Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Terrorizmi a/sh
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 26.1.2009, 20:32   1

TSr/ 1912: Masakrat serbe Vranjė-Kumanovė-Shkup


Citim:
Shqiptarėt nėpėr kampet e pėrqendrimit nė Vranjė. Gjuetia serbe nė shqiptarėt e Kosovės

Tė zhveshur, tė prerė dhe tė dėbuar. Tė quajtur shtazė dhe tė lėnė totalisht pas dore, pa asnjė ndihmė nga askush, kishin mbetur shqiptarėt nė Luftėn e Parė Ballkanike. Kėshtu e pėrshkruan Kosovėn gazetari i gazetės “Riget” nga Danimarka, Fritz Magnussen, cili sjell rrėfime nga fronti serb nė muajt tetor-nėntor 1912. Rreth 25 faqe raporte gazetareske tė gazetarit ende ruhen nė Arkivin e Bibliotekės Mbretėrore tė Danimarkės, tė cilėt tani, pas 100 vitesh, janė lejuar pėr botim. “Express” sjell disa nga rrėfimet e gazetarit Magnussen.

Ēfarė raportonte gazetari danez nga frontet e luftės pushtuese serbe, nė tetor-nėntor 1912? Raportonte pėr njerėz tė varur nėpėr pemė, pėr ushtarė qė ndjenin kėnaqėsi pėr vrasje arnautėsh dhe masakra tė tmerrshme tė ushtrisė serbe nė Shkup, Prizren, Vranjė dhe Gjakovė. Po flasim kėtu pėr gazetarin danez tė revistės “Riget”, Fritz Magnussen, shkrimet e tė cilit njė pjesė rastėsisht ishin gjetur nė internet nga gjuhėtari Palle Rossen Brenderup.

I interesuar pėr zhvillimet nė Ballkan, qė nga viti 1992, Brenderup kishte pėrcjellė me vėmendje marrėdhėniet nė mes tė Shqipėrisė dhe Kosovės. Madje, ai kishte lexuar me vėmendje vepra historike mbi kėtė ēėshtje. “Njė ditė jam ulur me studiuesin letrar Robert Elsie, i cili ka shkruar librin “Kosovo in the Heart of the Poeder Keg” (New York 1997 ). U befasova kur gjeta njė citat nga njė gazetar danez, Fritz Magnussen, qė ishte korrespondent i gazetės daneze “Riget” pėr Luftėn e Parė Ballkanike, nė vjeshtėn e vitit 1912”, shkruan Brendrup, pasi kishte lexuar Elsienė dhe kishte shkuar pėr tė lexuar shkrimet e gazetarit Fritz Magnussen.

Gazetari Fritz Magnussen

Viti 1912 ishte njė vit i vėshtirė, kur njerėzit mund tė merrnin informata pėr luftėn, sidomos nga vijat e para tė frontit tė Luftės se Parė Ballkanike. Kėshtu ka qenė edhe pėr gazetarin Fritz Magnussen (1878-1920). Ai ka qenė piktor dhe artist i arteve figurative. Qė nė artikullin e tij tė parė ai ėshtė skeptik mbi censurėn dhe ai humbet shpejt besimin pėr konferencat zyrtare tė shtypit. Kur ai pėrmend dekretin mbi lirimin e tė burgosurve tė Mbretit Petar, ėshtė njė informacion qė ai e ka marrė nga burime zyrtare, por ėshtė hera e vetme qė ai pėrdor informacione tė tilla direkt.

Nė herėt e tjera ai u drejtohet burimeve vetjake ose pėrmbledh pėrshtypjet e tij. Me 12.11.1912 pėrmend masakrėn shqiptare pranė Kumanovės (Gra dhe fėmijė tė shpuar me bajoneta), ku thotė se “nuk mund ta dimė nėse kanė qenė bandat shqiptare qė e kanė marrė kėtė veprim, apo bėhet fjalė pėr njė propagandė serbe”. Por mund tė kuptohet qė gazetari e ka marrė kėtė tregim nga njė ushtar qė ka jetuar tetė vitet e tij tė fundit nė Berlin. Kėtu ka mundėsi qė ėshtė ajo pjesė, e cila e bėn Freundlich tė shkruajė pikėpamjet e tij proserbe. 3000 shqiptarėt e vdekur pėrmenden kėtu si tė vdekur nė luftė.

