Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Jugor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 10.2.2009, 23:56   1

Shkrim i cituar Z2: Tirana zyrtare kėrkon varrezė pėrkujtimore pėr ēamėt nė Greqi


Citim:
Shoqata "Ēamėria": Nė Greqi tė ngrihet njė varrezė dhe memorial pėrkujtimi pėr tė rėnėt

Shoqata "Ēamėria" i ka kujtuar ministres sė Jashtme tė Greqisė, e cila ka drejtimin e radhės sė OSBE-sė, qė tė respektojė tė drejtat e njeriut, duke marrė parasysh kėrkesat e popullit ēam tė larguar nga trojet e tyre. Nė njė konferencė pėr shtyp, drejtuesit e shoqatės theksuan se "OSBE ka nė themel tė saj mbrojtjen dhe respektimin e tė drejtave tė njeriut. Ēėshtja ēame, nė radhė tė parė, ėshtė ēėshtje e tė drejtave tė njeriut, sepse ajo nė thelb ka tė drejtėn e pronės dhe tė kthimit tė popullsisė ēame nė trojet e veta autoktone".

Me tone tė ashpra, ata deklaruan se "para se tė japė leksione mbi tė drejtat e njeriut, Greqisė i duhet tė tregojė se ajo vetė i respekton kėto tė drejta, gjė qė deri mė tani nuk ka ndodhur". Sipas tyre, ėshtė koha qė qeveria greke tė ndėrmarrė hapa nė drejtim tė procesit pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame, qė do tė ndikonte nė radhė tė parė nė forcimin e miqėsisė midis dy vendeve, si dhe nė forcimin e paqes nė rajonin e trazuar tė Ballkanit.

Duke vlerėsuar marrėveshjen e nėnshkruar mes dy qeverive pėr ndėrtimin e dy varreza tė tjera nė territorin shqiptar nė nderim tė ushtarėve grekė tė vrarė gjatė luftės italo-greke, shoqata "Ēamėria" ka kėrkuar ngritjen nė Greqi tė njė varreze dhe njė memoriali nė pėrkujtim tė viktimave tė gjenocidit grek ndaj shqiptarėve tė rėnė tė Ēamėrisė, si dhe nė nderim tė tė rėnėve ēamė nė luftė kundėr pushtuesve nazifashistė.

Drejtuesit e kėsaj shoqate, duke iu drejtuar edhe qeverisė shqiptare, theksuan se presin njė angazhim mė tė madh nė drejtim tė zgjidhjes sė ēėshtjes ēame, e cila duhet tė jetė pjesė e axhendės zyrtare midis dy qeverive.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=58676
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.3.2009, 19:37   2
Citim:
Ēamėt: Duam varreza shqiptare nė Greqi

Ēamėt i kėrkojnė dy qeverive, asaj shqiptare dhe greke nisjen e njė procesi politik pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre, qoftė pėr pronat, integrimin, ashtu dhe pėr ndėrtimin e varrezave tė ēamėve tė rėnė gjatė luftės italo-greke. Kėto kėrkesa i bėri dje kryetari i shoqatės “Ēamėria”, Ardian Tana, i cili theksoi se zgjidhja e problemeve ende tė pazgjidhura mes palėve vetėm do tė ndihmonte nė marrėdhėniet mes dy vendeve.

“Ajo qė kėrkohet nė kėtė rast ėshtė nisja e procesit politik mes dy qeverive, tė cilat me vullnet mund tė arrijnė nė njė zgjidhje tė shpejtė e tė qėndrueshme. Nė radhė tė parė duhet qė kjo ēėshtje tė bėhet pjesė e axhendės zyrtare nė takimet e nivelit politik mes dy vendeve. Ėshtė e nevojshme tė ketė edhe ndėrmjetės ndėrkombėtarė, pėr tė mundėsuar paanshmėrinė nė gjetjen e kėsaj zgjidhjeje”, - tha ai dje.

