndihmės ministrėr dhe kryeshef i sigurimit publik tė MPB se tė Serbisė, akuzohet pėr krime kundėr shqiptarėve tė Kosovės.

Duke folur nė mbrojtjen e tij, ai tha se i ka zbatuar urdhėrat e Stoilkoviēit megjithese nuk ėshtė pajtuar me ato, dhe se pėr kėtė i vjen keq. Gjorgjeviē tha se nuk ka qenė i lidhur me organizimin e transportit tė kufomave tė shqiptarėve nga Kosova dhe se nuk e di kush e ka urdhėruar kėtė.

Stoilkoviē, tė cilin Tribunali i Hagės nė vitin 1999 e akuzoi pėr krime lufte nė Kosovė, bėri vetėvrasje nė prill 2002.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=34349
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.5.2010, 18:33   9
Citim:
Hagė: Gjorgjeviē ka urdhėruar dėrgimin e kufomave

Dėshmitari i mbrojtur K-87, ka deklaruar sot nė Tribunalin e Hagės, se nė pranverė tė vitit 1999, gjenerali i policisė, Vllastimir Gjorgjeviē, e ka urdhėruar atė qė kufomat qė ishin transportuar nga Kosova, tė varroseshin nė bazėn e Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė nė Batajnicė.

Vllastimir Gjorgjeviē, ish kryeshef i sigurmit publik tė Serbisė, nga Tribunali i Hagės ėshtė i akuzuar pėr zhvendosje tė dhunshme, deportim, vrasje dhe dėbim tė shqiptarėve nga Kosova, nė gjysmėn e parė tė vitit 1999.

Dėshmitari i mbrojtur mėtutje tha se “vetėm i ka zbatuar urdhėrat”.

Trupat e pajetė, qė me kamiona nga Kosova ishin dėrguar nė bazėn nė Batajnicė, janė varrosur nė varrezėn masive.

Nė mėnyrė tė njejtė, i akuzuari Gjorgjeviē, ditėve tė ardhshme, tri ose katėr herė e kishte thirrė dėshmitarin dhe i kishte paralajmėruar ardhjen e kamionit me kufoma, ndėrsa dėshmitari i mbrojtur K-87, e kishte organizuar varrimin.

Sipas akuzės, kufomat e civilėve tė vrarė shqiptarė, sipas urdhėrit tė presidentit tė atėhershėm tė Jugosllavisė, Sllobodan Millosheviē, policia i kishte dėrguar kufomat nė Serbi pėr t’i fshehur gjurmėt e krimit, raportojnė agjencitė beogradase.

Nė mė tepėr lokacione nė Batajnicė janė zhvarrosur mė se 880 trupa tė pajetė./rel/

http://www.ina-online.net/Default.as...b4ca35dce&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:12.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.