Mė 15 nėntor ai shkruan: “Serbėt kanė tė drejtė qė tė gėzohen”. A ėshtė mendimi i tij apo duhet tė jemi tė vėmendshėm tė besojmė qė, siē ka bėrė tė ditur, vetė korrespondentėt e luftės janė tė regjur me shpėrthimet tė fuqishme tė gėzimit kombėtar? Nė njė moment, kur ai bėhet i qartė pėr masakrėn dhe shfarosjet, ai zgjedh qė fshehurazi tė dėrgojė mesazhin. Ai shkruan telegram special jo mė vonė se data 3 nėntor (1912) dhe ky mesazh u shtyp nė “Riget” mė datė 7 nėntor. Nuk ėshtė e lehtė tė kuptosh sesi ka punuar censura. Por puna e tij nuk ka qenė efektive dhe ka pasur mungesė tė pėrkthyesve danezė. Por, a mund tė themi se vonesa nė informacion ėshtė vetėm pėr shkak tė kaosit dhe konfuzionit? Apo bėhet fjalė pėr njė arrogancė tė pastėr? Apo ndoshta “gardianėt e burgut“ e kanė vonuar dėrgesėn e informacioneve vetė?


Lufta e Parė Ballkanike

Shumica e historianėve thonė se arsyeja e Luftės sė Parė Ballkanike ka qenė dobėsimi i Perandorisė Osmane. Italia nė shtator 1911 i kishte deklaruar luftė Turqisė dhe kishte arritur nė Tripolis. “Riget” raporton nė mėnyrė tė vazhdueshme mbi luftėn.

Pas kėsaj Bullgaria, Greqia dhe Serbia i shpallėn luftė Turqisė. Mali i Zi ishte anėtari i katėrt i aleancės sė re qė i hapi luftė nė tetė tetor 1912. Ėshtė me interes tė shihet se kėto katėr vende tė krishterė i shpallėn luftė Turqisė pa u kėshilluar me Fuqitė e Mėdha. Serbėt e mbėshtetėn shpalljen e luftės, me arsyen se donin tė siguronin zbatimin e Traktatit tė Berlinit tė vitit 1878 dhe shpallėn autonominė pėr tė krishterėt. Tė 10 artikujt qė janė botuar nė gazetėn “Riget” duken interesante si nga gjuha, ashtu edhe nga pėrmbajtja. Pėrkthyesit e dokumentit kanė gjetur probleme me gjuhėn, pasi sipas tyre, ėshtė pėrdorur gjuhė e vjetėr, por qė gjatė leximit duken si pjesė pikante tė mėnyrės sė tė shkruarit. Gazetari ka pėrdorur fjalėn moderne Albansk, nė vend tė fjalės qė ai pėrdorte shpesh nė artikuj, qė ishte Albanesisk.


Gazeta “Riget”

Gjuhėtari Elsie kishte marrė citate nga austriaku Leo Freundlich dhe nga librin i tij “Albanians Golgatha - Anklageakten eide die Vernichter des Albanervolkes” (Eien 1913), dhe e gjithė pėrmbajtja e librit ėshtė njė ripublikim i “Poeder Keg”, faqe 338-360.

Pėrndryshe, “Riget” nė atė kohė ishte njė gazetė me njė projekt ambicioz, qė pati njė jetė shumė tė shkurtėr. Ajo u botua nga viti 1910 deri nė vitin 1913. Kryeredaktori i parė ishte Franz von Jessen, i cili kishte bėrė njė pjesė tė madhe tė punės pėrgatitore pėr tė gjetur para dhe gazetarė. Pėrmbajtja e gazetės duhet tė ishte kombėtare. Njė pjesė e rrethit tė botuesve kishin dėshirėn qė tė ishte njė gazetė e majtė, mbėshtetėse e qeverisė sė Berntsen-Neergaard. Nė tė kundėrt, Franz von Jessen dėshironte njė gazetari tė pavarur.