Tana i bėri deklaratat e tij nė njė simpozium shkencor tė organizuar nga Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė, i cili u mbajt dje nė Tiranė. Sipas Tanės, nė situatėn aktuale shihet si e domosdoshme qė pėrpjekjet e ēamėve dhe tė atyre qė mbėshtesin kėtė ēėshtje tė koordinohen mė mirė.

“Pėr kėtė duhet tė hartojmė njė plan veprimi. Ndėrsa kemi tė qarta qėllimet ku duam tė arrijmė, kėrkohet tė pėrcaktohen hapat qė duhen ndjekur, afatet, rrugėt dhe mjetet pėr realizimin e tyre”, - theksoi Tana. “Ēamėt e shohin me shumė rėndėsi qė faktori politik shqiptar nė vend tė ketė qėndrim tė unifikuar sepse, - shtoi Tana gjatė fjalės sė tij, - kėtė ēėshtje e mbėshtesin deputetė tė sė majtės dhe tė sė djathtės, parti tė tė gjitha poleve politike.

“Duhet iniciuar njė tryezė e partive politike pėr unifikimin e qėndrimeve ndaj Ēėshtjes Ēame. Po kėshtu njė tjetėr lėvizje pozitive do tė ishte rifutja e projektrezolutės nė parlamentin shqiptar, qė do tė kishte njė impakt mė tė gjerė”, - u shpreh ai.

Kryetari i shoqatės “Ēamėria” kėrkoi gjithashtu qė nė nderim tė viktimave ēame tė 1944-1945, viktima tė “bandave” tė Napoleon Zervės, “kėrkojnė e presin nga qeveria greke falje pėr krimet qė u kryen mbi ta, kėrkojnė qė qeveria greke tė distancohet nga ngjarjet e atyre viteve”.

Tana vuri nė dukje se Greqia pėr tė ratifikuar protokollin e NATO-s, i kėrkoi dhe mori nga Shqipėria dy varreza pėr tė kujtuar ushtarėt grekė tė rėnė nė vendin tonė, ndėrkohė qė kėrkesa e ēamėve pėr tė njėjtėn arsye, ende nuk ka marrė njė pėrgjigje zyrtare nga institucionet shqiptare.

“Mbetėm tė habitur prej mungesės sė pėrgjigjes zyrtare nė lidhje me kėtė kėrkesė si dhe tė faktit se ajo nuk u trajtua nė kėto bisedime. Nė respektimin pėr tė rėnėt nuk mund tė ketė dy standarde”, - u shpreh kryetari i ēamėve nė kėtė simpozium.

Ai mė tej bėri tė ditur se edhe pse me vėshtirėsi, opinioni pėr Ēėshtjen Ēame ka ndryshuar si nė Shqipėri, ashtu dhe nė Greqi. Tana e konsideroi si arritje qė ministrja e Jashtme Bakojanis nuk u shpreh nė Tiranė se “nuk ekziston Ēėshtje Ēame”. Sipas tij, “Greqia ndėrsa u mėson vendeve tė tjera se ēfarė ėshtė shteti demokratik, mė parė duhet t’i respektojė standardet e kėtij shteti brenda nė shtėpinė e vet”.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=54304
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.11.2009, 14:27   3
Citim:
PDU i kėrkon qeverisė financime pėr varrezat nė Kllogjer

Kryetari i Partisė Drejtėsi dhe Unitet, Shpėtim Idrizi, vlerėsoi dje nė Kuvendin e Shqipėrisė projektbuxhetin e propozuar nga qeveria, si realist dhe kėrkoi nga qeveria financimin e disa projekteve tė kėrkuara nga kjo parti.

Sipas tij, qeveria duhet tė kėmbėngulė nė realizimin e dy projekteve, pėr rehabilitimin e shtėpisė sė Hasan Tahsinit, si edhe pėr realizimin e njė varreze pėr tė vdekurit nė fshatin Kllogjer nė vitin 1944, gjatė dėbimit tė popullsisė ēame.

Projekti i parė ka gjetur mbėshtetjen e qeverisė, sipas Idrizit, ndėrsa i dyti pret ende njė pėrgjigje.

“2600 viktimat ēame tė varrosura nė varrezat e fshatit Kllogjėr u vranė e u pėrzunė thjesht sepse ishin shqiptarė. Zoti Kryeministėr, komuniteti ynė dhe PDU ėshtė e gatshme qė ta financojė vetė kėtė varrezė dhe memorialin pėrkujtimor, por ne mendojmė qė nderimi i tyre, si pėr ēdo njeri qė lė kėtė botė, i njė banese tė fundit e dinjitoze, ėshtė detyrim dhe u bėn nder jo vetėm ēamėve, por tė gjithė shqiptarėve”, – tha Idrizi.

http://www.ballkan.com/index.php?pag...ws&newsID=2466
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.3.2010, 19:12   4
Citim:
Presidenti Topi: Pas varrezave greke, njė obelisk pėr ēamėt

Pas miratimit tė marrėveshjes pėr ndėrtimin e dy varrezave pėr ushtarėt grekė tė rėnė nė territorin shqiptar, do tė ishte e udhės edhe njė obelisk qė tė pėrkujtonte viktimat e popullsisė ēame tė pėrzėnė nga tokat e tyre nga shteti grek nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore.

Ky qėndrim vjen i qartė nė gojėn e Presidentit tė Republikės, Bamir Topi, gjatė njė interviste me gazetarin Mentor Nazarko, i cili njihet si njė studiues i ēėshtjes ēame.

Pasi e cilėsoi njė veprim normal vendimin e Parlamentit pėr tė miratuar kėtė marrėveshje, Presidenti pranon qė do tė nevojitej tė kėrkohej nga pala greke e njėjta gjė, pra nderimi i viktimave ēame.

“Jetojmė nė njė kohė kur ēėshtja e reciprocitetit ėshtė njė ēėshtje bazale nė marrėdhėniet e politikės midis vendeve, aq mė shumė midis dy vendeve qė janė fqinje, vende qė sot janė anėtare tė NATO-s, qė nesėr do tė jenė, patjetėr, dy vende tė Bashkimit Evropian. Ka shumė ēaste pėr t’u takuar e pėr tė sinkronizuar qėndrimet dhe pėr tė nderuar nė mėnyrė reciproke. Unė e shikoj mė se tė nevojshme qė kur tė trajtohet ēėshtja e masakrės ēame, detyrimisht, dua tė pranohet ēėshtja e njė obelisku, sepse ėshtė mė se normale”, - tha Topi.

Ai bėri tė ditur se kjo ēėshtje nuk ėshtė tabu nė takimet mes pėrfaqėsuesve tė dy shteteve, madje pėrkundrazi, sipas tij, ai personalisht nė detyrėn e Presidentit e ka ngritur disa herė kėtė problem.

Presidenti theksoi: “Ne vazhdimisht e kemi parė ēėshtjen e masakrės ēame si njė njollė tė zezė nė historinė e kėtyre dy vendeve, tė cilat sot janė tejkaluar nga pikėpamja politike, por ka mjaft ēėshtje tė karakterit juridik qė do tė trajtohen, sikurse ėshtė ēėshtja e pronave, ēėshtja e lėvizjes sė lirė tė popullsisė ēame, tė banesave tė tyre”.

http://www.standard.al/index.php/abi/4335.html

Citim:
Topi: Pėrveē ushtarėve, tė nderohen edhe tė rėnėt ēamė

Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi ka deklaruar se pėrveē ngritjes sė varrezave greke nė vendin tonė, duhet tė ngrihen edhe memorialė pėr ēamėt nė Greqi.

“Unė e shikoj plotėsisht tė arsyeshme qė duhet tė sjellim nė vėmendje edhe problemin e nderimit tė popullsisė ēame, e cila ėshtė masakruar nė njė periudhė tė caktuar tė historisė”, tha Topi.