Gazeta pėsoi tronditjen e parė, ku pas 38 ditėsh shkrimtarėt L. C. Nielsen, Johannes V. Jensen dhe Ludvig Holstein duhet tė largoheshin nga gazeta me propozim tė Von Jessen. Pėr kėtė ēėshtje u shkruan shumė artikuj, tė cilėt dėmtuan imazhin e gazetės.

Pėrveē kėsaj, gazeta u prezantua si njė gazetė cilėsore dhe serioze, qė u kushtonte shumė vėmendje ēėshtjeve tė jashtme dhe kulturės.



Shkrimi i parė i Fritz Magnussen pėr Ballkanin
Kryeshtabi nė Vranjė - Tė burgosurit e parė arnautė
Nga korrespondenti ynė i dėrguar nė Vranjė, 24 tetor 1912

“Kur u zgjova nė Vranjė, gjėja e parė qė dėgjova ishte bubullimat dhe krismat qė vinin nga Kumanova. Vranja dukej si njė qytet gjysmėaziatik nė mes tė maleve tė larta. Unė arrita dje nė mbrėmje me automobil. Ushtria ka konfiskuar gjithė automobilat, me pėrjashtim tė katėr automobilave qė janė vėnė nė dispozicion tė korrespondentėve. Pėrndryshe, stacioni i trenave gjendet disa kilometra larg qytetit.

Tė reshurat e vrullshme tė shiut i kishin shndėrruar rrugėt qė shpinin drejt qytetit nė turma tė vogla malesh, dhe vetėm njė pip fishkėllimė i paralajmėronte rojet pėr ardhjen dhe kalimin tonė. Hotel “Vranja” ėshtė selia e shtabit gjeneral. Kėtu gjendem unė i vendosur me shumicėn e shokėve tė mi qė kemi ardhur nga vende tė ndryshme. Hoteli funksionon si njė qendėr e njė kampi lufte. Tė gjithė oficerėt nga grada mė e lartė deri tek ajo mė e ulėta takohen kėtu nė mesditė dhe nė mbrėmje. Figura kryesore rreth sė cilės sillen tė gjithė ėshtė princi, Alexis Karagjorgjeviē, pėrndryshe djali i axhės i mbretit Petar Karagjorgjeviē. Alexis ėshtė njė oficer i ēmueshėm, i cili nuk lodhet nga pyetjet tona tė shumta qė ia parashtrojmė ēdo ditė kur kthehet nga fusha e betejės nė Kumanovė.

Ai ulet nė mesin tonė me njė ēerek litėr verė nė dorė dhe na tregon nė gjuhėn frėnge, gjermane dhe angleze se ēfarė ka parė gjatė ditės. “Karakteristike, - thotė princi, - ėshtė se shumė pak nga tė vrarėt dhe tė arrestuarit janė trupa tė rregullta turke, shumica qė luftojnė nė kėtė front janė shqiptarė. Shqiptarė janė edhe gjithė tė arrestuarit qė sot i kam parė kėtu nė qytet, qė ishin nė grupe tė vogla tė lidhur me litarė tė hollė. Shumica e tyre kanė tė veshur uniforma ngjyrė si tė dheut. Janė tė zbathur dhe shikojnė pėrpara vetes kur ecin”. Vėrehet se shumica e tyre janė tė qetė dhe duket se janė pajtuar me fatin e vet, bile edhe pak buzėqeshin kur i fotografojmė. Fati i tyre pothuajse, po ashtu, ėshtė i butė pas lėshimit tė njė dekreti pėr lirimin e tė gjithė tė burgosurve turq nga ana e mbretit Petar. Pikėrisht sot u soll kėtu komplet njė fshat i burgosur turk. Dhe tani burra dhe gra me fėmijėt nė dorė bredhin rrugėve tė qytetit, ku normalisht nė mėnyrė jovullnetare kanė ardhur kėtu, por shikojnė si turistė qytetin. Burgu qė nė mėngjes ishte i mbushur dhe nuk kishte vend pėr mė shumė tė burgosur, tani nė mbrėmje ėshtė bosh pa asnjė tė burgosur.