Kreu i shtetit shtoi se “kur vjen puna pėr tė nderuar, duhet tė ketė njė barazvlefshmėri dhe jam plotėsisht dakord qė gjėrat duhen parė nė ekuilibėr.
Por, nuk shoh asgjė tė keqe nė atė vendim qė ka marrė Parlamenti, sepse e shikoj si njė ēėshtje qė ėshtė trajtuar me shumė kujdes. Pėr ta politizuar, pastaj mund t’i japim”.

Pyetjes sė bėrė, sipas tė cilės maxhoranca aktuale nuk po ndėrhyn pėr njė ēėshtje tė tillė, presidenti Topi iu pėrgjigj: “Nė takimet me personalitetet e huaja, ėshtė trajtuar edhe ēėshtja e Ēamėrisė; besoj se kjo ēėshtje po trajtohet dhe do tė vazhdojė tė trajtohet edhe nė tė ardhmen, pasi ėshtė njė element qė kėrkon patjetėr vėmendje, sikurse unė shikoj me njė lloj ekuivalence ēėshtjen e trajtimit tė varrezave sikurse kemi bėrė edhe me ushtarėt e vendeve tė tjera, por kjo ēėshtje ka marrė njė ngjyrim tjetėr, pėr shkak tė marrėdhėnieve specifike qė Shqipėria ka pasur nė tė kaluarėn me Greqinė”.

Mė tej, pyetjes se a e keni ngritur kėtė ēėshtje me cilėsinė e Presidentit tė Republikės, Topi iu pėrgjigj se ēėshtja ēame ėshtė trajtuar nė mėnyrė tė vazhdueshme.

“Kėto ēėshtje nuk janė tabu; pėrkundrazi, ne vazhdimisht e kemi parė ēėshtjen e masakrės ēame si njė njollė tė zezė nė historinė e kėtyre dy vendeve, tė cilat sot janė tejkaluar nga pikėpamja politike, por ka mjaft ēėshtje tė karakterit juridik qė do tė trajtohen, sikurse ėshtė ēėshtja e pronave, ēėshtja e lėvizjes sė lirė tė popullsisė ēame, tė banesave tė tyre. Pėr derisa sot flasim pėr njė lėvizje tė lirė, pėr njerėz qė janė pa komplekse, gradualisht edhe politikat e sė kaluarės do tė shumohen dhe njerėzit do tė shkojnė drejt njė terreni mė tė lirė, qoftė edhe nė rrafshin juridik”, tha Topi gjatė njė interviste pėr gazetarin Mentor Nazarko. /gazeta start/

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=6018
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.3.2010, 19:14   5
Citim:
DU, thirrje tė gjitha partive pėr ēėshtjen ēame

Partia Drejtėsi dhe Unitet pėrshėndet deklaratėn e djeshme tė Presidentit tė Republikės, prof. dr. Bamir Topi pėr ēėshtjen ēame dhe pėr nevojėn qė kjo ēėshtje tė rikthehet nė diplomacinė shqiptare.

Deklarata e djeshme e presidentit Topi pėrbėn njė hap tė rėndėsishėm pėrpara pėr zgjidhjen e kėtij problemi, i parė si problem i tė drejtave tė njeriut tė njė pjese tė popullėsisė shqiptare.

Me kėtė rast, Partia Drejtėsi dhe Unitet u bėn njė thirrje tė fortė tė gjitha partive qė tė ndalin apatinė qė i ka shoqėruar pėr ēėshtjen ēame e tė mos heshtin mė. PDU u bėn thirrje tė gjithė aktorėve politikė shqiptarė qė tė lejojnė diplomacinė shqiptare tė veprojė ashtu sikurse ēdo diplomaci evropiane, pra mbi bazat e reciprocitetit me tė gjitha vendet e tė mos pranojnė mė marrėveshje qė janė nė interes vetėm tė palės tjetėr dhe qė nuk i shėrbejnė bashkėpunimit ndėrmjet vendeve tona.

Deklarata e djeshme e presidentit Topi duhet tė shėrbejė si njė lajtmotiv nė politikėn e jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė, ku vendi ynė tė sigurojė me ēdo mėnyrė tė drejtat e qytetarėve tė huaj, por tė ketė si prioritet dhe nė qendėr tė vėmendjes ēėshtjet e pambyllura qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt.