Kėtu nė Vranjė fitohet pėrshtypja e vėrtetė pėr entuziazmin ndaj luftės qė i josh serbėt. Oficerėt janė tė palodhshėm tė paraqesin shkaqet kryesore tė saj, qė sllavėt e jugut i kanė kundėr armiqve tė vet tė vjetėr. “Arnautėt (shqiptarėt) janė si kafshė tė egra”: ėshtė thėnia e zakonshme kėtu. Ata qė i kanė parė duke luftuar nė Prishtinė dhe Egri Palanka kanė kuptuar se janė njė mijė vite pas zhvillimit. Ėshtė urrejtja e madhe te sllavėt ndaj shqiptarėve: aq mė shumė nxiten shqiptarėt qė nė luftėn e pėrgjakshme dhe vdekjeprurėse, akoma mė shumė i kundėrvihen kundėrshtarit fitimtar. Lėndimet qė vijnė si pasojė e luftės sė ashpėr u ngjajnė mishtoreve. Ushtarėt sllavė me lėndime tė tmerrshme tė shtruar nė spitalin e Vranjės, janė dėshmi e njė pėrleshjeje tė karakterit mesjetar.

Disa mijėra sllavė nga veriu, Ēekia dhe Sllovenia janė paraqitur vullnetarisht tė luftojnė krahas me serbėt. Ndėrkohė, kėta persona janė refuzuar si shkak i numrit tė madh tė ushtarėve serbė. Njė gjuetar slloven tetėmbėdhjetėvjeēar ėshtė pranuar, pasi ka qenė kėmbėngulės pėr tė marrė pjesė nė luftė. Kur austriakėt ia ndaluan kalimin e kufirit nė Semlin, ai e tejkaloi me not lumin Sava me rrymė tė ashpėr dhe u paraqit te njėri nga komandantėt nė Beograd. Kur atje u refuzua, me iniciativė tuboi njė numėr boshnjakėsh dhe shkoi pėr nė front. Aty, mė nė fund, pas shumė pėrpjekjesh, u vendos qė tė pranohet si pjesėtar i komitėve vullnetarėve. Nga ana tjetėr, studentėt nga Laibach (Lubjana) u refuzuan. Ne kemi nė mesin tonė njė numėr tė konsiderueshėm tė korrespondentėve sllavė dhe nė veēanti rusė, mes tyre edhe korrespondentin e njohur ēek, Klofatsch, qė po ashtu ėshtė entuziast pėr luftėn, sikur edhe revistat e buta austriake. Megjithatė, asnjė nga ne nuk ka parė ndonjė gazetė kėtu, bile edhe nuk kemi parė gjatė shtatė ditėve tė fundit ndonjė gazetė. Aq mė pak tė kemi dėgjuar diēka nga vendlindjet tona. Tani kemi njė zyrė tė rregullt tė gazetarėve me kritere tė rrepta pune. Zoti e di a do tė arrijnė letrat tona nė destinacionin e duhur. Posta dhe telegrafi janė kėtu nė gjendje kaotike. Askush nuk e di edhe sa do tė na lejojnė tė qėndrojmė kėtu nė Vranjė. Ushtria ėshtė e gatshme pėr tė hyrė nė Shkup. Edhe pse jo komforte pėr tė qėndruar, Vranja do tė ishte nė kushte tė tjera tepėr interesante pėr turistėt. Ky qytet i vjetėr turk ėshtė tejet i ngjyrosur, dhe bahēet e shtėpive shkėlqejnė me tė gjitha ngjyrat qė sjell vjeshta.