Kjo, sepse ēėshtja ēame, nė ndryshim nga sa mund tė jetė pėrmendur nga disa politikanė shqiptarė, nuk ėshtė njė ēėshtje e njė komuniteti, e aq mė pak e disa individėve, ajo ėshtė njė ēėshtje e tė gjithė shqiptarėve.

Tė gjithė shqiptarėt dhe pėrfaqėsuesit e tyre nė Kuvendin e Shqipėrisė duhet tė ndjekin tė gjitha rrugėt e mundshme demokratike, jo pėr tė kėrkuar diēka qė nuk na takon, por pėr tė vendosur nė vend njė tė drejtė qė i ėshtė mohuar njė pjese tė popullėsisė shqiptare, tė dėbuar me dhunė, tė vrarė e tė syrgjynosur, me prona e varre tė lėna pas, pa njė vend ku tė qajnė tė parėt e tyre e pa mundėsi pėr tė parė qoftė edhe njė herė vendin ku kanė lindur apo vendin ku kanė origjinėn.

Kjo padrejtėsi e bėrė shumė kohė mė parė nga njė forcė nacionaliste shoviniste qė mori nė duar Ēamėrinė, nuk duhet tė jetė mė vetėm disa rreshta nė njė faqe tė vetme tė librave shkollorė, por duhet tė kthehet medoemos nė njė strategji tė hapur transparente e kombėtare e politikės sonė tė jashtme, e bazuar tėrėsisht nė normat ndėrkombėtarė.

Deklarata e djeshme e Presidentit Topi na gėzon e njėkohėsisht na hidhėron. Na gėzon sepse pėrbėn njė shenjė tė mirė e ardhur nga goja e kryetarit tė shtetit shqiptar, por njėkohėsisht na hidhėron sepse na bėn tė kujtojmė se politika shqiptare sillet si fajtore nė raport me Greqinė pėr ēėshtjen ēame e jo si shteti ku sot banojnė viktimat e vėrteta tė asaj tragjedia.

PDU ėshtė e mendimit se ka ardhur koha qė tė mos heshtim mė, tė flasim pa rreshtur, tė kėrkojmė tė gjitha tė drejtat qė na takojnė, tė kėrkojmė ndjesėn e fqinjve tanė, pronat tona, nėnshtetėsinė, tė drejtėn pėr tė parė vendin e origjinės. Pėr kėtė arsye, PDU u bėn thirrje tė gjithė shqiptarėve qė tė mos heshtin pėrballė kėsaj ēėshtjeje qė nuk do tė mbyllet kurrė deri sa tė gjendet njė zgjidhje, larg nacionalizmave, larg urrejtjes, por duke folur vazhdimisht pėr njė tė drjetė qė na takon! Deri mė sot, PDU, fatkeqėsisht, ėshtė e vetmja forcė qė ngre zėrin e vetė pėr kėtė ēėshtje, ka ardhur koha qė tė gjithė tė flasim pėr tė e tė dalim si tė barabartė nė arenėn ndėrkombėtare, pa u sjellur si fajtor kur jemi viktima!. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...41428eb7f&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.10.2010, 10:22   6
Citim:
PDI kėrkon tė ndėrtohen varreza nė Ēamėri

Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim i kėrkoi sot qeverisė qė tė kėrkojė nga Athina respektimin e ēamėve tė rėnė gjatė gjenocidit tė fillimit tė shekullit.

Kryetari i PDI-sė, Tahir Muhedini tha se ashtu siē ngrihen memorialė pėr tė rėnėt e luftės italo-greke nė Shqipėri, ashtu duhet tė ngrihen edhe varrezat e ēamėve nė Greqi.

“PDI i bėn thirrje shteti shqiptar pėrpara se tė ngrihen varre imagjinare pėr ushtarėt greke, qė tė kėrkojė qė tė ndėrtohen varreza nė krahinėn e Ēamėrisė”, ėshtė shprehur Muhedini.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=85222
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 05:51.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.