Qyteti ka edhe njė lagje me romė, qė banojnė nė kasolle dhe kulla vėzhgimi tė ndėrtuara nga druri. Nė afėrsi tė qytetit gjendet njė mal, qė pėr momentin e konsiderojmė si vendi i qėndrimit tė tė dashurave tona. Kemi telashe tė arrijmė deri atje, si shkak i kontrolleve tė shumta nga ana e komitėve tė armatosur me bajoneta. Komitėt nuk kanė respekt edhe pėr shiritin trengjyrėsh qė e mbajmė nė dorė, sepse ata mendojnė se ne do tė dezertojmė dhe do t’iu dorėzohemi turqve. Nga ky mal gati sa nuk shohim kampin ushtarak nė Kumanovė, pasi nga kėtu shihen trenat qė bartin kafshė, miell, bukė dhe vezė deri tek vija frontale. Mjekėt e malaries, tė armatosur rėndė, marrin kuajt me vete pėr tė arritur deri te fusha e betejės dhe pėr tė arritur qėllimin. Do tė donim sikur tė na lejohej edhe neve tė shkonim bashkė me ta! Ne vėzhgojmė ēdo tym qė ngjitet nė qiell nė drejtim tė Egri Palankės dhe Kumanovės. Mirėpo grupet e njerėzve qė gjithnjė i shohim nėpėr lugina janė ushtarėt, tė cilėt akoma nuk kanė arritur te pika e zjarrtė, por i dėgjojmė krismat e tyre kur gjuajnė larg. Ndoshta do tė vijmė njėherė deri atje. Vagonėt qė sjellin ēdo ditė tė lėnduar nga fronti dėshmojnė pėr luftime tė ashpra. Neve na ėshtė premtuar se nė betejėn e madhe nė Ovēe Polje do tė na mundėsohet tė vėzhgojmė nga afėr betejėn”.

Botimi nė “Riget” mė 7.11.1912

Gjueti serbe njerėzish

Trupat serbe drejtojnė njė luftė shfarosėse tė frikshme ndaj popullsisė arnaute, ndėrsa banorėt hidhen jashtė nga shtėpitė dhe qėllohen me armė si minj: telegram special nga korrespondenti ynė i dėrguar pranė komandės serbe

Yskyb mbi Semlin, e mėrkurė

Lufta serbe ne Maqedoni ka marrė karakterin e njė masakre tė tmerrshme tė popullsisė arnaute (shqiptare). Ushtria ndjek njė luftė shfarosėse tė tmerrshme. Sipas prononcimeve nga oficerė dhe ushtarė janė vrarė 3000 arnautė midis Kumanovės dhe Yskyb (Shkupit) dhe 5000 pėrreth Prishtinės. Fshatrat arnaute rrethohen dhe mė pas iu vihet zjarri. Banorėt qė dalin nga shtėpitė qėllohen pėr vdekje si minj. Kjo gjueti njerėzish tregohet me gėzim nga ushtria serbe. Gjendja nė Yskyb ėshtė e tmerrshme. Janė bėrė kontrolle nė shtėpitė e arnautėve dhe nėse gjenden gjėra qė ngjajnė me armė, njerėzit qėllohen nė vend. Ėshtė shumė e pasigurt qė tė qarkullosh nė rrugė, sepse vazhdon tė qėllohet drejt shtėpive dhe brenda tyre. Nė ēdo moment fluturojnė plumba tė vegjėl nėpėr rrugė. Dje, 36 arnautė u dėnuan me vdekje pa gjyq dhe u ekzekutuan nė vend. Lumi sipėr nė tė djathtė ėshtė i mbushur me kufoma. Ēdo ditė krijohen ekspedita gjuetarėsh nė fshatrat pėrreth. Dje, njė oficer serb me tha mua se kishte marrė pjesė nė njė gjueti tė tillė, ku njėkohėsisht mburrej se pardje mė nė fund kishte vrarė nėntė arnautė. Nuk kalon asnjė ditė pa pasur ndonjė vrasje makabre e ndonjė arnauti. Unė dėrgoj kėtė telegram me njė korrier tė veēantė nga Yskyb nė Semlin, pėr tė shmangur censurėn e fortė. Do tė provoj mė vonė qė tė dėrgoj korrespondencėn.

*Yskyb ėshtė Shkupi.

(Vijon)

http://www.korrieri.com/ana_creative/468.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:20.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.